Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Gage
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2002 nė 08:18 Edit Post Reply With Quote
Diguardi: Eseja antishqiptare e Geixhit

“Berisha, Rugova janë duke punuar paqësisht për të parandaluar përshkallëzimin e luftës në Ballkan”


Në mbrojtje të presidentit të atëhershëm, Sali Berisha, pas sulmeve të Nikolas Geixh doli Xhozef DiGuardi, president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i cili i hodhi poshtë këto akuza, duke theksuar se Berisha dhe Rugova po punonin për të siguruar një paqe pa dhunë në Ballkan. Gazeta “Shekulli”, në vazhdimësi të debateve që kanë lindur pas vizitës së Nikolas Geixh në Shqipëri, boton me shkurtime artikullin e shkruar nga Geixh, më 6 tetor 1994, në “New York Times” dhe përgjigjen e DiGuardit . Kjo përgjigje është përgatitur nga DiGuardi dhe i është drejtuar redaktorit të faqes së editorialeve në këtë gazetë, Mitçell Levitas, ku i tregon faktet reale të historisë së Shqipërisë lidhur me pozicionin që ajo ka mbajtur me minoritetin grek dhe qëllimet e vërteta të “doktorit-president”.
I dashur Zoti Levitas:
Nikolas Geixh (më 6 tetor) ka shkruar një ese antishqiptare, në të cilën ai, në mënyrën më vulgare, e paraqet ndryshe statusin e minoritetit grek në Jug të Shqipërisë. Në bazë të regjistrimit të përgjithshëm zyrtar, zhvilluar në Shqipëri më 2 prill 1989, atje ka 58.758 grek në Jug të Shqipërisë (jo 400 mijë që deklaron Athina), dhe ata tani gëzojnë të gjitha të drejtat fetare, kombëtare dhe njerëzorë në Shqipërinë demokratike. Këto fakte janë konfirmuar nga Maks van der Stoel, komisionieri i lartë i minoriteteve kombëtare në OSBE. Duhet theksuar se edhe nën regjimin komunist, grekët shpesh gëzonin më shumë të drejta se shqiptarët. Ajo çfarë thekson zoti Geixh në artikullin e tij është një histori lidhur me persekutimin, jo të minoritetit grek në Shqipëri, por të shqiptarëve etnikë në Veri të Greqisë. Pjesa jugore e Shqipërisë, e quajtur Çamëria, me popullsi më të madhe shqiptare, ishte aneksuar nga Greqia më 1913-n. Që atëherë, atyre u është mohuar çdo e drejtë njerëzore, madje u është mohuar plotësisht ekzistenca si një minoritet etnik në Veri të Greqisë. Një gjenocid fizik dhe kulturor kundër shqiptarëve të Çamërisë ishte përkrahur nga autoritetet greke, veçanërisht pas Luftës së Dytë Botërore. Në shkrimet e mëparshme për konfliktin në Ballkan, zoti Geixh ka krahasuar kërkesën e grekëve për autonomi në Jug të Shqipërisë me kërkesën e vetëvendosjes dhe çlirimit nga pushtimi serb nga më shumë se sa dy milionë shqiptarë në Kosovë. Kjo dukshëm është e pakuptimtë. Ideja e autonomisë politike për minoritetin grek në Shqipëri fillimisht u hodh për t’i dhënë shtysë makthit për një “spastrim etnik” nga ana e Serbisë së madhe dhe më tej të destabilizonin rajonin rreth Maqedonisë. Kosova, në anën tjetër, me më shumë se 90 për qind popullsi shqiptare, gjithnjë ka gëzuar një lloj autonomie. Dhe, përpara pushtimit serb më 1989-n, Kosova ishte një nga bashkësitë e pavarura në Federatën Jugosllave. Në artikullin e tij, më 6 tetor, zoti Geixh padrejtësisht deklaron se presidenti i shqiptarëve, Sali Berisha, ka bërë thirrje për vetëvendosje të Kosovës, që i ka mbijetuar shkatërrimit të autonomisë së saj historike dhe pushtimit të ashpër serb në pesë vitet e shkuara dhe që është vetëm një pretekst për ekspansionizmin shqiptar. Ai pohon që zoti Berisha është duke nxitur shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe të Malit të Zi për “të kërkuar bashkim me Shqipërinë” dhe, si pasojë, Berisha dëshiron që “grekët etnikë të braktisin atdheun e tyre (si) hapi i pari në planin e tij për të zgjeruar në mënyrë dramatike Shqipërinë”. Shqipëria, në mënyrë tragjike, u nda nga fuqitë e botës gjatë gjithë historisë së saj. Më 1913-n ajo humbi gjysmën e territoreve dhe të popullsisë së saj. Tani, më 1990-n, ajo nuk është duke kërkuar korrigjim të historisë përmes dhunës, sipas mënyrës së qeverisë serbe. Shqipëria nuk po kërkon të ndryshojë kufijtë e saj; ajo po kërkon më mirë një zgjidhje për krizën ballkanike brenda strukturës së Helsinkit. Zoti Geixh beson që dënimi i pesë udhëheqësve shqiptarë të komunitetit etnik grek të paditur për spiunazh dhe për armëmbajtje pa leje – dukshëm fokusohet në shënimet e tija – është një skemë diversive për ta hequr vëmendjen nga “ambiciet e zotit Berisha”. Kjo, përsëri është dukshëm e pakuptimtë. Historia e vërtetë është që Greqia është e sikletosur nga veprimet e grupit armiqësor, të përbërë nga etnikë grekë që hartuan një plan për destabilizimin e rajonit. Qëkurse Shqipëria, në mënyrë të drejtë, vendosi t’i dënojë ata, ka çuar ndërmend të përballojë çdo agresion të imagjinueshëm nga Greqia, përveçse atij ushtarak. Greqia, megjithatë, bëri një llogaritje tmerrësisht të gabuar në opinionin publik, më i pakëti është se të pandehurit ishin qytetarë shqiptarë dhe duhet t’i pajtoheshin ligjeve të atij vendi.
Në të kundërt të opinionit të zotit Geixh, momenti tjetër i krizës në Ballkan nuk është Jugu i Shqipërisë, por Kosova, objektivi aktual i fushatës së presidentit serb Millosheviç për “spastrimin etnik”. Në mes të masakrës më të paprecedentë në zemër të Evropës, që nga holokausti, dr.Sali Berisha, doktori-president i Shqipërisë demokratike, dhe dr.Ibrahim Rugova, poeti pacifist dhe president i Kosovës, janë duke punuar paqësisht për të parandaluar përshkallëzimin e luftës në Ballkan dhe të përkrahin demokracinë në Shqipëri, Kosovë dhe Mal i Zi, ku shqiptarët kanë jetuar me mijëra vite. Presidenti grek Papandreu dhe presidenti serb Milosheviç duhet të bëjnë kështu. Dhe zoti Geixh duhet të ndërpresë të qenit pipëza e tyre në Amerikë, veçanërisht në Uashington, D.C, ku ai dhe lobi grek, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të zotit Spefanopolous në Shtëpinë e Bardhë, po përpiqen të mbështjellin shovinizmin grek dhe serb në Ballkan.

Sinqerisht
Xhozef Xh. DiGuardi dhe Shirli A.Cloies
12 tetor 1994

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 6-12-2002 nė 08:34 Edit Post Reply With Quote
Sa me shume po lexoj aq me shume po bindem se Berisha kurre nuk duhet te kishte pranuar te takohej me Gage.

Dhe sikur kete tia kishte kerkuar Bush me dore ne zemer.

I vetmja arsye gjysem racionale qe me duket e shpjegon sjelljen e Berishes eshte qe:

Berisha e ka kuptu se cfare gabimesh trashanike pati bere kundrejt amerikaneve dhe aq i ka hy friga ne palce sa nuk guxon ti kundershtoje per asgje.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Eni_P

Postuar mė 6-12-2002 nė 08:43 Edit Post Reply With Quote
Cfare nuk i tha z. Gage Nanoberisha.

Genc Pollo*

Te kujdesesh qe pakicat etnike ne vendin tend te kene standartet me te perparuara europiane eshte dicka e lavderueshme. Te degjosh kedo qe vjen nga afer e larg per kete ceshtje, qofte ky finlandez, grek apo kanadez eshte normale Edhe kur ky person quhet Nicolas Gage dhe ka nje te kaluar problematike me Shqiperine mendoj se eshte dinjitoze qe ofiqare, politikane, aktiviste te te drejtave te njeriut e personalitete te tjera te flasin per kete ceshtje me po ate seriozitet e angazhim sic e trajtojne edhe me kedo tjeter. Por mendoj se historia nuk mbaron e nuk duhet te mbaroje ketu. Zoti Gage eshte babai i tezes se nqs Tirana kerkon nje status per Kosoven, te njejtin status duhet ta adoptoje per „Epirin e Veriut“ alias Shqiperine e Jugut. Gjate viteve 90 kjo teze u adoptua edhe nga politikane ekstreme te te dy kraheve. Deshiroj te mendoj se i ballafaquar me realitete te reja ne Ballkan autori i njohur i romanit Eleni do ta kishte harruar kete ide te tij si nje mendim kalimtar. Nje inteviste ekskluzive e tij ne TV Vizion+ me qartesoi se nuk eshte dhe aq keshtu. Z. Gage, kesaj radhe disi vagullt tha se nuk mund te pretendoni „te drejta per pakicen shqiptare ne Jugosllavi dhe te mohoni te drejta per pakicen greke ( apo tjeter pakice) ne Shqiperi“. Sidoqofte z. Gage, me te cilin autori i ketyre radheve plot 8 vjet me pare ka patur rastin te debatoje kete ceshtje, duket se nuk ka ndryshuar mendje dhe kjo eshte 100% e drejta e tij. Ajo qe mua me shqeteson si qytetar i kesaj Republike dhe si kryetar I nje partie parlamentare eshte heshtja per kete ceshtje e kryeminstrit dhe e ish-presidentit, qe te dy mikprites te z. Gage keto dite. Nuk dua te them se ata ndajne te njejten pikepamje, ruajna Zot. Por do te kishte qene ne dinjitetin e tyre qe te kishin kundershtuar kete simetrizem absurd si dhe ne dinjitetin e qeverise dhe politikes qe perfaqesojne qe kete kundershtim eventual t’a kishin bere publik. Meqe po flas per dinjitet te shtetit me duhet te them edhe dicka tjeter. Ne vitin 1994 terroriste te infiltruar nga Greqia vrane disa ushtare e nje oficer gjate nje sulmi te befasishem ne nje repart ne rrethin e Gjirokastres. Nje vit me vone nga nivelet me te larta te shtetit Nicolas Gage u akuzua si financues i ketij rrjeti terrorist. Harresa e shtirur e kesaj ngjarje nga dy bashkebiseduesit shqiptare eshte e dhimbshme. Nese duan te kene te bejne me fjalen dinjitet keta zoterinj kishin dy rruge: Ose te rishikonin akuzat dhe provat e tyre dhe ne vijim te nxirrnin greko-amerikanin te paperzier. Atehere takimi normal me te do te ishte dhe nje lloj ndjese diplomatike. Ose te bindur per lidhjen e mbrapshte duhej te gjenin nje sjellje pak me te ndryshme me te. Por ne te dy rastet qendrimet e tyre duhen te ishin publike. Ndoshta po gaboj duke kerkuar dicka diku si personazhi qe kerkon celesin e humbur poshte fenerit te rruges. Por i jap vetes te drejte te them se ndonjehere nje akt dinjitoz i shlyen borxhin dhe i kthen krenarine atyre qe vertet e meritojne emrin „te rene per Atdhe“ me shume se sa nje grandparade si kjo e sotmja.

*Autori eshte kryetar i Partise Demokrate
botuar ne gazeten ALBANIA





“non solum sibi vivere, sed et aliis proficire”

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 8-12-2002 nė 13:45 Edit Post Reply With Quote
Analisti i Harvardit A. Alibali: Idetë e greko - amerikanit Nikolas Gejxh në SHBA nuk i merr njeri në konsideratë
Analisti shqiptar nga Universiteti i Harvardit, Agron Alibali mendon se Gejxhin duhet ta kish pritur Lidhja e Shkrimtarëve, jo kryeministri

Intervistoi: Auron Dodi


A.Dodi: Vizita e publicistit dhe shkrimtarit greko-amerikan, Nikolas Gejxh vazhdon të preokupojë opinionin dhe mediat në Shqipëri. Ç'përfaqëson sot Nikolas Gejxh në SHBA dhe sa i madh është ndikimi i tij në politikën amerikane?

A. Alibali: Nikolas Gejxh është një shkrimtar mjaft i njohur në Amerikë. Si njeri i letrave ai është mjaft i respektuar në Amerikë dhe jo vetëm atje. Kurse përsa i takon programit të tij politik, mund të them se ai ka qenë për shumë vjet president i Federatës së ashtuquajtur Panepirotike në Amerikë, programi i së cilës kundërshton integritetin territorial dhe madje ekzistencën e Shqipërisë. Tani zoti Gejxh është kryetar i komisionit politik të kësaj organizate dhe nën petkun e mbrojtjes së të drejtave të pakicës greke në Shqipëri ai përpiqet të ndikojë në administratën dhe kongresin amerikan mbështetur në një platformë të tij ultranacionaliste dhe fanatike. Kuptohet që pesha dhe ndikimi i tij në këto organizma është thuajse i papërfillshëm. Ai megjithatë arrin të ketë kontakt me disa politikanë dhe kongresmenë që i njeh personalisht. Këta janë nga ata ose që nuk kanë kohë ta dëgjojnë deri në fund, ose nga ata që nuk kanë informacion të plotë për Evropën Juglindore. Si shkrimtar ai respektohet dhe nderohet, si aktivist politik ai mund të dëgjohet, por idetë e tij nuk merren në konsideratë.

A.Dodi: Vizitën e tij të parë pas ndalimit për të hyrë në Shqipëri, zoti Gejxh e shfrytëzoi për kërkesa konkrete: u kritikua gjendja e minoritetit grek në Shqipëri, u kërkua ribërja e regjistrimit të tij, u fol për çështjen çame etj. Kërkesa të tilla nuk thuhen për herë të parë. Fakti që zoti Gejxh i tha ato në forumet më të larta të shtetit shqiptar, a sjell gjë të re?

A. Alibali: Mua më duket se e reja e vetme është ajo se zoti Gejxh nuk ka ndryshuar fare në pikëpamjet e tij personale politike që kanë sikurse e theksova një përmbajtje të lartë nacionaliste. Madje për ta korrigjuar pak veten duhet thënë se ai tashmë nuk pretendon më se në Shqipëri ka 400 mijë apo 600 mijë grekë, por numri i tyre sot sipas tij arrin deri në 30 % të popullsisë. Çdo koment këtu do të ishte i tepërt. Përsa i takon takimit të tij me personalitete të larta të shtetit shqiptar, mua më duhet të them se këtu nuk ka funksionuar si duhet protokolli i shtetit. Zoti Gejxh duhej të qe pritur normalisht nga ana e kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, apo nga kryetari i Bashkimit të Gazetarëve. Shumë shumë atë mund ta kishte pritur një drejtor drejtorie në Ministrinë e Kulturës. Qeveritarët shqiptarë dhe kryetari i opozitës janë votuar nga zgjedhësit shqiptar dhe paguhen nga tatimpaguesit shqiptarë për të zgjidhur problemet dhe hallet e shumta të vendit. Koha e tyre në këtë funksion nuk mendoj se duhej harxhuar për të dëgjuar teoritë nacionaliste të Gejxhit, ora e të cilit është kthyer prapa në shekullin e 19-të, kur u propozua për herë të parë doktrina nacionaliste e Megalidhesë. Zoti Gejxh bëri edhe një gabim të rëndë duke e identifikuar popullsinë e shumëvuajtur çame me nazizmin. Ndoshta vetë individë çamë apo shoqata “Çamëria” që mbron të drejtat e tyre duhet të shohin mundësinë e paditjes së tij në gjykatat shqiptare, çka parashikon edhe sanksione në Kodin Penal shqiptar.

A.Dodi: Po ç’përfitime mund të ketë atëherë një shtet si Shqipëria nga pritja dhe dhënia e publicitetit figurave të tilla si Nikolas Gejxh ?

A.Alibali: Unë mendoj se nuk kanë asnjë përfitim. Gejxhi nuk duhej pritur fare nga autoritetet shqiptare, por nga ana tjetër u veprua shumë mirë që vizitës së tij iu dha publicitet, sepse kjo dhe transparenca e duhur përbëjnë një detyrim për demokracinë shqiptare. Dhe nga ana tjetër, si rezultat i këtij publiciteti, tash kemi një reagim të tillë të opinionit publik në Shqipëri dhe në diasporë.

A.Dodi: Njëri nga njerëzit që e kanë kritikuar më fort Nikolas Gejxhin, derisa e shpalli persona non grata është ish-presidenti i Shqipërisë dhe sot lideri i PD, Sali Berisha. Por zoti Berisha e priti zotin Gejxh dhe zhvilloi me të një bisedë që u quajt private. Ka ndryshuar diçka te zoti Gejxh apo te zoti Berisha?

A.Alibali: Mua më duket se zoti Gejxh ka ndryshuar, por në kuptimin negativ të fjalës. Ndërsa përsa i takon zotit Berisha ndoshta duhet pranuar se siç i takon traditës së lashtë dhe të pashkruar shqiptare, edhe kur ai që nuk e ke mik të troket te porta, duhet t’i hapësh derën. Zoti Berisha e ka treguar shumë herë veten se është një prej mbrojtësve më konsekuentë të të të drejtave të pakicave shqiptare në Greqi dhe të të drejtave të popullsisë së shumëvuajtur çame dhe nuk pranohet që ai të ketë ngritur me Gejxhin në prani të ambasadorit amerikan edhe këto probleme.

A.Dodi: A i ka dëmtuar vërtet vizita e Nikolas Gejxhit në Tiranë përpjekjet e diasporës shqiptare në Amerikë për çështjen shqiptare ?

A.Alibali: Sipas informatave që kam, të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane kanë reaguar dhe do të vazhdojnë të reagojnë në bazë të të drejtave që u njeh kushtetuta dhe demokracia amerikane. Sot unë kam marrë edhe reagimin zyrtar të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Mendohet që të dilet me një qëndrim të përbashkët të të gjitha shoqatave shqiptaro-amerikane në SHBA. Në fund të fundit, vizita e Gejxhit në Shqipëri po tregon se bateritë e tij po mbarohen dhe të gjithë po e kuptojnë se ky shkrimtar, ndonëse i madh dhe i njohur nuk përfaqëson asgjë politikisht në SHBA dhe as në Evropë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:00 Edit Post Reply With Quote
Gage dhe shqiptaro-amerikanet
Nga Gavrosh Levonja/ Qe reagimet e komunitetit shqiptaro-amerikan ndaj vizites se Nikolas Gage ne Shqiperi dhe sidomos takimit krejt te papritur te tij me Sali Berishen, kundershtarin e tij per vdekje ne radhet e politikes shqiptare, do te ishin te ashpra, nuk kishte as me te voglin dyshim. E verteta eshte se ne rethana normale nje takim mes kundershtaresh, madje dhe armiqsh, nuk ka ndonje gje te keqe. Edhe pse dikush mund te kete qene shpallur dikur "non gratta" apo dikush tjeter eshte akuzuar si persekutor i nje minoriteti, kjo nuk ka pse te ishte pengese per nje takim apo normalizim raportesh ne pergjithesi. Me kalimin e kohes ndryshojne si njerezit ashtu dhe rrethanat. Edhe ne politiken nderkombetare, cdo dite sjell shembuj te tjere se termin "armiq te perjetshem" tashme koha e ka kapercyer. Keto, si dhe psikologjia e krijuar me futjen e frymes se re qe po mbizoteron ne politiken pas arritjes se marreveshjes Nano-Berisha, ka bere qe ne mjediset shqiptare ne Tirane, aktiviteti i Gage ne Tirane te kalonte pa ndonje reagim serioz. Atij, gjithashtu jo vetem i u la hapesire e madhe ne shume media te Tiranes, por nuk munguan dhe vleresimet pozitive deri dhe ekzagjerime te tilla qe e paraqisnin si nje personalitet me influence ne sferat e larta te politikes amerikane, gje qe dukej dhe nga pyetjet e drejtuara prej gazetareve qe e intervistonin. Perballe nje pritjeje te pazakonte per Gage, takimet e tij me protagonistet e politikes shqiptare, mund te hedhin nje hije dyshimi edhe lidhur me marreveshjen Nano-Berisha, si nje nisme e tij. Ne fakt, kjo marreveshje e ka zanafillen jo shume kohe pas takimit te perfolur te Korfuzit midis Gage, Nanos dhe Metes. Por, ndryshe qendron puna me komunitetin shqiptaro-amerikan, i cili eshte i sternjohur ne detajet me te imta me aktivitetin e Nikolas Gage ne dem te interesave te kombit shqiptar. Edhe ata tre a kater emra te njohur te ketij komuniteti qe shfaqen publikisht opinionet e tyre negative lidhur me takimet e Gage ne Tirane evidentuan nje mori faktesh lidhur me aktivitetin antishqiptar te kreut te lobit panepirot ne SHBA, fakte te cilet hedhin poshte cdo lloj argumenti qe mund te perdoret nga politikanet shqiptare, sidomos Berisha, per te justifikuar takimin e diteve te fundit me Nikolas Gage. Zemerimi ndaj Berishes lidhet me ate qe miqte e tij te shumte ne radhet e shqiptaro-amerikaneve e kane pase informuar hollesisht ate me aktivitetin ne fjale te greko-amerikanit dhe, ndoshta vete qendrimi i deritanishem i Berishes ndaj ketij ka qene dhe pasoje e ketij informacioni nga Shtetet e Bashkuara. Jo vetem kaq, po Gage, edhe pse te pakten ne dukje, kishte hequr dore nga kauza e te ashtuquajturit "Vorio-Epir", duke i u pergjigjur pyetjeve lidhur me problemin cam, me arrogance u pergjigj se ky problm nuk ekziston duke qendruar ne linjen e tezes se dale jashte kohe per gjoja "kolaboracionizmin" e cameve me pushtuesit naziste. Nese Gage do te ishte me te vertete nje "luftetar" per te drejtat e minoriteteve do te perdorte te njejtin meter edhe per problemin e mijera cameve te cileve u mohohen e drejta e prones dhe ajo per t'u kthyer ne tokat e tyre.

Mirepo, komunitetin shqiptaro-amerikan duhet ta shqetesoje dhe nje aspekt tjeter i vizites se fundit te Gage ne Tirane. Gjate gjithe aktivitetit te tij, pra dhe takimeve me Nanon, Berishen e Meten, ai ndodhej ne shoqeri te ambasadorit amerikan. Dhe, dihet se c'peshe ka nje perfaqesues i shtetit amerikan ne opinionin shqiptar. Nuk ka as me te voglin dyshim se po te mos kishte qene prania e zotit Jeffrey, te pakten Berisha veshtire se do ta kishte marre mundimin te takonte njeriun te cilit i kishte ulur traun e kufirit disa vite me pare, per me teper duke humbur dhe miqte e tij te shumte ne gjirin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Nga ana tjeter, shoqeria e kryeperfaqesuesit amerikan ne Shqiperi, logjikisht, te le te kuptosh se Gage nuk na qenka nje individ fare i paperfillshem per administraten amerikane, gje qe pergenjeshtron vleresimet ne adrese te tij nga ndonje prej eksponenteve te komunitetit. Me e pakta, ata qe rrahin gjoksin per njohjet ne State Department e gjetke, do te kishin ndikuar ne nje ridimensionim te trajtimit te tij nga Ambasada e SHBA ne Tirane. Ndoshta keshtu, po te kishte mbetur e shumta ne shoqeri te ndonje atasheu kulturor apo te shtypit, Gage mund te ishte pritur nga kreu i Lidhjes se Shkrimtareve apo ai i ndonje organizate gazetaresh. Duke vazhduar ne kete aspekt, nuk dihet qe neoambasadori amerikan ne Tirane te kete pasur kontakte me krere te komunitetit shqiptar para se te vinte, per te marre si te thuash nje fare orientimi dhe nuk dihet nese a do te shoqerohej prej tij, Dioguardi, Lukaj e ndonje tjeter, po te vizitonin Tiranen. Me nje fjale, krahas te drejtes se pamohueshme per te kritikuar flirtet e politikaneve te Tiranes me Gage, kreret e organizatave shqiptare ne SHBA, sidomos ato qe pretendojne te qenet lobby, duhet te rishikojne dhe aktivitetin e tyre. Vetem pozimi ne ndonje foto me presidente apo ish-presidente dhe takimet, darkat e drekat ku zakonisht marrin pjese politikane pensioniste apo jo aktive jane shume pak per te pretenduar se po ndikon ne politiken amerikane ndaj Shqiperise. Madje ne kete aspekt. Misioni Shqiptar prane OKB-se, ishte me i avancuar, pasi ne ceremonine per 28 nentorin merrnin pjese zyrtare te larte te State Departmentit. Natyrisht, kjo fale interesit ndaj politikese se jashtme te Shqiperise te koheve te fundit. Qendrimi ndaj problemit te ekstradimit te shtetasve amerikane duke mos i a dorezuar gjykatave nderkombetare si dhe mbeshtetja e nje sulmi kunder Irakut te Sadamit, nuk kane kaluar pa efekte ne administraten amerikane.





© Koha Jone 2001 All Rights reserved





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:00 Edit Post Reply With Quote
Gabuat perseri me camet zoti Gaxho!
Nga Kastriot Demi/ Vizita e Nikolla Gaxhos keto dite ne Shqiperi ngjalli debate dhe intepretime te ndryshme. Cuditerisht zoteria ne fjalimet ne takimet qe pati u tregua mjaft i embel dhe dashamires, vecanerisht ne intervisten qe pati ne TV Klan, ne te cilin e tejkaloi masen e dashamiresise duke deklaruar: "Une do te isha shume krenar dhe i kenaqur, qe po te me jepej mundesia te mbroja ne Strasburg te drejtat e shqiptareve".

"Po zoti Gaxho eshte e njohur dashuria juaj per Shqiperine e shqiptaret, ne te gjtihe veprimtarine tuaj".

Pa dashur, ndoshta edhe kete here e shfaqet ne intervisten tuaj ne TV Klan, kur folet per te drejtat e pakicave. Ju e dini fort mire se minoriteti grek, i cili shtrihet ne Shqiperine e Jugut, ne pellgun e Vurgut e te Dropullit, ka jetuar ne kete zozne ne mirekuptim me elementin shqiptar. Per te pasur nje ide me te qarte e me te plote u rekomandoj te konsultohemi me librin e Profesor, doktor Spiro Shkurti "Vurgu i Delvines". Shqetesimet tuaja per te drejtat e kesaj pakice ne Republiken e Shqiperise jane plotesisht tendencioze e te qellimshme. Mund t'u them se barazia e kesaj pakice ne Republiken e Shqiperise eshte e njejte me ate te popullit shqiptar, jo vetem tani, po edhe gjate regjimit te diktatures se Enver Hoxhes. Ishin te garantuara te gjitha te drejtat per arsimimin, per shtypin, per pjesemarrjen e tyre ne te gjtiha forumet e administrates, qe nga baza deri ne nivelet drejtuese si p.sh nga vellezerit Pano. Kishte nga ata qe gezonin vendin e zevendes kryetarit te keshillit te ministrave, ndersa Vitori Curri ka qene nenkryetare e Kuvendit Popullor. Shume djem te tjere te minoritetit, zinin vende ne administraten e larte. Sot ne pushtetin demokratik, monotiteti grek gezon absolutisht te gjitha te drejtat ne mbeshtetje te parimeve e te te drejtave te bashkesise europiane, te drejten e shkollimit ne gjuhen amtare, te drejten e shtypit, te levizjes se lire, e mbi te gjitha atyre iu njoh e drejta e tokes bujqesore, prone e garantuar me ligj. U eshte garantuar plotesisht pjesemarrja ne administrimin politik e shoqeror ne barazi te plote me shqiptaret. Bij te kesaj pakice zene poste si: zevendesministra, ministra si Anastas Angjeli etj. Per pergatitjen e kuadrove te gjuhes greke, ne Gjirokaster eshte hapur katedra e gjuhes greke. Zoti Gaxho, minoriteti grek ne Shqiperi, jam i bindur se eshte i ndergjegjshem per barazine e tij ne vendin tone, dhe nuk ka nevoje per interpretues dhe ndermjetes, qe per me teper duan t'u fryjne urave, sepse ai dhe populli shqiptar kane mirekuptimin e realitetit te kohes si miq te nje ceshtjeje. Me terhoqi vemendjen z.Gaxho, menyra se si ju u justifikuat per problemin cam, duke u shprehur: "Ata u debuan se bashkepunuan me pushtuesin dhe dogjen fshatra". Ju zoteri gaboheni rende ne kete konstatim. Debimi i kesaj popullsie nuk eshte ashtu si thoni ju, persekutimi dhe debimi i kesaj popullsie ka filluar qe ne ate periudhe, kur kjo popullsi u perfshi ne juridiksionin e Mbreterise greke. Governatori i Epirit gjate viteve 1920-1930 deklaronte para perfaqesuesve te krahines: "Ne do t'ju debojme sido qe te beni". Nen gjurmet e tij kane ecur dhe nenprefekti i Athanasakos, perfekti i Andonaqeas, i cili u ndalonte cameve edhe perdorimin e gjuhes shqipene marrdheniet private. Dua te theksoj se ka pasur dhe personalitete te vecanta si p.sh deputeti i Epirit K.Kristos Vasilis, i cili ne gazeten "Elefteria" ka botuar pergjigjen dhene komandantit te divizionit VIII: "Ne as kemi pasur dhe as kemi politike te drejte ndaj popullsise came. "Popullsia shqiptare e Camerise ka qene perhere e shtypur dhe e terrorizuar nga administrata greke, zoti Gaxho, dhe kjo behej me qellim te caktuar per t'i imponuar largimin. Konfiskimet e pasurive, internimet dhe burgimet kane qene ne rendin e dites. Ju zoterinj duhet ta keni te qarte se eshte politika greke qe ka ecur perhere me parullen: "Greqia e Madhe". Duam t'u perserisim se ato nuk harrohen historikisht sepse ato qe keni bere ndaj popullsise shqiptare te Camerise i keni zbatuar ne Shqiperine e Jugut ku ne Panarit, Hormove jane masakruar me qindra te pafajshem, jane djegur fshatra dhe jane debuar me dhjetra shqiptare nga fshatrat e tyre. Keto jane karakteristikat e tiparet e politikes se ndyre shoviniste, perfaqesues i se ciles jeni ju. Po t'i referohemi ngjarjeve te 1944-es, lind pyetja: "Cilat qene ato forca qe beduan mizorisht shqiptaret e Camerise?" Ishin bandat e organizuara te Napoleon Zerves, perfaqesues te ekstremit shovinist te politikes greke. Cili ishte Zerva? Ishte nje gjeneral i prapavijes, i cili shihej me simpati nga feld marshalli Lanc i Armates XXII gjermane, vellai i tij, miku i ngushte i kapitenit te zbulimit te armates se Italiane, kapitenin Ferlacio, i cili kur populli grek vuante nga uria, ai bente kontrabanden e ushqimeve. (Rezistenca greke 1940-1945, Niko Zhango Vol.II). Krimet ne krahinen e Camerise jane vazhdimi i tere politikes greke ndaj krahines, ato krime jane sa rrenqethese dhe shtazore. U permendim, zoti Gazho, therjen si bageti te foshnjave te shtepise se Sali Afusit ne Paramithi me bekimin e Daroteut e te juristeve Stavropolus, miq te komandatures gjermane. Ne Prage, u masakrua perpara prinderve shtatevjecari Ago Pronjo, i therur si bageti. Ne teresi, zoti Gaxho, duhet ta dini se popullsia shqiptare ka qene viktima e asaj politike qe ju perfaqesoni. Jane masakruar afro 2900 njerez te pafajshem, jane grabitur mizorisht pasuri te tera, dhunimet dhe krimet monstruoze kane qene simbole te shovinizmit grek. Historiani grek Niko Zhonga ne librin e tij: "Rezistenca greke ne vitet 1940-1945 Vol II", shprehimisht thote: "Masakrat e dhuna e ushtruar ndaj popullsise shqiptare te Camerise, historia qe duam ta kemi te bardhe fsheh fytyren nga turpi". Nese flitet per bashkepunim me okupatorin sic pretendoni ju, une po u sjell disa shembuj zoti Gaxho te bashkepunimit te bashkeatdhetareve tuaj:

Si mund te shpjegoni ju zoti Gaxho bashkepunimin e tre divizioneve te perbere nga batalionet e sigurimit qe arrinin ne nje force prej tridhjete mije veta. Keto forca nen drejtimin e gjeneraleve Bakos, Collakoglu, Llogothetopollus (minister i brendhshem) qe se bashku me pushtuesit masakruan popullsine e fsahtrave dhe dogjen Distomon, Farsalla, Kallavrita dhe invalidet e luftes ne Trapecona. Duam t'u pyesim zoteri a ishin keto forca me pak se 100 ose 200 came qe u reshtuan me pushtuesin? Ju zoti Gaxho nuk beni gje tjeter vetem se perseritni ne forma e menyra te ndryshme parullat e maniakeve te shovinizmit grek per nje Greqi te madhe, e shtrire pertej Shkumbinit, malet e Rodopit dhe brigjet e detit te Zi. Me keto mendime shkuan politikanet tuaj me 1922 dhe u kthyen me bisht neper shale duke lene pas 100 mije trupa dhe qindra mijera te larguar. Se bashku me patriarkun Grigari i V-te, gjithashtu u kriua dhe komploti i Qipros me 1974 dhe tani i fryni kosit. I permendem keto zoti Gaxho per t'u kujtuar se hipokrizia dhe genjeshtrat nuk shkojne ne vendin tone, sado qe te nderroni ngjyrat si kameleoni. Mos u tregoni kaq dashamires se ne e dime dashamiresine tuaj, sidoqofte duhet te dini se bijt e ketij trualli dine te mbrohen me dinjitet dhe krenari kombetare si stergjysherit tane kunder cdo armiku. Perfundimisht, zoti Gaxho edhe njehere po u citoj se popullsia came ka qene viktime e politikes agresive greke. Nje proverb thote: "Cfare te te kujtoj mos qepe, djegesine apo lotet?" Dua te diferencoj popullin e thjeshte grek te krahines nga i cili shpesh ben vizita te ndersjellta miqesore e vellazerore me shqiptaret nga Cameria ku shprehin keqardhjen per ato qe ndodhen. Problemi i shqiptareve te Camerise, zoti Gaxho, do te zgjidhet pa diskutim sic e kerkojne normat nderkombetare te se drejtes. Personalitete te shquara ne SHBA si zonja Hilari Klinton, Bob Doll miq te tjere te sinqerte te popullit shqiptar dhe komuniteti shqiptaro-amerikan, kane sensibilizuar opinionin dhe senatin per kete ceshtje.





© Koha Jone 2001 All Rights reserved





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:04 Edit Post Reply With Quote
"Geixh, fosile e shekullit te kaluar"
Deputeti Sabit Brokaj komenton viziten ne Tirane te kreut te lobit grek Nikolas Geixh

Z. Brokaj a ka ndonje simbolike te vecante vizita shume e perfolur e Nikolas Geixh ne Tirane?

Simbolika e ketij takimi eshte amnistia e z. Geixh. Mesa duket e lidhur ne kohe, jo vetem me amnistine dhe lidhjen Nano-Berisha, po te kemi parasysh se eshte rasti i vetem, i pare ne nje shekull, ku nje grek qe per doktrine te tij ka tezat me antishqiptare, pas priftit Sebastianos dhe qe pritet ne menyre zyrtare nga kryeqeveritari socialist dhe kryepolitikani i PD. Mund te thuhet se kjo vizite eshte prova e nivelit te kompromentimit te disa politikaneve shqiptare, e fyerjes se dinjitetit te shqiptareve ne teresi dhe e sfides dhe diversionit ndaj veprimtarise se rendesishme patriotike te lobit shqiptar ne amerike.

Gjate periudhes qe ju keni qene Keshilltar per Sigurimin Kombetar prane ish-Presidentit Meidani, cfare te dhenash keni patur ne lidhje me veprimtarine e Geixh persa i perket Shqiperise?

Veprimtaria antishqiptare e Geixh eshte kostante dhe e perhershme. Ajo eshte ne baze te cdo veprimi antishqiptar me nje strategji te tere shumeplaneshe dhe shumeaktoreshe. Mund te kete mjaft konkretizim, por le te permendim ato qe jane veprime fare legale dhe si te thuash ne fushe te hapur. Strategjia e Geixh eshte ne sinteze me strategjine shekullore te qarqeve greke antishqiptare ne te njejtat pika. P.sh. sic eshte perqindja e larte e minoritet grek ne Shqiperi, qe jo me kot Geixh kerkon ta nxjerre ne nivelin 30 %, pra, ne nivelin e popullates shtetformuese. Ne perputhje me kete element te strategjise, shqiptaret qe emigrojne ne Greqi imponohen nepermjet presionit me buken e gojes, te marrin emra ortodokse. Nga hallexhinjte, naivet, budallenjte, kjo loje emrash nuk duket e rendesishme, por neqoftese llogarisim qe dhjetra mijera myslimane shqiptare jane konvertuar me emra ortodokse, del se ne krahasim me vitin '90 Geixh ka fituar nje perqindje te larte "ortodoksish" ne favor te tezes se tij. Kjo perqindje e larte i sherben atij si lende per te perpunuar politika me pasoja ndaj Shqiperise ne laboratoret e politikes jashte saj. Se dyti, pranimi i kombesise greke nga ortodokse ne krahina te pastra shqiptare nepermjet joshjes me pensione, financime e kredi, shkon teresisht ne favor te konceptit te Geixh, se ortodoksit shqiptare jane greke. Se treti, kompromentime dhe presione ne nivelin e vendimmarrjes politike e qeveritare ne Shqiperi per te rritur perqindjen e ortodokseve ne nivelet e posteve te ekspozuara ndaj politikes nderkombetare e per ta shfrytezuar kete perqindje perfaqesie te rritur ne kete menyre, ne funksion te rritjes ne raport me popullaten ortodokse, ne kushtet kur ne cilindo regjistrim, ajo nuk i del ne hesapet qe do ai. Ketu duhet te sqaroj se kjo ka te beje me perqindjet dhe jo me qendrimet e perfaqesuesve te shtetit shqiptar me fe ortodokse, te cilet sic dihet kane qene dhe jane ne farsen e patriotizmit shqiptar. Se kateri, konceptit te tij te kufijve te Vorio- epirit i pergjigjen emertime njesish ushtarake greke ne veriun e Greqise me emra te krahinave shqiptare te poshte Shkumbinit, madje ka edhe kenge te tyre rreshtore qe jane provokuese. Perfytyroni nje moment, sesi do t'u dukej grekeve dhe sesi do te reagonin ata sikur Batalioni i Gjirokastres te kishte emrin Preveza ose Igumenica dhe ushtaret e tij te kendonin ne kenge rreshtore per motrat shqiptare ne Janine, Preveze etj. Me kete nuk dua te them per karakterin e rrezikshmerise ushtarake, saqe dihet te tilla nuk ndodhin aktualisht, por kjo fryme edukimi qe iu behet atyre, perkon plotesisht me hartat e Geixhit. Se fundi, ankesat e tij per gjendjen e minoritetit jane thjesht dhe vetem presione per qeverine shqiptare per ta detyruar ate, jo te permiresoje kushtet e minoritetit, por te beje leshime ne pikat thelbesore te strategjise se tij, te cilat jo pa tjeter efektin e kane sot dhe tani sic gjykojne miopet e naivet, por mund ta kene neser.

Ndaj Geixh administrata e ish-Presidentit Berisha ka ngritur akuza qe e lidhin ate me financimin e grupeve terroriste greke kunder Shqiperise. Sa te verteta mendoni se ka ne keto akuza?

Kesaj pyetje duhet t'i pergjigjet Berisha. Eshte nje gje e qarte, qe grupi i grekerve diversioniste e vrases u pergatit dhe u financua jo nga vetvetja apo paret e xhepit te tyre.

Cili ka qene qendrimi dhe veprimtaria e z. Geixh per ceshtjen e Kosoves?

Kjo dihet boterish, pasi qendrimi i tij ka qene i hapur si publicist dhe politikan. Qendrimi i tij ndaj luftes ne Kosove dhe shqiptareve atje, nuk ishte vetem antishqiptar dhe pro Milloshevic, por ka qene ne fakt kunder politikes amerikane dhe te NATO-s atje.

Si e komentoni pritjen qe iu rezervua Nikolas Geixh nga politika dhe administrata e larte shqiptare?

E thashe qe ne fillim ne pyetjen e pare, kjo pritje qe iu be Geixh i kompromenton politikanet shqiptare. Madje ajo te ben te medosh per nivel te larte te kompromentimit, te kompleksimit e te detyrimit ndaj tij. Pritjen e tij duan ta justifikojne me mesazhet qe sillen nepermjet tij dhe per efekte diplomatike qe i vijne Shqiperise nga Amerika, Greqia, Evropa etj. Kjo logjike i shkon atyre qe i detyrohen Geixh, ose sejmeneve te tyre dhe ja pse. Marredheniet e Shqiperise me Greqine jane objektivisht te mira. Ato bazohen ne interesa reciproke dhe kryhen nepermjet qeverive, ministrive dhe misioneve perkatese, te cilat bazohen ne politikat e fqinjesise, te politikes rajonale, politikes evropiane te integrimit etj,. Te cilat jane krejt te ndryshme dhe teresisht te kunderta me doktrinen antishqiptare te Geixh. Greqia ka plot politikane patriote greke mendjendritur dhe me koncepte evropiane, te cilet mund ta ndihmojne shume mire politiken e fqinjesise se dy vendeve tona. Madje te ushqejne me shume dashamiresine me popullin shqiptar. Ndaj kuptohet se Greqia nuk ka nevoje te dergoje mesazhe me fosilie te tipit te shekullit te kaluar. Dikush thote se jane mesazhe qe vijne nga Amerika, pasi Geixh u shoqerua nga ambasadori amerikan. Me vjen keq te permend, por mos i ndjeri Limpreht kishte porosi nga Departamenti Amerikan i Shtetit te bente fushate zgjedhore me Geixh, me zonjen Bezhani ne Sarande, kur dihet sa korrekte eshte Amerika ne keto situata. Amerika ka plot struktura legale kompetente qe te coje cdo mesazh ne Shqiperi per politiken shqiptare dhe qeverisjen e saj. Per me teper, qe dihet mirekuptimi i plote i politikes shqiptare ndaj asaj amerikane. Amerika nuk eshte, as arrogante dhe as pa mend, qe mesazhet ne Shqiperi t'i dergoje me provokatore, me njerez te kompromentuar dhe te padeshiruar nga nje popull. Eshte fare elementare dhe dihet se per role mesazheresh zgjidhen njerez te paanshem, dashamires, te pranueshem nga te gjitha anet dhe jo tipa me mbingarkesa si Geixh. Mesazhe te tilla do te dergoheshin me siguri nepermjet lobit shqiptar ne Amerike, i cili eshte bere faktor i rendesishem dhe pozitiv ne marredheniet shqiptaro-amerikane. E pse duhej zgjedhur kryetari famekeq e antishqiptar i lobit vorioepirot per kete pune. Ndaj them se loja politike e luajtur nga aktoret, qe tashme dihet, eshte vetem ne dobi te Geixh dhe ne dem te gjithckaje.

Intervistoi Alketa MYFTIU




--------------------------------------------------------------------------------
08/12/2002


Ky Brokaj do vare prej kembesh, por ky shkrim le te jete ketu se ndoshta do na duhet ndonje here.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:05 Edit Post Reply With Quote
Interviste shume e ndyre!

Diaspora dhe rasti "Geixh"
Ambasadori shqiptar ne SHBA, Fatos Tarifa, komenton marredheniet Tirane-Uashington

Si i vleresoni marredheniet Shqiperi-SHBA?

Dy vende, te cilat dyzet e pese vjet me radhe nuk kane pasur asnje marredhenie mes tyre, Shqiperia dhe SHBA, jane sot partnere dhe aleate te ngushte ne politiken rajonale dhe ate globale, vecanerisht ne perballimin e sfidave te perbashketa, me te cilat perballohet shoqeria e sotme. Ajo cka e mundeson nje realitet marredheniesh te tilla miqesore dhe bashkepunimi te ngushte eshte nje filozofi e perbashket qe udheheq demokracine e konsoliduar amerikane dhe demokracine e re shqiptare. Si SHBA, ashtu edhe vendi yne bejne pjese ne komunitetin e atyre vendeve qe kane te perbashketa dhe respektojne vlerat e demokracise, te lirive civile dhe te tregut te lire. Ne keta dhjete vjete te tranzicionit dhe konsolidimit demokratik ne Shqiperi, marredheniet midis dy vendeve tona kane ardhur duke u zgjeruar, zhvilluar dhe konsoliduar pa nderprere. Drejtuesit me te larte te administrates se Uashingtonit, ne mese nje rast i kane cilesuar dhe i cilesojne marredheniet politike midis SHBA dhe Shqiperise si te shkelqyera. Nje vleresim i tille, besoj, i pergjigjet me se miri pyetjes suaj.

Cila eshte gjendja e ketyre marredhenieve ne aspektin ekonomik dhe ushtarak?

Marredheniet me SHBA ne fushen ekonomike dhe ate te mbrojtjes e te sigurimit gjithashtu kane ardhur duke u zgjeruar e thelluar. Marredheniet ne fusha te tilla jane zhvilluar e zhvillohen si nje proces linear, ne ngritje, ne perputhje me, e ne varesi nga, ecuria e reformave demokratike dhe atyre ekonomike ne vendin tone. SHBA, permes agjensive dhe programeve te ndryshme, vazhdojne te ndihmojne ecurine e reformave ekonomike ne Shqiperi. Ajo cfare do te ishte e deshirueshme te shihej me shume ne Shqiperi eshte prania me e madhe e investimeve te drejtperdrejta kapitale amerikane, shkalla e te cilave eshte ende e ulet. Por te mos harrojme nga c'kushte doli Shqiperia 10-12 vjet me pare, sa te veshtire e beme ne shqiptaret tranzicionin, c'imazh krijuan te huajt per vendin tone, sa pak terheqes, madje i frikshem u be krejt gadishulli yne nga shkaterrimi i Jugosllavise dhe kater luftra te pergjakshme qe e shoqeruan ate, pa permendur krizat e herepashershme qe shoqeruan krijimin e demokracive te reja ne Ballkan dhe tranzicionin e tyre ne ekonomi te tregut te lire.

Me stabilitetin politik dhe ekonomik qe eshte arritur ne Shqiperi dhe ne rajon, kushtet dhe mundesite per investime te drejtperdrejta kapitale amerikane jane rritur e zgjeruar. Dy prova mund te sjell per kete. E para, ne gusht te vitit te kaluar, "ExIm Bank", nje nder agjensite financiare me te medha ne SHBA, celi per here te pare te gjitha programet e saj per Shqiperine. Kjo do to thote se ne gjykimin e kesaj organizate, Shqiperia eshte tashme nje vend me nje sistem politik dhe ekonomi te stabilizuar dhe me shume me pak risqe politike se disa vjet me pare. E dyta, sic mund te keni degjuar, vetem disa jave me pare Qeveria shqiptare ka vendosur te nenshkruaje nje marreveshje bashkepunimi me kompanine amerikane "Lockheed Martin" per monitorimin e trafikut ajror mbi territorin e Shqiperise. Kjo marreveshje ka rendesi per dy arsye kryesore: a) "Lockheed Martin" eshte nje nder koorporatat me te medha dhe me te fuqishme ne SHBA dhe gjigandi me i madh i hapesires ajrore ne boten e sotme; b) "Lockheed Martin" njihet si nje kompani konservatore, e tille qe heziton shume te investoje ne vende me risk te larte. Fakti qe "Lockheed Martin" vjen te investoje ne Shqiperi do te thote, se pari, se Shqiperia nuk konsiderohet me si nje vend me shkalle rrezikshmerie te larte per investimet kapitale te huaja dhe, se dyti, se prania e nje kompanie amerikane te tille te fuqishme ne Shqiperi mundeson realisht, madje inkurajon, investitore te tjere amerikane dhe europiane.

Persa u perket marredhenieve te vendit tone me SHBA ne fushen e mbrojtjes e te sigurise, ato jane gjithashtu te shkelqyera. Per nje dekade keto marredhenie kane ardhur duke u zgjeruar dhe thelluar ne interes te te dy paleve. Ate zhvillohen mbi baze te nje programi dypalesh qe perfshin te gjitha aspektet e fushes se mbrojtjes dhe sigurise. Aktualisht, forcat e armatosura te Shqiperise jane ne proces te nje ristrukturimi dhe reformimi te thelle, qe synon arritjen e standarteve te NATO-s. SHBA jane partneri kryesor i Shqiperise ne realizimin e ketij reformimi. Vendi yne mbetet gjithnje i interesuar ne zgjerimin e metejshem te bashkepinimit me SHBA ne fushen e mbrojtjes dhe te sigurise, interes qe mirepritet edhe nga partneret tane ne Pentagon dhe agjensite e tjera te sigurimit. Zgjerimit te ketij bashkepunimi pritet t'i sherbeje edhe vizita zyrtare ne SHBA e Shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te Shqiperise, qe do te zhvillohet ne ditet e para te muajit janar.

Si vleresohet ne qarqet politike dhe ne opinionin publik amerikan roli i Shqiperise ne luften kunder terrorizmit nderkombetar?

Ne Uashington, Shqiperia konsiderohet nder aleatet e saj me te ngushte ne luften kunder terrorizmit nderkombetar. Qysh te nesermen e 11 shtatorit 2001, qeveria shqiptare ishte nder te parat qe u radhit perkrah Shteteve te Bashkuara ne koalicionin boteror kunder terrorizmit, ketij armiku te perbashket te vendeve te lira e demokratike. Renditja e Shqiperise ne kete koalicion demokratik dhe kontributi saj ne luften kunder terrorizmit ka ne themel te njejtat vlera humanitare e demokratike qe kane Shtetet e Bashkuara dhe demokracite e tjera perendimore.

Cili ka qene pozicioni i Uashingtonit lidhur me kandidaturen e Shqiperise per ne NATO?

Se pari, deshiroj te theksoj se mosmarrja e nje ftese per t'u anetaresuar kete here ne NATO ne Samitin e Prages, se bashku me shtate vende te tjera kandidate te grupit Vilnius, nuk duhet te lere vend per keqkuptim apo per spekullime politike. Shqiperia ishte po aq kandidate per t'u ftuar te anetaresohet ne NATO sa edhe vendet e tjera te ketij grupi qe moren ftese tre jave me pare. Vecanerisht Uashingtoni zyrtar asnjehere nuk e diferencoi Shqiperine si nje kandidate e mundeshme per t'u ftuar te anetaresohet ne NATO deri nje jave me pare se te mblidhej Samiti i kesaj organizate ne Prage. Ftesa per te hyre ne NATO behet mbi kritere te caktuar dhe ne baze te meritave te cdo vendi te vacante. Asnje paragjykim, asnje nenvleftesim, asnje motiv negativ nuk ka pasur per vendin tone ne vendimin qe u mor ne Prage. Prandaj nuk ka asnje aresye qe vendimi qe mori Aleanca ne samitin e saj te fundit te na deshperoje apo zhgenjeje ne shqiptareve. Vendimi qe u mor ne Prage eshte historik. Ai do te ndryshoje pergjithnje fytyren politike te Europes dhe te komunitetit transatlantik.

Zyrtare te larte te Administrates se Presidentit Bush dhe anetare te Senatit dhe te Kongresit amerikan kane shprehur besimin e tyre se Shqiperia, ashtu si edhe dy vendet e tjera anetare te grupit "Vilnius", te cilat aspirojne te anetaresohen ne NATO, por qe nuk u ftuan ne Prage, Maqedonia dhe Kroacia, do te pranohet ne kete organizate vendesh demokratike, dyert e se ciles mbeten te hapura, pa kaluar shume kohe. Senatori John McCain, dy dite me pare u shpreh se "Miqve tane nga Shqiperia, Kroacia dhe Maqedonia deshiroj t'ju them se ne presim me kenaqesi te bashkepunojme me ju, sic kemi punuar me te shtatet e Prages, per te permiresuar kualifikimet tuaja per anetaresim te plote ne NATO ne nje kohe sa me te afert. Ne do te shkojme ne rrugen e anetaresimit tuaj te plote ne kete organizate se bashku".

Po qarkullon ideja per nje pakesim te trupave amerikane ne Ballkan ne rast te mosmarrjes pjese te Evropes ne nje sulm te mundshem kunder Irakut? Si e vleresoni kete?

Ne politiken e jashtme te nje vendi, vecanerisht te SHBA, qe eshte e vetmja superfuqi ne kohen tone, fokusi i veshtrimit dhe perqendrimi i interesit mund te ndryshoje dhe ndryshon ne varesi te rrethanave te reja qe krijohen ne shkalle rajonale apo globale, te sfidave te reja qe kerkohet te perballohen dhe te konstelacioneve politike qe mund te krijohen ne marredheniet nderkombetare. Pas 11 shtatorit bota ne te cilen jetojme ka ndryshuar, per rrjedhoje kane ndryshuar edhe perparesite e politikes se jashtme te SHBA, politike ne te cilen, krijimi i nje koalicioni te qendrueshem ne lufte kunder terrorizmit nderkombetar dhe vete lufta kunder tij zene nje vend qendror. Eshte vecse e kuptueshme qe ndryshimi i realiteteve politike te shoqerohet edhe me ndryshime e zhvendosje te alokimeve ushtarake nga nje rajon ne tjetrin, pra edhe nga Ballkani ne Lindjen e Mesme, nese nje gje e tille do te kerkohet. Vec kesaj, nuk duhet harruar se vete realiteti ne Ballkan ka ndryshuar ne keta 3-4 vitet e fundit dhe nje pakesim numerik i trupave paqeruajtese ne rajon reflekton realitetet e reja te krijuara si ne Bosnje dhe ne Kosove, ashtu edhe ne Maqedoni. Duhet ta deshirojme krijimin e nje realiteti te tille ne Ballkan, ne te cilin forcat paqeruajtese shumekombeshe te mos qendrojne 20 apo 30 vjet. Nga ana e saj, qeveria shqiptare e konsideron plotesisht te drejte qendrimin e SHBA ndaj regjimit diktatorial e terrorist te Sadam Huseinit, i cili perfaqeson nje rrezik real per paqen dhe sigurine, jo vetem ne rajonin e Lindjes se Mesme, por edhe me gjere.

Cfare hapash do te ndermerren nga diplomacia shqiptare per intensifikimin e marredhenieve me SHBA?

Marredheniet me SHBA-ne jane vleresuar dhe vleresohen vazhdimisht nga qeveria shqiptare si marredhenie prioritare ne politiken e jashtm. Pavaresisht kontekstit europian ne te cilin zhvillohet demokracia shqiptare dhe marredhenieve tona shume te ngushta me BE, anetar i te cilit ne aspirojme te behemi, SHBA mbeten nje aleat dhe partner strategjik i pazevendesueshem.

Sic theksova edhe me lart, marredheniet politike midis Shqiperise dhe SHBA jane te shkelqyera. Kjo, sidoqofte, nuk do te thote se keto marredhenie nuk mund te zgjerohen e persosen me tej, ne interes te perbashket te te dy vendeve. Diplomacia shqiptare ka bere dhe ben mjaft ne kete drejtim. Drejtimet kryesore ne te cilat eshte perqendruar diplomacia e shtetit shqiptar dhe veprimtaria e misionit diplomatik qe e perfaqeson ate ne SHBA mbeten zgjerimi dhe forcimi i bashkepunimit me administraten e Uashingtonit ne te gjitha sferat me interes te perbashket; zgjerimi i lidhjeve me te dy Dhomat e Kongresit amerikan, ne te cilat merren vendime te rendesishme qe influencojne, jo vetem politikat globale, por edhe zhvillimet ne rajonin dhe ne vendin tone; zgjerimi dhe intensifikimi i lidhjeve dhe bashkepunimit me organizata ekonomike dhe tregtare dhe me biznesin privat per t'i zgjeruar me tej marredheniet dhe shkembimet me SHBA ne keto fusha; permiresimi dhe zgjerimi me tej i veprimtarise se Ambasades se Shqiperise ne Uashington ne drejtim te marredhenieve me publikun per te krijuar nje imazh me realist per vendit tone, c'ka presupozon edhe bashkepunimin me organizata apo individe qe mund te lobojne ne favor te vendit tone; zgjerimin e lidhjeve e te bashkepunimit me organizatat dhe shoqatat kryesore te diaspores shqiptare ne SHBA me qellim bashkerenditjen e perpjekjeve ne te mire te interesave te Shqiperise e te kombit shqiptar, etj.

Deshiroj te theksoj se nje synim afatshkurter (por me angazhim dhe implikime afatgjata) i diplomacise shqiptare ne marredheniet me SHBA dhe i veprimtarise se Misionit tone diplomatik ne Uashington mbetet anetaresimi i vendit tone ne NATO brenda nje periudhe 3-4 vjecare. Per shkak te vendit qe ze dhe rolit qe luan SHBA ne Aleancen e Atlantikut Verior, Uashingtoni mbetet "arena" ku mund te behet me shume per arritjen e ketij synimi. Duhet thene se marredheniet midis shteteve nuk zhvillohen kurre ne menyre te njeanshme, vetem nga njera pale. Ato jane marredhenie dypaleshe dhe zhvillohen ne dy kahje, permes misioneve diplomatike qe realizojne politikat shteterore dhe diplomacine e vendeve qe ato perfaqesojne reciprokisht. Si SHBA, ashtu edhe Shqiperia kane nje strategji te qarte mbi zhvillimin e marredhenieve te shumeaneshme midis tyre, strategji e cila misherohet e zbatohet ne nivele te larta shteterore dhe konkretizohet permes veprimtarise se misioneve diplomatike te SHBA ne Tirane dhe te Shqiperise ne Uashington.

Kur do te hapet Konsullata e Pergjithshme Shqiptare ne Nju-Jork dhe si do te procedohet per pajisjen e emigranteve shqiptare me formulare per pasaportat e reja?

Celja e nje Konsullate te Pergjithshme te Shqiperise ne Nju-Jork besoj se do te realizohet se shpejti. Qeveria shqiptare ka vendosur tashme ngritjen e saj dhe Departamenti i Shtetit i SHBA ka dhene aprovimin e vet. Persa i perket pajisjes se ambasadave me formulare per pasaportat e reja, zv/kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme, z. Ilir Meta, ka nenvizuar me force kohet e fundit angazhimin serioz te qeverise per ta zgjidhur kete ceshtje sa me pare.

Si e vleresoni viziten ne Tirane te greko-amerikanit Nikolas Geixh?

Vleresimi im per kete vizite nuk mund te jete tjeter vec atij te qeverise shqiptare, te cilen une kam nderin dhe privilegjin te perfaqesoj si ambasador i Shqiperise ne Uashington.

A ka patur reagime nga komuniteti shqiptaro-amerikan per kete vizite?

Reagime ka pasur. Per to eshte folur edhe ne disa organe te shtypit shqiptar. Une vete kam marre tre-kater mesazhe permes emailit dhe vetem nje telefonate. Motivet per zhurmen qe eshte bere apo per reagimet qe me kane ardhur jane te ndryshme, pasi edhe vete komuniteti shqiptar qe jeton ne SHBA eshte teper heterogjen. Mund te them se ka pasur edhe reagime ekstremiste nga ndonje individ apo individe qe nuk pranojne ta njohin qeverine shqiptare, individe te cileve, mund te them se u ka mbetur ora vite apo dekada prapa, te cilet mund te kene humbur edhe sensin historik, cka nuk i lejon ata te kuptojne se koha ka vetem nje dimension, se ajo shkon vetem perpara dhe per kete arsye, ata nuk pranojne te shohin dhe te kuptojne ndryshimet e medha qe jane bere e behen ne Shqiperi dita-dites. Meqenese me jepet rasti, deshiroj te them dy fjale per diasporen shqiptare ne SHBA, pasi shume here termi "diaspore" dhe vete komuniteti qe perben ate perdoren ne menyre spekulative. Aq e vertete eshte kjo, sa ndonje here, sic eshte se fundi edhe rasti i reagimeve ndaj vizites se Nik Geixhit ne Shqiperi, pikepamjet apo qendrimet e nje individi te vecante apo te individeve te vecante nga radhet e diaspores konsiderohen pa te drejte si pikepamje dhe qendrime te krejt diasporas, madje te nje diaspore, e cila, per arsye historike, politike dhe ekonomike eshte vete shume heterogjene, e shperndare ne shume shtete te SHBA dhe ne masen me te madhe e paorganizuar ne organizata apo shoqata. Diaspora eshte nje komunitet njerezor i nje lloji te vecante. Ajo qe kane te perbashket anetaret e ketij komuniteti jane gjuha, kultura, traditat, vendi i origjines prej nga jane larguar dhe vendi i ri (ne kete rast SHBA), ne te cilin ata kane emigruar dhe qytetare te te cilit ata jane bere apo do te behen. Si cdo komunitet njerezor, diaspora e nje vendi ka nevoje per jete te perbashket kolektive. Kjo arrihet nese individet qe perbejne komunitetin e diaspores nderveprojne njeri me tjetrin te motivuar nga interesa te perbashketa ekonomike, kulturore, patriotike apo shpirterore dhe ne te mire te mireqenies shoqerore dhe psikologjike kolektive te kombit, te cilit ata i perkasin dhe te cdo individi qe perben disaporen.

Une nuk mund ta le kete mundesi qe me jepet per te komunikuar me lexuesit e "Korrieri"-t pa vene ne dukje se, si Ambasador i Shqiperise ne SHBA, une jam shume i interesuar dhe perpiqem me sa mundem te bashkepunoj me te gjitha segmentet e komunitetit shqiptar ne SHBA, pavaresisht origjines sociale, moshes, nivelit arsimor, botekuptimit, besimit fetar, bindjeve apo simpative politike qe mund te kene individe apo organizata te ndryshme te diaspores. Pervec detyres qe me eshte ngarkuar nga qeveria e vendit tim per te bashkepunuar me qeverine e SHBA-se, gjithmone e kam konsideruar dhe e konsideroj detyre organike te nje ambasadori te bashkepunoje ngushte edhe me diasporen nga vendi i tij. Ne kete kuader, une vete dhe misioni diplomatik qe drejtoj ne Uashington kemi krijuar dhe zhvillojme maredhenie shume te ngushta bashkepunimi me organizaten me te madhe te komunitetit shqiptar ne SHBA, NAAC (National Albanian American Council?Keshilli Kombetar Shqiptar Amerikan) dhe me nje varg organizatash e shoqatash te tjera patriotike e kulturore.

Une shpreh besim te plote se lidhjet midis komunitetit shqiptar qe jeton ne SHBA me atdheun e tyre do te forcohen edhe me shume ne te ardhmen dhe se te gjithe ne, pavaresisht bindjeve apo besimit, krahines nga vijme apo filozofive politike, do te jemi ne gjendje te rindertojme ate ure te forte qe lidh Shqiperine me djemte dhe vajzat e saj pertej Atlantikut. Shqiperia eshte atdheu yne i perbashket. Dhe Atdheu, po te perdor fjalet e Ciceronit, eshte "prindi i perbashket i te gjitheve ne".

Ne perfundim, me lejoni t'i kthehem edhe nje here pyetjes suaj mbi reagimet qe mund te jene bere nga individe te vecante te komunitetit shqiptaro-amerikan per viziten e Nik Geixhit ne Shqiperi. Personalisht mua me duket se ne menyren si eshte reaguar nga individe te caktuar per kete vizite ka pasur doza te theksuara naiviteti dhe moskuptimi mbi menyren se si mundet eventualisht te veprohet ne diplomaci, per te mos thene sa absurde tingellojne akuzat e ndonjerit mbi shitjen e interesave kombetare te shqipetareve nje individi si Geixh. Duke e respektuar deshiren e nje patrioti shqiptar te ndershem me banim ne Boston per te mbetur anonim, deshiroj te ndaj me lexuesit e "Korrieri"-t gjykimin e tij mbi kete ceshtje. Ai shkruan: "Mua me duket se shume nga diaspora reagojne me shume se c'duhet mbi ceshtjen e Geixhit. Une nuk i ndjek nga afer ato cfare shkruhen, por per mua, kjo vizite nuk meriton kaq zhurme dhe te tilla reagime. Per mua, nje vizite si kjo nuk eshte ndonje gje e madhe. Nje kryeminister, nje minister, nje ambasador, etj. mund te takohen dhe takohen me mijera njerez, pasi per kete pune edhe jane zgjedhur, por kjo nuk do te thote se ata bejne lojen e tyre apo favorizojne disa ndaj te tjereve, edhe pse kete mund ta deshironin disa. Per me teper, nje pjese e madhe e atyre qe mbahen si "koka" te diaspores nuk kane bere pothuasje asgje per Shqiperine, pervecse kane shkruar e shkruajne letra dhe artikuj".

Intervistoi Elton METAJ




--------------------------------------------------------------------------------
08/12/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:09 Edit Post Reply With Quote
Miço: Takimet e Gejxh nën kujdesin e ambasadës së SHBA


--------------------------------------------------------------------------------

TIRANE

Thoma Miço, sekretar i marrëdhënieve publike në PBDNJ, e konsideron pozitive vizitën e Nikolas Gejxhit në Tiranë. Miço thotë se Gejxhi e ka ndihmuar Shqipërinë dhe ka ndërmjetësuar takimin e ish-kryeministrit Meta me presidentin e SHBA-së, Bush.

Cili është mendimi juaj për pritjen që iu bë në Tiranë Nikolas Geixhit?
Për mendimin tim, vizita e Nikolas Gejxhit, si publicit, si qytetar amerikan, nuk duhet të shkaktojë shqetësim në vend. Ai është personalitet i njohur gjerësisht për punën dhe kontributin që ka dhënë. Ai interesohet vazhdimisht për të drejtat e minoritetit në Shqipëri, por edhe më gjerë, duke qenë një gazetar i njohur dhe analist për çështyjet e Ballkanit dhe Evropës Lindore. Si njeri aktiv në këtë fushë, ai është në kontakte me politikanë edhe këtu.

Çfarë ka paraqitur Gejxh në këto kontakte?
Në të gjitha takimet që ka bërë, Gejxh ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri, të drejtat e tij. Askush nuk ka pse ta paragjykojnë Nikolas Gejxhin për mendimet që ka. Takimet e Gejxhit nën kujdesin e Ambasadës së SHBA-së tregojnë shkallën e sensibilitetit. Ai ka kërkuar të informohet nga krerët e politikës shqiptare dhe me ata që më parë ka pasur debate dhe e kanë refuzuar. Eshtë pozitive që ata shtrënguan duart mes tyre.

Cilat janë aspektet pozitive të veprimtarisë së Gejxhit edhe në Shqipëri?
Gejxh ka ndihmuar përpjekjet e politikës shqiptare për të rritur kontaktet. Unë jam informuar për rolin tepër pozitiv të Gejxhit në përpjekjet e tij për të pajtuar politikën. Tashmë dihet që Gejxh ishte ai që e ndërmjetësoi takimin e ish-kryeministrit Meta me presidentin Bush. Kjo tregon se ai nuk i kundërvihet lobit shqiptar në SHBA, por e ndihmon atë dhe s'ka asnjë të keqe nëse i shtohet një mik Shqipërisë.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:22 Edit Post Reply With Quote
Çfarë është shkruar në shtypin e kohës për ngjarjet e prillit të ‘94-s
Me 15 prill, pesë ditë pas ngjarjes, prokuroria e Tiranës lëshoi urdhër arresti për 6 shtetas shqiptarë me kombësi greke, minoritarë, duke i akuzuar për veprimtari antikushtetuese dhe spiunazh. Sulmin në kufi e mori përsipër grupi nacionalist grek i ekstremit të djathtë MAVI. Të akuzuarit ishin Theodhori Bezhani, Vangjel Papakristo, Panajot Marto, Kosta Qirjako, Irakli Sirmo si dhe metropoliti Sebastian, i cili nuk u kap por për të u ndezën polemika të ashpra mes drejtësisë shqiptare dhe qeverisë greke, që ai të shkonte në bankën e të akuzuarve.
Në Bibliotekën Kombëtare gjejmë gazetat shqiptare të kohës. Sipas tyre, disa ditë pas arrestimeve merren në pyetje edhe 30 minoritarë të tjerë, mes të cilëve edhe kryetari i OMONIA-s Sotir Qiriazati. U vendos që data e gjykimit të ishte 16 gushti. Padia është ngritur me 21 prill. Shërbimi Informativ Kombëtar, kishte mbledhur prova për sulmin. Rreth 100 dëshmitarë janë thirrur në gjyq prej organit të akuzës për të provuar se personat e arrestuar kishin lidhje me autoritete të spiunazhit grek.
Sipas shtypit të prillit ‘94, menjëherë pas arrestimeve, në Greqi nisi një nga operacionet famëkeqe “Fshesa” ndaj shqiptarëve që punonin në Greqi si emigrantë.
Në maj pezullohet një takim në rang ministrash Sereqi-Papulias. Dy ditë më parë, ambasadori grek i asaj kohe në Tiranë, paraqiti një notë proteste. Tensioni midis dy vendeve vazhdon më pas më 21 maj në mbledhjen e radhës së KE-së, ku Greqia kërkon që Shqipërisë të mos i jepen 40 milionë dollarët e parashikuar për shkak se ka shkelur të drejtat e minoritetit grek.
Disa ditë para se të nisë gjyqi, katër avokatë ndërkombëtarë i kërkojnë qeverisë shqiptare të marrin pjesë në procesin gjyqësor. Katër avokatët ishin Bernard Caen Francë, Luigi Scasselat Milano, Janis Jatrakos Pire dhe Stefeno Mazzi Romë. Gjykimi i të pandehurve nisi me 16 gusht dhe akuza përfaqësohej nga Martin Dede, Arben Qeleshi dhe Genc Gjokutaj, ndërsa të akuzuarit u mbrojtën nga avokatët Ngjela, Bineri dhe Kujtim Puto. Në seancë mori pjesë edhe një përfaqësues i Parlamentit Evropian.
Akuza e ngritur ishte “Tradhti ndaj atdheut dhe armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenin 47 gërma C dhe G. Akuza ngriti pretendimin se pesë të arrestuarit në fjalë kishin veprimtari të dyshimtë disavjeçare me qëllim ndryshimin e kufijve dhe rritjen fiktive të numrit të minoritetit grek që jeton në Shqipëri.
Gjithmonë sipas shtypit shqiptar të prillit 94, në akuzë është theksuar se grupi është pajisur me armë nga “Asfalia” dhe shërbimi sekret grek dhe është ndihmuar financiarisht për të realizuar qëllimet e tyre nga një institut proVorio Epiriot. Pothuajse të 100 dëshmitarët kanë rrëfyer se personat e akuzuar kanë zhvilluar takime të fshehta me një drejtues të shërbimeve sekrete për Janinën Andrea Zarbakulla.
Në ditën e pestë të gjykimit në orën 6 të mëngjesit një avion me helikë i ngritur nga Korfuzi hedh në qytetet shqiptare të jugut, fletushka me flamurin grek ku shkruhej një tekst i çuditshëm: “Berisha dhe Meksi do të ikin që pa gdhirë”. Incidentin me fletushkat e ka pranuar edhe qeveria greke e kohës, e cila ka deklaruar se personi që kishte kryer këtë akt ishte Thoma Vrako, komandant i seksionit të Korfuzit dhe se ai ishte pezulluar.

Dënimet për të akuzuarit

Në fund të gjykimit, prokurori kërkoi 41 vjet heqje lirie për të akuzuarit duke u bazuar në nenin 32 të Kodit Penal. Ndërkohë që kërkoi të shpallen “non gratta” në Shqipëri 8 persona: mitropoliti Sebastianos, Andrea Zarbakulla, Virion Bozho, Kosta Vraka, Minella Zoto, Piro Kiço, Kosta Alimaja dhe Ksenofon Konduri, me akuzën se janë të lidhur ngushtë me sulmin që iu bë qendrës së rekrutëve katër kilometra nga kufiri në Peshkëpi të Gjirokastrës. Vangjel Papakristo, u dënua për tradhti ndaj atdheut në bashkëpunim me Th. Bezhanin dhe P. Marto me 8 vjet heqje lirie, Theodhori Bezhani dënohet me 8 vjet heqje lirie për tradhti ndaj atdheut dhe 3 vjet për armëmbatje pa leje (në bashkim të dënimeve me 9 vjet heqje lirie) Panajot Marto dënohet me 7 vjet heqje lirie, Kristo Qirjako dënohet me 8 vjet heqje lirie dhe Irakli Sirmo me 9 vjet heqje lirie.


VIKTIMAT


Ushtarët e plagosur
Adrian Velmeshi nga fshati Hekal i Ballshit,
Frederik Kalemi nga fshati Katundisht i Përmeti
Janaq Xega nga fshati Xarë i Sarandës

Mbetën të vrarë
Komandanti i pikës Fatmir Shehu, 33 vjeç, nga Qeserati i Tepelenës
Ushtari Arsen Gjini, 17 vjeç, nga fshati Sheq Marinas i Fierit

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:23 Edit Post Reply With Quote
Geixh dhe shpallja e tij “non grata” pas ngjarjes së Peshkëpisë
Emri i Nikolas Geixh, greko-amerikanit aq të përfolur ditët e fundit në Tiranë, nuk ka dalë (së paku zyrtarisht) në hetimet dhe akuzat për ngjarjen e prillit 94 në Peshkëpi. Ky individ njihet si mik i ngushtë i një prej të akuzuarve për çështjen. Theodhori Bezhani. Edhe gjatë vizitës së fundit në Tiranë, ai u shoqërua nga vajza e z.Bezhani. Pas arrestimit të të akuzuarve për ngjarjen e rëndë në kufi, Geixh i shoqëruar nga një politikan amerikan tentoi të vinte vetë në Shqipëri, duke kaluar nëpërmjet Greqisë. Por pak orë para mbërritjes ai u shpall person “non grata” nga Tirana zyrtare e asaj kohe, kështu që nuk u lejua të shkelte në tokën shqiptare. Ai është pyetur për ngjarjen e Peshkëpisë nga një gazetë greke e kohës “Ta Nea”. Në një intervistë me të, kjo gazetë pasi bënte lidhje mes organizatave ekstremiste greke që luftonin për Vorio Epirin pyeste nëse ishin të vërteta thëniet se një institut që drejtonte Geixh në Amerikë kishte financuar organizata të tilla si MAVI (që kishte marrë përsipër sulmin e Peshkëpisë). Geixh i ka mohuar lidhjet.



shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:25 Edit Post Reply With Quote
Një reflektim mbi komentin "Ora e mbetur e diasporave"
Nga Alban Thaqi

Shkrimi i zotit Ilir Paço mund të lihej të kalonte lehtësisht – më së paku serioziteti i autorit është i qartë që nga lajthitja e tij në lidhje me autorësinë e shprehjes "Mendimi yt mund të mos më pëlqejë, por unë do të jepja edhe jetën për të drejtën tënde për ta shprehur atë", thënie që i atribuohet Volterit (Francë) dhe aspak ndonjë anonimi në Amerikë. Por shkrimi i tij është shqetësues në disa drejtime që shkojnë përtej kësaj lajthitjeje personale. Së pari, sepse i shkrirë në një masë komentesh (tepër të mangëta) të medias shqiptare lidhur me vizitën e Nicholas Gage (Gaxojanis) në Shqipëri, ky është një shembull tipik dhe i dhimbshëm i përuljes së disa rretheve "elitare" shqiptare, duke përfshirë edhe ato politike, ndaj çdo gjëje të huaj, dhe përbuzja e çdo gjëje me origjinë shqiptarë. Së dyti, shkrimi të shqetëson me përbuzjen e thellë ndaj diasporave në përgjithësi, dhe asaj shqiptare në veçanti. "Kush janë këta njerëz nga ana e anës, që duan të na mësojnë neve këtu?" – është komenti më i zakonshëm ndaj çdo reagimi të diasporës (peshëlehtë) shqiptare për çështjet e vendit mëmë. Ndërkohë që N.Gage i shtrohet qilimi i kuq, edhe pse ai vjen nga e njëjta “ana e anës” që vijnë edhe komentet e diasporës, diaspora shqiptare "nuk merr vesh" pasi i ka ngelur ora diku në të kaluarën, ndërkohë që ora shqiptare duket se ka ecur me ritmin e kohës (ose edhe më shpejt – ndoshta, tani që rreh në kohën e Shteteve të Bashkuara të Europës!) dhe pranon çdo gjë në shtëpinë e saj në emër të "realitetit". Së treti, zyrtarizimi i vizitës së N.Gage nga një pjesë e klasës politike shqiptare është gabim. Pa asnjë dyshim. Nicholas Gage ka zgjedhur vetë që të jetë përfaqësuesi publik i krahut më shovinist të diasporës greke, që mbështet synime territoriale të shprehura publikisht e në mënyrë të vazhdueshme ndaj Republikës së Shqipërisë e kombit shqiptar. Nuk mund të mendohet se si mund të pritet në mënyrë zyrtare një përfaqësues i kësaj rryme, dhe për më tepër se si nuk i tregohet vendi në mënyrë tepër të qartë (sado me mirësjellje e diplomaci) një personi që thotë se "Shqipëria duhet të pushojë së grinduri me fqinjët e saj, Maqedoninë, Serbinë, Greqinë..." duke i kujtuar se është pikërisht atdheu i tij i dytë (ose i parë) - Greqia – që mban në këmbë në mënyrë të njëanshme e paradoksale një ligj lufte me Shqipërinë.
Para se të kërkojë justifikime duke cituar (edhe këtë në mënyrë të pasaktë) gjëra të thëna 300 vjet më parë, artikullshkruesi do të bënte mirë të shikonte pak më afër në kohë dhe në gjeografi. Lidhur me këtë, akoma edhe më shqetësues është (mos)reagimi i shtypit shqiptar ndaj zyrtarizimit të vizitës së Nicholas Gage. Ndërkohë që Gage ka të drejtë absolute që të bërtasë në kupë të qiellit për çfarëdo gjëje që i kërcet kokrra e qejfit, në shtëpinë time ai duhet që ta ulë zërin, për të mos thënë që duhet që të dëgjojë edhe ato që unë kam për të thënë. E nëse këto gjëra nuk bëhen e nuk thuhen, atëherë është faji i të zotit të shtëpisë, që më së paku bëhet qesharak, por ndoshta me pasoja afatgjata pas të qeshurës së parë. Eshtë për t'u frikësuar se si në artikull-opinionin për të cilin po flasim, autori hedh në të njëjtën "pace" edhe një thënie të De Golit (një nga shtetarët më nacionalistë të Europës së shekullit të 20-të) në lidhje me pragmatizmin e politikës dhe ruajtjen e parimeve, dhe nuk arrin të kuptojë që thelbi i politikës është që të bësh pazar, por duke ruajtur deri në fund - deri në fund fare - disa parime bazë, ndërmjet të cilave i pari është mbrojtja e kombit tënd nga kushdo, kudo e në çdo rast. Përndryshe për çfarë duhet politika e politikanët?!
Unë nuk jam diasporë në kuptimin e plotë të kësaj fjale; nuk jam i organizuar, nuk kam ndonjë kafe shqiptarësh ku të pi një kafe e të festoj ditën e flamurit, e nuk kam fëmijë që t'i çoj në ndonjë shkollë të diele në shqip. Jam nje emigrant i thjeshtë që përpiqem të ndërtoj një jetë këtu ku jam, dhe që përpiqem të vij e të votoj, sipas mundësive, në Tiranë sa herë që politikanët shqiptarë kërkojnë votat. Mund të jetë e vërtetë që nuk i kuptoj dot realitetet e politikës aq mirë sa z.Paço (Zoti më ndihmoftë e më lëntë t'i kuptoj kaq "keq" sa tani), por nuk mund të pranoj si të mirëqenë në "realitetin politik shqiptar" se "emigrantët shqiptarë trajtohen më mirë në Greqi se në çdo vend tjetër, dhe prandaj shkojnë me shumicë atje", apo se emigrantët shqiptarë në Greqi nuk kanë presion për të ndryshuar emrin, fenë e kombësinë, apo edhe se 30% e popullsisë së Republikës së Shqipërisë është me kombësi greke. Nëse këto janë të mirëqëna për ndonjë si artikullshkruesi ynë, atëherë unë nuk e di se kush e njeh realitetin më mirë, unë emigranti i largët apo z.Paço në atdhe. Ndoshta unë nuk e kuptoj pragmatizmin politik shqiptar edhe aq mirë, por kudo në botë qëndrimi që kërkon të justifikojë z.Paço është i papjekur, e kur e bën një klasë politike është i papërgjegjshëm e një fatkeqësi. Nëse kjo nuk shikohet në këtë mënyrë, nëse ky reagim i imi (emigranti) shtyhet nën rogoz sepse unë jam larg e "nuk e kuptoj si duhet" politikën shqiptare, atëherë duket se Shqipëria sërish bën përjashtim nga e gjithë bota. Në këtë rast, ndoshta nuk është faji dhe aq shumë i diasporës, se sa i shqiptarëve vetë, që u duket e pranueshme që një mik (?!) t'u bjerë me shpullë fytyrës në shtëpinë e tyre, dhe ata jo vetëm të mos bëjnë zë, por të përzënë me hunj vëllanë e tyre që kërkon t'u vijë në ndihmë.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-12-2002 nė 10:28 Edit Post Reply With Quote
Përse është adhuruar Nikolas Gejxh nga “patriotët” e orëve të fundit?
Mero Baze

Vizita e fundit e Nikolas Gejxh në Shqipëri ka prodhuar më “shumë patriotizëm” nga sa mban stomaku i prishur i shqiptarëve dhe më shumë rëndësi dhe vëmendje për një veprimtar të shquar të çështjes greke në SHBA dhe botë. Nikolas Gejxh nuk e ka për herë të parë që viziton Shqipërinë, por ai ka arritur suksesin e tij të parë tek efekti që ka bërë në opinion takimi i tij me dy udhëheqësit kryesorë politikë. Mes vizitës së tij të parë dhe të fundit, ka plot histori të pakëndshme dhe shpesh fatkeqe që e lidhin atë me shtetin shqiptar. Por e gjithë biografia e Nikolas Gejxh duket se po vizitohet me nxitim, jo aq nën panikun e ardhjes së një personi jo fort të dashur me shqiptarët, por me ardhjen e një personi me mendje tjetër në raport me Berishën. Duke qenë se kam shkruar dhe rishkruar disa herë për këtë figurë-simbol të nacionalizmit grek që me aftësitë e tij, i ka krijuar shtetit shqiptar më shumë telashe nga ç’meriton, nuk mund të rri pa vizatuar anën tjetër të medaljes së marrëdhënieve të Nikolas Gejxhit me një pjesë të politikës shqiptare. E para që duhet të theksojmë, është se Nikolas Gejxh është njeriu që u ka hapur dyert socialistëve në Uashington. Për herë të parë, një delegacion socialist ka shkuar në Uashington me ftesë të “Mediterrean Quarterly”, një revistë që drejtohet nga Nikolas Stavru, grek i diasporës amerikane dhe lidhje e ngushtë e Nikolas Gejxhit. Për herë të parë gazeta “Zëri i Popullit” dhe “Koha Jonë” kanë arritur të botojnë editoriale të Nikolas Gejxhit në faqet e tyre në vitin 1995, duke i paraqitur si qëndrime të shtetit amerikan ndaj Shqipërisë. Për herë të parë Namik Dokle dhe Servet Pëllumbi kanë dalë në konferenca për shtyp, duke u tundur gazetarëve shqiptarë shkrimet e Nikolas Gejxhit kundër Sali Berishës, sikur t’i kishte shkruar Bill Klintoni. Nëse i ka lënë kujtesa, le të hapin gazetën “Zëri i Popullit” dhe “Koha Jonë” të asaj kohe dhe kanë për të parë se sa vlerësim të lartë kanë pasur për Nikolas Gejxh. Duke qenë një antiBerishë i vendosur, Nikolas Gejxh është përdorur sistematikisht nga çdo opozitar i Sali Berishës, veçanërisht nga ish-bashkëpunëtorë të tij, si Gramoz Pashko, në udhëtimet dhe hapjedyert e tij në Uashington. Është e vërtetë se në stilin e punës së Nikolas Gejxhit për një kohë të gjatë ishte i përfshirë çdo shqiptar që ishte i gatshëm të punonte kundër Sali Berishës. Shumë nga njerëzit që rrethuan Berishën ishin në lidhje të ngushta me të në çdo kohë dhe Genc Pollo ishte njeriu që e ka takuar atë në SHBA në vitin 1998, para se të ndahej nga Berisha. Por kryeargumenti përse Nikolas Gejxh është adhuruar nga politika shqiptare si antiBerishë, është qëndrimi që ka mbajtur shteti shqiptar ndaj tij pas vitit 1997. Nikolas Gejxh, pasi është lejuar të vizitojë Shqipërinë si qytetar i lirë dhe pasi ka shtuar miqësinë e tij me një biznesmene greko-shqiptare në Jug të vendit, ka qenë një njeri shumë i afërt me qeverinë shqiptare. Ai ka qenë njeriu me të cilin “patrioti” Sabri Godo ka marrë konsultime për çështjen e Kushtetutës. Avokati grek Lukrecioz u thirr në atë kohë si konsulent pranë qeverisë shqiptare për çështjen e Kushtetutës dhe zoti Godo, i cili bën sikur i harron shumicat e pjesëve të errëta të biografisë së tij, ka marrë këshillat e Lukreciozit. Ky i fundit është një avokat i shquar grek me studio në Selanik, që u angazhua nga Nikolas Gejxh në gjyqin e të gjashtëve në vitin 1994-1995 dhe që u bë si zot shtëpie në vitin 1998. Nikolas Gejxh, nën shoqërinë e ambasadorit amerikan Limpreht, shkoi për fushatë elektorale në Jug të Shqipërisë dhe askush nga patriotët e orëve të fundit nuk e ngriti zërin. Kolegu ynë Filip Çakuli që, për hir të së vërtetës, është me origjinë greke, u fye më shumë se ne shqiptarët e ndershëm dhe patriotë nga ky gjest, por u la i fyer në protestën e tij, se ishte kandidat i Partisë së Sali Berishës. Ka shumë fakte dhe ndoshta dhe fotografi, që Nikolas Gejxh ka qenë në zyrën e kryeministrit Ilir Meta më 28 nëntor të vitit 2000, kur policia arrestoi Sali Berishën në Sheshin Skënderbej dhe Ilir Gjoni e mbronte gjestin në parlament, duke deklaruar se kishin mbështetjen e qeverisë amerikane. Të gjithë njerëzit që kanë punuar me Sali Berishën kanë pasur ofertën e gatshme për t’u larguar prej tij me çdo çmim, që fillonte nga të holla e përfundonte në bursa apo krijime partish. Hipokrizia e kësaj fushate nuk është pse Nikolas Gejxh ka një histori të mbushur kundër Shqipërisë. Atë ai e ka profesion, pasi përfaqëson nacionalizmin grek. Problem është se aleatë të Nikolas Gejxhit deri para një jave kanë qenë gjithë këta që po bëhen sot patriotë... Ata nuk janë të shqetësuar se zbuluan sot që Nikolas Gejxh udhëheq një politikë dëmprurëse për Shqipërinë, por nga fakti se ky i fundit nuk mund të llogaritet më si një ndihmës i tyre në luftën kundër Sali Berishës. Tashmë, askush nuk mund të thotë se Nikolas Gejxh nuk do të kërkojë më ato që ka kërkuar për minoritetin, por problemi është se do t’ua kërkojë të dyja palëve njësoj. Pra, tani atë do ta kemi përballë të gjithë dhe jo njëri përballë e tjetri pas shpinës e mbi shpinë. Është pikërisht zbutja e luftës së tij ndaj Berishës që ka ngjallur shqetësim tek grupet e mbetura antiBerishë në politikën shqiptare dhe jo e kaluara e tij kundër shtetit shqiptar...

Vijon në numrin e nesërm

Shqetësimet e diasporës në SHBA dhe raportet jopublike të Nikolas Gejxh me administratën amerikane





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
sefedin

Postuar mė 10-12-2002 nė 05:30 Edit Post Reply With Quote
Në keto rrethana kur gjithe klasa politike me eminente (pozite-opozite) deshton dhe behet varrmihese e Shqipërisë me takime te ketilla skandaloze, sikur kjo me N.G.,vetem per nje karrike, a ka psur rrugëdalje tjeter Rugova kur shpalli himnin dhe flamurin e ri per Kosoven?

A ishte ftesa në Vlore per qellim dhenje mandati, nga institucionet legjitime te Kosoves, Nanos dhe Berishes te sillen pastaj ne menyre paternaliste ndaj Kosves?

Ja bishti i dardhes!






View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
lgjoka

Postuar mė 10-12-2002 nė 15:48 Edit Post Reply With Quote
Pse e mori udhen ne mes te dimrit Odisea plak i Bostonit?

KOLEC TRABOINI

Udhetim i mbrame i Nikolla Gaxojanit

Pse e mori udhen ne mes te dimrit Odisea plak i Bostonit?


Eshte krejt e natyrshme qe vizita e papritur private e Nikolla Gaxojanit (Nick Gages) ne Tirane do te ndeshte ne reagime te ndryshme per vete faktin e ky person perfaqesonte ne vetvehte elementin me negativ te mardhenieve disa here te acaruara greko-shqiptare. Eshte kreu i organizates Vorioepirote qe ka pretendime territoriale ne jugun e Shqiperise, eshte personi qe neper vite ne Amerike ka bere nje propogande teper te djallezuar duke mundur qe shume shqiptare emigrante nga jugu i Shqiperise ne saj te miqesive qe ai krijonte dhe influencave qe kish, ta ndjenin vehten me shume greke se se sa shqiptare. Eshte personi i cilesuar pergjegjes per mbeshtetjen e organizates terroriste MAVI, lidhje te cilat ai i mohonte ne intervistat ne shtypin grek por nuk ngurronte te thoshte se nese do te kishte mundesi te takonte ndonje nga ata djemt e MAVI-t qe sapo ishin arrestuar se kishin brere vrasjen e ushtareve shqiptare ne Peshkepi te Gjirokastres, "do ti takonte e do ti shterngonte doren fort".
Pra nuk ngurronte te takonte doren kriminale te perlyer me gjak te pafajshem shqiptaresh
Kjo thenje e tij, botuar ne shtypin grek bashke me fotografine e tij, pavaresisht se e mohonte organizimin e grupit terrorist,indirekt shprehte mbeshtetje te hapur ne publik per veprime terrorise agresive ne tokat sovrane te pjeses jugore te Shqiperise.
Per kete detaj te intervistes se tij, nuk kam pare te kete patur jehone ne shtypin shqiptar, ndoshta nga mungesa e informacionit, por une si emigrant shqiptar ne Athine kam qene shume i tronditur nga kjo sfide e eger gjaksore e greko-amerikanit qe kishte bere emer si gazetar por edhe botues librash. Por ne Greqi, duke ndjekur shkrimet qe gazeta nacional-shoveniste "Stohos" e Kapsalit, shkruante kunder shqiptareve emigrante dhe Presidentit te Arvanitasve te Greqise Aristidh Kola, te cilin ne vitin 2000 bene si bene dhe e vrane, pata rastin te lexoja copeza cmendurish antishqiptare ku thuhej se ne romanin "Eleni" te ketij Gaxojanit, personazhin qendror
plaken Eleni, nenen e autorit pra e paskan vrare nje nate te erret me thika shqiptaret
e ardhur qe pertej kufiri. Duke pare edhe veprimet e tij te metejshme ne nxitjen e rebelimit ne Shqiperine e jugut ne pranvere 1997, u binda plotesisht se ky individ ka urrejtje patologjike per shqiptaret qe shprehet deri ne doza rracizmi. Dhe eshte e natyrshme se shovenizmi i skajshem eshte nje forme racizmi i te shprehurit te urrejtjes ndaj nje populli tjeter qe historia ta ka vendosur fqinj.
Pikpamjet e mia per kete shovenist te kamufluar me petkun e nje amerikani te zgjedhur i kam shprehur ne shkrimin "Cfare kerkon Nikolla Gaxojani ne Jugun e Shqiperise" botuar ne gazeten shqiptaro-amerikane "Illyria" 1996, ne New York, e atij qendrimi nuk kam se cfare ti rishikoj sepse rrjedhja e ngjarjeve ka treguar se ky antishqiptar i perbetuar nuk ka ndryshuar as dhe nje qime nga idete e veta shoveniste por edhe as nga veprimtaria antishqiptare. I eger, tinzar, i pacipe ne cinizem, arrin deri atje sa ne mes te Tiranes ne dimrin e vitit 2002, jep nje interviste ne stacioni televiziv "Klan" ku ne menyre provokative e cileson ceshtje came te paqene dhe se populli cam paska bashkpunuar me nazistet dhe paska bere krime, prandaj sipas ketij shkrimtari, populli cam e paska merituar terrorin e perbindshem e mizor qe eshte bere ndaj tij prej grekerve te Gaxojanit.
Eshte hera e pare qe dergjojme nga goja e nje shkrimtari te thuhet nje shprehje qe do te ishte e denje vetem per gojen e nofullat e Himlerin dhe Ajmanin, qe moren persiper te cfarosnin popullin cifut por ama pa e deklaruar kurrkund ne shtyp apo masmedia boterisht. Ky Gaxojani, qe nje nene greke e ka pjelle prane kufirit tone dhe per te zezen tone, e tejkalon per nga urrejtja patologjike e shprehur publikisht edhe kete dyshe gjakatare. Natyrisht me goje sepse me vepra ai ishte solidar me kasapin e Ballkanit Sllobodan Milloshevicin, por pa ja mbajtur e prapmja qe te kryeje ato mynzura qe desheron dhe enderron per popullin shqiptar ane e mban trevave te Ballkanit.

* * *

Dalja e re e skiles se vjeter nga Bostoni ne Tirane, me mes te dimrit te ftohte kallkan, padyshim qe befasoi ne rradhe te pare Diasporen Shqiptare ne Amerike. E kjo eshte e natyrshme se duke e patur fare afer, duke ndjekur veprimet e tij te dyshimta, shqiptaret e Amerikes nuk mund te rrinin pa dyshuar se cfare e shtyn kete plak tashme te rrudhur e rrjedhur qe me shume do te preferonte te rrinte ne dhoma te ngrohta e te shkuante skenare duke veshtruar floqet e bores qe kane pllakosur Bostonin.
Cuditerisht nuk u vu re kurrfare ngurrimi a shqetesimi ne Tirane, as nga pozita e as nga opozita, perkundrazi u nguten ti dilnin e te perqafoheshin me Gaxojanin si me nje mik kryen kreje. Ambasadori amerikan e uli vehten aq shume sa na u shfaq si draguman i Gaxos, megjithese eshte detyra e tij qe te shoqeroj cdo lloj Gaxoje qe i perplasen Shqiperise qe pertej Atllantikut mjafton qe ai te kete pasaporte amerikane.
Askush nuk I hyn ne tte drejten e tij ambasadorit. E vetmja gje qe nuk ra per mire qe zelli i tij i tepruar ne kullandrisjen e mikut te paftuar, pa marre parasysh sentimentin e shqiptareve te shperndare e coptuar ane e mbane shteteve te Ballkanit.
Mirepo kush ka kurajon e gjykon, apo kritikonsjelljen e perfaqesuesit te Amerikes. Ambasadori amerikan e di qe eshte nje Zeus per shqiptaret dhe duke e ndjere vehten te tille nuk e vrau mendjen, dhe madje thone se nuk e vrau as dhe ndergjegja per procken qe i beri Gaxojani, i cili mallkoi e denoi mizorisht nje popull, cfare ne cdo pike te globit do te perbente nje indicent te rende ne mardhenjet me Shtetet e Bashkuara te cilat do te duhej qe ne rruge dipllomatike te jepnin spjegime.
Po kush i jep spjegime Shqiperise? E kujt ti japesh spjegim. Presidentit qe hesht se ka ate karrike ku i jepet mundesia te beje punen earbitrit te ekuilibrit Nano-Berisha, e te shkoj ne samitin e Nato-s per te marr nje jo te madhe per Shqiperine si antare e kalendave greke. E si mund te guxoje te cytet presidenti Moisiu me ambasadorin amerikan? Harro mushke Valarene se Ali Pashain e prene-thote gojdhana. Mirepo Pashain vertete e prene por hija e Ali te Tepelenes ka mbetur dhe mushka do te vaxhdoje te dridherohet prej frike duke kujtuar hanin e Valarese ne Janine te mbytur ne gjak.
Mos u kthefsh kurr o 97,(edhe ajo Valare ishte), se per te tjerat rregullohemi.
Apo dipllomacia amerikane i duhet ti jape spjegime kryeministrit Nano, te cilin masmedia po e ben lecke, shoket socialiste po e tradhetojne e ai s'gjen kurrkund rehat vec ne prehrin e arte te nuses se vet te re, e vetmja besnike qe i ka mbetur
sepse edhe Emin Barci i doli dore dhe Ben Blushi si mik i Nikoll Lesit nuk eshte krejt i sigurte.
Atehere mbetet qe ti jepen spjegime opozites. Mirepo opozita nje here guxoi te gricet me amerikanet dhe punet vajten shkalle-shkalle deri ne degradimin e pushtetit e shembjen e shtetit.Sepse masat e verbuara duke pare se kompania e demokrateve nuk e kish Ameriken me vehte dhe grekun e kishin mbeshtetje te ngrohte pas kraheve u leshua me instiktin e verber te shkatrrimit. Kush e ka lexuar poezine e Allan Poes e di frazen tragjike "Kurre me!". Vertete O Zot "Kurr me!"
Atehere mbetej te dilte ne skene pushteti i trete, ai qe quhet shtypi i lire, masmedia, ndergjegja intelektuale… Mirepo kapitalizmi i eger qe po ndertohet ne Shqiperi me para droge e prostitutash, madje thuhet se parja e piste po investohet deri ne masmedia, nuk eshte aq pa tru qe te rrezikoje per hir te nje fare patriotizmi folklorik me zhgabe e qeleshe, kur kete zhgabe ne flamur tash do ta beje hasha gjysma e shqiptareve te Ballkanit nen frymezimin e cpiksit te kombeve, te reja presidenti pa shtet Rugova.
Ne fakt shtypi shqiptar jo vetem qe nuk u ndje, por ra e u squll duke e konsideruar takimet e Gaxojanit me Nanon e Berishen si nje ere e re qe po fryne fryn ne te kater kanatet e politikes shqiptare e cila na qenka bere me pragmatike dhe i sherbeka me mire interesave kombtare dhe te ardhmes europiane. Keshtu ne fjalorin e shtypit u shfaq nje eufori qe i vuri ne ekstaze tere njerzit e koridoreve te pushtetit e te politikes. Sikur te kishin thithur te gjithe nargjylen e Ali Pashait dhe shihnin endrra me engjuj te bardhe ballkanike e ne krye te krese kryeengjellin e tyre armikun, qe na u metamorfua ne mike e krye mik Nikolla Gaxojani. Mirepo myteberret e shtypit dhe masmedias si nje far Ilir Paco qe rrugen deri ne Athine e bente te shtruar me pupla e sixhade persie, ishin aq mendje ngushte saqe as nuk e menduar se skilja e vjeter qe pertej Atllantikut nuk e kishte lene strofken ne mes te dimrit vetem per ti shtrire doren e miqesise Nanos e Berishes, por per ca pune te tjera qe ai dhe shefat e vet ne Athine i dinin.
Dhe si mbaroi protokollin e pritpercjelljeve te pompuara sikur te kishte ardhur Presidenti e jo ma nje njeri pensionist pa kurrfare funksioni vecse si kryetar organizates Viorioiepirot, Gaxojani si nje grek dinak nuk u ruajti nderen mikepriteseve te vet, por jua permbysi sofren ne mes te Tiranes, sa kreret e politikes u ndjene me pas si te menderorur. Ne nje interviste ne stacionin televizin "Klan" Gaxojani shprehu urrejtjen e tij te cfrenuar ndaj popullsise shqiptare te Camerise, dhe ne vend qe te kerkonte te falur per vrasjet e mijra banoreve civile te pafajshem, duke perfshire edhe femije te djegur gjalle ne shtepite e perflakura, perkundrazi i cilesoi keta martire si dhe mbare popullsine came, popull qe ka bere krime dhe meritonte te shuhej me doren e hekurt te krimineleve greke si Nikolla Zervas.


* * *
E vetmja perpjekje e deshperuar per ti dale perballe kesaj parodije antishqiptare qe luajti politika driteshkurter bashkohore shqiptare, ishte reagimi i shoqates "Cameria" e cila ne kohet e fundit e kishte intensifikuar veprimtarine e saj dhe ne disa drejtime pati sukses. Impenjimi i saj per ta cuar ceshtjen came, mbetur e pazgjidhur qe nga lufta e dyte boterore, deri ne dyert e komisioneve te kongresit amerikan ishte ne rruge te mbare. Mirepo pikerisht atehere kur pritej te hapej nje porte ndodhi ajo qe nuk pritej, pra zbritja e Gaxojanit si rrufe ne qiell te kthjellet.
Te njeten nuhatje per nje makinacion mundshem te fshehte e antishqiptar pati edhe Lobi Shqiptaro-Amerikan, ish-kongresmeni dhe kryetar i Liges Qytetare shqiptare amerikane Dioguardi botoi ne gazeten "Shekulli" akuzen per kryetarin e PD-se Sali Berisha per tradheti te interesave kombetare . "Te takosh Geixh eshte njelloj sikur t'i kerkosh avantazh politik Miloshevicit"- theksoi ai.
Richard Luka nje nga bisnesmenet me te suksesshem ne New York bashkoi zerin me protesten.Gazetari e diplomati Skender Shkupi i beri nje analize te menjehershme kesaj situate te turbullt qe u krijua me daljen ne skenen shqiptare( republiken e bananeve) te nje provokatori te vjeter si Nik Geizh. Reagoi me nje gjuhe fshikulluese veprimtari i njohur i Komunitetit Shqiptar Garry Kokalari, e plot te tjere. Nderkohe qe Gavrosh Levonja nga New Yorku me kot u rrek ta zbuste efektin e ngjarjes me argumentin se eshte e drejte e politikaneve te takojne kedo, mirepo shkrimi i tij sikur i ndezi me teper reagimet e shqiptareve te diaspores.
Kur e pane se Diaspora Shqiptare e kishte pritur me indinjate kete inkursion dinak te Nikolla Gaxojanit( Nik Geixh), bosat e masmedias ne Shqiperi vune ne eficence mekanizmin e vet median, e cila kur ja do puna punon me gjashte motorra, e kur nuk ja do puna ben gjumin e ariut. Pra dikush, i padukshem siguriasht, e drejtoi shkopin e dirigjentit dhe nisen kembanat e shtypit mercenaro-pushtetar te cfryjne dufe urrejtje ne stilin leninist te shtypit luftarak revolucionar.
Ne fillim doli nje gazetar minor qe therriste e bertiste se te gjitha te mirat qe i kishte sot Shqiperia i vinin nga Greqija. Ishte kaq ofendues ky shkrim Ilir Pacos sa ne internet pati reagime te ashpra me listat Alba-Club i New Yorkut dhe lista te tjera si Lidhja Shqiptare, Albeuropa, Albanian-of-Boston, Memedheu e tjere duke e konsideruar gazetarin qe shkruante tek"Shekulli" si nje provokator qe shkruante nga ndonje skute e Athines.
Por dikush nga lart mesa duket kishte vendosur te luante edhe me nje gur te rende. E ky ishte drejtori i ATSH, firma e te cilit mesa duket si ne kohen kur punonte me zell ne rubriken e jetes se partise, ruhej per evinimente te vecanta. Pra Frrok Cupi ishte llogaritur qe te punonte si nje rimorkiator per te terhequr sa me shpejt drejt bregut te shpetimin barken e cpuar te politikes dualiste Nano-Berisha.Dhe cuditerisht ky antiberishian i stampuar deri ne manierizen kesaj rradhe mori ne mbrojtje Nanon e Berishen por mbi te gjitha Mefiston e tyre, greko-amerikanin Gaxojani.
Frroku duke shkruar nga kreu i piramides se shtypit, kesaj rradhe i leshoi shigjetat e flakeritura cupiane teper larg, tej e pertej Atllantikut, kunder shqiptareve te Diaspores qe me kritikat e tyre ja kishin prishur oreksin mikut te Frrokut, Nikolla Gaxojani, i cili patjeter si grek i mencur qe eshte do te dije si tia shperbleje Frrokut e frrokeve te tjere te shtypit social-demokratik.Por cfare ne esece e tundon Frrokun
qe hidhet ne sulm pa meshire kunder vllezerve te nje gjaku duke marre ne mbrojtje
nje grekomadh dhe simpatizant te Milloshevicit e te krimeve serbe mbi popullin shqiptar te Kosoves.
Gjate shkrimit te satires se tij te pamoralshme, Cupi, nuk rri pa thirrur ne ndihme Aristotelin per te treguar se eshte njohes i estetikes se lashte greke dhe mirenjohes i miqeve te tij, aristoteleve te rinj te te Athines qe me shume vine ere nafte se sa ere dijesh e kulture.

" Ne qoftese nuk ekzistojne keto dy ndiesi,- thekson manjati i shtypit Frrok- atehere mund ngrihet akuza se "nuk kemi lidhje te mira me diasporen". Nje nga perparimet
eshte se tani ne krye te lobit nuk ka me konflikte. Kohet e fundit, ne shenje solidariteti, me sa duket eshte vendosur qe te gjithe te veshin gravata te kuqe.
Gravate te kuqe vesh zoti Dino Erbeli ne krah te Madeline Albright; gravate te kuqe vesh nje jurist qe shfaqet ne nje televizion te Tiranes, gravate te kuqe
vesh zoti Kokalari por edhe zoti Lukaj; gravate te kuqe ka veshur edhe zoti Bardha ne nje foto me z. Clinton; tani se fundi gravate te kuqe ka veshur edhe ambasadori i Tiranes ne Amerike.... Nje nga perparimet eshte se gjerat nuk jane si me pare."

Ne fakt zoti Cupi duke shkruar kete shkrim ne te cilen ve ne loje tere komunitetin shqiptar ne Amerike, duhej te kishte vene vete nje kollaro te madhe e te kuqe sepse para se Dino Erbelit apo Richard Llukes, perpara Eqerem Bardhes qe te kuqt e Frrok Cupit i ekzekutuan pa kurrfare gjyqi vellane, Sami Bardhen, perpara Garry Kokalarit qe komunistet e Frrokut i kane pushkatuar njerzit e afert dhe ja burgosen e syrgjynosen intelektualen shqiptare Musine Kokalari, perpara te gjithe ketyre njerezeve qe ai merr mundimin te tallet si te ishte nje profan ne gazetari e jo nje
bos i ATSH-se, i takon Frrok Cupit dhendrrit te nje sekretari te pare te Komiteti
te Partise se Rrethit te Mirdites, i cili edhe provimet e fakultetit i mirrte aforfe nga partia qe e trajtonte si nje nga kallamaret e saj me te shquar e me te zellshem per genjeshtra ne Zerin e Popullit. I perkedheluri i drejtorise se Shtypit te Komitetit Qendror te PPSH deri ne diten qe provoi te bente nje satire te vockel (sic po ben tani me shqiptaro-amerikanet )dhe Partia qe e kishte ne gjirin e saj si kandidat besnik e sikterrosi per nje budallallek me brire. Frroku i specializuarper jeten e organizateve baze te partise dhe te pushtetit popullor, i tha mendjes, apo mendja i tha atij,qe ta provonte nje here te bente nje satire ne folene e grenxave "Zeri i Popullit" Dhe shkroi 24 rrjeshta a dic me shume per "Peshqit qe zihen Shengjin dhe qelben ne Ulze".
Ishte koha kur as mish e as peshk nuk shihte me sy qytetari e jo me fshatari shqiptar. Te shkreti Frrok , shefat e tij, te cileve u bente reveranca ,e braktisen si te ishte nje merluc i qelbur dhe faktikisht qe atehere edhe dhe sot e kesaj dite shkrimet e stilit cupian ate ere mbajne , eren e peshqeve te te qelbur ne Ulez.
Ata qe e kujtojne ideologun e revolucionit komunisto-fshatar qe gjeti strehe ne Vlore
si kasnec i shkatrrimit te shtetit ne pranveren e cmendur '97, nuk mund te mos u vinte era e qelbur e ideve shkatrrimtare qe trumbetonte Frroku. Atje ne qytetin e Flamurit bashke me Gjinushin e kapobandat qe sot jane burgjeve, kishin marre ngjyre te kuqe jo veten gravatat e ketyre kaposhave revolucionare por edhe duart deri ne brryla te lyera ne gjakun e njerezeve qe vriteshin vetem pse mbronin institucionet e shtetit.

* * *

Edhe pse flitet shume ne shtyp, shkaku se perse u shfaq Gaxojan sherxhiu si Kal Troje ne kryeqendren e shqiptareve, askush s'po e merr mundimin ta thote.
Edhe perpjekja disi mjegullore e ambasadorit shqiptar ne Washington Fatos Tarifa ne gazeten "Korrieri", nuk prek kurrnji ceshtje kardinale, vetem se deklaron se ai eshte me pozicionin e qeverise per shkakun se ai eshte perfaqesues i saj.Perpiqet te trajtoje nocionin Diaspore sikur te ishte ne nje seminar etimologjie.
Morali del qarte nga nje thenia e vjeter sa muret e Rozafes "Une jam me ate qe ka kalane e Shkodres".Mesa duket me trup jemi ne te sotmen e me mendje ne te kaluaren.
Duke qene se dipllomatet heshtin kur duhet folur e flasin kur duhet te heshtin, po perpiqem qe duke i hedhur nje veshtrim rrjedhes e ngjarjeve te koheve te fundit ne terrenin shqiptar te inkuadroj ne kete sfond edhe kete turne -odise te Gaxojanit . Perse pra plaku i Bostonit la skenaret pambaruar dhe mori udhen permes te ftohtit e erave te Kanadase per te dale ne kreshtat ballkanase. Natyrisht nuk do te kemi shpres se gjarperi do ti tregoje kembet fare lehte as sot dhe as mot. Madje ai do te rrudhet e mbeshtidhet kutullac ketu ne Bostonin tone, ku kurrkush nuk ja var teneqene. Ateher s'na mbetet vec te t'i gjykojme ngjarjet e fundit rreth e qark trevave shqiptare ne Ballkan duke i ballafaquar me kete me kete ngutje te mistershme per te ngritur tymnaje ne Tirane. Duke gjykuar keshtu veme re se kjo odise bostoniane nuk eshte krejt spontane e pa lidhje me ngjarjet qe ndodhin ne trevat shqiptare.
Ndoshta kryeshkaku duhet kerkuar tek ngritja e zerit koheve te fundit prej autoriteteve shqiptare duke perfshire dhe kryeministrin Nano per heqjen urgjente te absurdit grek te gjendjes se Luftes me Shqiperise.
Mesa duket ato deklarata nuk jane kaluar pa u vene re nga institucionet amerikane qe jane te interesuar per nje paqe te qendrueshme ne Ballkan dhe nuk eshte krejta pa baza dyshimi per demarshe te fshehta te diplomacise amerikane ne linjat perkatese te diplomacise e autoriteteve te shtetit grek.
Por ka plot instanca qe merren me ceshtje globale, pa harruar komisionet e Deparamentit Amerikan te Shtetit.
Pra gjasat jane se zeri ka shkuar atje ku duhet. Dipllomacia greke ndodhet ne presion per faktin se Parlamenti i Greqiseeshte e detyruar ta heq ne mos sot neser ligjin e luftes me Shqiperine, por bashke me heqjen e ligjit te luftes do te linde problemi i rregullimit te problemit cam i mbetur pazgjidhje edhe nen pretekstin se nuk jane rregulluar mardheniet e mbetura nga lufta ne mes te dy shteteve. Sa me shume qe vjen koha per te mbyllur kete kapitull, grekeve u zien koka sepse mbyllja e nje kapitulli presupozon hapjen e nje kapitulli tjeter. Mbajtja e ligjit absurd te luftes eshte kasus-beli pikerisht per ta shtyre deri ne pafundesi e deri ne harrim ceshtjen came. Mirepo koha iken dhe Greqia nuk di me si te justifikohet. Kete e dine edhe miqt e partneret e Greqise ne Bashkimin Europian te cilet patjeter qe do te perpiqen per nje zgjidhje ne favorin e grekeve si antare te bashkesise europiane qe e kane.
Nga ana tjeter aktivistet came per te drejtat e kthimit ne trojet e veta, jane gjalleruar dhe kane patur mundesi ta shtrojne ceshtjen e tyre ne forumet nderkombetare. Ashtu sic eshte absurd ligji i luftes, po aq absurd eshte denimi i perjetshem i nje popullsie prej qindra e mijera njerezish te cilet kerkojne vetem zbatimin e te drejtave konform ligjeve e te drejtave nderkombetare. Ceshtja came nuk eshte me e panjohur ne Departamentin Amerikan te Shtetit, madje deri tek kongresmenet te cilet kane marre materiale mbi kerkesat e dreta te popullsise martire came.
Ja pra qe diplomacia e stilit bizantin grek, e mbetur ne fillimet e ketij shekulli te ri si miu ne dhokan, kerkon me cdo mjet te turbulloje ujra ne Tirane ne menyre qe te neutralizoje organet shtetrore dhe partite politike nga problemi cam. Dalja e ne skene e Nikolla Gaxojanit per nje turne dimri nuk eshte kurrsesi nje trill plaku qe kerkon subjekte skenaresh per Hollivudin. Gaxojanit i eshte bere thirrja nga lobi grek ne Amerike pas leshimit te nje SOS-i qe pas kuintave te dipllomacise shteterore greke
qe nuk e di se si do ta zgjidh problemin cam, dhe nuk eshte as e gatshme qe te shtrohet per bisedime per shkak te sentimentit te elektoratit qe edhe ai eshte i mbarsur me urrejtje per gjysem shekulli. Pra nuk e ka te lehte edhe elektoratite heq dore nga ideja fikse e ngulur si gozhde ne trurin e cdo greku qe camet jane bashkpuntore te nazisteve dhe kane bere krime.
Pertej kesaj, Odisea grek i Bostonit qe eshte po aq mjeshter sa Odisea i lashtesise per te ndertuar kuajt te drunjte, nuk e ka larg vemendje qe tu vije ne ndihme serbeve per ceshtjen e miratimit te kushtetutes me preambulen absurde qe Kosova eshte pjese e Serbise.Sa me shume tymnaje e paqartesi te kete ne qiellin e kryeqytetit shqiptar, aq me shume qeveritaret e politikanet te harruar do te mungojne te protestojne ashper per miratimin e nje kushtetute e cila presupozon te mbyllur nje here e pergjithmone ceshtjen shqiptare te Kosoves, per ta inkuadruar ate ne legjislacion ne republiken e Serbise.
Heshtja, mos protestimi prej autoriteteve shqiptare do te thote se Kosova eshte ceshtje e vdekur. Kosova nga ana tjeter nuk ka fuqi te protestoje. Ate askush nuk e degjon. Edhe ngutja e zevendeskryeministrit dhe ministrit te jashtem Meta te takohet e te bisedoje per ceshtje ultraordinere me qeveritaret e Beogradit, ne kete situate, eshte si ti futesh nje thike pas shpine ceshtjes se Kosoves.
Jo se nuk duhet biseduar me serbet, jo se nuk duhet takuar me qytetare te thjeshte amerikane qe shkruajne skenare antishqiptare si Gaxojani, sepse diplomacia e interesave te vendit( e jo e klaneve )e pranon takimin edhe me ata qe mund ti konsiderosh armiq. Por ne rrethana te caktuara, nje qendrin moskokcares dhe mosperfilles per ceshtje kardinale kombetare, i jep te kuptoje si kundershtarit tend ne politike e diplomaci por edhe opinjonit nderkombetar se Shqiptaret e shtetit te cunguar me kryeqender Tiranen zyrtare , as nuk e cajne koken per vllezrit e tyre shqiptare te Kosoves, apo se me heshtjen e saj diplomacia shqiptare e ben te vdekur ceshtjen came. Pra edhe ketyre nje thike pas shpine nderkohe qe Gaxojanet lumturohen pas kuintave ne pritje te rrethanave per te cvatur pjese nga Shqiperia e Jugut.
Per te konstatuar se sa te ndezura jane keta endrra tek nacionalistet ekstremiste greke, le te shkojne sevdallijt e Greqise e te lexojne deklaraten e para pak viteve te ish presidentit Saratzetaqis qe ftonte greket te shkojne ushtarakisht e te pushtonin Shqiperine e Jugut.
Ndersa ky Gaxojani i Bostonit e ka deklaruar agresivisht gjate luftes se Kosoves se neqofte se Kosova do te behet e pavaruar, keshtu do te behet dhe Epiri i Veriut, pra Shqiperia e Jugut.
Prandaj o dipllomate,politikane, shtetare e gazetare shqiptare qe nuk shihni me shume se Athina e Beogradi, qe u tregoni shqiptaro amerikaneve porten e daljes nga "keshtjella" buze te Adriatikut si ne kohen e diktatorit Hoxha, ju rrofte miku Nikolla Gaxojani, ujku plak i veshur me lekuren e nje qengji qe sapo ka rjepur.
Kujdes se mos ju rjep edhe ju, se ujku edhe kur merret me politike, edhe kur behet antar i klubin te vllazerise se pendestareve, zakonin e te rjepurit nuk harron.
Boston 10 dhjetor 2002

View User's Profile E-Mail User Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger
Anton Ashta

Postuar mė 11-12-2002 nė 09:33 Edit Post Reply With Quote
shqiptaro-greke


Ndriçim Kulla

Greko&#8209;amerikani Nikolla Gejxh është qytetar i një vendi që është
nga miqtë më të mëdhenj dhe më të nderuar të kombit tonë.
Ne jemi një popull i veçantë në Ballkan që për shkak të natyrës,
racës tonë dhe rrethanave historike e politike ndryshojmë nga
fqinjët tanë të veriut dhe të jugut. Ne, sigurisht, që ndryshe
nga shtetet që na rrethojnë të cilët kanë patur lidhje
patriomoniumi me shtetet e mëdhenj sllavo&#8209;ortodoksë si Rusia,
Franca etj., nuk kemi patur në histori realisht miq të mëdhenj,
siç kanë patur grekët , serbët dhe tërë sllavët e jugut. Kur 80 e
ca vjet më parë kërcënohej me rrezik liria politike e fituar dhe
kufijtë e shtetit të sapokrijuar me copëtim sidomos në jug,
prej kacafytjeve dhe verbërisë diplomatike europiane, ishte
pikërisht Amerika me presidentin e saj idealist Ëord Ëillson, i
cili i ktheu mbrapsht parashikimet e mbrapshta dhe parandaloi
rrezikun e madh. Siç thotë dhe mendimtari ynë i shquar
shqiptaro&#8209;amerikan Fan S.Noli i gjendur si Danieli në Shpellën e
luanëve; ai, duke e kuptuar qartë lojën e interesave që luhej në
kurriz të popullit tonë, i tha ndal copëtimit të mëtejshëm të
kombit shqiptar, duke i dhënë mbështetjen e parë të madhe dhe të
qartë popullit të sapodalë nga Perandoria e gjatë otomane, e që
donte ta vazhdonte rrugën e lirisë.
Ndihma e dytë historike dhe mjaft vendimtare për popullin
shqiptar që i krijoi një besim, një kthjellim dhe një ekuilibër
të ri historik popullit shqiptar është lufta e koalicionit
ndërkombëtar, që vendosi dhe udhëhoqi SHBA kundër mbretërisë dhe
shtypjes serbe në Ballkan në vitin 1999, duke sjellë si përfundim
që të çlirohet Kosova, gjysma e popullit shqiptar nga kjo shtypje
100 vjeçare.
Aktualisht, Amerika është shteti që na ndihmon më shumë
politikisht dhe ushtarakisht për t'u anëtarësuar në NATO dhe në
strukturat e ndryshme të B. Europiane. Për shkak të këtyre
arsyeve, në qoftë se do të kishte nga ndonjë popull besim të
verbër tek Amerika, të parët që do të besonin si të tillë do
ishim ne shqiptarët.
Ndoshta mund të zgjatesha shumë në këtë temë, por qëllimi i
kësaj parathënieje është qëndrimi që dua të mbaj unë ndaj
politikës amerikane në Shqipëri dhe të një personaliteti
greko&#8209;amerikan me emrin Nikolla Geixh. Për shkak të profesionit,
njoh jo vetëm veprimtarinë publike të Nikolla Gejxhit, por kam
ndjekur edhe veprimtarinë e tij jo publike, që lidhet kryesisht
me politikën ose thjesht me luftën që bën kundra nesh. Nikolla
Gejxh nuk është vetëm një legjendë e varfërisë sonë publicistike,
por edhe e vetë karrierës së tij. Shkrimtar dhe gazetar i mirë,
që ka edhe aksese në dy gazetat më kryesore amerikane "Ëashington
post" dhe "Nju Jork Time". Që në vitet 1991&#8209;1992 karagjozët
ekstremistë të shoqatës së pakicës greke në Shqipëri, "Omoni,a" e
kishin pikë referimi dhe frymëzimi në hapat e tyre
ultranacionaliste. Mjaft aktive në keqkuptimet e ndryshme
politike që bëri politika shtetërore e të dy vendeve tona, ku më
së shumti tensionet u shkarkuan tek të varfërit refugjatë
shqiptare, Nikolla Gejxh i hidhte benzinë zjarrit. Ekstreme të
kësaj politike të keqe përfunduan deri në akte terroriste, siç
ishte rasti i vrasjes në gjumë në mënyrë të pabesë i ushtarëve
shqiptarë të Peshkëpisë së Gjirokastrës prej forcave terrosite
greke të Mavit. Shtypi shqiptar, që u detyrua të bënte akuza
publike, nuk i dha rëndësi ekzekutorëve, por atyre që e
frymëzuan. Atëherë kur Nikolla Gejxh u akuzua drejtpëdrejt dhe pa
iluzion për këtë masakër, me pak përjashtim,e askush nga opinioni
s'dinte gjë se ai ishte edhe shkrimtar dhe publicist. Në ngjarjet
që pasuan proceset e vështira politike në Shqipëri gjatë kësaj
dekade, kapitalin e tyre publik që kishte krijuar si shkrimtar
dhe publicist i talentuar, e shfrytëzoi për ta dëmtuar gjithmonë
pozitën e Shqipërisë në funksion të ëndrrës shoviniste greke, të
megaloidesë ku grupi grek antishqiptar që ai drejton në Amerikë
edhe sot nuk i ka hequr asnjë presje kësaj strategjie famëkeqe.
Dhe në vitet e para të kësaj dekade, ku Shqipëria u ballafaqua me
të mirat dhe problemet e hapjes me shoqërinë e lirë për shkak të
vështirësive të mëdha të ndryshimit, e preokupuar, më së shumti
me tensionet e brendshme sociale, nuk i kushtuan dhe nuk kishin
mundësi që t'i kushtonin vëmendjen që meritonte ndërhyrjeve të
tilla tendencioze dhe provokative që krijuan qarqe të tilla të
tipit Nikolla Geixh. Duke shfrytëzuar qytetarinë amerikane me
disa misione të kamufluara në emër të mbrojtjes të disa parimeve
që kishin të bënin me të drejtat e pakicës greke në Shqipëri,
përfaqësuesi i lobit grek në Amerikë, duke shfrytëzuar anomalitë
e tranzicionit të dhembshëm shqiptar dhe gjendjen e papërgatitur
të institucioneve tona politike të sapoçliruara nga despotizmi
komunist, falë edhe aftësisë së tij, ja arriti që të krijonte
mjaft paqartësi, turbullirë dhe pesimizëm në qarqet vendimmarrëse
politike ndërkombëtare mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri
duke penalizuar jo vetëm grupe politike, por, përgjithësisht,
frymën në Shqipëri. Në këndvështrimin e tij nacionalisti, në
asnjë moment, edhe në momentet më të vështira, të pikave më të
nxehta të krizave që karakterizuan marrëdhëniet e të dy vendeve,
as qeveria greke nuk barazua ndonjëher me vizionin e tij të zymtë
nacionalist. Por thelbi i shqetësimit nuk qëndron tek e kaluara,
për të cilin populli ynë, kur i vë përballë të ardhmen, shpreh
urtësinë me shprehjen "të shkuara dhe të harruara". Do ishim
sinqerisht të prirur, që për hir të mirëkuptimit dhe të
ardhmërisë paqësore të të dy popujve, të cilët dikur kanë jetuar
si të tillë në histori, që, në qoftë se ky njeri do vinte si
njeri i penduar dhe si mik i Shqipërisë, të mos e konsideronim më
të kaluarën e tij në raport me opinionin shqiptar dhe të
diskutonim për programe të përbashkëta në interes të biznesit,
kulturës, miqësisë dhe integrimit të përbashkët në Europën e
Bashkuar. Por, sado miqësor që të tregohesh ,këtë kusht nuk e
gjen dot në asnjë moment. Unë nuk kam pse të marr në shqyrtim për
probleme që ai ka patur me politikanë të lartë shqiptar, të cilat
tashti që u gjend rruga për t'u pajtuar po rivlerësohen si
personalizime; por faktin kryesor që ai ka me ne, opinioni
shqiptar. Nikolla Geixh është një person i huaj që njihet mirë
nga opinioni shqiptar për ndjenjat e tij antishqiptare dhe për
këtë ekziston dhe herë pas herë është bërë prezente një
veprimtari e thënë, e bërë dhe e shkruar prej tij. Në qoftë se do
gjykonim sjelljen e politikës shqiptare vetëm në fillimet e
kontakteve me të huajt, ndoshta edhe mund që të toleroheshin disa
teprime që janë bërë me vëmendjen e pamerituar që iu është
kushtuar dhe që vazhdon t'u kushtohet njerëzve si Nikolla Geixh
që mund të shprehin një personalitet për një opinion të caktuar,
por që s'iu ka dhënë askush një mandat politik, shtetëror ose
diplomatik. Kjo mënyrë të sjelluri jo vetëm që e zhvleftëson këtë
personalitet por, duke prishur parimet e standarteve të
reciprocitetit, po dëmton, siç ka dëmtuar rëndë në rastin konkret
edhe seroyitetin e institucioneve. Kryetari i Lidhjes
Shqiptaro&#8209;Amerikane, një ish &#8209; kongresmen amerikan, Xhozef
Diguardi, si dhe disa aktivistë të rëndësishem të lobit shqiptar
në Amerikë, që e njohin imtësisht veprimtarinë antishqiptare të
lobit grek dhe veçanërisht të Nikolla Gejxhit, kanë paralajmëruar
më se një herë veprimtarinë e përhershme e të rrezikshme për
interesat kombëtare të Shqipërisë të këtij njeriu.
Është normale që ky personalitet i pozicionuar në qëndrimet më
ekstremisto&#8209;nacionaliste të qarqeve greke si brenda ashtu edhe
jashtë Greqisë të mbrojë interesat e vëndit të origjinës së tij,
qoftë edhe duke shpërdoruar emrin dhe famën letraro&#8209;publicistike,
por është anormale, sidomos për politikën dhe shtetin tonë,
prezenca e eminencës gri të tij në këtë politike, e cila
shprehet, ku hapët dhe ku në fshehtësi, në format e ndryshme të
patronazhit që ka bërë dhe që vazhdon ende të bëjë me politikanët
tanë më të lartë. Kushtimi i vëmendjes së panevojshme që i kanë
bërë krerët më të lartë të politikës shqiptare, ku në të vërtetë
ai nuk është aq personazh real në politikë shprehën së bashku
naivitetin dhe krizën e thellë politike të klasës sonë drejtuese,
e cila udhëdrejtimin e vendit nuk e kërkon me aftësi, përgjegjësi
dhe konkurrencë, por e kërkon dhe e gjen nëpër trafiqe ndikimesh,
simpatish dhe interesash, pa parime kombëtare dhe njerëzore. Nuk
kam arritur që ta kuptoj ende kush e krijoi legjendën e
influencës së madhe të këtij individi dhe çfarë arsye tjetër ka
përveç naivitetit të politikanëve tanë. Nuk kam pse të pyes e të
arsyetoj dhe të kërkoj më shumë te ky personazh kur ai në asnjë
veprim, në raport me përpjekjet që ka bërë për të dëmtuar
interesat e Shqipërisë, nuk e ka patur një forcë të tillë. Forca
e tij, për fat të keq, qëndron tek dobësia jonë që qurravitemi e
servilosemi lehtë përpara të tjerëve, të cilët arrijnë që të na
thyejnë edhe përballë disa interesave të vogla. Jam i bindur se
ky njeri nuk përfaqëson kurrsesi forcën e Amerikës, të cilën e
shfrytëzon mjeshtërisht falë edhe talentit që ka, duke arritur që
të bëhet, de, fakto koordinatori i politikanëve tanë. Amerika nuk
është fluger që të rrotullohet sipas erërave të çmëndura të tipit
Nikolla Geixh. Ka parime, qëllime, rregulla që nuk i shkel kurrë
të cilat na ka cuditur kur kemi parë kosenguencën që i respektuar
.Kam lexuar librin e tij voluminoz Zjarri Grek që ia kushto
milionerit të madh greko&#8209;amerikan Aristotel Onasis të cilit i bën
gajret të madh , nga fondacioni i të cilit ai përfiton ndihma të
mëdha, të cilat sigurisht i shpërndan duke komprometuar njerëzit
dhe shtëmbëruar të vërteta, dhe romanin"Eleni" që ja kushton
nënës së tij. Shkrimtarit mesatar në rangun e të cilit në Ballkan
gjen disa të tillë, së bashku me kontributin publicistik, duke
qënë i njohur fakti që vlerat në Amerikë kanë një çmim të rrallë,
përbën një personalitet. Është vërtet e trishtueshme që një
pasuri kulturore të shpërdorohet për të rikthyer idetë e vjetra
të shovinizmit dhe të urrejtjes mes fqinjëve kur rajoni ynë
vazdon që të vuaj pasojat e këtij nacionalizmi, por ja që ndodh
edhe kështu. Megjithëse nuk di konkretisht masën reale të
ndikimit të tij në administratën amerikane, unë jam nga ata
njerëz që megjithëse në ambientin tim ku jetoj dhe punoj flitet
përsëri ndryshe, besoj shumë tek parimet dhe në këtë kuptim
mendoj se këtu kemi të bëjmë edhe me një teprim të madh. Dhe
megjithëse këtu flitet sikur ai ka në dorë edhe Perëndinë ku të
gjithë presidentët që janë dhe do jenë në Sh.B.A. janë caktuar si
miq të tij, , prej ngjarjeve të ndryshme të ballafaquara me
opinionin si dhe nga informacionet e sakta që jep herë pas here
lobi shqiptar atje, nuk rezulton që ai të ketë ndikim më tepër se
çfarë përfaqëson në të vërtetë. Dhe ndërkohë që fuqitë politike
dhe demokratike më të mëdha të botës me në krye SHBA kanë një
dhjetëvjeçar që luftojnë dhe harxhojnë në Ballkan për të mposhtur
pasionet nacionaliste marrëdhëniet e tronditura etnike e për të
rikthyer paqen ndërmjet tyre, miku në fjalë (mikpritësi) i
politikanëve tanë që vjen nga Amerika po na sjell mesazhe të
tjera që të ngacmojnë dhe të frymëzojnë për të kundërtën e këtyre
përpjekjeve. Ai ka probleme me publikun shqiptar, të cilat i ka
krijuar veprimtaria e tij personale në dëm të interesave të tij
dhe mbetet për t'u sqaruar pa tjetër në çfarë rrethana të fshehta
është krijuar detyrimi i politikanëve, i Kryeministrit tonë dhe i
disa ministrave tanë për t'u pritur me protokoll dhe pa
protokoll, fshehur, dhe hapur me tapet të shtruar dhe pa ceremoni
miqësisht dhe zyrtarisht. Ky, përveçse zëdhënës i një shoqate nga
ato që kërkon të na kthejë në kohët e vjetra të armiqësive, nuk
është as ndonjë aktivist simbol nga ata që mbrojnë vlerat dhe
parimet universale të njërëzimit, që i jepet padrejtësisht një
rendesi e tillë. Autorja kryesore e këtij statusi të forcuar, e
këtij miti fals, është politika jonë inferiore, është psikologjia
e politikanit tonë bizantin, të komprometuar, paranojak, të
paaftë për t'i rezistuar joshjes së mercenarizmit, i cili jeton
me ankthin haluçinacioneve të pushtetit dhe të pasurisë që nga
mëngjesi deri në mbrëmje. Është jo vetëm e vështirë por krejt e
pamundur që të presësh ndonjë të mirë për interesat e Shqipërisë
nga ky takim fare i panatyrshëm që u krijua ndërmjet politikanëve
dhe Kryeministrit tonë me këtë njeri, i cili është i identifikuar
qartë si armik i Shqipërisë. Derisa politikanët tanë nuk janë
gati që ta bëjnë publike transparencën e këtij veprimi politik,
që nuk duket se është pa një parapërgatitje, me gjithë detyrimin
që kanë për ta bërë këtë gjë, tregon se përfituesit janë
ngushtësisht interesat e tyre të karrierës. Ndoshta për vizitën e
fundit të tij në Tiranë është nevojtare edhe pozita e vështirë e
karrierës së zotit Nikolla Geixh, atje ku ai e drejton, por nga
ato që pamë dhe që dëgjuam nga goja e tij kuptuam se ai nuk i ka
përjetuar ndryshimet që ka bërë Ballkani dhe psikologjia e tij me
ato kërkesa që bëri dhe qëndrime që shfaqi ka mbetur te koha e
fshatit të tij të lindjes që ndodhet pranë Filatit të Çamërisë së
masakruar prej Greqisë shtetërore. Për fat të keq politika jonë
po vazhdon të mbetet një kronikë e keqe e realizimit të egoizmit
individual dhe pasurimit mbi kurrizin e interesave të shoqërisë
shqiptare. Por duke marrë parasysh që personazhi në fjalë ka një
të kaluar dhe një të sotme që dallohet për ndjenjat e tij
antishqiptare edhe ata që i organizuan këtë takim dhe që u bënë
edhe shoqëruesit e tij, duhet që të paktën ta kishin marrë
parasysh edhe psikologjinë e popullit shqiptar, i cili në lidhje
me këtë person është i ndjeshëm. Unë vetë jam një shqiptar nga
Jugu, që kam lindur dhe kam jetuar me popullsinë e minoritetit
grek në Shqipëri dhe kam konstatuar se minoritarët grekë në
Shqipëri nuk shprehin ndonjë pakënaqësi të veçantë etnike karshi
shtetit shqiptar dhe popullit shqiptar, përveçse atyre
pakënaqësive sociale që kanë të gjithë shqiptarët, të cilët kanë
të bëjnë me vështirësitë e një tranzicioni të vështirë dhe të
dhimbshëm. Ato boshllëqe që lidheshin me natyrën shtypëse të
regjimit komunist gjatë viteve të ndryshimeve demokratike u
zhdukën ngadalë&#8209;ngadalë dhe pakica greke gëzon të gjitha të
drejtat që rrjedhin nga konventat ndërkombëtare dhe ato evropiane
për të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Plotësimi i tyre është
i konfirmuar zyrtarisht edhe prej delegacioneve të institucioneve
të specializuara europiane, më se një herë mbi këtë problem. Dhe
sigurisht në këtë botë asgjë nuk ka të përkryer se e përkryera
është e pafundme. Madje, edhe në Francë, vendin e parë
demokratik, që ka mbi 200 vjet që respekton të drejta të tilla
njerëzore, po të kërkosh, me siguri do të gjesh. Por stuhia në
gotë që ai kërkon të krijojë, tregon se deri ku shkon spekullimi
i disa njerëzve për të krijuar dhe ruajtur karrierë. Unë nuk di
ndonjë protestë të organizuar nga ana e pakicës greke në Sarandë,
Gjirokastër dhe Delvinë për të drejtat që u janë mohuar.
Gjithashtu edhe në vitet 1994&#8209;1995 kur çmenduria
ultranacionaliste e disa krerëve të organizatës "Omonia" në
Shqipërinë e Jugut arriti kulmin e ekstazës, të dehur edhe nga
përkëdheljet e politikës dhe të shtetit grek, nuk dëgjuam të
deklaronin në më tepër sesa katër numra për sasinë e pakicës
greke në Shqipëri. Nikolla Geixhi i "importon" vetë edhe
problemet e pakicës greke, edhe shifrat 400&#8209;500 mijëshe dhe
tashti ka favorin se e ndihmon jo vetëm shteti, por edhe politika
shqiptare, kur i krijon audiencë, që t'i thotë gati zyrtarisht
këto pseudopretendime. Duke përdorur padrejtësinë, ai merr
përsipër të parashtrojë probleme duke krijuar probleme të reja
edhe tashti që Greqia dhe Shqipëria e kanë kapërcyer një gjendje
të vështirë kritike të tranzicionit dhe marrëdhëniet ndërmjet
tyre të japin shpresë që të futen në një rrjedhë normale. Ndoshta
karriera e tij, e ndërtuar e gjitha mbi një utopi
ultranacionaliste dhe e kamufluar me ide dhe formula demokratike
dhe humanitare, e ka të nevojshme një stuhi të tillë. Por nuk
duhet të harrojmë që megjithëse politikanët tanë, ai
ngadalë&#8209;ngadalë po i fut nën kontroll, demokracia dhe liria kanë
edhe instrumenta të tjera për të mbrojtur të vërtetën. Në
realitetin e fqinjësisë midis dy vendeve drejtimi ndodhet në anën
e kundërt me atë anë që i referohet dhe pretendon ai, dhe
Shqipëria, tashti që është hapur me botën, ka më shumë shanse të
mbrojë të vërtetat e padrejtësisë që i ka bërë historia, duke
përfshirë këtu edhe krimet çnjerëzore që na kanë bërë atdheu i
zotit Geixh. Edhe pse marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë
janë duke u zhvilluar normalisht tashti, në mes të tyre qëndrojnë
probleme të tilla të cilat me prezencën e figurave të tilla të
Nikolla Geixhit ato nuk mund të çlirohen kurrë nga dyshimi
reciprok. Është e drejta e tij si qytetar greko&#8209;amerikan dhe si
personalitet i kulturës që të kërkojë standarde të larta për
trajtimin e pakicës greke që jeton në Shqipëri, por ka qenë edhe
detyra e tij që rrjedh nga pozita e këtij statusi që ai të
ndërhynte pranë autoriteteve greke (tek atdheu i tij) për të
shlyer borxhet e mëdha që Greqia i ka patur dhe vazhdon që t'i
ketë popullit shqiptar.
Tragjedia çame është një nga tragjeditë më të dhimbshme të
kontinentit europian. Kjo është një çështje e madhe dhe e
rëndësishme, që kërkon jo vetëm vullnet të mirë politik nga
Greqia por edhe përfaqësues njerëzorë që të jenë të gatshëm për
të krijuar frymën e duhur për të negociuar. Por a mund të bëhen
vallë përfaqësues të mirëkuptimit dhe të negocimit figura të
tilla të komprometuara në marrëdhëniet ndërmjet dy popujve?
Deklaratat dhe qëndrimet e tij si në Ëashington, Athinë dhe
tashti hapur edhe në Tiranë kanë bërë dhe bëjnë të njëjtën gjë.
Ato u tërheqin vëmendjen autoriteteve shqiptare duke krijuar
probleme të paqena për nivelin e të drejtave shoqërore të pakicës
greke në vendin tonë duke e mohuar me cinizëm problemin çam. E
njëjta gjë mund të thuhet për problemin e rëndësishëm të gjendjes
së luftës ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë që Greqia e mban në
mënyrë të njëanshme, i cili përveç që frenon në mënyrë të dukshme
marrëdhëniet edhe më të mira ndërmjet dy vendeve, është një
faktor i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në frenimin e
mundësisë së çamëve për të sfiduar në mënyrë të efektshme
qeverinë greke.
Konceptet refuzuese që ai vazhdon të ketë për këto probleme, por
edhe disa të tjera afërsisht si këto siç është qëndrimi ndaj
problemit të pasurive të patundshme të shqiptarëve në Greqi dhe
mohimi i të drejtave etnike të shqiptarëve në Greqi, të cilat ai
i konfirmoi edhe një herë në vizitën që bëri në Tiranë këto ditë
e skualifikojnë kategorikisht këtë njeri për të negocuar në
zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë ndërmjet shqiptarëve.
Nikolla Geixh është një përfaqësues i pabesueshëm dhe politika
shqiptare nuk ka pse t'i përshtatet kaq shumë sjelljeve të tij.
Nikolla Geixh është përfaqësues simbol i ultranacionalizmit grek
dhe, nuk ka besueshmëri të bëhet për negociata për zgjidhjen e
problemeve që ekzistojnë ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë.

55





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-12-2002 nė 09:56 Edit Post Reply With Quote
Arbnori-Butka: Berisha, sqarime per Geixh
Per disa anetare te kryesise se PD, takimi i kreut te kesaj partie Sali Berisha, me publicistin dhe shkrimtarin greko- amerikan Nikolas Geixh, ende nuk mund te vleresohet si nje kapitull i mbyllur. Shpjegimi i dhene nga kreu i PD ne nje konference shtypi disa dite me pare, eshte vleresuar nga nje pjese e kryesise se PD, "si i paket dhe mjaft i turbullt". Anetare te kryesise demokrate nenvizojne se do t'i kerkojne Berishes, ne mbledhjen me te pare te kryesise, qe te jape detaje me te medha rreth takimit te tij me Geixh. Nje dite pas takimit te Berishes me Geixh, figura te njohura politike ne seline blu, nuk ngurruan te shprehin habine dhe rezervat e tyre per kete bisede. Ish- kryetari i Kuvendit, Pjeter Arbnori, njekohesisht dhe anetar i kryesise se PD, haptaz la te kuptohej se ishte mjaft i habitur rreth ketij takimi, per faktin se, sipas tij, "politikane dhe shtetare te ndryshem te PD, ne kohen kur kjo ishte ne pushtet, kishin marre pozicione mjaft te ashpra ndaj Geixh, per shkak te qendrimeve dhe deklaratave te bera ne rrethe te ngushta politike nga ish- Presidenti Berisha". Arbnori kerkoi transparence nga Berisha rreth takimit te disa diteve me pare me Geixh. Ne te njejten linje eshte edhe Uran Butka, nje figure tjeter e njohur politike ne PD dhe njekohesisht anetar i kryesise se PD. Butka eshte shprehur per median se "Berisha duhet te shpjegohet perpara anetaresise se PD dhe forumeve te saj, sepse ai nuk ka marre asnje mendim dhe nuk ka dhene asnje sqarim deri tani rreth takimit me Geixh". Kerkesa e anetareve te kryesise se PD duket se e vendos Berishen ne nje pozicion pak "sanduic" po te kihet parasysh fakti se dhe dy parti opozitare si PD(r) dhe PLL, kane kerkuar ne Kuvend shpjegime rreth takimit me Geixh.

A. META




--------------------------------------------------------------------------------
11/12/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 14-12-2002 nė 19:16 Edit Post Reply With Quote
Qendrimi i Legalisteve ndaj "vizites" se N.Gage ne Shqiperi

ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit

NIKOLAS GEJXH, JA SI DO TA SHPERBEJME SHQIPERINE

Nga Albin TIRANA

Tashme per te gjithe shqiptaret eshte bere i qarte fakti se hyrja dhe vendosja e standarteve te Bashkimit evropian per Shqiperine eshte nje ceshtje jo dhe aq e lehte sa ¢e paraqiste politika shqiptare deri para pak kohesh. Realiteti po flet krejtesisht te kunderten, pra se sa i veshtire na qenkesh integrimi. Mirepo i veshtire, integrimi nuk eshte vetem per Shqiperine, por ne pergjithesi edhe per politiken nderkombetare, sidomos kur ne kete rast flitet per rajonin ballkanik. Kesisoj, duke marre per baze perpjekjet integruese te rajonit dhe pare ne nje sy siperfaqesor nuk eshte se ardhja e zotit Nikolas Gejxh ne Shqiperi perben ndonje krim apo tradheti te larte kombetare per ata qe e pranuan ne tavolina bisedimi. Porse duke iu futur me thelle thelbit te kesaj vizite, duke degjuar ndonese jo shume qarte se perse ka biseduar ky njeri me personalitetet qe e priten, se cilat ishin ceshtjet qe ai paskesh parashtruar aty dhe cfare i ka kerkuar politikes shqiptare, duke u ndjere i plotfuqishem ne kerkesat dhe ne menyren e te kerkuarit te bejne te shohesh me dyshim cdo hap te hedhur prej tij gjate ketyre diteve, pavaresisht se Gejxhi deklaron qellimet e tij te pastra dhe te sinqerta . Keshtu, si ka kerkuar qe minoriteti grek ne Shqiperi, te kete me shume te drejta dhe liri gje qe, natyrisht per nje njeri me pikepamje moderne dhe properendimore, siç pretendojne se ishin dhe bashkebiseduesit e Gejxhit ne Shqiperi, jane plotesisht normale dhe te drejta. Pra ishte nje kerkese krejt normale. Mirepo teksa thellohesh pak fare me shume ne kete kerkese krejtesisht normale te Gejxhit mund te nxjerresh konstatimin po kaq normal se cilat na qenkan ato te drejta qe minoriteti grek ende nuk na i paska ne Shqiperi dhe qe na u dashkerka ardhja e Nikolas Gejxhit qe nga Amerika e larget qe ato tu zgjidhkan. Fakti eshte se shqiptaret me kombesi greke kurre nuk kane qene te privuar nga te drejtat e tyre legjitime. Ndoshta mund te perjashtohet periudha e regjimit komunist, ndonese edhe atehere, po te shohesh librin e ligjeve te komunizmit do te veresh se te pakten ne karte minoriteti grek serish i ka pas gezuar te drejtat qe i takonin duke qene i tille. Pare ne kete kendveshtrim mua me duket se kjo kerkese e zotit Gejxh eshte thjesht per qellime demagogjike dha dashakeqese per Shqiperine dhe shqiptaret.
Mirepo, ndersa zoti Geixh kerkon e kerkon vazhdimisht per minoritetin grek qe eshte ne Shqiperi, dhe mire ben se njeriu gjithmone duhet te kerkoje, dhe e hap gojen me te madhe per kete gje, njekohesisht ne Greqi, ekzistojne probleme shume me te mprehta sesa ky i joni me minoritetet e tjera turke, bullgare qe jetojne prej qindra e qindra vitesh ne trojet e tyre ne kete vend, por qe ne menyre paradoksale shteti grek edhe sot e kesaj dite nuk i pranon si minoritete dhe nuk u ka dhene atyre asnje te drejte qe iu takon ne baze te ligjeve dhe kartrave nderkombetare. Natyrisht per keto zoti Gejxh nuk flet dhe nuk ka si te flase pasi qysh ne pikenisje synimet e tij kur shkeli truallin shqiptar ishin katerciperish te ndryshme me qellimet e nje njeriu te civilizuar te botes demokratike. Kerkesat e kota te tij dhe me pas arsyetimet idiote qe jep per te mbrojtur keto kerkesa e bejne fare te qarte nje gje te tille.
Nderkohe qe nje problem krejtesisht me vete perben çeshtja e Çamerise. Arritur ne kete pike me pelqen te perifrazoj historianin e mirenjohur Sabri Godo i cili ne nje interviste te paradisa diteve ka thene se problemi i shqiptareve ne Greqi eshte shume me kompleks dhe me i gjere se ai i nje minoriteti te zakonshem. Per te qene realiste, ky problem ka dy pjese: i pari qe ka te beje me komunitetin e madh, te njohur me emrin arvanitas, i cili shtrihet ne nje pjese te madhe te ishujve te detit Egje, ne te gjitha zonat perreth Athines, ne Thiva, Livadhja etj. Zoti Geixh nuk i permendi keto fakte, megjithese, sipas te dhenave qe kane ardhur zyrtarisht edhe nga Greqia, behet fjale per rreth 2 milione arvanitas qe jetojne ne Greqi. Ndoshta, sepse po ta bente kete, ai do te duhej te fliste edhe per ate qe, keta njerez, ky komunitet kaq i madh, nuk gezon zyrtarisht asnje te drejte etnike, kulturore, gjuhesore, arsimore etj. Greko-amerikani e anashkalon kete fakt, te njohur dhe te pakundershtueshem .
Gjithnje duke iu referuar shkrimtarit dhe historianit te mesiperm, te cilin te pakten ne kete fushe e respektoj maksimalisht, te quajturit arvanitas jane qytetare normale te shtetit grek. Madje, po qe se shkojme ne histori, kane bere per Greqine ate qe vete greket do ta kishin te pamundur te benin. Nga radhet e tyre kane dale heronjte qe i dhane lirine Greqise dhe qe dhane jeten e tyre per kete. Por, ne te njejten kohe me ta, menjehere pas pushtimit turk, kane ikur edhe arbereshet e Italise. Edhe ata jane asimiluar. Por shteti italian, jo vetem nuk e ka mohuar kurre ekzistencen e ketij komuniteti, por, perkundrazi, u ka njohur atyre te gjitha te drejtat, ne shkollat, ne perdorimin e simboleve kombetare, deri edhe tek universiteti ne gjuhen shqipe.
Do te mjaftonin vetem keto argumente qe greko-amerikani Nikolas Gejxh te mos i binte me nder mend qe te hapte problemin e paekzistuar kurre te shkeljes se te drejtave te minoritetit grek ne Shqiperi.
Mirepo zoti Gejxh, i cili me sa duket ekzistencen e tij ne jeten publike amerikane dhe greke e sheh te lidhur perjetesisht me kesisoj zhurmash te kota, vazhdon kembenguljen e tij idiote ne kete drejtim. Ndaj dhe nuk mund te rrime pa i permendur zotit Gejxh, edhe pse pa deshiren tone te madhe se, nje problem jashtezakonisht i rende ka te beje me te ashtuquajturin komunitetin e ri te emigranteve shqiptare, te krijuar ne keta dhjete vjet, ne vendin e tij te origjines, Greqi. Ai duhet ta dije medoemos se sa i mprehte dhe me telashe te medha, eshte ky problem duke u mbeshtetur pikesepari ne presionin e jashtezakonshem qe shteti grek iu ben emigranteve shqiptare qe keta te nderrojne emrat dhe te besimin fetar. Natyrisht, per keto te fundit Nikolas Gejxh nuk na ditkesh asgje, te pakten keshtu deklaroi.
Gjithkush qe ka shkuar ne Greqi, qofte per arsye private apo shteterore dhe ka pasur rast te kontaktoje me ata njerez qe flasin gjuhen shqipe ne kete vend ka vene re se sa te frikesuar jane ata kur thone fjale shqipe. Nuk ka absolutisht asnje rast nder qindra mijera emigrantet tane atje qe te mos kene nderruar te pakten emrin dhe ta kene konvertuar ate ne emer grek, duke u kthyer fjala vjen nga Hariz ne Harilla, nga Arben ne Jorgos, etj, etj. Zoti Geixh nuk vjen nga hena qe nuk i di keto probleme.
Ndersa persa i perket pretendimeve te tjera te Nikolas Gejxhit, me ato me mire le te merren politikanet profesioniste. Ne kete rast une serish do te rekomandoja Sabri Godon dhe nuk do te pranoja ne asnje menyre yllin e historiografise se sotme shqiptare, Paskal Milo, i cili zbuloi letren e fundit te Mehmet Shehut.
Interesant eshte fakti se Gejxh ne viziten e tij ne Shqiperi foli edhe per ekonomine. Te ben pershtypje ky fakt, nderkohe qe nga shume drejtime po shtohen zerat se Greqia po kerkon me ngulm qe te bleje edhe banken me te fuqishme ne Shqiperi sic eshte Banka e Kursimeve. Interesimi i zotit Gejxh per kapitalin grek ne Shqiperi te shton gjithnje e me teper dyshimin se ketu po luhen pazare te felliqura. Dashte Zoti qe politikaneve shqiptare tu hapen syte dhe te mos bejne marrezira qe ne nje te ardhme jo shume te larget do tu shkaktonin plage te pariparueshme vendit tone te shtrenjte, Shqiperise

Marre nga "Atdheu"

[Edituar më 14-12-2002 nga kastriot]






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
kastriot

Postuar mė 14-12-2002 nė 19:22 Edit Post Reply With Quote
Qendrimi i Legalisteve ndaj "vizites" se N.Gage ne Shqiperi

JA PSE GEJXH SULMOI ÇESHTJEN ÇAME

Shoqeria Politike Atdhetare Çameria , e ndjen si pergjegjesi politike dhe morale perballe popullates çame, e cila jeton ne territorin e Republikes se Shqiperise, te asaj pjese te popullsise came qe jeton ne trevat etnike ne Greqi, si dhe mbare popullit shqiptar, te beje nje deklarate per shtyp:
Gjate vizites se tij private ne Shqiperi, Nicholas Gage, ne intervistat e publike deklaroi midis te tjerave se nuk ka ceshtje çame dhe se nuk mund te behet nje paralelizem midis minoritetit grek ne Shqiperi dhe problemit çam. Sipas tij, komuniteti çam ka bashkepunuar me fashizmin, prandaj dhe ai e quan te ligjshme persekutimin dhe spastrimin etnik te popullsise çame ne vitet 1944-1945. Komuniteti çam reagon ashper ndaj ketyre deklaratave nacionaliste, te cilat ne substance bejne prezent platforma te kapercyera te shekullit 19-te, te miratuara nga forcat nacionaliste greke, ne te ashtuquajturen Platforme e Megalo-Idese . Pjese e kesaj platforme ka qene dhe mbetet aneksimi i Çamerise dhe zgjidhja e problemit çam ne kalendat greke .
Se pari, termat Epir i Veriut jane nocione gjeografike dhe jo etnike dhe mbi kete baze studimet e kultures materiale, si dhe dokumentare vertetojne vazhdimesine iliro-shqiptare te popullsise se ketyre trevave ne te gjitha periudhat e popullsise historike.
Se dyti, sipas gjykimit tone, minoriteti grek ne Shqiperi ka ndare fate te perbashketa me te gjithe popullsine shqiptare. Sot minoriteti trajtohet sipas te gjitha standarteve nderkombetare.
Se treti, si ne cdo vend te Europes, edhe ne komunitetin çam gjate Luftes se Dyte Boterore mund te kete patur bashkepunetor te pushtuesit, por edhe formacione te mirfilleta te rezistences antifashiste, si Batalioni Çameria . Ne menyre kategorike nuk mund te etiketohet popullsia e nje krahine qe te kete bashkepunuar ne mase me fashizmin dhe per me teper te ndermerret nje fushate terrori duke vrare e masakruar popullsine e pafajshme, burra, gra, femije dhe pleq pa dallim nga bandat shoviniste te Napolon Zervas. Ky akt finalizoi strategjine greke te aneksimit te Çamerise, e cila ka nisur qe me pushtimin e Artes qe ne vitin 1880 e deri ne qershor 1944- mars 1945 me spastrimin etnik te Çamerise.
Se katerti, Shoqeria Politike Atdhetare Çameria si nje perfaqesuese dhe shprehese e interesave te mbare komunitetit çam dhe me gjere, do te luftoje me mjete demokratike dhe me rruge paqesore per riatdhesimin, kthimin e pronave dhe kompensimin e tyre per afro 60 vjet nga shteti grek.
Kjo eshte nje thirrje qe ne i bejme shtetit shqiptar, shteteve te tjera demokratike, organizmave nderkombetare dhe mbare Kombit shqiptar qe te ndergjegjesohen per domosdoshmerine e zgjidhjes se ketuij problemi duke i bere presionet e dujura Qeverise greke. Ne mbetemi ne bindjet tona se proceset aktuale te integrimit rajonal, nderajonal dhe kontinetal, ceshtja çame do te zgjidhet duke ruajtur dhe respektuar identitetin etno-kulturor rajonal.

Kryesia e Shoqerise P.A. Çameria

Tirane, me 04.12.2002

Marre nga "Atdheu"

[Edituar më 14-12-2002 nga kastriot]






View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-12-2002 nė 10:35 Edit Post Reply With Quote
Pergjigje greko-amerikanit, qe mbeti pa pergjigje
Nga Hajredin Isufi/ Para disa ditesh ne ekranet e televizioneve shqiptar dhe ne mediat e shkruara u be e njohur ardhja ne Shqiperi e Kryetarit te Lobit grek ne Amerike, Nikollas Gage (Emri i tij i vertete eshte Nikolla Gaxho). Ai dha nje interviste ne nje televizion privat. Ne ate interviste riprodhohet nje akuze e rende, shpifje ndaj cameve, per te cilat qarqet shoviniste greke i kane akuzuar camet qe me 1940. Ne intervisten e tij, Nikollas Gage deklaroi se "camet u perzune nga Greqia pas Luftes se Dyte, por bashkepunuan me nazistet. Disa nga keta njerez erdhen dhe dogjen bashke me nazistet fshatin tone".

Cdo lexues i vemendshem pyet: nga c'burime historike te paanshme del qe camet paskan qene bashkepunetore me fashistet, vrasesit e grabitesti e te krishtereve ne Cameri?

Kur e degjova deklaraten e Gages u preka shume dhe krijova bindjen time se nuk kishim te benim me nje shkrimtar te njohur e publicist te talentuar, por me nje kalemxhi te rendomte, nje mbartes te reminishencave te nacionalizmit grek te shekullit XIX. Personalisht duke hulumtuar ne fushen e historise per Camerine kam hasur shume sulme e shpifje denigruese ndaj shqiptareve si nga aparatciket greke te mepasshem ashtu edhe nga kalemxhinjte e dekadave te fundit. Nuk kam reaguar, por ato qe kisha per te thene i kam trajtuar ne librin tim te botuar kohet e fundit per Camerine.

Me kete shkrim, po nderhyj per t'iu pergjigjur greko-amerikanit, qe mbeti pa nje pergjigje per te sqaruar dy ceshtje: Cili ka qene qendrimi i cameve gjate Luftes se Dyte dhe e dyta, cilat kane qene dhe jane lidhjet e muslimaneve came me vellezerit e nje gajku ortodokse came.

****

Qeveria fashiste e Metaksajt, ne pragun e shperthimit te Luftes se Dyte nisi nje propagande ne radhet e te krishtereve kunder muslimaneve. Kjo beri qe ne Cameri te krijohej nje situate e tenisonuar dhe konfliktuale. Kesaj fryme percarese i sherbeu edhe itnernimi ne mase i meshkujve cam nga 17-75 vjec. Ne Cameri u shkallezuan veprime te pashembellta te dhunes dhe grabitjeve ndaj shqiptareve. Lidhur me kete, nje shkrimtar grek ne vepren e tij pohon as me shume dhe as me pak, keto fjale: "te krishteret ishin versulur mbi fshatrat muslimane dhe grabisnin cfare u dilte perpara ne shtepi dhe ne pronat e muslimaneve".

I.Sarras "Historia tis periokis Igoumenitsis 1900-1950, Athine 1985, f.623)

****

Nje vale egersie e pashembullt dhe nje mizori cnjerezore shfrynte mbi grate, pleqte dhe femijet e pambrojtur. Ishte permbysur dhe shkelur cdo gje: besa, buka, miqesia, vellameria, krenaria dhe rregulli. Ligjin e vendosnin kriminelet dhe kusaret qe nxiteshin nga kokat e nxehta, te vendit dhe propaganda e huaj. Camet, shkruan Jani Sharra, plackiteshin ne mes te dites, therriteshingra e vajza te bukura dhe perdhunoheshin (J.Sara, po aty f.631)

Ishte koha kur camet muslimane perjetonin nje tragjedi, vertete e denje per t'u luajtur nga Eskili i lashte grek.

Kur u kthyen camet nga interrnimi, ne veren e vitit 1941, u perballen me dhimbje e veshtiresi te medha. Shume prej tyre gjeten ne familjet e tyre gra e vajza te perdhunuara nga greket. Te krishteret, qe tashme ishin te pambrojtur prisnin qe camet muslimane te hakmerreshin ndaj tyre gje qe per cudine e tyre nuk ndodhi. Kete akt njerezor, qe shprehte mencuri e maturi, ja sesi e pershkruan nje hsitorian grek: "Bido Dulja kur u kthye ne Gumenice nga interrnimi dhe pa qytetin e kthyer ne germadha nga fashistet, shprehu dhimbje dhe deshperim, megjithe dhimbjen per vellane dhe dy djemte e tij te masakruar nga greket".

(N.Zhongo, Anglikos...qe ethniqi antistasi, 1940-1945, vell.I, f.138)

****

"Muslimanet shkruan me tej ky autor, me logjike dhe mencuri nuk iu drejtuan kurre merise dhe hakmarrjes ndaj te krishtereve te pafuqishem, perkundrazi fshataret muslimane te fshatit Varfanj dhe Salice shkuan ne fshatin Kastreze te Gumenices per t'u kerkuar te krishtereve ne menyre paqesore gjene dhe placken qe u kishin grabitur te krishteret" (Po aty). Paria e Camerise, kur vendi ishte pushtuar nga fashizmi, krijoi Keshillin Administrativ te Parise se Camerise. U mendua se me anen e tij do te administrohej vendi, do te zgjidheshin mosmarreveshjet, do t'i vihej fre cdo veprimi te padrejte qe do te merrej nga elemente te vecante sidomos ndaj te krishtereve. Keshilli, caktoi denime te renda per vrasesit dhe grabitesit. Ai predikoi paqe dhe bashkejetese ne harmoni te plote midis muslimaneve dhe te krishtereve. Keshilli cam tregonte hapur se ishte jashte cdo ndikimi te politikes fashiste dhe te perkrahesve te saj. Bashkejetesa dhe harmonia nuk u pelqye as nga qarqet shoviniste greke, as nga pushtuesit e huaj. Ata synonin qe ta hidhnin popullin ne vellavrasje, duke mbjelle urrejtje tek te krishteret per muslimanet dhe anasjelltas.

Kaosi dhe anarkia tashme kishte dale ne shesh dhe cdo gje ishte jashte kontrollit. Gjendja ne Cameri ishte tensionuar shume. Lufta vellavrasese ishte ne pragun e shperthimit te saj. Masa e popullsise came e shihte me frike e dhembje te thelle gjendjen e tensionuar dhe tregohej e matur dhe e permbajtur per t'u distancuar nga rruga qe sillte krim dhe kaos.

Nderkohe, bandat greke kishin filluar raprezaljet. Aksioni i pare i bandes se Vasil Ballumit nga Spatharati i Margellicit vrau Jasin Sadikun nje nga paria muslimane e Margellicit. (Georgiu, B. "Istoria tis andistasis 1940-1945, vell.I, f.115)

Ballumi me pas kapi dhe vrau 14 vjecarin Gjinika, te cilin me pas e dogji gjysme te gjalle. Nderkohe edhe elemente te vecante came ne shenje hakmarrje ndiqnin te krishteret. Ne keto rrethana kreret e Camerise organizuan ne Xhamine e Madhe te Kaskes nje mbledhje ku ishin thirrur muslimane e te krishtere te parise se fshatrave te kazave te Camerise. Thirrja qe doli ne ate mbledhje ishte qe te mos krijohej armiqesi dhe gjakderdhje ne mes muslimaneve e te krishtereve qe nxitej nga propaganda fashiste dhe Napolon Zerva. Mbledhja e Kaskes dhe idete qe shtroi, nisen te perhapeshin e te propagandoheshin ne masen came dhe dukej se dita dites po e luante efektin e vet. Ne kete kohe, familja Gjinika ne shenje hakmarrje per te birin e masakruar nga V.Ballumi, kishte kapur peng djalin e vrasesit dhe e mbanin te izoluar ne shtepi pa e keqtrajtuar. Tek muslimanet e Margellicit dhe tek familja Gjinika ndodhi ajo qe e priste as vete banditi vrases, Vasil Ballumi, lirimi i djalit te tij.

E solla kete shembull per t'i treguar kryetarit te lobit grek ne Amerike se ai nuk e njeh as finsikerine e shqiptareve te Camerise, as shpirtin e tyre human. Dhe nisur nga keto vlera te rralla te mases came si tek muslimanet ashtu dhe tek te krishteret, po te jetonte ne Cameri, ne vendlindjen e tij, ai do te ishte me i pergjegjshem dhe me i matur ne deklaratat e tij kur eshte fjala per problemin cam.

Z.Gage ka nje mungese te plote informacioni kur i akuzon shqiptaret muslimane te Camerise si; vrases, kriminele, grabites. Ata greke qe i kane njohur nga afer camet ne vitet e Luftes se Dyte Boterore kane mendim krejt te kundert me kryetarin e lobit grek V.Gage. Keshtu per shembull historiani Zhongo, qe ka jetuar gjate midis cameve muslimane dhe i ka kaluar vitet e Luftes se Dyte midis tyre, ne nje nga veprat e tij deklaron: "Sikur shqiptaret e Camerise te ishin vrases e kriminele do te ishin zhdukur te gjithe fshataret e krishtere te Camerise qe ishin rreth fshatrave muslimane".

(Zhongo, "Anglikos qe ethniqi antistasi...vell.I f.146)

Cilat kane qene lidhjet e muslimaneve came me vellezerit ortodoks te nje gjaku dhe qe ruhen si te shtrenjta deri ne ditet tona?

I kujtoj zotit Gage se keto lidhje jane te vjetra dhe ruajtur brez pas brezi deri ne ditet tona. Ju z.Gage me siguri nuk i dini se jetoni larg vendlindjes dhe jeni jashte fushes se historise ku mund te mesonit. Historiografia greke e vjeter dhe e re madje dhe ajo e huaj i trajton bukur keto lidhje qe deshmojne per besnikeri e devocion ndaj njeri-tjetrit deri ne flijim. Muslimanet e te krishteret kane qene perkrah njeri-tjetrit kunder nje armiku te perbashket dhe jane pare midis tyre si bashkeluftetare e vellezer. Pa dashur te zgjatem dhe te hyj ne ngjarje historike po sjell vetem nje kenge popullore came per te konkretizuar idene qe shpreha me siper. Kete kenge e kam gjetur ne fshatin e krishtere Shenice ne zonen e Prevezes qe ne kujtesen e popullit ishte ruajtur brez pas brezi shqip.

Vargjet e kenges jane:

-Ti moj plaka morfaqate

A ke vend te rri sonte?

-Kam sonte e si sonte

Bujur, lule, trim zotrote.

Kenga i takon viteve 1840-1850, kur Lule Capari nga Paria e Luaratit te Margellicit ndiqej nga qeveria turke si kundershtar i sundimit osman. Ai gjeti strehe e bese tek te krishteret fqinje te Morfatit.

Tani le t'i kthehemi viteve te Luftes se Dyte, asaj periudhe qe z.Gage i akuzon camet me shprehjet me denigruese dhe si te gjithe komunitetin cam edhe mua me kane indinjuar se tepermi edhe si bir i asaj krahine, qe kam ikur nga Cameria 3 vjec me i madh se Gage kur u largua nga Camandaj. Dua t'i kujtoj z.Gage se edhe ne ato vite te veshtira 1940-1944 camet muslimane dhe te krishtere ne masen derrmuese te tyre nuk e kane pare kurre njeri-tjetrin si armiq per jete a vdekje. Elemente te vecante pati nga te dy anet qe propaganda shoviniste greke dhe ajo fashiste u mori mendjen. Ne Cameri ka nje shprehje te arte: "Pyll pa derra s'ka".

E verteta eshte se masa derrmuese e popullsise shqiptare muslimane 'ame i qendroi besnike tradites se lashte te bukes dhe ujit qe kishin ngrene e pire tek njeri-tjetri. Historiani grek Zhongo ndalet ne vepren e tij dhe ia ben te njohur lexuesit kete fakt duke thene: "Eshte per te theksuar se pikerisht ne kete kohe paria muslimane e kazase se Filatit dhe te Gumenices...nuk lejuan "keqberesit" te benin deme ne njerez e ne prodhimet bujqesore" (Zhongo, Anglikos...f.148)

Ne maj te vitit 1943, Kastriza, fshat i madh i krishtere u sulmua nga individe te vecante muslimane ne shenje hakmarrje ndaj te krishtereve. Paria e krishtere e Kastrizes, perballe rrezikut qe e kercenonte fshatin dhe fshataret e krishtere kerkoi ndihmen e parise se fshatrave muslimane te Varfanjit, Salices, Grikohorit, Graves etj. Ne pergjigje te Kastrizes u gjenden prane paria e fshatrave muslimane qe permendem me ne krye hoxhen e fshatit te Varfanjit. (J.Sarra, vep.e permendura f.648).

Dyert e muslimaneve te Camerise ishin te hapura ne cdo kohe per vellezerit e tyre te krishtere. Ata tek muslimanet gjenin mikrpitje bujari, mbrojtje dhe bese. Keshtu, p.sh ne fshatin Kastriz bashkefshatari musliman si Rexho Hasani mori ne mbrojtje ne shtepine e tij Pilo Dhimen, Ilia Dashin e Thoma Dadon derisa u qetesua gjendja. (J.Sarra,...f.564)

Abdul Nurcja dhe Sako Braho nga fshati i Spatarit te Filatit per te mbrojtur te krishteret e Kostrizes shkuan me 30 cam te armatosur dhe moren ne mbrojtje te krishteret Aleks Athanasin, Gogo Gjeorgjiun e shume te krishtere te tjere dhe i shpune ne shtepite e tyre ne Spatar duke iu ofruar dashuri dhe mbrojtje per jave te tera. (J.Sarra...f.653)

Rustem Izeti ne fshatin Koske te Filatit. Jo vetem qe e mori nen mbrojtje ne shtepine e tij Koco Gjiken nga fshati Skupice e Sajerdhes, por e beri dhe vella per shpirt dhe njera nga grate came te Rustemenjve i pagezoi Koco Gjikes djalin e tij, Fotin. (J.Sarra...f.653)

Per te mos u zgjatur ne kete pike qe jane te shumta me fshatrat muslimane came do te jap edhe gjurme te pashlyeshme ne kujtesen e ne zemrat e te krishtera deri ne ditet tona. Ne fshatin Rrezanj, ne anen e xhadese, ne te majte kur shkon nga Gumenica ne Minine, jane rrenojat e nje shtepie, ngjitur me varrezat e fshatit te populluar nga te krishteret kolone. Brinje rrenojave te asaj shtepie eshte ngritur nje kishez e vogel ne miniature (konizem) dhe qirinjte ne te nuk shuhen as dite, as nate.

Mesoje zoti Gage edhe ti se atje ka qene shtepia e prinderve te mi dhe konizma lidhet me nje ngjarje. Babai im me perkrahjen e fisit te vet dhe te fshatit i shpetoi jeten Strati Vrisit nga Grikohori duke vene veten dhe femijet e tij ne rrezik. I ndjeri Strati, kur familja jone iku nga terrori i eger i bandave beri ate kishen e vogel per te kujtuar te zoterit e shtepise dhe vendin ku iu shpetua jeta. Kete histori e dine tashme mire te krishteret e Kariqanjit, te Kalishtatit, te Peshtanit dhe te gjithe fshatrat e krishtera te Gumenices e te Filatit.

Tani le ta gjykoje masa e lexuesve dhe e njerezve te ndershem e te padogmatizuar se sa pa baza jane deklaratat me shprehje te pahijshme e te pabaza qe dalin nga goja juaj z.Gage, kunder cameve. Keto shpifje qofte edhe per konsum propagandistik mund te dilnin nga goja e nje neofashisti te ri e injorant, nga nje koke e nxehte shoviniste qe nuk deshiron harmonine dhe dashurine e te krishtereve came me musliman-_por jo kurre nuk e prisja ta degjoja nga goja e nje personaliteti ne fushen e letersise e te publicistikes. Kjo me befasoi dhe me preku thelle ne zemer dhe i bera pyetjen vetes: Si mund te flase me kaq papergjegjesi nje intelektual i shquar i shkolluar dhe edukuar ne vendin me demokratik te botes!?

Lajthitjen tuaj zoti Gage une e shpjegoj se ju keni shkeputur lidhjet me vendlindjen, ndoshta njihni mire letersine boterore, jeni te pajisur me kulture te gjere evropiane, por nuk njihni historine e kombit tuaj. Kjo ben qe ju t'i percmoni e t'i poshteroni pa te drejte te gjithe ata qe s'jane greke dhe nuk deshironi t'i keni neper kembe brenda kufirit te sotem se mendoni se ju sjellin probleme, lene pa prona e pasuri ata qe i grabiten pronat e shqiptareve kur iken, per t'i shpetuar shfarosjes se tyre.

Propaganda juaj sado e shfrenuar e denigruese te jete, ajo vetem se e lodh dhe e mundon nje popull, por ndjenjat e zemres nuk i crrenjosen asnjehere. Megjithese nga segmente te caktuara politike e kalemxhinj eshte shkruar e folur e vazhdon te villet vrer kunder shqiptareve te Camerise, edhe pse camet jane larguar nga trojet e tyre, nga vatrat e tyre, lidhjet me miqte e bashkefshataret e tyre te krishtere i kane ruajtur dhe i ruajne si te shtrenjta. Ata kane vajtur e ardhur tek njeri-tjetri dhe ndjejne dhimbje qe nuk jane bashke. Pa u zgjatur me tej do te shpalos disa rreshta te nje letre qe nje e krishtere kerkon te mesoje per motren e saj came:

"Bashkatdhetare, qe kthehesh nga Shqiperia! Mos ke mesuar valle per motren time, si ne came, nga vendet tona eshte? Jam e pikelluar. Asgje nuk di pas kaq shume vitesh qe kane kaluar. Bashkeatdhetar! Ti je kthyer para ca kohesh nga Shqiperia, mos valle e di nese rron ende motra ime e dashur? Ishte me trup te imte, sy geshtenje, e bukur, e martuar, e vogel, bije e vetme mes kater vellezerve...

Te vogla ktheheshim ne oborr dhe loznim me guraleca. Ne sterren e madhe ulnim koken dhe therrisnim te degjonim jehonen e zerave tane. gjithmone besimi nuk na ndante. Kisha dhe Xhamia na bashkonin. Nje miqesi e lashte i lidhte familjet tona.

-Ta kete duruar rrugen e mergimit?

-Mendoj se po, jeton pergjigjet zemra e permallur. Por vitet kalojne pa lajme dhe gjithcka e bren dyshimi dhe ankthi.

Dhe ja 40 vjet me pas, nga Shqiperia vjen nje leter e permortshme shkruar bukur nga vellai i madh....

O Zot! Sa te tmerrshem, sa te neveritshem gjakataret, tiranet, qe vune popujt te vriten dhe nuk i lane te rrojne me dashuri e zemren per njeri-tjetrin".

(Nga libri: Tulla Stefanidhu (Mallakata) "Margariti", Athine 1989, f.125)

Permbajtja e kesaj letre qe shpreh ndjenjat e mases se gjere te krishtereve per camet muslimane si dhe vleresimet e historianeve gjakftohte te krijojne nje pershtypje krejt te kundert nga ato qe kane perrallisur e perrallisin kalemxhinjte sharlatane antishqiptare.

I kujtoj z.Gage se kolaboracionist ka pas edhe ne radhet e popullsise came. Kjo eshte nje dukuri evidente ne te gjithe vendet e pushtuara nga fashizmi. Numri i cameve kolaboracionist po te krahasohet me ata greke eshte i paperfillshem. A e dini ju zoti Gage se ishin greke dhe jo came ata qe krijuan batalionet e sigurimit e moren pjese se bashku me trupat naziste kunder rezistences antifashiste ne Kallartra, Distono, Feres te Greqise duke masakruar popullsine e pafajshme helene t-_yre zonave? Ju kujtoj z.Gage se ishin keto forca qe masakruan invalidet e luftes ne Drapecan dhe torturuan heroinen greke Maria Stratikopullu. Keto forca fashiste komandoheshin nga gjenerale helene, o zoti Gage si gjenerali kuisling Bakos, Kacimitros, Llogothetopolos, Erali etj.

Po ju kujtoj z.Gage se krimet qe bene bandat greke me popullsine came ishin te pashembullta. Ato nuk kishin si qellim hakmarrje, por ishte ne platformen e qeverise se atehershme te Athines per ta crrenjosur popullsine shqiptare nga trojet e veta e greket te beheshin zoter ne trojet stergjyshore te shqiptaret. Keto qe po ju them jane bere prezent edhe ne shtypin tuaj: Gazeta greke "Agonistis" e dates 19 janar 1946 per barbarizmat greke kunder popullsise shqiptare ne Cameri shkruante: "...qyteti i vogel i Paramithise u be qytet i vdekur nga shkaku i krimeve dhe i shkaterrimeve barbare fashiste...Bravot e Zerves pasi grabiten dhe shkaterruan e vrane, u bene pronare te medhenj e zoter te tufave te bagetive. Gjithe pasurite e shqiptareve qe u detyruan te lene vatrat e tyre u grabiten ose u shkaterruan".

Pa dashur qe t'i kthehem asaj kohe qe cmenduria e kokave te nxehta fashiste e kishte mbuluar me nje nape te zeze Camerine dhe gjithe Greqine. Ajo qe dua t'u kujtoj z.Gage eshte se misioni qe keni marre persiper per te penalizuar e denigruar komunitetin cam eshte nje mision i deshtuar edhe per nje fakt se sipas konceptit te demokracise moderne ne fushen politike dhe penale ka pergjegjesi personale dhe jo kolektive. Ky parim baze i koherave qe jetojme na orienton qe te shkojme perpara drejt te ardhmes me te mire pa urrejtje e cmire, qe dashuria te triumfoje mbi urrejtjen.

Nese ju z.Gage do te vazhdoni t'u permbaheni ideve tuaja qe mbjellin percarje do te mbetemi i vetmuar, e them kete se une kam shume miq ne Greqi dhe shpirti i popullit grek eshte i madh dhe paqesor. Ai eshte i etur per bashkejetese e harmoni reciproke se grindjet e percarjet e kane lodhur dhe deshperuar.





kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-1-2003 nė 09:30 Edit Post Reply With Quote
Koalicioni i Organizatave Shqiptaro-Amerikane
C/O 2021 L Street, N.W., Suite 402, Washington, DC 20036

January 9, 2003

I Nderuari Colin Powell
Sekretar Shtetit Amerikan
Departamenti i Shtetit Amerikan
2201 C Street, NW
Washington, DC 20520

I nderuari Sekretari Powell,

Ne të nënshkruarit, si shqiptaro-amerikanë dhe si anëtarë të organizatave
qytetare, fetare, kulturore dhe humanitare shqiptare, po ju shkruajmë këtë
letër për të protestuar me tonet më të forta të mundshme miratimin dhe
përkrahjen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit për vizitën që bëri
kohët e fundit në Shqipëri Nikolas Gejxh –i njohur gjithashtu si Nikos
Gaxojanis.

Nikolas Gejxh është një kundërshtar tepër i njohur i interesave shqiptare në
Ballkan. Eshtë fakt i njohur publikisht se Federata Panepiriote e Amerikës,
Kanadasë dhe Australisë, organizata që përfaqëson z. Gejxh, i referohet
Shqipërisë Jugore si “Epiri Verior” dhe e konsideron atë të pushtuar nga
Shqipëria. Ky është një provokim i hapur dhe një mohim i drejtpërdrejtë i
sovranitetit të Shqipërisë. Nikolas Gejxh (i) qëllimisht dhe publikisht
fallsifikon numrin e popullsisë së minoritetit grek në Shqipëri duke e
ekzagjeruar atë deri në 30 për qind të popullsisë tre-milionëshe të
Shqipërisë, krahasuar me numrin zyrtar prej 58.000 vetëve, perafersisht
2%; (ii) i portretizon të gjithë shqiptarët e besimit fetar ortodoks në
Shqipëri si grekë, duke ofenduar kështu Kishën Ortodokse Shqiptare dhe
pasuesit e saj kudo nëpër botë; dhe (iii) në përpjekje për të dëmtuar
imazhin e Shqipërisë ka ndërmarrë fushata agresive në Washington dhe gjetkë,
duke shpifur për gjoja mungesën e të drejtave të minoritetit grek në
Shqipëri. Këto pretendime pa bazë janë në konflikt të drejtpërdrejtë me
përfundimet dhe vlerësimet pozitive që kanë nxjerrë Departamenti Amerikan i
Shtetit, Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian dhe organizata të tjera
ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Faktet tregojnë se minoriteti grek
në Shqipëri bashkëjeton me shqiptarët dhe ka një sërë organesh shtypi që
komunikojnë dhe publikojnë informacione vetëm në greqisht; në zonat
minoritare raporti mësues/nxënës për klasë është tri herë më i lartë sesa ai
i vetë shqiptarëve në një sistem arsimor që mundëson shkollimin në gjuhën
greke që nga shkolla fillore deri në universitet; dhe, për më tepër,
minoriteti grek në Shqipëri ka një përfaqësim të lartë dhe në përpjestim të
zhdrejtë në qeverinë e Shqipërisë.

Gejxh gjithashtu kundërshtoi publikisht ndërhyrjen e SHBA-së/ dhe NATO-s në
Kosovë ndërkohë që mijëra qytetarë të pafajshëm të Kosovës po masakroheshin,
duke përfshirë edhe qytetarë amerikanë me prejardhje shqiptare. Përveç
kësaj, jo më larg se 22 maji 2001, ai deklaroi në gazetën e njohur
“Washington Post” se mijëra grekë në Shqipëri duhet të trajtohen në të
njëjtën mënyrë si rreth 2 milionë shqiptarët e Kosovës, duke nënkuptuar
qartë se kur Kosova të fitojë pavarësinë, edhe Shqipëria Jugore duhet të
shkëputet dhe të ndjekë të njëjtën rrugë. Këto qëndrime i shërbejnë vetëm
rritjes së tensionit dhe kërcënojnë progresin e bërë në përmirësimin e
marrëdhënieve shqiptaro-greke, ndërkohë që pengojnë edhe stabilitetin e
përgjithshëm në Ballkan, një zonë ku SHBA-ja ka bërë investime strategjike
të mëdha, përfshirë këtu burimet e tyre njerëzore, politike, financiare dhe
ushtarake.

Ne jemi thellësisht të zemëruar që gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ndërsa
pritej në nivel zyrtar nga Ambasada amerikane në Tiranë, z. Gejxh (i)
ripërsëriti të gjitha pikëpamjet e mësipërme, duke përfshirë fabrikimet në
lidhje me numrin e minoritetit grek dhe analogjinë e situatës së tyre me atë
të shqiptarëve të Kosovës; (ii) zhvleftësoi kërkesat dhe gjendjen e vështirë
të qindra-mijëra shqiptarëve me qëndrim në Greqi, të cilët i nënshtrohen
mënyrës greke të spastrimit etnik të njohur si Helenizim dhe, për më tepër
(iii) pati guximin t’i cilësonte të gjithë shqiptarët e Çamërisë që jetonin
në Greqi si bashkëpunëtorë të nazistëve. Sikurse nënvizohej në një njoftim
për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Turqisë në vitin 2001, teza e z. Gejxh
jo vetëm që është një fabrikim krejt i hapur por është gjithashtu një krim
politik dhe historik kundër çamëve; është fakt se shumë shqiptarë të
Çamërisë dhanë jetën gjatë përpjekjeve për çlirimin e Greqisë gjatë Luftës
së Dytë Botërore. Karakterizimi dashakeq i çamëve si bashkëpunëtorë të
nazistëve është veçanërisht tronditës kur merr parasysh faktin se shqiptarët
dhe Shqipëria shpëtoi 100 për qind të hebrenjve që kërkuan shpëtim nga
persekutimi nazist në Greqi (ose në vende të tjera të Ballkanit), ndërkohë
që, sipas Harvey Sarner-it, autor i “Shpëtim në Shqipëri”, një libër që
tregon se si shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë, nga rreth 72.000 hebrenj që
jetonin në Greqi para fillimit të luftës, 60.000, plot 83 për qind e
komunitetit hebre u bë viktimë e Holokaustit. Gjithashtu, z. Gejxh
lehtësisht “harron” se, sikurse është përshkruar në fjalët e Xhozef
Xhejkobs-it, kryetar i Misionit të SHBA-së në Shqipëri gjatë viteve
1945-1946, vetëm “në vjeshtën e vitit 1944 dhe gjatë muajve të parë të 1945
autoritetet [greke] në Greqinë Veriperëndimore kryen masakra çnjerëzore duke
dëbuar rreth 25.000 çamë [shqiptarë] – rezidentë të Çamërisë – nga shtëpitë
e tyre” dhe duke vrarë më shumë se 5.000 burra, gra dhe fëmijë në një
perpjekje të dukshme për të krijuar një zonë kufitare me Shqipërinë
krejtësisht të pastër etnikisht. Këto ngjarje shënuan kulmin e përpjekjeve
për gjenocid dhe spastrim etnik të ultranacionalistëve greke të nisura qysh
më 1913. Deri në vitin 1945, nacionalistët grekë spastruan nga kjo zonë
shqiptarët etnikë të fesë myslimane dhe ua morrën atyre të gjitha pronat,
vlefta e të cilave me çmimet aktuale të tregut shkon në më shumë se 2.5
miliardë dollarë amerikanë. Dhjetëra-mijëra çamë shqiptarë kanë jetuar në
mërgim qysh atëherë. Ndaj, ne dëshirojmë t’i kujtojmë z. Gejxh, sikurse dhe
atyre që e përkrahin apo kanë të njëjtat pikëpamje me të, se me gjithë
manipulimet, Gejxh nuk mund ta përdorë historinë si një justifikim për
planet e tij destabilizuese.

Si amerikanë dhe si përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, ne jemi
tepër të zhgënjyer dhe të shqetësuar nga fakti që gjatë vizitës së tij në
Tiranë z.. Gejxh u prit dhe u shoqërua publikisht nga ambasadori Xhejms
Xhefri. Në përpjekje për të justifikuar pritjen madhështore për Gejxh, pas
vizitësë tij , përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit në SHBA dhe
Tiranë kanë deklaruar se vizita e z. Gejxh dhe mbështetja e saj ishte e
domosdoshme në mënyrë që të nxitej dialogu dhe të bëhej e mundur që z. Gejxh
të kishte “ditën e takimit” me autoriteteve shqiptare. Komuniteti
shqiptaro-amerikan përkrah fuqimisht dialogun për respektimin e të drejtat
të minoritetit, të marëdhënieve miqësore me vendet fqinje, si dhe integrimin
e Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike dhe zhvillimin ekonomik të saj.
Në fakt, dialogu me forumet e duhura si institucionet Euro-Atlantike,
institucionet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë fqinje ka qenë një pjesë
e rëndësishme e zhvillimit demokratik të Shqipërisë. Sidoqoftë, ne nuk e
kuptojmë se çfarë lloj dialogu po përpiqet të nxisë Departamenti Amerikan i
Shtetit dhe në përfitim të kujt është ky dialog kur dihet se z. Gejxh është
një qytetar privat me një qëndrim të dokumentuar si një prej armiqve më të
flaktë të interesave shqiptare, dhe, për më tepër, me sa dimë nuk
përfaqëson as qeverinë greke dhe as atë amerikane.

Ne jemi të sigurtë se Departamenti Amerikan i Shtetit është në dijeni se,
për arsye historike të vjetra dhe të reja, shqiptarët i shohin amerikanët si
miqtë e tyre të besuar. Cdo gjë që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara,
perceptohet nga publiku shqiptar si diçka e vlefshme për t’i kushtuar
vëmendje dhe për ta përkrahur. Ndaj, duke e pritur dhe shoqëruar
publikisht Nikolas Gejxhin Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Departamenti
Amerikan i Shtetit, me qëllim apo pa qëllim, kanë mbështetur heshturazi
pikëpamjet e tij dhe në këtë mënyrë kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve
dhe shqiptaro-amerikanëve. Ne besojmë se si shqiptaro-amerikanë kemi të
drejtë të kërkojmë që Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA-së
në Tiranë të punojnë për të çuar përpara principet demokratike dhe
zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, në vend që të bëhen ndërmjetësues të
interesave të individëve me plane shoviniste.

Heshtja e Departamentit Amerikan të Shtetit para vizitës së z. Gejxh,
sikurse dhe ngjarjet gjatë vizitës së tij kanë demonstruar se ka një hendek
në komunikim dhe perceptim ndërmjet përfaqësuesve të Departamentit Amerikan
të Shtetit dhe qytetarëve amerikanë me prejardhje shqiptare. Është
evidentuar qartë përmes fjalësh dhe veprash se miqtë më të mirë dhe të
vërtetë të Amerikës në Evropë, dhe ndoshta në botë, janë shqiptarët.
Prandaj, ne besojmë se ka ardhur koha për të bërë përpjekje të përbashkëta
për të ndërtuar një marrëdhënie cilësisht të ndryshme mes komunitetit
shqiptaro-amerikan dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Ne kërkojmë që
hapi i parë në drejtim të kapërcimit të këtij hendeku është bërja publike
nga Departamenti Amerikan i Shtetit e natyrës dhe agjendës së takimeve të z.
Gejxh në Shqipëri, si dhe një shpjegim publik se si kanë përparuar interesat
shqiptare dhe amerikane nga përkrahja e një “dialogu” me z. Gejxh, një
individ pikëpamjet e të cilit mbi rajonin nxisin vetëm zjarre dhe tensione
etnike.

Pavarësisht nga më lart, Departamenti Amerikan i Shtetit duhet të shërbejë
si ndërmjetësues për një dialog të vërtetë mbi të drejtat e minoriteteve dhe
çështjeve të tjera në Ballkan. Përsa i përket Greqisë, ne e nxisim
Departamentin Amerikan të Shtetit që të ushtrojë trysni ndaj qeverisë greke
në mënyre që ajo të njohë të gjitha minoritetet etnike brenda territorit të
saj, duke përfshirë më shumë se 40.000 çamë shqiptarë të besimit fetar
ortodoks dhe t’u japë atyre të njëjtat të drejta, që ka numri përafërsisht i
njëjtë i minoritetit grek në Shqipëri. Sikurse dëshmohet qartë nga
organizatat greke dhe shumë organizata ndërkombëtare të të drejtave të
njeriut, politika e mosnjohjes së minoriteteve që ndiqet nga Greqia nuk mund
të lejohet më tej. Gjithashtu, më shumë dialog nevojitet për të adresuar
ankesat e qindra mijëra mërgimtarëve shqiptarë me banim në Greqi, të cilët
po i nënshtrohen mënyrave të ndryshme të “Helenizimit” sikurse dhe
diskriminimit social dhe institucional. Për më tepër, ne nxisim
Departamentin Amerikan të Shtetit, që të bëjë ç’është e mundur për t’u
dhënë njëherë e mirë një zgjidhje të drejtë të çështjeve të pronësisë dhe
atyre ligjore të çamëve shqiptarë, duke përfshire dhe të drejtën e
riatdhesimit dhe marrjen e nënshtetësisë greke. Së fundmi, e një rëndësie
të veçantë dhe si një hap plotësues dhe paraprak për të arritur zgjidhjen e
këtyre çështjeve, ne i kërkojmë Departamentit të Shtetit Amerikan që të
ushtrojë trysni ndaj qeverisë greke që të abrogojë Statusin e Ligjit të
Luftës me Shqipërinë që daton që në kohën e pushtimit të Shqipërisë nga
Italia në vitin 1940. Përmes mbajtjes në fuqi të Statusit të Ligjit të
Luftës me Shqipërinë mëse 60 vjet më vonë, ndërkohë kur në të njëjtën kohë
ka firmosur një Marrëveshje Miqësie me të, Greqia jo vetëm që ka krijuar një
situatë absurde, por po shkel haptazi Deklaratën e OKB-së, e cila u kërkon
“të gjithë anëtarëve që të përmbahen ....nga kërcënimi apo përdorimi i
forcës kundër integritetit territorial ose pavarësinë politikë të çdo
shteti…”, si edhe dhe norma të tjera të së Drejtës Ndërkombëtare.

Së fundi, një përmirësim themelor në kanalet e komunikimit dhe përpjekjeve
të bashkëpunimit ndërmjet qeverisë së SHBA-së dhe komunitetit
shqiptaro-amerikan është i domosdoshëm për një varg çështjesh të tjera
shqiptare në rajon. Qysh prej rrëzimit të komunizmit, Shqipëria ka hedhur
hapa të rëndësishëm drejtë themelimit të një demokracie dhe ekonomisë së
tregut. Mirëpo, siç evidentohet nga një sërë raportesh, progresi i
Shqipërisë, zhvillimi ekonomik dhe integrimi i saj në institucionet
Euro-Atlantike është penguar nga korrupsioni i nivelit të lartë, nga
mungesa e transparencës politike, nga reforma elektorale joefikase si dhe
rezultate të ulëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të
njerëzve. Në Kosovë, ndërkohë që është i dukshëm një zhvillim i madh,
vonesat në zgjidhjen e statusit të pavarur përfundimtar të saj po pengojnë
investimet dhe zhvillimin ekonomik sikurse dhe po krijojnë një mjedis
pjellor për destabilizim. Për më tepër, me gjithë stabilitetin relativ në
Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, autoritetet maqedonase duhet të
bëjnë shumë më tepër që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila u arrit me
ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar dhe ka mbështetjen e SHBA-së, si
edhe për të njohur e pranuar shqiptarët si qytetarë të barabartë e të
respektuar maqedonas . Në përfundim, shumë më tepër mund të bëhet për të
drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi dhe atyre në Luginën e Preshevës në
Serbinë Jugore. Komuniteti shqiptaro-amerikan është i gatshëm të ofrojë
ekspertizën, njohuritë, eksperiencën dhe kontaktet e tij në rajon në mënyrë
që të punohet drejt zgjidhjes së këtyre çështjeve dhe arritjes së një
stabiliteti të qëndrueshëm e të vërtetë në Ballkan.

Shqiptarët e konsiderojnë ShBA-në si miken e tyre më të mirë. Në një kohë
kur vendi ynë është i angazhuar në luftën kundër terrorizmit global, në një
kohë kur shumë vënde kanë shfaqur ndjenjat e tyre të sinqerta ose të
shtirura ndaj Shteteve të Bashkuara, miqësitë e vërteta si ajo që shqiptarët
u ofrojnë amerikanëve, nuk duhet të neglizhohen apo harrohen. Le të
nxjerrim mësime nga situata e keqe e krijuar nga vizita z. Gejxh kohët e
fundit dhe le të na shërbejnë mësimet e nxjerra prej saj si një gur themeli
për ndërtimin e një partneriteti të vërtetë për përparimin e interesave të
përbashkëta amerikane dhe shqiptare.

Një letër e ngjashme i është dërguar edhe Këshilltares së Presidentit
Amerikan për Sigurimin Kombëtar, znj. Condoleeza Rice, Kryetarit të
Komitetit mbi Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit Amerikan, Senatorit Richard
Lugar, Kryetarit të Komitetit mbi Marrëdheniet Ndërkombëtare të Kongresit
Amerikan, Kongresmenit Henry Hyde, si dhe Kryetarit të Komitetit për
Çështjet Shqiptare, Kongresmenit Eliot Engel.

Me respekt e neshkruar nga,


Ana e Malit - Xheladin Zeneli, President
Federata Pan-Shqiptare “VATRA” – Agim Karagjozi, Kryetar
Fondacioni i Dedë Gjo Lulit – Prelë Sinishtaj, Kryetar
Fondacioni i Plavës dhe Gucisë – Xhevat Kukaj, President
Fondacioni i Shoqërise Shqiptaro-Amerikane – Esad Rizai, President
Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare – Geri Kokalari, President
Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan – Cafo Boga, President
Fondi Humanitar Malësia – Gjon Ivezaj, President
Forumi Shqiptar – Ilirjan Papa, Drejtor
Gazeta Illyria – Ekrem Bardha, Publicist
Grupi i Mediave Shqiptare – Vera Mjeku, President
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan – Richard Lukaj, Kryetar
Kisha Shqiptare Katolike e Shën Palit – At Anton Kqira
Komuniteti Shqiptaro-Amerikan i Illinois – Ilaz Kadriu, President
Lidhja Demokratike e Kosovës në SHBA – Agim Rexhaj, President
Lidhja e Prizrenit - Ismet Berisha, President
Miqtë e Trupave Mbrojtëse të Kosoves – Shefki Mexhuani, Kryetar
Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane - Imam Vehbi Ismail, Udhëheqes Fetar i
Myslimanëve Shqiptarë në SHBA dhe Kanada
Qendra Shqiptare e Nju Jorkut – Drita Kokalari, Presidente
Rrjeti i Informacionit Frosina – Van Christo, Pronar dhe Drejtor
Shoqata Atlantiku – Arbër Muriqi, Përfaqësuesi Kryesor
Shoqata e Pejës – Agim Cavdërbasha, Kryetar
Shoqata e të Drejtave të Njeriut "Çamëria"
Shoqata Patriotike e Dibres – Lavdrim Cami, President
Shpirti i Shqiptarit – Ilirjan Papa, Pronar dhe Drejtor


Shume gje e mire,

ajo qe me bie ne sy eshte mashtrimi i Papes, ai nuk ka asnje te drejt te flase ne emer te shqiptareve qe shkruajne ne forumin ne prone te tij sepse nuk eshte organizate dhe se ai nuk perfaqeson ne fakt asgje me shume sesa vetvetja.

Nejse.

Paskemi organizata mjaft ne amerike, cudi si nuk u ndie kush per demostratat paqesore???





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-1-2003 nė 21:09 Edit Post Reply With Quote
Geixh dhe udheheqesit shqiptare
Sejfi Protopapa

Z. Geixh i dërgoi një apel presidentit Klinton që u botua në gazetën amerikane “The New York Times”, 2 maj 1999. Mesazhi e ka titullin: “Presidenti Klinton, përse i keni lënë mbas dore vuajtjet e të krishterëve”
Ortodoks? Ky apel është dërguar nga shoqata greko -amerikane, dy prej të cilave drejtohen nga z. Nikolas Geixh. Këto shoqata janë: “The Coalition for Peace in the Balkans”, “1790 Broadway”, “Suite 1315”, “New York”, “NY 10019 The International Coordinating Committee for Cyprus”, 23-15 31st. “Street”, “Astoria”, “NY 11105 The Panepirotic Federation”. Ky apel, midis të tjerave, merret edhe me minoritetin grek në Shqipëri si edhe me fatin e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Unë po e kufizoj përgjigjen time vetëm me çështjen e minoritetit grek në Shqipëri. Kështu, përgjigja do të jetë e thjeshtë dhe e shkurtër. PËRGJIGJE:
Si udhëheqës i shoqatave greko -amerikane z.Geixh po bën punën e vet si ia merr mendja atij dhe, natyrisht, kjo është e drejta dhe privilegji i tij. Nga ana tjetër, ky apel përmban fjalinë që unë po riprodhoj më poshtë: "600,000 të krishterë ortodoksë (grekë dhe vllahë) po persekutohen në zonën e Epirit të Veriut në jugun e Shqipërisë".Në bashkëpunim me dy profesionistë në Shqipëri, historiani Dr. Prof. Kristaq Prifti dhe gjeografi Dr. Arqile Berxholli, ne botuam një studim të minoritetit grek në Shqipëri. Ne zbuluam se numri maksimal që mund të justifikonim për minoritetin grek në Shqipëri ishte 70,000. Po të dojë
lexuesi, për llogari të thjeshtë, është i lirë të përdorë numrin 100,000. Studimi i ynë u botua në (NATIONALITIES PAPERS, vol. 22, Nr.2, 1994, me titullin "The Greek Minority in the Albanian Republic: a Demographic Study"). Pra, z. Nikolas Geixh na jep një numër për minoritarët grekë që është të paktën gjashtë herë më i madh se 100,000 . Unë detyrohem të them se është privilegji i z. Geixh të mashtrojë anëtarët e shoqatave greko-amerikane që ai drejton për të përtëritur mbështetjen e tyre. Unë mendoj se një egzagjerim i tillë, i tepruar dhe pa lezet, është i dëmshëm për relatat greko-shqiptare dhe është po ashtu i dëmshëm për paqen në zonën e Ballkanit. Për më tepër, është një punë e rrezikshme që z. Geixh të paraqitet dhe të prezantohet në Shqipëri si një farë ambasadori dashamirës, dhe me tituj të tjerë të shkëlqyeshëm që i kanë dhuruar shkrimtarë të ndryshëm, pro dhe kundër, kurse në fakt ai nuk është asgjë tjetër veçse një fashist i rrezikshëm dhe dëmprurës për Shqipërinë. Për këtë arsye unë ftoj ambasadorin e Shteteve të Bashkuara z.Xhejms Xhefri; kryeministrin e Shqipërisë z. Fatos Nano; Dr. Prof. Sali Berisha,
kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri; dhe z.Frok Çupi, drejtor i ATSH në Shqipëri, të deklarojnë për publikun shqiptar në Shqipëri si edhe në diasporë, në qoftë se ata besojnë apo jo se ka 600,000 minoritarë grekë si qytetarë të Shqipërisë. Zotërinjtë e përmendur duhet të ndërpresin çdo punë që i angazhon dhe të fillojnë të ndjekin “të gjithë ata kriminelë shqiptarë qe po persekutojnë bashkëqytetarët e tyre, minoritarët grekë në Shqipëri”. Por në qoftë se ata zbulojnë dhe e dinë me siguri se ideja e persekutimit të minoritetit grek në Shqipëri është një kurdisje e z.Geixh, atëherë ata duhet t’i thonë publikut grek dhe shqiptar si edhe gjithë botës që z.Geixh është një llafazan dhe gënjeshtar i rrezikshëm. Duhet shënuar se këtu në Shtetet e Bashkuara, komuniteti ortodoks shqiptaro -amerikan i ka dërguar një mesazh Uashingtonit për të përgënjeshtruar pretendimin e z.Geixh se paska 600,000 minoritarë grekë në Shqipëri. Mesazhi në fjalë është i firmosur nga Peshkopi Shqiptaro -Amerikan Nikon, Shumë i
përndershmi At Artur Liolin dhe z.William Poist, kryetari i Këshillit Laik të Kryepeshkopatës Shqiptare Ortodokse në Amerikë. Në mesazhin e tyre ata deklarojnë se ka më tepër se 600,000 shqiptarë ortodoksë në Shqipëri dhe këta ortodoksë nuk duhet të përdoren si peng i skemave diabolike të z.Nikolas Geixh.

shek





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 24-1-2003 nė 22:55 Edit Post Reply With Quote
"http://www.shekulli.com.al/koment/24janar2003/protopapa.htm"
Geixh dhe udheheqesit shqiptare
Sejfi Protopapa

Z. Geixh i dërgoi një apel presidentit Klinton që u botua në gazetën amerikane “The New York Times”, 2 maj 1999. Mesazhi e ka titullin: “Presidenti Klinton, përse i keni lënë mbas dore vuajtjet e të krishterëve”

Ortodoks? Ky apel është dërguar nga shoqata greko -amerikane, dy prej të cilave drejtohen nga z. Nikolas Geixh. Këto shoqata janë: “The Coalition for Peace in the Balkans”, “1790 Broadway”, “Suite 1315”, “New York”, “NY 10019 The International Coordinating Committee for Cyprus”, 23-15 31st. “Street”, “Astoria”, “NY 11105 The Panepirotic Federation”. Ky apel, midis të tjerave, merret edhe me minoritetin grek në Shqipëri si edhe me fatin e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni. Unë po e kufizoj përgjigjen time vetëm me çështjen e minoritetit grek në Shqipëri. Kështu, përgjigja do të jetë e thjeshtë dhe e shkurtër. PËRGJIGJE:

Si udhëheqës i shoqatave greko -amerikane z.Geixh po bën punën e vet si ia merr mendja atij dhe, natyrisht, kjo është e drejta dhe privilegji i tij. Nga ana tjetër, ky apel përmban fjalinë që unë po riprodhoj më poshtë: "600,000 të krishterë ortodoksë (grekë dhe vllahë) po persekutohen në zonën e Epirit të Veriut në jugun e Shqipërisë".Në bashkëpunim me dy profesionistë në Shqipëri, historiani Dr. Prof. Kristaq Prifti dhe gjeografi Dr. Arqile Berxholli, ne botuam një studim të minoritetit grek në Shqipëri. Ne zbuluam se numri maksimal që mund të justifikonim për minoritetin grek në Shqipëri ishte 70,000. Po të dojë lexuesi, për llogari të thjeshtë, është i lirë të përdorë numrin 100,000. Studimi i ynë u botua në (NATIONALITIES PAPERS, vol. 22, Nr.2, 1994, me titullin "The Greek Minority in the Albanian Republic: a Demographic Study").

Pra, z. Nikolas Geixh na jep një numër për minoritarët grekë që është të paktën gjashtë herë më i madh se 100,000 . Unë detyrohem të them se është privilegji i z. Geixh të mashtrojë anëtarët e shoqatave greko-amerikane që ai drejton për të përtëritur mbështetjen e tyre. Unë mendoj se një egzagjerim i tillë, i tepruar dhe pa lezet, është i dëmshëm për relatat greko-shqiptare dhe është po ashtu i dëmshëm për paqen në zonën e Ballkanit. Për më tepër, është një punë e rrezikshme që z. Geixh të paraqitet dhe të prezantohet në Shqipëri si një farë ambasadori dashamirës, dhe me tituj të tjerë të shkëlqyeshëm që i kanë dhuruar shkrimtarë të ndryshëm, pro dhe kundër, kurse në fakt ai nuk është asgjë tjetër veçse një fashist i rrezikshëm dhe dëmprurës për Shqipërinë. Për këtë arsye unë ftoj ambasadorin e Shteteve të Bashkuara z.Xhejms Xhefri; kryeministrin e Shqipërisë z. Fatos Nano; Dr. Prof. Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri; dhe z.Frok Çupi, drejtor i ATSH në Shqipëri, të deklarojnë për publikun shqiptar në Shqipëri si edhe në diasporë, në qoftë se ata besojnë apo jo se ka 600,000 minoritarë grekë si qytetarë të Shqipërisë.

Zotërinjtë e përmendur duhet të ndërpresin çdo punë që i angazhon dhe të fillojnë të ndjekin “të gjithë ata kriminelë shqiptarë qe po persekutojnë bashkëqytetarët e tyre, minoritarët grekë në Shqipëri”. Por në qoftë se ata zbulojnë dhe e dinë me siguri se ideja e persekutimit të minoritetit grek në Shqipëri është një kurdisje e z.Geixh, atëherë ata duhet t’i thonë publikut grek dhe shqiptar si edhe gjithë botës që z.Geixh është një llafazan dhe gënjeshtar i rrezikshëm.

Duhet shënuar se këtu në Shtetet e Bashkuara, komuniteti ortodoks shqiptaro -amerikan i ka dërguar një mesazh Uashingtonit për të përgënjeshtruar pretendimin e z.Geixh se paska 600,000 minoritarë grekë në Shqipëri. Mesazhi në fjalë është i firmosur nga Peshkopi Shqiptaro -Amerikan Nikon, Shumë i përndershmi At Artur Liolin dhe z.William Poist, kryetari i Këshillit Laik të Kryepeshkopatës Shqiptare Ortodokse në Amerikë. Në mesazhin e tyre ata deklarojnë se ka më tepër se 600,000 shqiptarë ortodoksë në Shqipëri dhe këta ortodoksë nuk duhet të përdoren si peng i skemave diabolike të z.Nikolas Geixh.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 9-5-2003 nė 14:23 Edit Post Reply With Quote
Nikolas Gejxh shfaqet sërish në Tiranë


--------------------------------------------------------------------------------



TIRANE

Nikolas Gejxh ndodhet në Tiranë. Publicisti greko-amerikan, i njohur edhe si një nga liderët e lobit helen në SHBA mbëriti dje në Shqipëri. Ai është pritur në areoportin "Nënë Tereza" nga ambasadori amerikan Xhejms Xhefri dhe më pas ka drekuar bashkë me të në një lokal luksoz në Tiranë. Nuk dihet nëse në këtë vizitë të beftë, greko-amerikani Nikolas Gejxh do takohet sërish me Kryeministrin Nano e kryetarin e PD Sali Berisha. Deri dje në mbrëmje nuk është konfirmuar asnjë vizitë e Gejxh në selinë e Kryeministrisë apo në selinë e Partisë Demokratike. Nikolas Gejxh ka qenë disa herë në Shqipëri. Herën e fundit para disa muajsh, prania e tij bëri shumë bujë. Gejxh gjatë vizitës së tij e cila i ngjante një vizite zyrtare është takuar me kryeministrin Nano. Ajo që shkaktoi habinë më të madhe ishte takimi shumë miqësor mes Gejxh dhe kryetarit të PD Sali Berisha. Lideri demokrat e kishte akuzuar gjithmonë Gejxh por duket se ndryshoi mendim për publicistin greko-amerikan.

gsh





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
nikė palkola

Postuar mė 9-5-2003 nė 20:25 Edit Post Reply With Quote
Mund të supozohet se shovinisti Geixh, ka ardhur përveç punëve të tjera të poshtra kundër shqiptarëve, për të realizuar, marrë=okupuar Greqia Bishtin e Pallës.
Janë të asfiksuar patriotët në Shqipëri!!!??? Nuk ka kush të organizojë demonstrata në Tiranë, kundër ligjit të luftës së Greqisë, dhe kundër dhënies së bazës armiqëve! Të "djathtët", janë të zënë me punë të tjera!!!...





Ini dhe përhapni Dashuri!
\"Ti Shqipëri më ep nderë,më ep emrin shqipëtar\"!...

\"Mos pyesni ç\'ka bërë Atdheu për ju, pyesni ç\'keni bërë ju për Atdheun\"!

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member This User Has MSN Messenger   nik%EB+palkola 's ICQ status
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3559999 sekonda, 52 pyetje