Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi një miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Një kopje për ju

Rrefim i jashtezakonshem i Rifat Jasharit: Historia e familjes Jashari (vazhdimi)
 

A SI I SHPETOI SHABAN JASHARI PUSHKATIMIT NGA PARTIZANT E MAL SADIKUT


Si bente pushteti jugosllav presion ndaj familjes Jashari?- Pse ai pushtet i frikesohej aq shume autooritetit te Shaban Jasharit ne Drenice? – Si i shpetoi mixha Shab an pushkatimit nga partizanet e Mal Sadikut? – Pse Dervish Kopriva deshironte ta beje Shaban Jasharin, komisar politik te ushtrise se tij? – Si e gjen viti l968 familjen e Sha ban Jasharit?

Zeri: Para viteve te renda te izolimit l952-l958, mixha Shaban burgoset nga pushteti i atehershem. Sa qendron ai ne burg dhe si lirohet?

„GJYSHI SHITI SHTATE KRERE BAGETI PER TA NXJERRE SHABAN NGA BURGU BABEN”

Rifat Jashari: Baba Shaban nuk ka qendruar kohe te gjate ne burg. Babagjyshi atehere mbante shume bageti dhe vendos t`i shese disa prej tyre per ta nxjerre ate nga burgu. Kete e ben permes disa malazezeve, te cilet paskan jetuar ate kohe ne Skenderaj, e per te cilet thuhet se gjoja paskan qene njerez te drejte. E takon babagjyhi njerin prej tyre dhe me parate e shtate buallicave qe i kishte shitur, permes ketyre malazezeve e nxjerr Shabanin
Rreth viteve te 5O-ta Dervish Kopriva mundohej ta formoje ushtrine dhe i kishte thene babait:“Ne qoftese mundemi me ba punen per me formue nje ushtri tonen, atehere ti Shaban do ta udheheqesh politiken e saj, do te behesh komesar" prej burgut i cili ne kohen kur ishte burgosur i kishte pasur 28 vjet. Pra, eshte dashte te shkrihet diçka prej pasurise se familjes qe te lirohet Shabani prej burgut. Ne ate kohe une kam qene 5-6 vjeçar dhe nuk me kujtohet shumeçka. 
Ajo qe me ka mbetur ne kujtese eshte dita e lirimit te babait prej burgut, i kishte te veshura nje pale rroba ngjyre kafeje dhe ne koke mbante ate dite nje kapele.Zeri: Ne nje rrefim te mehershem Mixha Shaban ka rrefyer se si pushteti ka dashur ta dergoje ate per te punuar si mesuses ne Gjilan, ne Gollak, por ai nuk e kishte pranuar?

Rifat Jashari: Kjo eshte e vertete. Babai gjithmone ka qene i percjellur dhe i ndjekur nga pushteti, deri ne momentin e fundit te jetes se tij. Pushteti e ka pasur parasysh ate si mesues e intelektuar qe ishte ne ate kohe ne Drenice, prandaj UDB-ne, e kane penguar dy gjera: e para, pse babai na mesonte drejt neve femijeve te tij, dhe e dyta, autoriteti i madh qe kishte ne Drenice. Shpesh ka thene se jane dy gjera qe e mbajne njeriun te forte:morali dhe moslakmia. Si mesues qe ishte ,kishte moral dhe karakter te forte, prandaj UDB-ja, mendonte qe ta bente per vete, sepse e dinte se po e pati prej vetes Shaban Jasharin, munnd dte kete edhe shume te tjere ne Drenice.Por, ai i kishte analizuar keto pune dhe nuk kishte rene ne lajkat e pushtetit, bile thoshte:“Ma mire me hek e me u flijue vete, sesa me marre ne qafe shume njerez te tjere“. 

Zeri: Pasi qe nuk ia del ta perfitoje mixhen Shaban, pushteti vazhdon serish me presion te madh ndaj familjes suaj. Cilat forma te presionit i perdorte ne ate kohe pushteti?

Rifat Jashari: Shkaku kryesor i presionit ngaj familjes sone ishte refuzimi i babait per te bashkepunuar me pushtetin. Pas kesaj, UDB-ja, ka perdorur forma te tjera te presionit. Filluan te na bejne presione dne aspektin ekonomik duke menduar se keshtu do te na thyejne. Bile me kujjtohet se nje „udheheqes i yni „ i asaj kohe, bashkepunetor i regjimit, pati thene me vone se „nese don t` i gjunjezosh shqiptaret, atehere ndalojuani buken“. Qe te mos ndodhe kjo qe e donin ata, babai mundohej qe me djersen e vet te na krijoje neve nje te ardhme e jo te varemi nga pushteti apo dikush tjeter. Shpesh e ka pasur zakon te na thote:“Babo, skamja i ka dyert e çelikta“. Kur je fukara dhe kur femija te kerkon buke e s` ke çfare t` i japesh, thoshte ai, detyrohesh qe ndoshta edhe ne dere te hasmit me shkue. „Punoni, nese doni te jeni dikushi, te forte, te pasur dhe te shendoshe nga mendja“. Sa per presionet qe i beheshin, s` eshte trembur kurre prej tyre.“Zoti na ka fale neve qe te jemi Zot te kesaj toke dhe i kemi borxh vetem atij“- thoshte ai. Ai ka qene jo vetem prindi im, i Hamzes e Ademit, por ka qene edhe mesuesi jone dhe i femijeve tane.

Zeri: T`i kthehemi pak Luftes se Dyte Boterore si periudhe. Cfare mund te na thoni per jeten e mixhes Shaban gjate kesaj lufte, thuhet se ka pasur shume probleme si me serbet ashtu edhe me partizanet?

Rifat Jashari: Edhe ajo kohe ka qene e veshtire per bablokun.Ai i ishte bashkangjitur prej fillimit e deri ne fund Shaban Polluzhes. Babagjyshi dhe babai jo qe kishin pasur pro bleme me serbet, sepse ato ishin te perhershme, por edhe me vete shqiptaret, sidomos me partizanet.
Kishin pase ardhe nje nate ne shtepine tone te vjeter dy kateshe partizanet. Dikush prej tyre i kish pas thene babgjyshit Muratit:“Hajde ti i Zoti i shpise e kallxona diçka...“ sepse partizanet e kishin pase shprehi qe kur te shkojne dikund, te kerkojne muhabet te mire prej te zotit te shtepise e po ashtu edhe te hane mire...Babgjyshi ua kish tregue nje barcolete qe disi t` u jepe te kuptojne se edhe ballistet dhe partizanet shqiptare jane vellllllezer dhe kot po vriten mes vete...Por, ec e shpjegoju atyre qe s`kuptojne. Nje nate, ne oden tone ishin per konak dy balliste nga nje fshat fqinj, nga Kryesheci, por Babgjyshi atehere mbante shume bageti dhe vendos t`i shese disa prej tyre per ta nxjerre baben (Shabanin) nga burgu.Kete e ben permes disa malazezeve, te cilet paskan jetuar ate kohe ne Skenderaj. E takon babgjyshi njerin prej tyre dhe me parate e shtate buallicave qe i kishte shitur, permes ketyre malazezeve e nxjerr Shabanin prej burbut. Kur merret vesh se po vinte ne fshat nje brigade e partizaneve prej Shqiperise, ata çohen e ikin sepse e dine se do te pushkatohen ne vend po u zune nga partizanet. Mirepo, çka ndodh? – Vjen pastaj te shtepia jone Mal Sadiku me ate brigaden e tij te partizaneve nga Tropoja, per te cilet thone se kane qene agresive dhe kane pushkatuar njerez. I nxjerre babgjyshin Muratin dhe babain Shabanin per t` i pushkatuar te gardhi, mirepo per fat, i shpeton nje milic vullnetar qe ishte atehere, duke garantuar se nga shtepia jone nuk kane dalur ata dy ballistet. Mal Sadiku i thote babgjyshit, se don me ia marre te vetmin djale-Shabanin dhe kerkon qe ta percjellin deri ne Mikushnice, Babgjyshi i thote: „Po vi une se Shabani eshte i ri“, dhe e percjelle ate deri ne Mikushnice. Atje Mal Sadiku, ia heq babgjyshit prej krahu japangjen (nje lloj palltoje prej leshit), qe paska qene e mire, dhe me paartizanet e tij e rrezojne duke e futur me koke ne bore. Megjithate, shpeton disi nga pushkatimi dhe ata partizanet vazhdojne rrugen me tej... Kete ngjarje, e kam degjuar dudke e treguar disa here baba Shaban. Sa here qe babgjyshi apo baba kane treguar per historine e tyre, ajo vertete ka qene e dhimbshmse.

DERVISH KOPRIVA DONTE QE SHABAN JASHARI TE JETE KOMESAR
POLITIK I USHTRISE SE TIJ

Zeri: Pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, problemet me pushstetin megjithate nuk marrin fund? 
Rifat Jashari: Jo, veq sa dijne e shtohen. Me ka treguar babai se ne kohen e Dervish Koprives, pra rreth viteve `5O, Dervishi qe jetonte si kaçak maleve te Drenices, kishte kontakte me b a bain qe ne ate kohe ishte mesues i respektuar ne Drenice. Dervishi mundohej, ta formoje perseri nje force te armatosur sepse, pas Luftes se Dyte Boterore punet per ne shqiptaret ne Kosove nuk kishin shkuar mire.
Pas mbledhjes se Bujanit, dhe pas dredhive qe ne kurriz te shqiptareve i bente regjimi i atehershem serb, Dervishi kishte menduar dhe llogaritur se edhe populli shqiptar dudhet ta kete te drejten qe te vendose vete per fatin e tij: t` i bashkangjitet Shqiperise ose te mbetet ne Jugosllavi, por t`i kete te drejtat e barabarta me te tjeret. Per keto qellime Dervish Kopriva mundohej ta formoje ushtrine dhe i kishte thene babait:“Nese mundemi me ba punen per me formue nje ushtri tonen, atehere ti Shaban do ta udheheqesh politiken e saj, do te behesh komesar“.
Mirepo edhe ketu punet deshtojne sepse Dervishin e zene, ndersa ne bllokun e shenimeve te tij, policet e kishin pas gjetur emrin e babait, per çka shkojne dhe prej ores se mesimit e nxjerrin ba bain qe punonte si mesues, dhe e çojne ne burg. Pastaj siç tregova me pare, babgjyshi e liron prej burgut duke paguar para te medha permes atyre malazezeve. Pastaj vijne ato vitet e renda ndersa presioni i vazhdueshem i serbeve rritej, jo vetem ndaj familjes sone, por edhe ndaj shume familjeve te tjera, disa prej te cilave, detyrohen te marrin rrugen e mergimit e te shkojne ne Turqi e ne vende te tjera. Por, krejt ate kohe te veshtire, babgjyshi dhe babai i perballojne dhe nuk e leshojne vendin duke i bere keshtu nje nder te madhe veti, por edhe neve pasardhesve te tyre.

BABE E DJALE BASHKE NE DEMONSTRATAT PER FLAMUR

Zeri: Viti l968, siç dihet ishte nje vit shume i rendesishem per ne si komb. Si kujtohet ne familjen Jashari ky vit, a ka ndonje te veçante?

Rifat Jashari: Pjesemarrja ne demonstratat e atehershme dhe ngritja e flamurit kane qene gjera te cilat babai i ka perjetuar. Thjesht, viti l968 dhe protestat e atehershme me ngritje te flamurit, kane qene diçka qe jane perkrahur dhe mbeshtetur si nga babai ashtu edhe nga shume te tjere ne ate kohe. Viti l968 ka qene nje fillim i historise se re te shqiptareve te Kosoves sepse veç ishte mundur frika e mehershme dhe babai ka qene i angazhuar dhe pjesemarres i drejtperdrejte ne ngritjen e flamurit ne Skenderaj. Ne ato protesta bashke me babain ka qene edhe Hamza. Nje vit pas ketyre demonstratave shkova ne Gjermani.

Zeri: Si lindi ideja qe te shkoni ne Gjermani, si u mor ky vendim, çfare te tha atehere mixha Shaban?

Rifat Jashari: Ideja ka qene e imja. Atehere, permes Byrose per Punesim te Skenderajt. Ne vitin l973 , Hamza e pati mbaruar sherbimin ushtarak dhe une e mora nja 5 muaj ne Gjermani, por nuk deshti te rrije me shume dhe tha: „Gjermania s` qenka per mua“. U kthye prej atje dhe u punesua ne Fabriken e Municionit. Hamzen nuk e ka terhequr kurre gurbeti dhe vendi i huaj. Ishte e mundur te dilej jashte. Nje dite isha duke ndejtur para dyerve te oborrit, kur qe andej po kalojne disa djem te Prekazit, te cilet kishin qene ne Skenderaj dhe ishin shkkruar, qe te shkojne per te punuar jashte Kosoves. Fola me ta dhe i pyeta se ku ishin? Ata me thane se kishin qene ne Skenderaj per t` u regjistruar qe te shkojne ne Gjermani. Bera edhe une si ata. Shkova te nesermen te daja Selim (Rraci) qe punonte ne Byrone per Punesim ne Skenderaj. Ai me pyeti:“A ke biseduar me Shabanin per kete pune dhe a te ka lejuar?“. Po, i thashe edhe pse te them te drejten se kisha pyet fare. Por, une menndoja, te dilja te punoja dikund sepse ne kushtet e atehershme, ishte veshtire ta kaloje jeten perpara. Derisa me ka ardhur thirrja, babai nuk e ka ditur. Thirrjen ma solli nje nip i cili duke menduar se e dijne te gjithe per kete pune me tha:: „Qe daje, te ka ardhe thirrja me shkue ne Gjermani“. Babai u befasue dhe tha:“Cfare thirrje more....“ Pasi e kuptoi se per çka behet fjale, me tha:“Qysh po shkon aq larg, a e dind se duhet tri shtete me i kalue per me mb erri atje?“. Po e provoj, i thashe, kjameti nuk behet. Te them te drejten, babushit nuk i erdhi mire qe une shkova ne Gjermani , sepse isha velllai me i madh ne familje, ndersa Hamza e Ademi ishin ende ne shkolle dhe mbetej nje mungnese ne shtepine tone. Megjithate, ai nuk e ka pase zakon te te pengoje per asgje. Para se te nisesha me tha:“Nese s`te pelqen atje, kthehu se gurbeti me zor s`mbahet“. Prej asaj kohe, o po kthehem kesaj vere, o ketij dimri, por jo, sot e kesaj dite ende jam ne pune ne Gjermani....

„ GJERMANIA S`QENKA PER MUA“, THOSHTE HAMZA”

Zeri: Me çka eshte shenuar periudha l968-8l, ne familjen tuaj?

Rifat Jashari: Une e kam degjuar babain duke thene se vullneti per te nisur qe te punohet shume per ngritjen ekonomike te familjes, ka nisur ne vitin l979, per arsye se ai kishte llogaritur ne ate kohe, se periudha e veshtire per shqiptaret e Kosoves kishte kaluar. Deri atehere, babai kishte punuar aq sa per ta mbajtur familjen dhe me teper i kishte kushtuar rendesi problemit çka do te behet me te ardhmen e djemve dhe nipave te tij dhe te shqiptarevee si teresi. Ai e permend vitin l979 si nje vit kur fillon kthesa e madhe e familjes sone. Bile, babai thoshte se prej ketij viti per dhjete vjet rresht i ka dhene shume zor punes duke e arsyetuar kete me siç thoshte ai“e kam pa se po fillojne te ndryshojne gjerat, po levizin per te mire dhe familja duhet te perparoje“. Gjate kesaj kohe vetem une isha jashte Kosoves, ndersa te gjithe te tjeret, punonin ne ekonomine familjare ne Prekaz. Gjate kesaj periudhe Hamza, vjen ne Gjermani, po nuk rrin me shume se 5 muaj dhe kthehet ne vendlindje.

Zeri: Kur ka ndodhur kjo dhe pse erdhi Hamza ne Gjermani?

Rifat Jashari: Ne vitin l973, Hamza e pati mbaruar sherbimin ushtarak dhe une ia dergova garancionin e ai erdhi e ndejti nja 5 muaj ne Gjermani, por nuk deshti te rrije me shume dhe tha:“Gjermania s`qenka per mua“. U kthye prej atje dhe u punesua ne Fabriken e Municionit, ndersa une mbeta edhe me tej atje. Thjeshte Hamzen nuk e ka terhequr kurre gurbeti dhe vendi i huaj.


„KUR T`LUFTOJ UNË, KANE ME SHKRUE SHTATE GAZETA“, THOSHTE TAHIR MEHA”

Si shkojne ne Turqi Rifati e Hamza per te marre pamflete pas demonstratave te vitit l98l? –Si i shpjegonte ne ate kohe Shaban Jashari babait te tij Muratit çka shkruanin gazetat serbe? – Cka i lidh Jasharet me Tahir Mehen? –Si e organizoi Shaban Jashari varrimin e Tahir Mehes? – Cka thoshte ministri i atehershem jugosllav i Puneve te Brendshme Franjo Herleviq per rrethimin e Tahir Mehes ne Prekaz?

Zeri: Me heret thate se vitin l979, mixha Shaban e ka permendur si vit te kktheses ne familjen tuaj. A ka ndondje shpjegim te posaçem kjo?

„PO U BE KOSOVA REPUBLIKE SOT E DHJETE VJET, SIKUR ME U BA SOT“ THOSHTE SHABAN JASHARI NE VITIN l98l »

Rifat Jashari: Baba Shaban thoshte se ne ate vit e kishte pa fillimin, se punet po leviznin ne drejtim te mire edhe pse thoshte duhet ende shume shume pune e sakrifice, por nuk mundet me asgje qe t`i ndaloje shqiptaret qe te shkojne perpara. Me l979 ka vleressuar se rreziku qe populli yne te asimilohet ka kaluar dhe i pershkruante, edhe fazat qysh kishin rrjedhe ngjarjet deri ne ate kohë. Nje profesor, i angazhuar ne livizjet e vitit l98l ne te cilen levizje ishin te angazhuar edhe Hamza e Ademi, i kishte thene babes ne nje ndeje dikdund pas demonstratave te atij viti:“Per gjashte muaj, do ta kemi Republiken e Kosoves, o Shaban“, ndersa ba bai ia kish pas kthyer :“Degjo more djale, po u be kjo pune sot e dhjete vjet, do te me duket si te behej sot“. Pasi i kane varrosur Tahir dhe Nebih Mehen, ai inspektori shqiptar i thote babes Shaban se edhe ai si shqiptar e ndien veten keq qe ceremonia e varrimit te Tahirit ishte e pazakonshme per shqiptaret, dhe se i kupton zakonet e popullit te tij, por pferserit se policset shqiptare „nuk kane asgje ne dore dhe s`mund te bejne kurgja“. Megjithate, babai e ka udheheqe varrimin e Tahirit dhe atij i kane bere nje nderim si duhet. Ai thoshte ne ate kohe se tash do dte filloje te lulezoje ky vend, por duhet ende gjak dhe sakrifice. Me kujtohet qe baba Shaban thoshte qe njerezit punojne tri llojesh: disa punojnne veq me trup, disa te tjere veq me mendje, ndersa disa te tjere me trup dhe me mendje. Me i miri, thoshte ai, eshte njeriu qe punon edhe me mendje edhe me trup.
Une mendoj se babai ka qene i detyruar te punoje me mendje dhe me trup, sepse s`ka pasur mundesi t`i perballoje ndryshe rreziqet qe i kanoseshin. Ai ishte po ashtu shume i informuar. Ne ate kohe, ai kishte lexuar nje gazete ne gjuhen serbe, me duket „Borba“ kishte qene dhe ishte koha kur s`ekzistonin gazeta ne gjuhen shqipe dhe i kishte thene babait te tij Muratit: “Paska me ardhe nje kohe kur njeriu paska me fole ne Amerike, ndersa ne paskemi me e pa ate ne oden tone“. Ai kishte lelxuar keshtu dhe mund te them se ne baze te shtypit, e ka njohur mire politiken qe behej ne vendet perreth dhe ne vende te tjera te botes. Ai e thoshte po ashtu se njeriu duhet te mesoje shumeçka, bile disa here e ka thene se eshte mire qe edhe gjuha e romeve te mesohet.“Ne dash me njofte tjetrin, duhet me ja dite punet“, thoshte ai, duke shkuar gjithmone kah ajo qe se pari te studiohen problemet, e pasgtaj te veprohet. Babai e kishte njohur mire UDB-ne dhe Serbine dhe ne disa raste e kam degjuar vete duke thene:“Keto qe po ndodhin me planet e serbeve jane bere nga akademiket“. Serbi e mbyt femijen e vet vetem per ta krijuar nje shkas, qe ta fillojne ndonje aksion kunder te tjereve, tregonte ai. Babai na e ka shpjeguar shume mire neve dhe nipave te tij historine e Ahmet Delise, te Azem Bejtes, edhe pse, ai ishte i lindur ne vitin kur Azemi e ka bere luften dhe ka vdekur (l924). Kur ai shpjegonte diçka nga historia, gjithmone thoshte kujtoje te keqen, por mos punoni ashtu, percille kohen çka ka ndodhur dhe shihe veten qe e ardhmja te mos te zere aty. Ai gjithmone tregonte se njerezit kane luftuar edhe me sepate, ndersa dinjitetin s`e kane humbur.

Zeri: Pjese e historise se familjes suaj jane edhe lidhjet e miqesise me familje qe kishin autoritet ne Drenice....

„MOS MERR ÇFAREDO MIKU...“

Rifat Jashari: Babai apo njerezit e mençur ne ate kohe, thoshin shpesh:“Mos merr çfaredo miku“, sepse po more ndonje mik qe nuk eshte bime e shendoshe, te tille do te jene edhe nipat dhe mbesat. Per kete arsye, kur kane dashur te lidhen miqesi ne ate kohe, pleqte e kane hulumtuar edhe mikun :a eshte i paster dhe i forte kah morali. Per kete arsye ne kemi lidhur miqesi me familje , te cilat kane qene te mira dhe te pasterta kombetarisht.Jemi munduar qe sikur kur te zem nuse, ashtu edhe kur te fejojme ndonje vajze, miku te zgjidhet. Edhe sot, pas luftes, mundohemi ta ndjekim kete tradite. Nena jone Zahidja, ka qene mbese e Shaban Polluzhes, dhe rrethi yne familjar gjithmone lidhet me ngjarje te ndryshme te cilat kane te bejne me çeshtjen kombetare, me njerez te cilet jane munduar te bejne diçka per çeshtjen kombetare.

Zeri:Kalojme te viti l98l. Dihet se Hamza e Ademi kane qene pjesemarres aktive ne keto ngjarje, pastaj ndodh edhe rasti i Tahir Mehes. Cka mund te thuhet per familjen Jashari ne vitin l98l?

Rifat Jashari: Ne familjen tone s`ka pasur komente te tjera rreth ketyre ngjarjeve perveç atyre se gjithçka eshte duke levizur perpara, pavaresisht sakrifices. E tere familja ishim te angazhuar ne keto ngjarje. Personalisht une kam qene i angazhuar ne keto ngjarje dhe kam shkuar bashke me Hamzen edhe ne Turqi per te marre pamflete, sepse ka ekzistuar nje lidhshmeri e madhe midis mergimit dhe Kosoves. Edhe veeete babushi (Shabani) ne vitin l98l ka qene i betuar dhe ka pu nuar ne nje celule te perbashket me Zymer Rrecin per kete levizje. Me Zymerin ka punuar ne „dysh“. Hamza, po ashtu ka qene ne nje „dysh“ tjeter dhe ka punuar me nje shok nga Ferizaj, emri i te cilit tash nuk po me kujtohet, por me te pata ndejtur shpesh. Ndersa une, kam qene nje ndermjetesues per ta bartur materialin prej Perendidmit dhe vendeve te tjera ne Kosove.

Zeri: A mund dte na flitni me gjeresisht rreth shkuarjes tuaj ne Turqi me Hamzen?

Rifat Jashari: Ne vitin l982 bashke me Hamzen shkuam ne Turqii ku kemi marare pamflete per t` i shperndare ne Kosove. Atje ka qene nje Immer Berisha nga Majaci i Podudjeves, i ndjekur politikisht. Ne i kemi sjelle ato pamflete ne Kosove dhe punna ka qene e atille , sekrete qe as une te mos i tregoj Shabanit per Hamzen, e as Hamzes per Shabanin. Keshtu mbaheshin ne fshehtesi disa pune nga frika se ndonje grup mund te bjere ne burg, dhe me mire ai grup te mos dije asgje per grupin tjeter. Keshtu ka shkuar puna nje kohe jo fort te gjate, e pastaj filluan protestat ne Perendim, ku ne mergimtaret ia filluam me parullat per Enverin:“...jemi gati kurdohere“, por meqe Perendimi nuk i perfilli atao, sepse sistemi ne Shqiperi ishte çfare ishte ne ate kohe, ne ndryshuam parullat. Protestat kane perfshire pothuar gati te gjitha viset e Perendimit dhe ne to kane marre pjese shqiptare nga te gjitha trojet etnike dhe nga diaspora. Nuk ka pasur asnje proteste ne te cilen nuk kane marre pjese ne menyre masive shqiptaret.

Zeri:Cila ishte permbajtja e atyre pamfleteve qe i moret ne Turqi?

Rifat Jashari: „Kosova Republike“ kryesisht. Eshte dashur te ecim paralel me kohen, sepse babai thoshte „ po te shkeli koha mbarove“.Pra, atehere kerkonim republikek, sepse nuk ka pasur mundesi te tjera.

Zeri: Po me l98l ndodh edhe rezisstenca e Tahir Mehes. Mixha Shaban e ka theksuar me pare se „ne jemi nga Prekazi i Poshtem“ dhe e kemi pershtypjen sikur kjo eshte thene nga ai me nje ndjenje krenarie, dhe po ashtu menjehere permendet edhe rasti i Tahir Mehes. Cka u kujtohet juve prej asaj ngjarjeje dhe çfare u lidh me te?

CKA ISHTE PROBLEM TE ZGJEROHEJ LUFTA KUR REZISTOI TAHIR MEHA

Rifat Jashari: Ka thene ashtu pasi qe jane dy Prekaza: Prekazi i Poshtem dhe Prekazi i Eperm. Prekazi i Poshtem pjese e te cilit jemi edhe ne Jasharet, eshte i njohur edhe me historine dhe luften e Tahir Mehes. Me Tahirin (Mehen) dhe vellane e tij Beqirin, ne kemi qene edhe tezake, sepse edhe ata kane qene nipa te Llaushes, te Vojvodeve. Ne kemi pasur nje muhabet me ta, nuk kemi pasur shume te shkueme e te ardhme , por kemi pasur nje muhabet te mire. Beqiri gjate luftes se fundit dihet se ka qene edhe i perfshire ne radhe e UCK-se dhe ka rene ne lufte. Kur eshte bere rrethim i i Tahirit dhe babes se tij Nebihut me l98l, une kam qene ne Gjermani, por kam ardhur ne Prekaz dikund dy-tri jave pasi kishte ndodhur sulmi. Une kam biseduar me Ademin ne aate kohe dhe familja jone ka qene e pergatitur te vazhdoje luften te cilen e filloi Tahiri me babane e tij, dhe mund te them se veç eshte pritur momenti se a do te provokoje policia. Mirepo, ne anen tjeter, ka qene shume veshtire te fillohet ajo lufte, sepse atehere ne radhet e policise ka pasur edhe police shqiptare, e gjithashtu, edhe rezervistet e mobilizuar kryesisht kane qene shqiptare. Nuk ka pasur mundesi te fillohet lufta, sepse ka mundur te behej nje lufte kunder vete shqiptareve te mobilizuar si rezervistse dhe kjo na ka penguar. S`ka bere te ndidzet lufta vella me vella, sepse rrethi i trete qe iu ka be Tahir Mehes, ka qene i perbere krejt nga djem prej pjeses dermuese te Kosoves te cilet kane qene te angazhuar si rezerviste. Keshtu qe kur u rrethua nga policia, Tahiri luften e ka bere vetem me baben e tij Nebihun. Siç me ka treguar Ademi, pas sulmit, te paret ne truallin e Tahirit kane mberritur babai Shabani , Hamza dhe Ademi. Nje dhender e kishin pasur aty, dhe nje inspektor i policise, i cili e ka mbajtur rendin atypari pas luftes qe ishte zhvilluar. Ai i kishte pas thene bab es, qe sa me pare t`i varrosin Tahirin dhe Nebihun, duke i treguar se policet shqiptare s`kishin asgje ne dore.“Ne asgje ne dore s`kemi dhe munndenidikund vetem 6O-7O veta te merrni pjese ne varrim“, kishte thene ai, sepse keshtu ate e kishin porositur policia. Ai madje i kishte thene babait qe t`u tregoje te afermve te Tahirit , se „as te pame per kryeshendosh nuk ben te mbajne“. Pasi i kane varrosur Tahirin e Nebihun, burrat jane shperndare, ndersa ai inspektori shqiptar i thote babes Shaban se edhe ai si shqiptar e ndien veten keq qe ceremonia e varrimit te Tahirit ishte e pazakonshme per shqiptaret, dhe se i kupton zakonet e popullit te tij, por perserit se policet shqiptare „nuk kane asgje ne dore dhe s`mund te bejne kurgja“. Megjithate, babai e ka udheheqe varrimin e Tahirit dhe atij i kane bere nje nderim si duhet.

Zeri: A ju kujtohet diçka tjeter rreth rasstit te Tahirit?

Rifat Jashari: Sa dime ne, nuk eshte mesuar ne ate kohe kush prej funksionareve e ka urdheruar rrethimin e Tahir Mehes dhe as arsyet pse e kane bere kete, por vete udheheqesi i Ministrise se Puneve te Brendshme, Franjo Herleviq ka qene ne Prekaz dhe ka thene se rrethimi ka qene i paligjshem, sepse sipas tij, me „ligjin jugosllav“ paska qene e parapare qe nje njeri qe nuk pajtohet me regjimin e atij shteti, atij duhet ofruar tri here me lutje: a deshiron te punesohesh, çka po te mundon dhe çka eshte duke te shtyre qe te jesh ne kundershtim me shtetin. Por , keto nuk i ka respektuar askush....
Ne sulmin ndaj Tahirit eshte luajtur nje loje dhe, faatkekqesisht, edhe disa nga udheheqesit edhe disa nga udheheqesit tane nuk e kane kuptuar kete ne ate kohe. Kjo ka qene arsyeja pse ne kemi pesuar me se shumti. Domethene ka ndodhur ajo qe nuk eshte dashur te ndodhe. Baba Shaban thoshte qe njerezit punojne tri llojesh: disa punojne veç me trup, disa te tjere veç me mendje, ndersa didsa te tjere me trup dhe me mendje. Me i miri thoshte ai, eshte njeriu qe punon edhe me mendje edhe me trup. Familja e Tahir Mehes eshte shikuar me sy te keq nga pushtuesi, sepse dihet se babegjyshi i tij, ka qene me Azem Bejten, ka qene shok i Azemit. Edhe pse ka qene e dhimbshme, vrasja e Tahir Mehes ka qene ngjartje me rendesi. Ai e ka pergatitur veten edhe psikikisht per ate lufte dhe une e di se ai ka pas thene me heret:“Kur t`luftoj une, do te shkruajne shtate gazeta“.

ISHTE PERIUDHA KUR U VENDOS :“A PO BEHET ME LAPS, A PO BEHET ME PUSHKE“

Cka u b etuan para varrit te Tahir Mehes, Shaban Jashari me djemte e tij Ademin e Hamzen? Cfare ishte roli i Adem Jasharit ne organizimin e demonstratave te vitit l989 dhe me ke ka bashkepunuar me se afermi ne kete periudhe? Si vendosej ne ode per perdorimin e simboleve kombetare dhe fotografive tjera ne demonstrata? Si u burgos Murat (Rifat) Jshari gjate demonstratave ne Skenderaj? Pse mixha Shaban i porosiste djemte e tij qe te kene kujdes para se dikend ta quajne tradhtar?

Zeri: A jane betuar para varrit te Tehir e Nebih Mehes mixha Shaban,Hamza dhe Ademi?

„RRUGEN QE E KE NISUR DO TA VAZHDOJME DERI NE VDEKJE“, U BETUAN JASHARAJT PARA VARRIT TE TAHIR MEHES

Rifat Jashari:Para se te tregoj per betimin, te them se, me qendresen dhe luften e tij heroike, lirisht mund te thuhet se Tahir Meha u ka dhene perkrahjen me te madhe levizjes studentore dhe demonstratave te vitit l98l, sepse ka qene kjo ngjarje per te cilen eshte degjuar ne shume vende atehere.Tahir Meha eshte nje zinxhir i forte i historise sone.
Ngjarja, per kohen kur ka ndodhur, eshte nje ngjarje kombetare. Tahiri dhe Nebihu kane luftuar me nje regjim i cili eshte munduar qe me çdo kusht t`i shfarose shqiptaret nga faqja e dheut. Aktiviste kryesore te rrethit tone ne organizimin e demonstratave te vitit l989, kane qene: Ademi, Hamza, Jakup Nura, Adem Prellofci, Sahit Jashari, Ilaz Kodra, Ramiz Lladrovci, Fatmir Istogu.....Keta jane ata qe une i kam njohur. Ka edhe te tjere qe kane qene ne takimet qe jane bere ne oden tone, por emrat as qe jane thene atehere e, edhe nese jane thene, ato kane qene emra te rrejshem, pseudonime.
Prane varrit te tyre, baba Shaban, Hamza e Ademi jane betuar se rrugen te cilen e ka nisur Tahiri do ta vazhdojne deri ne vdekje. Per ne, kenaqesia me e madhe eshte se ky betim eshte mbajtur dhe lufta ka vazhduar, po flase per familjen tone sepse, nganjehere njerezit edhe po ta kene vullnetin per te bere diçka, nuk e kane fatin sepse gjerat shkojne edhe me fat. 
Ma merr mendja se baba Shaban, Hamza e Ademi me kohe i kane analizuar gjerat mire, e kane pergatitur veten dhe e kane bere ate betim para varrit te Tahirit sepse kane qene te sigurt se jane te zotet per t`i dalur hakut fjales se dhene dhe e kane mbajtur betimin. Ata nuk kane vepruar sikur qe po veprojne sot njerezit duke dhene premtime te cilat s`po i mbajne pastaj.

Zeri: Sa mund te flitet per nivelin e ndikimit te ketij akti te Ademit e Hamzes?

Rifat Jashari: Baba Shaban, Hamza e Ademi, e kane ditur se ndarja perfundimtare prej serbeve pa lufte nuk mund te behet. Babai gjithmone thoshte:“Analizoni mire punet para se te behen, se kur te behet nje pune, ajo me nuk zhbehet“.
Rezistenca e Tahir Mehes me l98l, i ka hequr dilemat:“ a po behet me laps, a po behet me pushke?“. Aty u derdh gjaku i njerezve qe ishin kombetare, ndersa kjo s`ishte e rastesishme sepse Tahiri ishte brezi i trete i kesaj familjeje qe po bente lufte me Serbine. Me luften e Tahir Mehes, perfundimisht ka marre fund ideja se do te behet diçka me mire per shqiptaret ne Kosove dhe eshte ditur se pa lufte me nuk do te arrihet liria. Prej atehere, veç ka filluar te behet pergatitja psikike ne radhe te pare, e pastaj kane filluar te angazhohen sa me shume njerez per lufte. Mirepo, dikush i kupton gjerat me heret, e dikush me vone. Eshte dashur te behet pergatitja e njerezve per lufte sepse dihet se disponimi i shqiptareve ka ndryshuar shume prej demonstratave te vitit l968, te atyre te vitit l98l dhe ngjarjeve te vitit l989. Numri i atyre qe e kane kuptuar se pa luste nuk ka ndarje prej Serbise ka ardhur duke u shtuar, keshtu qe ka filluar te behet pergatitja psikike e njerezve per lufte dhe gradualisht erdhem deri te fillimi i saj. Lufta e Tahir Mehes ka qene motiv i forte per atdhetaret qe te veprojne si ai.

Zeri: Pason pastaj nje periudhe e veshtire per shqiptaret dhe me l989 shperthejne demonstrata te medha ne tere Kosoven. A mund te flisni me konkretisht rreth rolit te Ademit ne pergatitjen e ketyre demonstratave ne Skenderaj. Cilat ishin vleresimet e asaj kohe te mixhes Shaban, te Hamzes dhe te Ademit?

ADEM JASHARI-NE BALLE TE ORGANIZIMIT TE DEMONSTRATAVE

Rifat Jashari: Baba Shaban kurre nuk na ka penguar neve djemeve te tij dhe nuk na ka thene kurre „jo“, mirepo gjithmone neve, por edhe te tjereve, na ka dhene te kuptojme se veeete duhet t`i vleresojme gjerat. Cdo pune qe ne e kemi filluar ai na ka thene:“keni kujdes“. Kur eshte fjala per demonstratat e vitit 1989, une i njoh disa prej organizatoreve te atyre ngjarjeve, por njeri prej kryesoreve ka qene Ademi bashke me baben. Ne jemi deshmitare se me 1989, ishte ajo shkuarja ne Prishtine kembe nga te gjitha qytetet e Kosoves. Ademi u ka prire njerezve te cilet kane shkuar prej Skenderajt ne Prishtine. Fillimi i demonstratave ne Skenderaj ka filluar atehere kur veç kishte filluar ne shume qytete te tjera te Kosoves. Dua te theksoj se me l98l nuk ka pasur demonstrata ne Skenderaj. Une nuk i di arsyet pse nuk jane mbajtur ato: a ka qene fajtor mosangazhimi i njerezve sa duhet, a ka qene situata e qete sepse rajoni i Drenices eshte i paster etnikisht dhe ketu gjithmone pasuli eshte ngrene nga nje kokerr, mirepo fillimi i demonstratave te vitit 1989 ne Skenderaj ka qene paksa veshtire. Eshte tentuar ne mase – ka deshtuar, pastaj eshte tentuar me punetoret e te dy fabrikave: te Fabrikes se Municionit dhe te Fabrikes se Tjegullave dhe po ashtu edhe ketu ka deshtuar. Dhe, e vetmja forme mbeti qe te organizohen njerezit qe kane qene te angazhuar ne levizje dhe nxenesit e shkolllave. Ne ate kohe, Murati, djali im, ishte nxenes i shkollels se mesme ne Skenderaj, dhe ai me nxenesit e tjere kane qene argate ne keto demonstrata. Tash po dalin njerez qe ne ate kohe i kane pasur nga 14 vjet e po deklarohen se kane qene organizatore te demonstratave te vitit 1981! Megjithese kishte pasur probleme rreth organizimit te ketyre demonstratave, e qe besa edhe nervozizem pse ishin organizar me aq veshtiresi, ato u mbajten pas disa ditesh me perkrahjen e fuqishme te nxenesve te shkollave. Ato rrahjet e vogla te protestuesve nga ana e policise qe kane qene, tregonin Ademi, Hamza e Murati, kishin qene vetem nje frymezim me i madh per çeshtjen kombetare dhe me nje fjale, ishte thyer ajo bllokada qe kishte qene. Ne Skenderajj, me 3 nentor te vitit l989 u mbajten demonstratat e para pas atyre te vitit l968. Demonstrata e pare eshte mbajtur dikund rreth ores l8 e 3O minuta. Menjehere pas nje jave, kane pasur edhe demonstratat e tjera qe shnderrohen pastaj ne protesta madheshtore.

Zeri: Domethene, Ademi ka qene figura kyçe e organizimit te ketyre demonstratave?

Rifat Jashari: Une, per veten time, e njoh si figure kyçe. I njoh edhe disa shoke te tjere te tij.

Zeri: Kush ishin ata?

Rifat Jashari: Aktiviste kryesor ne ate kohe, te rreethit tone, kane qene: Ademi, Hamza, Jakup Nura, Adem Prellofci, Sahit Jashari, Ilaz Kodra, Ramiz Lladrovci, Fatmir Istogu...
Keta jane ata qe une i kam njohur. Ka edhe figura qe kane qene ne oden tone, por emrat as qe jane thene atehere dhe, edhe nese jane thene, ata kane qene emra te rrejshem, pseudonime. E di se te gjitha bisedat jane bere ne forme te prere:“Kjo eshte detyra, a do ta pranosh a jo?- Nese do, vazhdo me pune dhe nese nuk do ta pranosh, shko udhes sate!“. Lidhjet e tyre me te tjeret, as qe me kane interesuar ne ate kohe dhe tash vijne shume e thone:“jo, kam qene edhe une e ai....“, e te tjera. Keta jane njerezit qe i kam njohur une, por ka pasur edhe njerez qe kane ardhur mysafire, qe kane marre udhezime, jane diskutuar çeshtjet, bartja e fotografive siç ka qene ne ate kohe fotografia e Titor, per shkak te nderkombetarizimit te demonstratave, bartja e flamujve, bartja e pankartave, etj. Ka pasur edhe njerez qe kane ardhur nga Prishtina apo nga vendet e tjera, nje here ne jave apo nje here ne muaj, jane shkembyer informatat se si po shkon puna atje e ketu, e te tjera. Dhe, gjithmone eshte folur per organizimin. Eshte biseduar se si te behet organizimi nga komuna ne komune, eshte biseduar per lidhshmerine e njerezve. Kjo eshte qe me se shumti me ka pelqyer.

Zeri: Po shihet se oda juaj ka qene njelloj shtabi i ketyre organizimeve. A ka qene edhe para kesaj kohe familja juaj e armatosur?


„NE KULLE ISHTE AUTOMATIKU, PUSHKA, REVOLJA...“

Rifat Jashari: Une prej se e mbaj mend, si femije, ne familjen tone kam pare automatikun kam pare pushken dhe revolen. Une nuk e di nese ka pasur ndonje periudhe kur nuk i kemi pasur ne shtepi keto arme. I kam pare me syte e mi, i kam pasur ne dore qysh kur kam filluar te di çka jane ato. Ato nuk i kemi fshehur as prej grave e as prej femijeve. Kemi shkuar te punojme ne are dhe gjate pushimit kemi gjuajtur ne shenje, me revole. Edhe djemte tane qe nga femijeria e kane ditur ku eshte revolja, ku eshte automatiku. Ademi , cilindo prej djemve te ri qe e ka marre me vete ne pune te fushes, gjate pushimit e ka ushtruar te qese dhe te ushtroje me arme.

Zeri: Sa ka qene kjo e theksuar edhe te familjet tjera ne Prekaz. A i keni fshehur armet nga fqinjet, apo nga fshati?

Rifat Jashari: Ka pasur disa ne fshat qe kane bartur arme, por jo te gjithe. Ndaj disa njerezve te veçante nuk jane fshehur armet. Ka pasur edhe police qe e kane pasur terrenin tone e qe kane ditur per armet. Ta permend, eshte nje Jahe Obria i Obrise, pastaj Musa Selmani, e te tjere....Po ua tregoj nje rast. Para nja dy javesh, ishte te ne ne kulle nje njeri qe tash jeton me familje ne Gjermani. Ai na e tregoi rastin kur e ka marre detyren per terrenin tone. Kishte qene polic. Nje here, tregonte ai, kishte pase kaluar prane shtepise sone me disa kolege dhe para odes e kane takuar baben Shaban.U eshte dhene edhe shpjegimi pse duhet te bartet fotografia e Titos. U eshte thene se kete po e bejme jo nga shkaku se Tito eshte ai pa te cilin ne nuk mundemi dhe e duam, mirepo per shkak te asaj qe te arrihet aq me shume efekt ne nderkombetarizimin e demonstratave. Pastaj jane dhene edhe sqarimet pse duhet te bartet flamuri, çka sim bolizon ai e te tjera ....
Pasi e kane pershendetur baben, ai i ka pyetur se prej nga jane. Ky polici i tregon se eshte djali i nje burri nga Obria dhe ia tregon emrin e prindit. Babai e njihte babane e tij, kishte ndejtur me te dhe i thote atij policit te Obrise:“Shiko, djale i mirek, ta njoh baben, ta njoh oxhakun, prandaj kur te duash deren e ke te hapur! Kend e merr me vete, kjo eshte pune e jotja“. Ai i tregon se çco here kur ka ardhur eshte munduar te vije me njerez te mire dhe kur ka pasur me vete ndonje njeri qe ka çuar uje ne mullirin e huaj, i ka dhene te kuptoje me ndonje shenje babes Shaban se ai nuk ben....Kete po dua ta lidhe me ate se kur eshte baba i mire, s`e ka qare pa qene i mire edhe djali.

Zeri: Cka thoshte mixha Shaban gjate takimeve ne ode rreth organizimit te demonstratave te vitit l989?

Rifat Jashari: Babai gjithmone te ne e ka pasur rolin e keshilltarit, te udherreefyesit. Dhe, lirisht mund te them se sa dhere qe e kemi degjuar fjalen e tij, e kemi pasur me lehte. Ai e ka filluar biseden dhe pastaj i ka lene te tjeret te flasin., me nuk ka nderhyre. Eshte interesuar vetem se çka eshte bere dhe cila eshte strategjia e punes, ne çfare forme do te shkohet. Per shembull , kur eshte bere demonsstrata ne Skenderaj, ka qene qendrimi i tij: 

ju duhet t`i merrni nxenesit nga shkolla dhe te stacioni i vjeter i policise, ne dalim aty dhe bashkohemi me ju. Organizatoreet, pra, ne kete rast e kishin rolin e mbrojtesve te nxenesve. Organizatoret e demonstratave , nxenesve u kann dhene shpjegimet se pse jane te nevojshmse keto demonstrata dhe u eshte thene se „ne do t`ju mbrojme juve“. Nxenesve nuk u eshte thene, thjesht, hajde ta bejme kete pune,por u eshte shpjeguar pse organizohen demonstratat, pse eshte e nevojshsme te dilet ne to. Pra u eshte treguar se arsyeja eshte: vuajtjet e njerezve neper burgje, heqja e te drejtave dhe lirive qe kishtim etj. U eshte dhene edhe shpjegimi pse duhet te bartet fotografia e Titos. U eshte thene se kete po e bejme jo nga shkaku se Tito eshte ai pa te cilin ne nuk mundemi dhe e duam., mirepo per shkak te asaj qe te arrihet sa me shume efeket ne nderkombetarizimin e demonstratave. Pastaj jane dhene edhe sqarimet pse duhet te bartet flamuri, çka simbolizon ai e te tjera... Keto kane qene sqarimet, pastaj jane analizuar gjerat se a jemi te gatshem apo nuk jemi per demonstrata, ndersa ne te gjitha keto plane, baba ka qene perkrahes dhe mesues i forte.

Zeri: A ju kujtohet ndonje keshille konkdrete e mixhes Shaban?

„MOS U NGUTNI DJEMA, NUK E DINI KUSH ESHTE SERBI....“

Rifat Jashari: Sigurisht qe ka pasur ne demonstrata njerez te cilet kane thene nga gjaknxehtesia „hajt more kush eshte filan serbi...“, apo edhe nga vete ata qe mblidheshin ne oden tone, por ne keto raste, keshillat e ba bes kane qene:“mos u ngutni djema, nuk e dini ju kush eshte sserbi..., serbi eshte si uri qe ta gerryen dheun nen kembe dhe kujdes te mos shkilni ne derrase tekalbur, ruajuni mos u zhytni“, thoshte ai. Baba Shaban e ka pasur zakon te na keshilloje qe edhe me vete shqiptaret te jemi te kujdesshem. Keni kujdes, thoshste, mos e perdorni fjalen tradhtar pa nevoje. Ai e kish zakon te thote se nje njeri qe ka ne „damaret“ e vet gjak shqiptari, nuk mund te jete tradhtar. Bile e ka pasur zakon te thote:“Kur t`i thuash njeriut se je tradhtar dhe te jeshe i sigurte se eshte ashtu, m e s`ke pse rrin me te, dil ne emer te popullit, ne emer te çeshtjes kombetare e thuaj:ti burre e ke bere kete tradheti kombetare dhe numeroja....“Ai nuk ka qene gjaknxehte dhe i merrte punet shtruar. Ne momente te caktuara, kur ndonjehere situata kishte mundesi te dale jashte kontrollit dhe kur ndonjeri prej djemve te tij apo ndonje organizator i demonstratave thoshte se filan serbi e ka rrahur kete apo ate person dhe duhet „me dale e ma ia dhene hakun“, babai na keshillonte duke thene se nuk eshte veshtire e as probllem „me dale me vra“ nje serb, por dudhet parashikuar pasojat. Kjo ka vlejtur edhe per njerez te tjere dhe keto kane qene keshilla rrenjesore te tij. Prandaj, sot ndodh shpesh qe djemte e luftes thone: keshtu na ka thene asokohe mixha Shaban, keshtu na mesoi mixha Shaban, e te tjera.

Zeri: Po, burgosja e djalit tuaj, Muratit?

Rifat Jashari: Muratin e burgosin me 3 nentor l989, ne demonstraten e pare. Nga te renat me shkop gome nga policset, ai bjen ne toke, e marrin policet dhe e dergojne ne stacionin e policise. Ia japin 6O dite burg, mirepo ai ne ate kohe ende nuk i kishte mbushur l8 vjet keshtu qe vendosin ta denojne vetem me l5 dite burgim sepse Murati me l8 nentor i bente l8 vjet. Per kete arsye ia japin vetem l5 dite burgim, por nuk shkoi per t`i mbajtur as ato.

„SHKUAM PER AFTESIM USHTARAK NE SHQIPERI PER TA MMBOJTUR SHTETIN, TE CILIN MENDONIM SE E BEME“

Si u prit renia e komunizmit dhe lindja e LDK-se ne familjen Jasharaj? Si e ndihmoi Hamza formimin e deges se LDK-se ne Skenderaj? Kur filloi dhe si u be organizimi per ushtrime ushtarake ne Shqiperi? Si shkoi atje grupi i Drenices i prire nga Adem Jashari dhe kush ishte ne te? A ishin ne dijeni Rugova e Bukoshi per ushtrimet ushtarake ne Shqiperi? Cka u tha Ademit e Muraatit te dera e shtepise kur i percolli per ne Shqiperi mixha Shaban? Pse Adem Jashai e permendte rruges Cerçiz Topullin e Ismail Qemalin?

Zeri: Pason tash ajo periudha e renies se komunizmit dhe lindjes se pluralizmit, jo vetem te ne, por ne pergjit hesi ne Evropen Lindore. Por, kjo periudhe lidhet te ne me daljen e LDK-se ne skene. Ndodhi permbysja e nje sistemi dhe lindja e nje sistemi te ri. Si e priti kete familja Jashari , si u inkuadrua ajo ne keto rrjedha?

„LDK-ne POPULLI E KUPTOI SI UDHEHEQJE TE TIJ“

Rifat Jashari: Sigurishte se eshte pritur mire, sepse si levizje e re, Lidhdja Demokratike e Kosoves, asokohe nuk ishte nje parti siç eshte sot, por ishte nje lidhdje shqiptare. Rrezimi i nje sistemi dhe ardhja e nje sisstemi te ri ishte nje rreze drite per ne ne ate kohe. 
Perfundimi i sistemit komunist dhe lindja e nje levizjeje te re, ardhja e shqiptareve ne skene, angazhimi i njerez ve te shkences, angazhimi i njerezve me autoritet, ka qene nje mobilizim i madh. Cdo shqiptar, edhe nese nuk ka qene drejtperdrejt ne LDK, e ka perkrahur me zemer. Pak kush nuk e ka dashur, sepse LDK-ne e asaj kohe e kemi marre si diçka qe ne po duam tash vete ta qeeverisim kete vend, dhe sikur nje diçka shume te madhe, sikur nje plllake ari. Krijimi i kesaj levizjeje ishte kuptuar nga ne se tash udheheqja e popullit do te behet nga vete kosovaret, sepse deri atehere Kosoven e kane udhehequr servbet me nje pjese te vogel te shqiptareve. Popullu e kuptoi LDK-ne si udheheqje te tij ...Keshtu eshte pare kjo levizje atehere. Nese dikdush thote se vetem pse e patai emrin LDK hyra ne te, atehere e ka gabim. Angazhimi i te gjithe shqiptareve dhe perkrahja e saj eshte kuptuar me ate se „ne do ta udheheqim tash vete vendin“. Dhe, sigurisht se eshte perkrahur edhe nga ne, e edhe nga rrethi.

Zeri: A ju kujtohet se si eshte formuar dega e LDK-se ne Skenderaj?

Rifat Jashari: Njeri nder organizatoret e formimit te Deges se LDK-se ne ka Skenderaj ka qene vellai im, Hamza. Ai ishte nje punetor i madh dhe, edhe po te mos ishte ai , me siguri se do te ishte formuar dega e LDK-se edhe nga dikush tjeter, por Hamza ishte nder kryesoret qe beri organizimin e Deges se LDK-se ne Skenderaj. Ai ka qene nje aktivist i palodhshem ne kete drejtim, derisa jane pare gjerat se nuk po levizin ashtu siç duhej te leviznin. Domethene, kjo ishte nje diçka qe e morem me nje deshire te madhe. Mirepo, shume shpejt shkuam lart dhe pastaj rame poshte.
Pse po them se rame shume shpejt? U be shpallja e pavaresise , kushtetuta, u be qeveria, u bene ministrite. Por, nese u shpallen ato, eshte dashur te behet diçka qe t`i mbrojme, pavaresisht nga sakrifica. Prandaj, po them se te ne nganjehere jane bere premtime, por premtimi nuk duhet te bere nese nuk mund te realizohet. Dhe, menjehere pas keksaj, edhe pse kurre nuk kishin pushuar, vazhduan perndjekjet e maltretimet nga policia serbe. Nje pjese e popullit, po flas ne pergjithesi, e kemi marre LDK-ne si levizje qe gjoja tash perfundoi gjithçka, u be shteti yne, edhe pse nuk ishte bere organizimi dhe ishin mendduar gjerat mire. E une mendoj se nese jane bere levizje, eshte dashur te shkohet edhe ne pune konkrete. Jemi deshmitare te asaj kohe se, pas gjithe atyre maltretimeve e rrahje ve, shkuarjeve te djemve tane ne Shqiperi, rrahjet e nuseve dhe motrav e tona nga policia serbe, gjerat filluan te ndryshojne dhe ajo renia dhe fillimi i nje organizimi tjeter.

Zeri: Fillon periudha kur Ademi shkon per ushtrime ushtarake ne Shqiperi. Kur ndodhi kjo, cili eshte roli i mixhes Shaban, i Hamzes, i Ademit?

Më tej

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar më