Jo vetėm Mukja
nga Kastriot Dervishi
Marrėveshjet e tjera tė panjohura sipas gazetės sė Partisė Social Demokrate tė Shqipėrisė "Zėri i Lirisė", datė 1 korrik 1944.
Lufta civile dhe elementet e saj. Njė temė kaq e prekur dhe po kaq e papranuar nga krahu komunist i kėsaj lufte. Rikthehemi pra nė vitin e frikshėm 1944, pikėrisht nė kohėn kur ishte ndezur mė shumė se kurrė ajo, lufta civile, dhe kur vėllavrasja shitej si "luftė kundėr reaksionarėve", "luftė pėr ēlirimin e atdheut", "luftė nacional ēlirimtare" e tė tjera slogane si kėto.
Nė numrin e sotėm kemi pėrzgjedhur njė artikull interesant nga gazeta "Zėri i Lirisė", organ i Partisė Social Demokrate tė Shqipėrisė, tė datės 1 korrik 1944, nė tė cilin flitet pėr tė gjitha marrėveshjet qė kishin nėnshkruar komunistėt dhe jokomunitėt gjatė viteve 1941 1944.
Nga ky artikull i gjatė del se nė kohėn e Luftės nuk ka qenė vetėm marrėveshja e njohur si e Mukjes por edhe disa tė tjera, tė zhvilluara pak a shumė nė tė njejtėn frymė, dėshtimi i tė cilave duket qė e ka paralajmėruar dėshtimin e radhės. Sigurisht gazeta nė fjalė ėshtė njė gazetė e tė majtės demokratike, por qė nuk ėshtė pengur aspak tė denoncojė antishqiptarizmin e forcės qė njihej me emrin "nacional ēlirimtare" dhe qė nė fakt ishte ajo, Partia Komuniste e Shqipėrisė.
Bie nė sy fakti qė ndėr mosmarrėveshjet e tjera midis palėve, vend kryesor zė ēėshtja e Kosovės, pikėrisht ajo ēėshtje qė do tė lindte edhe nė tė njohurėn marrėveshje tė Mukjes.
"Ēlirimtarėt antishqiptarė dhe antidemokratė" (Siē ėshtė botuar nė gazetėn "Zėri i Lirisė", datė 1 korrik 1944)
Shtatė prilli ėshtė ditė fatzezė pėr kombin shqiptar. Njė popull i madh i armatosur gjer nė dhėmbė, i rrėmben popullit tonė gjėnė mė tė shtrenjtė: lirinė. E pėrballė kėtij rreziku, bijtė e kombit u pėrgjegjnė me armė dhe dėshmorėt ranė. Gjithė fisi arbėresh e priti armikun me urrejtje kur hyri nė rrugėt e qytetit. Zi e madhe nė Shqipėri. Flamuri kuq e zi hynte nė kthetrat e liktorit, gjuha shqipe po vihej nė radhėn e dytė, dėshmorėt e atdheut po zėvendėsoheshin nga "shpėtimtari i madh" Duēe. Ishte lodra e armikut nė kurriz tė popullit shqiptar. Ndjenja kombėtare qė nuk u zhduk gjatė shekujve dhe pėrmbysjeve tė mėdha historike, edhe kėtė radhė nuk u mposht. Lulėzoi mė tepėr e nacionalistėt, tė parėt ngritėn kryet kundra zaptuesit dhe nuk u ndėrruan kur pushka iu drejtua atyre. Burgjet u mbushnė plot, pleq e tė rinj u dėrguan pėrtej Adriatikut nėpėr ishujt e shkretuar. Ishte Shqipėria e martirizuar qė lėvrinte nė dejt e tė rinjve pėr tė mėkėmbur, pėr t'u bėrė prap e lirė me gjakun e shqiptarit. Zaptonjėsi italian po bėnte viktimėn e dytė nė Ballkan, duke i rėnė Greqisė. Dy kombe u kėrleshėn e vendi ynė u bė fushė lufte. Ushtarėt tanė tė marrė me pahir i kthyen pushkėn atij qė i kishte shkelur vendin. Grupet nacionaliste ishin nė lėvizje e sipėr. Plane u pėrgatiteshin dhe pėr kėtė gjė u lajmėruan edhe grupet
komuniste.
1. Marrėveshja e Fierit, shkurt 1941.
Njė grup nacionalista vendosin qė nė rast se fuqitė italiane, tė thyera nė luftė, do tė tėrhiqeshin derisa grekėt tė arrinin nė Vlorė, shqiptarėt t'u binin tė parėve e t'i hidhnin nė det si mė 1920. Punė e madhe dhe e vėshtirė. Pra bashkėpunim edhe me komunistėt pėr tė shpėtuar atdhenė.
Marrėveshja u prish. Si shkuan 10 ditė, komunistėt dhanė pėrgjigje se nuk kishin urdhėn nga lart.Atdheu vihej qė nė fillim nė radhė tė dytė. Interesat e Shqipėrisė nuk ishin interesat e tyre, fati i kombit lihej mbas ore.
Shkuan muajt njeri pas tjetrit e populli shqiptar ēdo ditė e ndjente mė shumė peshėn e robėrisė. Armiku ēdo ditė kėrkonte tė shtypte duke na hequr ēdo tė drejtė si komb, duke na dhėnė tė kuptojmė se vetėm nuk mund tė rrojmė. Po nacionalizma shqiptare, e frymėzuar nga dėshmorėt e atdheut po ziente dhe pėr herė tė dytė i zgjati dorėn komunistėve pėr fatin e
kombit.
2. Marrėveshja e Tiranės, tetor 1944.
Grupi komunist kėrkon:
a)Atentate kundra tradhėtarėve.
b)Aksione tė menjėhershme.
c)Propagandė intensive.
d)Organizim me anė tė kėshillave revolucionaro popullore.
e)Organizim vetėm nė Shqipėrinė e 1913 s e jo nė Kosovė.
Nacionalistėt kėrkojnė:
a)Organizatė shqiptare.
b)Kėshilla Kombėtare me flamurin kuq e zi.
c)Propagandė ekstensive
d)Komitetet e tė dy palėve, anėtarė tė barabartė.
e)Organizim ekstensiv nė tė gjithė Shqipėrinė
Etnike.
Marrėveshja u prish nga komunistėt se Kosova pėr ta duhej lenė jashtė.
Qėllimi i tyre ėshtė shpėtimi i popujve por jo i popullit shqiptar e sidomos i asaj pjese qė ka vuajtur mė shumė nė robėri.
Nacionalizma ishte synimi i zhukjes nga fuqitė armike italiane. Ēdo ditė qė shkonte kėrkohej si e si tė kapeshin ata qė ishin tė dyshimtė, ata qė nuk ishin tė kėnaqur nga bashkimi me Italinė. Dashuria mė e madhe ėshtė ajo e atdheut e sidomos kur ėshtė nė rrezik. Ėshtė koha qė harrohen tė shkuarat, mosmarrėveshjet e paarritura. Edhe prapė i zgjatet dora komunistėve pėr bashkim, pėr t'i dalė zot
vendit.
3. Marrėveshja e Durrėsit, janar 1942.
Konditat janė:
a)Organizim nacionalit, kėshilla kombėtare tė barabarta.
b)Aksione tė menjėhershme.
c)Organizim edhe nė Kosovė.
Marrėveshja prishet nga komunistėt. Kosova varet nga lėvizja popullore antifashiste e Beogradit. Partia Komuniste e Tiranės ėshtė pėrgjjegjėse pėr ēdo veprim qė do tė bėhet atje.
Kosova duhej tė lihej nė duar tė tė huajit se vitet e gjata tė mjerimit nuk ishin tė mjafta pėr tė. Propaganda komuniste po pėrhapet ēdo ditė me lodrėn e nacionalist. Bėhen flamurtarė tė lirisė sė kombit e ndėrsa nacionallistėt dergjen nėpėr burgje, kėta nxitin tė rinjtė duke i futur nė radhėt e partisė. Pėrpjekja e nacionalizmit shqiptar nuk pushon sė punuari, nuk kėrkon tjetėr veēse bashkimin e energjive tė kombit, pėr tė mposhtur mė mirė armikun. Pėr kėtė bėhet:
4. Marrėveshja e Dytė e Tiranės, shtator 1942
Komunistėt kėrkojnė:
a)Luftė tradhėtarėve pėr tė krijuar terrorin.
b)Demaskim rrėnjėsor i fashizmitt tė shitur
c)Pranim i njė partie tė vetme.
ē)Aksione tė menjėhershme.
d)Organizim inteniv dhe ekstensiv.
e)Paritet nė kėshillat nacionaliste
f)Organizatorė tė huaj.
Nacionalistėt kėrkuan:
a)Marrėveshje me nacionalistėt qė kanė fuqi personale dhe shfrytėzimi i tyre duke i hedhur nė ilegalitet e nė luftė kundėr armikut.
b)Demaskim rrėnjėsor i reaksionarėve
c)Jo njė parti e vetme, po mė shumė.
ē)Organizim kombėtar dhe organizatorė shqiptarė.
d)Akione tė menjėhershme.
e)Aksione brenda Shqipėrisė Etnike.
Marrėveshja u prish nga komunistėt...qė kėrkojnė njė parti tė vetme, diktaturė. Si antishqiptare kėrkon organizatorė tė huaj qė tė punonin nė dėm tė Shqipėrisė. Kosova tė mbetej jashtė e tė ndahej nga nėna Shqipėri.
Lodra komuniste me ngjyrėn nacionaliste vazhdon. Trumbetohen ēdo veprim i vogėl, errėson ēdo pėrpjekje nacionaliste nė popull dhe kėrkon tė lozė pėrsėri:
5. Marrėveshja e Pezės, shtator 1942.
Dredhi e komusitėve. Partia Komuniste i thirri njė nga njė nacionalistėt, u dha votė mė shumė, u tha se puna do tė lihej nė dorė tė tyre. Nė kėtė mbledhje disa ranė viktima e morėn pjesė nė kuvend, tė tjerėt u ndanė. Njė organizatė qė merret vesh me njė njeri, nuk ėshtė gjė tjetėr veēe pėr tė hedhur hi syve. Pėr nacionalizmėn shqiptare, kongresi i Pezės ėshtė nul, demaskim i lodrės sė tyre.
Luftė nė malet e Shqipėrisė. Populli gati tė japė luftėn pėr atdhe. Dėshira e tij gjithmonė pėr bashkim. Frika se mos i huaji ka hyrė nė mes e po bėn lodrėn e tij. Nacionalizma prapė i shtrin dorėn komunistėve pėr
bashkim:
6. Marrėveshja e Gjormit, dhjetor 1942.
Kuptohen nė ēdo pikė.
a)Aksione imediate.
b)Paritet nė kėshilla.
c)Ushtria nė dy komanda.
d)Pakt mosagresioni.
e)Plaēkat e robėrit e luftės tė ndahen pėrgjysėm.
f)Aksione vendimtare tė pėrbashkėta.
Marrėveshja u prish prej komunistėve qė s'donin kurrė bashkim po kėrkonin si e si tė fitonin kohė e tė vinin anėn tjetėr nė gjumė. Katėr ditė mė vonė bėnė aksionin nė Mal tė Bardhė qė tė shkaktonte operacionin e Sevasterit nga fuqitė italiane, mbasi atje ishte shtabi i fuqive nacionaliste.
Nacionalizma nė luftė pėr tė mbrojtur tė drejtat etnike e Partia Komuniste pėr tė ndaluar veprimet e saj me anė tė propagandės sė fortė nė popull. Prapė nacionalistėt u thanė se nuk ėshtė koha pėr ideologji kur Shqipėria ishte e robėruar e pėr kėtė u bėnė:
7. Marrėveshja e Shkozės, prill 1943.
Konditat:
a)Luftė okupatorit.
b)Shtab tė pėrbashkėt.
c)Dy komandantė. Nėnkomandanti komunist, komisari politik nacionalist ose nė mėnyrė tė kundėrt.
e)Plaēkė e robėr tė ndaheshin pėrgjysėm.
ė)Skizma tė dėnohesh me vdekje.
Marrėveshja u prish nga komunistėt. Antidemokratė si janė kėrkonin tė dėnonin me vdekje vėllezėrit e tyre tė cilėt duke qenė mė parė shqiptarė e duke lėnė ideologjinė mėnjanė, uhuadhanė nė radhėt e nacionalizmit.
Lufta nacionaliste ēdo ditė bėhej mė e rreptė, e sa vjen e zgjerohej nė shumė zona. Frikė nga komunistėt qė thoshin se i gjithė populli ėshtė me ta. Prapė gati pėr marrėveshje, e gati pėr ta prishur menjėherė.
8. Marrėveshja e Klosit, maj 1943.
Kondiat:
a)Luftė okupatotit.
b)Sulm i pėrbashkėt kundėr terroristit Isa Toska.
c)Shtab i pėrbashkėt. Komandant Hysni Lepenica.
d)Dy komisarė tė pėrgjithshėm, njė komisar, njė nacionalist. Nėnkomandant i pėrgjithshėm Mehmet Shehu.
e)Skizma nė pritmėri.
Marrėveshja u prish nga komunistėt. Me qenė se nė tė gjitha pikat u morėn vesh, e s'kishin si tė prishnin dy ditė mė vonė, i ranė Isa Toskės pa u marrė vesh me nacionalisėt, nė njė mėnyrė qė krimineli tė mos vritej por tė egėrsohej e tė digjte fshtara e tė vriste njerėz. Propaganda e madhe nė popull. Sharje pėr nacionalistst e ndershėm. Intriga nga tė gjitha anėt. Ēdo veprim i anės tjetėr ēdo herė pėrvetėsohej nga ata. Ngrinin zėnė se kurrė nuk kanė dashur bashkim tė parėt, se kurrė nuk janė pėrpjekur pėr njė gjė tė tillė, e atėherė arrihet botėrisht nė njė marrėveshje:
9. Marrėveshja e Mukjes, gusht 1943.
Ditė hitorike pėr kombin tonė, populli shqiptar harronte armikun, nuk ėndėrronte gjė tjetėr veēse kėtė bashkim qė tė luftonte sa mė shumė e sa mė tepėr kundėr tė huajit. Midis entusiazmit tė tė gjithėve, u formua Komiteti pėr Shpėtimin e Shipėrisė. Ja vdekje ja liri. Vendim i madh e i shkėlqyer i njė kombi. Mbrohej toka e shtrenjtė shqiptare me flamurin kuq e zi nė krye, me flamurin e Skėnderbeut. Ditė e vendimit pėr tė hedhur sa mė parė prangat e robėrisė dhe gjaku i martirėve do tė merrej. U dha vendimi:
a)Luftė e pėrbashkėt dhe e menjėhershme pėrbri aleatėve tė mėdhenj, Anglisė, Shteteve tė Bashkuara, dhe Bashkimit Sovjetik si dhe tė popujve tė shtypur kundra pushtuesit barbar.
b)Luftė pėr njė Shqipėri tė pavarur, luftė pėr zbatimin e parimit tė njohur botėrisht e tė garantuar nga Karta e Atlantikut, tė vetėvendosjes sė popujve pėr njė Shqipėri Etnike.
c)Luftė pėr njė Shqipėri tė lirė, demokratike e popullore.
Edhe kjo marrėveshje u prish nga komunistėt, po kėtė radhė e kuptoi i gjithė populli shqiptar. U prish marrėveshja jo pėr gjė tjetėr, veēse partia urdhėrohej nga tė huajtė e shqiptarėt punonin si thoshin ata. Aksioni i pėrbashkėt i Qafės sė Shtamės pėrgėnjeshtroi edhe njėhere se nuk mungonte vullneti dhe dėshira pėr luftė. Kėtė radhė komunistėt nuk dinin se ē'tė pėrgėnjeshtronin. Lodra u mor vesh. Nuk shkuan shumė qė Aziz Ēamin e goditėn pas shpine nė Vlorė, Mehmet Shehu vrau 60 katundarė tė pafajshėm. Filluan vėllavrasjen.
Partia Komunistėt zhveshi petkun e nacionalizmit. Nuk lufton pėr Shqipėri por pėr ideologji. Lufta qė bėri pėr atdhe ishte njė kapėrcim pėr tė arritur qėllimin e saj, pėr tė gėnjyer popullin. Partia Komuniste nuk lufton pėr demokraci por pėr diktaturė e qė vetėm ajo me kėshillat nacional ēlirimtare ka tė drejtė tė caktojė fatin e popullit shqiptar. E vėllavrasja vazhdon. Komunisti harroi luftėn kundėr armikut e po vret vėllanė e tij. Komunizmi shkeli Kartėn e Atlantikut dhe kėrkon tė marri fuqinė nė dorė. Vėllavrasja ēdo ditė shtohet. Qindra fshatra digjen. Njerėz vriten e mbeten pa shtėpi e pa gjė. Gjaku shkon rrėke sot edhe hap udhėn qė nesėr tė derdhet mė shumė, qė kėtij kombi t'i shtohen plagėt, tė dobėsohet, qė imperializma e fqinjėve ta ketė mė tė lehtė lodrėn e saj nė vendin tonė.
|