Kuvend-eDSH
Aktiv pėr herė tė fundit: Aktiv pėr herė tė fundit : Kurrė
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4  >>
Autori: Subjekti: Rruga Durres- Prishtinė
Anton Ashta

Postuar mė 25-6-2002 nė 06:45 Edit Post Reply With Quote
Rruga Durres- Prishtinė

Rruga Durres- Kukes
--------------------------------------------------------------------------------
Qeveria aprovoi dje projektin. Ja me se do ndërtohet Durrës-Prishtinë

30 mijë lekë për rrugën
Taksa vetëm për biznesin që përfshin TVSH


--------------------------------------------------------------------------------

r.gj.

Qeveria miraton taksën e re për rrugën Durrës-Kukës. Të gjitha mallrat e taksueshme të importit do të paguajnë 1 për qind më shumë. Biznesi i madh dhe biznesi i mesëm do të paguajnë 30 mijë lekë taksë në vit. Ndërsa çmimi i karburanteve do të rritet me 3 lekë për litër në momentit që do të taksohet. Këshilli i Ministrave vendosi këtë mënyrë për të financuar rrugën Durrës-Kukës.

Taksa
Këshilli i Ministrave ka miratuar një ndryshim në ligjin e taksave. Në sistemin e taksave tashmë është shtuar një taksë e përkohshme. Taksa do të vazhdojë dhe do të përdoret vetëm për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Me mbarimin e kësaj rruge, kjo taksë do të pushojë së ekzistuari. Taksa e re do të përfshijë:Mbitaksën për importet e taksueshme me 1 për qind. Kjo shtesë bëhet për të gjitha llojet e mallrave të importueshme dhe të taksueshme; taksën mbi konsumin e karburanteve, që do të caktohet në masën 3 lekë për litër për gazoilin, benzolin dhe benzinën e importuar dhe të prodhuar në vend. Nga ana tjetër, është vendosur që të gjitha bizneset e TVSH-së, të paguajnë 30 mijë lekë në vit. Kjo shumë do të paguhet sipas afateve të përcaktuara në taksën vjetore. Të ardhurat nga kjo taksë do të përdoren vetëm për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Nga ana tjetër, Këshilli i Ministrave nuk parashikon ndonjë rritje të çmimeve nga vendosja e këtyre taksave. Edhe pse në ekonomi njihet se çdo taksë pasqyrohet qartë në çmim, pasi fitimi i tregtarit shumë rrallë preket.

Rruga
Rruga Durrës-Kukës është cilësuar si rruga e lidhjes së Shqipërisë me Kosovën. Kjo rrugë ishte në planet e NATO-s gjatë vitit 1998, por çuditërisht u ndërpre. Gjatë qeverisë "Majko-1", kryemnistri shqiptar hapi një llogari bankare për të financuar rrugën Durrës-Kukës, por asnjë shqiptar nuk e ndjeu të nevojshme të depozitonte fonde në këtë llogari. Më pas ishte biznesi vendas ai që propozoi që, për gjetjen e fondeve të rrugës, të vendoset një taksë tjetër. Kjo ide u përqafua nga qeveria dhe tashmë është vendosur që të vendoset një taksë tjetër, e cila do të shkojë vetëm për financimin e rrugës.



anton1as
i djathte
Posts: 281
(6/5/02 8:20:48 am)
Reply | Edit | Del Re: Rruga Durres- Kukes
--------------------------------------------------------------------------------
Rruga Durrës-Prishtinë dhe patriotizmi si demagogji

Nga Ilir ZHILLA

Padyshim, ndërtimi i rrugës i Durrës–Prishtinë ka një interes të jashtëzakonshëm ekonomik dhe kulturor si për Shqipërinë dhe për Kosovën. Idetë për ngritjen e kësaj rruge janë hedhur që në kohën e Austro-Hungarisë, në prag të Luftës së I-rë Botërore, në periudhën e komunizmit në vitet ‘70 –‘80, në vitet ‘95-‘96 prej qeverisë Meksi dhe së fundi nga qeveria Majko I, Majko II. Ajo çka e dallon periudhën e zotit Majko në lidhje me këtë projekt nga periudhat e tjera është demagogjia, pavarësisht nga mundësia totale e një perspektive politike për komunikimin Shqipëri –Kosovë dhe anasjelltas. Si në periudhën e qeverisë komuniste dhe të qeverisë Meksi, pati iniciativa konkrete, diskutime dhe studime serioze në rrethe specialistësh në drejtim të konkretizimit të këtij projekti madhor.

Një rrugë para se të ndërtohet i duhet kryer një studim fizibiliteti, që për rastin konkret nuk kushton më shumë se 500.000 dollarë. Nëse zoti Majko është i sinqertë dhe i përkushtuar në idenë e tij, të cilën e reklamon me shumë bujë, ai tenderin e studim fizibilitetit duhet ta kryente me fondet e buxhetit të shtetit. Zoti Majko pret që studim fizibilitetin ta kryejë Banka Botërore, e cila e ka shtyrë për të dytin vit rresht këtë projekt, në një kohë kur e di fare mirë se jo vetëm Banka, por edhe Këshilli Europian tani për tani nuk e mbështet këtë projekt në parim. Në vitin 1999, kryeministri Majko duhet të kishte shpallur tenderin për studim fizibiliteti të rrugës Durrës-Prishtinë dhe jo të dhuronte disa dhjetra e mijëra lekë në Bankën e Kursimeve nga të ardhurat e tij personale.

Lejfeni kryente veprime të tilla se ishte një punëtor i thjeshtë dhe jo një kryeministër. Nëse projekti do të ishte kryer që në 1999, sot kryeministri Majko do të kishte rastin të shpallte tenderin e kësaj rruge, kostoja e të cilit nuk i kalon 5 000.000 dollarë, e cila korrespondon me tejkalimin prej 5 000.000 dollarë të ardhura nga dogana për pesë mujorin e parë të vitit 2002. Sipas prononcimit zyrtar, kur u kryen ndryshimet në buxhetin e shtetit dy javë më përpara, shumë specialistë të interesuar për këtë projekt menduan se do të planifikonin disa milion dollarë për fillimin e këtij projekti, por dhe kjo nuk ndodhi vetëm për arsyen e thjeshtë, se kemi të bëjmë me demagogji. Nëse qeveria nuk kryen veprime konkrete dhe serioze për një projekt të shpallur prej saj me shumë bujë, si mund të sensibilizohen qytetarët për të paguar taksa plus?!

Qeveria Majko para disa ditësh kaloi ligjin në qeveri për një sistem taksash plus, që do t’u merren shqiptarëve në lidhje me këtë projekt, ndërkohë që shqiptarët kanë disa eksperienca të këqija në lidhje me menaxhimin e fondeve nga qeveritë e majta të viteve të fundit. Po përmendim vetëm dy raste: Enti Kombëtar i Banesave funksionon me një ligj të veçantë, sipas të cilit këstet e kredive që paguhen për 12.500 apartamente të ndërtuara prej këtij Enti në vitet ‘92-’96, duhet të përdoren për ndërtimin e banesave për familjet me të ardhura të kufizuara. Por nga viti ’97-2002 nuk është ndërtuar asnjë apartament i ri, megjithëse çdo muaj 12.500 familjet i paguajnë këstet e këtyre kredive. Ku shkojnë këto para?

Pasuritë e firmave piramidale janë shitur pothuajse të gjitha, por ndërkohë disa qindra mijëra qytetarëve shqiptarë nuk u është kthyer asnjë dollar.

Sipas të gjithë organizmave ndërkombëtare, si dhe sipas të gjitha pohimeve të politikanëve të majtë shqiptarë, kredibiliteti i qeverive socialiste në menaxhimin e fondeve publike është në nivelet më të ulëta. Lind pyetja se ku e gjen këtë të drejtë morale qoftë edhe për të bërë demagogji kryeministri Majko?

Për rehabilitimin e rrugës ekzistuese Durrës–Morinë janë dhënë nga Banka Botërore 10.000.000 dollarë dhe punimet duhet të kishin përfunduar në Shtator të 2001. Edhe sot, punimet nuk kanë përfunduar dhe efektiviteti i punimeve të kryera deri tani është gati 0. Kush i siguron shqiptarët se nuk do të kenë të njëjtin fat edhe fondet e mbledhura prej tyre për këtë rrugë?

Në vitin 1999, trupat e NATO-s ndërmorën veprime konkrete për rikonstruksionin e kësaj rruge, por administrata juaj e neglizhoi këtë inisiativë. Ishte një rast i artë që Shqipërisë i kushtoi disa miliona dollarë dhe një rikonstruksion tepër cilësor të pjesës më problematike të rrugës Durrës–Morinë.

Ndërtimi i kësaj rruge fsheh në vetvete shumë komplikacione politike për çastin .Kjo rrugë është tepër emergjente edhe për të 40 000 trupat e NATO-os. Në Kosovë, e cila komunikon sipas një rruge, asaj Selanik–Shkup dhe kjo me tepër probleme. Një ushtri duhet të këtë të paktën dy rrugë komunikim–furnizimi, por arsyet politike madhore në funksion të projekteve afatgjata të NATO-os dhe SHBA-ve në Ballkan nuk lejuan për momentin hapjen e një rruge të dytë, që do të ishte vetëm rruga Durrës–Prishtinë. Të gjitha këto ju i dini mirë, por përsëri ju kryeni veprime krejt të kundërta për momentin në interes të projektit. Nëse do të ishit të sinqertë për idenë tuaj, duhet të vepronit në heshtje dhe studim-fizibilitetin dhe projektimin e rrugës ta realizonit me fonde të shtetit, duke i shkurtuar rreth 3-4 vjet kohë realizimit të kësaj ideje madhore. Lind pyetja se përse duhet të bllokohen 30.000.000 dollarë, aq sa jeni shprehur ju se mund të mblidhen në vit nga taksat plus për këtë projekt, kur me proçedura të rregullta po të fillonim qysh sot, projekti i kësaj rruge do të paktën 4 vjet të përfundojë.

Dhe së fundi, rruga Durrës–Prishtinë ka dy skajet e veta. Shqiptarët nuk informohen se çfarë veprimesh konkrete mendojnë të ndërmarrin kosovarët për këtë projekt, për më tepër që janë shumë më të interesuar se ne. Koordinimi i veprimeve mes Prishtinës dhe Tiranës do të rriste efikasitetin e veprimeve dhe do të ulte koston.

RD



anton1as
i djathte
Posts: 286
(6/5/02 8:35:49 am)
Reply | Edit | Del Re: Rruga Durres- Kukes
--------------------------------------------------------------------------------
Durres-Morine, biznesi kunder takses
Ja si do te taksohen bizneset per segmentin Durres-Kukes-Moine:

Lloji i biznesit Taksa

- Nuk paguajne TVSH 15 mije leke/vit

- Paguajne TVSH 500 dollare/vit

- 350 bizneset e medha 5000 dollare/vit

- Mallrat ne dogana 100 % mbitakse

- Automjetet sipas tonazhit

Ndertimi i rruges Durres-Kukes-Morine, edhe nje takse me teper mbi kurrizin e taksapaguesve. E tille konsiderohet pagesa qe do te behet ne te ardhmen nga shoferet e biznesmenet per rehabilitimin e ketij segmenti. "Nuk ka rendesi perse qeveria do t'i perdore leket qe do te marre nga ne serish. Ato mbi te gjitha perbejne nje detyrim me teper per ne ne listen e gjate te taksave. Dhe si gjithmone do te duhet qe t'i shlyejme ato sepse na bllokohen aktivitetet." shprehet Gjergji Jorgo, pronari i nje subjekti tregtar ne kryeqytet. Por i te njejtit mendim jane gjithe biznesmenet e Dhomes se Tregtise e Industrise. Megjithese Keshilli i Ministrave nuk ka vendosur ende se cilin nga tre variantet te perdore per taksen e re te rruges Durres-Kukes-Morine, biznesmenet kane krijuar bindjen se ata duhet te perballen me nje takse te re. Dhe vetem kaq nga ana e tyre. Pjesa tjeter, varet plotesisht nga dikasteri i Financave per te vendosur menyren e mbledhjes se shumes qe duhet te financimin e rruges Durres-Kukes-Morine. Sipas te dhenave, ekzistojne tre variante per ta grumbulluar ate. Ato jane ende ne diskutim e siper nga Komiteti i Politikave Ekonomike. Varianti i pare ka te beje me taksimin sipas llojit te aktivitetit apo te automjetit per bizneset apo shoferet. Varianti i dyte ka te beje me taksimin e te gjitha produkteve te importuara qe hyjne neper pikat doganore. Taksa e parashikuar ne kete veprim te administrates tatimore eshte 100 perqind. Ndersa, variamti i trete i gjetur nga dikasteri i financave eshte ai i nderthurjes se ketyre dy lloj taksimesh.


KJ


alumni
Unregistered User
(6/5/02 4:30:46 pm)
Reply | Edit | Del > Re: Rruga Durres- Kukes
--------------------------------------------------------------------------------
Rruga deri ne Kukes, e pertej Kukesit duhen mbeshtete me cdo kusht - sa ma shpejt aq ma mire.

Financimi i asaj rruge strategjike kombetare Shqiptare eshte akt i larte qytetar e kombetar.

Pervec taksave, mbase duhen perdore edhe forma te tjera si shitje akcionesh, bono thesari, e cfardo tjeter mjet legjitim financiar per ta krye at detyre sa ma pare.

konservatore
Registered User
Posts: 4
(6/5/02 6:20:37 pm)
Reply | Edit | Del Re: Rruga Durres- Kukes
--------------------------------------------------------------------------------
Po vendos me poshte nje artikull te shkeputur nga gazeta Wall Street Journal e dites se sotshme.

-----------

Albania, Kosovo Want To Build Connecting Highway

DOW JONES NEWSWIRES

TIRANA, Albania (AP)--Albania and Kosovo would like to build a connecting highway to boost bilateral economic and political relations, Prime Minister Pandeli Majko said Wednesday.
"It would be ironic for Albanians in Albania and Kosovo to wish to be integrated into Europe, before they are integrated in the region," Majko told reporters during a joint news conference with Bajram Rexhepi, the prime minister of Kosovo .
The planned 200-kilometer (120-mile) highway would link Albania's Western port of Durres, the northern town of Kukes, at the border with Kosovo , and Kosovo's capital, Pristina.
The highway would give Kosovo access to the Adriatic sea.
Because of the bad state of the existing road, most transport between Kosovo and Albania now goes through neighboring Macedonia.
The project is expected to cost between $250 and $300 million, a huge sum in one of Europe's poorest regions. The Albanian government approved changes in the taxation system Tuesday, in an attempt to generate funds for construction of the highway.
The draft law, which is expected to be approved by parliament, adds 1% to current custom taxes now at between 1% and 7% for all imported goods.
The draft also calls for annual road tax of $220 to be paid by businesses and price hikes for gasoline.
Majko said the World Bank had promised to help finance the project but gave no details.
Updated June 5, 2002 8:52 a.m. EDT

-------------

Shenimi im

Toni me te cilen paraqitet ky artikull me duket dashamires dhe fakti qe per me teper ky vjen ne syrin e nje lexuesi si ai i Wall Street Journal eshte nje shenje e mire se projekti paska shprese te zhvillohet dhe e paska marre viston nga institucionet dhe shtetet perkatese.



EniAUT
anetare
Posts: 63
(6/6/02 10:51:34 am)
Reply | Edit | Del Re: Rruga Durres- Kukes
--------------------------------------------------------------------------------
Si mund te jete nje kontribut nga ana e shqiptareve per mbeshtetjen e ndertimit sa me te shpejte te kesaj rruge kryesore per komunikimin mes dy pjeseve tona etnike ?

Nuk di ne Amerike nqs diaspora shqiptare e "pasur" mund te ndermarri ndonje hap ne kete drejtim, pasi po te mendosh per shqiptaret vete ne Shqiperi, aha, i kane xhepat e shpuar.

Vecse interesant eshte qe nje gazete ekonomike si WSJ interesohet per ndertimin e masat e qeverise shqiptare mbi ndertimin e kesaj rruge.

EniAUT
anetare
Posts: 64
(6/6/02 10:55:31 am)
Reply | Edit | Del Re: Rruga Durres- Kukes
--------------------------------------------------------------------------------
KJ dt. 06.05.02

Rexhepi: "Kosova nuk paguan takse per rrugen"

"Shqiptaret e Kosoves nuk do te paguajne takse te vecante per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine". Keshtu deklaroi dje kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi gjate vizites qe zhvilloi ne Tirane duke e argumentuar kete gje si pasoje te pengesave ligjore ne vendin e tij. Ne kete menyre vetem shtetasit shqiptare, kryesisht biznesmenet, do te detyrohen te paguajne taksen e vecante per ndertimin e kesaj rruge pas vendimit te marre se fundi nga qeveria shqiptare. Kryeministri i Kosoves Bajram Rexhepi, gjate vizites zhvilloi nje takim pune me kryeministrin Pandeli Majko ne Pallatin e Brigadave, ku i shprehen njeri-tjeterit nevojen e bashkpunimit ne shume fusha. "Jemi te kenaqur per bashkepunimin qe Tirana dhe Prishtina kane dhe do te vazhdojne te kene per kosolidimin e faktorit shqiptar ne rajon, por edhe per nje varg pergjigjesh te shpejta ekonomike, te cilat qeverite tona jane duke i pare me shume vemendje per t'u dhene zgjidhje ne vazhdim", tha Majko gjate konferences se perbashket per shtyp me Rexhepin. Kryeminstri kosovar pohoi se Kosova eshte e hapur per bashkpunim rajonal sidomos me Shqiperine, per shkak te gjuhes dhe origjines se perbashket, duke vleresuar mundesite e medha qe ekzistojne per bashkpunim sidomos ne energjetike e ne telekomunikacion. Iniciativa e qeverise shqiptare per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Prishtine sipas Rexhepit do te sherbeje per nxitjen e zhvillimit te perbashket te biznesit. Kryemistri i Kosoves Rexhepi u prit dje edhe nga Presienti Rexhep Meidani dhe kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi. Meidani vlerosi "qartesine, fokusimin e drejte dhe konkret te kryemistrit ne problemet e Kosoves, por edhe per bashkpunimin midis dy vendeve".

A.Rama





© Koha Jone 2001 All Rights reserved


alumni
Unregistered User
(6/12/02 2:34:39 am)
Reply | Edit | Del > Rruga Durres- Kukes
--------------------------------------------------------------------------------
www.shekulli.com.al/komen...vina.shtml

Një ujdi politike për korridorin Durrës-Prishtinë

Nga Ylli Polovina

Ka disa kohë që tema e ndërtimit të një rruge shumë më të shkurtër, më të gjerë, më të kompletuar e më moderne, e cila do të lidhë portin e madh të Durrësit me qytetin e Kukësit, e prej këtej do të dalë në Qafë Morinë ka kapërcyer stadin virtual të ëndërrimit apo dëshirës së mirë. Tashmë për të po punohet, specialistët hartojnë projektin, kryeministri Pandeli Majko po kërkon me ngulm burimet e financimit.

Ngjarja gjer tanimë e nxjerrë më shumë në reliev nga deklarimet e lëvizjet këmbëngulëse të kryeministrit shqiptar, nga gatishmëria e premtimi për mbështetjen e një pjese të rëndësishme të botës së biznesit tonë, e ritheksuar edhe më këto ditë nga ardhja e Barjam Rexhepit, po pëson një mëshim të ri edhe nga disa deklarime politikanësh të opozitës, të cilët e konsiderojnë të gabuar mënyrën dhe mjetet me të cilat Pandeli Majko kërkon të zgjidhë problemin e komplikuar të ngritjes së kësaj superstrade.

Gjer këtu, duket sikur nuk ka asgjë të keqe, jemi në liri e duhet ta gëzojmë e ushtrojmë atë, përreth kësaj ngjarjeje mund të japim një, dy, tre e më shumë shpjegime. Për shembull, mund të arsyetohet se nuk është rrugëzgjidhje e mirë ta vësh në jetë këtë projekt nëpërmjet taksave, se është veprim i njëanshëm që barrën e tyre ta shkarkosh mbi komunitet, se në këtë aksion të madh duhet të japin kontributin e tyre modest financiar të gjithë pagëmarrësit shtetërorë, se kryeministri Majko ka natyrë patetike dhe i duhet mbajtur nën vëzhgim mungesa e realizmit, se ai këtë arterie të re rrugore po e përdor për konsum e përfitim politik jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë, se jetëgjatësia e këtij kabineti është e shkurtër dhe se ndokush tjetër kërkon t'i bëhet realizues e trashëgues, se zotëruese e këtij kapitali politik synon të jetë edhe opozita, ndjeshëm e dëshiruar për të ardhur në qeverisje sa më shpejt etj etj

Mund t'i hamendësosh, deklarosh, shkruash e madje intrigosh të gjitha këto. E megjithatë nuk mund të hidhet poshtë fakti se kjo superstradë, e cila do të çajë malet e rreptë e hijerendë të hapësirës të mbi kryeqytetit shqiptar duke rendur drejt verilindjes, po kërkon të realizohet në një moment shumë të brishtë politik të vendit: përzgjedhja e vështirë e presidentit dhe kurorëzimi tij me votë të sigurt, konsens e mbështetje sa më të gjerë, rreziku i rihyrjes në krizë dhe i provokimit të zgjedhjeve të parakohshme për të dalë nga ajo, kanosja prej pikëpyetjes se çdo të thuhet së afërmi në Bruksel për të shumëpriturin proces të fillimit të negociatave të Shqipërisë me BE.
As më shumë dhe as më pak: nuk gjendet çast më i ndërlikuar për një sipërmarrje kaq të madhe nga një kabinet qeveritar në tranzicion dhe nga një shtet i dobët që përballet edhe me probleme më të mprehta. Por në të njëjtën kohë, nuk ka moment më favorizonjës dhe inkurajues për ta ndërmarrë e nxjerrë në krye këtë sipërmarrje kombëtare, po ashtu edhe për të dëshmuar se shteti ynë i pakonsoliduar mund të bëjë një hap përpara drejt vetëformimit. Kryeministri Pandeli Majko e ka kuptuar këtë gjë, ai e di se këto çaste më shumë se ora e tij është ajo e superstradës. Këtë vetëndjerje, ndërgjegjësim e inteligjencë pati edhe ai grup i biznesmenëve shqiptarë, që jo vetëm deklaroi mbështetjen financiare, por edhe kontribuoi për ta nxitur realizimin e superprojektit.

Do të ishte i kotë, pas këtij vendimi të marrë në kohë, të tirren filozofitë se si gjithnjë ne shqiptarët edhe kësaj radhe jemi të vonuar apo të rrëmbyer nga afshi nacionalist. Ne jemi në kohë për vonesën tonë tradicionale dhe po kaq atdhetarë në nacionalizmin tonë të munguar.
Do të ishte po ashtu e kotë të pengohet ky projekt nga çdo lloj brishtësie politike apo ballafaqimi elektoral, nga çdo konkurrencë për postin e presidentit apo për të drejtën e qeverisjes pas disa muajve apo një viti të Shqipërisë. Të gjitha zhvillimet politike duhet e mund të kalojnë pa e prekur qoftë edhe një thërrime super rrugën Durrës-Qafë Morinë, e cila në të vërtetë është vena jetike e komunikimit dhe e mbrodhësimit Tiranë-Prishtinë. Moscënimi i saj gjer në realizim nga hovet, kokëkrisjet, trillet, çoroditjet e lakmitë personale, dukuri me të cilat është mbushur gjer në fyt politika vendase, do të ishte vetëm njëra punë e mirë. Gjesti tjetër i mençur dhe po kaq i hijshëm do të ishte një pakt solemn i firmosur publikisht, para kamerave televizive, i të gjitha partive politike shqiptare (konfirmuar më pas edhe nga Parlamenti) për ta çuar gjer në fund këtë korridor të madh të komunikimit mes shqiptarëve. Ky akt mund të jetë edhe një betim i pafryrë e i çlirët nga propoganda apo zjarrmia e tepruar kombëtare. Betimet nuk janë punë të personazheve të librave apo të nxënësve të shkollave, betimet janë edhe punë burrash.

Ky pakt do të ishte një vepër e shënuar, jo thjesht sepse garanton para publikut të gjithë realizimin e projektit (deri në përfundim mund të duhen mandate të dy apo tre kabineteve kryeministrorë si edhe kontributi qeverisës i të dy koalicioneve kryesore), por edhe ridëshmon se ne mund të përsërisim madhështinë e mesvitit 1999, çast kur treçerek milioni bashkëkombas u strehuan në shtëpitë tona.

Kjo marrëveshje ndërpartiake do të ishte gjest largpamjeje, sepse do të dëshmonte se jemi një popull i ekuilibruar dhe në çeljen tonë drejt Evropës nuk lëmë mënjanë kurrë hapjen drejt Ballkanit. Se në projektet e dëshirat tona për t'u integruar në rajon nuk u ndezëm nga asnjë barut nacionalist, në fillim hapëm rrugët e gjera drejt Greqisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Tani kemi të drejtë të themi se ka ardhur radha e lidhjes së shpejtë rrugore me Prishtinën.

Marrëveshja solemne për të ndërtuar korridorin e madh Durrës-Prishtinë nuk do të bënte të çmohej e mbeste në histori vetëm një njeri (kjo zor se do të ndodhte edhe pse kryeministri Pandeli Majko ka një meritë të veçantë në të gjithë këtë ndërmarrje), por një klasë të tërë politike. Po ashtu edhe një grup të tërë biznesmenësh, konstruktorësh apo ndërtimtarësh. Njëkohësisht edhe një shumicë dërmuese mediash e gazetarësh. Patjetër edhe një popull të tërë. Pakti nuk do të ishte çudibërës, por do të provonte se ne shqiptarët kemi kuptuar se duhet të mbijetojmë e forcohemi nëpërmjet konkurrimit. Në rast se grekët punojnë kaq mirë për ekspansionin e tyre ekonomik në rajon, si edhe kryejnë një veprimtari aktive dhe efikase për të realizuar sa më shpejt Korridorin 10, atë që i çon drejt Beogradit dhe zemrës së Evropës, (apo se e rivalizojnë Korridorin 8 me autostradën Igumenicë-Selanik) shqiptarëve nuk u lejohet më të qahen se po ua "hedhin" apo po i "sabotojnë". Duhet të hyjnë në lojë, të munden e të fitojnë në betejë, jo në kafene. Këtë shpirt guximi e shpalli biznesi ynë kur u rreshtua në forcat konstruktive të këtij korridori.

Kjo ujdi publike do të ndihet që nëpërmjet depërtimit më të shpejtë të ndërsjelltë të kapitaleve, bota e krimit dhe e ilegalitetit të vihej në pozitë më të vështirë e më në minorancë. Fluksi ende i dobët i parasë së pastër nuk bën gjë tjetër veç shton e ngre dallgët e asaj të pista. Po ashtu krimi dhe fytyrëmaskat ecin më lehtë në rrugën e tanishme të ngushtë, të përzgjatur e të errët, plot kthesa të zymta e zona të pabanuara. Edhe imazhi i një Shqipërie të pazhvilluar me të rënohet më lehtë, jo pak dëmtohen edhe marrëdhëniet mes shqiptarëve të këtej e përtej kufirit, kërkohen të angazhuara për kontroll të territorit më shumë forca policie, më tepër mjete dhe nga humnerat e shumta rrezikohen jo pak jetë të trupave speciale. Marrëveshja e bashkimit për ta bërë realitet korridorin Durrës-Prishtinë do të bënte më të lehtë rezistencën, e po të jetë nevoja edhe kundërvënien, ndaj atyre forcave e lobeve që nga jashtë (dhe nga brenda) do të përpiqen ta shkatërrojnë këtë projekt. Ose që do ta raskapitin e vonojnë.

alumni
Unregistered User
(6/12/02 2:43:12 am)
Reply | Edit | Del Opozita ndaj Rruges Durres-Morine
--------------------------------------------------------------------------------
Opozita kunder takses "Majko"

Deputetet e PD dhe PR ne Komisionin parlamentar te Ekonomise kundershtojne projektligjin per taksat shtese per ndertimin e rruges Durres- Kukes-Morine. Ish-ministri i Financave, Bode: Taksa eshte vendosur apriori, pa marre ne konsiderate mundesite reale te kontribuesve dhe efektin financiar

Alketa MYFTIU

Opozita mbeshtet ndertimin e rruges Durres- Kukes-Morine, por kundershton menyren e propozuar nga qeveria per konkretizimin e saj. Komisioni parlamentar i Ekonomise diskutoi dje projektin e qeverise "Majko" per vendosjen e nje takse nacionale, qe do te quhet "Taksa e rruges Durres-Prishtine", me qellim themelimin e nje fondi te vecante, qe do te beje te mundur realizimin e ketij projekti madhor. Deputetet e opozites theksuan domosdoshmerine e ndertimit te saj, por u shprehen skeptike persa i perket efektivitetit, qe projekti "Majko" mund te kete, per ndertimin e nje rruge te permasave te tilla. E cila me nje perllogaritje paraprake dhe jo perfundimtare te specialisteve mund te shkoje nga 250 deri ne 280 km, me kosto mbi 250 milione dollare.

Projekti i qeverise bazohet ne hartimin e nje politike te re taksash, me tendence ngritjen e tyre, per mallrat e importit ne masen 1 %, per konsumin e karburantit 3 leke per liter dhe nje takse e trete per tatimpaguesit e Tatimit mbi Vleren e Shtuar (TVSH). Ne total, nga grumbullimi i ketyre tre taksave, eshte parashikur te derdhen ne fondin e rruges rreth 3,5 miliarde leke ne vit. Ky fond do te administrohet si nje ze i vecante i mbartuar per cdo vit ne buxhetin e shtetit. Sipas opozites, taksa "Majko" eshte e pastudiuar mire, madje deri dhe diletante. Demokrati Ridvan Bode, tha se taksa eshte vendosur apriori, pa marre ne konsiderate mundesite reale te kontribuesve dhe efektin financiar, qe do te sjelle ajo, jo vetem tek tatimpaguesit, por te mbare konsumatoret. Ish- ministri i Financave ne qeverine e Partise Dmeokratike argumentoi se nga rritja me 3 leke e takses se karburanteve, pritet te rritet 5 % cmimi i tyre ne treg dhe per pasoje edhe kostoja e industrive, qe perdorin ate si lende te pare. "Duke i shtuar kesaj edhe rritjen e takses se importeve, qe padyshim do te reflektohet ne tregun e konsumatoreve", tha Bode. Sipas tij, mundesite ekonomike te Shqiperise jane te vogla per te perballuar nje projekt gjigant, kur dihet se ajo ka nivelin me te larte te taksave ne rajon, nderkohe qe ekonomia shqiptare ka mundesi reale per pagimin e vetem 40 % te taksave aktuale. Bode, i mbeshtetur dhe nga deputeti republikan, Robert Ceku, sugjeruan qe ndertimi i kesaj rruge te konsiderohej si investim strategjik i dy vendeve dhe te trajtohet si projekti Tirane-Prishtine. Me karten e nje projekti te perbashket, theksoi Ceku, ish-zv/minister i Financave, duhet te fillojne bisedimet per te siguruar donacione nga institucionet financiare nderkombetare dhe donatore te tjere.

Gjithsesi, reagimi i deputeteve te opozites ne komision nuk ishte i panjohur. Kryetari i PD, Sali Berisha, gjate nje interviste televizive javen e shkuar, deklaroi se per rrugen Durres-Prishtine nevojitet nje projekt rajonal, per te cilen autoritetet zyrtare te Tiranes dhe Prishtines duhet t'iu adresohen institucioneve europiane.

Sa te ardhura do grumbullohen nga taksat e reja

1 - Mbitaksa e perkohshme per importet e taksueshme, ne masen 1 %, me efekt vjetor prej rreth 2 miliarde leke.

2 - Taksa e perkohshme mbi konsumin e karburantit, ne masen 3 leke per liter te karburanteve te importuara dhe te prodhura ne vend, me nje efekt vjetor rreth 1.3 miliard leke.

3 - Takse vjetore e perkohshme nga tatimpaguesit e TVSH-se, per ndertimin e rruges Durres-Kukes, me efekt rreth 250 milione leke.

Rritja e te ardhurave llogaritet te jete rreth 3.5 miliarde leke ne vit



Korrieri, 06/12/2002

anton1as
i djathte
Posts: 348
(6/13/02 9:34:27 am)
Reply | Edit | Del Re: Opozita ndaj Rruges Durres-Morine
--------------------------------------------------------------------------------
PD: Jemi kundër taksës për Durrës-Prishtinë


--------------------------------------------------------------------------------

r.gj.

Opozita e ka kundërshtuar projektligjin e Qeverisë për vendosjen e një shtese në ligjin e taksave për ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës. Dje, në komisionin parlamentar, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar ashpër projektin e Qeverisë. Sipas tyre taksa e re për ndërtimin e rrugës do të pasqyrohet në çmim.

Komisioni
Deputeti Bode ka shprehur që në fillim dyshimin për përdorimin e kësaj takse. Sipas diskutimeve të tij, ka rrezik që paratë që do të vilen nga kjo taksë të mos shkojnë për ndërtimin e rrugës, por për të mbushur gropat e buxhetit. Nga ana tjetër të gjithë deputetët e opozitës kanë kundërshtuar projektin e Qeverisë. Sipas tyre është jo normale që Qeveria të gjejë të ardhurat për ndërtimin e rrugës nga rritja e taksave apo vendosja e një takse të re. Nga ana tjetër ata kanë përmendur faktorin se taksa e re do të pasqyrohet patjetër në çmim. Në projektin e Qeverisë përjashtohej mundësia e rritjes së çmimeve. Por deputët e opozitës në komisionin e Ekonomisë kanë theksuar se taksa do të pasqyrohet menjëherë në çmim. Aq më tepër kur flitet për produkte të forta si karburantet dhe për të gjitha importet e taksueshme. Nga ana tjetër ata kanë kërkuar që taksa të jetë më e gjerë dhe të mos diferencojë bizneset. Nga ana e tyre deputët socialistë janë munduar të mbrojnë projektin e Qeverisë së tyre. Por ata kanë theksuar se në komision duhet të jenë edhe vetë ministrat që kanë hartuar këtë taksë. Ata kanë përmendur faktin se taksa ishte propozuar nga vetë biznesi dhe se rruga Durrës-Morinë është e një rëndësie të veçantë për ekonominë dhe lidhjen e Shqipërisë me Kosovën.

Taksa
Sipas projekt-vendimit të Qeverisë, në sistemin e taksave tashmë është shtuar një taksë e përkohshme. Taksa e re do të përfshijë: Mbitaksën për importet e taksueshme me 1 për qind. Kjo shtesë bëhet për të gjitha llojet e mallrave të importueshme dhe të taksueshme; taksën mbi konsumin e karburanteve, që do të caktohet në masën 3 lekë për litër për gazoilin, benzolin dhe benzinën e importuar dhe të prodhuar në vend. Nga ana tjetër, është vendosur që të gjitha bizneset e TVSH-së, të paguajnë 30 mijë lekë në vit. Kjo shumë do të paguhet sipas afateve të përcaktuara në taksën vjetore.



anton1as
i djathte
Posts: 354
(6/13/02 10:55:45 am)
Reply | Edit | Del Re: Opozita ndaj Rruges Durres-Morine
--------------------------------------------------------------------------------
"Taksa e Majkos", sherr në komision
Anila Rama / Taksimi i veçantë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë pritet të zyrtarizohët ditën e hënë pas diskutimeve që iu bënë draftit të qeverisë në komisionin parlamantar të ekonomisë. Kryeministri Pandeli Majko mbrojti me ngulm dje në debatet e zhvilluara në këtë komision projektligjin e hartuar nga kabineti i tij qeveritar, duke ripërsëritur deklarimet e tij të mëparshme se ndërtimi i kësaj rruge është me rëndësi mbarëkombëtare. Deputetët e opozitës Ridvan Bode, Robert Çeku si dhe deputeti socialist Erion Braçe kundërshtuan ashpër idenë e qeverisë për vendosjen e një takse të veçantë, e cila do të rëndojë në xhepat e qytetarëve shqiptarëve, jo të biznesmenëve. "Sot në Ballkan politika më reale është ajo e koridoreve, dhe ky është koridori ynë. Po s'e fituam ne, çështja hyn në kalendat greke. Ky është një koridor që i jep dimensionim tregut shqiptar dhe nuk bëhet fjalë për Shqipërinë e madhe", tha Majko gjatë debateve me deputetët. Bode ndonëse përshëndeti nismën e Majkos, e cilësoi mënyrën e realzimit të saj jo si prioritet të qverisë, por diskriminim pasi kjo rrugë në këtë mënyrë po tregohej me gisht. "Ekonomia shqiptare është e mbingarkuar me taksa dhe do të ishte e papërballueshme vendosja e një takse të tillë. Të kalojë 3 % e taksës së TVSH-së për këtë fond dhe ne do të jemi tërësisht dakord që të fillonte puna". Por Majko e kundërshtoi këtë kërkesë të Bodes pasi kjo do të thoshte që të rikthehej edhe një herë në parlament buxheti i shtetit gjë që do të shkaktonte sherre të pafundme sipas tij. Propozimi i hedhur nga deputeti Dashamir Shehi për përcaktimin e një afati kohor deri në fund të 2003-@#%$ për taksën e posaçme duke shënuar hapin e parë, atë të grumbullimit të fondit 25 milion dollarë për ndërtimin e rrugës, u mirëprit nga deputetët. "Ligji të hyjë në parlament bashkë me fondin. Për t'i dhënë garanci transparencës dhe për të përcaktuar se kush do të jetë bordi i këtij fondi në mënyrë që të hapen negociatat dhe për ta lançuar si projekt", tha Shehi duke debatuar dhe hedhur poshtë kërkesën e bërë nga Bode dhe Çeku, i cili kërkoi që fitimet e bankës të kalojnë për këtë fond. Deputeti i PS-së Erion Braçe i kërkoi Kryeministrit Majko që të hartohej në fillim projekti për të ditur sesa do të shkonte ndërtimi i rrugës dhe si do të ndaheshin fondet për ndërtimin e saj ndryshe, sipas tij gjithçka do të ngelej në kuadrin e fjalëve dhe projekti nuk do të arrinte të realizohej aq më tepër që në këtë mënyrë mungon transparenca. Debatet e shumta gjatë dy ditëve në komisionin e ekonomisë, nuk arritën të kalonin për miratim Kuvendit draftin qeveritar për vendosjen e taksës së veçantë. Ditën e hënë dy ministrat Islami dhe Lakrori do të paraqesin në komision një raport mbi përllogaritjet paraprake për afatet e realizimit të rrugës në dy variante, duke vendosur për atë më të saktin.






anton1as
i djathte
Posts: 358
(6/13/02 6:11:04 pm)
Reply | Edit | Del Re: Opozita ndaj Rruges Durres-Morine
--------------------------------------------------------------------------------
Majko: Taksa për rrugën do jetë e përkohshme

r.gj.

Kryeministri Majko ka marrë përsipër të mbrojë personalisht
projektin për ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë. Dje në komisionin e
ekonomisë në Kuvend, Majko ka mbrojtur variantin e tij për taksën e
re të kësaj rruge. Nga ana tjetër, deputetët e opozitës kanë vazhduar
ta kundërshtojnë këtë projekt të qeverisë. Sipas tyre, taksat e reja do
të paguhen nga buxheti i familjeve shqiptare.

Komisioni kërkoi dje që nga ministri i Financave dhe ai i Transportit
të paraqiten projektet për ndërtimin e kësaj rruge. Sipas të dhënave,
ka tre projekte për ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë, deri tani shifra
e përafërt e kostos është rreth 270 milionë dollarë.

Debati
"Taksa do të jetë e përkohshme. Jo e gjithë rruga do të ndërtohet
vetëm me fondet e kësaj takse. Do të ketë edhe financime nga
institucionet financiare ndërkombëtare". Kështu është shprehur dje
Majko gjatë fjalës së tij në komisionin e ekonomisë. Nga ana tjetër,
deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar këtë projekt. Sipas
deputetit të PD-së, Bode, "kjo taksë do të paguhet nga buxheti i
familjeve shqiptare. Një buxhet ky shumë i varfër dhe që nuk lejon
shpenzime të tilla". Nga ana tjetër, sipas deputetëve të së Djathtës,
taksa ka krijuar një reaksion edhe në vetë biznesin. Bode ka
propozuar që paratë të cilat do të mblidhen nga taksa, të merren nga
ulja e shpenzimeve të administratës. Në këtë mënyrë nuk do të
kishte as rritje çmimesh. Në mbrojtje të projektit, Majko ka theksuar
se jo e gjithë rruga do të ndërtohet me paratë e shqiptarëve. Sipas
tij, për çdo fond që do të merret nga taksa, do të jepen shpjegimet
se si është shpenzuar dhe sa metra rrugë janë shtruar. Në fund të
debatit deputetët e komisionit të ligjeve kanë kërkuar që javën tjetër
të paraqiten edhe projektet për ndërtimin e kësaj rruge, dhe këtë
paraqitje ta bëjnë ministrat: Lakrori dhe Islami.

Rruga
Sipas të dhënave, pritet që kostoja e rrugës të shkojë në rreth 260
milionë dollarë. Aktualisht ka tre projekte për ndërtimin e kësaj rruge
me një kosto të përafërt. Nga ana tjetër, sipas të dhënave nga
Ministria e Financave, nga rritja e taksës për importet me 1 për qind
do të mblidhen rreth 2 miliardë lekë në vit. Nga taksa mbi
karburantet do të mblidhen rreth 1.5 miliardë lekë në vit dhe nga
taksa për biznesin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, rreth 250 milionë
lekë në vit. Në total llogariten rreth 30 milionë dollarë në vit vetëm
nga taksa e re e shtuar në projektin e qeverisë. Sipas
parashikimeve dhe premtimit të Majkos, pritet që rruga të marrë
edhe financime nga organizmat financiare ndërkombëtare. Kështu,
një ndër këta financues mund të jetë edhe Banka Botërore. Rruga
është cilësuar si zgjidhja më e domosdoshme për rritjen e
marrëdhënieve tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

anton1as
i djathte
Posts: 416
(6/19/02 9:47:24 am)
Reply | Edit | Del Re: Opozita ndaj Rruges Durres-Morine
--------------------------------------------------------------------------------
Shqiptaret te bashkuar per rrugen
Anila Rama/ Rruga qe do te lidhe Durresin me Prishtinen, po duket tashme realitet. Qeveria shqiptare dhe Kryemistri Pandeli Majko, shprehen dje vullnetin per ta cuar deri ne fund idene e hedhur qe ne vitin 1999-te per ndertimin e kesaj rruge, qe do te lidhe dy vendet. Rrahja e mendimeve per te arritur ne nje zgjidhje sa me te mire dhe optimale per te gjitha palet, mblodhi dje ne Pallatin e Kongreseve ne nje Konference te nivelit te larte, por me nje rendesi historike perfaqesuesit me te larte te shtetit shqiptar dhe te Kosoves. Presindeti Rexhep Meidani, kryemistri Pandeli Majko, kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi, anetare te kabinetit qeveritar, Ministri i Transporteve te Kosoves Zef Morina, specialiste te ardhur nga qeveria kosovare, ish-kryeministri Aleksander Meksi, perfaqesues te biznesit shqiptar si dhe anetare te trupit diplomatik te akredituar ne Tirane vleresuan nismen e qeverise shqiptare per ndertimin e rruges si nje aks i domosdoshem qe do t'i jape frymemarrje nxitjes se biznesit dhe te bashkepunimit dypalesh. Rruga ne fjale, sic doli ne konference, do te sherbeje edhe ne kuadrin e zhvillimit rajonal. Tashme fillimi i ndertimit te rruges eshte vetem ceshtje kohe. Por ajo qe ngelet per te bere ende eshte sigurimi i fondeve per ndertimin e rruges qe mendohet se do te sigurohen nga huate, donacionte dhe taksa e posacme e vendosur se fundi.

Mendimet e hedhura

Kryeministri Pandeli Majko hapi vargun e gjate te diskutimeve ne konferencen e djeshme duke vleresuar rendesine historike te fillimit te ndertimit te kesaj rruge. "Rruga eshte nje invesitim i politikes, por eshte edhe investim per politiken dhe gjeopolitken e rajonit. Ajo sherben per te lidhur me mire kapacitete portuale duke i dhene Shqiperise rritjen e mundesise se komunikimit me Kosoven nepermjet saj edhe me korridoret e njohura paneuroipane qe bashkojne rajonin tone dhe lidhin ate me pjesen tjeter te Europes. Kjo rruge do te mundesoje ndryshimin dinamik te tregut shqiptar, do t'i jape frymemarrje bisnesit, do te nxise fluksin e investimeve, do te nxise truzimin", tha Majko para pjesemarresve ne konference.

Kryeministri Majko beri prezen hapin e pare te hedhur nga qveria per gruimbulimin e fondeve fillestare duke miatuar projekligjin per taksen e posacme, draft qe pritet te kaloje keto dite ne Kuvend per miratim perfundimtar. Por ne kete pike Majko u kundershtua gjate diskutimeve nga ish- kryemistri Aleksander Meksi, i cili kerkoi qe ndertim i i rruges te realizohej me fondet e buxhetit te shtetit si cdo projekt tjeter i kesaj natyre dhe me ane te donacioneve. Meski perkrahte projktin per ndertimin e rruges, por vendosja e takses se posacme do te redonte mbi konsumatorin shqiptar. "Rruga u duhet shqiptareve dhe kjo mjafton, vecse duhet ta bejne kryesisht shqiptaret. Kjo rruge do te lidhe Shqipoerine me Kosoven me perfitime per te dy bashkesite", tha Meksi. Ndersa ministri i Transportit dhe lidhjeve te Kosoeves Zef Morina e vleresoi rrugen si arterie te domosdoshme per zhvillimin e Kosoves dhe Shqiperise, por edhe per lidhjet mes tyre. Por idete e hedhura prej tij ne emer te qeverise se Kosoves ishin per ndertimin e nje autostrade, te pakten per pjesen qe do te shtrihet ne brendesi te territorit kosovar. Morina rikonfirmoi edhe nje here se ne Kosove nuk do te aplikohet grumbullimi i fondeve me ane te nje takse te vecante, por qe jane duke u pare mundesite e tjera reale per te konkretizuar fillimin e punimeve te kesaj rruge.

Variantet e paraqitura

Specialistet e Ministrise se Transporteve paraqiten para pjesmarresve ne Konference tre variantet e hartuara gjate nje studimi paraprak, ku mendohet se mund te shtrihet rruga Dures-Kukes-Morine. Varianti i pare qe gjeti perkrahjen e te gjithe pjesmarresve parashikon shtrirjen nga Durresi-Fushe-Kruje-Milot-Reshen-Kalimash-Kukes-Morine. Gjatesia e rruges sipas ketij varianti do te jete 180 km dhe udhetimi nga Kukesi ne Durres do te zgjase gati 2 ore. Ndersa kostoja qe kerkon ndertimi rruges sipas ketij varianti te hartuar paraprakisht nga specialiste eshte 247 milione $. Por sipas diskutanteve ky variant edhe pse eshte me i kushtueshmi eshte me i pranueshem pasi shkurtimet ne gjatesine e rruges dhe lugina ku do te shtrihet qe do te behen zbusin edhe afatin e perfundimit te ketij projekti. Varianti i dyte ishte ai me gjatesi 254 km me shtrirje Dures-Fushe-kruje-Milot-Mjede-Puke-Kukes dhe shpezimet shkojne ne 202 milon $. Ne variantin e trete gjatesia e rruges 233 km dhe shpenzmet shkojne ne 224 milion $. Ministri i transporteve Maqo Lakrori pohoi se do te fillje shume shpejt studimi i fizibilitetit te rruges dhe ne fillim te vitit te ardheshe do te fillojne edhe punimet.

Aleksander Meksi, ish-kryeminister

Kam qene i bindur qe varianti i pare eshte me i miri. Ne e kemi permendur qe ne fushaten e 1996-es, eshte e vetmja mundesi per nje rruge te shkurter ndermjet Kosoves dhe Shqiperise. Nje gje eshte e sigurte, rruge te mira jane ato qe ndertohen me shpejtesi te madhe dhe qe kane nje kosto me te vogel dhe kjo rruge mund te jete e tille. Menyra sesi do te financohet, une jam i mendimit qe duhet financuar nga shteti me hua dhe donaconet te huaja dhe nga aksionere private. Taksen e vendosur nuk e quaj ne perputhje me rregullat e ekonomise se tregut. Shteti ka nje sitem te tere taksash dhe nga keto nxjerr parate qe jep. Studimi i fizibiliteti une jam i mendimit qe te marrin pjese firmat te behet me tender. Eshte e vetmja menyre ne ekonomine e tregut qe te huajt dhe institucionet financiare japin para, kur te shohin qe kjo behet me rregullat e ekonomise se trgut jo me metoda te 15 viteve me pare.

Zef Morina, Minister i Transporteve te Kosoves

Padyshim qe kjo ishte nje deshmi qe edhe qeveria e Shqiperise por edhe ne jemi te orientuar dhe kemi nje qendrim qe kjo rruge te behet realitet. Nuk mund te flas per afatet, por ngelet prioritet. Tani per tani nuk deshirojme qe te grumbullojme taksa te posacme per ndertimin e ruges, do te gjejme forma te tjera qe te sigurojme mjetet per ndertimin e rruges. Kemi bere perpjekje dhe bisedime me vende te tjera besoj se ata do te inkuadrohen. Jemi duke pregatitur kemi filluar te kontaktojme me bisnezmenet dhe specialistet e kesaj fushe.

Maqo Lakrori, Minister i Transporteve

U trajtuan probleme te natyres teknike aq sa mund te trajtohen ne nje konference, por qe thane nje dimension tjeter per t'i ndergjegjsuar njerezit per veshtirsine e realizimit dhe per koston qe kerkon realizmi i kesaj rruge. Por edhe per te sensibilizuar shoqerine shqiptare biznesin faktorin nderkombetar si pjese e kesaj vepre. Ketu nuk vuri re njeri pikemapjet politike te njerit apo tjetrit, ishte nje tryeze konkrete bashkbisebimi, ku njerezit u bashkuan rreth argumenteve qe jane me interes te perbashket. Nje nder hapat konkrete eshte fillimi i zbatimit te projektit Milot-Rreshen. Shume shpejt do te filloje puna per projektin e zbatimit brenda 3-4 muajve do te kemi draftin e pare te zbatimit qe viti 2003 do te na gjeje me fillim punimesh ne segmentet ende te paprekura ne funksionin e ketij koridori.

Fatos Galanxhi, Drejtor i rrugeve

Ne jo pa qellim kishin thirrur edhe inxhiniera te vjeter qe kane ne memorjen e tyre historine e kesaj lugine. Ne kerkojme qe te insitucionalizohen gjerat ne menyre qe te bejme nje projekt te rregullt zbatimi nga profesionistet, nje studim fizibiliteti nga profesioniste, qe pavarsisht nga konfernca gjeret do te hyjne ne rrugen e tyre shencore. Studimi i fizibilitet do te jete i gatshem ne fillim te muajit shkurt dhe hap driten jeshile per donatoret qe do te financojne, ne kuptimin qe ata ndjekin proceduren e tyre burokratike, te gjitha bankat pa perjashtim te hapin dyert kur kane ne duar studimin e fizibilitetit.



albanianforever
Registered User
Posts: 1
(6/19/02 1:38:30 pm)
Reply | Edit | Del Re: Opozita ndaj Rruges Durres-Morine
--------------------------------------------------------------------------------
Personalisht nuk mendoj qe kjo eshte gje tjeter pervecse nje renie e daulleve e socialisteve para zgjedhjeve presidenciale. Ne kete menyre ata duan te terheqin vemendjen dhe ta lene Nanon te veproje ne prapaskena, njesoj sic bene kur futen Xhoanen ne skene dhe terhoqen vemendjen nga konflikti i brendshem ne PS.
Nga ana tjeter me vjen keq qe PD e kundershton rritjen e taksave, vecanerisht rritjen e takses mbi eksportete. Nuk e kuptoj sesi Ridvani qe eshte ekonomist nuk e shikon avantazhin e rritjes se taksave te importit. Kjo do ti siguronte nje mburoje me teper prodhimeve vendas dhe duhet, te pakten teorikisht, te stimulonte industrine vendase. Shqiperia eshte shume e varur nga eksportet, shumica e tyre nga Greqia, nje rritje ne taksat e importeve do te ulte mundesine e popullsise per ti blere, dhe do te rriste kerkesen e tregut per mallra te prodhuara ne vend.
Si perfundim mendoj qe jemi shume vite larg nga rruga Durres-Prishtine. Nje menyre alternative financimi do te ishte te shiteshin bono thesari kundra te ardhurave te ardhshme nga kjo rruge dhe te behej kalimi ne te me pagese. Fatkeqsisht kjo nuk realizohet sepse ne Shqiperi s'ka shume treg per bono thesari. Atehre le te shiten aksionet e rruges, dhe te drejtat e fitimeve te ardhshme. Dicka duhet bere
_______________________
One of the penalties for refusing to participate in politics is that you end up being governed by your inferiors.
Plato

konservatore
Registered User
Posts: 10
(6/20/02 5:12:12 pm)
Reply | Edit | Del Re: Opozita ndaj Rruges Durres-Morine
--------------------------------------------------------------------------------
Deshiroja t'ju beja te ditur dicka qe ka filluar te qarkulloje neüer Tirane e ne qytete te tjera gjithashtu. Qeveria Majki ka vendosur per financimin e rruges Tirane-Prishtine te vendose nje takse mbi popullsine. Reagimi ne popull: E c'i duam kosovaret, hic vetem na prishin pune, ja te rrijme te paguajme edhe takse qe te bejme rruge qe te na lidhe me ta. E c'i duam, le te rrijne atje ku jane.
Keto jane fjale qe degjohen dhe perhapen ne tregun e fshatareve.
Kur e degjova kete lajm m'u kujtuan vitet 1991-92 kur u be propaganda me e poshter kundra shqiptareve te Kosoves. Kjo vale e re propagande percarese ka filluar perseri.

Perse Majko deshiron ta financoje me takse kete projekt gjigand, nderkohe qe qeveria e vet kalon shumat e lejuara per buxhetin vjetor qe ne mesin e vet dhe kjo per te fituar vende deputeti apo poste bashkiake.
Ky eshte shqiptarizmi i madh i socialisteve. Projekti i rruges Shqiperi-Kosove per mendimin tim duhet te financohet nga shteti shqiptar. Shteti te nxjerre ne qarkullim bono thesari apo te marre borxh ne nje institucion nderkombetar.
Ky eshte nje projekt i madh shqiptar dhe eshte turp qe te behet shkak per nxitjen e pakenaqesise per gjysmen tone ne Kosove.


Konservatore!





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-6-2002 nė 07:09 Edit Post Reply With Quote
Kontributi vullnetar vetem 110 mije leke per Durres-Morine
Teuta Shamku/ Ne vitin 1999 kryeministri i asaj kohe Pandeli Majko hodhi idene per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine. Ai u kerkoi shqiptareve te kontribuonin vullnetarisht me financat e tyre per te ndertuar kete rruge. Prane Bankes se Kursimeve u cel nje numer llogarie ku do depozitoheshin parate e dhena vullnetarisht nga qytetaret, per te ndertuar kete rruge. Burimet zyrtare prane Bankes se Kursimeve te pyetur dje nga "KJ" per vleren e depozituar ne kete numer llogarie thane se ajo ka arritur ne 110 mije leke.

Me keto para nuk mund te ndertohet as edhe nje meter rruge. Pasi per ndertimin e 1 kilometer rruge duhen 1 milione dollare, per rrjedhoje per nje meter rruge 1 mije dollare. Vlera e parave te depozituara me kontribut vullnetar, e konvertuar ne dollare nuk sherben as per ndertimin e 1 meter rruge.

Duke pare se ne kete menyre nuk u arrit asnje rezultat pozitiv, Majko ne qeverisjen e tij te dyte hedh idene e vendosjes se nje takse per te ndertuar rrugen Durres-Kukes-Morine.

Projektligji per taksen e posacme eshte miratuar para disa kohesh nga qeveria shqiptare dhe pritet te kaloje keto dite ne Kuvend per miratim perfundimtar. Nga perllogaritjet paraprake, nga taksa e detyrueshme parashikohet te mblidhen 25-30 milione dollare ne vit.

Vlera financiare e shpenzimeve per ndertimin e rruges nga Durresi deri ne Morine arrin ne 220-250 milione dollare.

Doganat dhe Tatimet do te vjelin taksat

Administrata Doganore dhe Tatimore do te mbledhe taksen per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine. Projektligji i ri per taksen e posacme per ndertimin e rruges parashikon taksimin e bizneseve per xhiron vjetore, takse per importin e mallrave si takse per karburantet. Burimet zyrtare te Ministrise se Financave sqaruan dje pozicion mbi vjeljen e taksave per dy administratat tatimore dhe ate doganore. Sipas tyre, taksen vjetore mbi biznesin do ta vjelin tatimet, po keshtu edhe taksen per karburantet e prodhuara ne vend. Dogana do te vjele taksen e importit si dhe taksen e karburanteve te importuara. Parate e vjelura nga kjo takse nuk do te hyjne ne planin e te ardhurave ne tatimeve apo ne dogana. Kjo vlere parash do te depozitohet prane Bankes se Kursimeve (ne te njejtin numer llogarie qe jane depozituar parate e dhena vullnetarisht ne 1999, ku Majko u kerkoi shqiptareve te kontribuonin per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine)

Pesha me e madhe per kete takse do te bjere mbi biznesin e madh.

Bizneset e vogla qe nuk paguajne Tatim mbi Vleren e Shtuar, duhet te paguajne nje takse vjetore ne masen 15 mije leke. Nderkohe, bizneset e medha qe aktualisht paguajne TVSH parashikohet te paguajne deri ne 500 dollare. Per 350 bizneset me te medhenj te vendit eshte menduar qe te paguajne nje kuote prej 5 mij-_llaresh ne vit. Parashikohet vendosja e nje mbitakse ne masen 100 per qind per te gjitha produktet qe kalojne ne dogane.

Variantet per ndertimin e rruges

Varianti i pare parashikon shtrirjen nga Durresi-Fushe-Kruje-Milot-Reshen-Kalimash-Kukes-Morine. Gjatesia e rruges sipas ketij varianti do te jete 180 km dhe udhetimi nga Kukesi ne Durres do te zgjase gati 2 ore. Ndersa kostoja qe kerkon ndertimi rruges sipas ketij varianti te hartuar paraprakisht nga specialiste eshte 247 milione dollare. Por sipas diskutanteve te specialisteve ky variant, edhe pse eshte me i kushtueshmi eshte me i pranueshem pasi shkurtimet ne gjatesine e rruges dhe lugina ku do te shtrihet qe do te behen zbusin edhe afatin e perfundimit te ketij projekti. Varianti i dyte eshte me gjatesi 254 km me shtrirje Durres-Fushe-Kruje-Milot-Mjede-Puke-Kukes dhe shpenzimet shkojne ne 202 milione dollare. Ne variantin e trete gjatesia e rruges 233 km dhe shpenzimet shkojne ne 224 milione dollare.


Kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-6-2002 nė 13:57 Edit Post Reply With Quote
Parlamenti miraton taksen shtese per Durres-Morine

Parlamenti miraton taksen shtese per Durres-Morine



Kryeministri Majko mbron projektligjin e hartuar nga qeveria: Zbatimi i ketij projekti do te ece, pavaresisht nga qeveria



Mirgena TOPALLI



Kryeministri Pandeli Majko e ka ndier veten te kenaqur, kur Parlamenti ka miratuar dje ligjin, ku percaktohej shtimi i nje takse per te perballuar ndertimin e rruges Durres-Morine. E miratuar dje ne Kuvend, ajo pritet te aplikohet menjehere pas hyrjes ne fuqi te ligjit, 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Sipas variantit te qeverise, te miratuar pa ndryshime nga deputetet, taksimi do te jete i perkohshem, por pa percaktuar nje afat perfundimtar. Taksa e re do te perfshije mbitaksen per importet e taksueshme, qe do te caktohet ne masen 1 % per gjithe mallrat e importuara dhe te taksueshme, taksen mbi konsumin e karburanteve, qe do te caktohet ne masen 3 leke per liter per gazoilin, benzinen dhe benzolin e importuar dhe ate te prodhuar ne vend, si dhe taksen vjetore te perkohshme nga tatimpaguesit e TVSH-se, vetem per ndertimin e rruges Durres - Kukes, qe caktohet ne masen 30 mije leke ne vit. Kjo takse do te derdhet sipas afateve te percaktuara ne taksen vjetore. Per ndertimin e rruges, qe do te lidhe portin e Durresit me piken doganore te Morines, eshte parashikuar dhe puna per te mbledhur donacione nga institucione financiare nderkombetare. Debati kryesor ne Kuvend dje u fokusua ne nje ndryshim, qe kishte propozuar Komisioni i Ligjeve ne Kuvend, sipas te cilit, duhej te percaktohej nje afat kohor per aplikimin e perkohshem te takses. Nderhyrja e Majkos ka qene energjike ne keto momente. "Mosvenia e afateve kohore dhe deklarimi i perkohshem i ketij taksimi ka dy ane. Se pari, synojme te japim idene se do te ece zbatimi i ketij projekti, pavaresisht nga qeveria. Quajtja "i perkohshem" lejon kohe te mjaftueshme per te gjetur dhe mbledhur fonde te nevojshme financiare nga donatoret. Nuk duhet te percaktojme pika te tilla, qe lobe te caktuara donatoresh te thone mbaroni nje here fondet qe kemi, pastaj shohim dhe bejme. Une nuk dua te bej, as kercenime, as patriotizem fals, por duke ditur se kjo eshte nje rruge qe iu sherben ne rradhe te pare shqiptareve, dhe ju e dini shume mire se jo gjithmone uji shkon nga duam ne", ka thene Majko. Iniciativa per vendosjen e nje takse te posacme per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine u ndermor nga Kryeministri Pandeli Majko. Ishte kjo tentativa e dyte e Majkos, ndersa ne vitin 1999 deshtoi nisma e tij per hapjen e nje llogarie te vecante bankare, ku do te derdheshin kontribute.



Prioriteti i rruges, qe te con drejt Prishtines



Hapat e para per ndertimin e nje rrjeti rrugor ne Shqiperi u hodhen gjate Luftes se pare Boterore. Per nevojat e tyre ushtarake, ushtrite austriake, italiane e franceze, qe pushtuan Shqiperine ndertuan rreth 1000 km gjurme rrugesh te improvizuara. Me keto gjurme rrugesh u lidhen disa nga qytetet kryesore te vendit, si Shkodra me Tiranen, Durresin, Elbasanin, Lushnjen, ashtu edhe Vlora me Gjirokastren, Permetin, Delvinen e Saranden, ndersa ne qarkun e Korces u ndertuan gjurme rrugesh te karakterit lokal. Gjithashtu ne kete kohe u ndertua nje rrjet me gjatesi 350 km, qe lidhte Shkodren me Tiranen, Durresin dhe Lushnjen. Ky rrjet rrugor, pervec se kishte nje trase shume te dobet, nuk lidhte te gjithe krahinat e Shqiperise. Qytetet e Shqiperise veriore e verilindore nuk lidheshin me ato te Shqiperise jugore dhe juglindore, duke qene te shkeputura me njera-tjetren. Pervec kesaj ky rrjet rrugor, pas mbarimit te luftes u be i paperdorshem, sepse ushtrite austriake, italiane, franceze, gjate terheqjes se tyre hodhen urat ne ere, duke i prishur krejtesisht ato.



Pas vitit 1920, aparati shteteror i asaj kohe filloi meremetimin e rrugeve te mepareshme, ndreqjen e urave te prishura dhe projektimin e rrugeve te reja. Ne ndertimin dhe meremetimin e rrugeve u perdor puna angari, e vendosur me ligj te posacem, me te cilen u ngarkuan te gjithe qytetaret meshkuj te Shqiperise nga mosha 18-58 vjec. Puna angari u caktua 10 dite ne vit, por te pasurve iu dha mundesia qe ta shlyenin ne te holla ose me bedel. Megjithate, deri ne vitin 1925 nuk u ndertua ndonje rruge e re e rendesishme. Deri ne kete vit ne Shqiperi kishte afersisht 1000-1100 km rruge te perdorshme. Por ato nuk kalonin ne te gjitha qendrat e prefekturave. Peshkopia dhe Kukesi nuk kishin asnje lidhje me rrjetin rrugor. Nepermjet Tiranes dhe Korces nuk kishte rruge direkte automobilistike. Vec kesaj, per shkak te punes me angari, rruget qene te ndertuara me cilesi te dobet dhe ishin ne gjendje shume te keqe, urat mungonin, ndersa kalimet ne lumenjte e medhenj kryheshin me anen e lundrave ose trapeve. Per kete arsye, edhe mjetet e transportit ishin shume te pakta e te nje kapaciteti te vogel.



Nevojat e ekonomise se vendit e vecanerisht depertimi i kapacitetetit te huaj, sidomos atij italian, mbas vitit 1925 kerkonte zgjermin e rrjetit rrugor. Marreveshja per huan e SVEA-s, qe u nenshkrua ne vitin 1925 midis qeverise shqiptare te asaj kohe dhe grupit financiar italian (ndihmat financiare te Italise) u perdor kryesisht per ndertimin e rrugeve. Ne fund te vitit 1938, Shqiperia kishte 2242 km rruge me karakter kombetar dhe 767 km rruge lokale (mesatarisht 1 km rruge per 10 km2), duke lene pa lidhur me kete rrjet Kukesin dhe Peshkopine. Per vitin 1938, transporti i mallrave te tregtise se brendshme te transportuar me automjete ishte 7140 mije Ton/km.



Ne periudhen 1944-1990 jane ndertuar e riparuar rruge te karakterit kombetar e lokal, por qe nuk i pergjigjen kushteve teknike te projektimit e zbatimit te standarteve te sotme europiane. Kjo per vete faktin se pjesa me e madhe e tyre eshte pershtatja e rrugeve te kantiereve apo rrugeve, qe kane sherbyer per ndertimin e veprave e objekteve qe jane bere gjate kesaj periushe. Ne ndertimin e riparimin e tyre u perdoren format e punes vullnetare (aksionet vullnetare te rinise dhe te punonjesve, repartet e ndryshme ushtarake, te burgosurit e te internuarit, etj), si dhe me fondet e programuara nga buxheti i shtetit. Deri ne vitin 1990, Shqiperia kishte afersisht 2320 km rruge nacionale, 4300 km rruge rurale dhe 9500 km te kategorise III. Edhe ne keto vite levizja me mjete transporti per ne Kukes e Peshkopi ishte e lodhshme dhe shume e veshtire. Gjithashtu vlen te theksohet, qe ne periudhen me rreshje debore dhe ngrica kjo rruge bllokohet dhe eshte e paperballueshme dhe e pakalueshme, duke lene ne izolim te plote komunitetin e ketyre zonave.



Mbas viteve '90 si rezultat i rritjes se numrit te automjeteve dhe per rrjedhim edhe e trafikut ne teresi, u pa qarte se struktura e infrastruktures rrugore ekzistuese nuk ishte ne gjendje te perballonte kerkesat e reja per keto lloje transporti. Rrjeti rrugor nuk kishte aftesi mbajtese te mjaftueshme, ndersa pjesa me e madhe e akseve kryesore rrugore nuk pershtatej me standartet europiane, si ne ndertim ashtu dhe ne projektim. Duke pare rendesine e infrastruktures rrugore filluan investimet ne ndertimin e te ashtuquajturave korridore rrugore. Keshtu filluan punimet e ndertimit, te cilat vazhdojne edhe sot per korridoret Veri-Jug dhe Lindje-Perendim. Ne aksin Lindje-Perendim, me gjatesi 247,1 km, i njohur si Korridori 8, i cili fillon ne portin e Durresit dhe perfundon ne piken kufitare te Qafe-Thanes (157.1 km i gjate) se bashku me dy segmntet e tjere rrugore Qafe Thane-Pogradec dhe Pogradec-Kapshtice (93 km te gjate), punimet e ndertimit kane perfunduar ne masen rreth 55 % te tyre. Ndersa, ne aksin Veri-Jug, me gjatesi 373,7 km, i cili fillon ne piken kufitare te Hanit te Hotit dhe perfundon ne piken kufitare te Kakavijes punimet e ndertimit perfundimtar ne masen 35 % te tyre.



Gjithashtu gjate ketyre viteve eshte investuar edhe ne ndertimin e segmenteve te tjere dhe ne mirembajtjen e administrimin e rrjetit rrugor ekzistues, por deri ne vitin 1999, viti i krizes kosovare, nuk eshte menduar ose eshte menduar shume pak per dhenie fonde per mirembajtjen e rruges ekzistuese, qe te con ne qytetet e Kukesit dhe Peshkopise apo per ndertimin e ndonje aksi te ri rrugor Durres-Kukes-Qafe Morine, duke e lene gjendjen e rruges qe te con ne keto qytete ne nivelet e vitit 1990. Ndertimi i rrjetit rrugor mbas vitit 1990, ne vendin tone eshte bere me financimin e donatoreve te huaj, si te BERZH, Banka Boterore, BEI, PHARE etj, si dhe me investimet e programuara ne buxhetin e shtetit. Deri ne fillimet e vitit 1999 rrjeti i pergjithshem rrugor ishte 18.300 km i gjate, i perbere nga 2.400 km gjatesi rruge nacionale, 5.000 km gjatesi rruge rurale dhe 10.900 km rruge te treta, qe kane sherbyer si rruge te kooperativave bujqesore dhe ne sherbim te reparteve ushtarake.



Ngjarjet e vitit 1999, te ndodhura ne Kosove, zhvillimet e reja qe ajo ka marre e po merr mbas ketij viti si dhe bllokimi e izolimi i popullates ne zonat e prefektures se Kukesit nga debora e ngricat e muajve te pare te vitit 2002 (furnizimi i popullates te ketyre zonave me ushqime, ilace, rroba etj behej me mjetet e transportit ajror te Ministrise se Mbrojtjes) bejne te domosdoshme dhe prioritare ndertimin e nje segmenti te ri rrugor Durres-Milot-Qaf Morine-Kosove. Ndertimi i rruges Shqiperi-Kosove, si nje nga prioritetet e zhvillimit ekonomiko-shoqeror, do te beje te mundur ringjallien e kombit shqipetar. Kjo rruge eshte perdorur, qe ne koherat antike, si gjurme per te dale ne detin Adriatik dhe njihet si rruga e shkurter tranversiale Nish-Prishtine-Kukes-Shkoder-Shengjin (ose Durres), e cila pershkron te gjitha zonat e banuara nga popullesi shqiptare. Por tashme, eshte domosdoshmeri fillimi i shpejte i ndertimit te segmentit te ri rrugor me parametra teknike te tille, qe te pershkruaj ne nje kohe sa me te shkurter distancen Durres-Kukes-Qafe Morine-Prishtine. Nga tre variantet e paraqitura per diskutim ne konferencen e organizuar me 18 qershor 2002 "Per rrugen Durres-Kukes me destinacion Prishtinen", varianti i pare, Durres-Fushe Kruje-Rubik-Rreshen-Reps-Fan-Thime-Kukes-Morine ne drejtim Prishtines, duket me i pershtatshem. Ai lejon levizjen normale edhe ne periudhat e kohes me debore dhe ngricat pra nuk bllokohet, si dhe levizjen e mjeteve me shpejtesi te projektuar deri ne 100 km/ore, duke shkurtuar ne menyre te ndjeshme kohen e udhetimit. Ky variant realizon transportin e mallrave e te pasagjereve ne menyre te drejteperdrejte nga porti i Durresit me portet e vendeve fqinje si Itali, kroaci, Spanje, France etj, dhe anasjelltas. Gjithashtu, nepermjet ndryshimit te densitetit te infrastruktures rrugore (km/km2) ne keto zona ku kalon rruga, si zona ku niveli i jeteses se popullsise eshte i ulet, do te krijohen mundesi per permiresimin dhe rritjen e nivelit te jeteses se tyre.



Ndertimi i ketij segmenti rrugor duhet te projektohet me parametrat e autostrades per vete faktin se ky segment lidh Shqiperine veriore-Kosoven me Europen Qendrore, Europen Perendimore dhe me detin Adriatik (ne portin e Durresit), si dhe per vete zhvillimin qe po merr rajoni i Ballkanit. Ne projektimin e ndertimin e veprave te artit, si ura, tombina, mbikalime e nenkalime, tunele etj, duhet te merren ne konsiderate edhe elementet e nevojshme per ndertimin ne prespektive te hekurudhes ne kete segment rrugor. Pervec sa me siper ne zonat ku kalon rruga, sipas komunave, bashkive e qarqeve specialistet e fushave te ndryshme mund te japin edhe drejtimet prioritare te zhvillimeve ekonomike tradicionale te vendit te tyre. P.sh. kur rruga kalon ne zonen turistike malore apo prane liqeneve prioritet t'i jepet, si turizmit malor, ashtu edhe atij te shfrytezimit te ujerave liqenore, keshtu qe ne kete segment rrugor kujdes t'i tregohet elementeve te rruges qe i pershtaten ketij zhvillimi.



Eshte e qarte se treguesit tekniko-ekonomik per projektimin e ndertimin e ketij segmenti rrugor jane te tilla, qe te bejne te mendosh dhe ne te njejten kohe te hezitosh per te ndermarre nje ndertim te tille. Por duke patur konsideratat e vleresimeve social-ekonomike dhe politiko-strategjike, ndertimi i kesaj rruge perben nje prioritet per te cilen jemi shume te vonuar ne fillimin e punimeve te ndertimit te saj. Mjafton te permendim nje fakt, qe Serbia per te dale ne detin Adriatik, nepermjet trasversales ballkanike, iu desh te ndertoje hekurudhen Beograd-Tivar, qe eshte nje nga projektet e investimet me te veshtira e me te shtrenjta te kryera prej saj.



Hapat e para, per mbeshtetjen me fondet e nevojshme te investimeve per ndertimin e segmentit Durres-Milot-Kukes-Qafe Morine, ne drejtim Prishines e me tej, sipas variantit te pare, do te jene te biznesmeneve te medhenj vendas, te cilet do te shoqerohen nga biznesmenet e mesem e te vegjel, si dhe nga vete banoret shqiptare, te cilet do te japin kontributin e tyre modest ne kete drejtim, pa perjashtuar edhe donatoret e huaj apo format e tjera, qe njihen ne ndertimin e ketyre veprave madhore.



Niko NASKA



Drejtor i SKDM ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 30-6-2002 nė 15:37 Edit Post Reply With Quote
Kryekordinatori Erhard Busek deklaroi se vendet e rajonit humbasin 1 miliardë dollarë në vit nga veprimet e tyre të papërgjegjshme


"Rregullisht qeveritë shqiptare kanë paraqitur projektin për financimin e Rrugës Durrës-Prishtinë, pa e shoqëruar asnjëherë me projektin e fizibilitetit, çka ka sjellë refuzimin permanent të kërkesës. "


Nuk di ca te them.
kjo i kalon aftesite e mija perfytyruese.

Te kisha mundesi do ti varja prej kembesh keta pisa zyrtare prej te cileve humbim miliona dollare te falur nga Bota.

Mjerim.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-7-2002 nė 09:06 Edit Post Reply With Quote
Prioriteti i rruges, qe te con drejt Prishtines

Prioriteti i rruges, qe te con drejt Prishtines



Hapat e para per ndertimin e nje rrjeti rrugor ne Shqiperi u hodhen gjate Luftes se pare Boterore. Per nevojat e tyre ushtarake, ushtrite austriake, italiane e franceze, qe pushtuan Shqiperine ndertuan rreth 1000 km gjurme rrugesh te improvizuara. Me keto gjurme rrugesh u lidhen disa nga qytetet kryesore te vendit, si Shkodra me Tiranen, Durresin, Elbasanin, Lushnjen, ashtu edhe Vlora me Gjirokastren, Permetin, Delvinen e Saranden, ndersa ne qarkun e Korces u ndertuan gjurme rrugesh te karakterit lokal. Gjithashtu ne kete kohe u ndertua nje rrjet me gjatesi 350 km, qe lidhte Shkodren me Tiranen, Durresin dhe Lushnjen. Ky rrjet rrugor, pervec se kishte nje trase shume te dobet, nuk lidhte te gjithe krahinat e Shqiperise. Qytetet e Shqiperise veriore e verilindore nuk lidheshin me ato te Shqiperise jugore dhe juglindore, duke qene te shkeputura me njera-tjetren. Pervec kesaj ky rrjet rrugor, pas mbarimit te luftes u be i paperdorshem, sepse ushtrite austriake, italiane, franceze, gjate terheqjes se tyre hodhen urat ne ere, duke i prishur krejtesisht ato.



Pas vitit 1920, aparati shteteror i asaj kohe filloi meremetimin e rrugeve te mepareshme, ndreqjen e urave te prishura dhe projektimin e rrugeve te reja. Ne ndertimin dhe meremetimin e rrugeve u perdor puna angari, e vendosur me ligj te posacem, me te cilen u ngarkuan te gjithe qytetaret meshkuj te Shqiperise nga mosha 18-58 vjec. Puna angari u caktua 10 dite ne vit, por te pasurve iu dha mundesia qe ta shlyenin ne te holla ose me bedel. Megjithate, deri ne vitin 1925 nuk u ndertua ndonje rruge e re e rendesishme. Deri ne kete vit ne Shqiperi kishte afersisht 1000-1100 km rruge te perdorshme. Por ato nuk kalonin ne te gjitha qendrat e prefekturave. Peshkopia dhe Kukesi nuk kishin asnje lidhje me rrjetin rrugor. Nepermjet Tiranes dhe Korces nuk kishte rruge direkte automobilistike. Vec kesaj, per shkak te punes me angari, rruget qene te ndertuara me cilesi te dobet dhe ishin ne gjendje shume te keqe, urat mungonin, ndersa kalimet ne lumenjte e medhenj kryheshin me anen e lundrave ose trapeve. Per kete arsye, edhe mjetet e transportit ishin shume te pakta e te nje kapaciteti te vogel.



Nevojat e ekonomise se vendit e vecanerisht depertimi i kapacitetetit te huaj, sidomos atij italian, mbas vitit 1925 kerkonte zgjermin e rrjetit rrugor. Marreveshja per huan e SVEA-s, qe u nenshkrua ne vitin 1925 midis qeverise shqiptare te asaj kohe dhe grupit financiar italian (ndihmat financiare te Italise) u perdor kryesisht per ndertimin e rrugeve. Ne fund te vitit 1938, Shqiperia kishte 2242 km rruge me karakter kombetar dhe 767 km rruge lokale (mesatarisht 1 km rruge per 10 km2), duke lene pa lidhur me kete rrjet Kukesin dhe Peshkopine. Per vitin 1938, transporti i mallrave te tregtise se brendshme te transportuar me automjete ishte 7140 mije Ton/km.



Ne periudhen 1944-1990 jane ndertuar e riparuar rruge te karakterit kombetar e lokal, por qe nuk i pergjigjen kushteve teknike te projektimit e zbatimit te standarteve te sotme europiane. Kjo per vete faktin se pjesa me e madhe e tyre eshte pershtatja e rrugeve te kantiereve apo rrugeve, qe kane sherbyer per ndertimin e veprave e objekteve qe jane bere gjate kesaj periushe. Ne ndertimin e riparimin e tyre u perdoren format e punes vullnetare (aksionet vullnetare te rinise dhe te punonjesve, repartet e ndryshme ushtarake, te burgosurit e te internuarit, etj), si dhe me fondet e programuara nga buxheti i shtetit. Deri ne vitin 1990, Shqiperia kishte afersisht 2320 km rruge nacionale, 4300 km rruge rurale dhe 9500 km te kategorise III. Edhe ne keto vite levizja me mjete transporti per ne Kukes e Peshkopi ishte e lodhshme dhe shume e veshtire. Gjithashtu vlen te theksohet, qe ne periudhen me rreshje debore dhe ngrica kjo rruge bllokohet dhe eshte e paperballueshme dhe e pakalueshme, duke lene ne izolim te plote komunitetin e ketyre zonave.



Mbas viteve '90 si rezultat i rritjes se numrit te automjeteve dhe per rrjedhim edhe e trafikut ne teresi, u pa qarte se struktura e infrastruktures rrugore ekzistuese nuk ishte ne gjendje te perballonte kerkesat e reja per keto lloje transporti. Rrjeti rrugor nuk kishte aftesi mbajtese te mjaftueshme, ndersa pjesa me e madhe e akseve kryesore rrugore nuk pershtatej me standartet europiane, si ne ndertim ashtu dhe ne projektim. Duke pare rendesine e infrastruktures rrugore filluan investimet ne ndertimin e te ashtuquajturave korridore rrugore. Keshtu filluan punimet e ndertimit, te cilat vazhdojne edhe sot per korridoret Veri-Jug dhe Lindje-Perendim. Ne aksin Lindje-Perendim, me gjatesi 247,1 km, i njohur si Korridori 8, i cili fillon ne portin e Durresit dhe perfundon ne piken kufitare te Qafe-Thanes (157.1 km i gjate) se bashku me dy segmntet e tjere rrugore Qafe Thane-Pogradec dhe Pogradec-Kapshtice (93 km te gjate), punimet e ndertimit kane perfunduar ne masen rreth 55 % te tyre. Ndersa, ne aksin Veri-Jug, me gjatesi 373,7 km, i cili fillon ne piken kufitare te Hanit te Hotit dhe perfundon ne piken kufitare te Kakavijes punimet e ndertimit perfundimtar ne masen 35 % te tyre.



Gjithashtu gjate ketyre viteve eshte investuar edhe ne ndertimin e segmenteve te tjere dhe ne mirembajtjen e administrimin e rrjetit rrugor ekzistues, por deri ne vitin 1999, viti i krizes kosovare, nuk eshte menduar ose eshte menduar shume pak per dhenie fonde per mirembajtjen e rruges ekzistuese, qe te con ne qytetet e Kukesit dhe Peshkopise apo per ndertimin e ndonje aksi te ri rrugor Durres-Kukes-Qafe Morine, duke e lene gjendjen e rruges qe te con ne keto qytete ne nivelet e vitit 1990. Ndertimi i rrjetit rrugor mbas vitit 1990, ne vendin tone eshte bere me financimin e donatoreve te huaj, si te BERZH, Banka Boterore, BEI, PHARE etj, si dhe me investimet e programuara ne buxhetin e shtetit. Deri ne fillimet e vitit 1999 rrjeti i pergjithshem rrugor ishte 18.300 km i gjate, i perbere nga 2.400 km gjatesi rruge nacionale, 5.000 km gjatesi rruge rurale dhe 10.900 km rruge te treta, qe kane sherbyer si rruge te kooperativave bujqesore dhe ne sherbim te reparteve ushtarake.



Ngjarjet e vitit 1999, te ndodhura ne Kosove, zhvillimet e reja qe ajo ka marre e po merr mbas ketij viti si dhe bllokimi e izolimi i popullates ne zonat e prefektures se Kukesit nga debora e ngricat e muajve te pare te vitit 2002 (furnizimi i popullates te ketyre zonave me ushqime, ilace, rroba etj behej me mjetet e transportit ajror te Ministrise se Mbrojtjes) bejne te domosdoshme dhe prioritare ndertimin e nje segmenti te ri rrugor Durres-Milot-Qaf Morine-Kosove. Ndertimi i rruges Shqiperi-Kosove, si nje nga prioritetet e zhvillimit ekonomiko-shoqeror, do te beje te mundur ringjallien e kombit shqipetar. Kjo rruge eshte perdorur, qe ne koherat antike, si gjurme per te dale ne detin Adriatik dhe njihet si rruga e shkurter tranversiale Nish-Prishtine-Kukes-Shkoder-Shengjin (ose Durres), e cila pershkron te gjitha zonat e banuara nga popullesi shqiptare. Por tashme, eshte domosdoshmeri fillimi i shpejte i ndertimit te segmentit te ri rrugor me parametra teknike te tille, qe te pershkruaj ne nje kohe sa me te shkurter distancen Durres-Kukes-Qafe Morine-Prishtine. Nga tre variantet e paraqitura per diskutim ne konferencen e organizuar me 18 qershor 2002 "Per rrugen Durres-Kukes me destinacion Prishtinen", varianti i pare, Durres-Fushe Kruje-Rubik-Rreshen-Reps-Fan-Thime-Kukes-Morine ne drejtim Prishtines, duket me i pershtatshem. Ai lejon levizjen normale edhe ne periudhat e kohes me debore dhe ngricat pra nuk bllokohet, si dhe levizjen e mjeteve me shpejtesi te projektuar deri ne 100 km/ore, duke shkurtuar ne menyre te ndjeshme kohen e udhetimit. Ky variant realizon transportin e mallrave e te pasagjereve ne menyre te drejteperdrejte nga porti i Durresit me portet e vendeve fqinje si Itali, kroaci, Spanje, France etj, dhe anasjelltas. Gjithashtu, nepermjet ndryshimit te densitetit te infrastruktures rrugore (km/km2) ne keto zona ku kalon rruga, si zona ku niveli i jeteses se popullsise eshte i ulet, do te krijohen mundesi per permiresimin dhe rritjen e nivelit te jeteses se tyre.



Ndertimi i ketij segmenti rrugor duhet te projektohet me parametrat e autostrades per vete faktin se ky segment lidh Shqiperine veriore-Kosoven me Europen Qendrore, Europen Perendimore dhe me detin Adriatik (ne portin e Durresit), si dhe per vete zhvillimin qe po merr rajoni i Ballkanit. Ne projektimin e ndertimin e veprave te artit, si ura, tombina, mbikalime e nenkalime, tunele etj, duhet te merren ne konsiderate edhe elementet e nevojshme per ndertimin ne prespektive te hekurudhes ne kete segment rrugor. Pervec sa me siper ne zonat ku kalon rruga, sipas komunave, bashkive e qarqeve specialistet e fushave te ndryshme mund te japin edhe drejtimet prioritare te zhvillimeve ekonomike tradicionale te vendit te tyre. P.sh. kur rruga kalon ne zonen turistike malore apo prane liqeneve prioritet t'i jepet, si turizmit malor, ashtu edhe atij te shfrytezimit te ujerave liqenore, keshtu qe ne kete segment rrugor kujdes t'i tregohet elementeve te rruges qe i pershtaten ketij zhvillimi.



Eshte e qarte se treguesit tekniko-ekonomik per projektimin e ndertimin e ketij segmenti rrugor jane te tilla, qe te bejne te mendosh dhe ne te njejten kohe te hezitosh per te ndermarre nje ndertim te tille. Por duke patur konsideratat e vleresimeve social-ekonomike dhe politiko-strategjike, ndertimi i kesaj rruge perben nje prioritet per te cilen jemi shume te vonuar ne fillimin e punimeve te ndertimit te saj. Mjafton te permendim nje fakt, qe Serbia per te dale ne detin Adriatik, nepermjet trasversales ballkanike, iu desh te ndertoje hekurudhen Beograd-Tivar, qe eshte nje nga projektet e investimet me te veshtira e me te shtrenjta te kryera prej saj.



Hapat e para, per mbeshtetjen me fondet e nevojshme te investimeve per ndertimin e segmentit Durres-Milot-Kukes-Qafe Morine, ne drejtim Prishines e me tej, sipas variantit te pare, do te jene te biznesmeneve te medhenj vendas, te cilet do te shoqerohen nga biznesmenet e mesem e te vegjel, si dhe nga vete banoret shqiptare, te cilet do te japin kontributin e tyre modest ne kete drejtim, pa perjashtuar edhe donatoret e huaj apo format e tjera, qe njihen ne ndertimin e ketyre veprave madhore.



Niko NASKA



Drejtor i SKDM ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit


Interesant sa te paftyre qe jane, ne vend qe te bejne studimin qe i kerkohet rri e prallis





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 5-7-2002 nė 17:30 Edit Post Reply With Quote
Parlament Kompetent

"http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm"


Faqja 6 - EKONOMI Korrik 5, 2002

Deputetët shtynë miratimin e strukturës drejtuese për ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë
Pezull Fondi për rrugën : Qeveria nuk ka emëruar anëtarët e Bordit
r.gj.

Kuvendi ka shtyrë dje projektin e qeverisë për ngritjen e një Bordi të menaxhimit të taksës së rrugës Durrës-Morinë. Deputet e kanë hedhur poshtë projektin e qeverisë me arsyen e thjeshtë se ky bord akoma nuk ka marrë formën e tij.

Dje deputetët kërkuan nga qeveria që më parë ky bord të formulohej dhe më pas të vinte në Kuvend për miratim. Kjo ka qenë arsyeja kryesore që projekti i është kthyer edhe një herë qeverisë për t'u riparë. Ky është projekt-vendimi i dytë që deputet i kthejnë qeverisë së Majkos. Vetëm disa ditë më parë, heqja e taksës për turistët e huaj u rikthye për tu riparë në qeveri. BAshkëpunimi pozitë opozitë, duket se ka hequr nga rendi i parlamentit ngritjen e kartonit jeshil për çdo vendim që vinte nga qeveria.

Bordi

Qeveria pas hartimit të projek-ligjit për vendosjen e 3 taksave për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, theksoi se këto para do të shërbenin vetëm për të ndërtuar këtë rrugë. Në projekt parashikohej që për menaxhimin, kontrollimin e këtyre të ardhurave të ngrihej një grup i posatshëm në formën e bordit manaxhues. Pikërisht ky grup do të ishte përgjegjës dhe do të raportonte për sasinë e parave dhe shpenzimin e tyre. Qeveria duket se e ka lënë deri këtu këtë ide të saj, pasi dje në kuvend nuk kishte asnjë projekt për ngritjen e këtij grupi.

Taksa

Taksa e re do të financojë 50 për qind të kostos për ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë. Nga ana tjetër, pritet që në vititn 2004 Banka Botërore të financojë rreth 20 milionë dollarë. Sipas vendimit, do të aplikohen tri lloje taksash. RRitja me 1 përqind e taksës së imprtit për të gjitha llojet e mallrave të importueshëm, 3 lek mbi çmimin e karburanteve dhe taksë prej 30 mijë lekësh për biznesin e mesëm dhe të madh. Sipas përllogaritjeve paraprake, kostoja e ndërtimit si rrugë e klasit të parë është 247,8 milionë dollarë. Gjysmën e kësaj shume do ta japin biznesmenët, nëpërmjet taksave. Nga aplikimi i këtyre taksave suplementare, të ardhurat e vjela llogariten të jenë rreth 3,5 miliardë lekë në vit. Si rrjedhim, këto taksa mbi rrugën mund të perkthehen si investime në infrastrukturë, e cila nënkupton rritje të transportit, ndërtimit, shërbimeve, tregtisë etj.
Rruga

Deri tani akoma nuk ka përfunduar plotësisht studimi i fizibilitetit për asnjë nga variantet. Sipas specialistëve dhe shumicës së pjesmarrësve në këtë konferencë, është cilësuar si varianti më i mirë ai Milot-Rubik-Ndërfushas (Rrëshen) - Reps-Thirre-Kalimash-Morinë. Ky variant, sipas studimit, shkurton në mënyrë të ndjeshme distancat e transportit, krijon kushtet për një lëvizje me shpejtësi 80-100 km/orë, duke realizuar lidhjen e Morinës me Durrësin për rreth 2 orë, në kushte krejt normale. Sipas këtij varianti, e gjithë distanca Durrës-Kukës-Morinë është rreth 180 km.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 8-7-2002 nė 11:43 Edit Post Reply With Quote
Korridoret Ballkanike

http://www.shekulli.com.al/ekonomia/8korrik2002/korridoret.shtml
Ndryshuar: E Hënë, 8 Korrik, 2002 | Viti i VI Nr. 185 (1485)

Korridoret Ballkanike dhe Shqiperia

Harta e mëposhtme tregon cilat janë korridoret strategjike, pjesë e një nisme projektesh për të ndihmuar zhvillimin e vendeve "ish-anëtare të bllokut komunist sovjetik". Projektet e zhvillimit në kontinentin europian të programuara për 20 vitet e ardhshme varen tërësisht nga ndërtimi i korridoreve që kalojnë përmes Ballkanit. Në hartë dallohet se nyja qendrore ose kyçi i kësaj nisme strategjike paneuropiane qëndron midis korridoreve VIII, IX and X në trekëndëshin e formuar midis Nishit (Serbi), Shkupit (Maqedoni) dhe Sofies (Bullgari), dhe një pjesë e madhe e këtij trekëndëshi përfshihet në Kosovë, përfshi zonat e Preshevës dhe Bujanovcit, aktualisht nën juridiksionin e Serbisë. Harta evidenton se Shqipëria është praktikisht e përjashtuar nga kontakti i drejtpërdrejtë me rrjetin e korridoreve rajonale dhe paneuropiane, dhe megjithë pozitën e saj strategjike ndodhet në një degëzim të këtij networku falë përfshirjes së saj për momentin vetëm në korridorin e 8-të.

(i) Vetë ndërtimi i korridorit do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe do të rrisë konsiderushëm fitimet nga reduktimi i humbjeve në kohë dhe nga mirëmbajtja e makinave. Fitimet në këtë rast nga eksperiencat botërore llogariten me miliona në vit për ekonominë shqiptare, por këtë mund t'a kuptojnë e shpjegojnë fare mirë specialistët e mirëfilltë dhe jo politikanët arkaikë.
(ii) Ky korridor do të përmirësojë ndjeshëm aksesin e zonës Verilindore të vendit, që është zona më e prapambetur dhe e pazhvilluar e tij. Rruga do krijojë mundësi për gjallërimin ekonomik dhe të industrisë në këtë rajon duke përmirësuar aksesin me ekonominë ë Kosoves. Kjo e fundit do te përmiresojë ndjeshëm shanset dhe mundësitë per ekspozim ndaj një tregu më të gjerë dhe si pasojë do të stimulojë zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin social e kulturor të rajonit Verilindor. Me tej rruga do të nxisë interesin e investitorëve sidomos për industrinë minerare dhe atë energjitike. Në shkëmbim kjo do të rrise punësimin dhe nivelin ekonomik të banorëve të zonës, te cilët vetëm në këtë menyrë mund të bëhen të interesuar të qëndrojnë në këto rajone, në vend që të dynden në periferitë e paligjshme dhe kaotike të Tiranës. Kjo do t'i sherbejë më mirë edhe zhvillimit të balancuar rajonal, per të cilin ka nevojë dëshpërimisht ky vend.
(iii) Rruga do të lidhë jo vetëm Veriun e Shqipërisë por do të garantojë një akses me të shpejtë të ekonomisë, mallrave, njerëzve dhe bizneseve të gjithë Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo do t'i shërbejë zhvillimit dhe integrimit më të mirë të dy vendeve, si e vetmja rrugë moderne dhe realiste e pranuar nga fqinjet dhe komuniteti ndërkombëtar, perkundrejt tendencave konfliktuale nacionaliste për ndryshime të kufijve. Integrimi ekonomik dhe social tashme është integrimi më i mirë për të cilët kanë nevojë me shumë se cdo gjë shqiptarët kudo qe jetojnë në Ballkan për të mos u parë më si delja e zezë.
(iv) Korridori Durrës-Prishtinë, falë lidhjes ekzituese (për momentin të bllokuar në Mitrovicë) do t'i sigurojë më tej Shqipërisë dhe shqiptarëve në një Ballkan më paqësor një akses rrugor më të shpejtë në disa rajone të Veriut dhe Lindjes së rajonit dhe të Europës, duke krijuar edhe një alternativë të dytë që shmang rrezikun e bllokimeve nga nje monopol i mundshëm i taksave gjatë e kalimit të detyruar në segmentin maqedonas të Korridorit të 10-të. Kjo behet edhe me jetike në rastin e konflikteve të mundshme në rajon.
(v) Korridori Durrës-Prishtinë është një nismë e vështirë por që do sjellë ndryshim rrenjësor të mentalitetit të manaxhimit te financave publike dhe privatë për qëllime publike. Në këtë drejtim Shqipëria është ende prapa, ndërkohë që kjo është e vetmja rrugë që i ka nxjerrë nga halli edhe mjaft kombe dhe rajone të tjerë. Sidoqoftë, fillimi dhe realizimi ketij korridori nuk duhet të sfumojë ndërtimin e korridorit Veri-Jug si segment i rëndësishëm e Korridorit "Dalmatian" që bashkë me rrugën Durrës-Prishtinë janë jetik për t'a bërë Shqipërinë sa më atraktive dhe konkurruese në rajon dhë për t'a integruar perfundimisht ate në qënder të korridoreve të interesave ekomike rajonale dhe europiane dhe jo ne zonat periferike ku ndodhet sot, falë politikave tona dritëshkurtera dhe përformances më të mirë të fqinjeve tanë.
Ark. Besnik Aliaj

Legjenda:

1. Korridori 8-të lidh portin shqiptar të Durrësit me atë të Varnës (Bullgari) përmes Tiranës, Qafë -Thanës, Shkupit (Maqedoni), Deve Bairit, Sofies, Plovdivit dhe Burgasit (Bullgari).
2. Korridori 9-të lidh Dresdenin (Gjermani) me Stambollin (Turqi) permes Pragës (Ceki), Bratislavës (Sllovaki), Gjorit, Budapestit (Hungari), Aradit, Krajovës (Rumani), Sofies dhe Plovdivit (Bullgari). Ky korridor degëzohet duke siguruar lidhje edhe për Nurembergun (Gjermani), Vienën (Austri), Bukureshtin dhe Konstancën (Rumani).
3. Korridori 10-të kalon përmes Salzburgut (Austri), Ljubljanës (Slloveni), Zagreb (Kroaci), Beograd, Nish (Serbi), Shkup, Velës (Maqedoni) dhe Selanik (Greqi). Korridori lidhet edhe me Gracin (Austri), Mariborin (Slloveni), Sofien (Bullgari), Bitolen (Maqedoni), Florinen and Igumenicën (Greqi).
4. Këtyre korridoreve duhet t'i shtohet edhe projekti grek i ashtuquajtur Korridori "Dalmatian" (ose "Via Dalmatica" ose "Balcanica" ose "Adriatica"), një projekt i propozuar në mesin e vitit 1998 me një vlerë rreth 3 bilionë dollarë, qe lidh portin italian te Triestes me qytetin grek të Igumenicës, përmes bregdetit shqiptar, Malit të Zi, Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë.


[Edituar më 11-7-2002 nga Anton Ashta]

[Edituar më 11-7-2002 nga Anton Ashta]

burimuji ka atashuar kėtė imazh:

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 11-7-2002 nė 07:05 Edit Post Reply With Quote
Artikull shume interesant ai i mesipermi!



FMN-ja: Taksat e Majkos shkelin marrëveshjen për 100 milionë dollarë

Zëvendësdrejtori i FMN-së i ka deklaruar dje ministrit Kastriot Islami se planet e pastudiuara të investimeve dhe taksat
e paarsyetuara po sabotojnë projektet për reduktimin e varfërisë

Ashtu siç pritej drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë rinovuar dje shqetësimin e tyre për shkeljen e
memorandumit të mirëkuptimit që qeveria shqiptare ka nënshkruar me ta në pranverën e këtij viti, në këmbim të
lëvrimit të një sërë kredish me vlerë mbi 100 milionë dollarë. Në takimin që ministri shqiptar i Financave, Kastriot
Islami, zhvilloi dje, në kuadër të raundit të dytë të bisedimeve për këtë vit, me misionin e ekspertëve të Fondit Monetar
Ndërkombëtar, të cilët do të qendrojnë në Shqipëri deri më 19 korrik, shkelja e disa pikave të marrëveshjes së
Uashingtonit ka qenë në qendër të bisedimeve. Miratimi i disa taksave të reja si dhe kryerja e investimeve të
rëndësishme në infrastrukturë, ndër të cilat spikasin përgatitjet për aksin Durrës-Prishtinë, janë vlerësuar si të
papërshtatshme për gjendjen aspak të shëndetshme të Buxhetit të Shtetit. Për pasojë, kanë vlerësuar ekspertët e
FMN-së, vihen në rrezik programet shumëvjeçare të reduktimit të varfërisë, të parashikuara në marrëveshjet
shumëpalëshe mes qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga ministri Islami, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar
Ndërkombëtar. Ruajtja e parametrave makroekonomikë në kufijtë e miratuar, realizimi i planit të të ardhurave nga
tatimet e doganat, çështjet e menazhimit te borxhit të jashtëm si dhe paketa e re fiskale per vitin 2003 paraqiten në
detaje si bisedimet e vështira mes qeverisë shqiptare dhe drejtuesve të institucioneve më të rëndësishme financiare
ndërkombëtare. Pas delegacionit të FMN-së, i cili kryesohet nga zëvendësdrejtori Hossein, "detyrat e shtëpisë" për
kabinetin e Pandeli Majkos do t'i kontrollojë edhe një mision i Bankës Botërore, që do të kryesohet nga zv/presidenti,
Johanes Lin.

I.N.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 12-7-2002 nė 08:32 Edit Post Reply With Quote
N.E. BALCANI #557 - ALBANIA
4 giugno 2002


LA STRADA DI MAJKO E IL VIAGGIO DI META
di Alban Bala - ("Kapital" [Skopje], 30 maggio 2002)

Il premier albanese Pandeli Majko ha ripetuto il suo appello a cominciare la costruzione della nuova autostrada dal porto adriatico di Durazzo fino al confine con il Kosovo. L'attuale strada, costruita durante l'occupazione italiana, ha molti tornanti, è vecchia e pericolosa. La nuova strada passerà per la valle di Fan, continuerà fino a Kukes lungo il fiume Drim e dovrebbe terminare presso il passaggio di frontiera di Morina/Vermica nei pressi di Prizren. In una recente intervista televisiva Majko ha parlato dell'importanza dell'autostrada. "Vi potete immaginare quale influenza questa autostrada avrà sul complesso del mercato albanese se il viaggio da Durazzo a Morina durerà circa due ore? Non è un sogno. E' una realtà. Abbiamo esaminato diverse opzioni e abbiamo concordato di realizzare il progetto, che costerà 250 milioni di dollari". Majko ha annunciato una nuova tassa che verrà introdotta in bilancio per il prossimo anno fiscale, in maniera tale che lo stato possa finanziare la costruzione dell'autostrada. L'obiettivo è quello di raccogliere 30 milioni di dollari all'anno, mentre nel finanziamento del progetto verranno coinvolti anche businessmen e leader della diaspora albanese, che hanno già promesso ingenti donazioni.

IL PREMIER SI ORIENTA VERSO I NAZIONALISTI
Ma i grandi gruppi d'affari del paese sono divisi nelle loro opinioni riguardo alla nuova tassa. L'Unione delle Associazioni degli Imprenditori ha salutato con favore l'idea, mentre l'Associazione degli Investitori e dei Produttori è contraria. Gli esperti osservano che nel momento in cui l'economia ristagna e il governo non riesce a privatizzare due aziende statali di importanza strategica - la Telekom albanese e la Banca di Risparmio - le autorità hanno deciso di diminuire il bilancio annuale dello stato del 6% per fare fronte all'inflazione in crescita. Nel tentativo di impedire il fallimento del suo progetto di autostrada, Majko si è rivolto agli abitanti dell'Albania che chiedono un orientamento politico più nazionalista. I giornali indipendenti, da parte loro, si pongono domande sull'efficacia delle imprese greche sul merato albanese nel corso dei cinque anni che hanno fatto seguito ai disordini civili in Albania. Il governo ha deciso infatti anche di liberalizzare il mercato dei carburanti, che finora era controllato da importatori greci. Gli esperti osservano inoltre che gran parte degli albanesi preferisce la presenza delle truppe greche per la stabilizzazione piuttosto della sempre più pronunciata presenza militare italiana.

MAJKO: PRISHTINA E' IL CENTRO DEI RAPPORTI TRA TIRANA E BELGRADO
Ma gli oppositori di Majko all'interno dello stesso partito del premier (il Partito Socialista), nell'evidente tentativo di annacquare la sua politica, hanno inviato all'inizio di questo mese il suo predecessore, Illir Meta, a Belgrado. La visita di Meta ha suscitato costernazione negli ambienti politici di Tirana, poiché tale visita - se mai doveva essere effettuata - normalmente avrebbe dovuto essere compiuta dal ministro degli esteri o dal premier, e non da un funzionario di partito. Inoltre, la visita è stata effettuata in maniera lampante senza avere consultato le autorità del Kosovo, che giuridicamente rimane parte della Jugoslavia, anche se è sotto il controllo della NATO. Commentando il viaggio di Meta, Majko ha detto che, se mai un giorno visiterà Belgrado, come prima cosa si consulterà con i leader albanesi di Prishtina. "Prishtina è il centro dei rapporti tra Tirana e Belgrado. Non possiamo diventare tutori del Kosovo e discutere delle sue questioni. Belgrado è solo una capitale dei Balcani", ha detto Majko. Egli ha inoltre detto che se vi sono questioni di cui devono discutere Tirana e Belgrado, prima di avviare qualsiasi discussione preferisce attendere fino a quando la situazione diventerà più chiara. Anche dopo di ciò, e addirittura dopo essersi consultato con il premier kosovaro Bajram Rexhepi, Majko potrebbe pensarci due volte prima di recarsi in visita a Belgrado.

UNA POLITICA ESTERA NON OMOGENEA
Le divergenze relative alla politica estera hanno suscitato all'interno del Partito Socialista appelli per una maggiore coordinazione della diplomazia albanese. Per esempio, Genc Pollo, rappresentante dei Democratici Riformati all'opposizione, il terzo gruppo parlamentare in ordine di grandezza, ha detto che vorrebbe vedere una maggiore coordinazione della politica estera albanese. "Sarebbe di primaria importanza avere una politica estera unificata, soprattutto per quanto riguarda il Kosovo, che rappresenta una grande questione, ma anche per quanto riguarda la Serbia, i rapporti con la quale per noi sono molto delicati. Secondo me, la questione del Kosovo deve essere una priorità che in qualche modo condiziona i rapporti con la Serbia. Quando dico questo, intendo dire che la normalizzazione dei rapporti con tutti i paesi della regione darà un contributo generale al superamento dell'amara eredità del passato", ha detto Pollo.

IL KOSOVO COME ARMA POLITICA INTERNA
Albert Rakipi, presidente dell'Istituto Albanese di Studi Internazionali con sede a Tirana, afferma: "Voglio sottolineare che l'amministrazione albanese è all'origine di una politica controversa per quanto riguarda gli eventi della regione, soprattutto in Kosovo. Questa contradditorietà deriva dal fatto che la questione albanese nella regione e la questione del Kosovo vengono sfruttate indebitamente per motivi politici interni e secondo me il precedente governo del Partito Socialista offriva una posizione più moderata al fine di ottenere credibilità e un maggiore sostegno a livello internazionale". Rakipi, ex viceministro degli esteri del Partito Democratico, ha detto che una decisione definitiva per lo status del Kosovo accelererebbe la pacificazione nei Balcani, soprattutto tra gli albanesi e i serbi. Nel frattempo il governo albanese continuerà con i suoi tentativi di raccogliere fondi per la costruzione dell'autostrada fino alle montagne del Kosovo. Rimane da vedere se l'autostrada sarà finita prima della soluzione definitiva dello status del Kosovo.

(titolo di "Notizie Est")





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-7-2002 nė 05:34 Edit Post Reply With Quote
FMN pranon 3 taksat e reja
Misioni: OK për ndërtimin e Durrës-Kukës


--------------------------------------------------------------------------------

FMN-ja është shprehur pozitivisht për vendosjen e taksës së rrugës Durrës-Morinë. Gjatë takimit të djeshëm me drejtues të Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve, drejtuesit e misionit të FMN-së kanë dhënë OK e tyre për vendosjen e taksës së rrugës Durrës-Morinë.

Ata kanë rënë dakord me drejtuesit e Transporteve edhe lidhur me hapat që po ndjek qeveria për ristrukturimin dhe përgatitjen e Telekomit për privatizim. Ky është reagimi i parë pozitiv i Fondit Monetar, lidhur me taksën e vendosur nga Majko për ndërtimin e rrugës. Vetëm 2 javë më parë FMN-ja kishte shprehur dyshimet e veta për administrimin e kësaj takse. Nga ana tjetër, pozitiv është edhe fakti që FMN-ja është dakord me reformat dhe përgatitjen e Telekomit për privatizim. Gjatë takimit të djeshëm u bisedua veçanërisht për problemet që lidhen me Albtelekomin Shqiptar dhe me projektin e rruges Durrës-Morinë. Drejtuesit e Ministrisë së Transporteve dhe Telekomunikacioneve paraqitën një ekspoze të hollësishme për përmirësimin e punës në Albtelekom dhe përgatitjen hap pas hapi të procedurave të privatizimit të kësaj kompanie. Gjithashtu delegacioni i FMN-së u njoh me projektet, idetë dhe iniciativat e palës shqiptare për rrugën Durrës-Morinë. Sipas burimeve nga Ministria e Transporteve, mësohet se misioni i FMN-së ka rënë dakord për vendosjen e taksës së rrugës. Kjo taksë është përkrahur nga ky mision. Po dje misioni i FMN-së pati edhe një takim me drejtorin e përgjithshëm të Doganave. Në këtë takim Pilo ka theksuar se gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti ka pasur një rënie të zhdoganimeve në artikujt: birrë, karburante, cigare dhe kafe. Ai theksoi se politika fiskale që po ndjekin doganat, synon jo vetëm realizimin e të ardhurave doganore, por edhe krijimin e hapësirave për prodhimin vendas. Gjithashtu u diskutua edhe rreth uljes së nivelit të taksës doganore, rezultateve të kontrollit të brendshëm dhe të çlirimit të biznesit nga taksat e pastudiuara. Bashkëbiseduesit mbështetën idenë e forcimit të administratës doganore dhe të rritjes së bashkëpunimit me organet e tjera fiskale, në luftë ndaj evazionit fiskal.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 15-7-2002 nė 06:24 Edit Post Reply With Quote
"Majko": Tjeter hap per rrugen Durres-Kukes

"Majko": Tjeter hap per rrugen Durres-Kukes



Qeveria "Majko" vendosi te prokuroje ne menyre te drejtperdrejt me nje konsorcium projektuesish hartimin e projektit te zbatimit te rruges Milot-Rreshen, pjese e segmentit Durres-Kukes. Vlera e hartimit te ketij projekti eshte 24,5 milione leke. Ky fond do te perballohet 10 milione leke dhurate nga Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise dhe 14,5 milione leke nga buxheti i vitit 2002, miratuar per Ministrine e Transportit dhe Telekomunikacionit. Rruga Milot-Rreshen eshte segmenti i perbashket i dy varianteve me te shkurter te aksit rrugor Durres-Kukes-Morine. Varianti i Lugines se Fanit (180 km) mund te jete varianti tekniko-ekonomik me i pershtatshem nga variantet e tjere qe po studiohen. Duke patur parasysh rendesine, qe ka ndertimi sa me pare i ketij aksi rrugor, ne bashkebisedim me perfaqesues te Shoqates se Ndertuesve Shqiptare dhe specialiste vendas te ndertimit te rrugeve, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit ka arritur ne perfundim se punimet per ndertimin e segmentit rrugor Milot-Rreshen duhet te fillojne paralel hapave te tjere qe po ndermerren. Ndertimi i segmentit rrugor nuk cenon studimin e fizibilitetit, qe do te kryhet nga Banka Boterore. Ne mbeshtetje te ketij objektivi eshte shprehur edhe komuniteti i biznesit shqiptar. Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise dje ka derdhur kontributin e vet, per finacimin e projektit te zbatimit te segmentit Milot - Rreshen. Projekti mendohet te kryhet nga nje konsorcium firmash projektuese te propozuar nga Shoqata e Nderuesve te Shqiperise. Projekti i hartuar do te jete sipas standarteve bashkekohore dhe ai do te marre parasysh perspektiven shumevjecare te shfrytezimit te kesaj rruge. Projekti do te perfundoje brenda dates 30 tetor 2002.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
konservatore

Postuar mė 16-7-2002 nė 17:36 Edit Post Reply With Quote
Nga kosova.com.


Presidenti Rugova priti nënkryetarin e Bankës Botërore J.Lin


Prishtinë, 16 korrik (QIK)
- Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot në Prishtinë një delegacion të Bankës Botërore, të udhëhequr nga z. Johanes Lin (Johannes F. Linn), nënkryetar i kësaj banke.
Në këtë takim u bisedua për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për zhvllimin ekonomik, të institucioneve dhe të shoqërisë.
Pas takimit Presidenti Rugova dhe z. Johanes Lin folën para mediave për angazhimet e udhëheqjes së Kosovës dhe të Bankës Botërore për zhvillimin e vendit tonë.
"Pata nderin të pres nënkryetarin e Bankës Botërore, zotin Lin, dhe e falënderova për ndihmën që i ka dhënë Kosovës për rindërtimin në këto tri vjet", tha në fillim Presidenti Rugova.
"Banka Botërore e ka zyrën këtu, e cila është njëra ndër zyrat më efektive në Kosovë", tha Presidenti, për të shtuar se kishte njoftuar mysafirët për planin e Qeverisë, për zvillimin ekonomik, investimet, privatizimin dhe për progresin që është arritur në Kosovë.
"Natyrisht biseduam për disa projekte, disa programe që do të vazhdojë të ndihmojë Banka Botërore në disa fusha", nënvizoi Dr. Ibrahim Rugova.
Presidenti përkujtoi se në programin e Qeverisë sonë është edhe integrimi i grupeve e minoriteteve.
"Biseduam për projekte rajonale, për një bashkëpunim rajonal. Është kërkesa jonë që të na ndihmojnë për rrugën Prishtinë-Durrës, të na këshillojnë në këtë plan", tha Presidenti Rugova.
"Kërkesa jonë është që Kosova të njihet sa më parë", tha Presidenti, duke shtuar se kjo do të ndihmonte bashkëpunimin rajonal-ekonomik dhe demokratik. Përgjithësisht, biseduam për bashkëpunimin shumë të ngushtë të Kosovës me Bankën Botërore dhe shpresojmë se një ditë do të jemi anëtare të kësaj banke, shpresojmë shumë shpejt, tha në fund Presidenti Rugova.
Ndërkaq, nënkryetari i Bankës Botërore, z. Johanes Lin, para gazetarëve tha se kishte kënaqësi të madhe që takoi Presidentin Rugova. "Unë i solla edhe përshëndetjet e drejtorit të Bankës Botërore, z. Vilkinson", tha zoti Lin.
Brenda këtyre dy-tre vjetëve është arritur progres i madh këtu në rindërtimin e Kosovës dhe në përmirësimin e jetës së kosovarëve, tha ai, duke shtuar se Banka Botërore ka qenë e lumtur që ka qenë pjesë e këtij procesi. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për vlerësimin e Presidentit për punën e Bankës Botërore në Kosovë.
Z. Lin tha se besonte se për të ardhmen do të gjenden projekte të cilat do t'i financojë Banka Botërore në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin ndërkombëtar, sikurse dhe me ndihmën dhe përkrahjen e autoriteteve kosovare.
Nënkryetari i Bankës Botërore tha se e kishte informuar Presidentin Rugova për disa fusha në të cilat Banka do të jetë aktive, sidomos në sektorin e energjisë elektrike, të arsimit, të zhvillimit të komunitetit, përkrahjen buxhetore sikurse edhe në ndërtimin e institucioneve.
"Poashtu e informova Presidentin se bashkë me z. Portman (drejtor rajonal i Bankës) do të udhëtojmë bashkarisht prej Prishtinës deri në Tiranë, që ta shohim me sytë tanë se si duket ajo rrugë", tha zoti Lin para gazetarëve.
Në lidhje me ndërtimin e mundshëm të rrugës Prishtinë-Durrës, ai tha se janë të rëndësishme kostoja dhe beneficionet, përmirësimet që do të sillte kjo rrugë, ndërsa shqyrtimi i fakteve në bazë të studimeve paraprake do të jetë një ndër prioritetet. Banka Botërore është duke bashkëpunuar edhe me autoritetet e Shqipërisë në lidhje me këtë çështje, tha në fund të deklaratës së tij më media zoti Johanes Lin, njoftoi Zyra e Presidentit të Kosovës.

View User's Profile View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 18-7-2002 nė 09:42 Edit Post Reply With Quote
Milot-Rreshen, ne korrik gati projekt-ideja
Eglantina Nasi/ Hidhet hapi i pare per ndertimin e aksit rrugor Durres-Kukes-Morine! Grupi i Konsulences Shqiptare do te paraqese brenda muajit korrik projekt-idene e rruges Milot-Rreshen, pjese e rendesishme e ketij aksi. Grupi eshte i perbere nga firmat I.T.P.S.D.C dhe I.C.P. Nje fakt i tille pasqyrohet ne akt-marreveshjen e nenshkruar dje mes Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve, Grupit te Konsulences dhe Shoqates se Ndertuesve Shqiptare. Kushtet e kesaj akt-marreveshje parashikojne qe ky grup duhet te pergatise propozimin tekniko-ekonomik. Nga ana tjeter, ai duhet te theksoje edhe termat kohore qe nevojiten per hartimin e ketij projekti. Te gjitha keto duhet te jene brenda dates 25 korrik te ketij viti. Ne fund te muajit korrik, do te nenshkruhet kontrata ndermjet Grupit te Konsulences Shqiptare dhe te DPRR-se per hartimin e projekt-idese dhe te projekt-zbatimit te rruges Milot-Rreshen.

Ja cili eshte segmenti Milot-Rubik-Rreshen:

Segmenti rrugor Milot-Rubik-Rreshen ka nje gjatesi prej

27 kilometrash. Ai kalon pergjate dy luginave te lumenjeve Mat dhe Fan. Qeveria shqiptare e ka miratuar vetem para pak ditesh vendimin per hartimin e projektit te segmentit Milot-Rreshen. Behet e ditur se ka filluar nje studim mbi fizibilitetin e ketij aksi. Ne perfundim te tij, do te percaktohet ndertimi me i pershtatshem i rruges Durres-Kukes-Morine. Segmenti Milot-Rreshen ben pjese ne variantin e Lugines se Fanit (180 km), i cili mendohet te jete edhe varianti tekniko-ekonomik me i pershtatshem. Nga takimet e Shoqates se Ndertuesve e specialiste te ndertimit te rrugeve, ministria e Transportit e Telekomunikacioneve ka arritur ne perfundimin se fillimi i ndertimit te ketij segmenti paralel me hapat e tjere qe po ndermerren do te shkurtonte afatin e perfundimit te te gjithe aksit. Fondi prej 14.5 milione dollare per realizimin e ketij aksi do te perballohet nga buxheti i shtetit dhe nje kontribut nga Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise. Keshilli i Ministrave i dha lejen Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve qe me fondin prej 24.5 milione lekesh te perdore proceduren "Prokurim i drejtperdrejte" me nje konsorcium projektuesish, te propozuar nga Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise per hartimin e projektit te zbatimit te segmentit rrugor Milot-Rreshen, per mbledhjen e te dhenave baze dhe mbeshtetjen e studimit dhe projektimit te rruges Durres-Kukes. Ky fond do te perballohet me shumen e 10 milone lekeve dhurate nga Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise dhe 14.5 milione leke nga buxheti i shtetit 2002, miratuar per Ministrine e Transporteve dhe Telekomunikacionit.





kj





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 19-7-2002 nė 12:07 Edit Post Reply With Quote
Gjatë takimeve të djeshme me Majkon dhe Islamin, numri Dy i Bankës Botërore ka vlerësuar edhe projektin e rrugës Durrës-Morinë. Sipas tij, pritet që shumë shpejt Banka Botërore të marrë pjesë me financime në këtë projekt. Sipas burimeve nga departamenti i Informacionit i qeverisë, Linn, i cili e përshkoi vetë rrugën nga Prishtina në Tiranë, vlerësoi projektin e ri për rrugën Durrës-Kukës me destinacion Prishtinën, të cilën Banka Botërore do ta mbështesë financiarisht. Sipas burimeve, pritet që Banka Botërore të ndihmojë me një kredi prej rreth 30 milionë dollarësh në ndërtimin e kësaj rruge. Kredia pritet të fillojë në vitin 2004.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 20-7-2002 nė 08:15 Edit Post Reply With Quote
BB: Pse duhet duhet rruga e re Durres -Kukes

BB: Pse duhet duhet rruga e re Durres -Kukes



Zv/Presidenti i Bankes Boterore per Europen dhe Azine Qendrore Johannes Lin, rendit shkaqet se pse duhet te ndertohet autostrada e re Durres-Kukes."Banka Boterore ne parim eshte dakord te kontribuoje financiarisht per ndertimin e saj pasi te kete perfunduar studimi i fizibilitetit"



Blerina Hoxha



Banka Boterore e ka vleresuar me rendesi dhe prioritare per zhvillimin rajonal ndertimin e nje lidhje te re ndermjet Tiranes dhe Prishtines. Zv/Presidenti i Bankes Boterore per Europen dhe Azine Qendrore Johannes Lin, gjate nje konference per shtyp dje ne seline e BB-se ne Shqiperi, tha se pas udhetimit qe kishte bere nga Kosova ne Tirane ne rrugen ekzistuese, e kishte vleresuar domosdoshmeri ndertimin e autostrades e re. Sipas zyrtarit te larte te Bankes Boterore, ndertimi i rruges se re Durres-Kukes nevojitet per tre arsye kryesore, ku secila prej tyre ka nje rendesi te vecante. E para, sepse aksi ekszitues eshte teper i amortizuar dhe ben gati te pamundur udhetimin me automjete, duke krijuar me kete rast shume aksidente. Se dyti, ndertimi i nje rruge te tille me permasat e nje autostrade do te krijonte mundesi per daljen e ne det edhe te shteteve te tjera ballanike pervec Kosoves, nderkohe qe sipas zyrtarit te larte, eshte shume e rendesishme qe Shqiperia dhe Kosova te kene nje lidhje te re rrugore, cka do te nxiste se tepermi zhvillimin e konomik te dyja vendeve. Se treti, sipas Lin, autostrada kalon neper zona tej mase te varfera dhe ne kete menyre ndertimi i saj do te ndikoje mjaft per zhvillimin e tyre dhe zbutjen e varferise qe zonat verilindore te vendit ky fenomen eshte mjaft i theksuar. Duke numeruar argumentat se pse ndertimi i Autostrades Durres -Kukes eshte prioritet, Lin tha, se Banka Boterore ka shprehur gatishmerine e saj per mbeshtetjen me financime per realizimin praktik te projektit.



Mirepo, sasia e sakte e fondeve do te percaktohet vetem ne momentin kur studimi i fizibilitetit te kete perfunduar. Banka Boterore qysh nje vit e gjysem me pare ka akorduar rreth 750 mije dollare, per hartimin e studimit, per te cilin ende nuk ka perfunduar tenderi qe do perzgjedhe kompanine qe do te hartoje kete projekt. "Parimisht kemi rene dakord qe te financojme pjeserisht ndertimin e autostrades Durres-Kukes, por pasi te kete perfunduar se hartuari studimi i fizibilitetit", tha Lin. Ai shpjegoi se paraprakisht ishte ne dijeni se studimi do te kishte parasysh tre variante, njeri nga te cilet do te merret ne konsiderate per fillimin e punimeve. Autoritetet shqiptare te financave kane bere te ditur para disa ditesh se Banka Boterore ne mbeshtetje te taksimit te posacem per askin rrugor ne fjale, ka rene dakord qe per periudhen 2002-2004 te akordoje rreth 20 milione dollare. Impakti social, qe autostrada e re do te kete ne lidhje me zbutjen e varferise, ka sherbyer nje shkak me shume per ingranimin e Bankes Boterore per ta mbeshtetur financiarisht ate. Ne marreveshjen tre vjecare me qeverine Shqiptare, misioni themelor i BB lidhet me zbutjen e varferise.




--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri, 07/20/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 24-7-2002 nė 08:03 Edit Post Reply With Quote
Taksa "Majko" fillon nga zbatimi

Taksa doganore rritet 1 për qind
Importi i karburanteve 3 lekë/litër
Prodhimi i karburanteve 3 lekë/litër
Biznesi i madh 30 mijë lekë/vit

Që dje ka filluar nga zbatimi taksa për rrugën Durrës-Kukës e miratuar para pak javësh nga Kuvendi i Shqipërisë. Pasi ka marrë edhe miratimin nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe pasi është botuar në fletoren zyrtare dje ka filluar të zbatohet taksa mbi importet dhe karburantin. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave një ditë më parë kishte njoftuar dhe sqaruar të gjitha degët për fillimin e zbatimit të taksës së ashtuquajtur "Majko", të ardhurat e të cilës do të shkojnë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. Varianti i miratuar për taksën, ndër tre të paraqitur fillimisht, parashikon që çdo import i taksueshëm duhet të paguajë edhe 1 % taksë doganore dhe karburanti tatohet me 3 lekë për litër. Nga ana tjetër, 260 tatimpaguesit e mëdhenj do të derdhin në arkën e shtetit 30 mijë lekë në vit. Biznesi e ka përshëndetur vendosjen e kësaj takse dhe është shprehur i gatshëm të paguajë me kushtin e vetëm që taksa të miradministrohet dhe të shkojë në destinacionin e përcaktuar. Taksa pritet të ketë një shtrirje kohore rreth dy vjet, dhe me mbarimin e kësaj rruge do të pushojë së ekzistuari. Sipas përllogaritjeve, parashikohen rreth 30 milionë dollarë të ardhura në vit, ndërsa megjithëse nuk ka përfunduar studimi i bëshmërisë për rrugën, parashikohet se duhet një nivel financimi deri në 350 milionë dollarë. Sipas relacionit që e shoqëron ligjin për taksën e rrugës Durrës-Kukës, vendosja e kësaj takse nuk pritet të ketë efekte në rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit të përditshëm, pasi ajo është në vlera e përqindje të pakonsiderueshme, dhe i adresohet kryesisht biznesit të madh. Ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës përbën një prioritet të deklaruar dhe të pranuar në kuadrin e integrimit rajonal, si një komponente e rëndësishme e integrimit evropian. Biznesi shqiptar nëpërmjet Bashkimit të Organizatave të Biznesit Shqiptar (BOBSH), Shoqatës së Ndërtuesve dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, ka qenë një hap përpara në vendosjen e taksës.
P.M





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 26-7-2002 nė 06:08 Edit Post Reply With Quote
Nafta dje 3 lekë më shtrenjtë
Efekti i taksës për rrugën Durrës-Kukës


--------------------------------------------------------------------------------

r.gj.

Taksa e rrugës Durrës-Morinë ka dhënë efektet e para mbi çmimet e konsumit. Dje, pas fillimit të aplikimit të kësaj takse, disa nga karburantet e Tiranës e kanë rritur çmimin me 3 lekë. Kjo është edhe vlera e shtuar me ligj për çdo litër karburat importi ose e prodhuar në vend.

Nga ana tjetër, specialitët e Ministrisë së Fiannace pohojnë se kjo rritje e çmimit ishte e pritshme. Kjo, pasi vetë taksa ishte planifikuar të prekte ata persona që kanë makina. Ky është efekti i parë i taksës së rrugës. Nga ana tjetër, edhe doganat e kanë rritur me 1 për qind taksën doganore për çdo mall që taksohet. Efekti i kësaj takse do të pritet pas disa kohësh, kur këto mallra të dalin në treg. Një gjë është e sigurt, në tregun e lirë çdo taksë pasqyrohet në çmim.

Më pak luhatje ka pasur çmimi i benzinës. Kjo, pasi aktualisht një litër benzinë në Shqipëri ka një çmim shumë të lartë. Specialistët e financave, të cilët e parashikonin këtë rritje të çmimit, nuk parashikojnë një rritje të çmimeve të prodhimeve të tjera. Nafta si lëndë e parë nuk pritet të japë ndikim në industritë e tjera. Në ndihmë të kësaj vjen teknologjia, kryesisht me energji elektrike, dhe stabilizimi i situtës energjitike në vend. Nga ana tjetër, parashikohet që, në rast se do të rifillojë edhe një herë ekonomia e gjeneratorëve, atëherë rritja e çmimit të naftës do të japë ndikim edhe në çmimet e prodhimeve të tjera që lidhen me të. Qeveria gjatë ditëve që diskutohej vendosja e taksës së rrugës Durrës-Morinë, parashtroi një sërë taksash. Specialitët gjetën si një zgjidhje të mundshme vendosjen e një takse prej 3 lekësh për çdo litër karburat, shtimin me 1 për qind të taksës doganore për të gjitha produktet e taksueshme dhe një taksë prej rreth 250 mijë lekësh për të gjitha bizneset që paguajnë TVSH. Nga ana tjetër, qeveria ka marrë edhe OK nga FMN-ja dhe Banka Botërore për aplikimin e kësaj takse, por me kusht që të ardhurat e saj të parashikohen në një zë të veçantë në buxhet dhe jo të menaxhohen jashtë tij. Kjo sipas FMN-së, do t'i bindte institucionet financiare për menaxhimin e saktë të taksës. Këtë vit nuk është parashikuar asnjë zë në buxhet për të ardhurat nga kjo taksë. Pritet që vitin tjetër në krahun e të ardhurave një zë të jenë të ardhurat nga taksa e rrugës. Sipas parashikimeve, me paratë e kësaj takse do të ndërtohet mbi 50 për qind e rrugës.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 1-8-2002 nė 08:04 Edit Post Reply With Quote
Taksa e rrugës, nga biznesi te konsumatorët


Importet dhe nafta më të shtrenjta, biznesi do të paguajë 15 mijë lekë për këtë vit

Rritja e taksave Rritja e çmimeve
Mallrat e importit 1 për qind 7-8 për qind
Importi i karburanteve 3 lekë/litër 5 lekë/litër
Prodhimi i karburanteve 3 lekë/litër 2 lekë/litër
Biznesi i madh 30 mijë lekë 15 më lekë/për këtë vit


Taksa për rrugën Durrës-Kukës është kthyer si tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH) duke dhënë efektet e para në rritjen e çmimeve në përgjithësi dhe të karburanteve dhe mallrave të importeve në veçanti dhe duke rënë direkt mbi konsumatorët. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, megjithëse taksa doganore shtesë mbi mallrat e importit është vetëm 1 për qind, në treg çmimet janë rritur nga 7 në 8 për qind. Sipas të njëjtave burime, inspektorët tatimorë pritet të ndërhyjnë së shpejti në treg, nëse vërejnë rritje të pajustifikuara çmimesh dhe në këtë rast mund të ndryshojnë parashikimet për tatimin mbi fitimin. Pra, rezulton se taksa mbi rrugën Durrës-Kukës i ka shtrirë menjëherë efektet mbi konsumatorët pasi kompanitë private, përjashtuar biznesin e madh, kanë rritur çmimet për të justifikuar taksat dhe pse jo për të rritur fitimet. Në treg, rritjet e çmimeve të produkteve që vijnë nga importi, në përgjithësi pajisjeve shtëpiake, farmaceutikës dhe prodhimeve industriale që nuk prodhohen në vend kanë ndjerë rritje. Rritja e çmimeve është shumë herë më e madhe se taksa e shtuar prej 1 për qind për çdo artikull të importuar, por sipas biznesmenëve është një ngarkesë e re fiskale. Biznemenët janë ankuar jozyrtarisht në doganën e Tiranës, pasi taksa do të paguhet edhe për lëndën e parë apo makineri e pajisje, të cilat futen në procesin e prodhimit dhe nuk janë për shitje. Në këto raste barra e taksës ka rënë direkt mbi biznesin. Edhe në tregun e karburanteve rritja e çmimit të naftës dhe nënprodukteve të saj ka qenë e pajustifikuar, pasi sipas ekspertëve të karburanteve, nisur nga rezervat që kanë grosistët, rritja mund të ishte maksimalisht 2 lekë për litër, ndërsa realisht rritja e çmimit të naftës është 5 lekë për litër. Edhe biznesi që paguan Tatimin mbi Vlerën e Shtuar do të paguajë taksën që këtë vit, por sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve meqënëse taksa hyri në fuqi në mes të vitit do të paguhet vetëm gjysma, pra 15 mijë lekë. Taksa mbi rrugën, e njohur publikisht si taksa "Majko" parashikon që çdo import i taksueshëm duhet të paguajë edhe 1 % taksë doganore dhe karburanti tatohet me 3 lekë për litër. Nga ana tjetër, 260 tatimpaguesit e mëdhenj do të derdhin në arkën e shtetit 30 mijë lekë në vit për vitet e ardhshme dhe 15 mijë lekë për vitin 2002. Sipas përllogaritjeve, parashikohen rreth 30 milionë dollarë të ardhura në vit, ndërsa megjithëse nuk ka përfunduar studimi i bëshmërisë për rrugën, parashikohet se duhet një nivel financimi deri në 350 milionë dollarë.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 2-8-2002 nė 06:56 Edit Post Reply With Quote
Durres-Kukes-Morine ne rutinen e programit te qeverse Nano 5
Ndertimi i rruges Durres-Kukes-Morine ben pjese edhe ne programin e qeverise Nano 5, por tashme duket se ajo nuk ka ate prioritet qe kishte ne qeverine e drejtuar nga Majko. Ne programin e qeverise se re ndertimi i rruges Durres-Kukes-Morine nuk eshte ne krye te axhetes. Edhe ne fjalen e Ministrit te Transportit Spartak Poci, mbajtur ne parlament si priorit kryesore te ministrise qe ai do te drejtoje u paraqit ndertimi i e dy korridoreve rrugore. Poci ne fjalen tha se brenda vitit 2005 Shqiperia do te kete dy korridore rrugore veri-jug dhe lindje perendim. Ndonese Poci premtoi se do te perfundoje edhe sdudimi dhe projektimi i aksit rrugor Durres-Morine duke punuar edhe per gjetjen e fancimeve, por nuk percaktoi asnje afat lidhur me kete. Deri tani studimi i fizibilitet ka mbetur vetem ne premtimet e ministrave te Trasporteve qe i kane lene vendin njeri-tjetrit.

Burime zyrtare nga Ministria e Trasporteve thane dje per "KJ" se ende nuk eshte pergatitur studimi i fizibilitetit per ndertimin e rruges Kukes-Durres-Morine, per te cilin Banka Boterore do te jape 20 mije dollare. Jane vete specialistet Institutit te Sdudimeve te Transportit qe pohojne per gazeten "KJ" se ka nje vonese per kete studim. "Eshte e vertete qe ka vonese. Studimi i fizibilitetit eshte pashaporta qe i hap rrugen pales shqiptare per te kerkuar financime nga te huajt per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine", eshte shprehur dje per "KJ", Shkelqim Zeqo, specialist ne Institutin e Studimeve te Transportit. Ai thote se eshte tenderuar dy here per te bere studimin e fizibilitetit nga firmat shqiptare, por keto studime jane hedhur poshte nga BB sepse ato nuk i pershtateshin standareteve qe ata parashikojne. Pas perjashtimit te firmave shqiptare nga ky studim, ai i eshte lene ne duar vetem firmave te huaja. "Jane gjashte firma qe do te tenderojne per te bere studimin e fizibilitetit, nje italiane, gjermane, spanjolle, franceze dhe amerikane. Ne daten 1 shtator pritet te dalin rezultatet dhe te shpallet firma fituese per studimin e fizibilitet per ndertimin e rruges Durres-Kukes Morine", eshte shprehur specialisti Zeqo.

Disa nga variantet per ndertimin e rruges

Variantet per ndertimin e rruges kane qene disa, por me te rendeishmet jane ato qe u diskutuan ne konferencen mabre kombetare per ndertimin e kesaj rrgue. Varianti i pare parashikon shtrirjen nga Durresi-Fushe-Kruje-Milot-Reshen-Kalimash-Kukes-Morine. Gjatesia e rruges sipas ketij varianti do te jete 180 km dhe udhetimi nga Kukesi ne Durres do te zgjase gati 2 ore. Ndersa kostoja qe kerkon ndertimi rruges sipas ketij varianti te hartuar paraprakisht nga specialiste eshte 247 milione dollare. Por sipas diskutanteve te specialisteve ky variant edhe pse eshte me i kushtueshmi eshte me i pranueshem pasi shkurtimet ne gjatesine e rruges dhe lugina ku do te shtrhet qe do te behen zbusin edhe afatin e perfundimit te ketij projekti. Varianti i dyte eshte me gjatesi 254 km me shtrirje Dures-Fushe-Kruje-Milot-Mjede-Puke-Kukes dhe shpenzimet shkojne ne 202 milione dollare. Ne variantin e trete gjatesia e rruges 233 km dhe shpenzmet shkojne ne 224 milione dollare.


Nuk do te jete e larget dita kur do te mos degjojme me per kete projekt.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-8-2002 nė 15:13 Edit Post Reply With Quote
Durres-Kukes, punimet fillojne ne 2003

Durres-Kukes, punimet fillojne ne 2003



Faruk Kaba, kryetar i konsorciumit te kompanive konsulente shqiptare per hartimin e projektit te zbatimit te segmentit Milot -Rreshen, pjese e rruges se re Durres Kukes, tha se projektet dhe fondet per fillimin e punes do te jene gati ne tre mujorin e pare te vitit 2003. Kur lindi idea per rrugen e re dhe si u bind Banka Boterore dhe qeveria per variantin me te shkurter



Autostrada e re Durres-Kukes, do te filloje pjeserisht nga ndertimi ne tremujorin e pare te vitit 2003. Faruk Kaba, kryetar i konsorciumit te kompanive konsulente shqiptare per hartimin e projektit te zbatimit te segmentit Milot -Rreshen, pjese e rruges se re Durres Kukes, tha se projektet dhe fondet per fillimin e punes se shpejti do te jene gati. Ai mendon se taksa e re, per ndertimin e rruges nuk do te kete rol dominues, porse tregon vendosmerine e qeverise per realizimin e projektit. Shume shpejt kjo takse nuk do te vilet me, pasi sipas Kabes, donatoret dhe bankat e huaja jane te gatshme te financojne kur verejne vendosmeri per realizimin e nje projekti.



Kaba, antar i Akademise se Shkencave te Nee Yorkut dhe ingjinier i vjeter i infrastruktures rrugore shpjegon se si arriti te binde Banken Boterore dhe qeverine shqiptare per variantin me te shkurter. Ja dhe pse, sipas tij, rruga e re nuk duhet te kaloje neper dy variantet egzistuese.



Zoti Kaba, kur daton idea per ndertimin e rruges se re Durres-Kukes, dhe perfshirja e kompanise tuaj ne kete nisme?



Me vone pas luftes se Kosoves firma jone e ndertimit INFRATRANSPROJEKT duke qene e ndergjegjeshme se do te lindnin nevojat e projektimit te rruges Durres -Morine, filloi te mendoje dhe te grumbulloje te dhenat perkatese. Per me teper qe ne ingjiniret e ndertimit qe kemi punuar ne te vetmin institut qe shteti ka patur per rruget, i njihnim linjat u rrugeve lidhese me Kukesin, te trajtuara nga ne. Njera prej ideve ka qene nevoja qe lindi per lidhjen me rruget per ndertimin e hidrocentralit te Skavices. Ne institutin numer 2 ka qene ngritur nje grup pune per trajtimin e problemeve te tyre dhe qe atehere ka qene ideja per nje lidhje shkurt me Kukesin, sipas, varianteve qe u prezantuan me vone.



Por, problemi i Kosoves dhe shkeputja e saj nga Serbia ne nje fare menyre clirimit te saj nxori ne pah nevoja krejt te tjera per lidhjen me Shqiperine, qe nuk behet me fjale me per ate rruge qe natyrisht mund ta kete emrin Durres-Kukes. Duhet theksuar se variantet egzistuese, nga Shpali dhe Vau i Dejes, jane rruge te trajtuara me konceptet e viteve 20 dhe 30 per levizjen e vetem te disa mjeteve me mundesi levizje jashtezakonisht te kufizuara. P.sh varianti nga Puka kalon ne 5 qafa dhe zbret ne 5 lugina, pra koncepte krejt te tjera nga ato modernet qe egzistojne sot, pra ajo rruge ne nje fare menyre edhe moralisht eshte e amortizuar. Nga ana tjeter varianti nga Shpali eshte ndertuar pas luftes se dyte boterore. Ne keto rrethana ne studiuam ndertimin e nje varianti me te shkurter qe te lidhte Tiranen me Kukesin dhe Kosoven. Ne nxitjen e ketij projekti ka ndikuar ne menyre te drejteperdrejte, ish-kryeministri Aleksander Meksi. Kontribut per ndertimin e kesaj rruge ka dhene edhe Dhoma e Tregtise se Durresit, e cila i eshte drejtuar kompanise tone, duke e ndihmuar materialisht per fillimin e studimit te fizibilitetit. Nderkohe ne fillimin e vitit 2000, kur ne kishim bere nje pune parapregatitore qeveria shqiptare lancoi ne bashkepunim me Banken Boterore insiativen per studimin e fizibilitetit te kesaj rruge. Keshtu puna jone u ngadalesua, se studimi i fizibilitetit po fillonte nga dikush tjeter, por per fat te keq kjo inisiative deshtoi. Tenderi sot e kesaj dite ende nuk eshte zhvilluar. Ne fazen e pare te atij tenderi, merita jone qendron se ne termat e references futem idene e variantit te ri, dhe njekohesisht me te shkurter, gje qe nuk ishte perfshire ne termat e references qe ishin prezantuar per konsulentet e huaj. Per ta do te ishte shume e veshtire ta deshifronin dhe ta gjenin kete variant. Nese do te ishte lene ne rrjedhje te lire me siguri qe konsulentet e huaj do te kishin vleresuar per t'u financuar nje nga dy variantet e mundshme, por nuk do te kishim nje rruge te mire. Per faktin se keto variante kane maja mbi 1 mije metra qe veshtiresohen ne dimer, duke u bere gati ta pakalueshme, zbresin ne kuota 300 meter dhe ngjiten prape ne qafat e malit. Sic e thashe dy variantet e sotshme jane me koncepte te vjeterura dhe nuk i pergjigjen kerkesave te tranzitit sot. Keto perpjekje perbejne fazen e pare te idese, ndersa ne fund te vitit 2001, Shoqata e Ndertuesve na thirri nese kishim nje informacioin ne lidhje me kete korridor te i rrugor. Kuptohet qe ne e dhame menjehere kete informacion dhe shoqata e ndertuesve e coi kete informacion te kryeministri Majko.



Cili do te jete rezultati ne kontraten qe Shoqata e Ndertuesve ka nenshkruar me Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve?



Koncorciumi i kompanive konsulente para 10 ditesh ka nenshkruar kontraten me Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve dhe Shoqaten e Ndertuesve. DPR eshte perfaqesuese e shtetit shqiptar, ndersa shoqata e ndertuesit eshte pjeserisht financuese e projektimit dhe ndertimit te kesaj rruge. Ne brenda ketyre diteve do te firmosim kontraten me keto dy kliente per fillimin e punes, por praktikisht puna ka filluar. Angazhimi jone eshte realizimi dhe materializimi i ketij projekti, ndersa angazhimi i DPR eshte vetem hartimi i kontrates, hartimi i termave te references dhe ndjekia e ketij procesi, ku ne kuptohet, kemi detyrimet e raportimit. Ne fillim te shtatorit sipas kontrates do te dorezohet projekt idea dhe ne tetor do te dorezohet pjesa kryesore e projektit te zbatimit ne menyre qe te pergatiten dokumentat per fillimin e punimeve dhe ne fund te dhjetorit do te jete i perfunduar projekti i zbatimit i krejt segmentit Milot-Rreshen.



Cilat jane te dhenat teknike te segmentit Milot- Rreshen te aksit te ri Durres-Kukes?







Gjatesia eshte 28 km dhe eshte rruge qe shtrihet ne gryken e lumit Mat dhe Fan. Paraprakisht ne kishim nje ide qe te kalonte vetem ne njerin krah dhe afersisht ne rrugen egzistuese, por nga vezhgimet e bera kohet e fundit per te permiresuar ne menyre rrenjesore karakteristikat e rruges dalin edhe disa vepra arti te paparashikuara, 4 ura te medhaja. Ndersa, ne zonen e Milotit do te behet nje kryqezim qe ne gjuhen e teknikes quhet trumpete dhe do te behet nje mbikalim atje ku sot kryqezohet hekurudha me rrugen automobilistike. Pergjithesisht nuk do te jete e veshtire ne shtresim dhe ndertim, por gjithsesi ka volumet e veta qe kerkojne impenjim.



Sa do te jete kostoja e ketij segmenti?



Eshte pak e veshtire te thuhet qe tani, por rreth 1, 2 milione dollare per kilometer, d.m.th. vlera e plote do te jete rreth 35 milione usd. Ne fakt parashikimi ka qene pak me i vogel, por ndryshimi i idese afer Rreshenit permbysi disa parametra.



Cfare vendi mendoni se do te zere ndertimi i kesaj rruge ne prioritet e qeverise se re?



Ne programin e qverise, Nano deklaroi, se do te mbetet prioritet rruga Durres-Kukes-Morine. Per fatin e mire ministri i Transporteve eshte specialist i infrastruktures, nga ata qe njohin rrenjesisht sektorin ne fjale dhe do te kete me shume akses ne realizimin e projektit dhe ne shkembimin e medimeve per realizimin e tij.



Banka Boterore po zhvillon tenderin per perzgjedhjen e kompanise qe do te hartoje te gjithe projektin e fizibiliteit. A eshte kompania juaj ne gare?



Banka Boterore me te dhenat qe kemi nga Ministria e Transportit ka pergatitur short listen e firmave qe do te marrin pjese ne tender dhe pe fat te mire dhe firma jone INFRATRANSPROJEKT bashke me nje firme suedeze eshte ne gare me 5 firma te tjera. Me kete ecuri besoj se fizibiliteti do te jete gati per 6 muaj. Nga pervoja dhe eksperienca qe vjen nga matjet teknike dhe vleresimet paraprake qe kemi bere, varianti nga lugina e fanit vleresohet shume me i favorshem se dy akset egzistuese. Si nga parametrat e ndertimit dhe ato te shfrytezimit. Ky variant ka vetem nje tunel 5 km qe me te vertete eshte shume i veshtire dhe segmenet e tjera jane lehtesisht te ndertueshme dhe nuk perbejne ndonje pengese.



Vija neper te cilen pritet te kaloje rruga e re si paraqitet aktualisht?



Pjesa nga Durresi ne Vore eshte e perfunduar. Vore -Fush-Kruje eshte ne projektet e Bankes Boterore dhe qeverise shqiptare qe duhet te lancohet shume shpejt, ndersa rruga Fushe-Kruje Milot eshte nje rruge e re e perfunduar. Pastaj nga Miloti eshte komplet nje drejtim i vecante qe do t'i behet rruges deri ne rehabilitim dhe ndertimin nga e para. Sepse ka pjese qe ekzistojne dhe ne ato pjese idea eshte te behet nje rikonstruksion radikal. Ne perqindje determinuese do te konsiderojme si nje rruge tereisht te re. Nese fizibiliteti do te percaktoje ndertimin e nje autostrade, qe permbys dhe idene tone, pasi kemi menduar ndertimin e nje autostrade me dy kalime, duke patur parasysh se nuk kalojne me shume se 12 mije automjete ne dite. Gjithsesi ne i kemi marre te gjitha masat dhe do te bejme nje vleresim teknik me projektin qe po pregatisim, Milot-Rreshen, qe te behet vleresimi ne rast te ndertimit te nje rruge edhe me kater kalime.



Nese kompania juaj shpallet fituese cili variant do te merret ne konsiderate, duke patur parasysh se Banka Boterore eshte shprehur per ndertimin e variantit me me pak kosto?



Banka Boterore ka politiken e saj, ndersa qeveria shqiptare ka politiken te veten. Nese perputhen akoma me mire. Nese nuk perputhen ne do te perzgjedhim politiken tone. Shteti shqiptar eshte ne gjendje dhe une e them me kompetence kete, qe mund te gjenden donatore dhe kreditore per ndertimin e kesaj rruge. Per mendimin tim ketu duhen te perqendrohen te gjitha forcat dhe aftesite e qeverise tone . Eshte nje ide qe une e kam paraqitur ne ministri, qe te jepet me koncesion nje pjese e ruges bashke me tunelin sepse eshte vepra me e madhe dhe me e kushtueshmja me rreth 90 milione dollare dhe me pas reduktohet ne myre drastike kostoja e pjeses tjeter te rruges. Me sa di une ka kompani dhe banka qe jane gati ta ndertojne ate me koncension, sepse ne kete menyre mund te vjelin te ardhurat e te gjithe rruges. Por, me mbarimin e studimit te fizibilitetit ne kemi ne dore te dhenat perfundimtare per levizjet e mjeteve, te mallrave dhe trafikut ne pergjithesi, keto qe jane me te rendesishmet per konceptimin e rruges. Pavareisht se ne kemi ideuar segmentin e rruges Milot- Rreshen si rruge te kategorise se pare.



Sa eficente e vleresoni vendosjen e takses se posacme per ndertimin e rruges Durres-Kukes?



Qeveria Shqiptare ka vullnet per te realizuar kete projket per t'iu treguar edhe donatoreve se ne kete rruge do ta ndertojme, ndersa ne aspektin praktik une jam skeptik ne realizimin e saj. Por, shume shpejt jam i bindur se kjo takse nuk do te jete e nevojshme, sepse do te gjenden burime financimi nga donatore qe kur te shikojne se rruga po ndertohet do te jene prezent. Kroacia po nderton nje rruge 300 km nga Zagrepi ne Split me kosto rreth 1 miliard usd dhe ka gjetur donatore. Keshtu financues ne bote ka , por puna eshte se duhen aftesi per ti thithur ato.



A mund te thoni afate per fillimin e punimeve?



Qeveria dhe Shoqata e Ndertuesve, nxitese e ketij projekti, mendojne se zbatimi i projektit do te filloje ne tre mujorin e pare te vitit 2003, me segmentin Milot -Rreshen. Dhe duke qene se kjo nuk eshte si rruget e tjera qe behet nje pjese dhe hyn ne funksionim, sepse nga Rresheni deri ne Kukes eshte pjese po nuk mbaroi nuk vihet ne eficense. Keshtu mendoj se po filluan punimet duhet te mbaroje sa me shpejt.



Bisedoi: Blerina Hoxha




--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri, 08/07/2002





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 7-8-2002 nė 15:27 Edit Post Reply With Quote
Me se fundi nje lajm i mire dhe profesional.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 8-8-2002 nė 03:15 Edit Post Reply With Quote
Antishqiptaret, pro slavet e progreket do te bajne te pamunduren per ta pengu, se paku vonu ndrtimin e kesaj rruge.

Ajo rruge asht arterie jetesore kombetare.

Cfar mundet na te bajme per me dhane ndihmese, that's the bloody question.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 8-8-2002 nė 07:51 Edit Post Reply With Quote
Nje ide eshte me kriju nje fondacion per te mbledhur financa nga diaspora, plus dhe nje si te them nje funksion kontrollues permbi qeverine e firmat ndertuese.

1 milion shqiptare( nga 4 apo 5 milion qe jane) ne diaspore 100 Dollar ne vit, per tre vjet sigurohet financimi pa pyet kerkend ne bote.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 14-8-2002 nė 07:46 Edit Post Reply With Quote
"Taksa Majko" 23 metra rruge
Teuta Shamku /Ish-kryeministri Pandeli Majko duhet ta kishte menduar ne menyre te detajuar se taksa e miratuar me ligj per rrugen Durres-Kukes-Morine do te siguronte te ardhura te konsiderueshme per ndertimin e kesaj rruge. Ne numrin e llogarise bankare prane Bankes se Kursimeve per ndertimin e kesaj rruge ne me pak se nje muaj jane mbledhur rreth 3.1 milione leke te reja nga aplikimi i kesaj takse. "Ndonese tani per tani ne disponojme te dhena vetem nga disa qytete te vendit, deri me daten 12 gusht ne numrin e llogarise se takses per rrugen Durres-Kukes, jane mbledhur 3.115.000 leke", kane deklaruar dje per "KJ" burime zyrtare nga Banka e Kursimeve. E konvertuar ne dollare rezulton se jane mbledhur rreth 23 mije dollare per rrugen. Duke iu referuar specialisteve te ndertimit te rrugeve, per 1 kilometer rruge duhen 1 milion dollare, rezulton se vetem ne nje muaj jane siguruar parate per ndertimin e 23 metrave rruge. Gjithsesi, keto jane te dhenat operative qe disponon Banka e Kursimeve, sepse ne kete llogari kane derdhur parate e takses vetem qytetet: Elbasan, Fier, Korce, Sarande, Shkoder dhe Tirane.

Ligji per taksen e posacme eshte miratuar rreth nje muaj me pare ne Kuvend. Nga perllogaritjet paraprake, nga taksa e detyrueshme parashikohet te mblidhen 25-30 milione dollare ne vit. Vlera financiare e shpenzimeve per ndertimin e rruges nga Durresi deri ne Morine eshte menduar te shkoje ne 220-250 milione dollare.

Kush paguan takse

Pesha me e madhe per te paguar taksen e rruges Durres-Kukes-Morine bie mbi biznesin e madh. 350 subjektet e biznesit te madh jane te detyruar te paguajne 5 mije dollare ne vit. Bizneset qe nuk paguajne 15 mije leke ne vit. Bizneset qe paguajne TVSH taksohen me 500 dollare ne vit. Gjithashtu taksohet karburanti 3 leke per liter. Kete takse e mbledh administrata doganore dhe tatimore. Ligji i ri per taksen e posacme per ndertimin e rruges, takson bizneset per xhiron vjetore, per importin e mallrave si takse per karburantet. Taksen vjetore mbi biznesin e vjelin tatimet, po keshtu edhe taksen per karburantet e prodhuara ne vend. Dogana do te vjele taksen e importit si dhe taksen e karburanteve te importuara. Parate e vjelura nga kjo takse nuk do te hyjne ne planin e te ardhurave ne tatimeve apo ne dogana. Kjo vlere parash depozitohet prane Bankes se Kursimeve.

Kontributi vullnetar, parate s'mjaftuan as per 1 meter rruge

Ne vitin 1999 kryeministri i asaj kohe, Pandeli Majko, hodhi idene per ndertimin e rruges Durres-Kukes-Morine. Ai u kerkoi shqiptareve te kontribuonin vullnetarisht me financat e tyre per te ndertuar kete rruge. Prane Bankes se Kursimeve u cel nje numer llogarie ku do depozitoheshin parate e dhena vullnetarisht nga qytetaret, per te ndertuar kete rruge. Ne kete numer llogarie ne 4 vjet u depozituan vetem 110mije leke. Me keto para nuk mund te ndertohet as edhe nje meter rruge. Pasi per ndertimin e 1 kilometer rruge duhen 1 milion dollare, per rrjedhoje per nje meter rruge 1 mije dollare. Vlera e parave te depozituara me kontribut vullnetar, e konvertuar ne dollare, nuk sherben as per ndertimin e 1 meter rruge.

Ja si do te taksohen bizneset per segmentin Durres-Kukes-Morine:

Lloji i biznesit Taksa

- Nuk paguajne TVSH 15 mije leke/vit

- Paguajne TVSH 500 dollare/vit

- 350 bizneset e medha 5000 dollare/vit

- Mallrat ne dogana 100 % mbitakse

- Automjetet sipas tonazhit



KJ

Ajo qe te cudit eshte se akoma nuk u mor vesh se cfare takse paguhet e kush e paguan e sa mendohet te mblidhet afersisht ne vit.

Keta shkruajne por vetem shqip nuk shkruajne.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Anton Ashta

Postuar mė 16-8-2002 nė 13:07 Edit Post Reply With Quote
FIER

Katërqind subjkte private fierake kanë paguar taksën e rrugës Durrës-Morinë. Fakti është bërë i ditur nga shefi i Zyrës së Tatimeve në Fier, Marko Dhana. Sipas këtij burimi, Ligji numër 8915 të datës 27.6.2002, "Për sistemin e taksave", ka të përcaktuar qartë kriteret që duhen zbatuar për pagesën e kësaj takse. Ligji në fuqi ka filluar të zbatohet që në datën 23 korrik dhe janë të shumtë bizneset që kanë filluar të paguajnë për ndërtimin e kësaj rruge. Ndërkohë, sipas informacionit të marrë nga Banka e Kursimeve në Fier, vetëm gjatë 2 ditëve të fundit janë arkëtuar 630 mijë lekë në numrin e llogarisë të çelur për këtë taksë. Drejtuesit e bankës pohojnë se, pas 23 korrikut janë derdhur shuma të konsiderueshme të llogaritura për taksën e ndërtimit të rrugës Durrës-Morinë. Masa e taksës për tatimpaguesit është 30 mijë lekë në vit dhe pagesa e tanishme është për 6-mujorin e dytë të këtij viti, ose gjysma e vlerës vjetore. Sipas ligjit në fuqi, në fillim të vitit që vjen, gjithë bizneset do të shlyejnë detyrimin brenda 3-mujorit të parë, ndërkohë që për 6-mujorin e dytë të këtij viti, vlera e taksës duhet paguar deri në fund të këtij muaji. Subjektet e prodhimit të karburanteve si KPTHN-ja në Ballsh dhe Uzina e përpunimit të naftës në Fier, duhet të paguajnë 3 lekë për litër taksë për ndërtimin e kësaj rruge, ndërkohë që kjo vlerë vlen dhe për gjithë subjektet që importojnë karburantet nga jashtë shtetit. Sipas ligjit të miratuar, gjithë subjektet që fusin mallra në doganat shqiptare duhet të paguajnë 1 për qind të vlerës së mallit që importojnë si vlerë takse për ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë.


Ja morem vesh dicka interesante.

1% te vleres se mallit te importuar shkon per llogari te rruges.





Por sot, Shqypni, pa m´thuej si je?

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 1.1450980 sekonda, 50 pyetje