Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Diaspora Shqiptare
Anton Ashta

Postuar mė 27-9-2002 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
Diaspora Shqiptare

Diaspora shqiptare perfshin te gjithe shqiptaret qe nuk jetojne ne trojet e tyre etnike


Pervec informacioneve relativisht te mira permbi arbereshet nuk mund te gjendet asnje informacion minimal per diasporen tone.

E mira do te ishte qe te gjitha shoqatat te jepnin nje ndihmese ne kete drejtim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
ILIR KALAJA

Postuar mė 27-9-2002 nė 23:08 Edit Post Reply With Quote
http://www.arbitalia.net/

"http://www.arbitalia.net/"


"http://web.tiscali.it/arbitalia/arbitalia.htm"

"http://www.linguistica.unical.it/linguist/personale/altimari.html"

"http://christiane.peuillet.free.fr/Aires/VoixAlbanaise.htm"



[Edituar më 28-9-2002 nga Anton Ashta]





ILIR KALAJA

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 9-10-2002 nė 08:03 Edit Post Reply With Quote
Po faqe te shqiptareve ne Amerike?

Kanada?

Australi?

Turqi?

etj, etj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 23-11-2002 nė 05:53 Edit Post Reply With Quote
]http://www.lenasettlement.com/Apliko%20me%20Lena.html]
]http://www3.telus.net/dervinacom/shqip.html]
http://www.webspawner.com/users/dukagjini/emigracioni.html
(Në këtë faqe kikoni në fund,aty ku është një shigjetë dhe Flamuri Kombëtar)

Kërkoj ndjesë nëse kam gabuar




[Edituar më 23-11-2002 nga Tali]





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 8-12-2002 nė 23:26 Edit Post Reply With Quote
Ka thane Frroku, s'cahet Blloku ...

Frroku shkruan me nje "sarkazem" te turpshme per diasporen.

Frroku (e beniaminet e tij) e dijne se po te kete unison ne mes te Shqiperise, Kosoves e vise te tjera Shqiptare me diasporen, do te ishte mjaft e veshtire qe:

- qeveritaret e politikanet shqipotare te shofin vetem interesin e tyre vetjak ne dem te shtetit, ekonomise, kultures, tradicionales Shqiptare, atdhetarizmit;

- forcat politike anti-Shqiptare ne rajon e me gjere te kene aq ndikim vendimesor ne qeverisje dhe drejtimin e burimeve materiale, financiare, etj te vendit;

- ceshtja Shqiptare t'i lihej spontaneitetit, e gjithmone te ngrihet kur iu intereson te tjereve ... si fjala vjen, boseve te Frrokit ... per te patur efektin bumerang.

- te mos ingranohet e te mos institucionalizohet diaspora ne problemet e lartpermendura.

Sado te perpiqet Frroki e shejtanet e tjere anti-Shqiptare, Shqiptaria do te arrije te konvergoje ne te dy anet, ne trojet Shqiptare dhe mergimtare.

Ne se keni pak kohe, lexoni pacavuren ndjellakeqese te nji shqipfolesi antishqiptar te deklamuar.

========= ========== ==========

"http://www.kohajone.com/arshive/2002/12/08/lajmi02.htm"

Gravata e kuqe e diaspores
Nga Frrok Cupi/

Tani diaspora shqiptare ne Amerike po behet. Kjo eshte pershtypja qe po tansmetohet mes nesh nga vezhguesit e afert te diaspores. Cilat jane perparimet? Nje nga perparimet eshte fakti se ne krye te komunitetit jane ngritur njerez te rinj e te shkuar ne shkolle; megjithese nuk dine gjuhen shqipe. Njeri prej tyre ka perpunuar idene se "ne nuk dime gjuhen, por kemi Shqiperine ne zemer; ndersa ata qe dine gjuhen nuk e kane Shqiperine ne zemer". Nje nga perparimet eshte se diaspora jone ka hapur nje faqe interneti, me adresen: www.naac.org. Adresa duket se nuk ka ndonje lidhje me Shqiperine, pasi sigla "AL" eshte zevendesiuar me nje tingull te cuditshem "naac". Por sidoqofte, eshte nje faqe interneti. E tera eshte e shkruar vetem ne anglisht, por i kushtohet Shqiperise. Nje nga perparimet eshte se kryesia e re e diaspores ka vendosur qe te mbaje lidhje te ngushta mes shqiptareve te Amerikes dhe perfaqesise diplomatike te USA ne Tirane. Keto dite ata bene edhe nje proteste te eger kunder ambasadorit amerikan ne Tirane, pse ky shoqeroi zotin Gage, nje antishqiptar. Megjithese ne faqen e Internetit, si ambasador i Amerikes ne Shqiperi njihet sikur edhe sot eshte i ndieri J. Limbreht. Fatmiresisht, cuperlinat tiranase qe perkthyen gjuhen e velezerve ne Amerike, mund ta kene fshehur gabimin fatal te tyre per mediat e Tiranes. Nje nga perparimet eshte se "lobi yne eshte dakort me politiken e Amerikes". Megjithese lobi si lob krijohet per te thene edhe ndonje fjale ndryshe nga sa thote Kongresi dhe i madhi. Filozofi i madh grek Aristotel (qe nuk ka asnje lidhje me anti-shqiptarin Nickolas Gage) kishte thene: "Kundershtome, te pakten te marr vesh se jam vete i dyte". Nje nga perparimet e disaspores shqiptare eshte se "nuk perzihet me ne punet e politikes" ne Tirane. Para dhjete vjetesh kerkonin "te pushkatohen te gjithe gjykatesit dhe komunistet". Ata qe thane keto fjale atehere, tani ndodhen ose ne Tirane me bisnese private, ose diku gjetke. Tani, udheheqesit e rinj kane bere perparime, te pakten ata nuk njohin gjuhen shqipe aq mire sa te mund te thone fjale pa fre. Nje nga udheheqesit, G. Kokalari shkruan letra, por i shkruan ne anglisht dhe ia fut kot, pa bere ndonje dem. Nje nga perparimet e diaspores shqiptare ne Amerike eshte sensi anti-grek dhe pro-shqiptar. Me rastin e vizites se lobistit greko-amerikan Nickolas Gage, patriotet shqiptare te Amerikes protestuan me nje vrull te madh patriotik. Atyre iu dhemb vertet kur preken interesat e kombit. Ka ndodhur qe zoti Gage te jete nje njeri me origjine greke; por e njejta sjellje patriotike do te ndodhte edhe sikur te ishte me origjine serbe. Lobi shqiptar ne Amerike ka ne merite te amdhe qe e mbron atdheun nga synimet djallezore te fqinjeve; te cilet mund te depertojne ne vatanin e vjeter per shkak se banoret e Shqiperise nk i kuptojne dot mire djallezite e fqinjve. Viziten e Nickolas Gage, patriotet e vertete te diaspores, e elaboruan me mire se asgje tjeter. Me siguri qe ajo lufte heroike do te zere vend ne home-page, dhe antishiptari qe rron ne Amerike nuk do te guxoje me. Por nuk do te guxojne as politikanet shqiptare dhe diplomatet amerikane qe te sillen si deri me sot. Nickolas Gage ka dhelperi te madhe; ai flet mire edhe gjuhen e tij amtare (greqisht) dhe kete e ka bere me qellim anti-shqiptar. Vetem e vetem qe te flase me minoritetin grek ne Dropull e Delvine dhe te ngaterroje pune. Udheheqesit e diaspores shqiptare jane te drejte, nuk jane djallezore dhe prandaj nuk mesojne asnje fjale ne gjuhen shqipe. Nderkohe punesohen ca cuperlina ne Tirane si perkthyese te letrave plot zjarr te vellezerve te diaspores. Nje nga perparimet e udheheqjes se diaspores shqiptare ne Amerike eshte ndihma financiare qe ka dhene. Ne kemi ndihmuar dhjete here me shume se Amerika- tha njeri nga udheheqesit, duke permendur 700 mije dollare. Shpesh here Amerika shfaqet me e vogel se vete diaspora, si ne rastin konkret. Eshte nje krenari e madhe kombetare. Nje nga perparimet e medha te diaspores sone duket ne faktin se jane te vetmit qe kane te drejte te thone gjithecka ndaj dheut ame. Kendej nga vendi yne verehen dy ndiesi: E para, ndiesia e keqardhjes per largesine mes vellezerish; dhe, e dyta, ndienja se kane te drejte edhe kur thone te paverteta. Ne qoftese nuk ekzistojne keto dy ndiesi, atehere mund ngrihet akuza se "nuk kemi lidhje te mira me diasporen". Nje nga perparimet eshte se tani ne krye te lobit nuk ka me konflikte. Kohet e fundit, ne shenje solidariteti, me sa duket eshte vendosur qe te gjithe te veshin gravata te kuqe. Gravate te kuqe vesh zoti Dino Erbeli ne krah te Madeline Albright; gravate te kuqe vesh nje jurist qe shfaqet ne nje televizion te Tiranes, gravate te kuqe vesh zoti Kokalari por edhe zoti Lukaj; gravate te kuqe ka veshur edhe zoti Bardha ne nje foto me z. Clinton; tani se fundi gravate te kuqe ka veshur edhe ambasadori i Tiranes ne Amerike.... Nje nga perparimet eshte se gjerat nuk jane si me pare.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 15-12-2002 nė 23:44 Edit Post Reply With Quote
"http://www.shekulli.com.al/koment/15dhjetor2002/skendo.htm"

Parodi paksa e vonuar per artikullin e Çupit mbi Diasporen
Nga Ilir Skëndo

Lexova me "ëndje" artikullin e Frrok Çupit titulluar "Kravata e Kuqe e Diasporës". Meqenëse kam qenë mjaft i zene ketu në mërgim duke u marre me hallet e kombit, që nga momenti i botimit të këtij artikulli kam pritur me zemër në dorë që të dilte ndonjë opinionist/analist/specialist/ tjetër e të shkruante një artikull për “Teserat e Kuqe” apo qoftë dhe ato pa ngjyrë të shërbimeve sekrete. ǒe do, asnjëri nuk u kujtua. Gjynah, kisha përshtypjen se Çupi do të ishte personazh kryesor.

Nejse, le ti lemë ato historira të vjetra. Le të harrojme se Çupi ishte i vetmi gazetar shqiptar që guxoi të shkruante hapur kundra ndërhyrjes së Natos në Kosovë; le të harrojme se Çupi ishte një nga vrerëndjellësit më të mëdhenj gjatë 1997-s; le të harrojme se po ky Çup sot na thote qe Gaxojani është i reformuar!!! (I njëjti Gaxojan që ditën për diell përsëri pretendon që 30% e shqiptarëve janë grekë e që ata duhet të marrin të njëjtat të drejta si shqiptarët e Kosovës- nënkupto “pavarësi” për Shqipërinë e Jugut!!) Pra, le të harrojmë edhe se thashethemet e pakontestuara të dosjeve që Çupi ka me Shikun dhe Asfalinë kanë shitur kushedi sa e sa gazeta e kanë mbushur kushedi sa kafene. Pra le të harrojmë gjithshka ka të bëjë me të shkuarën, e të merremi vetëm me cfare na thotë “patrioti” Çupi per diasporën.

Nuk më rrihet pa thënë se pavarësisht nga “qesëndia e hollë,” forca e argumentit në artikullin e Çupit mu duk peshë e lehtë. Çupi na këlthet: “Diaspora nuk flet Shqip!!!!” Pa ditur shqip, na thotë Çupi, diaspora sado e shkolluar, nuk ka si ta dojë e ndihmojë Shqipërinë!!! Dhe për këtë Çupi ka të drejtë!! Po, po, mos u habisni! Te gjithë anëtarët e Kongresit e Senatit Amerikan e madje dhe Shtëpia e Bardhë me Bushin në krye jo vetëm që dinë Shqip por jane Shqiptarë!! Ata anglisht nuk dinë fare!! E prandaj, siç e ka zbuluar dhe Çupi gjenial, më kot i bie qypit diaspora që nuk di shqip me përpjekjet e saj për të mbrojtur kombin shqiptar se Kongresi Amerikan nuk ka se si ta marrë vesh. Duhet sjellë Çupi që të flase me ta dhe e di ai si t’u bëje gjëmën si grekëve ashtu dhe serbëve të djallëzuar që fshihen zyrave të Amerikës, se ata në Shqipëri ai ka kohë që i ka vënë në rresht.
Kaq i drejtë është revoltimi i Çupit saqë unë propozoj që të gjithë ata që nuk flasin shqipen pastër në Shqipëri jo vetëm të mos merren më me cështjen shqiptare dhe të mirën e kombit, por të internohen në Amerikë, pranë gjirit të diasporës. Vetëm se kam frikë se do na ngelet populli pa 'kokë'!!! Se siç thotë një shoku im "diasporist", shyqyr zotit që dimë ndonjë gjuhe të huaj që marrim vesh paaaaaksa fare se ç’na thonë këta politikanët tanë të majtë e të djathtë. Po paçka, mbase Çupi i mbush mendjen Gaxojanit që të na bëhet kryeminister. Të paktën ai flet greqisht mirë, e me që gjysma e Shqiptarëve na qenkërkan grekër, ata do e marrin vesh. Gjysma e të keqes.

Çupi bëhet i pandalshëm kur dëshmon aftësitë e tij internet-shfrytëzuese. Duke shpalosur plot vetëkënaqësi se jo vetëm ata që mbarojnë shkolla në Amerikë dinë ç’është interneti e si shfletohen faqet e tij, Çupi na e demaskon diasporën përse faqja e tyre në internet nuk ka “identitet kombëtar” po është www.naac.org! Se sipas Çupit të gjithëditshëm i cili me sa duket nuk ja ka fare haberin ligjeve që rregullojnë adresat e internetit nëpër botë, faqet e internetit megjithëse janë të regjistruara në Amerike duhet te kenë “targat” me AL, njësoj si maunet e dikurshme të tregtisë së jashtme që transportonin pras, simbolin tonë të atëhershëm të përparimit e patriotizmit!!

Po Çupi nuk kenaqet vetëm me cimbisje. Ai i jep dërmën diasporës kur e akuzon se po i marrin ATIJ të drejtën e fjalës për fatet e kombit dhe harron se pikërisht sepse fjalën në Shqipëri akoma e kanë njerëzit që flasin shumë po nuk thonë asgjë, Shqipëria dhe imazhi i saj nëpër botë është katandisur aty ku është. Qesëndis diasporën për sasinë e parave të investuara në mëmëdhe dhe harron që më shumë se gjysma e prodhimit kombëtar të vendit është pikërisht nga kontributi direkt dhe indirekt i diasporës, shqiptarëve të gjendur kudo nga Amerika në Greqi. Akuzon diasporën për servilizëm ndaj politikës amerikane dhe pa iu skuqur cipa tregon se, pavarësisht se është Drejtori i Agjensise Telegrafike Shqiptare, as nuk ndjek shtypin e nuk e ka haberin se ç’thonë shqiptarët e Amerikës te cilët shprehën hapur pakënaqësinë e tyre për përfshirjen e ambasadorit amerikan në këtë mesele. I akuzon shqiparët e diasporës se thonë të paverteta e lë të kuptohet se vetëm Çupi e ka kuptuar që Gage i do të mirën Shqipërisë e shqiptarëve, njësoj si Duçja kur e kishte dikur në zemer. E më së fundmi, Çupi i jep nokautin diasporës me kulmin e satirës që mund të pritesh nga një gazetaruc province i formuar në kohën e komunizmit por jo nga një figure e nderuar si z. Çupi: "kollaret e kuqe. Na e akuzon diasporën se nga antikomuniste e terbuar që donte të therte dynjanë, na është bërë komuniste e flaktë sepse vesh vetëm kollare të kuqe! Mbase nga ndërrimi i shpeshtë i ngjyrave, flamujve, e pronarëve, përvecse ka humbur kohezionin llogjik, Çupi duket se harron që e kuqja në kombin tonë përpara se të ketë qenë ngjyra e teserës, ka qenë dhe mbetet ngjyra e flamurit.

Nejse, megjithë dëshirën dhe kënaqësinë e madhe që ndjej kur bëj "analizën" e thumbimeve "patriotike" të Çupit ndaj diasporës, meqë më duhet të shkoj herët në pune që të mbaj me bukë veten dhe prindërit e mi në Shqipëri se pensioni nuk iu del as të paguajnë dritat, po e mbyll me kaq se po më rëndohen qepallat. Nga gjithë këto mendime patriotike me siguri do shoh ndonjë ëndërr me Skënderbe -- Hë, atë që Skënderbeu thotë: "Armikun nuk jua solla unë, atë e gjeta në mes tuaj!"

P.S.
E siguroj z. Çupi se shkrimi i mësipërm nuk është i përkthyer nga asnjë “cupërlinë” në Tiranë, por është bërë krejtësisht me forcat tona, siç na ka mësuar Partia.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-2-2003 nė 08:41 Edit Post Reply With Quote
Midis integrimit dhe asimilimit
Prof.Ass.Dr Mimoza Gjokutaj

Problemi i arsimimit me gjuhën dhe kulturën kombëtare, i asaj pjese të popullsisë që është larguar nga trojet e hapësirës mbarëshqiptare, po bëhet gjithnjë dhe më i ndjeshëm. Të shpërndarë kryesisht në hapësirën europiane por edhe matanë kontinentit, familje të tëra shqiptare të ikura, i janë drejtuar kulturës së vendeve ku janë vendosur, me dëshirën dhe nevojën për t’u integruar në të. Në këtë kontekst të ri integrimi, shfaqet edhe rreziku i humbjes së identitetit kulturor dhe kombëtar.
Statistikisht nga rreth 1 milion shqiptarë të larguar vitet e fundit, rreth 30 për qind i përkasin brezit më të ri. Pra me keqardhje duhet të pranojmë se rreth 300 mijë (ndoshta edhe më shumë ) fëmijë të moshave 1-15 vjeç, janë të destinuar t’i nënshtrohen “ligjit” të asimilimit të kulturës dhe gjuhës amtare.
Në vendet fqinje Greqi dhe Itali, ku është vendosur edhe numri më i madh i emigrantëve shqiptarë, nuk ka asnjë nismë apo përpjekje e cila do të mundësonte arsimimin e fëmijëve tanë me gjuhën dhe kulturën e tyre amtare. E vetmja shprehi të cilën ata mund ta trashëgojnë nga kultura kombëtare është gjuha e folur shqipe e mësuar prej prindërve, (nëse vazhdojnë ta flasin në familje), si dhe shumë pak shprehi të shkruari dhe të lexuari në rast se nga vendi amë janë larguar me disa vite fillestare arsimimi. Kjo dukuri bëhet edhe më e ndjeshme kryesisht në familjet e reja shqiptare, pasi fëmijët e tyre janë lindur jashtë Shqipërisë. Identiteti kombëtar tek ta thuajse nuk ekziston.

shek

[Edituar më 5-2-2003 nga Anton Ashta]





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 28-2-2003 nė 17:42 Edit Post Reply With Quote
Pyetje!

Sa është e gatshme mërgata shqiptare të kthen në atdhe?

Dhe...

Sa është e gatshme qeveria Shqiptare t'i ofron jetë normale kësaj mërgate po të pranonte që të kthehej kjo mërgatë?!

Ose...

A është e gatshme qeveria Shqiptare të pranon mërgatën shqiptare në gjirin e saj duke ju siguruar së paku banesa,ose vënd për ndërtim shtëpie(nëse mërgimtari ka shprehur gatishmëri të ndërton vetë).

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 28-2-2003 nė 18:20 Edit Post Reply With Quote
Cila eshte Mergata Shqiptare Tali? Cilet individe mendon se perbejne shumicen derrmuese te saj dhe per c'arsye kane merguar mendon? Ne c'menyre kane merguar? C'rruge kane ndjekur per te arritur ne mergim?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 28-2-2003 nė 19:11 Edit Post Reply With Quote
Ēka nėnkuptoj unė me mėrgatėn?

Me mërgatën shqiptare nënkuptoj të gjithë ato individë që ndjehen shqiptarë dhe janë të gatshëm të këthejnë në atdhe?

Mërgata shqiptare ka mërguar vetë,pa ndihmën e qeverisë.përkundrazi ajo ka dhënë kontributin më të madh që shqiptarët të lëshojnë vendin.

Për t'u gjindur,vetë individët që kanë dalë jashtë atdheut kanë qenë të ndihmuar nga të afërmit,por edhe nga shoqëria.

Prandaj unë parashtrova pyetjen më lartë kalemi!

Pra,të shohim sa kjo "qeveri" qenka e gatshme që të riatdheson njerëzit më të mirë të vendit.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
kalemi

Postuar mė 28-2-2003 nė 20:40 Edit Post Reply With Quote
Kush mendon se Tali ka te drejte?
View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 1-3-2003 nė 15:36 Edit Post Reply With Quote
Per tiu pergjigjur pyetjes se mesiperme, duhet nji nate dimni ...

Do te doja te shtroja nje arsyetim per shkakun e mergatimit shqiptar, i cili eshte kryer ne dallge te ndryshme te historise, kryesisht per arsye ekonomike, politike, shpirterore, emocionale, etj.

Per te patur nje pamje me te plote te shkaqeve te mergimit (pa marre persiper rolin e historianit), heqja e disa paraleleve me fillimin e kolonizimit te Amerikes do te ndihmonte ne qasjen e nje ideje me te kjarte - pilgrimet, te cilet u larguan prej Anglise e Hollandes me nje synim te ketille: te ushtronin te lire besimin ndaj Perendise - baza e lirise. I ngjashem me kete ka qene emigrimi Shqiptar ne shek. XV-XVI per ti shpetuar sundimit Otoman ne Italine Jugore.

Ky model emigrimi nuk ishte e nuk mbeti i vetmi e tabu - emigrimi qe vijoi ne Amerike ishte kryesisht i karakterit ekonomik, mundesive qe ofronte liria kombinuar me oportunitetet pasurore.

Po ti kthehemi problemit te emigrimit Shqiptar ne bote, me pak fjale do ta pershkruaja si mundesi per nje jete me te mire kryesisht prej Shqiptareve te Shqiperise Jugore - kjo vijoi deri ne fillimin e Luftes se Dyte Boterore.

Pas saj, emigrimi i Shqiptareve ka qene i karakterit politik - per ti shpetuar persekutimit komunist te E. Hoxhes dhe Titos.

Ndersa Shqiperia aplikoi nje mbyllje te pashembullt ne histori - ne ish-Jugosllavi u ofrua mundesia e emigrimit per ne Europen Perendimore - gje cila u shfrytezua prej Shqiptareve per ti shfrytezuar oportunitetet qe ofronte kjo mundesi, krahas avantazhit jugosllav, i cili desheronte aq shume zbrazjen e Jugosllavise prej sa me shume Shqiptareve.

Nderkohe, Shqiptaredt e Shqiperise vijoni te arratiseshin e te vriteshin ne kufij, deri e dhe ne mareveshje te heshtura e te fshehta me vendet fqinje si Jugosllavia e Greqia. Edhe nje pjese e Shqiptareve te Kosoves kane shfrytezuar kete kuader per tu larguar e trajtuar si emigrante politike ne SHBA e gjetke. Per ironi te historise, me zhvillimet e konfliktit gjakesor ne ish-Jugosllavi, disa Shqiptare te Shqiperise e shfryetzuan momentin perte marre statusin e refugjatit ne vende te ndryshme te Europes Perendimore.

Ironia me e thelle e statusit te emigrimit "politik" ishte ajo e ish-funksionareve komuniste e pinjolleve te tyre, te cilet, pas shembjes se Murit te Berlinit, shfrytezuan difektet e regjimit te paarritur demokratik te Berishes per te marre statusin e azilantit ne SHBA e tjeterkund ku munden.

Ne teresi, emigrimin do ta veshtroja si nje proces me dy etapa - ne fillim me kryet prapa ne Atdhe, pastaj perhere e me shume i "zhytur" ne rjedhen e adaptimit me jeten aty ku vendosesh.

Pra, mergata nuk eshte nje e tere solide - ajo eshte nje largim nga trojet Shqiptare ne etapa te ndryshme, per arsye te ndryshme. Per shkak te oportuniteteve te ofruara, e sa mundet qe ato te shfytezohen (sidomos nga brezi i pare) - "distancimi" prej memedheut fillon nje ngjitje, i cili ka disa variabla - vare prej kushteve te "melting pot" si dhe te hapjes se Atdheut ndaj mergates.

Ne pergjithesi, mergata eshte veshtruar me nje fare skepticizmi prej regjimeve, perfshi edhe ato post-komuniste, kryesisht si nje fare fobie rivaliteti pushtetmarrje a pushtetmbajtese. Ne qoftese per regjimin komunist mergata ishte thuejse e tera reaksionare, per regjimin post-komunist ajo eshte nje fare rivaleje e paftuar ne "ndarjen" e byrekut te pushtetit politik, ekonomik, administrativ, shoqeror, kulturor, etj. Dalengadale zhvillohet edhe nje fare hendeku ne pikpamje arsimimi, kulture jetese, pune, e deri argetimi. Nje shembull i shkelqyer i aktivizimit te mergates eshte ai i vendeve Balltike, te cilat i integruan eksponente te mergates deri dhe ne postet me te rendesishme te administrates.

Krahas ketyre, emigrimi eshte per pushtet-mbajtesit nje mjet per te ndikuar ne mardheniet bilaterale vendet perkatese - kjo sipas oreksit dhe interesave te tyre - edhe vete struktura e nje Instituti, per shembull ne Shqiperi -eshte ne varesi te MPJ, dhe paraqitet inerte, ineficente deri jo egzistente.

Ende nuk ka nje organizim te diaspores vete - ndasia diku-diku eshte breznore, kohore, politko-ekonomike, krahinore, etj,te cilat nuk e lejojne ate te paraqitet e "unifikuar" sidomos ndaj ceshtjeve kardinale kombetare. Kjo gjendje shfrytezohet prej pushtetmbajtesve ne trojet Shqiptare per te patur sa me shume prej diaspores nen "hyqmin" e vet. Nuk ka as edhe nje vit qe qeveria Shqiptare pajtoi nje firme avokatore amerikane per te lobuar ne Uashington per antarsi ne NATO, duke mos marre ne konsiderate mundesine e aktivizimit te avokateve e intelektualeve shqiptaro-ameikane ne kete drejtim.

Por a ka vend lobizmi ne Europe, vecanerisht ne Bruksel, Rome e Athine? Mendoj se jane te shumta e te kerkuara, por pushtetmbajtesit e derisotem duan ti mbajne "nen sqetull" me insistim, ndryshe iu del nga kontrolli, centralizmi burokratizues. Nderkohe, mundesite e Shqiptareve emigruar ne Europe, Amerike, Australi e gjetke jane gjithnje ne rritje per te ndikuar ne te mire te zhvillimit ne trojet Shqiptare.

Sot me shume se kurre shfaqet dosmosdoshmeria e bashkimit te diaspores ne vende e ne bote ne teresi, per tu reflektuar pastaj ne trojet Shqiptare, e njekohesisht ndikuar sa me ndjeshem ne qarqet me influence ne vendet e BE, Amerike e kudo.

Ky proces eshte i dy-anshem - "autostrada" e bashkimit kombetar dhe e integrimit euro-atlantik behet i efektshem kur rezulton nje perpjekje e perbashket: Troje Shqiptare me Diasporen.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2003 nė 23:04 Edit Post Reply With Quote
Shkruan: Mr. Qemajl Morina

Ardhmëria e trojeve shqiptare

Diaspora shqiptare

“Kombit tim – i copëtuar dhe i shpërndarë, por një”.

Vincenx Dorsa (shkrimtar arbëresh)

Diaspora shqiptare është pjesë e pandarë e qenies sonë kombëtare. Ajo, edhe pse e ndodhur fizikisht larg Shqipërisë dhe trojeve të tjera etnike shqiptare, vazhdimisht luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet e tjera shqiptare, duke u përpjekur që tërë potencialin e saj mendor, material dhe ekonomik të angazhonte në interes të çështjes sonë kombëtare. Në anën tjetër, Diaspora shqiptare numerikisht është shumë e madhe, saqë nuk mund të krahasohet me asnjë diasporë tjetër të thjeshtë të cilitdo popull qoftë, në proporcion me numrin e popullit tonë.

Numri i shqiptarëve në diasporë, të dëbuar në periudha të ndryshme kohore, mund të jetë i barabartë ose më i madh se numri i shqiptarëve në Shqipëri dhe trojet e tjera etnike shqiptare. Për këtë arsye, është në interesin tonë gjithëkombëtar që asaj pjese të popullatës sonë t’i kushtohet kujdesi i duhur. Ajo e meriton këtë dhe ne i kemi borxh një gjë të tillë. Prandaj është mirë që kohët e fundit në shtypin dhe literaturën tonë po i kushtohet një kujdes më i madh. Në faqet e shtypit temat për diasporën janë gjithnjë e më të shpeshta. Megjithatë në këtë aspekt duhet të bëhet edhe më shumë.

Historiku i Diasporës shqiptare

Historiku i Diasporës shqiptare është i hershëm. Vetë pozita e vendit ku jetojnë shqiptarët, është e tillë që i bën ata të lëvizin në drejtime të ndryshme. Diaspora shqiptare është bukur heterogjene1 në dy pikëpamje, në pikëpamje të kohës së mërgimit si dhe në pikëpamje të regjionit prej nga kanë ardhur. Shikuar nga aspekti kohor, bashkësitë më të vjetra shqiptare i përbëjnë arbëreshët në Itali dhe arvanitët në Greqi. Të parët kanë arritur që për shekuj të ruajnë idenitetin e tyre, kurse të dytët, fatkeqësisht tash janë në fazën përfundimtare të asimilimit të plotë, edhe pse mbase ka shpresë që edhe kjo bashkësi të njohë një ringjallje sado të vogël. Në radhën e këtyre bashkësive të vjetra mund të hyjë pa mëdyshje edhe bashkësia shqiptare e Egjiptit. Pas këtyre vijnë bashkësitë shqiptare në Turqi, SHBA, Belgjikë, Australi e në ndonjë vend tjetër. Të fundit vijnë mërgimtarët e katër dekadave të gjysmës së dytë të shek. XX, një ekzod që për fat të keq vazhdon ende dhe e dëmton rëndë qenien tonë kombëtare. Shumica e tyre janë vendosur apo bëjnë përpjekje të vendosen në shtetet e ndryshme të Evropës Perëndimore, në SHBA dhe Kanada. Këtu vlen të përmendim edhe 500 mijë qytetarë të Shqipërisë, të cilët në fillim të viteve nëntëdhjetë, pas hapjes së Shqipërisë ndaj botës, u shpërgulën në Greqi, Itali si dhe në vende të tjera evropiane.

Varësisht nga koha e mërgimit, ndryshojnë edhe rrethanat e mërgimtarëve tanë, por mund të thuhet se ata që janë më të hershëm në mërgim, kanë mundësi të ofrojnë një përvojë që do t’u ndihmonte atyre që kanë ikur më vonë, në shumë aspekte, kurse mërgimtarët e vonshëm mund të freskojnë diasporën me ndjenja më të freskëta kombëtare. Kuptohet, ata që e migrojnë më vonë, të vetmen mbështetje në fillim kanë tek ata që kanë emigruar më herët.

Në Diasporën tonë aty - këtu vërehen përpjekje që ndarjet që i janë imponuar popullit shqiptar në trojet e veta, të barten dhe të projektohen edhe në vendet e migrimit. Shpesh na bie të dëgjojmë të flitet për shqiptarët të Shqipërisë, shqiptarë të Kosovës, të Çamërisë, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Preshevës e kështu me radhë.

Ky lloj organizimi nganjëherë mund të vërehet edhe në kuadër të disa komunave a qyteteve prej nga janë shpërngulur shqiptarët. Ky organizim mund të vërehet në mënyrë të veçantë në diasporën tonë në Turqi, që funksionon në kuadër të klubeve kulturore apo shoqërive artistike.

Arbëreshët e Italisë

Ashtu siç e thamë edhe më lart, arbëreshët e Italisë paraqesin diasporën tonë më të vjetër, por ndoshta edhe më besnike, e cila ruajti traditat kombëtare brez pas brezi për pesë shekuj me radhë. Nga gjiri i saj dolën figura patriotike, të cilat lanë gjurmë të thella në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare. Me këtë rast mjafton të përmendim Jeronim de Radën si një figurë tejet e rëndësishme e kulturës dhe krijimtarisë sonë letrare. Po ashtu nuk mund të harrojmë pa përmendur edhe Garibaldin, i cili kur vendosej për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përfundim të shekullit XIX-të e ngriti zërin shumë lartë për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare.

Është vështirë të dihet se cili është numri i vërtetë i arbëreshëve që jetojnë sot në Itali2. Mirëpo, sipas disa të dhënave, pas vdekjes së Skënderbeut, nga Shqipëria në Itali u shpërngulën 200.000 shqiptarë, të cilët u vendosën në Italinë Jugore, ku tani në Kalabri gjenden 180.000 arbëreshë të vendosur në 43 fshatra, dhe në Sicili 120.000 arbëreshë të vendosur në 36 fshatra.

Shqiptarët e Egjiptit

Në Egjipt që nga fillimi i shekullit XVIII, me vendosjen e Mehmet Ali pashës si vali i Egjiptit, numri i shqiptarëve atje ishte rritur vazhdimisht. Dinastia shqiptare e Mehmet Ali pashës kishte sunduar vendin e faraonëve për 150 vjet, nga viti 1805 deri më 1952. Meqenëse shumica e tyre ishin ushtarë, ata ishin shpërndarë edhe nëpër vise të tjera, si në Palestinë, Siri, Liban, Libi, Hixhaz, Jemen e Sudan. Këtë më së miri e vërtetojnë pasardhësit e shumë familjeve me origjinë shqiptare që jetojnë sot atje me mbiemrin Arnauti ose El-Albani.

Në Egjipt në fillim të shekullit njëzet ishte zhvilluar një veprimtari e gjerë e kulturës shqiptare, në veçanti në lëmin e publicistikës shqiptare, ku kishin parë dritën një numër i konsideruar i gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe. Vlen të theksohet se gazetat si “Toska”, “Besa”, “Sëpata”, “Shkreptima”, botoheshin vetëm në Kairo, por edhe në qytetet e tjera më të vogla të Egjiptit, siç ishte qyteti Fejum, që tregon praninë e madhe të shqiptarëve në atë kohë në Egjipt. Po ashtu vlen të theksohet se bartës të aktiviteteve kulturore me një numër të madh ishin edhe shqiptarët e besimit ortodoks. Në Egjipt jetuan dhe vepruan edhe shkrimtarët tanë të mëdhenj Andon Zako – Çajupi, Filip Shiroka dhe Aleksandër Xhuvani.

Shqiptarët e Turqisë

Nuk ka dyshim se numri më i madh i shqiptarëve në periudha të ndryshme kohore është shpërngulur në Turqi. Shqiptarët në Turqi3 u vendosën në Stamboll, Izmir, Bursë, Manisë, Ajdin, Çanakala, Adapazar, Ankara, Kajser, Qemajl – Pasha, Bafër etj. edhe në 300 fshatra të Anadollit. Ata tejkalojnë numrin 1.500.000. Nëse llogaritet shtimi i tyre natyror, numri i tyre sot duhej të arrinte në 6.200.000(!).

Ndër personalitete4 të rëndësishme të kohës, që kanë jetuar dhe vepruar në Stamboll, mund të përmendim Pashko Vasë Shkodranin (1825-1892), Abdyl Frashërin (1839-1892) dhe dy vëllezërit e tij - Naimin (1846-1900) dhe Samiun (1850-1904), Namik Qemalin (1840-1888), shkrimtar i lindur në Tekirda, Abidin Pashë Dinon (1843-1908), Ismail Qemalin (1846-1919) si dhe shumë personalitete të tjera.5

Shqiptarët e Amerikës

Për nga rëndësia, diaspora shqiptare e Amerikës zë një vend të privilegjuar6, për shkak se vetë Amerika gëzon sot një vend të priveligjuar në botë.

Numri i shqiptarëve7 të diasporës është rritur, sidomos vitet e fundit, megjithëse shifra të sakta nuk ka dhe nuk kanë për t’u gjendur kurrë, për arsye se një pjesë e madhe e tyre kanë hyrë me pasaporta jugosllave, turke, greke, dhe në statistikat e INS (Zyrës së Imigracionit) figurojnë si të tillë. Kjo bën që regjistrimi i shqiptarëve të jetë gati i pamundur në këtë hapësirë.

Shumicën e shqiptarëve sot janë të përqendruar në Nju-Jork dhe lirisht mund të thuhet se ai është kryeqendër e diasporës shqiptare në Amerikë, që do të thotë se ka zënë vendin e Bostonit. Sot në Nju-Jork ka shkolla shqipe, jeta fetare ka marrë hov të madh me ndërtimin e vrullshëm të objekteve fetare të të gjitha besimeve, të cilat shërbejnë si vend tubimi dhe edukimi për shqiptarët e diasporës në Amerikë. Ato shërbejnë si qendra për edukimin shpirtëror të shqiptarëve si dhe qendra shkollore për mësimin e gjuhës shqipe. Vetëm në qytetin e Nju-Jorkut me rrethinë janë ndërtuar disa xhami. Pak vite më parë në Staten Island të Nju-Jorkut u hap një ndër xhamitë më të mëdha në SHBA, e cila në të njëjtën kohë shërben edhe si qendër shkollore e parë e këtij lloji për shqiptarët e SHBA-së. Në Amerikë edhe në të kaluarën, por edhe tash botohen gazeta e revista të ndryshme, të cilat janë mjeti më i mirë për mbajtjen e lidhjeve ndërmjet komunitetit shqiptar në Amerikë.

Diaspora në Amerikë, kohët e fundit është shumë aktive në sferën e politikës amerikane dhe kjo luajti rol tejet të rëndësishëm rreth njohjes së Administratës amerikane dhe opinionit amerikan me çështjen shqiptare. Për këtë qëllim në SHBA vepron lobi shqiptar8 i përfaqësuar në LQSHA (Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane) nën udhëheqjen e Xhozef Diogardit, si dhe NAAC me seli në Uashington, në krye të së cilës janë Ilir Zherka dhe Afërdita Rakipi; qëllimi i këtyre lobeve është komunikimi për së afërmi me Qeverinë Amerikane për kauzën shqiptare.

Shqiptarët në shtetete Evropës

Këtu nuk duhet harruar as disaspora shqiptare në shtetet e Evropës Perëndimore, e vendosur atje në vitet gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë të shekullit të kaluar për të gjetur punë. Me kalimin e kohës dhe me keqësimin e situatës në trojet shqiptare, ata morën dhe familjet e tyre. Kjo bëri që ata të mendojnë për një qëndrim më të gjatë në ato vende, ndërsa brezi i dytë për qëndrim të përhershëm. Shumica e emigrantëve në vendet e Evropës Perëndimore janë nga Kosova, Maqedonia, Presheva dhe Mali i Zi.

Mu për këtë arsye vitet e fundit u hapën shkolla të shumta në gjuhën shqipe në ato vende ku shqiptarët ishin më shumë. Por, në të njëjtën kohë, për të ruajtur identitetin fetar, u morën shumë iniciativa për hapjen e xhamive, nëpër të cilat kryheshin obligimet fetare dhe ato shërbenin si qendra kulturore. Numri i këtyre sa vjen e rritet nga viti në vit. Nëpër ato qendra punojnë djem të rinj që kanë kryer fakultete islame nëpër universitete të ndryshme të Botës Islame. Përveç njohjes së gjuhës amtare, ata mësojnë edhe gjuhët e vendeve ku jetojnë dhe veprojnë, që të jenë në gjendje të komunikojnë me banorët vendës. Qendrat islame në këto vende mbajnë lidhje të vazhdueshme me Bashkësitë Islame në Prishtinë, Shkup e në Malin e Zi.

Numri i saktë i mërgimtarëve tanë në këto vende është vështirë të dihet. Supozohet se ai mund të arrijë mbi 400.000 nga të gjitha trojet shqiptare.9

Ekzodi i shqiptarëve të Shqipërisë

Këtu vlen të përmendim se në fillim të viteve të nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, pas hapjes së Shqipërisë ndaj botës, shpërtheu një ekzod me përmasa marramendëse i njohur si “ekzodi i ambasadave”. E tërë rinia shqiptare dëshironte të lëshonte Shqipërinë dhe ta merrte botën në sy. Llogaritet se numri i atyre që e lëshuan Shqipërinë dhe emigruan në Greqi dhe Itali, kalon shifrën prej gjysmë milioni. Kjo tragjedi është një kapitull më vete. Ajo që vlen të përmendet, është se Qeveria greke dhe Kisha ortodokse greke shfrytëzuan këtë fatkeqësi të popullit shqiptar për konvertimin e shqiptarëve me përkatësi fetare islame në krishterim, duke u bërë shantazhe që ata t’i ndërronin emrat e tyre me ata grekë si hap i parë, dhe pastaj të bënin pagëzimin në ortodoksë si hap i dytë. Dhënia e lejes së qëndrimit të tyre dhe punësimi i tyre kushtëzohej me këtë procedurë. Për pranimin e këtij numri aq të madh refugjatësh në vendin e saj, Greqia merrte ndihma të konsiderueshme nga Unioni Evropian. Shqiptarët kryenin punët më të rënda dhe me djersën e tyre ndërtonin ekonominë greke, ndërsa trajtimi nga Qeveria greke pothuajse ishte i mjerueshëm. Pagesat ishin minimale dhe ata dëboheshin e u konfiskoheshin të hollat e fituara me aq mund kurdo që u tekej grekëve.

Të mos flasim për legalizimin e qëndrimit të tyre, ose marrjen e të drejtave, që u garantonin atyre ligjet ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave ishte edhe vetë Greqia si anëtare Bashkësisë Evropiane. Ndërsa, sa i përket të drejtës së shkollimit në gjuhën amtare, apo së drejtës për hapjen e ndonjë programi informativ në gjuhën shqipe, as që mund të flitet.

Pra, ky është realiteti i Diasporës shqiptare në fillim të shekullit njëzet e një. Numri i tyre arrin në disa miliona. Është pothuajse gjysma e një populli të tërë. Është pjesa e popullit tonë të një gjaku, të një gjuhe, të një feje. Si çdokund në botë që shteti amë kujdeset për bijtë e tij kudo qofshin ata, këtë lypset ta bëjmë edhe ne. Dihet se shteti amë nuk është në pozitë që mund të bëjë shumë për ta. Por, megjithatë, diçka mund të bëhet. Këtë ua kemi borxh vëllezërve dhe motrave tona në diasporë kudo ata jetojnë dhe veprojnë. Diaspora shqiptare ka nevojë për përkrahjen tonë morale, shpirtërore e kulturore. Ajo ka nevojë t’i mbajë e t’i zhvillojë lidhjet vazhdimisht me trojet shqiptare prej nga janë shpërngulur. Ne po ashtu kemi nevojë për përkrahjen, ndihmat dhe përvojën e tyre në vendet ku jetojnë ata.

Dijetarët e rinj shqiptarë në diasporë kanë një barrë fisnike mbi supet e tyre, të shpërndajnë mjegullën dhe shpifjet që kanë përhapur me zell pseudoshkencëtarët shovinistë me shtrembërimet historiografike dhe të sferave të tjera në dëm të kulturës materiale e shpirtërore të popullit shqiptar. Dinjitetin e kombit dhe të vërtetën nuk ka kush ta mbrojë më mirë se bijtë e tij.10

Një rol të rëndësishëm mund dhe duhet të luajnë shkëmbimet e ndërsjella dhe të vazhdueshme midis specialistëve të të gjitha fushave të veprimtarisë njerëzore. Joshja e biznesmenëve nga vende të ndryshme për investime, dhe po ashtu e shqiptarëve të diasporës, nuk arrihet as me sentimentalizëm, as me thirrje patriotike. Ajo ka sukses vetëm kur të bashkërenditen interesat ekonomikë ose kulturorë.

Një detyrë e përhershme e Diasporës shqiptare është afirmimi i vlerave të kulturës, të artit dhe të traditës kombëtare në përgjithësi në vendin ku jetojnë mërgimtarët. Kjo është një nga ato vlera që kanë karakter të përhershëm.


--------------------------------------------------------------------------------

Fusnotat:

1. Shekulli 21, Dino Asanaj, New Jork, 1996, f. 76.

2. Abdullah A. Bytyçi, Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë, Prishtinë, 2001, fq. 41.

3. Po aty, fq. 41.

4. Po aty, fq. 41.

5. Ekskluzive (revistë mujore), nr. 18, Tetor 2001, fq. 61.

6. Shekulli 21, Peter R. Prifti, Diaspora e Amerikës, fq. 71.

7. Po aty, fq. 61.

8. Zëri (revistë javore), nr. 1800, 18 dhjetor 2001, fq. 38.

9. Abdullah A. Bytyçi, Terrori shtetërror dhe gjenocidi serbo-malazieas në Kosovë 1878-1991, Prishtinë, 2001, fq. 41.

10. Shekulli 21, Peter R. Prifti, Diaspora e Amerikës, fq. 73.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-3-2003 nė 23:13 Edit Post Reply With Quote
Diaspora dhe Atdheu, arritjet dhe mundėsitė

Përtej asimilimit dhe izolimit



Shqiptarët, edhe pse pa dashje, janë bërë universalistë. Nëse je shqiptar ose e di gjuhën shqipe, mund të bredhësh nëpër tërë botën, nga Amerika veriore dhe jugore deri në Australi, dhe përfytyrohet lehtë dita kur shqiptari i parë shpërngulet për në Antarktikë duke shpresuar që atje nuk e përsekutojnë serbët ose që fitohet më mirë. Më caktë do të flitej jo për diasporën, por për diasporat shqiptare, se të shumëllojshme janë sa i përket vendit gjeografik edhe historisë së emigrimit. Sidomos këtë dhjetëvjeçar, pas hapjes së kufijve të Shqipërisë dhe me egërsimin e regjimit pushtues në Kosovë, është shumëfishuar numri i sateliteve që i rrotullojnë trojet shqiptare origjinale që, si viset që i lindnin shpërnguljet shqiptare kudoqoftë, në përdorim gjuhësor domëthënës u barazohen prindërve: atdhe, mëmëdhe. Kur të kolonizohen trojet shqiptare, banorët formojnë kolonitë e tyre përjashta.

Se emigracioni masiv ka dobitë dhe padobitë e veta, kjo është një e vërtetë pothuaj banale. Është termometri i problemeve ekzistenciale të banorëve dhe të shoqërisë së tërë; është këmbimi i gjakut të gjallë kundër gjakut metalik që duhet ta gjallërojë ekonominë. Shumë familje shqiptare në vendlindje jane bërë aq të varur nga ky transfuzion parash saqë "mëmëdheu" shqiptar tani është lidhur nepërmjet kërthizës me botën perëndimore.

Krahas kontributit ekonomik, është i konsiderueshëm kontributi politik – i diskutuar dhe i polemizuar – dhe kohët e fundit, gjatë luftës në Kosovë, sidomos kontributi militar, qoftë me njerëz, qoftë me ndihma materiale dhe financiare; as nuk duhet harruar kontributin e diasporës në fushën kulturore dhe shkencëtare, duke marrë si shembull arbëreshë të shquar sikur Jeronim de Radën.

Nuk janë ato temat për të cilat dëshiroj të zgjatem. Njihet vlera e kontributeve të diasporës, njihet edhe problematika e së ardhmes së një vendi ku krahët më të fortë dhe mendjet më të holluara derdhen jashtë. As nuk dëshiroj të zgjatem duke diskutuar organizimin e diasporës shqiptare. Pa rënë ne perfeksionizëm, përmirësime gjithmonë mund të bëhen; por duhet edhe marrë parasysh se shumë pakica të tjera në vendet e emigracionit i kanë zili shqiptarët për organizimin e tyre të mirë.

Le të konsiderojmë marrëdhëniet e veçanta midis diasporës dhe atdheut, nga njëra anë, dhe midis diasporës dhe vendit të emigracionit, nga ana tjetër, në perspektivën e identitetit kombëtar Le t'i konsiderojmë në perspektivën e një individi që ballafaqohet me një botë tjetër të huaj, gjë që mund të zgjerohet deri në kolektivin e mërgimtarëve.

Të dalësh nga bota jote e njohur, që ndoshta e ke mbajtur, pa e ditur me ndërgjegje, për modelin e botës krejt, dhe të hasesh me të huaj. Ç'të ndien, si reagon? E panjohura është njëkohësisht fascinosum dhe tremendum, njëkohesisht ta tërheq kureshtjen dhe të krijon frikë. Kureshtje sepse, në qoftë se e përvetëson, do të bëhesh më i pasur, më i madh, ose thjesht më i kultivuar, me horizont më të gjerë, gjë që të jep një dituri dhe fleksibilitet të mëtejshëm për ta përballuar më mirë jetën. Kureshtje, shkurtazi, për t'u zhvilluar, për të fituar.

Ndërsa frika nga e panjohura është frikë për të mos humbur ose, më në fund, për të mos u humbur. Gjëja më e rrezikuar përballë së panjohurës qenka identiteti, qoftë ai i një individi, qoftë identiteti i një kolektivi, i një kombi. Në frontet e identiteteve shpërthehen betejat e hapura dhe të fshehura në emër të racës ose të nacionalitetit. Kur diçka është e ndryshme, mund të vërë ne pyetje identitetin sepse veç ekzistenca e diçkaje tjetër mund të të çojë në konkludim se disi mund të jesh gabuar, së bashku me shumë njerëz të tjerë. Krijohet njëfarë pasigurie, që mund të përgjigjet, dhe që përgjigjet vazhdimisht, me dy reagime ekstreme: asimilim ose izolim.

Logjika themelore e asimilimit është: tjetra është çdo gjë, vetja nuk është asgjë. Izolimi, ose kundërreagimi ndaj rrezikut të vetëasgjësimit në asimilim, e ka logjikën të kundërt: vetja është çdo gjë, tjetra nuk është asgjë. Asimilimi paguhet me humbjen e rrënjëve, kurse izolimi paguhet me humbjen e mundësive të zhvillimit, me amulli. Këtë fenomen e kanë përjetuar e pësuar gjatë një gjysmëshekulli shqiptarët nën regjimin e Enver Hoxhës.

Mërgimtarët shqiptarë e gjejnë veten, krahas shumë vështirësive të tjera, para detyrës të gjejnë njëfarë ekuilibri midis këtyre dy tendencave. Nga njëra anë, nevoja dhe dëshira për t'u integruar në shoqërinë e re për të jetuar aq më mirë. Nga ana tjetër, dëshira personale dhe patriotike për t'i mbajtur gjallë rrëniët e vet dhe lidhjen me Atdheun. Në qoftë se këto dëshira nuk pajtohen, mund të ndodhë që emigrantët ta mohojnë shtetësinë apo kombësinë e vet, e harrojnë gjuhën e tyre, dhe pas pak brezave shqiptaria e tyre shfaqet vetëm në pemë gjenealogjike.

Po shumë shpesh edhe ndodh se shqiptarët në diasporë janë "më shqiptarë" se bashkëatdhetarët e tyre në Ballkan. Mburren për shqiptarinë e tyre duke u përbuzur popuj të tjerë, sidomos ata që i kanë pritur në vendet e tyre. Një shëmbull domëthënës është qëndrimi ndaj martesave mikste, që vërtet nuk duhen ta rrezikojnë identitetin shqiptar, por të krijojnë një mirëkuptim konkret për të. Edhe pse shërbejnë më mirë për t'i sensibilizuar në thellësi – sepse i takon anëtarëve të familjes – njerëzit nga vendi i emigracionit, edhe pse shumica e të huajve që merren me gjuhën shqipe e bëjnë për arsye familjare, është për t'u ankuar se shumë shqiptarë mikpritjen ia japin bujarisht vetëm miqve, por jo dhëndrit apo nuses së huaj. Këto paragjykime nuk gjeten vetëm tek njerëz të pashkolluar, por bile tek intelektualë që e konsiderojnë veten si të hapur ndaj botës. Një problem tjetër i lidhur me vetizolimin e shqiptarëve ne diasporë është edukimi i vajzave sipas një morali mesjetar, që jo vetëm që nuk i përshtat vendeve ku banojnë, por edhe janë duke u tejkaluar pak a pak nga Prishtina deri në Permet.

Po cila është rruga e artë në mes, ajo që do t'u jap mërgimtarëve tanë perspektiva të mira integrimi pa ua tretur identitetin kombëtar dhe pa u mbyllur në një izolim prapanik?

Thelbi i kësaj çështjeje është koncepti që formojnë rreth identitetit. Zhvillohen beteja dhe ngriten fortesa rreth vijave të identitetit vetëm në qoftë se identiteti konsiderohet si një bllok masiv, që nuk lëviz fare, që ose ndërrohet ose mbahet ashtu siç është. Por këto blloqe janë bllokada, e bllokojnë zhvillimin e individit dhe mirëkuptimin e popujve.

Modeli statik i identitetit t'ia lërë vendin një modeli dinamik. Sipas tij, identitet nuk është një imazh mendor që jap siguri sepse mbetet ashtu siç është, si spirancë në një botë kaotike dhe kërcënuese. Përkundrazi është e ndryshueshme pa rrezik vetëhumbjeje sepse përbehet nga shumë komponente të ndryshme, saqë njësia e përgjithshme nuk shembet kur të ndërrohen ca pjesë të saj. Sigurinë e jep ky model postmodern sepse është aq fleksibël saqë mund t'u përgjigjet shumë situatave të ndryshme.

Në rastin konkret të diasporës shqiptare kjo do të thotë se jo vetëm që lejohet, por që është e dobishme që të zgjidhen dhe të kombinohen elemente më të vlefshme nga atdheu si dhe nga vendi pritës. Të lumtë ata që mund të pinë nga dy burime.

Po identiteti kombëtar shqiptar a nuk prishet kështu? Duhet ruajtur patjetër me kujdes lidhje kulturore dhe emocionale me trojet shqiptare, duhet kultivuar vlera si mikpritjen dhe dashurinë për lirinë; dhe në dhe të huaj, kur të mos vuash nga malli, lipset një përpjekje e veçantë, edhe për të mos ua kthyer shpinën motrave dhe vëllezërve në vendin e varfër ose të okupuar. Me ta marrë këtë parasysh dhe kur të mos imitojë verbërisht çdo rrymë që vjen nga jashtë, kombi shqiptar ka shanse të mira të pasurohet nga ndikime të huaja. Kushti paraprak është që të dy kulturat të shikohen dhe të krahasohen me vetëdije.

Kështu bashkëatdhetarët ne diasporë e kanë privilegjin të jenë një urë lidhëse midis dy botave. Qenka fati i urave që nuk janë brigje, dhe që hera-herë i merr malli të jenë thjesht një breg.

nga Silke Liria Blumbach





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 28-3-2003 nė 17:39 Edit Post Reply With Quote
“Kombit tim – i copëtuar dhe i shpërndarë, por një”.

Vincenx Dorsa (shkrimtar arbëresh)

Diaspora shqiptare është pjesë e pandarë e qenies sonë kombëtare. Ajo, edhe pse e ndodhur fizikisht larg Shqipërisë dhe trojeve të tjera etnike shqiptare, vazhdimisht luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ngjarjeve jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet e tjera shqiptare, duke u përpjekur që tërë potencialin e saj mendor, material dhe ekonomik të angazhonte në interes të çështjes sonë kombëtare. Në anën tjetër, Diaspora shqiptare numerikisht është shumë e madhe, saqë nuk mund të krahasohet me asnjë diasporë tjetër të thjeshtë të cilitdo popull qoftë, në proporcion me numrin e popullit tonë.

Një fragment i marë nga teksti më lartë që ka postuar Antoni.-Tali





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 17-4-2003 nė 16:03 Edit Post Reply With Quote
Dispora shqiptare është në letargji totale!Partitë politike dominojnë,por edhe ato aktivitetet e tyre i kanë gjysmake,mos të themi zero.Nuk e kam të qartë ende pse partitë politike shqiptare lejojnë formimin e degëve të tyre në diasporë!!!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 28-4-2003 nė 17:42 Edit Post Reply With Quote
Bye - Bye Irak! I Love America!

Ed Rexha, "Albanian Prince", kthehet nga lufta "një yll" - një gradë më lart!


BEQIR SINA, Nju -Jorku (SHBA),


Staten Island NY : Njëra prej pesë lagjeve(qyteteve me status të veçantë administrativ) (Five Borough), të cilat përbëjnë edhe qytetin e Nju Jork(ut) (New York City), është dhe Staten Island (Ishulli Shtet). Ky ishull i vogël (S I), populluar shumë vonë, ka një histori të gjatë me jetën e historinë e bukur të këtij vendi - Nju Jork(ut). Qytet-lagjeja(borough) Staten Island, ka rreth një miljon banorë, njihet këtu si njëra prej qëndrave më të populluara me shqiptarë, pasë Bronksit, Quinsit e Bruklinit. Kryesishtë, me shqiptarë,
që lanë trojet e tyre për të emigruar nga Mali i Zi, shqiptarët emigratë të ardhur në këtë vend nga Ish-Republika "Jugosllave" të Maqedonisë(IRJM), dhe pse jo edhe ata nga Shqipëria, e viteve të fundit. Në vijimim të këtij shkrimi, nuk është qëllimi të flasim për historin, gjeo-politikat, demografinë, e studime të tjera rreth këtij qyteti, por, edhe ne si gjithë media amerikane e botërore, do të përpiqemi që me ketë shkrim të hedhim sado pak dritë mbi sakrificën sublime të këtij shqiptaro-amerikane me luftën në Irak. Me këtë rast shfrytëzojm edhe faktin e pranuar, se nga ky qytet, sipas statistikave amerikane, në përpjestim më popullsinë, gjendet edhe numëri më i madhë i ushtarëve amerikanë. Ushtarë, e ushtarak, të cilët janë sot, kontigjenti, më i madh ushtrisë amerikane, në luftën e Gjirit Persik.

Staten Island (Ishulli Shtet), sipas medias amerikane, ka mijra ushtarë në vijën e parë të luftës , dhe midis tyre lavdia i mbetet të gjithve, por ajo çka tërheq vëmëndjen tonë është edhe akti heroik i këtij shqiptaro-amerikani, që po e protretizojm pasë luftës 21 ditore. Luftë e cila përfundojë me trumfin amerikan dhe rrëzimin e rregjimit diktatorial të Sadam
Hyseinit. Shqiptaro-Amerikani, ashtu si dhjetra bashkombas të tjerë, të cilët mendohen të jenë të angazhur edhe ata në këtë luftë, nën rrobën e betimin amerikan, dhanë edhe ata, kontributin e tyre në këtë luftë nga më të susksesëshmet e historisë së luftrave moderrne dhe i hapen kombit tonë, nje faqe të re me këtë luftë që do të shënohet në historinë e SHBA-s. Dhe kështu pasë lufte, ndër shqiptaro-amerikanët pjsemarrës, dallohet edhe shqiptaro - amerikani, Esing. Ed(Edmond) Rexha, emër i njohur për lexuesin e gazetës sonë. Emër, për të cilin gazeta kombëtare Bota sot, nuk e ka herën pare të jetë present i faqeve të kësaj gazette. Bota sot, ka shkruar edhe herë të tjera me reportazh nga diplomimi i suksesëshëm gjatë pasqyrimit të kësaj lufte, pjesmarrjes së shqiptaro - amerikanit, në luftën për lirinë e popullit të Irakut.
Shqiptaro – amerikani, oficer i Anijes Luftarake USS Ruben James

Ed Rexha, 24 vjeçarë Officer i forcave detare Americane, mbas diplomimit të shkollës së mesme (Staten Island Tech.) me rezultate të shkëlqyera me mesatare 95** dëshironte të vazhdojë studimet e larta në " College of William and Mery" në Virginia. Gjë që ai e shfaqi pas vizitës së tij të parë në shkollën ushtarake, ai u "dashrua" aq shumë me pritjen dhe me qytetin e Annapolis ku ndodhej kollegji sa që dhe prindërve u pati thënë se unë dua të studjoj në këtë shkollë. Në këtë kontekest meqjithese ai i plotësonte të gjitha kushtet, notat e shkëlqyeshme dhe fizikisht i shëndoshë me trup sportiv, atij i duhej si të gjithë studentët e kësaj akademie rekomandim nga zyrtar të lartë amerikan duke filluar nga Presidenti e deri tek Kongresi e Senati të cilët kanë të drejt që çdo vitë të zgjedhin në shtetin e tyre dy student. Prindërit kujtojnë nga dita e parë se: "Ai vështronte atë për
rreth, tha nëna e tij Nermini(Nina), e thoshte gjithonë , "Unë do të jemë një ditë aty".

Ai, vetë nuk harron asnjëher momentin se si ju futë aq thellë në zëmër, Akademia Detare. Ndaj, ai duke kujtuar përmend shpesh herë kongresisten Susan Molinari, kur ajo e vlersoi atë dhe e zgjodhi Edin për në këtë shkoll . Ndaj Edi gjithçka j'a dedikon asajë, kongresites Molinari. Ed Rexha, siç i thërrasin këtu në shkoll edhe ushtri erdhi nga Island Technical High Schol, si studenti i cili dëshironte të shkollohej në U.S Naval Academy, gjë që si u provua më vonë ai e kreu me sukses dhe u diplomua me gradën Ensing. Ensing, Ed Rexha, në luftë-anijen e tij , është oficer për mardhëjet me publikun dhe oficer i hërbimeve të brëndëshme në luftë -anijen USS Ruben James. Ai sot që është në luftë është në moshën më të re 24 vjeçarë dhe ka një vëlla tjetër - Rolandin i cili gjithashtu i ka dhënë"besën" ushtrisë amerikane pasi është edhe ai studentë i Merchant Marine Akademy i emruar në këtë shkoll nga kongresmeni Vito Fosella.

Ed(Edmond) Rexha, aktualishtë shërben në Perl Harbour(Havai), dhe në janar sipas të gjitha gjasave, ai duhej të kthehej, me shërbim në një bazë, e cila duhej të ishte në afërsi me familjen. Zhvillimet e fundit në Gjirin Persik, përkatësishtë lufta në Irak, me idenë dhe parrullën "Irak Freedom Operation"-"Operacioni Liria e Irakut" inkuadroi si shumë ushtarë amerikanë dhe shqiptaro-amerikanin Ed(Edmond) Rexha. Për këtë shqiptaro-amerikanë, kjo luftë shënojë njërën prej faqeve nga më të lavdishmet e jetës së tij,
familjes, dhe kombit cilit i takon , si shqiptarë . Dhe kjo ka shumë arsyeje, ai luftën për lirinë e popullit Irakjenë, e ka shumë të përngjashme në të gjitha pik-pamjet, me origjinën e tij, të familjes Rexha dhe Sina, bir i të cilëve ai është Haxhiu dhe Nermini, por pa lënë me një anë kombin shqiptarë që e nderon me respekt atë dhe luftëtarët e tjer shqiptarë.

Familja, Lufta, Atdheu dhe SHBA

Në adresën 3 Birch RD - Staten Island, New York, jeton prej dhjetra vjetëve në shtëpinë e tyre, çifti Rexha, Haxhiu dhe Nermini, të emigruar 30 vite më parë nga Dibra. Të mbledhur rreth vetes me vetminë, ngulitur e sfilitur si prindër në ankthin e luftës, pasë ekranit të televizorit, të japin përshtypjen se jetojnë në një botë tjetër, në atë të ëndrrave të prindit me fëmijën. Cërrja e telefonit i'u drithëron zëmrën dhe ju jep një pamje tjetër në fytyr, Nerminit e Haxhiut. Gjithmon gjatë këtyre ditëve, kur pa pritmas nga Gjri Persik, si një siren që çanë zemrat, dëgjohet me të gjithë ëmbëlsinë dhe dashurinë zeri i dashur i fëmijës: "Alo!! Mamë!!! Alo! Babë!!! jamë mirë së shpejti shifemi", më pasë shperthen vetëtimthimi një afshë e madhe që të këput zemeren Ah!!!! djali i dashur...!!!

Ishte ky një moment në familjen Rexha, i përshkruar me tonet më të gëzueshme në praninë e gazetës kur duke përfituar nga ky rastë, kërkonim edhe ne t'i marrim një mendim për gazetën kombëtare Bota sot në SHBA-s. Edi, fjalë pak, entuziastë shumë por i gëzuar për fitoren me emocione të forta, trgonë se , Lufta vertet përfundojë dhe se kjo luftë ashtu siç çdo luftë ishte e vështirë dhe me sakrifica të mëdha. por, susksesi ishte i madh. Ne tha ai fitoren e kremtuan në luftë -anijen USS Ruben James , e ishte një gëzim i jashtëzakonëshëm për mua komandatët dhe shokët e armëve. Treguam në radhë të parë fuqinë e madhe të SHBA-s, por se edhe çliruam një popull, i cili vuante dhe shtypej nga një diktator që bota se kish parë."

Nëna e Edit Nermini, kërkon të mos e jap veten para emicioneve që të krijojnë raste të tilla me fëmijët. Ndërsa përfundojë bisedën me djalin aj thotë se : "Mendoj se për çdo prindë është një kënaqësi e madhe, të rrisësh e edukoshë një fëmijë të till. Ne si prindë, së bashku me shqetësimin natyral, që bartë me vete një raste si ky i yni, kur fëmija është në luftë dhe t'i nuk e di se ç'ndodh me të , megjithse, nuk e kemi shfaqur veten ndonjëher, por, kemi ndjerë thellë në shpirtë, se diçka e madhe na mungonte. Na mungonte pikërishtë fëmija, pjesa më e shtrënjët e trupit tonë , dashuria e "murrosur" në kuvertat e anijes luftarake, ose gunave të shkretëtirave, për të realizuar atë detyrë fisnike, të lirisë së çmuar për një popull të shumë vuajtur, siç është populli i Irakut. I Irakut sot, ashtu siç vuajtën prindërit tanë nën rregjimin komunistë dje. Megjithse, është gjithë kjo përzjerje ndjenjash, ndjenja të cilat kur në zëmër si nën jëstëk i ke të gjith dhe ato flinin ç'do natë e ditë bashkë, si : frika, dhimbja, mallëngjimi, lotët e thatë, të nënës , ato dukeshin parapë se prapë si një shpres e madhe dhe një bindje e madhe, që na mbante gjallë, me krenarin e
dinjitetin kombëtar shqiptarë e amerikanë. Por, ndjenim edhe nderin e madh për t'ja shpërblyer një ditë këtij vendi, të mrekullueshëm i bërë, Atëdheu i dytë i yni, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shpëtimtarët e botës. Ashtu siç vepruan me popullin shqiptarë të Kosovës, kur e çliruan nga masakra e gjenocidi sërb në 1999-ën.

Babai Haxhiu duke shfaqur tiparet më të vyera shqiptare thotë se: "Nuk mund t'a fsheh atë se kishim frikë e dhimbje, por, do të thoja se interseimi dhe ngrohtësia që treguan të gjithë, familja, shokët, miqët, politikanët, perosnalitet e larta qeveritare, media amerikane, gazeta kombëtare Bota sot, na bënë jo vetëm që mos t'a ndjenim këtë luftë dhe prezencën e djalit tonë, në luftë, por, na rritën moralin na frymëzuan na mbushën me krenari. Ç'do ditë Nëna Mine, vëllai Murati në Dibër, Hakiu , dajat, tezet, hallat , udhëheqësit e lartë të shtetit e qytetit të Nju Jork(ut), ushtarakë, e kongresistë të zonës, zyrtarët e punonjësit e Federal Bank, zyrës së punës ku unë punojë, e tjerë e tjerë, jetuan e ndanë shqetësimin tonë, së bashku me ne në të gjitha këto ditë lufte. Djali im, mendojë unë, me këtë akt të lart në shërbimin ushtarak, me rrobën e flamurin e ShBA-s, nderojë veten në rradhë të parë, nderojë familjen tonë, nderojë mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërinë.

Dekorimi pasë luftës - me gradën Leutnant, dy vija të verdha dhe një yll

Ai këtë "betejë" e fillojë që ditën që veshi rrobën ushtarake, për të studiuar në Akademinë Detare Luftarake. Dhe, u dallua gjatë gjithë kësaj kohe si një djalë i zgjuar, i shkathtë për të përvetsuar artin e bukur ushtarak, i vendosur e trim, i dashur, i respektuar për kolegët e kuadrot e larta ushtarake , një amerikan i mirë do të thoja dhe një shqiptarë i mirë. Prandaj të gjithë në shkollë, shërbim, stërvitje e luftë, Edin e thërrasin"Albanian Prince". Inkuadrimi, i tij, në rradhët e ushtrisë amerikane, për ne si prindë dhe si familje, ishte diçka e veçantë, sepse, ai na dha mundësinë e na krijojë rastin të futeshim në një botë tjetër . Diplomimi i tij dhe marrja e diplomës nga Presidenti i SHBA-s George W. Bush, takimet dhe bisedat me figura të larta të ushtrisë amerikane, Admiral dhe personalitete të tjera;
janë një kënaqësi e papërshkrueshme për ne, kënaqësi, që na e ka dhuruar djali ynë që sot kthehet si fitimtar.

Kthimi i tij nga lufta do të shoqërohet me një festë të vërtet, për familjen, por edhe për bazën ushtarake e qytetin e Staten Island. Kongresisti Vito Fosella së bashku me utoritetet e qytetit, ushtarak e familje ushtarakësh, do të organizojnë paradë ushtarake në qëndër të qytetit, për ushtarët dhe oficerët nga ky qytet pjesmarrës në këtë luftë e quajtur " Operacioni Liria e Irakut". Ed(Edmond) Rexha nderohet për meritat dhe përvetësimin shëmbullor të artit ushtarak me "Një Yllë". Tani ai do të jet oficer me gradën Lieutenant dy vija të verdha dhe një Yll. Do të dëshirojë dhe uroja me këtë rastë duke përfituar nga media gazeta kombëtare Bota sot, të gjithë fëmijët e shqiptarëve kudo që ata punojnë, studiojnë e militojnë për jetën, të bëhen të na nderojnë ne dhe vetëveten, Shqipërinë kombin tonë, e pa tjeter vendin që i rriti e i edukonë, SHBA-s.


(Shkrimi është huazuar nga gazeta "Bota Sot" e Prishtinës)

Tali ka atashuar kėtė imazh:






Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 19-9-2003 nė 16:14 Edit Post Reply With Quote
Shqiptarët dhe Zvicra


--------------------------------------------------------------------------------

I. Zvicra dhe kriminaliteti i të huajve

Një raport i publikura lidhur me sigurinë e mbrendshme të Zvicrës për vitin 2002 thuhet numri i akteve penale është rritur dukshëm. Në vitin 2001 do kenë qenë 275.591 akte penale ndërsa në vitin 2002 ky numër është rritur për 11.6%, do të thotë në 307.631. Nga numri i vitit 2002 thuhet se 53.4% janë akte penale të kryer nga të huajt në Zvicër. Këto të dhëna kohëve të fundit po përdorën nga krahu i djathtë politik zvicëran për të argumentuar refuzimin marrëveshjes së Shengenit (konkret marrëveshjën bilaterale II), marrëveshje kjo ku parashikohet heqja e kontollit kufitar me EU-në.


Argument tjetër që po përdoret nga kundërshtarët e afrimit të Zvicrës në BE, janë të dhënat tjera poashtu penale si deliktet kundër trupit dhe jetës. Deliktet vrasje kanë treguar rritje nga viti 2001 për 21.7%, kërcnime 23.9% dhe kërcënimet kundër nëpunsëve shtetërorë 51.1%, dhunime 6.6%, deliktet kundër integritetit seksual 15.2%, pra edhe këto përqindje futen si argument se marrëveshjen bilaterale I (liria e qarkullimit të njerzve dhe mallrave mes BE-se dhe Zvicrës) me BE-në është shkaktare e kësaj rritjeje të dhunës, natyrisht nga të huajt. Këto të dhëna nuk janë të fundit, ipet edhe numri i saktë i akteve penale të bëra nga të huajt. Kështu 164.000 akte penale në vitin 2002 janë bërë nga të huajt, edhe në tregtin e drogës thuhet të ketë rritje për 15.4% dhe se pjesa e të huajve që merren me këtë zejtari është dikund 80% (burimi i të dhënave St.Galler Nachrichten, 21 gusht 03, fq. 10. Komnet i një parlamentari federal zviceran). Dhe kështu partitë e djathta refuzojnë Marrëveshjen e Shengenit (marrëveshjen Bilaterale II me BE-në) me parollën: jo Marrëveshjes së Shengenit- dhe jo kriminilatitetit të gjithnjë në rritje.

II. Shqiptarët në Zvicër

Përdjekja e shqiptarëve nga regjimi i Millodheviqit dhe keqësimi i situatës në Kosovë ka bërë që shumë shqiptarë të vendosen edhe në Zvicër. Numri i shqiptarëve, jo vetëm nga Kosova por edhe nga viset tjera të Ballkanin Perendimor, numron qindra mijëra. Kulninacionin numëri i shqiptarëve në Zvicër e arrin me shpërthimin e luftës në Kosovë, pra me ardhjen e një numri refugjatësh që i kishte marrë Zvicra për ti shpëtuar nga holokausi i shekullit të ri të që po shkaktohej nga serbët. Një numër i madhë i shqiptarëve kanë qenë azilkërkues të cilevë nuk iu është njohur ky status deri atëherë kur është marrë vendimi që të kthehen përfundimisht në Kosovë, bashk me refugjatët. Disa nga këta azilkërkues ia kanë arritur ti bindin organet zvicerane se trupi dhe jeta e tyre është në rrezik, por ka edhe një numër shumë të madhë që kanë mbetur pa njohe të statusit të azilit dhe kështu vite me radhë (mbi)jetuan nga të ardhurat sociale që i jepte shteti këtyre azilkërkuesve. Një numër i këtyre azilkërkues u inkuadruan edhe në zanatin e vjedhjeve, inicues të konflikteve e rrahjeve, krijimi i grupeve të vogla kriminele e deri te shpërndarës droge dhe bartës të kësaj lënde. Dhe këto vepra në vitet e `90 kanë arritur kulminacionit ku organet dhe mediat, natyrisht edhe duke i fryrë shumën e akteve kundërligjore të azilkërkuesve nga ex-Jugosllavia (edhe shqiptarët janë këtu Jugo), dhe ata paraqiteshin si kërcënuesit më të mëdhenjë të qetësisë publike në Zvicër!

III. Shiptarët popull kriminel?!

Edhe sot kur lexojmë gazetat ditore, edhe atëherë kur vritet ndonjë shqiptarë apo kur ndodhë ndonjë akt tjetër kriminel disa media zvicerane menjëherë dyshojnë në shqiptarët, edhe pse koheve të fundit supozimet dhe dyshimet e disa nga keto media është treguar i gabuar, ato kur aktori është shqiptarë shtrojnë pyetje si, a ka të bëj kjo me rivalet në tregtinë me drogë?! Dhe nëse zvicerani i thjeshtë lexon diçka të tillë, e që nuk ka kontakt me shqiptar, fiton përshtypjen se gjithë shqiptarët janë kriminel, tregtar droge, vrasës, të dhunshëm, njerëz ekzotik, të pasjellshëm, të rrezikshëm, brutal, arrogant...

Të kriminalizohen qindra mijëra shqiptarë që jetojnë në Zvicër duke u bazuar vetëm në veprat kundërligjore të një numri të kufizuar, fenomen që ka secili popull, moralisht dhe politikisht është e pakuptimt. Dhe shtrohet pyetja, shqiptarët a nuk kanë dinjitet dhe personalitet?! A janë shqiptarët me të vërtetë popull kriminel?!

Në njërën anë kërkohet integrimi i të huajve, këtu edhe i shqiptarëve, në anën tjetër kjo pengohet direkt dhe indirekt nga lajmet bombastike të akteve penale e kundërligjore të shqiptarëve. Këtu nuk mendohet fare për konsekuencat që duhet t`I bartin shqiptarët e pafajshëm mu për arsye te lajmeve të tilla. Shqiptarët shpesh po hasin në vështërsi posa të tregojnë identitetin dhe përkatësinë kombëtare në gjetjen e punës, ata kanë fituar ndjenjën se posa të dihet identiteti i tyre trajtohen ndryshe edhe edhe nga organet administrative dhe gjygjësore. Shqiptarët nuk janë vetëm shkelës ligji, shumica mundohen të punojnë konformë normave vendore, megjithe vështërsive që kanë me gjuhë dhe fusha tjera. Pse i gjithë ky paragjykim i fryer edhe i përkrahur nga disa media?! Kështu e ka puna kur shqiptari është pa shtet, jetim dhe nuk ka kushë ti dalë në mbrojtje!

Është interesant edhe fakti, se edhe profesorë dhe figura tjera politike e deri te njerzit e rëndomtë mendojnë se shqiptarët kanë vetëm kanunin dhe se janë njerëz me mendime mesjetare, nuk dinë çka është kopjuteri e interneti. Për dallim nga vendet si Gjermania, Austria ku ka institute kërkimore që i njohin shqiptarët ashtu si janë, në Zvicër nuk ka asnjë institut që merret me kulturën, historinë e popullit shqiptarë. Dhe shtrohet pyetja si është e mundur që një vend me mjete te mjaftueshme financiare, që ka një numër shumë të madhë shqiptarësh që jetojnë në vendin e tyre, të mos kenë një institut shkencoro-hulumtues për popullin shqiptarë, e jo që të vlersohen shqiptarët në bazë të paragjykimeve dhe stereotipeve e deri me antipatit të tipit gazetaresk?!

IV. Shqiptarët e falenderojnë Zvicrën

Ska dyshim se shqiptarët dinë të falenderojnë dhe nderojnë popullin e Zvicrës për mundësin që iu janë dhënë atyre që të jetojnë dhe veprojnë në vendin e tyre. Natyrisht ata falenderohen poashtu për kontributin që po e japin zviceranët në kuadër të Misionin të OKB-së në Kosovë. Ska dyshim se organet e drejtësisë duhet t`i denojnë aktet kundërligjore, poashtu s’ka dyshim se edhe shqiptarët e ndershëm i denojnë dhe i gjykojnë aktet kriminele të bëra nga bashkkombasit e tyre, mirëpo është e pakuptueshme që pjesa dërmuese e tyre të dënohet dhe të vuaj pasojat e akteve kriminele që bëjnë disa shkelës ligji dhe vetëm pse fitohet përshtypja nga mediat se shqiptarët janë kërcënues të rendit piblik në Zvicër. Jo rrallë shqiptarët ofendohen duke i quajtur ata edhe si minjë të mëdhenj e deri te sharjet si Yugo etj.

V. Pasojat e paraqitjes së shqiptarit si krimbërës

Pasojat e paraqitjes së shqiptarit në media si kriminel ka ndikuar shumë negativisht në pozitën e shqiptarit në shoqërinë zvicerane. Me largimin e një numri të madhë azilkërkues shqiptarë në krye të toplistës së kriminelëve tani janë popujt tjerë. Ndërsa shqiptarët e ndiejn ende pasojat e servimeve bombastike të disa mediave zvicerane. Dhe këto pasoja janë si në kërkim të një vendi të punës, banese etj. Tani së fundi kur kanë filluar edhe përgatitjet zgjedhore për parlamentin e Zvicrës, partia e djathtë zvicerane, SVP, ka vënë në programin e saj "luftimin e mafisë brutale shqiptare", dhe këtu shtrohet pyetja a është e vërtetë gjithë kjo që propagandon Partia Popullore Zvicerane kundër shqiptarëve?! Ku është diplomacia shqiptare?!

(Z.A shtator 2003)

Tali ka atashuar kėtė imazh:






Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 2-10-2003 nė 02:52 Edit Post Reply With Quote
Deklarate per Shtyp

KKSHA dhe aktivistë të komunitetit bëjnë thirrje për një gjyqësor të pavarur
dhe reformë në të drejtat e pronës në Shqipëri

Washington, 30 Shtator, 2003: Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA)
lëshoi këtë deklaratë për shtyp në lidhje me takimin e fundit që KKSHA-ja
dhe anëtarë të komunitetit Shqiptaro Amerikan mbajtën me president Moisiu i
cili kohët e fundit foli në emër të Shqipërisë në seancën e 58 të OKB-së

Përfaqësues të KKSHA-së dhe të komunitetit shqiptaro amerikan lavdëruan
marrëdhëniet pozitive që Shqipëria ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në
një takim që u mbajt kohët e fundit në qytetin e New York-ut, duke theksuar
domosdoshmërine që republika ballkanase të kapërcejë siç duhet një sërë
sfidash me të cilat ajo haset në rrugën drejt integrimit në strukturat
euro-atlantike.

Duke folur në emër të mëse 25 pjesëmarrësve të mbledhur më 25 shtator në
Manhattan në restorantin "Bruno", drejtori ekzekutiv i KKSHA-së, Martin G.
Vulaj, përgëzoi Presidentin për kontributin që ka dhënë Shqipëria në luftën
kundër terrorizmit si dhe theksoi përkrahje për nënshkrimin e një
marrëveshjeje me SHBA-të që përjashton shtetasit e secilit vend nga sjellja
përpara Gjyqit Ndërkombëtar Kriminal (GNK) pa lejen e qeverive përkatëse.

Z. Vulaj tha se pjesëmarrja e Shqipërisë në forcat paqeruajtëse
shumëkombëshe në Afganistan dhe Irak dhe firmosja e Artikullit 98 të GNK-së,
që është nënshkruar dhe nga 62 vende të tjera, është pritur mjaft mirë në
Washington D.C. dhe dëshmon për marrëdhëniet e mira ndërmjet Shqipërisë dhe
SHBA-ve. Ai gjithashtu vlerësoi marrëveshjen e "qiejve të hapur" që këto dy
vende nënshkruan kohët e fundit, duke e bërë Shqipërinë shtetin e tretë në
Europë që ka një marrëveshje të tillë me Amerikën.

Megjithatë, zyrtari i KKSHA-së vuri në dukje rëndësinë e ndërmarrjes nga
Shqipëria të hapit tjetër për t'i çuar edhe më përpara marrëdhëninet e mira
me SHBA-të, duke përfshier nevojën e ruajtjes së gjyqësorit nga ndikimet
politike, ndërmarrjen e reformave të plota në ligjet mbi të drejtat e
pronave, si dhe punimin më tepër për të inkurajuar investimet e huaja dhe
vendore.

Të gjitha këto, tha z. Vulaj, do të ndihmojnë në forcimin e brendshëm të
Shqipërisë. Ai shtoi se komuniteti shqiptar në SHBA është i gatshëm të
përkrahë zhvillimin e vendit të shqiponjave, por njëkohësisht vuri në dukje
se marrëdhëniet ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe diasporës duhet të jenë
dypalëshe, sidomos përsa i përket detyrimeve dhe përgjegjësive.

Duke nxjerrë në pah gatishmërinë e tij për të vazhduar luftën kundër
korrupsionit, presidenti Moisiu foli për përparimet që kanë ndodhur në
Shqipëri qysh prej emërimit të tij në krye të shteti një vit e gjysmë më
parë. Ai nënvizoi se Shqipëria ka arritur përmirësime të konsiderueshme
përsa i përket legjislacionit, mirëpo theksoi njëkohësisht se vendi është
mbrapa përsa i përket zbatimit efikas të lijgeve. Anëtari i Boardit Drejtues
të KKSHA-së, Richard S. Lukaj, pyeti nëse qeveria është angazhuar për
zbatimin e strategjive që do të transformojnë ekonominë e konsumatorit që
është bazuar në import në një ekonomi më produktive dhe eksportuese.

Z. Elmi Berisha kërkoi mendimin e presidentit Moisiu në lidhje me nisjen e
bisedimeve Prishtinë-Beograd, që kohët e fundit janë debatuar shumë.
Presidenti i Shqipërisë vuri në dukje se qëndrimi zyrtar i qeverisë së tij
është se bisedimet duhet të zhvillohen vetëm për çështje teknike dhe me
praninë e OKB-së, SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.

Presidenti Moisiu njëkohësisht e shfrytëzoi këtë forum për t'i bërë thirrje
udhëheqjes së Kosovës që t'i marri seriozisht bisedimet me Beogradin që
pritet të nisin në tetor të këtij viti. Ai nënvizoi nevojën e mbajtjes së
një qëndrimi të përbashkët të partive politike shqiptare në Kosovë, të cilat
"duhet të flasin vetëm me një zë".
Në takimin me presidentin e Shqiperisë morën pjesë një numër anëtarësh të
KKSHA-së, si kryetari Ilirjan Rusi, zv. Kryetari Martin N. Shkreli,
ish-kryetari Richard S. Lukaj, anëtari i Bordit Drejtues Al Foundos dhe
drejtori ekzekutiv Martin G. Vulaj.
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA) është një organizatë jo
përfituese dhe jo qeveritare e dedikuar ndaj përkrahjes së çështjeve
shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të
forcuar politikat demokratike, për të inkurajuar respektin për të drejtat e
njeriut nëpërmjet ofrimit të programeve të zhvillimit dhe edukative.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Pecija

Postuar mė 3-10-2003 nė 03:13 Edit Post Reply With Quote
Diaspora shqiptare eshte nje dritare qe i dha drite kombit ne momentet me kritike , ne momentin e alivanosjes nga erresira shekullore duke sakrifikua jeten e vet per
fatin e vendit . Menyra se si muarren boten ne sy shqiptaret eshte shume e dhembshme Te detyruar te luftojne per jete a vdekje lumi i mergimit shqiptar ka burimin thelle nga rrasat e gjoksit te damareve te tokes shqiptare .Duke marre koken ne duar per pa pasur kohe qe te i dhane shikimin,
lamtumiren e fundit vendlindjes . Masa te tera shqiptare u msyne nga te kater anet
e botes per pa dite se ku shkojne dhe shka i pret ne te nesermen .Ne tragjedine
e cila me shekuj percolli fatin tone ku qizmat barbare ia msyne tokave tona duke
i coptuar dhe shkatrruar pameshirshem
ardhmerine e popullit tone . Tymi i zi qe infektoi mushkrine e popullit shqiptar duke e alivanosur ne nje kome me shpine per toke duhet te dime se e ka prejardhjen nga aziatiket . Qe gjasht shekuj populli i jone eshte duke u perballe nga erresirat
qe i sollen aziatiket . Sikur turqit ashtu edhe
sllavet e jugut ua ndaluan shkollimin shqiptarve . Shtypja, diskriminimi dhe kushttet e veshtira per jete i detyruan shqiptaret qe te i lane vatrat e veta e te ikun qysh ne kohen e Turqise . Mergimi i shqiptarve per Siri , Egjipt dhe Europe per gjat kohes se sundimit turk ka qene rruge
e pa fund..Me largimin e turqve nga Ballkani
dhe me krijimin e minimulti shteteve te sllaveve mbi tokat shqiptare vazhdon fatkeqsia mbi fatin e kombit shqiptar. Brenda kesaj periode te tmerrshme jo vetem qe u coptua toka shqiptare por u tret edhe populli. Me qindra mira u vrane e ata qe munden me e marre koken ne duar iken kush kah ka mund .Fatkeqesisht edhe fati kur e merr kahjen,veshtire e ka per te ndryshua. Apo edhe te ligat po kishin shoqe . Dmth kur te i ndodhe nje e lige ndokujt eshte veshtire me ua ndal rrugen te ligave te tjera sepse e thrrasin njera tjetren per te bere dasma te dreqneve .Mjerisht kshtu ndodhi edhe me shtetin te vetem shqiptar . Te perkujtojme vetem sa shqiptari u dashte me ik pas luftes se dyte boterore nga Shqiperia. Pushteti kopil i komunistave ne krye me Enver Hoxhen ushtroi nje diktature kriminale kunder gjithe
cka ishte me baze shqiptare. I krisur me andje te cmendur per pushtet per 50 vjet
cpiku armiq e tradhtar duke u a marre jeten mira e mijrave dhe duke i detyrua te ikun e deri te ndalesa e te drejtes per varrim ne vendlindjen e tyre( te merguarve). Kurse vet
i infektuar nga kuzhinat e serrbve dhe rusve
helmoi rende gjakun shqiptar . Kshtu ndodhi edhe ne vendbanimet e shqiptareve qe ishin nen pushtetin e yugosllaveve . Ne kohen e
Mbreterise yugoslave u zhvillonin gara nder
kriminelet serrb se cili po pren me shume fmije shqiptar . Ne akcionin e ashtuquajtur
-erfia - ku vritnin masovikisht banoret e fshatrave te tera kriminelet serb mblidhnin
-Msysha nga floket e fmijve shqiptare dhe
benin gara se sili ka pre me shume . Nuk bene te harrohet edhe reformat agrare
qe merrnin tokat e shqiptareve dhe i sillnin
serrbet e i vendosnin ne tokat e shqiptareve te cilet iknin per Turqi me qindra mira . Ashtu
edhe nen kohen e Titos vazhduan torturat mbi shqiptar veten e vetem per te ilshuar tokat e veta . Pas luftes se dyte boterore nen sundimin e Titos shqiptaret u detyruan qe te hane bari per te shpetua jeten nga urija qe i goditi per vdekje masovike nen
formule e akcionit " te grumbulohen tepricat" per ndihem te rusve . Me mira e mira shqiptar edhe ne kete periode merguan per ne Turqi . Pastaj kur Serbia
iper tah te fushes i qiti shqiptaret parpara
pushkes e dajakut pas 1989 me qindra mira
shqiptare u detyruan te mergojne ne vende te Europes e vende te ndryshme . Te bindur
se vendlindja per shqiptarin eshte e shenjet dhe e pa krahasuar me as gje .
Shqiptaret te cilet muarren kete rruge cdohere dhane kontributin e tyre dhe i
mbollen rrenjet e interesave kombetare . te perkujtojme vetem kohen e rilindasve se si arriten rilindaset te ia njomin shpirtin e trupit kombetar . Te vet bindur se per me dal ne sheshin e drejtesise duhet me i plotesua ,arritur e perpunuar tri elemente
kryesore ; Dituria ,pasuria dhe forca per mbrojtje te pares dhe te dytes tek pas ketyre mundet me u prit rrezatimi i drejtesise . Ne kete drejtim mergimtaret
kane gjetur rrugen dhe sot apo neser kane me ia arrit qellimit . Rilindasit na e kane
lmbiellur diturine tani e ka radhen pasurimi
i trojeve tona. Ne ket drejtim diaspora duhet te jete nje mekanizem qe do te vene ne levizje kete bosht per te lvizur anijen ne ujra te qeta per te ardhmen e afert shqiptare. Mendoj se diaspora ka fuqi te pazavendsueshme te i kthen gjanat mbare
ne trojet tona . Kishte me qene me se e nevojshme qe te krijohen qendrat e diaspores per bote dhe te venin kontakt nder mes veti dhe te krijojne zerin e unisuar
ne nje qender te perbashket .

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 16-1-2004 nė 21:10 Edit Post Reply With Quote
Tregim nga realiteti i hidhur!

Emigranti

U shemb si shkëmb nga karriga. Gjoksi i shkoi lart - poshtë, lëshoi një ofshamë të thellë dhe... Pas tij gota u përplas në dysheme duke u bërë copë e grimë. Kapela i fluturoi tutje te këmbët e tavolinës. Sahati dhe një sikulet e vjetër i dolën nga xhepi i poshtëm i jelekut. Mejhanxhiu nxitimthi u afrua për ta ndihmuar bashkë me dy mysafirë të rastit. E shtrinë për toke, ia shpërthekuan këmishën, e lagën me ujë, por...
-“Kush është ky njeri” – pyeti mysafiri me këmishë mëngë të përvjelura, tejmase i shqetësuar.
-“Nuk e njoh” - gënjeu mejhanxhiu dhe vetëtimthi i kujtoi një për një fjalët, që ia kishte thënë të shtunën e kaluar:
-“Në këtë moshë s’munda ta duroj dot burgun e represionin e komunistëve, prandaj u arratisa nga vendi im. Si kalova kufirin, jugosllavët së pari na strehuan në Serbi, pastaj na transferuan këtu në Kosovë. Këtu e kam paksa më mirë. Flas e merrem vesh me njerëz shqip. Ja, vendi im, prej këtu e shof, tani po të më lejohet do nisëm në këmbë. Êshtë krejt afër. Me siguri një ditë kam për t’u kthyer. Ky regjim, me drapër e çekan, s’duhet ta ketë jetën e gjatë. Po ndodhi ndryshe, mjerë shqiptarët. Djali im, ai i dyti, iku... mirë bëri, i lumtë.. u kthye në vendin e vet. Kam marrë vesh se e kanë fut në burg. Medet! Burg e lot këtu, burg e mjerim atje... ”
Dyqanxhiu e kujtoi rrëfimin e njeriut që tani ishte i shtrirë përtoke gjerë e gjatë para tij, me mustaqe të thinjura, hundë të drejtë, me vrima paksa të theksuara, gjoks gjërë e leshator, mollëzat e faqeve të fryera, buzët e mavijosura. U kërrus mbi trupin pa jetë, ia hoqi shallin bojë kafe të zgaflluar rreth qafe dhe ia mbuloi fytyrën.
- “Të shtuneve, i tha klientit të tij të rregullt, me qizme llastiku, gjithnjë vinte në mejhane rreth orës nëntë, sikur edhe sot, porosiste një byrek dhe gati në të njejtën tavolinë ulej, ishte pika e burrit, fjalëpakë, dinjitoz, saherë ngrihej për të shkuar e shikonte orën e xhepit.”
Burri me këmishë mëngë të përvjelura dhe Ai tjetri me qizme llastiku morën gjësendet e shkapërderdhura dhe fët e fët hapën kuletën e saftjanit, gjetën dy bankënota letre të vogla dhe tri monedha metalike, kurse në shaminë e xhepit një flamur të kuq me shqiponjë dy krershe pa yllin pesëcepësh dhe një hartë të trojeve etnike shqiptare. Të frikësuar shikuan përnjëherë drejt dritarezës së kuzhinës. Flamurin e hartën memzi i palosën duke u dridhur se mos i vërejti Ruzha, kuzhiniere, e cila sipas rastit prezentohej edhe me emrin Rufa. Ndërkohë zhurmshëm erdhën me një xhip të vjetër: një polic, një mjek dhe hetuesi. Mjeku, pasi shikoi pulsin, bebzat e syrit, i tha hetuesit se personi ka pësuar infarkt në zemër, sulmi ka qenë i fortë, prandaj goditjen nuk e ka përballuar dot.
Hetuesi me policin bënë fotografimin, morën deklaratat e të pranishmëve, mblodhën me kujdesë plaçkat, gjësendet, që mund të shërbenin si prova dhe u larguan. Sapo e ngarkuan arkivolin në qerre, në derë u duk inspektori i sigurimit shtetëror, truphollë, sylarashë e thinjak.
-“Hë, ti je dyqanxhiu?”- pyeti ai me përçmim duke u shtirë se nuk e njihte.
-“Po, unë jam”. - u përgjegj pronari.
-“Ka ardh shpesh në dyqan... ke pas far lidhje ti me të?”
- “Jo, shoku Aziz, pasha Zotin... ”
- “Mbylle! Ku ka Zot!? - e nderpreu larashi, ktheu shpinën, dhe, pa trokit fare në derë, u fut brenda në kuzhinë. Pëshpësh bisedoi diç me Ruzhën, dhëmbëzhveshur u nda nga ajo dhe me një ecje arrogante doli. Grumbulli i njerëzve kurreshtar, të mbledhur para dyqanit, me përulësi ia hapën rrugën.
Inspektori thinjak posa mbrrini në zyre, hapi dosjen e të ndjerit dhe me kujdes lexoi të dhënat: “A. L. Emigrant nga RPSH, i ardhur më 1949, antikomunist i përbetuar, njohës i mirë i zonës kufitare, me gjendje të mirë shëndetësore, parapëlqen ecjen në këmbë, shumë i rrezikshëm, i kemi ofruar privilegje nëse vihet në shërbim të organeve tona, por nuk ka pranuar. Të mbahet nën kontroll, me ndonjë rast të volitshëm, të likujdohet...”

S.A.

Në kohën kur është shkruar (Kosovë 1973)... kush ka guxuar ta botoj??!! Me insistimin tim mora lejen e autorit për ta postuar në forum... pas vitit 1999 nuk kam qenë i interesuar që ta botoj tregimin, më tha autori.
Flm. Shigjeta, Brari për komentet.
Emigrantin /njeriun e mirë/ e vrau regjimi mizor - malli, siç thuani ju të nderuar; Shigjeta e Brari... unë do të shtoja edhe UDB-je, Sigurimi... “Ruzha, kuzhiniere, e cila sipas rastit prezentohej edhe me emrin Rufa... sylarashi thinjak...” dreqi e i biri... Kurrë mos u ktheftë ajo kohë!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 5-2-2004 nė 09:42 Edit Post Reply With Quote
Përse nuk kthehem dot në Shqipëri

Nga Florian Nuri*

Sapo lexova lajmin se ju kishit premtuar që do t'u krijoni mundësinë studentëve shqiptarë në perëndim të gjejnë punë në administratën tuaj, u gëzova pa masë. Por pasi e përtypa mirë atë lajm, mendova se duhet pritur pak kohë para se të gëzohem. Sepse, siç e dini dhe ju vetë, premtimet e politikanëve jo gjithnjë mbahen. Dhe ngjarjet e ditëve të fundit kanë ofruar një oportunitet për ne që kemi studiuar ose që po studiojmë jashtë Shqipërisë të testojmë se sa i mbani ju premtimet. E kam fjalën për premtimin që i bëtë Lëvizjes "MJAFT!" se faljen për tragjedinë e 9 janarit do ta kërkoni nëpërmjet punës suaj për reduktimin e varfërisë. Premtim që rastisi të bëhej vetëm pak ditë para se buka të shtrenjtohej 17%.

T'ju shpjegoj juve pse ky shtrenjtim i bukës shton varfërinë, e quaj të panevojshme, sepse atë e kupton edhe shqiptari më i thjeshtë, e jo ju që, para se të futeshit në politikë, ishit një nga ekonomistët më në zë të Shqipërisë. Por, duke besuar se premtimi që bëtë për reduktimin e varfërisë ishte i sinqertë, dëshiroj të ndaj me ju konkluzionet e analizës që i kam bërë unë problemit të bukës, të cilat mund t'ju ndihmojnë në vendimmarrje.

E pandikuar nga shpjegimet që japin grupe të ndryshme interesi, analiza ime më sugjeron se nuk janë furrxhinjtë e vegjël shkaku kryesor i rritjes së çmimit. Për këtë arsye, më duket se vartësit tuaj e harxhuan kohën kot duke u marrë me ta. Atë kohë ata duhej ta kishin harxhuar me dy-tre oligarkët e importimit të grurit, të cilët mund të shkaktojnë rritje të tjera të çmimit të bukës, po nuk u vunë në fre. Gjithashtu, ca kohë vartësit tuaj duhej ta kishin harxhuar edhe me drejtuesit e papërgjegjshëm të KESH-it, të cilët me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë ndikuar në rritjen e çmimit të bukës.

Le të shpjegohem më gjerësisht, z.Kryeministër. Nga krahasimi i çmimeve të grurit në Bursën e Çikagos, e cila është bursa kryesore në botë për këtë lloj produkti, del se çmimi (në dollarë) është rritur rreth 40% gjatë dy viteve të fundit, ndërkohë që oligarkët tanë në Durrës e kanë rritur mbi 80%. Ndërsa po të afrohemi më afër Shqipërisë, në Bursën e Parisit, e cila është bursa që influencon drejtpërdrejt luhatjet e çmimit në vendet ku e blejnë grurin importuesit tanë, rritja (në euro) ka qenë rreth 30% gjatë 12 muajve të fundit, ndërkohë që në Durrës ka qenë mbi 60% për të njëjtën periudhë.

Me pak fjalë z.Kryeministër, si ta bësh analizën në dollarë e si ta bësh në euro, arrin në të njëjtin konkluzion: Dy-tre firmat që shesin grurë në Durrës e kanë rritur çmimin dy herë më tepër se ç'është rritur në vendet ku e blejnë. Dhe kjo rritje artificiale e çmimit të grurit ka ndikuar në rritjen prej 33% të çmimit të miellit të prodhuar në Shqipëri, i cili zë peshën dërmuese në strukturën e kostos së prodhimit të bukës standarde.

Shpresoj z.Kryeministër që informacioni i mësipërm të jetë i panjohur për ju, sepse përndryshe, unë, si gjithë shqiptarët e thjeshtë, do të deziluzionohesha thellë nga fakti që qeveria juaj akoma nuk ka zbatuar klauzolat e ligjit anti-monopol ndaj dy-tre oligarkëve të grurit. Gjithashtu shpresoj që ky informacion t'ju shërbejë juve si një shtysë për të futur përkohësisht në lojë Rezervat e Shtetit si importues gruri që nuk punon për fitim.

Dhe tani le t'i hedhim sytë nga KESH-i. Është e vërtetë se shpenzimet për energji elektrike zënë vetëm 15% të kostos së bukës, por kjo në kushtet kur nuk ka ndërprerje të energjisë. Ndërsa në fakt, si rezultat i ndërprerjeve të shpeshta të saj, prodhuesve të bukës që nuk kanë gjeneratorë iu duhet të hedhin në plehra një pjesë të mirë të prodhimit. Kurse ata që kanë blerë gjeneratorë ose furra me djegie të jashtme duhet të përballojnë koston më të lartë të blerjes së karburantit.

Ndërkohë, në një situatë të ngjashme ndodhen edhe fabrikat e miellit, të cilat nuk e shfrytëzojnë dot kapacitetin e tyre për shkak të ndërprerjeve të shumta të energjisë. Dhe shkaktar i kësaj gjendjeje kuptohet që është KESH-i, i cili jo vetëm nuk i furnizon rregullisht furrat dhe fabrikat e miellit, por ka dhe paturpësinë të përdorë pozitën e tij monopoliste për t'ia ngritur çmimin edhe asaj pak energjie që u jep.

Në përfundim z.Kryeministër, më lejoni t'ju shpreh edhe një herë shpresën time se ky informacion që po ju ofroj publikisht do t'ju ndihmojë në lidhje me hapat konkrete që duhen marrë për moslejimin e rritjes së mëtejshme të çmimit të bukës. Gjithashtu, më lejoni t'ju shpreh edhe një herë besimin tim për mbajtjen nga ana juaj të fjalës së dhënë në lidhje me reduktimin e varfërisë. Por më lejoni gjithashtu t'ju vë në dukje se po nuk e mbajtët fjalën, nuk duhet të befasoheni kur të shihni mijëra protestues poshtë dritareve të zyrës tuaj.

*Master në Administrim Biznesi (UK)

tema





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 5-3-2004 nė 00:58 Edit Post Reply With Quote
E Enjte, 04 Mars 2004


SI MUND TE PERMIRESOHET IMAZHI I SHQIPERISE

Nga Ilir Ikonomi, VOA

Konsujt e nderit te Shqiperise ne Shtetet e Bashkuara paten javen e kaluar nje takim ne Uashington, ku u zotuan se do te shtojne perpjekjet per nje imazh me te mire te Shqiperise ne bote. Shqiperia ka ne Shtetet e Bashkuara 8 konsuj nderi, te shperndare ne shtete te ndryshme.

Ne mbledhjen e pare vjetore ne Uashington, kater prej konsujve te nderit qe moren pjese shkembyen mendime per punen qe mund te bejne per te ndihmuar Shqiperine ne disa drejtime.

Ambasadori i Shqiperise ne Uashington, Fatos Tarifa beson se konsujt mund te luajne nje rol te madh per nje imazh me te mire te shqiptareve. Ai thote se konsujt do te sherbejne per te afruar personalitet amerikane dhe sidomos per te t'i bere bizneset vendese te interesuar tek Shqiperia.

"Jane njerez serioze, njerez kryesisht te biznesit, te njohur ne qarqet politike dhe te biznesit te shtetit ku jetojne, njerez me lidhje qe efektivisht mund te ndihmojne dhe ndihmojne per zgjerimin e sferes publike ne te cilen kjo ambasade vepron per zgjerimin e kontakteve te saj me administraten amerikane dhe me administraten e shteteve te vecanta", thote ambasadori Tarifa. David Funderburk, ish anetar i Dhomes se Perfaqesuesve te Kongresit amerikan, thote se konsujt mund t'u bejne publicitet gjerave te vecanta qe ka Shqiperia, si kultures, historise, gjuhes se saj, ndihmeses se shqiptareve per Shtetet e Bashkuara. "Ne do te planifikojme takime ketu ne Shtetet e Bashkuara, do te perpiqemi t'i inkurajojme amerikanet te shkojne ne Shqiperi per te investuar, dhe deri tani kemi pasur disa kerkesa te tilla. Por tani detyra jone do te jete me e lehte sepse ne do te shtojme bashkepunimin me njeri-tjetrin. Jemi te gezuar per perspektiven e asaj qe mund te bejme", thote zoti Fundurburk. Konsulli i Shqiperise ne Michigan, Ekrem Bardha i ftoi te gjithe, sidmos bashkatdhetaret te kthehen dhe te investojne ne Shqiperi. "Jo vetem shqiptaret, por edhe amerikanet, te kthehen ne Shqiperi, te investojne ne Shqiperi. Ky eshte nje angazhim qe morem sot. Te bejme sic kemi bere per ceshtjen shqiptare madje edhe me teper", thote zoti Bardha. Dr. Pedro Rubio, nga Teksasi e vizitoi per here te pare Shqiperine ne vitin 1992 ku ai pa nevojat e medha qe kishin spitalet. Pas kthimit ne Amerike ai dhe te tjere filluan nje program per dergimin e pajisjeve mjekesore ne Shqiperi. "Jam emeruar konsull qe ne vitin 1992 dhe qe nga ajo kohe jemi perpjekur te bejme shume gjera, se pari natyrisht per te rritur njohjen e njerezve per Shqiperine dhe statusin e saj demokratik. Si konsuj nderi, ne kemi rastin te shfrytezojme aftesite tona per te ndihmuar Shqiperine ne shume drejtime", thote zoti Rubio. Kater konsujt e nderit qe moren pjese ne takimin e organizuar nga ambasada shqiptare premtuan se ne te ardhmen do e takohen me shpesh per te shkembyer ide se si mund te perdoret ne menyre te efekteshme ndikimi qe ata kane ne shtetet ku jetojne per te perhapur vlerat e Shqiperise dhe per te ndihmuar qe amerikanet te investojne ne Shqiperi.

Shenimi im:Imazhin e Shqiperise nuk mund t'a ringrene individet e rrenuar te grupuar pas Tarifes,sepse shume kush i njeh bemat e ketij grupi enveristes te rregjur.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 8-4-2004 nė 14:50 Edit Post Reply With Quote
NANO NUK MUND TE PERFAQESOJE SHQIPERINE

Vizita e Nanos ne SH.B.A nuk mund te lihej ne harrese dhe nga e vetmja gazete shqipe me emrin "ILLYRIA".Stafi saj nen komanden e pronarit nxitoi te mbronte kryeministrin me te korruptuar,ndoshta te botes,nen titullin "Ne Washington eshte ftuar Shqiperia".Te pakten gjithkush e di se vetem Nano nuk mund te quhet shqiptar dhe kesisoj nuk mund te perfaqsoje kete vend.Komuniteti shqiptar ne SH.B.A nuk u befasua prej editorialit te "ILLYRIAS" sepse ka kohe qe kjo gazete eshte kthyer ne nje degezim te "ZP"-se qe boton partia e Nanos. Te gjithe shqiptaret gezojne kur Shqiperia progreson ne hapat e saj te integrimit ne organizatat nderkombetare,por loja qe synojne te bejne sigurimsat e vjeter eshte me teper se banale.Se pari Nano nuk mund te perfasoje vendin e shqiponjave,sepse ai realisht perfaqson,interesat e antishqiptarizmit helen.Kryeministri aktual,nuk eshte gje tjeter vecse marionete e greko-amerikanit Gage,qe mundesoi viziten dhe shoqerimin,si dhe te antishqiptareve me banim ne SH.B.A qe ne vazhdimesi mbrojne kreun e MAFIA-s roze.Pra segmentet e antishqiptarizmit edhe ne kete rast perputhen.Gjithkush tashme e ka te qarte,se perse pronari i "ILLYRIAS" mbron me fanatizem prej komunisti te keqen me te madhe te shqiptareve.Te kesh Piacen,Llixhat e Leskovikut,vilat ne Shqiperi dhe Greqi,15 Mc Donalds te blere dhe te shitur nuk do te thote se je shqiptar.Keshtu qe realiteti qenies kombetare nuk varet prej milionave apo bizneseve,por me ate cfare eshte bere ne te mire te vendit tend.Mbi Nanon rendojne shume gjynahe qe nuk mund te lahen nga editorialisti i "ILLYRIAS".Te pakten kur mori mundimin per te shkruajtur ato rreshta te kujtonte 1997-en.Te kujtonte deklarimin antishqiptar te Nanos "Qe kryeqyteti shqiptareve te Kosoves eshte Beogradi".Te kujtonte korrupsionin,vrasjet politike,prostitucionin,varferine dhe inkriminimin e shtetit.Perpara se te nxitonte te shkruante per 300 dollaret qe paguhet, te kujtonte raportet vjetore te nderkombetareve per Shqiperine.Llogarite e bera keq nuk ndihmojne ne sherimin e semundjes,por e avancojne ate deri ne vdekjen klinike te kombit.Megjithate shqiptaret e dine se kush eshte Nano,cfare perfaqson ai, por dita dites po mesojne dhe per bedelet e ish-sigurimit famekeq qe kane percare dhe percajne perpjekjet per te ndryshuar.Se fundmi, po j'u kujtoj nje thenie te bere nga pronari i "ILLYRIAS" kur mori ne pronesi gazeten: "Kjo gazete do te beje te njohur PS-ne ne SH.B.A".
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-6-2004 nė 09:21 Edit Post Reply With Quote
Për një Ministri të Diasporës


XHEVAT MUSTAFA

Gjatë ditëve të pjesëmarrjes në Takimin e 11-të të presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore, zhvilluar nga 26-28 maj në Mamaia të Rumanisë, u mundësua edhe një takim i presidentit tonë, Alfred Moisiu, me disa përfaqësues të bashkësisë kulturore të shqiptarëve. Kjo edhe me dëshirën për t’u njohur, takuar dhe përshëndetur nga afër me kreun e shtetit shqiptar, edhe për t’i shprehur disa shqetësime, dëshira e kërkesa të tyre...

Eshtë për të vënë në dukje se bashkësia e shqiptarëve në Rumani, edhe pse ndër më të hershmet, ka mundur për rreth 400 vjet edhe t’i bëjë ballë erozionit të fortë të asimilimit gjuhësor, edhe t’i mbajë të forta lidhjet me tokën amë, edhe të japë një ndihmesë historike për çështjen kombëtare. Mjafton të kujtojmë se nga kjo bashkësi, aktualisht me rreth 25 mijë vetë, janë të lidhur emri dhe roli historik i disa nga figurave më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare si Naum Veqilharxhi, Jani Vreto, Elena Gjika(Dora d’Istria), Asdreni, Papa Kristo Negovani, Nikolla Naço, Dhimitër Zagrafi, si dhe i disa intelektualëve të tjerë elitarë si Pandeli Vangjeli, Dr.Ibrahim Temo, Kristo Dako, Filip Papajani, Viktor Eftimiu, Dhimitër Polena, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Dhimitër Rëmbeci, Vehbi Bala, Xhelku Maksutoviç, Baki Ymeri, Alush Kamberi etj., etj. Si kulm i densitetit dhe frytshmërisë së veprimtarive të kësaj bashkësie, mbahet periudha 1887-1938 kur kishin disa shoqëri kulturore dhe botonin 35 gazeta e revista.

Gjatë bashkëjetesës disashekullore dhe shembullore me popullin rumun, bashkësia shqiptare tanimë është realisht dhe denjësisht e integruar në shtetin dhe shoqërinë e Rumanisë. Organizata Kulturore e Shqiptarëve në Rumani, VCAR, financimet e pakta shtetërore dhe mundësitë e kufizuara është përpjekur t’i kompensojë me shfrytëzimin sa më të madh të atdhetarizmit, vullnetarizmit dhe devotshmërisë së drejtuesve dhe anëtarëve të saj të thjeshtë, si dhe me ndihmën modeste të ambasadës së Shqipërisë në Bukuresht. Sipas informacionit konciz, që i dha presidentit Moisiu, znj. Xhemile Suslu, presidente aktuale e Organizatës së Shqiptarëve në Rumani, përveç gazetës “Shqipëria”, gjatë këtyre viteve të fundit ata kanë botuar edhe një varg librash. Jeta dhe veprimtaritë e kësaj bashkësie këto vitet e fundit kanë pasur pjesëmarrje më masive dhe jehonë më të gjërë, edhe për faktin se në to kanë qenë të pranishëm dhe aktivë edhe plot nga qindra studentët, që janë diplomuar e vazhdojnë të studjojnë në universitetet e Rumanisë. Megjithatë, me dëshirën për të bërë sa më shumë, qytetarët rumunë me origjinë shqiptare, i shprehën me çiltërsi presidentit Alfred Moisiu edhe disa shqetësime të tyre të vjetra e të reja. Kështu, ata i rrëfyen zhgënjimin nga përfaqësuesja e tyre, e vetme në Parlamentin rumun, Oana Manolesku, që ashtu si shumica e deputetëve edhe në Shqipëri, i ka harruar premtimet që u kishte bërë gjatë fushatës elektorale dhe detyrimet që i përkasin, aq sa tani shumica thonë për të se “nuk është më përfaqësuesja jonë”. Disa nga përfaqësuesit e Organizatës Kulturore të Shqiptarëve në Rumani u ankuan te presidenti Moisiu për zvarritjen me vite të shumta të kërkesave të tyre dhe të procedurave për të gëzuar edhe shtetësinë dhe pasaportën shqiptare. Gjithashtu, të gjithë u shprehën me shqetësim të madh edhe për dukurinë masive e të pandalshme të asimilimit gjuhësor të fëmijve, të mosnjohjes prej tyre të gjuhës shqipe as në të folur. Për ta kufizuar këtë errozion, ata kërkuan angazhimin personal dhe institucional të presidentit Moisiu për të mundësuar interesimin e dy qeverive për hapjen dhe funksionimin e shkollave në gjuhën shqipe për fëmijët.

Zgjidhjen më të mirë e më të plotë të këtyre problemeve për mbarë diasporën shqiptare presidenti Moisiu e trajtoi të lidhur me realizimin e idesë dhe kërkesës së tij këmbëngulëse, gati qysh nga nisja e mandatit të tij për krijimin e një ministrie të veçantë për të. Qysh në fillim kjo ide e tij është pritur me interes dhe shpresa, sidomos në botën shqiptare në emigracion. Edhe pse nuk ka regjistrime të freskëta dhe statistika të sakta, mendohet që diaspora jonë përbëhet nga rreth 7 milionë frymë. Ajo përmbledh në vetvete potenciale kolosale njerëzore, intelektuale, financiare. Njëherazi, mbart edhe sfida e probleme të mëdha e të panumërta, të lidhura sidomos me mbijetesën dhe integrimin në vendet ku janë vendosur, me dukuritë e asimilimit gjuhësor dhe kombëtar, të krimit të organizuar, prostitucionit etj. Me krijimin e një ministrie të veçantë për diasporën, nuk do të jemi as të parët e as të vetmit. Mjafton të marrim shembullin e fqinjit tonë të përtej Adriatikut dhe Jonit, Italinë. Por deri më sot, nga kryeministri Nano, një ministri për diasporën është vlerësuar si një luks shumë i madh dhe një kafshatë të pakapërdijshme për stomakun e vogël të shtetit tonë. Megjithatë, nuk mund të mos kujtojmë se varfëria e shtetit tonë na ngrihet si mur kinez vetëm kur është fjala për këtë rast, për politikë të vërtetë e të sinqertë sociale, për dëmshpërblimin e ish-të burgosurve dhe ish-të përndjekurve politikë dhe jo për shpenzime për luksin e administratave nëpër Kryeministri dhe ministrira, për vetura sheikësh dhe mbretërish arabë për ca qeveritarë. Me vetëm 2-3 për qind të shumës prej rreth 2,771 miliardë lekë të dëmeve në fushën e shpenzimeve me fondet e buxhetit të shtetit, të bëra publike këto ditë nga KLSH, mund të mbahej një vit një ekip modest prej rreth 20 vetësh i Ministrisë së Diasporës. Njëherazi, mund të kujtojmë edhe se nga diaspora vijnë çdo vit rreth 700-750 milionë dollarë, por investimet prej saj janë 5-6 herë më të ulta. Nga ana tjetër, në diasporën tonë ka plot bisnesmenë që njihen si multimilionerë edhe përtej vendeve ku jetojnë dhe operojnë. Deri më sot ata që kanë guxuar të investojnë dhe ata që kanë mundur të mbijetojnë në Shqipëri numërohen me gishtat e duarve, sepse, sidomos pas ´97-s, plot të tjerë, ashtu si shumë investitorë italianë, turq, austriakë etj., ikën të lemerisur e të lebetitur, me betimin për të mos u kthyer më kurrë. Pra, për qeverinë e sotme Nano dhe qeveritë e nesërme, të majta e të djathta qofshin, mbetet një borxh dhe detyrim krijimi i një klime shumë më të ngrohtë dhe më të favorshme për investimet dhe bisneset nga diaspora shqiptare. Si fillim shlyerjeje i këtij borxhi, mund të pritet dhe kuptohet edhe miratimi i idesë së presidentit Alfred Moisiu për krijimin e Ministrisë së Diasporës, qoftë duke e trajtuar edhe si të njerkës. Vonesa e shton edhe më shumë këtë borxh të vjetër.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3202801 sekonda, 51 pyetje