Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Prona, sfidat e saj, zgjidhjet dhe STABILITETI NĖ SHQIPĖRI

nga Prof. As. Gėzim N. Boēari

Populli shqiptar, veēanėrisht ai i zonave turistike bregdetare dhe ai i zonės Tiranė Durrės, ka mėse nje dekadė debate, pėrplasje dhe luftė pėr tė hequr arbitraritetin dhe dhunėn e pushtetit mbi pronėn e trashėguar dhe pavarėsisht nga kėto, e megjithė pėrpjekjet e mėdha tė bėra kemi pėrshtypjen se ndonėse asnjė problem nuk ėshtė aq madhor, po aq ėshtė neglizhuar dhe po aq mbetet i paatakuar publikisht ashtu siē duhet. 
Partitė e mėdha ose prononcohen me ambiguitete sikundėr PD ose kanė marrė njė qėndrim refraktar si PS. E ndėrkaq zhvillime pozitive ashtu si dhe negative kane ndodhur, interpretimi i te cilave ka sjellė pasoja pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje. 
Ndaj qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė nė veēanti rishikimi si dhe ekspozimi ndaj publikut i kesaj ēėshtjeje tė rėndėsishme, aq mė tepėr nė prag tė bisedimeve pėr ligjin e ri qe po shqyrtohet nėn kujdesin e OSBE sė. Nė themel tė diskutimit tonė qėndron parimi dhe bindja e shoqatės Kombėtare "Pronėsi me Drejtėsi" e mbėshtetur dhe prej gjithė shoqatave tė tjera tė tė shpronėsuarve si njė nga kyēet e shumė "sėmundjeve" tė tranzicionit, pa dyshim tė gjatė e tejet tė vėshtirė tė Shqipėrisė, ėshtė moszgjidhja siē duhet e problemit tė pronės, i cili po qe se nuk zgjidhet do tė vazhdojė tė prodhojė andralle tė stėrzgjatura pėr ekonominė, stabilitetin dhe popullin shqiptar, por jo vetėm kaq. 

Ku ėshtė Shqipėria nė kthimin e pronės nė krahasim me vendet e tjera ish socialiste ? 
Mbase kjo pyetje duhej bėrė mė parė, por ne po e shtrojmė pėrsėri. Mos vallė vendet e tjera ish socialiste kane zbatuar ndonjė formulė jo tė ngjajshme me Shqiperine ? Apo pėrsėri "Shqipėria ėshtė njė rast i veēantė". 
Dhe duhet te themi se vėrtet Shqipėria i ka bėrė njė zgjidhje sa tė ndryshme aq dhe tė gabuar problemit te pronės. Kėshtu, legjislacioni shqiptar i periudhės postkomuniste pėr kthimin e pronės, qė u hartua me shumė xhepa, lejoi qė ta klasifikonte pronėn nė disa kategori si: toke bujqesore dhe tokėn truall, nė kullota dhe livadhe, ne pyje, ne toka turistike dhe jo turistike etj. Ai nuk bėri dallimin e domosdoshėm tė pronave qė i pėrkisnin shtetit dhe pronave qė ishin tė grabitura nga shteti i mėparshėm i diktaturės. Pėr tė intriguar procesin e kthimit, ai u pėrzie me kompensimin. Komisionet e krijuara mund tė tė njihnin pronėn, por kjo nuk do tė thoshte se do ta kthenin. Natyrisht ato nuk mund ta kthenin tėrė pronėn se ē'u pa qė ishin ato "vendimtaret"!!!. 
Dhe rezultati, ishte njė pėshtjellim njė fqinj i joti mund tė merrte kullotėn, por ti s'mund te merrje token bujqesore qe e kishe ngjitur me tė, pasi ti jetoje nė qytet (!!), njė pronari mund t'i njihej toka, por nuk mund t'i kthehej pasi dikush tjeter qe kompensuar nga komisioni i kthimit tė pronave nė tokėn e tij ....etj. etj. Nė zonat turistike, pushteti mund tė tė ngjiste njė "person tė stimuluar" pikėrisht nė pronėn tėnde, dhe ti duhet tė presėsh si lėmoshė vendimin pėr kompensim... e kėshtu mund tė vazhdojmė gjatė.
Por le te kthehemi tek toka bujqesore ku politika shqiptare i dha Shqipėrisė njė zgjidhje arbitrare alla shqiptarēe problemit mė themelor tė ekonomisė sė tregut dhe tė tė drejtave tė njeriut, atij tė pronės private. 
Asnje nga politikanėt vendas apo tė huaj, nuk ka thėnė troē e hapur se Shqipėria ėshtė vėndi i vetėm ish- komunist, qė nuk ka respektuar titujt e pronėsisė pėr pronarė e ligjshėm, por me artifice juridiko formale ka organizuar transferimin e paligjshėm tė pasurive tė paluajtshme, qė mund ta quajmė "piramida e pronave". Tė gjithė vendet e tjera ish socialiste e kanė patur kėtė problem nė fokus dhe ju kanė kthyer pronarėve pronat e tyre. Vetėm pas kėsaj janė dhėnė edhe opsione tė tjera. Kjo ėshtė e vėrtetė, pėr Bullgarinė, Republikėn Ēeke, Hungarinė, Letonia, Lituaninė, Poloninė e lista kėtu bėhet e gjatė, duke lėnė jashtė saj vetėm Shqipėrinė.
Ka edhe njė vėnd fqinj, qė fillimisht e zgjidhi problemin e pronave duke mos ua kthyer tė zotėrve tė ligjshėm Maqedonia. Por mė 22 prill 1998, edhe ata bėnė atė qė pėrshkruhet mė poshtė, tė komentuar nga radio prestigjioze BBC. 
Kėto fakte nuk kanė nevojė pėr koment. Ndėrsa nė tė tėrė kėto shtete kthimi dhe reforma e tokės ėshtė bėrė mbi bazėn e pronarėve tė ligjshėm apo siē quhet nė Shqipėri tė ish pronarėve, i vetmi vėnd qė e ka shpėrndarė pėr frymė tė popullsisė ėshtė Shqipėria. !!!!! 
A mund te bėhej ndryshe ??
Nje pyetje e cila ju vjen nėpėr mėnd tė huajve pėr Shqipėrinė ėshtė nėse kjo zgjidhje e bėrė nga qeveritė dhe ligjvenesit shqiptare ishte e kondicionuar. E thėnė thjesht nėse nuk kishte rruge tjeter. 
Ajo qė duhet rithėnė ėshtė se Shqipėria ka 1/2 e territorit me pyje, 1/4 me tokė bujqėsore dhe nga kjo e fundit 50% ėshtė kthyer si e tillė gjatė viteve tė socializmit. Pra gjate 50 vjeteve u krijua edhe rreth 300,000 ha tokė e re bujqėsore, krahasuar me atė qe ekzistonte e regjisruar nė vitin 1945.
Me kėtė del e qarte se ata qė hartuan ligjet pėr shpėrndarjen e pronave e kishin tepėr tė lehtė tė ndanin atė qė i pėrkiste shtetit nga ajo qė u pėrkiste tė shpronėsuarve dhe t'u kthenin tė zotėrve pronėn e marrė padrejtėsisht me dhunė nga shteti i diktaturės, duke respektuar titujt e mirėfilltė tė pronėsisė 
Natyrisht pėr 50 vjet popullsia u shtua dhe veēanėrisht nė fshat, por kthimi i pronave tek i zoti i ligjshėm, qė duhej tė ishte ndėr veprimet e para tė qeverisė demokratike pas vitit 1991, do tė kish shlyer detyrimin kushtetues dhe do tė kishte kėnaqur ata 87% shqiptarė (dhe pasardhėsit e tyre), qė qenė zotėr nė 1945. Natyrisht mbetja e tokės bujqėsore, dhe jo pak por 52% e sipėrfaqes, do tė kėnaqte shtresat pa prona apo nė pjesėn mė tė madhe pa burime tė kėnaqshme.
A ka vlerė kjo logjikė tani? do tė pyesė dikush. Ka. Ka pėr tė argumentuar se ata qė bėnė atė zgjidhje nuk mund tė argumentojnė se e bėnė pėr shkaqe sociale. Pra do tė thotė se e kanė bėrė pėr shkaqe tė tjera. 

Shteti qė ka kute apo dy mizura. 
Arsyeja e kėsaj pjese tė shkrimit ėshtė thėnia e Aristotelit qė para 2300 vjetėve thoshte se "pabarazia politike sjell nė tėrė rastet instabilitet politik". 
Nuk duhet mohuar se legjislacioni pas diktatorial u ktheu disa pronarėve pronat e tyre pavarėsisht se pas vėshtirėsive. Fakt ėshtė se nė qytete u rikthyen disa prona, u kthyen edhe pyjet e kullotat (ndonėse duhet thėnė se janė vetėm 5% e fondit pyjor tė Shqipėrisė). Dhe kėtu duhet thėnė BRAVO ! JU LUMTE ! 
Nė 1996, shteti shqiptar ka miratuar ligjin qė u njeh tė drejtėn qytetarėve shqiptare tė SHBA qė tė rimarrin pronat. Veē kėsaj u paguan edhe riparacionet e mosshfrytėzimit pėr 45 vjetėt e sundimit socialist. Pėrsėri: BRAVO! JU LUMTĖ!
Jane berė pėrpjekje pėr tė rikthyer pronat klerit, ndonese shumė nga dokumentacionet kane humbur ?????. Po ashtu BRAVO! JU LUMTĖ!
Shoqatat e pronarėve, natyrisht dhe padyshim, pėrshėndesin tė tėra kėto vendime tė marra nga cilado qeveri pasi kėto vendime kėrkojnė tė venė nė vend tė drejtat e mohuara mė parė. Por nga ana tjetėr, tė tėra kėto pėrligjin tezėn tonė se shteti shqiptar ka dy kute, ka dy qėndrime, tė cilat pa dyshim kanė pasoja dhe kosto. Kjo sepse pronarėt e tjerė do tė pyesin Po pėr tė tjerėt d.m.th, pėr shumicėn e pronarėve ?? Pse ky qėndrim i dyfishtė? dhe ku tė ēon ky qėndrim? 
Arsyetimet dhe justifikimet shterpe tė pushtetarėve
Zyrtarėt shqiptarė janė munduar tė fshehin kokėn si struci para faktit se ata janė tė vetmit nė Europė tė cilėt kanė zbatuar parimin Pronėn tuaj e shpėrndajmė ne dhe juve do tė kompensoheni ! Disa zyrtare justifikojnė veprimet e bėra, veēanėrisht me tokėn bujqėsore me reformėn agrare, duke harruar se reforma agrare shėrben e bėhet vetėm nė vėnde me disproporcione tė mėdha tė pronėsisė dhe raporte krejt tė ndryshme popullsi e varfėr/pronarė tė mėdhenj. Zėrat qė propagandojnė se me tokat u bė reformė agrare, me siguri qė edhe vetė nuk janė tė bindur pėr ato qė thonė. Ata harrojnė se reforma agrare reflekton tensione sociale tė mprehta, qė nuk kanė ekzistuar nė Shqipėri edhe kur 90% e popullsisė ka qėnė nė fshat e jo mė pas vitit 1991, kur drejtuesit e dinin se zhvillimi i ekonomisė sė tregut do tė lėvizte njė pjesė tė mirė tė popullatės nga fshati pėr nė qytet. Mjaftojmė tė kujtojmė se nė vitin 1945 latifondistėt kanė pėrbėrė vetėm 3.7% tė popullsisė, ndėrsa pronarėt e mesėm dhe tė vegjėl rreth 70% tė saj. 
Njė arsyetim tjetėr nė modė po ashtu sa pėr justifikim, ėshtė se shumica e popullsisė e pėlqen ligjin 7501 dhe po qe se 70% e pėlqen, atėhere ligji ėshtė demokratik". Njė shtet nuk ėshtė kurrė demokratik nė se nuk kėnaq edhe interesat e pakicės, duke dyshuar kurdoherė nė shifrat e "tė kėnaqurve". 
Eshtė mendimi yne se "pa u kthyer prona tek i zoti, pėrparimi ekonomik mbahet i frenuar dhe Shqipėria nuk ka rrugė tė lehtė pėrpara". Dhe kėtė nuk e kemi shpikur ne por shumica dėrmuese e njerėzve, nga Vermoshi nė Konispol, nga New Yorku nė Athinė, Rome apo Berlin kudo ku ka shqiptarė qė duam tė shohin njė Shqipėri tė eci pėrpara. Fshatarėt thonė: "Prona haram nuk bėhet hallall" ose "nuk duam pronė me bela nga pas tėrė jetėn"- pyesni fshatarėt dhe do tė gjeni se aq e vėrtetė ėshtė kjo psikologji sa nė shumicėn e Shqipėrisė, toka e marrė me ligjin 7501, edhe mund tė pėrdoret, por asnjė herė nuk mund tė shitet. 
Ėshtė e vėrtetė se nė pjesėn mė tė madhe tė rretheve tė veriut tė vendit, (natyrisht pėr kėtė s'ka tė dhėna zyrtare), toka ėshtė shpėrndarė nė 100% sipas pronėsisė sė vjetėr, pa krijuar probleme sociale. Natyrisht ka tek tuk edhe qė dėshėrojnė qė tė zbatohet ligji famėkeq (apo i famshėm ???) 7501, por mesa duket tek shumica e popullit, nėse kjo ėshtė e vėrtetė, instikti i pronės ka dalė mbi lakminė mbi pronėn. 
Shumica e politikanėve qoftė nė nivel lokal apo qėndror, kanė si argument themelor "pėrshtjellimin qė do tė vijė po t'u kthehet prona tė zotėrve". Nuk do shumė mėnd tė nxirret pėrfundimi se atyre u pėlqen pėshtjellimi aktual. 
A mund te ndryshohet ligji 7501! A ekziston vėrtet kjo dėshirė? "Gjėrat e mėdha janė tė thjeshta". Socializmi sundoi aq sa e mbajmė mėnd tė tėrė dhe nė parimin e tij (jemi apo s'jemi dakord) prona private qe e keqe, mbarte farat e sė keqes. Brezit tim, qė kemi bėrė aq orė ekonomi politike tė socializmit dhe tė kapitalizmit, na vjen nė mėnd thėnia e Leninit se "Prona e vogėl pjell orė e ēast kapitalizmin". Ata qė na udhėhoqėn nė ndryshimet (pa dyshuar nė ne qė i ndoqėm ) nė fillim tė '90, besoj se e kanė ditur se ajo qė kėrkonin qe njė ndarje parimore me tė kaluarėn, duke filluar me mė themeloren pra kthim nė pronėn private dhe i tė tėrė tė drejtave tė tjera tė mohuara gjatė socializmit, si alternativė e imponuar nga dėshtimet e njė sistemi qė dėshironim ta linim pas. 
Implikimet e kėtij qėndrimi ndaj pronės
Pasoja e parė, e cila nuk do shumė mėnd qė tė shihet, por shpesh nuk bėhet lidhja, ėshtė niveli i ulėt i investimeve nė Shqipėri. Ndonėse ėshtė e vėshtire tė bėhen vlerėsime tė sakta pėr kėtė problem, tė dhėnat qė kemi, tregojnė se Shqipėria kish njė nivel investimesh direkte tė huaja (FDI) rreth US$ 30/frymė nė krahasim me rreth US$ 700 tė Hungarisė, US$ 300 tė Sllovenisė apo US$ 300 tė Estonisė. Mjafton tė themi se jemi nė bisht tė tėrė vėndeve tė Europės Dhe shifrat vazhdojnė tė ulen e ulen, duke arritur nė minimumin historik vitin e shkuar. Pa dashur tė bėhemi si tersi i Pojanit, besojmė se do tė vazhdojė kėshtu po qe se nuk zgjidhet ky problem. Le tė dėgjojnė ata qė kanė veshė, dhe le tė shohin ata qė kanė sy.
E qė kėtu mund tė kuptohet se jemi ndryshe nga bota qė na rrethon. Askush nuk do te afrohet nėse pushteti do tė vazhdojė arbitraritetin dhe dhunėn mbi pronėn private dhe do tė ketė dy palė pronarė, dy morale dhe dy qėndrime dhe kėtu flasim pėr investime dhe investitorė seriozė. Kthimi i pronės tek i zoti nuk duhet kuptuar si e rėndėsishme por si parakusht. Askush nuk do tė investojė nėse nuk ke ligje tė qarta si nė gjithė vendet europiane, qė presupozojnė pronėsi tė qėndrueshme. E kjo do tė thote se nuk shkohet nė Europė, me mentalitetin se "nuk jemi as Lindje as Perėndim" ose "jemi vėnd i veēantė". Atje shkohet duke qenė nė rregull me parimet e njė shoqėrie tė bazuar nė respektimin e pronės private. 
Pasiguria pėr pronėsinė e dhėnė nga shteti postkomunist do tė vazhdojė sa kohė qė do tė ketė probleme me pronarėt e ligjshėm. Gazeta amerikane "New York Times" nė kohėn e revoltave tė 1997, nė njė artikull tė saj u kujtoi tė gjithėve se ata qė mbrojtėn territorin e Koka Kolės qenė pronarėt legjitimė. 
Mbase duhet tė pėrmendim edhe njė fakt tjetėr se gjatė viteve tė tranzicionit janė "zhdukur rreth 70% e pemėve frutore pėrfshirė kėto edhe ato shekullore sikundėr ulliri" dhe kjo masakėr u bė me njė qėllim tė caktuar: tjetėrsimin e pronės. Vetėm ullinj janė zhdukur rreth 2,200,000 rrėnjė nga 5,800,000 rrėnjė tė vitit 1990. 
Fakti se rreth 50% e ēėshtjeve gjyqėsore nė Shqipėri kanė motiv pronėn, reflekton padrejtėsitė ligjore dhe anarkinė institucionale.
Dhe tėrė kėto e mbajnė peng Shqipėrinė, nga ku do tė mund tė dilet vetėm dhe kur tė shkojė " haka tek i zoti".

"Consensus juris et utilitatis communio"
Kjo shprehje latinisht, qė ėshtė pėrdorur nga Ciceroni shqip do tė thotė "qė institucionet politike arrijnė tė reflektojnė Konsensin Moral dhe Interesin e Pėrbashkėt" dhe kjo ėshtė e domosdoshme pėr njė shoqėri komplekse. Me kėtė duam te themi se ėshtė besimi i shumices sė njerėzve se "pa shkuar prona tek i zoti, Shqipėria nuk mund tė bėhet". Dhe ky ėshtė zėri i sovranit siē thonė politikanėt. Ndaj nese duan ta bėjnė Shqipėrinė dhe tė kenė popullin me vete, le tė respektojnė dėshirėn dhe tė drejtat e tij pėr pronėn e trashėguar. 
Ndoshta disa nga politikanėt tanė i kishin bėrė llogaritė se ndoshta prona ishte harruar, e aq mė tepėr pas 50 vjetėsh shoqėrie me vlera tė tjera. Faktet tregojnė se i kanė bėrė llogaritė gabim. Sa mė tepėr kalon koha aq mė tepėr, tek tė gjithė, ngulitet koncepti se shoqėria qė po ndėrtojmė duhet tė bazohet tek prona. Sa mė tepėr kohė kalon, aq mė e qartė bėhet kjo pėr tė tėrė, pėrfshirė edhe ata qė mund tė kenė parime tė tjera. 
Ata qė kanė ndjekur me interes shtypin, ndoshta u ka bėrė pėrshtypje kėrkesa e shoqatės Ēamėria, e cila mė Nėntor 2000, u ka kėrkuar strukturave shtetėrore heqjen e nėnshtėsisė shqiptare. Asnjė vėrejtje pėr kėtė lėvizje mjaft tė mėnēur tė kėsaj shoqate, e cila duhet t'u kujtojė qeveritarėve dhe politikanėve shqiptarė mesazhin e madh se nuk ėshtė kurrė vonė pėr tė rimarrė atė qė ėshtė e jotja. 
Zvarritja e kthimit tė pronave, punon kundėr qėndrueshmėrisė sė Shqipėrisė sepse vepron kundra ligjeve tė pranuara nga bota dhe vepron kundėr tė mirės sė shoqėrisė. 
Dhe pse e tėra kjo ??? Ne mendojmė se pėr kėtė qėndrim ka vetėm njė shpjegim nė rastin mė tė mirė paaftėsia pėr tė zbatuar detyrimet kushtetuese dhe tė Drejtat e Njeriut dhe nė rastin mė tė keq shpėrdorimi i pushtetit dhe korrupsioni. Me sa duket edhe tek ne po vėrtetohet historia, duhet thėnė negative qė Taylor e pėrshkruan pėr Filipinet ku " politika ėshtė rruga kryesore pėr pushtet dhe kjo nga ana e saj ėshtė rruga kryesore pėr pasuri. ... Qėllimi kryesor i politikės bėhet jo arritja e objektivave publike, por arritja e interesave individuale" 
Kushtetuta e re dhe pronarėt e ligjshėm.
Deri nė 1998, ish pronarėt (term qė parapėlqehet nga pushtetarėt), apo tė shpronėsuarit e paligjshėm nga regjimi i "ligjshėm" i diktaturės sė proletariatit, duket se kanė marrė diēka. Kushtetuta e re e aprovuar nė vitin 1998, nė fakt, pohon pa ekuivoke se " prona fitohet me dhurim, me trashėgimi, me blerje dhe me ēdo mėnyrė tjetėr klasike tė parashikuar nė Kodin Civil ". Kjo do tė thotė se shteti nuk ka tė drejtė tė shpėrndajė tokėn e tė tjerėve sipas dėshirės sė tij, pėrjashtuar kėtu raste ekstreme apo pėr interesa publike tė pėrshkruar qartė nė legjislacionin shqiptar.(shih ligjin 8561 datė 22. dhjetor 1999, neni 8 pika a ė). Nėse zbatohet Kushtetuta e drejta e pronėsisė i pėrket atij qė pronėn e ka : 'tė blerė, tė dhuruar ose tė trashėguar'. E keqja ėshtė se edhe pas datės 28 Nėntor 1998, veprimet shtetėrore kanė shkelur Kushtetutėn dhe pėr kėtė asnjė nga institucionet drejtuese tė shtetit nuk ka marrė masat e duhura.
Ne duhet tė vemė nė dukje faktin e pamohueshėm se pėr kėtė ligj themelor tė shtetit kanė votuar shumė mė tepėr njerėz dhe nė njė kohė tė mėvonshme se sa kanė votuar deputetė nė vitin 1991 pėr ligjet e tokės. Dhe duhet tė vemė nė dukje se kjo votė ka qenė direkte. Edhe nė kėtė kėndvėshtrim nuk duhet hezituar qė tė hartohen dhe zbatohen ligjet qė pėrputhen me tė dhe duhet ndaluar zbatimi i ligjeve qė bien ndesh me tė.

Korrupsioni dhe prona
Tranzicioni vazhdon te jetė vėrtet njė periudhe qė pjell vezė tė arta pėr politikanėt. Shumė do tė thonė a ke fakte tė tilla ? Po edhe ėshtė relativisht e lehtė. Le tė shihen se kush i ka marrė ato prona qė kanė qenė pronė shterore, ish kėnetat e bonifikuara, pyjet dhe kullotat qė kanė qenė shtetėrore. Nuk janė pak por rreth gjysma e tokės bujqėsore dhe 95% e pyjeve. Po ashtu le tė shihet se kujt i pėrkisnin trojet dhe pronat nė bregdet dhe kush dhe si i ka marrė ato pas vitit 1991. Pa dyshim mund te ketė xhevahire pėr komisionet e antikorrupsionit, qė do tė vinė. Se pa dyshim do tė vijnė. 
Shqipėria ka edhe njė emėr tė keq, atė tė korrupsionit gjigant i cili buron nga fuqia qė i ėshtė vėnė nė duar pushtetarėve pėrmes ligjeve absurde dhe konfliktuale. Sa mė tepėr qė lejohet papėrgjegjshmėria e pushtetarėve aq mė shumė ngjitet Shqipėria nė shkallėt e klasifikimit negativ botėror. 
Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur qė prona ėshtė njė nga ēeshtjet mė tė pėrfolura nė gazeta dhe nė bisedat e njerėzve. Mjafton tė shohėsh bregdetin e veēanėrisht zonėn Vlorė Sarandė, tė parashikuar pėr zhvillimin e turizmit elitar dhe tė kujtohet ajo qė gazeta "Zėri i Popullit" nė 2001 2002 e cilėsonte 'banda e tokave'. Nuk dimė se kush e bėri tė heshtė Zėrin, kush i ndalon analistėt e politikės dhe median ta prekin kėtė temė dhe ēfarė ėshtė zgjidhur me rrugė administrative nga ky mal me shkelje ligjore qė pati konstatuar kontrolli i Kryeministrit. Dhe natyrisht pėr ne heshtja e qeverisė ka njė shkak tė madh, atė tė konsolidimit tė tėrė atyre grabitjeve masive tė bėra ndaj pronės, duke u pėrpjekur ta maskojė kėtė me premtimin pėr "kompensim" dhe duke futur nė kėtė valle njė ekip qė tani po mblidhet nė zyrat e OSBE.
Bregdeti Vlorė Sarandė, u ka prishur gjumin e natės oligarkisė sė pushtetarėve pjesa e korruptuar e tė cilės, qe si llavė derdhet qė nga kryeqyteti, sot mund tė evidentohet shumė lehtė. Ata kanė vepruar pėrmes kryepleqve xhahilė dhe mafioze, punonjėsve cinike dhe tė paskrupullt tė kadastrave. E keqja ėshtė se akoma edhe sot nuk ka vullnet politik pėr tė zbatuar Kushtetutėn dhe pėr tė shkulur tentakulat e stėrmėdha tė korrupsionit qė ka zaptuar bregdetin deri nė Sarandė. E padyshim ligji 7501 edhe kėtu bėn "ēudira" megjithse nė kėtė bregdet shkėmbor nuk ka toka bujqėsore nė kuptimin e mirėfilltė. Pėr natyrėn e tij ky bregdet lejon zhvillimin turistik por kėtu pushtetarėt po plotėsojnė interesat e familjeve dhe tė klaneve tė tyre. Pushteti nuk mund tė sillet si pronar nė pronat qė kanė zot. Fundja ai le ta shpėrndajė tokėn duke zbatuar ligjin 7501, nė ato toka ku pronėsia e para vitit 1945 i pėrket shtetit. Shteti nuk mund tė sillet si pronar nė pronat qė kanė zot.
Pėrmendim skandalin e Palasės, dėshmuar nga ish zv.kryeministri Meta, ku u raportua publikisht se Qeveria i kish "dhuruar" firmės rentiere "Kamberi' 20 hektarė tokė. Edhe sikur ta pranojmė pėr njė ēast ashtu siē mund tė jetė raportuar se ajo ishte " pronė pa zot", ky veprim ėshtė nė shkelje flagrante tė nenit 3 tė ligjit nr 7980, qė ndalon tjetėrsimin e tokave shtetėrore, pa mbaruar procesi i kthimit dhe kompensimit. Megjithse ėshtė bėrė publike kjo shkelje flagrante e ligjit nė favor tė njė firme tė dėshtuar, asnjė veprim nuk ėshtė bėrė pėr t'u kthyer pronėn tė zotėrve tė ligjshėm. Raste tė ngjashme ka kudo nė tė gjithė zonėn turistike Vlorė Sarandė nga Uji i Ftohtė, nė Jonufėr, Radhimė e deri nė Sarandė, e cila ėshtė njė shėmbull tipik ku zyrtarėt e papėrgjegjshėm, kanė lėshuar tre deri pesė tapi pėr tė njėjtėn cope tokė. Dhe kjo gjendje padyshim ka vetėm njė emėr, atė tė vėnė nė titullin e kėtij nėnkapitulli. 
Bregdeti dhe ligji 7501
Njė rast i veēantė nė kapitullin e pronės ėshtė edhe bregdeti i Jonit. Themi i veēantė pasi ėshtė ai qė ka patur njė "hiatus" tė zgjatur nė zgjidhjen e kėtij problemi, ndonėse sipas tė gjitha gjasave ka potencialin mė tė madh nė investimet turistike. Ndonėse pėr qendrimin ndaj pronės, populli nė kėtė rajon e "ka ndarė mendjen" qė nė 1992, qeveria ende shtyn afatet kohore. Si i thonė fjalės "E zoti e jep, tellali s'e shet". 
Njė ligj si ai 7501, i padėshėrueshėm pėr kėta banorė, i pazbatuar pėr 10 vjet, nė kundėrshtim flagrant me tė drejtėn e pronės dhe me Kushtetutėn e Shqipėrisė dhe nenin 1 tė Protokollit 1 tė Konventės Europiane , po vepron pa mėshirė duke degraduar begatinė e kėtyre njerėzve, duke cėnuar zhvillimin ekonomik dhe social, duke tensionuar psikologjikisht tėrė palėt dhe duke shkaktuar acarime sociale aspak dobiprurėse. Peshkaqenėt qė nga qendra e deri tek kryepleqtė e komanduar tė fshatrave, presin vetėm shėnjėn, qė si hienat tė shqyejnė edhe ishullin e mbetur deri tani tė pacėnuar nga ligji 7501. E pėr cinizėm kanė arritur qė t'i japin njė kapteri pronėn e famijes sė drejtorit tė CIA s, njė shqiptaro amerikani me zė, si pėr t'i bėrė karshillėk Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. 
Pushteti hesht! Kujt i intereson kjo situatė ? Disa thonė se tė tėrė kanė pjesė nė pronat e bregut. E nėse kėshtu ėshtė e vėrtetė, kjo e bėn edhe mė serioze gjendjen. Bile pushteti boton nė gazetėn e vet shkrime tė ndonjė historiani qė thonė se Shqipėria e tėrė ka qenė pronė e Turqisė. Por dihet mirėfilli qė Bregdeti s'ka qenė kurrė as edhe i pushtuar prej osmanllisė. Sot disa pushtetarė me disa nėpunės dhe kryepleqtė e tyre tė dashur kanė dalė latifondistė me dokumente false dhe bėjnė "tė fortin" duke bredhur me 4WD dhe duke folur sentenca tė huazuara nga tavolinat e shtruara nga padronėt e tyre.
Por edhe bregdetasit e kanė ndarė mendjen. Ata kanė treguar nė shekuj se kanė ditur tė qėndrojnė ndaj tėrė invazorėve romakė, grekė, turq, italianė, gjermanė, saraēenė, normanė, bizantine. E ē'eshte njė dhjetėvjeēar para njė historie 4,000 vjeēare?? Presidenti ka marrė kthesėn. Nė Dhėrmi, ai u angazhua qė para njė viti se "prona do tė shkonte tek i zoti" por deri mė sot asgjė konkrete!!
Bregdetasit nuk e kanė harruar ose braktisur pronėn. Kanė lėnė vėndin pėr t'u kthyer sėrisht, siē kanė bėrė nė shekuj dhe do tė kthehen. 

Ē'thonė tė huajt ?
Refleksioni i njė qėndrimi tė ndryshėm ndaj filozofisė sė qeverive shqiptare ėshtė procesi i aderimit nė BE. Nė negociatat e bėra me Bashkimin Europian, ky i fundit i bėri tė ditur Shqipėrisė 30 pikat ku duhet tė pėrqendrohet puna e qeverisė pėr tu asociuar ku nuk ėshtė lėnė pas dore edhe kapitulli i pronėsisė mbi tokėn. Mesazhi ėshtė i qartė pėr ata qė kanė veshė tė dėgjojnė dhe sy qė tė shikojnė.
Parlamenti Europian nė rezolutėn e aprovuar pėr Shqipėrinė nė 2002 thotė se inkurajon " vėnien nė jetė tė dispozitave kushtetuese tė lidhura me krijimin e tregut tė pasurisė sė paluajtshme dhe regjistrimit tė saj si dhe veprimet nė favor tė rikthimit tė pasurisė" . 
OSBE nė raportin e saj nė qendrėn e saj nė Vjenė nė Maj 2003 thotė "... se Qeveria ēfaqi dėshirėn pėr tė kaluar njė ligj pa konsensus. Presenca (dmth OSBE ja) bėri pėrpjekje, e mbėshtetur nga Komisioni Europian dhe Ambasada Amerikane, pėr tė bindur qeverinė pėr tė mos marrė kėtė qėndrim". 
"Guida Tregtare" e SHBA, e cila ėshtė baza pėr investitorėt e kėtij shteti, thotė se" Shqipėria nuk i ka zgjidhur plotėsisht pretendimet e pronėsisė qė kanė ardhur si pasojė e konfiskimit tė kohės sė komunizmit tė tokės bujqėsore.... Njė numėr qytetarėsh amerikanė dhe rezidentė kanė paditur nė gjyq qeverinė pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me kthimin e pasurisė ... Shumė investitorė tė huaj, janė kthyer mbrapsht porsa kanė mėsuar tė vėrtetėn se tokat turistike nė bregdet akoma nuk u janė kthyer tė zotėrve.
Komisioni European, pėrmes z. Reinhard Preibe, i shkruan shoqatės "Pronėsi dhe Drejtėsi" se " Komisioni ėshtė nė dijeni tė detyrimit kushtetues tė Shqipėrisė qė tė nxjerrė ligje tė tilla qė tė respektojnė tė drejtėn e pronės, sidomos lidhur me kthimin ...". Po ashtu Komisioni "thekson se adoptimi i njė legjislacioni mbi pronėsinė dhe kthimin e saj qė synon zbatimin mė tė mirė tė tė drejtave tė pronėsisė nė Shqipėri duhet tė jetė njė prioritet maksimal i qeverisė Shqiptare". 
Nuk po themi kėtu se ē'deklaroi z. Forbes pak kohė mė parė apo personalitete tė tjera, por po mjaftohemi me dokumentet zyrtare. Mjafton tė themi se pėr Forbes " Pronėsia nė Shqipėri ka nisur para 1945" dhe se " Shqipėria ka bllokuar rreth 10 miliardė dollarė investime po me kėto qėndrime. 

Konkluzion.
Pronėsia nė Shqipėri zgjidhet shumė thjesht. Kjo kėrkon vullnet politik. Tė gjithė sė bashku mund tė bėjmė tė lėvizin edhe shkėmbinjtė. Nėse pyetjes: A jemi shqiptarė dhe a dėshirojmė ta fusim ekonominė dhe popullin nė rrugėn e zhvillimit tė demokracisė sė mirfilltė politikanėt i pėrgjigjen PO, atėhere problemi i kthimit tė pronės zgjidhet vetėm me dy nene. Neni i parė tė thotė " Prona u kthehet atyre qė e kanė pasur para 1945. Nuk kthehen por kompensohen ato prona qė kanė qenė objekt i investimeve me interes publik dhe trojet e tjetėrsuara para vitit 1991 pėr godina banimi". Neni i dytė tė thotė "Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė.". Kaq thjesht. 
Pas kėsaj pa kėrkuar fonde kolosale tė rendit miliarda dollarė, siē ėshtė kėrkuar nga disa politikanė, pushteti mund tė zgjidhė edhe problemin e kompensimit pėr pronat e tjetėrsuara pėr nevoja publike. 

Marre nga gazeta "55"

Diskutime

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė