Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: Nafta ne RSH
Anton Ashta

Postuar mė 18-5-2005 nė 17:24 Edit Post Reply With Quote
Nafta ne RSH

Vllasi Janopulli - 17/05/2005

Mosshfrytëzimi i burimeve vendore të naftës, shkak për rritjen e çmimit

Në Shqipëri gjatë viteve të kaluara është konstatuar shfrytëzimi joracional i shtratimeve, kështu që shumë naftë ka ngeluar akoma nëpër shtresat e nëntokës, gjë që do të thotë se ka shumë shanse për gjetje të sasive të tjera të naftës


Nafta është një nga pasuritë më të çmueshme që natyra i ka dhënë njerëzimit. Përdorimi i shumanshëm i saj ka bërë që industria e naftës të marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm në shekullin e 20-të. Në kohën tonë nuk mund të kuptohet një shtet me industri pa naftë.
Nafta është burim i madh energjetik, por edhe lëndë e parë për shumë degë të tjera të industrisë. Nafta vë në lëvizje që nga traktorët, prodhimin e energjisë elektrike dhe deri në hedhjen e raketave dhe të stacioneve ndërplanetare. Nënproduktet e naftës kanë gjetur përdorim të gjerë në shumë degë të industrisë kimike. Në kohën e tanishme përdorim të gjerë ka gjetur dhe gazi natyror. Në shekullin e njëzet kërkimet për naftë dhe prodhimi i saj kanë arritur shkallën superiore. Trustet dhe kompani të mëdha shumëkombëshe janë përhapur në të gjithë rruzullin tokësor, duke bërë një shfrytëzim të jashtëzakonshëm të vendburimeve të naftës dhe duke përhapur rrjetin e tyre të kërkimeve për gjetjen e vndburimeve të reja të naftës si në tokë, ashtu edhe në det. Vendburimet e naftës nuk janë përhapur uniform në globin e tokës. Vendet më të pasura me naftë janë ato të Lindjes së Mesme, si Arabia Saudite, Kuvajti, Iraku, Irani etj. Në Afrikë naftë kanë Libia, Algjeria dhe vitet e fundit shtratime të pasura me naftë janë gjetur dhe janë vënë në shfrytëzim në Nigeri. Në Amerikë për naftë veçohen Venezuela, Brazili, gjiri i Meksikës dhe Amerika Veriore duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë.
Në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të njëzet shtratime nafte me rezerva të konsiderueshme janë zbuluar dhe në Kinë. Vende të Europës Perëndimore nuk dallohen për vendburime të mëdha nafte, megjithëse këto shtete janë nga konsumatorët më të mdhenj të naftës, dhe rezervat e naftës që janë zbuluar në Detin e Veriut janë të pamjaftueshme për nevojat shumë të mëdha që kanë për naftë këto vende.
Në Shqipëri duke filluar që nga koha e Luftës së Parë Botërore janë zbuluar disa vendburime nafte, që nga ana e rezervave janë të madhësisë së vogël deri në mesatare në ndonjë rast, por do të mundin në raste të veçanta të plotësonin nevojat e vendit për naftë. Ato ndodhen si vendosje gjeografike afër pjesës qendrore dhe në jug të saj.
Pavarësisht nga vendburimet fillimisht të zbuluara, gjeografia e rezervave të naftës, për shkak të shfrytëzimit intensiv të saj ka pasur ndryshime. Gjithashtu, për shkak të regjimeve të ndryshme politike dhe konjunkturave të interesave ndërshtetërore, prodhimi i naftës ndjek kurba të ndryshme zhvillimi.
Zhvillimi i madh i teknologjisë dhe vetitë e naftës si lëndë energjetike, por edhe si lëndë e parë në shumë degë të industrisë, që ka gjetur aplikime në shekullin e 20-të, kanë bërë që shfrytëzimi i naftës në këtë shekull, veçanërisht në 10-vjeçarët e fundit dhe në fillim të këtij shekulli, të bëhet me hapa galopantë. Kjo ka influencuar jo vetëm në zhvillimin e industrisë së naftës me kuptimin e ngushtë të fjalës, por ka edhe nxitje dhe në zhvillimin e shkencave të tjera që kanë lidhje me naftën. Përdorimi i naftës si lëndë djegëse në motorët, në aeroplanët dhe në mjete të tjera të transportit ka bërë të mundur që njeriu të shkurtojë distancat dhe të studiojë hapësirën kozmike, duke marrë udhëtime ndërplanetare. Me naftën si lëndë të parë industria kimike mori zhvillime të papara ndonjëherë.
Ky shfrytëzim galopant i naftës, që solli bumin e madh industrial, ka shtruar dhe pyetjen për parashikimin se sa është e mundur që rezervat e naftës në tokë do t’i rezitojnë këtij shfrytëzimi me hapa të tilla, për të përmbushur nevojat gjithmonë e në rritje.
Nafta është formuar në tokë me miliona vjet, procesi i formimit të saj është i zgjatur me miliona vjet, duke kaluar në shumë procese gjelogjiko-fiziko- kimike, që të arrihej forma e sotme e saj. Koha e nevojshme e formimit të naftës nuk mund të krahasohet me kohën antropogjene (kohën e eksiztencës së njeriut). Pra sasia e naftës që njeriu ka shfrytëzuar është dashur me miliona vjet që të formohej. P.sh., në qoftë se një vendburim nafte është shfrytëzuar për 20 vjet dhe është shteruar, për formimin e tij janë dashur me miliona vjet. Aktualisht, në momentin e tanishëm prodhohen në ditë 90 milionë barrela naftë, sasi kjo shumë e madhe.
Ky shfrytëzim i madh ndodh jo vetëm për të plotësuar nevojat gjithmonë në rritje të ekonomisë, por disa shtete kërkojnë që të marrin dhe të rezervojnë shumë naftë nga vendet prodhuese të naftës në një kohë sa më të shkurtër. Rritja intensive e nxjerrjes së naftës nga shtratimi naftëmbajtës bën që shumë naftë të mos nxirret nga shtresa dhe për nxjerrjen e saj do kërkohen më vonë mënyra dhe shpenzime suplementare. Nga ana tjetër, ky shfrytëzim ka sjellë dhe uljen drastike të rezervave të naftës. Duke vënë në pikëpyetje se sa do të jetë e mundur që rezervat ekszistuese të naftës do t’u përgjigjen nevojave të zhvillimit industrial që ecën me ritme galopante.
Disa specialistë mendojnë se me këtë ritëm të shfrytëzimit të naftës, rezervat e saj do të shterojnë mbas njëzet vjetësh. Në shekullin e kaluar një parashikim i tillë është bërë në vitet 60, kur, sipas këtij parashikimi, nafta duhet të shteronte në fund të shekullit që sapo kaloi.
Duhet theksuar se për shkak të shfrytëzimit intensiv të shtratimeve të naftës dhe në shumë raste të shfrytëzimit joracional të shtratimeve të saj, po kështu dhe të metodave disiplinuese të nxjerrjes së saj nga shtratimet nëntokësore është arritur që të nxirren në sipërfaqe vetëm 15-20% të rezervave. P.sh., në vendburimin tonë të naftës në Marinzë nga shtresa deri tani nuk është nxjerrë më 12-15% të rezervave të naftës që ndodhet në shtresë. Përmirësimi i metodave të nxjerrjes do rrisë dhe sasinë e nxjerrjes së naftës nga shtresa. Po kështu nuk mund të thuhet se janë ezauruar të gjitha vendet për kërkimin e naftës. Akoma edhe në vendet ku është kërkuar një herë nuk do të thotë që në disa raste kërkimet nuk duhet të përsëriten. Një rast i tillë tipik janë kërkimet në Detin e Veriut, ku nafta është zbuluar duke përsëritur kërkimet disa herë dhe për një kohë të gjatë pas dështimeve të kërkimeve të para. Njohuritë në rritje për ndërtimin gjeologjik të tokës, përmirësimi i aparaturave dhe teknologjisë si dhe filozofisë së kërkimeve, do çojnë në zbulimin e shtratimeve dhe të rezervave të reja të naftës dhe të gazit.
Në vendin tonë janë zbuluar në të kaluarën disa vendburime nafte dhe prodhimi i naftës kishte arritur deri në pothuajse në tre milionë tonë naftë në vit. Tek ne është konstatuar shfrytëzimi joracional i shtratimeve, kështu që shumë naftë ka ngelur akoma nëpër shtresat e nëntokës. Kërmimet për naftë kanë qenë intesive në vitet e diktaturës komunistë, por nuk do të thotë që në vazhdimin e kërkimeve nuk mund të gjenden vendburime të reja nafte ose gazi.

biznesi

Eshte krejt e cuditshme, por per here te pare po lexoj nje artikull permbi "arin e zi" shqiptar.

Vecse artikull pa asnje shifer dhe pa asnje te dhene me te sakte sesa disa perqindje.

Sa nafte nxjerr RSH ne dite?

Sa perpunon ne dite?

Sa mendohen te jene rezervat e saj?

Keto jane shifrat baze qe dueht ti dime.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-6-2005 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
Dosja e korrupsionit në Albpetrol (1)
Gjendja dhe strategjia e zhvillimit të kompanisë së naftës “Albpetrol” sh.a. Patos
Pse niveli i prodhimit të naftës është në rënie që nga viti 1997
Nga Ing. AGUSH A. VELIU
 
Gazeta ‘TemA’ nis botimin e një analize të inxhinierit Agush A. Veliu, i cili shtjellon në këtë dosje abuzimet që janë bërë me këtë kompani, duke filluar që nga viti 1997. Menaxhimi i keq, abuzimi i madh, mbushja e administratës me njerëz të paaftë dhe militantë, duket se e kanë çuar këtë kompani drejt kaosit. Në pjesën e parë autori shpjegon se pse ka ardhur në rënie prodhimi i naftës, krahasuar dhe me vitin 1997.
Qeveria socialiste me Kryeministër z. Fatos NANON dhe Ministër të Ekonomisë Publike dhe Privatizimt z. Ylli BUFIN, që mbulonte sektorin e naftës e gazit, një nga masat e para që ndermoren, ishte “pastrimi” i administratës ekzistuese ne të githa nivelet, nga Ministria deri në brigadieret e Qendrave të Prodhimit të Naftës në baze. Administrata e re u plotesua me militantë, servilë e të paaftë. Ministri z. Ylli BUFI ne çdo mbledhje të Këshillit Mbikëqyres të Albpetrolit, delegonte 2-3 anetare të rinje që plotesonin të vetmin kusht, ate të qenit militant i Partisë Socialiste dhe servile, duke thyer ligjet, liroheshin nga detyra anetaret e Këshillit Mbikeqyres që nuk kishin plotesuar mandatin etj.
Ne vitin 1997 që është viti me i veshtire që njihet deri me sot, është prodhuar me tepër nafte nga Albpetroli se në secilin nga vitet 1999, 2000, 2001 dhe 2002; pra prodhimi i naftës në vend që të rritej, si efekt i strategjisë dhe ristrukturimit të Albpetrolit që prezantohet gjoja “efektiv”, në fakt prodhimi është ulur jo vetëm në krahasim me vitin 1990, 1996 por edhe me vitin 1997, vitin e shkaterrimeve për demet e të cilit janë bere fatura me shifra astronomike në Industrinë e Naftës dhe në Shqipëri për shkaqet që njihen. Pra prodhimi i naftës ne vitin 2003 nuk ka arritur nivelin e prodhimit të naftës ne vitin 1997. Shpjegimi është fare i thjeshtë: “Organizimi i ri“ solli vetëm çorganizim të kesaj industrie si dhe problemeve sociale dhe asgjë tjetër pozitive
Renia e prodhimit të naftës dhe gazit nga viti në vit ka ardhur jo thjeshtë nga mungesa ne përgjithësi e programeve ekonomiko-shkencore dhe mungesa e studimeve përspektiv dhe projekteve, por ajo që ka rendesi dhe ndikim të veçante ne renien e ketyre prodhimeve, është strategjia që ka patur dhe ka Albpetroli të pashpallur, të papublikuar por të aplikuar teresisht, duke ia lene prodhimin e naftës spontanitetit, duke mos kryer punime, nafta të mos merret nga vendburimet ekzistuese, keto vendburime të degradohen me synimin që të ulet vlera ekonomike e tyre ne minimum dhe të përgatiten për t’u privatizuar me vlera të papërfillshme.
 
Kompania shqiptare e naftës “Albpetrol” Sh.a., me objekt veprimtarie: kryerjen e operacioneve hidrokarbure ne bashkepunim me kompani të ndryshme brenda dhe jashte vendit, përpunimin dhe marketingun e nafes dhe nenprodukteve të saj si dhe të rërave bituminoze, me qellim rritje të prodhimit dhe fitimit, u krijua me 21.08.1995, në baze të ligjit Nr. 7926, dt. 26.04.1995.
Në vitin 1996, kjo kompani filloi të funksionojë si Shoqëri Anonime (Sh.a.) me objekt kryesor realizimin e programit të nxjerrjes se naftës dhe gazit si dhe prodhimin e shitjen e produkteve të tyre sipas një strukture që garantonte të ardhura me të medha.
Kompania “Albpetrol” Sh.a. gjate vitit 1996 përgatitej për të hyre ne Fazen e Zhvillimit për rehabilitimin e përmiresimin e vendburimit Patos-Marinëz, ne partneritet me kompaninë angleze “Premier Oil” Ltd, si dhe arriti të nënshkruajë kontrata të tjera bashkëpunimi, për kërkim - zhvillim me kompaninë norvegjeze “Fountain Oil”- për vendburimin e naftës Gorisht-Kocul, me kompaninë australiane “Kitari Oil”- për vendburimin e naftës Cakran-Mollaj dhe Ballsh-Hekal, me kompaninë kroate “Ina-Naftaplin”- për zonën e kërkimit për naftë e gaz në Panaja (Vlore), me kompaninë “Castrol”- për zonen e Papërit, “Medserv” Ltd - për kryerje të punimeve të ndryshme të shërbimeve etj..
Pra, gjate vitit 1996, “Albpetrol” Sh.a. hyri ne një faze të re bashkepunimi intensiv me kompani të huaja, pothuajse ne të gjitha vendburimet ekzistuese të naftës, ne të gjitha zonat e kërkimit si dhe për kryerje shërbimesh. Mbi kete baze, u hartua Programi i Zhvillimit të Albpetrolit për vitin 1997. Për të realizuar kete program prodhimi të naftës, me të larte se viti 1996, u parashikuan masa ne drejtim të mbajtjes se fondit ekzistues të puseve, të rritjes se rendimentit të tyre, të shpimit të puseve të rinje ne zona me kapacitet të larte debitues, të përmiresimit të teknologjisë për rritjen e koeficientit të shfrytëzimit të puseve, si dhe të forcimit të displinës tekniko-teknologjike dhe shkencore.
Mbështetur ne masat e programuara, efekti pozitiv i tyre u ndie që ne muajet e pare të vitit 1997, ku treguesit e prodhimit të Albpetrolit për muajet Janar-Shkurt 1997 ishin të mirë. Konkretisht u tejkalua programi dy mujor i nxjerrjes se naftës me 340 ton, pra rezultatet ishin inkurajuese. Shkaterrimet e ndodhura gjatë muajeve Mars-prill 1997 e përmbysen krejt situaten. Albpetroli u ndesh me akte vandaliste, me vjedhje e shkaterrime që goditen rende sistemin e nxjerrjes, të trajtimit dhe tregetimit të naftës dhe gazit.
Qeveria socialiste me Kryeministër z. Fatos NANON dhe Ministër të Ekonomisë Publike dhe Privatizimt z. Ylli BUFIN, që mbulonte sektorin e naftës e gazit, një nga masat e para që ndërmorën, ishte “pastrimi” i administratës ekzistuese ne të githa nivelet, nga Ministria deri ne brigadieret e Qendrave të Prodhimit të Naftës ne baze. Administrata e re u plotesua me militantë, servilë e të paaftë. Ministri z. Ylli BUFI në çdo mbledhje të Këshillit Mbikëqyres të Albpetrolit, delegonte 2-3 anëtarë të rinj që plotesonin të vetmin kusht, atë të qenit militant i Partisë Socialiste dhe servilë, duke thyer ligjet, liroheshin nga detyra anëtaret e Këshillit Mbikeqyres që nuk kishin plotesuar mandatin etj..
Megjithëse kanë kaluar rreth 8-vjet, edhe sot ne vitin 2005, situata është e njejte. Shikoni kush drejton dhe kush përbene Këshillin Mbikëqyres të kompanisë “Albpetrol” Sh.a., të kompanisë “Armo”Sh.a., të kompanisë “Servcom”Sh.a., Drejtorisë Hidrokarbure të naftës Tiranë, të Agjensisë Kombetare të HidrokarbureveTiranë, të Qendres Kombetare Hidrokarbure Fier (ish Instituti i Naftës dhe Gazit), të Qendrave të Prodhimit të Naftës etj, dhe do të bindeni kush e drejton naftën (kudo militante, jashte profesioni dhe pa aftesi drejtuese).
Me vendimin e Qeverisë të dt. 25.11.1998, ne fund të tremujorit të pare të vitit 1999, u krye ristrukturimi i kompanisë “Albpetrol” Sh.a. në formen e një kompanie “Albanian Petroleum Corporation” (APC Sh.a.) Tiranë, dhe tre shoqëri anonime të kontrolluara prej saj: “Albpetrol” Sh.a., (për kërkimin dhe nxjerrjes e naftës e gazit), “Armo” Sh.a. (për përpunimin e naftës dhe marketingun e nenprodukteve të saj) dhe “Servcom” Sh.a. (për kryerjen e punimeve të shërbimit për nafte dhe gaz). Kompania “Albanian Petroleum Corporatin”(APC Sh.a.), ne fazën fillestare do të sherbente për të harmonizuar ndarjen e kapitaleve dhe administrimin e tyre.
Por çfarë ka ndodhur në sektorin e naftës pas vitit 1998?
Kompania “Servcom” Sh.a. shpimin e puseve ia ka lënë së kaluarës, duke programuar për vitin 2005 shpimin vetëm të pusit Delvinë-34; por se kur do fillojë shpimi dhe kur do mbarojë ai, nuk dihet. Po keshtu kjo kompani është planifikuar që të privatizohet, por kur...? Përse nuk privatizohet? Kjo kompani ka vite që ka shpallur falimentimin dhe përfundimin e detyres së saj me rezultate negative, me menaxhimin e keq të shoqëruar me veprime të mëdha korruptive. Ish drejtuesit e saj, duke filluar nga ish Drejtori z. Petraq DHOSKA, vodhën rreth 180 milion lekë. Ky i fundit pavaresisht se ishte nën proçesin hetimor, lejohet që të largohet jashte shtetit duke shkuar ne Kanada me gjithë familje, dhe denohet ne mungese vetëm me 6 - vjet burg, ndersa të tjeret falen.
Kompania “Armo” Sh.a. punon vetëm 120-130 dite ne vit, për sasinë e naftës që prodhohet ne vendin tone. Por, ajo ç’ka është me të vertete e çuditshme është se ajo realizon të ardhura me të medha se vete kompania “Albpetrol” Sh.a., nga e cila siguron lendën e parë - naftën brut. Edhe kompania “Armo”Sh.a. është planifikuar dhe ka dalë në ankand për t’u privatizuar, por ky proces ka dështuar. Kur dhe pse nuk po privatizohet kjo kompani?
Albpetrol Sh.a. si kompani e kërkim nxjerrjes së naftës dhe gazit, opëron vetëm me nxjerrjen. Edhe pas ristrukturimit të Albpetrolit, shteti dhe kompania Albpetrol nuk investojnë në fushën e kërkimeve për nafte e gaz. Kërkimi i naftës është lënë tërësisht në duart e kompanive të huaja si në tokë ashtu dhe në det. Albpetroli megjithëse ka 4 blloqe kërkimi për naftë e gaz (Dumre, Panaja, Delvinë dhe Velçë) ne tokë, nuk ka kryer me investime. Kompania Albpetrol Sh.a., pas ristrukturimit ne vitin 1999 realizoi prodhimin e naftës 3,31 herë me pak se ne vitin 1990 dhe 1, 52 here me pak se ne vitin 1996.
Në vitin 2004 ajo realizoi prodhimin e naftës 3 here me pak se ne vitin 1990 dhe 1,35 herë më pak se ne vitin 1996.
Në vitin 1997 që është viti më i veshtirë që njihet deri me sot, është prodhuar me tepër naftë nga Albpetroli se në secilin nga vitet 1999, 2000, 2001 dhe 2002; pra prodhimi i naftës në vend që të rritej, si efekt i strategjisë dhe ristrukturimit të Albpetrolit që prezantohet gjoja “efektiv”, në fakt prodhimi është ulur jo vetëm në krahasim me vitin 1990, 1996 por edhe me vitin 1997, vitin e shkatërrimeve për dëmet e të cilit janë bërë fatura me shifra astronomike në Industrinë e Naftës dhe ne Shqipëri për shkaqet që njihen. Pra prodhimi i naftës ne vitin 2003 nuk ka arritur nivelin e prodhimit të naftës në vitin 1997. Spjegimi është fare i thjeshtë: “Organizimi i ri“ solli vetëm çorganizim të kesaj industrie si dhe problemeve sociale dhe asgjë tjetër pozitive.
Keto deshtime ne nxjerrjen e naftës, janë me pasoja të renda për ekonominë shqiptare dhe të lidhura direkt dhe ne menyre të pazgjidhshme me paaftesinë e drejtimit të ketij sektori duke filluar nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikes, kompania “Albpetrol” Sh.a., e deri ne Qendrat e Prodhmit të Naftës ne baze.
Do t’i drejtohesha Kryeministrit të Qeverisë ne pushtet, të ndermarrë një reforme administrative për ta çliruar sektorin e naftës nga të paaftet, militantët e partive, si dhe nga zyrtarët e korruptuar dhe mafiozët.
Nuk mund të drejtohet nafta nga persona që profesionalisht janë larg naftës e që nuk janë dalluar kurrë për aftesitë e tyre profesionale dhe menaxhuese. Keshillat drejtuese të të gjitha hallkave të sektoreve të naftës dhe organet ekzekutive, janë mbushur me njerez të paafte, që përveç militantizmit nuk kanë asnjë merite të drejtojnë kete sektore të rendesishëm.
Ata janë caktuar ne keto vende pune vetëm për të përfituar një të ardhur si shpërblim ndaj militantizmit, por edhe servilizmit të tyre.
Ish-kryeministri z.Pandeli MAJKO në një takim me drejtues të sektorit të naftës Fier, me dt. 26.04.2002, ka shtruar problemin madhor që sektori i naftës është drejtuar keq. A ka konstatim me të përcaktuar se ky që behej nga Kryeministri dhe që duhej të shkundëte të gjithë hallkat organizative të sektorit të naftës, nga Ministria deri në baze. Por me sa duket ai mbeti vetëm një konstatim, kur priteshin veprime konkrete nga ish Kryeministri apo pasuesi i tij.
Theksojmë se ky konstatim behej gati 3 vjet pas 25 Nëntorit të vitit 1998, kur u miratua ligji për Ristrukturimin e Industrisë Shqiptare të naftës.
Nxjerrja e naftës dhe gazit nga qendrat e prodhimit të kompanisë “Albpetrol” sh.a. në periudhën 1996-2004
Prodhimi i naftës duke filluar nga viti 1996 dhe deri më sot ka pesuar një renie të konsiderueshme.
Në vitin 1996 prodhimi i naftës ishte 488,214.8 ton/vit, me 2273 puse në punë dhe 943 puse të fondit të ndalur. Në vitin 1997 prodhimi i naftës ishte 359,669.7 ton/vit me 1704 puse në punë dhe 1419 puse të fondit të ndalur; pra numri i puseve në punë vjen duke u reduktuar.
Në vitin 2004 prodhimi i naftës rezulton 370.074 ton /vit me 1991 puse në pune dhe 1410 puse të fondit të ndalur. Në vitin 2004 prodhimi i gazit gjithsej (gaz shoqërues +gaz natyral) ishte 17, 597 milion Nm3/vit.
 
Dinamika e nxjerrjes vjetore e naftës për vitet 1996-2004
Tab-1
Vitet 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003 2004
Sasia e naftës, Ton 488214 359669 364626 322413 313926 329647 355816 359253 370074
 
Pra, sikurse u përmend dhe me lart, në këto vite nuk është arritur niveli i prodhimit të naftës sa në vitin 1997. Edhe ne vitin 1996 niveli i prodhimit të naftës është më i larte se çdo vit pasardhës pas tij, deri ne vitin 2004. Nxjerrja e naftës ne vitin 2004 është minus me diferencë 118,140 ton ose 24 % më e vogel se ne vitin 1996, që duhet të merret si pike referimi për krahasim rezultatesh - si vit para shkaterrimeve të medha të vitit 1997.
Renia e prodhimit të naftës dhe gazit nga viti në vit ka ardhur jo thjeshtë nga mungesa ne përgjithësi e programeve ekonomiko-shkencore dhe mungesa e studimeve përspektiv dhe projekteve, por ajo që ka rendesi dhe ndikim të veçante ne renien e ketyre prodhimeve, është strategjia që ka patur dhe ka Albpetroli të pashpallur, të papublikuar por të aplikuar terësisht, duke ia lënë prodhimin e naftës spontanitetit, duke mos kryer punime, nafta të mos merret nga vendburimet ekzistuese, këto vendburime të degradohen me synimin që të ulet vlera ekonomike e tyre ne minimum dhe të përgatiten për t’u privatizuar me vlera të papërfillshme. Gjithashtu, monopoli i naftës i përqendruar ne disa duare të mafies ne ekonomi, tentojnë të bejne politiken ekonomike të prodhimit të naftës ne vend, mundesisht për t’i ulur nivelet e nxjerrjes se saj ne ato nivele që u interesojnë atyre, për të kontrolluar dhe komanduar naftën deri ne vendosjen e çmimeve të saj ne treg.
Rënia e nxjerrjes se naftës ne vitet 1997-2005 nuk është se mund të mendohet nga specialistet e naftës se vendburimet e naftës duke qene për një kohe të gjate ne shfrytëzim, mund të jene pakesuar rezervat e saj. Është e pranueshme që duke qene për një kohe të gjate ne shfytezim vendburimi, kemi ne përgjithësi ulje niveli të energjisë se shtreses. Rezervat e nxjerrshme në shtresë janë të konsiderueshme në krahasim me ato që janë nxjerrë deri tani. Krahasimi i rezervave gjeologjike, i rezervave të nxjerrshme dhe i nxjerrjes kumulative, tregon se vendburimet ekzistuese mbartin rezerva hidrokarburesh që duhen përgatitur dhe vene ne shfrytëzim. Nisur nga gjendja e rezervave ne zhvillimet aktuale, është vleresuar nxjerrja si prioritare ne Industrinë e Naftës. Për rehabilitimin dhe përmiresimin e metejshëm të vendburimeve ekzistuese, që sjellin shtesa prodhimi të rendesishme, aktualisht Albpetrol Sh.a. mund të kete bere parashikime, por ne fakt nuk ka punuar dhe nuk punon, pasi kjo bie ndesh me strategjinë e zhvillimit të Industrisë së Naftës.
Albpetrol Sh.a. jo vetëm nuk ka punuar për rehabilitimin dhe përmiresimin e vendburimeve ekzistuese, por ajo që ka ndikuar direkt ne mos rritjen e prodhimit të naftës që nga viti 1997 dhe deri tani, është edhe shfrytëzimi i vendburimeve të naftës që ne përgjithësi nuk behet ne përputhje me kriteret tekniko-shkencore të përcaktuara ne projektet e përpunimit të ketyre vendburimeve. Pra shfrytëzimi ne keto vendburime behet ne menyre jo racionale, është spontan, i papërgjegjshëm, për të mos thene i nivelit të krimit ekonomik.
Është i njohur dhe i pranueshëm fakti që ne Qendrat e Prodhimit të Naftës (QPN) dhe ne teresi si kompani Albpetrol Sh.a., nuk kryhen studime dhe matje kantierale ne ecuri (matje kontakti nafte-uje, nafte–gaz, matje presion shtrese, analiza nafte, gazi, ujë, matje nivelesh, kontrolle të punës se pompave të thellesisë etj.), gjatë procesit të shfrytëzimit të ketyre vendburimeve nga filialet e nxjerrjes se naftës. Në vendburimin Cakran-Mollaj, nuk janë kryer matje të presionit të shtresës që prej vitit 1989 e deri në vitin 2004, ndersa ne vendburimet Visoke, Amonice nuk janë kryer matje të tilla që prej vitit 1999. Mjetet, paisjet dhe aparaturat që nevojiten për kryerjen e ketyre punimeve janë plotësisht të disponueshme; veçse nga mos përdorimi i tyre, ato janë duke u amortizuar. Kompania Albpetrol sh.a. e vetëkënaqur me prodhimin e naftës të realizuar në sasira që i përgjigjet mosfunksionimit të tij dhe strukturave që ka në vartësi (pasi vitet e fundit merret aq naftë sa jep vete pusi pa u kryer punimet sipas kërkesave të teknologjisë), duhet urgjentisht të rivendosë dhe të rrisë shkallën e studiueshmërisë kantierale, kontrollin e parametrave të shfrytëzimit të puseve si një front kryesor i ndjekjes dhe rritjes se prodhimit.
Nxjerrja vjetore e naftës edhe tani, mbas 8 vjetesh të qeverisjes socialiste, nuk ka arritur as nivelin e vitit 1997 (359.669 ton), pa bërë fjalë për nivelin e lartë të vitit 1996 (488.214 ton).
Albpetrol Sh.a. në përgjigje të shkrimit: ”Ku po shkon Albpetrol Sh.a. Patos?”, botuar në gazetën “Koha Jone”, e premte, 20 Gusht 2004, midis të tjerave deklaron me zhurmë rritjen e prodhimit të naftës 3-5% në vit. Albpetroli nuk do të reshtë përpjekjet e tij që me burimet e veta financiare të rrisë nivelin e naftës vetëm në masën 3-5% për çdo vit, por për më shume. Ne kete shkrim, z. Fatos NIKA – Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë Albpetrol Sh.a., së bashku me disa specialistë militantë e të paaftë, argumentojnë rritjen e prodhimit të naftës duke iu referuar 3 viteve të fundit 2002, 2003, 2004. Krahasimin e bëjnë me vitin 2001 që ka realizuar 329647 ton naftë dhe në krahasim me vitin 1996 ka ulje prodhimi prej 158.862 ton ose (32,54%), ose në krahasim me vitin 1997 në vitin 2001 nxjerrja e naftës është më e ulet në masen 30.317 ton ose (8,43%). Me mos arritje janë dhe vitet 2002, 2003 në krahasim me vitin 1997 dhe 1996. Në vitin 2004, nxjerrja e naftës ne krahasim me vitin 1996 është me ulje prodhimi ne masen 118.140 ton ose (24, 2%), kurse ne krahasim me vitin 1997 (vit që nuk ka patur prodhim nafte nga Marrëveshja Hidrokarbure), kemi “rritje prodhimi” në masën 10.404 ton ose (2,8%), (në raportimin e prodhimit të naftës për vitin 2004 është edhe prodhimi i naftës nga Marrëveshja Hidrokarbure).
Pra, rritja e prodhimit të naftës ne masen 3-5% duke patur pike referimi vitin 2001, 2002, 2003 që janë me realizim me të ulet se viti 1997, nuk mund të quhet normale dhe të pranohet se kemi zhvillime pozitive dhe kjo situatë pasqyron mundesitë reale të kompanisë Albpetrol Sh.a. Rritja e prodhimit të naftës ne masen 3-5% e dhënë në shkrimin e mesipërm, behet e qëllimshme që naftëtarëve dhe opinionit publik t’iu fshihen djallëzitë e vërteta, e vërteta është: situatë shumë e rënduar në naftë me zhvillimin aktual, duke mos qenë prioritare nxjerrja e naftës e gazit në QPN, pa angazhime dhe punë të përgjegjshme, duke pranuar ne përgjithësi ate prodhim që jep pusi vetë. Me rehabilitimin dhe përmirësimin e metejshëm të vendburimeve, ku mund të realizohen shtesa të rendesishme prodhimi, nuk punohet. E vërteta është keqmenaxhimi nga të paaftët që drejtojnë ne të gjitha nivelet, këtë sektor të rëndësishëm.
Në vendburimet tona gelqerore nuk zbatohen regjime racionale të shfrytëzimit të energjisë tyre, çka krijon rritjen e rezervave të “vdekura” në shtresat naftëmbajtëse d.m.th. uljen e koeficientit të naftënxjerrjes përfundimtare të tyre. Për këtë mjafton të themi se nga studimet e fundit, rezulton se nga vendburimet karbonatike është marrë vetëm gjysma e rezervave të nxjerrshme, kurse pjesa tjetër është lënë në shtresë.
Vijon në numrin tjetër

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-6-2005 nė 10:19 Edit Post Reply With Quote
Per fat te keq nuk e kam vazhdimin!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 28-6-2005 nė 10:20 Edit Post Reply With Quote
SI TA SHPETOJME INDUSTRINE E NAFTES DHE GAZIT?

Nga Ing. Zoto Leskaj

Qendra Kombetare Shkencore e Hidrokarbureve


"Pa energji, rrotat e industrisë nuk do të rrotulloheshin, nuk mund të ndërtohej asnjë makinë, kamion, tren, anije ose avion. Pa energji, shtëpitë do të mbeteshin të ftohta dhe pa dritë, ushqimi nuk do të gatuhej. Pa burime, dëshira e mirë për të bërë të njohur për opinionin publik, gjendjen aktuale të zhvillimit kompleks të saj, si dhe vështirësitë e krijuara gjatë kësaj periudhe tranzicioni të mbarsur me krime dhe korrupsion, intriga e premtime boshe dhe kaq pak qytetari e shpresë, ndërmora natyrshëm shkrimin e këtij artikulli, si rezultat i reagimit ndaj nevojës që ka sot kjo lloj industrie, si një obligim moral ndaj punonjësve e specialistëve të naftës, të cilët edhe sot vazhdojnë të kontribuojnë në këtë front të bukur e të vështirë, duke transmetuar nga njëri brez tek tjetri, mesazhin e punës e vlerave njerëzore.

Por cilat janë problemet kryesore dhe të dhënat faktike, lidhur me gjendjen aktuale të vendburimeve tona ekzistuese naftë-gazmbajtëse, si dhe në drejtim të zhvillimit intensiv dhe shkencor të këtyre vendburimeve për rritjen e prodhimit të naftës dhe gazit; që kontributi dhe sakrificat e deritanishme të naftëtarëve tanë, të mos mbeten të lëna në harresë e të përgjumura si deri tani, por të marrin vlerësimin e duhur.



Deri më sot, 12 vendburime nafte e 5 gazi natyror

Deri më sot në industrinë e naftës dhe gazit, janë zbuluar dhe vënë në shfrytëzim 12 vendburime nafte dhe 5 vendburime gazi natyror. Për realizimin e tyre janë shpuar rreth 5000 puse me një metrazh shpim-kërkimesh dhe shpim-shfrytëzimesh prej rreth 7 milion metër linearë. Pusi më i thellë i shpuar në vendin tonë është Ardenica -18 me thellësi 6700 ml, i cili është një nga puset më të thellë në Evropë. Janë nxjerrë gjithsej 52 milion ton naftë (ose 64.62 %), (nga 80.464.282 ton naftë, të përcaktuara si rezerva të nxjerrshme) dhe 11.8 miliard Nm3 gaz natyror dhe shoqërues të naftës (ose 89 %), (nga 13.253.035.566 Nm3 gaz rezerva të nxjerrshme). Niveli më i lartë i prodhimit të naftës, u arrit në vitin 1974 me rreth 2,448,227 ton dhe prodhimi i gazit në vitin 1982 me rreth 937 milion Nm3/vit. Aktualisht, numri i puseve të naftës në punë është rreth 1950 puse. Nga viti në vit, ai ka ardhur duke u pakësuar. Në vitin 1996, kanë qenë 2273 puse aktivë dhe 943 puse të fondit të ndalur, ndërsa në vitin 2002 kanë qenë 1796 puse aktivë dhe 919 puse të fondit të ndalur, duke mos u bërë asnjë shërbim puseve por duke pritur dhe duke marrë naftë aq sa jep vetë pusi.



Rënie prodhimi nga viti në vit

Rënia e prodhimit të naft`s dhe gazit, nga viti në vit ka ardhur jo thjesht nga mungesa në përgjithësi e programeve ekonomiko-shkencore dhe mungesa e studimeve dhe projekteve perspektive, por ajo që ka rëndësi dhe ndikim të veçantë në rënien e këtyre prodhimeve, është strategjia që ka patur dhe ka kompania "Albpetrol" sh.a., duke ia lënë prodhimin e naftës spontanitetit, duke mos kryer punime në vendburimet ekzistuese, me qëllim që ato të degradohen, me synimin që të ulet vlera ekonomike e tyre në minimum dhe të përgatiten për t'u privatizuar me vlera të papërfilleshme. Gjithashtu, monopoli i naftës i përqendruar në disa duar të mafies në ekonomi, tenton të bëjë politikën ekonomike të prodhimit të naftes në vend, mundësisht për t'i ulur nivelet e nxjerrjes së saj në ato sasira që u interesojnë atyre, për të kontrolluar dhe komanduar naftën deri në vendosjen e çmimeve të saj në treg.

Vendburimet e naftës dhe të gazit duke qenë për një kohë relativisht të gjatë në shfrytëzim, mbartin në përgjithësi nivele të ulta të energjisë shtresore produktive. Megjithatë, rezervat e nxjershme në shtresë janë të konsiderueshme në krahasim me ato që jane nxjerrë deri tani. Krahasimi i rezervave të përgatitura (rezervat gjeologjike), me rezervat e nxjershme, si dhe i nxjerjes akumulative të deritanishme, tregon se vendburimet ekzistuese mbartin rezerva hidrokarbure në sasira shumë të mëdha që duhen përgatitur dhe vënë në shfrytëzim. Në bazë të të dhënave nga vendburimet ekzistuese ranore, deri tani marrja e naftës është e ndryshme në zona të ndryshme. Sasia e naftës së marrë prej tyre, varion nga 5 përqind deri në 12-15 përqind. Pra, naftë kemi në vendburimet tona ekzistuese, por duhet punë, përkushtim, profesionalizëm dhe investime për futjen e metodave e teknologjive të reja bashkëkohore.



Tendenca në rënie të zhvillimit të industrisë së naftës

Gjatë viteve 1992-1996, nafta mbulonte 65 përqind të nevojave të vendit, kurse sot vetëm 25 përqind të tyre. Pra, tendencat e zhvillimit të industrisë së naftës janë me rënie të theksuar prodhimi. Mendimet e papërgjegjshme që shprehen shpesh, se kohët e fundit kemi frenuar rënien e prodhimit të naftës duke e mbajtur atë në nivele prej 330.000 - 350.000 ton/vit, nuk janë gjë tjetër veçse për të justifikuar strategjinë e dështuar në naftë si dhe për të mbuluar fenomenin me bashkëkohor të korrupsionit e mosfunksionimin e strukturave drejtuese të çdo kompanie duke filluar nga kompania "Albpetrol" sh.a, e duke vazhduar me kompanitë e tjera "Armo" sh.a dhe "Servcom" sh.a. Po të vazhdohet me keto ritme prodhimi, do të duhen dhe 100 vjet të tjera për të nxjerrë pjesën tjetër të naftës prej 35 përqind që ka mbetur në vendburimet tona të cilat janë aktualisht në shfrytëzim.



"Albpetrol" sh.a, gjithmonë e më pak prodhim

Kompania "Albpetrol" sh.a, pas ristrukturimit në 4 kompani në vitin 1999, realizoi prodhimin e naftës 3.3 herë më pak se në vitin 1990 dhe 1,5 herë më pak se në vitin 1996. Në vitin 2002, ajo realizoi prodhimin e naftës 3 herë më pak se në vitin 1990 dhe 1.37 herë më pak se në vitin 1996. Në vitin 1997, është prodhuar më tepër naftë nga Albpetroli se në secilin nga vitet 1999, 2000, 2001 dhe 2002; pra prodhimi i naftës në vend që të rritej, si efekt i strategjise dhe ristrukturimit të Albpetrolit i cili trumbetohet gjoja "efektiv", në fakt ky prodhim ka njohur dhe njeh vetëm ulje. Shpjegimi është fare i thjeshtë: "Organizimi i ri" solli vetëm ç'organizim të industrisë së naft-_i dhe acarim të mëtejshëm të problemeve sociale. Industria e Naftës sot nuk vuan vetëm organizimin e dobët, por një nga arsyet më të forta të rënies së prodhimit, është mungesa e investimeve. Nuk mund të ketë përparim në naftë, kur realizimi i investimeve të planifikuara në masën 30-40 përqind, quhet kursim. Është e pashpjegueshme, përse një degë e tillë e ekonomisë, lihet pas dore dhe të mos zhvillohet, por nga ana e qeverise deklarohet hapur: "Shteti nuk është më në gjendje të mbajë naftën me fonde, prandaj do ta nxjerrë në shitje". Ç'është ky qëndrim inekzistent i kësaj qeverie?

Përgjigja jonë është: "Nafta është ajo që ka mbajtur shtetin dhe nuk është shteti ai që ka mbajtur naftën". Ato vende bile dhe ballkanike (si Sllovenia, Kroacia, Rumania, Greqia), që kanë privatizuar industrinë e naftës dhe gazit, kur kanë kuptuar të këqijat që u ka sjellë privatizimi i tyre, kanë dashur që ta kthejnë atë përsëri pronë shtetërore. Në privatizimin e kësaj industrie, shteti duhet të ketë votën e artë dhe aksionerë sipas kontributit dhe kritereve të caktuara, duhet të jenë vetë naftëtarët. Siç duket, e keqja i ka rrënjët tek qarqet e caktuara monopoliste të naftës, të cilëve iu intereson më mirë ta sjellin atë nga jashtë, se sa të prodhohet në vend. Moszhvillimi i forcave prodhuese në vend, është një nga dukuritë me negative të qeverisjes së sotme.

Kjo qeveri si në çdo fushë tjetër të ekonomisë kombëtare, ka dështuar dhe në naftë. Ajo ka vënë në plan të parë interesat ekonomike të grupeve të caktuara, duke futur frymën e krimit ekonomik, korrupsionit, intrigave në gjithë strukturat e saj; procese këto që janë gjithmonë në rritje e zhvillim nën mbrojtjen politike. Kjo është kosto shumë e madhe për naftëtarët, vendin dhe shqiptarët. Nafta jo vetëm që është e domosdoshme në jetën moderne, por gjithashtu është në rrënjë të politikes dhe të interesave të veçanta tëdisa njerëzve në pushtet. Ajo nuk është një produkt i zakonshëm,por "një mjet strategjik".

Nëpërmjet embargove dhe sanksioneve, nafta është përdorur nga qeveritë si mjet për të patur pushtet politik. Pra "nafta është krijuesja e pasurisë dhe e begatisë që gëzojnë sot" shumë vende të botës. Sot për sot ajo mbetet mbret, por nuk sundon me mirëdashje përsa i përket ndotjes së ambjentit prej saj dhe gazit që e shoqeron atë. Ky dëm që ajo i ka shkaktuar zinxhirit të jetës njerëzore, e ka karakterizuar historinë e naftës qysh në zbulimin e saj. Megjithatë ai në shumë vende të botës, tashmë është eleminuar. Ndërkohë, po shfrytëzohen burime të tjera energjie të ripërtëritshme, disa prej të cilave janë përdorur për dekada.

Ndërmjet tyre janë: energjia diellore, energjia e erës, dallgëve, e ujit, e rrymave të ngrohta të ajrit që ngrihet nga oqeanet etj. Pra, e ardhmja është drejt një bote pa naftë. Ajo në shumë vende të botës është burim mirëqënie. Qënia naftëtar, jashtë është një priviligj i madh.



Në botë, një ndër industritë më fitimprurëse

Nxjerrja e naftës në botë është një nga industritë më fitimprurëse dhe naftetarët atje janë shtresa më e pasur. Le të marrim një vend tipik në Europë, Norvegjinë me 4 milion banorë dhe me një prodhim nafte në Detin e Veriut, prej 160 milion ton/vit. Në vitin 1996 në qytetin Oslo të Norvegjisë në një takim pune, një specialist nafte më pyeti: "Sa vjet pune keni në naft-__Dhe unë iu përgjigja - 26 vjet. "Ju qenkeni mbret" ma ktheu ai. Dhe kjo ishte mëse e vërtetë, sepse në Norvegji, naftëtari me 5-vjet punë në naftë - quhej njeri që s'ka halle, me 5-10 vjet quhej i pasur dhe me mbi 10 vjet quhej mbret. Disa kompani nafte përveç nxjerjes së naftës dhe gazit, konkurojnë dhe në çdo aktivitet tjetër biznesi të vendit të tyre, duke hapur supermarkete ushqimore, veshjesh, zhvillim turizmi etj. (shembull tipik është kompania angleze e naftës "British Petrol").

Disa nga problemet më kryesore që kanë shoqëruar rënien drastike të prodhimit të naftës në këto vitet e fundit dhe që kërkojnë angazhim serioz e të përgjithshëm për zgjidhje, nga strukturat organizative nga kompania Albpetrol sh.a, filialet e tij, nga Ministria e Industrisë dhe Energjetikës e deri në qeveri, po i paraqesim si më poshtë:

1- Shfrytëzimi i vendburimeve të naftës në përgjithësi nuk bëhet në përputhje me kriteret tekniko-shkencore të përcaktuara në projektet e përpunimit të këtyre vendburimeve. Pra,shfrytëzimi në këto vendburime bëhet në mënyrë jo optimale, është spontan, për të mos thënë barbar apo i nivelit të krimit ekonomik. Ky qëndrim dhe veprim institucional duhet penalizuar, pasi këto pasuri janë kombëtare dhe të paripërtëritshme. Përpunimi dhe shfrytëzimi optimal i vendburimeve të naftës e gazit, është kusht kryesor për të siguruar një koefiçent naftënxjerrje të lartë kjo e vërtetuar nga përvoja jonë. Por mbas vitit 1992 pothuajse është ndërprerë puna për rihartimin e këtyre projekteve dhe ne mendojmë se kjo e ka rënduar shfrytëzimin e vendburimeve me baza shkencore, mbasi siç dihet ato duhet të ishin realizuar çdo 5-vjet. Përveç kryerjes së analizës së shfrytëzimit çdo vit.Më poshtë po paraqesim vitin kur është hartuar projekti i fundit për secilin vendburim në shfrytëzim:



* Vendburimet gëlqerore



1. Cakran-Mollaj Viti 1994

2. Ballsh-Hekal Viti 1991

3. Gorisht-Kocul Viti 1986

4. Visokë Viti 1978

5. Amonice Viti 1984

6. Patos-Verbas Viti 1984



* Vendburimet ranore



1. Patos-Marinë-Sheqishtë

a) Driza Viti 1991

b) Marinza 1 Viti 1991

c) Marinza 2 Viti 1991

d) Gorani Viti 1989

e) Bubullima Viti 1987

2. Kuçovë Viti 1990

3. Fermë-Çiflik Viti 1993

4. Arrëz Viti 1978



Për sa më sipër, rezulton se të gjitha vendburimet aktualisht shfrytëzohen pa projekte përpunimi. Në këto kushte,del e domosdoshme hartimi i projekteve të përpunimit për çdo vendburim, nga Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve Fier, për shfrytëzimin optimal të tyre. Përveç këtyre, mbas viteve '90 janë kryer shumë pak matje kantierale në ecuri (matje kontakti naftë-ujë, naftë-gaz, matje presion shtrese, analiza nafte, gazi, uji, matje nivelesh, kontrolle të punës së pompave të thellësisë, etj) gjatë procesit të shfrytëzimit të këtyre vendburimeve nga filialet e nxjerrjes së naftës. Mjetet, paisjet dhe aparaturat që nevojiten për kryerjen e këtyre punimeve janë plotësisht të disponueshme, veçse nga mospërdorimi i tyre, ato janë duke u amortizuar. Gjatë fazës së zbatimit të projektit të përpunimit të vendburimit, duhet bërë monitorimi i vazhdueshëm i disiplinës tekniko-shkencor për zbatimin e tij.

2 -Mungesa e një rregullatori të duhur institucional, bënë që në të ndeshemi me shumë probleme dhe vështirësi në industrinë e naftës e gazit, shumë nga të cilat çojnë në mosrealizime të detyrave ekonomike të kësaj industrie.

3 -Në vendburimin Cakran-Mollaj, (po kështu edhe në Delvinë), megjithëse kanë qenë të njohura vetitë fiziko-kimike të fluidit të rezervuarit karbonatik (naftë, gaz, ujë shtrese), nuk është bërë asnjëherë e mundur të përdoren paisje dhe kompletime, sidomos nëntokësore si: filtra, reducione lidhëse dhe varëse, kollonë shfrytëzimi, tubo pompë-kompresorë, grykë pusi, armaturë etj) në përputhje të plotë me vetitë agresive të këtij fluidi. Kjo ka bërë që për shfrytëzimin e puseve të përdoren paisje dhe kompletime të rastit; pra që kanë qenë në dispozicion në ish-ndërmarrjen e Bazës së Furnizimit Teknik të Naftës Patos, duke mos iu përgjigjur kushteve konkrete të pusit. Nga përvoja e pasur botërore, kjo kategori pusesh, kompletohen dhe shfrytëzohen me paisje të veçanta dhe tubingje të markave antikorodive, të kompletuar me paker shfrytëzimi dhe fluid paker, si dhe duke injektuar në shtresën produktive, lëndë kundër formimit të kristalohidrateve etj. Mungesa e këtyre paisjeve janë shoqëruar dhe po shoqërohen me avari dhe dëme të konsiderueshme ekonomike.

4 -Nuk kryhen studime dhe matje kantierale në ecuri (matje kontakti naftë-ujë, naftë-gaz, matje presion shtrese, analiza nafte, gazi, ujë, matje nivelesh, kontrolle të punes së pompave të thellësisë etj), gjatë procesit të shfrytezimit të këtyre vendburimeve nga filialet e nxjerrjes së naftës. Mjetet, paisjet dhe aparaturat që nevojiten për kryerjen e këtyre punimeve janë plotësisht të disponueshme; veçse nga mospërdorimi i tyre, ato janë duke u amortizuar. Kompania Albpetrol sh.a. e vetëkënaqur me prodhimin e naftës së realizuar në sasira që i përgjigjet mosfunksionimit të tij dhe strukturave që ka në varteëi (pasi vitet e fundit merret aq naftë sa jep vetë pusi, pa u kryer punimet sipas kërkesave të teknologjisë), duhet urgjentisht të rivendosë dhe të rrisë shkallën e studiueshmërisë kantierale, kontrollin e parametrave të shfrytëzimit të puseve, si një front kryesor i ndjekjes dhe rritjes së prodhimit.

5. -Në vendburimet tona gëlqerore nuk zbatohen regjime racionale të shfrytëzimit të energjisë së tyre, çka krijon rritjen e rezervave të "vdekura" në shtresat naftëmbajtëse, d.m.th.uljen e koefiçientit të naftënxjerrjes përfundimtare të tyre.

6.-Është i nevojshëm rinovimi i teknikës në shërbimin e puseve për rritjen e prodhimit dhe uljen e kostos, si dhe zbatimi i teknologjive perëdimore. Në këtë drejtim nuk mungojnë përpjekjet për të përfituar në emër të tyre, përmes zhvillimit të korrupsionit, duke futur materiale, pajisje dhe makineri nga vendet e lindjes (Rumania etj), me cilësi nga më të dobëtat e me kosto që nuk i kanë dhe ato të prodhuara në vendet perëndimore.

7.-Mos strukturimi, trajtimi, pozicionimi dhe shfrytëzimi sa dhe si duhet i kapaciteteve shkencore dhe intelektuale të industrisë së Naftës dhe Gazit, ka çuar në trajtimin e tyre si antikapatë socialë në largimin jashtë vendit ose brenda tij, duke kaluar nga institucionet me paga më të ulëta, në kompanitë me paga më të larta, si p.sh. nga Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve Fier, në Kompanine "Albpetrol" sh.a. të Nxjerrjes së Naftës dhe Gazit Patos.

8. -Mungesa e një organizmi shkencor mbikqyrës ndaj shoqërisë Albpetrol sh.a, siç ishte ish-Instituti i naftës dhe Gazit me parë, i cili u shkëput padrejtësisht nga Kompania "Albpetrol" sh.a.Patos, për monitorimin e disiplinës tekniko-shkencor në shfrytëzimin e vendburimeve, ndjekjen e zbatimit të studimeve, projektimin e futjen e të rejave bashkëkohore etj, e ka keqësuar dhe po e keqëson gjithmonë e më shumë ecurinë e aktivitetit të shfrytëzimit të gjithë vendburimeve tona të naftës e gazit. Sot më mirë se kushdo tjetër autoritet, këtë rol mund ta kryejë vetëm Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve Fier, e cila kryen këto studime, projekte dhe futje të teknologjive bashkëkohore.

9. -Moszbatimi i kritereve ekonomike të shfrytëzimit të puseve (mjaft puse shfrytëzohen nën debitin e kufirit ekonomik, për të ruajtur një numër të lartë të fondit aktiv të tyre), bie në kundërshtim me konkluzionet dhe rekomandimet e nxjerra në studime të veçanta për këtë qëllim, nga institucionet kërkimore-shkencore.

10. -Strategjia e ndjekur deri tani për futjen e investimeve të huaja, ka qenë dhe është e pasuksesshme për trajtimin e zhvillimin e aktivitetit hidrokarbur në vendburimet tona që janë të hapura për këtë lloj biznesi (si vendburimi i naftës Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal, Delvinë, Gorisht-Kocul, Amonicë dhe Kuçovë).

11. -Zvarritja e stërgjatur dhe pa efektivitetin e duhur ekonomik qysh prej 10 vjetësh, e marrëveshjes Hidrokarbure të lidhur midis kompanisë "Albpetrol" sh.a. dhe kompanive të huaja për vendburimin Patos-Marinëz-Sheqishtë-Visokë, si dhe mosvazhdimi i punimeve të kërkim-zbulimit për naftë e gaz në rajonin Dumre që përfshihet në këtë marrëveshje, ka qenë e pajustifikuar.

12. -Mosshfrytëzimi me efektivitet i investimeve në rehabilitimin dhe zhvillimin e vendburimeve ekzistuese të naftës, por orientimi i tyre drejt aktiviteteve të pasigurta dhe me risk të lartë, si në rastin e shpimit pa efektivitet të puseve të gazit gjatë periudhës 1990-2004 e deri tek shpimi i pusit të fundit Povelca-40 (i cili rezultoi negative) e me preventiv total prej 180 milionë lekë të reja.

13. -Albpetroli ka 17 vjet që ka hequr dorë nga zbulimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i vendburimit më të ri të gazokondensatit Delvinë, i cili do të bënte të mundur plotësimin e nevojave më emergjente për gaz natyror (si furnizimi i rafinerisë së naftës Ballsh etj). Nga ana tjetër, në këto rrethana të krijuara, është pranuar shfrytëzimi pa efektivitet ekonomik i vendburimeve ekzistuese të gazit natyror për të mbajtur në aktivitet këtë uzinë, si dhe planifikimi në ecuri i investimeve për shpimin e puseve të rinj.

14. -Kompania Albpetrol sh.a, ashtu sikurse dhe gjate viteve të kaluara edhe tani, nuk ka parashikuar asnjë lloj punimi intensifikues për rritjen e prodhimit të naftës në vendburimet gëlqërore për vitin 2005.





(Vijon në numrin e ardhshëm)



"Vijon nga numri i kaluar)

Megjithese perqindja e ujit apo shkalla e inondimit te tyre, "kuptohet nga moszbatimi i projekteve te shfrytezimit optimal te tyre dhe mungesa e punimeve izoluese), ka arritur ne nivele teper te larta, duke i cuar keto vendburime ne fazen e fundit te shfrytezimit te tyre, kjo kompani nuk ka parashikuar ne keto vendburime asnje lloj punimi intensifikues dhe sidomos izolues te ujerave te shtreses. Perballe kesaj situate, kjo kompani s'ka planifikuar punimet perkatese duke u justifikuar me ate qe keto vendburime tani jane te inonduara "te permbytura nga uji i shtreses). Nje qendrim i tille edhe ne kete rast, vazhdon te coje ne rritjen e sasise se naftes te mbetur ne shtrese, pra ne uljen e koeficentit perfundimtar te naftenxjerrjes nga keto vendburime.

15. Eshte dhunuar dhe shperdoruar mjaft nga prona dhe pasuria shteterore e Industrise se Naftes e Gazit nga persona private si dhe nga vete drejtuesit e kompanive, ndermarrjeve e institucioneve shteterore kundrejt perfitimeve personale. Jane shitur troje, ambjente strehuese si dhe mjete, paisje, makineri etj, si metal bruto per shkrirje e shume e shume mallra te tjera te pervetesuara padrejtesisht ne formen e vjedhjes, si demtime sondash shpimi duke i kthyer ne skrap per shitje tek firma metalurgjike turke "Korund", Elbasan, e deri tek nje numer i konsiderueshem daltash shpimi me diamant me vlera monetare teper te larta, shitje e karburanteve te kompanise Albpetrol, abuzimi ne masen rreth 25 % me energjine elektrike te industrise se naftes nga persona private etj. Ne vijim te ketij aktiviteti agresiv, para pak muajsh u pre cope-cope me oksigjen dhe u shit per perfitime personale, sonda e shpimit te puseve qe ishte instaluar ne pusin Vlora-11 prane plazhit te ri Vlore.

Industria jone e naftes, punon ne ambjent te pakontrrolluar

16. -Nje e mete tjeter e industrise sone te nxjerrjes se naftes eshte se ajo po punon ne nje ambjent te pakontrolluar d.m.th. teper te ndotur. Megjithese ka studime cdo vit, nuk ka zbatime dhe permiresime te gjendjes se saj, vecse perkeqesime te metejshme te tij.

17. -Nuk gjejne ne pergjithesi zbatim mendimet e specialisteve tane per cdo problem te ngritur dhe studim te kryer, te cilat jane me shume interes per zhvillimin ekonomik te vendit. Le te permendim vetem nje ceshtje teper te rendesishme dhe madhore per vendin tone. Projekti i furnizimit te Shqiperise me gaz natyror nga rrjeti nderkombetar dhe stokimi i tij per vete rendesine qe ai ka, duhej te ishte perfshire ne Paktin e Stabilitetit. Asnje organizmi apo drejtuesi shteteror, nuk i shkoi ndermend nje gje e tille "per prodhimin e energjise elektrike nepermjet TEC-ve te gazit), per zbutjen ne te ardhmen kryesisht te krizes energjitike qe ka mberthyer vendin tone si dhe per avantazhet e tjera te perdorimit te tij ne dege te tjera te ekonomise si lende djegese.

18. -Nuk jane shfrytezuar dhe shfrytezohen me efektivitet investimet ne rehabilitimin dhe zhvillimin e vendburimeve ekzistuese te naftes dhe gazit. Keto investime nga kompania Albpetrol sh.a. jane realizuar vetem rreth 35 - 40%. Kjo situate vazhdon edhe per vitet ne vijim.

Paradoks edhe ne sistemin e pagave

19.- Ne sistemin e pagave ka paradokse te tilla qe vetem ne Shqiperi mund te ekzistojne "sekretari i nje drejtori kompanie, paguhet 1.5-2 here me teper se nje specialist i larte e me grade shkencore etj). Kapacitetet shkencore nuk jane teorganizuara dhe te perqendruara sic duhet per te kontribuar ne zgjidhjen e problemeve kryesore te naftes dhe gazit etj.

20- Drejtoria e Hidrokarbureve prane ministrise se Industrise dhe Energjetikes nuk po e luan rolin e duhur dhe s'ka se si ta luaje kur ne krye te saj eshte emeruar nje mesues fizike jashte profili. Po keshtu, Agjensia Kombetare e Hidrokarbureve "AKH) Tirane eshte nje hallke e panevojshme "nje mikroshtet brenda shtetit), pa efektivitet, e cila eshte e monopolizuar per plotesimin e interesave te nje grupi te vogel personash qe e perbejne ate. Autoriteti dhe aktiviteti i saj duhet te shkrihet me ate te Qendres Kombetare Shkencore te Hidrokarbureve, Fier.

21- Bashkepunimi i kompanise Albpetrol Sh.a me kompanite e huaja ka per qellim rritjen e efektivitetit te nxjerrjes se naftes dhe gazit nga vendburimet ekzistuese, rehabilitimin e tyre nepermjet futjes se investimeve dhe teknologjive te reja te huaja perendimore.

Me hyrjen ne fuqi te ligjit hidrokarbur Nr.7746, dt.28/07/1993 dhe Marreveshjes se nenshkruar midis ministrise se Industrise dhe Burimeve Minerale e Energjitikes dhe Bashkesise Ekonomike te Naftes, Albpetrol sh.a me dt.26/07/1993 "si pjese perberese e ketij ligji, i cili lejon kryerjen e investimeve te huaja ne sektorin e kerkimeve dhe nxjerrjen e naftes e gazit), filloi bisedimet dhe negocimet me nje numer kompanish perendimore. Pas negocimeve te shumta me kompanine angleze "Premier Oil", u realizua nenshkrimi i nje marreeshje Hidrokarbure "me interesa pjesemarrje 50 % me 50 %) "Per kerkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve ne zonen Dumre dhe prodhimin e hidrokarbureve ne zonen Patos-Marinez". Kjo marreveshje hidrokarbure u aprovua nga Keshilli i Ministrave i Republikes se Shqiperise me vendimin Nr. 425, dt.25/09/1994 dhe saktesonte krijimin e ndermarrjes se perbashket Albpetrol-Premier Oil, qe u quajt operatori AAP "Anglo Albanian Petroleum). Operatori AAP do te kryente te gjitha punimet sipas programeve te punes qe do te vendoseshin nga palet ne perputhje me buxhetin e miratuar prej tyre.

Objekti i punes do te ishte zbatimi i metodave bashkekohore dhe modernizimi i teknologjive per rritjen e prodhimit te naftes, rritjen e koeficentit te nxjerrjes se saj, rehabilitimin dhe modernizimin e teknologjive per grumbullimin, trajtimin dhe transportin e naftes si dhe rehabilitimin e mjedisit e permiresimin e infrastruktures ekzistuese.

Jane shtuar edhe partneret

Per zbatimin e ketij projekti u shtuan me vone partnere te tjere me interesa pjesemarrje aktuale si me poshte:

- Albpetrol Sh.a 50%

- Premier Oil 25%

- Preussag Energie GmbH 17.5%

- International Finance Corporation 7.5%

Kompania "Premier Oil" programoi fillimisht te rriste ne zonen Patos-Marinez prodhimin e naftes ne vleren 700 ton/dite brenda dy viteve te para dhe 2000-2500 ton/dite pas 4 viteve. Mjeti me tecilin do te arrinte nje prodhim te larte ishte perdorimi i metodes se injektimit te avullit ne shtrese, duke perdorur teknike e teknologji bashkekohore. Ne zonen e injektimit te avullit ne Patos "Piloti Nr.1dhe Nr.2), nga perdorimi i kesaj teknologjie, disa puse u demtuan nga ardhja e reres, si pasoje e regjimeve jo normale te shfrytezimit. Rezultatet e testimit te injektimit te avullit ne puse, te kryera nevitet 1995-1997, treguan se kjo metode nuk ishte efektive, mbasi infrastruktura ekzistuese e puseve te Albpetrolit nuk i pergjigjej kerkesave tekniko-teknologjike te injektimit te avullit. Qe kjo metode te ishte efektive duhej te shpoheshin puse te rinj dhe te kompletoheshin ne perputhje te plote me kerkesat e kesaj metode.

Perfundimisht, operatori AAP konkludoi se: "Rezultatet e injektimit te avullit jane mikse dhe metoda antiekonomike". Ne muajin shtator 1999 u mbushen 5 vjet nga aktiviteti i ketij Joint-Venture ne Shqiperi dhe operatori AAP doli pa sukses, pra i deshtuar. Specialistet e naftes nuk kane qene dakort si me punen e bere nga ky operator, ashtu dhe me programet e tyre te zhvillimit

Albpetroli me te drejten qe i jep Joint-Venture, detyrimisht duhet te organizonte vetekontrollin e vazhdueshem ekonomiko-financiar te operatorit AAP, Fier. Edhe tentativa e bere vitet e fundit per kryerjen e kontroll-revizionit te ketij operatori, nga ana e shoqerise Albpetrol deshtoi, pasi grupi i punes i derguar nga kjo shoqeri, ishte i paafte per njohjen dhe kontrollin e procedurave standarte ekonomiko-financiare perendimore qe ndiqen nga kompanite e naftes per kryerjen e operacioneve hidrokarbure.

Qeveria te caktoje ecurine e marreveshjes hidrokarbure

Ne keto rrethana, duhet qe menjehere qeveria shqiptare brenda ligjeve ne fuqi, te gjeje mundesite dhe rruget ligjore per te bere kontrollin ekonomiko-financiar dhe mbi bazen e ketyre rezultateve financiare, te percaktohet ecuria e metejshme e kesaj marreveshje Hidrokarbure, duke bere ne pergjithesi transparenca e plote te ketij biznesi te deshtuar hidrokarbur. Si rezultat i ketij deshtimi operatori AAP u zevendesua nga ai kanadez "Saxon", i cili vazhdon te punoje edhe ky akoma me eksperimentime "nga 12-18 muaj qe percakton si kohe maksimale per eksperimentime marreveshja Hidrokarbure), duke mos e kapercyer kete faze, e cila me rezultatet e marra nuk mund te sherbeje per te kaluar ne fazen e zhvillimit industrial.

Vlen te theksojme se shpenzimet totale te kryera nga operatori AAP Fier, ne zbatim te Marreveshjes Hidrokarbure per vendburimin Patos-Marinez, qe nga fillimi i projektit "25.09.1994) e deri ne fund te muajit Janar 2003, jane 73.083.681.84 USD. Albpetrol sh.a. dhe qeveria shqiptare, nuk duhet te nenvleresojne dhe te neglizhojne aftesite intelektuale te specialisteve shqiptare te naftes si dhe duhet te rishikojne strategjine e zhvillimit te zonave naftembajtese duke shfrytezuar kapacitetet intelektuale qe kane ne dispozicion, duke siguruar burimet e nevojshme financiare nepermjet projekteve qe ai duhet te paraqese per rritjen e nxjerrjes se naftes dhe gazit. Ne vendburimin Patos-Marinez, operatori AAP me pare dhe tani ai kanadez "Saxon", po kryen ato procese ne teknologji, te cilat kompania Albpetrol sh.a. i ka kryer vite me pare dhe me sukses; pasi studime dhe projekte per zhvillimin e kesaj zone si dhe zoave te tjera, ekzistojne si te hartuara nga vete Albpetroli dhe Qendra Kombetare e Hidrokarbureve Fier. Perballe ketyre dukurie negative, ne specialistet e punonjes te naftes, parashtrojme alternativen tone: Nafta duhet te zhvillohet dhe do te zhvillohet. Megjithese eshte krijuar nje boshllek i madh njerezor "specialistesh) dhe material, ekzistojne te gjitha mundesite per rimekembjen e industrise se Naftes dhe asaj te Gazit. Por si mund te rritet prodhimi i naftes dhe i gazit ne vendin tone? Potencialet intelektuale te naftes argumentojne shkencerisht me studimet dhe projektet e tyre, rritjen e prodhimit ne masen 30-40% te atij ekzistues, brenda nje periudhe afatshkurter. Ky mendim mbeshtetet shkencerisht ne keto mundesi kryesore te pashfrytezuara:

* Ne ndryshimin rrenjesor te organizimit te industrise se naftes

* Shfrytezimin optimal te vendburimeve te naftes, ne perputhje me kriteret tekniko-shkencore te percaktuara ne studimet dhe projektet e perpunimit te ketyre vendburimeve

* Rinovimin e teknikes ne sherbimin e puseve per rritjen e prodhimit dhe uljen e kostos si dhe zbatimin e teknologjive perndimore te ketij lloj sherbimi.

* Rritjen e fondit aktiv te puseve dhe koeficientit te shfrytezimit te tyre, qe aktualisht jane teper te ulet

* Rritjen e prodhimit duke rritur investimet dhe futur metodat dhe teknologjite e reja bashkekohore

* Aplikimin e metodave tradicionale shkencore te nxjerrjes se naftes, te perdorura me efektivitet te larte me pare

* Vleresimin e punes se specialisteve dhe punonjesve te tjere te naftes

* Rritjen e rendimentit, disiplines tekniko-shkencore, uljen e kostos se prodhimit etj.

Rritja e prodhimit, do te beje qe te mos shkurtohen me punetore nga puna dhe te rriten te ardhurat per gjithe punonjesit e naftes dhe gazit.

Nafta zhvillohet mbi bazen e nje strategjie, qe vitet e fundit ka munguar. Ne keto rrethana te renduara e te krijuara ne Industrine e Naftes, strategjia jone eshte opsioni me i mire per te ardhmen e saj. Me teper se gjysma e familjeve Fierake dhe rreth 80% e atyre te qytetit Patos, e kane lidhur jeten dhe mireqenien e tyre, vetem me naften. eshte koha ajo qe neve na bashkon te gjitheve per te reflektuar per ndryshimin e gjendjes ne nafte. Mencuria e naftetareve tane dhe specialisteve ekziston akoma, ajo eshte gjithmone e pashtershme dhe vitale. Ata do dine ta shprehin ate, duke zgjedhur alternativen me te mire, me daten 3 Korrik 2005, me te vetmin synim, ate te permiresimit te vazhdueshem te gjendjes se saj, per zhvillimin ekonomik dhe social te tyre dhe demokratizimin e vendit tone drejt integrimit evropian.

kj

Me se fundi nje artikull qartesues dhe tmerrues.

Si mundet qe nje vend te vetshkaterroje sektorin strategjik te vetin!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-2-2008 nė 17:15 Edit Post Reply With Quote
ǒndodh sot në Albpetrol: Mjetet e punës dhe sondat e naftës, në furrën e shkrirjes në Metalurgjik

Kontrabandistët në qeveri mbyllin puset të naftës

Industria jonë e naftës është dhe po vazhdon të menaxhohet keq, jo se nuk ka forcë kjo kompani të menaxhojë mirë vetveten, por se shteti nuk e lë të ngrejë kokë, e mban të lidhur si qenin në zinxhirë dhe i shpërdoron të ardhurat që merr prej saj

Më 25 Nëntor 1998, kur në krye të qeverisë shqiptare ishte Pandeli Majko, me insistimin e vazhdueshëm të Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, të drejtuar prej Ylli Bufit, u miratua ligji për "Ristrukturimin e Industrisë Shqiptare të Naftës".

Nuk do të zgjatem në "qëllimin e mirë" të këtij vendimi, pasi e kam kuptuar që në fillim të keqen e madhe, që do t’i vinte kësaj industrie nga zbatimi i tij.

Tani, jemi 3 vjet e gjysëm nga dalja e këtij vendimi famëkeq dhe le të ndalemi pak se si po vete puna në këtë Industri Nafte, e vetmja që po qëndron në këmbë sot në Shqipëri, jo e privatizuar, por shtetërore.

Marrë shkas edhe nga takimi i Pandeli Majkos në Fier me disa drejtues të naftës, dt. 26.04.2002, pasi ka vend të ndalemi e të analizojmë gjendjen aktuale të kompanisë të mësipërme.

Majko shtroi dy probleme. Së pari, që nafta është menaxhuar keq, prandaj dhe duhet privatizuar dhe së dyti, se APC nuk e ka kryer mirë detyrën.

Kompania Servcom tashmë thuajse është e falimentuar, pasi aktiviteti në fushën e shpimeve të puseve është zero dhe për rrjedhojë, gjithë njësitë administrative që ka kjo kompani në juridiksion, janë në fazën e degradimit fizik e moral. Ata janë me tregus ekonomiko-financiar negativ. Drejtuesit e kësaj kompanie i shkatërruan mjetet dhe gati të gjitha i dërguan në Metalurgjik. Nuk nguruan të çojnë këto javët e fundit edhe një sondë shumë të mirë, e montuar dhe e kompletuar, që ndodhej në Divjakë, dhe kjo siç duket për të "përshëndetur" Majkon me rastin e ardhjes së tij në Fier! Dhe kjo sondë ishte për shpim pusesh deri në 5.000 m, më e mira dhe më e kompletuara.

Kompania Albpetrol sh.a. ka aktivitet dhe po të dojë qeveria edhe kështu siç është, por me një mbështetje më të fuqishme mund të vazhdojë të punojë dhe të ngrihet më lart në treguesit tekniko–ekonomikë të saj.

Ja nxjerrja e naftës si Albpetrol, duke filluar nga viti 1997:

Viti 1997 359670 ton

Viti 1998 364626 ton

Viti 1999 323098 ton

Viti 2000 315000 ton

Viti 2001 320000 ton

Pra, ndonëse jemi 5 vjet pas vitit 1997, kjo kompani akoma nuk ka arritur shifrën e nxjerrjes së naftës të atij viti. Kur vendburimet për shumë muaj ishin nën kontrollin e bandave, pa folur për nivelin shumë më të lartë të vitit 1996.

Dhe puna në këtë kompani është gjithë vjetore. Kompania Armo sh.a. është më e mbledhur dhe aktiviteti i saj varet kryesisht nga puna e kompanisë Albpetrol sh.a. Kjo kompani, për sasinë e naftës që nxjerr Shqipëria, sot punon jo më shumë se 130-140 ditë në vit dhe çka është me të vërtetë e çuditshme, ajo realizon të ardhura më të mëdha se vetë kompania Albpetrol.

Dhe tani të rikthehemi tek vërejtjet e Pandeli Majkos në takimin e datës 26 Prill 2002. Përse nafta është menaxhuar keq? Ku qëndron e keqja në këtë çështje dhe si është e vërteta? Industria shqiptare e naftës me vendimin e dt. 25 Nëntor 1998, do të drejtohej nga tre kompanitë e mësipërme.

Në krye të këtyre kompanive u vendos kompania A.P.C, (Albania Petrolium Corporation) e cila për fazën fillestare do të shërbente për të harmonizuar ndarjen e kapitaleve dhe administrimin e tyre. Ky ishte dhe funksioni i saj. Më vonë ajo do të shpërblehej. Dhe kapitalet u ndanë e gjithësecila filloi punën për hesap të vet. "Servcomi" thuajse ka falimentuar: Sondat i shkatërroi, shpim pusesh nuk ka dhe ajo çka ka mbetur është në degradim total. "Albpetrol" punon dhe ka një efektivitet ekonomik, por ecuria është e ngadaltë.

Unë do të ndalem në vendburimin Marinëz, sepse këtu punoj dhe Marinza aktualisht jep 25-30% të nxjerrjes së naftës shqiptare. Le të shohim sa janë investimet në këtë vendburim:

Viti 1997 - janë realizuar 88% e investimeve të planifikuara

Viti 1998 - janë realizuar 32% e investimeve të planifikuara

Viti 1999 - janë realizuar 50% e investimeve të planifikuara

Viti 2000 - janë realizuar 70% e investimeve të planifikuara

Viti 2001 - janë realizuar 42% e investimeve të planifikuara

Tremujori i parë 2002 janë realizuar 17% e investimeve të planifikuara.

Pra, me investimet kemi rënie dhe mosplotësim të shifrave të miratuara, dhe është e kuptueshme se kur ka investime, nuk mund të ketë edhe realizim të detyrave.

Investimet nuk plotësohen në pikat më nevralgjike të kësaj kompanie dhe sigurisht në mosfreskim të teknikës, në mosfreskim të teknologjisë, kurse për rinovim as që mund të flitet fare.

Përse ndodh kështu në këtë kompani kur të ardhurat e vetë Marinzës për vitin 2001 janë realizuar në shifrën 144. 634. 414 lekë apo për tremujorin e parë 2002 ato janë 32. 308. 091 lekë dhe në një kohë kur çmimi i një ton nafte bruto që Albpetroli ia jep kompanisë "Armo", qëndron në shifrat 12 000–12 500 lekë/ton përkundrejt atij në botë, që është në shifrën 22 000–25 000 lekë/ton! Cikli i punë në naftën tonë është i mbyllur dhe me çmimet manovron. Përse kjo diferencë e madhe në çmim? Përse "Albpetroli" detyrohet të shesë produktin e vet kaq ulët? Jo shumë, por çmimi i naftës bruto që nxjerr sot Kompania "Albpetrol" të rritet nga 12 000 lekë/toni në 16 000 – 17 000 lekë/toni, d.m.th. 30–40% është fare e qartë se edhe të ardhurat do të rriten po aq dhe do të krijohen mundësi të mëdha për rritje investimesh, dhe rritje pagash të punonjësve të vetë kësaj Kompanie. Por kjo nuk ka ndodhur deri më sot dhe me se duket nuk ka për të ndodhur, se dikush lart nuk dëshiron të ndodhë kështu. Dhe për mendimin tim, këtu është shteti që nuk e do naftën dhe me ndërhyrjet e veta, nëpërmjet Kompanisë APC, krijon këtë përshtjellim. Për sa kohë që do të ndodhë kështu, "Albpetroli" veçse kaq ka për të parë dhe kurrë mirë. Kompania "Albpetrol" nuk komandon vetveten, por atë e komandojnë të tjerët dhe ajo nuk është të gjendje të vetveprojë. Shteti aktualisht, për mendimin tim, e përdor këtë Kompani për të mbyllur defiçitet e KESH-it, kur ky i fundit i ka disa miliarda lekë borxh Albpetrolit dhe kur dihet se kjo gjendje vazhdon prej gati një dekade. Aq keq ndodhet gjendja monetare e kësaj Kompanie, sa edhe afatet e dhënies së rrogave punonjësve të vetë ajo nuk i realizon në kohën e duhur. Shteti aktual shqiptar nuk e do dhe nuk e mbështet Industrinë e Naftës. Kemi vite që e prekim këtë realitet të hidhur, por në të vërtetë realizimi i investimeve qëndron nën vlerat e miratuara, kur në të njëjtën kohë trumpetohet me zhurmë se nafta është në parametrat e duhur të mundësisë për privatizimin e saj. Dhe nuk duhet të harrojmë faktin që kjo industri punon edhe sot e kësaj dite me një teknikë plotësisht të ezauruar, dhe që nuk po shihet freskim.

Eshtë turp i madh i kohës të vihet në Marinëz dhe të shohësh ndotjen e mjedisit. Personalisht, me Marinzën jam njohur në vitet 1956–1957, atëherë kur ajo ishte kënetë me ujë dhe sot në këtë fillim shekulli e gjeta kënetë me naftë. O perëndi, çfarë po ndodh dhe çfarë do të ndodhë në këtë vendburim, që është edhe kollozi i naftës shqiptare? Marinza ka në brendësi të tokës së vet jo më pak se 20 milion ton naftë të nxjerrshme dhe kjo është një shifër jo e vogël për një vendburim nafte të vendit tonë, ka vlera pune në Marinëz dhe investimet e justifikojnë plotësisht veten. Industria jonë e naftës (kuptoni Albpetrolin) është dhe po vazhdon të menaxhohet keq, jo se nuk ka forcë kjo Kompani të menaxhojë mirë vetveten, por se shteti nuk e lë të ngrejë kokë, e mban të lidhur si qenin në zinxhirë, dhe i shpërdorën të ardhurat që merr prej saj. Nuk mund të përparojë kjo Kompani sa kohë që në qeveri do të ketë njerëz, që mbrojnë interesat vetjake dhe të klaneve të veçanta. Lëreni të lirë "Albpetrolin" dhe do të shihni si do të ecin punët. S’ka nevojë kjo Kompani për APC-në. Çfarë është APC dhe cili është qëllimi i krijimit të saj në vendimin e Nëntorit 1998. APC (Albania Petroleum Corporation) fillimisht dhe përfundimisht u krijua me vendimin e mësipërm të qeverisë suaj për të harmonizuar ndarjen e kapitaleve dhe administrimin e tre kompanive të naftës. Kjo ndodhi dhe fundi i vitit 2002 plotësoi këtë detyrë se kjo strukturë duhet të shpërbëhej – kështu ishte edhe vendimi. Kjo jo se nuk ndodhi, por ajo mori edhe emërimin Sh.a., kur vetë kompanitë e naftës shqiptare janë Sh.a. Vendimi i qeverisë i datës 25.11.1998 për këtë Kompani APC (Kompani mbi Kompanitë) nuk është zbatuar. Po t’i kthehemi edhe njëherë kësaj çështje me specialistë të ndershëm dhe jo me disa pseudo-specialistë që i afrohen pushtetit, atëherë do të shihet se APC është hallka e tepërt dhe regresive.

Në mbledhjen e komisionit shtetëror të Energjitikës të zhvilluar në mesin e muajit Maj 2002, përfaqësuesi i industrisë së naftës ka deklaruar se, "nafta së shpejti do të arrijë parametrat e duhur për privatizim". Ka disa vjet që e dëgjojmë këtë gjë dhe më vjen për të qeshur me çka ka thënë ai specialist. Ata që thonë kështu, duan ta shohin naftën në gjendje shumë të keqe, me një infrastrukturë për faqe të zezë, në mënyrë që ajo të vlerësohet ulët dhe ata që s’kanë punuar kurrë dhe nuk ia dinë vlerën punës, të mund të përfitojnë dhe të bëhen pronarë. Qeveria shqiptare duhe t’i thotë ndal këtij trajtimi të naftës, se është me pasoja katastrofike si për fatin e naftëtarëve shqiptarë, ashtu edhe për këtë sektor fitimprurës.

Nafta është e pranishme në këtë vend dhe ne e dimë fort mirë. S’jemi katandisur në atë shkallë që të marrim leksione nga të huajt për gjëra elementare. Shqiptarët kudo ku kanë shkuar dhe po shkojnë, këto dhjetë vitet e fundit i kanë treguar aftësitë e tyre tekniko-profesionale dhe shkencore. Komentet janë të tepërta! Pikërisht për problemet e naftës, në fillim të Nëntorit 2000, u zhvillua Kongresi i Gjeologjisë në Tiranë, ku me të drejtë u theksua se vendi ka naftë e gaz, por duhet vazhduar puna për mirëadministrimin e vendburimeve ekzistuese, si dhe për zbulim të vendburimeve të reja, duke futur teknika e teknologji të reja, duke pranuar investitorë seriozë e jo karagjozë, duke përpiluar kontrata që të mbrojnë interesat tona kombëtare, ku shteti të qëndrojë pranë kësaj industrie, duke përcaktuar strategjinë e zhvillimit. E theksoj me forcë, shteti të qëndrojë pranë kësaj industrie, duke përcaktuar strategjinë e zhvillimit.

Shteti shqiptar nuk ka një strategji të fiksuar për këtë industri. Ai e ka parë, e trajton dhe vazhdon ta trajtojë atë si mundësi reale për të marrë të ardhurat që vijnë nga kjo industri, duke mos i dhënë asaj mundësi për një zhvillim edhe më të madh. Shkurt, të gjitha qeveritë e majta nuk dinë gjë tjetër, veçse të zhvasin sa më shumë të jetë e mundur vlerat që vijnë prej punës së njerëzve që vazhdojnë të punojnë në naftë: Dhe "Albpetroli" po shkatërrohet çdo ditë e më shumë edhe nga njerëzit që janë vënë në drejtim, të cilët janë plotësisht të paaftë dhe regresivë.

Qeveria nuk do ta njohë mirë këtë realitet, e thënë troç, nuk do zhvillimin e një industrie të tillë ndaj dhe specialistët po ikin çdo ditë nga ky vend, dhe askush nuk po i ndalon. E do vijë një ditë e kjo jo shumë e largët, kur të iki dhe specialisti i fundit, dhe kjo industri të drejtohet nga injorantët (simptomat janë të dukshme dhe të prekshme që tani) e atëherë, ata që projektuan këtë "strategji zhvillimi" (nënkupto shkatërrimin), do t’i turren me furi kësaj që ngelet dhe do e gllabërojnë!

"Albpetroli" është shumë-shumë larg momentit për privatizim. Kështu siç po punohet, ai veçse po shkatërrohet. Edhe shkenca shqiptare e naftës – Instituti i Naftës (sot QKSHH) – është katandisur veçse në një godinë dhe çdo ditë degradon. Nafta, ky kolloz i industrisë sonë, tashmë ka rënë përtokë dhe po i heqin edhe patkonjtë!

Si shqiptar i vërtetë e naftëtar i vjetër, me një formim të plotë tekniko-profesional për këtë industri, si përfaqësues i atij brezi që e ngriti këtë industri, me një kurajo civile qytetare: Unë i drejtohem kryeministrit, ministrit përkatës, të ndryshojë taktikën, duke mos lejuar shkatërrimin total të saj.

Dr. i Shkencave

Xhoxhi Kristo Karaj








artikull i 2001





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-2-2008 nė 09:36 Edit Post Reply With Quote
http://www.hermesnews.org/articoli/4128-albpetrol-kompania-e%20naftes.asp





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-6-2008 nė 09:39 Edit Post Reply With Quote
http://www.armo.al/Kompania.14.0.html?&L=1



Faqe e mjere





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 13-6-2008 nė 09:41 Edit Post Reply With Quote
ARMO, Raffineriy Associate: Të gjithë punonjësit do të rikthehen në punë
10 qershor, ora 12:23 - Nuk do ketë shkurtime nga puna në kompaninë ARMO. Të gjithë punonjësit që kanë ikur nga puna do rikthehen në punë madje do të merret edhe staf i ri shtesë. Madje do ketë rritje rroge për të gjithë punonjësit me 30%, që në muajin e parë të punës.

Orjeta Zhupa
Tue, 10 Jun 2008 12:22:00



Nuk do ketë shkurtime nga puna në kompaninë ARMO. Të gjithë punonjësit që kanë ikur nga puna do rikthehen në punë madje do të merret edhe staf i ri shtesë. Madje do ketë rritje rroge për të gjithë punonjësit me 30%, që në muajin e parë të punës. Lajmi u bë i ditur sot nga Jozeph Desour, presidenti i kompanisë Raffinary Associate of Texas, e cila fitoi tenderin për blerjen e Kompanisë ARMO ditën e djeshme. Ai kërkoi nga qeveria ratifikimin sa më shpejt të marrëveshjes në mënyrë që të bëhet pagesa dhe të fillojë puna në kompaninë më të madhe në vend të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, ARMO
Desour prezantoi gjithashtu drejtorin e ri të kompanisë, i cili është Rezart Taçi, presidenti aktual i kompanisë Taçi Oil.

Ai tha gjithashtu se do të ketë ulje të çmimeve të naftës në vend vetëm i kërkoi qeverisë që të ndalojë eksportimin e naftës bruto. “Naftën do ta përpunojmë dhe shesim në vend dhe në këtë mënyrë do të ulen edhe çmimet” – ka thënë Desour.

Do të ketë edhe negociata për kushtet e kontratës dhe nga kjo varet dhe Plan Biznesi ynë për shtrirjen e investimeve.

Pjesë e Consorciumit janë Raffinary Associate of Texias, Mercuria Energy Group dhe Anika Enterprise.

Konsorciumi amerikan "Rafineri Asociated Anica Texas", ofroi për blerjen e 85% të aksioneve të ARMO-s, 125 milionë euro, si dhe 240,5 milionë euro për programin e investimeve në 4 vitet e ardhshme në ARMO.


Asetet

Në objektet që përfshihen në privatizimin strategjik të "ARMO"-s, janë 2 Uzinat e Përpunimit të Thellë të Naftës në Fier dhe Ballsh, Qendra Shkencore e Kimi-Përpunimit në Kuçovë, filiali i Eksport-Importit në Vlorë, si dhe 11 depozita të naftës dhe karburanteve.

Gjatë 2007, nga "ARMO" u hoqën, si asete të saj, objekte të cilat kanë hyrë në privatizimin jostrategjik, si 33 objekte për privatizim, që po privatizohen hap pas hapi me ankand 10 prej tyre. Privatizimi i pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve, të dhëna në përdorim, po vazhdon si proces jashtë strukturës strategjike të ARMO-s. Për të 33 pikat, është plotësuar dokumentacioni i plotë për privatizim.

Sipas akteve ligjore, përparësi kanë pronarët e truallit për pikat ku ka pronësi private, të vërtetuara nga Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. "ARMO" blen naftë nga kompania publike e nxjerrjes së naftës "Albpetrol", si dhe nga "Bankers Petroleum", me të cilën qeveria shqiptare në vitin 2004 firmosi një kontratë koncesionare për shfrytëzimin e puseve në zonën Patos-Marinëz. Por gjatë vitit 2007, kjo kompani nuk i dha sasinë prej 90 mijë tonë naftë "ARMO"-s, duke e shitur atë në tregjet e huaja.


Fitimet e ARMO-s

Konsulenti për privatizimin e "ARMO"-s, "Pattom Bogs", në raportin e dorëzuar në qeveri në muajin tetor, jep edhe vlerësimet e tij për shitjen e kompanisë shtetërore të naftës.

Në analizën e bërë nga ana e konsulentit, duke marrë parasysh asetet e kompanisë, bilancet financiare të viteve 2004, 2005 dhe 2006 dhe blerjet e mundshme nga ana e investitorëve të kësaj pasurie, jepen edhe skenarët e mundshëm të këtij privatizimi. Në këtë vlerësim, nuk është marrë parasysh viti 2007, që është edhe më i rëndësishmi përsa i përket fitimeve të nxjerra nga ana e kompanisë shtetërore.

Vetëm fitimi i "ARMO"-s gjatë vitit 2007, krahasuar me vitin 2004, është 5 herë më i lartë. Fitimi në vitin 2007 arriti në 1 miliardë e 700 milionë lekë, ndërsa në vitin 2004, ishte vetëm 365 milionë lekë. ARMO, ka një vlerë të kapitalit të nënshkruar që mund të jetë në nivelin e 50-60 milionë euro, ndërsa një vlerë të aseteve, si vlerë në kontabilitet, në rreth 100 milionë euro.

Kjo është një vlerë kontabël, vlerë e aseteve të blera në vite, të investuara në vite, siç janë të regjistruara në kontabilitet. Por dhe çmimet e tregut të brendshëm të karburanteve në rritje të vazhdueshme, ku "ARMO" zë 25% të tregut, ndikuan në të ardhurat e kompanisë. Rritja e çmimeve nga operatorët privatë është shoqëruar me një rritje të moderuar nga kompania, duke ndikuar disi në amortizimin e efektit të rritjes galopante të çmimeve nga grosistët shqiptarë. "ARMO", sipas burimeve nga kompania, ka tregtuar gjatë këtij viti, gazoil me çmimin deri në 95.11 lekë/litër.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1453781 sekonda, 32 pyetje