|
|
Lidhja e Dyte e Prizrenit, nje moment historik qe
meriton vemendje
nga Ago Basha
Megjithese mbi te ka rene disi mjegulla hareses dhe
deri diku edhe keqinformimi,Lidhja e Dyte e Prizrenit eshte nje moment Historik
qe meriton nje vemendje mjaft te madhe per vete rendesine qe ka.Lidhja e Dyte e
Prizrenit eshte nje moment qe sqaron per ne Shqiptaret por edhe per boten mbare
disa pika delikate qe me te cilat eshte spekuluar shume.Ne ditet e fundit te
Italise fashiste per nacionalistet e vertete Shqiptare erdhi momenti per te
treguar se e donin Shqiperine te pa ndare dhe te bashkuar.Kalimi i qeverisjes
lokale nga autoritetet Italiane ne ato vendase solli ne Kosove nje autonomi qe
u shfrytezua menjehere nga ajka e nacionalizmit Shqiptar.Shkendijen e pare e
dha Kryeministri i Mbreterise Shqiptare Ekrem Libohova ju drejtua Kombit
Shqiptar me nje thirrje ne daten 9 shtator te vitit 1943.Zoti Libohova theksoi
se qeverite Shqiptare ishin perpjekur per te nxjere popullin Shqiptar te pa
renuar akonomikisht dhe te demtuar ne civile nga ky konflit i perbotshem.Ai tha
gjithashtu se ishte perpjekur per te vendosur rregull dhe bashkim te brendshem
te Shqiptarevet.Pak dite me vone, ne daten 11 shtator Nenkryeministri dhe
Ministr i Puneve Botore, zoti Iliaz Agushi shpalli "Pamvarsine e Shqiperise me
kufinjte qe i cakton gjuha dhe gjaku".Ne te njejten kohe ne Prizren,juristi
Asllan Boletini qe ishte edhe Prefekti i Prizrenit fillon pergatitjet per te
mbajtur ne Prizren Lidhjen e Dyte.Se bashku me Asllan Boletinin per pergatitjet
e Lidhjes se Prizrenit punonin edhe Xhafer Deva, Musa Sheh Zade, Sheh Hasani,
Tahir Zajmi, Lukė S. Mjeda e Pjetėr Vuēaj.Me ta u bashkua edhe Qazim Bllaca i
cili sapo kishte dale nga burgjet fashiste se bashku me Rexhep Mitrovicen e
Muhamet Frasherin.Zhvillimet e ngjarjeve ne Shqiperi dhe rajon bene qe
pergattjet per mbajtjen e Lidhjes te beheshin me shpejtesi.Ne Tirane ne daten
14 shtator u ngrit Qeveria e Perkohshme,i cili i vuri detyre vetes te therriste
Kuvendin Kombetar Shqiptar me pjesmarje nga te gjitha trevat Shqiptare.Keshtu
grupi iniciator i Lidhjes se Prizrenit ne daten 16 shtator te vitit 1943
shpalli ne Prizren Lidhjen e Dyte.Gazeta "Kombi" shkruante se Patriotė tė
njohur Kosovarė muerėn inisiativėn pėr tė mbledhur nji (Kongres tė) Kosovės,
Dibrės e tė Strugės ku tė ēfaqej vullneti i pėrgjithshėm i banorėve tė kėtyne
krahinave pėr bashkimin e pėrhershėm me Nanėn Shqipni, dhe pėr sigurimin e
kėtyre krahinave prej ēdo sulmi armik"Ne mengjesin e 16 shtatorit nen nje
atmosfere festive,ku i gjithe populli kishte dale ne sheshe te pershendeste
kete Kongres ne shkollen e qytetit me emrin "Bajram Curri" filloi punimet
Lidhja e Dyte e Prizrenit.Disa nga qellimet kryesore qe kjo Lidhje i vuri vetes
ishin bashkimi i trojeve Shqiptare te Kosoves,Malit te Zi dhe Maqedonise me
kufinjte e Shqiperise,mbrotjen e ketyre tokave nga popullsite sllave si dhe
sigurimin ne ruge historike dhe diplomatike te qenies se Shqiptareve ne keto
toka.Fjalen e hapjes e mbajti Sheh Musa Shehzade i cili foli per rendesine qe
kishte mbajtja e kesaj Lidhjeje ne nje kohe kur shovinizmi sllav dhe ai grek
ishin ritur se shumti.Ai gjithashtu theksoi se Tash qė kemi tė gjitha
mundėsinat e njij organizimi tė pėrgjithshėm tė fuqinave kombėtare, duhet qė ta
fitojmė, mbrenda njij kohe tė shkurtėn, gjithė periudhėn qi humbėm gjatė sė
shkuemes sė afėrt (
). Duhet tė mendojmė, pra, masat dhe mėnyrat e mprojės
sonė pėr ēdo gjasė dhe pėr ēdo rrethanė. Qėllimi qė do tė frymėzojė pėrpjekjen
tonė, nji pėrpjekje jete a vdekje, do tė jetė nji i vetėm; Sigurimi i njisisė
sonė ethnike".Me vone folen edhe Shefqet Shkupi,Tahir Zajmi dhe te tjere te
cilet theksuan se bashkimi Kombetar ishte e vetmja menyre per tjukundervene
shovinizmit fqinj.Ne kohen qe ne Prizren mbaheshin punimet e Lidhjes, nga
Tirana u nisen te deleguar nga Komiteti Ekzekutiv i Pergjithshem.Ky delegacion
perbehej nga zoterinjte Rexhep Mitrovica,Xhafer Deva,Rrok Maloku dhe Bedri Bej
Pojani si dhe te tjeter.Gjithashtu edhe disa publiciste si Xhelal Mitrovica dhe
Mah'zar Sopoti.Rexhep Mitrovica ne fjalen e Tij foli qarte se edhe Gjermania
nuk e kishte te gjate fundin e saj,por Shqiptaret duhet te perfitojne nga
gjithcka per te aritur Bashkimin Kombetar.Ai tha se Shqiptaret duhet te
pergatiten per pasluften,per te shtruar ne tryezen e paqes te drejtat themelore
te Shqiptareve.
Lidhja zgjodhi edhe Komitetin Qendror te saj me vota te fshehta sipas te cilave
:
Rexhep Mitrovica u zgjodh kryetar
Musa Shehu Nenkryetar
Kole Margjini Nenkryetar
Sheh Hasani Anetar
Asllan Boletini Anetar
Tahir Zaimi Anetar
Qazim Bllaca Anetar
Numri i perfaqesuesve nga krahina te ndryshme ariti ne 42 vete.Me ti dhene fund
punimeve te tij ne daten 21 shtator 1943 delegatet e Kuvendit nenshkruan ne
seline historike te Lidhjes se Pare te Prizrenit, perpara popullit vendimet e
Lidhjes se Dyte.Statuti i Organizates perbehej prej 22 pikash dhe u njoh nga
Keshilli i Larte i Shtetit Shqiptar qe kryesohej nga Mehdi Frasheri.Vendimet e
Lidhjes se Prizrenit nuk mbeten te shkruara ne leter,por ato gjeten zbatime ne
realitet.Kudo u organizuan cetat lokale te cilat filluan operacionet ushtarake
ne mbrojtje te teresise teritoriale.Keshtu ne fund te Nentorit te 43,cetniket e
Drazho Mihajlovocit shfarosen nga Ushtria e Lidhjes ne nje lufte qe zgjati plot
22 dite dhe pak me vone edhe cetat e Pavlo Gjurrishtit dermohen nga forcat
Shqiptare.Gjithashtu forcat e Lidhjes mbrojne Pazarin e Ri nga sulmet
serbo-malazeze dhe me vone hidhen ne sulm te komanduara nga kolonel Fuat
Dibra.Radio Londineze BBC ne emetimet e lajmeve na daten 27 shtator 1944
lajmeronte se Shqiptaret po luftojne trimerisht ne mbrojtjen e kufinjve te tyre
kunder forcave serbo-bullgare qe jane me te superiore ne armatime e
njerez.Operacionet ushtarake vazhduan deri ne mbarim te vitit 1944,kur ushtrite
ruse ariten ne Ballkan.Gjithashtu brigadat shqiptare te komanduara prej Shefqet
Pecit,filluan te godisnin pas shpine forcat ushtarake Kosovare.Pas vendosjes se
autoritetit komunist ne Shqiperi dhe ne Jugosllavi u vrane nga partizanet
jugosllave reth 50.000 shqiptare,midis te cileve mjaft nga drejtusit e Lidhjes
se Prizrenit si Aqif Blata,Musa Shehu,Asllan Boletini,Qerim Begolli etj.Si
perfundim duhet te themi se Lidhja e dyte e Prizrenit eshte nje monument i
gjalle i aspirates se popullit Shqiptar qe jeton ne Kosove per liri dhe bashkim
me trungun ame.
|
|
|