|
|
Çamet nuk kerkojne ndryshim kufijsh, por rikthim ne
trojet e te pareve.
nga Dashnim Hebibi
Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme
germadhe dhe varret e te pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame.
Larg endrres se pafund per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku
ata pane diellin qe kur linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne
ate çfare garanton Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz
me helenet. Por eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje
çamet.
Zeri i se drejtes çame ne dyert e Evropes. Pas 58 vjetesh perpjekjesh te
pashoresa, populli çam insiston per te fituar te drejtat e tij, pertej kufijve
shqiptare; aty ku mbrohen te drejtat e njeriut, ne Gjykaten e Strasburgut.
Tashme dosja eshte gati. Brenda saj, fakte e dokumenta autentike hedhin drite
per te shkuaren e zeze te Çamerise dhe per realitetin po aq mohues te çameve te
sotem. Drejtues te Shoqerise Patriotike Atdhetare “Çameria” tregojne, se pas
shume trokitjeshte pafat ne dyert e shteti shqiptar e atij grek, ne kerkim te
te drejtave te tyre legjitime, do te trokasin shume shpejt ne porten e
Strasburgut. Padise se ketij komuniteti, perpiluar brenda nje dosje voluminoze
i kane ardhur ne ndihme arkivat e shtetit shqiptar, deri dhe senduqet e
“fortifikuara” prej mese gjysem shekulli te çameve. Nderkohe, kerkesat e çameve
ndaj institucionit te njohur te se drejtes ne Kontinentin europian (Gjykates se
Strasburgut), jane te qarta dhe ne sinkron me te drejtat e garantuara nga
konventat nderkombetare. Çamet nuk kerkojne ndryshim kufijsh, por rikthim ne
trojet e te pareve, marrjen e shtetesise greke, demshperblim per te gjitha
demet qe shteti grek u ka shkaktuar atyre, qe arrin shifren e 2 miliard e 800
milione dollareve. Jo vetem kaq. Momenti per çamet kesaj here eshte i
pandalshem. Drejtuesit e Sh.P.A. “Çameria”, do ta percjellin dosjen dhe ne
Gjykaten e Hages, ku perfaqesuesve te saj nepermjet dokumenteve te shumta
historike, do t’u behet e ditur masakra e pergjakshme greke mbi popullsine
çame. Momentalisht, “diplomacia” çame po zgjidh disa gjera te “vogla” me
shtetin shqiptar. Ne fillim te muajit qe shkoi, Sh.P.A. “Çameria”, hapi gjyq ne
Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, per abrogimin e dekretit te Presidiumit
te Kuvendit Popullor, te viti 1953, i cili ne kundershtim me Kushtetuten u hoqi
nenshtetesine greke çameve.
Dosja “Çame” ne portat e Strasburgut
Trojet e pamundura nga harresa, shtepite gjysme germadhe dhe varret e te
pareve, jane ajri qe kerkojne me ngut mushkerite çame. Larg endrres se pafund
per to, çamet kerkojne rikthim ne mezhdat e arave, ku ata pane diellin qe kur
linden. Jane shtetas greke dhe si te tille, kerkojne ate çfare garanton
Kushtetuta e ketij vendi demokratik, te drejtat e tyre baraz me helenet. Por
eshte muri grek, ai qe ka privuar dhe vazhdon te privoje çamet. Per te shembur
njehere e pergjithmone kete bariere absurde, Sh.P.A. “Çameria” do t’i drejtohet
Gjykates se Strasburgut. Perpara se te dorezoje padine shoqeruar me dosjen
perkatese, perfaqesuesit e kesaj shoqerie kane kerkuar konsulence juridike. “Ne
pergatitjen e dosjes “Çame” na kane ndihmuar konsulente juridik, si avokati
Rustem Gjata. Nderkohe do te kerkojme ndihme edhe nga perfaqesues te shtetit
shqiptarne Strasburg dhe nga konsulente te huaj, te cilet jane te gatshem te
ndihmojne ne zgjidhjen e drejte te problemit çam”. Sipas zotit Biraçi, dosja
“Çame” eshte voluminioze. Per perpilimin e saj eshte germuar ne arkivat e
shtetit shqiptar (dokumenta origjinale per çamet ka dhe arkivi grek i Gumenices
dhe arkivi turk). Eshte siguruar dokumentacioni per 25 mije familje çame.
Tashme nuk perben sekret se cfare permban dosja “Çame”. Ajo eshte e kompletuar
me te gjitha dokumentet (origjinale) e pronesise se çameve, me deklarata
personale per ata qe kane humbur dokumentat. Ne dispozicion te dosjes “Çame”
jane vene dhe pasaporta te vjetra qe ata nuk i kane dorezuar deri dhe fatura
para vitit 1945. E rralle, Çamet per kete dosje kane hapur dhe senduqet e
vjetra, ku kane nxjerre leterkembimet me te surgjynosurit e tyre ne burgjet e
ishujve te Egjeut. Perkrah ketyre dokumentave, çamet kane renditur kerkesat e
tyre. Brenda logjikes se kohes dhe ngjarjeve, çamet kerkojne rikthim ne
shtepite e tyre ne Çameri. Fitimin e nenshtetesise greke, si dhe demshperblim
per te gjitha demet qe u ka shkaktuar shteti grek, perfshi dhe ate njerezor.
4900 çame jane vrare, therrur e djegur barbarisht nga mercenaret greke te
kryesuar nga gjenerali i zi, Napolon Zerva. Koka te prera, gjine te shkrumbuar,
femije te rrjepur, vajza te perdhunuara, qindra te vdekur urie perrenjve e
skerkave gjate rruges se kthimit per ne Shqiperi... Nje skene e zakonshme çame
per greket barbare ne vitet 1944 – 45. “Bij, bijte e mi. Ç’thate valle kur ju
shpuan me thika?” Nje vaj i kahershem, rrenqethes njerezor do te trokase edhe
ne Gjykaten e Hages. Viktimat e genocidit te pashembullt grek kerkojne denimin
e ekzekutoreve te asaj kohe. Emrat famekeq te masakres çame, ende vertiten te
gjalle ne kujtesen e te moshuarve, deshmitare te tragjedise se asaj kohe. Jane
nje liste e tere autoresh greke, te vdekur dhe te gjalle, midis te cileve:
Zerva i tmerrshem, Doroteu, Ziko, Kola Gulla, Spiro Kaço. Jane varrezat masive
ne qytetet: Paramithi e Filat dhe monumenti i Zerves ne Gumenice (me fytyren e
doren drejt Shqiperise), deshmia e gjalle e nje epoke te eger spastrimi mbi
popullisine çame. Dosja “Çame” ne Hage, nuk eshte gje tjeter veçse simoter e
masakrave naziste, vazhde e shfarrosjes se praktikuar mbi kosovaret nga
genocidi serb i ideuar nga udheheqesi i tij shpirteror, Sllobodan Millosheviç.
Ndersa Sllobo eshte ulur perpara gjykatesve te Hages, çamet kerkojne te njejten
gje, ndeshkimin e xhelateve greke.
Nje gjyq “ilegal”. Keshtu mund te cilesohet fillimi i proçesit gjyqesor i hapur
nga perfaqesues te Sh.P.A. “Çameria”, ne fillim te muajit qe shkoi, per
abrogimin e dekretit qe u hoqi nenshtetesine greke çameve. Gjithcka u perpilua
me kujdes dhe ne heshtje. Pakkush e dinte, se ne Gjykaten e Shkalles se pare te
Tiranes, po zhvilloheshin seancat e para per rrezimin e dekretit te nxjerre ne
vitin 1953 nga shteti diktatorial. Te lodhur dhe gjithnje te deshtuar ne
kerkesat e tyre prane qeverise shqiptare per abrogimin e ketij dekreti, i cili
citohet te jete antikushtetues, perfaqesuesit e Sh.P.A. “Çameria”, kishin frike
te benin publik fillimin e proçesit per rrezimin e tij. Heshtja e qeveritareve
shqiptare perproblemin çam, ishte shtysa se berja publike e gjyqit do te
pasonte me “pengesat” e para te servirura nga burokrate qe veten ne raste
fushatash kujtohen ta zene ne goje ate. “Frika konsiston ne ate qe zyrtare
shqiptare gabimisht mendojne, se dhenia e nenshtetesise greke çameve, do te
thote heqje te nenshtetesise shqiptare. Eshte e drejte e jona te mbajme ate
shtetesi qe kemi pasur dhe qe padrejtesisht na u hoq ne menyre kolektive.
Dhenia e nenshtetesise eshte hapi i pare per zgjidhjen e problemit çam”.
Gazeta “Bota Sot” 9 korrik 2002
|
|
|