Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
Autori: Subjekti: MJEKSI: Botrore dhe popullore vendese.
blerim vokshi

Postuar mė 8-1-2003 nė 22:57 Edit Post Reply With Quote
MJEKSI: Botrore dhe popullore vendese.

Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton Jetën
08 Jan 2003, 13:18 UTC




Ka kohë që mbipesha trupore shikohet si e dëmshme për shëndetin, por dy studime të reja mjekësore arrijnë në përfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe në pakësimin e viteve të jetës.

Shkencëtarë amerikanë dhe holandezë njoftojnë se mbipesha trupore shkurton jetgjatësinë. Për arritjen e këtij përfudnimi shkencëtarëve iu deshëm disa vjet studimi të hollësishëm të çështjes.

Ekspertët pranë universiteteve në Birmingham të Alabamës dhe Johns Hopkins në Maryland shqyrtuan të dhënat e grumbulluara prej vitesh nga sondazhet e agjencive federale mbi shëndetin mes dhjetra mijëra njerëzve.

Doktor David Allison pranë universitetit të Alabamës thotë se synimi i studimit ishte për të përcaktuar ndikimin që ka mbipesha në jetëgjatësinë e njeriut.

Të dhënat e njoftuara në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë tregojnë se jeta e personave me mbi peshë trupore mund të shkurtohet 20 vjet, nëse mbipesha fillon rreth moshës 20 vjeçare.

Gjithashtu një grua e re zezake me mbipeshë trupore mund të humbasë 4 deri 5 vjet të jetës së saj, ndërsa një grua e racës së bardhë po me mbipeshë trupore mund të humbasë nga 5 deri 8 vjet. Gjendja këqësohet për burrat. Një burrë i racës së bardhë me mbi peshë të madhe trupore mund të jetojë 12 vjet më pak, ndërsa një i ri zezak në të njëjtat kushte të mbi peshës trupore mund të jetojë 20 vjet më pak./AL/

Edhe një studim i shkencëtarëve holandez, botuar në revistën amerikane, Analet e Mjekësisë arrin në të njëjtin përfundim pas shqyrtimit të të dhënave shëndetsore të rreth 3 mijë e 300 personave të përfshirë në studimin 55 vjeçar të institutit Framingam në shtetin Massachusets. Në studim thuhet se në përgjithësi, personat 40 vjeçarë me mbi peshë trupore jetojnë 7 vjet më pak sesa personat të së njëjtës moshë por me peshë trupore normale.

Autorët e studimit thonë se rastet e mbi peshës trupore janë më të përhapura në vendet e industrializuara dhe rekomandojnë që masat parandaluese dhe trajtimi i këtij problemi të bëhet përparësi e institucioneve shëndetsore.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 8-1-2003 nė 23:00 Edit Post Reply With Quote
Vlerat Shëruese të Magnezit
Astrit Lulushi
alulushi@voanews.com
07 Jan 2003, 14:08 UTC




Shkencëtarët thonë se frutat dhe perimet, veç vlerave ushqimore kanë edhe aftësi kuruese. Gjatë një studimi të kohëve të fundit, shkencëtarët arritën në përfundimin se perimet kanë një përmbajtje të lartë magnezi, një lloj minerali që mjekët shpesh e rekomandojnë për trajtimin e shumë sëmundjeve. Jeta e Lynne Suo sundohej nga dhimbja. Nga dhimbja e artritit. Nga dhimbja kronike e muskujve. Për afro tetë vjet ajo mbijetoi duke përdorur ilaçe kundra dhimbjes dhe steroide. Por për çudinë e saj lehtësimi më i madh i dhimbjeve nuk erdhi nga ndonjë ilaç, por nga minerali i magnezit.

Sarah Shaw pati një aksident automobilistik që e la atë me dhimbje në këmbë, dhe pa gjumë, derisa ajo filloi të merrte një tablet 600 miligramëshe magnezi çdo ditë.

Histori të tilla nuk e habisin specialisten Linda Rapson. Ajo mendon se rreth 70 për qind e pacientëve të saj demonstrojnë shenja të mungesës së magnezit, si dhimbje muskujsh, marrje mendsh e të tjera.

Mungesa në magnezium lidhet gjithashtu me sëmundjen e zemrës dhe me tipin e diabetit dy. Shumë njerëz zakonisht nuk konsumojmë një sasi të mjaftueshme të perimesh që përmbajnë këtë mineral, dhe nuk pimë një sasi të mjaftueshme uji të pasur në minerale. Mbi të gjitha, një dietë e mbushur me sheqer dhe brumëra, apo me shumë kalcium, shteron magnezin. Gjithashtu stresi çon në pakësimin në organizëm të këtij minerali jetësor.

Mjekja Mildred Seelig ka rreth katër dekada që po studion magnezin. Ajo po shkruan një libër, i cili pritet të botohet së shpejti, për të bërë të njohur këto veti të magnezit. Ajo dëshiron që kryerja e studimeve që të konfirmojnë rezultatet që ajo ka parë dhe ato që kanë raportuar pacientët e saj. Ata pranojnë që magnezi nuk është një kurë për gjithçka, por një trajtim i thjesht dhe i efektshëm të cilit nuk i është kushtuar rëndësi.

Anoreksia

Sipas statistikave, rreth 10 milionë amerikanë vuajnë nga shrregullimet e të ngrënit, shkaktar kryesor i shumë sëmundjeve. Shumë vuajnë nga Anoreksia nervoze, pasi për të mos shtuar peshë, u nënshtrohen dietave ushqimore përtjej kufijve ekstreme. Shkencëtarët në fushën gjenetike tani thonë se si mbi pesha trupore ashtu edhe nën pesha e shkaktuar nga anoreksia mund të jenë sëmundje të trashëguara gjenetikisht. Por cilët nga 31 mijë gjenet e kodit gjenetik të njeriut mund të jenë fajtorë për këto sëmundje. Shkencëtarët po punojnë për përcaktimin e këtij gjeni duke marrë në studim pjestarë të familjeve që vuajnë nga anoreksia. Megjithatë shkencëtarët thonë se problemi mund të mos jetë vetëm gjenetik, por edhe pjesë e kulturës dhe mjedisit ku jetojmë. Për anoreksinë deri tani nuk ka ndonjë kurë mjekësore, por shkencëtarët shpresojnë të gjejnë një zgjidhje të këtij problemi në përfudnim të studimit që priet të zgjasë 4 vjet.

Superkompjuterë të Rinj më të Fuqishëm

Shkencëtarët thonë se në fushën e super kompjuterve bota ndodhet në prag të një epoke të re. Ata mendojnë se superkompjutrat e tanishëm nuk i plotësojnë nevojat e zhvillimit. Për t’i bërë ballë kësaj sfide Agjencia Amerikane e Hapësirës, Nasa thuhet se ka nevojë për një përmirësim të dukshëm të superkompjuterve të saj.

Zyrtari i Nasas, Jim Taft thotë se shkencëtarëve të kësaj agjencie u duhet të kryejnë përllogaritje me dhjetra të mijtat e atomit e me miliarda shifra. Këto llogaritje me superkompjuterët e tanishëm kërkojnë vite për t’u kryer, nëse nuk shpërndahen në mijëra porcesorë të tjerë.

Për projektet e saj në hapësirë, Nasa përdor superkomjuterë të llojit Origin 3000 të prodhuara nga firma SGI- Silocon Graphics Incorporated. Presidenti i kësaj kompanie, Bob Bishop thotë se kompania e tij ka plane për krijimin e superkompjuterëve të nevojshëm. 15 përqind e të ardhurave të kësaj kompanie shpenzohen vetëm për sektorin e kërkimeve, më shumë sesa konkurentët e saj.

Zoti Bishop thotë se vetëm duke menduar për një planifikim afatgjatë, firmat amerikane mund të ruajnë rolin e tyre udhëheqës në shkencë e teknologji, dhe si rrjedhim edhe në industri dhe ekonomi. Zoti Bishop mendon se çështja e planifikimit afatgjatë në shkencë e teknologji lidhet ngushtë edhe me çështjen e sigurimit kombëtar.

Teknologjia Satelitore në Sportin e Skive

Teknologjia satelitore po gjen zbatim të frytshëm në parqet e skive në Keystone të Kolorados. Skiatorët që ndodhen këtu për pushime, kanë montuar në mëngën e xhaketës së tyre e tyre një aparat transmetues satelitor, i cili krijon një hartë ku tregohen me hollësi të gjitha rrugët nëpër të cilat kalon skiatori. Harta tregon sa kilometra ka udhëtuar skiatori dhe sa kalori ka shpenzuar ai.

Shpikësi i kësaj paisjeje ka në plan ta zgjerojë përdorimin e saj për të transmetuar sinjale, kështu që për shembull prindërit nëpërmjet një ekrani në dhomë mund të shohin fëmijët e tyre duke bërë ski larg në male.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 8-1-2003 nė 23:03 Edit Post Reply With Quote
Një studim i ri mjeksor mbi kurimin e tensionit të lartë



Tensioni i larte shpesh është quajtur “një vrasës i heshtur”. Një studim i fundit, ndër më të rëndësishmit sipas komunitetit mjekësor, i botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë mund të ndryshojë mënyrën e kurimit të atyre që vuajnë nga tensioni i lartë. Studimi, arrin në përfundimin se një grup ilaçesh, të klasës së diuretikëve, të përdorur që para 50 vjetësh, jo vetëm që kushtojnë shumë më pak por janë edhe më të efektëshme sesa ilaçet e reja që firmat farmaceutike i reklamojnë me aq bujë.

Për uljen e tensionit në nivele normale ekzistojnë rreth 180 lloj ilaçesh. Por sipas një studimi të fundit, ilaçe e klasës së diuretikëve janë më të efektshmit për këtë qëllim.

“Gjatë studimit, vumë re këto ilaçe të vjetra janë më të mira jo vetëm për uljen e tensionit por edhe për parandalimin e komplikacioneve kardio-vaskulare,” thotë mjeku Paid Whelton i Departamentit të Mjeksisë në Universitetin Tulane.

Sipas studimit, pacientët e trajtuar me diuretikë, një klasë ilaçesh që pakësojnë kripërat dhe lëngjet në organizëm, rrezikoheshin më pak nga goditjet në zemër dhe zmadhimi i zemrës, sesa pacientët që merrnin ilaçe të reja e më të shtrenjta.

Studimi i financuar nga qeveria, që mori në shqyrtim 33 mijë persona 55 vjeç e sipër, ështe studimi më i gjerë klinik i këtij lloji i kryer ndonjëherë.

Çdo pacient pjesmarrës në studim e kishte tensionin 14 me 9 ose më të lartë. Disave iu dhanë diuretikë, si hidro-kloro-tiazide, të tjerëve iu dhanë ilaçe të reja të klasës së adelatit dhe amlodipinës, dhe një grupi tjetër, ilaçe të klasës së kaptoprilit.

Rezultatet ishin aq të qarta se që një mjek tha se nëse pacientët që vuajnë nga tensioni i lartë nuk marrin ilaçe të tilla, duhet të pyesin mjekun e tyre se përse nuk u ka dhënë.

“Ky studim shënon një pikë kthese. Studimi është i gjërë, i saktë dhe i pakundërshtueshëm, dhe mendoj se do të ketë një ndikim mjaft të madh në praktikën mjekësore,” thekson mjeku Michael Alelerman i Kolegjit të Mjeksisë Albert Einstein.

Diuretikët, të prodhuara prej kohësh, kushtojnë me lirë, një dozë mujore është më pak se 9 dollarë. Ndërsa ilaçet e reja të paktën 4 herë më shumë. Kjo është arsyeja që firmat farmaceutike u bëjnë atyre reklama të fuqishme.

Për t’i bërë ballë kësaj gjëndjeje, Instituti Kombëtar i Shëndetit po ndërmerr një përpjekje të pashembullt për të nxitur përdorimin e diuretikëve. 700 mjekë që morën pjesë në studim do të shpërndahen në mbarë vendin në përpjekje për të bindur mjekët që t’u këshillojnë më shpesh pacientëve të tyre ilaçe diuretikë.

Aktualisht, vetëm 30 përqind e personave që vuajnë nga tensioni i lartë trajtohen me diuretikë. Shkencëtarët thonë se nëse arrijnë që ky numër të ngrihet në 50 përqind, kjo do të shpëtonte jetë njerëzish dhe do t’i kursente ekonomisë çdo vit miliarda dollarë. //ad//

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 8-1-2003 nė 23:08 Edit Post Reply With Quote
Alkooli shkakton dëme të pariparueshme tek truri i të rinjve



Një raport i ri që u bë publik nga Shoqata Amerikane e Mjekësisë tregon se përdorimi i alkoolit shkakton dëme të pariparueshme në zhvillimin e trurit të adoleshentëve. Deri tani në përgjithësi besohej se të rinjtë e marrin veten shpejt nga efektet e të pirit. Por shkencëtarët kanë zbuluar se është krejtësisht e kundërta. Alkooli shkakton më shumë dëme, ndoshta të pariparueshme në zhvillimin e trurit të të rinjve nën moshën 21 vjeçare sesa tek grupmoshat e tjera. Studimi tregon se përdorimi i alkoolit gjatë viteve të adoleshencës shkakton dëme në kujtesë dhe në qendrën e të mësuarit në tru, si edhe në lobet e tij të përparme që kanë të bëjnë me marrjen e vendimeve dhe gjykimin. Nga krahasimi i imazheve të trurit të adoleshentëve që kishin abuzuar me pijet alkoolike, me të atyre që nuk pinin, doli se ata që pinin e kishin zonën e trurit që merret me kujtesën dhe të mësuarit 10 për qind më të vogël. Ky është një zvogëlim i konsiderueshëm dhe ndoshta i pariparueshëm. Studimi tregon gjithashtu se ata që pinin kishin më shumë mundësi që të kishin rezultate të ulëta në shkollë, të vuanin emocionalisht dhe të përpiqeshin të vrisnin veten. Në studim thuhet se edhe pirja apo dehja e rastësishme, rriste mundësinë për dëmtimin e trurit të të rinjve, duke provuar se vendimet që marrin të rinjtë për të pirë apo mos pirë alkool, përcaktojnë cilësinë e trurit të tyre për sot dhe për të ardhmen.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 8-1-2003 nė 23:14 Edit Post Reply With Quote
Me falni se te VLERAT E MAGNEZIT kam postu nje tem qe nuk ka lidhje me mjeksi fare,ajo fillon nga Superkompjuter te rinj....
Me falni pra se ket isha duke e lexu dhe e kam fut se bashku me temen e me siperme.:)

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 8-1-2003 nė 23:20 Edit Post Reply With Quote
Kafeja forcën kujtesën

Shkencëtarët e qëndrës kërkimore pranë universitetit të Kalifornisë thonë kafeja forcon kujtesën, por vetëm tek gratë. Ata thonë se gratë që pijnë kafe gjatë jetës së tyre kanë një kujtesë më të fortë kur ato bëhen të moshuara.

Rezultatet e studimit tregojnë se gra të moshës 80 vjeçare që kanë filluar të përdorin kafe që në moshë të re ua kalojnë shumë herë përsa i përket fuqisë mendore, simotrave të tyre që nuk kanë përdorur kafe. Shkencëtarët mendojnë se kafeina jo vetëm forcon kujtesën por edhe e përmirëson atë. Ata arritën në këtë përfundim pas studimit të gjendjes së një numri grashë të cilat pranuan të përdorinin nga 1 deri në 5 filxhane kafeje në ditë për një muaj rresht.

Interesant është fakti se tek burrat kafeja nuk ka të njëjtin efekt. Burrat në përgjithësi përjetojnë një rënie të kujtesës, dhe ulje të aftësisë së të menduarit pas moshës 60 vjeç. Por tek gratë e moshuara që pijnë kafe duket se truri funskionon më mirë. Shkencëtarët gjithashtu vunë re se pirja e kafesë dhe kujtesa e fortë tek gratë nuk lidhet aspak me moshën, shkallën e arsimimit ose me terapinë për zëvëndësimin e hormoneve, për të cilën është provuar se ndihmon fuqinë mendore.

PS:Urata dhe kreshnike mos haroni pa e lexu,(po mahitna nje qik).


Metodë e re kundër dhimbjeve ne shtyllën kurrizore

Dhimbjet therrëse të kurrizit mund të jenë paralizuese. Qindra mijëra njerëz u nënshtrohen ndërhyrjeve të ndryshme në shtyllën kurrizore për t’i shmangur ato. Por një mënyrë e re kirugjike bën që njerëzit të mos ndjejnë kurrë më dhimbje të tilla.

Para dy vjetësh, prekja e gishtave të këmbëve për Sharon DiHaworth ishte diçka e pamundur. Gjatë një aksidenti, ajo dëmtoi rëndë një ruazë të shtyllës kurrizore. Ajo thotë se dhimbjet ishin të tmerrëshme. Terapia fizike nuk dha asnjë rezultat.Në këtë fazë, shumë pacientë i nënshrohen procedurës së quajtur bashkimi i kollonës, ku ruaza lidhet me kockën.

Por disa kirurgë, si Rick Delamarter kanë zgjedhur një tjetër mënyrë duke zëvëndësuar plotësisht ruazën e dëmtuar me një disk artificial. Ky është një operacion i lehtë që nuk zgjat shumë. Tani për tani kjo metodë ndodhet në fazën eksperimentale dhe kryhet vetëm në pak spitale në Shtetet e Bashkuara.


Mënyrë e re dhe më e shpejtë për diagnostikimin e Sidës

Agjencia amerikane e ilaçeve miratoi përdorimin e një metode të re e të shpejtë për diagnostikimin e të prekurve nga virusi HIV. Mënyra e re është provuar si e suksesëshme në 96 përqind të rasteve. Duke përdor një pikë gjaku, nëpërmjet kësaj analize punonjësit e shëndetësisë mund të përcaktojnë brenda 20 minutave nëse personi është i prekur nga virusi HIV ose jo. Procesi i diagnostikimit kushton rreth 20 dollarë. Aparati është prodhuar nga firma OraSure në Pensilvani.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 13-1-2003 nė 13:22 Edit Post Reply With Quote
Ngritjepeshat dhe Semundjet e Zemres
Astrit Lulushi
alulushi@voanews.com





Sipas ekspertëve, 30 minuta në ditë ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësojnë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës.

Por një studim botuar këto ditë lëtë kuptohet se për të patur një zemër të shëndoshë nevojiten më shumë se sa ushtrime të thjeshta fizike.

Dihet se ngritje peshat ndihmojnë në formimin e muskujve, por të dhënat e reja thonë se një prej muskujve që përfiton nga ky sport është edhe zemra. Sipas një studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, ngritja e peshave pakësonë rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës duke ulur nivelin e kolesterinës së keqe, nivelin e yndyrnave, si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat. Të gjitha këto janë kushte për një zemër të shëndoshë.

Shkencëtarët pranë qëndrës Harvard shqyrtuan për 12 vjet të dhënat mjekësore të mbi 40 mijë personave. Ata vunë re se personat që bëjnë 30 minuta në ditë ushtrime të thjeshta fizike si ecje apo vrapim të lehtë, ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, por ata që kryejnë ushtrime e intensive, siç janë ngritja e peshave, e ulin këtë rrezik akoma më shumë.

Ndërhyrja Kirurgjike më e Efektëshme dhe më pak e Kushtueshme.

Angioplastija dhe ndërhyrje të tjera kirigjike tek të sëmurët nga zemra kanë treguar se janë më të efektëshme sesa trajtimi konservativ, me ilaçe e terapi të ndryshme.

Por me shtimin e kostos së kujdesit shëndetsor shtrohet edhe pyetja: A është në gjendje shoqëria t’i përballojë shpenzime për ndërhyrje të tilla kirurgjike për çdo pacient?.

Një studim i botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë i përgjigjet pozitivisht kësaj pyetje. Në studim thuhet se në plan afatgjatë, trajtimi me metoda kirugjike është më pak i kushtueshëm sesa trajtimi konservativ, po të kihet parasysh se gjatë trajtimit konservativ të sëmurit i duhet të shtrohet disa herë në sapital, dhe kjo ndikon në shtimin e shpenzimeve të përgjithëshme.


Truri i një Vrasësi Serial

Ky është Joel Rifking, përgjegjës për 17 vrasje në New York nga viti 1989-1994. Tani ai kryen dënimin me burgim të përjetshëm. “Nuk e di pse i kreva vrasjet, thotë ai, ndoshta trurin e kam të dëmtuar, thotë Rifkin.”

Të njëjtën pyetje bëjnë edhe shkencëtarët. Duke përdorur teknikën e skanimit që u lejon atyre të vrojtojnë trurin me imtësi, shkencëtarët thonë se në trurin e personave që kanë kryer krime me dhunë ata shohin shumë gjëra të ngjashme. Truri i një personi normal tregon aktivitet në pjesën ballore të trurit, ndërsa tek vrasësit kjo pjesë e trurit nuk tregon asnjë lloj veprimi, është e palëvizëshme.

Mjeku Jonathan Picnus pranë universiteit Georgetown thotë se funksioni i pjesës ballore të trurit është për të frenuar veprimet impulsive. Është kjo pjesë e trurit që na thotë ne “Ndal, Mos e Bëj Këtë”.

Shkencëtarët thonë se nuk është vetëm kjo dukuri që e bën një person vrasës, por ata gjithnjë e më shumë po binden se mosaktiviteti i pjesës ballore të trurit mund të dobësojë aftësinë e njerëzve për të kontrolluar impulset. Por nëse kjo gjëndje psikologjike e fizike e trurit mund të përmirësohet me terapi apo ilaçe, për këtë shkenca ende nuk e ka thënë fjalën e vet.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 13-1-2003 nė 13:28 Edit Post Reply With Quote
Hemoragjia Cerebrale dhe Menyrat e Trajtimit
Astrit Lulushi
alulushi@voanews.com



Studim mbi njohjen e menyrave e reja per trajtimin e hemoriagjise cerebrale

Hemorigja cerebrale është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve dhe pafatësive. Por në ç’mënyrë mund të parandalohet kjo sëmundje. Për përgjigjen e kësaj pyetje janë zhvilluar një seri studimesh. dhe shumë prej tyre rekomandojnë ilaçe të ndryshme. Por pyetja që tani shtrohet është se sa njihen këto ilaçe e mënyra të reja nga personeli mjekësor në klinika e spitale. Në këtë kuadër, kohët e fundit u botua një analizë shkencore e cila merr në shqyrtim mbi 400 studime të kryera mbi hemoragjinë cerebrale.

Përfundimet e analizës lënë të kuptohet se personat e prekur nga hemoragjia cerebrale nuk kanë qënë në gjendje të marrin trajtimin e duhur mjeksor, pasi në shumë raste personeli mjekësor nuk ka dijeni rreth mënyrave të reja të efektëshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Shkencëtarët shqyrtuan me kujdes afro 400 raste me hemoragji cerebrale dhe vunë re se në disa klinika pacientëve të moshuar u ishin mohuar ilaçe kundër koagulimit të gjakut që janë provuar si parandalues të efektshëm të hemoragjisë cerebrale tek personat që vuajnë nga aritmia e zemrës. Këto ilaçe nuk u jepeshin të moshuarve pasi personeli mjekësor shqetësohej se ilaçi mund të shkaktonte hemoragji nëse pacienti padashje rrëzohej.

Por kërkimet e herëshme kanë treguar se ky lloj trajtimi nuk shkakton asnjë problem tek të moshuarit. Ekspertët thonë se të kesh ilaçin e të mos dish ta përdorësh është njësoj si të mos e kesh, prandaj u bëjnë thirrje mjekëve dhe të gjithë personeleve mjekësore që t’u kushtojnë më shumë vemendje arritjeve të reja në këtë fushë e t’i vënë ato në zbatim.

************************************

Shitja e organeve demton shendetin dhe financat

Disa njerëz mendojnë se shitja e organeve, siç janë veshkat mund t’i ndihmojnë ata të dalin nga varfëria. Në një studim të kohëve të fundit u morrën në shqyrtim 300 persona nga India, çdo njëri prej të cilëve kishte shitur një veshkë. Për një veshkë të shitur ata kishin fituar 1 mijë dollarë, shumë jo e vogël në një vend të varfër.

Doktor David Rotham pranë universitet Columbia të New Yorkut studioi gjendjen e këtyre pacientëve. Grupi i tij i punës vuri re se 6 vjet, pas operacionit, të ardhurat financiare të tyre ranë me 1 të tretën. 79 përqind e tyre thanë se janë penduar për këtë operacion nuk do t’i rekomandonin askujt për të shitur ndonjë organ të trupit.

Në shumë vende, shitja-blerja e organeve është e ndaluar me ligj, por nga dëshpërimi për para apo shëndet shumë njerëz shtyhen në këtë veprim. Në Shtetet e Bashkuara ndalohet me ligj blerja e një veshke të personit që është gjallë.

***************************************************

Trajtimi i simptomave te hereshme mund te parandaloje Alcajmerin

Kur flitet rreth sëmundje së Alcajmerit, shumëkujt i vjen në mend një njeri i humbur, i shkëputur nga realiteti, dhe që nuk mban mend asgjë.. Por ky skenar është zakonisht pjesë e shkallës më të rëndë të sëmundjes.

Në një studim botuar këto ditë në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisës thuhet se para simptomave të rënda, Alcajmeri shfaqet me shenja të lehta, të cilat po të trajtohen që në fillim, mund të shmangin sëmundjen. Autorët e studimit morrën në shqyrtim qindra pacientë të moshuar që vuajnë nga Alcajmeri. Ata vunë re se para shfaqjes së plotë të sëmundjes, 75 përqind e pacientëve kishin treguar shenja neuro psiqiatrike si depresion, halucinacion, nervozizëm dhe ankth. Autorët e studimit pranë qëndrës mjekësore John Hopkins në Maryland thonë se njerzët përqëndrohen aq shumë në idenë se Alcajmeri shkakton humbjen e kujtesës, saqë nuk vënë re se sipmtomat e tjera neuro psiqiatrike që shfaqen fare hapur.

Doktor Konstantine Lyketos, që kryesoi studimin, thotë se këto simptoma mund të trajtohen me ilaçe, terapi e ushtrime fizike, dhe sa më shpejt që fillon trajtimi i tyre aq më i mundshëm bëhet parandalimi i Alcajmerit.

****************************************************

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 13-1-2003 nė 13:41 Edit Post Reply With Quote
*********************************

Ilaçi Diovan për trajtimin e presionit të lartë të gjakut tani mund të përdret edhe në trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Sipas të dhënave, Ilaçi Diovan ul rastet e vdekshmërisë në 41 përqind tek të sëmurët nga zemra. Sëmundjet e zemrës përbëjnë një problem të madh shëndetsor në Shtetet e Bashkuara. Çdo ditë 1500 amerikanë diagnostikohen me sëmundje të zemrës.

*******************************************

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 13-1-2003 nė 13:43 Edit Post Reply With Quote
Ilaç i ri kundër depresionit
Astrit Lulushi


• Agjencia amerikane e ushqimeve dhe ilaçeve miratoi përdorimin e një ilaçi të ri për trajtimin e depresionit. Ilaçi quhet Leksapro. Ai është provuar si shumë më i dobishëm dhe dy herë më i fuqishëm sesa ilaçi i deritanishëm Celeksa.

Rezultatet e ilaçit të ri fillojnë të vihen re që në javën e parë të përdorimit. Në provat klinike, Leksapro ka treguar se është në gjendje të largojë shpejtë simptomat e depresionit, efektet anësore të tij janë shumë të pakta, dhe ka shumë pak gjasa të hyjë në reaksion me ilaçe të tjera. Miratimi i këtij ilaçi ndihmon për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me trajtimin e depresionit, përfshi efektet e rënda anësore të ilaçeve të deritanishme. Gjatë provave doli se doza fillestare prej 10 miligram Leksapro në ditë është po aq efektive sa një dozë me ilaçin Celeksa prej 40 miligramësh në ditë. Gjithashtu, shumë pacientë që iu nënshtruan kurës me Leksapro me 10 miligram në ditë treguan shenja të mëdha përmirësimi të depresionit që në javën e parë ose të dytë të kurës.

*****************************************

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 13-1-2003 nė 13:51 Edit Post Reply With Quote
Mesim per nenat e reja pasi ketu eshte bere si mode te ju ipet femijve qumsht pluhur i tretur me uj

QUMËSHTI I GJIRIT RRIT INTELIGJENCËN
Astrit Lulushi
Uashington



Shkencëtarët thonë se ushqimi i foshnjeve me qumësht gjiri gjatë nëntë muajve të parë të jetës së tyre i bën ata më inteligjentë kur rriten.

Studimi u botua në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë. Duke mbështetur rezulatet e kërkimeve të tyre të mëparëshme se qumështi i gjirit shton zgjuarsinë, shkencëtarët thonë se rritja e kësaj inteligjence varet nga numri i muajve që njeriu është ushqyer me qumësht gjiri gjatë periudhës së foshnjërisë.

Kjo doli nga studimi dhe vëzhgimi i më shumë se 1 mijë e 500 grave që nga periudha e shatzanisë deri në kohën kur fëmijët e tyre arritën moshën 30 vjeçare. Shkencëtarët citojnë disa arsye që personat e ushqyer me qumësht gjiri gjatë 9 muajve të parë të foshnjërisë kanë një shkallë më të lartë inteligjence se sa të tjerët.

Për shembull, thonë ata, qumështi i gjirit përmban acide yndyrnash që ndihmojnë në zhvillimin e qelizave të trurit, dhe se këto acide mungojnë tek qumështi i lopës ose ai i përgatitur sipas formulave ushqimore farmaceutike.

Dhe së dyti është faktori psikologjik, pasi dihet që nëna e cila mban foshnjen në gji për 9 muaj veç ushqimit i jep fëmijës edhe përkujdesin dhe përgëdheljet, të cilët mjekët i quajnë faktorë që forcojnë lidhjet nënë-fëmijë dhe me ndikime mjaft pozitive pas moshës së fëmijërisë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 13-1-2003 nė 14:00 Edit Post Reply With Quote
Kuriozitet mjeksor

Foshnje 250 gramëshe !!!
25 maj


Doktorët në Firence të Italisë thonë se një foshnjë, që kur lindi në shkurt të këtij viti, peshonte më pak se një shishe e vogël koka-kole, do të mund të ketë një jetë normale.

Vajza e vogël, të cilës doktorët dhe infermieret i vunë me përkëdheli emrin ”Perla”, peshonte vetëm 285 gramë kur lindi.

Doktorët e spitalit Careggi të Firences thanë se foshnja që lindi tre muaj para kohe ishte aq e vogël saqë mund ta mbaje në pëllëmbë. Pas lindjes, Perlën e vunë në një inkubator dhe e ushqyen me një pikatore fare të vogël, që u bë posaçërisht, sepse ato që ishin në dispozicion ishin shumë të mëdha për të.

Doktorët e spitalit thonë se Perla është bebja më e lehtë, që ka arritur të mbijetojë ndonjëherë, pas lindjes. Ata thonë gjithashtu se pavarësisht nga trupi i saj i vockël, Perla gjithmonë kishte vepruar si një bebe krejtësisht normale.

Foshnja e gëzueshme peshon tani plot dy kilogramë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
blerim vokshi

Postuar mė 17-1-2003 nė 16:35 Edit Post Reply With Quote
Pagjumësia Ndikon në Metabolizëm
Astrit Lulushi
alulushi@voanews.com





Disa njerës mund ta dëgjojnë sinjalin e zgjimit në orën 5 të mëngjesit. Por Patrik e dëgjon atë në 5 pas dite. Ai punon natën dhe mundohet të flejë ditën. Ai vuan nga pagjumësia. Ekspertët thonë se kjo është shpjegueshme, pasi puna natën është në kundërshtim me ritmin natyral të organizmit.

Profesor Neil Kavey pranë universiteit Columbia thotë se gjatë studimit është vënë re se nga ndryshimi thelbësor i orarit të gjumit shkaktohet pagjumësia e cila afekton funksionet bazë të organizimit duke filluar që nga ndryshimet në metabolizmin e glukozës, në sekrecionin e insulinës, në funskionimin e gjëndrave teroide madje edhe në sistemin imunitar të trupit.

Tashmë shkencëtarët po kryejnë kërkime për të parë në se pagjumësia mund të jetë shkak edhe për sëmundje të zemrës e kancerin. Shkencëtarët thonë se për një funksionim normal të organizmit, një i rritur ka nevojë për të paktën 7 deri në 8 orë gjumë, ndërsa të rinjtë nën moshën 20 vjeç kanë nevojë për më shumë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 25-2-2003 nė 18:58 Edit Post Reply With Quote
Vaksinë kundër Sidas; Inxheksione pa Gjilpërë; Paisje kundër Erës së Keqe;
Astrit Lulushi
alulushi@voanews.com
25 Feb 2003, 15:05 UTC


Vaksina e re Aidsvaks u provua tek 5400 pacientë dhe rezultatet e shpallura dje duken jo plotësisht të kënaqëshme. Rezultatet e shumëpritura nga kompania VaxGen me qendër në Kaliforni, e cila u mor me eksperimentimin e vaksinës së sidës, tregojnë se produkti i ri vetëm sa e uli përhapjen e infeksionit me virusin HIV që shkakton sidën. Në eksperimentet që u bënë me 5,400 njerëz me shkallë të lartë rrezikimi në Shtetet e Bashkuara dhe në Hollandë, numri i të prekurve ra 3,8 përqind.

Kur u analizuan shifrat, doli se njerëzit me origjinë aziatike ose zezake që morën vaksinën u infektuan 67 përqind më pak se sa ata që nuk e morën atë. Ndërsa midis zezakëve, infektimi ishte 78 përqind më i ulët. Kompania shpreson se ky është ndoshta hapi i parë drejt luftimit të një sëmundjeje e cila deri tani ka shkaktuar vdekjen e 28 milion njerëzve në botë.

Në eksperiment morën pjesë vetëm 498 vetë me origjinë zezake dhe aziatike, kështuqë është e vështirë që shifrat të interpretohen me saktësi. Por është fakt se kjo pjesë e popullatës dukej se prodhonte më shumë antitrupa se sa njerëzit e tjerë, prandaj kompania po merret tani me studimin e mëtejshëm të kësaj kategorie për të parë nëse mund t’i bëjë përmirësime vaksinës.

Shkencëtarë të ndryshëm e përshëndetën rezultatin e vaksinës eksperimentale. Kompania VaxGen thotë se nuk është e qartë nëse këto rezultate do t’i kënaqin autoritetet shëndetësore amerikane, të cilat kanë kërkuar që vaksina e re ta ulë ritmin e infektimit në masën 30 përqind.

INXHEKSIONE PA GJILPËRË

Kompania amerikane Bioject Medical ka prodhuar një teknologji që eleminon dhimbjen e shkaktuar nga inxheksionet. Shumë njerëz, sidomos fëmijët, kanë frikë nga inxheksionet për shkak të dhimbjes që ato shkaktojnë kur shpojnë lëkurën. Por jo vetëm fëmijët. Shumë të rritur do ta mirëprisnin një mënyrë më të lehtë për të marrë inxheksionet.

Tani pacientët kanë një alternativë pa gjilpërë, nëpërmjet një paisjeje të prodhuar nga firma Bioject Medical. Drejtori Jim O’Shea thotë se strategjia e firmës është ta bëjë këtë një pajisje për përdorim të gjërë. Ai thotë se paisja pa gjilpërë është mjaft efektive si në prodhimin edhe në përdorimin e saj.

Tani për tani, Bioject Medical me qëndër në Nje Jersey ka hyrë në bisedime me firma të ndryshme farmaceutike për prodhimin në masë të paisjes së re.


PAISJE E RE QË LUFTON ERËN E GOJËS

Era e keqe e gojës shqetëson miliona vetë dhe në Shtetet e Bashkuara ekziston një industri e tërë të merret me këtë problem.

Mjeku Anthony Dailley thotë se ka kuruar mijëra vetë që vuanin më parë nga era e rëndë e frymës. Ai ka krijuar një paisje të quajtur Halimetër e cila përcakton shkallën e squfurit, një nga prodhuesit e baktereve që shkaktojnë frymën e keqe.

Por nëse fryma është jashtëzakonisht e keqe, doktor Dailley përdor Hydrofloss, paisje për larjen e gojës me ujë të jonizuar për të pastruar gjuhën nga bakteret.

Në farmaci ka shumë solucione që pretendojnë se zgjidhin problemin e erës së gojës, por mjekët thonë se jo të gjitha ato përmbushin premtimet. Për shembull, solucionet që përmbajnë alkohol, e bëjnë problemin edhe më të rëndë pasi alkoholi ndikon në tharrjen e gojës. Sipas ekspertëve solucionet për larjen e gojës shmangin erën e keqe të frymës mesatarisht vetëm për 15 minuta.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
mistiku

Postuar mė 25-2-2003 nė 21:50 Edit Post Reply With Quote
Vëlla Blerim, të falënderoj shumë për të gjithë shkrimet që i bën në faqen tonë!
Qe disa këshilla që u përmbahem:
Ata që i kanë kaluar dyzet vjetë është mirë të marrin nga një aspirin në ditë i cili ndihmon në hollimin e gjakut.
Është mirë të konsumohen dy decilitra venë e zezë në ditë, sepse ndihmon sistemin kardiovaskular, dhe si preventivë nga ataqet në zemër.
Poashtu është qetsuese dhe ndihmon në preventivë të infarktit një birrë në ditë.
Vitamina e minerale është mirë të marrin të gjithë që nuk e kanë ushqimin e llojëllojshëm. Si i moshuar marr edhe vitaminë C dhe E çdo ditë që janë shumë të dobishme,- E është kundër oksidimit (ndryshkut) të gjakut.
Shëndet të gjithëve!

View User's Profile View All Posts By User U2U Member





Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.1629920 sekonda, 38 pyetje