Anton Ashta
|
| Postuar mė 17-11-2004 nė 12:17 |
|
|
Prodhimi vendes ne RSH
Alma Ndoja - 17/11/2004
Koha për nxitjen e prodhimit vendës
Fakti që vendi ka mundur të eksportojë me sukses disa produkte është prova që tregon se ekziton një potencial i
përgjithshëm prodhues, mbi bazën e të cilit mund të bëhen përpjekje për përmirësimin dhe zgjerimin e
eksportit
Aktualisht ekonomia e vendit tonë ka një orientim të theksuar drejt importit, i cili kontribuon në masën 82 për qind
në vëllimin e tregtisë së jashtme. Por nga arritjet në disa sektorë të ekonomisë, në importet e
makinerive e pajisjeve për bujqësinë dhe për sektorë të tjerë të ekonomisë, nga hapja dhe zgjerimi i
tregut të rajonit, sidomos me Maqedoninë, si dhe nga intensifikimi i marrëdhënieve tregtare me Kosovën, shpresohet të
kemi një zhvillim dhe përmirësim të aftësisë konkurruese të produkteve tona edhe në perspektivën
rajonale. Eshtë fakt që eksportet nga prodhimi i brendshëm, në vitet e para të dymbëdhjetëvjeçarit të
fundit, janë mbizotëruar nga disa produkte dhe njësi prodhuese të trashëguara nga ekonomia e centralizuar. Por,
pavarësisht nga kjo, fakti që vendi ka mundur të eksportojë me sukses disa produkte është prova që tregon se
ekziton një potencial i përgjithshëm prodhues, mbi bazën e të cilit mund të bëhen përpjekje për
përmirësimin dhe zgjerimin e eksportit. Por ekonomia shqiptare nuk po shfrytëzon si e sa duhet kapacitetet e brendshme. Shqipëria,
falë pozitës së saj gjeografike, burimeve natyrore, relievit, klimës dhe tregut relativisht të vogël, i ka të
gjitha mundësitë për të plotësuar nevojat e brendshme me prodhime e madje të bëhet një eksportuese potenciale
edhe për tregjet e Europës. Sot për sot, sektorët e prodhimit me më shumë peshë në rritjen e saj ekonomike
janë sektori i shërbimeve, i bujqësisë, i industrisë i transportit dhe i ndërtimit.
Prodhimi bujqësor, prej kohësh nuk po kontribuon më 50 për qind në ekonominë e vendit, pasi nuk ka as mbështetje
të mjaftueshme me financime. Megjithatë, gjatë vitit 2004, prodhimi në degën e bujqësisë është
parashikuar të rritet me 4 për qind. Rritja mbështetet kryesisht në prodhimet e pemëtarisë, blegtorisë dhe
bimëve industriale. Këtë vit pritet të ketë rritje edhe në prodhimin e brendshëm të produkteve vegjetale si
ato medicinale, erëza e perime të freskëta të ndryshme, prodhime shtazore si mish, bulmet e peshk etj.
Gjatë vitit të kaluar bankat filluan të rritin interesimin për kreditimin e bujqësisë. Në zonat rurale kanë
nisur të krijohen shoqeritë e kursim-kreditit, ku fshatarët janë edhe pronarë, edhe klientë njëkohësisht.
Kredi për bizneset bujqësore po japin edhe Banka Amerikane e Shqipërisë, Pro Credit Bank, FFR (Fondi i Financimit Rural), Fondi i
Financimit të Zonave Malore, PSHM (Partneri Shqiptar për Mikrokredi), fondacioni Besa dhe shpeshherë bujqësia po mbështetet
edhe me projekte të akorduara nga Banka Botërore dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Prodhimi industrial duket se shënoi rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2004, megjithatë, nga vrojtimet që
Banka e Shqipërisë ka bërë periodikisht pranë bizneseve të degëve të industrisë, është theksuar
se situata energjetike e vendit ka qenë shkaku kryesor i zbehjes së optimizmit për zhvillim të bizneseve në të ardhmen,
që do të thotë se mund të vihet në rrezik qëndrueshmëria e rritjes ekonomike. Tashmë është e
qartë për të gjithë ne se zgjidhja e këtij problemi është jetike për zhvillimin e vendit.
Në kushtet kur struktura e ekonomisë shqiptare po ndryshon dhe bujqësia e blegtoria nuk kanë më peshën që kanë
pasur tradicionalisht, për të mbështetur një rritje të qëndrueshme afatgjatë të ekonomisë,
është e rëndësishme që autoritetet qeveritare të shohin me përparësi nxitjen e prodhimit industrial, si
një ndër pikat ku mund të mbështetet zhvillimi i një vendi, që synon integrimin në Bashkimin Europian. Pra duhet
të mbështetemi në një bashkërendim të punës së institucioneve shtetërore që kanë të
bëjnë me politikat sektoriale dhe vendimmarrjen. Për Shqipërinë, tërheqja e investimeve të huaja direkte do të
ishte një mënyrë racionale për zhvillimin e potencialeve ekzistuese në vend si dhe për krijimin e avantazheve
konkurruese të këtyre produkteve. Gjithashtu miratimi i Strategjisë Afatmesme për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe
të Mesme është vendimtar për përmirësimin e këtyre aftësive të industrisë shqiptare, 95 për
qind e së cilës përbëhet nga ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Për të tërhequr investimet e huaja,
si dhe për të përmirësuar njësitë e prodhimit, duhet përmirësuar politika e taksave për investimet
në sektorin e prodhimit, duhet reduktuar TVSH-ja për veprimtarinë e kompanive prodhuese, i duhet dhënë zgjidhje problemit
të krizës energjetike etj.
biznesi
Nuk kuptoj dicka?
Pse duhet te synojme eksportin patjeter.
Te plotesojme nevojat e vendit nje here, te reduktojme importin, ky duhet te jete qellimi strategjik.
Cilat jane firmat prodhuese ne RSH?
Cfare prodhohet ne RSH?
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|
Anton Ashta
|
| Postuar mė 16-3-2005 nė 17:12 |
|
|
Qeveria i mbyll rrugët investitorit italian
Kryetari i grevës së urisë, Arben Mali, bën fajtor shtetin dhe kërkon rifillimin sa më shpejt të punës, shkak
për ndërprerjen e së cilës është pamundësia financiare e kompanisë, si dhe disa borxhe që qeveria i ka
kësaj të fundit
15 punonjës të Uzinës së Ferrokromit në Burrel kanë hyrë dje në një greve urie, për shkak të
mbylljes së uzinës që la pa punë rreth 120 punonjës. Grevistët kërkojnë nga shteti të ndihmojë
firmën italiane, në mënyrë që ajo të rifillojë punën. Kryetari i grevës së urisë, Arben Mali,
bën fajtor shtetin dhe kërkon rifillimin sa më shpejt të punës, shkak për ndërprerjen e së cilës
është pamundësia financiare e kompanisë, si dhe disa borxhe që qeveria i ka kësaj të fundit.
Mbyllja e Uzinës së Ferrokromit në Burrel ka nxitur organizimin e sindikatave. Vendimi i kompanisë "Darfo Albania"
për mbylljen përfundimtare të UFK, për shkak të mospërballimit të kostos së lartë në nxjerrjen dhe
përpunimin e kromit në këto zona, ka irrituar në maksimum metalurgët, të cilët kanë mbetur tashmë në
rrugë të madhe.
Puna në këtë uzinë ishte i vetmi burim të ardhurash për ish-familjet e 600 punonjësve të qytetit të
Burrelit dhe të zonave përreth. Kompania "Darfo" u mbyll vetëm 2 vjet pas nënshkrimit të një kontrate
30-vjeçare me konçension. Autoritetet vendore të Matit që në fillimin e privatizimit të uzinës kanë
këmbëngulur për gjetjen e investitorit strategjik dhe jo dhënien me konçension të kësaj uzine, ku shteti shqiptar
investoi nga viti 1994 deri në vitin 1996 afro 4 milionë dollarë.
Rimbursimi i TVSH-së, 4 milionë euro borxh
"Qeveria nuk i lëvron kompanisë 4 milionë euro nga TVSH-ja dhe kjo bën që të mos kërkojë llogari për
investimet që duhet të bënte ajo në ndërmarrjen e marrë me konçension", thonë burime jo zyrtare. Uzina
e Ferrokromit në Burrel ka ndërprerë sërish aktivitetin, duke nxjerrë pa punë rreth 120 punonjës. Kjo ndodh
pikërisht në momentin kur "Darfo" sapo ka marrë një liçensë për import energjie nga ERE, e cila nuk i
ka hyrë në punë, sepse qeveria nuk i ka mundësuar mënyrën e transmetimit. Sindikalistët e "Darfo"-s i
kanë adresuar akuzat drejt qeverisë, e cila vetëm zyrtarisht ka filluar liberalizimin e tregut të energjisë, por de facto nuk
ka krijuar asnjë mundësi. Sipas punonjësve, fajtorë për këtë gjendje janë mospërgatitja e
infrastrukturës dhe e kapaciteteve thithëse e transmetuese të energjisë, që e bën të pavlefshme
liçensën e lëshuar nga ERE. Ndërkaq duket se qeveria, jo vetëm nuk iu ka krijuar lehtësirat e nevojshme
ndërmarrjeve të dhëna me konçension për të vazhduar aktivitetin, por dhe nuk iu kthen paratë që iu ka
borxh.
Shuhen shpresat për punësim në fabrikë
Dy vjet më pas nga aktmarrëveshja konçensionare ndërmjet firmës "Darfo" dhe përfaqësuesve të
Sindikatës së Metalurgëve të Burrelit, janë shuar përfundimisht shpresat e qindra punëtorëve të
tjerë për punësim.
Mbyllja e uzinës këtu e dy vjet më parë çoi në shkurtimin e qindra punonjësve të kësaj uzine.
Kryeministri kishte premtuar zgjidhjen në favor të kërkesave të punonjësve të industrisë së kromit për
dhënien e 9 pagave të metalurgëve.
Qeveria ka devijuar fondin për shlyerjen e detyrimeve sipas aktmarrëveshjes konçensionare për Uzinën e Ferrokromit Burrel.
Sipas krerëve të Sindikatave të Matit, asnjë pikë e aktmarrëveshjes nuk është plotësuar,
përveç shkeljes flagrante të Kodit të Punës, reforma mbi privatizimin konçensionar të UFK është
bërë mbi bazën e 580 punonjësve, ku sipas nënshkrimit të të gjitha palëve, 190 punonjës do të
paguheshin normalisht. Por ndodhi e kundërta, u mbajtën në punë vetëm 53 punonjës. Për 137 punonjës, premtimi
për derdhjen e siguracioneve nuk u mbajt asnjëherë.
Ndërsa kompania thotë se janë derdhur siguracionet pranë Drejtorisë së Punësimit për dy vitet sipas
aktmarrëveshjes, asnjëherë nuk është sqaruar se ku janë këto para dhe kush thotë të
vërtetën.
Detyrimet e pashlyera që shteti iu ka borxh metalurgëve të Matit, arrijnë në 40 milionë lekë.
"Kemi kërkuar edhe herë të tjera të bëhen publikë personat, të cilët kanë firmosur borderotë e
formuluara pranë Albkromit, por asnjëri nga ata zyrtarë nuk e dëshiron të ballafaqohet", thonë punonjësit.
"Reaksioni i protestës, sipas sindikalistëve, do të jetë zinxhir në Burrel, Bulqizë, Elbasan dhe në të
gjithë Shqipërinë", ka deklaruar Sindikata e Punonjësve të Kompanisë "Darfo".
Migen Demirxhi
rd
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|
Anton Ashta
|
| Postuar mė 16-3-2005 nė 17:13 |
|
|
Gjergj Buxhuku - 15/03/2005
Ligji si rekuiem i vdekjes së prodhimit
Për të kuptuar mungesën e vullnetit politik në kufizimin e tregut të konsumit të cigareve, mjafton të shikojmë
se çfarë ka ndodhur me industrinë vendase, që pothuajse ka falimentuar plotësisht nga presioni i kombinuar i
monopolistëve të huaj dhe vendas, që sot zotëron plotësisht këtë treg shumë të rëndësishëm
për financat shqiptare
Presioni ndërkombëtar, më në fund, ka bërë që edhe Shqipëria të marrë masa ligjore për të
kufizuar, të paktën në letër, konsumin e cigareve në vend. Përmendim këtu marrëveshjen për reklamat e
cigareve dhe kufizimin e përdorimit të tij në vende publike. Themi në letër sepse dihet që institucionet
shtetërrore shqiptare janë shumë larg të qenit efektive në drejtim të zbatimit të ligjit. Aq më tepër,
në raste si të ligjit në fjalë, ku mungon dukshëm edhe vullneti qeveritar. Për të kuptuar mungesën e vullnetit
politik në kufizimin e tregut të konsumit të cigareve, mjafton të shikojmë se çfarë ka ndodhur me industrinë
vendase, që pothuajse ka falimentuar plotësisht nga presioni i kombinuar i monopolistëve të huaj dhe vendas, që sot
zotëron plotësisht këtë treg shumë të rëndësishëm për financat shqiptare. Mos harrojmë se pesha
e specifike dhe absolute e cigareve është e konsiderueshmë në tregun shqiptar dhe përbën një sektor, me plot
kuptimin e fjalës, strategjik për ekonominë shqiptare në përgjithësi. Përfundimi i mësipër del
drejtëpërdrejt nga shifra e kosumit prej pothuaj 8000-9000 tonë cigare që konsumohen çdo vit me një xhiro vjetore
tregu me pakice të nivelit të mbi 120-150 milionë dollarë, jashtëzakonisht e madhe jo vetëm për tregun e vogël
shqiptar. Të mos harrojmë se kontrabanda e cigareve është e përmasave të mëdha, kur, bazuar në vlerësime
të ndryshme, zhdoganohet maksimumi në 30-40% të konsumit vjetor. Nëse kihet parasysh se për një periudhë të
gjatë gjatë 13-14 viteve të tranzicionit zhdoganimet kanë qenë të nivele shumë të më të ulëta
se shifra e mësipërme, merren me mend shifrat astronomike që kanë hyrë në xhepat e kontrabandistëve të
fortë të cigareve, kuptohet në dëm të buxhetit të shtetit shqiptar dhe, si rrjedhim, të çdo qytetari në
veçanti. Po sa më sipër, është vetëm pjesa e dukshme e ajsbergut kriminal që është luajtur dhe luhet
ende në tregun e cigareve në Shqipëri.
Pjesa më e keqe lojës ka të bëjë me politikat fiskale që kanë çuar në zhdukjen pothuaj totale të
prodhimit vendas dhe, si rrjedhim, krijimin e kushteve që dhjetëra e qindra milionë dollarë çdo vit të zhduken pa
arsye nga vendi. Nëse më parë Shqipëria ka qenë vend që jo vetëm prodhonte cigare për të plotësuar
nevojat e tregun vendas, por edhe eksportonte sasi të konsiderueshme, tashmë në masën 100% është kthyer në
importuese neto me pasoja të thella ekonomike, financaire dhe sociale. Politikat fiskale që janë ndjekur në industrinë e
prodhimit të duhan-cigareve në Shqipëri karakterizohen nga stimulimi i pafundëm i importeve dhe goditje direkte ndaj prodhimit
vendas. Mjafton të përmendim se taksat doganore që aplikohen te ne janë mbi 4 herë më të ulëta sesa ato
të vendeve të tjera të rajonit tonë si Çekia, Maqedonia, Kroacia, etj. Të njëjtin ndryshim mund ta përmendim
edhe për nivelet e akcizave duke na sjellë në përfundimet tronditëse se barra fiskale e cigareve që përdoret
në Shqipëri është, të paktën, 15 herë më ulët se e vendeve të tjera. Kjo ka bërë
përfundimisht që nëse ne kemi dënuar me vdekje industrinë vendase dhe importojmë 100% të cigareve nga jashtë
në vendet e mësipërme përfshi edhe vendet e BE-së, prodhimi vendas të mbulojë deri në 90% të konsumit
të tyre. Pasqyrë më të qartë të politkave vrasëse të prodhimit vendas nuk mund të ketë.
Dëmet që kanë ardhur nga stimulimi i importeve dhe dënimi me vdekje i prodhimit të brendshëm të duhan-cigareve
janë të thella dhe shumëplanëshe. Janë me dhjetëra mijë familje fshatare që potencialisht mund të
përfshiheshin në prodhimin në industrinë e cigareve nëse do të krijoheshin kushtet e ekzistencës së saj.
Pasojat e falimentimit të kësaj industrie në vend shfaqen me varfëri masive, emigracion, nxitje të kultivimit të
bimëve narkotike dhe deri në shtyrje për fenomene vrasëse për një shoqëri si prostitucioni, trafiqet, etj. Pasojat
e kësaj politike, natyrisht, janë një barrë e konsiderueshme jo vetëm për buxhetin e varfër të shtetit
shqiptar, por edhe një pengesë e madhe për të ardhmen e tij në kuadër të procesit të integrimit në
Bashkimin Europian. Për sa i përket buxhetit të shtetit është llogaritur që nëse do të ishin përdorur
politika fiskale pak më forta dhe krejt të arsyeshme në krahësim me ato të vendeve të rajonit ndaj importit të
cigareve, do të ishin përftuar me dhjetëra e dhjetëra milionë dollarë të ardhura çdo vit. Për të
mos përmendur hemorragjinë që i vjen ekonomisë kombëtare nga dalja krejtësisht e paarsyeshme jashtë vendit të
dhjetëra milionë dollarëve çdo vit nga cigaret. Mjaftonte vetëm pak interes dhe vullnet nga politika për të
bërë të mundur eliminimin e pasojave të mësipërme negative për të gjithë. Por, siç duket, interesa
të forta janë të lidhura me mbajtjen e kësaj politike fiskale, organizative dhe licensuese në tregun e cigareve. Asnjë
justifikim nuk mund të ketë nga politika për sa më sipër, qoftë edhe me arsyen e luftës kundër
kontrabandës ose me kushtet e vëna nga antarësimi i vendit në Organizatën Botërore të Tregëtisë dhe
detyrimet nga marrëveshjet e tjera integruese të vendit. Nuk duhet të bëjmë as më pak dhe as më shumë sa,
të paktën, gjysma e asaj çka bëjnë vendet e tjera që janë shumë më të hershme sesa vendi ynë
në organizatat e mësipërme. Të mos harrojmë se shumë nga vendet e rajonit dhe edhe vetë të BE-së jo
vetëm janë jashtëzakonisht xhelozë ndaj prodhimeve të tyre, por aplikojnë edhe subvencione të drejtpërdrejta
ndaj cigareve që prodhojnë dhe eksportojnë. Ndërsa ne bëjmë krejt të kundërtën.
Mbi të gjitha, arrijmë të kuptojmë se struktura ekonomike e tanishme e mbizotëruar totalisht nga importet të shtyn
të mendosh se politikat qeveritare sundohen nga grupet tregtare që bëjnë presion për të mos lenë nxitje të
rritjes së prodhimit vendas dhe, aq më shumë, për të filluar krijimin e bazës eksportuese shqiptare. Tregu i cigareve
është një nga më strategjikët parë shifrat e konsiderueshme financiare dhe pasojat ekonomike dhe sociale të thella
me të cilat është lidhur në realitetin shqiptar. Për këtë arsye ligjet e fundit për ulje e konsumit të
cigareve në vend janë pak a shumë si kënga e vdekjes përfundimtare të prodhimit vendas.
biznesi
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|
Anton Ashta
|
| Postuar mė 2-4-2005 nė 10:14 |
|
|
Anila Dushi - 31/03/2005
Shkodra prodhon 20 mijë maska veneciane në vit
Edmond Angoni me profesion mjek veteriner punon në Padova e Venecia, ku bie në kontakt me botën e maskave veneciane të
pëlqyera nga turistët e të gjithë botës
Ka filluar aktivitetin privat me 4 punëtorë dhe sot pas 8 vitesh ka 37 të tillë. Ka arritur të krijojë ndërmarrjen
e vetme në Shqipëri për prodhimin e maskave veneciane dhe prodhon rreth 20 mijë maska në vit. Edmond Angoni është
një ndër emigrantët shqiptarë në Itali që ka punuar në këtë vend duke patur bindjen se një ditë
do të kthehet dhe do të investojë në Shqipëri, ndonëse, siç thotë dhe vetë, atëherë nuk e
dinte se ku do ta përqendronte aktivitetin e tij. Me profesion mjek veteriner punon në Padova e Venecia, ku bie në kontakt me
botën e maskave veneciane të pëlqyera nga turistët e gjithë botës. I apasionuar pas arteve dhe letërsisë,
Angoni mendon të kthehet në Shqipëri dhe të investojë në këtë fushë. Siç kujton vetë ai, ka
qenë fundi i vitit 1976 kur ka marrë një vendim të tillë dhe është takuar me italianët që merreshin me
rafiniturat e maskave. Ata janë treguar skeptikë për idenë e Angonit se maskat mund të prodhohehin në Shqipëri dhe
fillimisht kanë rënë dakord që në Shkodër të bëhej teknologjia e punës vetëm si materiali greco,
ndërsa maskat do të rafinoheshin e pikturoheshin në Itali. Angoni qëndron 4 muaj në Venecia tek prodhuesi i këtyre
maskave që më pas do të bëhej klient i tij. Vjen në Shkodër dhe fillon aktivitetin, i cili rritet nga viti në vit.
Firma Arlecchino që krijon Angoni hyn në tregun italian, pasi prodhon maskën klasike veneciane, ndryshe nga prodhimet plastike apo
qeramike të firmave nga vende të tjera të botës.
Arlecchino, 20 mijë maska për tregun e Venecias
Janë 650 modele dhe një kapacitet prodhues prej rreth 20 mijë maskash në vit që furnizojnë tregun serioz të
dyqaneve në Venecia, rrjet ky që përfshin 21 të tilla. Përveç kësaj, Arlecchino ka ngritur atje dhe dy dyqane
të vetat, ku, siç thotë Angoni, tregtohen vetëm maskat e prodhuara prej tij, pa u futur mallra të tjera. Përveç
kësaj, maskat e kësaj firme tregtohen me porosi dhe në SHBA, Angli, Francë e Greqi, përmes vitrinave të dyqaneve që
shërbejnë dhe si ekspozim i tyre apo dhe me anë të internetit. Prodhimi i maskave që mbajnë etiketën e firmës
Arlecchino është i gjithi i bazuar në punën me dorë dhe kjo ka bërë që ai të kthehet në një
trashëgimi kulturore për Shkodrën, një pasuri kulturore e saj, që shteti duhet ta stimolojë. Në Shkodër trupat
diplomatike që vijnë kanë të përfshirë në axhendën e takimeve të tyre dhe një vizitë në
ambientet e Arlecchino-s, duke vlerësuar cilësinë e punës që bëhet këtu. Duke qenë e vetmja firmë
shqiptare që është futur e qëndron me dinjitet në tregun botëror dhe që ka krijuar një traditë në
punimin artistik me dorë të këtyre maskave, shteti duhet të subvencionojë shtimin e numrit të punëtorëve,
në mënyrë që kjo traditë të rritet e trashëgohet, thotë biznesmeni Angoni.
Arlecchino dhe burokracitë
Angoni përmend faktin që vitin e kaluar u paraqit një projekt i Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale
për nxitjen e punësimit përmes formimit profesional, ku 20 vajza shkodrane do të mësonin e punonin për 9 muaj pranë
Arlecchinos. U vendosën 10 vajza, pasi aq mund të mbulonte fondi i dhënë nga shteti, por vetëm para pak ditësh, Edmond
Angonit i vjen një shkresë zyrtare, sipas të cilës, për mungesë fondi nga buxheti i shtetit për këtë
aktivitet, projekti shkurtohet në 7 muaj dhe mund të mbahen vetëm 4 vajza. Kjo do të thotë se disa prej tyre do të
largohen.
Mësimi i zanatit, art më vete
Edmond Angoni tregon se materialin e siguron në vend dhe janë materiale që në gjuhën e biznesit njihen si materiale të
varfra, ndërsa atë që nevojitet për rafinitura, nga importi. Ky aktivitet ka dhe vështirësitë e veta. Edmond
Angoni tregon se vështirësia kryesore është në mënyrën e shtrirjes. Ai është vetë trajnuesi i
punëtorëve, prodhuesi, modeluesi dhe menaxheri. Duhet që çdo proces apo model i ri tu mësohet me rigorozitet e durim
punëtorëve. Ka raste kur një model i ri ka kërkesë për prodhim me shumicë dhe kjo krijon vështirësi, pasi
punëtorët duhet ti rikthehen po atij procesi duke xhiruar brenda për brenda. Ajo që e ka bërë të suksesshëm
këtë biznes, përveç pasionit e përkushtimit për punë e art, është dhe se Edmond Angoni mban kontakte
të vazhdueshme me tregun, për të qenë një hap para tjerëve në konkurrencë, dhe me formimin e thellimin e tij,
ka arritur të krijojë modele të freskëta që ti përgjigjen tregut.
Përveç tregut të huaj, maskat Arlecchino janë të pranishme dhe në shfaqje teatrale apo spektakle në
Shqipëri. Këtë vit me mbështetjen e projektit Creative City u bë për herë të parë në Shkodër
një ballo me maska, ku ishin maskat e Arlecchino-s ato që u vunë në dispozicion të saj. Synohet që ky aktivitet
të kthehet në një aktivitet të përvitshëm tradicional në Shkodër. Edmond Angoni mendon që në të
ardhmen të shtrijë aktivitetin e tij në një drejtim tjetër, por të lidhur me maskat. Ai do të krijojë një
repart për prodhim maskash të një lloji tjetër, me një linjë më të thjeshtë dhe më ekonomike,
në mënyrë që të ndihmojë në aktivitetet e ndryshme në vend dhe që do të thotë shtim fuqie
punëtore. Por kjo i përket së ardhmes, shprehet Angoni.
biznesi
Dhe nje tjeter shembull pozitiv i nje veprimtarie private.
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|
Anton Ashta
|
| Postuar mė 4-4-2005 nė 08:25 |
|
|
Feti Zeneli - 01/04/2005
Eksportet shqiptare dhe integrimi
Vendi ynë ka sot raportin më të disfavorshëm import-eksport në Europë, i cili kohët e fundit ka arritur në
shifrat 6 me 1, ndërkohë që për prodhimet bujqësore ky raport ka arritur deri në 11 me 1
Fondi Monetar Ndërkombëtar tërhoqi këto ditë vëmendjen e autoriteve shqiptare për rritjen e eksporteve,
ndërkohë që bilanci i pagesave me jashtë vazhdon të jetë i varuar nga të ardhurat e emigrantëve dhe
transferta të tjera, të cilat pritet të bien me kalimin e kohës. Nëse do të perifrazojmë parullën e dikurshme
të monizmit se pa eksport ska import, për të treguar rolin e këtij aktiviteti të rëndësishëm ekonomik
në kuadrin e reformave të ndryshme integruese, mund të thoshim se sot pa eksporte ska integrim. Është fakt i
padiskutueshëm se dikur në kushtet e ekonomisë së centralizuar ne eksportonim rreth 100 mijë tonë perime në vit,
dhjetëra tonë bimë medicinale, mijëra tonë krom dhe minerale të ndryshme dhe shumë produkte të tjera Made in
Albania. Mjafton të kujtojmë se vetëm nga eksporti i duhanit buxheti i shtetit fitonte atëherë çdo vit më
shumë se 50 milionë dollarë të ardhura, ndërsa sot tregun shqiptar e ka pushtuar importi i këtyre prodhimeve nga vendet
fqinje. Vendi ynë ka sot raportin më të disfavorshëm import-eksport në Europë, i cili kohët e fundit ka arritur
në shifrat 6 me 1, ndërkohë që për prodhimet bujqësore ku raport ka arritur deri në 11 me 1. Po të shkosh sot
në doganat shqiptare për të parë mallrat që hyjnë e dalin, qoftë edhe në një ditë të vetme,
të zë trishtimi, siç thotë Migjeni. Ndjehesh i turpëruar kur shikon që tregtarët shqiptarë importojnë
edhe prodhimet më tradicionale të bujqësisë sonë, duke filluar nga rrushi e duke përfunduar te bari i thatë
për blegtorinë. Janë rreth 400 milionë dollarë në vit që përdoren për të blerë në vendet
fqinje fruta e perime, drithë, vajëra ushqimorë, sheqer, pije të ndryshme, cigare, etj., ndërkohë që, sipas
studiuesve seriozë të fushës së ekonomisë, qofshin këta vendas apo dhe të huaj, Shqipëria është
përcaktuar, kohë pas kohe, si një vend thellësisht bujqësor. Kjo do të thotë se është e
paimagjinueshme, në mënyrë të veçantë për kushtet e sotme të ekonomisë së tregut, që vendi
ynë të shpenzojë sasira të konsiderueshme valute, të siguruara me mund e sakrifica të panumërta nga puna e
emigrantëve tanë jashtë shtetit, për të importuar prodhime bujqësore. Nga ana tjetër, burimet statistikore
bëjnë të ditur se po kaq dollarë përdoren edhe për importin e materialeve të ndërtimit si tulla, tjegulla,
çimento, hekur, etj., ndërkohë që artikuj të tillë janë prodhuar dhe mund të prodhohen shumë mirë
në vend. Mund të ketë edhe prodhime apo materiale të tjera të kësaj natyre, të klasifikuar si artikuj konsumi,
për të cilat ekzitojnë kushte e mundësi të pashfrytëzuara brenda vendit që mos importohen në sasira të
tilla të mëdha, duke arritur deri në 80-85% të importeve gjithsej. Në këtë kuadër, edhe tri nga
industritë kryesore të agrobiznesit si industria e prodhimit të birrës, vajit vegjetal dhe vezëve e marrin lëndën e
parë nga importi. Mjafton të përmendim këtu se vetëm Birra Tirana importon çdo vit rreth 6 milionë dollarë
lëndë të parë, ndërkohë që Shqipëria i ka të gjithë mundësitë e prodhimit të elbit
distik që përdoret për këtë qëllim. E njëjta gjë ndodh edhe me industrinë e prodhimit të vajit
vegjetal, ndërkohë që jo shumë vite më parë bujqësia shqiptare ka prodhuar mijëra tonë luledielli në
vit. Shembujt argumetues në këtë rast nuk kanë të sosur, por që të gjithë tregojnë se vendi ynë ka
trashëguar një traditë të mirë në fushën e eksporteve edhe në kushtet e ndërtimit të socializmit me
forcat e veta, ku e vetmja mundësi zhvilluese ishte eksporti ai që duhej ti hapte rrugën importit.
Ekonomisti i madh Jon Kejns, prodhimin vendas e ka konsideruar si energji të progresit, këtu e tre-katër shekuj më parë. Por
politikëbërësit dhe vendimmarrësit e sotëm shqiptarë ende nuk po ndërgjegjësohen rreth një kërkese
të tillë të zhvillimit ekonomik për vendin tyre. Unë do të thosha që në se ne nuk do ti kthehemi urgjentisht
prodhimit vendas, duke vënë në dispozicion të tij të gjithë faktorët inistucionalë të qeverisjes dhe
iniciativës së lirë private, do ti humbim përfundimisht shanset për të kapur ritmet e duhura të zhvillimit
ekonomik si dhe për të siguruar parametrat e nevojshëm të integrimit aktiv në strukturat europiane. Për këtë
arsye duhen bërë politika të tjera në fushën e kredidhënies, tërheqjes së investimeve vendase dhe të
huaja në fushën e prodhimit, etj. Bankat shqiptare, megjithë një farë ndryshimi të lehtë që vihet re këto
dy vitet e fundit, përsëri vazhdojnë të japin kredi me pikatore. Treguesi i kredidhënies për bankat tona nuk
është më shumë se 9% e PBB-së, kurse në vendet e tjera të rajonit ky tregues luhatet midis kufijve 22-45%. Por
më dramatik dhe tepër pesimist është në këtë rast raporti midis kredisë për tregti dhe kredisë
për investime prodhuese, ku vitin e kaluar, kredia afatgjatë përbënte vetëm 10% të kredidhënies gjithësej.
Ndërsa kredidhënia për bujqësinë, sektorin bazë të ekonomisë sonë, në vitin më të
mirë të pas 1997-ës nuk e ka kaluar 0,8 përqindshin. Nga ana tjetër, në kushtet kur vendet më të zhvilluara
të Europës, por edhe vende të tjera më pak të zhvilluara të rajonit tonë ofrojnë kredi për investime
prodhuese me gjysmën e interesave që aplikohen në kredidhënien e bankave tona, niveli i ulët i kreditimit nuk mund të
konsiderohet, e vetmja e keqe e kredidhënies sonë bankare, sikundër nuk mund të konsiderohet e tillë mungesa e investimeve
vendase në fushën e prodhimit shqiptar. Kriza aktuale e prodhimit vendas në Shqipëri, në një farë kuptimi,
është krizë e mungesës së investimeve të huaja në vendin tonë. Ngjarjet e 97-ës ishin fatale për
përkeqësimin e klimës së investimeve të huaja në vendin tonë. Është kjo arsyeja që në 7-8 vitet
e fundit, numri i shoqërive të huaja që veprojnë në territorin shqiptar është zvogëluar tre herë. Por
klimës së pasigurisë iu shtuan me kalimin e kohës procedurat e zvarritjeve burokratike dhe niveli i lartë taksave dhe
tatimeve që duhej paguar gjatë ushtrimit të aktivitetit privat. Kështu, nëse në Amerikë, fjala vjen, për
të hapur një biznes, nuk duhen më shumë se 4 firma zyrtarësh, në Shqipëri kjo procedurë kërkon
minimalisht 18 firma të tilla. Shqipëria është i vetmi vend në tranzicion që nuk aplikon icentiva financiare për
investimet e huaja, ndërkohë që të gjitha shtetet e tjera të Europës Juglindore dhe Lindore, duke filluar nga Maqedonia
e deri në shtetet e Konfederatës Ruse, në mënyra të ndryshme, i përjashtojnë firmat e huaja nga tatimi mbi fitimin
4-5 vitet e para, nuk aplikojnë tatim-fitimin mbi pjesën e riinvestuar të fitimit, etj. Kësisoj, joshja e investitorëve
të huaj i është besuar totalisht Agjencisë për Nxitjen e Investimeve të Huaja në Shqipëri, detyra kryesore e
të cilës është mbledhja dhe shpërndarja e informacioneve, gjë për të cilat kompanitë e huaja, jo
vetëm kanë agjentët e tyre, por dhe nuk i besojnë shumë informacionet e shpërndara nga specialistët tanë, pasi
në to ka shumë eufori, pasaktësi, politizim, mungesë profesionalizmi, etj. Kjo është arsyeja që gjatë
qeverisjes së majtë Shqipëria ka thithur gjithësej rreth 500 milionë dollarë investime të huaja direkte, të
cilat përbëjnë vetëm 0,2 për qind të investimeve të rajonit të Europës Juglindore. Sot është
koha e nxitjes së fuqishme të incentivave dhe investimeve në ato degë e sektorë të ekonomisë shqiptare që na
favorizojnë në realizimin e objektivave tona integruese, duke iu kthyer prodhimit dhe eksportit të disa prodhimeve tradicioanle në
fushën e bujqësisë, agroindustrisë, artizanatit, turizmit, etj., me qëllim që edhe të shesim në vendet e tjera
e jo të blejmë pa kriter si deri më tani. Për këtë arsye, drejtimi i lëvizjes së shtetit dhe biznesit duhet
të jenë në të njëjtin kah.
biznesi
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|
Anton Ashta
|
| Postuar mė 15-5-2005 nė 11:25 |
|
|
Alarm për pataten e Shishtavecit
Banorët: Po kalben 17 mijë kuintalë sepse nuk ka treg
KUKËS/ Jonuz Hallaçi
Dikur ishte krenaria e prodhimit bujqësor shqiptar, por tani kalbet në mungesë të tregut. Këtë fat ka patatja e prodhuar
në Shishtavec të Kukësit, e mirënjohur në mbarë rajonin e Ballkanit si ndër më cilësoret.
Por krenaria është njëra anë, pasi mijëra familje kanë humbur burimin e vetëm të jetesës që
sigurohej nga shitja e patates, i vetmi prodhim që bëhet në zonat e thella të Kukësit sidomos në Shishtavec, Topojan,
Zapod, Cajë e Bushtricë. Prodhimi tani është i shkatërruar në tokë dhe një sasi e madhe tij me rritjen e
temperaturave shkon drejt kalbjes. Marrëveshja e tregtisë së lirë me vendet fqinje ka lënë stok të paktën 17
mijë kv patate në Kukës. Tregu është mbushur plot e përplot me patate nga Kosova, Maqedonia e Greqia ndërkohë
që prodhimi vendas është rrënuar. Në treg 1 kilogram patate të Shishtavecit kushtojnë 20 lekë, sa një
patate greke e grirë në qeskën e patatinave. Ata pak prodhues që mund të sjellin pataten në tregun e Kukësit,
humbasin gjysmën e vlerës vetëm nga transporti. Në çerdhe, kopshte, ushtri e polici blihet patatja e importit, shumë
më pak cilësore se ajo e vendit. Fama e Shishtavecit po shuhet bashkë me atë të patates. Ish-magazinat e grumbullimit
janë kthyer në gërmadha. Për të mbërritur në Shishtavec rruga në të shumtën e kohës
është e bllokuar dhe sidomos në këtë dimër të pazakontë, fermerët nuk kanë shitur asgjë nga
prodhimi i tyre. Nebi Koboci është një prodhues patate që ka zbritur nga Nimca disa thasë me patate. Mesatarisht tre patate
të tij peshojnë 1 kilogram. Ai duhet të kalojë shumë vështirësi për ta sjellë prodhimin në treg, por
e shet pa asnjë lloj leverdie, vetëm 20 lekë megjithëse ajo ka një kosto të lartë. Thasët me patate importi
kanë vërshuar në treg. Duke folur për gazetën, ai thotë se me shumë vështirësi i kam sjellë patatet
në treg, pasi tani është hapur rruga nga dëbora. Gjysmën e lekëve që fitoj i paguaj për transportin.
Shumë nga fshatarët ngrihen që në mesnatë dhe udhëtojnë me kuaj të ngarkuar për të mbërritur
në fshatrat në periferi të Kukësit pas 5 orësh, për të ndërruar 1 kg patate më 1 kg misër si në
mesjetë. Sipas tij, këtë vit nuk është prodhuar shumë patate, madje më pak se vitet e tjera. Me gjithë
fëmijët e familjen time, thotë Koboci, jemi rropatur për të prodhuar këto 4 tonë patate. Mirëpo në fund
nuk fitojmë asgjë përveç lodhjes dhe rraskapitjes. Ja këtu në treg ka patate Kosove e Maqedonie. Shteti po na
rrënon, kur nuk na e blen prodhimin siç na kanë premtuar. Institucionet shtetërore duhet që në kohën e prodhimit
dhe shitjes së patates tonë të frenojnë vërshimin e patates së importit. Na kanë premtuar vazhdimisht se do të
ngrihet fabrika për përpunimin e saj, por deri më tani nuk është bërë asgjë. Ky shtet nuk mendon fare për
ne. Jemi në pikë të hallit, jetojmë me 6 muaj dëborë. Prodhojmë vetëm patate dhe këtë nuk e shesim
dot, përfundon bujku.
Flet Dylejman Nela
Kryekomunari: Të ndërhyjë shteti
KUKES - Kryetari i komunës Dylejman Nela është i shqetësuar prej vitesh për mungesën e gjetjes së tregut për
pataten e banorëve. Ai ka kërkuar dhe ndihmë nga shteti, por deri tani nuk është bërë asgjë. I vetmi prodhim
që siguron të ardhura për banorët e komunës sime, thotë ai, është patatja me një cilësi mjaft
të lartë. Në Shishtavec kemi 60 mijë kv patate të certifikuar dhe në Topojan 30 mijë kv. Prodhimi deri tani
është stok. Mund të jetë shitur 5 % e prodhimit. Vetëm në vitin 1994 prodhimi i mbetur u subvestionua, ndërsa
sivjet perspektiva e deritanishme është shumë e zymtë. Me pataten që hyn nga Kosova, Greqia e Maqedonia prodhimi ynë ka
mbetur stok, thotë kryekomunari Nela. Më tej ai pohon se e ka ngritur shqetësimin në qeveri, duke kërkuar që ky problem
jetësor për banorët të gjejë zgjidhje. Ne nuk jemi kundër marrëveshjes së tregtisë së lirë,
por gjithsesi duhet ruajtur prodhimi vendas. Me këto marrëveshje prodhimi vendas është shkatërruar duke futur këtu dhe
koston e lartë të prodhimit, pasi patatja prodhohet me dorë dhe pa mjete mekanike. Pasojat janë të jashtëzakonshme nga
mos shitja e prodhimit të patates.
Flet specialisti Cengu
Tregu po largon edhe banorët
KUKËS - Sefë Cengu, një nga specialistët e bujqësisë dhe patates në Kukës kujton me nostalgji prodhimin e
dikurshëm. Atëherë Kukësi mbante me patate cilësore të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që tani
prodhimi kalbet. Madje edhe tani ky prodhim mbulon nevojat e konsumatorëve vendas, por mungon tregu. Patatja e importit po rrënon prodhuesit
me traditë të Shishtavecit dhe Kukësit. Sipas Çengut, kjo kulturë po rrezikon që pas pak vitesh të mos mbillet
më. Dikur mbilleshin 2000 ha, ndërsa tani sipërfaqja e mbjellë ka rënë deri në 600 ha. Sipas Cengut, shteti duhet
të kujdeset më shumë për këtë resurs të kësaj zone. Më tej ai shton duke pohuar se në Shishtavec
dikur ka pasur specialistë dhe infrastrukturë të duhur që stimulonte prodhimin e patates. Duhen investime, kanalizime që
të stimulohet rritja e patates. Sivjet llogariten që 17 mijë kv patate të jenë në pritje të tregut, vjet kanë
qenë 20 mijë. Zona ku prodhohet patatja po degradohet dhe njerëzit po largohen vetëm e vetëm se nuk gjejnë treg dhe
prodhimet e tyre nuk sjellin më të ardhura.
panorama
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|
Anton Ashta
|
| Postuar mė 15-7-2005 nė 10:24 |
|
|
Kujtim Boriçi - 15/07/2005
Abib Kurmaku, investitori që e ktheu Steblevën në biznes
Stebleva është një zonë rreth 35 kilometra larg Librazhdit, që tashmë është kthyer në zonë investimi
në ferma dhe frutikulturë. Investimet fillestare të Abib Kurmakut tashmë janë ndjekur edhe nga rreth 20 biznesmenë
të tjerë. Si po kthehet nga një zonë e humbur në mundësi të shkëlqyera biznesi
Rikthimi në vendlindjen e tij, në Steblevën e largët të Librazhdit për të investuar pas afro dy dekadash, për
shumë veta u quajt aventurë, por në harkun e pak viteve Abib Kurmaku ngriti një biznes të suksesshëm në fushën
e frutikulturës, biznes që po e rrit nga dita në ditë. Tashmë 40-vjeçari Kurmaku ka mbjellë një
sipërfaqe prej 7 hektarësh me pemë frutore, ndërsa javët në vazhdim parashikon që qindra fidanëve frutorë
t'u shtojë shumë të tjera, deri në një sipërfaqe prej 10 hektarësh. Siç tregon biznesmeni Kurmaku,
fillimisht e pati të vështirë, për shkak të largësisë së Steblevës nga qendra urbane (rreth 35 kilometra
larg nga Librazhdi), të ikjes masive të popullsisë së zonës pas vitit 1990 (tani vetën 15 për qind e banorëve
banojnë në Steblevë) dhe deri te shërbimi në parcelat frutore dhe ruajtja e tyre.
Para tre vjetësh Kurmaku e nisi biznesin me mbjelljen e mollëve e kumbullave, pemë që tradicionalisht japin prodhime të mira
në këtë zonë të largët verilindore, në kufijtë mbi 100 metra mbi nivelin e detit. Më pas sipërfaqja
e mbjellë shtohet edhe me fidanë të tjerë si qershi, dardhë, ftonj e pemë të tjera; ndërsa këtë vit
ai ka mbjellë për herë të parë në Steblevë për provë dhe frutin mesdhetar të kivit.
Unë kam një biznes të mirë në Tiranë, në fushën e tregtisë, por burimet e pasura natyrore të
pashfrytëzuara të vendlindjes sime të Steblevës, pyjet e shumta, kullotat dhe sipërfaqet e lira të tokës, më
nxitën të investoj fillimisht në blegtori (dele e lopë), dhe më pas në frutikulturë, thekson Kurmaku.
Kuptohet që prodhimet e para janë modeste, por në një të ardhmne të afërt, sipas parashikimeve dhe besimit të
Kurmakut, fitimet do të jenë të mira dhe biznesi i tij në frutikulturë do të shtohet më tej.
Siç pohon edhe Pëllumb Gjini, kryetar i komunës së Steblevës, Abibi ishte i pari biznesmen që nisi investimet në
vendlindjen e tij, por më vonë shembullin e tij e ndoqën edhe të tjerë. Vetëm në jug dhe juglindje të fshatit
të Steblevës, edhte tre biznesmenë të tjerë, ngjitur me Kurmakun, kanë mbjellë qindra pemë dru
frutorë.
Tashmë, sipas Gjinit, janë rreth 20 fermerë apo grup fermerësh që kanë investuar në blegtori (tufa nga 150 deri 400
krerë), duke nxitur edhe ngritjen e punishteve (baxhove) për përpunimin e qumështit. Njëkohësisht investime në
rritje po bëhen edhe në fushën e blegtorisë e të përpunimit të lëndës drusore.
Iniciativa e biznesit për të investuar në këtë zonë me burime të shumta natyrore të pashfrytëzuara, shton
Gjini, së fundi do të favorizohet edhe nga investimi në infrastrukturën rrugore (rikonstruksion i aksit nacional
Librazhd-Bulqizë), që pritet të të nisë këto ditë me financimin e buxhetit të shtetit.
biznesi
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|
Anton Ashta
|
| Postuar mė 17-9-2005 nė 09:39 |
|
|
Anila Dushi - 16/09/2005
Punëtorët e koncesionarës turke në grevë
Rreth 40 nga 50 punonjësit e ndërmarrjes turke me koncesion, Alkable, në Shkodër, kanë zhvilluar dje grevë, duke e
ndërprerë punën. Punonjësit kanë kërkuar, të paktën nënshkrimin e kontratës kolektive,
përndryshe do ta përshkallëzojnë grevën
SHKODËR - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të uzinës së telave e kabllove në Shkodër ka zhvilluar sot një
grevë njëorëshe. Të përkrahur edhe nga drejtuesit e kësaj sindikate për Qarkun e Shkodrës, rreth 40
punëtorë nga 50 që ka kjo ndërmarrje, janë mbledhur në oborrin e saj dhe për një orë nuk kanë
punuar. Sipas kryetarit të kësaj sindikate në këtë ndërmarrje, Bardhyl Beshiri, ata kërkojnë nënshkrim
të kontratës kolektive të punës, sipas rregullave dhe legjislacioni të punës në Shqipëri. Ka 7 muaj që
kjo zvarritet dhe punëdhënësi, firma turke Alkable, nuk pranon të diskutojë për këtë kontratë.
Punëtorëve u është thënë se deri në janar nuk do të ketë bisedime. Sipas Beshirit, kontrata
është hartuar dhe i është dorëzuar administratorëve të firmës që e kanë studiuar me juristët e
tyre, por përsëri nuk pranojnë të bisedojnë e të diskutojnë për të. Lidhur me këtë,
punëtorët kanë paralajmëruar për grevë, dhe me ndërmejtësinë e zyrës së pajtimit pranë
qarkut ata nuk e kanë ndërprerë punën, me shpresë se palët do të ulen në bisedime.
Sindikalistët kanë kërkuar edhe rishikim të pagsës së tyre, pasi ajo është tepër e ulët,
punëtorët marrin 9 mijë e 360 lekë në muaj, ndërsa specialistët vetëm 100 euro në muaj. Një
tjetër problem që shtrohet prej tyre, dhe që akoma nuk ka marrë zgjidhje, është edhe ai 5 për qind i aksioneve
të kësaj ndërmarrjeje që zotërohet nga punonjësit e saj. Në dhjetor të vitit të kaluar, kur kjo
uzinë iu dha me koncesion prej 10 vitesh firmës turke, ky fakt nuk u mor parasysh nga shteti shqiptar, që nënshkroi dhe
marrëveshjen koncesuale.
Sipas kryetarit të BSPSH-së të Qarkut Shkodër, Albert Tukaj, çdo vit punëtorët humbasin 700 deri 800 mijë
lekë. Firma turke Alkable e ka marrë me koncesion për 10 vjet këtë uzinë, ku në dy faza ka premtuar të
investojë 10 milionë dollarë. Sipas punëtorëve, këtu prodhohet pak, dhe malli vjen gjysmë i gatshëm, për
tu shitur me etiketën e kësaj uzine. Njëri prej punëtorëve të vjetër të kësaj ndërmarrjeje, Viktor
Gjelaj, thotë se ka punëtorë dhe specialistë që kanë mbi 30 vjet punë këtu, dhe kjo ndërmarrje nuk ka
reshtur së punuari asnjëherë.
Grevistët kanë deklaruar se në rast se punëdhënësi turk Ismail Altay Halazoglu nuk do të ulet për të
diskutuar me ta për plotësim të kërkesave të tyre, veçanërisht nënshkrimin e kontratës kolektive
të punës, ata do të bëjnë grevë njëditore, dhe më pas grevë paafat, sipas ligjit. Uzina e telave dhe
kabllove elektrike është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. Ajo është ngritur në vitin 1969 në
Shkodër, dhe ka pasur disa reparte: të telëzimit, petëzimit, zmaltimit etj. Ajo prodhonte tela e përcjellës
elektrikë kryesisht prej bakri, por edhe prej alumini dhe alumin-çeliku, të zhveshur e të veshur, në përmasa e tipe
të ndryshme. Prodhimet e saj plotësonin nevojat e vendit, dhe 80 për qind eksportohej. Në vitet 80 kjo uzinë prodhonte 10
mijë e 360 tonë tela dhe kabllo, dhe ishte një ndër ndërmarrjet më me shumë punëtorë në
Shkodër.
biznesi
A di kush me shume?
Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?
|
|
|
|