|
E kemi konvikcionin qė djalmėnija e sotme shqiptare e ka detyrėn me ju pėrveshė me gjithė mend e shpirt disa pyetjeve tė papėrkalueme e paraprake pėr ēdo punim tė pastajmė konstruktiv; disa nga kėto pyetje po i reshtojmė kėtu:
1) Ē'do m.th. "komb", ē'do m.th. "nacjon", ē'do m.th. "popull" shqiptar?
2) A kanė ndjenja tė pėrbashkėta kombėtare tė gjithė shqiptarėt, kudo qofshin nė botė?
3) Prej nga burojnė ato ndjenja tė pėrbashkėta; nga njėsija e gjakut (racės), e historisė (fatit), e vendlindjes, e gjuhės, apor e kulturės (dokeve etj.)?
4) Pse kanė sajue gjithmonė ushtarėt shqiptarė formacione tė veēanta qysh ndėr Perset e moēėm e deri ndėr kohėt e fundit (nėn Turqi)?
5) A asht kombi shqiptar (nga raca!) ma fort gjerman (nordik) apor roman (mediteran)?
6) Pse ndiejnė shqiptarėt njė simpati tė veēantė pėr kombin gjerman?
7) Pse pranoi kombi shqiptar njė kanun gjerman si kanun tė vetėm kombėtar (= Kan. i Lekė Dukagjinit!)?
8) A paraqet kombi shqiptar njė tip detarak (maritim), apor tokėsor (kontinental, - si pat thanė Weygand-i!)?
9) A kanė qenė shqiptarė: Diokleciani me shokė, Teuta me piratėt e saj, sa e sa kapitena e detarė tė Venecies, tė Turqisė dhe tė Greqisė sė re?
10) Pse nuk i njihet historia asnjė qyteti thjesht shqiptar nė buzė tė detit?
11) Pse s'kemi kangė thjesht popullore, thanje, pėrralla, doke e zakone qė tė jenė lidhun ngushtė me detin?
12) Ē'farė tipit psikologjik (mbas Ed. Spranger-it!) paraqet shqiptari: ma fort teoretik, politik, religjoz, estetik, social, apor ekonomik?
13) Ē'farė temperamenti (mbas Kretschmer-it) ka shqiptari: ma fort skicotym (i hovshėm e i mpreft!), apor cyklotym (i pajtueshėm!)?
14) Pse anon shqiptari ma fort kah krimet kundra jetės, se sa kundra kamjes?
15) A paraqet shqiptari ma fort njė tip iniciator, apor gjurmues?
16) A asht shqiptari ma fort prodhues (produktiv-genial), apor vetėm riprodhues?
17) A ka shqiptari ma fort ndjenja urdhnuesi, apor ndigjuesi?
18) A anon shqiptari ma fort pėr mekanizėm praktik apor pėr kontemplacione filozofike?
19) A asht populli shqiptar ma fort bujk, apor blegtor?
20) Pse nuk u kande studentave tė bujqėsisė me kthye ndėr tokat e prindve tė vet e me u marrė me bujqėsi?
21) Pse ka mbetė bujku shqiptar teknikisht kaq mbrapa, kurse historia na rrėfen, dhe profesori Mark Graf, (Inden Bergen Albaniens) edhe pėr sot na dishmon, se malsoret shqiptarė kan njė genius tė veēantė pėr probleme teknike?
22) Pse ndryshon bujku kosovar aq fort me atė tė Shqipnisė sė kėndejshme?
23) A ka dasi fisit, apor ndjenjash ndėrmjet katundarėve, qytetarėve dhe malėsorėve shqiptarė?
24)Ku qėndron ndryshimi ndėrmjet Gegėve, Toskėve dhe Kosovarėve; nė dialekt vetėm, apor edhe ndėr cilėsina (jo: Dasina) shpirtėrore?
25) Pse i okupon problemi social ma fort Toskėt se Gegėt?
26) Pse ka ma tepėr bamirėsa (filantropė) nė Toskėni se nė Gegėni?
27) Pse kthejnė emigrantat e Gegnisė kaq rrallė nder vende tė veta?
28) Pse paraqesin Shkodra e Korēa dy pole civilizatore - qytetare tė botės shqiptare?
29) Pse i ka mbetė Vlorės, Elbasanit, Beratit, Tiranės etj, edhe sot njė hije ma fort pazari se qyteti?
30) A anon shqiptari ma fort pėr njė jetė qyteti, katundi, apor vetmore?
31) Si kuptohen qytetet e mėdha shqiptare para se me shkelė sllavėt nė Shqipni?
32) A janė kullat tona, ndėr malėsina, trashigime sllave, frankonormane, veneciane, apor shqiptare?
33) A ka shqiptari ndonjė kuptim tė veēantė pėr jetėn shtėpiake?
34) Si e merr Shqiptari, familjen e vet; si njė kamje (patrimoniale), apor si njė shesh detyre (patriarkale!)?
35) A ka shqiptari ma fort ndjenja kolektiviteti, apor individualiteti?
36) A ka nė Shqipni kund institucione kolektiviteti, si "Mir-i" nė Rusi si "Zadruga" ndėr kroatėt etj.?
37) Si kuptohet institucioni i "pashtrakut" e i sa e sa tė drejtave tė pėrbashkėta tė bajrakut nė Kanunin e Lekė Dukagjinit?
38) Si e kupton shqiptari kolektivitetin; si njė lidhje ndjenjash sociale, apor vetėm juridike (contrat social!)?
39) Si kuptohet institucioni i "kushtrimit" ndėr malėsina?
40) Cili sistem ekonomik i pėrshtatet ma fort shpirtit shqiptar; sistemi i punimit tė ndamė (Arbeitsteilung!), apor i punimit krejt tė veēuem (geschlorene Hausvirtschalft!).
41) A ka shqiptari pėrgjithėsisht ndonjė prirje pėr ēashtje ekonomike?
42) A asht shqiptari ma fort njė tip producenti apor tregtar?
43) A anon shqiptari mbrenda tregtisė ma fort pėr spekulacion, apor pėr spedicion (distribucion), apor komisioneri?
44) Si kuptohet qiraxhillėku shqiptar gjatė sa e sa epokave tė historisė qysh nga koha e Fenikėve?
45) Si e ndien shqiptari kamaten (uzuren) si njė shpėrblim tė natyrshėm, apor si njė pagesė nga nevoja e zori?
46) Ē'kuptim kanė tė hollat e thesasueme ndėr teneqe vajguri?
47) A asht shqiptari - nė pikėpamje monetare - ma fort metalist, apor kartalist?
48) Pse u zhduk njė kohė pesė-frangshi letėr nga tregu shqiptar?
49) A ka shqiptari ndonjė kuptim pėr rolin e kreditit?
50) A e kupton shqiptari randsinė e kooperativave?
51) Si duhet tė merren "fratelinat" historike shqiptare?
52) Ē'kuptim kanė do festime tė pėrbashkėta tė zejtarėve (sidomos kristjanė) shqiptarė?
53) A ka kund nė Shqipėni lėvizje sociologjike koorporative (Stande) bj. fj. ndėrmjet pronarėve, bujqve, nėpunėsave, arsimtarėve, priftave, mjekėve, avokatėve, mamicave, punėtorėve, studentave etj?
54) Si e kupton shqiptari kamjen (pasuninė) pėrgjithėsisht; si njė mjet sundimi pėrmbi tjerėt (ma tė vorfėn), apor si njė mjet independence nga tė tjerė?
55) Si i merr shqiptari njerėzit e tjerė; si njė objekt respektimi e me tė drejta tė njėjta, apor si njė objekt e mjet shfrytėzimi?
56) Si kuptohet shpirti i thjesht demokratik nė Kan. e Lekė Dukagjinit?
57) A asht bajraktari shqiptar njė "primus inter pares", apor njė "Fuehrer"?
58) Si kuptohet fjala e ushtarėve shqiptarė para Katerinės sė Madhe nė Rusi: "Na jemi tė gjithė kapedana!"?
59) A drejtohet shqiptari - ndėr punė politike - ma fort mbas parimesh, apor mbas personash?
60) A i shtrohet shqiptari mbarėshtrimit publik ma tepėr nga arsyeja, apor nga zori?
61) Si mujten me u drejtue aq mirė politikisht - (vetėm me Kan. e Lekė Dukagjinit) - malėsinat tona, gjatė sa e sa shekujsh, pa ushtri, policė e xhandarė?
62) -------------------------------------------------------
63) Nė cilat lėvizje tė jetės sė vet kėrkon shqiptari liri tė plottė?
64) Ndėr cilat vise tė Shqipnisė kishte me plasė ma sė parit anarkia publike?
65) Ndėr cilat punė tė shtetit rrėfen shqiptari rezistencė pasive?
66) Si e merr shqiptari shtetin "pėrgjithėsisht, si njė person (d.m.th. si pushtet tė njenit a tjetrit person) apor si njė regullim asnjanės?
67) A e do, apor e dron (e ka frikė) shqiptari xhandarin e detyrės?
68) A mund tė priten sakrafica vullnetare (pėr shtetin) nga popullsia?
69) Deri ku i detyrohet regjionalizma propagandės shkatrrimtare, deri ku shpirtit vetė shqiptar?
70) Pse lėvdohen shkodranėt e korēarėt para tė tjerėve, me gjithė qė tė dy metropolet e Shqipnisė janė tė pėrmbytuna nga fanatizma fetare, d.m.th. janė tė pėrēamė nė tė mirė fort e nė tė keq fort.
71) A ka shqiptari seder shtetėnore-kombėtare, apor tallet me vocrrinė dhe dobėsinė e shtetit tė vet?
72) Si e kupton Shqiptari veten pėrgjithėsisht; me komplekse vogėlsie e pavleftėsie, apor me komplekse sipėrvleftėsimi?
73) Pse e shikon shqiptari gruen (femnėn) me njėrėn anė, si njė objekt tė shenjtė e tė paprekshėm dhe, me tjetren anė, si njė kafshė me njė vleftė kafshe ordinere?
74) Pse flet gojėdhana dhe kanga popullore aq rrallė e tek pėr ndonjė femėn tė famshme?
75) Deri ku bazohet ruejtja e gjuhės shqiptare, e dokeve dhe e ndjenjave kombėtare nė karakterin e fortė tė grues shqiptare?
76) Si kuptohen mbretneshat dhe amazonet shqiptare gjatė historisė sonė?
77) Cili ndėr dy sekset skupohet ndėr ne ma fort nga ndjenjat mistike e religjoze?
78) Si i kupton shqiptari fuqitė e mbinatyrshme; si bamirėse, apor si demoniake?
79) Si e pėrfytyron shqiptari Perendinė: si njeri (antropomorf), si shpirt mistik, apor nė mėnyrė animiste - panteiste?
80) A asht shqiptari ma fort jetėmohues, apor jetėgėzues (pagan) ndėr ndjenja tė veta religjioze?
81) Si kuptohet paganizma brenda Kanunit tė Lekė Dukagjinit?
82) Pse i jep shqiptari ma tepėr randėsi betimit: "Pėr qiellė e pėr dhe" se atij "pėr Zotin", "pėr Allahun", "pėr Krishtin" etj. (Shih librin e Vaso Pashės, pėrkthye e botue nga Mehdi Frashėri, 1935)
83) Cila fe i pėrshtatet ma fort karakterit shqiptar, muhamedanizmi pėrgjithėsisht, shitizmi, sunizmi, ortodoksizmi, katolicizmi, apor protestantizmi?
84) Cili shkak e ka protezhue bektashizmen nė Shqipni?
85) Deri ku e pėrkrahė, apor e pengon feja (konfesioni) shqiptarin ndėr detyrat individuale e kolektive?
86) Deri ku shtrihet influksi i hoxhės, apor i priftit shqiptar?
87) Si kuptohet toleranca fetare ndėr malėsina dhe fanatizma dėrmuese ndėr qytete shqiptare?
88) Si kanė mujt me qėndrue nėpėr sa e sa shekuj disa enklave katolike mrenda njė rrethi fare muhamedan?
Kėto 88 pyetje janė - si kemi theksue edhe ma pėrpara - disa nga pyetjet ma fillestare tė "Problemit Shqiptar". Djelmnija shqiptare e ka me detyrė t'i pėrvishet kėtyne pyetjeve njė orė e ma parė me gjithė hovin e saj djalėrik, me gjithė mend e shpirt e me tė tana mjetet e shkencave pėrkatėse. Mėnyra, me tė cilėn ka me i zbėrthye e dritėsue kėto probleme, ka me i dishmue vleftėn djalėnisė sė sotme. Sidomos ata qė na kanė rrėfye deri mė sot njė savantllėk tė mahnitshėm tuj na paraqitė kėsi problemesh tė popujve tjerė, bj.fj. tė Kinezėve dhe Japonezėve, e kanė punėn fare tė lehtė. Sepse ma zori asht me i kuptue disa hollėsina shpirtėnore e disa msheftėsina zemre ndėr kombe tė huej, se nė kombin e vet. Pėrkundrazi kėtu mund tė vlojnė bashkė me njohunitė e dijes edhe institucionet e mendjes kthjelluese dhe avullimit e shpirtit bashkėtingllues. Nga dijetarėt e huej s'kemi ēka presim ndėr kėsi probleme, pse s'na kuptojnė. Dhe, me qenė qė kėto pyetje janė fare larg nga sfera politike, s'asht nevoja qė tė druhet kush para sosh. Sė paku njė sadisfaksion mund tė ketė ēdo hulumtues i kėtyre problemeve: s'mund tė quhet
plagjator! ...
Mė tej
|