Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Vdekja e vertete e Enver Hoxhes

nga Pellumb Kulla

Jane mijera e mijera vete, (e ne mes tyre autori I ketyre
rradheve), te pakenaqur nga udha qe moren proceset demokratike ne Shqiperi. Jane te shumta deshmite e hamendjet mbi inskenimet e tyre mbi vertetesine e qellimet e dhjetra levizjeve qe pas vitesh humbin magjine e fitores qe paten diten qe ndodhen.

Permbysja dhe heqja zvarre e monumentit te Enver Hoxhes eshte te pakten me e verteta nga te gjitha. Ajo i dha udhe rezimit te mijera busteve, statujave, monumenteve te diktatorit qe popullonin sheshet e fshatrave dhe qyteteve ne tere vendin. Asnjehere gezimi nuk kish shfryre ne Shqiperi ne aq miliona gjokse njeheresh!

Askush, as sot e as pas njeqind vjetesh nuk e erreson dot bukurine e asaj dite te 20 shkurtit te vitit 1991. Ajo shenon nje date historike qe kujtesa kombetare do ta ruaje mes atyre pak ngjarjeve te ndritura. Megjithese nuk ishte vecse nje tog bronxi, i vendosur ne sheshin me te madh te kryeqytetit, permbysja e tij, eshte nje fitore historike dhe dita kur ngjau do te mbetet e shenuar ne shekuj… Edhe pse u rezua vec simboli i diktatorit…
Ne fillim pushtetaret e ngarkojne simbolin me domethenje: respekt, frymezim, veneracion, hijerendesi frikendjellese dhe fuqi terheqese per ta soditur. E nuk jane veēse disa kuintale bronx, -le te themi tonelata, -qe nje toge artistesh i kane dhene formen e udheheqsit, trupin dhe portretin e zotit te fuqishem ne kete pellembe dheu, zot, qe ne te gjalle nuk pat pare kurre rreth tij shumicen e popullit, t'i shfaqte ndjenjat e verteta, ato te fshehurat!

E pastaj populli i tere e pranon kete loje deri ne fund. Ai ia ngarkon ketij togu te bronxte, te gjitha atributet qe perfaqeson; e lidh me gjithe pergjegjesite qe fshehur ia ka vene mbi kurriz me kohe; ripertyp te gjitha endrrat per kete dite; e rrethon statujen, i ve litarin, e heq zvarre, e peshtyn, e perdhos...
Ja pra, kjo "gjasme" historike behet nje dite e shenuar kombetare, nga ato me te bukurat, e njohur si 20 shkurt 1991. Gjithe kanalet televizive te botes e japin si lajm te pare kete vullkan urrejtje qe zbrazet mbi nje statuje shtate metra e gjate. Te gjithe e pershkruajne kete dite kur pa asnje pike gjak perreth, u shfry hakmarrja mbi murtajen, mbi antikombetarin, vrasesin e mijera njerezve te shquar te kombit, klerikeve, patrioteve, shokeve te tij te idealit, rrenuesin e ekonomise kombetare, brrejtesin e virtuteve te bukura te edukuara qe ne lashtesine shqiptare.

Ishte dita e shpreses me te afert, per liri, drejtesi, paqe e begati. Qindra mije njerez ne tere Shqiperine e jashte saj, shfrene, brohoriten, kenduan, u ēorren. Dite me rradhe, me dhjetera mije njerez rropateshin te bashkebisedonin te ngjirrur, te lodhur e me nje drite te ngrohte ne sy. Ata , ishin brezi i vuajtur, i shtypur e i munduar qe kishin shijuar ate dite Bastijen e tyre, Sulmin mbi Pallatin e Dimrit, ngjarje qe vijne ndoshta njehere ne mijera vjet.

Pakkush e vrau mendjen se pas Bastijes e marrjes se Pallatit te Dimrit, ne France e Rusi, kishin pasuar vite te tjere gjaku e vuajtjesh. Ditet e triumfit popullor nuk kane faj per kete. Ditet e shenuara qendrojne me vete. Fitoret qe sjellin ato lidhen me te kaluaren. Ato nuk i ngarkon dot me pergjegjesine e diteve dhe viteve qe vijne pas tyre…


e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė