Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

 


0. Pasthėnie pas njė viti

Kėtė artikull pėr pavarėsinė e Kosovės e kam shkruar para njė viti. Thelbi i argumentit tim ishte se para luftės nė Kosovė kishte dy shtete: Republika e Kosovės dhe shteti serbojugosllav. Republika e Kosovės ishte e bazuar nė zgjedhje demokratike, tė cilat kishin lindur njė kuvend, njė kryetar, njė qeveri qėndrore dhe qeveri komunale. Mbėshtetur nė vullnetin e popullit, pėr tė mirėn e popullit, ky shtet e qeveriste vendin sa mė mirė nė rrethana shumė tė vėshtira, organizonte edukimin, sistemin shėndetėsor, ndihmėn sociale, etj. Shteti serbojugosllav punonte kundėr vullnetit dhe jo pėr tė mirėn e popullit; mbėshtetur nė terror, jo vetėm plaēkiste dhe vriste por edhe e bėnte dėbimin e popullatės sė vet nga toka e saj dhe ushtronte gjenocid. Me tė vėrtetė s'ishte mė njė shtet, ishte njė organizatė mafioze, njė "shtet i dėshtuar" (failed state) sipas tė drejtės ndėrkombetare. Nė njė "shtet" tė dėshtuar njė shtet i ri legjitimohet prej vullnetit tė popullit. Kėshtu, nė Kosovė i vetmi shtet legjitim ishte Republika e Kosovės. Shteti serbojugosllav s'ishte asgjė tjetėr veēse njė bandė kriminelėsh. 

Tani bashkėsia ndėrkombėtare e ka dėbuar kėtė bandė. A ėshtė Republika e Kosovės tani duke e udhėhequr popullin kosovar nė njė tė ardhme demokratike e tė lumtur? 

Jo! 

Republika e Kosovės nuk duket mė. Ose mė saktė, shfaqet krejtėsisht e ndryshme. Doli njė "qeveri e pėrkohshme" pa asnjė bazė demokratike, pa asnjė bazė tjetėr (pretendon njė marrėveshje nė Rambuje, por e vetmja palė me legjitimitet demokratik nė kėtė marrėveshje, LDK-ja, nuk merr pjesė nė kėtė "qeveri"; pėrveē kėsaj, Rambujeja siē dihet dėshtoi), pa asnjė bazė tjetėr pėrveē frikės, terrorit. Quhet edhe qeveria e UĒK-sė, megjithėse me sa duket kjo UĒK nuk ėshtė UĒKja e Llapit ose e Dukagjinit, d.m.th. nuk ėshtė njė nga pjesėt e UĒK-sė, tė cilat kanė luftuar me sukses kundėr serbėve, por ėshtė UĒKja e "policisė ushtarake". "Ministri i Punėve tė Brendshme" i "qeverisė sė pėrkohshme" u ka dhėnė anėtarėve tė kėsaj "policie" letėrnjoftime sipas tė cilave kanė tė drejtėn "tė mbajnė armė, tė arrestojnė njerėz, tė hyjnė nė shtėpi private, tė konfiskojnė mallra". Bash si djemtė e Frenkit. Nė Prizren, ushtarė gjermanė kanė gjetur njė dhomė tė torturės ku kjo "polici ushtarake" torturonte romė; nje rom i vjetėr kishte vdekur nga torturat. (Midis "policėve" ishte edhe njė femėr.) 

Ky s'ishte njė "incident i izoluar". Kudo nė vend, anėtarėt e pakicave - romė, serbė, katolikė shqiptarė, goranė - kėrcėnohen, rrihen, plaēkiten, vriten. Shtėpitė e tyre digjen, shtėpi pėr shtėpi. Nga hakmarrės? Natyrisht, nėse paramilitarėt serbė, policia speciale, etj., tė kanė torturuar, t'i kanė vrarė gratė, femijėt, fqinjėt, ta kanė djegur shtėpinė, nuk ndihesh shumė miqėsor ndaj serbėve. Por kriminelėt serbė u arratisėn menjėherė pas luftės dhe ti duhet ta spastrosh truallin tėnd nga minat, ta rindėrtosh shtėpinė tėnde, ta gjesh bukėn. A do tė kishe atėherė kohė pėr hakmarrje ndaj njė gruaje tė vjetėr dhe tė sėmurė serbe ose rome qė personalisht nuk tė ka bėrė asgjė? 

Kėto krime kundėr pakicave edhe sipas shkallės tė tyre s'mund tė jenė hakmarrje individuale. Me sa duket janė njė fushatė e organizuar mirė dhe me tė njėjtin qėllim si krimet e "paramilitarėve" dhe "policėve" serbė: pėr t'i lidhur kėta njerėz dhe popullin me udhėheqėsin (si vrasės i konfirmuar nuk mund ta braktisėsh mė bandėn; nėse ke soditur njė krim nė heshtje, nuk mund tė protestosh mė vonė kundėr krimeve tė tjera), pėr t'i treguar popullit kush e ka tė drejtėn absolute pėr tė vrarė (tė vrasė serbėt, pastaj edhe tė tjerė). Pėr tė ndėrtuar njė shtet tė terrorit, nė tė cilin ēdokush ka frikė edhe tė flasė kundėr "qeveritarėve", si tani nė Kosovė. 

Natyrisht, edhe kėshtu, shkalla e kėtyre krimeve s'mund tė krahasohet me shkallėn e krimeve serbe. Nuk jemi nė luftė, dhe ky ėshtė vetėm fillimi, KFOR-i akoma ėshtė nė vend. Megjithatė, edhe nėse shkalla ėshtė e ndryshme, esenca e shtetit kosovar po shndėrrohet nė tė njėjtėn gjė si shteti serbojugosllav: nė njė organizatė pa bazė demokratike, nė njė organizatė kriminele e mbėshtetur nė frikė. Nė njė shtet tė dėshtuar. 

Ky do tė jetė fundi i tė drejtės sė Kosovės pėr pavarėsi. 

F.Münzel 

Hamburg, Tetor 1999. 

 

Mė tej
e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė