Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Pyjet!
Anton Ashta

Postuar mė 30-10-2002 nė 08:11 Edit Post Reply With Quote
Pyjet!

Si po masakrohen pyjet shqiptare


Nje kontroll i perbere nga perfaqsues te drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve dhe Kullotave si dhe anetare te tjere te ministrive te linjes kane nisur nje kontroll mbi siperfaqet pyjore si dhe ne subjektet qe kryejne aktivitet pyjore nga ku kane sekuestruar 892 metra kub material drusore si dhe 148 metra ster dru zjarri Jane kontrolluar 109 subjekte dhe jane mbyllur 16 prej tyre.

Ne rreth 109 subjekte eshte ushtruar kontroll dhe 16 prej tyre jane mbyllur si rezultati i ushtrimit te aktivitetit te paligjeshem, te prerjes se dryve pyjore. Nen drejtimin e Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve dhe nje sere ministrish te tjera te linjes kane nisur nje kontroll per evidentimin e demeve pyjore dhe demtuesit e tyre. Grupi "Taks Force" i perbere nga perfaqsues nderministeriale ka nisur nje kontroll qe prej dates 15 tetor te ketij viti ne disa rrethe te konsideruar me problematike, ne aspektin e demtimit te pyjeve. Grupi i punes ka organizuar struktura vartese ne te gjitha drejtorite e rretheve dhe ka hartuar programet e bashkeveprimit dhe ngritjen e ekipeve te perbashketa te kontrollit. Grupi ka kryer kontrolle direkte edhe ne shume subjekte me aktivitet ne fondin pyjore ne rrethet Puke, Tirane, Shkoder Lezhe, Elbasan et j. Perafqsues te drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve dhe Kullotave pohojne se situata per prerjet dhe transportet per prerjet e paligjshme te materialit drusore eshte nen kontroll. Ne ndihme te policise pyjore eshte shtuar edhe mbeshtetja e policise se rendit dhe asaj te tatim-takses. Si rezultati i kontrollit te deritanishem ne disa rrethe te vendit eshte konstatuar se jane bllokuar 148 metra ster dru zjarri dhe 892 metra kub material drusore. Ne fshatrat e kontrolluara ne rrethin e Matit jane bllokuar 37 metra kub sharre 80 metra buk derrase per te cilat po kontrollohen burimet e furnizimit. Nderkohe vetem brenda dy javeve kontroll jane gjobitur 44 subjekte me nje vlere qe varion prej 656 mije leke e deri ne 290 mije leke. Ky kontroll vjen pas nje kontrolli te bere disa muaj me pare nga Ministri i Bujqesise, Agron Duka se bashku me ish drejtorin e policise se shtetit Bilbil Mema. Demet e shkaktuara nga prejrjet e paligjshme te pujeve jane te medha. Kulmin e shkatrrimit dhe demtimit siperfaqet pyjore kane qene gjate trazirave te vitit 1997. Edhe pse pas ketij viti subjektet qe meren me aktivitet pyjore kane qene nen vezhgimin e drejtorive pyjore te rretheve demet e shkaktuara jane te pallogaritshme dhe se keto siperfaqe te gjelbra zor se mund t'i rikthehen vendit. Pas perfundimti ne disa rrethe te vednit grupi i punes do te vazhdoje me pas kontrollin edhe ne qytete te tjera te vendit si Pogradec, Korce, Kolonje, Permete etj. Aktualisht mungesa e nje strukture te vecante qe do te ndihmonte ne vjeljen e gjobave eshte problemi kryesore qe has drejtoria e Pergjithshme Pyjeve dhe Kullotave. Deri me tani jane nje sere subjektesh te cilet nuk kane shlyer detyrimet e me pareshme, pasi mungon stafi i duhur per vjeljen e tyre. Nderkaq jane nje sere subjektsh te cilat nuk jane te licensuara dhe kryejne prerje te lendeve drusore . Kontrabanta e lendeve drusore ka qene me pak e fokusuar ne forcen goditese te shetit. Kontrabanta e cigareve, e kafese, apo e pijeve alokolike e ka bere qe te mos i kushtohet rendesia e duhur kontrabandes se lendeve drusore, duke shkaktuar ne kete menyre deme te medha. R. Lajthia

Ne Mirdite jane kontrolluar gjithsej 38 subjekte dhe jane gjobitur 290 mije leke per mos rregjistrim ne organin tatimore. Jane bllokuar 4 mjete me 25 metra kub material drusore.

Ne Diber jane kontrolluar 4 subjekte, nje eshte gjobitur nga Policia Tatimore. Nga kontrolli eshte bllokuar nje mjet me 6 metra ster dru zjarri

Ne Bulqize jane bllokuar dhe shoqeruar per ne polici 2 mjete me 12 metra kub material drusore. Policia pyjore ka bllokuar edhe 10 mjete me 50 metra ster dru zjarri dhe 20 metra kub trupa sharre

Ne Mat jane kontrolluar 5 subjekte dhe ku eshte gjobitur nje subjekt per mos rregjistrim ne organin tatimore.

Ne Tirane jane sekuestruar 68 metra kub dru zjarri dhe 5.5 metro kub lende punimi. Per 9 raste jane vene 65 mije leke gjoba.

Ne Librazhd jane bllokuar 5 mjete dhe jane sekuestruar 30 metra ster dru zjarri

Ne Puke jane kontrolluar 52 subjekte jane gjobitur 35, me nje milion leke per mos rregjistrim ne organet tatimore.

Projekti

Sharra me rruge dhe ndricim

Bllokimi i fushes se vetme te grumbullimit te Sharres ka bere qe kazanet me plehra te mos boshatisen per dite me radhe. Per kete qellim ka nisur dje projekti i Bashkise se Tiranes, ne lidhje me rehabilitimin e pjesshem te fushes se Sharres. Projekti kushton 28 mije dollare dhe financohet nga UNEP ne bashkepunim me Ministrine e Mjedisit. Projekti do te zhvillohet ne faza . Ky projekt mendohet te zgjidhe rregullimi i pjesesshem te rrugeve te Sharres, hapjen e kanaleve kulluse si dhe sistemimin e fushes . Kjo faze do te zgjase per dy jave. Ndersa ne fazen e dyte do te behet ndricmimi i plote i saj. Aktualisht Sharra ndodhet ne nje gjendje te mjerueshme. Ajo eshte cilesuar si nje nga nente zone e nxehta te ndotura qe kerkon nje vemendje te vecante per permiresimin e kushteve te punes nga firmat e pastrimit si dhe per vete familjet qe jetojne aty prane.




--------------------------------------------------------------------------------
30/10/2002

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 10-3-2003 nė 10:05 Edit Post Reply With Quote
Pyjet, masakra që filloi pas viteve ‘90


Me ligjin e ri për pyjet, të miratuar në vitin ’93, nisi dhe shkatërrimi i kësaj pasurie

Aty nga vitet 30 të shekullit të kaluar, studiuesi i njohur korçar Stavri Frashëri pati shoqëruar dy antropologë amerikanë, burrë e grua, nëpër Malësitë e Shqipërisë së Epërme. Studiuesve të huaj përpos aspekteve studimore e etnokulturore, antropologjike iu bënë përshtypje dhe pyjet e këtyre malësive, duke i cilësuar ato si një thesar i pa çmuar në kohën e pritme. “Sa bukuri kanë bjeshkët e nalta kur janë të veshura me pyje. është një fatkeqësi që këta i kanë e nuk i çmojnë . Le të ndodhesin ato pyje në nje vend tjetër të Evropës dhe e shikoje se ç’ bëhej me to”, do të shënonin në ditaret e tyre dy studiuesit e huaj.

Pak histori
Pas viteve 44, pyjeve iu ndërrua pronari. Ato ishin totalisht të shtetit që nga shkurrishtet e fshatrave e deri në bjeshkët e larta. Një organnizëm shtetëror, i quajtur ndërmarrje Pyjore iu vu në kokë. Ato ishin përgjegjëse për administrimin , pyllëzimin, përmirësimin, grumbullimin dhe eksportimin e nënprodukteve të tyre. Fondi pyjor në të gjithë Shqipërinë dhe sidomos në malësinë veroire ishte për t’u patur zili. Klima mjaft e përshtatshme, relievi e parametra të tjerë stimulantë u kishin dhënë këtyre viseve bimësi të shumëllojshme që nga shkurrnajat e deri tek masivet e lisit, pishës së zezë, rrobullit, bredhit, ahut e duke përfunduar në zonat alpine me kullotat e mrekullueshme veriore. Paçka dështimi t të sistemit të ekonomisë së cenralizuar, inxhinierët dhe specialistët e kësaj fushe shprehen pa asnjë ngurim se ai organizëm qe mjaft efikas, përveç disa deformimeve të vogla që vinin nga planimetria, sidomos në hapjen e tokave të reja të bukës nëpër kodra e male, një absurd ky. Por sipas inxhinierit të vjetër pyjor në Mirditë, Vlash Legisi, atëherë ishtë krijuar një përvojë e pasur në mbarështimin e pyjeve. Masive të tëra me pyje të rinj u krijuan gjithaandej. Me nostalgji inxhinjer Legisi kujton Shkallgjanën, një masiv tërësisht të ri që në rrethet pyjore ia kishin vënë emrin “Bulevardi Stalin i masiveve të Veriut”. Po ashtu në Tërbun të Pukës Nënshejt, Lurë, Kasinar, Fan a gjetkë. Tani, thotë inxhinieri, nuk ekzistojnë më këto masive që janë rrafshuar nga kontarabandistët e pyjeve. Metoda produktive më shpenzime më të mëdha janë përdorur edhe për përmirësimin e pyjeve të degraduara të lisit, pyllëzimin e etj.

Pas vitit ‘90, shkatërrim total
Pas viteve ’90 mbi pyjet filloi një masakër. Inxhinjer Gasper Gjoci, sot drejtues i Pyjores në Mirditë thotë se mbi pyjet ra si një murtajë i gjithë shkarkimi social i trevave këtej. U prishën NPD-të për hir të “teorisë së çmendur zero”, teori që shkatërroi mijëra e mijëra ha pyje nga më brilantet. Përse duhej të prisheshin në atë mënyrë NPD-të (ndërmarje të specializuara të shfrytëzimit pyjor) e të zëvendësoheshin ato me qindra gatrra e çikularë që bënë kërdinë? Inxhinjeri pensionist Pal Bronzi, i diplomuar në Bullgari dhe që ka një jetë të tërë që merret me pyjet, thotë se aty nga vitet ’93, pasi kishte dalë ligji nr 8723 dt 13.10.1992, “Mbi pyjet” filluan proçedura të reja për shfrytëzimin e pyjeve, duke aplikuar ankande për subjekte private. Që në thelb e sidomos në nene të veçanta ai lejonte hapësira për veprime abuzive. “E kontestuam ashpër të gjithë, specialistë e drejtues të pyjeve, por në Ministrinë e Bujqësisë na u përgjigjen me heshtje tinzare”, thotë Pali i bindur se që këtu filloi një masakrim i paramenduar. Sipas letrave të shtetit duhej që në pyll të prisnin 10 apo 15 vetë, por e vërteta tregon për qindra e qindra. Gjovalin Prenga, përgjegjës i një subjekti që operon me letra liçensimi që prej 10 vitesh thotë se “ndërsa unë punoj me mjete, me brigade, me letra e taksa, të tjerët ia hyjnë mbarë pyllit pa i hyrë gjë në këmb녔. Specialistët thonë se para 9 vjetësh rreth 60 mijë m3, lëndë drusore, priteshin me damkime për nevoja të ndryshme të ekonomisë dhe ato private, dhe asgjë nuk e gjente pyllin. Edhe sot do të ishte e mirë një gjë e tillë, një shfytëzim i përqëndruar ndërsa tregtia të jetë e liberalizuar. Le të vijnë subjektet tek Pyjorja të marrin trup e jo lis në këmbë… Sa për strategjinë e gjelbër, thotë specialisti i vjetër Brozi flitet shpesh, por vetëm në letra. I vetmi deputet që ka kundërshtuar ligjin absurd të 1992, ligj i cili e nëpërkëmbi këtë strategji, ka qenë ish- deputeti Lek Gjiknuri, që tani nuk jeton më, por askush nuk ia vuri veshin.

Inventari, sa pyje kemi?
Këtë gjë askush nuk e di saktësisht në Shqipëri, drejtuesit e DSHP-ve në rrethe thonë me sinqeritet se ne gënjejmë për fondin pyjor drejtorinë e pyjeve, ajo ministrinë e Bujqësisë dhe kjo e fundit Qeverinë. Pra së pari duhet ditur “sa kemi në magazinën e pyjeve?”. Sipas një formulari vjetor përllogaritet se Shqipëria ka 1 milion ha pyje dhe 80 milion lëndë drusore, por që për specialistët një gjë e tillë është absurde. “Si mund të kemi kaq fond pyjor, thotë inxhinjer Legisi, kur ne nuk gjejmë dot një parcelë për ta dhënë për ankand, pa folur për pyjet e ulta të dushqeve që po i gllabërojnë kamionët e qymyrit, apo pyjet e reja që në “formë vilakesh” mbarten rrugëve të vendit me maune të kamufluara me tenda në sytë e shtatëqind lloj policëve. Specialistët kërkojnë ndërprerje totale të prerjes së pyjeve. Një vendim i qeverisë i fundvitit të kaluar ka ndaluar prerjen e lëndëve drusore, për një kohë të pacaktuar, me përjashtim të zonave rurale, për nevoja vetjake dhe dru zjarri, lëndë ndërtimi etj. Por ende nuk ka një udhëzues të Ministrisë së Bujqësisë rrëfen shefi i policisë pyjore Mirditë z. Bib Skana. E megjithatë prerjet vazhdojnë. Pastaj si t’i ruajmë pyjet, kështu si na sheh pa uniformë, pa armë, pa mjet lëvizës, me një page qesharake, pa bashkëpunim rigoroz me instancat e prokurorisë e gjyqësorit. Megjithatë shihet pak dritë në fund të tunelit. Pyjet e lisit kanë filluar të përmirësohen dhe për 20 vjet ato do t’i kemi “në identitet”, thonë specialistët. Ky, sipas tyre, është një ogur i mirë. Komuna e Matit, me drejtues Simon Kaca, është shembulli më i mirë për këtë. Banka Botërore është mjaft e interesuar për të dhënë asistencë në këtë drejtim dhe është mjaft e ndjeshme kur shikon projekte të zbatuara sipas porosive të saj.
Gjergj Marku

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-3-2005 nė 17:15 Edit Post Reply With Quote
Feti Zeneli - 16/03/2005

Erozioni dhe prerja e pyjeve

Duke filluar nga viti 1967, kur ne “iu qepëm kodrave dhe maleve për t’i bërë ato pjellore si dhe fushat” e deri më sot, kemi prerë pa pushim drurë pyjorë, të cilët përbëjnë profilaksinë e mbrojtjes natyrore nga erozioni


Reshjet e dendura të kohëve të fundit evidentuan me fakte erozionesh të shumtë dëmin që i kemi shkaktuar me duartë tona ekonomisë pyjore, dhe, nëpërmjet saj, tokës shqiptare në të katër anët e vendit. Rrëshqitjet e dheut vunë përparë rrugë, ura, shtëpi, lagje fshatrash, objekte të ndryshme social-ekonomike, etj., deri dhe varrezat e të vdekurve në qytetin e Pogradecit. Duke filluar nga viti 1967, kur ne “iu qepëm kodrave dhe maleve për t’i bërë ato pjellore si dhe fushat” e deri më sot, kemi prerë pa pushim drurë pyjorë, të cilët përbëjnë profilaksinë e mbrojtjes natyrore nga erozioni. Këtë masakër e kemi bërë “tërësisht me forcat tona”, kudo ku partia kishte planifikuar të hapte toka të reja, duke mos kursyer as anët e rrugëve apo vendndodhjet e qendrave të banuara. Masakra pyjore njohu zhvillime të reja, veçanërisht gjatë viteve të tranzicionit, ky sëpata barbare e individëve të papërgjegjshëm u shtri edhe te pemët frutore të të gjitha llojeve. Për një pjesë “kafshësh me fytyrë njeriu”, ndërtimi i demokracisë u konceptua edhe pa vreshtat dhe plantacionet e pemëve frutore : komuniste”, të trashëguara nga monizmi, ndaj u prenë për dru zjarri mijëra drurë frutorë si ullinj, agrume, mollë, fiq, rrush, etj. Konkretisht, sipërfaqja e vreshtave në vitin ’90 ishte rreth 17300 ha, kurse sot vetëm 5000 ha, ose mbi 70% më pak; numri i pemëve frutore nga 13 milionë ra në 5,1 milionë, ose 65% më pak; ullinjtë nga 5,8 milionë rrënjë në 3,4 milionë, ose 41% më pak; numri i agrumeve nga 1 milionë në 300 mijë rrënjë, ose 70% më pak, etj. Po kur dora vrastare e shqiptarëve nuk është ndalur as përballë pemëve frutore, që janë një pasuri e paçmuar, njëlloj si bagëtitë dhe toka bujqësore, merret me mend se çfarë ka ndodhur me pyjet natyrore, qofshin këto afër qendrave të banuara apo dhe më larg tyre.
Pyjet janë sektori ekonomik që e kanë vajtur më shumë se çdo gjë tjetër shfrytëzimin barbar të punës në të zezë dhe mungesën e kujdesit shtetror për amdinistrimin e rregullt ligjor të tyre. Në këto kushte, institucionet e mbrotjes së pyjeve, përveçse kanë shtuar ndarjen e pjesëve në përvetësimin e të ardhurave nga shfrytëzimi legal i pasurisë pyjore dhe kanë rënduar shpenzimet administrative të buxhetit me rroga të pamerituar, nuk kanë luajtur asnjë rol pozitiv. Prerjet pa kriter të drurëve pyjorë kanë ndodhur në sytë e tyre. Kronika të ndryshme televizive, veçanërisht ato të transmetuara në emisonin “Fiks Fare” na kanë servirur pamje makabre në prerjen e pyjeve dhe qëndimet moskokëçarëse të të ngarkuarëve ligjërisht me mbrojtjen e fondit tonë pyjor. Në disa raste, Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave ka shkuar deri atje sa të licensojë prerjen e drurëve pyjorë edhe në zonat e mbrojtura me ligj të veçantë, si në Stravaj të Librazhdit, Lurë të Pukës, etj. Pra disa muajsh, Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave në Ministrinë e Bujqësisë hartoi një projektligj për të ndalur prerjen e mëtejshme të pyjeve, por qeveria nuk e mori në konsidertë, duke dëshmuar se edhe në sektorin pyjor “peshku është qelbur nga koka”.
Indiferenca dhe keqqeverisja në këtë drejtim është kaq dëmprurëse saqë po shduken përfundimisht nga lista e drurëve pyjorë edhe disa lloje drurësh të rrallë që konsiderohen pasuri kombëtare. Në pjesën qendrore dhe veriore të vendit tonë pasuria pyjore po bëhet dru për ngrohje, zjarr për prodhim gelqereje, lëndë ndërtimi, etj. Mungesa e kontrollit ndaj aktivitetit të kompanive private u mundëson këtyre subjekteve që të presin në mënyrë abuzive drurë pyjorë, duke mos respektuar kushtet teknike të prerjes, që bëhet shkak për stimulimin e erozionit masiv. Konkretisht, nëse gjatë kësaj periudhe të lagësht moti pyjet dhe drurët e tjerë frutorë do të kishin qenë në vendin e vet, nuk do të kishte ndodhur gjithë ajo shkarrje dherash, duke shkaktuar dëmtime të ndryshme të objekteve apo infrastrukturës. Nga ana tjetër, administrata e sotme shtetërore po favorizon pronësimin ilegal të pyjeve. Vjedhës dhe mashtrues ordinerë, por të lidhur me njëmijë fije edhe me pushtetarin lokal apo deputetin, po zaptojnë me dëshmi e dëshmitarë të rremë sipërfaqe të tëra pyjore. Përvetësimi dhe shfrytëzimi ilegal i pyjeve e njerr përfundimisht jashtë vëmendjes shtetërore këtë pasuri të paçmuar kombëtare, për të cilën duhen vite të tëra pune të zvendësohet.
Ky lloj shfrytëzimi deri në shkatërrim i pyjeve, shtimi i varfërisë në zonat rurale, rritja e ekonomive fshatare që merret me “blegtorinë-brejtëse” të pyjeve, hapjen e tokave të reja në relieve të pjerrëta, përdorimi i tokave margjinale për tokë bujqësore, etj., është shkaku kryesor i shtimit të erozionit në të gjithë vendin, ritmet e të cilit e tejkalojnë me gati 1000 herë atë të vende të tjera europiane. Në disa zona të veçanta të vendit, specialsitët kanë diktuar se ka kratere erozive, me thellësi deri në 500 metra, të cilat bëhen shkak për rrëshqitje të qendrave të tëra urbane dhe shkatërrim të objekteve të ndryshme ekonomiko-sociale që ndodhen në to. Mungesa e drurëve pyjorë apo pemëve frutore në vende të tilla është si sëmundja e kolerës për trupin e njeriut. Kushdo që ka kaluar kufirin tokësor të vendit tonë ka parë se ai dallohet, veç të tjerash, edhe nga prezenca e shtuar pyjore në tokën fqinje. Sapo hyn në territorin e këtyre shteteve të mbushet syri me gjelbërim dhe rruga humbet në brendësi të pyllit, kudo që të shkosh.
Në kushtet e një mungese dhe zbrazëtie të tillë pyjore, erozioni bëhet shkak për katrastrofa natyrore. Dhe katastrofa të tilla ndëshkojnë kryesisht ato regjime që nuk marrin masa parandaluese dhe nuk llogarisin saktë pasojat social-ekonomike që mund të shkaktojë një problem i tillë natyror. Po kur njeriu dhe inistucionet bëhen me dashje apo pa dashje stimulues të këtyre fatkeqësive, atëherë edhe erozioni nuk është më një problem natyor por më shumë një problem social. Dhe në kushtet kur qeveria është përcaktuar si shkaktare e një problemi të tillë, atëherë çështjen duhet ta marrin në dorë shoqatat joqeveritare dhe shtypi i pavaruar, me qëllim që të ndërgjegjësohen njerëzit rreth fatkeqësive social-natyrore që po i përgatisin vetes. Në këtë rast nuk gjen zbatim teoria e Arnold Toynbere, sipas të cilit, qytetërime te mëdha lindin nga sfidat e mjedisit, dhe as ajo e Ernesto Cardenalit, që shikon tek kataklizmat një llojë ndëshkimi natyror për regjimin, sepse erozioni shqiptar është 50% natyror dhe 50% njerëzor, për të mos thënë një raport 60% me 40% në favor të subjektives.
Lidhjet e njeriut me natyrën janë mijëravjeçare, dhe tash së fundi roli i mjedisit në jetën e inidvidit është më tepër i karakerit ekonomiko-social se sa i karakterit fizik që ka qenë shekuj më parë. Midis shumë plagëve të tjera të tranzicionit shqiptar është edhe krijimi i problemeve të shumta mjedisore, në kuadrin e keqpërdorimit të lirisë individuale dhe mungesës së shtetit ligjor për të ndëshkuar shkaktarët. Të gjithë jemi dëshmitarë të masakrës që u është bërë jo vetëm pyjeve dhe pemëve frutore, por edhe lumejve, liqeneve, bregdetit, etj. Mungesa e kontrollit shtetëror ndaj aktivitetit të kompanive private u ka mundësuar atyre që të kryejnë abuzime të ndryshme me pasurinë pyjore dhe atë lumore. Prerjet pa kriter teknik dhe në mënyrë abuzive e pyjeve në pjesën qendrore dhe veriore të vendit tonë llogariten në miliarda lekë humbje, me një impakt negativ në të ardhmen e kësaj pasurie të rëndësishme kombëtare. Nga ana tjetër, ngritja e dhjetëra nyjeve për inerte në shtretërit e lumejve ka cenuar ekologjinë dhe ka nxitur erozionin në këto vende, duke shkaktuar pasoja edhe në dëmtimin e veprave të ndryshme publike si ura, rrugë, toka bujqësore, etj. Kjo ka bërë që tokës bujqësore në afërsi të këtyre territoreve t’i dalin brinjët dhe balta të vërshojë rrugëve, duke e ndotur gjithandej mjedisin.


biznesi





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-5-2008 nė 11:47 Edit Post Reply With Quote
Mbrojtja dhe shtimi i sipërfaqeve pyjore, si një pasuri mjedisore, në një proces të gjërë reformimi

Rreth 900 mijë hektarë pyje e kullota, në pronësi të qeverisjes vendore

Mbrojtja dhe shtimi i sipërfaqeve pyjore, si një pasuri mjedisore, gjendet në një proces të gjërë reformimi. Në kuadrin e politikave për decentralizimin e qeverisjes të pasurive natyrore, legalizimin e informalitetit të hershëm në posedimin e pyjeve dhe kullotave pranë fshatrave, po vazhdon procesi i kalimit të pyjeve dhe kullotave shtetërore në përdorim të komunave e bashkive. "Procesi i kalimit dhe mbarështimi i pyjeve e kullotave komunale nga komunë-fshati në familjet bujqësore, është mjaft dobiprurës për fermerët, qeverisjen vendore, shërbimin pyjor dhe për shoqërinë në tërësi", u shpreh në një intervistë për ATSH-në, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Lufter Xhuveli. Sipas tij, qeverisja vendore do të ketë të gjitha të drejtat dhe detyrat, që aktualisht i kanë drejtoritë e shërbimit pyjor. Pra, komunat do të kenë një përgjegjësi të madhe në përdorimin dhe shfrytëzimin e pyjeve në drejtim të kapërcimit të varfërisë, të rritjes së të ardhurave për zonat rurale dhe për një mbrojtje më të mirë të tyre.

- Zoti ministër, ju e keni cilësuar reformën në pyje si një sfidë, madje ekspertët e fushës e kanë quajtur një revolucion. Ç'do të thotë kjo më konkretisht?

Në kuadër të ndryshimeve pozitive që po ndodhin në Shqipëri, reforma në pyje është një nga më të rëndësishmet dhe më të dukshmet. Konkretisht, reforma në tërësinë e vet ka si objektiv krijimin e një situate të re të shëndetshme në pyje, me qëllim që të kemi një vend gjithnjë e më të gjelbër e të mbrojtur nga erozioni me një ajër më të pastër, gjë që mund të realizohet përmes "mushkërive" të gjelbërta të një vendi, që janë pyjet. Reforma është konceptuar me disa drejtime kryesore. Cilësoj si më të rëndësishme kalimin e pyjeve dhe kullotave nga shteti te komunat, pushteti vendor, një lëvizje e fuqishme, që aktualisht është në një proces intensiv. Parashikojmë që më shumë se gjysmë milioni hektarë me pyje dhe 400 mijë hektarë me kullota të transferohen në administrimin e pushtetit vendor në pronësi të tyre. Kjo është një reformë, e cila për këtë pjesë parashikohet të përfundojë në fundin e muajit maj ose fillimin e qershorit.

-Çdo të sjellë kjo reformë në të mirë të mjedisit dhe rritjes së sipërfaqeve të gjelbëruara?

Kjo lëvizje do të bëjë të mundur që nga njëra anë, duke qenë në pronësi të drejtpërdrejtë të komunave do të jenë më të mbrojtura nga prerjet e paligjshme, zjarret do të ketë mundësi që komuniteti që banon në këto zona të shfrytëzojë pyjet dhe të kenë më shumë të ardhura. Pra, në vend që këto të ardhura të kalojnë te buxheti i shtetit, do të kalojnë në buxhetin e komunave dhe njëkohësisht do të ketë mundësi që shfrytëzimi i tyre të bëhet mbi baza më të kontrolluara. Një drejtim i dytë i reformës në pyje ka të bëjë me rritjen e nivelit të përmasave të shfrytëzimit të tyre në mënyrë të planifikuar. Në këto tre vjet, ne kemi bërë një ndryshim rrënjësor në shfrytëzimin e pyjeve. Në vitet 2000-2005 janë shfrytëzuar mbi 335 mijë metra kub lëndë drusore dhe dru zjarri në vit. Në periudhën 2006-2008 ne e kemi ulur këtë në 120 mijë metër kub, ndërsa për këtë vit, kjo sasi pritet të shkojë deri në 100 mijë metër kub. Në këto tre vjet, ne kemi dyfishuar zonat e sipërfaqeve të mbrojtura dhe të parqeve kombëtare. Në vitin 2005 ne kemi pasur 158 mijë hektarë me zona të mbrojtura, ndërsa tani kemi 305 mijë hektarë me zona të tilla. Aktualisht kemi 10.4 për qind të sipërfaqes së territorit të përfshirë në zonat e mbrojtura, ndërkohë që brenda dy viteve të ardhshme parashikohet të kapet një shifër që shkon deri në 14 për qind dhe brenda pesë viteve synojmë të arrijmë nivelin europian që është mbi 17 për qind të territorit me zona të mbrojtura.

-Në të tëra këto ndryshime ligjore që po ndërmerren për mbrojtjen e pyjeve, a ka rrezik që nga transferimi masiv i pyjeve dhe kullotave nga shteti te komunat të ulet niveli i administrimit dhe i menaxhimit të tyre, për arsye të mungesës së njerëzve të kualifikuar?

Ne po i paraprijmë këtij problemi meqenëse mund të lind po qe se jemi pasivë. Për këtë jemi në përfundim të një vendimi, që do të kalojë së shpejti për miratim në Këshillin e Ministrave, për organizimin e shërbimit këshillimor në sektorin e pyjeve dhe kullotave. Kjo do të harmonizohet, duke krijuar sektorë të rinj në sektorët e shërbimit pyjor në rrethe, duke vendosur specialistë të kualifikuar në komuna që do të përgjigjen për administrimin e kësaj pasurie të madhe që do të marrin në pronësi. Në këtë mënyrë, parashikohet që të mos krijohet boshllëk në administrimin e pyjeve, por të eci paralelisht me këtë proces. Si pjesë e reformës është dhe përmirësimi e forcimi i kuadrit ligjor.

- Pas ndryshimit të ligjit për kalimin e pyjeve dhe kullotave në varësi të pushtetit vendor, ministria që ju drejtoni ç'tagër do të ketë?

Ministria në emër të shtetit do të ketë në administrim parqet kombëtare, zonat e mbrojtura dhe një pjesë të pyjeve të kultivuara apo pishës bregdetare, të cilat nuk janë pyje spontane por të mbjellura, të cilat kanë nevojë për një përgjëgjei të veçantë. Njëkohësisht, shteti nuk heq dorë, por përkundrazi është përgjegjës në tërësi për politikat në sektorin e pyjeve. Nuk do të thotë, që komunat mund të bëjnë ç'të duan me këtë pasuri të madhe kombëtare, por ato do ta administrojnë mbi bazën e planeve të veçanta, ligjit, vendimeve të Këshillit të Ministrave për pyjet. Monopolin për politikat që do të ndiqen e ka shteti.

- Në verën e vitit të kaluar jemi përballur me një situatë emergjence, shkaktuar nga rënia e zjarreve në pyje. Për këtë vit, çfarë masash do të merrni për të parandaluar djegien e pyjeve si një fenomen shkatërrues për mjedisin?

Duke marrë shkas për atë situatë që ndodhi vjet, jo vetëm te ne, por në të gjithë rajonin e Mesdheut, janë nxjerrë disa konkluzione nga Shtabi i Mbrojtjes nga Zjarret, që funksionoi në nivel qeveritar vitin e kaluar. Midis konkluzioneve janë lënë disa detyra si, kontraktimi i disa avionëve të specializuar për shuarjen e zjarrave nga vendet e tjera. Ky proces ka filluar dhe i është deleguar Ministrisë së Brendshme, pasi ka një drejtori të emergjencave civile dhe është një proces që ka nisur mjaft mirë dhe do të përfundojë brenda qershorit. Njëkohësisht, do të kompletohen drejtoritë e pyjeve me pajisje kundër zjarrit për skuadrat.

-Duke u nisur nga eksperienca e vitit të kaluar, a do të organizohet ndonjë fushatë sensibilizimi për opinionin publik për rëndësinë e mbrojtjes dhe ruajtjes së pyjeve?

Do të ketë një spot televiziv, dhe jemi duke parë mundësinë e sigurimit të fondeve për transmetimin e tij në disa media kryesore dhe lokale të vendit. Ndërgjegjësimi i qytetarëve mbetet parësor për ne, pasi masat për rritjen e ndërgjegjësimit nuk kanë shoqëruar në mënyrë proporcionale zhvillimet në mbrojtjen e pyjeve.

rd


Nje nga pasurite THEMELORE te RSH ishin pyjet.

Tani nje nga sfidat themelore te shoqerise shqiptare eshte ngjallja e tyre!


Pylli eshte me i rendesishem se NAFTA.

Me besoni,

dhe pse?

SEPSE eshte i RINOVUESHEM

o shqiptar o dru me pre


Ne pricipatat gjermane dikur te denonin me vdekje po te prisje nje peme.

Gati kjo duhet ne RSH!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-1-2010 nė 09:26 Edit Post Reply With Quote
Prerja ilegale e pyjeve po rrënon pyjet e Shqipërisë
Nga Elvis Nabolli, Balkan Insight

Çdo ditë, dhjetëra makina të rënda, ngarkuar me dru të sapoprerë, zbresin poshtë shpateve të malit të Fezës në Shqipërinë veriore, poshtë për në qytetin e Shkodrës. Mali është streha e një pylli të dendur që administrohet nga shërbimi pyjor, por i degraduar nga prerja e vazhdueshme ilegale. Që prej rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri në 1991, mali është zhveshur nga bimësia - peizazhi i trishtueshëm është dëshmi e rrënimit që ka sjellë aktiviteti i paligjshëm në pyjet shqiptare.

Megjithëse impakti i kësaj tregtie në mjedis është shkatërrimtar, Balkan Insight ka zbuluar se druvarët e paligjshëm shpesh ikin me lëndën e prerë, duke iu dhënë ryshfet rojeve, të cilët bëjnë një sy qorr ose shfrytëzojnë inkompetencën e policisë.

Teksa autoritetet vendore e pranojnë se prerja e paligjshme e pyllit është një problem, ata thonë se janë duke punuar fort që ta ndalojnë këtë, dhe madje krenohen edhe me disa suksese.

Statistikat zyrtare tregojnë se prerja e paligjshme ka ardhur duke rënë që prej kulmit të vitit 1997, kur vendi ra në anarki pas shembjes së një serie skemash piramidale. Por statistikat zyrtare të Shqipërisë janë shumë të pabesueshme.

Një studim i Bankës Botërore në vitin 2005 vlerësoi se prerja e paregjistruar dhe e paligjshme e pyjeve në Shqipëri e tejkalonte prerjen që bëhej me ligj me dhjetë herë. I njëjti studim thoshte se lënda drusore e prerë në mënyrë të paligjshme në Shqipëri shitet në tregun e brendshëm për dru zjarri ose si lëndë e parë në industri.

Zonat me pyje mbulojnë rreth 36% të territorit në Shqipëri, por ato janë shkatërruar në mënyrë të thepisur gjatë dy dekadave të fundit. Mali Feza në komunën Shllak nuk është një rast i veçuar. Zona të tjera më të thella malore, si Cukali, Postriba, Boga, janë dëmtuar po në të njëjtën mënyrë.

Një numër fshatarësh në Shllak janë të përfshirë në prerjen e paligjshme dhe flasin lirisht për të. Ata i thanë Balkan Insight se ata punojnë kryesisht në dimër, kur bora e madhe e bën të vështirë udhëtimin deri aty të policisë dhe rojeve të pyllit, dhe kur ata mund të presin lisa dhe gështenja në paqe.

“Ne i ngjitemi malit herët me një kamion bosh dhe presim dru gjithë ditën”, - thotë Gjin Ndoci, i cili punon për një kompani vendore që mbledh lëndë drusore pa asnjë leje. “Ngarkimi fillon pasdite dhe atëherë në nisemi për kthim poshtë”, - thotë Ndoci.

Në fshatin Gegaj, banorët thonë se ata shohin të paktën 30 kamionë dhe ekskavatorë çdo ditë, të ngarkuar me lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, që kalojnë në rrugën për në Shkodër. Përgjatë rrugës përmes fshatit, trungje bosh hidhen aty këtu.

Ndoci thotë se druvarë si ai gjenden shumë rrallë në probleme me rojet. “Kur policia pyjore na ndalon, ne i paguajmë ata me 1000 lekë (8 euro), dhe ata na lënë të kalojmë të pashqetësuar”, - shpjegon ai.

Policia bie në ujdi shumë lehtë. “Kur ne iu tregojmë atyre një fotokopje të lejes për të prerë dru, megjithëse ajo është për një zonë tjetër, ata na lejojnë të vazhdojmë”, - thotë Ndoci.

“Kur ndeshim ndonjë polic këmbëngulës, që shikon me kujdes lejen, ne bisedojmë me të dhe i japim pará”, - shton ai.

Ndoci e di se prerja e druve është e paligjshme, por thotë se atje nuk ka mundësi tjetër për të punuar për të dhe për fshatarët e tjerë, dhe kjo është arsyeja pse ai nuk ka frikë të na japë emrin. Ai pohon se kompani nga jashtë zonës vijnë të shfrytëzojnë pyllin, për të cilin ai thotë se i përket fshatarëve të zonës.

Shefi i policisë së Shkodrës, Vullnet Topalli, pranon se shërbimi pyjor është i përfshirë në prerjen e paligjshme në male dhe nuk e mohon se policët marrin ryshfet.

“Ryshfeti shpesh jepet në postblloqe të ngritura nga Policia Pyjore”, - i tha ai Balkan Insight. “Kjo është një çështje që duhet të administrohet nga Ministria e Punëve të Brendshme”, - shton Topalli.

Ekspertët vendas bien dakord se tregtia e paligjshme vazhdon përpara syve të autoriteteve. “Duzina me makina të ngarkuara me lëndë drusore kalojnë lirisht në Shkodër çdo ditë, pa i shqetësuar askush dhe pa u kërkuar askush dokumentet”, - thotë Gjovalin Gjekaj, një ekspert pyjesh nga Shkodra. Shumë prej kompanive të përfshira në këtë shpyllëzim janë vendase. Disa janë nga Lezha aty pranë ose edhe nga më larg, nga Kosova. Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, pranon ekzistencën e problemit, por shprehet se administrata e tij po punon që ta zgjidhë atë. “Shërbimi pyjor ka vendosur një task forcë në malin Feza që prej shtatorit, me qëllim që të hartojë një raport të saktë mbi gjendjen dhe të identifikojë ata që krijojnë këtë problem”, - thotë ai.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimit Pyjor për rajonin e Shkodrës, Myzafer Kraja, thotë se, prerja e paligjshme e pyllit në malin Feza nuk është aq e lartë sa thonë fshatarët atje. “Katër kompani kanë leje të presin dru në zonë”, - shpjegon ai.

Fshatarët pohojnë se prerësit e paligjshëm të pyllit shpesh përdorin licenca të dublikuara, që i marrin nga të tjerë shfrytëzues të pyllit dhe i përdorin në zona të ndryshme. Ata thonë gjithashtu se këta shfrytëzues të pyllit shpesh kanë leje për të prerë shumë më pak dhe ndërkohë ata i thyejnë këto kritere të lejeve.

Ndoci thotë se bosi i tij nuk ka leje për të prerë dru në malin Feza. “Ai përdor lejen e një kompanie tjetër, e cila është e lejuar të presë dru zjarri në një zonë tjetër”, - thotë ai.

Nga pesë leje për prerje drush në zonën e Shkodrës që pa Balkan Insight, ishte e qartë se tri nga kompanitë merrnin lëndë drusore nga zona ku ato nuk kishin të drejtë ta bënin.

Drejtori i Shërbimit Pyjor, Kraja, thotë se ata po bëjnë gjithçka që mundin për të ndalur prerjen edhe për të shpëtuar pyllin. Dëmi që i është shkaktuar pyllit nga prerja e paligjshme është kompensuar. “Për çdo pemë të prerë, janë mbjellë 2.5 pemë të reja”, - thotë ai. “Ndërkohë, vitet e fundit Shërbimi Pyjor ka zbuluar 35 raste prerjesh të paligjshme në rajonin e Shkodrës, 19 nga të cilat kanë shkuar në gjykatë”, - shton ai.

Në 16 raste, vlera e lëndës së sekuestruar drusore ishte më pak se 500 dollarë. Prerësit e paligjshëm janë gjobitur, bazuar në ligjin për pyjet, i cili thotë se gjoba maksimale nuk mund të kalojë vlerën e dëmit të shkaktuar pyllit.

Në rastet më të rëndësishme, në të cilin përgjegjësit rrezikonin deri në një vit burg, nuk është regjistruar asnjë vendim gjykate me burgim deri tani.

Madje të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, thonë se autoritetet nuk po konfiskojnë pjesën më të madhe të lëndës drusore që del nga pyjet. Ata flasin për një shkalle konfiskimi deri në 30%. Kur llogarit se shkalla e prerjes së paligjshme është dhjetë herë më e madhe sesa ajo e ligjshme, d.m.th., sesa vlerësimet e INSTAT, atëherë konfiskimi kryhet në shifra të papërfillshme.

Ata që punojnë në prerjen e paligjshme janë të pavetëdijshëm për ndonjë goditje nga autoritetet. “Bosi na e ka bërë të qartë se ne do të punojmë pa asnjë merak, sepse ai i ka rregulluar punët me Shërbimin Pyjor”, - thotë Ndoci. “Atje (në shpat të malit Feza), ku ne presim dru, askush nuk vjen të kontrollojë”.


Une do te vendosja denimin me vdekje per nje dru te prere ilegalisht.

Pasurite tona Kombetare jane Bregdeti i gjithi, Burimet Ujore, Pyjet.

Po nuk i ruajtem jemi te destinuar te ZHDUKEMI.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-1-2010 nė 09:28 Edit Post Reply With Quote
As nafta, as burimet minerale nuk i shof aq te rendesishme sesa ato te treja me lart.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-1-2010 nė 09:31 Edit Post Reply With Quote
http://www.voanews.com/albanian/2009-12-27-voa8.cfm

Gabim

pyjet duhet te jene prone shteterore ose private.

Ku jane te zot komunat per menaxhim!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1225898 sekonda, 31 pyetje