Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju




Pyetjet e problemet qė vazhdojnė janė ma fort pyetje komplekse, tė cilat mund tė zgjidhen vetėm mbas atyne tė parave. Kėto pyetje trazohen ma fort me aparaturėn politike - shtetėnore e prandej kėrkojnė njė prirje tė veēantė politikane pėr mos me thanė universale. I drejtohemi, pra, vetėm disa tė pakėve tė botės shqiptare, dhe sidomos atyne me pėrgjegjėsi e kompetencė relative.

89) Cili sistem arsimor - fillor i pėrshtatet popullit shqiptar; sistemi gjerman, roman, apor ai i shteteve ballkanike?

90) Cili sistem arsimor i mesėm duhet tė dominojė ndėr ne; ai klasik, apor real - teknik?

91) Ē'farė sistemi ekonomik - prodhimtar duhet tė zbatohet nė tė gjithė Shqipninė; bujqėsia, industria, apor blegtoria.

92) Ē'farė sistemi administrativ i pėrshtatet shpirtit shqiptar; systemi gjerman me autonominė koncentrike (shtėpiake, bashkiake, komunale, provincale, shtetėnore), apor sistemi romak me centralizacion shtetėnor dhe hierarki?

93) Pėr ē'farė sistemi tregtie ka nevojė Shqipnia; pėr liberalizėm, pėr neomerkantilizėm, apor pėr autarki?

94) Cili sistem financar duhet tė zbatohet nė Shqipni; sistemi prokapitalist (me taksa proporcionale!), apor antikapitalist (me taksa progresive!)?

95) Cili sistem agrar - reformator duhet tė zbatohet me doemos nė Shqipni;

a) me tendenca sociale, sa pėr me e pėrmirsue gjendjen e mjerueme tė bujkut tė shkatėrruem,

b) me tendenca politike, pėr me e fuqizue klasėn e bujqėve kundrejt klasės sė pronarėve,

c) me tendenca juridike, tuj ndėrtue njė modus - vivendi ndėrmjet bujkut e pronarit, p.sh. nė formė tė njė sipermarrjeje emfiteutike, uzufruktuarje etj; apor

d) me tendenca ekonomike, sa pėr me i dhanė ma tepėr rast iniciativės individuale (tuej i shpėrnda tokat ndėr shumė pronarė), pėr njė prodhim ma tė frytshėm se deri mė sot?

96) Cili sistem punimi publik (botor, i detyrueshėm) i duhet sot Shqipnisė; sistemi i angarisė apor sistemi i njė puntorie armate (si e ka Bullgaria!)?

97) Cili sistem eugenik (pėr shpėtimin e popullit nga shfarosja nėpėr sėmundjet ngjitėse dhe trashigimtare!) duhet tė zbatohet ma fort nė Shqipni, sistemi i ambulancave shėtitėse, sistemi i izolimit (internimit), apor sistemi i shterpėnimit (sterilizimit)

98) Si duhet t'organizohet shėrbimi informativ dhe i propagandės kulturore pėr arsimin e gjithė popullit shqiptar (nėpėr botime, konferenca, argėtime, shfaqje etj) me liri tė plotė tė fjalės e tė shtypit, apor me censurė (kulturore) e me centralizacion propagandistik? 

99) Si duhet tė mobilizohet e gjithė pasunia - e tundshme e e patundshme - kombėtare, pėr njė prodhim ma tė frytshėm e dinamik; me anė propagande e konkurencash, apor me anė tė njė intervencioni shtetėnor, apor me anė tė njė sistemi plan - shtetistik?

Zgjidhja e kėtyne (11) pyetjeve tė fundit, - tė cilat veē e veē paraqesin nga njė kazan plot pyetje e probleme - i detyrohet me deomos botės e sidomos djelmnisė sė sotme shqiptare ... po desht kjo mandej me ju pėrveshė problemit aq tė zorshėm si paraqitet nė pyetjen:

100) A duhet tė kemi sot nė Shqipni:

a) Diktaturė,

b) Liberalizėm, apor

c) Sistem Autoritar?

Njėqind pyetje! ... njėqind-mij halle! ...

Dhe para sė gjithash: Kombi nė rezik!!! ...

Dihet se me kėto njėqind pyetje nuk shterret dot Problemi shqiptar. E do forca maggiore e rrethanave tė sotme, sociale, kulturore, politike etj, qė tė heshtim e tė lozim politikėn e struthit. Por si pat thanė historiaku Ranke? "Politika asht mjeshtria e shfrytėzimit tė posibiliteteve". Dhe me qenė se sot s'ka kurrfarė posibiliteti me u marrė me disa pyetje, madje fare a politike, si bj.fj. shekullimin e femnės shqiptare, problemin e koedukacionit ndėr shkolla tona, problemet monetare tė Bankės kombėtare etj. etj. - bajn mirė dhe e fusin kokėn nė ranė. "Alles zu seiner Zeit!" (tė gjitha kur u vjen koha!) thotė njė fjalė gjermane. Dhe ne duhet tė kemi durim, si mbas devizės: Saber selamet! ...

Njė gabim tjetėr, qė bahet ma fort nga populli ynė naiv, thotė se ēdo njeri qė ka ndjenjė do kohė n'Avropė asht bam i kulturuem ...

Edhe kėtu duhet ditė ma sė pari se edhe n'Evropė nuk janė tė gjithė tė kulturuem. Pėrkundrazi edhe n'Evropė ka njerėz (evropjanė tė lindun) tė dishėm e xhahila, tė mendshėm e tė marrė, efendilerė e hyzmeqarė, bejlerė e raja, qytetarė e katundarė, tė pastėr e tė ndytė, tė drejtė e tė poshtėr, me shpirt e pa shpirt, tė matun e tė lėshuem, shkurt: me kulturė e pa kulturė ... po njashtu si nė Shqipni. Evropa, pra, nuk tė ban me pahir tė kulturuem, jo, Evropa tė jep vetėm rastin, po pate veti e prirje kulturore, me i zhvillue kėto mė me dobi nė njė rreth ma tė gjanė e ma tė pėrparuem se nė Shqipni ...

Disa sjellje tė kopjueme nga evropianėt - sidomos nga evropianėt e kafehaneve - japin me kuptue se je shumė - shumė njė majmun, por jo i kulturuem ...

Por tė ndalemi ndopak qė tė marrim vesh se ē'do me thanė "kulturė"!

"kultura" - tha njė ditė Mihail Zallari - "ėshtė njė ēėshtje shije!". Po me kėtė kuptim, si duket, foli para disa vjetėsh edhe ish presidenti i Austrisė, Mihail Hainisch, tuj thanė se kultura e njė njeriu (Bildung) paraqitet dhe duket nė ēdo veprim tė tij si njė ngjyrė krejt e veēantė e individuale, a ma mirė: si njė stil jeteset ("Lebensstil"). Do me thanė shkurt se: njė njeri me kulturė tė vėrtetė i pajisė tė gjitha veprimet e veta me njė shije, me njė lezet, me njė tertip e njė marifet tė veēantė qė mund tė dallohen lehtė (nėpėr atė formė = markė = vulė tė veēantė!) nga veprimet ordinere e vulgare tė ēdo kushi.

Por kėto definicione estetikore nuk e dritėsojnė fare problemin. Prandej po mbahemi ma tepėr me dy pedagogėt e mėdhej tė kohės sė fundit, Pranger e Kerchensteiner, tė cilėt i kanė kushtue njė vėmendje tė veēantė problemit tė kulturės individuale ("Bildung"). I kulturuem asht ai njeri - thotė Spranger-i, - i cili asht i zoti me njoftė e me kuptue idena tė vlefshme ("Werte") dhe i cili e shtrėngon vehten me gjallue mbas atyne idenave. Pra shkalla e kulturės sė njė njeriu matet, nė njenėn anė, me njohunitė e tia pėr kah problemet e jetės dhe me tjetrėn anė me vullnetin e tij pėr konkretizimin e idenave tė nalta (tė drejtėsisė, tė bukurisė, tė vėrtetėsisė, tė mirėsisė, tė shejtnisė etj.) tė njerėzimit.

Psikologjikisht mund tė dallohen dhe t'analizohen katėr elemente kryesore nė kulturėn individuale:

a) elementi i intelektit, i cili asht i nevojshėm pėr me studiue e me njoftė idena tė vlefshme e tė pavlefshme.

b) elementi i mendjes (= mens, meditatio), i cili gjykon dhe zgjedhė ndėr idenat e vlefshme ato qė janė ma tė nevojshmet e ma tė pėrshtatunat pėr rrethanat e njeriut.

c) elementi i vullnetit, i cili e shtyn njeriun pėr zbatimin dhe konkretizimin e idenave tė pranueme.

d) elementi i shijes, i cili i harmonizon idenat dhe veprimet e njeriut nė njė mėnyrė tė kandshme dhe fare individuale.

Shkurt me thanė: i kulturuem asht ai njeri, i cili ka dijeni mbi ideale tė shėndosha e tė ndershme, i cili gjallon nėpėr e me ato ideale dhe i cili nuk e tepron asnjenin ideal nė dam tė tjerėve (kultura s'njef eksaltime e ekzagjerime!).

Po kėtė definicion (tė kulturės individuale!) mund tė pranojmė edhe pak a shumė rreth kulturės kolektive. Njė shoqėni apor popullsi quhet e kulturueme, kur ajo pėrshkohet nga ideale tė shėndosha e tė ndershme dhe e ka vullnetin me gjallue mbas atyne idealeve. Ndryshimi mes kulturės individuale dhe kulturės kolektive qėndron aty qė misat e kolektivitetit shumė herė nuk janė tė zot me i studiue dhe me i njoftė hollėsisht idealet, tė cilat i kanė pranue trashigimisht dhe besimisht nga tė Parėt apor nga ndonjė prijės ideal. Kėshtu vazhdon kultura e ēdo kombi, brez pas brezi, shumė herė pa u kujtue kush pėr idealet qė vlojnė nė tė, dhe vetėm ndėr disa raste tė volitshme dhe tė perėndijshme shfaqet e konkretizohet ajo kulturė ndėr vepra tė dukshme "kulturore" apor artistike. 

Por kjo asht njė e vėrtetė e paluejtshme; ēdo komb ka njė kulturė tė veten, njė kulturė me pikėpamje e ideale tė pėrbashkėta kolektiviteti. Sepse pa ideale tė shėndosha e tė ndershme s'ka gjallni kolektiviteti, s'ka jetė kombėtare. Mundet qė kultura e njė kombi ka mbetė parėsore (= e pazhvillueme) dhe sjellė ndėr zemra kombėtare si njė prrue i humbun ndėr landė pyellore; porse ai prrue njė herė mund tė bahet edhe lum dhe ai lum derdhet ndėr liqene e dete kulture ku puthiten hana e yejt dhe pasqyrohet dielli i shpirtit kombėtar ...

Dhe kėtu e kemi fjalėn te kultura shqiptare, a ma mirė: te kultura e kombit palo-shqiptar!

Duhet dijtė se edhe kombi shqiptar - si ēdo komb tjetėr nė kėtė botė, - ka edhe ai kulturėn e vet, atė kulturė karakteristike arbėrore qė ja ka ruejtė frymėn, shpirtin e karakterin, atė karakter aq tė profiluem, nėpėr sa e sa mijėra vjetė historike. Njė ent etnik, si kombi ynė, nuk do tė kishte muejtė me i qindrue kurrė gjithė atyne rreziqeve dhe kėrcėnimeve tė njė fati tė pashpirt, po mos tė kishte vlue nė trupin e tij njė gjak i nxehtė kulturor, njė gjak plot hov e pastėrti morale-etike, njė gjak qė shumė herė shpėrthej nga zemra heronjsh e titanėsh.

Po pyeti kush se ku njihet "kultura shqiptare", i pėrgjigjemi: ndėr doke e zakone, ndėr thanie karakteristike popullore, ndėr kallxime e pėrralla, ndėr kangė e valle, ndėr porosina e amanete tė tė Parėve, por sidomos n'amanetin ma tė ndritshėm tė shpirtit shqiptar: nė Kanunin e Lekė Dukagjinit!

Dhe aty shofim se tre elementet fondamentale tė "kulturės shqipėtare" janė: Besa, Nderi dhe Burrnija!

Pikėsėpari Besa e pasqyron naltėsinė morale-etike tė shpirtit shqiptar. Njė fjalė aq e shkurtė por e mbarsunė plot me kujtime heroizmash dhe kompleksitete tragjedinash, mjafton ai kaptim, dhe njė botė e pėrplotė titanike i paraqitet fantazisė sonė. Fjala e thjeshtė, "besa"! pėrmban nė vete njė forcė aq magjike - pėr shqiptarin e vėrtetė! - sa nuk i gjindet shoqja ndėr gjuhė tė hueja. Kur thoshin dikur tė Parėt tonė besa! apor pėr besė! ishin gati me i ba ballė ēdo zori a rreziku, madje edhe me lanė shėndet e jetė, me u shkimė me plang e shtėpi e me u shue me farė e fis ... pėr mos me e ēartė atė besėn e vet tė shkretė.

Fjala Nderi apor Ndera ka pasė njė kuptim individualist, edhe njė kuptim fort tė hollė kolektivist. "Dy gisht nder nė lule tė ballit na i njiti Zoti i Madh" thotė Kanuni i Lekė Dukagjinit. Dhe kjo ndjesi nė lule tė ballit tė shqiptarit tė vėrtetė nuk drejtohet vetėm kah miklimi i krenarisė vetiake, porse paraqet edhe njė element tė flaktė shpirtnuer ndėr lidhjet familiare, shoqėrore e kombėtare - trashigimtare. Ndjesia e Nderit e ka ba shqiptarin (e vėrtetė!) me i mbetė aq besnik dokeve e zakoneve dhe gjuhės amtare. Nderi shqiptar e ka ba arbnorin me i ruejtė aq besnikisht amanetet e tė Parėve tė vet. Dy mijė e sa vjet tragjike kaluen mbi kombin shqiptar, dy mijė e sa vjet plot fortuna e shtrengata dhunimesh, kur thundra barbare e anmiqve e shtypi token arbnore, kur zjarri i luftrave tė pashpirtshme shkrumoj vendin pėr anė, kur njė zgjedhė e pamėshirshme e krrusi zverkun kombėtar pėr tokė ... ndėr dy mij e sa vjet! - por prap shqiptari mbeti shqiptar, njė njeri i lirė nė zemėr, nė shpirt dhe nė karakter, dhe i pastėr (= i ndershėm) ndėr doke e zakone e nė gjuhėn e vet. Vetėdia e krenaria e shqiptarit tė vėrtetė mund tė gufojnė me tė drejtė e plot hov nėpėr ato kujtime historike e para pėrfytyrimit tė Nderit shqiptar!. 

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė