Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Gjergj Kastrioti-Skenderbeu heroi ynė Kombėtar
lgjoka

Postuar mė 17-8-2002 nė 17:52 Edit Post Reply With Quote
Gjergj Kastrioti-Skenderbeu heroi ynė Kombėtar

Gjergj Kastrioti



I pari autor i jetëshkrimit të Skënderbeut ka qenë Martin Barleti, i cili jetonte në nji kohë me fatosin tonë kombëtar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra që pat rastin me njoftë disa nga prijësit luftarak t'asaj kohe, të cilët i kallzuen gjithçka dinin mbi trimnit dhe fitoret e të parit të tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasë gjithashtu mundësin me studjue dokumentet zyrtare të arkivit të Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit të Shkodrës prej Turqve. Biografin e Skënderbeut ai e shkrojti në gjuhën latine dhe e botoi në Romë në fillim të shekullit të XVI. Nji shekull ma vonë, G. Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetër biografi të Skënderbeut të shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, të cilin Imzot Fan Noli e pagësoi Tivarasi. Dorëshkrimi origjinal i veprës së Tivarasit, që mbante datën 1480, ka humbë përjetë dhe njifet vetëm nga referencat dhe citatat që përmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh".
Nji burim i tretë origjinal mbi jetën e Skënderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi krahpërkrah me Skënderbeun. Ai jetoi në Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes së heroit t'onë dhe mandej u vendos në Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe trashëgimin brez mbas brezi të familjes së Muzakëve", ku kallzon historin e Skënderbeut si nji gja që ka dishmue ai vet.
Në shekullin e XIX, dijetarë të kombësive të ndryshme, tue lanë menjianë veprat e shumta që ishin shkruejtë gjatë dy shekujve të maparshëm, u kthyen përsëri në burimet origjinale që ishin mbyllë në arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzës dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanë shtie nji dritë të re mbi jetën dhe veprat e Skënderbeut. Disa e përmendin në vepra të përgjithëshme dhe fort të gjata që shkruejtën mbi shekullin e zaptimit të Balkanit nga Turqët. Disa të tjerë si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtën biografi të gjata të Skënderbeut. Por punën ma të madhe dhe ma të vlefshme e banë eruditët Thalloczy, Jireçek dhe Shufflay, të cilët mblodhën së bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash që përbajnë nji vepër monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma në fund, iu erdhi radha Shqiptarve. Mbas luftës së parë botnore, Imzot Fan Noli botoi "Historin e Skënderbeut", e cila gëzoi menjiherë nji popularitet të jashtëzakonshëm dhe u mësue gadi përmendsh nga nxariësit e shkollave në atdheun e lirë. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojëdhanat e popullit mbi Skënderbeun. Më 1937 Thanas Gegaj i parashtroi Universitetit të Louvain në Belgjikë nji thezë doktorati në gjuhën frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au XVëme siëcle". Kjo u botue në formë libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftës së dytë botnore, pikërisht më 1947, Fan Noli botoi nji histori të Skënderbeut në gjuhën anglishte. Kjo asht nji vepër shkencore e nji niveli shum të naltë, sidomos për shënimet kritike mbi veprat e auktorve të shumtë që kanë shkruejtë mbi Skënderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike që kanë pasë lidhje me epopën tonë kombëtare. Dobija ma e çmueshme e kësaj vepre qëndron në orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtë me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futë Skënderbeun në kallëpin e nji shefi gueriljesh të kohës sonë. Nga ana tjetër tue dashtë me korrigjue nji tregim të Barletit që i duket i gabuem, ai jep nji versjon të tijën që prish ndoshta nji legjendë, por nuk duket ma i bindëshëm.
Sidoqoftë, unë nuk kam pasë, as mjetet, as kohën me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherë se ky kapitull asht bazue në veprat e Imzot Fan Nolit dhe të Thanas Gegajt me farë pak shtesa ose ndryshime nga burime të tjera.

Kthimi në Krujë


Gjergj Kastrioti, që muer famë me mbiemrin Skënderbe, ishte djali ma i vogël i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma të fuqishme të Shqipnis së Mesme. Gjergj Kastrioti lindi në Mat më 1405, mbas biografis së Barletit, më 1412 mbas mendimit të Fan Nolit. Legjenda popullore, që u thur mbas gojëdhanës, thotë se e ama, Princesha Vojsava, kur priste fëmijën pa në andërr se i dha jetë nji dragoi që ishte i madh sa e tanë Shqipnija dhe përpinte Turqët me shumicë. Gjergji kishte, kur lindi, shenjën e nji shpatë në krahun e djathtë. Që i vogël ai tregoi nji interesim të çuditshëm për armët e luftës dhe i pëlqente me luejtë si ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjerë të moshës së tij.
Mbas disfatës që pësoi nga dora e Turqve më 1423, Gjon Kastrioti u detyrue me i dërgue Sulltanit si peng të katër djemt e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetëm 6 vjeç. Kurse shifrat që dhamë ma sipër tregojnë se duhet të kenë qenë 18, domethanë nji djal që kuptonte nga bota dhe që nuk mund të asimilohej* krejt në ambjentin e ri të Oborrit të Sulltanit. Biografët ma të vjetër janë dakord se Skënderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng në duert e Turqve para kthimit të tij dramatik në Krujë më 1443. Domethanë se ishte nji burrë i pjekun 38 vjeç kur ngriti flamurin e luftës së shenjtë kundër shkelësit otoman. Tue shkelë zotimin që kishte dhanë, Sulltan MuratA i n detyroi të katër djemt e Kastriotit të pranojnë fën muhamedane. Mandej, iu ndërroi emnat tur quejtë Gjergjin Isqender-Bej, që u kthye shqip në Skënderbe. Ky asht një emën simbolik që iu dha Skënderbeut për kujtim të Lekës së Madh, tue qenë se nuk ekziston ndër emnat muslimane. Ndërsa Skënderbeu ishte në oborrin e Sulltanit, lufta kundër Turqve vazhdonte akoma në Shqipni. Sikur e pamë, më 1432, Andreja Topija korri nji fitore të madhe, e cila pat si pasojë nji kryengritje të përgjithëshme prej Shkodre në Gjinokastër. Tri ushtëri të tjera që Sulltani dërgoi kundër Shqipnis tre vjet me radhë u shkatërruen dhe u kthyen në Edrenë pa e krye qëllimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, të cilët sulmuen garnizonin turk të Gjinokastrës. Atëherë Sulltani dërgoi nji ushtëri të zgjedhun ndën komandën e Isak Beut nga Shkupi. Shqiptarët u kapën në mes të dy zjarreve dhe pësuen nji disfatë të plotë. Megjithatë, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u përpoq në nji rezistencë shqiptare të pathyeshme.
Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg këtyne luftrave tue respektue detyrimet që kishte marrë kundrejt Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq në vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti për nder qëndrimin e tij korrekt dhe të paanshëm, por aneksoi menjiherë principatën e tij dhe dërgoi nji guvernator turk në kështjellën e Krujës. Skënderbeu, i cili kishte mbetë si i vetnu trashëgimtar i shtëpis së Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do të linte që kjo grabitje të kalonte pa dënim dhe se do të çkëpuste pronat e familjes nga thonjtë e uzurpatorit. Rastin e volitshëm për të prue betimin e tij në vend Skënderbeu e gjeti më 1443. Ai ishte tue marrë pjesë në nji speditë ushtarake drejtue kundër Kristianve t'Evropës, të primun prej Vojvodës së Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndërmjet të dy ushtërive u zhvillue në Konovicë afër Nishit. Skënderbeu, i cili komandonte nji krah të ushtëris turke, pushoi së luftuemi dhe Hunjadi duel fitues. Skënderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye në atdhe për të librue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanë nji ferman për guvernatorin e Krujës që t'i dorzonte kështjellën. Porsa mërrijti në Krujë, Gjergj Kastrioti u kthye në fen e të parve dhe proklamoi luftën e shenjtë kundër invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit të Skënderbeut në Krujë, asht përshkrue në historin e Barletit dhe asht përjetsue në vjershën "Skanderbeg" të poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit të Skënderbeut në kështjellën historike asht pjella e imagjinatës së Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit të Gjon Kastriotit, Skënderbeu qëndroi pranë babës së tij dhe vetëm kohëmbaskohe shkonte me luftue për Sulltanin në krye të nji fuqije shqiptare.
Kët thezë të rë Imzot Fan Noli e zhvillon në historin anglishte të Skënderbeut që botoi mbas lufte. Po të jet e vërtetë kjo, atëherë del se Skënderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse të gjith auktorët e asaj kohe thonë me siguri se Skënderbeu kaloi disa yjet në oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpërsëdrejti kët fakt. Them fakt, sepse përdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej që ishte atëherë nji gradë në hjerarkin e ushtëris otomane. Nji tjetër pikë që mbetet e pashpjegueshme në thezën e Imzot N.olit asht se si Skënderbeu kaloi njizet vjet në Shqipni mbas mundjes së Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesë në luftrat që u zhvilluen në tokën arbnore. 1 vetmi korrigjim me vënd që Fan Noli i ka ba historis së Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skënderbeu nuk ishte nji çilimi i vogël, por nji djal i rritun në votrën atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut të sulmuen dhe të mposhtun nga nji fuqi e huej.
Në oborrin e Sulltanit Skënderbeu u vue në shkollën e kadetve të Pallatit. Përveç truqishtes ai mësoi edhe disa gjuhë të tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftës zgjoi interesimin e tij ma të madh. Porsa ishte në moshë me përdorë armët, ai u çque në lojnat ushtarake në mes të gjith vërsnikve të tij. Shpata ishte arma e tij ma e preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti që i pëlqente ma tepër. Nga pamja fizike ishte i gjatë, me nji trup të derdhun prej statuje, me sy që shkëlqenin nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor të mahnitshëm. Sulltan Muratit i kishte ba përshtypje shkathtësia e tij mendore dhe mjeshtërija e përsosun në garat me armë. Ai e muer me simpathi dhe e la të jetonte, ndërsa vllaznit e tij duket se u mbytën në nji mënyrë që nuk dihet mirë.
Skënderbeu u ba komandant kavalerije në ushtërin otomane dhe muer pjesë në disa luftra të Sulltanit n'Evropë dhe n'Azi. "Në rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skënderbeu, si Leka i Madh, u ngjit majë murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari në qytet". Mbas çdo spedite Skënderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenë robër dhe plaçkë pa masë. Fama e tij rritej dita-ditës; ushtërija e adhuronte; komandantët e tjerë e kishin zili.
Asht rasti me theksue se qysh kur shkrojti historin e Skënderbeut në gjuhën amtare, Fan Noli u ba dishepulli i doktrinës së Karl Marksit. 1 hutuem nga enthuzjazmi për kët fë të rë politike dhe shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futë historin në kallëpin e dogmave të thata marksiste mbi luftën e klasave, determinizmin ekonomik, etj. Në konceptin materialist të historis që predikojnë dishepujt e Marksit nuk ka vënd për ndjenja patriotike dhe për heronj kombëtar, jeta e të cilve asht përzie me legjendë, mbasi për marksistët historin e bajnë "masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindëse, na do të preferojmë kallzimin e Barletit mbi kthimin e Skënderbeut në Krujë.

Skënderbeu në mes të Turqve dhe Venedikut

Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi kështjellën e Krujës dhe shpalli luftën e shenjtë kundër invaduesve mysliman, Skënderbeu shtini në dorë pikat e forta të principatës së Kastriotve ku Sulltani kishte vendosë garnizone ushtarake të përhershme. Randësin ma të madhe në mes të tyne e kishte Stefigradi, në kufinin linduer të Shqipnisë, që shërbente si nji kullë vëshgimi për të diktue afrimin e ordhive anmike, të cilat aviteshin gjithnji nga ai drejtim. Të gjith Turqët dhe Shqiptarët që ishin kthye muhamedanë u ftuen të pranojnë fen Kristjane. Ata që refuzuen Skënderbeu urdhnoi që të griheshin pa mëshirë. Kjo ishte e para gjakderdhje që i dha shkëndijë luftës 25 vjeçare që Skënderbeu bani kundër dy Sulltanve osmanlli. Nji valë e bujshme enthuzjasmi në tanë Shqipnin shoqnoi kthimin e Skënderbeut në Krujë. Fama e tij si nji prijës i madh ushtarak kishte ra në veshin e çdo Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a i vogël, i pasun a i vorfën. Kjo ishte arma e tij ma e fortë, mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushtë i të gjith Shqiptarve ishte i domosdoshëm për me iu ba ballë me sukses hyryshit të ordhive turke që nuk do të vonoheshin mbas gjith atyne që ndodhën. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime të parve të kombit për të bashkue fuqit për nji qëllim dhe ndën nji komandë të vetme. Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend kombëtar u mblodh në Llesh, që ishte ndën sundimin e Venedikut. Në kuvënd muerën pjesë krenët e familjeve ma të fuqishme shqiptare, ndër të cilët ma të çquemit ishin: Pal Dugjakini, Pjetër Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu edhe Stefan Cërnojeviç i Malit të Zi. Ata u mblodhën më 2 Mars 1444 në kathedralën e Shën Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhë njizanit Skënderbeun si kryekomandant. Çdo antar i Lidhjes rezervoi të drejtën me caktue numrin e ushtarve që do t'epte si kontribut drejt qëllimit të përbashkët. Ndërsa Skënderbeu kishte likuidue garnizonet turke në tokat e principatës së Kastriotve, kështjella dhe qytete të tjerë të Shqipnis ndodheshin akoma ndën okupatën e anmikut. Kjo bahej simbas rregullave të luftës mesjetare, kur nji prijës lokal, i cili kapitullonte përpara Sulltanit, detyrohej me pague nji haraç të përvitshëm, me i dhanë peng nji a ma tepër pjestarë të familjes së tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni tdinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt çdo rezistence e orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte ba nji provincje otomane me Despotin Gjergj Brankoviç si vasal te Sulltamt, te cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te bijen si grue.
Bullgaria kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi i rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene Sulltam i diktonte Perandont se çfare politike me ndjeke Kur perandon Jani i Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te mpin Kostandin, Sulltam u informue dhe çfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at kohe Despoti i Morës, ku memzi po qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn Turqet nga nji ane dhe Princet latin te Greqis nga ana tjeter.
I vetmi udheheqes kristian qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi i Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi kishte emnue Hunjadin Vojvode te Transilvanis dhe komandant te forteses se Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder e pame ma nalt, me u kthye kunder Sulltanit.
Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lleshit dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet shkelen kambe n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji politike me dy faqe mbas tradites se Dandolos, tue synue vetem e vetem mteresat e tyne egoiste Qendrimi i Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike oportuniste qe kishte per parim me i la duert kur punet shkonin keq.
Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej ne toke te tyne per te dhane pershtypjen se ishin ne favor te luftes kunder Turqve Ata derguen observues per te pa se ç'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre ndonji detyrim konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u trondite nga qendrimi i dyshimte i Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake per sulmet nga lindja qe priteshin or'e çast.
Sulltan Murati e priti lajmin e "dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze personale qe duhej ndeshkue pa vonese Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake nden komanden e gjeneralit te tij ma te zotin do te mjaftonte per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte me nji guxim te marre.
Ne Qershor te vitit 1444 nji ushten turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores, u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me i dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer haberin se ushteria e Ali Pashes ishte sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga ana e Shqiptarve te vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon e brohonten me enthuziasem NjI i derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa kunore te Shqipnis.
Rasti ma i pare per bashkepunim ne luftë të forcave kristiane u paraqit para mbarimit të vitit 1444. Jani Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me Turqët në skelën Varna të Detit të Zi. Skënderbeu u ba gadi me u shkue në ndihmë aleatve të tij, mirpo Despoti i Sërbis, Gjergj Brankoviç, ndaloi kalimin e ushtëris shqiptare nëpër tokat e tij. Ai vuni si shkak armëpushimin për dhjet vjet që ishte nënshkrue në mes të Hungaris dhe Sulltanit në Czegedin më 12 Korrik 1444. Në bazë të atij traktati Murati i II i kishte njoftë si sundimtar në principatën e tij. Kurse i dërguemi i Papës Kardinal Cesarini e kishte bindë mbretin Ladislav me e shkelë armëpushimin. Atëhere Polonija dhe Hungarija i shpallën luftë Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili ishte tërheqë nga jeta aktive, u kthye me vrap në Edrenë dhe muer komandën e ushtëris turke. Beteja u zhvillue afër Varnës. Armata Kristiane pësoi nji disfatë dërrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkë me mbretin Ladislav mbetën të vramë në sheshin e betejës. 1 pikëlluem nga pamundësijë me mbajtë premtimin, Skënderbeu i dha nji mësim Despotit Brankoviç tue ba kërdin në tokat serbe pranë kufinit.
Të vetnut në botën kristiane t'Evropës që e muerën me sy të keq fitoren e Skënderbeut qenë Venedikasit. Ata u trembën se mos Gjergj Kastrioti bahej prijës i gjith Kristianve të Perëndimit dhe kërcënonte ma tepër se vet Sulltani dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre tregtare jo shum të pastra. Për të evitue nji gja të tillë Doga i Venedikut filloi negocjata me Turqët për të shtie në dorë Vlonën dhe Gjinokastrën. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetën sebep nga një përleshje ndërmjet dy familjeve princore shqiptare për me i shpallë luftë Skënderbeut, i cili iu dha nji dackë të shëndoshë në betejën e Drinit më 23 Korrik 1448. Doge i banë apel Sulltanit, i cili dërgoi menjiherë nji armatë në Shqipni. Kësaj Skënderbeu ia ndreqi hesapin në gusht po t'atij viti. Nji paqe e mballosun u nënshkrue vitin tjetër, kurse për pak Venediku do të kishte humbë të gjitha posedimet e tij në Shqipni. Skënderbeu muer premtimin se Republika e Shën Markut do t'i paguente nji subvencjon të përvitshëm prej 1400 dukatë dhe nji hua prej 1500 dukatë për të marrë pjesë me Hunjadin në luftën kundër Turqve. Ky farë armëpushimi, jo shum i sigurtë, vazhdoi deri më 1463 kur Venediku vet ishte në luftë me Turqët dhe, tue pasë nevojë për krahun e pathyeshëm të Skënderbeut, vrapoi me firmue nji aleancë me të.

Aleanca me Mbretin e Napolit

Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dërgoi mot për mot kundër Skënderbeut nji ushtëri turke ndën komandën e njanit apo tjetrit prej gjeneralve të tij ma të mirë. Te gjith u mundën me nji rregullsi të pagabueshme para se me mërrijtë deri në Krujë. Ma në fund, më 1450 Murati i II vendosi me u nisë vet në krye të ushtëris për me i hangër kryet këtij kapiteni të nji populli malcorësh që guxonte me i ba luftë sundimtarit ma të fuqishëm t'asaj kohe. Kështu u ba rrethimi i parë i Krujës ndën komandën e vet Sulltanit të perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin për të shkrie topa në vënd. Gjylet treqind kilshe ranë si breshër kundër mureve të kështjellës, mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me përbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi i furishëm bani efektin dhe muri i kalas u çpue në nji vend. Yryshi i ushtëris turke me u futë mbrenda u ndal përpara murit të krahnorve shqiptare. Muej me radhë Sulltan Murati nxiti ushtarët e tij me zaptue reduktin e fundit të rezistencës shqiptare, por më kot. Turqët duhej të mbronin vehten nga sulmet e trimave të Skënderbeut që kishin zanë pozitë në malet përmbi kështjellën dhe nuk e linin anmikun të merrte frymë, të gruponte fuqit, të sillte ushtëri dhe mate- rial dhe të pregatiste mësymjen. Nërkaq, Venedikasit banin pare tue iu shitë Turqve ushqim dhe municjon. Në dëshpërim e sipër, Skënderbeu ofroi me iu dhanë Krujën po të vinin me i ndihmue atij në vend që me ndihmue anmikun. Por ata thanë se tregtija me Turqët iu leverdiste ma tepër. Prapseprap ndihma e venedikasve nuk e shpëtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh të pafrytëshme Sulltan Murati ngriti rrethimin e Krujës dhe u kthye në kryeqytetin e tij. "Kështu mbaroi, - shkruen Falmrayer, - akti i parë i tragjedis shqiptare".
Tue ndjekë gjurma-gjurmës Turqët që po tërhiqeshin, Skënderbeu u kthye triumfalisht në Krujë. Ishte e para herë qysh prej kohës së Sulltan Osmanit, që nji ushtëri turke thyhej në luftë tue pasë në krye vet shefin e Perandoris. Skënderbeu muer famë si gjenerah ma i madh i botës kristiane. Ai kishte dalë fitues kundër nji ushtërije dhjet herë ma të madhe dhe që ishte pajosë me artilerin ma të mirë t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte kunorëzue gjashtë vjet luftime të parreshtuna, por humbjet në njerëz ishin shum të mëdha. Me mija Shqiptarë ishin vra në luftë ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku që tërhiqej. Skënderbeu kishte nevojë të ngutëshme për ndihma, për me iu ba ballë sulmeve të tjerë që nuk kishin për të vonue. Pikërisht n'at kohë të kritikëshme disa nga pjestarët ma të fuqishëm të Lidhjes Shqiptare e lanë në baltë fatosin kombëtar, tue dezertue kush në Turqët, kush me Venedikasit. Vetëm pjestarët ma të ngushtë të familjes i qëndruen besnik Skënderbeut.
Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugë tjetër veçse me gjetë aleatë të tjerë jashtë Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit të Napolit, Alfonsit të V, i cili ishte anmik i Osmanllive dhe i Venedikut. Kësisoj, Italija e Jugut u përzie edhe nji herë në historin e Shqipnis. Në nji kapitull të maparshëm kallzova se si Papa Urban i IV ftoi të vëllan e mbretit të Francës, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue në ndihmë kundër mbretit të Siçiljes dhe Napolit, Manfred, që ishte prej shtëpis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Në Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhësi i Urbanit të IV, kunorzoi në Bazilikën* e Shën-Pjetrit Karlin Anjou si mbret të Siçiljes. Ai kishte ardhë n'Itali në krye të nji ushtërije franceze, e cila mundi forcat mercenare të Manfredit në betejën e Beneventos. Karli hyni triumfalisht në Napoli dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullatës vendase.
Anmiqsija kundër tij shkoi tue u shtue. Në Siçilje, që ishte qendra e rezistencës, u organizue nji komplot për të prue në fuqi nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonës*, Don Pedro, i cili ishte martue me të bijën e trashëgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue me Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundër Karlit Anjou, i cili kishte dalë si eksponenti i dinanstis latine të Stambollit. Sikur e pamë ma nalt, Karli kishte marrë titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue në Shqipni. Pikërisht në at kohë Don Pedro, me ndihmën financjare të Paleologut, kurdisi planin e nji spedite ushtarake kundër Siçiljes, mirpo para se flota aragonase të nisej prej Barçelonës, populli i Palermos bani vet nji kryengritje që njifet në histori si "Vesprat Siçiljane", mbasi ndodhi më 31 Mars 1282. Turma e Palermos u çue peshë tue pa nji grup francezësh që mundoheshin me rrëmbye nji nuse që shkonte në Kishën e Santo- Spirito, jashtë mureve të qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushë deri në buzë. Ata që panë sqenën e keqpërdorimit të nji vajze të rë me duvak të bardhë bërtitën "vdekje Francezve". I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, kështjella u zaptue dhe para mbarimit të ditës 2000 francezët e Palermos ishin masakrue. Kryengritja u përhap në krahina dhe, me pushtimin e Messinës më 28 Prill, e gjith Siçilja ishte librue nga sundimi i huej. Tue pasë frikën e nji kundërsulmi hakmarrës të Karlit Anjou, Siçiljanët ftuen Don Pedron me marrë kunorën si trashëgimtar i Manfredit. N'at mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi në fronin e Aragonës, dhe ai dërgoi të vëllan Frederikun të mbretnonte në Siçilje. Dinastija Aragoneze mbajti vetëm kunorën e Siçiljes gjatë tanë nji shekulli, ndërsa dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit.
Më 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte fëmijë, adoptoi si trashëgimtar rnbretin Alfons t'Aragonës dhe Siçiljes. Por ndën presjonin e Papës dhe të princave t'Italis, ajo ndërroi mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-të të dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq para Joannës, ajo emnoi si trashëgimtar të fronit vllan e tij, Renë de Provence. Por mbreti Alfons i Aragonës vazhdoi me e quejtë vehten trashëgimtar të mbretnis së Napolit dhe, mbas vdekjes së Joannes, u nisë për me e shtie në dorë. Halli asht se, tue dashtë me prue në vënd ambicjen e tij, Alfonsi ra në luftë me Genovezët, të cilët e zunë rob dhe e prunë në Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat e Alfonsit se ishte marrëzi për të me lidhë aleancë me Francezët për të prue dinastin Angjevine në krye të mbretnis së Napolit. Kështu që Filipi e la Alfonsin të lirë dhe e ndihmoi me vazhdue luftën. Kaluen gjashtë vjet lufte dhe përpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi përsëri mbretnit e Napolit dhe të Siçiljes ndën shpatën e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, të cilit Skënderbeu iu drejtue për ndihmë mbas fitores së tij të kushtueshme kundër Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nënshkrue në Gaeta më 26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skënderbeu u proklamue sa për formë vasali i Alfonsit të V dhe u angazhue t'i paguente nji shumë të hollash vit për vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer përsipër t'i dërgonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi ushtarake të caktueme dhe ndihmë financjare për të vazhdue luftën kundër Osmanllive. Në krye të trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftëtar, i cili u vendos në Krujë. Traktatin e nënshkruen edhe princat shqiptar të tjerë dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me Skënderbeun si kryekomandant i kunorës së Aragonës, me nji pensjon prej 1500 dukatë në vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarësh katalanë zuni vend në kështjellën e Krujës dhe qëndroi atje deri mbas vdekjes së Skënderbeut. Mbas çdo fitoreje që korrte kundër Turqve, Skënderbeu i dërgonte Alfonsit nji pjesë të plaçkës që mbetej në duert e Shqiptarve, por asnji haraç në të holla. Traktati i Gaetas ishte sajue si guri themeltar i kryqëzatës kundër Sulltanit, tue ndjekë gjurmat e prijësit norman Robert Guiscard. Por kjo ndërmarrje dështoi dhe ushtërija aragoneze nuk debarkoi në Durrës. Skënderbeu vazhdoi të jet zot në tokën e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me të drejta të barabarta. Mjerisht, disa nga bashkëpuntorët ma të ngushtë të Skënderbeut e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve.
Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut. Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te çmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa politike e Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te kater djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte rtite ne fë muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku mundohej me i nxite me nji menyre ose me nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me sukses kur Dukagjinet provuen se nuk kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat e tyne nuk u shpallen botmsht. E vetemja disfate serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej 200 vetesh ishte dergue per te forcue ushtenn e Skenderbeut pre) 12 000 tnmash. Berati u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnm aparatet e atehershem per te rrafe muret e kalas dhe ma ne fund u çel nji vend per kalimin e ushteris. Komandanti i garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i vinte den atehere ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim çthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue, 40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen ushterin shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin, Muzake Topija.
Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut. Ai qe shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu i Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi ishte e vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue aty per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore. Moisiu u kthye në Krujë i penduem dhe i kërkoi ndjesë prijësit të kombit. Skënderbe zemërluani u tregue burrë shteti i vërtetë dhe e fali dezertuesin që i kishte ra ndër kambë. Prej asaj kohe Moisiu luftoi trimnisht për kauzën kombtare deri ditën që pësoi vdekjen e martirit nga dora e anmikut.
Gjergj Kastrioti muer hakun e disfatës së Beratit më 1457, kur Sulltani dërgoi nji ushtëri prej 80.000 vetësh për me i dhanë grushtin e vdekjes. Skënderbeu manevroi në mënyrë që t'u linte Turqve përshtypjen se nuk guxonte me iu dalë përpara dhe u vërsul përmbi ta si shqiponja kur nuk e prisnin. Humbjet e anmikut besohet të ken arrijtë 15.000 deri 30.000 të vramë. Hamzë Kastrioti kishte ardhë me ushtërin turke për me u ba sundimtar i Shqipnis ndën hijen e Sulltanit. Ai u zue rob dhe u mbyll në kështjellën e Krujës. Skënderbeu tregoi edhe nji herë shpirtmadhësin e tij tue falë tradhëtin e të nipit, të cilin e kishte dashtë aq shumë. Mbas kësaj fitorje të rë që habiti botën, aq ma tepër sepse ishte e papritun, Papa Kalikst i III emnoi Gjergj Kastriotin si kryekapedan të Selis së Shenjtë. Në nji letër drejtue Perandorit të Gjermanis, Frederikut të III, Shefi suprem* i Krishtenimit e cilson Skënderbeun si luftëtar të palodhun dhe si Ushtar të Krishtit me krahun e pathyeshëm. Në nji rast tjetër, Papa Kalikst i III flet për "birin tonë të shtrenjtë Skënderbeun fisnik, mbretin e Shqipnis". Më 1460 Gjergj Kastrioti pat rastin me i shpërblye trashëgimtarit të Alfonsit të V, mbretit Ferdinand të Napolit, ndihmën bujare që i kishte dhanë i ati. Alfons Shpirtmadhi vdiq me 1458 tue lanë si trashëgimtar Ferdinandin, birin e tij pa kunorë. Papa Kalikst i III, i cili ishte prej origjine spanjolle, e kishte marrë mbretin e Napolit në gazep për shkak se ai nuk deshi me marrë pjesë në Kryqzatën kundër Turqve dhe dërgoi flotën kundër Gjenovezve. Anmiqsija e papajtueshme e Alfonsit e kishte nxitë Republikën detare të Gjenovës me u afrue me dinastin angjevine. Në vitin e vdekjes së Alfonsit, Gjon Anjou u proklamue mbreti protektor* i Gjenovës. Nji mot ma vonë ai organizoi speditën ushtarake për të zaptue Napolin. Lufta vazhdoi dy vjet por Napoli nuk ra në duert e Gjonit. Megjithatë Ferdinandi nuk e ndjente vehten të sigurtë mbi fron, mbasi ishte i kërcënuem nga baronët feodal t'Italis së Jugut. Papa Piu i II, i cili kishte zanë vendin e Kaliksit të III, duel përkrahës i Ferdinandit dhe ftoi Gjergj Kastriotin me i ardhë në ndihmë. Para se me u nisë për n'Itali, Skënderbeu stabilizoi marrëdhanjet me Venedikun, tue nënshkrue nji traktat aleance të vërtetë. Me porosin e Shenjtëris të tij Piu i n, Kryepeshkopi i Durrësit Imzot Pal Engjëlli bani pajtimin me Dukagjinët. Ma në fund, u nënshkrue edhe nji armëpushim dy vjetësh me Sulltan Muratin.
Kur u bindë se Shqipnija ishte sigurue kundër anmiqve të jashtëm dhe ngatërresave të mbrendshme, Skënderbeu bani pregatitjet për speditën e Italis. Princi i Tarantos, i cili ishte në krye të lidhjes së Baronve t'Italis, u mundue ta bante Skënderbeun me heqë dorë nga kjo punë, tue i tregue se Ferdinandi nuk i kishte të gjata si Mbret i Napolit. Skënderbeu e kishte kuptue pozitën e tij të pashpresë, por nuk donte me lanë në baltë në ditën e rrezikut trashëgimtarin e aleatit të tij ma të nderuem. 1 shkroi princit të Tarantos për të hudhë poshtë propozimet e tij dhe mbaroi tue thanë: "Jam mik i virtytit dhe nuk lakmoj begatin". Në verën e vitit 1461 Skënderbeu u nis me det në krye të speditës shqiptare për në Raguzë ku banonte nji koloni e fortë shqiptare. Senati i qytetit i bani nji pritje madhështore. Mbasi pushoi disa dit, Skënderbeu u nis për në Barletta, ku debarkoi me nji fuqi prej 3000 kalorësh dhe ushtarë të zgjedhun. Nënkomandant i kësaj fuqije ishte i nipi i Gjergj Kastriotit, Gjon Ballsha.
Pozita e Ferdinandit ishte gadi e pashpresë. Pa bjerrun asnji minutë, Skëndebeu filloi veprimin për të shpëtue Barletlën që kishin rrethue anmiqt e Ferdinandit me Princin e Tarantos në krye. Me sulmin e vrullshëm të fuqive shqiptare rrethimi i Barlettës u thye dhe Skënderbeu bani kërdin në mes të ushtëris anmike, ndërsa ajo po tërhiqej e demoralizueme. Shpejtësia e rrufeshme e manevrimit dhe dora e sigurtë në drejtimin e sulmeve i fituen Skënderbeut admirimin e mahnitun të gjith atyne që e vëzhguen.
"Emni dhe lajmi i ardhjes së tij, - shkruen nji historian i asaj kohe, - jo vetëm që shkatërroi gjith planet e anmikut, por mbushi tanë Italin me famën dhe ngadhnjimin e tij". Mirënjoftja e mbretit Ferdinand nuk kishte ma kufi. Ai e quejti Skënderbeun "Babë" dhe i dha në posedim të përhershëm Tranin dhe San Giovanni Rotondon n'Italin e Jugut.
Fitoret e Gjergj Kastriotit në Barletta dhe mandej në Trani e kthyen fatin e luftës në favor të mbretit lë Napolit. Ushtërija e Ferdinandit kaloi në ofensivë dhe, ma në fund, rezistenca e Baronëve t'Italis u dërrmue. N'at kohë Skënderbeu vrapoi me u kthye në Shqipni, mbasi ishte dukë në horizont rreziku i nji ofensive të re turke.

Karakteri i Skënderbeut dhe cilsit e tij si prijës luftarak

Gjergj Kastrioti ishte gadi 40 vjeç kur u ba prijësi i kombit shqiptar në luftën kundër invaduesit otoman. Fuqija e tij fizike dhe shkathtësija mendore ishin në kulm. I gjatë, i hijshëm, me shtat të derdhun si nji statujë, me tipare të skalituna dhe nji pamjf- madhështore, Skënderbeut i kishte dhanë Zoti nji fuqi vigani dhe shpejtësin e nji atleti te përsosun në lëvizje. Ishte nji gjeni i lindun përsa i përket artit të luftës dhe nji luftëtar i pashoq për trimnin dhe aftësin e tij më iu prie të tjerve.
Asnji armë lufte e atij shekulli nuk kishte sekrete për Skënderbeun, por ai çquhej sidomos në përdorimin e shpatës së tij të gjatë dhe të përkulun, nji shpatë që çdo njeri tjetër memzi e ngrinte me të dy duert. Mbasi ishte aq i fortë dhe i shëndoshë, i pëlqente me hangër dhe me pi boll, por kënaqej me pak orë gjumë, tue mos e pasë për gja me fjetë atje ku të qëllonte. Dëfrimet e zakonshëm të jetës nuk i interesonin fort dhe ai gjente prehje në sportin e njeriut të aksjonit si gjueti, vrapim kuejsh dhe ojnat ushtarake që i ndihmonin me mbajtë trupin në formë të mirë dhe me ushqye burimet e energjis të tij të pashterueshme. Guximi i tij në sheshin e luftës mund të dukej krejt i çmendun sikur të mos ishte shoqnue nga gjakftotësija dhe gjykinu i mprefet që e vinin gjithmonë në gjendje me e dominue situatën dhe me sigurue fitoren. Hypun mbi kalin e tij të bardhë dhe me shpatën gadi për të prë kryet e anmikut, Skënderbeu u printe trimave shqiptar dhe ndodhej gjithnji në vendin e rrezikut ma të madh, tue përbuzë vdekjen me nji qetësi shpirtnore që nuk mund të përfytyrohej. Kishte shpëtue gjallë gadi për nji fije kaq shpesh saqë njerzija kujtonin se ishte efekti i nji mrekullije të Zotit. Skënderbeu muer vetëm nji herë nji varrë në shpatull, tue u rrëzue prej kalit ndërsa e rrethuen trimat shqiptar. Mbrenda pak sekondave e mblodhi vehten dhe vazhdoi luftën.
Gjergj Kastrioti ishte i pamëshirshëm me anmiqtë por gjithmonë i gatshëm me falë ata që i kishin ba keq dhe që i kërkonin ndjesë. Besa shqiptare ishte parimi i kodit tonë moral që ai çmonte ma tepër, dhe nuk ishte punë që t'i shmangej edhe sikur të rrezikonte me bjerrë gjithçka. Në përgjigjen që i dërgoi Princit të Tarantos, i cili e ftonte me braktisë mbretin e Napolit në fatin e tij, Skënderbeu thoshte: "Na që kemi pa kaq të mira nga Naltmadhnija e Tij, i ndjeri mbret Alfons, do të baheshim me turp dhe do të na nxihej faqja si njerëz të pabesë dhe pa mirënjoftje sikur të mos i shtrinim dorën të birit në ditën që ka nevojë". Gjergj Kastrioti i kishte kushtue vehten liris dhe mirëqenjes së popullit me nji vetmohim të plotë. Qëllimi i tij ishte jo vetëm t'i mbronte nga sulmet e anmikut të huej por edhe t'i bashkonte si nji komb të pamvarun. Tue dashtë me veprue si nji prijës kombëtar dhe jo si nji shef feodal Skënderbeu shkaktoi anmiqsin e disa nga krenët ma të fuqishëm të Shqipnis, të cilët donin të ushtronin nji pushtet absolut në krahinat e tyne dhe nuk ngurruen të dezertonin në fazën ma të kritikëshme të luftës kundër Turqve. Gjergj Kastrioti ishte nji Katolik i divotshëm dhe i frymëzuem nga forca morale që ngriti valën e Kryqzatave në shekujt e maparshëm. Në çdo rast të jetës së tij ai u mundue të vepronte simbas urdhnave të fes kristiane. Dëshiri i tij ma i flakët ishte me fitue zemrat e njerzve me mirësin, drejtësin dhe bujarin e tij, se me i dominue me anë të frikës dhe të interesit material. Tue iu drejtue nji dit trimave shqiptar Skënderbeu u tha (simbas tekstit të Barletit përkthye nga Fan Noli):
"Kapedanë dhe ushtarë trima". S'është as e re, as e papritun pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ashtu ju gjeta, stërnipër të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnikë të patronditur të vendit dhe të mbretit tuaj. Edhe jam i lumtur tani që mund t'ju hap zemrën time. Ju thom pa u mburrur që, sa kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall për atdhenë dhe këtë dëshirë për lirinë. Kur më ftuat për këtë vepër nga shërbimi i Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që kishit edhe Ju. Juve ndofta ju shkoi nga mëndja që e kisha harruar vëndin, edhe nderin, edhe lirinë, kur ju ktheva prapa të helmuar, pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa ju treguar asnjë ndjenjë bujare dhe shpirtmadhe. Po unë sillesha me atë mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi i juaj dhe i imi, se puna ish e tillë se duhej bërë dhe jo thënë, se e shikonja që kishit më tepër nevojë për frë sesa për shtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe s'jua çfaqa dëshirën që kisha në zemër aq vjet, jo se s'u kisha besim, jo se s'jua dinja shpirtin, po se ju ishit të parët që e hothtë zjarrin dhe u futtë në këtë valle; po se puna duhej mejtuar thellë, se duheshin gjetur mjetet, se duhej zgjedhur koha e mirë. Ndryshe do të derdhej gjak më kotë dhe përfundimi do t'ish nji robëri me e keqe se e para. Dhe ahere çdo shpresë për të nesërmen fluturonte; se nji punë si kjo niset njiherë e mirë; dhe në mos vaftë mbarë, rasja dhe mjetet për ta nisur ikin e s'kthehen kurrë prapë. Prandaj s'ja tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos me shkiste gjuha dhe më dëgjonin muret. Kam për dëshmor Hamzën, tim nip, që e kam pasur këshilltar, përkrahës dhe shok armësh, me ca të tjerë të pakë, me besnikërin e të cilve e vumë këtë plan në vepërim. Tani, ndonëse rronim e hanim bashkë dhe kishim një zemër dhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë nga këta s'më kish dëgjuar kurrë të zë n'gojë atdhenë, lirinë dhe krishtërimin, gjersa ardhi rasa në betejë të Nishit. Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta prisni nga dora e ime, ndonëse vonë, se kështu ndofta desh vet i madhi Zot. Se është me të vërtetë çudi që trima kryelartë si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë robërin e barbarve, duke pritur të më shikoni një ditë në krye tuaj. Po vallë, a e meritonj këtë titull të bukur të çlironjësit që kini mirësinë të më jipni? Lirinë s'jua solla unë, po e gjeta këtu, në mes tuaj. Posa shkela këmbën këtu, posa dëgjuat emrin, renttë që të gjithë, më dualtë përpara kush e kush më shpejtë, sikur t'ishin ngritur nga varret atërit, vëllezërit, bijtë tuaj, sikur të kishte zbritë nga qielli vetë Perëndia. Më prittë me aq dashuri dhe gëzim, më sualltë aq shërbime të çmuara e pa numër, sa më bëtë më tepër ju robin tuaj sesa unë të lirë ju. Këtë mbretëri, këtë qytet nuk jua dhashë unë, po ju gjeta t'armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahërore, në ballë, në shpata e në ushtat; si gardjan besnikë t'emëruar prej tim eti, ja ma vutë mbi krye këtë kunorë, ju ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë zot të kësaj mbretërije, të cilën ma ruajtët me aq besë, me aqë kujdes, me aq mundime. Shpjermëni tani, me ndihmën e perëndisë, që ta çlirojmë tërë Shqipërinë. Pjesën më të madhe, pothuaj tërë punën, e mbaruat: Kruja dhe tërë krahina e saj u fitua; Dibra dhe Malësitë u bashkuan me ne; anmikut s'i mbeti as emëri, as shënjat në fushat tona; qëndrojnë vetëm fortesat. Kam shpresë t'i marrim edhe këto me hir a me pahir, me dhelpëri a me trimëri, ndonëse garnizonet turke janë më të forta dhe kështjellat janë vendosur si shkëmbenj të ashpër dhe të paafruarshëm. Armiku është i rrethuar, i dëshpëruar, dhe s'i kanë mbetur veçse muret e fortesave. Po për këto do të këshillohemi e do të përfundojmë më nurë kur të vemi në vënt e kur të kemi armët në dorë dhe anmikun përpara, sesa tani për së largu dhe pa ditur se ç'kemi përballë. Do të nisim nga Petrela më parë, jo se kjo është më e lehtë për t'u fituar - përkundër është një fortesë prej natyre dhe ka një garnizon të fortë - po se ndodhet më afër kryeqytetit, dhe jam i sigurt që lajma e mirë e ngjarjeve në Krujë ua ka ngrirë gjakun armiqve. Të tmerruar nga trimërija e juaj dhe nga çkatërrimi i garnizonit të Krujës, ndofta do të na lëshojnë fortesën më të mirë; në mos, po do t'i shtrëngojmë të na e japin me të keq. Një gjë vetëm duhet të keni nër mënt: në mos e marrshim Petrellën, asnjë nga ne s' duhet të kthehet prapë i gjallë. Ngrehni pra flamurin përpara, dhe rrëfehuni burra si ngahera. Perëndia, si gjer tani, ashtu edhe paskëtaj, do të na ndilnmojë dhe do të na nxjerrë faqebardhë. O Burrani!"

Kujdesja për ushtërin ishte kasaveti ma i madh i Skënderbeut. Ai dijti me përfitue nga eksperjenca e vet pranë Sulltanit, tue krijue nji ushtëri të zgjedhun dhe të përhershme mbas modelit të Jeniçerve. Por ai nuk kishte nevojë me përdorë metodën barbare të grabitjes së djemve të mitun nga gjiu i familjes për me i mbyllë në kazermat, mbasi çdo Shqiptar lakmonte me shërbye si ushtar i përhershëm i prijësit t'adhuruem të kombit. Kjo ushtëri kombtare, që ishte rekrutue mbas listave të hartueme nga Skënderbeu vet, nuk kapërcente të dhjetmijët. N'at kohë nuk kishte as kazerma dhe ushtarët banonin nëpër shtëpijat e tyne. Kur vinte lajmi se nji ushtëri turke po i afrohej kufinit epej kushtrimi nga kështjella e Krujës dhe trimat e Kastriotit vraponin nëpër vendet që iu ishin caktue. Kryetarët e familjeve sunduese shqiptare, që kishin aderue në kombëtare në krye të forcave armate të tyne. Por faktori vendimtar në fitoret e Skënderbeut ishte garda e tij personale, e cila përbahej nga dy a tre mijë kalorës. Kjo ishte e vetëmja armë që mund t'iu bante ballë Turqve, të cilët ishin kalorës të lindun. Tue përdorë taktikën e sulmeve të befta me trimat e hypun në kuaj që shkonin si vetëtima, Skënderbeu shkaktonte rrëmujën dhe panikun në mes të kambsoris anmike, qoftë në marshim e sipër, qoftë kur kishte rrethue nji kështjellë. Në fushë të hapët ai manevronte në mënyrë që me drejtue ushtërin anmike në nji tokë të përshtatun, ku mund t'i vërsulej me kalorësit si shkaba dhe t'i grinte copë-copë. Gjithmonë në ballë të ushtëris gjatë këtyne betejave legjendare, Gjergj Kastrioti korrte fitoren vetëm me prezencën e tij, tue u futë tmerrin ushtarve t'anmikut. Turqët kishin të drejtë me i pasë frikën, mbasi Skënderbeu nuk njifte mëshirë kur ishte tue luftue. Kjo shpjegohet me faktin se anmiku ishte i tillë jo vetëm nga kombsija, por edhe nga feja, dhe kodi moral i Mesjetës nuk u vinte asnji kufizim kristjanve që luftonin kundër muhamedanve. Tue mos lypë nga të tjerët ma shum sesa ishte gadi të bante vet, Skënderbeu adhurohej nga ushtarët e tij, të cilët i bindeshin me nji vetmohim të plotë. Ai vet kujdesej mbas çdo fitoreje që seicili të merrte pjesën që i takonte nga plaçka e zanun prej anmikut. Ai u epte shpërblimin moral, që ishte ma i çmueshëm, atyne oficerve dhe ushtarve që ishin dallue ma tepër për guxim dhe trimni, tue i ftue në tryezën e tij dhe tue pi për shëndetin e tyne. Rrallë iu desht të përdorte autoritetin e tij si kryetar kundrejt misave të paris shqiptare, që luftonin ndën komandën e tij për kauzën kombtare. Ai imponohej gadi gjithnji me forcën e karakterit të tij, me gjykimin e pagabueshëm, me aftësin e tij si mjeshtër në artin e luftës dhe me shembullin që epte, t'ue dalë gjithmonë vet përpara. Por Gjergj Kastrioti nuk përbuzte kurr mendimin e prijësve të tjerë të luftës kombëtare. Para çdo beteje me randësi ai mblidhte këshillin e luftës që përbahej nga gjeneralët e ushtëris dhe pjestarët e Lidhjes Shqiptare dhe vendosnin së bashku planet strategjike mbas nji bisedimi të hapët dhe të imtë. Në rastin e rrethimit të Beratit më 1455, Skënderbeu iu përulë vendimit të shumicës me pranue ofertën për armëpushim të garnizonit turk megjithqë vet ishte i bindun se po bahej nji gabim fatal. Faktet e provuen se kishte pasë të drejtë dhe Skënderbeu e pagoi tue pësue të vetmen disfatë të karrjerës së tij. Fama e Gjergj Kastriotit ishte përhapë në tanë botën Kristiane. Ndërsa mbretën dhe krenë feodal t'Evropës ishin zhytë në grindje dhe rivalitete personale sa mos me pa rrezikun që kërcënonte mbarë Krishtenimin, shum 'njerëz të thjeshtë të atyne viseve ishin enthuzjasmue nga qindresa heroike e Shqiptarve ndën udhëheqjen gjenjale të fatosit kombtar. Shum qytetarë t'Evropës Kristiane, e tue përfshie edhe Anglezë, kishin vrapue në kështjellën e Krujës për të luftue si ushtarë të Gjergj Kastriotit.
Nuk asht nji ekzagjerim me thanë se Skënderbeu ishte nga klasa e heronjve legjendar, të cilët penda e Plutarkut i ka ba të pavdekshëm. Kësaj i duhet shtue se Skënderbeu ishte pjestar i fundit i kësaj falange që nuk dinte se ç'asht frika dhe që jetonte për të luftue për idealin e liris dhe të mirën e nji populli që e kishte zgjedhë si prijës. Merita e tij ma e madhe asht se ai jetoi në praku i shoqnis moderne dhe se u frymzue nga feja kristiane. Gjatë nji çerek shekull, ai luftoi për të mos lanë që Shqipnija dhe Gadishulli Balkanik të çkëputeshin nga vathi i qytetnimit perëndimor për disa shekuj.

Triumfi i fundit dhe vdekja e Skënderbeut

Sulltan Murati i II vdiq nji mot mbas orvatjes së tij me zaptue Krujën dhe në fronin e Perandoris hypi Sulltan Mehmet i 11. Si nji djalosh njizet vjeçar Mehmeti i n kishte shoqnue të jatin në speditën kundër Shqipnis dhe kishte vuejtë në sedrën e tij nga disfata. Kujtimin e ritiratës nga Shqipnija Mehmeti i II e kishte në zemër si plagë dhe nuk duronte që Gjergj Kastrioti të nderohej si gjenerali ma i madh i botës Kristiane, i cili kishte thye Turqët në luftë, tue prishë kësisoj famën e tyne si nji popull luftëtar që nuk dinte deri atëhere se ç'domethanë me humbë nji betejë. Përveç kësaj, Shqipnija e pamvarun ishte nji pengesë e padurueshme për ambicjen e tij me zaptue Romën dhe me e proklamue kryeqytet të Perandoris otomane.
Sulmin e parë Sulltan Mehmeti e drejtoi kundër Stambollit, të cilin e zaptoi me 1453. Kur u përhap lajmi se kryeqyteti lavdiplotë i Perandoris Bizantine u shkel nga Turqët, nji valë tmerri dhe pikëllinu shpërtheu nëpër Evropën. Bota Kristiane priste me ankth në zemër se ku do të ndalej hovi i këtij rrebeshi që kërcënonte me perla qytetnimin perëndimuer. Skënderbeu me nji grusht trimash Shqiptar kishte mbet si i vetmi prijës Kristian i Evropës lindore që nuk kishte lëshue armët. Prej vitit 1455 e deri më 1462, Sulltan Mehmeti dërgoi njimbasnji disa armata turke ndën komandën e gjeneralëve të tij ma të mirë për të zaptue Shqipnin. Skënderbeu nuk i la as t'i afroheshin Krujës, por i shpartalloi të gjttha në luginat dhe rrypinat në mes të Dibrës dhe Ohrit.
Ndërsa presjoni i Turqve bahej gjithnji ma i randë me u përballue, Skënderbeu kishte ra në hall edhe nga intrigat dhe manevrat e Venedikut. Logjikisht, Republika e Shën-Markut duhej të formonte nji front të përbashkët me mbretin e Shqiptarve, mbasi Turqët sigurisht do të vërsuleshin kundër saj ditën që të kishin shtië Krujën në dorë. Kurse Skënderbeu u shtrëngue ta detyronte Venedikun me lidhë nji aleancë me të, tue krijue përshtypjen sikur kishte ba paqe me Sulltanin.
Më 1463 Mehmeti i II kishte fillue nji fushatë kundër Bosnjës në krye të ushtëris së tij. Lidhja Shqiptare vendosi me i dhanë fund luftës kundër Turqve tue nënshkrue më Sulltanin nji paqe fiktive me kushte që nuk dihen. Por, njikohësisht Skënderbeu lajmëroi Papën se ishte gadi me rifillue luftën kurdoherë që ta shifte të nevojshme. Venedikasit u alarmuen dhe aleanca e tyne me Gjergj Kastriotin u nënshkrue po at vit. Në bazë të këtij traktati Skënderbeu u angazhue t'i shpallte luftë Turqis, ndërsa Venediku u zotue t'i jepte nji ndihmë të përshtatun. Nji kontigjent venecjan i përbamë nga 1300 ushtarë dhe kalorës u dërgue në Shqipni bashkë me 2000 dukatë për të mbulue shpenximet e luftës. Djali i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, muer privilegjin e trashëguem të nji qytetari të Venedikut dhe u ba antar i Këshillit të Madh të paris venecjane.
Fill mbas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Venedikut dhe Skënderbeut, Papa Piu i II u bani nji thirrje të gjith Kristianve me marrë kryqin kundër Turqve. Mjerisht apeli i tij ra në veshë të shurdhën. Dukej sikur asnjeri nuk ishte i interesuem me mbrojtë Krishtenimin. Deri edhe Ferdinandi i Napolit, për të cilin Gjergj Kastrioti shkoi vet me luftue, nuk muer pjesë në Kryqzatë. Piu i II, tue vue gjith besimin e tij ne Skënderbeun dhe në mbretin e Hungaris Mathias Korvin, u nis për në Ragusë që ishte caktue si piknisja e shefave kristian për të lançue Kryqzatën. Fati i zi e deshi që ai të vdiste rrugës dhe, bashkë me të, u varros shpresa e fundit e nji fronti të përbashkët kundër anmikut otoman. 1 goditun deri në thelbin e zemrës nga kjo vdekje e papritun, Skënderbeu ndaloi menjiherë pregatitjet për me shkue në Raguzë. Por ai i kishte shpallë luftë Sulltanit të nesërmen e ditës kur Papa bani thirrje për Kryqzatën kundër Turqve. Kështu që Shqipnija kishte ngelë vetëm përballë sunduesit otoman të ndezun pishë, tue pasë si aleatë Venedikun, që pak mund t'i besohej. Pa bjerrun kohë, Sulltan Mehmeti nisi Ballaban Pashën në krye të ushtëris turke për të shembë reduktin e fundit të rezistencës kristiane në kët anë të Andriatikut. Ballaban Pasha ishte nji renegat* Shqiptar, i cili e njifte taktikën luftarake të Skënderbeut dhe reflekset* e tij në sheshin e betejës. Nji dyluftim për vdekje në mes të këtyne dy prijësve vazhdoi katër vjet pa nji fitore të plotë për asnjanën palë.
Ishte pikërisht gjatë fushatës së parë kundër Ballaban Pashës që Skënderbeu muer varrën e parë dhe të vetme. Të dy ushtërit ishin perleshë afër kështjellës së Stefigradit. Skënderbeu si gjithmonë iu printe trimave Shqiptarë atje ku lozej fati i luftës. Kali i tij u plagos randë dhe heroj kombëtar u përplas në tokë dhe vrau supin tue u përpjekë mbas cungut të nji peme. Për nji minutë i ra të fikët nga dhimbja e madhe. Roja e tij e rrethoi nga çdo anë, ndërsa Turqët sulmonin me rrëmbim. Me nji përpjekje gadi mbinjerzore luani i Arbnis u çue në kambë, hypi mbi nji kalë tjetër dhe u vërsul kundër anmikut të mahnitun dhe të tmerruem.
Në ndeshjen e dytë me Ballaban Pashën, Turqët zunë rob disa nga gjeneralët ma të mirë të Skënderbeut, ndër të cilët edhe vet Moisiun e Dibrës. Me urdhën të Sulltanit ata pësuen nji vdekje të llahtarshme tue iu rrjepë lëkura për së gjalli. Mbarë kombi shqiptar i vajtoi si martirë të atdheut. Në betejat e mapastajme, Shqiptarët e xhindosun nga zemrimi, nuk lanë ma gjallë asnji Turk që ra në duert e tyne. Sulltan Mehmetin, që kishte zaptue Stambollin, nuk e nxinte ma vendi. Ai u nis vet në krye të nji ushtërije prej 200.000 vetësh për me i dhanë nji mësim të fundit këtij kombi të vogël që nuk ndigjonte me iu përulë. Sa muer lajmin, Gjergj Kastrioti vrapoi për me u kapë me fuqin invaduese sa ma larg kah lindja. Mbrojtja e kështjellës së Krujës i ishte besue Tanush Topijës. Me gjith pengesat që i vuni fuqija e lehtë shetitëse e Skënderbeut, ushtërija turke mërrijti para mureve të Krujës dhe topat filluen me vjellë gjylet e tyne prej guri. Mbrojtësit e fortesës simbolike nuk i tronditën topat dhe as që i tërhoqi ari i Sulltanit. Ky i fundit, tue pa se fitorja nuk ishte as për sot, as për nesër, u largue nga Shqipnija tue lanë Ballaban Pashën me vazhdue rrethimin e Krujës. Ai kuptoi nji gja: me mundë Shqiptarët nuk ishte punë aq e lehtë sa me zaptue Stambollin, prandaj u kthye në kryqytetin e tij për të pregatitë nji speditë në shkallë edhe ma të gjanë.
Po në at kohë, Skënderbeut nuk i kishte mbetë ma veçse trimnija dhe vullneti mos me u përulë derisa kishte fuqi të luftonte. 1 dishpruem nga apathija dhe verbnimi që mbretnonin në botën Kristiane, ai u vesh si ushtar i thjeshtë dhe shkoi vetëm në Romë për me kërkue ndihmë. Peshkopë dhe Kardinalë duelën me e pritë dhe nji turmë e madhe Romakësh e brohoriti me enthuzjasmë. Në nji ceremoni të shkëlqyeshme që u mbajtë në Bazilikën e Shën-Pjetrit, Papa Piu i n i dha me dorë të vet nji shpatë nderi dhe nji qylahe të bekueme. Por si ndihmë financjare për të vazhdue luftën, u mblodhën vetëm 7000 dukatë. Prej Rome, Gjergj Kastrioti shkoi në Napoli, ku mbreti i dha nji shumë të hollash dhe, aq sa kishte, armë dhe pajime lufte.
Ndërkaq, rrethimi i Krujës vazhdonte dhe gjëndja e të rrethuemve ishte ba e padurueshme. Skënderbeu porsa u kthye në atdhe nxuer shpatën dhe u turr kundër anmikut nga malet përmbi Krujën që mbajnë sot emnin e tij. Ballaban Pasha u zue në pritë dhe vdiq nga plagët që muer n'atë ndeshje. Armata turke mbeti pa udhëheqës dhe u shkatërrue. Shumica e ushtarve të Sulltanit u vranë dhe fare pak muejtën me dalë gjallë nga Shqipnija. Shqiptarët nuk patën kohë me marrë frymë, kur nji tjetër ushtëri turke u çfaq përsëri para mureve të Krujës. Por edhe kët herë fortesa legjendare nuk u dorzue. Sulltani i tërbuem i dha urdhën ushtëris me djegë e shkretue viset e Shqipnis ku arrinte dora e saj. Por falangat e vetëtimta të Gjergj Kastriotit e ndoqën anmikun kamba-kambës tue ba kërdin në radhët e tij. Mbas dy javë që kaluen me plaçkitje dhe shfarime, Turqët me Sulltanin në krye u kthyen në Stamboll të brengosun nga pikëllimi i disfatës.
Ky ishte triumfi i fundit i Skënderbeut. Nji mot ma vonë, me 17 Kallnuer 1468, heroi i ynë kombëtar, që kishte dalë i pacënuem nga gjith ato beteja, u mposhtë nga nji ethe e mallkueme që nuk i gjindej dermani. Ai kishte shkue në Llesh me kryesue nji kuvënd të Lidhjes Shqiptare për të shestue plane që të nxirrej anmiku prej Shqipnis. Prijësi i pazëvëndësueshëm la kët botë para se Kuvendi të merrte ndonji vendim. Akti i tretë i tragjedisë shqiptare u luejtë pa të, dhe epilogu ishte ai që mund të pritej.
Gjergj Kastrioti u varros në Kathedralen e Shën Kollit në Llesh, të cilën e kishte rindërtue pak vjet ma parë. Kombi shqiptar derdhi lotët çurk, tue vajtue mbretin e adhuruem që i kishte shërbye gjatë nji çerek shekullin si mburojë e pathyeshme, dhe që kishte fitue respekt dhe admirim në çdo skaj t'Evropës me fitoret e tij të habitëshme që dukeshin gadi si nji mrekulli e Zotit. Nji gojdhanë thotë se Sulltani Mehmeti i 11, kur muer lajmin e vdekjes së fatosit shqiptar bërtiti: "Mjer Krishtënimi që ka bjerrë shpatën dhe mburojën e tij. Tash, ma në fund, Evropëa dhe Azija janë për mue. Ruejna Zot që të kemi anmik nji tjetër luan si ai". Dhjetë vjet mbas vdekjes së Skënderbeut, Turqët hynë në Llesh, çelën varrin e tij dhe banë hajmali me copa nga eshtnat e tij, tue besue se nuk do t'i vriste as shpata, as shigjeta, mbasi ishte përhapë kudo besimi se ai vet nuk mund të vritej nga nji armë e dorës së njeriut. Kjo asht aq e vërtetë saqë, pak kohë mbas vdekjes së Skënderbeut, nji ushtëri turke që ishte tue invadue krahinat e Shkodrës, muer arratin në panik e sipër kur u përhapë lajnu se Skënderbeu po iu printe Shqiptarve.
Donika dhe Gjon kastrioti shkuen në Napoli. Për dhjetë vjetë të tjerë flamuri me shkabën dykrenore valoi mbi kështjellën e Krujës. Mbrojtjen e siguronin trimat Shqiptarë ndën Lek Dukagjinin dhe nji kontigjent venecjan ndën komandën e Kontarinit. Fortesa krenare e Gjergj Kastriotit ra në duert e Turqve me 16 Qershuer 1478 mbas nji rrethimi të gjatë që kërcënonte me shfarue banorët nga urija dhe lëngatat, ndërsa Kontarini ishte vra dhe Lek Dukagjini kishte zanë shtratin, i pazoti me lëvizë. Me gjith premtinun solemn të Sulltan Mehmetit me shpëtue jetën e trimave shqiptarë, asnji burrë nuk mbet gjallë dhe gratë dhe fëmijt u zvarrisen në skllavëri. Ky ishte fundi tragjik i luftës epike që heroi legjendar i Shqiptarve bani për nji çerek shekulli kundër invazionit otoman.
Fjalën e fundit mbi vëndin e Skënderbeut e kanë thanë dy Papë, Kalikst i III dhe Piu i II, dhe verdiktin e tyne e ka konfirmue historija. Piu i II shkruen kështu në Komentarët e tij: "Ai kaloi gadi gjith jetën e tij tue luftue për kauzën Kristjane. Asht zor me gjetë nji prijës Kryqzate që mund të krahasohet me të". Papa Kalikst i III ka përmbledhë me kët fjali të goditun randësinë historike të luftës së Skënderbeut: "Si nji pendë e patundëshme, ai ndaloi furin e sulmeve turke dhe i pengoi të zaptonin Evropën Kristjane". Mandej e tanë Evropa shprehu admirimin e saj me nji rast ose me nji tjetër edhe për disa shekuj me radhë. Në librin e lutjeve të Mbretneshës Elizabeth të Anglis botue më 1559, dita e vdekjes së Skënderbeut mban kët shënim: "17 Kallnuer. Si sot vdiq princi i mirë Skënderbeu, Mbret i Epirit dhe shfarues i Turqve".
Më 1597, fisniku francez Jacques de Lavardin (Zhak dë Lavardin) shkroi biografin e plotë të Skënderbeut. Vepra e tij, bazue kryesisht në Barletin, asht frymëzue nga dashurija dhe admirimi i kulluet për heroin tonë kombëtar. Në Parathanjen e tij, Lavardini i drejtohet aristokracis franceze me kto fjalë: "Kjo asht jeta e Gjergj Kastriotit, i quejtun Skënderbe nga Turqët, Mbreti i Shqiptarve, emni i pavdekshëm i të cilit meriton pa fjalë të përmendet në tempullin e Kujtimit". Vepra e Lavardinit inspiroi poetin francez Ronsard me shkruejtë nji vjershë kushtue Skënderbeut. Mbasi kujton ngadhnjimet e lashta të Epirit, poeti vazhdon:
"... Dhe Skmderbeu mundës i Skithve Që prej gjith Azis, Ungjillin kanë dëbue O ti, nder i këtij shekulli Oshqipiar i shënuem prej Fatit Dora jote mundi Turcjët njizet e dy herë Shtine tmerrin në rradhët e tyne, I bane me lanë eshtnat në muret e Kështjellës. Por ti do të kishe vdekë, i harruem nga njerzimi, Sikur përpjekja e devotëshme e të ditunit Lavardin
Të mos kishte përjetësue betejat e tua..."
Sir William Temple, burrë shteti dhe shkrimtar politik anglez i shekullit të XVII, e ven Gjergj Kastriotin në rradhën e prijësve luftarak dhe Perandorve luftëtar ma të mëdhenj të historis. Në nji vepër mbi Virtytet Heroike, ai shkruen:
"Gjergj Kastrioti, Princi i Epirit, i njoftun zakonisht me emnin Skënderbe, si dhe Hunjadi, nënmbret i Hungaris, janë dy gjenerala ngadhnjimtarë dhe burra me karakter të naltë që luftuen sa qenë gjallë si çempjonë të Krishtenimit. Ata ishin ba tmerri i Turqve dhe, tue pasë vetëm nji fuqi të vogël ushtarake, u banë ballë me sukses për kaq vjet sulmeve të përsëritun të gjith ushtëris otomane".
Voltaire shkrojti më 1754:
"Sikur Perandorët e Bizantit të kishin qenë si Skënderbeu, Perandorija Romake e Lindjes nuk do t'ishte çdukë".
Gjenerali kanadez VVolfe, nji ekspert mbi historin e luftrave shkrojti me 1756:
"Skënderbeu ua kalon të gjith prijësve ushtarakë të lashtë dhe modernë si udhëheqës i nji armate të vogël defensive".
Historiani i famshëm Eduard Gibbon që ka shkruejtë veprën klasike mbi "Dekadencën dhe Çdukjen e Perandoris Romake" dënon Skënderbeun pse dezertoi Sulltanin, mohoi fen muhamedane dhe i bani luftë bamirësit të tij. Ai e gjykon Skënderbeun mbas parimeve morale të shekullit të XVIII, tue harrue se tre shekuj ma parë bahej nji luftë për vdekje në mes të dy koncepteve të papajtueshëm moraliteti dhe marrëdhaniesh njerzore. Me kto mëndje ai duhet të kishte denue gjithashtu edhe mbretin Vladislav të IV të Polonis dhe Hungaris, i cili shkeli, ndën nxitjen e Nuncit papal Kardinal Cesarini, armëpushimin prej dhjetë vjetësh që kishte nënshkrue me Sulltanin më 1444 në qytetin Szegedin.
Në ditët tona, Peshkopi Fan Noli asht mundue të çmojë rolin e Skënderbeut me kriterin objektiv të historianit dhe herë- herë, tue u çveshun krejt prej ngroftësis së ndjenjës patriotike. Ai e përfundon kështu librin e tij:
"Skënderbeu bani për 25 vjet nji luftë të mraparojes së Krishtënimit dhe kësisoj ia prishi planet Muratit dhe sidomos Mehmetit të II me organizue speditën kundër Romës. Dihet si fakt se më 1489, domethanë nji mot para se të vdiste, Sulltan Mehmeti kishte lançue fushatën e Italis, tue shkelë kambë në Otranto. Por mbas vdekjes së tij erdhë në fuqi Sulltan Bajazidi, i cili nuk çante kryet për zaptime tokash. Suksesori i tij Sulltan Selimi drejtoi ushtërin kah lindja dhe Evropa Perëndimore shpëtoi nga rreziku i invazjonit otoman".
Historianët modernë e çmojnë Skënderbeun si nji nga shefat ushtarak ma të mëdhenj të gjithë kohëve. Ata e njofin se mbreti i Shqiptarve mbet vetëm për me përballue fuqin kolosale të Sulltanit dhe se bani të pavdekshëm emnin e Krujës, tue detyrue Sulltan Mehmetin e II me u kthye mbrapa dy herë mbas disfatave që pësoi nga dora e Skënderbeut.



Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalaniurk në nji qytet ose kështjellë të principatës së tij. Kur Gjergj Kastrioti proklamoi luftën e shenjtë kundër Sulltan Muratit, garnizone turke kishte në Vlonë, Kaninë, Gjinokastër, Berat dhe Elbasan. Ndërsa në Shqipni u organizuen fuqit për ndeshjen supreme me nji anmik që nuk

lgjoka ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
DARDAN PEJA

Postuar mė 22-9-2004 nė 13:07 Edit Post Reply With Quote
TENDENCAT E FQINJEVE PER TE HUAZUAR HERONJTE E SHQIPTAREVE

Parlamentarët e Shkupit: Skënderbeu është maqedonas




SHKUP- Maqedonasit sërish rendin të vjedhin historinë e shqiptarëve. Pas tendencave për të përvetësuar Nënë Terezën, ata tashmë kanë hedhur vështrimin nga figura kombëtare e kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjithçka ka ndodhur vetëm dy ditë me parë në mbledhjen e komisionit parlamentar të Kulturës, ku është diskutuar dhe vendosur përfundimisht, se cilat nga datat historike të etnive në Maqedoni, do të hyjnë zyrtarisht në shënimet e përvjetorëve. Kryetarja e komisionit të Kulturës në Parlamentin e Maqedonisë, Eleonora Petrova-Mitevska, njëkohësisht deputete e LSDM-së, parti kjo që bashkëqeveris më BDI-në është shprehur në mënyrë absurde se heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu është maqedonas dhe ka luftuar për mbrojtjen e historisë dhe trojeve maqedonase. Ka mjaftuar një deklaratë e tillë, që anëtari i komisionit, deputetit i PDSH-së Zudi Xhelili, kandidat për president në zgjedhjet e fundit presidenciale të reagojë ashpër, duke iu kundërvënë deputetes maqedone.
“Nuk habitemi që në mënyrë artificiale krijoni historinë tuaj, prandaj mos u mundoni se do të arrini të falsifikoni historinë shqiptare”, - i është kundërpërgjigjur deputeti shqiptar Zhelili, kryetares së komisionit të Kulturës pranë Parlamentit të Maqedonisë Eleonora Petrova-Mitevska.
Xhelili ndërkohë akuzoi palën maqedonase, ku sipas tij, të gjitha datat dhe përvjetorët që janë paraqitur në këtë program “kanë karakter tinzar, pasi nuk janë dorëzuar kriteret dhe mënyrat se si është bërë klasifikimi i përvjetorëve dhe jubileve”. Ai ka kërkuar sqarime plotësuese dhe përgjegjësi nga kryetarja e komisionit, pse për programin e përvjetorëve të vitit të ardhshëm nuk janë zhvilluar debate si vitet e mëparshme. Por nga ana e saj, Petrova në mënyrë arrogante ka replikuar me deputetin e PDSH-së, duke thënë se nuk ka ndërmend të japë llogari dhe të përsërisë kriteret që “janë miratuar me ligj në Parlamentin e Maqedonisë”. “Të gjitha propozimet janë dorëzuar nga institucionet paraprake në Maqedoni duke llogaritur këtu fakultetet, komunat dhe disa propozues të tjerë”, - tha kryetarja Petrova. Por duke iu referuar deputetit të PDSH-së, në programin e publikuar nga ana e komisionit parlamentar të Kulturës mungojnë shumë data historike të shqiptarëve.
Pavarësisht nga debati i ashpër mes deputetit të PDSH-së, Zudi Xhelilit dhe kryetares së komisionit të Kulturës të Parlamentit të Maqedonisë, Eleonora Petrova-Mitevska, njëherësh deputete e LSDM-së, se në programin e publikuar nga ana e komisionit në fjalë mungojnë shumë data historike të shqiptarëve, anëtarët e komisionit e miratuan programin me jubiletë dhe përvjetorët historikë, që pritet të shënohen nga fillimi i janarit të vitit të ardhshëm.
Në programin e shënimit të përvjetorëve dhe jubileve, si ditë të rëndësishme të historisë së Maqedonisë, në mesin e 40 përvjetorëve, është edhe 60-vjetori i Kongresit të parë të turqve dhe shqiptarëve (29 qershor 1945), 60-vjetori i shtypjes së gazetës së parë shqipe “Flaka e Vëllazërimit”, 60-vjetori i vdekjes së aktivistit Ibrahim Temo, njëri ndër të parët e Lëvizjes Shqiptare Kombëtare, 450-vjetori i librit të parë në gjuhën shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut dhe 600- vjetori i lindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Nevzat Bejta, deputet i BDI-së dhe anëtar i komisionit të Kulturës konfirmon se është faji i institucioneve shqiptare që nuk kanë dorëzuar ndonjë propozim për përvjetorët që do të shënohen vitin e ardhshëm. “Ne kemi mundur që për këtë vit të propozojmë vetëm këta katër përvjetorë që morën pëlqimin e anëtarëve të komisionit”, -deklaroi Bejta. Edhe përsa i përket renditjes së përvjetorëve, shqiptarët mbeten të shpërfillur. Komisioni i Kulturës miratoi renditjen e festave në programin e përvjetorëve, në krye të tabelës u rendit 60 -vjetori i formimit të qeverisë së parë kombëtare në Maqedoninë Federale, pastaj 60 -vjetori i KAÇKM-së, 60 -vjetori i miratimit të ligjit të parë në Qeverinë Popullore të Maqedonisë, 60 -vjetori i zgjedhjeve të para të lira në Maqedoninë Federale etj. Deputetët maqedonas me këtë rast kanë deklaruar se renditja është bërë pa ndasi etnike pasi, sipas tyre, shumica e përvjetorëve ka të bëjë me histori të përbashkët të maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni. Por siç bëhet e ditur, numrin më të madh të propozimeve e ka paraqitur qeveria së bashku me Parlamentin e Maqedonisë.


SHEKULLI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 29-1-2005 nė 05:56 Edit Post Reply With Quote
Skenderbeu", nje film per Oskar

Heronjte jane kthyer ne gjah te majme per Hollivudin, i cili derdh me miliona dollare per ti ekranizuar. Kete tendence e ka nuhatur mjaft shpejt dhe regjisori i ri italian Roberto De Feo, i cili ka marre persiper te sjelle ne ekran "Skenderbeu, rikthimi i princit". Nje film me metrazh te shkurter perj 10 minutash, me shume skena lufte dhe nje buxhet prej 40.000 eurosh, me te cilin regjisori synon te arrije Oskarin

Vit i ri, jete te reja. Nje shprehje qe nuk ngall aspak interes per kinemaberesit, te cilet jane zhytur koke e kembe ne gjurmim te biografive. Heronj, diva e njerez qe kane shenjuar historine qe nga Aleksandri i Madh, Hitleri, Rei Carls etj, jane ekranizuar ne filma prej miliona dollaresh. Regjisoret me te medhenj kane studiuar me lupe historine per te nxjerre intimitetet me pikante dhe rolin e tyre ne histori. Nje i tille ka marre persiper edhe heroin tone kombetar, Skenderbeun. Ai nuk vjen nga Hollivudi, nuk ka mbi shpine filma te medhenj, por nje nuhatie te mire per ate qe sot ben tendencen ne kinema. Roberto De Feo, eshte emri i regjisorit te ri italian, qe do te ekranizoje filmin me metrazh te shkurter "Skenderbeu, rikthimi i heroit". Edhe pse eshte ende ne fazen e gjetjes se aktoreve, regjisori e ka te qarte linjen qe do te ndjeke filmi i tij. Eshte nje film me metrazh te shkurter me nje buxhet kolosal, flitet per 40.000 euro per dhjete minuta filmim. "Te tregosh jeten e nje heroi, i cili ka jetuar realisht ne Shqiperi ne vitet 1400, nje histori qe do te habiste dhe mrekullonte kedo. Dua qe njerezit ta shohin flamurin shqiptar dhe te mendojne per gjestet dhe kurajon e ketij njeriu dhe te ushtrise se tij. Do te mbyll paragjykimet mbi kete popull", pohon regjisori italian De Feo. Persa i perket buxhetit, regjisori sqaron se kjo behet dhe per shkak te xhirimeve. "Pjesa me e madhe e xhirimeve do te behen ne Itali, ne Back lot Vicarello, e cila eshte prone e Cinecittà Studios ku jane xhiruar dhe filma te medhenj amerikane. Pikerisht aty do te rindertojme nje beteje gjigande mes ushtrise se sulltan Muratit II (ne ate epoke me i pushtetshmi i botes) dhe ushtrise se vogel te lirise Shqiptare, te komanduar nga Gjergj Kastrioti, me qindra kalores, harqe, shigjeta, shpata, helemeta, dama, kuaj dhe shume e shume te tjera. Duke konsideruar dhe faktin qe do te xhirojme me film, bejini vete llogarite...". Edhe kete here ambiciet e regjisorit te ri shkojne shume me larg. Me dokumentarin e xhiruar ne Shqiepri "Vlora '91" synonte te behej i njohur, me kete projekt te ri, synon nje producent, i cili do te vendose nese do te financoje nje film me metrazh te gjate, te bazuar ne kete histori dhe se dyti do te perpiqet te marre pjese ne Oskar, ne seksionin e filmave me metrazh te shkurter. Nje enderr ne sirtar per De Feo, dhe nje ngritje vlerash per shqiptaret. Regjisori aktualisht po merret me perzgjedhjen e aktoreve. Deri tani nuk eshte bere e ditur nese roli kryesor, pra ai i Skenderbeut do ti jepet nje aktori shqiptar. Regjisori ka patur kontakte te shumta me Shqiperine. Pak kohe me pare ai beri nje vizite dhe ne Kruje, ne perpjekje per te pasuruar me detaje filmin e tij per heroin e shqiptareve.


KORRIERI

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 4-2-2005 nė 02:44 Edit Post Reply With Quote
Skėnderbeu, 600-vjetori i lindjes bashkon shqiptarėt

Nga Nail DRAGA*

Opinioni i gjerë është i informuar se me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pikërisht në vitin 1968 janë organizuar një varg manifestimesh kulturore dhe shkencore si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, që ishte fillimi i veprimtarive në nivelin mbarëkombëtar. Duke marrë parasysh se viti 1968 paraqet kthesë historike jo vetëm në Kosovë, si në aspektin kulturor, shkencor dhe të identitetit kombëtar në viset shqiptare në ish-Jugosllavi, shënimi i këti jubileu edhe sot kujtohet me nostalgji, kudo në botën shqiptare. Sepse ishte pikërisht ky vit i kthesave të mëdha, sidomos në aspektin arsimor e kulturor, duke marrë parasysh pozitën diskriminuese të shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Dhe pas 37 viteve, pikërisht në këtë vit, i tërë kombi shqiptar do të kremtojë 600-vjetorin e lindjes së Heroit Kombëtar-Skënderbeut.

Duhet të mësojmë nga të tjerët

Më parë mediat kanë informuar se Presidenti i Kosovës në Prishtinë, Komiteti për Mbrojtjen e Kulturës Evropiane në Itali, Biblioteka Mbretërore e Kopenhagës në Danimarkë dhe një grup albanologësh hungarezë e austriakë, përfshirë studiuesin Istvan Shultz, janë deri më tani promovues të katër nismave për nderimin e 600-vjetorit të lindjes së Gjergj Kastriotit. Ndërsa në Shqipëri në këtë aspekt vazhdimisht janë të vonuar, sepse në vend që të ekzistonte nisma shumë më herët, madje 2-3 vite më parë, sikurse punohet kudo në botën e qytetëruar, kur shënohen jubiletë e rëndësishëm, duke përgatitur një përkujtim të denjë, çdo gjë lihet në momentin e fundit. Andaj në këtë aspekt nuk është e tepërt të thuhet se duhet të mësojmë nga të tjerët. Sepse momenti aktual në lidhje me këtë përvjetor padyshim tregon edhe joseriozitetin e ekzekutivit të shtetit shqiptar ndaj figurës së Heroit Kombëtar. Në lidhje me këtë çështje duhet thënë patjetër se me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, edhe pse Shqipëria ishte nën pushtetin komunist ka bërë një punë të mirë në organizimin e konferencës shkencore albanologjike, apo edhe me shpalljen e konkursit për krijimin më të mirë në letërsi. Atëherë në kujtim të Heroit, po atë vit, u botuan dy nga romanet më të mira me temë historinë e Skënderbeut, që vlerësohen edhe sot nga lexuesit.

Vendim i vonuar

Por duke parë se në mjedise të tjera enkas në lidhje me këtë jubile kanë filluar përgatitjet e duhura, ndonëse të vonuara, përfundimisht edhe Qeveria e Shqipërisë u kujtua se viti 2005 është viti jubilar i 600-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar- Skënderbeut. Siç bëjnë të ditur mediat në mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë, të mbajtur më 28 janar 2005, u mor vendimi “për shpalljen e vitit 2005 vit i përkujtimit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut”. Në kuadër të 600-vjetorit të lindjes, Qeveria ka vendosur që të organizohen disa aktivitete të rëndësishme. Vendimi parashikon përkujtimin e kësaj figure përmes organizimit të veprimtarive të rëndësishme shkencore, kulturore, diplomatike e të tjera. Bëhet me dije se në lidhje me organizimet përkatëse për këtë jubile, si edhe deri më tash, barra kryesore do të bjerë mbi Muzeun Historik Kombëtar. Përveç aktiviteteve të ndryshme, pritet të ribotohet edhe libri i parë mbi Skënderbeun nga Marin Barleti.

Jubileu do të shënohet edhe në Ulqin

Duke marrë parasysh këtë ngjarje madhore për tërë kombin shqiptar, ky jubile do të shënohet edhe te shqiptarët në Mal të Zi. Në mungesë të ekzistimit të një subjekti kulturor në nivel republike, të financuar nga buxheti republikan, në këtë aspekt, si zakonisht, kanë treguar seriozitet subjektet kulturore joqeveritare. Kështu bëhët me dije se SHAI “Art Klubi” në bashkëpunim me subjekte të tjera, këtë jubile do ta shënojë në Ulqin me veprimtari të rastit gjatë mujave të vjeshtës së këtij viti. Nuk ka dilemë se organizimi i veprimtarisë së tillë do të jetë ngjarje e dinjitetit dhe e krenarisë kombëtare për tërë botën shqiptare.

KOHA JAVORE

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 15-3-2005 nė 18:19 Edit Post Reply With Quote
(Anti)Skėnderbeu

1. Figura më ndërkombëtare e shqiptarëve.

Skënderbeu, është nga figurat më me peshë ndërkombëtare që kanë shqiptarët. Të nisemi nga ikonografia e tij aq mahnitëse. Portretet e tij anekënd trojeve europiane, nganjëherë ngjajnë me heronjtë e vendeve nga janë piktorët.

Nga z.Sadik Bejko

Ai mund të duket pak polak në pikturën e një polaku, pak hungarez nën penelin e një hungarezi, etj. Kjo, vërtet është e mrekullueshme. Ai shërbeu si një hero ideal e ashtu, duke u pranuar në një kulturë të caktuar, edhe duhej përvetësuar nga pak. Mbase në këtë rrugë i dha jetë latinishtja e përkryer e Barletit, a mbase se ishte një hero i krishtërimit.

Po ja që ai qënkej më me fat se sa në luftë; pas vdekjes ia arriti të bëhet i pranueshëm për papë, mbretër, për filozofë, për strategë a historianë, ashtu si edhe për një artist të operas, të penelit, a për një poet fin të soneteve. Kjo mënyrë e përvetësimit të tij nga kultura evropiane është aq mbresëlënëse dhe do të thoshje aq krenare. Ne nisëm një figurë të tillë në kulturën botërore dhe ajo e pranoi atë. E nisëm atëhere kur nuk ishim gjëkund në mes popujve të tjerë.

Siç është e natyrshme, edhe kur do që të përvetësosh heronj të kulturave të tjera, duhet që t’u japësh atyre diçka tënden pë t’i bërë më të mirëseardhur. Edhe se shqiptarët e kanë pak të vështirë që të marrin heronj të të tjerëve në këngët e tyre, kjo ka ndodhur me shqiptarët e italisë. Ata për Garibaldin thanë se: Këmishëkuqi trim me fletë,/ Skënderbegut tonë i ngjet.

Ai, heroi i një vendi të vogël, mundi të jetë shembulli i parë i këtij lloji, i shkëmbimeve nga këta popuj drejt kulturës ndëreuropiane. Kjo ndodhi, mbase, nga që kërcënimi islamik ottoman vazhdonte të ishte i gjallë, por, siç thotë Tomas Elioti në një ese për poezinë e Dantes, edhe se Europa e atëhershme e latinitetit ishte një areal më europian se sa Europa e mëvonëshme e shteteve me evokim të prerë nacional.

2. Arketipi i luftëtarit

Në një të dhënë, qarkulluar si anekdotë, (mund të jetë dhe reale) thuhet se diku në Vjenë në një mbledhje me dijetarë, në të cilën një historianë serb e një tjetër grek po vërtetonin se Skënderbeu është me origjinë nga historia e tyre, Fan Noli ngrihet dhe u përgjigjet se Skënderbeu nga i ati ishte i krishterë ortodoks, rrethanat e bënë mysliman, por vdiq si i krishterë katolik dhe u varros në një kishë katolike. Më thoni, shton Noli, cili hero me peshë në historinë e secilit prej kombeve tuaja e ka këtë histori, një jetë të tillë?

Për arsye që dihen, në Shqipëri asnjëri nga variantet e krishtërimit nuk u ngulit siç duhet, mbase dhe prej luftës së kishave me njëra tjetrën – vendi herë pushtohej nga klerikë e liturgji bizantine e herë nga klerikë e liturgji romane. Po kështu mund të thuhet se nga ky relativitet besimi, ardhur në shekuj prej rivalitetit liturgjik, më pas shqiptarët nuk u bënë dot as edhe myslimanë aq të ngulur. Shqiptarët nuk ishin italianë që ta ndienin të tyren latinitetin e kishës romane, as grekë që ta ndienin të tyrin variantin bizantin të kishës, përkundrazi, u ndienë si sanduiç nën trysninë e të dyjave. Tharmi i vjetër pagan do të mbetej ende i thellë, si nënshtresë e të gjitha besimeve, edhe te ai mysliman më pas, aq sa ne shohim që sot shqiptarët me traditë myslimane në Greqi lehtësisht konvertohen në ortodoksë dhe po këta shqiptarë, në se u leverdis, në itali konvertohen lehtësisht në katolikë etj…

Kjo që thamë, nuk do të kishte vlerë, po të mos vinim re se figura e Skënderbeut, nuk i ka fyer fare ndjeshmëritë fetare të shqiptarëve, as dje, as sot. Pamja e tij me ato dy brirët e dhisë mbi kokë është gjallë si e një figurë totemike. Ai kurrë në përfytyrimet e njerëzve të popullit nuk qe ndonjë hero i kryqit, pa le i gjysmëhënës. Ajo “beg” mbas emrit të tij sikur u bënte magji shqiptarëve, që në dasma, myslimanë a të krishterë, e donin këtë titull për bijtë e tyre. Mjeda, për Zogën, heroinën katolike të poemës së tij Andrra e jetës, thotë se ajo ëndërronte e i fanitej i fejuari i ardhshëm si një beg, si një princ, do të thoshim ndryshe. “Një beg… mbi një pullali… me një gjashtore e kacatore”. Një princ mbi kalë, i ngjeshur me armë. Një arketip i luftëtarit, i më të madhit ndër shqiptarët, i Skënderbegut.

3. Skënderbeu si mit apo si vision i një kulture

Por mund të thuash, se në nivelin e shkrimit, në letra, ka dy Skënderbej. Njëri, i ndërtuar nga historianët, dhe, tjetri, ai i poetëve, i shkrimtarëve. Kjo ngjet paksa me përfytyrimet e ndryshme që kanë sot shkenca dhe arti mbi origjinën e krijimit të botës e të jetës. Shkencëtarët kanë hipotezat e tyre logjike mbi shkakun fillestar të ekzistencës së planeteve… teoria e Big bengut është e fundit. Arti, piktorët dhe poetët, këmbëngulin te ideja e lindjes së fëmijës së shenjtë, te fryma, te krijimi me origjinë shkëndijën ndriçuese.

Shkencëtarët me fakte dhe dokumente, me argumente shkencore i janë dejtuar e vazhdojnë t’i drejtohen figurës së Skënderbeut. Dhe kjo është puna e tyre. Vepër e rëndësishme, më e fundit me këtë temë, është Historia… e prof. K. Frashërit.

Edhe përfytyrimi shkencor mbi Skënderbeun ka qenë i ndikuar nga shkollat e mendimit të kohëve, kur kanë shkruar historianët. Interpretimi i parë i kësaj figure me tezat e humanizmit europian, të ringjalljes së tipareve të heroit të antikitetit, të frymës së lirisë e të besimit te forcat e njeriut, u bë nga Barleti. Pastaj erdhën dhe ato me ngjyrime të majta që e shihnin Skënderbeun si përfaqësues të klasës së fshatarëve të lirë shqiptarë të kohës. Sot po shohim dhe një variant do të thoshim me ngjyrime islamike të qasjes ndaj kësaj figure. Këto e pasurojnë skënderbegologjinë, megjithëse ndaj këtij pikëvështrimi të fundit do të ndalemi në vijim.

Ndryshe nga Skënderbeu i shkencëtarëve, që të çon drejt lashtësive mesjetare, pena e krijuesve dhe e vizionarëve tanë ndërton një Skënderbe që të çon nga e ardhmja. Vizioni i shkencëtarëve ka të bëjë me kërshërinë e dijes, ai i shkrimtarëve është ende i gjallë dhe në përpunim e sipër. Skënderbeu mbetet guri më i rëndë i themelit në ndërgjegjen tonë kombëtare, por edhe model për vizionin e ardhmë të një populli. Kështu vizioni i ndërtuar nga rilindasit, kur figura e tij u thirr nga historia për t’u bërë e gjallë në bashkimin dhe ngritjen për luftë e liri në kohën kur po përgatitej pavarësia e Shqipërisë, vazhdon të jetë në këmbë për t’u mbushur me përmbajtje dhe ide të reja. Kjo jo vetëm për atë se shqiponja e tij ka provuar të përflaket e të laget me gjak ende të freskët te shqiptarë këtu përqak nesh. Projekti rilindas i Skënderbeut për një Shqipëri të bashkuar, evropiane, pas rënies së komunizmit, është në përtëritje e ripërtëritje të paprerë. Kështu Skënderbeu del nga miti. Midis të dy vizioneve, atij të shkencëtarëve dhe atij të shkrimtarëve, në Tiranë dhe në Prishtinë (mendoni simbolikën e lëvizjes reale nëpër male të një miti në formë statuje) është nga një Skënderbe i fiksuar në bronz. Kjo mbetet emblema jonë kombëtare. Por, tej fiksimit të tij në bronz a në librat e shkencëtarëve, më duket se ka pasur të drejtë Naimi kur thoshte se “Skënderbeu është i gjallë/ rron e do të rrojë përjetë”. Në çastet tona më të vështira, në kthesat dramatike që fati nuk na i ka kursyer, ne e thërasim atë. Dhe ai është frymë. “Hija e Skënderbegut.. frymë të re tuj shprazun” (Mjeda).

4. Sinteza e laikes me shpirtëroren

Gati të gjitha figurat e mëdha të kulturës sonë i janë drejtuar atij. Që nga De Rada me Skënderbekun e pafanë, te Dara, te Skiroi e arbëreshë të tjerë që shpikën Motin e Madh, kohën e artë të shqiptarëve me Skënderbeun, një kohë mitike që duhej të rilindej në të ardhme. Kristoforidhi këngën e tij e vë të këndohet nga shqiptarët e bashkuar në malin e Tomorrit. E kështu do të vazhdohet me Naimin, Konicën që lexoi Barletin dhe flamurin e Skënderbeut e propozoi si flamur të shtetit të shqiptarëve.

Noli që u mor tërë jetën e tij me Skënderbeun, në rini me panegjerikët dhe historinë shkruar në prozë peotike e deri te vepra shkencore historike mbi Skënderbeun, mbrojtur si disertacion doktorature në Harvard, po edhe më pas. Ajo çfarë e veçon Nolin në vizionin e tij të përgjithshëm mbi Skënderbeun është sinteza e të dy vizioneve, të shkencëtarëve dhe të krijuesve. Në rini, kur figura e Skënderbeut u ideologjizua në favor të çështjes kombëtare ai qe poeti dhe vizionari, në pjekuri qe shkencëtari. Por, mendoj, ka diçka më shumë. Ai që nga fëmijëria krahas Krishtit, kish zgjedhur si hero të tijin dhe Skënderbeun. Një hero të frymës dhe një të veprimit. E këtu vjen përgjasimi me shën Konstandinin, në sintezën e këtij të fundit të krishtërimit me perandorin. Përgjasim që i shkon Skënderbeut, por edhe Nolit. Dhe njëri vdes në buzë të Adriatikut me fytyrë nga Perëndimi, tjetri në Amerikë, prej nga në vitet ‘30 deshi të sillte në Shqipëri diçka nga idealet anglosaksone. Por Noli i ideve nuk qe dhe aq burrë i veprimit.

Si të gjithë, Noli i dha figurës së Skënderbeut diçka nga vetja, nga thellësitë më tipike të personalitetit të tij. Kështu kultura shqiptare në rrekjen për të njohur Skëndebeun, është thelluar për të njohur vetveten, identitetin e saj, atë se kush është ajo, por dhe për të përmirësuar vizionin e saj nga deformimet që nuk munguan në rrjedhë të kohëve, deri tani më së fundi.

Mjeda i soneteve neoklasike te “Liria” e bën frymë vepruese që “ksollë më ksollë shëtit” dhe ngre njerëzit në luftën për liri. Por te “Lisus” Skënderbeu shënjtërohet, me vdekjen e tij ëngjëjt e ngrenë në parajsë. Është një poemë e bukur që ka shkarë nga vëmendja jonë.

5. Ideali i shtetarit

Në një plan tjetër, mbase dhe si refleks i problemeve të kohës, na e jep Skënderbeun tragjedia e E. Haxhiademit. Mes dy rrugëve për mbajtjen e kurorës, të pushtetit ai di të zgjedhë mëshirën dhe shmangien e gjakut. Skënderbeu kështu nuk është bir i kohës së tij. Mund të këmbëngulte në ndëshkimin, në derdhjen e gjakut të secilit që e tradhton, po aq sa këmbëngul në rrugën morale

Për ne njerëzit e sotëm shtrohet një pyetje: kur sundimtarët tanë të shekullit të njëzetë silleshin ndryshe, sidomos diktatori i Partisë Komuniste i zhdukte kundërshtarët politikë, disa dhe ndër miqtë e bashkëpunëtorët e tij më të afërt, i vriste pa prova vetëm e vetëm se dyshonte tek besnikëria e tyre, ky Skënderbe i Mesjetës pse është kaq i përmbajtur e i moralshëm? Jeta politike është e ashpër edhe sot. Me mënyra të tjera, po eleminimi i kundërshtarëve brenda një grupimi politik vazhdon. Skënderbeu pajtohet me Moisiun, me Lek Dukagjinin. Hamzanë e kap dhe e dëbon. Mos vallë përvoja e jetuar nën oborrin e Sulltanit i kish dhënë njohje të thellë mbi intrigat e pusitë që përherë e rrethojnë një njeri në krye të pushtetit, mos vallë zotëronte një njohje të thellë mbi thelbin e njeriut? Ai nuk priste gjë tjetër: në luftën për pushtet ka tradhti, lakmi e pabesi, edhe gjaku yt të tradhton, edhe gruaja jote të shtyn në vrasje. Shtetari i mirë duhet ta dijë këtë gjë. Ai duhet të ruajë veten, shtetin; tradhëtitë e lakmitë janë në natyrën e punëve të shtetit, ndaj duhet t’i trajtojë me gjakftohtësi dhe vetëparmbajtje, jo me hakmarrje e zemërim, jo me gjak, po, mundësisht me marrëveshje e pajtim në interes të shtetit. Por dhe kjo deri te një kufi i pranueshëm. Kur bëhen të rrezikshëm, ato duhen mënjanuar. Mënjanim nuk do të thotë domosdo eleminim fizik. Në qoftëse nuk do ta mendonim brenda kësaj pkëpamjeje, Skënderbeu shtetar do të na dilte një përjashtim nga rregulli, do të mbetej i pabesueshëm. Kjo, për më tepër, kur ne e propagandojmë Skënderbeun, por pa e shpjeguar gjithmonë atë. Mundet ne të zakonshmëve na duken të pavërtetë, të pabesueshëm njerëzit e mëdhenj. Ata bëjnë veprime që mendja jonë nuk i rrok. Ata, mbase, dalin jashtë logjikës së kohës dhe përtej të gjithë kohërave, pikërisht se janë gjeni. Të gjithë historianët thonë se ai i fal, i ndëshkon, por nuk i asgjëson fizikisht tradhtarët. Dhe ai ishte në gjëndje të përhershme lufte. Nuk është e kohës një rrugë e tillë, por ja që ndodh. Ndodh që një Aleksandër i Madh pa i mbushur 30 vjeç pushton botën. Po të mos ta shpjegonim Skënderbeun ai do të ishte një mit, një rast i jashtëzakonshëm. Dhe një çudi, sado e bukur e mahnitëse të jetë, mbetet vetëm kaq, pa ndonjë vlerë të përgjithshme. Edhe prof. Rexhep Qosja vëren se ai si figurë përherë e ka një “pse”. Skënderbeu mit, Skënderbeu vision është pranuar, Skënderbeu real, historik duhet gjetur dhe njohur edhe më tej. Është tjetër që ç’kanë lënë mangut shkencëtarët e kanë plotësuar poetët. Është tjetër që poetët i kanë mëshuar më fort seç duhet anës morale në fjalë, por në tërësi figura e Skënderbeut historik përputhet me vizionin artistik të poetëve.

6. Një vizion themelor për shtetin

Nga të gjitha ç’u shkruan për Skënderbeun më e përhapura dhe ajo më me ndikim në kohë ka qenë Historia e Skënderbeut e Naimit. Vendi ishte në ethet e pavarësisë dhe një poemë e tillë erdhi kur duhej. Ai një jugor i këndon një veriori. Por për Naimin kjo as që përfillej dhe jo nga që ai e shikonte Shqipërinë nga një qendër kozmopolite, kryeqytet perandorie. Ai kishte një projekt: donte bashkimin e shqiptarëve, ecjen e tyre përpara drejt Perëndimit, andej nga, sipas tij, lindte dielli. Më mirë se kushdo këtë mund ta bënte ringjallja e një heroi si Skënderbeu. Një mysliman, në ato ditë të ardhjes së pavarësisë brohoret për mbretin e Shqipërisë, kthimin e tij si një mbret i krishterë. Jo vetëm ky, por gjithë poema është e mbushur me lavde për emra të ndritur të krishterësh si Moisi, Muzakë, Angjelinë, Perlat, Kaman, Gjon etj. dhe me mallkimet si egërsira të Azisë për emra myslimanësh otomanë a shqiptarë. Naimi me ato këngë e kthime heronjsh të krishterë gati sikur po kërkonte dhe kthimin te një fe e lashtë. Dhe një ide e tillë shpesh është diskutuar nga Konica e të tjerët.

Ajo çfarë mbeti me rëndësi themelore nga kjo punë e Naimit dhe e rilindasve të tjerë ishte projekti i tyre për fytyrën e Shqipërisë së ardhshme. Ky project qe më jetëgjatë dhe se veprat e tyre, mund të thuash. Elita shqiptare në kohën e shkëputjes së vendit nga Turqia e përcaktoi me dorë të sigurtë drejtimin europian të këtij shteti të ri. Mbi ndërtimin e këtij themeli, të imazhit të Skënderbeut, u mor shqiponja e tij për flamurin e shtetit të ardhshëm, flamur pa asnjë shenjë myslimanizmi, u morën shkronjat latine për alfabetin e gjuhës. Kjo ndikoi që dhe, më pas, mbreti Zog do ta shpallte atë hero kombëtar, do të pagëzonte me emrin e tij sheshin qendror të kryeqytetit, do të shpallte se shteti shqiptar nuk do të kishte fe zyrtare, medalja më e lartë e shtetit do të ishte me emrin e tij etj.

7.Vizioni i një Shqipërie të përjetshme

Periudha komuniste duke e zhveshur nga pak nga vizioni bazë rilindas e përdori Skënderbeun si mit të nacionalizmit shqiptar. U bë shumë për figurën e Skënderbeut, por jo pa i shpëtuar interpretimit me ngjyrat e ideologjisë së kohës. Propaganda dilte shpesh mbi përmbajtjen, mbi lëndën a frymëzimin. Ndonjë vepër me rëndësi si romani i Sabri Godos mbetet një vlerë në njohjen e ripërtritjen e imazhit mbi Skënderbeun. Skulpturat e O. Paskalit, sidomos busti i tij, me atë gërryerje aq të thatë të fytyrës së tij, prapë në frymë të shpje te një imazh ikonografik i tipit të Onufrit, te një sintezë e shënjtorit dhe luftëtarit.

Por pas modelimit të rilindasve të një Shqipërie me orientim europian, do të vijë Ismail Kadareja. Ai ka disa nga poezitë më të bukura për Skënderbeun. Por me mjete artistike të tjera, me gjuhën aq të pëlqyer të prozës së tij në mbarë botën, me romanet ai do të sintetizojë ç’kishte m të mirë bota shqiptare, fytyrën e veçantë të një qytetërimi, ato drita dhe fryte bukurie të vështirë që përmes shekujve u mbrujtën dhe u bënë të pathërrmueshme. Ngrehinën e ndritur të një Shqipërie në ëndrrën e saj evropiane, kthyer me dorë mjeshtri në fiksion artistik, ai do ta përçonte jashtë nesh. Ai krijoi vizionin e një Shqipërie të përjetshme, të tillë përpara shekujve që shkuan dhe atyre që vijnë, mbrujtur me motivet më rrënjore dhe universale të saj. Kjo sikur donte t’i bënte ballë asaj çfarë këtu po prishej e deformohej nën mitologjinë paranojake të një Shqipërie “të re” kundër gjithë botës. Pas Barletit, me Kadarenë përherë të dytë Shqipëria po shfaqte universalisht thellësitë e saj. Barleti na nxori në botë pa qenë ne, Rilindasit e rimorën Barletin për të na ribërë pas modelit të tij, proza e Kadares, në ato kohë kur mund të na merrte lumi, ngjizi imazhin tonë, për të na njohur me vetveten, por për të na bërë të njohur edhe para botës. Duhej nxjerrë thelbi i vërtetë i kësaj kulture, duhej një dëshmi për atë se cilët ishim. Këtë mision Kadareja shkrimtar e arriti, vepra e tij ende gjen përhapje botërore.

8. Një antivizion

Dua të rimarr dy ide të mësipërme: atë se duke njohur më mirë Skënderbeun kultura shqiptare ka qenë në rrugën e gjatë për të njohur veten dhe se figura e Skënderbeut duke mbetur një vision, është përherë e gjallë dhe lejon përtëritje të vazhdueshme.

Por Skënderbeu nuk është pa armiq. Në vitet ’70 kur në Tiranë do të vihej në skenë një opera mbi Skënderbeun, u dëgjua që një funksionar komunist tek tha: edhe kjo na duhej ne s’kemi ç’i bëjmë atij monumentit të tij që na është ngulur te sheshi, ky na bën edhe opera. Po, për disa Skënderbeu është ngulur dhe nuk e luan dot askush. Vetëm kaq. Nga ana tjetër, ka një grup me ngjyrime të dukshme islamike që janë kundër atij Skënderbeut që njohim. Në të vërtetë ky grupim jo se ka sjellë ndonjë gjë me vlerë në ato që thamë: në Skënderbeun e historianëve a të poetëve. Ata ngrenë ide në dukje interesante, por më shpesh e më shumë hedhin baltë mbi figurën e tij. Në kuadrin e çmitizimit komunist mund të duket e natyrshme që nga statuja e Skënderbeut të rrëzosh diçka nga allçia e propagandës komuniste. E vërteta e këtyre, po i quajmë islamikë, është se duan të rrëzojnë imazhin e Skënderbeut, vizionin e tij. Agresiviteti a zelli i rishtarëve të tillë, i ngjashëm me atë të komunistëve të kthyer në antikomunistë, gjithmonë nuk ka të bëjë me ndjenjat e besimtarëve shqiptarë, të cilët nuk folën atëhere kur u ngrit flamuri i tij, as atëhere kur mbreti Zog e vuri në qendër të kryeqytetit emrin e tij. Ku grup mbase do një Shqipëri me orientim nga Lindja. Një antivizion, një antiSkënderbe, Skënderbeun që nuk duhet t’u kundërvihej otomanëve, por të bashkëpunonte me ta. Dhe kjo gjen vend në trajtesa (siç!) shkencore ose në romanin e në tregimet e një shkrimtari. Megjithatë do të jetë e vështirë të rrëzosh një imazh që, edhe nga sa pamë më lart, ka jetuar kaq gjatë dhe është ngulitur kaq në thellësi ndër shqiptarët. Një imazh që është i aftë të rimerret dhe të japë frute e fara idesh dhe për kohët që vijnë. Sidoqoftë, nga gjithë sulmet ky është më i hidhuri dhe më i pabesi. Dhe vjen kur ne sapo dolëm nga një kohë nën të cilën po e humbnim atë esencën e vërtetë të imazhit Skënderbejan të Shqipërisë. Kur Skënderbeut po i zihej fryma me butaforinë e fryrë dhe boshe të imazhit komunist mbi të. Vijnë këto sulme në një kohë kur Shqipëria më shumë se kurrë ka nevojë për një imazh europian. R. Hollbruk dëshmon se stafi i atyre që morën vendimet më 1998-99 mbi rrjedhat e punëve në Kosovë, iu drejtuan vizionit evropian të elitave shqiptare rilindase, përfytyrimit të atyre burrave mbi fytyrën ardhshëme të Shqipërisë. Sot prapë kemi nevojë të momentit për Skënderbeun. Ai rilind dhe vjen. Ngrihet nga themelet tona. Sytë e mendjes sonë, duke ndjekur vizionin e tij, prekin në një të nesërme të përjetshme.

MONOPOL

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
AGRON RUMI

Postuar mė 17-3-2005 nė 02:21 Edit Post Reply With Quote
Grekėt i japin “dyshtetėsinė” heroit tonė, Skėnderbeut

Qejfi paguhet. Këtë e di kushdo. Por ka edhe qejf që nuk ka të paguar. Qejfi, apo siç thonë ndryshe anglezët, hobi im për të parë muzeumet dhe qendrat arkeologjike sa herë dhe kudo ku kam mundësi, këtë pranverë u shpërblye për disa vjet harxhime e mundime. Më në fund në Muzeun Historik Kombëtar të Greqisë, në Athinë, hasa Skënderbeun! Po, po një portret të mrekullueshëm të tij. Herën e parë kur e pashë u preka, e u hutova si çdo shqiptar kur në një vend tjetër, gjen qoftë edhe një nishan nga mëmëdheu. Në sallën e parë (A) të muzeut në rrugën Stadhiu, te monumenti i madh i Kolokotronit nuk gjeta një nishan Shqipërie, por vetë atë dhe paçka se nuk kishte matrikullin apo numrin e vet të ekspozimit(siç ka çdo eksponat a objekt tjetër muzeor), ishte pikërisht ai, themeluesi i kombit shqiptar. Heroi ynë, që më uronte mirëseardhjen. Nga xhami i dritares së hapur përbri tij shihja lulet e limonit të oborrit të muzeut që sillnin tek unë në sallë aromën e këndshme aq të njohur. Është një portret i një bukurie të rrallë. Ekspresiv te Zoti! Ciceronja e muzeut sqaronte turistët për objektet e tjera të sallës, takëmet navale të Lepantit(1571), që ishte humbja e parë e madhe e turqve dhe fillimi i mbarimit të Perandorisë Osmane. Ajo flet për gjithçka, që ka salla, por për Skënderbeun asnjë fjalë! Turistët japonezë tek-tuk ndalojnë dhe te portreti i Skënderbeut, por nuk pyesin as interesohen për të. Dhe as Skënderbeu për ta. Portreti i punuar me dorë të sigurtë mjeshtri, i hedhur në kanavacë me bojra vaji, me mjekër të bardhë në gri, me beretën e njohur ala fiorentine të aristokracisë evropiano-perëndimore të Mesjetës, me sytë e thellë dhe hundën si të shqiponjës, sheh diku tutje larg nga ditët tona. Në pjesën e sipërme djathtas brenda portretit me vështirësi shquhen e lexohen disa shkronja latine: “Georgious Castrioti Vs Scanderbecus”. E pyes cicëronin pse nuk ka asnjë numër katalogu a numër objekti për portretin “Nuk e di”, -më thotë ajo shkurt me keqardhje dhe me mëdyshje shton: “Pyesni në drejtori, ju lutem!” Dhe vazhdon më tej punën e saj rutinë. Japonezët me aparatet e tyre të përkryer fotografojnë tablonë e madhe detare të Lepantit dhe përkrenaret e helmetat, parsmoret e shpatat që me siguri u kujtojnë takëmet luftarake të samurajve, gjyshërve të tyre, kurse unë marr guximin të fotografoj Skënderbeun. Them guximin, sepse nuk jam fotograf dhe të fotografosh një portret të tillë duhen patjetër aparate e ndriçues të vërtetë. Më vonë pyeta sa kushtonte një riprodhim profesional i tij dhe më thanë 40 dollarë. Çmim jo për xhepin tim, nejse... Portreti i qetë më pozon, por prozhektorët dhe llambat e forta të ndriçimit të stendave të pengojnë. Tani e kuptoj mirë pse lejohet të fotografosh në këtë muze. Me një ndriçim të tillë verbues, zor se mund të bësh kartolina a album tëndin, që të konkurojnë muzeun. As mos e ço në mendje një ide si kjo!
“Është Skënderbeu”, -i them cicerones, gati sikur t’i them është Perëndia. Ajo më ndjek disi e habitur tek fotografoj.
“E di”, më përgjigjet ajo dhe pastaj instiktivisht e papritmas pyet, “Edhe ju shqiptar jeni?” Natyrisht që unë do ta pohoja me krenari të qenit shqiptar, për më tepër që Skënderbeu, i cili më rrinte mbi kokë më mbushte me kurajo si të qe engjëlli im mbrojtës. “Aha, çudi, e kuptova”, ma kthen ajo me një mënyrë shprehëse midis mëshirës dhe përçmimit. Gati sikur më qante hallin. “Burrë i mirë i shkreti, por ç’e do, qenka shqiptar!” ǒkuptoi vallë ajo dhe çfarë çudie ka këtu? Ndoshta për të shqiptari në muze është një anekdodë e re, si ajo që tani thuhet shpesh në Athinë, “A ke parë shqiptar pa armë? Po,vetëm në Mars!” Gati sikur thotë “A ke parë shqiptar në muze?!” Kisha shumë pyetje për t’i bërë cicerones, por e pata të qartë, ndjeva që ajo zor se do të më sqaronte. Ajo iku me grupin e japonezëve, ndërsa unë po e bezdisja në punën e saj.
Doja të dija se kush është autori i portretit? Për cilin piktor bëhet fjalë? Kujt shekulli a viti i takon? Në ç’vend dhe në ç’kushte ka punuar? Si u gjend në këtë muze të historisë së Greqisë, heroi kombëtar i Shqipërisë? Është origjinal apo kopje? ǒpërmasa ka? ǒnumër objekti? Kush e solli këtu, e shumë e shumë pyetje të tjera si këto.
Portreti i Athinës për njohuritë që kam unë, më kujton portretin shkodran të Skënderbeut, që ruhej deri në dhjetë vjet më parë në familjen e njohur Curani, të cilin ma paraqiti asokohe studjuesi i letrave Mikel Prenushi, portret për të cilin kam shkruar. Ky variant, është i njëjti model, por më i madh se ai që kisha parë në Shkodër. Vetvetiu të shkon mendja se athinjoti, si dhe shkodrani, mund të jenë kopje të portretit skënderbegas të Donatelos, të shek.XV. Në mos qofshin dhe kopje të njëri-tjetrit. Thuhet që portreti fiorentinas i Donatelit ruhet në galerinë Mediçi në Firence. Them “thuhet” sepse askush nga ata, që e përmend nuk thotë kurrë, nëse e ka parë me sytë e tij. Shumë e përmendin, asnjë se ka parë! Madje për habinë time as Noli ynë i madh në “Historinë e Skënderbeut”, nuk e përmend fare këtë portret, që qënka bashkëkohës i vetë Skënderbeut. Me siguri dhe ai si unë nuk ka qenë në Firence, përndryshe pse të mos ligjëronte për të? Sidoqë të jetë puna, përderisa kemi parë dy të tillë (vëllezër siamezë), në këtë anë të Adriatikut, lind e drejta të hamendësoj që portreti i Athinës dhe ai i Shkodrës mund të jenë kopje të një origjinali më të lashtë, ndoshta të modelit italian, në mos qoftë dhe e kundërta. Për ta vërtetuar moshën e vërtetë të tyre, duhen bërë analizat në metodën e karbonit.Po hajde bëje dhe kush t’i bëjë? Duke i njohur mirë dy portretet, atë të Shkodrës dhe tani dhe të Athinës, kam krijuar përshtypjen se në gjysmën e parë të shekullit të kala-ur(XIX), kur Ballkani po i tregonte munxët Turqisë, në prag të Rilindjes Ballkanike, ndërkohë që u krijuan shtetet e para të pavarura, ka të ngjarë të ketë patur një ikonografi të tërë të Skën-derbeut. Si me thënë një Skën-derbejadë. Në ka hero të luftrave çlirimtare antiturke që i mugnon aurola e shenjtit të Ballkanit, është ai. Dhe kush më shumë se Skënderbeu e meriton këtë shenjtërim? Por, mesa duket, edhe sot e kësaj dite ata që shënjtërojnë të pavdekshmit, për shenjtorët shqiptarë mezi kujtohen ose nuk kujtohen fare! Pyetjet që më lindën, donin përgjigje dhe këto i përcolla në drejtorinë e muzeut. Më 17 mars, kur Vlora ngrihej në këmbë dhe Shqipëria dridhej, të nesërmen e kërkesës sime në ish sallën e Parlamentit të Greqisë, sot pjesë e muzeut, bëhej promovimi i librit “Udhëheqësi i Fundit”, i Jorgo Lianit, ish ministër i Kulturës dhe Sporteve. Teksa dëgjoja zërat e njohur të komentatorëve të shkathët të kanaleve kryesore televizive greke, si Evangjelis, Papanikolan e Kuik, që diskutonin për librin, unë në zyrën e madhe përballë sallës së ish parlamentit bisedoja qetë me punonjësen shkencore të muzeut (jo cicëronen e japonezëve), zonjën e aftë të Historisë, Evthimia Papasporu Karadhimitru. Matanë gazetarët diskutonin për “Udhëheqësin e Fundit” të Greqisë, Papandreun. Unë me zonjën fisnike, tepër korrekte dhe të gatëshme për çdo sqarim, kuvendonim për Udhëheqësin e Parë (dhe uroj nga zemra jo të fundit), të shqiptarëve, Skënderbeun! Të dhënat e zonjës Evthimije janë të sakta e të përmbledhura si të dhëna kompiuteri të evidentuara dhe të klasiifikuata me seriozitetin e një muzeu të vërtetë. Për portretin e Skënderbeut informacioni përkatës ishte: “Numri i regjistrimit të objektit muzeal është 789. Objekti, Portret i Gjergj Kastriot Skënderbeut; Përmasat, 0,60x0,50m. Pikturë kavaleti me bojëra vaji në kanavacë. Është dhuruar nga Dhim.K.Vasiliu. Ka hyrë në muze në janar të vitit 1891”. Në pjesën e sipërme djathtas ka mbishkrimin: GEORGIOUS CASTRIOTI VS SCANDERBECUS, me siguri dhuruar nga Dh.K.Vasiliu, menjëherë shkon mendja te ndonjë amator grek i pasur e i mënçur, a tek ndonjë arvanitas i kamur e i përgjëruar. E vetmja gjë e sigurtë për moshën e tij ishte që portretin ia kanë dhruar Muzeut një shekull e pak më parë. I shfaq zonjës Evthimije hamendjet e mia për portretin, ato që sapo i lexuat pak më lart, pra që ai mund të jetë kopje e origjinalit të pretenduar fiorentin, se ka ngajrë që në shekullin e shkuar të ketë patur një “modë” a ikonografi të vërtetë për Skënderbeun, duke marrë shkas nga ky portret kaq i bukur i Athinës, që bashkë me vëllain e vet shkodran janë vetë i dytë e tjera. Tani është radha e zonjës greke të muzeut të mbajë shënime. Më falenderon për informacionet (hamendësimet e mia), që do t’ia shtojë dosjes biografike të portretit. I premtova se do t’i dërgoja edhe shkrimin për të. Zonja e njeh mirë Skënderbeun dhe jo vetëm portretin e tij në dallim për vëmendjen dhe përkujdesjen e saj. Këmbyem numrat e telefonave (për çdo rast, thotë ajo) dhe bëmë të ndaheshim. Në këtë çast, kur ajo më përcolli deri tek shkallët, e gjer jashtë muzeut, unë e pyeta gati si naiv, me një dinakëri shqiptari:
“Zonja ime, po çdo Skënderbeu në muzeun e Historisë së Greqisë?” Ajo nuk u habit. As hutim nuk pati, por shpejt e pamëdyshje, kur unë i papërgatitur prisja të më tregojë se Skënderbeu patjetër është vorioepiriot, ashtu siç janë vetëshpallur shumica e shqiptarëve sot në Greqi, se vetë Skënderbeu në të djeshmen e largët e pat pohuar “se sipas kronikave tona jemi epiriotë”, zonja greke ma kthen “si ç’do në muzeun tonë? Po Skënderbeu është mik i madh i Greqisë dhe pioneri i lirisë së Ballkanit. Ai që i pari, që ndezi luftën kundër Turqisë”. E falenderova zonjën dhe pashë Skënderbeun duke përsëritur fjalët e Nolit: “Është kampion i lirisë...” dhe i Kristianizmit, -shton ajo, duke më kujtuar thënien e Papës e të Nolit që dukej sheshit se e kishte qëmtuar mirë. Në sallën e madhe të ish-parlamentit të parë të Greqisë përballë, atje ku u dëgjua kjo thënie e famshme e deputetit arvanitas “kështu dua!”, vazhdon diskutimin i librit “Udhëheqësi i Fundit”, i Greqisë. Unë largohem e iki për t’u kthyer prapë te Udhëheqësi i Parë i shqiptarëve, që shpresoj e dua të mos jetë i vetmi dhe i fundit, Skënderbeu!

BALLKAN

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
DARDAN PEJA

Postuar mė 3-4-2005 nė 22:01 Edit Post Reply With Quote
Njė Skėnderbe "turk"

Me sytë e një historiani turk, heroi kombëtar shqiptar krejtësisht i çmitizuar. Jo më prijësi i kryengritjeve dhe burri i shtetit. Por një luftatar idhnak, hakmarrës dhe dredharak që e luftonte Turqinë vetëm për shkak të interesave të veta

nga Iva Tiço

Që Skënderbeu nuk ka qenë ai kalorësi i çartur i rrëfenjave të moçme, që me një të ngritur të shpatës këpuste dhjetëra koka turqish, kjo është një gjë që e dinë të gjithë. Edhe që ai nuk u morr peng i vogël për të jetuar 29 vjet në oborrin e sulltanit, ashtu siç e duan legjendat, por që përkundrazi me përjashtim të disa periudhave të shkurtra ka jetuar në Shqipëri, edhe kjo tashmë është e shkruar në tekstet historike. Po sikur në vend të një heroi që përveç luftrave mbrojtëse ka edhe meritën e krijimit të të parit shtet të mirëfilltë shqiptar të lexonim se bëhej fjalë vetëm për një luftëtar idhnak, që luftonte për çështje fetare po aq sa për hakmarrje dhe plaçkitje? Atëherë do të duhej të shfletonin historinë e perandorisë turke. Ku një figurë si ajo e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të zinte një vend të vogël, një vend fare periferik. Të njëjtin vend që zinin edhe zotërimet e tij në krahasim me përpasat e perandorisë osmane. Por përveç vendit të vogël që do të zinte historia e Skënderbeut brenda historisë osmane, ajo që do të na habiste më tepër do të ishin vetë faktet historike, do të zbulonim një Skenderbej kaq të ndryshëm jo vetëm nga historia e Barletit por edhe nga historia pa mitizime e teksteve të shkollës. Do të zbulonim një Skenderbej si ai që përshkruan historiani turk Sulejman Kulçe, një pjesë e veprës së të cilit tashmë është e botuar edhe në shqip në librin "Shqipëria në historinë osmane". Në një frymë krejt tjetër nga ajo që ka shoqëruar çdo tekst shqiptar, aty mund të lexosh të gjitha bëmat luftarake të Skenderbeut tashmë jo si një hero kombëtar që luftonte për një shtet por për luftrat e një njeriu, vërtet trim, që e nisi luftën për një inat thjesht personal ndaj sulltanit, që lidhi aleanca të dyshimta me katolikët e Venedikut dhe që vdiq pasi forca e tij ishte dobësuar. Një portret pra i një të vdekshmi të thjeshtë që mbart gjithë veset e virtytet e rracës njerëzore dhe jo i një mbinjeriu. Dhe për ta bërë ndoshta më njerëzor, apo thjesht për t'i ulur vlerat, siç nuk e ka bërë asnjë historian, gjatë gjithë kohës Sulejman Kylçe e quan Gjergj Kastriot Skenderbeun thjesht Iskander. Si të ishte një ushtar i thjeshtë.

Përpara se Skënderbeu të bëhej luftëtari i madh që do ta njihnin të gjithë, ai do të kalonte njëfarë kohe si pjesë e ushtrisë turke, do të stërvitej aty dhe do të njihte taktikat e saj, gjë e cila në të ardhmen do ta ndihmonte të kishte më tepër sukses në ekspeditat e tij ushtarake. Për historianin turk Sulejman Kylçe, historia është pak a shumë e ngjashme me atë letrare të Barletit, sipas të cilës Skënderbeu së bashku me të vëllezërit iu dorëzuan sulltanit. Kurse historiani turk shkruan se dorëzimi i djemve të Gjon Kastriotit, princit të Mirditës (në të vërtetë të Matit, me qendër Krujën), ndodhi kur ai u nënshtrua pa kundërshtim përpara ngadhënjimeve të Muratit II në Shqipëri. Prandaj, sipas rregullit të asaj saj kohe atij iu morrën peng katër djemtë e tij dhe u dërguan në kryeqytetin e Turqisë osmane, Edrene, në vitin 1422.

Gjergj Kastrioti që ishte më i vogël dhe më i zjarrtë se vëllezërit e tij kishte lindur më 1414. Kylçe shkruan se sulltani e mbajti në një vend me djemtë e tij dhe u kujdes në mënyrë të veçantë për edukimin dhe arsimin e tij: dhe emrin ia ngjiti Iskander, sipas emrit turqisht të Lekës së Madh. Në saraje ai qëndroi deri në moshën madhore ku thuhet të ketë rënë në sy si njeri mjaft i zgjuar dhe i zoti, gjë që do ta bënte t'i besoheshin detyra të ndryshme shtetërore. Ende 18 vjeç, iu dha posti i sanxhakbeut. Në emër të ushtrisë së sulltani, ai mori pjesë në disa luftra, ku në mënyrë të veçantë si luftëtar spikati në betejat e zhvilluara në Turqi dhe në Siri.

Sulejman Kylçe e përshkruan Skënderbeun e tij si njeri mjaft ambicioz, idhnak e hakmarrës. Dhe ishin pikërisht këto arsyet që do ta shtynin të prishej me Turqinë, me pak fjalë sipas historianit turk të "tradhtonte" sulltanin. Si "mollë sherri" në këtë rast kishte shërbyer Kruja: pas vdekjes së Gjon Kastriotit, që ishte sanxhakbej i Krujës dhe që me anë të influencës së qeverisë osmane kishte fituar një famë të madhe, vendi i tij kishte mbetur vakant. Skënderi, pasi të tre vëllezërit që ishin pranë sulltanit i kishin vdekur kohë më parë (historianë të ndryshëm japin variantin e helmimit) tanimë e llogariste veten kandidat për vendin e të atit, e quante veten trashëgimtarin e ligjshëm të Krujës. Për shkak se deri në atë kohë ai i kishte shërbyer sulltanit në disa detyra civile dhe ushtarake, duke fituar kështu simpatinë e tij, as që i shkonte ndër mend se mund të mos e emëronin në vend të të atit. Në atë kohë ai ishte 25 - 26 vjeç.

Historiani turk shkruan se sulltani, duke e njohur karakterin e Iskanderit nuk e gjeti me vend këtë emërim: ndoshta edhe për arsye se kishte të tjera plane për të, në dobi të shtetit turk. Dërgoi në Krujë një tjetër sanxhakbej dhe kur Iskanderi e mori vesh këtë punë, u zemërua së tepërmi duke e quajtur si një poshtërim që po i bëhej. Dhe që nga ky moment nisi të përgjonte rastin për të kundërvepruar. Historiani turk Kylçe nuk flet fare për betejën e Nishit prej nga ku Skënderbeu u largua së bashku me treqind kalorësit shqiptarë. Në vend të kësaj ai shkruan se rasti erdhi kur armata turke ndodhej në More dhe Skënderi që ndodhej aty zhvilloi bisedime e u mor vesh me parësinë shqiptare, që kishte ardhur për t'u bashkuar me armatën e sulltanit dhe përgatiti planin e kryengritjes. Një natë hyri në çadrën e nishanxhiut (shkruesi i fermaneve të sulltanit) dhe i kërkoi të shkruante një ferman në emër të tij për sanxhakun e të atit. I kërcënuar ai shkroi ç'iu kërkua dhe ia dorëzoi Skënderit, i cili menjëherë sapo mori fermanin vrau nishanxhiun dhe iku bashkë me shqiptarët që ishin në armatën turke.

Historiani turk shkruan se, kur Skënderi arriti në Dibër, u bashkua me parësinë shqiptare që e priste dhe shkoi në Krujë. La njerëzit e tij jashtë kalasë dhe vetë vajti e i tregoi fermanin sanxhakbeut duke i marrë kështu çelësat e kalasë. Puna e parë e tij ishte të fuste në kala njerëzit e tij dhe në një moment të caktuar të vriste rojen turke të kalasë si dhe sanxhakbeun. "Ja!", - shkruan historiani turk Kylçe, -"Flamuri i kryengritjes që u shpalos në këtë mënyrë u valëvit për shumë vjet me radhë. Kjo ngjarje që ndodhi në kohën e përhapjes dhe të vendosjes së turqve në Ballkan, dalëngadalë doli në plan të parë: sepse princat e Toskërisë dhe Gegërisë, vojvoda i Malit të Zi, qeveria e Venedikut dhe Papa u morën vesh dhe u bashkuan me Skënderin".

Pastaj e gjithë ajo që nga historianët trajtohet si një kryengritje e madhe e përgjithshme kundër Turqisë, në librin e historianit turk Sulejman Kulçe është thjesht një varg luftrash dhe betejash të Skendërbeut me ushtritë e sulltanit. Në libër rrëfehet se herën e parë kundër Skënderbeut u dërgua Evrenoz Aglu Isa beu, i cili mori dhe sasi plaçke dhe skllevër dhe rrugës për kthim zbuloi se grykat ishin zënë: mezi shpëtoi pas një lufte të rreptë dhe u kthye në Edrene në vitin 1437. Dhjetë vjet më vonë, sulltani u shtrëngua vetë të nisej në luftë kundër Skënderit ndërsa me vete kishte marrë edhe trashëgimtarin Mehmetin. Kur arriti në Krujë dhe e rrethoi, prishi kanalet e ujit të kalasë. Historiani turk shkruan se pas kësaj shtrëngese Kruja u pushtua, por Skënnderi nuk u kap pasi qe tërhequr në male. Me afrimin e stinës së dimrit sulltanit iu desh të largohej dhe në kthim ai i propozoi Skënderbeut paqen, por propozimi i tij u rrëzua. "Gjatë rrugës armata e tij u bastis nga Skënderi", shkruan historiani turk teksa rrëfen se një marrëveshje mes dy palëve u arrit në vitin 1451, kur me vdekjen e sulltan Muratit në fron hipi i biri, Mehmeti II i cili morri emrin Fatih, (ngjadhënjimtar) i cili bashkë me gjithë delegacionet që erdhën ta uronin për postin, pranoi edhe të dërguarin e Skënderbeut me të cilin bëri një armëpushim trevjeçar, kohë gjatë të cilës do të merrej me pushtimin e Stambollit. Vitet e mëvonshme sulltani do të merrej me të tjera luftra: në Serbi, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Greqi. "Kaluan dhjetë vjet", shkruan Kylçe, "që kur Fatihu u kurorëzua mbret dhe Skënderi i përballonte gjithnjë me fitore ushtritë e tij ndërsa në botën e krishterë numërohej i vetmi hero". Por jo gjithçka do vazhdonte kaq mirë: pas një beteje në Berat ku Skënderi sipas historianit turk kishte humbur pesë mijë luftëtarë dhe komandantët e tij më të zotë, ai nisi dredhitë: bëri sikur nga ushtria e tij ishte larguar një Moze nga Dibra (bëhet fjalë për Moisi Golemin) dhe e dërgoi në Stamboll ku ai i kërkoi sulltanit t'i jepej një ushtri prej 15 mijë vetësh për të sjellë kokën e Skënderit. Sulltani u bind dhe i besoi armatën, por kur u gjend në Dibrën e poshtme Moisi Golemi kaloi në anën e Skënderbeut dhe ushtrinë osmane e shpartalluan.

Në të njëjtën mënyrë me Moisi Golemin, historiani Kylçe trajton edhe atë që njihet si tradhtia e Hamza Kastriotit, ku ky i fundit nuk paska tradhtuar të ungjin por besimin e sulltanit i cili e kishte dërguar në krye të një ekspedite me 11 mijë këmbësorë dhe 6 mijë kalorës për pushtimin e Shqipërisë. "Edhe kjo tradhti e Hamzait", shkruan ai, -"I kushtoi shumë shtetit turk...". Pas kësaj beteje, ku Skënderbeu kishte marrë peng një sanxhakbej, Sulltani u detyrua që për lirimin e robit t'i ofronte atij një tjetër paqe, së bashku me 15 mijë dukatë florinj. Historiani turk shkruan se kohën e kësaj paqeje Skënderbeu e shfrytëzoi për ekspeditat ushtarake në Itali ku luftoi kundër Karlit VII të Francës në përkrahje të mbretit Ferdinand të Napolit kurse Sulltani Mehmeti pushtoi Morenë dhe Durrësin duke i dhënë një gusht Venedikut që ishte i lidhur me Skënderin. Kjo paqe nuk zgjati më shumë se tre vjet dhe sipas Kylçes u prish për shkak të aleancave të Skënderbeut me Papa Piun II, i cili po bënte planet e një kryqëzate antiosmane. Pas kësaj rifilluan betejat. Pas dështimeve të para turke, sulltani dërgoi kundër Skënderbeut Ballaban beun, që kishte ndihmuar në pushtimin e Stambollit. Historiani turk shkruan se luftrat e Skënderbeut me Ballabanin nuk ishin të thjeshta për t'u fituar. Në përpjekje me të Skënderbeu humbi tetë nga komandantët e tij më të mirë kurse në një betejë të dytë u plagos edhe vetë, por ushtria e tij nuk u mund. Pas kësaj, sulltan Fatihu u nis vetë në luftë kundër Skënderbeut i cili sipas historianit Kylçe kur dëgjoi për këtë inkursion të ushtrisë otomane u largua nga qendra e tij, Kruja. Kishte filluar fushata që në historinë skënderbegiane njihet me emrin "Rrethimi i dytë i Krujës".

Faktin që ushtria e Skënderbeut po dobësohej nga ky "rrethim" nuk përmendet vetëm nga historiani turk Kylçe, por edhe nga dëshmitë e mbledhura të Itali. Por ndryshe nga historiani turk, dëshmitë italiane tregojnë se lajmet për disfatat shqiptare kishin mbizotëruar vetëm në fillim: shumë shpejt në Romë erdhën lajme të kundërta që tregonin se ushtria shqiptare nuk ishte dërrmuar, se Kruja nuk ishte pushtuar nga sulltani. Kylçe flet për shpartallime të ushtrisë turke nga ana e Skënderbeut me anë të sulmeve që ai i quan "bastisje", por vetëm sa i përmend. Pasi në stilin e gjithë kronikanëve apo dhe historianëve turq, nuk merret me dështimet. Përkundrazi, përshkruan se si sulltan Fatihu ndaj Krujës ndoqi taktikën e izolimit: ndërtoi një kala të re në Elbasan në anë të së cilës i preu rrugën Skënderbeut pastaj dogji një qytet që ky i fundit e kishte ndërtuar pranë Durrësit. Pa përmendur fare udhëtimin e dështuar të Skënderbeut në Itali në kërkim të aleatëve, pa folur më pas as për atë që quhet "rrethimi i tretë i Krujës", Kylçe shkruan se "Skënderi i cili pa përgatitjet turke, e kuptoi se nuk do të ketë sukses; la çdo gjë të tij dhe u tërhoq në drejtim të Lezhës. Qendrën e tij, Krujën që e mbrojti për 25 vjet, ia la venedikasve... Skënderi tanimë i kishte mbushur 63 vjetët". Sipas historianit turk, për shtatë vite me radhë, Skënderbeu duhet të ketë jetuar në Lezhë ndërsa ka vdekur rreth moshës 70 vjeçare. Krejt ndryshe nga ç'e ka dëshmuar Gjon Muzaka i cili në kujtimet e tij ka shkruar se "Zotin Skënderbe e kapën ethet në Lezhë dhe aty vdiq, më 1466, në moshën 63 vjeçare". Dhe ç'është më e rëndësishmja nuk ishte aspak i tërhequr nga pafuqia për t'u bërë ballë dyndjeve turke, përkundrazi, ishte duke bërë planet për sulmin ndaj kalasë së Elbasanit ku gjendej garnizoni turk.

Detajet që kanë të bëjnë me betejat nuk janë të vetmet ndryshime mes historisë "turke" të Skënderbeut dhe asaj "shqiptare. Ajo që është më thelbësorja është vetë fryma. "Skënderi në Shqipëri e varte çdo turk që i binte në dorë. Megjithatë gjaku i derdhur nuk qe për asnjë qëllim të shenjtë", shkruan historiani turk ndërsa pohon që në këtë rast bëhet fjalë për një komandant me vlerë: "Por jo aq sa thuhet... Tek ai mungoi zgjuarsia, dituria, pikëpamjet e Fatihut dhe zotësia për të mëkëmbur një shtet të ri". Në fakt në asnjë rresht historiani turk nuk flet për Besëlidhjen e Lezhës, nuk flet as për marrëdhëniet me shtetet evropiane... E megjithatë në fund detyrohet të pranojë së paku se "Iskanderi ka qenë një hero, një komandant me vlerë". Vetëm kaq. Sepse Skënderbeu i tij ishte thjesht një njeri, aspak i mbinatyrshëm.



Një histori brenda perandorisë

"Shqipëria në historinë osmane" është botuar në Izmrir në vitin 1944. Autori i tij Sulejman Kylçe me origjinë shqiptare nga Luma, ka qenë adjutant i Shemsi Pashës, boshnjak shqiptar, besnik i sulltan Hamitit II dhe i emërruar prej tij komandant divizioni me detyrë për të ruajtur qetësinë në Kosovë. Vetë autori, i cili ka mbaruar Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe ka qëndruar në Shqipëri me detyra të rëndësishme që nga viti 1905 deri në ikjen përfundimtare të turqve nga Shqipëria në vitin 1913. Dhe megjithëse librin e ka botuar në vitin '44, Kylçe nuk është aspak i zhveshur nga koncepti perandorak në të shikuarin e gjërave.

Përmbajtja e librit është kontrolluar edhe nga mareshall Fevzi Çakmak Pasha, kryetar i Shtatmadhërisë së Republikës Turke, i cili gjithashtu ka qëndruar në Shqipëri deri në fund të luftës ballkanike. Në shqip libri është përgatitur për botim dhe është pajisur me shënime nga Zyber Hasan Bakiu.

KLAN

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.0436721 sekonda, 32 pyetje