|
75-vjetori i Mbretėrisė
Shqiptare
nga As.Prof.Dr. Bajram Xhafa
Mė 1 shtator tė kėtij viti
u mbushėn plot treēerek shekulli, qė nga dita kur u shpall
Monarkia Shqiptare. Por 1 shtatori ėshtė njė datė, tė cilėn
brezat e sotėm pothuajse nuk e njohin fare. U mėsuan qė nga
shkolla dhe mediat, tė "gdhendin" nė trurin e tyre datat e 7
dhe 8 nėntorit, 16 tetorin e Enverit, 21 dhjetorin e Stalinit,
datėlindjen e Marksit e tė Leninit, e plot data tė tjera.
Madje, me zellin ideo-politik e klasor, datėn kur bolshevikėt
nė Rusi shpallėn pėrmbysjen e pushtetit tė vjetėr
borgjezo-ēifligar dhe vendosjen e pushtetit tė Sovjetėve mė 7
nėntor 1917 (25 tetor me kalendarin e vjetėr), do ta
plotėsonin edhe me njė saktėsim tjetėr, orėn 22.45, kur
Kongresi i Sovjetėve e paskėrka marrė kėtė vendim. Kurse datėn
kur u shpall Mbretėria Shqiptare, zor ta kenė mbajtur mend
edhe "specialistėt" e historisė. Konferenca, sesione shkencore,
simpoziume dhe veprimtari tė ndryshme pėrkujtimore, janė bėrė
pėr ngjarje dhe data edhe tė zakonshme nga historia e popullit
tonė dhe ajo botėrore, pėr tė pėrcjellė tek shqiptarėt
kuptimin historik, mesazhin politik, jehonėn (reperkusionin)
dhe rėndėsinė e tyre. Ndėrsa mė tė madhen dhe mė tė
rėndėsishmen datė tė historisė sė tyre, shpalljen e Mbretėrisė
Shqiptare - e injoruan dhe denigruan duke i veshur nė
mendėsinė e brezave tė rinj mantelin e njė faji historik.
Mjerisht, edhe "zhvillimet demokratike" paskomuniste,
vazhdojnė tė ruajnė, tė mumifikojnė "gropėn e zezė" tė
historisė - periudhėn e Mbretit Zog I, periudha e vetme nė
historinė e gjermėsotme kur shqiptarėt dhe Shqipėria gėzonin
mė tė madhin e mė tė qėndrueshmin sovranitet shtetėror dhe
liri individuale. Nė shumė tekste historie dhe materiale tė
tjera, shpallja e Mbretėrisė nuk shoqėrohet as me datėn,
sikundėr ngjan, por me komente banale vetėm se pėrmendet mė
tepėr si ilustrim i forcimit tė pushtetit "satrapist" tė
Zogut. Ē'pėrfaqėson 1 Shtatori i vitit 1928 -
data kur shqiptarėt e shpallėn shtetin e tyre Mbretėri dhe
Ahmet Zogun, prijėsin e tyre - Mbret tė Shqiptarėve? Shpallja
e Mbretėrisė pėrmbylli atė proces tė gjatė e tė vėshtirė tė
formimit tė shtetit tė pavarur nga shqiptarėt, nė atė pjesė tė
cunguar tė trojeve shqiptare, tė njohur nga fuqitė e mėdha.
Ajo shėnoi formėn mė efikase, mė tė plotė e mė tė qytetėruar
tė bashkimit dhe konstituimit tė shqiptarėve. Shpallja e
Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912, megjithė rėndėsinė e madhe
historike dhe politike, mė shumė kishte aspekt politik
simbolik e ceremonial. Ndėrsa shteti shqiptar u ngrit nė vitet
20-tė dhe mori formė tė plotė e tė institucionalizuar, sipas
tė gjitha standarteve mė tė pėrparuara e demokratike tė kohės,
me fillimet e Mbretėrisė. Shpallja e Mbretėrisė Shqiptare pati
rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr shqiptarėt e kėndej dhe pėrtej
Drinit, nė Shqipėrinė londineze dhe nė atė Etnike, nė trojet
shqiptare dhe nė diasporė, pėr atė kohė dhe pėr perspektivėn.
Shqipėria dhe "Mbreti i Shqiptarėve", u bėnė shpresa e
bashkimit tė ardhshėm tė tė gjithė shqiptarėve nė njė njėsi tė
pėrbashkėt shtetėrore. Mbretėria Shqiptare mori fizionomi tė
plotė evropiane, bėnte pjesė plotėsisht nė Evropė dhe
zhvillonte veprimtari tė shumanshme me shtetet e saj, me
dinjitetin shtetėror tė merituar, pa guxuar kush t'i varte nė
qafė veriga pengjesh politike e historike. Mbretėria Shqiptare
ishte e orientuar nga fuqitė mė dashamirėse dhe mė dobiprurėse
pėr vendin tonė, gjė e cila i siguronte Shqipėrisė maksimumin
e nevojshėm pėr stabilitet tė brendshėm politik e, pėr
rrjedhojė edhe mundėsitė e njė zhvillimi tė brendshėm
ekonomik, nė kushtet e aq pak viteve "paqėsore", qė dara e dy
luftrave botėrore kishte mbėrthyer.
Shpallja e
Mbretėrisė ishte njė zgjidhje politike efikase jo vetėm pėr
atė kohė, pėr t'i prerė shpresat ndonjė aventurizmi politik nė
atė botė qė ziente pėr tė shpejtuar luftėn e ardhshme, por
ishte edhe shpresa e bashkimit tė shqiptarėve nė tė ardhmen.
Historia na mėson se bashkimet kombėtare
janė "atribut" i mbretėrive. Bota rrotullohet. Popujt
zhvillohen. Edhe shqiptarėt duhet tė kenė njė "ditė tė tyre",
kur tė bashkohen. Askush mė mirė se Mbretėria nuk mund ta
pėrftojė e ta sjellė atė "ditė". Por ajo ka njė nismė, njė
datėlindjeje: atėherė kur ditėn e shtunė, kur "Asambleja
Konstituente, e mveshun me fuqina sovrane tė Kombit, e
inspirueme prej dėshirės sė shqueme tė popullit, pėr interesat
vitale tė Atdheut, nė mbledhjen e datės 1 Shtator, ditėn e
shtunė, ora 9 e 12 minuta, me nji za, me nji shpirt, zgjedh e
proklamon: Mbret (Roi) tė Shqiptarėve, nėn emnin Zog I, birin
e dalun prej gjinit tė vet, Shpėtimtarin e Kombit, Ahmet
Zogun, tė zbritun prej familjes sė famshme shqiptare, ZOGU".
Tek
kjo datė shqiptarėt duhet tė shohin tė ardhmen, sepse kėtu
fillon e ardhmja e tyre, jo tek ajo kushtetuta Godo, Imami,
Likurezos e para 5 vjetėve, tė cilėn po e shohim dhe e
pėrjetojmė ēdo ditė dhe ēdo orė.
|