|
|
Ja fytyra e diktaturės brenda qelive tė burgut
nga Pjetėr Arbnori*
Sipas teorise komuniste sistemi kolektiv pa prone
private mund te arrihej duke shkaterruar sistemin ekzistues me anen e
revolucionit proletar ose luftes se armatosur. Sipas saj, forca levizese e
shoqerise ishte lufta e klasave e cila ishte e perjetshme. Pas revolucionit,
forcimi dhe perjetesimi i pushtetit te ri realizohej me anen e diktatures se
proletariatit qe nenkupton vendosjen e dhunes mbi arsyen, komisaret politike
mbi specialistet, izolimin mbi lirine, mungesen e ligjit mbi shtetin ligjor.
Pėr tu realizuar diktatura e proletariatit u ngriten institucione dhe
organizma shtypese kryesisht te fshehta, autoritare dhe frikesuese. Sipas
kujtimeve qe nga femijeria dhe nga sa kam degjuar, mbaj mend, qe gjermanet iken
naten e 28 nentorit 1944 dhe Shkodra pa brigadat partizane qe hyne dhe
parakaluan me 29 nentor. Naten e 28 netorit u vra ne Shkoder nje furrtar i cili
kishte shkelur ndalim qarkullimin. Rreth e rreth Shkodres para 28-es ishin
degjuar te shtena te vazhdueshme, por nuk u muar vesh te ishte bere ndonje
lufte. Bombat qe shperthenin ishin nga depot e ndezuara te gjermaneve, sidomos
tek shtepia e Sulcebegut. Ne parakalimin e brigadave partizane u pane te
rreshtuar edhe qindra pjesetare te cetave balliste, zogiste etj te cilet ishin
dorezuar me porosi te komandave te tyre. Shumica derrmuese kishin hequr
shqiponjen nga kapelja dhe kishin qepur me ngut nga nje yll te kuq.
Masat e para te pushtetit te ri ishin:
Rregjistrimi i vullnetareve per ne brigaden partizane te Shkodres te krijuar
nje dite pas clirimit.
Mobilizimi me detyrim i atyre qe nuk regjistroheshin dhe nisja e tyre ne
Jugosllavi, drejt Kosoves, drejt Berlinit.
Divizioni i Mbrojtjes i komanduar nga Petro Bollatovici u nis krahinave per te
zene edhe shtypur te arratisurit.
U shpall shtetrrethimi nga Korparmata e Trete me komandant Shefqet Peci per
kontroll te arratisurish per kontroll armesh dhe konfiskim "mallrash" qe
quheshin "te luftes".
Venia e triskave te bukes me 250 gram ne dite.
Krijimi i mencave te asistences sociale nga Organizata Amerikane e Ndihmave
UNRRA
Ne dhjetor te 1944 u pergatiten 60 vete per te dale ne gjyqin special dhe pas
tre muajsh u pushkatuan 17 prej tyre.
Behet nje miting para bashkise se Shkodres. Mbahet nje fjalim dhe pastaj pa
gjyq denohen me vdekje dhe pushkatohen ne vend ne mes te popullit 8 persona
nder te cilet edhe Coku qe ngriti flamurin ne 1912 ne Lezhe.
Ne Divizionin e Mbrojtjes se Popullit bente pjese Seksioni i Sigurimit i cili
merrej me informacionin, me biografite, me spiunazhin, me klasifikimin e
armiqve, me arrestimet dhe me hetimet e fshehta. Seksioni i Sigurimit ishte nje
organizem sekret, nje perbetim per te ruajtur perjtesisht pushtetin komunist ne
Shqiperi. Ne 46 vjet diktature nuk ka patur ligj per Sigurimin e Shtetit. Ka
pasur vetem nje vendim te Byrose Politike te Komitetit Qendror te PPSH. Ne
Komitetin Qendror ekzistonte nje zyre e Goditjes qe planifikonte masat
ndeshkimore dhe nje zyre e Thashethemeve qe drejtonte disinformacionin per te
hutuar njerezit. Ne vitin 1948 Sigurimi i Shtetit u nda nga organizatat baze te
partise, por nuk e humbi bashkepunimin me te. Sigurimi i Shtetit kishte
celulate veta ne lagje, fshatra, ndermarrje, institucione, reparte ushtarake.
Nga ana e vet Organizata Baze kishte nen vezhgim politik dhe shoqeror zonen e
vet dhe me anen e anetareve aktive te partise merrte ne shqyrtim raportimet,
pergojimet, vezhgimet me karakter politik ose te dyshimte dhe i jepte
konkluzionet e veta Komitetit te Partise i cili kishte nje zyre te vecante qe
mblidhte cdo raportim per ceshtje te dyshimta, per probleme te dyshimta dhe ia
komunikonte Sigurimit per veprim. Cdo njeri do te shkruante autobiografine cdo
vit me te gjitha hollesite, sidomos me gjerat e dyshimta. Organizata Baze
shtonte imtesite e veta ne kartelat prane Komitetit te Partise.Nje organizate
tjeter me e gjere qe perfshinte gjithe popullsisne e rritur te Shqiperise, me
perjashtim te kulakeve dhe armiqve te shpallur ishte Fronti Demokratik. Faza e
pare e godtijes ishte kritika, pastaj demaskimi, ne fund heqja e triskes se
Frontit me ceremoni. Ne vendin e punes goditja kishte shkallezime te tjera:
ulja ne kategori, kalim me pune ne prodhim, shkurtim kuadri, kalim e kantjere
te largeta prodhimi, shkuarja ne baze ne vendlindje ose ne Malesi, pushim nga
puna.Ne fillm te viteve 50 u vu ne perdorim Libri i Shtepise, sipas shembullit
sovjetik ishe i detyruar te shenoje cdo njeri qe te vinte ne shtepi qofte per
te fjetur edhe nje nate. Duhet ta regjistroje mysafirin ne zyren e Keshillit,
te shenoje kush ka ardhur, cfare lidhje ke me te, nga ka ardhur, perse ka
ardhur sa do te qendroje cnumer dokumenti ka dhe te bleje edhe pullen edhe
tia ngjisje faqes se librit.
Metodat e diktatures ishin te shkallezuara, synohej te krijoheshin gjithnje
psikoza.
Ngjallja e frikes: imperializmi, revizionizmi, armiku i klases, sabotimi, bile
u fol edhe per buburrecin amerikan.
Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime te
jashtezakonshme. Kush nuk i paguante futej ne burg. Jane te njohura torturat
per ti detyruar te paguanin.U krijua koncepti qe cdo tregtar ishte njeri i
poshter.
Aksionet ishin te panderprera: pune vullnetare, feste e panderprere, mitingje
te vazhdueshme.Filloi me aksionin kunder karkalecit ne vitin 1945, rruga Kukes
Peshkopi 1946, hekurudha Durres-Elbasan, Durres-Rrogozhine, Durres-Tirane,
Shkoder-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhen aksionet "Tu qepemi kodrave e
maleve", pyllezimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerezit te dalin
vullnetare. Kishte shume qe shkonin vete,kishte shume qe frikesoheshin.Tregojne
se Skender Sallakut, nje humoristi te shquar i thane te dilte vullnetar. Ai
rrudhi supet :- Sa per forme-, i thane,- se nuk te cojme ty. Pasi u regjistrua
e pyeten :-Ku e do?-Ke? -Vendin e aksionit? Ketu,- tha e ngriti gishtin.-Ku e
pyeten prape.- E dua ne lule te ballit-tha"
Fushatat "Lemi i pare shtetit" ishin te zakonshme. Grumbullimi i drithit behej
me detyrim.
Huate shteterore.Zhvillohej nje gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep
me shume, eshte me i miri. Po se jipje vete, caktonin shumen.
Shpallja kulak. Fshataret me te gjalle, me te zotet, me punetoret, me te pasur
shpalleshin kulake, shpronesoheshin, u merrej toka, bagetia, u vihej tatim u
merrej tatimi jetik
U krijuan repartet e punes."Reaksionaret" i mblidhnin vecmas. Pa arme, me kazma
e lopata kryenin pune te detyruar ne Ushtri, gurore, toka te reja, keneta,
bonifikime.
Internimet politike
Te gjithe familjet e te arratisurve dhe te dyshimteve i largonin nga kufiri i
conin ne zonat kenetore. Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri
ne 40 vjet. Gjyq per ta nuk kishte, vetem komunikim shtese intenimi.Internimi
ekonomik. E pesonin njerez qe kishin bere pune private pa leje.Internim per
probleme morale: internonin per kurveri, per bizhoz, internonin prifterinj.
Mbaj mend qe internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin te
pafajshme dhe te dyja varen veten. Njerezit i internonin ne fshatra me te
keqinj, me te varfer, me te thate.Hapeshin dosje per shumicen e popullsise se
rritur, gra e burra , djem e vajza. Spiunet ishin ne numer shume te madh, me
teper se ia merr mendja cilitdo. Duheshin per te kontrolluar njeri-tjetrin.
Kudo qarkullonte parulla. Ne tre vete njeri eshte spiun. Kjo nuk ishte e
vertete, por duhej per te krijuar pasiguri mes njerezve. Edhe spiunet kishin
kategori. Rezidentet quheshin me tallje "brigadieret qe mbledhnin letra".Bazat
, shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin nje rrjet i gjalle te cilit ishte e
veshtire ti ikje. Kishte spiune nga deshira, spiune nga detyrimi, spiune qe
paguheshin 120 leke te vjetra, spiune qe imponoheshin se i kishin zene duke
vjedhur, vajza ose gra qe i kishin zene ne imoralitet. Rekrutonin shume te rinj
ne Ushtri , ne shkolle, per te fituar burse etj.Arrestimet.Si beheshin
?Fshehtas, naten.Diten ne ndermarrje, ne institucion, me ceremoni.Ne mbledhje
te lagjes, te frontit, me demaskim, me pergatitje demaskuesish. Kur donin te
mos merrej vesh, e nisnin personin me sherbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin
per te ikur dhe i zinin ne prite.Hetuesia, biruca.Ne fillim birucat e hetimit
ishin sipas rastit. Ne Shkoder per shembull nga nje burg ne vitin 1946 u bene
13 burgje.: Manastire fetare, katolike, shtepia tregtaresh, Kinema.Mbaj mend
femije: Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Franceskan, Shtepia e misionit
Katolik, Burgu i Gestapos, Shtepia e Ulqinakut, Shtepia e Faslli Ademit,
Shtepia e Dr. Karamitrit, Shtepia e Ciurcise, Policia te Murgeshat etj. Te
arrestuarit vinin nje nga nje, dy, pese, dhjete ne nje dhome, vinin ne
korridore mbeshtjellur me rrogoz, ne banjo kishte raste kur i lidhin edhe per
nje dru ne oborr.Ne Tirane ishin tri pale birucash: Birucat e burgut te vjeter
qe ishin dhoma te verteta, te medha, me derrase, me dritare te medha. Ishin
ndertuar ne kohen e Zogut dhe nuk kishte si i benin me te vogla. Ne oborrin e
burgut te vjeter ishin ndertuar 50 biruca te vogla qe quheshin birucat e Kocit.
Per to kishte dhene urdher per ti ndertuar Koci Xoxe, ministri i Puneve te
Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin
5-6 here me te vogla se te parat, nuk kishin dritare fare, vetem ne tavan
kishte nje brime, te mbuluar me cimento si tunel siper, ku thuajse nuk dukej
drita.
Po ju jap pershkrimin e bere nga nje bashkevuajtes, qe ishte tmerruar nga keto
biruca."Me moren me makine gaz, me nje thes ne koke dhe si me sollen rrotull dy
ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqen nga koka thesin e miellit qe me
kishte marre frymen. Ne nje porte te erret dy rreshta policesh me nga nje hu ne
dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg. Une vrapoja
qe te shpetoja koken dhe hyra ne nje korridor te ngushte, te ngushte dhe te
gjate qe nuk mbaronte kurre.Majtas kishte dyer te vogla, te vogla pa mbarim.
Kur mbaroi korridori i pare me doli nje kthese tjeter me nje korridor pa fund.
Si te them, sikur te hyje te Fusha e Aviacionit dhe te perfundoje tek Spitali
Civil.Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne nje biruce te erret ne
nje pellg uje ne dysheme. Kthej koken anash: ne asnje ane te murit nuk kishte
asnje dritare. Ngre koken lart. Ne tavan nje vrime 20cmx 30 cm me nje rrjete
teli dhe e mbuluar me cimento me dy kanale ajrosjeje anash. Dy tuba sigurisht
uji, ishin perballe njeri-tjetrit, sigurisht per te te lagur diten dhe naten,
ndryshe nga do te ishte formuar gjithe ai pellg uji ne dysheme. Dy tela
elektriku vareshin po aty. Pa tjeter aty e merrnin korrentin per te torturuar.
Me kontrolluan, me hoqen rripin e mesit, me hoqen llastikun e te mbathurave,
pastaj nisen te me kepusin nje nga nje pullat e xhaketes, te pantallonave, te
kemishes.Une edhe u tmerrova edhe u cudita. Me lane vetem pullen lart te
pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden.Me
pyeten, me kercenuan, me shane, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin
nga motra, kur reagoja me fyenin me vazjen e vogel. Me akuzuan me gjera qe nuk
mi merrte mendja. U terbova. Kapa tavllen metalike, nuk levizte nga tryeza.
Kapa karrigen nuk levizte as ajo, i kishte kater kembet e ngulura ne cimento,
kapa tryezen e vogel edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme. Ata qeshen. Si
shperblim me permenden edhe gruan me te gjitha rimat e Sigurimit te Shtetit,
edhe me goditen. Ate cast mu zberthye kopsa e vetme e pantallonave dhe perpak
sa sme rane breket. I mbajta me njeren dore. Ate cast me thane se me kishin
arrestuar edhe motren time. Mu be terr e nuk mbaj mend asgje me teper. Me doli
te fiketit ne biruce. Njera kembez me ishte lagur ne pellgun e ujit. Ne gjysme
erresire pashe sportelin qe u hap. Pastaj kerciten celesat, u hapen drynjte e
shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga nje cante lekure ne duar
: "Cpate-tha hetuesi- qe ne fillim, keshtu! Me shikuan zemren, me hoqen
xhaketen, me pervolen mengen dhe njeri nxorri nje vegel, sigurisht vegel
korrenti ishte. Me mbeshtollen krahun dhe puf, puf, puf, puf me fryne duke me
shtrenguar fort. Une u tmerrova. :" Cfare ben more! Cfare ben!Cfare beni! Po me
leshonin korentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afer, me bene qull
fare dhe erdha ne vete:-E ke tensionin 5 e gjysme- me tha civili qe thoshte se
ishte mjek.Me vone mora vesh se isha ne nje biruce, ku stuhia kishte mbushur
pellgun nga tavani.Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e
korentit per driten. Llampe nuk kishte ate nate. Kur e vune me iku nje pjese e
frikes."Birucat e treta te hetuesise, jane te Burgut te Ri. Ato jane ndertuar
me dritare te medha, por ne vitet 50 kane mbyllur tre te katertat e me teper
dhe lane vetem nje frengji sa per te marre pak fryme dhe per te njohur
njeri-tjetrin ne gjysme errresire.Me rregull kishte nje ore ne dite ajrosje ne
nje kuti tullash pa tavan, por ne fakt te linin dy here ne jave nga 10 min.
Banje te nxehte nuk kishte kurre, mund te laheshe nje here ne gjashte muaj me
uje te ftohte. Hetuesia ishte e gjate. Une kam bere afer dy vjet, shto dy vjet
te tjera izolim te plote pas hetuesise dhe gjyqit.Birucat e Burgut te Ri ishin
me cimento. Kishte nje batanije, 2 sipas deshires se hetuesit.Ushqimet liheshin
jashte ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjte e medhenj
shetisnin lirshem ne korridore dhe benin cte donin me ushqimet tona.Racioni
zyrtarisht ishte 500 gr, por ne fakt 1600-1700gr ndahej katersh dhe nje e
katerta ishte racioni yt, ai qe pastronte korridorin merrte nje buke teprice.
Merrnin edhe spiunet teprice dhe ai po te donte te jepte nje pjese nga hisja
jote dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se
gjoja ia solli familja me nje cope marmalate. Ne fushaten e patates buka
zevendesohej me patate te ziera ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e
veshtire e urise.Supe jepej ne dreke e ne darke. Ishte nje spirileng me oriz me
krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza te zeza. Nuk flas per nje, dy a
tre, por per qindra miza qe duhej te mbyllje syte e ti kaperdije. Kripe kishte
5 gr, vaj kishte 6.5 gr, por ne fakt kurre nuk shihej nje gjurme yndyre. Kur
kishte leng fasuleje ishte dite feste. Nje here ne muaj kur kishte patate ne
gjelle,ajo ishte shume e shijshme. Do tju them dhe nje gje: kur qellonte qe te
te rrihnin ( se nuk te rrihnin perdite), kur ktheheshe ne biruce haje buken me
aq shije sa nuk e kishte shijuar as ne dasem.Ne biruce te jepnin tri cigare ne
dite, nje ne mengjez, nje ne dreke dhe nje ne darke. Kuptohet po te rrije urte.
Ndryshe te kapercente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej te prisje
deri te nesermen ne dreke.Ne biruce vinin edhe ushqime nga familja. Nje here ne
muaj, sheqer, biskota, marmelate, kater kg.Po ne biruce ka edhe histori te
tjera. Sa vete kane vrare veten ne hetuesi? Sa jane hedhur nga dritaret, plasur
trute ne sokak, sa jane varur me carcafe ose me kemisha te grisura ?Me e renda
eshte: pasiguria ne biruce. Ajo ishte nje front i hapur, ku sulmi mund te te
vije nga cdo ane e ti nuk nuk mund te mbrohesh nga asnje drejtim.
Torturat:
Pas kongresit te pare 1948 u tha se cfare torturash ishin zhvilluar nga
Sigurimi i Shtetit. Po japim disa deshmi te dhena nga te torturuarit dhe
torturuesit qe gjenden ne fondin e Ministrise se Puneve te Brendshme.
Shaban Zoreci: Me eshte aplikuar sistemi i jelekut dhe me kane lene 16 dite te
varur per kembesh.Me kane dhene nje leter me 11 pika per te plotesuar se isha
anetar i Organizates Tekniko-Industriale. Ne hetim kane marre pjese edhe tre
oficere jugosllave qe hynin e dilnin ne burg pa pyetur rojet.
Vango Mitrojorgji tregon per nje proces fallso te bere gjoja per te burgosurin
Kole Kuqali i cili kishte kohe qe kishte varur veten. Ky proces i tregohej te
burgosurve te tjere si i bere nga ai vete Kole Kuqali nacionalist, demokrat,
deputet i Kuvendit Popullor, baba i deshmorit Gjike Kuqali.
Kleanthi Andoni tregon per torturat me hekurin e skuqur te bere mbi avokatin
Myzafer Pipa deri ne humbjen e ndjenjave e ne prag te vdekjes.
Siri Carcani, Muco Saliu dhe Vaske Koleci kemi pasur kartabjanka per te
torturuar, aq sa na kane vdekur edhe njerez ne duar.Me kujtohet nje plak me
mbiemrin Shandeda, te cilin e kam rrahur une Avokat Myzafer Pipa eshte
torturuar keqazi nga Vaske Koleci, Zoi Themeli dhe une.Cdo i burgosur ka kaluar
ne tortura. Koci Xoxe deklaron ne gjyq:
Une kam dhene udher tu pakesohen ushqimet, uji dhe rrobat deri ne torturen e
vdekjes. Per Veriun, ne shkurt 1945 i kam dhene urdher Vaske Kolecit qe te
vriste pa gjyq. Per vrasjet pa gjyq kam qene keshilluar dhe jane bere me
urdhrin e shokut komandant Enver Hoxha. Kam pasur edhe vendim byroje per
kete.
Deklarate mbi metodat dhe llojet e torturave (Kopi Niko)
Rrahje me dru deri sa te behen palge dhe te bjere mishi.
Kruarje e plageve te qelbezuara me dru
C'puarje e mishit me te djegur.
Elektrik ne veshe.
Futje e kripes ne mish.
Lagia me uje te ftohte.
Lenia pa buke deri ne vdekje.
Lenia pa buke per disa ore
Lenia zhveshur ne te ftohte.
Jeleku i forces.
Dinamit ne vehte.
Shtrengimi i gishterinjve me pinca.
Fekale ne goje.
Varje me koke poshte.
Lidhje per peme.
Lenie ne diell.
Macoku ne tumane.
Pergatitje varri, pushke ne goje.
Tentative per cnderim te vajzes.
Grupet armiqesore krijoheshin sipas situatave: Akuzat Falso,Prifterinjte spiune
te Vatikanit.Tregtaret torturoheshin per tu nxjerre florinjte.Grupe oficeresh
te Zogut Intelektuale-Shkrimtare Grupi i deputeteveGrupi Tekniko-Intelektuale i
Fullcit, Imperializmi amerikan Grupi i Maliqit. Fronti i Rezistences i sajuar
nga Sigurimi Gjyqi i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit Bedri
Spahiu-Tuk Jakova Gjyqi i Teme Sejkos Liri Belishova Gjyqi i kinezeve Abdyl
Kellezi, Koco Theododhosi, Beqir Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Memet
Shehut.
Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashte.Shoqeroheshin
te lidhur ne kembe. Dy tri shamizeza dhe jevgj thirrnin: "Ne litar
kriminelet!". Edhe rruges edhe ne rreshtat e pare. Avoketerit kercenoheshin.
Myzafer Pipa avokat u arrestua ne salle te gjyqit dhe doli i
vdekur.Denimet:Ngjiteshin pllakata te shtypura. Pushkatimet ne mengjez prane
varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative.
Burgu i Burrelit eshte ndertuar ne 1938, kur ishte kryeminister Koco Kota. U
ndertua per kriminele te posacem ordinere se atehere te burgosur politike nuk
kishte.Pa u mbushur dhjete vjet Koco Koten e vrane pa gjyq ne po kete burg. E
quajne me te drejte Burgu i Tmerrshem i Burrelit. Te porta e rende e hekurt te
prisnin me parullen:" Burrel-hyn e sdel".Ne te vertete burgun e mire apo te
keq e ben rregullorja dhe njerezit qe e zbatonin ishin kriminele. Burgu ishte
planifikuar te ndertohej me dy kate oshte punishte, lart fjetore. Por burgu nuk
arriti te kryhej per shkak te okupacionit italian te 7 prillit. Ate vit perpara
fati e desh qe familja ime te gjendej ne Burrel. Qendra e banimit ishte e
vogel: shkolla, xhamia, zyrat e nenprefektures, qendra shendetesore,
rrethkomanda e Xhandarmerise ku im ate Filip Toma ishte oficer,shkolla e
xhandermarise qe pergatiste kursante dhe disa shtepi banimi. Jashte qytezes ne
nje pyll me shkurre ngrihej ndertesa e burgut plot me skela si kantjer
ndertimi.Para 7 prillit babai erdhi ne shtepi, nxorri nagantin e ma vuri ne
dore, kapi gishtin tim me te vetin dhe me ndihmoi te terhiqija kembezen, nje
krisme shurdhuese u degjua pastaj tjetra, e tjetra.Krisen edhe arme te tjera.
Mbreti Zog ishte bere me djale. Po ate dite nje grumbull civilesh dhe ushtaresh
te armatosur u nisen ne Durres per te pritur Italine me lufte.Bazi i Canit
ishte caktuar komandant i Mbrojtjes dhe po mobilizonte njerezit. Im ate u
vendos tek aspirant Ndoc Plani, oficer artilerie qe qelloi me topa nga kodrat e
Durresit me 7 prill. Pas disa ditesh babai u kthye i lodhur, i pluhurosur e i
deshperuar.Kishte deshtuar cdo gje. Atdheu ishte pushtuar,mbreti kishte ikur.
Burgu i Burrelit mbeti ne gjysme, ne katin e pare.Hekurat e zgjatur te
kollonave i kam gjetur akoma ne vere te vitit 1967, kur me sollen te lidhur nga
kampi i Elbasanit per te vuajtur dhjetera e dhjetra vite denimi.Ne kohen e
Italise, burgu u perdor per disa muaj per disa te burgosur, me vone u kthye si
strehim i regjimentit te Divizionit Malor te Artilerise. Mushkat qe bartnin
mortajat lidheshin me zinxhire per hallkat e mberthyera ne mur, kur u kthyen ne
burg ne vitin 1946 keto hallka te mushkave, por u perdoren per te lidhur
njerezit dite e nate. Burgu ishte rreth 120 meter i gjate dhe rreth 10 meter i
gjere. Korridoret e gjata e te ngushta arkitekti i kishte ndertuar nga Veriu,
nga frynte era, fjetoret ishin nga jugu nga binte dielli. Dielli hynte brenda
paksa ne dimer, ndersa ne vere nuk hynte brenda se ishte lart. Oborri ishte i
madh, por vit pas viti erdhen duke e kufizuar me vija anash, ku nuk mund te
kaloje. Ne vitet 70, oborri u nda me dysh me mur te larte, pastaj aty u
ndertuan magazinat, banjot, biblioteka e Marksizem-leninizmit.Keshtu qe oborri
cdo vit e zvogelohej.Ne oborr kishte nje pus ku nxirrnim uje.Uji ishte problem
ne Burrel.E nxirrnim me gaveta te lidhura me ushkur nyje-nyje. Kur ishin
700-800 te denuar pat arritur nje gavete te shitej me nje pakete cigare
partizani.Ne pus qe hedhur brenda per tu mbytur kolonel Sami Koka i denuar 25
vjet.Grindja e pare ne Burrel mund te behej per vendin, minimumi i hapesires se
dyshekut ishte 38 cm, maksimumi 60 cm, pra nje gjeresi gazete. Zenka e dyte
behej per dritaret. 30-40 vete ne nje dhome 8 X 5 krijohej zagushi, ajer i
mbytur, ajer i qelbur, njerezit semureshin, me te diturit kerkonin te hapeshin
dritaret, pleqte e fshataret kerkonin ti mbyllnin derisa me leje te komandos
njerezit u ndane sipas dritareve. Zenka e trete ndodhte per rradhen e nevojes,
per qypat e shurres, qe gjindeshin ne cdo dhome, ne qoshe.Koha e daljes per
nevoje ishte shume e kufizuar. Sa dilje ne ajrosje, puna e pare do te zije
rradhen e nevojes, qellonte qe gjithe koha e ajrimit te mos mjaftonte per te
kryer nevojat personale; mbushje uje, larje e dalje nevoje. Naten dera nuk
hapej. Dhe kush ishte keq do te kryente nevojen ne sy te 30-40 apo 50 burrave.
Naten ishin aq ngushte sa nuk mund te ktheheshe ne anen tjeter pa zgjuar shokun
nga gjumi. Po te ngriheshe naten per te shkuar tek qypi, mund te mbeteshe ne
kembe, sepse te tjeret ishin zgjeruar dhe te kishin zene vendin.Atehere do te
prisje sa te ngrihej nje tjeter nevojtar, duhet ti rrije gati e ti zije
vendin.Zenka e katert mund te ndodhte per rradhen e leximit te gazetes, per
rradhen e govates per larje, per peshoren e bukes etj, etj, etj. Kur ishim
700-800 vete te gjithe korridoret ishin zene me dysheke te shtruar, ishin te
zena edhe 26 birucat ku ne secilat fusnin 7 vete me gjithe placka. Ata rrinin
si sardelet tre nga dera kater nga dritarja, me kembe nga goja e tjetrit. Me
vone kur u pakesuan te denuarit ne 400-500 vete, birucat perdoreshin per
ndeshkime te renda, ku te linin nje muaj ne cimento me dritaren hapur ne dimer,
te zhveshur, te lidhur me zinxhire. Ne Burgun e Burrelit kane vdekur shume
njerez qe shpesh here, nuk kishte qofte edhe nje aspirine.Ne kohet e veshtira
shume kane vdekur nga uria, vec kesaj edhe vetvrasjet kane qene te shpeshta,
rrahje ne biruca dhe tortura me hekura ishte zakonshme.
*Kumtesė e mbajtur nga deputeti Arbnori nė Akademinė Kulturore "Iliria" nė Romė
|
|
|