Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Mesim i pare, eshte i qarte: demokracia e pashoqeruar nga nje strukture ligjesh e nje strukture e forte shteterore qe te siguroje funksionimin e saj, mund te kthehet lehte ne te kunderten e vet. 

Persa i perket kritikes ndaj vizionit te rilindasve shqiptare, ajo, gjithashtu, duhet pare ne rrethanat kur eshte bere e ne zhvillimin e drames shqiptare. Ai vizion inkurajues lindi ne kushte te caktuara, per nje qellim te caktuar. Ne kushte te mevonshme, kur kombi shqiptar, ose se paku nje pjese e tij qe e kishin shtetin e vet te pavarur, ndeshej me probleme te tjera, me probleme te se drejtes, te demokracise, te emancipimit shoqeror etj., ai vizion kryekrejt optimist nuk ishte i mjaftueshem. Ndaj dhe bota shqiptare kerkoi dhe gjeti shtigje te reja te mendimit e te veprimit. 

Nderkaq duhet thene se, sipas nje tradite te keqe ballkanase e sidomos shqiptare, tradite te te hedhurit nga nje skajshmeri ne tjetren shume shqiptare u treguan te paafte te pranonin evoluimin e mendimit e te kultures politike. Duke mos e kuptuar pasurimin e tradites ata nuk njihnin veē shkeputje te dhimbshme, shkeputje te pasura me rrenim, paroksizmi i te cilave arriti kulmin ne mars te vitit 1997. 

Ne boten e eger ku jetojme, ne kushtet kur Shqiperia eshte ende e brishte, kur ajo eshte realisht e jo mitikisht e kercenuar, ne kushtet sidomos kur kombi shqiptar vazhdon te jete i prere me dysh, vizioni rilindas mbetet vizioni baze per boten shqiptare. Kritika kunder veseve e ceneve tona, ashtu siē ben gjithe bota per vetveten, nuk eshte veēse nje plotesim i ketij vizioni e jo nje permbysje e tij. 

Per te pare me rrokshem si funksionon nje bashkejetese vizionesh, qe, ne shikim te pare duket e pamundur, le te kujtojme Faik Konicen dhe qendrimin e tij ndaj Naim Frasherit. 

Konica, personalitet brilant i kohes dhe kultures shqiptare, ishte i pari qe u perpoq te hidhte nje dush te ftohte mbi zjarrmine rilindase. Me te drejte ai u perpoq t'u kujtonte shqiptareve jo vetem cenet e tyre, por dhe mbrapshtite dhe marrezite e tyre te herepashershme. Nderkaq, e pare nga largesia e kohes, optika e tij eshte kunderthenese. Ai eshte vete rilindas e po vete kthehet kunder rilindasve. Punon e digjet per Shqiperinee , aty per aty, i pelqen te tallet me te tjeret qe bejne te njejten gje. E adhuron dhe e lavderon Naim Frasherin e me pas i kthehet e s'i le gje pa thene. Pergjerohet per atdheun qe e ka larg, e mbron ku mundet, i del per zot kunder shpifesve e racisteve, pastaj kthehet e shan, e quan Zululand ai vete, me keq se racistet. Mund te thuhet keshtu se eshte ai, vete Konica, qe ngrihet kunder Konices. 

Nuk do te ishte me vend t'i kujtoheshin keto ketij kolosi te kultures shqiptare, (ne fund te fundit koloseve u ēmohen kryesisht lartesite) sikur kjo ane e tij kunderthenese te mos shfrytezohej me qellime te mbrapshta ende sot. Vitet e fundit, kur ne prag te hyrjes se Shqiperise ne familjen europiane, kunder saj e kunder kombit shqiptar shpertheu nje fushate e terbuar raciste, me emrin e Konices dhe me vepren e tij u bene spekulime nga me monstruozet. Nje zhgan intelektualesh antishqiptare, se bashku me nje pjese te medias boterore, qe iu sulen me nje urrejtje shtazarake popullit te vogel shqiptar, per ta perbaltur, per ta mallkuar, per ta ndare perjete nga familja e popujve europiane, u rreken ta benin Konicen flamur te tyre. Ky do te ishte profanimi me i lemerishem per Konicen e madh. Ndaj, per ta mbrojtur jo vetem kombin shqiptar, por ate vete, birin e tij me te madh, jemi te detyruar te kujtojme kunderthenien e tij. Ne fund te fundit, perēmimi dhe balta qe do t'i hidhej ketij kombi do ta perbalte, ne radhe, te pare fytyren e kolosit. 

Antishqiptarizmi si profesion fitim prures 

Rasti i Konices, me mire ndoshta se ēdo tjeter, na kujton cilesite e shqiptarit: edhe kur ngjitet ne lartesite sublime, here pas here qe nga thellesite e races i vijne vrullet zemerake. Por me shume se kjo, rasti i Konices shtron nje pyetje madhore ne kete fund mijevjeēari: ē'imazh kane per vetveten shqiptaret ? Eshte nje ēeshtje themelore qe kapercen dukshem anen kulturore e etike. Ky ēmim i vetvetes lidhet me vleresimin e atdheut, se fundi ai lidhet me ēeshtjen themelore se sa jane ata te vendosur te mbrojne ekzistencen e tyre si komb ne rruzullin e shqetesuar boteror. 

Nuk eshte as shpikje poetesh, as propagande nacionaliste, e aq me pak komuniste, te thuhet se vendi yne, Shqiperia, ka qene disa here ne zgrip te humneres. Traktatet per ta ndare ate midis fqinjeve, programet e doktrinat per ta shperbere kombin shqiptar jane aty, ne arkivat e shume shteteve, me data, me vula, me emra. Dhe shume prej tyre nuk jane aspak te vjetra. Ato kane ne fund vitet 1913, 1918, 1938 e disa jane fare te reja. 

Ne keto kushte, ne kushtet kur terbimi nacionalist antishqiptar merr permasa te tilla, sa qene mars te vitit 1997, ne demostratat e Shkupit njerezit kane guxim te ulerijne "shqiptaret ne krematorium !", kuptohet qe te jesh antishqiptar eshte fare e lehte, madje eshte shpesh fitimprurese. Keshtu dhe kurrsesi ndryshe mund te kuptohet vala antishqiptare qe shpertheu rrotull Shqiperise dhe brenda ne Shqiperi kohet e fundit. Keshtu shpjegohet perse nje grusht intelektuale renegate shqiptare u bene befas te perkedhelurit e medias boterore, te perkedhelurit e disa forumeve nderkombetare dhe, ē'eshte me e keqja, zedhenesit per problemet shqiptare. 

Shkurt antishqiptarizmi u kthye ne profesion. Eshte kjo fryme e semure qe ndihmoi per rrezimin e strukturave te shtetit shqiptar brenda dy - tri javesh, qe beri gjenerale dhe oficere shqiptare ne menyren me te turpshme te braktisnin postet e tyre, per te perfituar nje azil politik ne Itali, qe vulgu shqiptar t'i veje zjarrin tempujve te kultures shqiptare. 

Ne kushte te tilla, te ulerish ende se ne Shqiperi ka patriotizem te tepruar, se letersia shqipe eshte nacionaliste etj, eshte me te vertete thirrje e hapur per tradheti te hapur tashme ndaj atdheut. 

E gjithe kjo lidhet me nje sere pyetjesh themelore: a jane shqiptaret patriote me shume se ē'duhet apo perkundrazi jane ftohur me vendin e vet ? A mos po e mbiēmojne pa te drejte veten dhe vendin e tyre, a mos perkundrazi e perēmojne pa te drejte veten dhe atdheun, me fjale te tjera: a e duan kete vend qe u ka dhene emrin qysh prej dy mije vjetesh, apo enderrojne ta kembejne me nje tjeter vend, enderrr e mbrapshte kjo qe ka ngritur krye aty - ketu ne kohen tone ? Ne prag te mijevjeēarit te trete shqiptaret jane te detyruar te nxjerrin ende mesime nga drama e tye, qe ndodhet ende ne zhvillim. 

Ne kushte e nje klime te ashper nderkombetare, ku ata, i vetmi komb i ndare tragjikisht ne Europe jane te detyruar te durojne mosperfilljen boterore per gjėmėn qe u ka rene ne koke, ne kushtet e vetmise se tyre, te trysnise se nje propagande dashakeqe qe e ka perbaltur imazhin e tyre ne bote, duke e paraqitur here si popull violent, here si fondamentalist, here barbar e here te lajthitur, shqiptaret jane te detyruar, midids te tjerash, te bejne nje zgjedhje e sqarim themelor ne ndergjegjen e tyre lidhur me patriotizmin. Mendimit te mbrapshte qe e ngaterron patriotizmin me nacionalizmin, qe e paraqet antipatriotizmin si balsam kunder nacionalizmiz, ata duhet t'i pergjigjen me nje "jo" te prere. Patriotizmi nuk eshte nacionalizem dhe antipatriotizmi eshte po aq i rrezikshem sa shovinizmi. Ata qe i japin shpesh keshillat kunder patriotizmit, e kane siguruar nderkaq patriotizmin ne vendet e tyre, dhe si te gjithe te velurit i lejojne vetes luksin te nazetohen me te. Nderkaq vetenderimin per vendet e tyre e kane siguruar gjate shekujve, pa kursyer asgje, madje as forcen e armeve. Askush nuk shqetesohetne France kur presidenti e mbaron ēdo fjalim me fjalet "Rrofte Franca!" dhe askush nuk acarohet ne SHBA kur ne te gjitha meshat bekohen shteti amerikan, presidenti i vendit, madje dhe ushtria amerikane. 

Le te pranojme me trishtim se ne krejt gadishullin Ballkanik, ne kohen kur shumica e vendeve u perfshine nga valet e egra nacionaliste, te shqiptaret ndodhi e kunderta. Kjo ishte e thene qe, pasi u perpoqen t'i japim botes shembullin grotesk te popullit te pare pa fe ne bote, majmunet e vendit tone u joshen nga mbrapshtesia tjeter: te japin shembullin e popullit pa atdhe. 

Thyerja morale e popullsise shqiptare ne kete fund shekulli ishte nje nga humbjet me te renda te tij. Ajo ishte, me sa duket, rrjedhoja me tragjike e diktatures sfilitese komuniste ne Shqiperi dhe e terrorit shtazarak serb ne Kosove e vise te tjera te Jugosllavise. 

Thyerjet morale jane te njohura ne jeten e popujve. Ashtu siē jane te njohura ringritjet. Per t'u ringritur, kombit shqiptar i duhet te tendoset e te nxjerre nga thellesite gjithe rezervat qe ka skajuar aty, ato rezerva, qe popujt, sipas nje teknologjie te lashte, i ruajne per dite te zeza e i nxjerrin ne stine fatkeqesish. 

Raportet me atdheun zene ne kete rast vendin kryesor. Shqiperia s'ka nevoje per ekzaltime vulgare, po as me pak nevoje per perēmim. Mendimi se Shqiperia dhe shqiptaret kane qene teper te himnizuar nga kultura shqiptare, ndaj tani duhet t'i rrezojme ne balte per t'i sjelle ne vete, eshte doktrine e antishqiptarizmit. Kultura dhe mendimi i nje populli qendron gjithmone ne nje lashtesi te shquar per ku perpiqet ta terheqe e ta ngreje gjithe kombin. Dy shekuj me pare, Gjermania e Gėthes dhe e Shilerit ishte shume larg Gjermanise se prapambetur e fshatarake e, megjitheate, askush nuk e cileson mendimin gjerman si elitist ose ekzaltues. Nisur nga kjo, mund te thuhet pa drojė, se mendimi rilindas shqiptar, ndonese teper i larte ne krahasim me gjendjen reale te popullsise shqiptare, ishte plotesisht i perligjur. Nga ana tjeter, duke e pranuar nevojen e plotesimit te ketij mendimi me nje vizion kritik e qortues (korrigjues), duke e pranuar, pra, si te drejte ne thelb prirjen kritike te Konices, megjithate ne emer te nje te vertete siperane, duhet thene se kritika e tij kunderthenese ishte me shume ēka e tepruar dhe e parakohshme. Vete ai e deshmon kete , jo vetem me ate pejse te vepres se tij qe eshte e mbrujtur plot dashuri e pergjerim per Shqiperine, por dhe me veprimtarine e tij si ambasador i vendit te vet ne SHBA, detyre qe e kreu shkelqyeshem per nje kohe te gjate. Ambasadori me i kulturuar e me brilant i kohes ne Uashington, ai beri ēmos ta paraqiste Shqiperine e qyteterimin shqiptar ne driten me te mire te tij, duke e mbrojtur nga keqkuptimet e nga perēmimi, nje ajmč, ishte ngritur disa here vete t'ia shprehte vendit e popullit qe e kishte lindur.
 
Mė tej
e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė