|
|
Pafajėsia qė fajėson njė popull
nga
Fahri Balliu
Nė 100-vjetėshin e fundit tė Shqipėrisė, historia e rėnies sė pushtetit tė Berishės nga piramidat, pėrbėn njė nga dramat mė tė mėdha me rezultat mesjetar. Tashmė Berisha dhe tė gjithė demokratėt, kanė pranuar pėrgjegjėsinė e tyre lidhur me lejimin e skemave piramidale. Natyrisht, kjo nuk ėshtė shėnuar thjesht me njė autokritikė, por me faktin qė, jo vetėm demokratėt humbėn pushtetin, por shumė nga demokratėt humbėn jetėn nė katrahurėn e ngjarjeve tė 1997-ės.
Teza se, Berisha e qeveria e tij kane vjedhur paret e popullit, u shoqerua nga nje organizim i fuqishem terrorist paramilitar tė opozites paramilitare te kohes. Gjithashtu, u angazhuan ne lufte per rrezimin e demokrateve, segmente te rendesishme antishqiptare, ku greket nuk mund te fshihen kurrsesi nga demaskimi qe kane pesuar. Mjaft te kujtojme ketu tere median greke ne dispozicion te katrahures, te kujtojme njeriun qe udhehiqte protestat kunder piramidave, Albert Shytin, Zani Ēaushin, qe erdhen nga Greqia e burgjet e saj, nje zv/minister te Jashtem grek qe sillej ne token shqiptare, sikur qe nė Athine dhe turpin me te madh, mitingun e Fatos Nanos ne "Omonia", tamam aty ku u projektua dalja e tij nga burgu, piramidat dhe renia e Berishes.
Kanė kaluar 7 vjet, socialistet ndėrtuan njė pushtet ekstremisht represiv, veēanerisht ne vitet 1997-98-99-2000. Ata s'munden te nxjerrin, qofte edhe nje fakt te vetem, qe te provonin, jo implikimin e Berishes, por asnje lloj implikimi te ndonje zyrtari te Partise Demokratike.
Nderkohe, jane zhdukur nga qarkullimi figurat e erreta, te neveritshme te banditeve qe benin pjese ne piramidat dhe firmat rentiere. Tere strukturat e firmave rentiere dhe piramidat, perbeheshin nga njerez te "Sigurimit", ose ish - oficere te nxjerre ne lirim nga reforma demokratike. Madje, nje pjese e madhe e personave qe punonin dhe ishin funksionare te lartė ne keto firma, u shnderruan ne ushtarake qe drejtonin veprimet operative kunder shtetit dhe demokracise. Po te kujtojme ketu vetem Xhevat Koēin, kujtojmė se nė vitet qe vijne, drejtesia do te kete shume pune, sepse siē e tha dhe Berisha, puna e piramidave nuk mbyllet as per 20 vjet.
Tani lind problemi: kur vetė njeriu kryesor qe pesoi nga kjo shpifnaje ushtarako-civile, Sali Berisha, kerkon transparence per te gjithė, dhe mbi te gjitha, me shume gjenerozitet deshmon, ku jane keta qe e ngriten furtunen e piramidave, ku eshte Fatos Nano qe do te kthente 100% parate?
Ku eshte transparenca socialiste e piramidave, qe shpiku nje bandit te ri si Farudin Arapi dhe me se fundi, ku eshte ky popull qe, pasi e gelltiti marrezine qe i ishin vjedhur paret, gelltiti marrezine e dyte, se do t'u ktheheshin paret dhe tani hesht?!
Hesht ne Tirane, por bejne protesta ne Athine. Dhe ata te Athines, shqiptare jane. Protesten e bejne ndaj bashkeqytetareve te Fatos Nanos, qeverise qendrore te Tiranes qe ndodhet ne Athine, dhe guvernatorit grek te Athines ne Shqiperi, Fatos Nanos. Duhet te kemi shume kurajo te themi, se nje primitivitet i neveritshem banditesh, vrasesish qė u pershkruan si Robin Hudė dhe nuk mbeten mė, ishin plehėra ne faqe te dheut e te mos trimeroheshin se ishin e ardhmja e ketij vendi!
Por banditet, mbeten bandite!
Pafajėsia, per fat te keq, fajeson me shume se nje!
Dhe pafajėsia, eshte ne anen e
demokrateve....
|
|
|