Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

PSE DUHET TA MBĖSHTESIM LĖVIZJEN «MJAFT»?

nga Ardian Ndreca

Nė kohėn e Zogut, nji antizogist nė mėrgim i shkruente nji miku tė vet: “Nė Tiranė janė mbledhė tanė plehnat e Shqipnķs”, - ndėrsa tjetri i pėrgjegjej: “Nė qoftė se āsht ashtu jeni me fat, pse e dini se ku i keni plehnat”.
Fatmirėsisht Shqipnķja nuk fillon e nuk mbaron nė Tiranė, edhe pse ka shumė zona tė vendit pėr tė cilat qeveria kujtohet vetėm kur don me vjelė taksat, kurse opozita i shkel synin tue i premtue ēka s’ka realizue as kur ka qenė vetė nė pushtet.
Ky vit ka fillue keq pėr vendin tonė. Ndėrsa kryeministri pushonte ndėr plazhet arabe dhe presidenti vazhdonte me shpėrnda «fletė lavdėrimit» apo nxirrte mallin e sė kaluemes tue ndjekė ndonji manovėr tė forcave tona ushtarake, njerėz tė pafajshėm vdisnin nė ngushticėn e Otrantos.
A e shohin politikanėt tanė se qytetarėt qi qeverisen prej tyne janė tė gatshėm me e vū nė rrezik jetėn pėr me i pėshtue gjendjes sė krijueme, nė keqėsimin e sė cilės ka dorė e tanė klasa politike: kush nė mėnyrė aktive e kush nė mėnyrė pasive. 
Po tė ishin persona me sadopak ndjeshmėni morale ata duhet tė kishin lanė postet e tyne, por mjerisht sot nė Shqipnķ detyrohen me dhanė dorėheqjen njerėz qi i kanė shėrbye shtetit me devocion e profesionalitet, siē ishte rasa e ish-kryepolicit P. Ndreu, i cili nuk ngurroi me denoncue publikisht lidhjet e politikės me krimin e organizuem.
Soloni, nė ligjet e tija thotė se kur dy grupime politike i kundėrvehen njeni tjetrit, qytetarėt duhet tė angazhohen medoemos me njenin prej tyne, pėrndryshe kushdo qi tė fitojė, ka pėr detyrė me ia heqė tė drejtėn e qytetarisė atyne qi kanė ndejt tue pritė se kush po fiton.
Sot qytetari i thjeshtė shqiptar e ka humb aq fort shpresėn te e ardhmja, sa qi rrezikon me e dorėzue qytetarinė e vet nė fund tė detit, vetėm e vetėm pėr me i pėshtue gjendjes sė krijueme, mbasi nuk mund tė kalohet mā prej shiut nė breshėn dhe anasjelltas. Por ndoshta sot nji shpresė e re, sado e zbehtė dhe e dobtė, po lind. Nė vendin tonė po merr hov lėvizja e re «MJAFT», e cila frymėzohet prej parimesh qytetare dhe metodash paqėsore, me anė tė cilave kėrkon dorėheqjen e qeverisė dhe reforma radikale nė shoqnķn shqiptare.
Kjo lėvizje po e tregon me fakte se nuk ka asgja tė pėrbashkėt me turmat rebele qi nė vjetin 1997 nuk ngurruen me i vū flakėn Shtetit shqiptar, tue qenė tė manipuluem prej personash qi ende nuk janė pėrgjegjė pėrpara drejtėsisė sė popullit. 
Lėvizja «MJAFT» kėrkon vetėm me i dhanė zā pakėnaqėsisė sė skajshme qi mbizotnon nė popull.
Sot edhe shumė prej mbėshtetėsave tė Nanos po e shohin se shpresat janė mā tė pakta sesa ishin 13 mā parė – dhe se āsht e kotė qi kryeministri bān ēorba qeveritare me udhėheqėsa pionierėsh tė bindun, sepse me ta nuk ka asnji tė ardhme. Por edhe ata qi i patėn var shpresat te Berisha e kanė kuptue qartė se edhe ky ka dėshtue pėrgjithmonė
Prandaj ka ardhė koha me i thanė «MJAFT» gjendjes sė krijueme: populli mā i ri e mā vital i Europės nuk mund tė mbahet peng prej klikave dhe prej personave qi venė ideologjinė nė shėrbim tė arrogancės dhe tė interesave tė tyne.
Lėvizja liberal-qytetare «MJAFT» meriton me u mbėshtetė pėr me e ndėrgjegjėsue popullin, mbasi gjendja e krijueme mundet me u ndryshue dhe mundet me u rivendos shteti i sė drejtės qytetare.
Qysh prej kohės sė Platonit e deri nė ditėt tona, andrra e njerėzimit ka qenė qi me u udhėheqė prej mā tė ndershmive dhe mā tė ditunve: shihni paksa pėrreth e ju vetė me ndershmeni qytetare thoni: «MJAFT».
E kuptoj se ndajfolja «mjaft» ka nji valencė urdhnore dhe negative, por gjanat pozitive – nė dialektikėn e tė kundėrtave – lindin me anė tė nji mohimi tė domosdoshėm.

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė