|
Gjuha shqipe, shqiptarėt nė Greqi
dhe grekėt nė Shqipėri
nga Dr. Konrad Clewig*
Pjesėt shqipfolėse tė popullsisė nė Greqi nė
kėndvėshtrimin gjuhėsor, historik dhe atė tė vetėdijes nuk pėrbėjnė njė grup
homogjen. Lidhur me kėtė dhe emėrtimi i tyre, i rėndomtė nga grekėt si
arvanitas po ashtu ėshtė i gabuar. Shkenca ndėrkombėtare pėrcakton si
arvanitas vetėm pasardhėsit e popullsisė sė emigruar nga zonat jugore tė
Shqipėrisė. Vala e parė e emigrimit tė kėsaj popullsie nga jugu i Shqipėrisė
kryesisht ka ndodhur gjatė shekujve, XIII, XIV dhe XV me ftesė tė sunduesit
vendas.
Qysh atėherė arvanitasit janė tė vendosur nė rreth 300 vende nė Jug tė Greqisė,
si nė Beoti, nė Atikėn Lindore, nė disa ishuj tė Egjeut ( p.sh. nė Eube, Hydra)
dhe nė Pelopones. Vetė kjo popullsi si emėrtim pėrdor njė etnonim tė vjetėr,
arbėrorė, dhe si rrjedhim dhe gjuha quhet arbėrisht Por shumica gjithashtu
ka marrė dhe emėrtimin grek (arvanitika pėr gjuhėn). Numri i arvanitasve sot
mbi bazėn e kritereve gjuhėsorė apo atyre tė vetėdijes vlerėsohet nė 150.000
200.000 vetė. Megjithėatė gjuha arvanitase nuk ėshtė shpėrndarė vetėm
gojarisht, por folėsit e saj janė persona dygjuhėsorė, me njė tendencė tė fortė
drejt tė folurės vetėm greqisht, kryesisht ky fenomen duket tek tė rinjtė.
Asimilimin gjuhėsor e ndihmon dhe fakti se kultura arvanitase ėshtė kryesisht
njė kulturė rurale. Ndėrsa shoqėria greke nė pėrgjithėsi ėshtė njė kulturė
urbane, njė model jo arvanitas, por njė model grek. Qytetarizimi, migrimi dhe
levizja sociale kanė patur dhe ndryshime tė gjuhės dhe si rrjedhim njė ndryshim
tė identitetit. Madje dhe arvanitas tė ndėrgjegjshėm sot e shikojnė veten sa
grekė aq edhe arvanitas, d.m.th. nuk ka njė identitet tė politizuar etnik.
Pjesa nacionale greke nga ana e vetė propagandon mundėsinė e tė qėnit
njėkohėsisht si arvanitas ashtu dhe grek. Kėrkesa e munguar pėr njė gjuhė dhe
kulturė arvanitase si dhe mėnjanimi dhjetra vjeēar dhe ulja e prestigjit i
gjuhės sė pakicave kombėtare, nė tė gjitha fushat si nė institucionet
shtetėrore po ashtu dhe nė Kishėn greke ortodokse (tė cilės i pėrkasin dhe
arvanitasit), tregojnė se pajtueshmėria (pėrputhmėria) do tė mund tė pranohet
pėr aq kohė sa gjuha arvanitase tė mund tė kuptohet si njė fazė kalimtare pėr
barazimin total me ambjentin grek. Kjo dhe ndenja armiqsore ndaj shqiptarėve ne
vitet 90-tė kanė ēuar nė atė qė shoqatat arvanitase tė orientohen drejt idesė
sė shqiptarizmės. Shoqatat u krijuan kryesisht nga fundi i viteve 70-tė.
Njė grup tė dytė tė vogėl shqipfolės pėrbėjnė dhe banorėt e disa fshatrave nė
zonėn kufitare greko-bullgaro-turke nė Trakė. Ato janė pjesa e mbetur e njė
pėrqėndrimi tė madh deri nė vitet 1922 / 23 nė atė kėnd tė tre vendeve,
ndėrkohė qė gjurmimi gjuhėsor shkon mbrapa deri nė shek.XVI. Nė fillim tė shek.
XX nė kėto zona erdhėn dhe disa pėrfaqėsues tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare,
ndėrsa sot nė anėn greke akoma ėshtė e pėrhapur gjuha shqipe ndėr tė rinjtė, e
cila kuptohet qė ėshtė e arvanitizuar dhe greqisht.
Njė grup i tretė shqipfolės ekziston sot vetėm pjesėrisht: Ēamėt, nė njė zonė
tė ngushtė kryesisht nė Veri tė vendit, nė kufi me Shqipėrinė, nė zonėn e
Epirit. Ndryshe nga dy grupet e tjera, kėto janė pjesė e historike dhe
gjuhėsore e njė zone tė mbyllur shqipfolėse dhe kanė patur dhe kanė dhe sot njė
vetėdije etnike shqiptare. Emertimi qė i bėjnė gjuhės sė tyre, p.sh. ėshtė si
nė Shqipėri shqipja Pas caktimit kufijve nė vitin 1913, u krijua ky minoritet
gjysėm me popullsi myslimane e gjysėm e krishterė ortodokse, pjesa myslimane
u bė objekt i shkėmbimit greko turk i popullsive, dhe nė fakt kjo popullsi
myslimane ka qenė subjekt i diskriminimeve. Si rrjedhim i bashkėpunimit tė
supozuar me italianėt, sidomos me trupat pushtuese gjermane, dhe nga krijimi i
administratės civile shqiptare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, trupat greke
pėrzunė pėr nė Shqipėri rreth 20.000 shqiptarė myslimanė. Pjesa e mbetur e
krishterė ēame, sipas versionit grek nuk ekziston mė. Ato janė pak tė
hulumtuar, por duket se shfaqin njė vetėdije tė veēantė dhe kanė gjuhėn e tyre
dhe ndjejnė njė trysni administrative tė madhe. Por nuk shprehen publikisht. Nė
pėrgjithėsi shteti grek nuk ka pėrkrahur grupet e popullsisė shqipfolėse, apo
tė kėtė pranuar veēoritė e tyre kulturore. Nė disa vende myslimane ēame, vetėm
nė vitet 1936 deri nė 1939 pati pėrpjekje gjysmake pėr tė ofruar mėsimin nė
gjuhėn amtare. Deri mė sot Greqia pėr shkak tė politikės sė saj tė gabuar nuk
ka kontribuar nė mirėkuptimet tejkufitare nė Evropėn Juglindore.
Grekėt nė Shqipėri
Pakicat kombėtare greke nė Shqipėri dhe ato shqiptare nė Epirin verioro-lindor
grek trajtohen nė mėnyrė tė pavarur nga kėndvėshtrimet plot ngjyra nacionale.
Nė fakt qė tė dyja janė rezultat i sė njėjtės ēėshtje. Si rezultat i luftrave
ballkanike tė viteve 1912-1913 u caktuan kufijtė pėrmes territorit tė njėsuar
osman. Kėshtu liindi njė pakicė kobėtare greke nė Shqipėrinė Jugore, e cila sot
jeton disi kompakte (nė jug tė Gjirokastrės) dhe disi e pėrzier me popullsinė
shqiptare (nė zonat bregdetare fqinje tė Sarandės dhe Himarės). Pėrmes
migrimeve grekėt u vendosėn dhe nė qytetet e Gjirokastrės dhe Tiranės. dhe kėtu
bėhet fjale kryesisht pėr pjesėtarė tė formuar tė pakicave kombėtare, tė cilėt
janė tė rėndėsishėm pėr pėrfaqėsimin e interesave tė tyre. Qė gjatė regjimin
komunist u pėrkufizua territori i pakicave qė pėrfshin pėrveē Himarės tė gjithė
rajonin greqishtfolės. Mbrojtja e pakicave kombėtare atėherė u kufizua
kryesisht nė arsimin fillor nė gjuhėn amtare. Ndėrsa shkolla tė tjera
greqishtfolėse u krijuan vetėm nė kėto vitet e fundit.
Sa grekė ka sot nė Shqipėri ?
Pėr periudhėn midis dy luftrave botėrore llogariten nga shifrat e Lidhjes sė
Kombeve rreth 35.000 40.000 grekė. Kurse rregjistrimi i fundit shqiptar i
popullsisė flet pėr 58.758 grekė, ndėrsa qeveria greke nuk ka njė tė dhėnė
zyrtare., por shpesh ndėr ambentin publik grek pėrmenden shifra prej 300.000
350.000 shqiptaro-grekėsh. Tė dy tė dhėnat janė shprehje tė mendimeve
etno-politike: nė bazė tė rezultateve zgjedhore tė vitit 1992 tė partisė qė
pėrmbledh grupet e pakicave kombėtare Partia e Bashkimit dhe tė Drejtave tė
Njeriut del njė numėr i zgjedhėsve tė saj nė shifrat 100.000 120.000 persona
(ende para fazave te emigrimit ekonomik drejt Greqisė). Vlerėsimi prej 300.000
350.000 pėrfshin njė pjesė tė madhe tė popullsisė ortodokse shqiptare dhe mbi
tė gjitha pakicave arumune. Ky koncept eskpansionist gjithashtu pėrqafohet
dhe nga pėrfaqėsuesit politikė tė shqiptaro-grekėve dhe kontribuon kryesisht
dhe nė frikat shqiptare ndaj pakicave kombėtare dhe Greqisė. Rrjedhimet e
mundshme janė polarizimet etno-nacionale si nė rastin e zgjdhjeve lokale nė
zonėn e Himarės nė vjeshtėn e 2000. Pėr kėtė arsye prandaj ėshtė pėr tė ardhur
keq dhe pėr thirrjet e organizatave shqiptaro greke pėr bojkotimin e
rregjistrimit tė popullsisė nė prillin e 2001. Grindja pėr pėrkufizimin e
pakicės kombėtare si term ėshtė pėr kėtė tė fundit njė ngarkesė e madhe.
*Dr. Konrad Clewig ėshtė historian nė Südostinstitut nė Mynih dhe specialist i
shqiptarėve.
|