Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrë [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshëm | Dërgo për një shok
Nënshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  3    4    5    6  >>
Autori: Subjekti: Abdi Baleta
Nardi

Postuar më 19-1-2003 në 17:49 Edit Post Reply With Quote
Tali merre fshi cfare te duash, por une do te tregohem arrogant ndaj atyre qe mbi ceshtjen kombetare vendosin besimin e tyre.
Une me kete rast nuk perqafoj besimin katolik.
Sepse sikur e dime edhe Bisantet ishin pushtues, po dreqi e mori ata ishin evropiane dhe perderisa jemi fqinje me ta, duhet te ecim me hapin e tyre.
Jetojme mu ne zemer te Evropes, i perkasim kontinentit evropian dhe duhet te bejme si evropianet.
Duhet te ndjekim politiken e tyre dhe me kete rast duhet ti ndjekim hap pas hapi
Kjo nuk do te thote qe ne tu a shesim tokat fqinjeve, dhe te behemi italiane apo greke.

Urrej shprehjen "kaurre" qe shume shqiptare te Shqiperise e kane per zemer ta perdorin dhe kjo me nervozon jashte mase per arsyen se fajtori i kesaj gjendjeje qe ndodhet Shqiperia nuk eshte ajo perqindja katolike qe permend Baleta, por ata qe permendin fjalen "kaurr"

Gjthashtu kjo nuk do te thote te bie ne nivelin e disave qe lehin ne emer te besimit te tyre.

Pretendon se Shqiperia ka per tu ndertuar ndonjehere sipas skemave te atyre qe mbi ceshtjen kombetare vendosin fene?

Abdi Baleta duhet ti lere vargjet dhe nuk duhet te tregoje veten se deshiron te shkruhet ne histori sepse mentaliteti shqiptar i tanishem eshte pa frike mund te them i viteve 60.

Provokacionet qe shqiptaret i bejne shqiptareve me te tilla terma, nuk ndihmojne ne progresin shqiptar.
Perkundrazi ata e rikthejne veten ne kohen e turkut.

500 vjet pushtim o vella.
E merr me mend se cfare beri turku ne Shqiperi.
Mire qe nuk ndertoi ndonje gje(pervec xhamive) por edhe shkalla e civilizimit tone ra nen nivelin e fqinjeve tane.
E ndersa greku i ktheu me hir e pahir ne orthodokse te gjithe greket, shqiptaret preferuan te qendrojne me shumice ne besimin e pushtuesit dhe asmimiluesit.

E si na e paska fajin fqinja kur mendja jone eshte vetem dreqerira dhe Pashalliqe.
E si na e paska fajin Evropa kur shqiptaret nuk kuptojne se cu beri turku 500 vjet.

Me duket se Baleta nuk e lexon dot shifren 500 dhe ndoshta i duket 50 lekesh shqiptar.

Baleta harron gjithashtu se kurre Shqiperia nuk ka pasur Burra qe te bejne histori(pervec Gjergj Kastriotit)qe ta qojne kombin perpara.
Tashme ai u a qan grekeve dhe italianeve apo serbeve dhe ruseve.
Nuk tregon mencuri kjo qe thote ai, por ajo qe Baleta thote eshte vetem pasqyrim i nje pushtuesi qe ka qendruar mbi 500 vjet.

Tali u nervozova per te vetmen arsye sepse tonet qe Baleta perdor ne shkrimet e tij kapercejne limitet shpesh here dhe kjo krijon precedente jo per paqtim ashtu sikur mund te mendoje baleta, por per nje lufte civilo-fetare.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 20-1-2003 në 18:19 Edit Post Reply With Quote
O Kastriot,

fillove dhe ti te delirosh si baleta?

Nuk ka fondamentalizem katolik nder shqiptare o kastriot.


Ate artikull ta kam fut si shembull te martireve shqiptare, shembull te "agjenteve" te Vatikanit qe u pushkatuan dhe u torturuan nga enveri ne kohen kur baleta studionte ne moske.

E kam thene disa here qe ka perkufizime shume te qarta qe ndajne:

Besimtaret nga fanatiket dhe fondamentalistet.

Por kjo eshte teme krejt tjeter.

Fanatiku eshte ai qe beson se feja e tij eshte e vetmja dhe e verteta dhe te gjitha fete e tjera jane genjeshter.

Fondamentalisti eshte ai qe shkon deri aty sa te vrase ne emer te Zotit.
( fakt: Ne arabine saudite ka polici fetare dhe ne rast se nje qytetar arab nderron fene atehre ai denohet me vdekeje!; ky eshte fondamentalizem i paster)
Fondamentalizem eshte thirrja per te zhdukur te gjithe besimtaret e nje feje tjeter)


Mua per vete nuk me intereson hic se cfare feje kane te djathtet shqiptare.(eshte ceshtje krejt personale)

Per mua besimi ne ZOT permblidhet me nje fjali:

NE JEMI BIJ/A TE ZOTIT, pra jemi VELLEZER E MOTRA.

KAQ

[Edituar më 20-1-2003 nga Anton Ashta]





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 27-1-2003 në 10:20 Edit Post Reply With Quote
kastriot

Anëtar








Mesazhe: 259
Regjistruar: 24-6-2002
Anëtari është JoNëlinjë

Humori:
Postuar më 24-1-2003 në 07:35 PM

“KONTRIBUT” ANTISHQIPTAR I ZEF BROZIT

“KONTRIBUT” ANTISHQIPTAR I ZEF BROZIT



“Birds of the same feather, flock together”



Po përdor këtë shprehje angleze se Zefi tani është amerikano-shqiptar dhe e besoj e ka mësuar mirë anglishten. E përkëthyer në shqip fjalë për fjalë kjo do të thotë se zogjtë që kanë të njëjtën pupël, pra që janë të njëjtë, fluturojnë bashkë, si Zef Brozi me Pirro Mishën në dalldisjen e tyre kundër myslimanizmit e Konferencës së vendeve islamike.

Ja pra si janë puqur bashkë Zef ( jo Josip) Brozi nga Amerika me Piro Mishën e sapo kthyer nga Franca të bëjnë fushatë kundër Konferencës islamike në një kohë që sllavët, grekët, Vatikani, agjenturat e huaja po i bluajnë edhe kockat kombit shqiptar. Misha kërkon tolerancë për këta armiq të Shqipërisë dhe “përgjegjshmëri” nga ana që i kundërvihen këtij rreziku. Nuk është aq i mençur Misha, jo. Ai flet me mend që i kanë dhënë me kredi në Francë. Edhe Zef Brozi atje në Amerikë bashkimin e komunitetit shqiptar e kërkon jo për të shtyrë Amerikën të ndihmojë shqiptarët të përballojnë ofensivat serbe, greke, ruse, por të nxjerrin Shqipërinë nga Konferenca islamike.

Që shqiptarët të bashkohen në Amerikë është gjë shumë e mirë për Shqipërinë. Por së pari duhet zgjidhur mirë çështja, : kush do të bashkohet, përse dhe rreth kujt? Kurrë mos su bëftë ai bashkim që predikon Zef Brozi dhe rreth njerëzve si Zef Brozi! Bashkimi për të përballuar ato rreziqe që po demaskon Kokalari duhet bërë sa më parë, por rreth njerëzve që i kundërvihen Geixhit, lobit grek në Amerikë, politikave të veçanta amerikane që favorizojnë armiqtë e Shqipërisë. Duhet bashkim kundër rrymave politike shqiptare në emër të të cilave flasin njerëz si Frrok Çupi e me të cilat bashkohen njerëz si Zef ( jo Josip) Brozi, kundër rrymave që venë Pirro Mishën të shkruajë në “Shekulli”.



Nuk harrojmë kush ka qenë amerikano-shqiptari, Zef Brozi



Ne, që i njohim punët këtu në Shqipëri, nuk kemi harruar se ishte pikërisht Zef (jo Josip ) Brozi që i si kryetar ui Gjykatës së Kasacionit ( lë Lartë të Shqipërisë u bë vegël e politikës grekofile në Shqipëri; kur ai duke shkelur gjithë normat ligjore dhe duke shpërdoruar detyrën e tij, liroi nga burgu në vitin 1994 kontrabandistin grek të lëndëve narkotike, Kallafatos, i cili shpenzoi dhe 50 000 dollarë për këtë operacion. Është shkruar me kohë se vetëm për të lëvizur “Dosjen Kallafatos” dy kate në ndërtesën e Gjykatës me kryetar Zefin janë shpenzuar 2000 dollarë.

Ne nuk kemi harruar se si pikërisht ky Zef ka përpunuar vendimin juridik që nëpërmjet Gjykatës të shpallej e paligjëshme greva e të përndjekurve politikë në gusht të vitit 1994 dhe të hapej rruga që Sali Berisha dhe kryeministri tij Meksi të përdornin dhunë policore për të nxjerrë grevistët e urisë nga greva. Brozi (Zefi, jo Josipi) është “babai juridik” i kësaj praktike gjyqësore anti-ligjore, anti-njerëzore në Shqipëri. Dhe këtë e bënte që t’u hynte sa më shumë në qejf Berishës e Meksit që kishin marrë vrapin drejt pushtetit autoritar në Shqipëri.

Ne nuk kemi harruar se ishte pikërisht ky kryetar i Gjykatës së Kasacionit ( të Lartë të Shqipërisë që, në kohën e regjimit të Berishës, dëgonte shkresa administrative nëpër gjykata që të pengohej kthimi i pronave pronarëve të tyre të ligjshëm që ishin sekuestruar padrejtësisht nga diktatura komuniste.

Nuk kemi harruar dhe as mund të harrojmë se ishte pikërisht ky kryetar i Gjykatës së Kasacionit ( të Lartë të Shqipërisë që, në mënyrë krejt absurde për një praktikë të ndershme e korrekte gjyqësore, në vitin 1994 nxorri nga burgu 5 spiunët grekë të gjykuar dhe të shpallur fajtorë për përgatitjen e kryengritjes së armatosur në Shqipëri, të asaj kryengritjeje që u realizua me intervencion ushtarak grek në pranverën e vitit 1997.

Nuk kemi harruar se si Zefi (jo Josipi) në fund të dhjetorit 1990 në “ZP” ankohej që demonstratat e para kundër komunizmit nuk u shtypën edhe më egërsisht me tanke, se si Zefi që e dërguan si “pedagog i ri” në delegacionin e studentëve në takimin me Ramiz Alinë në dhjetor 1990 në “Pallatin e Brigadave” kërkoi masa më shtrënguese ndaj demonstruesve.

Unë personalisht nuk mund të harroj ( kujtoj me një ndjenjë të thellë keqardhjeje) atë që kam bërë bashkë me Ndue Gjikën, në atë kohë kryetar i PD-së për Mrditën, në një zyrë të Fakultetit të Drejtësisë, deri sa ia kemi shtyrë dorën Zef nazemadhit të firmoste pranimin që të vihej kandidatura e tij për deputet i PD-së, kur u zgjodh në mars të vitit 1992.

E mbi të gjitha unë nuk mund të harroj zemërimin që kam ndjerë ndaj Zefit ( jo Josipit) në atë seancën e Kuvendit Popullor, në prill të vitit 1993, kur udhëheqja e PD-së tentoi të vinte në “Ligjin kushtetues për të drejtat e njeriut” atë dispozitën famëkeqe të tradhtisë kombëtare që “ shtetasit e Shqipërisë të zgjedhin vet lirisht kombësinë”, pikërisht atë dispozitë që atëherë Berisha, Meksi e të tjerë ua kishin premtuar grekëve dhe tani përsëri Geixhi e kërkoi dhe Berisha e mbështeti në Tiranë. Atëherë Brozi ( Zefi i Mirditës, jo Josipi i fshatit Kumrovec në Kroaci), të cilin e kishin sjellë me urgjencë nga Parisi ku po specializohej ( ai e di për çfarë, nuk mbështeti tre deputetët që penguan atë nen të tradhtisë kombëtare. Përkundrazi bëri atë poshtërsinë tjetër që propozoi, në kundërshtim me çdo logjikë juridike, fjalinë ”Kombësia përcaktohet sipas dokumenteve ndërkombëtare”, e cila zuri vend në ligj, çka përbën edhe një absurditet logjik.

Ia kam thënë në atë seancë dhe ia përsëris tani Zefit se kurrë nuk do të ketë dokumente juridike-ndërkombëtare që të përcaktojnë se si njerëzit zgjedhin vet kombësinë ( mos e ngatërroni me shtetësinë se nuk janë e njëjta gjë. Tani që është “specializuar” për punë juridike në SHBA le ta na dërgojë ndonjë dokument të tillë për të cilin ne këtu në Shqipëri nuk kemi mundur të marrim dijeni. “E drejta e personit për të zgjedhur vet kombësinë” nuk është e nuk mund të jetë koncept juridiko-ndërkombëtar. Kjo është një djallëzi greke që e kanë kapërdirë shqiptarët grekofilë e grekoservilë. Atëherë Zefi vepronte si një ithtar i tëbuar i Berishës për të kryer veprimet më antikomëbtare që i shërbenin kapitullimit para politikës helenizuese dhe ekspansioniste të Greqisë në Shqipëri. Atëherë Zefi të nxirrte sytë po të kundërshtoje veprimet që mbanin erë tradhtie kombëtare që i bënte Berisha njërin pas tjetrit.

Megjithatë këtë Zef, kur e vuri në shënjestër Berisha për t’i hequr imunitetin si Kryetar i Gjykatës së Kasacionit dhe për ta dhënë për ndjekje penale, e shpëtuam në Kuvend, jo se ai Zef nuk meritonte një mësim të mirë për ato shpërdorime që i kishte bërë postit dhe profesionit të juristit e moralit politik, por sepse duhej mbrojtur parimi më themelor i pavarësisë së pushtetit gjyqësor, u duhej vënë mur pengues revanit diktatorial të Sali Berishës dhe makinacionevet bizantine të Aleksandër Meksit.

Kur Zef Brozi e ndjeu veten ngrohtë nën sqetullat e ambasadës amerikane në Tiranë ( për motive që nuk mund t’i shpjegoj qartë unë nga pulë elagur filloi të bëhej skifter anti-berishian. Atëherë u përpoqëm në shtyp t’a ndihmonim t’i thirte mendjes se dëmtonte edhe Shqipërinë. Por Zefi ( jo Josipi) me ekscentrizmin e tij të njohur u shndërrua në atë kohë dhe në një ekzibicionist i papërmbajtur, sidomos me ato konferencat e shtypit që dha kur “ u rrethua Gjykata e Kasacionit” për të “ndëshkuar” Zef ( jo Josip) Brozin si Abdulla Drenin në kullat e tij në Gjakovë në kohën që strehoi Mehmet Pashë Maxharin. Veçse në “kullat juridike të Zefit” në Tiranë vendin e Mehmet Pashë Maxharit e kishin zënë kontrabandistët e spiunët grekë që përgatitën rrënimin e djegien e Shqipërisë.



Zefi të na mbrojë nga “lobi grek” në Amerikë jo nga “terrorizmi islamik”



Me këto veprime Zefi ( jo Joisipi) e siguroi “navllon” për në Amerikë ( kështu thonin shqiptarët e vjetër kur kanë emigruar nga fundi i shekullit XIX e fillimi i shekullit XX). Tani si pjesëtar i “komunitetit shqiptaro-amerikan” po na çon habere si si para 10 vitesh “Berisha i shkaktoi dramën Shqipërisë duke e anëtarësuar në Konferencën e vendeve islamike”.

Nxitjen për të na kujtuar këtë “dramë berishiane” dhjetëvjeçare Zefi ( jo Josipi) e paska marrë kur lexoi “dy artikuj në shtypin amerikan ku jepen fakte të veprimtarisë së terroristëve islamikë në Shqipëri dhe në vende të tjera”. Na vjen mirë që Zefi lexuaka gazetat amerikane. Edhe më mirë na vjen që ai lexuaka edhe libra për terrorizmin që botohen atje në Amerikë. Këtu në Shqipëri nuk ka qenë njohur për lexues i madh.

Por, do të bënte më mirë të na informonte se si punon kundër Shqipërisë e shqiptarëve “lobi grek” në Amerikë, si të mbrohemi ne këtu nga intrigat që thur ai lob atje ku është Zefi. Nga “terrorizmi islamik” po na “mbrojnë” plot të tjerë, duke përfshirë edhe katolikocentristët e Shkodrës me gazetën “Shqipëria Etnike”, edhe demokristianët e Nikollë Lesit me gazetën “Koha Jonë”, edhe disa gazeta angleze që trillojnë si t’u dojë qejfi, edhe gazeta “Panorama” e Italisë që nxit histerinë antishqiptare, deri edhe funksionarët e lartë të Bashkimit Europian kur bëjnë propagandë për të denigruar shqiptarët gjatë vizitave të tyre në SHBA. Zefi më mirë të na kishte shkruar prej andej për ato fjalët e mllefosura që lëshoi kundër shqiptarëve Kris Pateni në një universitet amerikan me qëllim që t’u thoshte amerikanëve se gabojnë që tregojnë kujdes për shqiptarët. Kurse me shkrimin e tij Zefi u ka bërë jehojë akuzave denigruese që lëshoi Pateni në Amerikë, është sjellë sis të ishte edhe ai një bashkëpunëtor i Mark Bregut, Sokol Pepushajt dhe Gjet Kolës në “Shqipëria Etnike” të Shkodrës që kanë për qëllim të fryjnë histerinë kundër “fundamentalizmit islamik” në Shqipëri.

Nuk na duket aspak çudi që Zefi ( jo Josipi), atje në SHBA, t’i përjetojë zhvillimet pas 11 shtatorit 2001 njësoj si të ishte njëri nga ata banorët më të hershëm horizont-ngushtë të Amerikës që janë tërësisht me mendësitë e vijës zyrtare dhe të asaj propagandës që ka si qëllim vetëm të demonizojë Islamin e myslimanët. Të tillë midis shqiptarëve gjen plot edhe këtu në Shqipëri, e jo të mos gjesh midis shqiptarëve të Amerikës. Qëndrimin servil para forcës në dëm të të vërtetës e të drejtës shpesh shumë shqiptarë e paraqesin për pragmatizëm të zgjuar në politikë. Nuk ka dalë nga përdorimi as shprehja popullore “ qeni leh atje ku ha”’.



Zefi të mësojë para se të japë mësim për “Konferencën islamike”



Me këto nuk dua aspak të them se Zefi ( jo Josipi) po të kishte qëndruar këtu në Shqipëri e të vazhdonte bashkë me ne luftën për demokraci, ose në mos për demokraci për dinjitet shqiptar; se do të mendonte ndryshe mbi këtë temë. Këtu në Shqipëri ka një numër njerëzish që janë më fanatikë për idetë e Oriana Falaçit se vet Oriana në Nju Jork. Ato që mundohet të na i pikturojë ( me fjalë tani Zefi (jo Josipi) nga Nju Jorku për rrezikun e terrorizmit islamik në Shqipëri, për “mëkatin” e madh të Berishës që “futi Shqipërinë në Konferencën islamike” ka 10 vite që i përsërisin pa pushim shumë politikanë, gazetarë, intelektualë të njohur tashmë për anti-shqiptarizmin ose anti-myslimanizmin e tyre.

Zefi e di çfarë zhurme histerike bënë në parlamentin shqiptar në vitin 1992 disa deputetë socialistë, pëdëistë, padistë kundër vajtjes së delegacionit në Xhidah të Arabisë Saudite, me në krye një ministër të jashtëm katolik e jo mysliman, Alfred Serreqin. Zefi duhet të ketë dijeni se para se të nodhte kjo një deputet i PD-së nga Korça, Ilir Manushi, pas një vizite në Greqi, erdhi e bëri thirrjet histerike në parlament që Shqipëria të ndërpriste çdo kontakt me vendet myslimane dhe të drejtonte sytë vetëm nga Greqia. Atëherë edhe gazeta “ZP”, që tani u bën jehonë anti-islamizmave të Zefit, ka shkruar kundër marrëzive të Ilir Manu dhe ka mbrojtur idenë që Shqipëria të ketë marrërdhënie të mira me vendet myslimane.

Zefi nëse nuk e di duhet ta mësojë se Shqipëria ishte bërë vëzhguese në Konferencën e vendeve islamike para se të vinte në pushtet Berisha, në kohën kur diplomacinë e drejtonin Ramiz Alia, Reis Malile, Sofo Lazri, Muhamet Kapllani. Zefi nëse nuk e di le të përpiqet të mësojë para se të japë mësim se Konferenca e vendeve islamike është mekanizëm ndërkomnëtar politiko-diplomatik ku marrin pjesë 57 vende dhe ku kanë dëshirë të jenë edhe vende me shumicën e popullsisë së tyre të krishterë.

Pra, Zefi me shumë shkollë duhet të mësojë edhe gjëra të thjeshta se Konferenca islamike nuk është “Al Kaeda”, se pjesëmarrësit në këtë mekanizëm nuk janë terroristë; se në këtë konferencë përfaqësohen një numër i madh shtetesh nga tre kontinente që kanë mbi një miliard e gjysmë banorë. Pjesëmarrja në një mekanizëm të tillë nuk është fatkeqësi, por fatmirësi, nuk është barrë por dobi, nuk është njollë por nder.

Nëse Zefi, që e kemi njohur për ateist, kur vjen puna në politikë vuan nga urrejtja fanatike fetare e vepron si katolikocentrist nuk ia ka fajin kush. Ai ose duhet të gjejë rrugën të shërohet nga manitë e fanatizmit politiko-fetar, ose të durojë dhimbjet pa mërzitur të tjerët. Në qoftë se Zefi ka leverdira meskine atje në Nju Jork t’u lëpihet qarqeve fanatike anti-islamike shqiptare apo të huaja, greko-geixhiste, sioniste ne që jemi këtu në Shqipëri, që ndeshemi për një kohë të gjatë në këtë luftë dhe kemi të tjera perceptime e ndijime për këto probleme nuk mund të durojmë pa reaguar pallavrat e tij.

Zefi duhet ta dijë se kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në Konferencën e vendeve islamike kanë turfulluar sa janë lodhur e këputur Nikollë Lesët e Frrok Çupët, janullatistët e katolikocentristët, Preç Zogajt, Neritanët Cekët, Gramoz Pashkot e padistët, Nanot e socialistët, Milot e social-demokratët, Zef Bushati e demokristianët e lloj-lloj propagandistësh që shkojnë pas berihajit apo pas parave të intrigantëve ndërkombëtarë. Kanë turfulluar deri i adhuruari i Zefit dhe i gjithë katolikocentristëve, Ismail Kadareja dhe Besnik Mustafaj kur ishte ambasador i Berishës në Paris. Nuk po zgjatem për të numruar disa katolikocentristë edhe në SHBA. Kështu që nuk kishte mbetur gjë të na e mësonte Zefi nga Amerika tani.

Nëse ende nuk e di Zefi duhet ta mësojë për vete para se të japë mësim se Meidani, Nano e Milo kur erdhën në fuqi me dhunë të armatosur deklaruan se da ta nxirrnin Shqipërinë nga kjo Konferencë. Sabri Godo përhapi llafe se Shqipëria nuk ishte anëtarësuar fare, se nuk kishte dokumente që ta vërtetonin këtë anëtarësim. Edhe Paskal Milo betohej se “nuk i gjente dot” dokumentet e anëtarësimit në MPJ. Por më pas filluan ta kafshonin pakëz gjuhën. Dërguar Sabri Godon deri në Iran të kërkonte, atë që e kishin në Tiranë, dokumentet e anëtarësimit. Dhe Sabri e “zgjidhi” enigmën, i gjeti dokumentet në Iran. Pastaj ata që mallkonin këtë anëtarësim zunë të ligjëronin favorshëm për anëtarësimin në këtë Konferencë. Filluan të bënin vizita në vendet islamike. Gjinushi u shkri fare kur shkoi në Arabinë Saudite, sikurse ishte shkrirë Godo në Iran, siç bëri edhe Majko në Egjipt etj. etj. Mirëpo tani i ka shkrepur në kokë Zef ( jo Josip) Brozit në Amerikë ta ringjallë histerinë kundër pjesëmarrjes në këtë konferencë. Duhet ta ketë zënë ndonjë hall i madh Zefin!



Zefi si katolikocentrist i vonuar



Midis propagandistëve të tëbuar kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në Konferencën islamike ka edhe sharlatanë që nuk marrin vesh fare nga këto punë. Ka edhe elektriçistë shkodranë që nuk dinë të lidhin dy tela, por që marrin përsipër t’u japin mend shqiptarëve se si është ndërtuar e si bëhet politika e diplomacia në botë. Ka dhe “avokatë” (i thënçin) nga Mirdita e Zefit që urretja për myslimanët i shtyn të shpërndajnë me trastë në krah palo-librin e Kastriot Myftarajt “Nacional-islamizmi shqiptar...”ku ky, ndryshe nga Zefi përpiqet ta shfajësojë Berishën për anëtarsimin e Shqipërisë në Konferencën islamike duke llapur se ishte Abdi Baleta që e mashtroi Saliun ta bënte këtë hap (pavërisht se ministër i jashtëm ishte një katolik, Alfred Serreqi e jo myslimani Abdi Baleta).

Edhe më zhvleftësues për hapin e vonuar 10 vjet të Zef (jo Josip) Brozit janë palo-artikujt e shkruar nga njëfarë gazetari shkodran, Nikolla Spathari, në gazetën “Besa” nr. 29, dhjetor 1992 nën titujt “Sa për t’i blerë zotit Baleta kostum arab” dhe “Shqipëria shtet me mazhorancë islamike”. Këto shkrime ky gazetar i anti-humorit shkodran i ka përfshirë edhe në përmbledhjen e titulluar “Drejt Europës me gomar të Nastradinit” ( shoqëruar me një ilustrim ku paraqitet një person që i ka hypur gomarit nga bishti duke mbajtur Shqipërinë në prehër me fytyrë nga Perëndimi ndërsa gomari shkon në Lindje). Ky libër i sarkazmës “së hollë” gomareske është botuar në vitin 2000, gjë që tregon se autori vazhdon të jetë krenar për ato ato gomarllëqe të fanatizmit fetar e të marrëzisë së tij anti-myslimane që i ka shkruar nga inati i anëtarsimit të Shqipërisë në Konferencën e vendeve islamike.

Këtë marrëzi gazetareske në vitin 2001 Spathari e ka skalitur edhe në një monument turpi të antishqiptarizmit kur është bërë bashkëautor në propozimin që të ndërrohet Himni i Flamurit. Ja, si e shfaqin veten ata që përpiqen të fshihen pas “ europianizmit të krishterë” dhe urrejtjes për Islamin, myslimanët , veshjet arabe. Ky kultivues i humorit gomaror në Shkodër për të përgojuar Islamin e myslimanët shqiptarë ka dashur të tallte edhe mençurinë popullore të Nastradinit që i hypte mbrapsh gomarit, siç i hyp çdo ditë politika europiane sot, sidomos për çështjen shqiptare.

Më kishte mbetur si merak për t’i thënë këtij autori se në botë tre gomerë janë bërë të famshëm gjatë shumë shekujsh. Një gomar në Lindje, ai i Nastradinit, që ishte një buzëbardhë si të tjerët, por mori nam të madh për shkak të pronarit të tij të zgjuar. Një gomar në Perëndim , që quhet “Gomari i Buridanit”, i cili ngordhi midis dy kpicave me sanë se nuk vendoste dot cilën të fillonte të hante. Prej këtij gomari jo të zakonshëm u bë i njohur pronari i tij , fshatari francez Buridan. Dhe midis tyre “Gomari i Babatasit” në Shkodër që mori nam prej emrit që i vuri Fishta një vepre të tij sarkastike.

Spathari tentoi në vitet 1992 dhe 2000 të pillte nga talenti i tij në gazetarinë shpotitëse edhe një histori të katërt të famshme gomarore duke bërë palo-humor me Konferencën islamike, Botën islame dhe veshjet arabe. Por nuk ka patur fat deri tani të bëhet pronar i ndonjë gomari dhe humori i tij mbeti si një pëllitje që nuk ka shkuar më larg se veshët e vet. Shqipëria edhe pas dhjetë vitesh nuk ka pësuar asnjë nga ato rreziqet islamike që i kishin parathëhnë fallxhorët e rrezikut islamik. Përkundrazi, Shqipëria ka rënë në rrezik të madh nga gomarllëqet e atyre që me pallavra për të mbërritur sa më parë në “Europën e krishterë” ( tek varri i gomarit të Buridanit) kanë ndikuar që kjo të bëhet koloni greke dhe nevojtore e Europës dhe politika shqiptare nga frika se mos kthehet në “gomar të Nastradinit” ka përfunduar në “ gomar të Buridanit”. Nikolla Spatharit i rroftë kostumi i stilit europian, prerë e qepur në Vatikan, se me ato humoret që ka bërë ka mbetur si mbreti lakuriq që qeshnin fëmijët me të në sheshin publik.

Humoristi katolikocentrist Spathari në vitin 1992 ishte i merakosur se delegatët shqiptarë në Konferencën islamike kishin shkuar të veshur europiançe. Me fukarallëkun e mendjes së vet ai propozonte fushatë për të blerë kostume arabe, sidmos për Abdi Baletën si “i pari që meriton veshjen karaktersitike arabe gratis...pa dyshim ai ka dhënë kontributin më të madh që Shqipëria të inkuadrohet në botën islame. Për këtë patjetër do të shkuejë historia arabe dhe Sheh-ul- Islami do t’i hapë dyert e xhenetit”. ( Ja ku i ka gjetur disa gjëra që shkruan Kastriot Myftaraj në palo-librin e tij).

Ky Spathari atëherë turfullonte pse Berisha kishte thënë në Konferencën islamike se Shqipëria është vend me shumicë myslimane. Qysh atëherë katolikocentristët kishin marrë urdhër nga Vatikani, nëpërmjet Nuncit Ivan Dias, se Shqipëria duhej të hiqej me çfardo mënyre nga harta e vendeve me shumicë myslimane. Për këtë ishte mobilizuar edhe Kadareja. Hithrat e Vatikanit duhej të mbulonin sa më shpejt tërë kopshtin fetar shqiptar.

Zef Brozi është shumë i vonuar në dhënien alarmit për punën e Konferencës islamike. Nikoll Spathari e të tjerë u anë rënë këtyre këmbanave shumë më herët. Zefi mund të takojë atje në Nju Jork edhe Bardhok Camajn që në një seminar të “Klubit Navcional” në Tiranë, në prill 1997, ku kishte ftuar edhe të ndjerin Zef Camaj të bënte propagandë për domosdoshmërinë e varrosjes së myslimanizmit në Shqipëri u hodh përpjetë kur ia treguam auditorit se nga vinin këto nisma propagandistike dhe kujtoi se dha argument shumë të fortë kur tha se “nuk shkohet në Europë të veshur me xhybe”. Për shaka i thamë të mos kishte frikë se as nuk do ta vishte kush me xhube, as nuk do ta bënin synet. Por ai duket mbeti i frikësuar dhe ia mbathi për në Amerikë dhe tani është një zë i çjerrë më tepër atje në Nju Jork kundër myslimanëve e myslimanizmit në Shqipëti. Duket i kanë dhënë rolin që kishte i ndjeri Zef Camaj.



Pse Zefi vetmbrohet kur ende nuk është akuzuar?!



Pse u ngrit me kaq vonesë Zef (jo Josip) Brozi të heqë këtë valle qesharake? Cilët mund të jenë ata që e kanë “ftuar”? Këto pyetje nuk lindin kot. Ka një sërë zhvillimesh që kanë përcaktuar gjestin turfullues të Brozit kundër Berishës në një sfond provokues e denigrues kundër shqiptarëve në këto çaste.

Dr. i shkencave juridike Zef ( jo Josip) atje në Amerikë e ka dhënë vet një pohim se kështu është kur shkruan : “”Sigurisht që një temë e tillë është delikate dhe për ata që nuk duan të pranojnë të vërtetën ky shkrim mund të ngjallë dhe reagime, edhe akuza pa vend”. Pra qysh në fillim shqiptaro-amerikani jurist e ka bërë vetmbrojtjen pa u akuzuar ende, i ka dalë punës përpara si thuhet në të folmen popullore. Ai thotë se në këtë punë ka vetëm një të vërtetë. Kjo qenka “ e vërteta amerikane broziane”, qoftë përsa i përket punës së terrorizmit islamik në përgjithësi e në Shqipëri në veçanti, qoftë përsa i përket “dramës shqiptare” që paska qenë anëtarësimi i Shqipërisë në Konferëncen islamike”.

Si gjyqtar Zef ( jo Josip) Brozi nuk arriti të krijojë emër as kur bënte praktikë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, as kur u bë me katapultë nga Berisha kryetar i Gjykatës së Kasacionit ( të Lartë. Nuk kemi ende prova të besojmë se punërat që ka bërë në SHBA i japin statusin e një gjykatësi të pagabueshëm në çështjet e luftës kundër terrorizmit, sidomos kur është fjala në fushën e publicistikës. Sa ishte në Shqipëri në trajtimin e problemeve politike e juridike në shtyp nuk ka treguar aftësi të të tilla sa ta pranojmë në heshtje verdiktin e tij si të vërtetë të padiskutueshme. Kur problemet shtrohen në shtyp Zefi ( jo Josipi) duhet të mbajë parasysh se vërtetësinë e shkrimeve e provon zhvillimi i ngjarjve, e pranon ose jo lexuesi, e vulos koha.

Zefi ka shtruar pyetjen e parë : “ A ka patur dhe a ka aktivitet të organizatave terroriste në Shqipëri?. Është kujtuar shumë vonë ta shtrojë këtë pyetje. Ka patur dhe ka, madje shumë. Ende nuk ka përfunduar çështja e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” e nisur qysh kur Zefi ( jo Josipi) ishte në majat më të larta të drejtësisë parlamenatre e gjyqësore në Shqipëri. Veprimtari terroriste në Shqipëri ka pasur sa të duash në kohën e diktaturës. Zefi ka mbrojtur disertacionin për “plagosjet” dhe duhet të ketë plot statistika në dispozicion.

Terrorizëm e terror pati kur u përmbys diktatura. Zefi ( jo Josipi) e di se si u dogjën në vitin 1991 në magazinat e Pukës dhjetëra vetë dhe sot e kësaj dite nuk është zbardhur e vërteta, si u grabitën magazinat në Laç sa vaji i derdhur krijonte përrenj rrugës, si u vodhën magazinat në Kavajë e Peqin, si u grabitën në Pogradec ku rakia e vera shkuan përrua në liqen etj. etj. Zefi ka dëgjuar për vrasje pa nam e nishan, për zhdukje njerëzish duke filluar nga 2 korriku i vitit 1990, për tentaiva grushti shteti në shkurt të vitit 1991 etj, etj. Zefi e di masakrën e Shkodrës më 2 prill 1991 që mbeti e pasqaruar deri sot.

Zefi e ka parasysh aktin terrorist për vrasjen e Azem Hajdarit më 12 shtator 1998, pas disa aktesh të mëparshme terroriste. Mbi të gjitha Zefi duhet të ketë parasysh terrorizmin masiv që u bë në pranverën e vitit 1997 dhe që vazhdon ende duke i sjellë Shqipërisë mijëra viktima. Aktet terroriste në Shqipëri nuk kanë munguar gjatë këtyre 12 viteve. Pastaj filloi kontrabanda me narkotikë, me klandestinë, prostituta. Pastaj u përhap shumë krimi i vrasjes, i gjakmarrëjes sipas Kanunit. Në kohën kur Brozi ( Zefi jo Josipi) ishte në majë të piramidës juridike shqiptare kriminaliteti i organizuar krijoi shtrat të ngrohtë dhë leshoi ato tentakulat që i zgjat pa pushim sot.Në Shqipëri tani janë të pranishme të gjitha llojet e format e kriminalitetit të organizuar.



Pse i shtrembëron të vërtetat Zefi : nga halli apo nga qejfi?!



Kur bën pyetjen e dytë Zefi tenton menjëherë ta shmangë në një drejtim që i duhet atij diskutimin mbi shkaqet e shkaktarët e terrorizmit në Shqipëri. Ai pyet : “ A ka ndonjë lidhje midis futjes së Shqipërisë në Konferencën islamike dhe fondamentalizmit dhe terrorizmit islamik në Shqipëri?”

Pyetjen Zefi është munduar ta ndërtojë me shumë djallëzi, por i ka dalë shumë e trashë. Ai e jep si “aksiomë broziane” se në Shqipëri paska fondamentalizëm e terrorizëm islamik dhe mbetet për të parë vetëm ajo nëse këto dukuri kanë lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën islamike në vitin 1992. Zefi këtu është paraqitur si zëdhënës i pa skrupullt i akuzave më të poshtra që kanë bërë kundër Shqipërisë armiqtë e saj të betuar, shovinistët sllavë e grekë, propaganda italiane dhe që i kanë përsëritur papagallçe shërbëtorët e tyre më të nënshtruar në politikën e propagandën shqiptare.

Ka 10 vite që akuza të tilla për “fundamentalizëm e terrorizëm islamik” në Shqipëri trumbetohen pa pushim dhe askush nuk ka qenë në gjendje të japë provën më të vogël për to. Është turp për Zef Brozin që nga Amerika bëhet tellall i këtyre poshtërsive. Dikur shtypi i Tiranës shkroi se në Shqipëri ishin 400 terroristë islamikë dhe nuk gjetën asnjë. Nuk kanë lënë arab e mjekrosh ezmer pa kontrolluar dhe nuk vërtetuan kurrë se ndonjë prej tyre kishte ardhur të bënte terrorizëm në Shqipëri. Zefi në shkrimin e tij u është referuar disa shkrimeve që ka lexuar në shtypin amerikan ku spekullimet e hamendësimet kanë zënë vendin e fakteve dhe kujton se me kaq e vulosi të vërtetën për terrorizmin islamik në Shqipëri.

Në një replikë me Zef Brozin të titulluar “Antishqiptarizëm me nota jurisprudence”, zotëri Nevruz Nazarko me banin në Miçigan, (ku banuaka edhe Zefi që unë e dija në Nju Jork) ka theksuar se “vetë analistët amerikanë të shtypit ato të mediave të tjera kanë rënë pre e paragjykimeve të pabazauara, ( për veprimtaritë terroriste islamike në Shqipëri), sidomos pas 11 shtatorit”( gazeta “Albabnia” 11 janar 2003). Vetë Zefi pohon se në disa prej shkrimeve që përmend ka të pavërteta e dashakeqësi. Vet bën thirrje që këtyre shkrimeve duhet t’u përgjigjemi me seriozitet e të sqarojmë opinionin. Por, në vend që të bëjë këtë kërkon që t’ia lërë peshqesh në derë Shqipërisë trillimin e të tjerëve se e paska mbuluar terrorizmi islamik. Kësaj i shton trillimin e vet se kjo mënxyrë mund të ketë ardhur nga anëtarësimi në Konferencën islamike. Hajde merre vesh me Zefin!.

E gjithë kjo zhurmë e madhe që bëhet për kriminalitetin e terrorizmin në Shqipëri shëben që të mbulohen shkaqet e protagonistët e vërtetë të dukurive të tmerrshme që kanë goditur Shqipërinë. Kriminaliteti i organizuar shumëformësh e shumëplanësh në Shqipëri është vepër e organizmave mafiozë e mekanizmave agjenturorë të huaj që kanë interesat e tyre të veprojnë në Shqipëri e nëpërmjet Shqipërisë. Edhe nëse organizata të terrorizmit islamik kanë patur herë pas here njerëz të tyre në Shqipëri ato nuk kanë ushtruar asnjë ndikim të ndjeshëm e të dokumentuar në veprimtaritë mafioze kriminale që janë kryer në Shqipëri.

Janë në radhë të parë organizmat agjenturore e mafioze nga vendet fqinjë që krijojnë për shumë qëllime mungesë stabiliteti në Shqipëri nëpëmjet veprimtarive kriminale. Janë grupimet e individët nga politika mafioze shqiptare dhe nga sfera e kriminalitetit shqiptar që bashkëpunojnë me to në dëm të vendit e të bashkëkombasve. Nëse Zefi nuk arrin të kuptojë as kaq gjë, më mirë të merret me ndonjë punë që e njollos më pak.

Ata që shkruajnë e flasin në Perëndim për Shqipërinë si vendstrehimi i terroristëve islamikë dhe që lënë pa gjumë Zefin në Amerikë le të marrin masa kundër këtyre terroristëve, sepse Shqipëria ua ka hapur dyert agjenturave të tyre të bëjnë çfar të duan në territorin e saj, madje autoritetet shqiptare janë vënë në shërbim të tyre për të ndjekur e përndjekur cilindo që është dyshuar edhe kot së koti për lidhje të mundshme me ndonjë mekanizëm terrorist nga vendet islamike.



Eja Zef të shpëtosh Shqipërinë nga Konferenca islamike!



Zhurmat që janë bërë deri tani për terrorizmin islamik në Shqipëri kanë rezultuar boshe, fluska sapuni. Mirëpo Zef Brozi nuk rri dot i qetë sepse ka parë ëndërr se pjesëmarrja e Shqipërisë në Konferencën e vendeve islamike e paska bërë vendin tonë bazë të Al Kaedasë dhe të gjithfarë organizatash të ngjashme.

Zef, mos rri më në Amerikë, po vrapo në Shqipëri ta shpëtosh nga kthetrat e fundamentalizmit e të terrorizmit islamik. Po të pret krahë hapur edhe Pirro Misha. Ka edhe shumë të tjerë që janë gati të rreshtohen pas teje në këtë vepër shpëtimtare. Katolikocentristët kanë shumë nevojë për një kuadër gjyqësor tani që ka filluar të aktivizohet edhe një avokat nga Mirdita për të shpartalluar me penë “fundamentalizmin e terrorizmin islamik”. Hajde Zef, të shpëtosh atdheun. Hajde Zef, se të presin katolikocentristët. Leri përkohëshisht Bardhok Camajn e Kolec Traboinin të vazhdojnë punën kundër myslimanizmit në Amerikë. Vetëm duke ardhur e punuar këtu në Shqipëri mund të përfitosh nga kriza që ka mbërthyer politikën shqiptare dhe të vesh në krye të pushtetit të përzgjedhurin tënd e të adhuruarin e katolikocentristëve të “Orës së Shqipërisë” dhe të “Shqipërisë Etnike”, Ismail Kadarenë.

Por deri në kthimin tënd shpëtimtar, Zef, duhet të kujdesesh të mos merresh aq shumë me broçkulla si ato në shkrimin “Drama që i shkaktoi Berisha Shqipërisë”. Tragjedinë e Shqipërisë në periudhën e tranzicvionit që po na çon atje ku ishim para 12 vitesh e kanë sjellë shumë forca armiqësore, të jashtëme të brendshme. Berisha sigurisht ka fajin më të rëndë për këtë, sepse ishte në krye të politikës e të pushtetit që i dha ndryshimi demokratik.

Por tragjedinë më të madhe Shqipërisë ia sollën ata që kurdisën e kryen rebelimin e armatosur në vitin 1997 dhe pas tyre ata që kapitulluan e nuk mbrojtën Shqipërinë. Prapa kësaj tragjedie kanë qenë intevencionistët grekë, serbë, mafiet e agjeturat e ndryshme nga Europa. Për këtë tragjedi të Shqipërisë kanë opunuar shumë edhe ata pesë spiunët grekë që ti, Zef, i nxorre nga burgu në kundërshtim meligjin. Edhe ti duhet të japësh llogari për këtë, jo vetëm Berisha. Nuk i shpëton dot kësaj përgjegjësie morale dhe politike, edhe nëse i shpëton përgjegjësisë ligjore. Nuk mund të harrojën shqiptarët rolin që ka luajtuar Greqia , bashkë me të liruarit nga burgu prej Zef Brozit, vetëm se Zefi tani shkruan se tërë të këqijat shqiptarëve u paskan ardhur nga anëtarsimi në Konferencën islamike.

Kush ia ka mësuar Zefit këtë marifet atje në Amerikë? Vetëm antishqiptarët e rafinuar.



11.janar.2003 Abdi Baleta





--------------------------------------------------------------------------------
\"Handle so, daß die Maxime deines Willens jederzeit zugleich als Prinzip einer allgemeinen Gesetzgebung gelten könne\"

Immanuel Kant




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 2022
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 24-1-2003 në 08:53 PM

"një kohë që sllavët, grekët, Vatikani, agjenturat e huaja po i bluajnë edhe kockat kombit "


abdi baleta eshte nje pleh komunist nga me te ndyret qe kam pare deri me sot.


Nga Vatikani nuk i ka ardhur asnjehere asnje e keqe Kombit Shqiptar, perkundrazi
Pse mor balete pleh i ndryre nuk ke pune tjeter vec te mashtrosh te fyesh te percash?

Kastriot te lutem pellitjet e ndryra te komunistit te moskes mos na i sill me ketu.

Te vesh ne nje nivel Vatikanin ne sllavet,

kjo eshte poshterisia me madhe qe kam lexuar ne shqip!





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 2022
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 24-1-2003 në 09:01 PM

Keto akuza ndaj Selise se Shenjte i ka bere vetem enver hoxha bij i te cilit eshte abdi baleta.





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 2022
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 24-1-2003 në 09:05 PM

baleta komunisti i moskes eshte shembulli me klasik planit ramizian per shkaterrimin e te djathtes dhe shembulli me klasik sesi plehrat komuniste punojne cdo dite kunder interesave te Kombit shqiptar.

Vatikani ne nje nivel ne sllavet apo greket apo agjentuar e huaja dmth kush mbeti CIA apo ?

Cfare poshtersie, me duket se po lexoj enverin gjalle.





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?




Anton Ashta

eDSH








Mesazhe: 2022
Regjistruar: 21-6-2002
Anetari eshte Nëlinjë

Humori:
Postuar më 24-1-2003 në 09:09 PM

"në një kohë që sllavët, grekët, Vatikani, agjenturat e huaja po i bluajnë edhe kockat kombit shqiptar. Misha kërkon tolerancë për këta armiq të Shqipërisë dhe “përgjegjshmëri” nga ana që i kundërvihen këtij rreziku. "


Vatikani armik i Shqiperise?!

O balete, o i semure mendor po si more Vatikani armik i Shqiperise.

Per ate Zot qenka ngjalle enveri!





--------------------------------------------------------------------------------
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar më 27-1-2003 në 18:19 Edit Post Reply With Quote
Sinqerisht ne qoftese baleta tallet me shqiptaret keshtu ky do ishte turpi i Mirdites ne rradhe te p

NE MERCI PAS 300 VJETESH

Historia e vertete e Kuvendit te Arbenit, mbajtur me 14 e 15 janar te vitit 1703, ne fshatin Merci, ne Dioqezen e Lezhes, me iniciativen e Papa Klementit te XI. Pas heshtjes gati 300-vjecare, "Koha Jone" ben te njohur letrat e kryeipeshkvit te Tivarit drejtuar Papes shqiptar, si dhe vendimet qe mori ky kuvend.

Nga Fiqiri Sejdiaj

Fshati Merci, ose Merqi, sic e kane quajtur ketu e 300 vjet me pare, ben pjese ne komunen e Kallmetit te qarkut te Lezhes. Ne ate bote ai ka pasur 40 shtepi te vogla, si dhe nje kishe te madhe. Tani aty nuk ka me asnje shtepi pasi fshati ka zbritur ne fushe, kurse kisha e madhe, ajo po, eshte perseri ende aty, hijerende me kryqin e gurte persiper. Mercia nuk eshte me shume se 15 km larg qytetit te Lezhes. Mirepo terreni eshte i thyer e i shkrete. Ne kufi me Mirditen, rreze malit te Veles, ajo te duket edhe me larg nga c'eshte ne te vertete. Po te jete koha e mire e te kesh nje fuoristrade te re, mund te ngjitesh edhe me makine, perndryshe vetem kembet e lehta mund te te cojne atje. Pikerisht ne kete fshat te vogel u ngjiten kete janar te vitit 2003 kleriket me te larte te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise e Malit te Zi. Besimtaret katolike qe i shoqeronin s'kishin te sosur. Me te mberritur ne sheshin e vogel para Kishes te gjithe qendrojne nje hop te befasuar nga pamja perreth. Tutje ne horizont, nen rrezet e diellit, deti ka marre ngjyren e argjendit. Ne te majte vijne me radhe laguna e Lezhes, lugina e Torovices me malin e Shengjinit, kurse me prane fusha e Gjadrit, me alpet ne sfond.

Mon Signior Rrok Mirdita, duke zbuluar pllaken perkujtimore prej bronzi, flet i emocionuar: "300 vjet me pare, ne kete kishe, u mbajt Kuvendi i madh i Arbenit. Pas Kuvendit te Lezhes, Kuvendi i Arbenit qe u mbajt ne Kishen e Mercise mbetet me i rendesishmi ne historine e vjeter dhe te re te Shqiperise. Padyshim qe jam i emocionuar. Gati per 300 vjet, kete kuvend e ka mbuluar heshtja. Shurdheria ideologjike e la ate ne harrese vetem e vetem se u iniciua nga Papa Klementi XI dhe u udhehoq nga kleri katolik ne Shqiperi. Mirepo Kuvendi i Arbenit nuk ishte thjesht nje kuvend kishtar, por nje kuvend me Vlera te shumefishta historike, kombetare, kulturore, shpirterore e gjuheore". Besimtaret e shumte shperthejne ne duartrokitje. Bashke me ta akademike, gjuhetare, historiane, profesore universitetesh e deputete qe kane ardhur ketu per te perkujtuar kete dite te madhe. Te ardhurit nga larg nxitojne te bejne fotografite e rastit. Kuptohet para kishes ku eshte vendosur pllaka perkujtimore e ku shkruhet: "Papa shqiptare, Klementi i XI mblodhi ne Merqi Kuvendin e Arbenit. 14-15 janar 1703-2003".

Pas inagurimit te pllakes perkujtimore, te ftuarit shkojne ne kishen e Kallmetit, e ndertuar ne vitin 1933, e cila ndryshe nga kishat e tjera te kujton kishat romane te ngritura ne Evropen Qendrore. Mesha solemne e drejtuar nga Mon Signior Angelo Masafra hap dhe aktivitetet e shumta qe do te zhvillohen gjate gjithe vitit ne perkujtim te 300-vjetorit te Kuvendit te Arbenit.

Po c'perfaqeson Kuvendi i Arbenit? Pse u zhvillua pikerisht ne Merci, kush mori pjese dhe c'vendime mori ai? Ne vitin 1702 Papa Klementi XI i drejtohet Ipeshkvit te Tivarit Imzot Vincenc Zvajevikut qe te permbushe nje vizite pastorale neper trojet e Arbenise. "Shko ne Arbeni,- i shkruan Papa,- dhe shih nga afer kryepeshkevit, ipeshkevit, dioqezat e famullite. Dua nga ju nje raport te detajuar per gjendjen e kishave te Arbenise dhe te besimtareve ne ate vend. A e perdor ai popull gjuhen e vendit te tij, te foluren arbneshe"? Duke i shkruar Ipeshkvit te Tivarit, Papa kerkonte gjallerine e jetes katolike ne Shqiperi dhe ne te njejten kohe ruajtjen e gjuhes se ketij vendi. Sipas Klementit te XI, shqiptaret ishin shume te vendosur ne ruajtjen e traditave te tyre. Si shqiptar, Papa Klementi XI ishte i pari qe e kish kuptuar se shqiptarizimi i Kishes Katolike ishte mjeti me efikas per te ruajtur katolicizmin ne kete vend qe kercenohej gjithnje e me shume nga dyndja islame. Eshte koha kur Gjergj Kastrioti ka zbritur ne varr e bashke me te edhe Shqiperia e lire. Duke iu pergjigjur letres se Atit te Shenjte, Kryeipeshkvi i Tivarit Vincenc Zmajevik vjen ne Shqiperi, kalon qytet me qytet e katund me katund duke permbushur me perkushtim te thelle urdhrin e shenjte. Ne dhjetor te vitit 1702 Kryeipeshkvi i Tivarit i shkruan keshtu Papa Klementit te XI: "Ti me urdherove, o Shenjti At Pape, te vizitoj e t'i vere si vizitore apostolik kishat e Shqiperise, dheut tim. Une iu permbajta urdhrit. Ju solla dheut rreth e rreth gjithembare e pashe nevojat e Shqiperise. Pashe vuajtje shume! Qytetet qe me pare ishin lule vilajeti, ishin vene nen harac. Pashe kalane e trimave te renuar, forcen tone te prishur, kisha te perlyera. Pashe pleq duke vuajtur, meshtare duke qare, barinj te travajuar, murtajen qe bente kerdine. Zemra ime, bashkuar me mjerimet e popullit tim, donte te me ndalej pergjysme". Ne raportin e tij derguar Atit te Shenjte ne Vatikan, Kryeipeshkvi i Tivarit, Zmajevik, thekson se konstatimet e tij do te ishin te pavlera sikur te mos ndermerreshin hapa te menjehershem per t'i ardhur ne ndihme popullit te Arbenise qe ishte populli i tij dhe njekohesisht popull i Atit te Shenjte.

"Nevoja lyp nje zgjidhje me te mire e me te virtytshme se sa thjesht vizita e kishave. Kjo eshte shume e rendesishme. Kjo zgjidhje mund te ishte pikerisht te mbledhurit e Ipeshkevive ne nje Kuvend. Ketu besa e ngulita mendjen time, per kete vendosa dhe mora e i hyra punes. Kjo eshte pertej kufijve te forces time". Pas ketij sugjerimi, me nxitjen e Papes shqiptar, Klementit XI, ne Dioqezen e Lezhes u mbajt Kuvendi i Arbenit. Ai u zhvilua ne kishen e Shen Gjon Pagezorit ne Merci te Lezhes, per dy dite rresht, me 14 dhe 15 janar 1703. Ne te moren pjese 40 klerike te larte si kryeipeshkevi, ipeshkevi, meshtare, misionare e perfaqesues te tjere te botes shqiptare.

Pse u zhvillua ky kuvend ne Merci?

Sepse ne ate kohe ky fshat i vogel me 40 shtepi ishte i teri katolik. Pushtimi osman, megjithese kishte dy shekuj ne Shqiperi, nuk kish arritur ta islamizonte ende plotesisht kete vend.

Pas kuvendit Imzot Vincens Zmajevik i shkruante Papa Klementit: "Nen hijen tende, o i Shenjti At, dheu i Shqiperise po gazmohet. Ai po ze te marre fryme e po i cel syte. Shqiperia qe tash sa mot ka ndenjur e harruar, e mbuluar prej mjegulles, tani, nen nje Pape shqiptar, po del ne drite e mezi pret te fitoje lumnine e mocme. Babai yne, mendja e te cilit eshte me e madhe se rrethi i botes, kah ia uron kete te mire e fat Shqiperise, dua te them dekretet e nxjerra prej Kuvendit te Arbenit po vijne para teje".

Pra, ne Kuvendin e Arbenit u moren vendime te rendesishme. Aty u percaktuan detyra konkrete per ngjalljen e jetes shpirterore dhe asaj kombetare. Ai perligji percaktimin e qenesishem te Papa Klementit te XI "per fe dhe atdhe" qe i kish rrenjet ne vepren e Buzukut, Budit, Bardhit e Bogdanit.

Kuvendi iu drejtua jo vetem Papes por edhe shume shteteve te tjera, madje edhe vete perandorise osmane duke iu lutur qe te ndihmoje e ta mirekuptoje Shqiperine per ta nxjerre nga veshtiresite qe kane mbuluar dhene. Dokumentat e Kuvendit te Arbenit u botuan latinisht e shqip ne vitin 1706.

Dhe ja disa nga dekretet qe nxori Kuvendi i Arbenit.

Mbi besimin e fese, mbi te krishteret, te cilet, ndonese kane mohuar fene e mbahen per turq, tinezisht ndjekin ritet e te krishtereve, mbi meshtaret, mbi festat, mbi ben e rrejshme, mbi pendesen, mbi martesat pa kurore, mbi borxhet, mbi kufijte e Dioqezave, mbi shtepite e te krishtereve, mbi varret dhe vendet ku varrosen te krishteret, mbi fitimet dhe detyrimet e prifterinjve, mbi shkollaret, mbi misionaret, mbi shkollat e Kurbinit e te Lezhes, mbi nevojat qe ka dheu yne (Shqiperia).

Pra, nje tematike e gjere qe perfshin gati te gjitha fushat e jetes e qe lidhen me kishen dhe jeten shpirterore te besimtarit. Duke lexuar me vemendje vendimet e Kuvendit te Arbenit bindesh se ndryshe nga vendimet e kuvendeve te tjera, qe mbeten ne leter ose nxiten kryengritje te pasuksesshme, Kuvendi i Arbenit mori vendime konkrete e te realizueshme qe mbajten gjalle Kishen Katolike dhe vlerat me te mira kombetare, sic ishte per shembull hapja e shkollave shqipe, botimi i librave shqip etj. Vete Papa Klementi XI hapi seminare per mesimin e gjuhes shqipe. Me vendim te Papa Klementit XI u themelua kolegji per arbereshet e Italise ne Shen Miter Korone. Po keshtu Papa shqiptar dhe 4 mije skuda, duke siguruar nje vend te perhershem per nje student shqiptar ne Kolegjin urban te propagandes ne Rome. Duke iu referuar pjeses se katert, te kreut te katert te Kuvendit te Arbenit mesojme se nje misionar i huaj para se te fillonte pune ne Shqiperi, duhet te merrej ne provim nga vete prefekti i atij vendi, ose prej nje tjetri qe caktonte prefekti, nese ky misionar e dinte apo jo gjuhen shqipe. Nisur nga nje vendim i tille ne Rome u hap katedra e gjuhes shqipe ku ata qe do te vinin ne Shqiperi duhej te mesonin vete, ne menyre private gjuhen shqipe.

Stdiuesit e historise thone se per here te pare ne Kuvendin e Arbenit u perdor fjala shqiptar duke nenkuptuar te gjithe ata qe jetonin ne Arberi e qe flisnin shqip.

Natyrisht, Kuvendi i Arbenit u iniciua nga nje Pape dhe u be realitet fale kujdesit e perkushtimit te klerikeve shqiptare. Megjithate ai i kaloi kufijte e fese. Per shkak te kufizimit ideologjik te sistemit per te nuk eshte folur asnje fjale. Heshtja e ka mbuluar ate per gati 300 vjet. Vlerat e tij jane te shumefishta. Ai lidh periudhen mesjetare me Rilindjen Kombetare. Ai lidh epoken e nje populli qe deri ne ate kohe shkruante gjuhen e pushtuesit, me epoken per ta kthyer gjuhen e folur ne gjuhe te shkruar. Dhe per kete zgjodhi alfabetin latin duke i hapur rrugen Kongresit te Manastirit. Nuk ka asnje dyshim se Kuvendi i Arbenit eshte nje deshmi e padiskutueshme per lidhjet e lashta te kultures sone me ate evropiane. Mbajtja e Kuvendit te Arbenit u be ne kushte dhe rrethana te veshtira. Merita e pare, i takon Klementit XI, i cili duke qene shqiptar, duke njohur shpirtin e popullit te tij, rrethanat, luften me osmanllinjte, psikologjine dhe mentalitetin e tyre, caktoi per t'u marre me Kuvendin e Arbenit nje figure tjeter te rendesishme dhe autoritare sic ishte kryeipeshkvi i Tivarit Im Zot Vincens Zmajevik. Ne ato vite Tivari ishte qendra me e madhe e katolicizmit ne Arberi.

Rimekembja e botes shpirterore ne Arberine e atehershme te pushtuar nga turqit mund te behej vetem nga nje kuvend i madh dhe me pjesemarrjen e te gjitha ipeshkevive, dioqezave e famullive. Se dyti, rimekembja e Arbenise, pra, ringritja e ndergjegjes kombetare mund te vinte duke ruajtur gjuhen si mjet i vetem e simbol i unitetit etnik.

Ne kete kuptim, Kuvendi i Arbenit ishte kuvend i shpirtit dhe i mendjes shqiptare. "Duke qene eterit e Shqiperise, -shkruan Vincens Zmajevik,- nen nje Pape shqiptar, kuvendi yne u be me lavd e nder." Ai mbetet edhe sot nje kuvend historik, nje pune e madhe qe duhet vleresuar jo vetem nga konferenca ipeshkvnore dhe kleri katolik ne Shqiperi, por edhe nga historianet, gjuhetaret dhe akademiket tane.

Firmetaret e Kuvendit te Arbenit

Une

Vincens Zmajevik Kryeipeshkvi i Tivarit

Pjeter Zumi Kryeipeshkvi i Durresit

Pjeter Karaxhic Kryipeshkvi i Shkupit

Gjergj Zadrima Ipeshkvi i Zadrimes

Nikoll Vlladanji Ipeshkvi i Lezhes

Ndue Babi Ipeshkvi i Shkdores

Marin Gjini Ipeshkvi i Pultit

Frat Exhidio Prefekt Apostolik i Misionareve

te Arbenise

Frano Maria Prefekt Apostolik i Misionareve

te Maqedonise

Martin Gioni I pari i trojeve te freterve

Te gjithe ne pajtohemi dhe veme nenshkrimin tone ne fund.

Dioqeza e Lezhes

Merqi, 15 janar 1703


Kete shkruan "Koha Jone"

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 27-1-2003 në 18:26 Edit Post Reply With Quote
I dashur Nardi,

kjo me lart nuk ka lidhje me temen drejtperdrejte.

Dhe dreqi i mallkume e di qe Vatikani nuk ka qene kurre armik i Shqiperise e shqiptareve, perkundrazi.

Une propozoj qe te mos humbim kohen me studentat e moskes ne te djathtet shqiptare.

Kemi pune mjaft per te bere.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar më 27-1-2003 në 20:53 Edit Post Reply With Quote
Anton faleminderit vella per ate qe shkrove.
Sinqerisht e di ti si me duket vetja tani?
Sikur po rifitoj nje liri te argjende qe edhe paraardhesit e mi nuk paten fatin ta perjetojne.
Kemi nevoje per ndryshime radikale.
Vetem keshtu do behet Shqiperia dhe Kosova.
Ahh harrova te te them qe nuk e kam harruar kurre Periudhen e Rilindjes Kombetare dhe per kete ndihem krenar gjithashtu.
Gjithe te mirat te gjitheve

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar më 28-1-2003 në 18:04 Edit Post Reply With Quote
Abdi Baleta

“KU-KU-KO” ANTISHQIPTARE NË SHKODËR

DJALLI JU KA MARROS, MORE BROZ



Në Shkodër botohet një herë në javë një paçavure antishqiptare që për provokim vetëquhet “Shqipëria Etnike”. Për t’u maskuar ajo hedh mbi kokë edhe një thes të vjetër e të ndotur sipas shembullit të gazetës “Koha Jonë” me mbishkrimin “E pavarur periodike, tribunë e mendimit intelektual shqiptar”. Se sa “e pavarur” mund të jetë “një kumonë” ku tingëllon përzishëm zëri ndjellakeq i katolikocentrizmit e kristosllavizmit në Shqipëri kuptohet lehtë. Se sa intelektuale mund të jetë nji “kumonë kumbuese katolikocentriste” (shkurt Ku-Ku-Ko ose KKK) e zbulon fakti që atë e tundin Marku “pa mend”, “fana që s’ha kuvend” (Gjetë Kola), Pepushi që s’di as rregull as rend dhe disa të tjerë që është kot me i përmend se mjaftojnë të parët për të kuptuar se çfarë mund të jenë të dytët. Por, si “Ku-Ku-Ko”-ja edhe tundësit e saj në fakt janë vetëm “skapamentoja” (vrima nxjerrëse) e tymrave qelbës e gazrave helmues që prodhohen në motorët e vjetëruar dhe të ndryshkur të katolikocentrizmit që i furnizojnë me karburant, i grasatojnë, i vënë në lëvizje dhe i ndreqin kur ngecin shoferë e mekanikë më të kualifikuar që përfshihen në grupime intelektuale, që qëndrojnë në qela e zyra klerikale, skuta pushtetare e deputetësh, kulisa diplomatike.

Më së miri e pamë se kush i prodhoi gazrat e tymërat që lëshon skapamento “Ku-Ku-Ko” gjatë histerisë që shpërtheu në Shqipëri në fund të vitit 2002 me pretekstin se “humoristët kishin fyer Papën e Romës”. Ballona e kësaj histerie u ngrit shumë lart në fillim se kishin kompresuar në të shumë gazra të lehtë qelbës, por plasi shpejt e nuk mbeti gjë prej saj.Megjithatë era e keqe e këtyre gazrave vazhdon të ndotë mjedisin shqiptar dhe jehonat e shurdhta të plasjes së kësaj ballone të pompuar nga Nunciatura, Konferenca Ipeshkvnore, Nikoll Lesi, Jozefina Topalli e të tjerë, ende “kumbon” në “kumonën e së Martës” në Shkodër. Dikur më duket se ka qenë “Kumona e së Djelës”, sikurse ka qenë “Ora e maleve” në vend të “Orës së Shqipërisë”.

Kjo “Ku-Ku-Ko” (alias “Shqipëria Etnike”) pas numrit të saj 38, që është i pari për vitin 2003, e ka merituar plotësisht edhe titullin “Gazeta anti-Baleta”. Nuk duhet të çuditemi që me këtë emërtim shtabet katolikocentriste shqiptare të krijojnë ndonjëherë ndonjë medalje apo urdhër të veçantë për të dekoruar veprimtarët më të dalluar të luftës së katolikocentrizmit kundër myslimanizmit në Shqipëri. Tashmë unë, Abdi Baleta, dhe pse nuk jam as hoxhë, as sheh, as teolog, as mjekërmbajtës “alla-islamiçke”, as haxhi, por thjesht nje mysliman qe nuk shkon ne xhami dhe madje per pikellim te disa dashamireve pi edhe raki(jo venë si prifti) kam merituar vendin e tabelës numër një ku shënjestrojnë pushkët, mitrolozët e topat e katolikocentrizmit. Mendoj se nuk është arritje e vogël nëse do të mbajmë parasysh se cilët janë, çfarë duan, ku synojnë dhe çfarë bëjnë katolikocentristët për të shkatërruar fenë islame në Shqipëri, për të përçarë shqiptarët mbi baza fetare, për të vendosur inkuizicionin antimysliman në Shqipëri dhe për të çuar deri në fund “rikonkuistën spanjolle” në trojet shqiptare që paska shekuj që vazhdon dhe u dashka realizuar para afatit për t’ia kaluar edhe kishës katolike spanjolle që e mbaroi atë për 774 vjet (sipas katolikocentristit mercenar Kastriot Myftarajt).

E pra, “Ku-Ku-Ko”-ja (alias “Shqipëria Etnike”) me numër 38 datë 14 janar 2003, ka të paktën 5 shkrime (nuk kam arritur t’i lexoj të gjithë) të përgatitur nga katër autorë (Marku b…. ka bërë dy shkrime) kundër Abdi Baletës. Një shkrim është vazhdim i një numri të mëparshëm dhe ka për autor Gjet Kolën ose “fanën që s’ha kuvend”. At Gjergj Fishta në “Lahutën e Malcis” ka bërë fjalë “për fanën që hante kuvend” sepse zbatonte kanunin e besës së dhanme shqiptare. Ky ishte fana u vra duke mbrojtur një Pasha turk,Mehmet Maxharin në konak të Pashait Shqiptar Abdulla Dreni, të cilit fana i hante bukën dhe i kishte vënë në shërbim pushkën. Kurse tani kemi “fanën Gjetë” që ka dalë “avokat” (me korespondencë) dhe është bërë “pro-Kadare anti-Baletë” , që nuk ha kurrësesi Kuvend se i është mbushë mendja ta nisë nga e para “luftën kundër osmanllinjve” që t’ia hedhë hijen katolikocentriste gjithë Shqipërisë. I shkoftë më mbarë se “fanës së parë”.

Në “Ku-Ku-Ko” paskan dalë dhe një bajloz dhe një Broz të ndërkryer e të hardallosur për të bërë gazetën e Pepushit më përvëluese se gacat e prushit. Bajlozi e hedhka topuzin nga përtej Oqeanit e detit nëpërmjet Internetit. Qenka bajloz me halle të mëdhaja ky “Thomasi” nga SHBA-ja. Drejtpërdrejt i lëshohet shtegut me një letër nis Mark Bregut, që s’po e njohka e s’po e ditka por fanatizmi bashkë në qafë i qitka. Edhe ky bajloz Thomai nga SHBA njësoj si Marku u përpushka. Edhe për këtë “bajloz të zi” myslimanët janë kancer në Shqipëri. Edhe për kët’ truthar myslimanët s’mund të jenë shqiptar. Dhe Tomasi sikur Marku të bën me i vjellë zorrët prej barku kur për turp e për faqe të zezë myslimanët në Shqipëri i shpall turq, evgjitë, zezakë, kinezë. Dhe pastaj si një i marrë i vajton të krishterët e përçarë.

Ashtu si “bajlozi amerikan” edhe një burrë shkodran me emrin Broz Simoni ka botuar më 14 janar 2003 një shkrim me përmbajtje e titull të nakatosur “Perandoria dështake e ambasadorit në pension dhe qytetërimi”. Këtij i thonë titull shkrimi, që nuk i merret vesh as Lindja as Perëndimi. Vetëm Mark b…,Gjet Kola e Sokol Pepushaj në ditshin t’i kuptojnë e shpjegojnë gjërat mbrapsht. Qysh në fjalinë e parë të këtij shkrimi të nakatosur vumë re me dhimbje e keqardhje se në datën 24 dhjetor 2002 në prag të Krishtlindjeve vetë Djalli i mallkuar e kishte marrosur zotërinë Broz, duke iu paraqitur në surratin e një shoku të tij dhe e kishte shtyrë të harxhonte shumën marramendëse prej 30 lekësh për të bërë mëkatin më të rëndë për një katolikocentrist, të blinte për herë të parë në jetën e vet një gazetë “Rimëkëmbja”. Po si kështu me u marros more Broz! Si me e ble ti këtë gazetë që nuk është hiç fare për ty dhe as je ti kurrësesi për ta lexuar atë! E kur, natën e Krishtlindjeve! Kjo nuk mund të jetë gjë tjetër veçse punë e Qoftëlargut, që e ka shtyrë dorën tënde për të pakësuar paret në xhep dhe për të prishur mend e kresë duke e blerë një “gazetë të pabesë”!

Për ç’ka të ka gjet, na vjen keq. Por tash është vonë dhe nuk kemi si të të ndihmojmë. Veç po ta shtojmë edhe pak hidhnimin duke të treguar se ai “shoku yt, që kishte marrë nga redaktori a drejtori i asaj gazete (Rimëkëmbja) njëmijë lekë për një artikull që kishte botuar aty” duhet të ketë qenë djalli vet i fshehur si njeri. Gazeta “Rimëkëmbja” nuk ka dhënë kurrë e askujt gjatë 10 viteve të veprimtarisë së saj të pandërprerë ndonjë honorar. “Rimëkëmbja” nuk është as si gazeta antikombëtare e perverse e Nikollë Lesit, “Koha Jonë”, që qysh në hapat e parë kur ende ishte gazetë lokale lezhjane, u jepte honorare 10 deri në 20 herë më të larta se gazetat e tjera bashkëpunëtorëve të saj, as si gazetat e tjera “të pavarura apo partiake” që nuk u dridhet dora të japin honorare se kanë para, as si gazeta vocërrake “Shqipëria Etnike” që duket për punë financash nuk heq keq. Gazeta “Rimëkëmbja” përgatitet e botohet tërësisht me punë vullnetare, me përkushtim idealist, nga një ekip vërtet jo i madh por shumë serioz dhe i formuar bashkëpunëtorësh. As “spiunët e birucave”, “vrasësit me pagesë” e mynafikët që çonte katolikocentrizmi dhe serbo-grekofilia nuk arritën ta sabotonin punën dhe kompaktësinë e ekipit të vullnetarëve të “Rimëkëmbjes”. Për qëllimet e veta të pabesa në “Rimëkëmbja” kanë shkruar edhe katolikocentristët si Mark Bregu, Gjet Kola, Kastriot Myftaraj. Prandaj, kur ke përmendur atë njëmijë lekëshin e honorareve ose djalli të kishte marros, o Broz, ose ti vet djallëzisht ke vendos me nakatos mendjet e lexuesve të gazetës “Shqipëria Etnike”. Sidoqoftë kjo është punë për ty. Lexuesit e gazetës “Rimëkëmbja” e dinë se cilët janë burrat shkodranë që kanë shkruar e shkruajnë në këtë gazetë e që nuk mnd të jenë shokë të Broz Simonit për t’u bërë ortakë rrenash. Përsa i përket përmbajtjes së shkrimit të nakatosur është e kotë të merremi hollësisht me të sepse duket që është një solidarizim i shpëlarë katolikocentristësh me shkrimet e Zef Brozit dhe të Piro Mishës të botuar në “Koha Jonë” dhe “Shekulli” më 8 dhe 10 janar 2003.

Na vjen mirë që Broz Simoni ka gjetur kënaqësi në shprehjet e myslimanit Sami Repishti për rolin e katolikëve në shoqërinë dhe histoinë shqiptare. Por nuk bën t’i konsumojë aq shpesh thëniet e Repishtit se bëhen bajate shumë dhe i bie vlera edhe autorit të tyre. Gazeta “Rimëkëmbja” ka ditur t’i vlerësojë dhe t’i vërë në dukje shumë më mirë se zhurmëmëdhenjtë e fandaksur me fanatizëm katolikocentrist meritat e atdhetarëve shqiptarë të besimit katolik në kulturën, historinë, artin dhe fenë e shqiptarëve. Paçavurja “Shqipëria Etnike” dhe shkruesit e saj maniakë të katolikocentrizmit nuk janë as në gjendje as të përligjur moralisht të tentojnë të na japin mësime për këtë. Ata vetëm mund të na detyrojnë me shkrime përçart si ato që nënshkruan Mark b… e tani edhe ato të shkruara nga Gjet Kola, Broz Simoni e Tom Bajlozi, që herë pas here të harxhojmë kohë për të replikuar që të ndihmojmë lexuesit të marrin vesh si qëndrojnë punët.

Meqenëse Broz Simoni na ka bërë nderin të na kujtojë sesi ka shkruar professor Sami Repishti, bir hoxhe, për katolikët e katolikocentrizmin, edhe ne po ia kthejmë borxhin duke i kujtuar se kemi lexuar materiale ku një katolik, ish-seminarist françeskan, me banim po në SHBA ka demaskuar fuqishëm shumë mendime të mbrapshta antimyslimane të disa klerikëve katolikë të shkruara në libra ose të predikuara nëpër kisha. Ky material përmban akuza e demaskime shumë të rënda për veprimtarinë antinjerëzore dhe antikombëtare të një pjese klerikësh e besimtarësh katolikë shqiptarë në mërgim e në Shkodër. Nuk marrim përsipër që në këtë rast të japim gjykimet për qortimet e forta që ai bën për librat e shkruara nga At Zef Pëllumbi, At Bernard Gjolaj, Pjetër Pepa etj., as për bashkëpunimin e disa klerikëve katolikë me UDB-në jugosllave dhe priftërinj jugosllavë si Dom Ivo Bozhiqi. Ndonjë nga këta priftërinj katolikë aktualisht ushtron funksione klerikale në Shqipëri. Prandaj duket dhe “Shqipëria Etnike” është bërë altoparlant i kristosllavizmit, sikurse e tregon dhe një shkrim i nënshkruar prej atij “Thomas USA” dhe i botuar më 14 janar 2003 në këtë gazetë. Por, në atë dorëshkrimin nga SHBA, që si për ironi më ka rënë në dorë pikërisht kur nisi fushaa e re kundër meje nëpërmjet artikullit trifaqësh të Gjetë Kolës, autori shpesh demaskon qëndrimet e urrejtjes që kanë mbajtur katolikocentristët kundër vëllezërve të tyre myslimanë dhe jep shembuj se si myslimanët shqiptarë kanë mbajtur qëndrime njerëzore ndaj tij e katolikëve të tjerë, si në Shqipëri dhe në mërgim.

Në faqen 53 të materialit theksohet se “klerikët e së majtës i tregojnë fanatizmin dhe urrejtjen kundër palës myslimane shqiptare”. Kurse në faqen 116, duke iu referuar përsëri librit “Në sofër pa pastashut e pa bistekë…..”, botuar nga fretnia në vitin1961 autori shkruan: “Siç shihet vetë titulli i këtij libi në kuptim të përgjithshëm përmban një material mjaft negativ e qesharak. Kur e lexoi një njeri i artit dhe i kulturës (profesor e katolik) i bëmë pyetjen e zakonshme, si t’u duk në tansi kuptimi i këtij libri, dorë e klerikëve shqiptarë në mërgim? Përgjegja kje negative: Turp për ta! Nji logjikë e deformueme plot hipokrizi punon ndër ta për të poshtnue të tjerët e naltue vedin si identitet klerikal. Jo ma pak se 172 herë i perziejnë emnin e patriotit të shquem prof.Zef Palit tuj e zhvleftsue e poshtnue. Pse?Ka tregue aktivitet gatishmëniet n’armoni me islamët”.

“Thomasët” që shkruajnë në Internet me siguri janë nga stani i atyre priftërinjve ose fetarëve katolikë që në vitin 1961 kanë botuar librin “Në sofër pa pastashut e pa bistek…”. Kështu bëjnë katolikocentristët dhe këtu në Shqipëri. Ata janë të gatshëm të harrojnë që edhe Ismail Kadareja me prejardhje është mysliman dhe e bëjnë atë shejt të politikës së tyre kundër myslimanizmit. “Avokati” i famshëm nga Fani i Mirditës, Gjetë Kola, kryeveprën e tij katolikocentriste e ka emërtuar e shkruar nën flamurin e “të madhit Kadare” për të sulmuar të “mallkuarin Abdi” që nuk pajtohet me katolikocentrizmin dhe kristosllavizmin për t’i kthyer myslimanët shqiptarë në të krishterë.

Ai “Thomas USA”, duke komunikuar me sozinë e vet, manjak katolikocentrist, telampleksin e “Shqipërisë Etnike” që në numrin e datës 14 janar 2003 ka jo një po dy palo-shkrime kundër Abdi Baletës, i ka shkruar edhe këto Mark b….: “Është një bir hoxhe në Shkodër, B. Shehu, ky thotë ….. megjithatë, shqiptarët janë mbi 90% myslimanë dhe ty të bën të pëllcasësh. Për të future në lojën e tij përçarëse dhe të krishterët katolikë ky idiot shton…mirë myslimanët po katolikët ku i vendos logjika e sëmurë e V. Melos. Ky bir hoxhe me të vërtetë mendon se të krishterët janë më budallenj se hoxhallarët injorantë dhe se luftojnë me njëri-tjetrin”. Shpifjet dhe epitetet fyese, të përshtatshme për rrugeçërit e pazarit janë tipike dhe gjenden me bollëk në shkrime si ato të “Shqipërisë Etnike” me autorë shakaxhinj estradash të kantiereve të ndërtimit të kohës së komunizmit, dhe të maniakëve katolikë që qelbën Internetin. Por, çuditërisht Broz Simonit këto nuk i bëjnë asnjë përshtypje dhe zë e vjell vetëm kur ka parë njëherë të vetme terminologjinë korrekte dhe të saktë të gazetës “Rimëkëmbja”.

Të mësuarve të ushqehen me kalbësira nga kazanat e urrejtjes së katolikocentrizmit ndaj myslimanëve çfarëdo gjelle nazike t’u vesh përpara i bën të vjellin. Shembullin e ka dhënë Broz Simoni me një të parë të vetme të “Rimëkëmbjes”. Atë pjesën nga palo-shkrimi i “Thomas USA” me titull “Në Shqipëri po bëhet politikë antiperëndimore” e citova për t’u ballafaquar dhe me gëzimin që i ngjall Broz Simonit qëndrimi i profesor Sami Repishtit në SHBA. Sami Repishti dhe Bujar Shehu janë të dy shkodranë myslimanë, njëri në SHBA mërgimtar politik, tjetri në Shqipëri i persekutuar politik. Pra të dy viktima të komunizmit. Njëri bir hoxhe tjetri bir shehu. Njërin katolikocentristët e citojnë dhe “e adhurojnë” (më shumë e fyejnë), tjetrin katolikocentristët e urrejnë dhe e sulmojnë. Bujar Shehu nuk e ka pasur kurrë ndjenjën e urrejtjes fetare dhe këtë e ka dëshmuar edhe kur u martua me një vajzë katolike, madje edhe mbesa e priftit në Shkodër. Por, kur katolikocentristët duan të shpallin mllefet e inatet e tyre fanatike antiislamike janë gati të kapërdijnë e të ndrydhin në stomakët e tyre përkohësisht edhe myslimanizmin e Repishtit, të cilit i referohen si professor i nderuar. Kurse nga inati për Bujar Shehun parardhësve të tij, brez pas brezi klerikë të njohur e mendimtare të shkolluar, u referohen me terma fyese “hoxhë injorantë”. Pra, kur u leverdis për qëllimet e tyre fanatike katolikocentristët janë gati t’i thonë derr edhe dajës e vllaut në fenë e tyre. Këtë na provon fare mirë ai autor i dorëshkrimit nga SHBA në faqen 116 kur tregon si e fyen Zef Palin.

E pra ky është “Thomas USA” që me Markun e bashkon muza (e katolikocentrizmit). Por, ky “Thomasi USA” na e bën një të mirë kur marrëzisë së Markut i pret veshët dhe i vë brirë. Ja si shkruan Toma rroma-përtoma: “Në një vend shkruan (Marku) …. Ata luftuan me të njëjtin intensitet si kundër turkut ashtu edhe kundër shkjaut … Në atë kohë ne luftuam kundër shkjaut, grekëve, bullgarëve e të tjerë të krishterë … arsyeja ishte se na detyronte turku, përçarja që kish arritur të bënte në mes të popullit tonë, injoranca e asaj kohe etj.. Po tani çfarë na bën që po luajmë lojën e vjetër? Këta njerëz keqdashës me emra si (o)samabaudin, shemshedin, sulejman, hysamedin, abdi etj.. Këtyre “profesorëve”, “diplomatëve” fondamentalistë islamikë ju bëhet qejfi shumë e mendojnë se e kanë arritur qëllimin. Ne të krishterët duhet të bashkohemi sa më parë, për të vetmen arsye, të mirën e Shqipërisë, popullit tonë kaq të vuajtur për një kohë të gjatë nga shtypja e përçarja…”.

Ja sa mirë ia ka dhënë udhëzimet katolikocentriste ky Thomasi (Toma, Tomko ose Tomiçi) katolikocentrisit Mark b… në Shkodër që të punojë me zell e të mos bëjë gabim të flasë edhe për luftën e dikurshme kundër shkjaut, por vetëm për luftën e dikurshme kundër turkut e të sotmen kundër myslimanëve në Shqipëri se sot nuk u dashka menduar më si thoshte Fishta: “Shqiptarë e shkje n’mni t’ shoqi- shoqit kishin le”, por me këshilla si “Thomasi USA’ “shqiptar e shkja janë nji e të panda”. Del qartë propaganda e njohur serbe që shqiptarët duhet të harrojnë armiqësitë me serbët e grekët dhe të quajnë armiq vetëm turqit e myslimanët. Këtë porosi e jepte edhe Zef Brozi me shkrimin prej Amerikës (“KJ” 8 janar 2003). Këtë porosi solli edhe Pirro Misha nga Franca (“Shekulli” 10 janar 2003). Këtë porosi përforcon edhe Alfred Peza (“Klan” janar 2003). Këta tinguj përcjell edhe “Ku-Ku-Ko”-ja e Shkodrës më 14 janar 2003.

Mark b…. me një zell torollak i përgjigjet Thomasit flakë për flakë se “Aleancat e Perëndimit janë në themelin e çdo episodi të historiografisë së kombit tonë”. Duke dashur të bëjë një “mrekulli” shkencore për t’i dhënë “Kuvendit të Madh të Dukagjinit” (15 shkurt 1602) atë vend që nuk arriti ta ketë në historinë e Shqipërisë e ka quajtur këtë Kuvend “episod të historiografisë”. Ende Mark b… nuk bën dot dallimin midis “historisë” dhe “historiografisë”.

Historia e shqiptarëve është ajo që u bë si u bë e si ka mbërritur në ditët tona. Ajo nuk ndryshon. Historiografia mund të ndryshohet sipas qejfit. Katolikocentristët duan që historinë e shqiptarëve, atë që ka ndodhur në të vërtetë, ta zëvendësojnë me një historiografi të fallsifikuar prej tyre. Është e pamundur, edhe pse kanë mbështetjen e kristosllavizmit dhe të Vatikanit. Mark b… për të zbatuar porosinë e Thomas USA shkruan “Ata që u kundërvihen këtyre fakteve historike (me pretekstin) se janë shkruar në kohën e komunizmit nuk bëjnë asgjë tjetër veçse stimulojnë urrejtjen ndaj fqinjëve”. Po ky Mark i qorton “Pashallarët shqiptarë” se ndërgjegja e tyre u zgjua shumë vonë ( ai nuk e di me siguri se ndërgjegja e pashallarëve shqiptarë u zgjua për të bërë parashtetin modern shqiptar më parë se ajo e serbëve dhe grekëve, Bushatllinjtë, Ali Pashë Tepelena). Edhe pse këtë nuk e di Marku, e ka ditur ai që ka përgatitur shkrimin e botuar në emër të Markut. Por, ai do ta fshehë këtë fakt. Ai është i shqetësuar vetëm për një gjë :të mos shumohet urrejtja e shqiptarëve për fqinjët, megjithëse fqinjët e shtojnë përditë urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Ai që ka shkruar “shkrimin e Markut” është shumë i lumtur që “në krye të shtetit shqiptar nuk ka qëlluar ndonjë “prototip” si Baleta” se po të kishte një të tillë “çështjet rajonale kurrë nuk do të ishin zgjidhur””. Me këtë formulim zbulohet se shkrimi nuk është “punë prej telampleksi” por i një ustai të politikës zyrtare, pushtetare apo opozitare, e cila shqetësohet shumë për “zgjidhjen e çështjeve të rajonit” jo të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Mark b… (dmth ai anonimi që ka shkruar artikullin) thkeson “kam mendimin se politika e shtetit tonë në sferën e jashtme është me eficiencë të plotë…”. Ky formulim ngjan si i ndonjë deputeti “opozitar” në parlament, ose i ndonjë hierarku të lartë në klerin katolik që mund të ketë pasur miqësi me Dom Ivo Bozhiqin në Mal të Zi dhe në SHBA. Pikën kulmore për të plotësuar porosinë e Thomas USA, shkrimi i Mark b…. e arrin në fjalinë “Abdi Baleta i fryn luftës fetare, por harron se një ateist nuk ka të drejtë të bëjë moral fetar”. Marrëzia këtu është e hapur fare, se Marku ishte shakaxhi estradash punëtorësh. Mirëpo edhe kjo mënyrë të shprehuri të çon në mendimin se autori i këtij “shkrimuci” është ndonjë klerik përderisa mendon që vetëm ai ka “monopolin të bëjë moral fetar”.

As shkrimi “Histerizmave fondamentaliste do t’i kundërvëmë unitetin” nuk duhet të jetë tërësisht i Mark b…. në emër të të cilit është botuar. Me këtë palo-shkrim “Ku-Ku-Ko”-ja e ka kthyer koburen kundër vetes sepse i bën një mbrojtje shumë mjerane histerizmave katolikocentriste të Nunciaturës me rastin e humorit “anti-papist”. Por, mbi të gjitha, “Ku-Ku-Ko”-ja ka bërë një marrëzi kur ka lejuar fjalinë: “Fshatari tutkun i Gurit të Bardhë të Matit me marshimin e tij “revan” nuk mund të kapërcejë mbi bustin e Pjetër Budit për të goditur Vatikanin me “retorikat” e tij absurde dhe bajate me të ashtuquajturin “term” katolikocentrizëm”. Për të mençurit e të kujdesshmit unë e kam sqaruar se termin “katolikocentrizëm” nuk e ka prodhuar ndonjë punishte terminologjike në Gur të Bardhë të Matit, por është marrë nga literaturë studjuesish të mirëfilltë në Kosovë. Kam shpjeguar se edhe termin dhe analizën e dukurisë së “kristosllavizmit” e kam marrë nga stjudjuesi i huaj, Sells. Ata që nuk i dinë këto janë injorantë, por injoranca në këtë rast nuk është pafajsi. Ose janë mashtrues dhe në këtë rast mashtrimi është rrethanë rënduese për fajtorin.

Unë i përdor termat “katolikocentrizëm”, “katolikocentrist” dhe për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë se nuk i fus në një thes me Mark b…. “fanën që s’ha kuvend”, “pepushët” e “klerikët anti-islamikë” të gjithë besimtarët katolikë. E përdor edhe për t’u kujtuar besimtarëve katolikë se nuk duhet të bien viktimë e propagandës katolikocentriste e kristosllaviste sikur po sulmohet krishterimi e të krishterët kur ne mbrojmë vlerat e Islamit në përgjithësi dhe dobinë e tij të madhe për kombin shqiptar.

Katolikocentristët shpifin sikur unë kam fyer Nënë Terezën.Ka ndodhur krejt e kundërta. Janë ata që e fyjnë atë dhe punën që ka bërë ajo, sepse me emrin e saj duan të maskojnë fanatizmin e tyre fetar dhe qëllimet e tyre të mbrapshta për të mbështetur fushatën për “rikonkuistën shqiptare”. Vlerat morale dhe fetare të veprimtarisë së Nënë Terezës ne i pranojmë dhe i nderojmë. Por këtë e bëjmë sipas arsyes dhe sipas porosive të vet Nënë Terezës, jo sipas dalldisjes hipokrite e hileqare të katolikocentristëve. Vet Nënë Tereza është shprehur :” Është një Zot i vetëm për të gjithë. Prandaj është e rëndësishme që çdo njeri të shihet si barabart para Zotit. Unë gjithnjë kam thënë se duhet ta ndihmojmë një hindus të bëhet hindus i mirë, një mysliman të bëhet mysliman i mirë, një katolik të bëhet katolik i mirë”. ( libri “The simple path” (Udha e thjeshtë) N.J 1985).

Ne në “Rimëkëmbja” për këtë gjë jemi përpjekur gjithnji, që secili të bëhet besimtar i mirë në fenë e fet, qytetar i mirë i shtetit dhe i vendit të vet, nacionalist i mirë i kombit të vet. Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar që një katolik shqiptar të mos jetë katolik, të mos i përmbahet si duhet besimit të vet, apo të bëhet mysliman. Ne vetëm kemi kundërshtuar katolikocentristët që thonë se myslimanët nuk janë shqiptarë, ose janë shqiptarë të këqinj, se besimtarët myslimanë; shqiptarë nuk duhet të jenë kështu si janë por duhet të bëhen ndryshe, si thonë disa priftërnj dhe duhet të kthehen sa më parë në katolikë që të heqin nga vetja “mëkatin” e të parëve të tyre që u bënë myslimanë. Ne kemi thënë e do të themi se katolikocentristët nuk mund të jenë as besimtarë të mirë katolikë as qytetarë të mirë shqiptarë. Ata e kanë vetë në dorë të bëjnë atë që duan. Por, as ne nuk mund të na e heqin të drejtën t’u kundërvihemi marrëzive, mbrapshtive dhe provokimeve të tyre. Katolikocentistët kanë një mendësi krejt të kundërt me atë që këshillon Nënë Tereza në fjalitë e saj që u cituan më sipër. Katolikocentristët i shpallin myslimanët e sotëm shqiptarë si bij “tradhëtarësh të krishterimit” dhe u bëjnë thirrje e propagandë të vazhdueshme të braktisin sa më parë fenë myslimane dhe të lajnë mëkatin e stërgjyshërve si dhe të flakin fatkeqësinë e tyre duke “u kthyer në fenë e të parëve”.

Ka qenë pikërisht personi me emrin Gjetë Kola kur e kam takuar rastësisht në korridoret e Kryesisë së Kuvendit që ma ka neveritur më së shumti këtë tezë kur në bisedën spontane ma përmendi me një fanatizëm shumë të trashë. Kanë qenë natyrisht të tjerë si Ismail Kadare, Kiço Blushi, Neshat Tozaj, Zef Mirdita, Engjëll Sedaj, Dom Shan Zefi, Dom Lush Gjergji, që me “teorizimet” e tyre për “mëkatin fetar” të myslimanëve shqiptarë më kanë shtyrë të mendoj edhe më thellë në rrafshin teoriko-politik dhe të polemizoj për këto probleme. Kanë qenë edhe katolikocentristë vulgarë si Dom Ndoc Noga, Kastriot m.., Mark b…, disa shkrues në “Shqipëria Etnike”, “Ora e Shqipërisë”, që ma kanë bërë borxh të replikoj me ta gjatë e ashpër, por gjithmonë duke i dhënë rëndësi argumentit serioz e duke u referuar në vepra studiuesish të mëdhenj e objektivë, të huaj e shqiptarë. Por, katolikocentristët vulgarë dhe gazeta e fanatizmit katolik nuk mund të rrinë pa u kruajtur jo vetëm se kanë detyrë të tillë, por se edhe shkruesit e tyre kanë mendje çyryke dhe prandaj i zgjedhin për kësi punësh.

Katolikocentristët vulgarë nuk janë ndoshta në gjendje të kuptojnë asgjë nga mësimet e Nënë Terezës, dinë gjëra të shkruara e të mësuara mbrapsht nga historia e popullit shqiptar dhe e feve në Shqipëri. Ka mundësi që ata nuk arrijnë të kuptojnë as shkrimet që bëjmë ne në “Rimëkëmbja”, as citimet e shumta që bëjmë nga autorë shumë kompetentë. Ka mundësi që ata edhe lodhen e nervozohen shumë. Prandaj, përpiqen që fanatizmin e tyre të egër dhe synimet e tyre të mbrapshta t’i mbështesin, apo kujtojnë se i mbështesin, duke përsëritur gjithnjë të njëjtat gjepura, fyerje, provokime.

Katolikocentristët dhe, në përgjthësi, kleri katolik, priftin atdhetar Pjetër Budi nga fashati im i lindjes, Guri i Bardhë në Mat, gjthmonë e kanë lënë në harresë, sepse nuk e ka pasur me sy të mirë Vatikani. Madje më i besueshëm është versioni se vdekja e tij nuk ka qenë aksidentale, por një vrasje e kurdisur nga Vatikani, meqenëse Pjetër Budi synonte njëfarë reforme për një pavarësi të pjesëshme të katolicizmit në Shqipëri dhe po bënte mbledhje me rëndëi që të vendosej të mos pranoheshin klerikë katolikë jo shqiptarë në Shqipëri. Do të kishte qenë shumë mirë për Shqipërinë sikur vizioni i Pjetër Budit për kombëtarizimin e katolicizmit në Shqipëri të kishte shkuar përpara dhe tani të ishte arritur edhe autoqefalia e kishës katolike shqiptare, që është i vetmi variant i pështatshëm për një vend si Shqipëria me tri konfesione. Katolikocentristët e ndjejnë se vepra dhe trashëgimia e Budit nuk përkon me centralizmin e tyre të rreptë vatikanas, prandaj edhe kur përpiqen të më hedhin mua ndonjë romuz se duhet të kapërcej mbi Budin kur kundërshtoj katolikocentrizmn e bëjnë këtë në një mënyrë që nuk merret vesh se çfarë po shkruajnë. Budit busti i është ngritur si prift atdhetar shqiptar jo si katolikocentrist.

Paçavurja “Ku-Ku-Ko” e nxjerr edhe më në pah mjeraninë e saj, kur vulgarizon një poshtërsi që ka pas bërë edhe simotra e saj më madhe dhe më e mençur “Phoenix” e cila para disa vitesh ka shkuar për djemtë fshatarë nga Mati që nuk mund të dilnin para intelektualëve katolikë shkodranë. Atëherë ua kam kthyer selamin si duhej atyre minjve të bodrumeve të mykura klerikaliste për këtë mburravecëri. Paçavures kur zhgarravisin e kacagjelen gjysmë të shkolluar të zbritur nga Fani, nga gërxhet e përrenjtë më të thellë të Shqipërisë, nuk është nevoja për t’u shtuar asgjë sepse tutkunllëkun e tyre e di gjithkush.

Njerëzit e malësive shqiptare, qofshin të besimit të krishterë apo mysliman, i kanë pasur cilësitë më të mira dhe shumica e tyre i ruajnë ende. Por ka dhe të atillë që vetëm se bien në Shkodër apo në Tiranë, se fillojnë e vetquhen “gazetarë” apo “avokatë” japin provë se në pyjet e bukura të maleve shqiptare përveç derrave ka edhe ndonjë druvar të pagdhendur, ka dhe ndonjë hajn, ka edhe mistrecë. Në “Shqipëria Etnike” duket që kanë gjetur shesh të bëjnë përshesh edhe “malësorë” të atillë për të cilët Arben Imami kur donte të fyente Berishën e tropojanët i quante “shpellorë”, një nofkë që për fat të keq e përdori shumë shtypi shqiptar.

Në vendin ku fitoi lavdinë si veprimtare e mëshirës katolike Nnën Tereza dhe nga na erdhi Nunci i parë Apostolik, Ivan Dias, pra në Indi, ka jetuar e ka bërë punëra të mëdha politike një burrë i shquar , Mahatma Gandi. Ai besimtari katolik shqiptar në SHBA që kam përmendur në dorëshkrimin e tij ka cituar edhe këto fjalë të Gandit :” Nëse ju të krishterët do t’i ngjanit pak më shumë Krishtit tuaj e gjithë bota do të kishte qenë e krishterë”. Sherrtarëve katolikocentristë u duhet thënë se se këto fjalë të Gandit janë vërtetuar e po vërtetohen më së miri në Shqipëri.

Nga që ishin të rrethuar me të krishterë që nuk ndiqnin rrugën e Krishtit, shqiptarët e gjetën më lehtë dhe më me pak ngurim shpëtimin shpirtëror e kombëtar në përqafimin e Islamit dhe 90% e shqiptarëve u myslimanizuan. Pas rënies së Kalifatit, kur shqiptarët myslimanë praktikisht mbetën të shkëputur nga bota islame dhe të persekutuar nën akuzat e pandërprera të vendeve e popujve të krishterë, do të kishin menduar më tepër për t’u rikrishterizuar gjatë një shekulli nëse përsëri të krishterët fqinj dhe një pjesë e të krishterëve shqiptarë nuk do të silleshin ndaj tyre në kundërshtim me mësimet e Krishtit. Me mendësi e marifete si ato që bëjnë katolikocentristët për të konvertuar myslimanët shqiptarë në krishterim myslimanët shqiptarë do të vetëdijësohen më shumë për fyerjet dhe provokimet që u bëhen . Kështu do të shtohen mundësitë që të vërtetohen edhe më mirë fjalët e Mahatma Gandit.

Nuk duam kurrsesi t’i japim kënaqësi Arben Imamit, as nuk do të biem në pozitat e tij vetëm pse në “Ku-Ku-Ko” dhe ndonjë gazetë tjetër ku vegjetojnë katolikocentrsitët janë rrasur edhe disa gazetarë që të kujtojnë “shpellorët”, ose shkrues që ruajnë një amanet të çuditshëm të të parëve : “më mirë në shpellë me ujkun se me turku (lexo shqiptarin mysliman)”. Nuk do të bëhemi aspak xhelozë që katolikocentristët mburrin Ismail Kadarenë, i cili edhe i ka fyer hapur shqiptarët katolikë kur festën e Logut ua ka shndrruar në “festival homoseksualësh”. Nuk do të kemi as zili për lëvdatat që u bëjnë katolikocentrsitët të tjerëve, as bezdi për marrëzitë që bëjnë ndaj nesh. Por, në fushën e mendimit do t’i kundërshtojmë edhe sikur ata të tërbohen më shumë nga inati e urrejtja dhe t’i shumëfishojnë shpifjet dhe fyerjet e tyre.



27.01.2003 Abdi Baleta






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar më 28-1-2003 në 21:44 Edit Post Reply With Quote
Kastriot
Me vjen keq por ti po i humb vlerat shqiptareve te vertete.
Kam ate ndjesine qe pervecse Hoxhe, nuk ke zanat tjeter.
Megjithate do te tregoj nje cope historie.

Mbaj vathe ne vesh se e shoh qe ke zene myk dhe je bere per syze qorrash.


Do i bie nje cike gjate por mos u merzit dhe lexoje me avash:

Ndersa Princesha e Pakurorezuar Shqiptare kishte mberritur ne kohen e Pranveres ne Berat aty nga vitit 1900 e pak,Berati asaja i dukej si Parajse.
Mytesafiri, nje turk i moshuar,i shendoshe, e i qeshur, me priti me perzemersi duke me thene se me cmbaja mend ,isha gruaja e pare angleze qe shkelja ne Berat.

Mytesafiri me foli me hollesi per planet e tij , per rregullimin e qytetit dhe ishte shume entuziast per rrugen qe do lidhte Beratin me Vloren.
Une per vete nuk isha aq e sigurte, sepse kisha marre vesh qe inxhinjeri ishte i mendimitse rruga SKISHTE per te qene gje.

Gjysma e parave kishin avulluar qe tani ne Stamboll, kurse te tjerat do ti mbante per vete, se "il faut vivre". Mashallah, rruga do mbante mire per nja dy vjet, po te mos binte shume shi.

Sipas mytesafirit, vitin tjeter Berati do te kishte nje RRUGE TE PERKRYER e do gjallonte nga SHKOLLAT E TE GJITHA LLOJEVE, sigurisht pervec ASAJ NE GJUHEN AMETARE(turke e kam kuptuar une)

I dhashe zemer ketij njeriu te MIRE per PLANET qe kishte dhe i thashe se me gjithe ate uje qe kishte lumi, mund ti jepte qytetit drite elektrike, te elektrifikonte kepucarine(zejen kryesore te qytetit) dhe te ndertonte nje hekurudhe per ne Vlore. E trrullosa fare me gjithe ato qe i thashe.

-----Skeni as njezet e kater ore qe keni ardhur dhe ku ju shkuan ndermend gjithe keto gjera!
Ju-------Vazhdoi ai(mutasefiri)SI BESIMTAR i devotshem--------- MENDONI VETEM PER TRUPIN E NJEREZVE, KURSE NE (TURQIT PATJETER) MENDOJME --------- PER SHPIRTIN E TYRE.

.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 28-1-2003 në 22:26 Edit Post Reply With Quote
O kastriot akoma me baleten.

me duket se dhe ti do marrish pushken model 56 e do ti shpallni lufte vatikanit si armiku me i eger i shqiperise.

Kastriot,

mos na i sill ketu shkrimet e moskovitit te lutem shume se nuk kemi kohe te merremi me te.

Ky eshte kuvendi i te djathteve e jo i ish gjykatesve te enverit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 29-1-2003 në 08:17 Edit Post Reply With Quote
Tani u lodha, por me se fundi e gjeta artikullin e Piro Mishes:

Tolerancë fetare apo papërgjegjshmëri?

Nga Pirro Misha

Tre fakte më shtynë të ulem të shkruaj. Një libër i botuar muajt e fundit në Francë, një artikull i botuar në një të përditshme në Tiranë, një pamje në sallën e pritjes të aeroportit të Tiranës. Si për të treguar se radhitja e mësipërme është e rastësishme, po e nis nga kjo e fundit.

Aeroporti

Aty nga fundi i muajit shtator, së bashku me mikun tim Kujtim Çashku po prisnim të vinte koha për t'u nisur, kur na zuri syri atë grup prej rreth 10 djemsh e një vajze pak a shumë të një moshe, që rrinin të veçuar në qoshen më të largët të sallës së pritjes. Në fakt të gjithë pasagjerët kthenin kokën për t'i parë. Djemtë mbanin të gjithë mjekra të gjata, ndërsa vajza ishte e mbuluar me të zeza, duke lënë jashtë vetëm sytë. Dukej që vinin nga fshati, ose nga ndonjë qytet i provincës. Nuk e di se ku shkonin...

Libri

E gjen sot në çdo vitrinë librarie në Francë. Titullohet "Diksioneri botëror i fondamentalizmit"*. E ka përgatitur një grup ekspertësh ndër më të njohurit në Europë për çështjet e Lindjes dhe të radikalizmit islamik. Libri synon të japë një panoramë të universit të sotëm të radikalizmit islamik. Një zë i veçantë në të i kushtohet Shqipërisë ose, që të jem më i saktë, rrezikut të fondamentalizmit në Shqiperi. Ç'thuhet aty? Në një vend si Shqipëria, që krenohet për traditën e tolerancës dhe të bashkëjetesës mes feve, prej dhjetë vjetësh po veprohet për zevendësimin e islamit tradicional me një islam të afërt me konceptet whabite - pra të islamit në një ndër format e tij më radikale që praktikohet në Arabinë Saudite, si dhe në disa nga vendet e tjera arabe të ashtuquajtura të Gjirit. Sipas librit, kjo përpjekje mbështetet me mjete të fuqishme financiare. Gjithnjë sipas librit, gjatë periudhës së parë pas hapjes së Shqipërisë (periudhë kjo e përcaktuar deri në vitin 1997) nuk synohej thjeshtë mbushja e zbrazëtisë së lënë pas nga komunizmi në institucionet përfaqësuese të bashkësisë muslimane. Në atë kohë synohej që vetë politika e vendit të orientohej drejt integrimit me bashkësinë e vendeve islamike. Si promotor kryesor i këtij projekti përmendet emri i B.Gazidedes, i cili, sipas autorëve të librit, mbante lidhje të ngushta me shërbimet e fshehta të disa vendeve arabe, si dhe me ato iraniane. Ndërkohë, vënien në jetë të projektit e morën përsipër një sërë organizatash të ashtuquajtura "bamirëse" apo "kulturore" arabe. "Në Shqipëri veprojnë, thuhet në libër, rreth 30 organizata të tilla të financuara kryesisht nga Arabia Saudite, të cilat punojnë për një objektiv që, ç'është e drejta, ato s'e kanë fshehur kurrë - ri-islamizimin e Shqipërisë."

Libri bën një analizë të hollësishme të mënyrës se si veprojnë këto organizata, që edhe pse disi të reduktuara këto dy tre vjetët e fundit, prapë janë mjaft të pranishme. Objektivi i tyre kryesor është "çkombëtarizimi" i islamit lokal në emër të një islami "universal". Për këtë qëllim s'mjafton thjeshtë predikimi i vizionit të umës**, por kërkohet të nxiten ndjenjat antiperëndimore, duke shfrytëzuar pasigurinë apo zhgënjimin e natyrshëm që ndjejnë shumë njerëz në kushtet e çoroditjes që sjellin ndryshimet rrënjësore dhe kriza e tranzicionit. Në fakt mënyra se si veprojnë këto organizata është tepër e sofistikuar. Nga njëra anë ato ushtrojnë presion mbi grupe të caktuara të popullsisë për të arritur atë çka ata e konsiderojnë sjellje "islamike" - gratë të mbulohen, fëmijtë të ndjekin shkolla kuranike, meshkujt të mbajnë mjekër etj. Mjeti më efektiv i presionit mbetet e ashtuquajtura ndihmë 'bamirëse' ekonomike e sociale. Në fillim kjo iu jepet të varfërve, jetimëve, nevojtarëve e pakushtëzuar, pastaj gradualisht kalohet në privilegjimin financiar e materjal të atyre që ndjekin porositë. Së fundi, jo rrallë, ndihma bëhet krejtësisht e kushtëzuar. Një rëndësi e posaçme i kushtohet hapjes së shkollave islamike me mësues, së paku fillimisht, arabë, furnizimit me literaturë propagandistike të përkthyer në shqip, si dhe dërgimi i të rinjve shqiptarë për shkollim në vendet arabe. Këta të fundit zenë një vend të rëndësishëm në planet afatmesme të këtyre organizatave, sidomos për realizimin e objektivit të shkatërrimit të trashëgimisë fetare e historike lokale. Synimi është që të vendosen në institucionet e bashkësisë muslimane shqiptare. Po të njëjtit qëllim i shërben dhe ndryshimi i specifikës arkitekturore të xhamive të trashëguara nga Perandoria Otomane - ndërhyrja shkon deri në dekoracionin e tyre të brendshëm - për t'i zevëndësuar ato me austeritetin e rreptë whabist. (Por kjo e fundit, për mendimin tim, është sidoqoftë një temë më vete, sepse diskutimi mund të shtrihet dhe në stilin e kishave ortodokse që po ndërtohen në vend.). Sipas librit, NGO-të e Arabisë Saudite kanë ngritur deri tani mbi 200 xhami të tilla në Shqiperi, me një stil krejt të ndryshëm nga ai tradicional. Në pjesën kushtuar Shqipërisë përmenden, ç'është e vërteta, shumë detaje, emra organizatash e individësh, lidhjet e tyre direkte apo indirekte me qarqe radikale apo dhe fondamentaliste e terroriste. Një vend, ndonëse jo shumë i madh, i kushtohet dhe veprimtarisë së organizatave apo fondacioneve të ndryshme bamirëse, fetare apo kulturore iraniane, që veprojnë në Shqipëri në drejtim të bektashinjëve, si dhe atyre fetare turke. Kosova dhe Maqedonia kanë kapituj më vete.

Artikulli (dhe interneti)

Pak a shumë në të njëjtën kohë që më ra në dorë ky libër, në një të përditshme të Tiranës botohet shkrimi me titull "Al-Mustafa kundër Ervinit" (Tema, 8 shtator 2002.) Autori i shkrimit quhet Olsi Jazexhi, një emër që ndeshet here pas here kohët e fundit në këtë gazetë. Eshtë një artikull shqetësues. Jo thjeshtë për mllefin e madh, që s'do përbënte ndonjë çudi në panoramën e shtypit shqiptar, sesa për gjuhën e referencat që përdor. Një gjuhë e huajtur nga universitetet e fanatizmit e radikalizmit islamik. Sa për të sqaruar lexuesit, duhet shtuar se ky artikull u botua si një ndërhyrje e autorit në një polemikë të zhvilluar aso kohe mes Mustafa Nanos dhe Ervin Hatibit për çështjen e muslimanizmit të shqiptarëve, një polemikë, që pavarësisht nga tema "delikate" apo ndonjë fjalë a shprehje e pavend, mendoj se ishte krejt normale. Pa bërë komente, do mjaftohem duke cituar nga artikulli. Olsi Jazexhi i sulet Mustafa Nanos, duke e akuzuar se bën pjesë në "renegatët besëthyes Perëndimofilë që ngrenë lart flamujt e pederastisë, feminizmit, anti-maskulizmit, antishqiptarizimit, antinacionalizmit dhe çfarë të urdhërojë blloku më i fortë i kohës." Për shkruesin e artikullit armiqtë e vërtetë të shqiptarëve na qenkan "Imperializmi kristiano-europian dhe mashat e tij." "Varfëria akute e këtij populli dhe përdhosja që Europa Kristjane i ka bërë dhe i bën atij prej 100 vjetësh, shkruan O.J. në "Tema", ka shtyrë dhe shumë jetimë te civilizmit Osman të Shqipërisë që të marrin vendin e renegatit. Viktimat shqiptare nga kryqëzata Europiane sot shihen përballë ambasadave greke dhe italiane në Tiranë." Ose më tej: "Mustafa Nano ka lindur në shekullin e XX-të, kur shqiptarët në vend që të dëbojnë princat kristjanë në Dar-al-Islam..., janë detyruar që të dëbohen nga trojet e tyre amtare në Kosovë, Çamëri, Mal te Zi dhe Maqedoni...Në sh.XX dhe XXI, shqiptarët nuk janë më mbrojtës të nderit të civilizimit Islamik, siç ishin në kohë të Hajredin Barbarosës. Në këtë shekull ata janë kthyer në prostituta të semaforëve të Kristendomit perëndimor." Besoj se mjafton. Gjuha e O.J. është një shartim termash modernë me koncepte të dala nga mesjeta, si Dar-al-Islam***, luftëra të shenjta, princër të krishterë (emërtimi i vendeve të sotme ballkanike), kryqëzata etj. Një hibridizim paradoksal mes demagogjisë panislamiste, aludimeve pseudohistorike e hiles tashmë të njohur pseudonacionaliste, që e ndeshim jo rralle vitet e fundit, kur teorira të tilla mundohen të bëhen të besueshme duke i veshur me një vello nacionaliste.

S'është e vështirë ta kuptosh zanafillën e një gjuhë të tillë krejt të huaj për mendësinë shqiptare! Eshtë pak a shumë e njëjta përzjerje që gjen në mesazhet e Bin Ladenit, kur veprimet e tij tashmë të njohura përligjen duke iu referuar imperializimit kristian, kryqëzatave mesjetare, apo ngjarjeve të tjera historike, të ndodhura kushedi se kur. Sigurisht, me këtë s'dua të bëj asnjë aludim të pavend. Po mendoj se nëse vërtet po kalohet në një faze kur propagandues të një fantizmi të tillë fetar, apo të internacionalizmit islamik s'janë më thjeshtë misionarët arabë, por qytetarë shqiptarë, atëhere ndodhemi para një rreziku që s'mund të injorohet. Një rrezik, ç'është e vërteta, ende margjinal, por që mund të bëhet shqetësues në se dukurive të tilla s'i kundërvihet askush. Të kuptohemi, këtu s'është fjala thjeshtë për artikujt e një të riu të kthyer nga studimet në Malajzi, që në fund të fundit ka të drejtën e tij të botojë atë që mendon. Të ishte me kaq, as që do t'ia vlente të përmendej. Por çështja, për fat të keq, nuk është kaq e thjeshtë. Për kë dëshiron të mësojë diç më shumë për këtë temë e këshilloj të kërkojë në internet. Le të klikojë psh., sa për fillim, emrin e Olsi Jazexhiut nga faqja personale e të cilit në internet mund të kalohet në sërë linkesh që ai rekomandon dhe do të kuptojë se artikulli i mësipërm s'është veçse maja e ajsbergut, nën të cilin fshihet një realitet më kompleks, plot me të papritura. Do njihesh psh me një sërë qendrash mjaft aktive (e me sa duket mirë të financuara, shumë syresh në Maqedoni), që përhapin një mori materjalesh propagandistike në shqip për variantin arab të islamit, përpjekje të shumta për revizionimin e plotë të asaj që njihet si histori e shqiptarëve, duke hedhur baltë mbi thuajse gjithë figurat qendrore të saj, që nga Skenderbeu, P.Bogdani, deri tek Fan Noli e Fishta, për t'i zevëndësuar ato me figura të tipit Haxhi Qamili. Ka studime qindrafaqshe, polemika, tjerrje fetare, ose kureshti të tilla si p.sh. stemën apo flamurin që na paska patur Haxhi Qamili. Historia, ç'është e vërteta, mbetet një terren i preferuar. Duhet krijuar një histori tjetër që shqiptarët të binden se vendi i tyre natyral është në Lindje, aleancat e tyre të natyrshme janë ato me vendet islamike, ndërsa armiku, sigurisht, Europa e pafe dhe Perëndimi. Një botë e tërë paralele ku punojnë shumë njerëz për të vënë në qarkullim një informacion alternativ (e jo pak disinformacion) të përditshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, diaspora e sidomos vëllezërit e një feje në Dar-al-Islam. Mund të lexosh psh, të përkthyera në shqip materjalet e konferencës së fundit Islamike, fjalimin e mbajtur nga ministri i jashtem i Malajzisë apo Arabisë Saudite, apo pse jo edhe thirrje për xhihad në s'di cilin ishull të arqipelagut indonezian.

A ekziston tek ne rreziku i arabizimit të Islamit?

Paraqita disa fakte dhe tani është më se e natyrshme të bëhet pyetja: A ka vend edhe tek ne për atë shqetësim që shprehu para pak javësh shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti kur në një takim në Tiranë me njerëz të letrave foli për rrezikun e arabizimit të Islamit shqiptar! Natyrisht, ai i referohej Maqedonisë. Ai e bëri këtë koment, duke iu përgjigjur pyetjes se si shpjegohej që një pjesë e madhe e botimeve shqip nga Maqedonia të ekspozuara në panairin e fundit të librit në Tiranë, ishin libra propagande fetare arabe. Vetë Kimi është besimtar, ai foli ndërkohë dhe për rolin e rëndësishëm që ka luajtur feja në kontekstin maqedon si një faktor që mbrojti shqiptarët nga asimilimi. Por, sipas tij, kjo s'duhet të bëjë të mbyllen sytë përpara një situate që mund të ketë pasoja në radhë të parë për shqiptarët.

A ka vend, pra, të flasim për një rrezik të tillë edhe në Shqipëri?

Sigurisht, situata ne Shqipëri ndryshon jo pak nga ajo në Maqedoni. Në fakt dukuri si ato që përmënda s'kanë të bëjnë aspak me bashkësinë muslimane shqiptare, apo institucionet e saj përfaqësues, që mbeten shembuj të traditës të tolerancës fetare. Kushdo që e njeh sot Shqipërinë e di se fakte të tilla janë margjinale dhe aspak përfaqësues të realitetit fetar në Shqipëri. Por kjo s'do të thotë se për to duhet heshtur. Përvoja e popujve të tjerë na tregon se toleranca dhe bashkëjetesa fetare është një lule e çmuar, por edhe e brishtë, e cila thahet e prishet, po s'u tregua kujdesi i duhur.

Në se i besojmë tablosë që na jep libri francez atëhere ka vërtet arësye për t'u shqetësuar, në mos për sot, për nesër. Jo se shqiptarët do u kthekan nga sot në nesër në fanatikë, por sepse problemeve tona do t'iu shtohet një tjetër problem, ndoshta më i vështiri, kur ke parasysh peshën e madhe që është duke marrë në boten përreth faktori fetar. Sigurisht, s'jam në gjendje të gjykoj faktet e sjella nga libri, por diçka e di: disa gjëra i kemi parasysh. Para syve tanë sa vinë e shtohen në rrugët e Tiranës të rinjtë mjekëroshë apo vajzat e mbuluara. Disa vite më parë kalimtarët kthenin kokën me çudi kur shihnin rrugës ndonjë vajzë të mbuluar, tani me ç'duket askujt s'i bën më përshtypje.

Diçka për çështjen shamive dhe të mjekrave

Në të vërtetë bëhet fjalë ende për një pakicë thuajse të papërfillshme. E megjithatë, fjala s'është thjeshtë tek mjekra që mbajnë ca të rinj, apo shamija me të cilën mbulohen ndoca vajza. Problem është mendësia që këto simbole jo rallë përfaqësojnë. Disa pedagogë të Fakultetit Gjuhë Letërsi më tregonin për një studente kokëmbuluar që kishte dalë nga klasa sepse sipas saj feja ia ndalonte të dëgjonte kur aty flitej për Naim Frashërin, ndërsa një tjetër kishte refuzuar tezën e provimit ngaqë në të i kishte rënë të fliste për Fishtën. E pra është absurde që shembuj të tillë fanatizmi, që duhen analizuar e kuptuar, kalohen thjeshtë si ca çudira kureshtare! Në të vërtetë njerëzit edhe diskutojnë, por privatisht, sepse është krijuar një ide sikur për çështje të tilla është mirë të mos debatohet publikisht. Të kuptohemi, s'jam për kalimin në ekstrem, duke mos lejuar p.sh. hyrjen në institucionet publike të grave të mbuluar, apo burrave me mjekër alla islamikçe, siç ndodh bie fjala në Turqi. Po ashtu do të ishte një marrëzi që të shohim tek çdo i ri me mjekër, apo vajzë e mbuluar një fanatik. Në fund të fundit toleranca për kë mendon ndryshe bën pjesë në sistemin e vlerave të qytetërimit europian që kërkojmë të bëjmë tonin. Por kjo tolerance s'duhet të na bëjë të druhemi të hapim nje debat, ku të tregohet se mbulimi me shami, apo mbajtja e mjekrës në një formë të caktuar që dallon besimtarët e disa vendeve arabe, më shumë se sa kërkesë e fesë, është pjesë e një konteksti kulturor që ndryshon krejtësisht nga yni. Këto dukuri janë pjesë e kontekstit social e kulturor të disa vendeve që, duke evidentuar diferencën nga kultura perëndimore, rreken të afirmojnë identitetin e tyre. Eshtë fjala për vende që prej dekadash, për një sërë arësyesh që s'është vendi këtu t'i shtjellojmë, kalojnë një krizë sociale, ekonomike, kulturore, për të cilën ata ia venë fajin Perëndimit dhe pikërisht për këtë arësye refuzojnë modelet e simbolet perëndimore. Eshtë një dukuri që s'e ndeshim për herë të parë në historinë moderne. Veshja është shpesh shenja e parë e pranimit apo refuzimit të modeleve. Në Indi p.sh. gjëja e parë që bëri Mahatma Gandhi, kur nisi lëvizjen e tij kundër anglezëve, ishte braktisja e xhaketës dhe kravatës për t'u veshur me robën tradicionale indiane. Mao Ce Duni ndaloi veshjen euopiane, duke imponuar uniformën "revolucionare". Në Iran, pas revolucionit islamik të Khomeinit, masa e parë e ndërmarrë ishte imponimi i një stili të caktuar veshjeje dhe sidomos mbulimi i grave. Pra, kemi të bëjmë me simbolikën e një reagimi antiperëndimor e antieuropian, ku feja s'është veçse një pretekst, një element për të arritur mobilizimin emotiv në një projekt që në thelb mbetet politik. A s'ia vlen të hapet ky debat?

Çështja e imazhit

Sigurisht, është një shqetësim që s'ka arëye pse të fshihet. Një vend si Shqipëria s'ka asnjë interes që të perceptohet si një vend islamik. Aq më tepër po të kihet parasysh konteksti i sotëm botëror! Këtu s'është fjala thjeshtë për pragmatizëm, por për t'i bërë botës të njohur realitetin e Shqipërisë si një vend multikonfesional, që s'e identifikon veten me asnjë fe. Të sqarohet se nuk ka sens ta quash Shqipërinë një vend të moderuar islamik (siç bënte "The Economist" veç pak javë më parë), duke iu referuar të dhënave të shtatëdhjetë vjetëve të shkuar, sepse Shqipëria e 2003 është e ndryshme nga ajo e 1938, nga ku vinë të dhënat e fundit për përkatësinë fetare. Sa janë njerëzit sot në Shqipëri që nuk identifikohen me asnjë fe? Po numuri i martesave të përzjera? Të ç'feje duhen llogaritur fëmijtë e dalë nga këto martesa! Por më kryesorja është që Shqipëria është sot një vend që mund të merret si shembull i bashkëjetesës fetare. Një vend ku vetë Islami s'ka asnjë lidhje me shfaqjet e fanatizmit që gjen sot në disa vende. Islami shqiptar është dhe duhet të mbetet pjesë integrale e qytetërimit europian. Kjo duhet bërë e ditur.

Tek shkruaj këto fjalë më vjen ndërment reagimi i Faik Konicës më 1936, (aso kohe ambasador i Shqipërisë në Uashington) kur tek po shihte një dokumentar kushtuar Shqipërisë, dëgjon ta quajnë Shqipërinë vend musliman. "Pastaj gati sa nuk brofa nga vendi nga habija...shkruan ai. Shqipëria nuk është një vend musliman. Ajo është një vend me tre besime dhe pikërisht për shkak të kësaj rrethane nuk ka fe shtetërore...Me zgjimin e kombësive në Europë dhe kur gojëtaria e Gledstonit kishte ngritur kundër turqve një lëvizje të krahasueshme me kryqëzatat në mesjete, grekët dhe serbët, këta fqinjë të ndershëm të Shqipërisë, nuk vonuan të rroknin përfitimin që do të nxirnin po të ngatërrohej feja me kombësinë. Në çdo rast vihej gishti mbi fenë myslimane, që e kishte një pjesë e madhe e shqiptarëve pas pushtimit, dhe në sajë të "hipnotizimit nga përsëritja", kishte shpresa që bota do bëhej të besonte se shqiptarët na ishin "turq"."

Me që jemi tek tema e imazhit, a s'është koha që Shqipëria të sqarojë një herë e mirë ambiguitetin e saj të zgjatur në lidhje me antarësinë në Konferencën Islamike! Dikur, ngurimi për të dalë nga kjo organizatë përligjej me nevojën e votave të vendeve arabe kur votoheshin rezolutat për Kosovën në OKB. Siç dihet, kur erdhi koha e luftës së Kosovës pikërisht këto vende mbajtën qendrime në mos kundërshtuese, nga më të ftohtat përsa i takon ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë. Atëhere, ç'e përligj vazhdimin e qëndrimit në këtë konferencë!

Në vend të përfundimeve

Në fakt, sot për sot gjykoj se s'ka arësye serioze për të venë alarmin. Ajo që të shqetëson është indiferenca e papërgjegjëshme e qeveritarëve dhe, në përgjithësi, e elitave intelektuale e politike për një problem që që nga Rilindja e këtej konsiderohej si një ndër problemet që meritonte vemendjen më të madhe pikërisht për potencialin përçarës që mbartte, duke qënë në të njëjtën kohë një terren lehtësisht i manipulueshëm nga jashtë. Unë s'bëj pjesë ndër adhuruesit e periudhës së Zogut, përkundrazi, e megjithatë gjykoj se sot kemi ç'të mësojmë nga politika që ndoqi Zogu në çështjen e fesë. I vetëdijshëm për "problemin e trashëguar fetar" Zogu bëri çmos që kisha ortodokse të bëhej autoqefale, që prirjet autonomiste të katolikëve të mbaheshin nën kontroll, dhe muslimanët sunitë shqiptarë të veçoheshin nga çdo ndikim nga jashtë, për t'u futur në rrugën e reformimit e modernitetit. Për të neutralizuar çdo problem, Zogu mbante nën kontroll të rreptë shkollat fetare, duke kufizuar shumë numurin e tyre, dhe mbi të gjitha s'lejonte subvencionimet e institucioneve fetare nga jashtë, pa aprovim të qeverisë. (Konferenca e bashkësisë sunite shqiptare e vitit 1923 mori një sërë vendimesh të rëndësishme në drejtim të reformimit dhe europianizimit të islamit shqiptar.) A s'është, pra, koha që shteti shqiptar të hartojë një politikë të qartë në çështjen e fesë, duke u ndërgjegjësuar se kjo është një fushë që s'mund të lihet jashtë vemendjes në emër të bindjes naïve se ne shqiptarët na qënkemi ca qënie të veçanta, të lindura me një tolerancë fetare, të cilës s'ka armik që i bën dot gjë! Kaq e vështirë qenka të kuptohet që lënia shkolla fetare janë diçka që s'mund të lihet jashtë vemendjes! Që shteti detyrimisht duhet të vendosë nën kontroll subvencionimet e ardhura nga jashtë, sidomos mënyrën se si përdoren! Çka kërkon, sigurisht, që institucioneve fetare t'iu krijohen kushtet për të qenë të pavarura financiarisht, duke iu kthyer atyre me prioritet pronat e trashëguara. Përndryshe, çdo përpjekje për të shmangur cilëndo bashkësi fetare e institucionet e tyre nga tradita jonë e bashkëjetesës e tolerancës fetare mund të jetë me pasoja të paparashikueshme. Traditat tona fetare janë një pasuri që duhet ta ruajmë, një ndër ato vlera që me mburrje mund t'ia ofrojmë edhe vetë Europës, në rrugën tonë drejt integrimit. Në realitetin shqiptar ka shumë nevojë për tolerancë, por toleranca s'duhet kthyer në papërgjegjshmëri.



--------------------------------------------------------------------------------


** Umma - Fjalë arabe që do të thotë bashkësi e muslimaneve.

***Sipas konceptit mesjetar islamik bota ndahej në dy pjesë: Dar-al-Islam (territoret e Islamit) dhe Dar-al-Harb (vendet në luftë, ose vendet kundër të cilave muslimanet e kanë për detyrë të luftojnë) Pra, sipas konceptit te O.J. detyra e shqiptarëve duhet të ishte lufta për çlirimin e Ballkanit për ta kthyer atë sërish në tokë të Islamit.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 29-1-2003 në 08:42 Edit Post Reply With Quote
Tani duhet te gjejme dhe artikullin origjinal te Zef Brozit dhe te krahasojme me pellitjet e baletes.

Ne fakt cdo diskutim eshte i kote po te lexosh kete fjali te baletes:

"....në një kohë që sllavët, grekët, Vatikani, agjenturat e huaja po i bluajnë edhe kockat kombit shqiptar. Misha kërkon tolerancë për këta armiq të Shqipërisë dhe “përgjegjshmëri” nga ana që i kundërvihen këtij rreziku. "

Pra baleta qe nuk mbetet gje tjeter vecse te kujtojme se eshte enveri gjalle thote qarte e hapur:

Vatikani eshte armik i Shqiperise.

A ka idiotsi me te madhe se kjo?

A ka poshtersi me te madhe se kjo?

Mendoni per nje cast baleten president te shqiperise duke shpalle mobilizimin e pergjithshem shqiptar ne lufte me Vatikanin, armikun e eger te shqiptareve.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar më 29-1-2003 në 17:03 Edit Post Reply With Quote
Kuvendi i madh i Dukagjinit (15 shkurt 1602)
Ndonëse dhjetë vjet mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit, kështjellat e Arbërisë filluan të binin njëra pas tjetrës, gjithsesi flaka e rezistencës anti-osmane, asnjëherë nuk u shua.
Dukagjini, dhe në përgjithësi Veriu i Arbërisë e mbajti të ndezur zjarrin e atdhedashurisë duke i treguar botës se "gurra" kastriotiane kurrë nuk do ta shterrë gjakun e kulluar Arbëror, dhe se "flaka" e Lirisë asnjëherë nuk do të shuhet, por do të qëndrojë si një "pishtar" në gjoksin e çdo Arbënori. Sa herë, pinjollët e principatave të Arbërisë u tubuan në kuvende për organizimin e një kryengritjeje të përgjithëshme. Disa herë, iu kërkua ndihmë shteteve të Europës, për të dalë nga zgjedha e vandalizmit osmano-aziatik. Më poshtë do të citojmë një shkresë të Kuvendit të Dukagjinit: "Shkresë e Kuvendit të Dukagjinit drejtuar Senatit të Venedikut për t'i kërkuar ndihmë në luftën e organizuar kundër turqve". - Ref: Ugolini. P.S.V. f. 21 / origjinali italisht. Fort i kthjellti Princ dhe e nderta sinjori: Në pleqt, krerët, të parët e të gjithë popullit të Arbërisë, së bashku një zemre me të gjithë popullin e besimit Katolik-Romak jemi mbledhur (dymij e gjashtëqind e pesëdhjetë vetë) me të parët, të gjithë të mbledhur së bashku në vendin e Dukagjinit të quajtur "Shën Lekë" (Aleksandër), fshehurazi duke u betuar të mendojmë për kët popull, me dëshirë që të shtijmë prap në dorë të gjitha vendet tona të lirisë së soçme, ashtu sikundër në kohën e Princit tonë Gjergj Kastrioti (Skënderbeut), dhe po i bëjmë të ditur kthjellësisë tuaj se si jemi nxitur nga kërkesat e princave të tjerë kundërshtarë tuaj me letra e me premtime të mëdha, dhe me fjalë të thëna ambasadorëve tanë, që të çohemi e të kapim armët kundër këtyre barbarëve dhe se me një herë do të na jepet ndihmë me flotë, me ushtarë dhe armë dhe me çdo gjë tjetër që t'na nevoitet. Dhe është paraqitur tek ne i nderuari Imzot ipeshkvi i Sapës me zotin Palë Dukagjinin, shumë besnik i kthjellësisë suaj, në këtë mbledhje e kuvend tonë dhe po na tregojnë shumë gjëra dhe po na thonë shumë arsye, duke na u lutur që për tani të qëndrojmë në paqe e në qetësi sepse nuk është koha: edhe ne kemi dëshirë (?) por nuk mundemi më t'i durojmë këta barbarë.
Dhe si shumë besnikë të kthjellësisë suaj, sikur po tregohemi në këtë letër, të gjithë të bashkuar një zemre, mbasi kuvenduam të betuar fshehurazi, po ju bëjmë të ditur se si ne kemi kemi zgjedhur Ambasador tonë nga të parët besnikë, të nderuarin Imzot ipeshkvin e Sapës e të Sardanjës, me zotin Pal Dukagjinin e sipërthënë, për t'u paraqitur te kthjellësia juaj në emër tonë dhe gojarisht kanë për të shoshitur të gjithë marrëveshjen me kthjellsinë tuaj. Ne po ju dhurojmë fortesën e Krujës, të jua lëshojmë në dorë kur të ju pëlqejë, dhe të rrokim armët kundër këtyre barbarëve. Vendi ynë është shumë i fortë prej natyre dhe ka minjera ari e argjenti. Jemi nga tanët, besimit Romak (dyzet mijë e më shumë burra) shpate me vlerë, të cilët me shumë trimëri luftojmë jo më pak se në kohën e të sipërthënit Princ - Gjergj Kastrioti kur luftonin për besimin e shejtë kundër këtyre të pafeve, por që tani luftojnë me më shumë trimëri kundër këtyre tiranëve. Për më tepër, kanë për të ardhur për t'u bashkuar me ne të gjithë arbërit që janë të besimit Grek (ortodoks), si dhe ata të besimit Serbian (ortodoksë) fqinjë tanë, që në tri ditë do të bashkohemi më shumë se njëqind mijë vetë, trima të zgjedhur, dhe të gjithë do të rrokim armët kundër këtyre barbarëve, dhe do të luftojmë trimërisht dhe çdo ditë do të na vijnë përkrahje e ndihma. Dhe me ndihmën e Zotit-Perëndi e të kthjellësisë suaj, kemi për të shkuar drejt Konstandinopojës. Për tjetër, kthjellësia juaj të denjohemi t'u zini besë plotësisht sa herë për të parashtruar e për të kërkuar në emrin tonë ambasadorët e sipërthënë, si ambasadorë të vërtetë tanë, ashtu si e ka zakon hirësia juaj tek e cila me bindje të gjithë porositemi.

Pak koment nga autori i shkrimit (M.B.):
Tek ky shkrim historik (botuar në kohën e diktaturës) konstatoj: Aleancat e Perëndimit janë në themelin e çdo episodi të historiografisë së kombit tonë.
Ata që ju kundërvihen këtyre fakteve historike (me pretekstin) se janë shkruar në kohën e komunizmit, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse stimulojnë urrejtjen ndaj fqinjëve. Dhe, kjo urrejtje ka domethënien e saj: Fakti, që ndërgjegja e pashallarëve shqiptarë u zgjua me shumë vonesë dhe shqiptarët në pjesën dërmuese u kthyen në fenë e pushtuesit, e "shqetëson" shumë një pjesë të tyre (kryesisht kolonët) dhe, ashtu si dhelpra (e cila mbasi i patën prerë bishtin) mundohej t'i bindte shoqet e saj se, me bisht të prerë duken më të bukura! Këtë "moral" mundohet të na e servirë, "bishtpreri" Abdi Baleta, duke i "ndërsyer" shqiptarët për një konflikt fetar (akt shumë i turpshëm). Urrejtja e Baletës ndaj fqinjëve, dhe ndaj politikave frytdhënëse të politikës sonë të jashtme, tregojnë se "Ora" e Baletës ecën me sens të kundërt, dhe se, ajo "orë" "kurdiset" në vendet Islamo-aziatike.
Kam mendimin se, politika e shtetit tonë në sferën e jashtme është në efiçencë të plotë, dhe nëse në krye të shtetit shqiptar do të kishim një "prototip" si Baleta, çështjet rajonale kurrë nuk do të ishin zgjidhur.
Abdi Baleta i frynë luftës fetare, por harron se, një ateist nuk ka të drejtë të bëjë moral fetar.
Kuvendi i Dukagjinit është sinjifikativi i të gjithë studiuesve dhe shkencëtarëve që përshkuan tokën Arbërore dhe të gjithë konkluduan se, malësorët e Veriut janë Albanë të vërtetë, mbrojtës të Atdheut dhe Kristianizmit.
Mark Bregu, pasardhes i Gjergj Kastriotit

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar më 29-1-2003 në 17:07 Edit Post Reply With Quote
ju, ne dhe shqiperia dh tradhetia

"Histerizmit" fundamental do t'i kundërvejmë unitetin
I pari "avokat" që mori në mbrojtje dy "kllaunët" e skeçit skandaloz të Festivalit "41" të Këngës në Radio Televizionin Shqiptarm ishte "kllauni" i politikës shqiptare, - Abdi Baleta. Nuk dua të citoj asnjë fragment, nga mbrojtja që Baleta ju bën këtyre "kllaunëve" në "Nëpërkëmbjen" e tij të d. 24. 12. 2002, por, dua ti kujtoi lexuesit Shqipëtar (mbrendë dhe jashtë tokës arbënore), se, Baleta, është pikërisht ai që kam trajtuar në shtyp, që në Prillin e v. 2001, në gazetën "Ora e Shqipërisë", dhe më vonë, në disa artikuj të gazetës vërtetë prestiqioze - "Shqipëria Etnike". Për ta bërë shkrimin sa më konkret, (dhe të prekshëm), do të kalojmë në retrospektivë, për të kujtuar Festivalin e XI-të, ose siç e ka quajtur diktatori "Festivali i Zi". Dihet (nga të gjithë bashkëkohësit) se në atë Festival pati shumë "kurbanë", dhe kjo vetëm sepse artistët Shqipëtarë për të parën herë, (mbas sa vitesh) dhanë "shkëndijat" se, jemi një popull vërtetë Europian, dhe se, "universi" Perëndimor tërheq (në mënyrë të natyrshme) çdo qelizë të këtij kombi, (me bazament dhe argjinatura Europiane). Duhen theksuar dhe nënvizuar emrat e Todi Lubonjës, dhe të intelektualit të shquar Shkodran, - Fadil Paçrami, si dy "pionierë" të guximshëm të "Erës së Re", guximi i të cilëve u ndëshkua padrejtësisht nga juristët "shërbëtorë" të diktatorit, shokët dhe monstrat e Abdi Baletës.
Mbrojtja e "kllaunëve", dhe stafit drejtues të R.T.V.SH-ës, nga ana e juristit - Baleta, tregon se, "reminishencat" e diktaturës funksionojnë me efiçencë të plotë, dhe se lufta kundër klerit katolik, dhe (katoliçizmit në përgjithësi), zhvillohet në format më bizare, nga segmente të caktuara, me prirje të theksuara anti kristiane dhe anti Perëndimore.
Ky akt i turpshëm dhe i pa preçedent, na kujton "haxhi qamilin" e fillim shekullit të kaluar, që vërtitnin flamurin e "baba" sulltanit, dhe baltonin Flamurin e Kastriotit.
Abdi Baleta, ka marrë përsipër të bëhet "flamurtar" i anti Kristianizmit, anti Europianizimit dhe anti shqiptarizmit, duke përhapur "helmin" e përçarjes fetare.
Është pikërisht ky ekstremist i skajshëm, që me paturpësinë e tij (aziatike), kërkon të denigrojë figurat më të shquara të kombit, duke filluar me Gjergj Kastriotin, Pjetër Bogdanin dhe më në fund dhe Nënë Terezën! Lufta e Baletës, kundër Papës, dhe Selisë së Shejtë është vazhdim i "betejave" të tij të humbura.
Askush nuk mund t'i privojë Baletës të drejtën për tu "dashuruar" me vllezërit e tij aziatikë dhe me artin e Stepave, por, në të njëjtën kohë, askush nuk i lejon atij të marrë nëpër gojë Shenjtërinë e Tij Papa-Gjon Palin, dhe Selinë e Shejtë dhe të nderuar nga pjesa dërmuese e Globit tokësor, - Vatikanin.
Fshatari tutkun, i Gurit të bardhë të matit, me marrshin e tij "revan", nuk mund të kapërcejë mbi bustin e Pjetër Budit për të goditur Vatikanin, me "retorikat" e tij absurde dhe bajate, me të ashtuquajturin "term", - "Katoliko Centrizëm". Ky ateist "profan" që kërkon të mbulojë Atdheun e Kastriotit me "pelerinën" e gjelbër aziatike, është i destinuar të përfundojë në "pellgun" e turpit dhe të tradhëtisë, dhe të "dergjet" bashkë me "vëllezërit", gjyshët dhe stërgjyshërit e tij - Ballaban Pashën, dhe Haxhi Qamilin.
Ky "folklorist" muzeal i "jashtë qitjes" aziatike, nëpërmes shkrimit të tij të turpshëm, "sulmon" ministrin e jashtëm Ilir Meta, kryetarin e opozitës, - Berisha, dhe kryetarin e shtetit, - Presidentin e nderuar, Alfred Moisiu.
Ëndërat e Baletës për të zëvendësuar ndonjërin nga këto figura, janë ëndëra "stepash" dhe "përralla" me Mbret. Edhe sikur të ngjallej ai që e bëri Ambasador, edhe sikur të rikthehej sistemi komunist, Baleta nuk mund të pretendojë më shumë se sa vendin e një sekretari byroje në kooperativën e lindjes, - në Gur-bardhë të Matit. Baletës i është lëshuar shumë hapësirë në shtypin e tij mediatik, për të fyer, dhe është vetëm toleranca e klerit dhe e shtypit demokristian, por duhet ta kuptojë mirë se, edhe durimi dhe toleranca kanë një limit.
Baleta kërkon me çdo mënyrë të mbjellë përçarjen fetare sepse kështu e kanë urdhëruar padronët. Por, ai harron se, katolikët shqipëtar, nuk e barazvlejnë muslimanizmin shqipëtar me "instrumentin" - Baletë. Kleri, dhe katoliçizmi shqipëtar, muslimanët i "matë" me njisi tjetër matëse, me: Faik Konicë, Tajar Zavalan, Sejfulla Malëshovë, Eqerem Çabej, Arshi Pipë, Sami Repisht, Ibrahim Rugovë Kajmak Dedë, dhe me të madhin Ismail Kadare. Atmosferën vllazërore mes besimeve, të "çimentuara" nga - Mic Sokoli, Dasho Shkreli, Hodo Sokoli, Dedë Gjon Luli, Mehmet Shpendi, Gjin Pervizi, Dom Nikollë Kaçorri, Gjergj Fishta, Fan Noli dhe "super" Atdhetari - Luigj Gurakuqi, kurrë nuk mund ta shpërbëjë "retorika" banale e një renegati "gjenetik".
Dhe, së fundi, sado që "avokati" - Baleta mundohet të minimizojë aktin skandaloz, ndaj Papës së Shejtë, pse jo, edhe ndaj Presidentit tonë të nderuar, ai është një akt provokativ.
Në atë skeç të turpshëm u mat "pulsi" i Klerit dhe i të gjithë komunitetit katolik.
Baleta, duhet të jetë i bindur, se ai skeç, dhe skenaristët e tij, kan bërë një veprim të kundërt: kanë rritë kuotën e vlerave të këtij Religjioni kompakt, dhe kanë forcuar unitetin Kristiano-Shqipëtar.
Ndërsa në arenën ndërkombëtare nuk ka dhanë asnjë lloj efekti. Bota e dijnë se një shtet me ateizëm 50-vjeçar nuk mund të "pjellë" një art tjetër më të frytshëm të paktën edhe për një dekadë.
Papa i cili dijti të falë "vrasësin" e Tij, pa tjetër që do të dijë të mëshirojë edhe injorantët dhe "avokatin" e tyre... Të kërkosh të vësh në lojë momentin më solemn, kur Papa i Shejtë puthi dhe bekoi tokn që lindi Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën është më shumë se turp... Kultura Europiane, dhe "sinfonia" janë të huaja për veshët e (pa larë) të injorantëve, ata janë mësuar me tingujt e daulleve të "zvarranikëve" që zbritën si lukuni ujqërish për të shpërbërë qytetërimin dhe kulturën Perëndimore.
Shqipëtarët e të trija besimeve janë pjesë e pa ndarë e kontinentit "plak". Askush nuk mund të ndryshojë ligjet e natyrës. Njeriu është produkt i ambientit dhe si i tillë do t'iu përshtate ligjeve të natyrës.
Rakia, konjaku, vera dhe birra janë në funksion të traditës, ndaj askush nuk mund të privojë shqipëtarët qoftë në frekuentimin e "diskove" a po të Plazheve.
Të tria besimet, kemi të përbashkët kulturën dhe zakonet. Shqiptarët kurrë nuk do ta "bunkierizojnë" femrën si në vendet aziatike, por edhe "lakuriqësinë" dhe martesën e mashkullit me mashkull nuk do ti "huazojnë" nga Europa. Në Europë kemi qenë jemi dhe do të jemi gjithmonë por me "Pasaportën" tonë.
Mark Bregu

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar më 29-1-2003 në 17:13 Edit Post Reply With Quote
At Gjergj Fishta nuk tradhetoi kurre shqiptaret por nuk deshironte te shihte Shqiperine si Koloni te

Atë Gjergj Fishta nderi i kombit, edhe i vdekur sfidon të gjallët e kombit
Kombi shqiptar në të gjithë kapërcyejt e moteve ka lindur bij e bija të cilët i ndriçuan e orientuan rrugën si meteor të pashuar, drejt qëndresës, por shpesh edhe mbijetesës tepër të vështirë, të kohëve të mjegulluara e errësuara si mos më keq nga lakmues e pushtues të afërt apo të largët, të hershëm apo të vonë. Gjithsesi këta Meteor briland të kombit tonë në të shumtën e rasteve i shërbyen jo vetëm bashkatdhetarëve të tyre e trojeve të veta, por shpesh edhe bsahkëqytetarëve të hershëm të Eurpës Plakë e qytetërimit të tyre, që padyshim ishte i njëjtë me atë të Shqiptarisë. Mjerisht këta meteor brilant të kombit tonë shpesh u kërkua të lihen në harresë ose më keq të "injorohen", duke kërkuar që dritën e tyre të vërtetë ta errësojnë me ca "meteor" fallso që hyqametet dhe pushtetet e dhunshme i importonin ose krijonin, jo për të ndriçuar rrugën e mëtejme të shqiptarisë, por për ta mjegulluar në favor të qorrsokakut që e kishin futur armiqtë e përhershëm qofshin me çertifikatë shqiptare apo të huaj. E natyrisht Meteorët e vërtetë nuk mund të zihen nga ca meteoricë sado të shumtë që mund të prodhojnë një pushtues, shumë pushtues apo sisteme "shoqërore" që kërkuan ti bëjnë gropën shoqërisë e vetë njerëzisë, të cilët përkohësisht u dukën se "shëndritën", por me "Dritën" e Parë të demokracisë u fashitën. E kjo fashitje ka 12 vjet që nuk solli pastrimin e mbeturinave të "meteorëve" të rremë, që në fakt me kohë duhej t'u thyej qafa për tu lëshuar vendin Meteorëve të vërtetë, që edhe pse të vdekur fizikisht jo vetëm shëndrisin shumë më shumë, por edhe Sfidojnë dhumin e gjallë të kombit që tashmë edhe pse i rrëzuar disi përtokë me zvarrisje kërkon të pengojë ecjen përpara, drejt ëndrrës sonë të kahershme Europës së qytetëruar perëndimore së cilës i përkasim, me zhvillim, besim e mbi të gjitha qytetërim, për të cilin kanë kontribuar edhe vetë shqiptarët në rrugën e ndriçuar e orientuar të Meteorëve të tyre pa morte, deri sa rron e do të rrojë shqiptaria; kudo në trojet etnike që ja fali Zoti, e përkohësisht ja ka mohuar ropi. E një ndër Meteorët më brilant që lindi kombi jonë në motet e vështira të kapërcyejve të fundit shekullit 19-të e gjysmës së parë të shekullit 20-të është pa as më të voglin dyshim, Nacionalisti, Politikani, Poeti, veprimtari, Diplomati e mbi të gjitha modeli i shqiptarit të vërtetë, që i qëndroi besnik Binomit Fe e Atdhe, Atë Gjergj Fishta. Veprimtaria e Fishtës ishte një veprimtari e gjithanëshme që totalisht i shërbeu Shqipërisë Etnike jo vetëm në ato kohë të vështira të mbijetesës, por i shërbeu edhe në kohët diçka më moderne sa ai ishte gjallë, e mbi të gjitha i shërbeu edhe i vdekur fizikisht asaj pjese të Shqipërisë që Europa jua kishte "lënë" si eksperiment ta "shkyenin" Qentë e Kuq me emrin e lemerishëm Komunist, e që në analet e politikës njihej si Shqipëria e 1913-ës që i bënte karshillëk vdekjes, vdekjes së kuqe të retushuar e mobiluar si për inatin tonë nga armiqtë tanë të përhershëm, Sllavët të zbritur vonë nga dikur larg nga stepat e Rusisë... E pikërisht pas kësaj gjëme që e zuri të mjerën Shqipëri, Atë Gjergj Fishta ishte "kurbani" më potent që komunistët shqiptarë bënë të qorruar e marruar nga dashnia që i kishte zënë për Titon e sllavizmin, për Stalinin e Komunizmin. Si fillim pas "urdhërit" që kishte marrë E. Hoxha nga padronët e tij në Beograd e Moskë, komunistët kishin kërkuar të ndalohet gjithë vepra e shkruar e Fishtës, me "justifikimin" se vepra letrare e Fishtës është tepër Nacionaliste, çfarë bie ndesh me parimet Internacionaliste të rendit "Ri", si dhe u prishë "Qejfin" "miqve" të mëdhenj Sllavo-Ortodokso-komunist. Por kur komunistët shqiptarë e kuptuan se vepra e Fishtës nuk mund të ndalohet, pasi ajo tashma ishte mësuar "përmendësh" nga shumica e shqiptarëve patriotë, madje kjo vepër ishte historia e lavdia e një kombi të tërë që i frymëzonte në ditët me diell, por edhe në ditët e errësuara edhe nga Retë e kuqe që kishte sjellë vetë komunizmi. E kur këlyshët e kuq dështuan në ndalimin e mohimin e veprës, u lëshuan si qentë e verdhë dikur (Otomanët) të çvarrosin trupin e këtij meteori që pushonte në paqe, që pushonte hirëplotë pa asnjë pendesë për veprën e tij madhështore që i kishte lënë atdheut e njerëzimit, e këtë trup (eshtrat) si për inat i hodhën diku në lumin Buna, i cili i treti aq mirë sa i ktheu në avuj uji të bekuar nga ky atdhetar e meshtar i pashoq, ku padashje të shetetarëve e dreqtarëve komunistë "bekoi" Shqipërinë e Shqiptarët, për të qëndruar e mbijetuar në ferri e tmerrshëm plot terr e tmerr të djajve të kuq, që donin të përçudnonin e mohonin gjithë Shqipërinë Londineze e Etnike. Padyshim në këtë tmerr e terr vepra e Fishtës ishte ndër të paktat shpresa-drite që mbante gjallë shpirtin e nacionalizmit, krenarinë e lavdinë e të shkuarës, por edhe të ardhmes që na e kishte falur Zoti e nuk mund të na e mohonte Ropi...
Vepra gjeniale e Fishtës përbëhej nga një prodhimtari letrare e pashoq, ku bënin pjesë edhe Proza dhe Poezia (Epike, Lirike, Dramatike, saterike e tjerë). Ai Botoi mbi 20 vepra origjinale, dhe ka lënë në dorëshkrime dhjetra të tjera. Por një kontribut të çmuar Fishta ka dhënë edhe në Publicistikë, ku kjo është e pasqyruar në mbi 50 organe shtypi të kohës (madje disa prej tyre të themeluar e të drejtuar po nga ai vetë). Pader Gjergji, ndonëse meshtar u vu në shërbim të politikës të atdheut të tij, ku z. Ernest Koliqi konfirmon se Fishta qëndronte gjithmonë në rradhët e para të ngjarjeve të rëndësishme të kombit tonë (në kongrese, mbledhje, konferenca, kuvende, parlament e tjerë)... Vepra madhore e Fishtës kishte marrë vlerësime të rëndësishme të kohës, ku u përfshin në "fondin e Artë" të leteraturës Botërore, duke vënë epitete superlative si për: "Lahutën e Malësisë" - Homeri i shqiptarëve, dhe ungjilli i shqiptarizmës, për "Mrizi i Zanave" e "Vallen e Parrizit" - Gëtja Shqiptar, për "Judën Makabe" e "Jorinën" si Shileri shqiptar, për "Anzat e Pernasit" e "Gomarin e Babatasit" u mbiquajt Juventali... "Lahuta e Malësisë" u përkthye në Italisht, Gjermanisht, Anglisht e tjerë duke u bërë kështu pjesë e pandarë e artit, kulturës e qytetërimit Europian e më gjerë. E duke e konsideruar si të tillë këtë vepër shqiptarie e më gjerë, Fishta nderohet nga institucionet shqiptare e të huaja menjë sërë dekoratash, çmimesh e titujsh, si: "Klubi gjuha Shqipe" më 1911 i dha kurorën e argjendë. Qyteti i Beratit më 1917 i dhuroi "Pendën e Artë". Shteti Austro-Hungarez e nderoi më 1912 me titullin "Riterkreuz", Turqia po më 1912 i dha dekoratën "Mearif Kl. II", Papa Piu i IX-të me "Medaglia al Merito" në vitin 1925. Greqia në vitin 1931 e nderoi me çmimin "Phoenix". Paria e Përgjithshme e Urdhërit Françeskan i dhe titullin "Lector Jubilatus" në vitin 1929. Ndërsa në vitin 1939 e bënë anëtar të Akademisë Italiane. Por vlen fakti se Fishta është shqiptari i Parë i propozuar për çmimin Nobel. Por për "çudi" kur vepra e Fishtës ndalohej në atdheun e tij, nëpër universitetet e Europës e Botës ai studiohet përkrah Homerit, Dantes, Gëtes e tjerë, duke u realizuar kështu edhe fjalët e Gjonit, Apostull e Ungjilltarë që thotë: Vetë Jezusi tha se asnjë Profet nuk Nderohet në Vendin e Vet"... E nuk kishte si ndodhte ndryshe, kur në vendin e "Profetit" Fishta sundonin Djajtë, madje raca më e keqe e tyre, djajtë e Kuq... Por edhe Djajtë kanë një fund... E pas 62 vjetëve që kishte vdekur, por edhe pas 12 vjetëve të ardhjes së pluralizmit të këtij themeli (të lëkundur për ne) të Demokracisë ky Meteor Dekorohet, me urdhërin më të lartë e plotësisht të merituar "Nderi i Kombit". E kjo vërteton më së miri se Historia dhe e drejta ndoshta përkohësisht vonon, por përjetësisht nuk harron, pasi harresa e përjetshme është simboli i pandarë i "meteorëve", horrucëve e idhujve të rremë që krijojë me buallëk llumi i shqiptarisë komunizmi i mjerimit e Zisë. Tashmë një president; ndoshta presidenti i vetëm që është më afër fjalës "magjike" i të gjithë shqiptarëve, Alfred Moisiu është protagonisti që historia e "caktoi" që meteorin tonë Atë Gjergj Fishtën ta vendosë në panteonin e shëndritshëm të historisë e lavdisë mbarë kombëtare (de jure se defakto ai ishte), duke e paisur me këtë rast me "çertifikatën" përkatëse që quhet (dekorata) "Nderi i Kombit". E me këtë rast që ja kishim borxh Fishtës së madh, jo vetëm ndërruam çfarë duhej bërë me kohë, por mbi të gjitha u sfiduan e shpërfillën ato zëra e llumra të kombit, që pas kësaj shpresojmë që e zeza të marrë vërtetë këto llumra...
Vepra e Fishtës është aq e madhe sa për ta përshkruar do të duheshin mijëra faqe, madje për këtë kolos të fjalës e veprës kam shkruar edhe unë dy shkrime modeste në dy organe shtypi, dhe për të mos përsëritur veten po filloj të kujtoj disa vepra patriotike e nacionaliste që nuk shkëlqejnë më pak se veprat artistike, madje këto vepra shkëlqejnë dhe i shërbejnë kombit edhe sot e deri në pavdekësi... Si fillim dua të kujtoj se Atë Fishta në kongresin e Manastirit të vitit 1908, ishte zgjedhur Kryetar i komisionit të alfabetit të Shqipes sonë, ku duhet sqaruar se nëpër natën e gjatë turkoshake alfabeti jonë ishte hallakatur si mos më keq. E përkundër ca filoturkoshakëve që pretendonin alfabetin Arab, Fishta me shumicën e komisionerëve të alfabetit përcaktoi atë Alfabet që kemi sot, por që në fakt ishte trashëgimi e mohuar dhunshëm pas pushtimit Otoman. Ku ky alfabet është edhe një ndër argumentat që vërteton përkatësinë tonë Europerëndimore.
Fishta ka edhe një kontribut të pashlyeshëm edhe në ditët e stuhishme të luftrave për pavarësi e flamurë, të viteve 1910, 1911, 1912 e vijim. Por nuk duhet të harrojmë se kulmi i aktivitetit të Atë Gjergj Fishtës arrin në vitin 1919 kur fillon konferenca e Paqes në Paris e cila kërkonte thuajse të shkatërronte edhe atë copë Shqipëri Londineze (1913), me qëllim që të kënaqte përfundimisht grykësinë e pashoqe të fqinjëve Sllavo-Ortodoksë e tjerë... E në këtë konferencë Fishta nga anëtar i delegacionit shqiptar zgjidhet Sekretar i Kryetarit të Delegacionit, imzot Luigj Bumçi, ku edhe mban në këtë konferencë fjalimin më impresionant, më të argumentuar dhe më bindës në favor të shtetit Shqiptar, ku vlerat e këtij fjalimi Diplomatik janë të papërsëritshme edhe sot pas 84 vjetëve, madje asnjë diplomat edhe sot nuk ka aftësinë e as kurajon që t'i dalë zot vendit të tij para kancelarive e diplomacive herë dashakeqe e herë të painformuara mirë, ku ende gatuhen fatet e shqiptarisë. Për ta bërë a më konkrete këtë "superlativë" timen unë po ripërsëris pjesë të këtij fjalimi fishtjan, ku ndër të tjera Fishta thotë: "...Cili popull ka ndjesi më të kthjellëta në Ballkan se populli Shqiptar? A mos vallë sllavi i ngadalshëm e i ngathtë, që i përkulur mbi shatë deri dje nuk merrte frymë pa urdhër të Carit të vet autokrat? Apo Greku, ajo skilja e vjetër që gjithmonë si një bimë parazitare iu ngjesh më të fortit për të mbajtur gjallë shpirtin e vet? A po është Shqiptari që është mbështetur në fuqitë e veta, që është i drejtë me miqtë, bukëdhënës me të huajt, dhe i rreptë me armiqtë? Balli madhështor i shqiptarit nuk ju përkul kërkujt përveçse Zotit të vet. Ishin pushtuesit mbi Shqipërinë, por kurrë nuk u bënë zotërues mbi shqiptarët. Për liri të vet zoni shqiptari, bën Fli shtëpinë, Tokën e mjerisht edhe Besimin. Derisa shqiptarët luftonin kundra Turkut për Liri të Shqipërisë e Europës mbarë, çfarë bënin Grekët e Serbët, ata që sot konferenca e Paqes është duke mbajtur nën sqetull si djem dëshiri? Grekët edhe atëherë kur Turqit kishin mbërritur në dyert e Kostandinopojës, rrinin duke u marrë me çështje fetare kundër Kishës Romës. Kështu edhe despotio i Serbisë niste krushqi me turq duke i dhënë të bijën për grua sulltanit, dhe ndaloi bashkimn e ushtrive të Skënderbeut me ata të Huniadit, duke shkaktuar thyerjen e ushtrive të Krishtera në Varna që mori në qafë gjysmën e Europës. E tani pikërisht këta Grekë e Serbë janë ata që më fort se kërkush tjetër shpifin kundër shqiptarëve e thonë se këta s'kanë bërë asgjë për liri e pamvarësi të kombit të vet. Historia e perandorisë Osmane ka shënuar jo më pak se 54 kryengritje të mëdha që gjatë 400 vjetëve kombi shqiptar i bëri Qeverisë otomane. Edhe Greqia është një lule e rritur me gjak shqiptari. Xhavellat e Boçarët kanë qenë trima shqiptarë; e këtë punë me pasë me e pyet Venizollosinsi dijetar e jo si diplomat do t'ua kishte treguar vetë, por edhe në mos dashtë me jua tregue ua kallxon Lamartini... Serbët në kohën e luftës Ballkanike me shpata kanë therur nënat shqiptare e foshnjat e nxjerra nga barku i tyre i kanë djegur me pishë për të ndriçuar vendin me to, dhe sot konferenca ka trefishuar shtetin e tyre. Grekët kanë kryqëzuar popullin shqiptar tani në shekullin e 20-të, ndërsa konferenca ka menduar t'u japë mandatin më të qytetëruar... Pse nuk duhet të dalë shqiptari i lirië dhe i pavarur kur ai nuk njeh dhe nuk i bën këto mizori? Por edhe sikur të marrim e të krahasojmë popujt, unë mund t'ju them se kombi shqiptar nuk është treguar kurrë më i egër e më barbar se disa kombe të tjerë të qytetëruar. Po ju përmend se si Spanjollët kanë vrarë më tepër se 15 milion Indian të Amerikës, si tregon imzot De la Casa në një relacion që i dërgon mbretit të Spanjës. Nuk po ju përmend në ç'mënyrë Henrikët e Elizabetat e Anglisë kanë kryer reformat e besimit në vendin e tyre, vetëm po dëshiroj t'ju kujtoj kobin e Zi që mbuloi vendin tuaj të bukur, kur populli i Francës në kryengritjen e 1789 arrin të marrë armët në dorë për të rrëzuar autoritetet e nderuara. Ju zotëri e dini fort mirë se si ky popull francez që deri atëherë ishte pasqyrë dhe modeli i Elegancës e mirësjelljes jo vetëm e lau me gjak të vëllezërve të vet të tërë Francën, por nuk i fali as eshtnat e fatosave të vet që i kishin sjellë aq nderë këtij kombi të madh. Kështu duhet t'ju kujtoj se gjakderdhja dhe përdorimi i dhunës bëhet tamam në kohët tona në Europën e lulëzuar siç është Italia, ku e përkohshmja "La civilta cattolica" në numrin e vet të gjysmës së parë të dhjetorit të 1914 botonte një artikull interesant, në të cilin me statistikë në dorë thotë se në Itali për 20 vjet rresht nga viti 1894 deri më 1914 çdo vit kanë ndodhur nga 100 mijë vrasje me 3% të numrit të popullsisë. Ndodhin kaq shumë në një vend ku ka xhandarmëri, ushtri, flotë e polici, gjykata, shkolla e Institucione të tjera kulturore, atëherë përse nuk u dashka t'i njihet pamvarësia Shqipërisë ku numri i të vrarëve siç dihet prej statistikave me zor mbërrin 1%, kur nuk ka asnjë nga Institucionet që përmenda më lart? ...Tani të themi pse shqiptarët nuk u bashkuan kurrë në një shtet. Kush i mban mend Grekët edhe në kohët më të lumtura të tij të kenë qenë të bashkuar në një shtet para shekullit të 19-të? Ata edhe në kohët më të mira kanë kërkuar ushtri të huaja për të vrarë njëri-tjetrin, ndërsa shqiptarët i kthyen pushkën të huajit dhe u kthyen në faktor të parë të pamvarësisë së Greqisë... Unë do t'ju vërtetoj se psiqika e kombit shqiptar nuk është kurrë më e ngathët se ajo e sllavëve. Roli i poezisë që zotëron më shumë tek sllavët është legjenda. Fatosat e kombit sllav, ashtu si i paraqet poezia popullore nuk janë njerëz të një fuqie të jashtëzakonshme si Akili, Diomedi apo Ajaksi të Iliadës, por janë disda përbindësha të përçudnuar që s'di njeriu nëse janë kuçedra apo katallaj e maluketër të trishtueshëm. Kështu bie fjala Krajleviç Marku tani kërcen me kalin e vet nga një mal në tjetrin e tani han 50 okë groshë në një vakt, tani pin verën me legena 12 okëshe, e tash e hedh topuzin tre ditë udhë larg. Kisha me thanë se madhësia e këtyre fatosave që i përgjigjet një sfinksi që nuk është as shtazë e as njeri e asgjësendi që të ketë natyrë ose mendje njeriu veçse një qenie e çuditshme që s'thotë asgjë e s'duhet për kurrgjë. Duke dëgjuar ato këngë herë të duket se jeton në ato kohë, kur flisnin hardhucat e zogjtë, e ujku e dhelpra ishin ndrikull e kumbarë, në periudhën indiane që përzjeu dhe bëri pshesh sendet e mbinatyrshme me ato të natyrshme. Pra vjershëtori sllav ka qenë i shtrënguar të përftonte disa forma krejt shpellare me fatosa matrahula e maluketër. Duhet të themi se mentaliteti i atij populli nuk është zhdërvjelluar aq sa të plotësojë proporcionet e numrit, peshës e masës, e se prandaj ka mbetur akoma në një shkallë mjaft të ulët qytetërimi... Poezia popullore shqipe është krejt ndryshe. Shqiptari ndër poezitë e veta nuk këndon për të tjerët, ai këndon për vete. Ndër luftëra e në punë trimërie, ai nuk përqëndrohet tek faktet por shqyrton vetëm rrezet e namit e të lumturisë, ai shkreptinë. Prej fakteve, nami e lumturia janë ideali i tij, e prej këtij ideali i mbushet shpirti me entuziazëm duke i gufuar zemra me këngët që këndon si ai zogu i verës që këndon jo për të tjerët, por vetëm se nuk i rrihet pa kënduar ndër blerime e hije të lugjeve mbi ato shkëmbenj gurrash të argjendta. E me gjithë forma e jashtme dhe e brendshme ecin lirisht, ëmbëlsisht si pranverat e Arbërit... s'ka shumë vjet që profesori i Universitetit të Gracit, filologu i përmendur Majer thoshte se poezia popullore shqipe, pre pikpamjes estetike është më e bukura ndër të gjithë të tjerat e Europës. Është punë e arsyeshme që shteti shqiptar të përtërihet gjeografikisht deri ku arrin kombësia e tij në mënyrë të pandashme prej qendrës së vet, sepse e drejta e vetvendosjes nuk është e lidhur me individ, as me grupe njerëzish, por me bashkimin e përgjithshëm prej të cilit përbëhet kombi. Populli shqiptar flet gjuhën e vet, e prej këtej rrjedh se të gjithë ata që flasin këtë gjuhë, kanë kombësi krejt të vetën, të ndarë prej kombeve të tjera të Europës.
E tërë krahina e Kosovës, pra që prej Konferencës së Londrës (1913) i qe lëshuar Serbisë, e mbarë Epiri i Veriut të cilin e lakmon Greqia, janë banuar kryekëput prej shqitparësh, e prandaj e drejta kërkon që të njihet si shtet shqiptar, se e vërteta duket qartë sipas statistikave që prej vitit 1909 e këtej janë bërë proporcionet Entologjike të popullsisë të Shqipërisë. Prej statistikave del në shesh, se ndër krahinat e lëshuara prej Konferencës së Londrës, serbëve e grekëve sadopak 80% e popullsisë është thjeshtë shqiptare. Serbët duan të thonë se banorët e Kosovës me rracë janë të gjithë sllavë, por me kohë janë bërë shqiptarë. Këtë fjalë thonë edhe Grekët për banorët e Epirit të Veriut, por nuk flasin të vërtetën. Po të ishte kështu përse Serbia vrau 200 mijë Kosovarë e Greqia djeg 360 fshatra e vret e vdes urie mbi 50 mijë vetë? Qyshse serbët kanë vrarë qindra mijëra vetë dhe grekët kanë vrarë e djegur, njëri në Kosovë e tjetri në Epirin e Veriut duket açik se as Kosovarët nuk janë slalvë e as banorët e Epirit të Veriut nuk janë Grekë..."
E pas këtij "Riprodhimi" të pjesshëm të fjalimit brilant të Atë Gjergj Fishtës, fjalim i cili tronditi mjaft nga skutat e errëta të Konferencës "Paqes", nuk na mbetet gjë tjetër veçse të urojmë që ky fjalim i "Nderit të Kombit" të bëhet këshilltari më i mirë i të gjithë atyre Diplomatëve e shtetarëve që janë vërtetë në Shërbim të Kombit e Shqipëris, të mbetur padrejtësisht pas dyerve të Europës, për Qytetërimin e së cilës u sakrifikuam... deri në "pafundësi".
Ndue Bacaj

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Nardi

Postuar më 29-1-2003 në 17:25 Edit Post Reply With Quote
PER SHQIPTARET E KOSOVES

Nuk ngjallet ndjenja e nacionalizmit duke vrare njeri tjetrin zoterinj te ketij forumi qe as nuk deshiroj te ju njoh.

Ju bashke me baleten vazhdoni muzike sipas kerkesave.

Sa per ate shqiptarin e Kosoves qe merr pjese ketu, e Falenderoj sepse ne ka shqiptar kund kjo toke, Dardanet jane me atdhetaret.

Blerim pershendetje dhe ne ka noj tjeter kosovar edhe atyre u uroj pune te mbare dhe Zoti me Ju.

Kosova do behet shtet dhe do qeveriset nga shqiptare.
Kjo eshte nje e vertete qe nuk e mohon asnjeri.
Kosova eshte me e civilizuar ne shume aspekte dhe meriton me te vertete vemendje.

Blerim dhe ju kosovaret e tjere, beni durim , mos u merzitni, jeni te qete dhe te durueshem, largpames dhe beni me te miren per ju.
Mos degjoni pellimat e Abdi Baletes dhe zagareve te tjere qe i fryejne fondamentalizmit islamik dhe atij terrorist.

Ne e kemi vertetuar qe jemi shqiptare dhe aspak turq, pamvaresisht se cna beri turku per 500 vjet.


VELLEZER KOSOVARE
DUHET TE JENI TE LUMTUR QE KENI NJE IBRAHIM RUGOVE TE PARE TE SHTETIT DHE DO BENIT MIRE TA MBESHTETNIT DHE TI LINIT PARAGJYKIMET.
AI DO BEJE ME TE MIREN PER KOMBIN SHQIPTAR TE KOSOVES.

NEVE DHE JUVE NA DUHET CIVILIZIM DHE JO BAJRAKTARIZEM BALETASH DHE KASTRIOTESH.

Qofshi te lumtur dhe te durueshem.

I duruari, i fituari

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
i persekutuari

Postuar më 14-2-2003 në 17:20 Edit Post Reply With Quote
Abdi Baleta

Letër nga Shqipëria



Nano sulmon korrupsionin, të mbrojë të korruptuarit



“ZP” NA DETYRON T’I SHKRUAJMË KRIS PATENIT



I nderuar zotëri,



Para disa kohësh dëgjuam nga mjetet e propagandës në Shqipëri se kishit udhëtuar për në SHBA dhe se kishit mbajtur edhe një ligjëratë në një universitet amerikan. Këto janë gjëra të zakonshme për politikanë të dëgjuar dhe sidomos për “burra shtetesh”, siç jeni ju në Bashkimin Europian. Ajo që na ra si bombë në këtë rast (që një pjesë të shqiptarëve i kaloi në ekstazë dhe një pjesë i tromaksi) ishte ashpërsia me të cilën gjatë ligjëratës në universitetin amerikan kishit fshikulluar korrupsionin në Shqipëri.

Nisa të të shkruaja qysh atëherë një letër për punën e demaskimit të pamëshirshëm që i kishit bërë Shqipërisë atje në SHBA, por dolën të tjera ngatërresa në skenën politike shqiptare dhe ma larguan vëmendjen nga bombardimi juaj me fjalë kundër korrupsionit shqiptar. Por, për fat të mirë, ne kemi politikanë e gazetarë të tillë këtu në Shqipëri që rrotullojnë pa pushim karuselin e bëmave të mbrapshta dhe t’i sjellin ato përpara që merresh përsëri me to.

Pikërisht në një ditëtë ftohtë dimri, kur dielli të verbon sytë e acari të pret veshët, kur nuk mund të ndjekim as programe televizive, as të përdorim ndonjë pajisje elektrike se rryma është ndërprerë, po shfletoja atë gazetën që ka një gjysmë shekulli që quhet “Zëri i Popullit” dhe që boton “rrena për popullin”. Në këtë gazetë të datës 8 shkurt ishte dhe një shkrim me titullin “Monologu i Vaginës dhe opozita e sotme”. Nisa ta lexoja sepse qysh në titull shkruesi i tij S.V. e kishte sherrin me nënkryetaren e PD-së, zonjën Josefina Topalli, e cila kishte kritikuar një fjalim shumë kritik të kryetarit të PS-së e kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano, kundër korrupsionit. Gazeta “ZP” nuk i duron dot kritikat as për mburrjet që i bën Nano partisë e qeverisë së tij. “ZP” ka një huq të vjetër që nga të gjithë kërkon vetëm solidarizimin entuziast pa kushte, qoftë me mburrjet qoftë me kritikat që bën njëshi i pushtetit socialist. Këtë huq “ZP” e ka qysh nga koha e Enverit kur të gjithëve u kërkonte të duartrokisnin për mburrjet që u bënte partisë e socializmit dhe të tërboheshin kundër atyre që ai i shpallte armiq të partisë e socializmit. Prandaj “ZP” ishte tërbuar që Josefna Topalli e kishte kritikuar Nanon edhe për kritikat sa për të larë gojën që ky lëshoi kundër korrupsionit.

Deri këtu ju mund t’ju duket se unë kam lajthitur që për këto gjëra po ju shkruaj juve. Edhe lajthitja tani është bërë gjë e rëndomtë në Shqipëri sepse pikërisht këto ditë nënryeministri dhe ministri ynë i jashtëm, Ilir Meta, u shpreh publikisht në ekranin televiziv se kishte lajthitur shefi i tij, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari i qeverisë, Fatos Nano. Kur lajthisin këta kanë të drejtë të lajthisin të gjithë të tjerët.

Por, unë vendosa t’ju shkruaj këtë letër i nderuari Kris Paten, jo që të solidarizohem me lajthitjen e të dy qeveritarëve tanë më të lartë, Fatos Nanos dhe Ilir Metës, por se nuk durova dot një lajthitje të rëndë të gazetës “ZP” e cila ju kishte marrë nëpër gojë, i nderuari Kris Paten, për të mbrojtur Fatos Nanon, nga shigjetat e helmatisura të lëshuara kundër tij prej amazonës së xhunglës politike shqiptare, Josefina Topalli. Mua më frymëzoi inati që mora ndaj “ZP”së se ka përgojuar emrin tuaj, z. Paten, për t’i mbyllur gojën Jozefinës.

Ja si ka shkruar “ZP”: “Kryeministri Nano, në analizën e një dite më parë ka sulmuar, ka deklaruar luftën kundër korrupsionit dhe jo individëve, të cilët janë përfolur deri më tani në formën e thashethemnajës, pa asnjë provë, duke qenë në të njëjtën linjë me Kris Paten se në Shqipëri duhet të luftohet korrupsioni në të gjitha hallkat e tij si fenomen”.

Sië del nga analiza logjike, gramatikore, po deshe flozofike apo policore e kësaj fjalie, kryeministri ynë Nano, dashka të luftojë korrupsionin por jo të korruptuarit, pra, dashka të luftojë sëmundjen pa i gjetur dhe pa i trajtuar si duhet ata që janë prekur prej saj e që shërbejnë si përhapës të infeksionit. Sipas “ZP”, kur flitet për të korruptuar konkretë është vetëm thashethemnajë. Kur flitet për korrupsion në përgjithësi, në hava ose kuturu, kjo qenka luftë konkrete që po e bën një kryeministër kundër korrupsionit. Me një fjalë “Zëri i Popullit” që rren miletin, këshillon që “të batërdiset” korrupsioni nëpërmjet thathemnajës, por të mos kërkohet të gjenden të korruptuarit. Kështu, i nderuar Kris Paten, sipas gazetës “ZP” në Shqipëri ka korrupsion të tmerrshëm, por nuk ka të korruptuar, përsa kohë që asnjë gjykatë shqiptare me vendim të formës së prerë nuk ka shpallur askënd të korruptuar. Normalisht edhe kryeministri nuk duhej të lodhej vetë e të trulloste miletin me fjalë të përgjithshme kundër korrupsionit, por të priste deri sa ndonjë kryetar gjykate të shpallte disa të korruptuar.

Mirëpo, sipas “ZP”, kryeministri ynë tërë këtë punë e ka bërë për hatrin tuaj, z. Paten. Meqenëse ju, në atë ligjëratën në universitetin amerikan e batërdisët korrupsionin në Shqipëri (aq sa disa shqiptarë, midis të cilëve edhe unë u inatosëm) edhe Nano ka dashur të jetë “në një linjë me Kris Paten”. Është një gjest shumë bujar i kryeministrit tonë që del e fshikullon me sa fuqi ka korrupsionin në Shqipëri vetëm se kështu keni bërë ju, dhe nuk ka aspak ndër mend të shkojë më tej se kritikat që keni bërë ju, për të gjetur të korruptuarit. Pra, kryeministri i Shipërisë, Fatos Nano, ka folur kundër korrupsionit në Shqipëri gjatë analizës së punës së qeverisë shqiptare, njësoj sië ka folur një funksionar i lartë i Bashkimit Europian, Kris Paten, gjatë një ligjërate të mbajtur në një universitet amerikan. Kësaj i thonë të jësh në një linjë me Europën për luftën kundër korrupsionit.

Ndoshta për ju, z. Paten, mund të duket gjë e ëuditshme kjo sepse sipas rregullit të punës nuk duhet të bëhen të gjithë si këmbët e dhisë në luftën kundër korrupsionit edhe ata që nga Brukseli japin direktiva edhe ata që kanë detyra të konkretizojnë e të zbatojnë direktivat në Tiranë. Mbase, sipas gjykimit tuaj, z. Paten, detyra e kryeministrit dhe e qeveritarëve shqiptarë është që kritikat tuaja t’i marrim vesh mirë, t’i zbërthejmë, të bëjmë programe e plane për të gjetur të korruptuarit, t’i ndëshkojmë ata dhe të ulin nivelin e korrupsionit. Mirëpo, sipas “ZP” Nano e ka kuptuar ndryshe këtë punë. Ai e quan detyrë të tijën të flaës si ju, ashpër, por në përgjithësi, kurse të korruptuarit t’i lërë të qetë. Me këtë ai ju thotë juve: ja, jua mbajta ison me fjalë, më shumë nuk bëj dot, hajdeni vetë po deshët dhe gjeni e kapini të korruptuarit në Shqipëri”.

Kur gazeta e Nanos, “ZP” i inkurajon haptazi të korruptuarit kur shkruan se janë thashetheme ato që thuhen pa prova. Provat në fakt janë sheshit, por ato nuk i mbledh askush. Qeveria nuk i mbledh që t’i ëojë në organet e zbulimit, hetimit, gjykimit e ndëshkimit të krimit. Këto organe shullëhen në diell dhe vetë me nismën e tyre nuk e zënë një punë të tillë me dorë por qaraviten me justifikim se nuk i vvë kush në lëvizje me dononcime. Edhe kur bëhet ndonjë denoncim për ndonjë ëështje me bujë, fillon e zbehet, provat humbasin rrugës dhe ëdo gjë mbyllet si punë e kotë. Ndërsa, kryeministri Nano bubullin me fjalitë e tij të përgjithshme kundër korrupsionit për të qenë në një linjë me z. Paten.

Presidenti i Shqipërisë në mbledhjen e Prokurorisë së Përgjithshme për analizën e punës bubullinte po me fjalë të përgjithshme kundër të njëjtit korrupsion si dhe kundër punës së dobët që bëjnë prokurorët të cilët në vend që të hetojnë e përvëlojnë fajtorët po e flladisin korrupsionin, i bëjnë atij fresk, domethënë kur e zënë ethet e inatit nga thashethemnaja popullore se Shqipërinë e mbyti korrupsioni. Kryetari i shtetit po përsërit shpesh se korrupsioni ka kalbur e qelbur gjykatat. Tani thotë se prokurorët i bëjnë fresk korrupsionit. Në analizat e policisë ka dalë se policë të shumtë janë ortakë të korrupsionit.

Në konferencat e shtypit opozita berishiane ëirret e ngjiret kundër korrupsionit por nuk paraqet ndonjë provë konkrete dhe për ato persona që i akuzon për inate politike. Kurse “ZP” kur të korruptuarit fillojnë e kanë pak të dridhur nga erërat e thashethemnajës antikorrupsion i ngroh të korruptuarit me sigurimet se nuk ka ë’u bën kush pa prova.

Kështu, rrethi vicioz i luftës së dështuar kundër korrupsionit është bërë korracë e padeprtëueshme që mbron të koruptuarit. Folët ju i nderuari Kris Paten në Amerikë kundër korrupsionit në Shqipëri, flet edhe kryeministri shqiptar në Tiranë. Me kaq puna e luftës kundër korrupsionit shqiptar merr fund dhe korrupsioni në Shqipëri vazhdon. Më e keqja për ne shqiptarët, i nderuari Kris Paten, qëndron në faktin se ky korupsion nuk është as krejt i yni, por është më shumë një korrupsion ndërkombëtar, sidomos grek, që bëhet në Shqipëri. Pra, është edhe korrupsion që e ushqen dhe e inkurajon Bashkimi Europian, në kuadrin e masave për ta përgatitur Shqipërinë për integrimin në Europë kur të bëhen për t’u qethur viëat që po kullot një paraardhës i Nanos, ish-kryeministri demokratikas, Aleksandër Meksi, i cili është kujdesur që të gjejë një gjykatë që të lëshojë një vendim se asgjë nuk duhet shkruar në shtyp ose se asgjë e shkruar në shtyp për të nuk duhet cituar pa qenë vërtetuar me vendim gjyqësor të formës së prerë. Të korruptuarit në Shqipëri duhet të jenë shumë të gëzuar nga ky ligj i pashkruar modern në praktikën gjyqësore shqiptare. Të korruptuarit tani mund të thonë: mos flisni për ne pa vërtetuar punën në gjykatë. Kurse deri në gjykatë punën e të korruptuarve nuk ka ndërmend ta ëojë kush. Kështu, i nderuari Paten, po vërtetohet një fjalë e urtë popullore shqiptare, që ju sigurisht nuk e dini: “më rrove, të rrovai, brisku i berberit”. “ZP” po thotë se për luftën kundër korrupsionit Fatos Nano e ka kthyer pak më ndryshe këtë fjalë “Paten fole, dhe unë fola, brisku i të korruptuarve”. Korrupsioni rruan shqiptarët, pushteti ruan korrupsionit”. Ja se si është në të njëjtën linjë kryeministri Nano me Kris Patenin për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Z. Paten, ne shqiptarët jemi disi të veëantë në Europë. Gjuha jonë nuk bën pjesë në asnjërën nga famijet e mëdha gjuhësore europiane të tanishme. Jemi komb shumë i vjetër i Europës dhe prandaj jemi rrudhur shumë kombëtarisht dhe territorialisht. Jemi shumë afër qendrës së Europës, por gjithnjë na kanë quajtur më të panjohur se gurkët e Himalajeve dhe fiset indigjene të Amazonës. Kemi edhe veëori dalluese fetare nga Europa, se kemi jetuar në harmoni ndonëse praktikojmë tri fe. Shumica jemi të besimit mysliman që e kanë shumë zët në pjesën tjetër të Europës së krishterë, sië krenoheni ju atje në Bruksel, Paris, Berlin. Pastaj jemi dhe më të varfërit e Europës më vendin tonë gjithë male e përrenj dhe ju europianët e tjerë mendoni se me pak lëmoshë që na jepni jeni të larë para Zotit për padrejtësinë dhe përbuzjen që na keni rezervuar gjithmonë dhe nuk na i kurseni as tani. Prandaj, edhe atë korrupsionin tonë e përgojoni më me qejf se korrupsionin e të tjerëve dhe as e ëani shumë kokën kur qeveritarët tanë bëjnë fjalë kundër korrupsionit për të mbrojtur të korruptuarit që janë miqtë më të mirë të europianëve në Shqipëri.

Një shqiptare që ka famë të madhe edhe midis jush, të krishterëve të Europës, Nënë Tereza ka thënë: “Urinë për dashuri është më zor ta qetësosh se urinë për bukë”. Nuk di si ta quaj, paradoks, ironi e fatit apo fat i vërtetë për ne shqiptarët që këto fjalë, të cilat shprehin thelbin e moralit të të krishterëve europianë, i ka thënë një bijë e kombit shqiptar, Gonxhe Bojaxhiu, e cila po pret shenjtërimin pak vite pas vdekjes nga Ati i Shenjtë i katolikëve.

Mua do të më dukej më shumë ironi fati, sepse kombi shqiptar është në Europë si ai fakir fukarai i Kalkutës së Indisë, ku mori lavdinë Nënë Tereza, është si njeriu që është më shumë i uritur për dashuri e për drejtësi se për copën e bukës që herë e fiton vetë e herë ia hedhin me përëmim pasanikët e Europës.

Do t’ju lutesha z. Paten, si pjesëtar i këtij kombi të uritur për drejtësi e dashuri, të mos na lëndoni, sikurse ndodh nganjëherë, duke përgojuar më shumë se na takon për prapambetje, korrupsion, kriminalitet, prostitucion sepse këto i kemi mësuar më shumë nga Europa e pasur, e qytetëruar, sepse këto më shumë janë sëmundje që na i ngjiti Europa se sa deformime fiziologjike apo psikologjike me bazë gjenetike shqiptare. Edhe korrupsionin nuk e luftojnë pushtetarët shqiptarë se kanë detyrime në ortakërirat korruptive europiane.

Unë mendoj, z. Paten, se korrupsioni më i madh është pikërisht në Bashkimin Eruopian, por është korrupsion “i fisnikëruar”. Këtë përshtypje e kam krijuar nën ndikimin e fuqishëm të thënies së shkrimtari francez Honore de Balzak: “Vrasjet në rrugë të madhe më duken lëmoshë po t’i krahasosh me disa operacione financiare” (cituar nga gazetari francez Klod Zhylien në “Le Monde Diplomatique”, mars 1994). Këto lloj operacionesh, z. Kris Paten, nuk janë bërë asnjëherë në Shqipëri. Përkundrazi, Shqipëria sot është viktimë e operacioneve të tilla që bëhen në Athinë, Romë e gjetkë. Ne e kemi peshqesh korrupsionin nga këto operacione.

Pranoni ju lutem sigurimet e konsideratës sime të lartë prej të pakënaquri nga qëndrimet e Europës ndaj shqiptarëve.



09.02.2003 Abdi Baleta

qytetar i Shqipërisë dhe kandidat për qytetar i Europës

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 14-2-2003 në 18:11 Edit Post Reply With Quote
Baleta vazhdon me delirin e tij tani ka filluar te behet antieuropian i kulluar:

(hajt do merremi dhe me baleten prape)

Ca Thote baleta ne europe eshte korrupsioni me i madh dhe per kete arsye ka korrupsion ne RSH?

Keto jane budallalleqe.

Ku eshte korrupsioni me i madh lexoni ketu:

http://www.gwdg.de/~uwvw/icr.htm

Pse z.Paten do luftoje korrupsionin ne Shqiperi?

"sepse këto i kemi mësuar më shumë nga Europa e pasur, e qytetëruar, sepse këto më shumë janë sëmundje që na i ngjiti Europa se sa deformime fiziologjike apo psikologjike me bazë gjenetike shqiptaret"

Aha se ne erdhem nga demokraci e kulluar e nga nje rregjim i persossur sic ishte regjimi te cilit i sherbeu me devotshmeri gjykatesi i pogradecit dhe tani mbasi kishim lenka cukon si udheheqese na i ka fajet europa se jemi te korruptuar.

Pse pak ndihma na dha Europa?

Se nuk jemi ne te djathtet te zot te bashkohemi dhe te marrim pushtetin e te ndertojme nje shtet te drejtes dhe nje demokraci normale nuk na e kane fajin europianet, por e kemi vete.

Korrupsionin e krimin nuk na e mesoi Europa por sigurimi i shtetit e partia e punes anetar i devotshemi te ciles ka qene baleta dhe me siguri akoma eshte ndonese me lekure tjeter.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 10-3-2003 në 08:51 Edit Post Reply With Quote
Po e theksoj dhe nje here,

kush deshiron te shkruaje ne kete Kuvend te futet me emrin e vet.

Boll, me Baleten kete percares fetar te ndyre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 17-3-2003 në 15:35 Edit Post Reply With Quote
Baleta nga Kastriot Myftaraj

Nga Guri i Bardhë në Gerasimovka
“Pavliku”
Abdi Baleta, matiani me pozitën ma të naltë gjatë regjimit
komunist, si dhe i katërmbdheti në listën e gegëve që arritën pozita
të nalta gjatë këtij regjimi, u lind në 18. IV. 1941 në katundin Gur
i Bardhë të Matit, bash në kohën kur Miladin Popoviqi dhe Enver
Hoxha po punojshin për me kriju partinë ku ai ma pas do të futej
për me ba karrierë të madhe. Me këte koincidencë lidhet nji fakt sa
kurioz aq edhe ironik; në kohën që lindi matiani që ma pas do të
bahej komunist dhe si i tillë do të ngjitej në shkallët e nalta të
11
nomeklaturës së kuqe, ende nuk kishte asnji komunist matian midis
atyne rreth 200 komunistave të përçamë në katër-pesë grupe dhe
që po bashkoheshin nan udhëhjekjen e Miladin Popoviqit dhe të
Enver Hoxhës për me kriju Partinë Komuniste.
Historiografia komuniste flet për 200 komunistë në këte kohë,
por Enver Hoxha në librin e tij “Kur lindi partia” nuk përmend dot
ma tepër se 97 emna dhe kurrnji prej tyne nuk asht matian. Madje
edhe komunistët gegë që përmend ai mund të numërohen me gishtat
e dorës. Kjo asht nji statistikë që e nderon Gegnin dhe posaçnisht
Matin. Por të lindje në Gegni, në prag të fitores së regjimit komunist,
që në nji sens të sigurt do të ishte dhe nji sundim i llojit të aparteidit
i Tosknis mbi Gegnin, ishte nji fatkeqsi. Do të thoshte t’i kishe të
mbylluna rrugët për me ba karrierë në të gjitha rrafshet e shoqnis,
për gjysë shekullin e ardhshëm dhe, si po shkojnë gjanat, edhe për
ma tej. Nji i lindun në katundin Guri i Bardhë të Matit për toskokomunistët
ishte nji “malok” nga nji krahinë “reaksionare” dhe si i
tillë duhej të mbetej gjithë jetën në shkallët e ulta shoqnore, kuptohet
nëse nuk kishte fatin edhe ma të keq për me përfundu në internim,
burg apo edhe në plumb ose litar.
Dhe ky do të ishte fati i 99,99% të gegëve, por jo i Abdi Baletës.
Foshnja që kishte le në Gur të Bardhë të Matit, në 18 prill 1941,
kishte le me yll në ballë. Por ylli i tij nuk ishte ylli i bardhë me të
cillin lindnin djemtë dhe vajzat në prrallat shqiptare, por ylli i kuq
pescepësh sllavo-komunist.
Familja e Baletës kishte pasë miqsi të hershme me fisin e
Lleshajve të Dibrës1 . Lleshajt njifen historikisht si nji fis i lidhun
me serbët. Gjatë mbretnimit të Zogut I, Haxhi Lleshi, e së bashku
me ta edhe baba i Abdi Baletës, ishin emigrantë politikë në
Jugosllavi, ku kishin ikë për arsye të bashkpunimit të tyne me nolistët
komunistë, si para ashtu dhe gjatë viteve të tridheta. Në Jugosllavi,
ata së bashkut me emigrantë të tjerë politikë toskë mbaheshin me
rrogë prej shërbimit sekret jugosllav. Në ato rrethe Haxhi Lleshi u
ba komunist (thuhet se ka kenë njoftë edhe me Miladin Popoviqin)
dhe si i tillë u kthye në Shqipni pas largimit të Zogut.
Baletajt ishin të njoftun si nji prej të paktave fise të Gegnis, që
kishin nji traditë të gjatë të bashkëpunimit me serbët. Nw vitin 1914,
në kohën që në Toskni grekët kishin ngritun entitetin autonom të
12
“Vorio-Epirit”, serbët u orvatën të bajnë të njajtën gja edhe në
Gegnin Lindore të Shqipnis londineze, tuj kriju nji qeveri separatiste
me qendër në Dibër, e cilla do të orvatej që, të shkëpuste prej shtetit
shqiptar Dibrën dhe Matin. Në krye të kësaj “qeverie” serbët vunë
Arif Hikmetin, nji turk i lindun në Kalkendil të Anadollit, i cilli
kishte shërby për disa vite në Dibër si sekretar i mytesarrifit osman
dhe që bante rolin e “Zografos” serb në Gegni. Serbët i dhanë Arif
Hikmetit fonde shumë të mëdha financiare, në mënyrë që të tërhiqte
pas vetes sa ma tepër njerëz në Dibër dhe në Mat. Por, në Dibër ai
mundi të siguronte vetëm mbështetjen e fisit të Lleshajve, në krye
të të cillit atëbotë ishte Halit Lleshi. E megjithatëgjithë, të hollat e
ofrume pa kursim nga Hikmeti dhe Lleshi nuk banë punë. Dibranët
ishin dhe mbetën anmiq të betum të serbëve. Në Dibër, Lleshajt
nuk i ndoqi kush në rrugën e bashkpunimit me serbët, ndërsa në
Mat i ndoqën vetëm Baletajt e Gurit të Bardhë, për shkak të miqsis
familjare që kishin me Lleshajt, si dhe për shkak të pareve serbe që
morën pa kursim. Gjyshi i Abdi Baletës ishte ministër në “qeverinë”
e Arif Hikmetit, që jetoi vetëm disa muj nan hijen e bajonetave
serbe.
Baba i Abdi Baletës, Hasan Baleta, do të arratisej në Jugosllavi
në vitin 1932, pasiqë ishte impliku në komplotin e organizum prej
Ambasadës Jugosllave në Tiranë, për me ngritë nji rebelim ushtarak
që do të përmbyste Zogun. Në gjyqin e njoftun të komplotistve që
u ba në Vlonë, dul edhe emni i babës së Abdi Baletës, i cilli kishte
marrë 500 napolona flori prej shërbimit sekret jugosllav. Në vitin
1941, baba i Baletës u kthye në Shqipni së bashkut me Haxhi
Lleshin. Disa kohë pasi erdhi në Dibër, Haxhi Lleshi krijoi nji
organizatë komuniste dhe nji lëvizje të armatosun komuniste. Asht
nji fakt tejet interesant ai se të tre krenët që organizun ma së parit
lëvizjen e armatosun komuniste në veri të Shkumbinit, pra në Gegni,
erdhën nga Jugosllavia ku ishin arratisë për shkak të luftës kundër
Mbretit Zog në aleancë me serbët. Këta të tre ishin Myslim Peza,
Haxhi Lleshi dhe Mustafë Kaçaçi. Me gjasë, edhe shërbimi sekret
i partizanve të Titos, vazhdoi të lunte me letrat e shërbimit sekret
mbretnor jugosllav, disa oficerë të të cillit kishin kalu në rradhët
partizane. Deri në qershor 1944, kur kapërcyn Shkumbinin brigadat
komuniste toske, kjo lëvizje mbeti krejt irrelevante. Po kështu
13
ndodhi edhe në Dibër. Gjatë gjithë luftës, deri në korrik-gusht të
vitit 1944, kur në Dibër u futën brigadat partizane të ardhuna kah
Tosknija, kjo lëvizje mbeti krejt e dobët. Këte lëvizje e mbështetën
shumë pak familje dibrane dhe të trevave përreth. Nji ndër familjet
e pakta që e mbështetën Haxhi Lleshin ishin Baletajt e Gurit të
Bardhë. Guri i Bardhë asht nji pikë shumë strategjike në kufinin
midis Matit dhe Dibrës, në rrugën midis Dibrës dhe Tiranës. Ndaj
shtëpia e Baletajve u kthye në nji bazë të randsishme të partizanve.
Në vitin 1941 atje ka ndalu Dushan Mugosha gjatë rrugës së tij për
me shku në Tiranë.
Si pjestar i brigadave partizane toske, që shkun në Kosovë për
me çarmatosun shqiptarët e atjeshëm dhe për me ua dorzu Kosovën
serbve, baba i Baletës muer pjesë në vrasjen e Shaban Polluzhës
dhe të nji grupi të vogël të njerzve të tij, për të cillët partizanët
“shqiptarë” thanë se i gjetën “të vetvramë”.
Bashkpunimi i Baletajve me komunistët shifej me sy të keq
prej bashkfshatarve dhe prej krejt krahinës së Matit. Jo njiherë Abaz
Kupi u çoi fjalë Baletajve të Gurit të Bardhë që të hiqshin dorë prej
komunizmit por ata nuk e ndigjun. Ky refuzim nuk solli asnji pasojë
për Abdiun e vogël dhe familjen e tij, sepse antikomunistat si Abaz
Kupi nuk i shoqnojshin paralajmnimet e tyne me represion sikur
do të bajshin ma pas komunistat.
Takimi i parë midis Abdi Baletës dhe Haxhi Lleshit, atij që ma
pas do të bahej mbrojtësi dhe sponsori i madh i tij në vitet e regjimit
komunist, daton aty kah fundi i vitit 1944. Gjatë nji vizite të Haxhi
Lleshit në Gurin e Bardhë atij ia dhanë në krahë Abdiun e vogël
dhe ky i fundit zgjati durt t’ja merrte kapelen me yll të kuq.
-Ky ka me u ba nji komunist i madh! – Tha Haxhiu tuj ia vu
kapelen mbi krye.
Në Gurin e Bardhë Baleta do të niste shkollën fillore, ndërsa në
vitet e fundit të shtatvjeçares (sikur quhej atëherë arsimi i ulët) do
t’i përfundonte në Tiranë. Në vitet fill pas të ashtuqujtunit “çlirim
të atdheut” Gegnija ishte tuj vujt represionin e regjimit toskokomunist
që i kishte vu si objektiv vedit nanshtrimin dhe sundimin
e Gegnis. Gegnija ishte Reaksioni për antonomazi. Mati, i cilli
identifikohej me zogizmin, ishte nji prej krahinave të Gegnis që
ma së shumti e ndjente represionin.
14
Komunizmi tosk cilli kishte ardhun në pushtet në nandor 1944
kishte po të njajtin program që kishte e para organizatë politike
toske e periudhës pas krijimit të Shqipnis londineze, e ashtuqujtuna
“Krahu Kombëtar”, e krijume në 1919 dhe që bashkonte ato grupime
që ma pas do të krijojshin dy rrymat politike toske; komunizmin
dhe “Ballin Kombëtar”. Sipas atyne që na thotë Mustafë Kruja për
“Krahun Kombëtar”: “Koncepti programatik i tyne ishte: Gegnija
asht nji grumbull fisesh primitive nan influencën personale të paris
shekullare e klerikale, vetëm Tosknija asht popullsi e pjekun nga
pikpamja shoqnore e politike, prandej e gatueme për t’a sundue e
çue përpara vendin në jetën shtetnore.Por e kuptojshin se nji
programë me këte frymë s’kishte si me u zbatue pa komplicitetin e
disa elementave gegë të tërhjekun me premtime e sigurime
interesash ase me propagandë të përshtaçme me mendësinë ase
sympathinë e antipathinë personale të secilit”2 .
Që të sundohej ma mirë Gegnija, nji numri të vogël gegësh të
cillët do të jepnin prova të forta për devocion ndaj regjimit, do t’u
jepeshin poste, në mënyrë që të shërbejshin edhe si gjethe fiku për
me mbulu diçka lakuriqsinë e aparteidit tosk. Këta njerëz do të
zgjidheshin midis atyne pak familjeve gegë që ishin lidhun që herët
me komunizmin tosk. Sepse tek ata mija gegë që u mobilizun me
forcë në brigadat partizane toske, pas gushtit të vitit 1944, kur këto
brigada nisën me depërtu masivisht në Gegni, regjimi komunist
tosk nuk kishte fare besim, madje deri në vitin 1990 këtyne
veteranëve gegë u shënohej në dokumenta se kishte qenë partizan
“i mobilizum”.
Në Gegnin e pasluftës ato pak familje gegë që kishin bashkpunu
me komunistat toskë, që para depërtimit të brigadave partizane atje,
kqyreshin me dyshim si “ata”-nji term ky me të cillin shenjohej
regjimi tosko-komunist prej gegëve të sipër Shkumbinit. Po kështu,
edhe familjet gege të lidhuna me komunistat jugorë nisën t’i shofin
me drojë dhe me dyshim gegët e tjerë. Regjimi komunist bani të
pamundurën që ta nxiste këte dasi, tuj dashtë që gegët e lidhun me
të, t’i shofin si “ata” shumësin e gegëve.
Edhe familja e Baletës ishte nji prej këtyne familjeve të kuqe
gege, tuj kenë nji prej të paktave familje matiane që kishte kenë e
lidhun me lëvizjen komuniste. Kështu që Abdiu i vogël u mbrujt
15
me idenë se ndonse ishte gegë dhe matian, pra nji subjekt apriori i
papëlqyeshëm për regjimin tosko-komunist, ai ishte ndryshe nga
gegët dhe matianët e tjerë. Ai ishte nji gegë dhe matian i pëlqyeshëm
për regjimin komunist tosk sepse ishte nji gegë i kuq, respektivisht
nji matian i kuq. Ai ishte nji njeri me fat dhe mund të ecte para në
këtë epokë. Ai mund të bahej nji komplicist i rangut të naltë, nji
pjestar i nomeklaturës së regjimit.
Tregojnë nji histori për Abdiun e vogël. Në vitin 1954, kur ai
ishte në vitin e fundit të shtatvjeçares, së bashkut me të afërmit e tij
shkoi për vizitë në shtëpin e Haxhi Lleshit për me e urue, pasiqë
atë vit ky i fundit ishte emnu Kryetar i Presidiumit të Kuvendit
Popullor. Haxhi Lleshit ia paraqitën Abdiun e vogël si djalin që
kishte zgjatë duart me i marrun kapelen me yll të kuq dhe i thanë se
kapelja që Haxhiu i vuni mbi krye i kishte sjellë fat sepse ishte ba
i fort dijshëm dhe rrinte natë e ditë mbi libra.
Nuk dihet sesa i besoi Haxhiu ato fjalë sepse ai e kishte mbajtë
shumë ma gjatë atë kapele dhe nuk i kishte shku ndonjiherë
ndërmend me lexu ndonji libër, megjithatë e pyeti:
-Cilat libra të pëlqejnë ma shumë or çun?
-Librat sovjetike,- iu përgjegj Baleta i vogël gjithë seriozitet.
-Por cili prej fëmijve sovjetikë të këtyne librave asht shembull
frymëzues për ty?- Sforcoi intelektin Haxhiu për me sjellë ndërmend
nji pyetje që e kishte ndigju shpesh t’ua bante Enver Hoxha fëmijve.
-Pavlik Morozovi, -iu përgjegj në çast Baleta, tuj e tregu vedin
vazhdues i denjë i traditës prosllave të familjes së vet.
Pavlik Morozovi ishte nji fëmijë i famshëm sovjetik për të cillin
shkruheshin libra e baheshin filma e kangë. Ajo çka e kishte ba të
famshëm dhe model për të gjithë fëmijët sovjetikë, ishte fakti se në
moshën 12-vjeçare ishte ba bashkpuntor i GPU-s (policis politike
sekrete sovjetike) dhe si i tillë kishte denoncu babën e vet si sabotator
dhe agjent imperialist. Mandej kishte dëshmu në gjyq kundër babës
dhe kishte kërku dënimin e tij me vdekje gja që edhe u ba vërtet.
Haxhi Lleshit i bani nji përshtypje të thellë kjo përgjigje dhe bani
nji profeci për të ardhmen e vogëlushit.
-Ky çun kenka si nji diplomat,-tha Haxhi Lleshi, tuj tregu kështu
kuptimin e habitshëm që kishte për diplomacin. Por sikur e tregoi
koha, kjo profeci ishte e saktë. Me gjasë, spiunit të vjetër serb i
16
bane shumë përshtypje fjalët e Abdiut të vocërr.
-Mëso mirë dhe bahu nji militant i mirë si Pavlik Morozovi dhe
unë kam me të çu në shkollë për diplomat,- i premtoi Haxhi Lleshi,
ndoshta me humor.
Por Baletës 13-vjeçar iu ngulitën thellë në mendje këto fjalë.
Disa muj pas këtij takimi ai shkoi në shkollën e mesme pedagogjike
në Peshkopi. Kjo nuk ishte nji piknisje e mirë për nji karrierë të
madhe, sepse thujse të gjithë ata që laureoheshin prej kësaj shkolle
përfundojshin si mësues katundesh, maja ma e naltë e karrierës së
të cillëve ishte drejtor shkolle apo e shumta inspektor arsimi. Ai
ma me fat mund të bahej shef arsimi, ndonse ky vend edhe në
rrethet e Gegnis, përgjithsisht zihej prej toskve të dijshëm.
Por Baleta donte të ecte para në jetë dhe jo të mjaftohej me kaq
pak. Ai e dinte se ishte nji ndër gegët shumë të paktë që mund ta
bante këtë. Ai kishte “biografin e mirë” dhe mbështetjen e Haxhi
Lleshit, gegës me pozitë ma të naltë në hierarkinë e regjimit, nji
prej atyne gegëve që regjimi i kishte vu si dekor të sundimit të tij
dhe që i përdorte si bashkëpuntorë dhe bashkëfajtorë në nanshtrimin
dhe sundimin e Gegnis. Nji i tillë donte të bahej edhe Baleta.
Biografia dhe mbështetja e Lleshit ishin nji përparsi e madhe, por
nuk mjaftojshin.
Duhej edhe diçka ma tepër. Duhej që ai vetë ta tregonte vedin si
nji element i vlefshëm për regjimin për me i besu poste me randsi.
Duhej pra të bahej nji militant. Dhe të baheshe militant nan atë
regjim, do të thoshte të baheshe nji demagog i kuq, agjitator
enverian, veprimtar i shqum i Rinis Komuniste dhe ma pas antar i
PPSH-s dhe, çka ishte mënyra ma e sigurt për me u ba i besueshëm,
duhet të baheshe “Pavlik Morozov”, bashkëpuntor i Sigurimit të
Shtetit. Dhe në të gjitha këto duhet të shkonte deri në ekstrem,
sepse sikur i thonë asaj fjalës: “Që të hajsh në nji pjatë me djallin
duhet ta kesh lugën e gjatë”.
Që të shquhej nji gegë si militant nan regjimin tosko-komunist
duhej të tregohej dhetë herë ma militant, dotë thotë ma ekstremist
si demagog, agjitator apo si bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit,
sesa toskët. Që të përfitojshe duhet të shkojshe në ekstremitet ashtu
si Pavlik Morozovi. Natyra e tij e favorizonte ekstremizmin. Ai
kishte temperament kolerik që e bante të ashpër dhe shpërthyes.
17
Kjo e bante të primun për me kalu në ekstremitet. Nuk kishin randsi
nës e besojshe apo jo tek idetë që mbroje. Ajo që kishte randsi
ishte të shkojshe në ekstrem, tuj i mbrojtë ato. Idetë nuk ishin kauza
tek e cilla duhe përkushtu, por thjesht mjetet me të cillat duhej ba
karrierë. Ndoshta ai kishte arritë ta kuptonte këte të fshehtë të
Pavlik Morozovit. Demagogjia dhe spiunimi do të ishin investimi
i Baletës në jetë, ndërsa ekstremizmi bosh në përkushtimin ndaj
kauzave të cillat nuk i besonte, do të bahej mënyra e tij e veprimit.
Jo, ai nuk donte të bahej nji mësues katundi, donte të bahej
shumë ma tepër dhe për këte ishte i gatshëm të bante paktin me
djallin. Djalli iu paraqit në trajtën e operativit të Sigurimit të Shtetit,
që mbulonte shkollën, nji vllah ortodoks, që iu afru saora, tuj e
konsideru si “njeriu ynë”. Nuk e pati të vështirë ta rekrutonte si
bashkëpuntor të Sigurimit sepse Abdiu ishte i etun me iu futë
karrierës së Pavlik Morozovit. Bashkënxanës të Baletës në shkollën
e mesme pedagogjike të Peshkopis tregojnë se ishte Baleta ai që
ma pas do të rekrutonte bashkënxansin e tij Xhelil Gjoni, i cilli ma
pas do të bahej nji prej antarve ma ekstremistë të Byrosë Politike të
PPSH-s dhe njeriu që haptaz ishte shprehun për përdorimin e forcës
për të mbajtun gjallë regjimin Stalinist, në vitin 1990 e madje edhe
në1991. Miqsia me Xhelil Gjonin do t’i mundësonte më pas Baletës
që të lidhej me klanin Kapo, nji prej krenëve të të cillit Xhelil
Gjoni u ba pas martesës me motrën e Hysni Kapos.
Për Baletën thonë madje se ia nisi bash në stilin e Pavlikut, tuj
spiunu nji njeriun e tij shumë të afërt si të lidhun me diversantët.
Sikur të mos ndërhynte Haxhi Lleshi që e njifte personalisht të
akuzumin, ky i fundit do të kishte përfundu shumë keq. Pas këtij
incidenti për pak e pësoi keq edhe Abdiu i vogël, sepse të afërmit e
vet, tejet të nervozum prej këtij gjesti të ithtarit të Pavlik Morozovit,
për pak e banë që të kishte fatin e këtij të fundit(Pavlik Morozovi i
vërtetë u vra në moshën 14 vjet në mënyre misterioze, ndoshta nga
GPU-ja për me e paraqitun si nji “martir” revolucionar të vramë
prej kulakve). Nuk dihet nëse Abdiut do t’i kishte pëlqye që fati i
tij të imitojte deri në këte pikë atë të heroit të vet.
Ky incident ndoshta e bani të dyshimtë tek të afërmit e tij, por
ia rriti shumë reputacionin tek Sigurimi i Shtetit ku tashmë emni i
tij ishte rrethu me laps të kuq si nji njeri shumë i vlefshëm.
18
Pseudonimi i tij ishte “Pavliku”.
Pasi nuk i eci në rrethin familjar, së bashku me Xhelil Gjonin u
ba tmerri i bashkënxansve dhe i mësuesve. Si sekretar i organizatës
së rinis të shkollës kishte jo ma pak autoritet se sekretari i organizatës
bazë të partisë së shkollës dhe se drejtori, madje ky i fundit, nji
burrë i urtë, nuk e fshihte frykën që kishte prej nxansit militant. Në
shkollë bani prova e para si orator demagog komunist. U fliste
nxansve për Pavlik Morozovin, heroin e tij të dashtun dhe thoshte
që të mos kishin drojë të ndiqshin shembullin e tij sepse ai qe
revolucionar i vërtetë.
Fotografinë e tij e mbante mbi kryet e shtratit. te persekutori i
tmerrshëm i bashkënxansve me biografi të keqe, dhe bante gjithçka
për me zbulu ndonji të tillë që i kishte shpëtu synit vigjilent të
partisë dhe kishin arritë të futeshin në shkollë. Kur arrinte të zbulonte
ndonji të tillë i detyronte të dilshin para shkollës dhe haptas të
dënojshin dhe të mallkojshin prindët e tyne, që ishin ngritë kundër
pushtetit popullor. Kështu ka ba me Isuf Hajriun.
Kishte dokjen e keqe që të vidhte lekët dhe ushqimet e nxansve
natën në konvikt dhe kur këta e zbulojshin dhe ankoheshin, i
akuzonte se dojshin të diskreditojshin udhëheqjen e organizatës së
rinis dhe i dënonte në mënyra të ndryshme, njiherë tuj i detyru nji
pasdite janari me borë që të nisen në kambë tek nji lapidar i ngritun
për nji betejë të brigadës së parë, njizet kilometra larg shkollës, ku
ata duhet të pritshin deri në mëngjesin e ditës tjetër ardhjen e
udhëheqsit të rinis, i cilli do t’i bante të kuptojshin se çdo të thoshte
parime revolucionare.
Thuhet se në përfundim të vitit të katërt, në mesnatën e ditës
para se të largoheshin nga konvikti, bashkënxansit, i hudhën batanijet
mbi krye Abdi Baletës dhe i dhanë nji leksion të paharrueshëm të
dhunës revolucionare, tuj e ba që të nesërmen të largohesh çalëçalë
dhe tuj mbajtë brinjët me dorë.
Baleta duhet që ta ketë harru këte fatkeqsi porsa mur lajmin se
kishte fitu të drejtën e studimit në Institutin e Marrdhanieve
Ndërnacionale, në Moskë. Haxhi Lleshi e mbajti fjalën. Natyrisht
u ndihmu edhe prej të mbrojtunit të tij, i cilli nuk ia nxiu faqen, por
u ba nji militant i vërtetë. Me siguri që kur H. Lleshi kërkoi që A.
Baleta të shkonte për studime në këtë degë kaq të rrallë, Sigurimi i
19
Shtetit dhe Partia në Dibër dhanë rekomandimet ma të shkëlqyme
për “Pavlikun” e tyne të dashtun. Gjithashtu, në dhanien e së drejtës
së studimit për diplomaci, duhet të ketë ndiku dhe fakti se ishte
fjala për djalin e nji familjeje që, tradicionalisht kishte qitë agjentë
serbë. Me këte, regjimi enverian u thoshte serbëve se vazhdonte
me i respektu interesat e tyne në Shqipni.
Një ish-bashkënxënës i Baletës në shkollën pedagogjike në
Peshkopi tregon sesa e madhe ishte habia e të gjithë bashkënxënësve,
kur e morën vesh se në ç’degë i ishte dhënë e drejta e studimit
shokut të tyne. Sikur thotë ish-bashkënxënësi i Baletës, ata nuk do
të ishin habitun më tepër sikur të kishin mësu se shoku i tyne ishte
emnue ministër i arsimit, fill pas daljes nga bankat e shkollës. Në
klasën e tyne kishte disa nxënës me rezultate më të mira se Baleta,
por ata fitun të drejtën e studimit për mësuesi në Institutin Pedagogjik
të porsahapun dhe ndonjë i rrallë shkoi për studim në vendet e kampit
socialist në ndonji degë të dorës së dytë.
Bashkënxansi i Baletes, Xhelil Gjoni, ma vone politbyroist do
te shkonte per studime ne nji dege ma pak te randsishme, per
gazetari!
Abdi Beria
Në Institutin e Marrdhanieve Ndërnacionale në Moskë, ku shkoi
në vitin 1959, Baleta u caktu të specializohej në marrdhaniet me
botën arabe. Edhe këtu, “Pavliku” ia nisi tuj kombinu studimet
diplomatike me spiunimin. Bashkëstudentët shqiptarë e kujtojnë si
nji prej të infiltrumve të Sigurimit të Shtetit midis tyne. Por karriera
e spiunit nuk u kufizu këtu. Atëbotë KGB-ja fuste provokatorë midis
studentve të huj që studiojshin në Bashkimin Sovjetik. Meqënse
studentët studentët e huj nuk u hapeshin kolegve të tyne rusë, tuj
pasë frykë se mos ata ishin njerëzit e KGB-s, për këte qëllim
zgjidheshin studentë të huj të besueshëm. Përfaqsuesit e Sigurimit
të Shtetit në Ambasadën Shqiptare në Moskë ia kishin vu KGB-s
në dispozicion për këte qëllim të gjithë studentët shqiptarëbashkëpuntorë
të Sigurimit. Baletës i ngarkun të punonte me nji
grup studentësh të vendeve baltike për të cillët dyshohej se flitshin
kundër sundimit sovjetik në vendet e tyne.
Baleta nisi të shoqnohej me ta dhe të fliste kundër sundimit
20
sovjetik mbi vendet e vogla si Shqipnija, Estonija apo Lituanija.
Pas disa kohësh ai arriti t’i identifikonte dy estonë dhe nji lituan,
midis të cillëve nji vajzë që flitshin kundër regjimit sovjetik. Ata të
tre përfundun në burg dhe mandej u mbyllën në nji klinikë
psikiatrike, sipas metodës së re sovjetike për trajtimin e
disidentve.Dy muj pas këtij episodi, ndërsa po kthehej nji natë në
konvikt, Baleta si aksidentalisht ra në nji gropë të mbushun me
ujna të zeza që ishte hapë për me riparu nji tubacion të dëmtum.
Theu nji kambë dhe ndejti disa javë në spital. Do studentë shqiptarë
tregojnë se atë mbramje nji grup estonësh dhe lituanësh festun deri
në mëngjes në nji tavernë. Pas daljes nga spitali, i shifte me urrejtje
balltikasit dhe kur kalojshin ata shprehej me zë të naltë se të gjithë
popujt e kampit socialist që kishin të njajtën fe me perëndimorët
(katolikë dhe protestantë), përfshi edhe shqiptarët e tillë, ishin
reaksionarë dhe kontigjent i imperializmit dhe, po të varej prej tij,
si të tillë do t’i kishte internu në Siberi ku të ngordhshin si minjtë.
Studentët e vendeve baltike i vunë emnin Abdi Beria (sipas
emnit të shefit famkeq të sigurimit sovjetik) dhe me këtë emën
nisën ta qujnë të gjithë studentët që e njifshin. Në Moskë Baleta
shoqnohej vetëm me studentë shqiptarë toskë, tuj parapëlqy sidomos
gjinokastritët dhe lebrit. E lëshoi gegnishten dhe nisi të imitonte të
folmen e tyne.
Tregojnë nji histori për Baletën student në Bashkimin Sovjetik.
Disa bashkëstudentë të tij rusë, për me u hakmarrë për mbrojtjen
që Baleta i bante nëpër biseda terrorit stalinian dhe madje edhe P.
Morozovit, që për ta ishte symbol i poshtërsis, gjatë nji udhëtimi
me tren, në nji natë dimri, e rejtën Baletën, tuj ia tregu gabim
stacionin ku duhet të zbriste dhe e banë të zbriste në Gerasimovka,
vendlindja e Pavlik Morozovit të vet të adhurum. Kësht u plotsu
anabasi i “Pavlikut” nga Guri i Bardhë në Gerasimovka. Kështu,
Baleta pati rastin që të kalonte nji natë në vendlindjen e heroit të
vet.
Kur nisi prishja midis regjimit të Enver Hoxhës dhe Bashkimit
Sovjetik, Baleta ishte nji prej atyne që u instruktun prej Ambasadës
Shqiptare dhe u ngarkun që të punojshin me studentët e tjerë
shqiptarë për me i skjaru mbi drejtësin e luftës së PPSH-s dhe të
shokut Enver Hoxha kundër Hrushovit dhe klikës së tij, të cillët
21
kishin tradhëtu Stalin. Në nisje të vitit 1960, kur studentët shqiptarë
u udhëzun që të nisin të zenë miqsi me studentët kinezë, Baleta
ishte i pari që e bani nji gja të tillë, tuj u ba mik i ngushtë me nji
student kinez të qujtun Ten Hao Çi, i cilli ishte dhe kushrini i njanit
prej udhëheqsve të naltë komunistë kinezë Liu Shao Çi-s. Të gjithë
studentët nisën me u tallë me Baletën sepse të gjithë e dijshin se
studenti kinez ishte pederast.
Ismail Kadare, në romanin e tij “Dimri i Madh”, përshkrun nji
episod nga vizita e E. Hoxhës në Moskë në vitin 1960. Kur E.
Hoxha po largohej nga Moska, në stacionin e trenit e pritën studentët
shqiptarë, të cillët e përsollën me brohoritje demaskuesin e
Hrushovit dhe mbrojtsin e Stalinit. Studentët vrapun për disa dhjetra
metra së bashku me trenin kur ai u nis. Kadare përmend nji student
që vrapoi ma gjatë se të tjerët dhe që i bani shumë përshtypje edhe
E. Hoxhës, i cilli nuk e harroi kurrë atë fytyrë dhe pyeti se cilli
ishte ai student.
Ky student ishte Baleta. Ajo që Kadare nuk e thotë, asht se ky
student, tuj e pasë vështrimin të fiksum tek dritarja e vagonit ku
kishte dalë fytyra e udhëheqsit që përshëndeste studentët, u pengu
dhe pëfundoi tuj e puthun, këte herë kundër dëshirës, tokën
sovjetike, atë tokë të cillën së bashku me E. Hoxhën ishte tuj e
lëshu përgjithmonë. Por, ky vrapim në stacionin e trenit të Moskës,
ishte nji nga gjanat që ma pas e çun Baletën në New York.
Denoncuesi i Kabilës
Pas ndërpremjes së studimeve në Moskë, Baleta në vitin 1961 u
kthye në Tiranë ku nisi studimet në fakultetin e shkencave politikojuridike,
tuj vazhdu drejtimin e specialitetit që kishte pasë në Moskë,
marrdhaniet ndërnacionale. Tuj kenë se nocioni i regjimit komunist
shqiptar për marrdhaniet ndërnacionale ishte ideologjik, këto
marrdhanie u konceptojshin jo sipas doktrinave shkencore
perëndimore, por si aspekt i demagogjis. Prej këtej konsiderimi
edhe i diplomacis komuniste si nji instrument i propagandës së
regjimit kundër imperializmit, sidomos atij amerikan, zionizmit,
revizionizmit, neokolonializmit etj.
Në këtë fushë u specializu edhe Baleta dhe këto janë dijet mbi
të cillat ai e ka shpallun veten specialist i së drejtës ndërnacionale,
22
titull ky të cillin e potencojnë edhe lakejtë e tij.
Në Universitetin e Tiranës Baleta nuk harroi edhe pasionin e tij
që prej fëminis, punën e “Pavlikut”. Ka pasun nji debat te gjate
mbi ate nese ka kene ose jo Baleta agjent i Sigurimit te Shtetit.
Pyetja duket absurde. Të gjithë funksionarët diplomatikë shqiptarë
jashtë vendit, në periudhën e diktaturës tosko-komuniste ishin edhe
bashkepuntorë të Sigurimit të Shtetit. Puna e tyne ishte në koordinim
të perkryem me Sigurimin. Te tilla ishin rregullat e lojës në atë
regjim. Pyetja mund të ketë sens vetëm nëse kerkohet të dihet se a
ka kenë Baleta agjent i Sigurimit të Shtetit para se të hynte në
diplomaci.
Tashmë asht dokumentu qenia e Abdi Baletës bashkëpuntor i
Sigurimit të Shtetit, së pakut që në kohën kur ishte student i
Fakultetit Juridik. Dokumentat për këtë janë botu në shtyp që në
vitin 1994 dhe edhe vetë Baleta nuk ka mundun ta mohojë këtë
fakt të pakundërshtueshëm. Baleta ishte aq shumë i besum për
Sigurimin e Shtetit, saqë ngarkohej me detyra nga ma të randsishmet
dhe delikatet sikurse ishte shoqnimi i studentëve të huj. Në këte
fushë Baleta pati edhe eksperiencën e tij ma të randsishme si 007
në version komunist, kur spiunoi tek Sigurimi i Shtetit studentin e
huj që ai shoqnonte, kongolezin Pol Songo, emni i vërtetë i të cilit
ishte Laurent Kabila, i cilli shumë vite ma pas do të bahej President
i Kongos.
Si pasojë, Kabila i ri u dëbu nga Shqipnjia vetëm pas gjashtë
mujsh, tuj mos krye studimet e nalta për të cillat edhe kishte ardhë.
Shumë vite ma pas, në 1997 Baleta ishte shumë më i shqetësu nga
ardhja e Kabilës në pushtet në Kongo, sesa nga zhvillimet në
Shqipni. U gjend ato ditë në Tiranë nji ish-bashkëstudent i Kabilës
dhe i Baletës, i cilli njoftoi në zyrën e Kabilës se Baleta ishte ende
në Tiranë. Ky njeri mur edhe nji përgjigje nga Kabila: Jam i zanë
me bastardët e Kongos dhe nuk kam nge të merrem me ata të
Shqipnis!
Baleta u qetësu përfundimisht në nisje të vitit 2001 kur Kabila
u vra në nji atentat (po të ishte për Baletën ai duhet të kishte vdekur
40 vjet më parë në birucat e Sigurimit të Shtetit) dhe me këte rast
Baleta shkroi nji artikull elegjiak prej dy faqesh gazete, tuj derdhë
lot krokodili për Kabilën. O tempora, o mores! thojshin latinët.
23
Bashkëstudentët e Abdi Baletës thonë se ishte pikërisht bama e tij
trimnore me Kabilën, ajo që i vuni përfundimisht vulën emnimit të
tij në Ministrinë e Jashtme fill pas përfundimit të fakultetit.
Historia me Kabilën ishte padyshim ma e bujshmja e 007-ës
komunist, por jo e para dhe as e fundit, sikurse kena pa. Para këtij
emnimi, ajo e kishte ndihmu Baletën për me fitu të drejtën e studimit
në Bashkimin Sovjetik dhe madje në nji degë shumë të rrallë dhe
të preferume, ku shkonin vetëm pinjojt e nomeklaturës së naltë: në
Institutin e Studimeve Ndërnacionale, i cili përgatiste diplomatë,
sikurse ka shkruar edhe vetë Baleta në replikën e tij me Mehmet
Elezin, në mars 2001 (çka do ta analizoj ma pas) e vetmja shkollë
në të gjithë vendet ish-komuniste që përgatiste diplomatë.


Nuk e kisha lexuar kete.

Ne te djathtet jemi te lujte menc.

A ka me qarte se kaq, boll me komuniste, boll.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar më 17-3-2003 në 15:42 Edit Post Reply With Quote
Baleta nga Kastriot Myftaraj

Karriera
Baleta- 007 diplomatiko-sigurims
Në vitin 1964, fill pas përfundimit të studimeve të nalta, Baleta
u emnu në Ministrin e Punëve Të Jashtme, në Drejtorinë e Europës
Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkume të Amerikës, ku punoi
për trembëdhjetë vite, tre prej të cillave si drejtor. «Pavliku» ia
kishte arritë qëllimit. Ai ishte ba nji komplicist i rangut të naltë, nji
pjestar i nomeklaturës. Sigurisht që, në kushtet kur me të gjitha
vendet e Perëndimit regjimi nuk kishte kurrfarë marrdhaniesh
(përveç Francës dhe Italis me të cillat këto marrdhanie ishin krejt
simbolike dhe ekzistojshin vetëm që nomeklatura të plotsojte në
dyqanet luksoze të këtyne vendeve nevojat e saj), kjo detyrë kishte
nji kuptim krejt tjetër prej atij që mund të imagjinohet sot.
Atëbotë specialisti i marrdhanieve me vendet perëndimore kishte
si detyrë kryesore të merrej me diasporën shqiptare që gjindej në
këto vende. Kjo Drejtori ishte në bashkëpunim të ngushtë me
drejtorin përkatse në Sigurimin e Shtetit. Baleta u zgjodh jo
rastësisht për të punu në këte sektor. Ai ishte edhe njeriu i besum i
Sigurimit të Shtetit . Kur erdh Baleta në këte detyrë, në vitin 1964,
diaspora shqiptare në Perëndim ishte kompaktësisht antikomuniste,
nacionaliste, djathtiste dhe kishte nji urrejtje të madhe për regjimin
komunist të Tiranës dhe posaçnisht për Enver Hoxhën. Aty ende
nuk kishin depërtu masivisht misionarët komunistë të dërgum prej
24
Sigurimit të Shtetit. Pra regjimi komunist e shifte diasporën
shqiptare në Perëndim si nji sektor ku «puna ideologjike çalonte
shumë» po të shprehem në nji shprehje të asaj periudhe. Synimi
ishte që të përçahej kjo diasporë, tuj kriju aty nji lobi të fuqishëm
pro regjimit komunist të Tiranës, do të thotë, proenverist, lobi e
cilla duhej të manipulohej dhe të futej në luftë me lobinë
antikomuniste dhe antienveriste.
Gjatë trembëdhetë viteve që Baleta qendroi në këte post ai u
tregu shumë aktiv në misionin për përçamjen e diasporës.
Praktikisht, ai që në vitin 1964 ai nisi të bajë shumë udhëtime në
Perëndim, tuj u u ba kështu nji lloj ambasadori shëtitës i regjimit
në diasporë. Me ndihmën e shërbimit sekret kinez, Baleta dhe disa
misionarë të tjerë të regjimit enverian, u pajisën me pasaporta të
Hong- Kong-ut (ku kishte shumë shtetas të bardhë) dhe mundën të
udhëtojnë lehtësisht në Perëndim, për me krye misionin e tyne prej
demagogësh komunistë enverianë në diasporën shqiptare në Europë
dhe në Amerikë. Baleta ka kenë pjestar i të parit grup diversionist
shëtitës të dërgum në Perëndim prej regjimit komunist shqiptar për
me përça diasporën.
Paralelisht, Baleta kreu dhe nji mision tjetër për llogari të regjimit
komunist, atë të stabilizimit të kontakteve me organizatat terroriste
fundamentaliste islame, gja për të cillën do të flas ma hollësisht ma
poshtë.
Ambasadori i regjimit komunist
Në vitin 1977, Abdi Baleta do të emnohej ambasador i Shqipnis
komuniste në ONB (Organizata e Nacioneve të Bashkume). Ky
ishte posti ma i randsishëm diplomatik i regjimit në botën e jashtme
përveç ambasadës në Pekin, madje në nji sens të sigurt ishte edhe
ma i randsishëm, pasiqë ishte i vetmi post diplomatik ku ambasadori
shqiptar kishte nji funksion publik, tuj kenë se mbante fjalime nga
tribuna e Asambles së Përgjithshme të Nacioneve të Bashkume.
Pra kjo ambasadë ishte tribuna botnore demagogjike e regjimit.
Ashtu si të gjitha vendet komuniste, edhe Shqipnija e asaj kohe për
këtë post zgjidhte demagogun ma të zot që kishte.
Aq shumë randsi i jepte regjimi këtij posti saqë ambasadorët
shqiptarë në ONB ishin të vetmit (përveç atyne në Pekin dhe ma
parë në Moskë) që instruktoheshin personalisht nga Enver Hoxha,
25
i cilli edhe i zgjidhte vetë, dhe që kishin të drejtën të kontaktojshin
personalisht me udhëhjeksin (jo nëpërmjet ministris së jashtme),
kurdoherë që e kqyrshin të nevojshme. Për të gjithë këta kërkoheshin
garanca absolute prej Sigurimit të Shtetit dhe kuptohet që ky i fundit
garanca të tilla mund të jepte vetëm për bashkëpuntorët e tij. Ndaj
rekomandonte që personi që do të zgjidhej të kishte dhe nji të kalume
prej bashkëpuntori të Sigurimit, gja që u ba rregull që në fillim dhe
u ndoq rigorozisht deri në fund.
Gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, deri në vitin 1992,
Shqipnija pati vetëm pesë ambasadorë në Nacionet e Bashkume.
Katër prej tyne ishin nga Tosknija, prej të cillëve tre ishin
gjirokastritë(dy prej tyne Reis Malile dhe Nesti Nase do të baheshin
ma pas ministra të jashtëm). Vetëm njani ka kenë gegë, Abdi Baleta.
Detyrën e Ambasadorit në Nacionet e Bashkume Abdi Baletës ia
komunikoi vetë Enver Hoxha, tuj i thanë se kjo detyrë për nga
randsia ishte e barabartë me atë të nji antari të Byros Politike, madje
ky post ishte ma i randsishëm se pjesa ma e madhe e atyne të Byros
Politike.
«Në Biro ka edhe njerëz që nuk dinë të flasin dhe që thonë
budallallëqe, por që ne i mbajmë sepse janë militantë të vjetër dhe
bolshevikë të mirë,- i tha Enveri, -por këto budallallëqe nuk i prishin
dhe aq punë shtetit socialist. Ndërsa ambasadori shqiptar në
Kombet e Bashkuara duhet të dijë të flasë shumë mirë dhe të ruhet
se mos thotë ndonjë budallallëk sepse ai është zëri inë në tribunën
e botës».
«Të premtoj shoku Enver se Partia dhe Juve personalisht nuk
do të zhgënjeheni për besimin që po më jepni. Unë do të jem zëri i
juaj besnik dhe zëri i Partisë po ashtu, zëri i komunizmit dhe të
internacionalizmit proletar, zëri i akuzës së popullit tonë dhe të
popujve të botës kundër imperializmit d he atij amerikan në veçanti
si dhe kundër revizionizmit e sionizmit»- Iu përgjegj diktatorit
nacionalisti i ardhshëm radikal.
Baleta-diplomati i specializum në përçamjen e diasporës shqiptare
Elez Biberaj, në librin e tij “Shqipëria në tranzicion”shkrun:
“Abdi Baleta dikur anëtar i Partisë së Punës, kishte qenë ambasador
pranë Kombeve të Bashkuara në fund të viteve ’70 dhe në fillim të
26
viteve ’80, duke mbrojtur me potere të madhe politikën izolacioniste
të vendit të vet. Gjatë kohës që ai ishte në Amerikë, Misioni Shqiptar
pranë Nacioneve të Bashkuara e zgjeroi veprimtarinë shkatërruese
në bashkësinë e shqiptarëve të Amerikës, duke e ndarë atë në
elementë që ishin me Enver Hoxhën dhe në elementë që ishin kundër
Enver Hoxhës3 .
Këto fjalë na përsjellin opinionin e atij që mund të konsiderohet
si vëzhguesi ma me autoritet i zhvillimeve në diasporën shqiptare
në SHBA, para viteve të nëntëdhjeta, çka asht padyshim Elez
Biberaj. Diaspora e fuqishme shqiptare në SHBA-të, e njoftun për
antikomunizmin e saj militant, mbeti gjithherë nji preokupim për
regjimin komunist shqiptar, i cilli në vitet e shtatdheta i hyni sfidës
së vështirë të krijimit të nji lobi proenverist në këtë bashkësi. Nisja
e këtij aksioni korrespondon me vajtjen e Baletës në SHBA-të si
ambasador në Nacionet e Bashkume.
Këtu nuk ka asnji koincidencë. Pas të gjitha gjasave, Baleta,
ishte i zgjedhuni i regjimit komunist dhe personalisht i Enver
Hoxhës, për realizimin e këtij misioni antinacional. Baleta u zgjodh
si nji njeri me aftësi të veçanta në manipulimin njerëzor nëpërmjet
ushtrimit të nji propagande komuniste tek e cilla kombinohen, nga
njana anë terrori psikologjik që konsistonte tek kërcënimi i
emigrantëve se mosbindja e tyre do të sillte për pasojë keqtrajtimin
e të afërmve të tyre në Shqipëri, ndërsa nga ana tjetër, lujtja me
sentimentet si atdhedashnija. Dhe Baleta nuk e deziluzionoi Enver
Hoxhën.
Brenda disa viteve Baleta ia arriti që me teknikat e tij djallëzore
bolshevike të krijonte nji lob proenverist në diasporën shqiptare të
SHBA-ve, tuj e përça këte bashkësi shqiptare, deri atëherë të
painfektume nga virusi komunist. Sipas dëshmitarëve të kohës,
slogani kryesor i Baletës në ndërmarrjen e tij për përçamjen e kësaj
diaspore ishte: «Kush është kundër Enver Hoxhës, është kundër
Shqipërisë, është tradhëtar i atdheut». Antarët e diasporës shqiptare
në Amerikë ishin njerëz të ndershëm, atdhetarë, të papajisë me
kategori mendimi për të përballun propagandën djallëzore të
misionarëve enveristë të llojit të Baletës. Për këtë arsye nji pjesë jo
e vogël e tyne ishin viktima të predestinume të Baletës, ketij demoni
të propagandës së kuqe.
27
Nji nga metodat ma diabolike që përdori Baleta në këte mision
të tijin ishte manipulimi me ndjenjat e pjestarëve të diasporës
shqiptare në Amerikë për të afërmit e tyne që jetonin në Shqipni.
Shqiptarët e Amerikës, si emigrantët politikë të pasluftës, ashtu
edhe emigrantët ekonomikë të paraluftës, e dijshin se të afërmit e
tyne në Shqipni, pavarsisht atyne që thoshte propaganda e regjimit,
jetojshin në pikë të hallit, edhe ma keq se tributë afrikane.
Emigrantët ishin shumë të dëshirum t’i ndihmojshin të afërmit e
tyne me pare dhe veshje që t’ua lehtësojshin sadopak vorfnin. Me
mija njerëz i drejtoheshin ambasadorit Baleta, tuj kërku që regjimi
i Tiranës t’i lejonte të ndihmojshin të afërmit e tyne në Shqipni me
pare e veshje.
Baleta i priste me nji buzqeshje diabolike dhe u thoshte se të
afërmve të tyne në Shqipni nuk u mungon kurrgja, por nëse ata
duan t’i ndihmojnë shteti shqiptar asht i gatshëm t’i lejojë, por me
nji kusht; pranohen vetëm ata të cillët jo vetëm nuk janë
kundërshtarë të shtetit komunist por që janë miq dhe mbështetës të
tij. Pra, regjimi e kërkonte të randë tributin për me i leju që ta
bajshin këte gja. Leja iu jepej vetëm atyne që pranojshin të baheshin
vegla të regjimit për me përhapë propagandën e tij në diasporë.
Shumësia e shqiptarëve të diasporës tërhiqeshin me neveri dhe nuk
pranojshin t’i nanshtroheshin këtij shantazhi të ndytë. Por kishte të
tjerë që tuj vanë ndjenjat për të afërmit e tyne mbi dinjitetin, i
nanshtroheshin shantazhit dhe baheshin vegla të regjimit.
Nji prej detyrave kryesore që kishte Baleta, në cillësin e tij si
ambasador komunist në ONB, ishte shpërndarja e librave të Enver
Hoxhës midis shqiptarëve të Amerikës. Bodrumet e ambasadës
mbushëshin çdo vit me shumë thasë me vepra të Enver Hoxhës,
nëpërmjet shpërndarjes së të cillave synohej që të indoktrinohej
me dogmën komuniste enveriane diaspora shqiptare në Amerikë.
Sigurisht që shqiptarët e Amerikës as që i merrte malli, për librat e
diktatorit, por shpesh ata ishin të shtrëngum që t’i merrshin ato,
pasiqë gjindeshin para nji shantazhi tejet diabolik.
Cillitdo prej shqiptarëve të Amerikës që paraqitej në Misionin
Shqiptar në New York dhe kërkonte vizë për me vizitu Shqipnin,
apo edhe të drejtën që të afërmit e tij në atdhe të merrshin ndihmat
që ai u çonte, si në pare ose në veshje, i kërkohej që të blinte nji
28
sasi librash të Enver Hoxhës, jo vetëm për vedi, por edhe për të
afërmit dhe për miqtë e tij. Që marrësve t’u bahej ma e çmume
dhurata, këto libra mbanin edhe autografin e ambasadorit shqiptar,
në këte rast Baletës.
Sipas të dhanave, gjatë kohës së qendrimit të tij në New York,
Baleta ka lanë autografin e vet në nandë mijë libra të Enver Hoxhës,
prej të cillëve, 2000 « kopje «Rreziku anglo-amerikan për
Shqipërinë», 1600 kopje «Kur lindi Partia», 2600 kopje
«Imperializmi dhe Revolucioni», 1000 kopje «Titistët», 1000
«Shënime për Kinën». Përveç këtyne njerëzve, librat e diktatorit
shpërndaheshin edhe nëpërmjet rrjetit të agjentëve të pagum të
Sigurimit, të cillët po ashtu i merrshin librat me autografin e Baletës.
Gjatë kësaj periudhe Baleta nuk harroi as veprimtarinë e tij prej
hajduti të rëndomtë të cillën e kishte ushtru në shkollën e mesme
dhe në universitet. Baleta u merrte rryshfete të mëdha shqiptaroamerikanëve,
disave tuj u premtu se do t’ua rregullonte që të mund
tu çojshin njerëzve të tyne ndihma në pare dhe veshje, ndërsa disa
të tjerëve tuj u premtu t’u jepte viza për në Shqipni që të vizitojshin
të afërmit. Ndaj disave e mbajti fjalën, gja që në gjithsesi përban
nji akt korrupsioni, ndërsa ndaj pjesës ma të madhe nuk e mbajti
fjalën, gja që përbën edhe nji mashtrim. Me këta të fundit Baleta
pati probleme të mëdha sepse e gjithë kjo aferë u kthye në nji skandal
të madh.
Strategjia e Sigurimit të Shtetit e zbatuar nga Baleta ishte që
lobi i porsakrijuar proenverist i diasporës të organizohej sipas
modelit stalinisto-enverist të celulës si njësi propagande dhe terrori
që ushtronte manipulimin demagogjik, kërcënimin dhe deri
asgjesimin fizik. Qëllimi i parë i këtyre strukturave ishte ushtrimi i
presionit mbi pjesën antikomuniste të diasporës për ta neutralizuar
atë. Ishte falë veprimtarisë së Baletës që diaspora shqiptare në
SHBA-të u shndërrua në një fole grenxash, ku njerëzit që deri
atëherë kishin bashkëjetuar paqësisht, shaheshin e rriheshin e madje
edhe vriteshin midis tyre, për… fytyrën e Enver Hoxhës.
Arshi Pipa ka thanë diku «Komunistat nuk kanë marre». Baleta
u ba ilustrim i kësaj thanieje, kur në qershor të vitit 1991 guxoi të
shkonte në SHBA, së bashkut me gazetarin sigurims, njiherësh
edhe agjent grek, Frrok Cupin. Por pritja që i banë shqiptaro-
29
amerikanët Baletës, ishte e tillë, që e bani atë të mos shkelte ma
kurrë në SHBA, që prej asaj dite.
Në kohën që Baleta në New York nuk merrej me përçamjen e
diasporës dhe me shpërndamjen e librave të Enver Hoxhës, ai merrej
me oratori marksisto-enveriane nga tribuna e Asambles së
Përgjithshme të Nacioneve të Bashkume, oratori kjo që ishte
antiimperialiste e posaçnisht antiamerikane, antiizraelite në sens
antisemit, antineokolonialiste, kundër konsorciumeve
multinacionale, socialimperializmit, të paangazhumve, Tregut të
Përbashkët Europian (sot BE), Konferencës së Sigurimit dhe
Bashkëpunimit Europian, NATO-s, socialimperializmit, Karterit,
Reganit, Thatcher-it, Pinochet-it etj.
Në nisje të vitit 1982, kur u zbulu «komploti» i Mehmet Shehut
dhe i grupit të tij, të cillët akuzoheshin se në bashkëpunim me CIAn,
UDB-an, KGB-n, shërbimet sekrete italiane dhe franceze, kishin
dashtë të rrëzojshin regjimin e Enver Hoxhës, Baleta ishte nji prej
atyne që, sipas teorisë së këtij komploti, duhet të kishte shku në
gjyq dhe mandej para togës së pushkatimit. Sipas skemës që paraqiti
Sigurimi i Shtetit, nji prej krenëve të komplotit ishte eprori i
drejtpërdrejtë i Baletës, ministri i jashtëm Nesti Nase, i cilli u dënu
me vdekje dhe u pushkatu. Ky i fundit akuzohej, midis të tjerash,
se gjatë nji vizite në ONB, në vitin 1981, ishte futë në kontakt me
CIA-n. Por sipas rregullores që kishte misioni shqiptar në Nacionet
e Bashkume, në nji rast të tillë, funksionari i naltë shqiptar duhet të
ishte i shoqërum në çdo moment prej ambasadorit shqiptar. Nëse
ambasadorit shqiptar nuk do ta kishte ba të ditun në Tiranë këtë
veprim të ministrit, apo ma saktë nëse nuk do të ishte zbatues në
skenarin e ndërtum prej Sigurimit të Shtetit, atëherë me siguri që
edhe ai do të shkonte para togës së pushkatimit së bashkut me
eprorin e tij.
Përderisa Baleta jo vetëm që shpëtoi gjallë, por madje u emnu
edhe në nji detyrë me randsi, do të thotë se ai ishte pjestar i skenarit
të Sigurimit, i cilli u lujt në gjyqin e Nesti Nases. Ky ishte bash roli
që i përshtatej ma së mirit «Pavlikut» dhe për të cillin ai kishte
tregu që në fëmini se kishte nji vokacion të madh.
Shkruesi i librave të Enver Hoxhës
Në vitin 1982, pas largimit nga detyra e ambasadorit në ONB,
30
Baleta u emnu kryetar i gjykatës së rrethit të Pogradecit. Në pamje
të parë kjo mund të ngjante si ulje e madhe në detyrë. Nga New
York-u në Pogradec ! Por në fakt nuk ishte kështu. Në intervistën
në Tv 2000, në 27 gusht 2001, si dhe në shumë raste të tjera të
maparshme, Baleta tha se shumë dashakeqë të tij janë mundu që të
zbulojnë gjyqet politike që ai ka ba në kohën kur drejtonte gjykatën
e këtij rrethi, por nuk ia kanë dalë dot sepse ai nuk ka ba asnji gjyq
të tillë. Kjo asht e vërtetë. Në gjykatën e Pogradecit Baleta jo vetëm
që nuk ka ba asnji gjykim politik, por në përgjithësi nuk ka ba
kurrfarë gjykimi, as penal dhe as civil.
Njerëz që kanë punu në gjykatën e Pogradecit, në vitet 1982-
87, pra në kohën kur atje ishte Baleta, thonë se ai pothujse nuk
rrinte fare në gjykatë dhe paraqitej atje vetëm për të marrë rrogën.
Madje nuk paraqitej as kur gjykatën e vizitonte për kontrollin rutinë
vjetor kreu i plotfuqishëm dhe i përhershëm i gjyqsorit të asaj kohe,
Aranit Çela. Shpesh largohej për javë të tana në Tiranë pa njoftu
kërkënd. Gjykatën e drejtonte nankryetari. Gjysmëzyrtarisht thuhej
se Baleta ishte nji lloj konsulenti i grupit që redaktonte veprat e
shokut Enver. Kjo ishte vetëm nji pjesë e vogël e së vërtetës.
Për Baletën, posti i kryetarit të gjykatës në Pogradec ishte ma
tepër mbulesë për nji detyrë shumë ma të randsishme dhe misterioze.
Çdo ditë, prej orës shtatë dhe deri në orën tre, shpesh edhe në orët
e pasdites, ai shkonte në bllokun e udhëheqjes në periferi të qytetit
të Pogradecit. Pogradeci, me klimën e tij të freskët, ishte vendi që
Enver Hoxha kishte zgjedhun për me kalu nji pjesë të madhe të
stinës së verës. Në këte qytet të qetë provincial, larg vëmendjes së
kryeqytetasve, punonte nji prej ekipeve që merrej me përkthimin
dhe shkrimin e veprave të diktatorit. Për pesë vite ekipin e vendu
në Pogradec e ka drejtu Abdi Baleta. Kjo detyrë e dytë ishte arsyeja
që Baleta nuk u çu në ndonji rreth të humbun, por pikërisht në
Pogradec.
Detyrën e shkruesit të veprave të Enver Hoxhës Baleta kishte
nisun ta ushtronte që ma parë. Kur ishte ende ambasador në ONB
ai shkroi dy kapituj të librit të Enver Hoxhës «Rreziku angloamerikan
për Shqipërinë», saktësisht kapitujt ku flitet për prishjen
e regjimit të Enver Hoxhës me SHBA-të në periudhën fill pas Luftës
së Dytë Botnore si dhe kapitullin ku shpjegohet në pikpamjen e
31
Enver Hoxhës incidenti i Kanalit të Korfuzit. Gjatë kohës që ishte
në Pogradec Baleta shkroi nji pjesë të madhe të librit «Shënime
për Lindjen e Mesme» dhe ma pas disa kapituj të librit të Enver
Hoxhës «Superfuqitë».
Ndërsa në vitin 1987 kur ekipi i Pogradecit u shkri pasiqë
përfundoi shkrimi i librave me kujtime apo shënime të Enver
Hoxhës (ndërsa vazhdonte botimi i veprave me fjalimet e tij), Baleta
u rikthye përfundimisht në Tiranë ku do të mbante dy detyra, atë të
pedagogut të së drejtës ndërnacionale publike në fakultetin juridik
të Universitetit të Tiranës, si dhe atë të bashkëpuntorit të Institutit
të Studimeve Marksiste-Leniniste, i cilli sikur dihet drejtohej nga
Nexhmija Hoxha zëvendës i së cillës ishte Fatos Nano.
Në suazat e kësaj të fundit, në korrik të vitit 1990, në kohën kur
tashmë kishte ranë Muri i Berlinit dhe edhe në Shqipni po frynte
era e ndryshimeve, Baleta shkrunte në revistën «Studime Politiko-
Shoqërore» (organ i Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste),
nji recension për librin e Enver Hoxhës «Imperializmi dhe
Revolucioni» (ribotu edhe tek revista «Studime historike» e po atij
viti).
Sipas Baletës, edhe në vitin 1990, kur komunizmi po vdiste
gjithandej botës, revolucioni botnor komunist ishte trendi ma i
fuqishëm në zhvillimet ndërnacionale dhe se edhe në këtë kohë
«çështja e revolucionit është shtruar për zgjidhje», sipas shprehjes
së E. Hoxhës. Kjo e vuni Baletën në anën e krahut ma konservator
të ish-regjimit komunist, të atij krahu që ishte kundër ndryshimeve,
përkrah mikut të tij Xhelil Gjonit.
Baleta- njeriu i klanit Kapo
Ngjitjen e tij impresionuese në shkallët e karrierës diplomatike,
në periudhën e regjimit komunist, Baleta ia detyron, përveç qenies
së tij bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit edhe dy krenëve të naltë
të regjimit komunist: Haxhi Lleshit dhe Hysni Kapos. Sikurse kam
thanë, Haxhi Lleshi, me të cilin Baletën e ka lidhë miqësia familjare
që zinte fill që shumë kohë para Luftës së Dytë Botërore, u ba
sponsori i parë i karrierës së Baletës. Ndërsa ai që e afroi Baletën
me klanin Kapo ishte Xhelil Gjoni, kunati i Hysni Kapos dhe shoku
i ngushtë i Baletës gjatë viteve të shkollës së mesme pedagogjike
në Peshkopi, si dhe gjate viteve te studimeve në ish-Bashkimin
32
Sovjetik. Me rekomandimin e Xhelil Gjonit, Hysni Kapoja
sponsorizoi ngjitjen e Baletës në shkallët e karrierës diplomatike,
tuj nisun që nga Drejtor i Drejtorisë për Europën Perëndimore dhe
Amerikën në Ministrinë e Jashtme dhe deri tek Ambasador në ONB.
Lidhja me klanin Kapo i doli shumë për mbarë Baletës në kohën
e valës së spastrimeve që nisi Enver Hoxha, në vitin 1982, pas
asgjesimit të Mehmet Shehut. Baleta mund edhe të kishte dalë para
gjyqit dhe madje të qe ekzekutu, vetëm për një trill të Enver Hoxhës,
në mënyrë që ky i fundit të bazonte legjendën e Sigurimit të Shtetit
se Mehmet Shehu kishte lidhje në SHBA-të. Enver Hoxha, ashtu
si edhe Stalini, nuk e kishte për gja që t’i zhdukte veglat që i kishin
shërbye me shumë zell. Baleta ishte nji njeri, i cilli ishte shumë i
përshtatshëm për t’u fliju për me provu legjendën sigurimse për
komplotim ngase ai kishte qenë ambasador në New York. Por ai
që e pësoi ishte Ministri i Jashtëm, Nesti Nase, i cili veç të tjerash
u akuzua se kishte mbajtur lidhje me amerikanët për llogari të
Mehmet Shehut.
Por Baleta shpëtoi pa u cënuar nga vala e spastrimeve, edhe për
faktin se ai ishte njeriu i klanit Kapo dhe spastrimet kishin si qëllim
asgjesimin e klanit Shehu që mund të bahej rrezik për pozitat e
klanit Kapo, i cilli kishte qenë tradicionalisht i fuqishëm dhe pas
vakuumit që solli vdekja e Hysni Kapos, ia ofroi besnikërinë e tij
Enver Hoxhës, tuj refuzu ofertat e Shehut. Për quid pro quo klani
Kapo i kërkoi Enver Hoxhës shkatërrimin e klanit Shehu, që po
kërcënonte pozitat tradicionalisht dominuese të klanit Kapo gjatë
viteve të diktaturës.
Vlerën e lidhjeve të tij me klanin Kapo, Baleta, e pa disa vite
më pas, kur një ndërhymje e Vito Kapos, përveç “meritave” të
vetë Baletës, e solli atë përsëri në Tiranë, si pedagog të së drejtës
ndërnacionale në fakultetin juridik dhe bashkëpunëtor të Institutit
të Studimeve Marksiste-Leniniste, në revistën e të cilit “Studime
Politiko-Shoqërore” si dhe tek “Rruga e Partisë”, ai shkrojti deri
në fund të vitit 1990 artikuj lavdërues për Enver Hoxhën dhe
“veprat” e tij. Gjatë dhetë viteve të veprimtarisë së tij politike
“antikomuniste” dhe “nacionaliste”, Baleta kurrherë nuk ka shkrujt
kundër klanit Kapo dhe nuk shkrun as sot. Emni i nipit të Hysni
Kapos, ministrit të brendshëm aktual, Ilir Xhelil Gjonit, mungon
33
gjithashtu në sulmet e Baletës kundër qeveris, po ashtu edhe emni
i Sabit Brokajt.
Nji antar i PD-së, me banim në Vlorë në vitin 1991, thotë se
ditën e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë, nji grup
demokratësh nga Vlora kanë pyetë në Tiranë se a duhet rrëzu tash
edhe monumenti i Hysni Kapos në Vlorë. Baleta i ndodhun
“rastësisht” në selinë e PD-së në kohën që zhvillohej kjo bisedë,
është shprehur se nuk është koha ende për këtë veprim. Ishte pra,
falë ndërhyrjes së Baletës që monumenti i Hysni Kapos në Vlorë u
rrëzu gjashtë muj pas atij të Enver Hoxhës, në gusht 1991, në kohën
e eksodit të dytë drejt Italisë.
Me shumë gjasë, ishte pikërisht klani Kapo, ai që sikurse po
bahet e qartë edhe në retrospektivë po udhëheq zbatimin e planit
shqiptar të Katovicës. Ishte ky klan që e zgjodhi Baletën si nji
element i përshtatshëm për tú aktivizu në suazat e këtij plani, tuj e
katapultu në rradhët e nacionalizmit shqiptar. Baleta edhe sot e
kësaj dite që asht tuj simulu “nacionalistin rrufehudh137s”, klanin
Kapo e qëllon vetëm me fishekzjarre.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar më 17-3-2003 në 16:12 Edit Post Reply With Quote
Per sa me siper, thelbi i shkrimeve te K. M., per "cjerrjen e maskes" se Baletes, eshte:
quote:
...ishte pikërisht klani Kapo, ai që sikurse po bahet e qartë edhe në retrospektivë po udhëheq zbatimin e planit shqiptar të Katovicës. Ishte ky klan që e zgjodhi Baletën si nji element i përshtatshëm për tú aktivizu në suazat e këtij plani, tuj e katapultu në rradhët e nacionalizmit shqiptar.


Edhe Baleta, ashtu si udheheqesit apo eksponentet e tjere te forcave pozite e opozite, e ka marre detyren e tij Katoviciane: te mbushe nje boshllek ne nje sferen e sundimit politik te Shqiperise, ne shtimin e mjegulles per ujqit pezzogrosso qe po cfilisin ate vend, ne dac nga e majta, ne dac nga e vetequajtura e djathte.

Ndihmona o Zot!

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  3    4    5    6  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer në 0.3380060 sekonda, 45 pyetje