Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2  >>
Autori: Subjekti: Vjedhja e prones, metoda e \"tmerrshme\"
Anton Ashta

Postuar mė 21-4-2004 nė 08:51 Edit Post Reply With Quote
Vjedhja e prones, metoda e "tmerrshme"

Nje nga dukurite me te ndryra dhe te rrezikshme mbas 1990 eshte ajo qe une po e quaj :


Vjedhja e prones, metoda e "Tmerrshme"


Per ta dalluar nga vjedhja e prones me metoden barbare qe perdoren komunistet nga 1945 deri me 1990.






Letër drejtuar Presidentit të Republikës Alfred Moisiu, dhe Prokurorit Dhori Sallaku

Një fshatar pa tokë i del zot Malit të Peshtanit

Djali i Fone Donos pretendon të marrë 700 hektarë tokë në Malin e Peshtanit. Po të kishte qoftë dhe 10 hektarë tokë, ai do të ishte shpallur kulak në vitin 1946, ndërkohë që ai ishte i vetmi fshatar pa tokë që shpallte kulakë banorët e fshatit dhe bëri karrierë politike deri në kryetar komiteti me faktin që ishte fshatar i varfër.

Dyshimet tona për ministrat Luan Memushi dhe Ethem Ruka për këtë aferë dhe lidhjet e pretenduesit me një klan "Vorioepirot" për të shpallur këtë vend tokë të shenjtë...

Në datën 13 prill u informuam për një gjyq të ngritur në gjykatën e Tepelenës nga qytetari Arqile Dono. Sipas njoftimit që na e dhanë drejtues të zgjedhur të fshatit Peshtan në Tepelenë, qytetari në fjalë pretendon pronësinë mbi një pjesë të madhe të malit të Golikut në vendin e quajtur Hapër, me kufi nga shkëmbi i Peshtanit deri në kufi me Dragotin, afërsisht rreth 700 hektarë. Pretendimi është i ngritur mbi dokumenta tërësisht të falsifikuara me dëshmitarë të rremë, që nuk janë banorë të këtij fshati. Pretenduesi ka gjetur disa banorë të fshatrave fqinje për t'u marrë dëshmi dhe për t'i paraqitur ato si provë para gjykatës së rrethit Tepelenë. Ata janë Sokrat Lavdeani nga Lejkli, Vangjel Shumeli nga Kodra, dhe Neofitë Nasi nga Malëshova, të cilët nuk dinë asgjë, as për Peshtanin, as për pronat e tij dhe, për më tepër, asgjë as për atë që pretendon pronësinë. Pretenduesi i pronësisë mbi Malin Golik, nuk ka pranuar asnjë dëshmitar nga fshati Peshtan, pronë e të cilit është mali në fjalë. Ai ka bashkëpunuar me sa duket me Drejtorin e Pyjeve në Tepelenë, përgjegjësin e Kadastrës dhe kryetarin aktual të Komunës Qendër, vëllai i ministrit Luan Memushi. Ata, po ashtu, dyshohet se kanë falsfikuar një vërtetim të ish kryeplakut të fshatit Peshtan, Ymer Malo. Gjykata e cila duket se është në dijeni të këtyre provave false, ka anashkaluar provat reale hipotekat në kadastër dhe vetë dëshmitë e banorëve të fshatit, të cilët po gjenden para faktit të kryer të marrjes së pronësisë nga një qytetar, familja e të cilit ka qenë dikur banore e këtij fshati, por që njihet botërisht që ka qenë familja më e varfër e fshatit dhe nuk ka pasur asnjë pronë. Biles për këtë shkak babai i pretenduesit, ka përfaqësuar ata që quheshin "fshatarë pa tokë" në fillim të viteve 1944-1945, dhe ka bërë karrierë deri në kryetar komiteti në Tepelenë. Nëse ai do të kishte qenë fshatar me 700 hektarë tokë, ai do të kishte përfunduar kulak ose në burg, por në të vërtetë ai ka qenë një drejtues i lartë i sistemit komunist që ka futur dhe bashkëfshatarë në burg.

Pas këtij njoftimi banorët e fshatit të revoltuar u paraqitën pranë gjykatës së Tepelenës për të dëshmuar se babai i Arqile Dones, i quajtur Fone Dono, nuk ka pasur as tokë, as pasuri pyjore, por ka punuar si hyzmeqar nëpër fshat, si tek Koço Llukani ku ka mbjellë ullinj, tek Çoko Malo ku ka ruajtur bagëtitë, tek Sotir Gjoka ku ka mbajtur qumështin e bagëtive me mushka, etj.. Pra ka qenë thjesht një nga ata pak fshatarë që ka punuar si hyzmeqar në fshatarët e tjerë, të cilët kanë qenë të mesëm ose të pasur.

Nëse Fono Dono do të kishte pak pasuri në vitin 1946 do t'i shtetëzohej. Por ai nuk figuron si një fshatar që ka dorëzuar qoftë dhe një pëllëmbë tokë. Po të kishte kaq tokë sa pretendon, ai do të ishte në krye të listës së kulakëve të fshatit, ndërkohë që ai ka qenë dënuesi i kulakëve të fshatit. Në Peshtan ka pasur pronarë tokash dhe pyjesh dhe ata janë të regjistruar në kadastër sipas fiseve. Fiset kryesore pronare tokash dhe pyjesh janë Xhungreni, Barjamaj, Baze, Kushgjinaj, Lazarte, me 130 shtëpi, janë të regjistruara në kadastër të vitit 1938 dhe me tapi të rregullta.

Nga kryetari i Gjykatës së Tepelenës duket se nuk u morën parasysh këto kërkesa dhe këto fakte. Ai i injoroi pronarët realë të tokës që u paraqitën pranë gjykatës dhe pranoi vetëm një përfaqësi simbolike si dëgjues, por jo në rolin e dëshmitarit. Duke qenë se pretenduesi i pronës ka bashkëpunuar në këtë aksion me Drejtorin e Kullotave, kryetarin e Komunës, Kadastrës etj., të cilët nuk pranojnë të paraqiten në gjykatë, fshatarët dyshojnë se pas tyre qëndrojnë disa zyrtarë të lartë të qeverisë, të cilët kërkojnë të marrin Malin e Peshtanit si një nga pasuritë e pakta natyrore në Jug të Shqipërisë, i ruajtur i paprekur, për interesa biznesi. Duke qenë se kryetari i Komunës është vëllai i Luan Memushit, ministrit të Arsimit, lidhjet të çojnë tek një grup ministrash me origjinë nga Tepelena, që kanë synime të bëjnë këtë mal një rezervat natyror gjuetie private.

Problemi është se zona e malit që pretendon një nga djemtë e Fone Dones është pronë konkrete e familjeve që janë ende në Peshtan, ose janë të zhvendosura në Tiranë. Mali ka toponime konkrete, të cilët dëshmojnë dhe pronarët e tyre si Stani i Gjokës, Shpella e Halilajt, Stani i Bazajt, Shpellë e Gjokës, Ara e Tases, Brinja e Myftarit, Ara e Cenos, Lëmi i Qirjaqit, Shpella e Lacajt etj..

Përmes kësaj letre i drejtohemi presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Sollaku, Shërbimit Informativ Kombëtar dhe institucioneve të tjera shtetërore që kanë të drejtë të hetojnë mbi abuzime të tilla të mëdha pas të cilave qëndrojnë zyrtarë të lartë, të rishikojnë dosjen e këtij procesi gjyqësor të falsifikuar, që synon transformimin pa dëshmitarë të pronës në duart e një pronari jolegjitim. Pretenduesi përfiton dhe nga fakti se shumë bashkëfshatarë pronarë të kësaj zone banojnë aktualisht në Tiranë dhe nuk janë në dijeni të këtij gjyqi të fshehtë që bëhet për të grabitur këtë pasuri të tyre.

Së fundi duam të ngremë dhe një dyshim për prapavijën antikombëtare të këtij shpronësimi të detyruar. Na bën shumë përshtypje se familja Dono, po kërkon pronësinë mbi një zonë, e cila ka një histori të dhimbshme dhe për kombin shqiptar. Ekzaktësht toka e rrethuar prej tij në kadastër, është tokë e pretenduar si "tokë e shenjtë" nga nacionalistët grekë të "Vorioepirit", pasi në këtë zonë ka qenë një varrezë kolektive e ushtarëve grekë të vrarë në Luftën e dytë Italo-Greke, pasi në këtë territor është zhvilluar beteja e tyre me batalionin "Lupo di Toskania". Beteja ka qenë e ashpër dhe në fund forcat greke janë tërhequr përtej kufirit të sotëm shtetëror me Greqinë. Kjo tokë është pretenduar gjithmonë nga shteti grek si tokë që nuk duhet të prekej nga banorët e zonës, pasi ishte "vaditur me gjak grek". Arqile Dono njihet si një veprimtar politik i një grupi të lidhur me interesa greke në Tepelenë dhe dyshojmë se rrethimi i malit prej tij, në të cilën babai i pretenduesit ka punuar aty vetëm si hyzmeqar, ka prapavijë politike antikombëtare, pasi kërkon të realizojë me forma moderne biznesi, ëndrrën e vjetër të grekëve që ajo tokë të mos ishte më pronë e shqiptarëve, por "tokë e shenjtë greke e vaditur me gjakun e nacionalisteve greke".

Për të gjitha këto arsye por mbi të gjitha për arsyen e thjeshtë se pretenduesi është thjesht djali i një fshatari pa tokë dhe pa prona, që synon pronësi të paligjshme mbi një mal që babai i tij e ka shëtitur vetëm si bari i paguar, ne kërkojmë që organet e drejtësisë të veprojnë me maturi dhe t'i japin përgjigjen e duhur shqetësimit të fshatit, i cili nuk do të lejojë kurrë që dikush të emërohet pronar, qoftë për interesa të dy-tre ministrave nga Tepelena, qoftë për interesa të ndonjë segmenti të ringjallur të "vorioepirotëve" që shikojnë akoma ëndrra me sy hapur për tokë të shenjtë në jug të Shqipërisë.

Aleks Llukani, Kalam Kume, Dhiogjen Kume, Muharrem Malo, Pano Meshini, Guri Baze etj....

Vazhdon lista me 54 banorë të fshatit Peshtan, Tepelenë. Pritet që listes t'i bashkohen banorë të kryeqytetit me origjinë nga ky fshat

temA


Keshtu si keta fshatare te gjithe ne duhet te mbrojme pronen tone!


Komunistet mbasi e vodhen token me metodat e tyre barbare me 1945- 1990 , tani po e vjedhin me metoden me pak barbare, por te tmerrshme, se "legale"





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 21-4-2004 nė 09:23 Edit Post Reply With Quote
VLORE, HAPET SKANDALI I TOKAVE

Zenepe Luka

Dejvi Tushe, kreu i institucionit te Regjistrimit te Pasurise se

Paluajtshme ne Vlore eshte kercenuar me jeten, ndersa dhjetera banore te Vlores kane protestuar para gjykates kunder korrupsionit. "Gjyqtare te korruptuar", eshte deejuar dje thirrja nje turme njerezish ne Vlore.

Paraditen e se martes, nderkohe qe iu drejtua gjykates, Tushe beri te ditur mbi kercenimet qe merr nga ata te cilet ai pretendon t'i dergoje para drejtesise. Prej 6 muajsh ai drejton institucionin, qe ndryshe cilesohet pusi i korrupsionit. Ai nisi zbardhjen e abuzimeve te bera me pare ku persona anonime kane pervetesuar prona te tera.

Protesta para gjykates

Ishte koicidence fakti qe ndersa Tushaj ka trokitur ne

gjykate, nje grumbull qytetaresh therrisnin me ze te larte: "Gjykate e korruptuar!" Ne mikrofonin e "KJ" eshte drejtuar qytetari Arshi Xhelili, mesues letersie. Ai nxjerr akuzat me te renda per togat e zeza, vecanerisht per ata te Apelit, qe nisur nga perfitimet e tyre, kane marre vendime te paligjshme. "Kam 8 vjet gjyqeve- thote ai, jam bere monument ne oborrin e gjykates dhe fundi nuk i dihet. Por, po humb shpresat dhe zgjidhja do te jete fatale, pse nuk eshte fjala per pronen time te ligjeshme qe ma kercenon tjetri padrejtesisht, por edhe per te mbrojtur pronen e shtetit qe ia kane grabitur kusaret perfshi edhe togat e zeza". Ai ka 21 dokumente te nxjerra nga arkivi i shtetit, ka nje dosje me

vendime gjykate qe e sorollasin neper vite, sa tek nje trup gjykues tek nje tjeter, nje denoncim qe ka bere ne organin e akuzes per falsifikim dhe qe eshte i provuar. Nje tjeter, ka nje denoncim qe ka bere ne organin e akuzes per falsifikim, qe eshte i provuar, vecse mungon deshira e prokurorise per te hetuar. Por ky qytetar ka punuar 1 vit neper arkivat e shtetit dhe disponon te verteten se vetem Lefter Gjyli i ka vjedhur shtetit 61 mije metra katrore ne Ujin e ftohte.

Harun Sinani akuzon kryetaren e apelit se ka zhvilluar

gjyqe duke iu dhene prone njerezve te saj ne Ujin e Ftohte, duke i rrezikuar atij edhe prishjen e shtepise se ligjshme. Ai ka shifra, harta, dokumente origjinale. Permend emra gjyqtaresh ne te dy shkallet qe kane perfituar e shperdoruar detyren.

"Une, - thote Haruni, - kam humbur durimin, sakat jam, per nje te drejte, nuk di c'do te bej". Disa metra me tej eshte nje e moshuar, quhet Aiste Kuqo. Ca nga mosha, ca nga halli, ajo mbulohet nga lotet. Tregon se ka 8 vjet qe ben gjyq per nje shtese tek pallati, 4 vjet e ndoqi i shoqi deri sa dhe vdiq. Qe nga viti 2000, e vazhdon ajo serialin e gjyqeve. "Por, - thote nene

Aristeja, - duket presin qe te vdes edhe une"


DEJVI TUSHAJ, PERGJEGJESI I ZYRES SE REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUEJTSHME



-Cfare problemesh keni me gjykaten, z. Tushe?

-Shqetesimet me gjykaten kane te bejne me vendimet qe jepen per njohjen e faktit, duke krijuar nje konflikt mes institucionesh. Qysh prej vitit 1994, ka dale ligji i regjistrimit te pasurive te palujtshme, ku ne nenin 193, theksohet qe njohja e faktit nuk regjistrohet, por gjykata vazhdon te jape vendime per dite. Ne insistojme ne te gjitha shkallet, deri edhe ne perplasjen me zyren e Permbarimit. Megjithese i sheh se jane vendime te

paligjshme, na ka vene gjoba deri ne 400 mije leke per mos ekzekutimin e tyre. Problemi i dyte me gjykaten, eshte njohja e prones, nepermjet Bashkise. Qytetare te ndryshem hedhin ne gjyq bashkine per te njohur proat e tyre dhe gjykata, pa u mbeshtetur ne asnje gjekundi, njeh Bashkine pronare, qe ne

fakt, nuk eshte sepse nuk ka asnje prone te rregjistruar. Ajo u njeh pronesine qytetareve duke shkuar deri ne skandale, duke ju dhene disa personave te njejten prone. Zyra jone ka nje rregull, qe nuk eshte respektuar me pare. Qe te rregjistrojme nje prone, eshte e domosdoshme te cregjistrojme nje tjeter. Kur Bashkia nuk figuron, nuk ka prona, atehere?

-Cili eshte reagimi juaj perballe padrejtesise se gjykates?

-Dua te theksoj se gjykata na ka bere presion nepermjet zyres

se Permbarimit duke na gjobitur ne shuma marramendese se pse nuk bejme regjistrimin. Per mua, kjo sjellje, eshte flagrante. Ja kush eshte gjykata. Duhet nenvizuar fakti se gjate gjithe kohes, gjykata ka njohur prona me dokumente jo te sakta, duke abuzuar, por edhe duke perfituar.

-Zyra e regjistrimit te pasurise ne Vlore cilesohet ndryshe edhe

pusi i zi i korrupsionit. A mendoni se do ta pastroni kur ne mbushjen e tij kane kontribuar gjyqtare, notere dhe pushtetare?

-Sipas ligjit, per te korigjuar skandalet pambarim qe jane bere, nuk eshte vetem detyra ime. Madje, une ndihem i kercenuar, i rrezikuar. Kam 6 muaj ne kete detyre dhe cdo dite me kercenojne ne shtepi, ne zyre, me telefon dhe ballazi. Qe te arrihet ajo qe kerkohet, duhet te beje detyren e vet edhe drejtesia, shteti me te gjitha strukturat, pasi prona lidhet me zhvillimin e qytetit, me

investimet, zhvillimin e turizmit.


KRYETARI I GJYKATES, ARTUR MALAJ

-A mendoni se ne kaosin e krijuar per pronat, ka pjesen e vet edhe gjykata, z.Malaj?

-Patjeter qe po. Rastet duhen evidentuar dhe ndeshkuar. Lidhur me shqetesimin e Z. Tushe, ai ka te drejte, por duhet te dergoje perfaqesuesin e zyres per te provuar qe ajo prone eshte e dikujt tjeter.

-Po per rastet kur gjykata ka dhene vendime per nje prone disa

personave, cfare do te thonit?

-Te pergjigjen, nese kemi te bejme me abuzime.


E Merkure, 21 Prill 2004


KRYEPROKURORI PETRIT CANO

-Ka shume denoncime nga qytetaret per fallsifikime te prones,i ka hyre ketij fenomeni akuza?

- Po, ka shume denoncime, por akuza kupton se keto behen ne te njejten kohe nga palet, vetem per te shtyre gjyqet. Ne nuk kemi kursyer marrjen ne pergjegjesi penale te pushtetareve, notereve, eksperteve, packa se gjykata ju ka dhene pafajesi ne disa raste. Nga ana tjeter une bej pyetjen, ku eshte kontrolli i shtetit ne

Vlore, a behen kontrolle, a gjenden shkelje per tendera, prishje

rrugesh, abuzime,mashtrime. Kam tre vjet e gjysem qe drejtoj Prokurorine e Vlore dhe nuk kam qofte edhe nje rast te vetem te kete denoncuar kontrolli i shtetit.

kj


Komunistet ja kane arritur me ane te medotes se "tmerrshme" ta bejne aq lemsh ceshtjen e prones ne RSH sa eshte pothuasje e pamundur cdo zhvillim normal i vendit.

Dhe PD mban pergjegjesine e vet per kete gjendje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-4-2004 nė 09:08 Edit Post Reply With Quote
Maketi i projektit francez, falso

Ka dhjetëra raste flagrante të fshehjes së ndërtesave aktuale, të cilat "janë fshirë" në maketin e paraqitur. Milionat e postuara drejt Parisit, kanë spostuar idetë fillestare të projektit dhe kanë krijuar një maket që shërben vetëm për të noterizuar ndërtimet që kanë lidhje me Edi Ramën. Shkelje e plotë e ligjeve, e të drejtës së pronës, mungesë transparence dhe shkatërrim real i Tiranës.

Ilir Sopoti

(Vijon nga numri i djeshëm)

Është krijuar një mur me ndërtime 6 kat i lartë, ndërmjet dy kullave të larta që parashikohet të ndërtohen dhe Hotel "Drinit" e ndërtesës së Kacelëve, pa asnjë lloj logjike, finese, profesionalizmi e fantazie. Me këtë rast në mungesë të shkallës, mund të themi se janë shkelur edhe distancat e përcaktuara nga rregullorja e Urbanistikës ndërmjet Hotel Drinit dhe këtij muri ndërtimi. Aty, si dhe në shumë vende të tjera të këtij studimi, është paraqitur për mashtrim, gjelbërim me shumicë, kur dihet fare mirë se rruga aty sot është e ngushtë dhe me vështirësi kalimi si pasojë i ndërtimit të kullës TORRE DRINI, pa marrë parasysh parkimin e përkohshëm për në këtë objekt dhe jo më të ketë vend për gjelbërim. Në shumë vende të tjera ku në studim paraqiten pulla të gjelbërta, këto janë të pamundura, sepse një pjesë të madhe të tyre do ta zënë rrugët e hyrjes dhe kthesat për në pallatet e banimit e ndërtesa të tjera dhe parkimet e përkohshëm pranë tyre. Nëse dikush do të ndalojë për gjysëm ore ose një orë për të blerë diçka ose për të marrë diçka në shtëpinë e tij, nuk ka ndërmend ta çojë makinën e vet në parkimin nën tokë.

Po kështu mund të shikojmë diçka tjetër skandaloze dhe amatore siç është ndërtimi i lartë i parashikuar brenda oborrit të brendshëm të Muzeut Historik Kombëtar. Po kështu edhe ndërtimi shtesë i parashikuar si bisht i Muzeut. Është krim të shkatërrosh mrekullinë e oborrit të brendshëm të Muzeut Historik Kombëtar përveç që është një ambjent që i nevojitet këtij institucioni. Po kështu kjo është edhe në kundërshtim me distancat e rregullores së Urbanistikës. Kjo është në vazhdën e ndërtimeve kafshërore dhe amatore në Tiranë me shtesa institucionesh dhe që një ditë ndoshta Prokuroia do ta provojë dhe do të ndëshkojë personat përgjegjës që këtë gjë e kanë bërë për hir të biznesit të ndyrë me tendera për ndërtim, projektim dhe mobilim të këtyre shtesave. Kjo është e ashtuquajtur zgjidhje e nevojave të institucioneve kulturore për objekte, sipërfaqe. Është shkatërrim i urbanistikës dhe arkitekturës, anës funksionale, të objekteve shtetërore dhe të Tiranës. Siç duket si gjithmonë duke qenë institucione shtetërore nuk do ta kundërshtojnë një shkelje të tillë ose ka një marrëveshje më parë me drejtuesit e këtyre institucioneve për ta bërë një mbrapshti të tillë.

Një krim tjetër makabër dhe amatorizëm e kafshëri është ndërtimi brenda oborrit të Bankës Kombëtare, të cilit qëllimisht i është lënë pa përcaktuar lartësia. Atë mrekulli që kanë ndërtuar arkitekti dhe urbanisti italian, dalin disa kafshë shqiptare dhe amatorë që e shkatërrojnë, dhunojnë dhe përdhosin. Edhe kjo është jashtë çdo kriteri të projektimit profesional dhe normal.

Ndërtimi në parcelën me gjelbërim ekzistues prapa bustit të diktatorit, në sheshin ku ka qenë busti i diktatorit dhe në vetë sheshin Skënderbej e përpara Pallatit të Kulturës, janë çmenduri e amatorizma të vërteta. Si mund të zësh ti fasadën e Muzeut Historik Kombëtar apo të zvogëlosh sheshin me ca paçavure të tilla një pjesë e të cilave do të jenë edhe objekte private?! Si mund të bësh shtesa para dhe prapa Pallatit të Kulturës sikur të ishin shtesa pallatesh pa leje, që kanë plasur kudo nëpër Tiranë dhe disa prej të cilave kanë filluar të prishen!?...

Këtë nuk mund ta pranojë asnjë lloj logjike e shëndoshë. Po kështu ndërtimi i dy bishtave 3 katesh të gjatë në oborrin e brendshëm të Pallatit të Kulturës është një amatorizëm dhe çmenduri e vërtetë. Kjo shkel gjithashtu distancat e Rregullores së Urbanistikës dhe prish mrekullinë e krijuar nga arkitekti në oborrin e brendshëm të Pallatit të Kulturës dhe dotëthotë të heqësh ndriçimin sallave dhe dhomave të këtij objekti kulturor, gjoja në emër të zgjidhjes së nevojave të institucioneve shtetërore. Janë devijuar dhe mbyllur shumë rrugë që të nxjerrin në, ose që dalin nga, sheshi 'Skënderbej' si psh., rruga që të nxjerr nga qoshja e Pallatit të Kulturës në kryqëzimin e Rrugës së Barrikadave me rrugën e Dibrës. Ndoshta mund të mendohet se sheshi brenda Unazës së Qendrës do të jetë për këmbësorët, por sidoqoftë këto rrugë do të shërbejnë për atë sasi të kufizuar të makinave që do të vijnë në këto objekte publike dhe për më tepër z. Edvin Rama me këtë palo studim e ka shtuar numrin e objekteve brenda Unazës së Qendrës.

Në të gjithë zonën brenda unazës së qendrës duket sikur një kalama ka bërë një tallje me sheshin dhe qytetarët e Tiranës duke hequr vija paralele dhe 90 gradë me njëra tjetrën dhe aty ku i ka dashur qejfi ka parashikuar ndërtime, ku i ka dashur qejfi rrugë dhe ku i ka dashur qejfi gjelbërim, pa pasur asnjë farë logjike, rregulli, fantazie dhe pa dashur t'ia dijë për objektet ekzistues dhe rëndësinë e tyre.

Po kështu është një amatorizëm dhe çmenduri e vërtetë heqja e gjelbërimeve dhe shkallëve në sheshin Skënderbej dhe kthimi i tij në zallishte siç ka kthyer Edvin Rama shumë lulishte në Tiranë. Ai shkallëzim, - gropa, - nesër ndoshta mund të shërbente për një stacion metroje ose një diçka të ngjashme me sheshin 'Rockfeler' në New York.

Shtesa e Ministrisë së Ndërtimit e përcaktuar në këtë studim, nuk ekzistonte në variantin tjetër të paraqitur nga 'Architecture Studio' më parë. Pra mbasi miratoi shtesën e kundraligjshme të Ministrisë së Bujqësisë dhe i dha lejen e ndërtimit që nuk ia lejonte ligji ta jepte, sepse duhej të kalonte në KRRTRSH, Edvin Rama vendosi ta përsëriste të njëjtën shëmtirë e kafshëri, edhe në anën tjetër të rrugës thjesht "për simetri". Edhe këtu lind dyshimi për aferat me tendera që u përmend më parë. Këtu ka një mashtrim të bërë me anë të maketit, pasi në maket të dyja shtesat janë paraqitur si njëkatëshe, ndërsa në realitet shtesa e ministrisë së Bujqësisë është ndërtuar tre kat dhe edhe në fletën e projektit është shënuar tre kat.

Të gjitha këto ndërtime dhe ndryshime që ka parashikuar Edvin Rama me ketë studim bien ndesh dhe shkelin vendimin Nr. 24 të vitit 1998 të KRRTRSH për sheshin qendror, i cili në pikën 15 thotë: "Të ruhen gjelbërimet ekzistuese si dhe të shtohen ato në pjesën qendrore (në lindje të Bankës) si dhe të shtohen sipërfaqet ujore në pjesën qendrore të sheshit sipas projekteve të veçanta. Edvin Rama jo vetëm ka parashikuar ndërtime në vend të gjelbërimit, por e ka zhdukur fare sipërfaqen ujore, shatërvanin përpara Pallatit të Kulturës. Po kështu gjithçka është në kundërshtim me pikën 12 ku thuhet: 'të ruhen dhe të rikonstruktohen objektet ekzistuese historike dhe me vlera si: Xhamia e Ethem beut, Sahati, Kompleksi i ministrive, Banesa e Toptanasve, Rruga "28 Nëntori"...' - pra jo shtesa të ministrive, jo mbyllje e rrugës etj.. Të njëjtën gjë shpreh edhe vendimi nr. 5 date 19.02.1999 që nuk lejon asnjë objekt ndërtimor në zonën ndërmjet Bankës dhe Muzeut Historik Kombëtar. Po kështu e gjithë kjo zonë është e përfshirë si Ansambël Monument Kulture në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2000.

Pjesë e shakasë së atij kalamanit ose ndonjë kursanti të arkitekturës është edhe një kullë e vogël 5 katëshe në vendin ku është stacioni i autobuzave të Kinostudios në lulishten përpara Bankës. Një shëmtirë dhe çmenduri e vërtetë.

Të gjitha këto ndërtime kafshërore dhe amatore (të cilat do të jenë edhe më të shëmtuara nga ana arkitekturore, nëse projektimi i tyre do t'u besohet nga Edvin Rama disa fillestarëve arkitektë ose/edhe të pamoralshëm e të paaftë siç ka bërë në disa raste) në sheshin qendror të Tiranës, të kujtojnë filozofinë dhe teorinë e Edvin Ramës, që e ka vënë në praktikë që nga ardhja si kryetar bashkie: - zëvendësimin e shtesave ose ndërtimeve të përhershme pa leje ose me leje të kundraligjshme, me ndërtime të përhershme me leje të kundraligjshme!...

Po kështu një shëmtirë dhe kafshëri e vërtetë do të jetë edhe katedralja e Kishës Ortodokse së bashku me ndërtesën katër katëshe që kanë kërkuar ata, dhe çarja e rrugës kryesore për t'i shërbyer këtij objekti. Ky ndërtim është miratuar nga Edvin Rama në kundërshtim me Ligjin, Rregulloren e urbanistikës, dhe dy Vendimet e KRRTRSH-së që aty parashikonin zonë administrative. Për më tepër, punimet nuk mund të fillonin aty me lejen e Edvin Ramës dhe nuk mund të jepte leje, pasi duhej më parë të miratohej kjo leje në KRRTRSH. Në maket dhe në studim me sa duket për të mashtruar, nuk është paraqitur kumbonarja e Katedrales fare.

Po kështu nuk ka asnjë logjikë spostimi i Teatrit Kombëtar prej aty dhe dërgimi në ndërtesën e Parlamentit. Aty është vendi historik i Teatrit Kombëtar dhe së fundi aty janë bërë edhe investime për këtë qellim. Nuk mund të lihet pa u përmendur mrekullia e oborrit të brendshëm të Teatrit Kombëtar. Kjo është edhe në kundërshtim me vendimet e KRRTRSH-së të përmendura më lart. Por me sa duket Edvin Rama nuk heq dorë nga qëllimi i tij për ta rrafshuar ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe për të ndërtuar aty diçka tjetër, ndoshta me vonë edhe kullë të lartë.

Vazhdojmë të shikojmë se çfarë ka parashikuar Edvin Rama rreth e qark qendrës. Mund të shikohet se ka parashikuar ndërtimin e kullave tetë dhe gjashtë katëshe duke e mbyllur fare rrugën "Xhorxhi Martini" që të nxjerr në sheshin "Skënderbej" dhe që është një rrugë e shkurtër shumë e rrahur nga kalimtarët. Në vend që ta zgjerojë këtë rrugë që të paktën të jetë me një korsi për makina ai e mbyll fare. Këtu ka rrafshuar dy-tri ndërtesa private për t'i bërë shesh parkimi, duke u hequr të drejtën për ndërtim ndërmjet Pallatit voluminoz 10 katësh dhe të shëmtuar që ka lënë rrugën pa trotuar dhe shëmtirës tetë katëshe që duket nga sheshi "Avni Rustemi". Vetë mënyra e vendosjes së këtyre ndërtesave në Hapësirën ndërmjet pallateve gjashtë katëshe, përsërit mënyrën e ndërtimit të dhjetë katëshit të shëmtuar (bërë njëmbëdhjetë kate) dhe kafshëror që duket aq keq nga çdo anë e sheshit qendror dhe e miratuar nga ai në kundërshtim me çdo gjë e çdo institucion. Ky është një truk i vjetër i arkitektëve të paaftë dhe mashtrues shqiptarë, i përdorur në shumë raste për të shkelur rregullat dhe kërkesat e Rregullores së urbanistikës dhe për të ndërtuar edhe atje ku nuk mund dhe nuk duhet të ndërtohet.

Ky amatorizëm i përdorur këtu dhe në mjaft vende të tjera, më krijon plotësisht bindjen se ky studim i qendrës nuk është një projekt i hartuar nga "Architecture Studio" por nga një grup arkitektësh fillestarë, të paaftë dhe të pamoralshëm shqiptarë. Dhe ky është një ndryshim nga studimi i parë i hartuar nga studioja "franceze". Përsëri këtu nuk kemi azhornim të saktë të gjendjes së ndërtimeve me leje. Kështu nuk është paraqitur 4 katëshi me leje të kundraligjshme për dy kate i restorant "Rozafa". Nuk besoj se Edvin Rama ka ndërmend ta shembë këtë shëmtirë dhe kafshëri siç nuk ka marrë vendim për prishjen e kioskave përpara Pallatit të Kulturës, ngjitur me Kullën e Sahatit, ndërtimeve tek gropa e Hajdin Sejdisë, ndërtimin dy kat pa leje ngjitur me Pallatin e Kacelëve në rrugën "28 Nëntori". Ndërtimet pa leje ose me leje të kundraligjshme brenda, ngjitur apo mbi muret e Kalasë së Tiranës në rrugën 'Murat Toptani' (Monument Kulture, që mund të bëhet i vizitueshëm nga turistët), shtesat e pallateve pa leje mbas Muzeut Historik Kombëtar që duken aq keq nga sheshi, shtesat dhe çarjet e mureve të Pallateve të Shallvareve dhe pallateve të tjera në Tiranë që duhen kthyer sa më parë në gjendjen e mëparshme. Rruga "Myrteza Këlliçi" është lënë rrugë qorre, pa u lidhur me rrugët e 'Bllokut' dhe pa dalje diku me një korsi dhe diku me dy korsi që të mund të ndërtohen diku pallate tetë kate diku gjashtë kate, vendosur aq shëmtuar për t'iu shmangur distancave të Rregullores së urbanistikës, por jo treguesve të tjerë ose dhe jo për të funksionuar kjo zonë normalisht. Mjaft sipërfaqe që do të shërbenin si rrugë blloku, parkime për pallatet ekzitues e të tjerët janë paraqitur si sipërfaqe të gjelbërta sa për sy e faqe.

Gjithashtu ka vendosur të mos heqë dorë nga ndërtimet tek kinema "Republika".

Gradualisht Edvin Rama po i shkul fare rrënjët e historisë dhe të kulturës së Tiranës. Një qytet pa histori, pa monumente kulture, pa institucione kulturore, pa tradita është si një qytet pa formë, pa moral, një qytet në hava. Është krim dhe tradhti kombëtare ndaj Tiranës që e zgjodhi, dhe ndaj Shqipërisë. A është Edvin Rama shqiptar? A mund të quhet shqiptar?!

Po kështu tre kullat e larta prapa Bankës, ish-Komitetit të Partisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes në anën tjetër të rrugës "Dëshmoret e 4 Shkurtit" janë artifica, gjej vend bosh e fut, dhe nuk dihet se si mund të ndërtohet mbi ndërtesat ekzistuese siç është gjashtë katëshi i projektuar nga arkitekti i mirënjohur Petraq Kolevica, i shëmtuar ca kohë më parë me katrorë me ngjyra. Kështu është ngushtuar rruga në vend që të zgjerohej dhe hapësira, hequr gjelbërimi, shkelur vija e ndërtimit dhe harmonia e ndërtimit e kësaj pjese të unazës së qendrës. Kjo është një zgjidhje amatore, një artificë, një çmenduri dhe kafshëri e vërtetë edhe në kundërshtim me ligjin dhe rregulloren e urbanistikës. Në të gjithë Europën kullat e larta ndërtohen buzë rrugëve të gjera shumë, kanë një trotuar, një gjelbërim të madh përpara ose ndërtohen në mes ose buzë një sheshi të madh. Për të ndërtuar mjafton të marrin shembullin e qyteteve të Europes si Frankfurti, Bolonja, Milano, Roterdami etj.. Nuk ka nevojë të bëjmë eksperimente dhe shpikje në kurriz të Tiranës.

Rruga "Myrteza Kelliçi" në pjesën që është rrugë e planit rregullues e të nxjerr në sheshin "Avni Rustemi duke kaluar pranë ish-shkollës pedagogjike është korrigjuar sipas planit rregullues, mirëpo është lenë në projektin e francezëve me dy korsi nga katër korsi për makina që parashikon plani rregullues dhe projekti i hartuar dhe i përdorur për dhënie lejesh ndërtimi, dhe me dy trotuare të gjera. Pse, me ç'qëllim? Si mund të funksionojë për të përballuar ngarkesën tranzite të kësaj rruge dhe të kësaj zone? Po parkime, kur dihet për më tepër që pallati dhjetë katësh parkimet i ka kthyer në dyqane? Gjithashtu buzë kësaj rruge është parashikuar prishja e ndërtimeve 2-3-4 katëshe që hyjnë në zonën Ansambël Monument Kulture të miratuar nga Këshilli i Ministrave, KRRT, Instituti i Monumenteve të Kulturës etj., dhe në brezin që e rrethon këtë zonë dhe që u lyen para një viti për ketë qëllim, duke ndërtuar ndërtesa 6 dhe 8 katëshe bile edhe deri brenda oborrit të ish-shkollës pedagogjike (sot ekonomike) dhe shumë afër saj dhe Muzeut të Arsimit të Tiranës. Tjetër shkelje skandaloze e ligjeve në kohën kur po luftohet për çlirimin e oborreve të shkollave nga ndërtimet me ose pa leje. Po ana funksionale e këtij oborri që i shërben shkollës?

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Nga Master of Engineering, inxhnier hidroteknik, Ilir Sopoti (ish-punonjës i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike deri me 1 korrik 2003)

Kush e ka pjesen e pare?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-5-2004 nė 08:24 Edit Post Reply With Quote
Dhuna pa ligj

Andrea Stefani

Ajo që e ka bërë gjithnjë të mundur diktaturën dhe të pamundur demokracinë në Shqipëri është personalizimi i pushteteve dhe dalja e tyre jashtë kontrollit të ligjit. Ky virus i ndryshkur dhe i tmerrshëm duket se ka nisur të veprojë përsëri. Një shembull konkret? Ja: Dikur në hyrje të Aeroportit “Nënë Tereza” ngrihej një godinë që shërbente edhe si bar-kafe. Pronarët e tij i kishin të gjitha dokumentet dhe lejet, që ligjësuan një ndërtim të tillë...

...Befas, në janar të këtij viti ju mbërrin një shkresë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), që shpall anulimin e të gjithë vendimeve të mëparshme dhe domosdoshmërinë e shkatërrimit të saj. Arsyeja? Godina del jashtë planeve urbanistike.

Pronarët befasohen, por menjëherë i drejtohen Gjykatës së Rrethit Tiranë. Kjo e fundit, vendos pezullimin e vendimit të KRRTRSH – çuditërisht ky akronim i institucionit rregullues të faneps shkatërrimin- deri në një vendim gjyqësor përfundimtar. Por institucionet “shkatërruese” nuk pyesin për ligjin. Vetëm pak ditë pas daljes së “fermanit” të KRRTRSH në dyert e godinës shfaqen fadromat e policisë ndërtimore të Tiranës. Jo vetëm lutjet, lotët, klithjet e pronarëve nuk u përfillën, por as ligji. Një absurd i vërtetë. Institucione që pretendojnë të mbrojnë interesin publik (në këtë rast planet urbanistike) shkelin hapur një vendim të gjykatës duke dalë mbi ligjin. Ku e gjejnë ata këtë forcë dhe vërtet, a mund të mbrohet interesi publik duke dhunar ligjin? A po mos pas dhunës “me interes publik” fshihet interesa apo më saktë, të tjera epshe por që vetëm maskohen me interesa urbanistike?

Ajo që të habit është se ata, që u bënë kurbanë të “interesit publik”, pronarët e godinës së shkatërruar, nuk fajësojnë aspak interesin publik. Versioni i tyre për gjithë ç’ka ndodhi në shpjegimet për Zyrën e Mbrojtjes së Qytetarëve është sa i hatashëm aq edhe i frikshëm. Shkatërrimin e ndërtesës ata e lidhin me tragjedinë e 9 janarit, të mbytjes tragjike të emigrantëve në afërsi të Karaburunit. Po si, kush e bën të mundur që metastaza e tragjedisë të kërcejë nga fundi i detit, për të shkaktuar prishjen e një ndërtese qindra kilometra larg dhe lart, pranë portave të qiellit? Përgjigja vjen po ashtu befasuese dhe e thjeshtë: Zemërimi i Fatos Nanos. Është një togfjalësh që Homeri e përdorte dikur, për të karakterizuar zemërimin e perëndive apo gjysmë perëndive. Zemërimi i Akilit, zemërimi i Zeusit. Por këtë radhë flitet se është fjala për zemërimin e Kryeministrit të Shtetit të vogël dhe të leckosur shqiptar. E megjithatë, rrënimet që sillka ky zemërim – nëse vërtet është kështu- nuk qenkan aspak të vogla.

Po përse është zemëruar “Zeusi”? Shpjegimi i të dëshpëruarve është ky: Kur ndodhi tragjedia, Kryeministri nuk ndodhej në Shqipëri. Në fakt, pas tragjedisë ai u kthye në Rinas, qëndroi vetëm për pak dhe, sikur të mos kish ndodhur asgjë, fluturoi përsëri për diku tjetër. Për dreq media ende e lirë shqiptare ishte kacavjerrur në tarracën e lokalit mëkatar dhe kishte rregjistruar në kamera mëkatin e Nanos ndaj tragjedisë së Karaburunit. Në fakt, as media vetë nuk e dinte se po kryente ndonjë mëkat, duke rregjistruar për ekranet një fakt sado të fshehtë, por gjithsesi një fakt. Më pas u tha se e gjithë kjo në vetvete, ishte cilësuar si një mëkat shumë i rëndë dhe që do të kërkonte shpagim. Të paktën deri më sot nuk është mësuar që mediat në fjalë të kenë vuajtur ndonjë pasojë. Por, në të kundërtën pronarët e kafenesë e pësuan shtrenjt. Pse kollaj është të ndihmosh – qoftë edhe pa ditur – rregjistrimin dhe transmetimin e diçkaje që i hap telashe Kryeministrit? Po me godinën ç’patën xhanëm? Të jetë vërtet urbanisitika? Por, përse të ndodhë menjëherë pas zbritjes enigmatike të Nanos në Rinas dhe përse nuk u ndalën as para ligjit? ǒqe e gjithë kjo: mllef apo devocion publik? interes i lartë apo epsh i ulët? U bë në emër të Nanos apo në emër të popullit?

Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se zelli i shfaqur nga policia për shkatërrimin e këtij ndërtimi me leje ishte shumë herë më i madh se ai i manifestuar në raste të tjera në prishjen e ndërtimeve pa leje. Përse vallë? Rrëfejnë se pati edhe një moment kur fadromat e egërsuara filluan të bluajnë muret edhe pse disa nga pronarët që refuzonin shkatërrimin, ndodheshin ende në katet e sipërme të saj. Nuk do të kish qenë aspak çudi që për të kënaqur, ndoshta, një zemërim të udhëheqjes, në gërmadha të sakrifikohej edhe ndonjë njeri. Do të kish qenë tamam një sakrificë si ato që fashitin inatin e zotave.

A thua është e vërtetë se ato ditë janari gërmadhat e asaj godine synonin të rivendosnin asnjë autoritet të nëpërkëmur pushtetar, t´i jepnin një mësim medias dhe atyre që do të guxojnë të bashkëpunjë me to për zbulimin e “sekreteve” shtetërore apo kryeministrore? E sigurt është se në ato pak orë dhëmbët e fadromave u ngulën mbi pavarësinë e drejtësisë. Gërmadhat asaj godine denonconin pikërisht krimin e tentativës për vrasjen e kësaj pavarësise. Themi denonoconin sepse, ndoshta jo rastësisht dhe si asnjëherë tjetër kur gërmadhat e ndërtimeve pa leje lihen me muaj të vegjetojnë si për të rembur ndërtuesit ilegalë, gërmadhat e kafenesë së ligjshme por mëkatare, u spastruan rrufeshëm. Vendi i krimit u pastrua (a nuk sillet kështu një vrasës?) shpejt e shpejt dhe sot, nuk ka asnjë gjurmë të asaj që ndodhi. Të kujtohen plugjet e Skipionit pas rrënimit të Kartagjenës. Thua kaq i madh të ketë qenë mllefi, gati-gati cezarian... perandorak?

Atë ditë janari mbi disa njerëz dhe pronarë u ushtrua dhunë e egër. Por asnjë shoqatë e të drejtave të njeriut – përjashtuar Zyrën për Mbrojtjen e Qytetarëve - nuk protestoi. Në Shqipëri, komitete e shoqata ngrenë zërin vetë kundër kërbaçit të policit, ndërsa dhuna mbi pronën private duket se nuk konceptohet si shkelje e të drejtave themelore të njeriut. E pra, dhuna mbi të drejtën e pronës po ushtrohet sot me një intensitet maksimal në Shqipëri. Ajo është akti final i aferave në kurriz të qytetarit dhe tregues shqetësues i shkallës së korruptimit të pushteteve.

Asnjë shtet, sado i lirë dhe demokratik nuk bën dot pa dhunë. Por ekzekutivi në demokraci zotëron vetëm një monopol të ligjshëm dhune. Ndërkaq, dhuna e ushtruar atë ditë mbi ata njerëz ishte e paligjshme. Ajo u ushtrua duke injoruar vendimin e pushtetit të drejtësisë. A do të protestojë drejtësia? Shkelja e ligjit nga një qytetar është një lajm i rëndomtë, por shkelja e ligjit nga pushtetarët zakonisht dhe jo rastësisht përbën skandal. Ajo është shenja e parë e dukshme e abuzimit me pushtetin. Ky virus i keq po shfaqet gjithnjë e më dendur këto kohët e fundit në emër gjoja të interesave publike. Ka një ngutje që justifikohet me “arsyetimin” se gjoja koha për të bërë punë të mira “në dobi të publikut” nuk pret, ndërsa procedurat ligjore vonojnë. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me prishjen e ndërtimeve me apo pa leje. Por e mira publike nuk mund të arrihet dhe autoriteti i ligjit nuk mund të rivendoset kurrsesi, duke shkelur ligjin. Ligji është mburoja e vetme e të drejtave qytetare dhe kapistra e çdo kapriçoje pushtetare. Ndaj, nuk duhet lejuar që veturat luksoze të ekzekutivit të shkojnë më përpara se makina e ligjit. Janë më të shpejta, por duhet të presin. Sepse vërtet mund të shkatërrosh disa ndërtime në emër të një interesi publik, por kjo forcë e pa rregulluar me ligj, e paverifikuar nga pushtete gjyqësore të pavarura, do të rrisë në gjirin e ekzekutivit një përbindësh me shumë kokë që do t´i hajë kokën demokracisë. Slogani i tij do të jetë: “Demokracia jam unë”! Vetëm ligji është ai që në një shtet e bën dhunën t´i shërbejë interesave publike dhe jo kapriçiove të individëve, që hypin e zbresin kolltuqet e ekzekutivit. Vetëm ligji të jep të drejtën të ushtrosh edhe dhunë në emër të popullit. Çdo dhunë tjetër, e pabazuar në ligj, është kundër popullit. Prapa saj qëndrojnë detyrimisht jo interesa të mëdha, por fshihen interesa të ulëta dhe epshet më të rëndomta të shpirtit njerëzor. Ndërsa, fruti i dhunës së ligjshme është drejtësia, frut i dhunës së paligjshme është hakmarrja. Ndërsa, vetëm e para mund të arrihet në emër të shtetit dhe popullit, e dyta sado të maskohet me ligj dhe me “urbanistikë” arrihet vetëm në emër të një individi dhe është e egër, aspak urbane. Në një kuptim, ajo që e dallon demokracinë nga diktatura është fryma e dhunës. Dalja e dhunës jashtë shtratit të ligjit krijon disa përrenj që duke u shumuar, do të fryjnë si pakuptuar vërshimin e diktaturës. Dhuna pa ligj krijon pikërisht ato forca të larta, që i bëjnë njerëzit të frigohen, të heshtin, të binden, i shndërron qytetarët në skllevër duartrokitës, ju grabit atyre si pakuptuar jo vetëm lirinë e fjalës dhe të veprimit, pra mundësinë për të folur, por edhe dëshirën për të folur. Dhuna pa ligj po rindez përsëri në Shqipëri rrufenë e Zeusit, që asgjëson në çast çdo mosbindje, çdo protestë, të drejtë dhe liri.

© 2003 Gazeta Panorama





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 29-5-2004 nė 14:43 Edit Post Reply With Quote
PRONARE PRONASH, PA TE DREJTEN E PASJES

Nderkohe qe politika eshte e angazhuar per zgjidhjen e drejte te problemit te pronave, shteti vazhdon ende me praktika burokratike, te behet pale ne aferat korruptive, ne kurriz te ish-pronareve. Sorrollatjet e nje grupi perfaqesuesish te kesaj shtrese, ne rrethin e Durresit, qe prej vitesh kerkojne pronat e tyre legjitime, te njohura dhe me vendim gjykate, perben nje tjeter rast skandaloz, prapa te cilit dyshohet se fshihet nje abuzim i madh, pasi behet fjale per mijera dollare, qe s'dihet se ku kane shkuar. Fjala eshte per nje grup ish-pronaresh qe me vendim numer 1047 te dates 17 tetor 1995, jane njohur nga Komisioni i Kthimit te Pronave Durres, me "te drejten per te qene pronar" i nje trualli prej 11 mije metra katror ne lagjen 13 plazh, Durres. Legjitimitetin e nje fakti te tille e ka pohuar gjykata e Faktit dhe Apelit Durres, e ne baze te tyre kjo toke duhet te shkoje tek pronaret e vertete. Por ajo qe prej vitesh i ka endur kete grup ish-pronaresh ne dyert e gjykatave apo administrates se larte shteterore eshte aryseja qe pikerisht ne kete truall, qysh prej vitit 1999 eshte instaluar Komanda e NATO-s. Pikerisht kjo e fundit per rreth pese vjet parate e qerase se tokes ia paguan Ministrise se Mbrojtjes dhe konkretisht Shtepise se Pushimit te Ushtrise Durres, qe vazhdimisht refuzojne te njohin kete grup si pronare te ligjshem. E per pasoje, ne baze te nenit 41 te Kushtetutes askush nuk mund t'i detyroje forcat e NATO-s te hiqen prej andej, pasi sic pretendojne pronaret e truallit kontrata e qirase ne kete rast eshte lidhur me shtetin. Perpara ketij fakti, qe sic shprehen dhe vete pronaret "te le te dyshosh per nje afere te madhe korruptive", keta te fundit i jane drejtuar me nje leter te hapur zyrtareve me te larte te shtetit per te zgjidhur perfundimisht kete problem e per t'i dhene fund nje kalvari te gjate endjesh te kota dhe nje veprimtarie antihumane dhe nje papergjegjshmerie ndaj qytetareve te pambrojtur, vetem e vetem per t'i grabitur ata. Leter e hapur

Presidentit te Republikes, Alfred Mosiu

Kryeministrit, Fatos Nano

Kryetarit te Kuvendit, Servet Pellumbi

Shefit te OSBE, Osmo Liponen

Ministrit te Mbrojtjes, Pandeli Majko

Ministrit te Drejtesise, Fatmir Xhafa

Avokatit te Popullit, Emir Dobjani

Organizates joqeveritare per te drejtat e njeriut, Kozara Kati Zyres per mbrojtjen e qytetareve, Kreshik Spahiu

Te gjitha partive politike Te nderuar Zoterinj!

Me ane te kesaj letre percjellim te gjithe shqetesimin e familjeve tona ne lidhje me nje padrejtesi te bere ndaj nesh, ne mostrajtimin tone si pronare te ligjshem te nje trualli te ndodhur ne lagjen 13 Plazh "Sektori Iliria) Durres, pikerisht ne territorin ku sot eshte e instaluar Komanda e Pergjithshme e NATO-s.

Me ane te vertetimit pronesor Nr.856 te dt.12.12.1995 te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Durres jemi pronare te nje trualli me nje siperfaqe prej 11 160 m2. Te drejten per te qene pronare e kemi fituar ne baze te Vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave Durres nr.1047 dt.17.10.1995.

Qe prej vitit 1999 ne truallin ne pronesi tonen jane te instaluara Forcat e NATO-s, te cilet i paguajne qira Ministrise se Mbrojtjes "Shtepise se Pushimit te Ushtrise Durres). Kjo Ministri ne menyre teresisht abuzive dhe aktualisht abuzivisht merr qira prej Forcave te NATO-s duke vazhduar te refuzoje te njohe familjen tone "per siperfaqen prej 11 000 m2) si pronare te ligjshem dhe per pasoje si subjekti i vetem me te cilin duhej te lidhej kontrata e qirase se truallit me forcat e NATO-s, tager te cilen ne e gezojme ne baze te nenit 41 te Kushtetutes dhe askush nuk mund te na e heqe.

Me ane te vendimit te gjykates se Faktit Durres nr.157 dt.06.02.2001 dhe vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.346 dt.27.06.2001,i cili e le ne fuqi vendimin e Gjykates se Faktit, njihet detyrimi i Ministrise se Mbrojtjes "Shtepise se Pushimit Ushtrise Durres) qe t'i ktheje Familjes sone shumen ne vleren prej 187 485 USD lekesh per qirane qe duhet te kishim perfituar qe prej vitit 2000.

Ministria e Mbrojtjes padit ne gjykata K.RR.T.R.S-ne per anullimin e vendimit te saj nr.31 dt.17.04.1996 per studimin e zones se Plazhit Durres per te bere te mundur keshtu nxjerrjen e truallit tone si nje truall qe eshte jo konform parcelizimit.

Me ane te vendimit nr.1114 dt.15.03.2004 te Gjykates se Faktit Tirane pushohet gjykimi dhe mbetet keshtu ne fuqi fakti i padiskutueshem qe trualli yne eshte konform parcelizimit te studimit te K.RR.T.R.Sh-se per zonen e Plazhit Durres.

Ankesa jone lidhet me faktin se pas verifikimeve qe kemi bere ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te paluajtshme Durres ku figuron e regjistruar prona jone prej 50000 m2 "ku vetem 11 160 m2 jane ne territorin ku eshte e instaluar Komanda e NATO-s ne Plazh Durres), kemi konstatuar se nga ana e kesaj zyre eshte bere mbivendosje tjeter ne favor te Ministrise se Mbrojtjes. Veprim ky tejet i paligjshem ne falsifikim te akteve juridike qe disponojme dhe realitetit.

Nuk jemi ne gjendje te kuptojme arsyen e ketij veprimi, ku bazohet apo mbeshtetet ai, por e vleresojme ate se eshte nje veprim i kryer nen ndikimin e nderhyreve abuzive apo pasioneve.

Gjithsesi kjo eshte arsyeja qe po ju drejtohemi juve, per te sqaruar kete veprim skandaloz te kryer nga organet shteterore si Zyra e Regjistrimit te Pasurive te paluajtshme Durres, apo Ministria e Mbrojtjes.

kj

E njejta gjendje eshte dhe me nje prone tonen ne nje pjese te plazhit tek ish-blloku ne ne plazh.

Jemi pronare, pa as te drejten me shkele token tone!?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 11-6-2004 nė 05:54 Edit Post Reply With Quote
PS KUNDER OSBE-SE

PS KUNDER OSBE-SE

Oli Xhilaga

Te njeanshme dhe te nxituara jane cilesuar nga partia qeverisese vleresimet qe permbante deklarata e publikuar para dy ditesh nga kryetari i OSBS-se, Osmo Liponen, lidhur me miratimin e ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave. Numri dy i selise roze, Gramoz Ruci, dje gjate nje komunikimi me mediat, jo vetem qe hodhi poshte te gjitha vleresimet, por dhe i kundershtoi ato, duke e argumentuar miratimin e ligjit te pronave si nje proces me se te rregullt. "Ne shprehim habine tone per disa nga vleresimet qe permban deklarata e djeshme e ambasadorit Liponnen, te cilat ne i konsiderojme te njeaneshme dhe te nxituara", u shpreh Ruci gjate fjales se tij duke iu referuar deklarates se ambasadorit Liponen. Ky qendrim nga kupola roze vjen per faktin se, sipas Rucit, te gjitha amendimet e propozuara jane bere ne perputhje me rregullat e kuvendit dhe permbajtja e tyre respekton plotesisht parimet kushtetuese, frymen dhe parimet e ligjit. Madje, kundershtia shkon dhe me tej duke kaluar tashme ne akuza, dhe kjo per faktin se vleresimet, sipas tij, jane te pabazuara. "Objeksionet dhe nderhyrja e kreut te prezences se OSBE-se ne proceduren parlamentare, na duken te pabazuara, ne deshirojme te besojme se vleresime te tilla bazohen ne informacione te pjesshme dhe ne interpretime te njeaneshme", theksoi Ruci edhe pse i bindur se vleresime te tilla mund te kene efekte negative qe nuk do t'i sherbenin rritjes se besimit per zbatimin e ligjit. Gjithashtu, ne kete komunikim me mediat Ruci ka rikujtuar faktin se procesi i hartimit te projekligjit te kthimit dhe kompesimit te pronave dhe diskutimi i tij ne kuvend, u be ne bashkepunim te ngushte dhe te vazhdueshem me grupin e eksperteve te drejtuar nga prezenca e OSCE-se ne Shqiperi. Duke u ndalur ne kete pike, Ruci vleresoi "kontributin e rendesishem te dhene prej tyre dhe gjejme rastin qe perseri te rikonfirmojme kete vleresim". Madje, miratimi i ketij ligji, sipas tij, respekton te gjitha parimet dhe formulimet e perpunuara dhe te pranuara bashkarisht ne grupin e eksperteve dhe ne komisionet parlamentare. Kete fakt Ruci e cilesoi per arsye se "e gjitha kjo u konfirmua edhe ne diskutimin dhe votimin ne parim te projektligjit nepermjet nje procesi gjeresisht konsensual. Por largimi i opozites nga seanca plenare ne te cilen po diskutohej lidhur me miratimin nen per nen te ligjit per pronat, nuk ka penguar aspak realizimin transparent te zhvillimit te ketij procesi". "Debati konstruktiv dhe

transparenca vazhdoi deri ne miratimin perfundimtar te ligjit, madje edhe pas largimit te grupit parlamentar te PD-se", theksoi Ruci lidhur me kete ceshtje. Gjithashtu numri dy i selise roze, nuk kaloi pa permendur dhe faktin se deshira dhe perpjekjet e mazhorances parlamentare ishin qe projektligji te miratohej deri ne fund me konsensus, por per fat te keq largimi i opozites pas miratimit te nenit 15 nuk varej nga vullneti i tyre.

kj






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 11-6-2004 nė 05:58 Edit Post Reply With Quote
TOPI: MOISIU TE MOS DEKRETOJE

TOPI: MOISIU TE MOS DEKRETOJE

Rikthimi i ligjit te pronave seris ne parlament nga Presidenti Moisiu do te ishte zgjidhja me e drejte. Ky eshte reagimi qe vjen nga selia blu dhe pikerisht nga numri dy i kesaj selie, Bamir Topi. Duke marre shkas nga deklarata e bere para dy ditesh nga kryetari i OSBE-se, Osmo Liponen, Topi shprehu besimin e tij se presidenti Moisiu do te reagoje lidhur me vleresimet qe u bene lidhur me miratimin e ketij ligji. Miratimi pa kunsensusin e duhur i ligjit, si dhe dhenia e nje kompetence mjaft te gjere KSHKK-se, jane momentet me shqetesuese ne deklaraten e bere nga Liponen. Madje, sipas kesaj deklarate, lenia e nje hapesire te tille KSHKK-se do te luaje rol negativ ne venien ne zbatim te ligjit te pronave. Pikerisht duke marre shkas nga ky vleresim, Topi u shpreh se ky ligj duhet te rikthehet nga presidenti. "Besoj se do te sintonizohet me shqetesimin e Liponen edhe presidenti, dhe nese do te konsideroje si nje pike e erret per realizimin e ligjit, besoj se do ta riktheje ligjin e pronave", u shpreh Topi duke mos hequr dore nga kerkesa e paraqitur dite me pare nga opozita lidhur me kete ceshtje. Ne fillim miratimi ne parim me konsensus i ligjit te pronave midis dy kampeve politike, u duk se do te vazhdonte i tille deri me fund. Ky konsensus jo vetem qe nuk zgjati, por tashme miratimi i tij po shoqerohet me kontestime te shumta, jo vetem nga opozita parlamentare, por dhe nga faktori nderkombetar. Ne fakt, disa nga deputetet perfaqesues te opozites, kerkuan qe ne fillim te te kalimit te ligjit ne parlament, qe te hidhej poshte ky variant. Nderkohe qe partia me e madhe opozitare, nuk e mori parasysh kete kerkese, duke e justifikuar me faktin se ky variant ishte mese i pranueshem per zgjidhjen e ketij problemi kaq problematik per vendin. Tashme ligji eshte miratuar dhe kundershtimet ndaj tij vijne e shtohen cdo dite.

O.Xhilaga

kj






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Olsi Baze

Postuar mė 11-6-2004 nė 05:59 Edit Post Reply With Quote
MOISIU PRITET TE KTHEJE LIGJIN E PRONAVE

MOISIU PRITET TE KTHEJE LIGJIN E PRONAVE

Reagimet qe kane ardhur ditet e fundit nga forca te ndryshme politike, por dhe deklarata me e fundit e OSBE-se, lidhur me ligjin e pronave, ka bere qe presidenti Moisiu te dale me nje qendrim konkret mbi kete ceshtje. Keshtu, nga burime te rezervuara prane institucionit te presidentit, mesohet se Moisiu pritet qe se shpejti te riktheje ne parlament ligjin per kthimin dhe kompesimin e pronave. Kerkesa e opozites, por dhe e disa deputeteve te mazhorances drejtuar presidentit Moisiu per rikthimin e ligjit te pronave, u shoqerua dhe me deklaraten e OSBE-se, e cila u shpreh mjaft e bindur se ne pozitat qe u miratua ky ligj do te jete i veshtire zbatimi i tij. Keshtu presidenti Moisiu, duke marre ne shqyrtim te gjitha deklarimet, si nga pozita dhe opozita, por dhe nga faktori nderkombetar, do te dale shume shpejt me nje qendrim konkret lidhur me kete ceshtje, e cila prej shume kohesh eshte kthyer ne nje problem shqetesues per te gjithe shoqerine.






View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 11-6-2004 nė 19:13 Edit Post Reply With Quote
Dihet qe komunistet e grabiten pronen,por cfare te themi per "djathtistet" qe e thelluan me tej krizen me zbatimin e ligjit 7501.Tashme luhet ende,madje skenat e debateve parlamentare,te kujtojne betejat alla Godo per pronat.Pse fyhen pronaret legjitime...?Deri kur do te vazhdoje komercializmi leninist per te drejten e mohuar...!?
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-6-2004 nė 07:40 Edit Post Reply With Quote
Pronat, deputete e ministra abuzime ne bregdet
Kryetari i Bashkise se Durresit, Lefter Koka, denoncon ne prokurori nje seri shkeljesh me administrimin e pronave publike te qytetit, duke akuzuar per abuzime deputete, ministra dhe anetare te Keshillit Bashkiak: "Nano dhe Berisha, te mos e bejne politiken ne sallat e Parlamentit, por te kontriubojne per Durresin, pasi qyteti eshte i dhunuar dhe i shitur"

Valbona MEHMETI

Kryetari i Bashkise se Durresit, Lefter Koka, ka denoncuar dje ne Prokurori shkeljet me administrimin e pronave publike te qytetit, duke akuzuar per kete deputete dhe ministra. Sapo ka dale nga zyra e Ferdinand Elezit, prokurorit te Durresit, Koka ka thene se kishte bere "nje denoncim ne Prokurorine e Durresit, nisur nga konkluzionet e Kontrollit te Larte te Shtetit, dhe tani i mbetet drejtesise per te vendosur mbi shkeljet". Koka nuk ka bere te ditur emra personash, por i ka perkufizuar ata si "deputete, ministra, dhe anetare te Keshillit Bashkiak". "Zona e Kallmit eshte parashikuar per zhvillim, por ajo eshte e zaptuar nga anetare te Keshillit Bashkiak, nje zone ne Plazh eshte mbushur me vila ministrash, ndersa nje zone ne Shkozet eshte marre ne kompensim nga drejtues politike", ka bere te ditur ai. Sipas kryebashkiakut, shkeljet kishin te benin me "dhunim te prones se individit, emfiteoza qe kthehen ne prona private, zaptim te prones shteterore, prona deputetesh, dhe shkelje ligji nga ana e ministrave".

Ne te njejten kohe, Koka ka bere publike edhe kerkesen e tij per ndihme nga dy politikanet kryesore te vendit, Fatos Nano dhe Sali Berisha. "Do t'i beja thirrje dy lidereve te politikes, zotit Nano dhe zotit Berisha, qe te mos e bejne politiken ne sallat e Parlamentit ne Tirane, por te kontriubojne per Durresin, pasi Durresi eshte i dhunuar dhe i shitur", u shpreh Koka. Por, ai ka kerkuar ndihmen e tyre edhe per faktin se nuk gjen mbeshtetje politike ne Durres per veprimet e tij. "Ketu ne Durres ka nje bashkepunim ideal te politikes, por fatkeqesisht, vetem per te vjedhur", sqaroi kreu i bashkise se qytetit bregdetar.

Nderkohe, dje Prokuroria e Durresit nuk pranoi te prononcohej mbi denoncimin qe sapo kishte bere kryebashkiaku. Megjithate, mesohet se denoncimi do te shqyrtohet per teresine e materialeve dhe me pas do t'i kalohet nje prokurori per ta ndjekur.

Para disa kohesh, nje ekip i Kontrollit te Larte te Shtetit, kreu nje kontroll ne organet e qeverisjes vendore te Durresit dhe gjeti shkelje ne administrimin e pronave publike. Ne disa raste flagrante, KLSH i eshte drejtuar Prokurorise. Rasti i Vasil Hiles, ish-kryetari i Komisionit te Kthimit te Pronave, ishte i pari. I dyti erdhi denoncimi ndaj privatizimit te nje trualli prej 2.400 meter katrore. nepermjet kontrates se emfiteozes. Firma "Hoben", pasi kishte marre truallin me qera, i cili gjendet prane stacionit te trenit dhe portit, kishte ndertuar nje pallat 12 katesh dhe, me nje vendim te Gjykates se Faktit te Durresit, bleu truallin me vleren 7 milione leke, pasi kishte investuar 165 milione leke per ndertimin e pallatit.

Zonat ku eshte abuzuar me pronat publike:

Bregdeti i Kallmit, nje gjatesi afro 5 kilometra nga Currilat deri ne Porto Romano. Kjo vije bregdetare eshte e virgjer, pasi, ne mungese te rruges, nuk eshte prekur, por eshte ne projektet e Bashkise se Durresit per t'u zhvilluar.

Zona industriale e Shkozetit. Pas vitit 1990, ndermarjet shteterore u mbyllen dhe kaluan ne varesi te Bashkise, prona te cilat jane bere objekt kompensimesh.

Plazhi i Durresit. Brezi ranor i plazhit, meqe ishte prone publike, eshte perdorur per kompensime.

Troje te tjera publike. Trojet publike ne Durres, kryesisht ne zona strategjike, jane bere objekt kompensimi dhe abuzimi.

Si u abuzua me pronat publike

Ne te gjitha rastet, pronat publike, kryesisht troje, jane dhene ne kompensim te nje prone tjeter qe nuk mund te kthehej. Abuzimi me kete process, sipas Bashkise dhe KLSH-se, qendron ne faktin se jane kompensuar persona qe, nepermjet dokumentave fallco, kane deshmuar pronesi mbi nje prone qe nuk mund t'u kthehej. Abuzime jane bere nepermjet kontratave te emfiteozes. Kjo parashikon marrjen me qera per periudha te gjata kohe te nje prone shteterore, por lihet e hapur mundesia e blerjes se saj, ne rast se investimi i kryer nga qeramarresi mbi pronen e mare me qera, e kalon disa here vleren e vete asaj prone te marre me qera.

Durresi, i lakmueshem nga te gjithe

Nje prone ne Durres, pikerisht per shkak te afersise me detin, eshte e lakmueshme prej te gjitheve. Vasil Hila, ish-kryetari i Komisionit te Pronave, institucioni qe ka vulosur transaksionet me pronat, eshte akuzuar se ka shperdorur detyren ne afro 100 vendime te ketij komisioni. Pak kohe me pare, Bashkia e Durresit kerkonte te gjente nje truall publik per te ndertuar nje treg industrial dhe, sipas kryebashkiakut Lefter Koka, "nuk kishte me asnje centimeter katrore toke te lire publike". Nderkohe, sipas Kokes, "ne Durres nuk ka asnje hapesire te lire per kompensimin e ish-pronareve, tani pas daljes se ligjit".




--------------------------------------------------------------------------------
16/06/2004

korrieri





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 17-6-2004 nė 08:01 Edit Post Reply With Quote
E Enjte, 17 Qershor 2004


"TRE PARAARDHESIT E MI ABUZUAN ME TROJET"

Interviste ekskluzive e kryebashkiakut te Durresit, Lefter Koka

Pas depozitimit ne prokurori te dosjes me shkelje te renda dhe abuzime ne lidhje me pronat ne bregdet dhe tjetersimin e tyre, kryetari i Bashkise se Durresit, Lefter Koka, ka deklaruar per "Koha Jone" se tre paraardhesit e tij jane te perfshire ne masakren urbane qe eshte bere ne bregdetin e Durresit.

-Nje dite me pare keni depozituar nje dosje me shkelje er abuzime ne dhenien e lejeve te ndertimit dhe ndertime aspak konform ligjit nga pushtetare te larte lokale e qendrore, deputete e politikane. A ka prova konkrete per ngritjen e ketyre akuzave dhe ku bazohen ato?

-Jam bazuar me shume ne rezultatet e kontrollit te bere nga Kontrolli i Larte i Shtetit, zyra e kontroll-revizionit ne bashki dhe kontrolli i prefektures. Ky i fundit ka evidentuar disa shkelje ne Departamentin e Urbanistikes ku jane marre masat perkatese e jane larguar nga puna punonjes te tij ne baze te statusit te nenpunesit civil. Ne kete departament edhe KLSH ka evidentuar prona dhe shteterore dhe private te cilat jane pervetesuar dhe ne to jane bere ndertime. Ne menyre flagrante ka abuzime dhe shkelje qe nga marrja e lejes se sheshit e ne vazhdim. Nje pronar X ka bere te gjitha procedurat "e rregullta" ne nje toke te tjeterkujt. Kjo ishte pjesa qe une bera per ta derguar ne prokurori, ndersa pjesa tjeter qe eshte dhe me alarmante eshte se kjo masaker ka filluar qe ne vitin 1992. Ligji per ndarjen e pronave dhe tokave, me aq sa jam ne dijeni une, ka dale rreth viteve '94-'95 dhe ketu ka politikane blu dhe roze te cilet i kane marre keto toka, i kane pervetesuar ato qe pa dale ende ligjet. Mirepo kjo gangrene po vazhdon dhe tani. Po shkaterrohet dhe nje nga zonat qe konsiderohet me perspektive ne turizem, sic eshte zona e Kallmit. Te besh sot nje projekt ne kete zone per te zhvilluar turizmin eshte e veshtire, sepse atje ka mbivendosje. Mund te gjesh tre pronare trualli dhe fatkeqesisht gjen emra qe kane influenca politike.

- Cili ka qene roli i paraardhesve tuaj ne kete masaker qe i eshte bere plazhit duke e kthyer ne nje zone te mirefillte urbane e duke i hequr karakterin turistik?

- Nga pozicioni i kryetarit te bashkise mendoj se te kesh nje staf qe do te kerkoje te manipuloje dokumenta shpesh mund te ndodhe qe te behesh pre e dashakeqesise se administrates, po une nuk dua te shfajesoj askend pasi mendoj se ata jane pjese e kesaj masakre. Disa ligje prej kohesh te mirecaktuara nga organe te larta, si KRRTRSH-ja, qe per ndertimet ne zonen e plazhit shfrytezimi eshte deri ne masen 40% te siperfaqes dhe qe ndertimet nuk duhet te kalojne nje numer te caktuar katesh etj. jane shkelur ne menyre flagrante dhe lejet jane dhene nga KRRT-ja. Pra, misionet e kryetareve kane qene te ndryshme. Le t'i referohemi kryetarit te pare te bashkise, pas vitit '90. Ai pati nje mision: grabitjen e ndermarrjeve te shtetit. Pas ketij misioni vazhdoi te zhvillohet sektori i ndertimit dhe vemendja u perqendrua aty dhe pati nje tjeter masaker. Dhe gjendemi sot perballe nje fakti qe ne Durres sot eshte e veshtire te gjesh 1 000 metra truall toke per te ndertuar nje shkolle.

- Kush jane emrat e perfshire drejtpersedrejti ne keto abuzime? Ju publikisht keni deklaruar se jane politikane, ministra dhe deputete, po nuk keni permendur emra.

- Kontrolli i Larte i Shtetit i ka te evidentuara shkeljet me data te caktuara. Ato data perkojne me emra dhe mandate e misione te caktuara qofte te kryetareve te bashkive, qofte te ministrave perkates, qofte dhe te gjyqtareve qe ne menyre te padrejte, me vendime absurde u kane rrembyer pronat pronareve te ligjshem.

- Gjate bisedes thate se paraardhesit tuaj jane pjese e kesaj masakre. Ka akuza konkrete?

- Denoncimi m ne prokurori ka te beje pikerisht me ta. Tre kane qene paraardhesit e mi ne Durres dhe te tre jane te perfshire. Prokuroria do te beje hetimet perkatese per te nxjerre pergjegjesite e tyre direkte.

- Abuzimet i kane bere me shume emrat blu apo roze?

- Nuk dua te ndaloj te ky raport, pasi ky eshte rasti me unikal i bashkepunimit Roze-Blu. Kane nje raport ideal. Sikur ky bashkepunim te kishte qene dhe ne fusha te tjera dhe Shqiperia nuk do te ishte keshtu.

-I keni bere thirrje lidereve te pozites dhe opozites, Nano dhe Berisha, qe t'ju mbeshtesin per te shpetuar sado pak Durresin nga dhunimi qe i eshte bere. A keni marre ndonje reagim prej tyre?

- Eshte shpejt. Nuk kam patur ndonje kontakt konkret, po dua te besoj se, pavaresisht nga preferencat e mia politike, keta dy njerez kerkojne te bejne me menyrat e tyre, me te miren per vendin. Kerkesa qe u bera eshte konkrete. Nuk eshte mire te diskutohet se kush e fail Benzin apo cfare pasurie ka nje politikan tjeter. Ne kemi ujkun dhe vazhdojme te ndjekim gjurmet. Nese do e kene vullnetin e mire te dy palet kane shancin te japin sinjale se ky vend mund te behet duke shmangur akuzat absurde.

- Do te doja te insistoja ne emrat e politikaneve dhe deputeteve qe kane abuzuar e perfituar troje e prona ne bregdet e Durres?

- E thashe dhe me lart emrat jane lehte te verifikueshem nga organi i prokurorise ne rast se do te kete vullnetin e mire te hetoje mbi kete ceshtje. Mund te permend vetem nje rast, shume te njohur. Eshte perfituar nje prone e Hekurudhes dhe i eshte ndryshuar destinacioni. Emri i deputetit pas ketij veprimi perfitues eshte lehte i verifikueshem. Aty ngrihet nje pallat dhe po t'i bini dyerve te tij e mesoni emrin e njeriut qe e ka, po ndoshta ju del dhe vete kur t'i trokisni ne dere.

Intervistoi: Vali QYRFYCI

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-6-2004 nė 09:27 Edit Post Reply With Quote
Rritet shkalla e protestës për ndërtimin e një fshati turistik në zonën e Kakomesë.

Dhënia e kësaj toke nga Ministria e Turizmit një firme franceze, ka sjellë daljen në rrugë te qindra fshatarëve, pronarë legjitimë të qindra hektarëve tokë. Por megjithëse ata kanë valvitur në duar tapitë që kanë për tokat, askush nga qeveria nuk ka marrë mundimin për të kthyer vendimin për ngritjen e fshatit turistik, firmosur nga Ministria e Turizmit dhe Rregullimit të Territorit. Sipas këtij vendimi, firma franceze “Mediterrane” merr statusin “person i stimuluar” dhe të drejtën për të ndërtuar një fshat turistik në Gjirin e Kakomesë. Gazeta i mori një prononcim edhe Vladimir Kumit, kryeplakut të Nivicës, banorët e së cilës janë pronarë të ligjshëm të grykës së Kakomesë. “Ne jemi mbledhur këtu për protestuar për një leje ndërtimi dhënë nga KRRT-ja e Qarkut Vlorë për një fshat turistik në zonën e Kakomesë. Kemi ndarë 20 hektarë tokë për fshatarët që në vitin 1994, dokumentacioni është hipotekuar në zyrat kadastrale të Sarandës dhe të Vlorës. Kakomeja është toka jonë, të cilën e kemi trashëguar nga stërgjyshërit tanë. Tapitë e fundit që mbajmë në dorë, janë të kohës së Zogut, ndërkohë që ka edhe prej atyre banorëve, që ende disponojnë tapitë e vulosura nga Porta e Lartë e Stambollit”. Gjithashtu, Kumi sqaroi për gazetën se disponon të gjithë dokumentacionin, i cili vërteton se zona e Kakomesë, është në pronësi të fshatit Nivicë. Kjo vërtetohet nga: Libri për pronarët e prekur pjesërisht dhe kryesisht nga Reforma Agrare; Proces verbali që vërteton kufinjtë administrativë të fshatit në momentin e shfrytëzimit; Hartat e territorit të fshatit Nivicë në momentin para zbatimit të Reformës Agrare, miratuar nga ish-këshilli i rrethit, bashkia e Sarandës, urbanistika dhe Kadastra. Kumi bën të ditur edhe një sërë dokumentash, të cilët janë të gjithë me vula origjinale shtetërore, të cilat vërtetojnë se toka e Kakomesë, është pronë legjitime e zonës së Nivicës. Tepër të shqetësuar, në këtë protestë merrnin pjesë edhe pleqësitë e fshatrave të tjera, të cilat përveç mbështetjes që i dhanë Nivicës, kishin edhe frikën, se mos në të njëjtën mënyrë, u ikën toka nga duart edhe atyre. “Jemi mbledhur këtu për të mbështetur pleqësinë e Nivicës dhe vetë fshatin e Nivicës për kërkesën e tyre të drejtë që të anulohet vendimi i KRRT-së së Qarkut të Vlorës për të dhënë për fshat turistik një shesh ndërtimi në Kakome. Të gjithë e dimë se Kakomeja, Krorëza dhe e gjithë zona bregdetare ka qenë pronë private dhe ka pronarë realë e jo imagjinarë apo të rinj. Kërkojmë nga qeveria dhe Parlamenti shqiptar që zona bregdetare t’u kthehet pronarëve të ligjshëm. Ne nuk do të lejojmë që të bëhen fshatra turistike, siç janë parashikuar, si në Kakome, Krorëz, Shpellë e ndoshta edhe më tutje” u shprehën anëtarët e shoqatës “Bregdeti” në fund të këtij takimi.

Të dhëna

500 banorë
Kanë marrë pjesë në protestën e djeshme

1 orë
Ka qëndruar e bllokuar rruga që lidh fshatrat e bregdetit

70 ha
është sipërfaqja e tokës që i është dhënë për shfrytëzim firmës franceze


Sot, vendimi në KKRRTSH

Sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë do të diskutohet projekti i firmës franceze “Mediterane& Riviera” sh.p.k, për zonën e Kakomesë. Kjo firmë ka kërkuar që të ndërtojë në këtë zonë një fshat turistik, për të cilën është nënshkruar edhe një marrëveshje me Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

© 2003 Gazeta Panorama



Nje gje nuk e kuptoj dhe nuk e kam kuptuar kurre:

Pse pronaret shqiptare nuk kane asnje parti qe ti perfaqesoje dhe ti mbroje interesat e tyre?





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 25-6-2004 nė 07:23 Edit Post Reply With Quote
Lukovë-Kakome, Nano privatizon 32 hektarë


Kryeministri Nano ka arritur që në mbledhjen e KRRTSH të miratojë mbi dhjetë leje ndërtimesh të fshatrave turistikë, në një kohë që Parlamenti ka ngrirë të gjitha procedurat e tjetërsimit të pronave nga ana e qeverisë. Mësymja e kryeministrit drejt pronave publike bëhet në një kohë që pronarët legjitimë po kërkojnë nga shteti kthimin e trojeve të tyre atje ku janë të lira, si dhe presin kompensimin fizik për pjesën tjetër ku trojet e tyre janë të zëna. Duke parë situatën e tillë, kryeministri Nano po çon drejt zeros sipërfaqet e lira që do të duhet të përdoreshin për kompensimin fizik të ish-pronarëve, duke i marrë të gjitha këto hapësira për interes të tij dhe të klanit që ai përfaqëson.

Rasti më flagrant i vendimeve të marra dje nga KRRTSH, e drejtuar nga kryeministri, ka qenë ajo e ndërtimit të një fshati turistik në fshatrat Lukovë-Kakome, një zonë prej 32 hektarësh. Sipas vendimit të kryeministrit, e gjithë kjo sipërfaqe është miratuar në parim, që t'i jepet një firme private për ta kthyer në zonë turistike. Por kryeministri ka harruar se ka miratuar në parim një vendim, i cili ka mjaft probleme që lidhen me pronësinë. Qindra fshatarë të kësaj zone pritet që të lihen pa tokë, si rezultat i kompromiseve korruptive të kryeministrit me firma të caktuara. Kryeministri, me vendimin e dy ditëve më parë, u ka kthyer fshatarëve të këtyre zonave shpronësimet e dikurshme, duke i lënë ata krejtësisht pa asnjë burim të ardhurash. Është absurde se si mund të miratohet në parim një leje për ndërtimin e një fshati turistik, në një kohë që nuk është zgjidhur problemi kryesor se kujt i përket kjo pronë.

Por rasti i 32 hektarëve të zonës Lukovë-Kakome nuk është i vetëm, po të kihet parasysh se 7 mijë metra katrorë Nano ka vendosur që t'ia japë për ndërtim një tjetër njeriut të tij të afërt në biznes, Agron Papuli, për ndërtimin e një fshati turistik. Duart e gjata të kryeministrit po privatizojnë me dhjetra hektarë troje, duke mos pyetur as për ligjet e Parlamentit që kanë ngurtësuar tjetërsimin e pronave publike dhe as duke mos pyetur për pronarë, që janë zotër të këtyre tokave.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-9-2004 nė 06:50 Edit Post Reply With Quote
Nano: Të falsifikohen dokumentat e Kakomesë


Kryeministri Nano urdhëron ndërhyrjen e SHISH-it për të falsifikuar dokumentat e Gjirit të Kakomesë. Oficeri Bujar Peza, me gradën e kolonelit në SHISH, ka ushtruar presion të egër ndaj disa drejtorëve të drejtorive në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, që ata të falsifikojnë gjithë dokumentacionin e Gjirit të Kakomesë, i cili është bërë objekt i madh debati mes banorëve të zonës dhe interesave të qeverisë për të ndërtuar atje një fshat turistik.

Peza ka arritur deri aty, sa të kërcënojë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë me masa represive nëse ata nuk zbatojnë urdhërat për Kakomenë. Kolonel Peza mësohet t'iu ketë thënë atyre se përbën një rëndësi të veçantë për SHISH-in, por edhe për Sigurimin Kombëtar që Gjiri i Kakomesë t'iu jepet "Nano travell" dhe Arben Malajt.

Ky presion i kryeministrit Nano nëpërmjet kolonelit të SHISH-it, Bujar Peza, vjen pas urdhërit për bllokimin provizor të punës për ndërtimin e fshatit turistik nga klane të afërta me kryeministrin, që kërkojnë të zhvasin prona në Kakome.

Ndërhyrja e kolonelit të SHISH-it, Bujar Peza, synon falsifikimin e dokumentacionit të organeve të pushtetit lokal dhe institucioneve të tjera ligjore që merren me menaxhimin e trojeve dhe tokave bujqësore, për t'i hapur rrugë ndërtimit të objekteve.

Siç është bërë e ditur, në mbledhjen e dt. 23.06.2004, KRRTRSH miratoi lejen e ndërtimit të fshatit turistik në zonën e Gjirit të Kakomesë. Në këtë mbledhje iu la detyrë investitorëve të kontaktojnë me pronarët e tokës.

Por pas dështimit në përpjekjet për të zhvatur pronat e pronarëve të ligjshëm, Nano angazhoi më së fundi edhe struktura të Shërbimit Informativ për të legjitimuar vjedhjet.

Ndërhyrja e dhunshme e eksponentit të SHISH-it ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë ndodhi vetëm pak ditë para fillimit të sezonit të ri parlamentar, kur pritet ngritja e një komisioni hetimor për rishikimin e të gjitha dokumentave që ish-pronarët e Kakomëse disponojnë. Në mbyllje të sesionit të kaluar të Kuvendit, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin parlamentar të Industrisë dhe Transporteve, përfaqësuesit e ish-pronarëve të kësaj zone hodhën poshtë pretendimet e deritanishme, se zona ku është parashikuar të ndërtohet fshati turistik është pronë shtetërore, duke paraqitur para komisionerëve të gjitha dokumentacionet, të cilat vërtetonin se ata ishin pronarë. Kryetari i Komunës Nivicë ka konfirmuar listën e 129 ish-pronarëve, të cilët janë të regjistruar si të tillë që në vitin 1870. Përpara këtyre fakteve është e dështuar çdo përpjekje e Nanos për të falsifikuar dokumentat kadastralë të Kakomëse, qoftë edhe angazhimi i eksponentëve të SHISH-it.


rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Valter bejkova

Postuar mė 1-9-2004 nė 17:34 Edit Post Reply With Quote
Gjithe kjo katrahure me pronat eshte si pasoje e qeverisjes se PD-se ne vitet 1992-1997,nese kjo force politike do te ishte realisht e djathte duhej te zgjidhte perfundimisht kete krim qe vazhdon te hape plage sociale.PS-ja me trashigimnine qe ka,nuk do qe ky problem te zgjidhet.Nano ja ka borxh Berishes,perfitimet e tanishme.Mbase ja kthen duke i dhuruar pushtetin vitin tjeter.
View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-9-2004 nė 12:35 Edit Post Reply With Quote
Privatizimi i Fabrikës së Cigareve të Durrësit. Kërcënohet edhe pronari i truallit, Lorenc Gurashi


Kërcënohet me jetë pronari i truallit


Lorenc Gurashi: Erdha nga Kanadaja për pronën, më treguan plumbat


Thellohet skandali i privatizimit të Fabrikës së Cigareve të Durrësit. Pas biznesmenit Agron Shehu, i cili u kërcënua me jetë nga banda rrotull klanit të "Zemunit", është radha e pronarit të truallit, mbi të cilën është ndërtuar objekti, që është bërë objekt i shantazheve të ngjashme.

Njëri nga pronarët e truallit të Fabrikës së Cigareve në Durrësit, zoti Lorenc Gurashi, tha për "RD" se ai ka qenë viktimë e kërcënimeve me jetë nga persona të panjohur, të cilët i kanë kërkuar atij që të mos marrë pjesë në ankandin e Fabrikës së Cigareve. Zoti Gurashi, që thotë se ka në pronësi afro gjysmën e truallit të kësaj fabrike, sapo ka marrë vesh se do të privatizohet objekti në fjalë, është kthyer nga Kanadaja ku jeton provizorisht dhe është paraqitur në Agjensinë Kombëtare të Privatizimit me dokumentet përkatëse, për të kërkuar pjesëmarrjen në ankand. Por aty, me sa duket, i kishin zënë pritë bandat e klanit të "Zemunit". Në vend që të regjistrohej për të konkuruar në blerjen e fabrikës, ai është terrorizuar kur një person e ka kërcënuar me jetë. "Personalisht kur shkova për të futur dokumentacionin përkatës për pjesëmarrje në ankand, më është thënë nga një person (që nuk mund ta identifikoj) se duhet të jetë një zgjidhje më e mirë sikur t'u largoheshe sa më parë në vendin nga ke ardhur, se sa të marrësh një plumb, duke mos e ditur se nga kush të vjen".

Kështu shkruan qytetari Lorenc Gurashi në letrën drejtuar redaksisë së "RD". Ai shpjegon se në bazë të vërtetimit të lëshuar nga zyra e Hipotekës së qytetit të Durrësit, datë 20.05.1993, familjes Gurashi i është kthyer prona truall me sipërfaqe 1276,14 metra katrore mbi të cilën është e ndërtuar gjysma e objektit të Fabrikës së Cigareve në Durrës.

Duke cituar aktet ligjore që rregullojnë çështjet e pronësisë mbi trojet, Gurashi thotë se sipas udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.13, datë 18.10.1993, në rast se objekti del në ankand, pronarit i lind e drejta e parablerjes. Me këtë të drejtë ligjore, qytetari Lorenc Gurashi është paraqitur bashkë me dokumentet për të marrë pjesë në ankand, por bandat e aktivizuara nga klani i "Zemunit" si gjithnjë kanë qenë në "krye të detyrës" për të kërcënuar cilindo që do të guxonte të kërkonte pjesë mbi këtë objekt tepër fitimprurës.

Zoti Gurashi thotë se i përket një familjeje të persekutuar në kohën e regjimit të Enver Hoxhës, së cilës mes të tjerash diktatura i mori shumë nga pasurtitë e saj. Njëra prej tyre ishte edhe trualli mbi të cilën është ndërtuar Fabrika e Cigareve në Durrës. Ai thotë se është shumë i zhgënjyer nga sa i ka ndodhur dhe se mendon që këtu nuk ka ndryshuar asgjë nga koha e diktaturës, kur ai dhe njerëzit e vet trajtoheshin si armiq.

Lorenc Gurashi është vetëm njëri nga të kërcënuarit, pretendentë për privatizimin e Fabrikës së Cigareve. Banda të njohura të klanit të "Zemunit" në Durrës janë angazhuar këto ditë në shantazhe dhe kërcënime të biznesmenëve të tjerë, që kanë shfaqur interes në procesin e privatizimit të kësaj ndërmarrje. Disa prej tyre i kanë deklaruar gazetës "RD" se kanë marrë telefonata kërcënuese dhe se janë ndeshur me persona të rrezikshëm të botës së krimit, të cilët i kanë kërcënuar me jetë, që të mos guxojnë të marrin pjesë në ankandin e Fabrikës së Cigareve.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-9-2004 nė 09:36 Edit Post Reply With Quote
E Enjte, 09 Shtator 2004


BERISHA: FATOS NANO FALSIFIKON HIPOTEKEN

"Nano dhe keshilltaret e tij te sigurimit dhe te medias kane falsifikuar dokumentet ne hipoteke", tha dje ne nje konference per shtyp kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha. Duke dale para mediave ai u shpreh se ne menyre te perseritur ka denoncuar falsifikimin e dokumenteve te hipotekes, te zyres se regjistrimit te pasurive direkt nga kryeministri Fatos Nano. Ai u paraqiti gazetareve dokumente qe faktojne kete veprimtari, qe sipas tij inicion me shkarkimin e ish-drejtorit te hipotekes, Pogace, per

shkakun e vetem se nuk pranoi te falsifikoje dokumentet. "Pas kesaj kryeministri Fatos Nano emeroi ne krye te hipotekes keshilltarin e tij juridik, Artan Gjylbegu. Me emerimin e Gjylbegut ne krye te hipotekes u hap rruga e nje falsifikimi masiv te dokumenteve mbi

pronesine ne qytetin e Tiranes, pronesine ne brigjet turistike dhe ne zonat turistike, pronesine ne te gjitha zonat ku Nano dhe klani i tij ka interesa direkte", tha Berisha duke paraqitur para medias flete nga regjistri i fotokopjuar i hipotekes. "Ketu ju shihni zona kadastrale 108, faqja 1. vazhdon pa ndonje gje te vecante cdo faqe dhe mbushet me te dhenat e prones se regjistruar. Nga faqa 1 deri ne faqen 10 nuk ka asnje mangesi. Ne regjister faqet e numeruara bosh nuk mund te ngjiten, vecse ne regjistrat e Fatos Nanos pasi emeroi Gjylbegun, angazhoi dy keshilltaret kryesore te tij, njerin te shtypit dhe tjetrin te sigurise kombetare ne nje falsifikim disa mujor te ketyre regjistrave", u shpreh kryetari demokrat. Sipas tij nga faqja 1 deri ne faqen 10 te zones kadastrale 2105, ne

te cilen nuk ekziston asnje faqe bosh dhe nuk mund te

ekzistoje midis dy faqeve te mbushura nje bosh. Berisha vazhdoi duke sqaruar se ky falsifikim vazhon. "Faqja 86, e grisur ne regjister dhe e vendosur faqe bosh, faqa 87 e mbushur. Faqja 88 e grisur ne regjister, e lene bosh dhe e vendosur ne faqe bosh.

Faqja 89 e grisur ne regjister dhe e lene bosh", tregoi Berisha para gazetareve. Gjithashtu ai theksoi se kjo eshte nje veprimtari direkte e kryeministrit shqiptr. Kjo eshte vetem nje zone kadastrale dhe i perket Kasharit por kjo veprimtari eshte zhvilluar dhe ne nje sere zonash te tjera. "Une denoncoj kete krim te shemtuar te tij indirekt. Disponoj cdo lloj dokumenti tjeter per te

faktuar kete qe ju paraqita para jush. Eshte dicka e

dokumentuar ne menyre absolute", tha Berisha. Ai ftoi prokurorin te mos fleje mbi dosje krimi, por te shkoje te kontrolloje regjistrin e zones kadastrale 2105 dhe do te gjeje ne regjister faqet bosh me nje dallim te madh nga faqet e meparshme, sic ka vera me vjeshten. "Kjo zona kadastrale i pergjigjet fiks Kasharit. Une preferova

ta filloj me Kasharin. Kam dhe dokumente te tjera te

plota", u shpreh Berisha.

Markel Bejdo

kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-4-2005 nė 09:17 Edit Post Reply With Quote
Tokat turistike, kompensohet vetëm mbi 500 m2


D. Tanushi

TIRANË -Sipërfaqja e pronave në bregdet do të luajë një rol të dorës së parë në procesin e kompensimit fizik, që pritet të nisë pas miratimit të metodikës nga Kuvendi dhe studimit të sipërfaqeve të lira. Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka vendosur në metodikën e tij, që pritet të marrë së shpejti miratimin e Kuvendit, se njësia minimale e kompensimit në tokat turistike do të jetë 500 m2. Me fjalë të tjera, me tokën turistike do të kompensohen vetëm ata ish-pronarë, që vlera e pronës së tyrë tashmë e zënë, llogaritet e barabartë me çmimin e 500 m2 tokë turistike. Kthimi dhe kompensimi fizik i pronave brenda zonave turistike kryhet vetëm në përputhje me studimet urbanistike të miratuara, thuhet në metodikë. Sipas specialistëve që janë marrë me hartimin e metodikës, një kufizim i tillë është vënë pikërisht për faktin se, nëse do të ktheheshin sipërfaqe më të vogla, do të krijohej një amulli që do të sillte edhe probleme jo vetëm urbanistike, por edhe sociale. Kjo do të thotë se kush ka një pronë të zënë në bregdet nën 500 m2, nuk mund të kompensohet sërish me tokë turistike. Për këtë kategori do të përdoren forma të tjera kompensimi, fjala vjen, në një vend tjetër brenda qarkut, kompensimin finaciar, aksione në shoqëri që provatizohen etj. Vënia e limiteve në kompensimin fizik në tokat turistike duket se do të lërë të pakënaqur shumë ish-pronarë. Përsa i përket zonave turistike, me vendim të Komitetit të Pronave, kompensimi fizik do të kryhet edhe në zonën turistike të ndodhur brenda së njëjtës njësi administrativo-territoriale. Përparësi në kompensimin fizik në zonat turistike kanë ato ish-prona, vendndodhja e të cilave ndodhet më afër zonës së caktuar për kompensim. Sipas burimeve nga grupi i hartuesve të metodikës, kompensimi fizik në zonat turistike është edhe më i vështirë, ndërkohë që është llogaritur që një pjesë e kompensimit fizik për ata ish-pronarë që nuk do të mund të rimarrin pronën e tyre aty ku e kanë patur, të bëhet me toka të tjera fillimisht brenda qarkut ku ndodhet toka e tyre dhe më pas, nëse nuk bëhet e mundur kjo, kompensimi fizik mund të bëhet edhe me tokë që kap të njëjtën vlerë në një qark tjetër.
Trojet
Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka përcaktuar gjithashtu në metodikën që po debatohet në Parlament, që për trojet e ndodhura brenda vijave të verdha të qyteteve, njësia minimale e kompensimit fizik është 1 000 m2, por kjo vlen vetëm për tokën shtetërore. Në pjesën e metodikës që merret me mënyrën e vlerësimit të trojeve për ndërtim, thuhet se trojet shtetërore nën sipërfaqen 1 000 m2, në të cilat, sipas studimeve të miratuara, janë parashikuar ndërtime me karakter jopublik, kalojnë në dispozicion të Komitetit të Kthimit të Pronave. Të ardhurat nga ndërtimi për këtë pjesë të truallit do të jenë pjesë e fondit të kompensimit, sipas përcaktimit që bën ligji. Në mungesë të planeve rregulluese dhe në mungesë të të dhënave të sakta të shit-blerjes së trojeve, ekspertët që u morën me hartimin e metodikës së vlerësimit të çmimeve të tokave e kanë të vështirë të flasin për një treg të njohur të trojeve të ndërtimit. Në shumicën e qyteteve tona janë në fuqi ende planet rregulluese të hartuara para viteve 1990.



15/04/2005

shek

Dihet qe ne tokat turistike psh ne Durres ne bregdet parcelat kane qene 400 m².

Mjeshtra jane keta specialistat e sigurimit, mjeshtra jane.

O te djathte o dru me pre bre!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2005 nė 11:04 Edit Post Reply With Quote
Denoncimi vjen nga ana e të shpronësuarve nga ndërtimi i segmentit rrugor Kashar-Rinas
Banorët: Shteti po na grabit tokën me çmim qesharak
Pronarët që preken nga shpronësimi për efekt të ndërtimit të segmentit rrugor Kashar-Rinas, kanë kërkuar shpërblimin sipas përcaktimeve kushtetuese për pronën e tyre që do të zihet nga ndërtimi i këtij segmenti. Gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit përfaqësuesit e pronarëve janë shprehur se do të përdorin të gjitha mjetet për të mos lejuar të kalojë traseja në pronën e tyre, pa u dëmshpërblyer sipas përcaktimeve ligjore nga ana e shtetit, ndërkohë që nuk kanë marrë përgjigje për këtë çështje. Pas publikimit të çmimit për metër katror nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, sipas të cilit çmimi për një metër katror është vlerësuar 929 lekë, pronarët janë shprehur kundër këtij çmimi. Ata kanë hedhur poshtë kategorikisht çmimin e vlerësuar nga komisioni për vlerësimin e çmimit, duke e cilësuar atë minimal. Ndërkohë që në bazë të legjislacionit përkatës mbi shpronësimet, toka mund të shpronësohet për interesa publike, por gjithmonë me çmimin e tregut në momentin kur bëhet shpronësimi i truallit. Pronarët të cilët preken nga ky shpronësim janë shprehur se do të përdorin të gjitha mjetet për të mos lejuar të kalojë traseja në tokën e tyre pa marrë një shpërblim real sipas kushtetutës nga ana e shtetit. Për këtë çështje ata janë shprehur se do t’u drejtohen edhe organizmave ndërkombëtare, Këshillit të Europës etj., për t’i vënë në dijeni, për atë që ata e quajnë grabitje të pronës së tyre duke imponuar çmime qesharake se si shteti shqiptar edhe sot e kësaj dite vazhdon të dhunojë e të grabisë pronën e tjetrit, duke imponuar çmime qesharake. Pronarët kanë kërkuar që shprponësimi i truallit të jetë konform kushtetutës dhe sipas tyre çmimi për një metër katror në këtë zonë vlerësohet me një çmim prej 30 deri në 40 dollarë për metër katror. Ndërkohë që komisioni i posaçëm e ka vlerësuar vetëm me 929 lekë të reja për metër katror.

temA





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
pacific

Postuar mė 15-5-2005 nė 17:38 Edit Post Reply With Quote
e di mire Antoni

Anton

Ti e di mire qe Berisha eshte 100% fajtor per problemin e pronave.Une tokat dhe konfiskimet nuk pres ti marr nga ish-komunistet.Prisja ti merrja nga te djathtet pra.

Po Berisha nuk e lidhi partine e vet me ish-persekutuarit dhe kulaket.Nuk e lidhi partine me ato qe hengren dru gjate rregjimit.U lidh me klasen e vet..me kioskaxhit dhe halabaket.

Me ne u tall...edhe tani do voten time....me mire mbreti se dy banditet

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-5-2005 nė 22:36 Edit Post Reply With Quote
PO e di.

Dhe sot e kesaj dite nuk e ka kuptuar, por kjo eshte teme tjeter.

Ama as vete pronaret shqipare nuk kane kuptuar shume dhe megjithese kane mundesi teorike te bejne me shume per veten e tyre, per mendimin tim bejne shume pak, por dhe kjo eshte teme tjeter.

Ketu eshte tema per vjedhjen qe po bejne komunistet prones dhe me 2005.

Ketu pronaret dhe PD jane te nje qendrimi:

komunistet nuk duhet te lejohen te vjedhin me !

(me cfaredo metode)

PS

une per vete nuk e pranoj krahasimin zotni Berisha dhe kurva nano

Jane te pakrahasueshem.
Me eshte dukur krejt e kote ta argumentoj nder te djathte shqiptare, por shof se shume nga ne e bejne kete gabim.

VEc mos harroni:

per kurven nano Ne jemi me pak se nje krimb

Zotni Berisha,

ben aq sa mund te beje.
E kemi ne ne dore qe te ndertojme alternativen (si asht fjala shqip?) tone.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-5-2005 nė 06:43 Edit Post Reply With Quote
Kakome, truall i sertë…


Josif Papagjoni

Në shpatin e malit nga perëndonte dielli, teksa qyteti i Sarandës (i vjetri) tashmë kish sosur, ca shtëpiza si kasolle me blloqe betoni, të mbuluara me llamarinë, shndërisnin nga prarimi i rrezeve të tij. Ishin të ardhurit, kryesisht nga fshatrat e Labërisë, por edhe gjetkë. Vështirë të jetoje aty, pasi mungonte tërësisht infrastruktura e domosdoshme. Mirëpo ata e kishin “ngulur” nga një gozhdë mbi atë shpat mali (si gozhda e Nastradinit), kishin lënë shenjën e tyre, diku edhe i kishin rrethuar me tela a gardhe të sajuara. Dhe unë e di, sikundër e dinë edhe ata ardhacakë, se cazë më vonë ajo gozhdë do të bëhet shtëpi njëkatëshe, pastaj dykatëshe, pastaj… E dinë këtë edhe të tjerë njerëz, që rëndom i quajnë “urithët e shtetit”, nëpër zyrat e MRTT-së apo KRTSH-së (Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Këshillit të Rregullimit të Territorit të Shqipërisë). Po e shtyj cazë më tej përfytyrimin tim. Hamendësoj madje se një dikush i fuqishëm, brenda Shqipërisë apo jashtë saj, ka për t’i blerë nesër jo vetëm ato “troje shkëmbore” e “kasolle me kashtë”, por të gjitha vendet e majme të bregut, “shpirtin” e tij, aty ku shndërisin plazhet e virgjëra. E pra, një nga rrugët më të lakmuara është dhënia e këtyre trojeve këtij “dikushi”, me një konto bankare që quhet “qyl”. Dhe kështu, manjatët e rinj që po e mjelin për bukuri lopën e shtetit (domethënë pushtetin), do të ndërtojnë aty komplekse hotelerie, fshatra turistikë etj. “Ej, fantazi, si shumë tutje po shkon!” - më tërheq veshin logjika e thatë e cinike, dhe një hop sikur tulatem. Mirëpo s’rreshtem në hamendësimin tim. Ja, them me vete, pikërisht kështu u “ngulën” gjithandej këto gozhdët e Nastradinit që quhen hipoteka të dubluara e të sakatuara. Dhe gozhda e parë mbi kryq po bie bash mbi Kakomenë. Eh, psherëtij, po t’i marrin krahët moj Kakomeja jonë!... Tokë e askujt, thuhet. Apo tokë e dikujt? Toka e fshatit, thonë nivicjotët. Toka ime, kërcëllon dhëmbët shteti. “Toka jonë”, do të shpotiste, ndoshta, Kolë Jakova për dramën e tij të mirënjohur. E kujt, pra, është Kakomeja?
Dhe sherri plas…
I kemi parë pamjet që janë dhënë nga mediat: banorë të fshatit Nivicë, gra e pleq, përballë policisë. Shteti është shtet, të nxjerr dhëmbët jashtë, fut përfaqësuesit e fshatit në qeli, të tjerët i shtyn, i zgërlaq dhe me kaq filmi mbaron. Po vallë, problemi a u zgjidh, a u mbyll? Po ku pyet kinse “prona” e shtetit (thënë troç: e “shtetarëve”)! Janë sinoret e mia, bërtet e kreshpërohet ai (domethënë “ata”). Prandaj dhe ndizen gjakrat, se shteti (për dreq!) nuk përfaqëson ende “arsyen absolute”, pra balancën sokratiane, të drejtën dhe të vërtetën. Shenjtëria dhe e drejta e trashëgueshme e pronës nëpërkëmbet. Shteti në vend që t’i ndihmojë, përkundrazi i lufton nënshtetasit e vet.
Dua të kujtoj se…
Tapitë e para të kullotave të fshatrave të bregdetit, pra edhe të Kakomesë, që figurojnë nëpër regjistrat turkë, janë qysh nga viti 1840. Është bërë një betejë e ashpër mes turqve dhe burrave të fshatrave tona për to. Bregasit ishin një entitet i fortë krahinor, i paasimilueshëm në fe, zakone e kombësi, të organizuar nëpër “kapetanata” e “çeta”. Në trojet e tyre nuk u fut kush, asnjë repart i huaj ushtarak. Balozët sprapseshin. Por sot është ndryshe. Balozët s’vijnë nga deti, por nga toka dhe pas shpine. Ai është shteti yt.
Për 50 vjet i ramë kokës me të dy grushtet, damb e dumb, sikundër paratha një oficer i lartë anglez, kur rojet partizane e nderuan me grusht, ndërsa flota e tyre po e braktiste Kakomenë më 1944. ǒfatalitet historik?! Por më duket sikur vazhdojmë t’i biem akoma kokës me simbolin nderues të grushtit. Nga aktet më rrënuese të komunizmit ishte pikërisht rrëmbimi i pronës, shtetëzimi i saj, si rrjedhojë varfërimi, bjerrja morale, tjetërsimi. Nga aktet rimëkëmbëse, përtëritëse të demokracisë duhej të ishte shenjtërimi i pronës, si rrjedhojë, rivendikimi i të drejtës së mohuar dhe të nëpërkëmbur, që sjell dinjitetin e vetë individit-pronar, zot të vetvetes. Kjo s’u bë siç duhej. U sajua një ligj gjysmak, si shembëllimet mitologjike të simbiozave përbindshore (as mish, as peshk, as komunist, as kapitalist, edhe kafshë edhe njeri – një Minotaur).
“Trojet e të parëve”!…
…Zbritëm nga motobarka në një zallishte të bardhë që krijonte plazhin e Kakomesë, fort i pëlqyer nga pushuesit e shumtë. Lart shquheshin disa skrepa që çelnin e zgjeronin rrugën. Përreth mbi relievin e pjerrët të zintë syri mjaft policë të armatosur. Shteti skërmitej. Sfidonte. Haptazi. Hazërxhevap. Nga Kakomeja për në plazhin e Krorëzës s’është veçse një këmbë mali që i ndan dysh, as një kilometër. Një plazh fort i bukur ky plazhi i Kakomesë, pastaj i Krorëzës. Rërë e shpëlarë, e pastër, qelibar. Uji ishte i tejdukshëm si qelq. Mali binte thikë, kurse shpatit të tij harlisej një gjelbërim tipik subtropikal. Më tej, brinjë më brinjë, ishin edhe dy plazhe të tjerë, Shpella dhe Plakotoi, mrekulli të vërteta, si joshjet e Circes që e mbajtën anijen e Odiseut të qëndronte aty, tutje Itakës (nesër do të qëndrojnë tragete me turistë, që me siguri do të dynden një ditë atyre brigjeve). Syri i bregasve gjithnjë e më shumë po drejtohet nga deti, kjo dhuratë natyrale, e virgjër, që ofron përfitime, investime. Shtëpi, hotele dhe lokale presin të ndërtohen. Këto plazhe kaq të bukura, një qetësi dhe paqe që të çlodh, kjo harmoni e natyrës që ripërtërin energjitë, pret gojëhapur punën e bregasve. Ata e dinë se çelësi që do të hapte portën e investimeve vendëse e të huaja ishte legjitimiteti i pronës. Mirëpo në Shqipëri ka rregulla të tjera, rregulli i më të fortit, i hajdutit, i rrumpallës. Dhe gjersa vazhdon ende kështu koha migron tej, rrëshqet si rëra nëpër gishta. Koha e humbur. Koha e marrëzisë. “Ligji i xhunglës”, thuhet rëndom. Por më e keqja është kur xhungla apo njeriu i xhunglës është vetë shteti yt, kur shumëçka bëhet pikërisht në emër të shtetit.
-ǒduan këta policë këtu, xhanëm? ǒdo shteti me ne? Kakomeja s’është e tij, por e jona, buka jonë. Pse na rreh? Pse na burgos? S’u ngopën vallë duke zhvatur? Shih si rrinë, si në luftë. Luftë duan, luftë do t’u japim. -Mos ekzagjero, ia preva unë thatë, këto gjëra s’bëhen me pushkë. Ka forma të tjera proteste.
-Aaaa, si kështu profesor, kur ata më ngordhin në dru nëpër qeli, kur shtyjnë e qëllojnë plaka e pleq, nënat dhe baballarët tanë, të rrimë e të bëjmë sehir thua ti? Pse s’u kujtuan më përpara për Kakomenë, por tani, ë? Sepse duan të ngrenë hotelet dhe lokalet e tyre, lere ç‘dërdëllitin: jo po francezë, jo po turizëm elitar e tërci-vërci. I doli leverdia Kakomesë dhe gjithë bregut profesor, andaj i janë turrur kështu, si ujqërit.
-Gjithsesi, shteti ofron një projekt joshës për Kakomenë. Më në fund, anarkia urbane duhet ndalur.
-Kush tha, jo. Duan francezët, bujrum byrazer, eja ta gjejmë llafin bashkë, ne të dy: unë tokën, ti hotelin, edhe ti të investosh, edhe unë të fitoj. Shteti të jetë mbikëqyrës, të miratojë projektin, kaq. Se ndryshe, kështu siç e kanë mendjen këta, edhe unë edhe ti, edhe fëmijët e nipërit tanë kanë për të mbetur me gisht në… Dhe kryeministri ynë e luan mirë atë punën e gishtit, e kemi parë në televizor…
M’u fanit ai imazhi tejet i komentuar i “gishtit” kryeministror dhe sikur ndjeva “lugatin”, me lukuninë e vet, që ish afruar tinëz e aq egërsisht brigjeve të bregdetit. Ky quhej ndryshe shitja e plazheve, e detit. Zemra që kish nisur të lodhej e të plakej, sikur po më rimbushej me gjak teksa shikoja vendosmërinë e disa të rinjve që s’ua bënte syri tërr dhe as e shkonin në mendje që ato brigje t’ia linin, ashtu xhaba e pa sherr, tjetërkujt, sidomos hajnave të antishtetit.
-I shikon këto duar?- më shtriu duart plot kallo një mesoburrë. Gishtërinjtë i kishte të shtrëmbëruar e plot gunga. - Pse të rri akoma në derë të botës unë, në Greqi, dhe mos të punoj ja, këtu, në dheun e të parëve të mi; të ndërtoj dhe të fitoj edhe unë diçka, për vete e për fëmijët e mi? Po të më dojë shteti, edhe unë e dua, po s’më do, as unë s’e dua. Në mendjen time lindi atë hop paradigma tronditëse: Shteti yt është pushtues apo mbrojtës? ǒfytyrë do të merrte Kakomeja: plazh për të fituar fshatarët dhe shqiptarët apo monopolistët e rinj fshehur pas hijes së shtetit? Osmanët dikur deshën ta merrnin Kakomenë. Mbreti Zog u qas në kufi të saj, por e la pronë të nivicjotëve, sepse ishte e ligjshme dhe ai qe ligjvënës. Shtetarët e sotëm s’i fshehin dot jargët që u varen teposhtë dhëmbëve. Diç kanë në dorë (veç sot ama), prandaj nxitojnë kaq shumë. Afër detit, afër mbretit, thuhet. Në fakt, ata e shqiptojnë ndryshe sentencën: afër shtetit, afër detit. Së paku, kështu po u ngjet nivicjotëve e pas tyre të gjithë bregdetarëve.
Duket si e koklavitur, por për Kakomenë dhe krahinën e bregdetit mbarë problemi s’është veçse një “nyje gordiane”, që kërkon një shpatë Aleksandri. “Nyja” është taksative, në nenet e Kushtetutës dhe kadastër, kurse shpata e Aleksandrit për ta prerë atë ende s’ka rënë. Por do të bjerë se s’bën. E nyja do të këputet. Se guri rrotullohet sa rrotullohet dhe shkon te qoshku i vet, në mos me këto zgjedhje, me të tjera sosh më pas. Themeli i shtrembër se mban shtëpinë. Ndaj e drejta jote s’ngrihet mbi të drejtën time, o shtetarë! Mos ua rrëmbeni copën e bukës atyre fshatarëve, o lakmiqarë?!




18/05/2005
´
shekulli





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
pacific

Postuar mė 19-5-2005 nė 17:01 Edit Post Reply With Quote
E mer Anton

Une jam durrsak pra edhe kur lexoj per ish-pronaret qe kane 70 vjet qe vuajn me dhemb zemra sepse keto jane prona te blera me napolona jo me kallashnikov.

Edhe une si Gurashi isha pronar i tokes se nje lokali.Ligji me jepte te drejten e parablerjes.Cfar ndodh thua ti? Agjensia e privatizimeve ja shet per pun ditesh punojesve qe kishin 1 vit qe punonin aty...token time.Te gjithe keto ishin anetare te PD...jo anetare...militante. E sa zgjaten gjyqet mer Anton.Per shantazhe nuk behej fjal se e kishim nda muhabetin qe une koken e lej po kjo eshte prona ime. Ne perfundim te kesaj aventure qe zgjati mbi 8 vjet u binda qe ne kemi sistemin juridik me te degjeneruar ne bote.U binda qe Berisha nuk donte me ja dit per ish pronaret. Pronen e fitova...po humba besimin ne vendin tim e sot me ke emigrant.

Une e di mire kush i organizon keto shantazhet me ish pronaret. E kush jan keto bandat qe permenenden ketu. Po di edhe nje tjeter...qe ne 92-97 keto njerez e kontrollonin NISH-cigaren e Durresit ashtu si sot.

Hap syte Anton...nuk ka asnje ndryshim.PS-PD kane arrit ne nje pik bashkepunimi qe ulen neper tavolina me te njejten kriminele e kusar.

I dham Berishes ne 92 me shume se voten..i dham jeten tone.I tham...na co ne Europ. Cdo shtet i lindjes ka pas probleme me tranzicionin...po shteti Berishes u rrezu per 24 ore. Edhe sot do voten time ai? Te dali dhe te thote hapur...ME FALNI per cfare ka ndodhur. Do ishte me i nderuar se kurre. Do tregonte burreri. Po ai vazhdon me historite e kokes se vet.Noihere nuk i vej dhe faj..se ai kardiollog ishte...nuk ishte dhelper e ministrive si Skender Gjinushi etj...megjithate ka shume faje.

Per Nanon nuk kam cte them...ti i di vet te gjitha...jane te dokumentuara ca ka bo dhe me ate do merret Haga nji dit.

se e zgjata shume...

dalim te pika e zakonte...fatkeqesia jone eshte qe nuk kemi nje Ahment Zog te Ri...ai cuni vet eshte fyell me duket mu po i ndershem e trim...pranaj me mire voten Lekes sesa halabakve

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-7-2005 nė 16:31 Edit Post Reply With Quote
BERISHA: NDERHYRJE TE PALIGJSHME NE HIPOTEKE E DOGANA
Kryetari demokrat Sali Berisha ka deklaruar sot se ne hipoteke dhe ne dogana ditet e fundit po kryhen nderhyrje te paligjshme. "Ka tre dite qe ne hipoteke njerez te caktuar i jane sulur titujve te pronesive dhe po bejne nje baterdi", u shpreh Berisha. Lideri demokrat u shpreh se zoteron informacione te sigurta se klane kontrabande po bejne perpjekje per eleminimin e dokumentave brenda insitucionit ne menyre te paligjshme. Berisha i ka kerkuar presidentit te vendit Alfred Moisiu qe te ndihmoje punonjesit e administrates per te vendosur forcen e ligjit.

top





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-9-2005 nė 07:56 Edit Post Reply With Quote
Një familje nga Tirana i drejtohet Presidentit Moisiu dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë


Qeveria socialiste na "sekuestroi" shtëpinë për së dyti


Familja Gurashi me origjinë nga Shkodra i është drejtuar Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, për zgjidhjen e një problemi që është zvarritur pambarimisht nëpër dyert e gjykatave. Familja Gurashi ka jetuar në Tiranë deri në viti 1946, por mbasi iu sekuestrohet e gjitha pasuria padrejtësisht, të gjithë familjarët u dëbuan, internuan dhe burgosën. Pas ardhjes së demokracisë në vitin 1991 kjo familje u rikthye në Tiranë dhe në vitin 1994 u kthehen pronat e tyre të ligjshme nga Komisioni i Kthimit të Pronave. Një ndër këto edhe shtëpia dykatëshe në rrugën "Themistokli Gërmenji" në Tiranë. Por në vitin 2001 del në skenë familja Xhuvani, e cila pretendon se kjo shtëpi është e këmbyer me shtëpinë që ata kishin në Elbasan, falë krushqisë që kjo familje ka me Ramiz Alinë. Në vitin 1958 diktatori Ramiz Alia i dhuron kësaj familje shtëpinë e familjes Gurashi në Tiranë, ndërsa shtëpinë që kishin në Elbasan e kalon në pronë shtetërore. Në Elbasan është një shtëpi përdhese me pak oborr, ndërsa Ramizi i dhuron një vilë në mes të Tiranës vetëm pse ai ishte dhëndërr i familjes Xhuvani.

Duke parë se shtëpia ishte sekuestruar nga komunistët padrejtësisht, ashtu si shumë të tjerëve, në vitin '94 shtëpia na u kthye ne sipas ligjit. Në vitin 2000 Gjykata Kushtetuese harton ligjin famëkeq për tatimin e luftës. Duke marrë shkas nga ky ligj komunist, familja Xhuvani e mbështetur edhe pushtetarët socialistë hedhin në gjyq familjen Gurashi. Dhe kështu nisin seancat gjyqësore pa mbarim. Që në seancën e parë gjyqtari Agim Bendo, e pushon çështjen për mosparaqitjen e palës paditëse. Ata nuk u paraqitën në seancën gjyqësore, sepse nga ana juridike nuk e fitonte gjyqin. Kështu me të drejtë çështja u pushua.

Pasi u pushua çështja gjyqësore familja Gurashi mëson se familja Xhuvani kishte bërë një rregjistrim të ri në Hipotekë, duke falsfikuar dokumentat e rregjistrimit themeltar të Hipotekës. Për këtyë shkak familja Gurashi u detyrua të hedhë në gjyq familjen Xhuvani dhe e fitojnë gjyqin në të tre shkallët. Dhe me vendim gjykate u fshi rregjistrimi në Hipotekë që ishte bërë në emrër të tyre në vitin 1958 me falsifikim. Gjatë kësaj kohe familja Xhuvani me mbështetjen e pushtetarëve socialistë hap përsëri gjyq dhe çështja i jepet një gjyqtari të preferuar prej kësaj familje. Por edhe këtë seancë gjyqësore e fiton familja Gurashi. Atëherë ata e çojnë çështjen në Gjykatën e Apelit dhe kjo çështje i jepet gjyqtarit Edmond Gogo dhe me ndërhyrje nga lart ai përmbys të gjitha seancat gjyqësore dhe në kundërshtim me ligjin ia jep shtëpinë familjes Xhuvani. Gjyqtari e bazoi dhënien e vendinimit tek ligji komunist i tatimit të luftës, ligj që ishte miratuar në vitin 2000 në një kohë që ky ligj nuk ka fuqi prapaveprues dhe këtë e di shumë mirë edhe studenti i vitit të parë të Juridikut. Megjithatë familja Gurashi i kishte paguar të gjitha tatimet e luftës, duke paguar edhe një mijë franga më tepër. Ky fakt vërtetohet në bazë të dokumentave në Arkivin e Shtetit me nr. Prot 3445/56 datë 15/5/1948, ku shkruhet tekstualisht: "Po ju dërgojmë një kopje të proces-verbalit të datës 6 të k.m. të mbajtur në Durrës nga komisioni për ekspertimin e pasurisë së patundshme të firmës "Të bijtë e Pashko Gurashit" ka paguar 125.213.11 franga ari më tepër se sa tatimi i vendosur". Mirëpo edhe pse kjo familje i kishte paguar tatimet e luftës, si shpërblim morën burgosjen dhe internimet.

Familja Gurashi i drejtohet Gjykatës së Lartë dhe kërkon që çështja të kthehet për rishqyrtim, por fatkeqësisht kjo Gjykatë nuk e merr parasysh duke lënë në fuqi vendimin e Apelit. Gjatë periudhës 30 ditore sipas afatit të vendosur nga Gjykata e Lartë familja Gurashi ka grumbulluar një sasi të madhe dokumentash në Arkivën e Shtetit dhe i ka praqitur në këtë Gjykatë. "Duke mos patur besim tek gjykata e korruptuar, pasi korrupsioni në drejtësinë shqiptare është kritikuar ashpër edhe nga organizmat ndërkombëtare, jo vetëm kaq, por avokatit tonë mbrojtës iu dha e drejta e fjalës nga kryetari i trupit gjykues, ne po i drejtohemi publikisht Presidentit të Republikës dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë për drejtësi", thonë pjesëtarët e familjes Gurashi. Duhet theksuar se në të gjashtë seancat gjyqësore që janë zhvilluar për këtë çështje, familja Xhuvani nuk është paraqitur në gjyq asnjë herë. Kjo tregon se ata nuk kanë të drejtë morale dhe ligjore për të marrë pronën e tjetrit.

rd





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.0879529 sekonda, 49 pyetje