Vrasja e dyte e Aristidh Kolias
nga Kolec Traboini
"Ju lutem mos ushqeni asnjė iluzion. Mua mė vranė
dhe kėshtu kanė vepruar edhe me dy kryetarėt tjerė tė Shoqatės sė Shqiptarėve
"Marko Boēari", tė cilėt vdiqėn, edhe kėta, nga "leuēemia".
Kėto fjalė ua kam thėnė edhe miqve tė tjerė tė mij"...
- Fjalėt e arvanitasit tė madh, Aristidh P. Kolia, nė shtratin e vdekjes.
Kush nuk e ka njohur nga afer shkrimtarin e madh
arvanitas, ase nuk ka arritur te lexoje veprat e tij,kurr nuk mund ta mendonte
se sa prane me nocionin e vdekjes rronte ai njeri, e kjo per dy shkaqe, se
pari, se ai, tere jeten germoi neper shtigjet, sa te ndritura, dhe aq te errta
te historise, ku mpleksej trimeria me pabesine, helmi me plumbin dhe thiken,
ē'ka percaktoi fundet tragjike te shume udheheqeseve arvanitas qe kane bere
emer ne historine e Greqise.
Se dyti, edhe se neper skutat e kthinat e sotme te falangave te megaloidhese qe
kerkon pushtimin e Shqiperise madje deri me gojen e ish presidenteve si
Saratzetaqis, apo te kapsalioteve qe kerkojne publikisht kthimin e Stambollit
ne kryeqytet te Greqise, perpunoheshin plane per neutralizimin e vepres se
Aristidh P.Kolias dhe nese ishte e mundeshme edhe eleminimin e tij fizik.
Ne gazetat e krahut nacionalist ekstremist, Aristidh Kolia cilesohej si armiku
i Greqise, si agjent i shqiptareve, si nje mallkim, duke hedhur mbi te te
gjitha te zeza qe mund te thuhen per nje, kushdo qe e njihte nga afer
shkrimtarin arvanitas mund te konstatonte se kishte te bente me nje njeri
zemermire, i shtruar, i qete, i dashur, i durueshem, qe kishte per nder qe
ishte qytetar grek, por te njejten kohe, ndjente krenari per gjakun shqiptar qe
i vlonte ne zemer. E pikerisht gjaku shqiptar ishte ajo qe urrenin me teper
fantazmat e megaloidhese,cka shprehej dhe nga nje sportist renegat shqiptar
Piro Dhima qe thoshte se nese kishte gjak shqiptar ne damare do ti priste
damaret qe te mos i ngelte as dhe nje pike nga ai vend e nga ai popull ku lindi
dhe u rrit. Ne kete klime e perbuzese ndaj shqiptareve dhe arvanitasve jetonte
shkrimtari dhe studiuesi Aristidh Kolia.
Por nuk mjaftonte vetem klima e pergjitheshme, por ishin dhe kercenime sa te
fshehta aq dhe publike per jeten e tij, kercenime per te cilat i kishte folur
dhe mikut te tij shqiptar, piktorit Robert Alia Dragot i cili ka i punuar dy
kopertina te librave te tij.
Letra, telefonata, pergjime telefonike, ndjekja ne ēdo hap, madje kur
zhvillohej lufta ne Kosove, ne ankthet proserbe e antishqiptare qe jetonte
shoqeria greke, guximi i ekstremisteve grek u be akoma me i madh dhe arriten
deri atje qe te mbushnin muret e kryeqytetit grek me parulla ku kerkohej denimi
me vdekjev i autorit te librit "Greqia ne kurtin e serbeve te
Millosheviqit".
Aristidh Kolia, pati kurajon qytetare, qe ne nje mjedis filoserb sic ishte
Greqia,te mbronte luftėn e drejtė ēlirimtare tė UĒK-sė, nė dhjetėre emisione
televizive,si dhe kudo nė massmediat greke, duke iu kundėrvu asaj propagande
histerike kundėr vėllezėrve tanė kosovarė, gjatė masakrave tė barbarive serbe
nė Kosovė dhe bombardimeve tė NATO-s mbi mbeturinat e tė sė ashtuquajturės
Jugosllavi.
Aristidh Kola, si kryetar i Shoqatės sė Arvanitasve tė Greqisė "Marko Boēari",
do tė akuzohej nga forcat ultrashoviniste orthodokse greke, vazhdimisht, pėr tė
vėrtetėn e ngjarjeve tė Kosovės,( "Edhe une jam kosovar - shkruhej ne revisten
e tij "Arvanon"), si dhe pėr tė vėrtetėn e shqiptarėve nė Greqi, tė cilėt edhe
i pėrfaqėsonte nėpėrmjet shoqatės sė tij - tė njohur nga ligjet greke. "Ai, -
shkruan avokati Ilir Malindi, - do te hidhej nė gjyq nga organizata
ultrareakcionare greke, si dhe do tė kėrcnohej me vdekje. Nuk ėshtė rastėsi, qė
nė tė gjithė Athinėn, nė pranverėn e vitit 1999 (gjatė ngjarjeve tragjikenė
Kosovė) ishin shkruar me dhjetėra parulla, nė tė cilat kėrkohej varja nė litar
e Aristidh Kolės dhe vdekja e tij."
Ishte ajo atmosfere qe e ktheu nje bisede televizive te drejtuar nga
komentatorja e televizionit grek, "Skaj", Liana Kaneli, ne nje sulm te pacipe
edhe te diskutanteve te tjere fanatike e mediokerr mbi shkrimtarin e ftuar
Aristidh Kolia, sikur ky ti armik i Greqise. Sulmeve te pacipa publike deri ne
masmedia, shkrimtari arvanitas i priti me gjakftohtesi, pa acarime, me nje
kulture qe i shkonte pershtat emrit te tij si shkrimtar e studiues i shquar,
veprat e te cilit kishin perhapje te gjere dhe ribotoheshin shume here.
"Shume miq ne telefonuan per te shprehur indinjaten per balten qe hodhi mbi mua
zonja Liana Kaneli, gjate emisionit televiziv ne "Skaj" 5 Maj 1999, dhe me
pyeten perse e perballova me qetesi , kur duhej te kundersulmoja...
Miqt e mi mos u merzisni e mos u hidheroni per kete, sepse " e drejta del vjen
kur ti vije ora". ...E kam dashur dhe e dua vendin tim por dashuria ime nuk
eshte me fjale por me veprat e mija te cilat do te kujtohen kur balta e
z.Kaneli te kaloje ne harresen e shekullit.
Kam preferuar gjithmone te shkoj kundra rrymes e jo te shkoj nga shkon rryma
dhe fryjne ererat.Nuk jam lepire e nuk kam puthur kurre kembet e permjera dhe
per kete e paguaj shtrenjte dhe ne menyre te perditeshme me nderin e dinjitetin
dhe lirine time..." Por gjithesesi zemra e madhe e Aristidh Kolias e dinte se
sa shqetesim e sa deme i sillnin me krijimtari, sa tundime madje edhe ne
rrethin familjar, sepse presioni i opinjonit shoqeror binte edhe mbi familjen e
tij, mbi te afermit e miqt.
Aristidh Kolia gjithashtu ndiqej ne heshtje, pergjohej,ne perpjekje per t'ja
bere jeten ferr sepse ishte njeriu qe ringjalli tek qindra mijra arvanitas ane
e mbane Greqise dinjitetin e neperkembur, qe nocionin e asaj popullsie te
perbuzuar ta ktheje ne dinjitet e krenari. Ishte Aristidh Kolia i pari
shkrimtar arvanitas qe ne librat e fjalen e tij tha se arvanitasit duhej te
ishin krenar sepse 90 perqint te heronjeve te revolucionit e pavaresise se
Greqise ishin arvanitas nga gjaku dhe gjuha.
Por fale aftesive te tij per kerkime ne histori, per te cilen braktisi dhe
profesionin e juristit, ai u faktoi se jo vetem bijt e arvanitasve ishin herojt
kombetare te Greqise, por edhe se kultura e arti arvanitas tashme ishte bere
pjese e tradites kombetare greke duke perfshire kenget,veshjet dhe shkoi deri
atje sa te spjegoje nepermjet gjuhes se arvanitasve mitologjine e lashte greke,
emrat e perendive te Olimpit, cka nuk mund te behej kurrsesi me nepermjet
gjuhes greke. Libri i tij "Arvanitet dhe prejardhja e grekeve", botuar se pari
ne 1983, liber voluminoz me mbi 500 faqe njohu mbi dhjete botime ne Greqi, dhe
u be si bibla per arvanitasit te cilet e kishin mbajtur mbyllur kaq vjet
ndjenjat e veta te krenarise per origjinen e gjakun shqiptar.
Bashke me librin "Gjuha e Perendive",botimi i pare 1989, te cilin A.Kolia e
konsideronte si pjese a kapitull te librit te madh "Arvanitet",ato perbejne dy
monumente qe Artistidh Kolia ngriti per popullin e vet, e me kete monument emri
i tij mbetet i pavdekshem. Ai, sė bashku me tė madhin Antonio Bellushi, nė
vitin 1988, pranė organizmave ndėrkombėtare, bėjnė tė njohur zyrtarisht se nė
Greqi jetonin mbi 2 milion shqiptarė, si dhe se atje kishte mbi 600 qendra
banimi shqipfolėse. Kjo u be publike nė shumė mjete tė informimit, duke filluar
nga revista e Kozencės "Lidhja", qė e nxirrte Papas Bellushi. Ishin pikerisht
shembja e vepres se tij monumentale qellimi dhe perpjekjet e ekstremisteve
nacionaliste greke, te cilet enderronin djegiet e tyre publike si ne gjyqet e
inkuzicionit, bashke me autorin e tyre si heretik.
Duke mos pasur fuqi ligjore (legjislacioni grek eshte demokratik), ata perdoren
metodat me te sterholluara per t'ja bere jeten e padurueshme me shprese se ai
do te hiqte dore nga vepra e vet. Pra ata kerkonin se pari, vrasjen e vepres
duke e shuar jehonen e saj, duke ēpifur se autori eshte nje tradhetar i
Greqise, per te larguar arvanitasit nga vepra e tij, nga organizimi i
veprimtarive, nga blerja e leximi i revistes qe nxirrte Aristidh Kolia si
drejtues i Qendres se Studimeve Arvanite, ne fillim me emrin "Besa" e me pas
"Arvanon". Perdornin dhe metoden tjeter te sterholluar e cila ishte dhe
platforme e masmediave greke, shtypit dhe televizionit, njollosja publike e
emigranteve shqiptar si vrases te lindur dhe hajdute. Arriten deri atje keto
lloj propogandash saqe ne nje fshat ne afersi te Athines, Kryekuq, e banuar me
arvanitas, te ngrihej i tere fshati ne ndjekje te shqiptareve, duke perdorur
armet e zjarrit dhe vegla bujqesore duke perfshire sopata, me synimin per t'i
ēfarosur emigrantet.
Aristidh Kolia e ndjente se ē'po ndodhte, e nuhaste qellimin e mbrapsht te
propogandes zyrtare qe me nje gur vriste dy zogj, njolloste emigrantet
shqiptare si presion ndaj qeverise shqiptare per leshime ne jug te Shqiperise,
dhe e dyta te neveritej popullsia arvanitase nga vllezerit e vet te nje gjaku
shqiptaret e ardhur rishtas ne Greqi si ata shekuj me pare. Shkrimtari
arvanitas kishte kurajon e guximin t'i stigmatizinte keto perpjekje dinake te
masmedias greke qe binte mrekullisht ne sinkrone me ultranacionalistet e
shovenistet e Greqise.
E tere ajo propogande antishqiptare, e tere ajo klime mbytese e dinjitetit te
te qenit shqiptar llogaritej te fashiste deshiren e arvanitasve qe ta
konsideronin vehten te nje gjaku me emigrantet e perbuzur qe benin pune skllavi
per pak dhrahmi pa vlere, e rrjedhimisht vepra e Aristidh Kolias do te zbehej,
do te lihej ne nje ane si perēartjet e nje njeriu qe nuk di se ē'thote. Mirepo
nuk ndodhi krejt keshtu. Vepra e shkrimtarit te madh arvanitas njohu nje
perhapje gjithnje e me te gjere, revista e tij me studime per traditat e
kulturen arvanitase kerkohej, dhe nga ana tjeter Kolia vazhdonte te nxirrte
vepra te reja.
Kishte shume libra neper duar. Kishte shume pune per te bere. Sė fundi ishte
duke pėrgatitur fjalorin Arvanitas-grek, i cili do tė mund tė bėnte dallimin e
gjuhės arvanitase me atė zyrtare greke. Kishte kohė qė kishte hedhur idenė e
botimit tė njė fjalori me alfabet latin tė shqiptarėve tė Greqisė per ta afruar
sa me afer me gjuhen shqipe dhe komunikimin me historine, kulturen e artin
shqiptar.
Aristidh Kola bashkėpunonte me tė gjitha rrethet e Diasporės Shqiptare nė botė.
Ai mbante lidhje dhe gjithnjė bashkėpunonte me shqiptarėt e Amerikės, me mikun
e tij tė ngushtė e me bashkėstudiuesin Papas Antonio Belushi-n nė Kozencė tė
Italisė, me intelektualėt e Kosovės, tė Maqedonisė, tė Turqisė dhe tė
Shqipėrisė. Ai ishte i lidhur deri dhe me Arbėreshėt e Korsikės Sikur ta
ndjente rrezikun qe do ta kercenonte, ai botoi nje veper, ne promovimin e te
ciles thirri studiues, miq e shoke te shumte, nga Greqia, Shqiperia dhe Italia.
Kishte ardhur dhe miku i tij i ngushte, studiuesi arberesh nga Italia Antonio
Bellusci si dhe ambasadori shqiptar ne Athine Kastriot Robo.
Ishte data 24 maj. Pikerisht ne pronovimin e librit shkrimtari 55 vjecar
Aristidh Kolia ndjen dhembje te papritura qe kurr nuk i kishte ndjere me pare.
Dicka po ndodhte me organizmin e tij. Parandjente diēka ogurzeze.
I shkuan ndermend gjitha ato mallekime dhe kerkesa per vdekjen e tij jo me
shume se nje vit me pare. Kaloi nje vere te nxehte athinjote me shqetesime te
jashtezakoneshme per gjendjen e papritur dhe fatin e veprave te veta qe i
kishte neper duar. Shtatori e vuri ne shtrat. Tetori po e dermonte trupin e
tij.
I vinin shoke e miq te shumte por ai nuk gjente ngushellim. Si nje vizion i
tmerrshem i kalonte neper mend fati i personazheve historike arvanitase per te
cilet kishte shkruar ne vepren e vet madhore "Arvanitet".
Teodor Kollokotronin e helmuan ne burg, edhe pse kurre me fjale nuk e tha
publikisht se ishte arvanitas, paēka se mbiemri i tij i vertete brez pas brezi
ishte Bithguri, Gjergj Karaiskaqin e vrane ne prite dhe fjala e fundit qe tha
kur e mori plumbi ishte ne gjuhen arvanitase.
Kishin vrare dhe te tjere perfshire dhe heroinen arvanitase Laskarina
Bubulina.
E kush nuk e di historine e kafes me helm qe u perdor per te zhdukur
arvanitasin e shquar te shekullit te kaluar, gazetarin nga Salamina, Anastas
Kullurioti?
Deri vone kishte ardhur rrjedha e helmit e plumbit, duke marre dhe jeten e dy
presidenteve te shoqates arvanitase "Marko Boēari". Keto te fundi i fiksoheshin
ne kujtese sepse ishin shume me afer kohes se tij. Kishin qene adhe ata, si ai,
president i arvanitasve te Greqise. Dhe diagnoza e te dyve ne vdekjet e
papritura kishte qene e njejte: Leuēemi. E njejta siptome vdekjeprurese per tre
presidente te arvanitaseve te Greqise. Dy jeteve te rrembyera mizorisht, nga
duar qe kurre nuk dalin ne skene, po i afrohej dhe nje e trete. Ish jeta e
tij.
Ne nje nga takimet e fundit prane shtratit te vdekjes i kishin shkuar
ambasadori shqiptar bashke me nje avokat po shqiptar Ilir Malindi i cili me pas
deshmon:
"Unė pata rastin qė ta vizitoja tė madhin Aristidh Kola, nė ditėt e fundit tė
jetės sė tij, nė spitalin e Athinės "Evangjelizmos" dhe pash gjendjen e tij tė
pashpresė. Mė tha se ishte gėzuar qė gazetat e Shqipėrisė kishin shkruar pėr
sėmundjen e tij... I dhash kurajo, duke i thėnė se do tė shėrohej shumė shpejt
dhe se sė bashku do tė vazhdonim me studimet dhe publikimet e reja, mirėpo...
Ahhh! Ai, me trishtim dhe krenari tė njėkohėsishme na tha edhe kėto
fjalė:
"Ju lutem mos ushqeni asnjė iluzion. Mua mė vranė dhe kėshtu kanė vepruar edhe
me dy kryetarėt tjerė tė Shoqatės sė Shqiptarėve «Marko Boēari», tė cilėt
vdiqėn, edhe kėta, nga "leuēemia". Kėto fjalė ua kam thėnė edhe miqve tė tjerė
tė mij"...
"Kam shkuar ta shoh serisht ne ditet e para te tetorit -, me thote ambasadori
shqiptar ne nje bisede telefonike nga Athina - por kur e mora ne telefon nga
kati i pare i spitalit "Evangjelizmo", qe eshte prane ambasades, me tha se ate
dite ndjehej shume keq, dhe do ta mirepriste viziten e tij ne nje nga dite e
ardheshme.
Kater dite me pas me njoftojne se Aristidhi vdiq. Ishte nje lajm tmerresisht i
pikellueshem".
Ishte 11 tetori 2000 dita kur ndodhi fizikisht vrasja misterioze e shkrimtarit
dhe udheheqesit arvanitas, per ta mbeshtjedhe edhe kete vdekje me nje enigme
tjeter greke ne histori.
Por gjithesi vrasja e dyte vazhdon. Dhe kjo eshte e senderzuar ne nje platforme
po as mistike e te rafinuar si eleminimi fizik i shkrimtarit. Behen tere
perpjekjet per ta varrosur bashke me trupin dhe vepren e tij. Ne Athine per
vdekjen e Aristidh Kolias, shkroi vetem nje gazete greke. Revista "Klan" ne
Shqiperi refuzoi botimin e shkrimit me rastin e vdekjes me shkakun se " kete
teme e ka trajtuar gazeta "Albania"." Shoket e miqt e tij te afert arvanitas
kane rene si te shushatur prej gjemes dhe mbase prej frikes. Pyetjes qe i bera
presidentit te sotem te arvanitasve Jorgo Jeru, nese keni ndermend te botoni
ndonje nekrologji, shpallje a komunikate per vepren e veprimtarit te madh me
tha se nuk kemi ndonje plan.
Vdekja u pasua me nje heshtje ogurzeze.
Hienat e nacionalizmes greke nga skutat e errta, si ju gezuan zhdukjes fizike
te arvanitasit te madh qe ringjalli "gjuhen e perendive", tani pergatiten te
hidhen ne sulme po aq vdekjeprurese ndaj vepres se tij.
Nese arvanitasit dhe shqiptaret nuk do ta kuptojne kete mision te zi te
megaloidhese shoveniste, qe nuk i kursen as parate dhe as helmin, per qellime
makabre ndaj arvanitasve, emigranteve dhe mbare popullit shqiptar, atehere
gjitheseicili prej nesh, ka marre pjesen me heshtjen e tij ne vrasjen e dyte te
Aristidh Kolias. Vepren e arvanitasit te madh Aristidh Kolia, qe meriton nje
vend nderi ne historine e letrave shqipe, mund ta vrase edhe indiferenca dhe
kopracia jone.
Le te mendojme sot, qe te mos na vrase ndergjegja neser!
Boston 24 nentor 2000
Botuar ne :
"Dielli" Vol.91, Nr.4 2000
"Illiria" Nr.1115 , 27 shkurt 2001
|