Brezat e ardhshėm nuk do ta besojnė
ndoshta kėtė ngjarje, por unė, po e
shkruej i nxitun nga Konica, qė
thotė: Popujt qė nuk nderojnė
kujtimet e shkuara, janė tė dėnuar
me vdekje.
SI I MBYTĖN DY PRIFTNIT?
Mbas vrasjės Don Luigjit, nė vendin
e tij u emnue Don Pjetri, i cili ato
ditė thonte: Dukėt se Krishti ka
vendosė qė unė tė jem ndėr tė fundit!...
Nė muejin korrik tė vitit 1948, kur
po vinte me njė biēikletė pėr nė
Shkodėr, ndalohėt nė rrugė dhe
pėrcillet nė hetuesinė e Koplikut.
Aty, siē mė tregonte njė ish-polic
S. N. i Seksionit tė Mbrendshėm,
gjenė Don Aleksandrin dhe At Florian
Berishėn S.J. qė masakrohen bashkė
me shumė malėsorė. Priftnit
torturoheshin ma shumė se tė tjerėt,
thonte ai. Nuk dinte sėpse, por
jepej njė urdhėn: Hyni nė hu, edhe
po ngordhėn mos u frigoni! Askush
nuk e dinte shkakun dhe as nuk
guxonte me e kėrkue, mbasi nuk i
kushtonte asgja Xhemal Selimit me tė
vra me tė. Gropa e zezė ishte e
hapun pėr cilindo!
Njėditė kishin shkue herėt nė
Seksion Asllan Lici e Palė Mėlyshi.
Xhemali po i priste nė zyrė. Mbas
njė bisede tė shkurtė, tė tre bashkė
kanė dalė e kanė dhanė urdhėn me
shkue tek birucat e Don Aleksandrit
dhe Don Pjetrit, me i lidhė dhe me i
nxjerrė mbas ndėrtesės sė Seksionit.
Pėr fat ky nuk e kishte pasė atė
rrezik me zbatue atė urdhėn mbasi
ishin caktue katėr tė tjerė. I kanė
lidhė dhe i kanė nxjerrė nga njė
derė anėsore. I kanė ba me ecė pak
shpejtė edhe pse ishin mjaft tė
lodhun nga vuejtja. Xhemali ka hy nė
zyrė, ndėrsa Asllani e Pali kanė
urdhnue policėt me shkue tek stallat
e kuajve dhe me marrė dy cfurqe tė
rinjė dhe tė fortė. Urdhni do tė
zbatohej por me mend nuk mund tė
gjindej ēka duan me ba xhullinjtė. I
sollėn edhe cfurqit. Ka dalė i pari
topall nė topall Asllani e mbas tij
me kapadaillėk si gjithmonė Pali.
Janė drejtue nga priftnit e lidhun
tue u thanė: Ecni, more klysh tė
Papės, se tash do tju rregullojmė
qejfin tuej, ju kujtoni se na
mashtroni me ato zhgarravinat tueja...!
Pse nuk tregoni me cilėt kriminela
jeni tė lidhun dhe u keni ēue bukė
ndėr male? Nuk kanė pritė pėrgjigje
por janė drejtue nga njė gropė
gjirizi tė nevojtorės sė Seksionit
qė ishte gjithmonė e hapun. Kanė
urdhnue me afrue priftnit tek gropa.
Kėta qė po shihnin nga dritarėt po
mendonin se po u bahėj presion me
tregue... por, papritmas Asllani i
ka vue duert nė gjoks Don Pjetrit
dhe Pali, ka kapė pėrkrahut Don
Aleksandrin dhe, tue ua sha Zotin me
fjalėt ma tė flligta veē kur u kanė
dhanė tė shtymen tė dyve e, kanė ra
mbrendė nė gropėn e zezė. Kur
priftnit kanė marrė me u ēue,
xhelatėt i kanė shty me cfurk pėr me
i zhytė mbrenda, tue u thanė: Hee...
flisni... ku e keni ate Krishtin
tuej... flisni... kėshtu do tė jenė
fundi i priftėnve... A po e shihni
kund Krishtin tuej, hee pisa pisash...?
Don Aleksandrit, qė ishte zhytė ma
parė sidukėt i ishte marrė fryma dhe
nuk po i shihej fėtyra, ndėrsa Don
Pjetri ka muejtė me nxjerrė kokėn
edhe njėherė, ashtu i nxime si tė
ishte i lymė me zift prej pisllėkut,
ka mbledhė gjithė forcėn qė i kishte
mbetė dhe ka thirrė:
RRNOFTĖ KRISHTI... TEK AI PO SHKOJ!...
Mbi brrakėn e gropės sė nevojtorės
janė pa vetėm kindat e ndyme tė dy
veladonėve. Fėtyrat nuk i ka pa ma
kush. Xhullinjtė vazhdonin me i shty
me cfurk derisa u zhytėn mbrendė
edhe trupat e pajetė tė tyne. Mbas
pak minutash priftnit u mbytėn...
Ata mendonin se bashkė me trupat e
pajetė do tė zhdukėt edhe vepra e
tyne....
Edhe pse porosia ishte se kush do tė
flasė ashtu do ta pėsojė, ngjarja e
dy priftėnve mori dheun. Dihej
martirizimi, por diheshin edhe
katilėt. Fėtyrat e kėtyne
kriminelėve kanė mbetė njėsoj si atė
ditė kur janė fotografue si ēlirimtarė,
mė 29 nandor 1944, tue parakalue nė
Fushėn e Ēelės sė qytetit tė
Shkodrės.
Shqipnia asht shumė e vogėl pėr
krime kaq tė mėdha. Ka vende shumė
ma tė mėdha, qė edhe ata kanė vuejt
nėn thundrėn gjakatare komuniste,
por krimet atje nuk janė kurrė nė
pėrmasat tona.
Historia do tė flasė njėditė!
Po, kur? - Atė nuk e di!
Mė
tej

|