Nė pėrkujtim tė Kryengritjes Armatosur
tė Malėsisė Madhe
nga Mėrgim Korēa
"Tė nderuar Klerikė, Zonja edhe Zotėrinj,
Motra edhe vėllezėr bashkėkombės !
Sonte kam nderin tė jem i ngarkuar tė flas para jush me rastin e pėrkujtimit tė njerės prej ngjarjeve nga mė tė shėnuarat tė historisė kombit tonė, Kryengritjes Armatosur tė Malėsisė Madhe, e cila piksynonte ta ndalonte vėrshimin sllavo-komunist nė zonėn e veriut.
Me atė rast dhanė jetėn nė luftime qindra heronj, tė cilėt ju ftoj t i pėrkujtojmė me respekt duke mbajtur disa ēaste heshtje pėr nder tė tyre ! . . . Lavdķ paēin pėrjetė !
E qė ti nderoj plotėsisht ata heronj e gjithashtu qė edhe ata tė ndjerė tė mė kuptojnė tėrėsisht, vendosa t ju flas nė gjuhėn e tyre tė bukur shqipe tė dialektit gegė, ashtu siē u kėndoi luftrave edhe bėmave tė tė parėve tė tyre, korifeu i gjuhės shqipe gege, Patėr Gjergj Fishta !
E rāndė, tejet e rāndė ishte situata e Atdheut tonė nat prag fund vjete njimije nāndėqinde katėrdhete katėr ! Kāmba e ushtarit gjerman źnde e mate tshkelun truellin tonė Arbnuer. Kalimtįr ishin ata, āshte vėrtetė, por ushtri e huej ish ! Manė tjetėr, brigadat partizane tė drejtueme prej shtabit t tyne komunist t pėrbāmė prej pinjojsh tė Dushan Mugoshės e Miladin Popoviēit, hap mas hapi, kah gjermant u tėrhiqshin, po e zaptojshin tė tānė vźndin tonė ! Vźndi jonė ish bash nprag tasaj qi pat parashikjue vjerrshtori i madh e i pashoq Patėr Gjergji :
Shka tlājnė kta katėr ujq
Qi kėrcnohen shoqishojt,
Thonė do tdali nji djalli kuq
Qi fort rrebtė do tia ngjisė thojt !
Po rrezikohej Bratila, Bastilla e shqyptarve, maja ku malsorėt trima t mbi Shkodrės, tė primun me 6 prill 1911 prej legjendarit Ded Gjo Lulit, e patne ēue flamurin tonė kombtar e iu kundėrvūene shkjaut, hasmit tonė tgjithėhershėm ! E tash, mbas 33 vjetesh po vite prep shkjau, por i mėrthyem kėt herė n lėkurė kingji, i shoqnuem prej
internacionalistave partizanė me n krye tė brigadės majorin Gjin Marku, me kcye kollon ( vallen e tyne sllave ) tue kėndue nėpėr rrugėt e Shkodrės :
Ide druzhe Tito preko Albanije
preko Albanije ! Po rrugve t Shkodrės shkjetė kėndojshin n kupė t qiellės :
Ot Bregmata do Kotora eta zemla Cernagora !
Por shka ndodhte nė Shkodėr ato dit, tue mos i pshtue synit vrojtues tmalsorėve tonė t mbi Shkodrės, u dėshmoi atyne se historija ish kah pėrsėritej por me ndryshimin se shkjau ish kah e merrte kalanė bash pėrmbrźnda !
U dha kushtrimi ! N kāmbė u ēue Malėsija e Madhe. Prźkė Cali kreshnik, trimi i luftave tė fillim shekullit, u printe qinda Kelmendasve. Turr u mblodhėn edhe Shkrelsit e hije u kish se tprimun prej Luket Marash Grishajt, ( nxānsit t Patėr Fishtės ), Pjetėr Gjokės e Nikoll Prźkės. N krye t Hotve printe kapiten Gjelosh Luli, pinjuell i Lulve qi kjene vra e helmue shkjeshė pa ia dį ! S mbet mbrapa as Kastrati. Besėlidhje u bā n konak tė Gjokė Tomė Kokajt nė Ivanaj t Bajzės me 27 dhetuer njimije nāndėqind e katėrdhet e katėr ku kryet e nderės tė burrave t Kastratit u betuen me luftuemun deri ndekė t tyne kulshedrėn komuniste ! U prijshin ktyne burrave Gjon Martini e Mirot Paloka.
Manė tjetėr komandanti trim Llesh Marashi, prej Zagore e Shkreli njitet n Brojė e tokohet me parķne asaj zone me turtit burra Kolė Gjon Bajraktarin, Fran Gjergj Ucin, Gjergj Lulin, Gjekė Marashin, etj. Vendosėn kėtu tre bajraqet, ai i Selcės, Nikshit e Vuklit me ia prémun rrugėn Brigadės Irė.
Por edhe forcat e ndjekjes tė postkomandės Bajzės, nuk āsht se ishin pa hafije ( spiunė ). Ata e ndiqshin situatėn e prandej edhe gjuejtne e gjuejtne ashpėr : Arrestuen e pa asfarė gjygji pushkatuene Tomė Lekė Dakėn, Mark Gjonin, Gjokė Nikollėn, Luigj Kastratin, Mark Nikoll Malajn, Kolė Llesh Malajn, Shtjefėn Gjokė Lulatin, Luc Gjeto Lakajn si edhe Gjokė Tomė Kokajn ! E gjā e dyte pa pame as e ndjeme nato troje, atyne trimave qi asgjā mā shum sdojshin veē mos tu dhunoheshin trojet e tparve, u dogjne kullat e robte tyne tpėrndjekun morrne arratinė pyjeve e shpellave tdhunuem prej shqyptarve, miqve tshkjaut mizuer !
Ku e kur ish ndie nji gjāmė ksisoji ? Po kush ish trūni i ktyne krimeve ? Ēun Januzi e kish źmnin aj i mallkuem qi ndėr 200 komunistat e parė t Shqypnisė ish nė listė. Nj atij Ēuni, qi t helmuem duket se e kish pasė gjķn e sāmės, tue lexue t Leninit vepra, desh me shkjaun kufijt m i hjekė e shi pėr ktź edhe Malsinė m e pėrzhitė !
Atėherė mā Kelmendasit s pritne e me 1 t kallnorit t vjetit nāndqinde katėrdhete pźsė, kur forcat komuniste msyene, nisi beteja e Urės Tamarės. Ish i fortė dimni edhe acari. Po si u bashkuen prej Vukli, Nikshi edhe Broje kund 200 burra, luftuen me t madhe trimnķ pėr nji muej rresht ata. Nė dokumenta arkivale tė ish pjesmarrėsve nė betejė e mandej tė dėnuem burgjeve si Fran Zef Pėllumi, Kolė Zhuka, Fran Gjergj Uci e tė tjerė, ata kanė pasė pohue se jo vetėm qi ishte brigada komuniste qi i sulmoi, por me urdhnin e Prźnk Calit robve t xānun ua merrshin armėt, u diftojshin se sa keq ishte me luftue vllau me vllį shqyptar edhe i lirojshin t ikshin e t ktheheshin nė shpit e tyne ! Historia e shkrueme prej lakejve te diktaturės as
Betejėn e Tamarės se xźn ngoje edhe tė tānė kryengritjen e quejnė shkurt Inkursioni Brigadės Irė nė veri. Por Kelmendi s ka si me harrue e as dishmitarėt e saj hala t gjallė. E bashkė me ta nuk e harron as rapsodi popullor me lahutė t tijėn e ka m e pėrēue heroizmin e saj e t Kelmendasve brźz mbas brźzi, sa kohė qi n ato troje t flitet kjo gjūhė qi po flasim sonde na s bashkut n kėt mbrāmje ! E n kāngė t vetėn lahutari ka m u diftue brźzave veē trimnisė Kelmendasve e t prijsve t tyne, edhe faktin se s kjene ata qi sulmuene, ata veē trojet s deshtne t u shkeleshin, por brigadat partizane kjene ato qi zjerm e gjak deshtne n ato vźnde !
Mbas betejės Tamarės forcat Kelmendase u grumbulluen n Brojė. Atje folne trimi i mźnēėm Prźkė Cali edhe Gjok Marashi si me e forcue rezistencėn por hafijet i kishin hetue e brigada me mortaja i sulmoi prej Rapshet. S patne ēajre e u detyruene mu shpėrnda pėr mu mbledhė mandej nė Kozhnje. Atje, gjithmonė simbas dokumentave t arkivave por edhe dėshmive tė njerzve t pranishėm, del se Prźkė Cali u ka thānė :
Na kem me luftue kundra partizanve veē npaēin nflamur shźjat e Rusis. Ndryshe na nuk kem si gjuejm nvllazėn tonė, nshqyptarė.
E njofton Prźnkėn po at ditė Fran Palė Leka qi kish ra prej Vermoshi, se prej krahut tė Jugosllavisė po vijshin forcat e Brigadės 23tė me i futė ndėrmjet dy zjermesh. Trimi i ēartun qi kurr syni nuk i ishte pasė trźmė, se dekėn pėr vźnd t tijin aj e quete si me lé, u gjet ngusht. A kish se si me pranue ai me u bā masakėr tue luftue shqyptari me vllane vet shqyptar ?
Jo. Kurr smuejte aj me pranue kėt gjā.
Ktź smuejt me pranue as Safet Butka, nji vjetė mā parė, kah thote pėr komunistėt :
Ti vrasėsh, janė shqiptarė, por ti lesh tė lirė, e vrasin Shqipėrinė ! Ata do tė sjellin diktaturėn si edhe krimin. Do tė marrin pronat e do sjellin varfėrimin. Do ti pėrēajnė njerėzit e do tė sjellin vėllavrasjen. Do tė sjellin shėnjat ruse nė flamurin tonė : drapėrin me ēekan si edhe yllin e kuq.
Kjo e shtyni Safet Butkėn qi nė Melēan tė Korēės, me 19 shtatuer 1943, me iu shmangė vėllavrasjes
vret vedin !
Para kėsaj dileme u gjind nji vjetė mbas tij edhe kreshniku Prźnk Cali ! Ai urdhnoi mos me gjuejtė n vllazėn shqyptarė pėr m e shmangė kasaphanen e m i braktisė llogoret. Vetė Prźnk Cali, sbashkut me 15 burra edhe nji murgeshė konakut, u ngujuene n shpellė t famshmen pėrmbi Vukėl. Aj e dite se s mund rezistojshin n shpellė gjatė por e bāni me fitue kohė qi forcat e tija t u shpėrdajshin e n ānė tjetėr t vźte si kusht dorzimi t vetin n besė, pshtimin e shokve t ngujuem. Por aj nuk e dite se rrethuesit, ishin bāmė mish e thue me sllavt e druzhe Titos qi bash nj ato virtyte t Kanūs po dojshin m i pėrdhosė ! I ngujuemi Mark Luka, mbas dorzimit, pat diftue se tė tetėn ditė Prźka kėrkoi t vijshin qi t u dorzoheshin n besė e mos t i dhunojshin, Frati i Vuklit si edhe Kryetari i Kėshillit.
Nė dokumenta arkivi figuron replika n Rrapsh t Hotit n mjes t lidhunit Prźnk Calit edhe Mehmet Shehit, po ajo kurr nuk u ka ardhė pėr marė historianve lakej t diktaturės t a pėrmźndshin. I tha Mehmeti:
E more Prenk Cali, tė pat ardhur dita ta mbyllje historinė tėnde me shkronja ari po tishe bėrė me ne ! Pse bėre kėshtu ?
Zotni, faji bjen mbi ju se ju u bātė aleatė me anmikun tonė shekullor, me Serbin,
iu pėrgjigj burrnisht Prźnk Cali !
Ky qėndrim e ndezi edhe mā keq komandantin partizan qi veē me plumb e me zjerm e dhunoi Malėsinė. Raportin ndėshkimuer e harton nji tjetėr kriminel i pėrbindshėm, Zoj Themeli qi gjakftoftė pėrshkruen se si n Kelmend u vrane 44 malsorė e mandej shton se nė mėnyrė konspirative u vranedhe tre tė tjerė, u dogjėn si ndeshkim 44 kulla n Kelmend ku n zjerm u dogjne Vukli, Nikēi e Selca ! Dedė Gjon Bajraktarin e prūene t varruem n kullė tė Gjonit ku e āma po ia mjekote plagėt. Me ta marrė vesh komunistėt e rrethuene kullėn, e xorrne zharg t āmėn e Dedės e n sy t saj e dogjne kullėn me gjithė Dedėn e Luc Tomėn mbrźndė ! A ka kob mā t madh se sa aj i pinjojve t kullės Rapukajve n Vukėl ? E pat djegė s parit turku e mandej shkjau qi vrane njźna palė Pjetrin e tjetra Lulin. Po u desht t vite Brigada e Mehmet Shehit qi t a digjte s tretit me 10 fruer 1945 e t i vrit te Nduen, Lucin, Zefin edhe mā t voglin Rrokun !
Po dorzimit n besė t Prźnk Calit si iu gjegjėn komunistat ? Simbas raportit Zoj Themelit fill e vrane Ded Lulash Smajlin qi ra tue thirrė Rrnoftė Shqypnija si edhe Ded Gjon Dedėn qi ia kishin coptue mishin n spata para se m e vra ! Kah e shifte kullėn e vet tue u djegė, i a xorrne sytė me bajonetė edhe e vorrosne t gjallė Fran Zef Bajraktarin, kurse Luc Gjon Bajraktarin e ēane n bajoneta edhe e hodhne n humnérė ! Me mjellė tmerr edhe kob n popull t mbledhun t Vermoshit, e pushkatuen n mjedis tij Marash Vat Lumajn ! Mjedis Kelmendasve e pushkatuen veē me bā terror Dedė Prenk Nikėn e po njashtu e pushkatuen mjedis Brojės Uk Mark Bikun ! Tri jav e mbajtne vjerrun n Koplik Nik Mark Rezajn e mandej pa gjygjė e pushkatuene edhe até ! Edhe nė Niksh shtat kulla dogjne veē me pėrhapė tmerr. Fran Zefit t parit ia dogjne se strehue kish Prźnk Calin e mandej edhe tė tjert n plumb i kaluen e tė tānve u morrne bagtit e bletėt m i dergjė pėr kashatė t gojės ! N Koplik pa gjygj u pushkatuene edhe Gjergj Lul Toma me gjith Gjek Selcėn. E pse ? Me futė veē tmerr n popull.
Si sot e kam parasysh kur e prūene duer lidhė n shehėr tė Shkodrės kreshnikun Prźkė Cali ! Ecte kryenaltė me mjekėr t dźndun aj, si me kźnė fitues. Por shkjau, brateja i partizanve ngadhnjyes, ia kish n vesh t vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushės Ēelė, e ulne n gjūj e nji partizane e egzaltueme ia rroi mjekrrėn pa lagė atij. Mjes gishtave t duerve t mija me tcillat kishem mlue ftyrėn, kureshtja m bāte me pa si i shkojshin lotėt kreshnikut qi zā nuk xirrte dhimbet ! Kjo pamja e mbrāme qi kam e prijsit maleve q i pat thye shkjetė n luftimet e 1911ės e tė 1913ės. Mbas kėsaj veē kur ndjeva se e kishin dėnue me vdekje dhe me 25 mars njimij e nāndėqind e katėrdhet e pźsė e kishin pushkatue Prźnk Calin. Kėsisoji komunistat shqyptarė e vrane anmikun e betuem tė shkjaut dhe e hapne rrugėn m u shkue uji n mulli t tyne !
Mirėpo Malėsia Madhe nuk thyhej kollaj. Me 18 kallnuer 1945 nė Poķcė u mblodhne burrat trima prej Hotit, Kastratit, Shkrelit e Lohjes. E quejtne Kuvźndi i Maleve at kuvźnd t Poķcės. Ktyne burrave trima tė maleve iu bashkue edhe dijetari Dom Nikoll Gazulli. E kish n gjak patriotizmin Dom Nikolli se i vllau i Dom Gjonit ish ai, i atij trimi shok i Luigj Gurakuqit e Fan Nolit, qi me 5 t marsit 1927 e varne n konop. Bashkė me tź ish n Kuvźnd edhe Nikoll Dedaj, Kryetari i Komunės Dedaj-Shkrelit qi bash miq ishin me trimin e urtė e t mźēėm Luket Marashin e Grishajve qi n krah t Ded Gjolulit e pat ēue flamurin n Deēiq. N Kuvźnd i drejtohet Bajraktari Pjetėr Gjoka trimit t Hotit Gjelosh Lulit Fol o trim i Hotit se tė takon fjala edhe primja e Kuvźndit sepse t kem prej derės Ded Gjolulit ! Dhe Gjeloshi trim e i mźēėm si ishte, qi nderėn e derės nuk e korit te, foli e tha Burra, erdh koha ta lidhim besėn, t rrokim armėt e lirisė e ta bājmė dekėn si me lé ! Vendimi u muer : Me 28 kallnuer 1945 t fillote kryengritja !
Trimi Llesh Marashi kish xānė vźnd n konak t Luket Marash Grishajt prej kah pritte t vite dita e msymjes. E kish zgjedh at konak se ēerdhe burrnije e beset ish aj me zā n Malsi t Madhe ! Po dita s priti me ardhė se Bataljoni Ndjekjes, informue prej hafijeve t Ēun Januzit e zagarve t tij pėr datė t vźndueme me fillue Kryengritja, e msyene Kullėn e besės e t burrnisė Luket Grishajt, me t pabesė n ag t ditės 24 kallnorit. Grishajt i ēartne t pabesėt e i thyene me t madh vėrtik e u bashkuene me 400 burrat e Shkrelit t primė prej Pjetėr Gjokės qi kishin pushtue postkomandėn e Dedajt e n tperźndueme t diellit e pushtuen postkomandėn e Bajzės. N ato pėrpjekje rane n fushė t betejave prijsat Pjetėr Gjoka, oficeri Zef Toma si edhe Lulash Cuku. Me t zaptue Bajzėn, n kishė t saj frati Ciril Cani u ra kumonave m e pėrhapė kushtrimin prej Bajze ! T primė prej Llesh Marashit, me trimnķ t pashoqe n luftime t ashpra, kryengritsit e zaptuene edhe krejt qytetin e Koplikut. Karakteristik e shum kuptimplotė āsht fakti se Komandant Llesh Marashi urdhnote qi tė tānė ushtarėt e ndjekjes tė xānun rob, tu merreshin armėt e tė liroheshin me shkue ndėr shpija tė tyne se n fund t fundit ishin vllazėn shqyptarė !
Te ura e Rrjollit Mirot Paloka e Gjon Martini me forcat e tyne, s bashkut me dukagjinasit Kapiten Palė Thanin e tė vllanė Dedėn, i pari mbi urė e i dyti poshtė saj, fillimisht i gozhduen e mandej i thyen forcat e ndjekjes. Mirpo prej jugut erdhne pėrforcime t mdhį se e kuptuen komunistat se mbas Koplikut i pat ardhė rradha Shkodrės me u dalė doret, kurse forcave t Mirot Palokės e Gjon Martinit kėrkush s muejt m u ardhė nė pėrforcim se kta metėn t izoluem ato katėr dit qi u detyruene m e fillue para kohe betejėn e krahinat e tjera s muejtne m u ardhė nė ndihmė. Tue luftue n kāmbė u vrane trimat Mirot Paloka edhe Gjon Martini, ashtu si ua lypte ndera e konaqeve t tyne. Kurse Rrok Kanti mos me ra i gjallė n dorė, nagant i bje vetė zźmrės po i Madhi Zot nuk ia kish pré ditėn e dekės me at rrfé. N mal e bāni dekėn edhe trimi Luket Grishaj qi i varruem u tėrhoq zharg n pyllė veē mos t a xźjshin t gjallė komunistat qi mandej me tradhtķ e vrane n pėrpjekje ! Te Kisha ra trimnisht n luftim me forcat e ndjekjes edhe Marash Tom Gjeloshi e n muzg t mbrāmjes u vrane edhe Luigj Kol Shetaj s bashkut me sokolat Mirash Gjoni e Pjetėr Kola. Tue pa se nuk kish mā rrugėdalje, dorzohet Llesh Marashi me kusht bese n fé t mos ia ēartshin trimat e tij. Mirpo s kishin besė e as fé komunistat e prangat ia vūene Lleshit e namin bāne n ata qi xūene t gjallė. Tamam mjer aj qi ra n dorė t tyne !
Me pushkatimin e Prźnk Calit si edhe me varjen n konop tė Llesh Marashit, ktyne dy sokolave e trimave t pa shoq, vėrtet mori fund dhe u shtyp me zjerm e me gjak Kryengritja e Malsisė Madhe, por nuk u shue lėvizja pėr pėrmbysjen e zgjedhės komuniste e cila vazhdoi ku e organizueme e ku sporadike pėrgjatė dhetė vjetėsh t ardhshėm ! Pra, Kryengritja e Malsisė madhe kje prologu i nji rezistence aktive tė popullit shqyptar i cili nuk pranote me iu nenshtrue dhunės komuniste. Nga kjo pikpamje ajo merr rāndėsi tė madhe ndėr tė gjitha vźndet e ish kampit socialist sepse s parit edhe mā kuptimploti, āsht fakti se kjo kryengritje āsht e para edhe e vetmja ndėr tė gjitha kėto vźnde qi iu kundėrvūene me armė nė dorė kulshedrės komuniste n hapa t parė tė sajat ! S dytit, Kryengritja e Malsisė Madhe āsht fillimi i asaj lufte t organizueme tė rezistencės kundra komunizmit qi vetėm nė Shqypni muejti me zgjatė jo pak por dhjetė vjete !
Revolucioni Hungarez i 1956-ės vėrtet duhet admirue se rinia studentore qi e filloi e mbas saj e gjithė katundarķja, iu kundėrvūene sistemit komunist e luftuene edhe e ndaluene luftimin vetėm kur u zhbine me temel prej tankeve ruse tė Hrushovit, por e gjitha kjo nuk zgjati as dy vjet e megjithatź njifet si Revolucioni Hungarez i 1956-ės ! Kurse rezistenca e armatosun antikomuniste shqyptare qi zgjati dhjetė vjete as ka źmėn edhe e keqja mā e madhe āsht se u punue prej komunistave tue e shtremnue historinė m e lānė n harresė vetė atź, pa le mbasandej martirt e saj !
E tash, mbasi i pėrkujtueme fluturimthi ndollķtė si edhe nji pjesė t martirve, e tue u pėrulė me respekt ndaj idealit tė tyne kombtar e antikomunist, e quej me vźnd m u ndalė e me hjedhė sadopak dritė e bashkė me tź me vūe n dukje se si dita qi kalon e ndėr shqyptarė t ndershėm sa vjen e po rritet :
Pezmi pėr si po shkruhet historia !
Mė tej
|