Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Politikanet, financime nga krimi
estate

Postuar mė 20-10-2013 nė 23:16 Edit Post Reply With Quote
Politikanet, financime nga krimi

LETER E HAPUR


Politikanet, financime nga krimi




• Zoterimi i shtreses se mesme politiko-administrative


Shtresa e mesme politiko-administrative eshte penetruar ne menyre te konsiderueshme nga mafia.

Kryetare bashkie dhe deputete

Kryetaret e bashkive te qyteteve te medha dhe deputetet shqiptare jane te perfshire ne krimin e organizuar. Ne prill 2005, pak para zgjedhjeve legjislative, nen presionin evropian, u votua ligji per transparencen e pasurive te te zgjedhurve dhe qeveritareve. Analiza e deklarimit e bere nga nje komision special ne kete kuader eshte ekzemplare. Deputete te shumte deklaruan nje pasuri prej disa milione eurosh. Me shume se gjysma e tyre deklaruan gjithashtu se kishin te pakten nje ndermarrje te tyren.

Thellesia e ketij penetrimi kriminal ne jeten politike kombetare, vec te tjerash, u ilustrua me reagimet zyrtare ndaj vdekjes se Vajdin Lames, kryetarit te njerit prej klaneve te permendura me lart. Kur u dha lajmerimi i ekzekutimit te tij, Parlamenti shqiptar mbajti nje minute heshtje per te nderuar kujtimin e tij dhe qyteti i Tiranes i dha emrin e tij nje shkolle.

Pak kohe me pare, zgjedhjet e fundit parlamentare luajten rolin e tyre tradicional per te treguar lidhjen politike-kriminele. Situate klasike qe nga 1997: pjesa me e madhe e kandidateve per deputete eshte mbeshtetur financiarisht nga mafia. Ky bashkepunim duket sikur e ka gjetur zgjidhjen vetem te financimi i fushates, karakteristike kjo e viteve 1990. Zgjedhja e deputetit te zones 37 ne Tirane, u shenua nga vrasja e nje perfaqesuesi te Partise Demokratike ne komisionin e zgjedhjeve.
Funksionaret
Kriminaliteti ne funksionet e larta publike shqiptare i kalon dukshem stadet e nje korrupsioni te thjeshte. Lidhjet me mafian jane mjaft te thella. Niveli i pagave i pjeses me te madhe te disa funksionareve te larte, largon dyshimet mbi keto lidhje. Keshtu, si shpjegohet pasuria prej dhjetera milione eurosh e nje prej drejtuesve te KESH-it ne nje kohe qe paga e tij mujore mezi i arrin 2000 euro?

• Shtenia ne dore e drejtuesve politike

Modeli mafioz shqiptar eshte me lart, per sa i perket fuqise, se ai italian, kinez apo japonez. Ne fakt, pushteti mbi shtetin qe ushtronin klanet mafioze, te pakten deri kur u zgjodh Berisha, nuk ushtrohej nga nje presion i jashtem mbi vendimmarresin politik: drejtuesit e politikes shqiptare e vinin vete shtetin ne sherbim te mafias. Dhe kete e benin per arsyen me te thjeshte: sepse ishin kuadro drejtues.
Nderkohe qe paga mujore mesatare e nje ministri varion nga 2500 deri ne 3000 euro, punimet e komisionit nxoren ne drite se tre ministrat kryesore te qeverise se Nanos kishin nje pasuri prej dhjetera milione eurosh.

Origjina

Ndonese ka mundesi te kete ekzistuar qe prej vitit 1992, eshte e sigurt qe pushteti kriminal mbi klasen politike eshte bere masiv pas kryengritjes se vitit 1997. Zhdukja e shtetit pati dy pasoja te medha: emergjencen e grupeve kriminale te plotfuqishme ne territorin e tyre, sidomos ne Vlore; dhe nevojen, logjike dhe te mbeshtetur nga komuniteti evropian, qe t’u jepej fund pushimeve te pushtetit me organizimin e zgjedhjeve legjislative ne qershor te vitit 1997, te destinuara per te sjelle ne pushtet pasardhesin e Sali Berishes dhe qeverine e quajtur “qeveria e stabilitetit”. Pikerisht ne kete kuader, lidhja politike-kriminele u zbulua ne sensin fotografik te termit. Ne fakt, si mund te sigurosh financimin e fushates zgjedhore ne nje vend te varfer, pervecse duke perdorur te vetmin financim te mundshem: ate te klaneve kriminale? Kjo lidhje qe shume e qarte ne Vlore, ku Fatos Nano, gjate fushates zgjedhore per t’u bere kryeminister, u “mbrojt” gjate shume javeve nga Myrteza Caushi “Zani”, kryetari i klanit kriminal, qe dominonte ne Vlore, ne ate kohe. (Policia dezertoi qytetin me 11 shkurt).

Teknikat


Dy teknika kryesore u perdoren nga klanet mafioze per te zoteruar poltikat shqiptare, njera prej te cilave eshte krimi i organizuar. Eshte e rendesishme te citojme se monopolet e importit qe jane ne dore te mafias, drejtohen nga politikane te rendesishem, te cilet perfitojne ne menyre reciproke nga njeri-tjetri. Ish–ministrat e qeverise “Nano” jane ne krye te monopoleve kryesore te sektorit agro-ushqimor. Keto privilegje - mjaft fitimprurese - sigurisht qe i kane perfituar gjate kohes qe ishin ne pushtet. Dyshime te forta rendojne gjithashtu mbi zoterimin e monopolit te birres, qe eshte nen pronesine e nje burri shteti. Mafia u krijoi mundesine e perfitimit mjaft politikaneve, mjeshtra te spekulimit ne tregjet publike, ne te cilat bashkepunojne masivisht, sidomos ne sektorin e ndertimit. Kryetari i Bashkise se Tiranes i ka vene vetes nofken ndjellese “Zoti 10%”.

Unioni mafia-politike nuk varet vetem nga korrupsioni, por edhe prej perkatesise. Politikanet me te afert me Fatos Nanon jane padyshim anetare te klaneve kryesore shqiptare, roli i te cileve ne strukturimin e kupoles se permendur me lart ka perparuar ne nje menyre ngulmuese ne Durres dhe Tirane. Njerezit e disa prej qeveritareve aktuale nuk ngelen jashte dyshimeve te kesaj fushe.

Efektet e politikes se qeverise “Berisha”

Shkaterrimi i berthamave kriminale

Sic eshte permendur dhe me lart, 12 nga 15 klanet e medhenj mafioze te Shqiperise jane goditur rende nga aksioni antimafia i qeverise “Berisha”. Megjithate, nuk dihet nese keto organizata jane eliminuar plotesisht. Shume prej tyre shfaqin dy shenja mbijetese.

Ultrahomogjeniteti

Kjo e para e ka bazen ne lidhjet natyrore qe bashkojne anetaret e disa grupeve, jo vetem klanore, sic thuhet me lart, por ekskluzivisht familjare. Gjashte anetaret kryesore te klanit “Hakmarrja per Drejtesi” jane te gjithe vellezer ose kusherinj te pare. Fale kesaj lidhjeje natyrore gjaku, nxjerrja e informacionit (sekreteve) nga keto organizata behet jashtezakonisht e veshtire, duke veshtiresuar si rrjedhim dhe shkaterrimin komplet te tyre.

Ndryshimi i territorit

Vecoria e dyte e ketyre klaneve eshte ndryshimi i territorit. Nese lidhja e gjakut mbetet thelbesore per krijimin e trafiqeve kryesore dhe destinacionin e parave kriminale, prania fizike e disa kapove dhe keshilltareve te tyre ne Shqiperi ka ndryshuar. Orik Shyti, kapo i klanit “Hakmarrja per Drejtesi”, eshte rezident ne Zvicer prej shume vitesh dhe ndihmesit e tij po ashtu kane perfituar te drejten e azilit ne kete vend, ose ne Belgjike pas renies se diktatures. Ne te njejten menyre, arrestimet e kryera ne klanin e Lushnjes kane nxjerre ne pah se 6 nga anetaret jetonin ne Shqiperi, kapo Aldo Bare dhe ndihmesi i tij jetonin ne Stamboll dhe 33 anetaret e tjere ne Itali. Kjo levizje gjeografike ngadaleson dukshem luften e qeverise shqiptare kunder mafias, duke e detyruar keshtu te kete nje bashkepunim me nderkombetaret (shpesh te frutshem, sidomos me Italine), por gjithnje te vonuar.

Lufta kunder pushtetit politik te mafias

Korrupsioni i forcave te rendit


Nese spastrimi i radheve te policise po jep efektet e para, mbetet ende nje problem i madh: drejtesia eshte e nenshtruar nga nje presion i forte kriminal. Vrasja e shoferit te nje prokurori te Tiranes ishte nje paralajmerim per kete te fundit per nje fund te ngjashem, nese vazhdonte te hetonte mbi klanin “Hakmarrja per Drejtesi”.
Korrupsioni ne administrate

Politika antimafia e qeverise “Berisha” ka arritur suksese te pamohueshme. Nje numer i madh funksionaresh duket sikur jane vertet te terrorizuar nga energjia e masave antikorrupsion te ndermarra qe ne shtator 2005. Ata jane te vetedijshem per “efikasitetin” e aparatit shteteror shqiptar, kur ky i fundit nuk eshte ne duart e krimineleve. Disa te tjere kane me shume frike nga denoncimi publik i ndonje rivali sesa nga arrestimi ne flagrance ne vendin e krimit, ose bashkepunimi me kriminelet, aktivitete per momentin shume te rrezikshme per t’u ushtruar ne shkalle te gjere.

Korrupsioni i klases politike

Klasa politike shqiptare nuk ka perfituar ndonje rigjenerim te menjehershem me zgjedhjen e Berishes, dhe mbetet ende tejet e infektuar nga mafia shqiptare. Kete e provon nje shembull i koheve te fundit: deri ne arrestimin e tij me 25 mars 2006, Aldo Bare gjate kohes qe rrinte ne Shqiperi udhetonte me nje makine te parlamentit shqiptar (me targe 6888 E). Opozita, tashme e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, mbetet tejet e lidhur me krimin e organizuar. Berisha nuk eshte gabuar per kete, ai ka nisur nje lufte me dore te hekurt pa meshire ndaj rivalit te tij te ri politik. Nje pyetje lind: pse kjo lufte eshte drejtuar vetem ne planin politik, nderkohe qe qofte dhe nje veprim juridik do t’i zbulonte padyshim shume lehtesisht lidhjet kriminale te kundershtareve te Berishes?

Pergjigjja lidhet me faktin qe keto lidhje ekzistojne akoma padyshim edhe brenda kampit te Berishes. Instikti politik qe i detyron ata te mos i shkepusin lidhjet me mbeshtetesit e tyre, ben te duket se lufta kunder korrupsionit te klases politike shqiptare zhvillohet fuqishem nga qeveria “Berisha”, por me urtesi.

Fati ekonomik i luftes antimafia


Shume pak shenja ka qe tregojne fillimin e nje lufte kunder pushtetit ekonomik te mafias shqiptare.

Rreziqet ekonomike te luftes antimafia

Nje nga arsyet e ketyre rreziqeve ka padyshim lidhje me faktin se nje nga shtyllat (monopolet e importit) prek majen e klases politike shqiptare.

Pastrimi i parave, shtylla e dyte e pushtetit mafioz mbi ekonomine shqiptare, mbart ne vetvete nje problem thelbesor per qeverine. Ne fakt, nese ai eshte nje nga vektoret e pastrimit te parave per mafian, edhe sektori i ndertimit eshte pa dyshim nje nga motoret e rritjes se ekonomise shqiptare. Investimet e bera ne kete sektor kyc po ulen ne menyre marramendese, pas ardhjes ne pushtet te qeverise “Berisha”. Rritja e sektorit te ndertimit ishte vecse 6,8% ne 2005, vit i zgjedhjes se Berishes, nderkohe qe ne 2004 ka qene 45,6%. Kjo tendence e rrezikshme konfirmohet duke pasur parasysh se perqindja e rritjes se ketij sektori ne gjashtemujorin e pare te 2006 ishte vetem 1,6%.

Ky ndryshim nxjerr ne pah nje kufi thelbesor per veprimin e qeverise “Berisha”: per faktin e ndervaresise kriminale te vendit, goditjet ndaj mafias jane ne te njejten kohe goditje ndaj ekonomise shqiptare.



Nevojshmeria e nje arme te re kunder krimit


Pervec veprimeve te ndermarra qe ne 2005, qeveria “Berisha” duhet patjeter te pershtase nje arme te re kunder krimit, ne gjendje te kompensoje kete renie te investimeve kriminale: IHD-te, Investimet e Huaja Direkte. Ky eshte gjithe thelbi i masave ekonomike radikale te ndermarra nga Berisha qe prej zgjedhjes se tij. Me domethenesja prej tyre eshte padyshim nisma “Shqiperia 1 euro”, qe synon te terheqe investitoret e huaj, duke iu propozuar kushte aksesi mbi pronen, duke (eliminuar) mos marre parasysh konkurrencen e zones. Ne kete kuader, qeveria “Berisha” ka marre vendimin te vendose ne zbatim projektin AMBO. Permes ketij naftesjellesi duhet te tranzitoheshin 35 milione fuci nafte ne vit nga Deti i Zi per ne Detin Mesdhe, duke filluar ne vitin 2008, permes Bullgarise, Maqedonise dhe Shqiperise. Fillimi i puneve do te kerkonte 1.3 miliarde dollare qe do te siguroheshin nga kredi te dhena prej fondit amerikan dhe evropian, si dhe prej investitoreve private. Me gjithe protokoll-marreveshjen te firmosur mes drejtuesve te tri vendeve me 28 dhjetor 2003, projekti duket i mbyllur, sidomos prej (mosinteresimit) ftohtesise se qeverise shqiptare. Kjo e fundit duket me e interesuar per nje tjeter projekt energjetik te mbeshtetur jo nga SHBA, por nga Rusia. Me 21 prill 2006, qeveria shqiptare ka firmosur nje memorandum qe parashikon ndertimin nga “Gazprom” te nje uzine te perpunimit te gazit dhe ndertimin e nje centrali termik ne qytetin e Fierit. Me nje shume prej 1,9 miliarde dollare, ky projekt paraqet padyshim nje avantazh me te madh per ta futur Shqiperine ne rrjetin evropian te shperndarjes se gazit, duke eliminuar keshtu pengesen kryesore te rritjes ekonomike te vendit: mungesen kronike te energjise.

Megjithate IHD-te mbeten te pakta. Disa investime te rendesishme jane bere ne Shqiperi. Por edhe keto datojne para zgjedhjes se Berishes. Mjeti kryesor per terheqjen e kompanive te huaja eshte kryesisht privatizimi i kompanive te medha shteterore, si per shembull rrjeti i telefonise mobile “Albtelekom”. Megjithate, mbarevajtja e ketyre veprimeve eshte e kondicionuar nga siguria e funksionimit te interlokutorit politiko-administrativ te investitoreve. Dhe jemi te detyruar te konstatojme se ky i fundit nuk eshte ende sistematik ne Shqiperi.

Perfundimi

Qeveria “Berisha” lufton me nje energji te pashtershme kunder mafias shqiptare. Fale kapacitetit te levizjes gjeografike nga Mali i Zi ne Afganistan, fuqia ekonomike e klaneve kriminale arrin t’u shpetoje momentalisht goditjeve qe i jane dhene. Edhe pse e dobesuar, mafia shqiptare mbetet e fuqishme. Nese strukturat kryesore jane prekur rende, eshte ende shume shpejt per te thene se jane eliminuar krejt. Edhe pse nuk eshte perhapur me ne qarqet udheheqese te vendit, ndikimi i klaneve kriminale mbi klasen politike vazhdon te mbetet.

Perhapja ekonomike e mafias shqiptare eshte me e qarte se kurre, jo per rritjen e saj, por perkundrazi per efektet sistematike te mungeses se investimeve kriminale qe ne vitin 2005.

Ndryshe nga strategjite e vena ne jete per te zhdukur nga rrenjet krimin e organizuar te vendeve si Kolumbia e Afganistani, per pastrimin e Shqiperise nga mafia eshte e nevojshme te zhvillohet jo nje kulture zevendesuese, por nje ekonomi zevendesuese. Te zevendesosh parate e krimit me investime te huaja: kjo eshte sfida e Berishes. Per ta bere kete do t’i duhet te kaloje dy veshtiresi te medha: te binde investitoret e huaj ende te pakte ne numer te rrezikojne ne kete vend, dhe kete ta beje shpejt. Rritja ekonomike e vendit eshte ngadalesuar dukshem qe prej zgjedhjes se Berishes: 5% ne vitin 2006, nderkohe qe ne vitin 2005 ka qene 5,5% dhe ne 2004 ka qene 6,7%. Zgjedhjet e ardhshme po afrojne shpejt. Dhe ne keto kushte, nese volumi i investimeve te huaja direkte nuk rritet, nuk vihet ne dyshim qe elektorati shqiptar nuk ka per t’ia falur Berishes privimin nga flukset e cmuara financiare, qofshin keto kriminale.

Koha politike nuk eshte e njejte me ate kriminale. Nese qeveria “Berisha” ka nisur nje beteje kundra kohes, mafia shqiptare ka kohe sa te doje qe te prese dite me te mira, me syte drejt integrimit evropian.

(Fund)
REFERUAR DHE DUKE CITUAR KETO BURIME:
Bertrand Monnet, nje nga autoret e raportit per mafian ne Shqiperi, eshte drejtor shkencor i Institutit te Menaxhimit te Rrezikut Kriminal ne France. Ky institut zhvillon nje aksion te dyfishte te kerkimit mbi rreziqet kriminale te sipermarrjeve dhe te transmetimit te informacioneve te siguruara drejt vendimmarresve. Ne raportin per Shqiperine, pervec intervistave dhe te dhenave nga burime inteligjente te informacionit, jane perdorur materiale te Raportit Boteror per Drogen, viti 2005, te Zyres per Drogen dhe Krimin ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, studimi i gushtit 2005 per llogari te Delegacionit per Ceshtjet Strategjike te Ministrise se Mbrojtjes se Frances, materiale te prodhuara nga Nicolas Miletitch “Trafiku dhe krimet ne Ballkan”, Xavier Raufer “La Camorra”, Jean-Francois Gayraud “Bota e Mafias”, Xavier Raufer dhe Stephane Quere “Mafia shqiptare”

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0902889 sekonda, 24 pyetje