|
|
|
Helmut Kohl
Politikan - CDU
1930
3 prill: Helmut Kohl do tė lindė si mė i vogli ndėr tre fėmijtė e njė nėpunėsi
finance nė Ludwigshafen nė Rhein.
1946
Hyrja nė CDU.
1947
Bashkėthemelues i Unionit tė tė Rinjve (Jungen Union) nė Ludwigshafen
1950-1956
Studimi i Shkencės tė sė Drejtės, tė Shkencės Sociale dhe Shkencės Shtetėrore
si dhe i Historisė nė universitetet e Frankfurt/Main dhe Heidelberg.
1953
Anėtar i Kryesisė administrative tė CDU-sė nė Rheinland-Pflaz.
1954-1961
Zėvendėskryetar i CDU-sė pėr Landin Rheinland-Pflaz.
1955-1966
Anėtar i Kryesisė sė CDU-sė pėr Landin Rheinland-Pflaz.
1956-1958
Punonjės shkencor i seminarit politik Alfred-Weber tė universitetit tė
Heidelbergut.
1958
Promocion nė Dr. phil. me njė punim mbi "Zhvillimin politik nė Pflaz dhe
ringjalljen ekonomike pas vitit 1945" ("Die politische Entwicklung in der Pfalz
und das Wiedererstehen der Parteien nach 1945".)
1958/59
Asistent i drejtorisė pranė njė fonderie nė Ludwigshafen.
1959-1969
Referent i Lidhjes sė Industrisė sė Kimisė nė Ludwigshafen.
1959
Kryetar i Lidhjes sė CDU-sė pėr Ludwigshafen.
1959-1976
Anėtar i Kuvendit tė Landit Rheinland-Pflaz, ku qė prej vitit 1961 ai bėhet
Zėvendėskryetar dhe qė prej vitit 1963 kryetar i fraksionit tė CDU-sė pėr
Landin.
1960
Martesė me pėrkthyesen e diplomuar Hannelore Renner. Nga martesa lindin dy
fėmijė.
1960
Kohl bėhet kryetar i fraksionit tė Keshillit tė qytetit tė Ludwigshafen.
1966-1973
Kryetar i CDU-sė pėr Landin Rheinland-Pfalz.
Qė prej 1966
Anėtar i CDU-sė pėr krejt Gjermaninė.
1969-1973
Zėvendėskryetar i CDU-sė pėr krejt Gjermaninė.
1969-1976
Kryeministėr i Rheinland-Pfalz. Qė prej 1969 deri nė 1971 Kohl drejton njė
koalicion kristian-liberal. Pas zgjedhjeve parlamentare pėr Landin nė maj 1971,
nė tė cilat CDU arriti shumicėn absolute, Kohl ngren njė qeveri njėpartiake. Nė
kėtė kohė Kohl nis njė reformė tė gjerė krahinore dhe administrative nė
Rheinland-Pfalz dhe sė bashku me Heiner Geißler reformom sistemin social dhe
atė tė shėndetsisė tė Landit.
1971
Kohl regjistron kandidaturėn pėr kryetar bashkie, por humbet nė garė kundra
Rainer Barzel.
1973-1998
Kryetar i CDU-sė.
1975
Kryesitė e CDU-sė dhe CSU-sė paraqesin kandidaturėn e Kohl pėr kryeministėr.
Publikim i shkrimit "E ardhmja e Republikės Federale Gjermane" ("Die Zukunft
der Bundesrepublik Deutschland").
1976-1982
Kohl jep dorėheqjen nga detyra e kryeministrit tė Rheinland-Pflaz dhe bėhet
kryetar i opozitės nė Bonn dhe kryetar i fraksionit tė CDU/CSU-sė nė
Parlamentin Gjerman. Pas zgjedhjeve parlamentare pėr Gjermaninė nė vitin 1976,
zgjedhje tė cilat nuk ēuan nė njė ndryshim tė qeverisė, CSU vendos pėr ndarjen
nga CDU. Kohl nguli kėmbė pėr fraksionin e pėrbashkėt nėn udhėheqjen e vet dhe
ia del mbanė synimit kundra Franz-Joseph Strauß dhe CSU-sė. Me kėtė rast
partisė simotėr i jepet njė peshė mė e madhe brenda strukturave drejtuese tė
partisė.
Prej 1976
Anėtar i parlamentit gjerman.
1980
Gjatė diskutimit brenda fraksionit rreth kandidaturės sė kancelarit, Kohl
humbet pėrballė Franz-Joseph Strauß. Gjatė zgjedhjeve parlamentare CDU/CSU
pėsojnė humbje tė mėdha. Kohl pas kėsaj mbetet drejtues i opozitės nė Bonn,
mban kontakte personale me kryetarin e FDP-sė Hans-Dietrich Genscher dhe
kritikon edhe nė vazhdim politikėn e qeverisė Schmidt.
1981
Publikim i shkrimit "CDU - Portreti i njė partie popullore" ("Die CDU -
Portrait einer Volkspartei").
1982
20 shtator: CDU/CSU dhe FDP zhvillojnė bisedime pėr njė koalicion tė mundshėm
dhe vendosin qė pėrmes njė vote mosbesimi konstruktive tė rrėzojnė mė 1 tetor
kancelarin e atėhershėm Helmut Schimdt. Si kandidat pėr kancelar i Unionit
emėrohet Helmut Kohl.
1 tetor: Parlamenti gjerman zgjedh pėrmes njė vote mosbesimi Helmut Kohl si
kancelarin e gjashtė tė Republikės Federale Gjermane.
17 dhjetor: Nė njė votim tė dyshimtė nga ana kushtetuese mbi kėrkesėn e
votėbesimit tė ngritur nga Kohl nė Parlament sipas njė marrėveshje tė
mėparshme, Kohl nuk arrin shumicėn e nevojshme. Nė kėtė mėnyrė hapet rruga pėr
zgjedhje tė reja mė 6 mars 1983.
1983
20/21 janar: Nė kuadrin e festimeve me rastin e 20-vjetorit tė nėnshkrimit sė
traktatit tė miqėsisė mes Republikės Federale Gjermane dhe Francės Kohl merr
pjesė nė njė orė festive nė Pallatin Elysée nė Paris. 6 mars: Gjatė zgjedhjeve
tė parakohshme CDU/CSU shėnon njė fitore tė madhe. Nė 29 mars Kohl zgjidhet nė
postin e kancelarit.
4 maj: Kancelari Kohl pėrcakton si pika kyēe tė politikės nė deklaratėn e
qeverisė pakėsimin e papunėsisė, rritjen ekonomike dhe pėrtėritjen e financave
tė federatės gjermane.
4-7 qershor: Kryeministri Kohl dhe ministri i jashtėm Hans-Dietrich Genscher
zhvillojnė njė vizitė zyrtare nė BS, vizitė e cila do tė ndikojė pozitivisht nė
intensifikimin e marrėdhėnieve dypalėshe. Publikimi i punimit "Rruga drejt
kthimit. Nga shoqėria e pėrkujdesjes sociale nė bashkėsinė e orientuar nė
ngritjen e rendimentit" ("Der Weg zur Wende. Von der Wohlfahrtsgesellschaft zur
Leistungsgemeinschaft").
1984
24 janar: Kohl zhvillon njė vizitė 5-ditore nė Izrael. Nė bisedat qė zhvillohen
me qeverinė izraelite arrihet nė mosmarrėveshje serioze rreth politikės sė
ndjekur nė Lindjen e Mesme nga Republika Federale Gjermane. Pikė grindje janė
shitjet e planifikuara tė armėve nga Republika Federale Gjermane pėr Arabinė
Saudite.
13 shkurt: Njė natė para zhvillimit tė solemniteteve pėrkatėse me rastin e
vdekjes sė kryetarit tė shtetit sovjetik e tė partisė sovjetike Jurij Andropow,
u takuan nė Moskė, pėr herė tė parė personalisht Kohl dhe kryetari i shtetit
dhe i partisė nė DDR, Erich Honecker.
22 shtator: Kohl dhe Presidenti francez Franēois Mitterrand pėrkujtojnė sė
bashku nė Verdun tė rėnėt nė tė dy luftėrat botėrore. Me kėtė rast zhvillohet
njė skenė qė gjen vėmendje tė madhe nė publikun ndėkombėtar: Gjatė mbajtjes sė
himneve kombėtare, dy politikanėt qėndrojnė pranė e pranė me duart shtrėnguar
pėr minuta tė tėra duke demonstruar lidhjen midis dy kombeve.
7 tetor: Nė shoqėrinė e njė numri tė madh pėrfaqėsuesish nga ekonomia gjermane,
Kohl mbėrrin nė Pekin pėr njė vizitė gjashtėditore nė Republikėn popullore
kineze. Nė rrjedhėn e vizitės arrihen edhe njė sėrė marrėveshjesh tė tjera mbi
njė bashkėpunim mė intensiv nė kuadrin ekonomik.
1985
18 prill: Nė deklaratėn e tij tė qeverisė, Kohl mbėshtet projektin shkencor
amerikan pėr njė sistem mbrojtės raketash tė hapėsirės kozmike (SDI),
megjithatė lė hapur diskutimin mbi pjesmarrjen e Republikės Federale Gjermane
nė tė.
5 maj: Sė bashku me Presidentin Amerikan Regan, Kohl vendos kurora mbi vendin
pėrkujtimor Bergen-Belsen dhe mbi varrezėn Bitburg tė ushtarėve.
Kjo ndesh nė kritikė nė planin publik, sepse nė Bitburg janė varrosur dhe
pjesmarrės tė SS - gjermanė. 16 qershor: Kohl merr pjesė nė njė takim tė
silezianėve tė mbajtur nė Gjermani, megjithėse Presidenti Gjerman Richard von
Weizsäcker nė organin e shoqatės "Sileziani" ("Der Schleiser") ishte sulmuar nė
mėnyrė masive pėr shkak tė fjalimit tė tij tė datės 8 maj. Kohl konfirmon nė
takimin e silezianėve nė Hanovėr paprekshmėrinė e kufijve.
Instituti i studimeve hebraike i krijuar nė vitin 1981 do tė pagėzohet me emrin
e Kohl.
1986
3 shkurt: Revista e lajmeve "Der Spiegel" njofton se deputeti i parlamentit
gjerman Otto Schilly (Tė gjelbrit) ka ngritur padi kundra Kohl-it me akuzėn e
dyshimit pėr dėshmi tė rreme para komisioneve hetuese nė parlamentin gjerman
dhe nė parlamentin e Landit nė Mainz. Mė 20 shkurt prokuroria e Koblenzer nis
procesin hetimor kundra Kohl-it, proces qė ndėrpritet mė 20 maj pė mungesė
provash.
15 tetor: Nė njė intervistė me revistėn amerikane "Newsweek" kancelari gjerman
Helmut Kohl vendos kryetarin sovjetik tė shtetit e tė partisė Michail
Gorbatschow nė njė paralelizėm tė ngushtė me Ministrin nazist tė propagandės
Joseph Goebels.: "Ai ėshtė njė drejtues modern komunist qė ka shumė njohuri nga
Public Relations". Goebbels. Njėri prej atyre personave pėrgjegjės pėr krimet e
kohės sė Hitlerit ishte gjithashtu ekspert pėr Public realtions.
Mė 6 nėntor Kohl distancohet nga kjo intervistė, megjithatė nuk ėshtė i gatshėm
pėr njė falje zyrtare. Intervista rėndon nė mėnyrė tė dukshme marrėdhėniet
gjermano-sovjetike.
26 nėntor: Kundra shoqėrisė Howaldtwerke-Deutsche Werft (HDW) nė Kiel
zhvillohen hetime me akuzėn e shitjes sė planeve tė konstruksionit tė
nėndetseve Afrikės sė Jugut. Dy ditė mė pas konfirmohet nė Bonn qė Kohl ka
zhvilluar bisedime mbi shitjen e nėndetseve Afrikės sė Jugut.
Me 18 dhjetor Parlamenti Gjerman ngre njė komision hetimesh qe do tė merret me
ngjarjet.
1987
4 janar: Nė takimin pėr Gjermaninė tė CDU-sė nė Dortmund, Helmut Kohl e cilėson
DDR si njė regjim, qė mban tė burgosur nė burgje dhe kampe pėrqendrimi. Pėr
shkak tė cilėsimit Konzentrationslager - kamp pėrqendrimi, pėrfaqėsuesi i
pėrhershėm i DDR nė Bonn paraqet dy ditė mė vonė njė protestė zyrtare.
11 mars: Pas zgjedhjeve tė parlamentit gjerman tė datės 25 janar, nė tä cilat
koalicionin kristian-liberal u konfirmua me shumicė tė qartė, parlamenti e
zgjedh Kohl-in sėrish si kancelar.
4 qershor: Nė njė deklaratė qeveritare Kohl mban qėndrim pro tė ashtuquajturės
zgjidhje e dyfishtė zero ("doppelte Null-Lösung") pėr pakėsimin nė Evropė tė
raketave me rreze tė mesme.
5 korrik: Kancelari Kohl dhe Kryeministri Francez Jacques Chirac pėrkujtojnė sė
bashku nė Reims dhe Colobey-les-deux-Eglises pajtimin mes Francės dhe
Republikės Federale Gjermane 25 vjet mė parė, nėnshkruar nga Charles de Gaulle
dhe Konrad Adenauer.
7-11 shtator: Kancelari Kohl takohet me drejtuesin e shtetit dhe partisė sė
DDR-sė Erich Honecker, i cili viziton Republikėn Federale Gjermane pėr herė tė
parė nė historinė e dy shteteve. Vendosen marrėveshje lidhur me mbrojtjen e
ambientit dhe atė nga rrezatimet, gjithashtu edhe mbi njė bashkėpunim nė
shkencė dhe teknikė.
1988
1 nėntor: Kancelari Kohl dhe presidenti francez Franēois Mitterrand dekorohen
me ēmimin ndėrkombėtar Karl tė qytetit Aachen pėr merita nė Bashkimin
Evropian.
1989
10 nėntor: Me rastin e hapjes sė kufijve tė brendshėm gjermanė Kohl ndėrpret
vizitėn nė Poloni, nė mėnyrė qė nė mbrėmje tė gjendet para Bashkisė Schöneberg
nė Berlinin perėndimor pėr tė mbajtur fjalim nė manifestimin qė do tė mbahej me
kėtė rast.
11 nėntor: Kohl dhe sekretari i pėrgjithshėm i SED Egon Krenz zhvillojnė njė
bisedė telefonike mbi intensivimin e bashkėpunimit dhe bien dakord pėr njė
takim tė afėrt midis tyre.
16 nėntor: Kohl i premton DDR-sė ndihmė ekonomike nė momentin kur tė ketė
ndodhur njė shndėrrim rrėnjėsor i sistemit politik dhe ekonomik nė DDR.
28 nėntor: Kohl paraqet njė program me dhjetė pika pėr tejkalimin e ndarjes sė
Gjermanisė dhe Evropės qė nė fund duhet tė ēojė ribashkimin e Gjermanisė.
19-20 dhjetor: Kohl zhvillon nė Dresden bisedime me kryeministrin e DDR-sė Hans
Modrow. Dy kryetarėt e qeverive bien dakord mbi njė kontratė gjermano-gjermane.
Kohl do tė duartrokitet gjatė dhe pas mbajtjes sė fjalimit para Rrėnojave tė
Kishės sė Grave (Ruine der Frauenkirche)
1990-1998
Kohl nderohet gjatė kėtyre viteve me doktoratura nderi tė universiteteve tė Tel
Aviv-it, Maryland, Lublin, Harward/USA (1990), Salamanca (1991), tė
universitetit Antemo nė Filipine (1996) dhe universitetit hebreo-amerikan tė
Brandeis (1999).
1990
5 shkurt: Nė Berlinin Perėndimor CDU e DDR-sė, Unioni Social Gjerman (Deutsche
Soziale Union, DSU) dhe Shpėrthimi Demokratik (Demokratische Aufbruch, DA) bien
dakord pėr bashkimin nė aleancėn zgjedhore "Alenca pė Gjermaninė (Allianz für
Deutschland) pėr zgjedhjet e kuvendit popullor tė DDR-sė.
7 shkurt: Nėn kryesinė e Kohl krijohet komisioni i kabinetit "Uniteti Gjerman"
(Deutsche Einheit). Kohl propozon bisedime tė njėhershme mbi njė union monetar
me reformė ekonomike. Shkas pėr kėtė ėshtė rryma e pandalshme e personave qė po
zhvendosen nga DDR.
10 shkurt: Nė njė takim midis Kohl dhe kryetarit tė shtetit dhe tė partisė pėr
BS, Michail Gorbatschow nė Moskė, Gorbatschow siguron se ribashkimin e
Gjermanisė nuk e pengon asgjė.
13/14 shkurt: Kryeministri i DDR-sė Modrow dhe Kohl vendosin nė Bonn pėr vėnien
nė funksionim tė njė komisioni tė pėrbashkėt pėr pėrgatitjen e njė unioni
monetar me reformė ekonomike.
Ata nuk arrijnė tä bien dakord pėr njė ndihmė tė menjėhershme tė qeverisė
federale pėr stabilizimin ekonomik tė DDR-sė dhe pėr pėkatėsinė brenda nje
aleance tė Gjermanisė sė bashkuar.
14-16 korrik: Kohl takon Presidentin e BS, Gorbatschow, pėr tė zhvilluar
bisedime: Gorbatschow i lejon njė Gjermanie tė bashkuar sovranitetin e plotė
dhe zgjedhje tė lirė tė pėrktėsisė brenda njė aleance. 1/ 2 tetor: Pas
bashkimit tė dy partive kristiandemokrate tė Gjermanisė nė Hamburg, Kohl
zgjidhet si kryetar i CDU-sė sė Gjermanisė dhe Lothar de Mazicre do tė zgjidhet
si nėnkryetar.
9 nėntor: Kancelari Kohl dhe Presidenti sovjetik Gorbatwschow nėnshkruajnė
"Kontratėn e Fqinjėsisė sė Mirė, Partneritetit dhe Bashkėpunimit" ("Vertrag
über gute Nachbarschaft, Partnerschaft und Zusammenarbeit".) 2 dhjetor: Me
mbajtjen e zgjedhjeve tė reja tė Gjermanisė sė Bashkuar CDU/CSU siguron 43,8%
dhe FDP 11% tė votave. Koalicioni qeveritar kristian-liberal mbetet nė
pushtet.
Publikim i punimit "E ardhmja e Gjermanisė nė Evropė" ("Deutschlands Zukunft in
Europa")
1991
17 janar: Rizgjedhje nė postin e kancelarit tė Republikės Federal Gjermane dhe
njėkohėsisht i pari kryeministėr i Gjermanisė sė Ribashkuar.
16 tetor: Kohl dhe Presidenti francez Franēois Mitterrand prezantojnė Projektin
e njė korpusi tė pėrbashkėt ushtarak prej 50.000 ushtarėsh.
1992
27 mars: Megjithė kritikėn e kongresit botėror tė hebrejve Kohl takon nė Mynih
presidentin austriak Kurt Waldheim (i lindur nė 1918), i cili pėr shkak tė sė
shkuarės sė vet si oficer i Vehrmahtit ka mbetur i izoluar nė arenėn
ndėkombėtare.
Qeveria federale vendos pjesmarrjen e anijeve tė marinės federale nė kontrollin
e embargos sė OKB-sė kundėr Jugosllavisė sė mbetur.
25 gusht: Nė Berlin Kohl dhe Kryetari i Bashkisė sė Berlinit, sikurse Eberhard
Diepgen (i lindur nė 1941) (CDU) dhe kryeministri brandenburags Manfred Stolpe
(i lindur nė 1936) (SPD) nėnshkruajnė "Traktatin e Kryeqytetit"
("Hauptstadt-Vertrag").
1993
2 shkurt: Presidenti rus Boris Jelcin dhe kancelari Helmut Kohl me rastin e
50-vjetorit tė pėrfundimit tė betejės sė Stalingradit bėjnė thirrje pėr pajtim
dhe pėr partneritet mes kombeve. 2 korrik: Parlamenti gjerman lejon pjesmarrjen
e rreth 1700 ushtarėve gjermanė nė misionin e paqes sė OKB-sė nė Somali.
1994
14 janar: Njė tryezė e tė gjithė partive nėn drejtimin e Kohl bie dakord pėr
zhvendosjen e qeverisė dhe parlamentit nė drejtim tė Berlinit deri mė sė largmi
nė vitin 2000.
8 shtator: Me rastin e festės sė lamtumirės pėr largimin e trupave amerikane,
britanike, franceze, tė vendosura nė Gjermani qė prej vitit 1945 Kohl
pėrshėndet presidentin francez Franēois Mitterrand, kryeministrin britanik John
Major (lindur nė 1943) dhe ministrin e jashtėm amerikan Warren Christopher. 15
nėntor: Parlamenti gjerman e zgjedh Kohl pėr tė pestėn herė nė postin e
kryeministrit.
1995
8/9 maj: Nė Evropė pėrkujtohet 50-vjetori i pėrfundimit tė Luftės sė Dytė
Botėrore. Festimet pėrkujtimore do tė zhvillohen si njė simbol pėr pajtimin me
tė kaluarėn. Kjo shfaqet mė sė miri nė ftesėn pėr pjesmarrje nė festimet e
fuqive fituese edhe tė Presidentit Gjerman Roman Herzog dhe tė Kancelarit
Helmut Kohl.
1996
31 tetor: Kohl feston jubileun e detyrės sė vet. Me 5145 ditė nė detyrė, ai
kthehet nė kancelarin gjerman me periudhėn mė tė gjatė tė drejtimit tė
qeverisė.
9 dhjetor: Kancelari Kohl dhe Presidenti Francez Jacques Chirac vendosin njė
koncept tė pėrbashkėt gjermano-francez mbi politikėn e sigurimit dhe tė
mbrojtjes.
Kohl mbėshtet ngritjen e njė zyre tė themeluar nga ish-disidentė tė DDR-sė pėr
viktimat e dikurshme tė SED.
1997
21 janar: Kohl dhe kryeministri ēek Vįclav Klaus (i lindur ne 1941)
nėnshkruajnė nė Pragė Deklaratėn e Pajtimit Gjermano-Ēek.
3 prill: Kohl shpall kandidaturėn e vet pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit
1998 nė Bad Hofgastein (Austri). 17 qershor: Kryetarėt e shteteve dhe qeverive
tė Bashkimit Evropian pėrfundojnė konferencėn e nivelit tė lartė me rėnien
dakord mbi Traktatin e Amsterdamit, nė tė cilin vendoset pėr njė bashkėpunim mė
tė gjerė nė politikėn e punės, atė tė jashtme dhe atė tė drejtėsisė.
17 korrik: Kohl, kryeministri italian Romano Prodi (i lindur nė 1939) dhe
kryeministri austriak Viktor Klima (i lindur nė 1947) vendosin nė Innsbruck
(Austri) pėr heqjen e kontrollove kufitare me dy shtetet fqinje qė prej datės 1
prill 1998.
1998
13 maj: Me rastin e festimeve pėr 50-vjetorin e Urės Ajrore tė Berlinit,
kancelari gjerman Kohl pret Presidentin Amerikan Bill Clinton nė njė vizitė nė
Gjermani.
23 prill: Parlamenti Gjerman vendos me shumicė absolute pėr pjesmarrjen e
Gjermanisė nė Unionin Monetar Evropian, me tė cilin nė datėn 1 janar 1999 do tė
vihet nė qarkullim Euro.
27 shtator: Pėr herė tė parė nė historinė e Republikės Federale do tė arrihet
qė nėpėrmjet zgjedhjeve parlamentare tė bėhet shkarkimi i njė qeverie nė
pushtet. SPD siguron sė bashku me Aleancėn 90/ tė Gjelbrit, shumicėn absolute.
Qė nė mbrėmjen zgjedhore Kohl merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr humbjen zgjedhore
tė partisė sė vet dhe deklaron se nė kongresin e partisė nė nėntor ai nuk do tė
kandidojė mė pėr postin e kryetarit tė partisė.
20 tetor: Kohl do tė nderohet prej Presidentit Polak me dekoratėn mė tė lartė
polake, Urdhrin e Shqiponjės sė Bardhė, pėr meritat e tij nė bashkėpunimin
gjermano-polak.
25 tetor: Kryetarėt e shteteve dhe qeverive evropiane vendosin pėr shpalljen e
Kohl-it Kryetar Nderi i Evropės. Ky nderim ish dhėnė mė parė vetėm pėr Jean
Monnet.
26 tetor: Me konstituimin e parlamentit gjerman pėrfundon detyra e Kohl si
kryeministėr. Presidenti gjerman Roman Herzog e nderon Kohl me Kryqin e Madh me
Kurorė Dafinash tė Urdhrit tė Meritės tė Republikės Federale (das Großkreuz des
Verdienstordens der Bundesrepublik mit Lorbeerkranz ) Ky nderim ish dhėnė mė
parė vetėm pėr Konrad Adenauer.
7 nėntor: Wolfgang Schäuble shpallet pasardhės i Kohl nė postin e kryetarit tė
CDU-sė.
1999
5 nėntor: Ish-kryefinancieri i CDU-sė Walther Leisler Kiep (i lindur ne 1926),
i kėrkuar prej prokurorisė sė Augsburgut me akuzėn e dyshimit pėr evazion
fiskal, i dorėzohet vetė drejtėsisė. Ai deklaron se valixhja me 1 milionė DM qė
i ėshtė dorėzuar atij nė Zvicėr mė 26 gusht 1991 nga Karlheinz Schreiber, ėshtė
futur nė arkėn e CDU-sė si dhuratė pėr partinė.
6 nėntor: Kohl siguron se ai nuk ka asnjė dijeni pėr sponsorizime tė kėtij
lloji.
21 nėntor: Kohl hedh poshtė akuzėn mbi pagesat korruptive nė lidhje me
furnizimin e Arabisė Saudite me tanke. Eshtė ngritur dyshimi se vendimi i
Kėshillit Federal tė Sigurisė ka qenė i blerė: "Kėto hamendėsime janė false dhe
shpifėse".
30 nėntor: Kohl deklaron se nė CDU gjatė kohės sė qenies sė tij nė postin e
krytarit, paralelisht me konton zyrtare zhvillohej dhe njė konto e veēantė e
financave tė partisė. Ai kėrkon falje pėr transparencėn defiēitare tė
sponsorizimeve tė partisė, kontrollin e munguar dhe shkeljet tė mundshme tė
ligjit tė partive. 16 dhjetor: Kohl pranon gjatė njė interviste pėr
televizionin nė ZDF se mes viteve 1993 dhe 1998 ai ka marrė nė mėnyrė ilegale
1,5 deri nė 2 milionė DM si sponsorizime pėr partinė.
Emrat e sponsorėve anonimė ai nuk dėshiron t'i bėjė tė ditur.
2000
3 janar: Prokuroria e Bonn-it nis procesin hetimor kundra Kohl me akuzėn e
dyshimit pėr shpėrdorim nė disfavor tė partisė sė vet.
18 janar: Nė njė mbledhje krize tė instancave drejtuese tė CDU-sė nė Berlin,
Kohl kėrkohet qė tė heqė dorė prej postit tė nderit si kryetar partie derisa ai
tė ketė dhėnė kontributin e vet nė sqarimin e aferės sė sponsorizimeve. Nė
mbrėmje Kohl jep dorėheqjen nga posti i nderit. Sipas tė dhėnave tė veta, ai
nuk ėshtė nė gjendje tė japė emrat e sponsorizuesve pėr arsye se ai u ka dhėnė
atyre fjalėn.
14 gusht: Kohl refuzon pjesmarrjen nė njė festė zyrtare me rastin e
dhjetėvjetorit tė bashkimit gjerman. Kohl ishte ftuar nė festimet e
organizuara, por nuk ishte parashikuar tė mbante fjalim nė to.
|
|
|