Kuvend-eDSH
Nuk keni hyrė [Hyrje - Regjistrohu]


Version i printueshėm | Dėrgo pėr njė shok
Nėnshkruaj | Shtoni tek preferencat
<<  1    2    3    4    5  >>
Autori: Subjekti: Si duan ta shohin shqiptarėt Maqedoninė?
Tali

Postuar mė 22-1-2003 nė 02:45 Edit Post Reply With Quote
RUFI OSMANI: GJASAT PĖR ZBATIMIN E MARRĖVESHJES SĖ OHRIT TĖ DOBĖSUARA DHE TĖ ZBEHTA

Nëse konstatohet me objektivitet, në fakt, bëhet fjalë për nxjerrjen nga puna të shqiptarëve, të cilët kjo parti i punësoi gjatë fushatës elektorale, pa u dhënë mandate punuese konform ligjit për marrëdhëniet e punës dhe në këtë mënyrë ata kanë pasur një mandat punësimi të përkohshëm thotë, pos tjerash, analisti Rufi Osmani, në intervistën për Radion "Evropa e Lirë".




RADIO EVROPA E LIRË
Gjatë vitit 2002 u bë një ndërrim i partive në pushtet. Si e vlerësoni punën e qeverisë së tashme dhe në këtë kuadër, a vëreni ndonjë ndryshim nga koalicioni i mëparshëm qeveritar?

RUFI OSMANI
Personalisht mendoj se qeveria e re është një rezultantë logjike e rezultateve zgjedhore të partive alternative politike në spektrin politik shqiptar dhe maqedonas dhe kjo qeveri reflekton fituesit e spektrit politik maqedonas dhe shqiptar. Mirëpo duke analizuar, në bazë të asaj që kjo qeveri ka dëshmuar deri më tash - përafërsisht në 100 ditët e para të qeverisjes së saj - duhet të themi se dallime esenciale me atë të mëparshmen nuk ka. Kjo qeveri dhe ky parlament vazhdojnë të funksionojnë në bazë të parimit të shumicës. Në bazë të këtyre parimeve sllavo-maqedonasit janë shumicë politike në parlament dhe në qeveri, edhe përkundër ndarjes së resoreve, i cili në shikim të parë ishte më përmbajtësor dhe më i dobishëm për shqiptarët, nga ana cilësore, pra, nuk ka dallime esenciale. I vetmi dallim do të kisha thënë qëndron në faktin se përfaqësuesit politikë të BDI-së dhe LSDM-së në prononcimet e tyre politike publike janë shumë më të matur nga ish përfaqësuesit politikë në ish qeverinë e WMRO-së dhe të PDSH-së dhe kjo i jep një sinjal arsyetimi për një seriozitet më të madh në menaxhimin e punëve publike do të kisha thënë me peshë të gjerë për Maqedoninë dhe për rajonin në përgjithësi.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa i përket skenës politike shqiptare në Maqedoni, po ashtu ndodhën ndryshime. Siç thatë edhe ju tash në qeveri është BDI-ja. Partia Demokratike Shqiptare e Arbër Xhaferit po kritikon ashpër disa zhvillime të fundit. Në këtë aspekt si i vlerësoni ju angazhimet e BDI-së në zhvillimet e fundit politike?

RUFI OSMANI
Më duhet të them kështu nga një pozicion objektiv se shumica e pikave të lëshuara nga partia e zotit Xhaferi janë kritika pa mbulesë objektive. Në veçanti këto kritika kanë të bëjnë me gjoja nxjerrjen nga puna të shqiptarëve. Nëse konstatohet me objektivitet, në fakt, bëhet fjalë për nxjerrjen nga puna të shqiptarëve, të cilët kjo parti i punësoi gjatë fushatës elektorale, pa u dhënë mandate punuese konform ligjit për marrëdhëniet e punës dhe në këtë mënyrë ata kanë pasur një mandat punësimi të përkohshëm. E dyta, mendoj se shumica e kritikave në këtë fazë, pa përfunduar akoma 100 ditëshi i funksionimit të qeverisë, janë pa mbulesë reale dhe kryesisht janë të një natyre të propagandës inflatore. Nëse vërejmë realisht, edhe BDI-ja në pushtetin aktual, e ka atë pozicion, i cili buron nga pozita e shqiptarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, i cili buron nga vetë marrëveshja e Ohrit dhe nuk duhet harruar se pikërisht ishte Arbër Xhaferri, Imer Imeri e të tjerët, të cilët së bashku me Ali Ahmetin ranë dakord për marrëveshjen e Ohrit dhe ranë dakord për pozicionin diskriminues të shqiptarëve që vazhdon akoma në institucionet e shtetit të Maqedonisë, por tashmë, do kisha thënë, me një dozë më të zbutur sesa në qeverinë paraprake. Duke u nisur nga këto pozicione nuk bëhet fjalë faktikisht për kritika përmbajtësore reale, të cilat kanë një mbështetje të vërtetë funksionale. Gjeneratori i krizës dhe, do të kisha thënë, gjeneratori i faktit që edhe BDI-ja nuk është efektive, konform kërkesave të shprehura të shqiptarëve, është vetë Kushtetuta, sikundër është vetë marrëveshja e Ohrit.

RADIO EVROPA E LIRË
Blloku politik shqiptar në përgjithësi mendon se gjatë vitit 2003 duhet të përshpejtohet përfundimi i marrëveshjes së Ohrit, të cilën e përmendet edhe ju. Në këtë aspekt partitë maqedonase, veçanërisht opozita e udhëhequr nga VMRO- DPMNE tash e kundërshtonmarrëveshjen e Ohrit. Si i parashihni ju zhvillimet në këtë kuadër?

RUFI OSMANI
Po gjithësesi e gjithë kjo që po konstatoni, faktikisht nxjerr në pah se situata politike në Maqedoni është mjaft e brishtë dhe ato rezultate që shqiptarët i arritën me marrëveshjen e Ohrit, tashmë janë në rrezik të zbatimit praktik, nëse kemi parasysh sjelljen e opozitës maqedonase që ju e përmendët, opozitë kjo që në fund të fundit ka qenë dhe mbetet partner strategjik i Arbër Xhaferrit dhe partisë së tij. Këto ditë mund të konstatohet se realizimi i marrëveshjes së Ohrit tashmë kërcënohet edhe nga paralajmërimet për një opozitë të re luftarake, që gjoja do të duhet ta nisë Armata Kombëtare Shqiptaredhe nga ky këndvështrim dhe nga këndvështrimi se Maqedonia ka shumë detyrime që do duhet ti zbatojë në kuadër të reformave ekonomiko-sociale dhe të sigurisë të marra nga akti i Marrëveshjes për Asocim-stabilizim, mund të përfundoj se gjasat për një implementim të suksesshëm afatshkurtër dhe me një dinamikë të kënaqshme për shqiptarët, janë mjaft të dobësuara dhe mjaft të zbehta dhe në këtë drejtim, pa një ndërhyrje substanciale të faktorit ndërkombëtar, kjo marrëveshje rrezikohet të pezullohet, përgjithësisht të anashkalohet dhe pjesërisisht të zbatohet në këtë fazë të qeverisjes BDI-LSD.

Intervistoi: Fatmir Bujupi





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 28-1-2003 nė 17:34 Edit Post Reply With Quote
Si mė tutje?

Në IRJM dita ditës po thellohet bashkëpunimi i ish udhëheqësisë së LPK-ës apo UÇK-ës me pushtetmbajtësit maqedonas të cilët janë ato të njejtit që përdorën dhunën e shfrenuar në bit pazar të Shkupit,në Ladorishtë të Strugës,në Gostivar,në Tetovë etj.

Koalicion më të mirë ska si të gjesh sepse të dy kampet përbëhen nga ish komunsitët.BDI partia shqiptare(?) këto ditë ka intensifikuar punësimin e shqiptarëve në administratë!Po!BDI ka filluar të punësoj anëtarët e familjeve të saj së pari(sepse vetëm familjet e tyre janë më të shkolluar dhe adekuat për ato punë!!!),aq sa nënkryetari i BDI-s ka punësuar brenda muajit 6 motrat e tij!!!Të gjitha drejtoresha!!!Kjo sdo koment.Ish-luftëtarët e UÇK-ës paskan luftuar që të zënë pozicione në shtet dhe t'i punësojnë familjarët e tyre,kurse ajo "luftë çlirimtare" që ndodhi me urdhërin e tyre,sdi si e kuptonkan këto ish struktura ushtarake.Po!PO!E paskan mashtruar popullin e ngratë(pyetem deri kur shqiptarët do të mashtrohen?).Luftën dhe viktimat ishin dhe e bënë populli.Populli ishte ai vetë që blente armët me të hollat e veta dhe luftonte,kurse strukturat e UÇK-ës në Zvicër dhe gjëtiu në Evropë mbledhnin deviza të majme.Sot shohim që selitë e BDI-së në një shtet shumë të varfër dalin si këpurdhat pas shiut.Me arqitekturë shumë moderne dhe brendi të stilit holivudian(që vetëm në film e sheh)!Dhe natyrisht këto seli BDI i ka bërë pronë private!Në emër të kujt?Në emër të popullit më nuk do të këndohen këngët o ju krerët e prishur të BDI-së.Ju që tentoni popullit t'i shitni filozofi politike nuk jeni në gjendje të kuptoni se poitikën që ju e bëni është kryekëput komuniste.Por...mirë bëni,tani e dimë se kush jeni.

Ne menduam që së paku një mandat do t'a qeverisni shtetin e brishtë të IRJM,por siç i shohim punët,edhe gjysëm mandati do të ishte i tepërt për ju.

Pushteti aktual të dashur lexues lufton korupcionin.Për çdo ditë në IRJM vriten njerëz,në asnjë rast pushteti nuk ka mund të zë vrasësit!!Kurse nga ana tjetër lufton korupcionin!Korupcionin e luftojnë,dhe mendojnë se ne nuk shohim që vetë koruptohen.Si të komentohet ndryshe punësimi i 6 motrave të nënkryetarit të BDI z.Palloshi?Si të komentohet ndryshe punësimi i nënës dhe babait të zavendëskryeministres së IRJM znj.Sheqerinska që punëspji pra këto në elektroekonomin e IRJM në vendet kyçe!

Dhe thonë se e luftuakan korupcionin.Deri se kryetari i IRJM ngre dolli me një lëng molle dhe përshëndet Ali Ahmetin,ky i njejti rreklamon birrën maqedonase,duke mbajtur gotën në dorë dhe me birrën maqedonase përshëndet kryetarin e irjm duke ngritur dollin!!!

BDI do të fundoset shumë shpejt.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 29-1-2003 nė 15:48 Edit Post Reply With Quote
»Behemonti sllavomaqedonas" ,"Koalicioni i madh" dhe “Marrėveshja e Ohėrit" me krerėt e ish UĒK-

Dr.Nehat Sadiku

Kush ka dëgjuar gjë për filozofin e shquar eminent britanik Thomas Hobbsin, e din se ky teorik i politikës është autori i veprës së njohur klasike Leviatanit. Është më pak e njohur se Hobbsi gjatë viteve të pleqërisë në mes tjerash e pati shkruar veprën, të cilin lirisht mundemi ta trajtojmë si vëllaun binak të Leviatanit: Behemontin. Në Leviatanin shumë thjeshtë thënë është prezentuar dhe pasqyruar formimi i pushtetit publik sovran, shtetit. Behemonti në dallim prej vëllaut të vet të famshëm e përshkruan se si fundamentalistët religjioz dhe fanatikët demokratik në Angli e patën përmbysur pushtetin sovran duke e ndezur luftën qytetare apo shtetase.

Kjo vepër meret me shpërbërjen dhe shkatrimin e shtetit, fytyra e titullit simbolizon joshtetin. Në eshatologjinë Çifute si Leviatani ashtu dhe Behemonti kishin qenë bishat e egërta të kaosit. Tek Hobssi Leviatani paraqitet - si një mbret përmbi fëmijët e debelisë - u bë si një simbol për shtetin, që ngren dhe rregullon rendin dhe paqën, për sistemin politik ku pushteti sovran publik garanton pushtetin e ligjit dhe i rruan të drejtat e individit. Behemonti, simbolizon mospushtetin, kaosin dhe dhunën, që shpjer deri tek rrëzimi dhe shpërbërja e shtetit.

Me ndihmën e Hobbsit do të mundohemi të sqarojmë se çfarë është duke ndodhur në Maqedoni me kombin shqiptar. Pozita nuk është aq e mirë - me këtë pajohet me padyshim thuajse shumica. Përgjegja për pyetjen, se çka është ajo që e hedh mbi shtetin sllavomaqedonas pëlhurën e zisë dhe shakton kokëçarje se ku qëndron problemi, ç'është aq problematike, janë këto interpretimet e shumta tejet të ndryshme dhe polemizuese. Sidomos dallimi i qëndrimeve se ku kemi ardhur dhe si duhet vepruar matutje, nuk mvaren parasegjithash prej qëndrimit apo opcionit politik (apo ma së miri prej përkatësisë politike) të atyre, që për këtë pyetje shkruajnë apo flasin. Më sëpari bjen në sy identiteti i interpretimeve, që dallohen vetëm sipas parashenjave dhe gjykimeve vlerësuese thuajse tejet iracionale dhe deri diku në esencë kundërshtonjëse dhe jo sipas pikënisjeve themelore reflektonjëse. Edhe ma shumë, nuk do të ishte i tepërt ky konkludim që problematika për të cilën shkruhet dhe flitet gjatë gjashtë viteve të fundit në Maqedoni mvarësisht prej pozicionimit politik pozitë-opozitë, thuajse në përgjithësi e determinon apo dirigjon e djathta politike ultranacionaliste profashiste dhe këtë bërthama e saj e fuqishme e përbërë prej të ashtuquajturave forcave politike properendimore si në bregun e lumit të thatë sllavomaqedonas dhe atij shqiptar. Dhe jo vetëm se prodhon argumente por edhe me këtë e përcakton interpretimin e veprimit të vet si dhe sjelljen e kundërshtarëve të saj. E djathta sllavomaqedonase dhe ajo shqiptare mendojnë se kanë njëfarë hegjemonie politike dhe intelektuale, opinioni publik në Maqedoni kacafytet me pyetjet jo të rëndësishme dhe të rrejshme. Njëra prej pyetjeve tejet tipike është ajo që e kam parashtruar shpeshherit nëpër mediat e shumta nëpër shtetet evropiane se ndoshta binomi politik Arbër Xhaferi - Menduh Thaçi kreu dhe njëri prej nënkryetarëve të PDSH-së, (tanimë me parafimin dhe nënshkrimin e marëveshjes së Ohrit të tandemit Xhaferi-Ymeri) janë bërë marioneta e kryetarit të qeverisë maqedonase Georgievskit apo e presidentit maqedonas Trajkovskit apo qendrave tjera politike jashtë Maqedonisë të themi të rretheve bullgaromadhe për shkak të "dosjeve politike in corpertina jo të hapura tek rasti i Gostivarit". Si një figurë e shenjtë paraqitet ish perfekti i Gostivarit mr.Rufi Osmani i cili e përcakton rezultatin përfundimtar të duelit politik Xhaferi-Thaçi, Xhaferi-Ymeri nëse njëri bjen, bjen dhe tjetri, nëse bien të dy, bien sëbashku. Përgjegjësia e Arbër Xhaferit dhe deputetëve të PDSH si dhe PPD në parlamentin maqedonas, në qeveri (ndoshta edhe tek qeveria e zgjëruar apo koalicioni i madh) është tejet i madh para kombit shqiptar. Po të njëjtën përgjegjësi e mbartin edhe PPD, PDK dhe sidomos UÇK-ja. Ajo që është ma kryesore tani për tani, sepse Arbër Xhaferi si një individ publik, e keqpërdori besimin dhe kredibilitetin e tij politik, e keqpërdori votën e lirë, demokratike dhe liridashëse të shqiptarëve në Maqedoni, dhe si një "lider i traumatizuar dhe i hendikeposur kvazikarizmatik" shqiptarët dhe gjeneratat e ardhëshme do ta mban në mend si një kusar dhe trumcak që i tradhëtoi parimet e tija politike, i tradhëtoi interesat politike të kombit shqiptar në Maqedoni. Ky argumentim vjen dhe dëgjohet prej rradhëve të disa qarqeve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe tek diaspora shqiptare. Personalisht kam një qëndrim tjetër që deri dikund i kundërvihet qëndrimit të atyre që nuk shohin dy gishta para syve të vet. Thjeshtë thënë populli shqiptar në Maqedoni ka nevojë për një unitet komplementar dhe konzistent për pyetjet kardinale, gjërat tjera le të mbeten për foshnjat e djepit dhe jo për politikanët që mundohen ta blejnë shkurtpamësinë e tyre me injorancën, dekadencën dhe nihilizmin e tyre shpirtëror me largimin e intelektualëve prej rradhëve të tyre.

Nuk duhet aluduar dhe krijuar "oazat e rezikut" dhe "kampet e përqëndrimit" për rezikimet e shumta për demokracinë dhe higjienën shpirtërore dhe sjelljen endacake të shqiptarëve në Maqedoni dhe sidomos të deputetëve dhe krerëve që i reprezentojnë idealet dhe interesat politike të saja. Njëra palë e sheh se si i vetmi rrezik i potencuar dhe i mundshëm për interesin e kombit shqiptar janë forcat politike të kontinuitetit politik ku paraqitet si një hegjemon PPD e dr.Ymer Ymerit dhe tjetra PDSH e Arbër Xhaferit. Poashtu tejet më ka dëshpruar edhe sjellja e papërgjegjëshme e lidershipit politik dhe ushtarak të UÇK-së në krye me Ali Ahmetin që dhanë pëlqimin dhe firmosën pajtimin apo e pranuan marëveshjen e turpshme të Ohrit. A ekziston ndonji ekspert politik shqiptar që do ta sqaronte një sjellje të këtillë për çastet vendimtare për kombin shqiptar? Njëra palë dhe pala tjetër e keqpërdorin emrin e demokracisë për diskvalifikimet dhe demonizimet e kundërshtarëve si dhe njëherit legjitimizimin e politikës së tyre për efektivat dhe strategjitë e tyre se si duhet mbetur apo ardhur në pushtet përgjithmonë, këtu le të duket dhe aq naive përfundimi im se si viktimë paraqitet nocioni i demokracisë, që mbetet si një trung i tharë i grabitur prej parazitëve të shumtë që po atij trungu që dikuri i epnin jetën. Droja e tepërt dhe e bezdishme për demokracinë sllavomaqedonaso-shqiptare që nuk don të thotë asgjë, ose për vetë elitat politike mundet ta ketë kuptimin e gjithëçkahit, nuk kanë kurajo civile dhe mençuri politike që ta pranojnë faktin se fund i fundit shqiptarët në Maqedoni jetojnë në një shtet kvazidemokratik pak a shumë fashisoid dhe totalitar dhe se Georgievski, Trajkovski, Xhaferi, Ymeri dhe tjerët janë pjella e një politike "demokratike" fashisoide. Po edhe vetë Xhaferi,Ymeri. Këto janë po ato "demokratë" para të cilëve na pat kujtuar vetë Hobbsi që duhet të mbrohemi dhe të kemi kujdes mos të na fëlliqin me smundjen e tyre të trathtisë së interesave vitale të kombit shqiptar: jo rreziku për demokracinë, por demokracia si njëfarë kanosje reziku për çështjen e pazgjedhur të kombit shqiptar. Të blerë, të shitur, të konzumuar për jetë të jetëve! Matutje, jemi mësuar të dëgjojmë njëfarë vokabulari të krimbur dhe anashkelonjës për "integrimin e kombit shqiptar në Evropë". Njëra palë këtë e sheh tek krijimi i njëfarë forumi politik i kombit shqiptar, ky sher dhe idiotizëm rrjedh prej strukturave politike neokomuniste të PSSH dhe personalisht Fatos Nanos. Kjo parti sipas tij paraqet njëfarë "shkalle të evropianizimit në Shqipëri" dhe u bëjnë thirje për ti ndihmuar tyre nga ana e komisionit evropian dhe deputetëve evropian (edhepse prej rradhëve të kësaj partie dëgjohen zërat e shumtë të zymtë dhe evroskeptik). (Kjo epizodë e një sjellje të tillë patologjike shkakton një dyshim të madh, se ministri për punë të jashtme i Shqipërisë për luftrat e tija të brendshme politike mundohet ti rekruton krerët politik evropian këtu duhet reaguar shumë shpejt dhe duhet menduar shumë thellë për një veprim të tillë). Analistët e kutshëm evropian dhe botëror parashtrojnë pyetjen: çka mbeti prej pluhurit të artë dhe magjepës të "faktorit të unifikuar politik shqiptar" në Maqedoni? Kush kujt i pinë helm uji prej dore tek shpirtërat e degjeneruar të bashtakëve shqiptar që veten e quajnë politikanë dhe intelektual ku akoma nuk kanë arritur ta kuptojnë formulën magjike evropiane: " Shqiptarët nuk janë akoma për ti afirmuar dhe praktikuar vlerat siq janë:liria, barazia dhe shtetformësia, pa hile dhe telashe duhet nënvizuar se akoma ju mungon vetëdija e formuar kombëtare.

Qeverisë së tanishme maqedonase i ngjesin etikitimet e shumta se ajo nuk i përmbushi premtimet e dhëna ndaj shqiptarëve, me sjelljen e saj endacake dhe me politikën diskriminuese ka krijuar një dukuri politike që shkenca politika e quan si diktaturë e ekzekutivës. Këtë dukuri e kam emëruar si demokraturë - politika e kërbaçit që djeg dhe përvlon në emër të shtetit të së drejtës dhe vlerave demokratike. Mosrealizimi i premtimeve të dhëna ndaj shqiptarëve e ka kuptimin e "integrimit në Evropë" si një kompenzim autoritar për strategjinë e zhvillimit nacional si dhe dëftesën e jofuqisë politike dhe perspektivës për shqiptarët në Maqedoni. Dhe këtu vjen në shprehje mostrazimi dhe mosaktiviteti i duhur i komunitetit ndërkombëtar për të ndërmjetësuar tek konflikti ndëretnik në Maqedoni. Radikalizmi politik i shqiptarëve mundohet të degjenerohet dhe paraqitet si një proces politik që me vete mbart qelizat e nihilizmit politik për asgjësimin e shtetit demokratik. E vërteta është po e kundërta. Nuk duhet dyshuar asesi fare. Shqiptarët e Maqedonisë edhe kësaj here u flijuan për avansimin e përforcimit të identitetit politik maqedonas, të një shteti, një kombi, një kulture inekzsitente. Kush janë budallenjët, trathtarët, endacakët, sheretlinjët, "kolltukfagët- pezdelinjët" shqiptarët apo inhebelerët? Kush vallë në Maqedoni ia gris fustanin nuses ku akoma ende dhëndrin se kemi varosur? Një shpirt i pavarur evropian më thëret në mes të natës dhe më thotë: "Shqiptarët trima për të luftuar në fushën e luftës, pranë tryezës së bisedimeve bataku i batakut të kënetës së tharrë iliriane".

Nëse këto janë pyetje jo të rëndësishme dhe pyetje të rrejshme (ose është e diskutueshme mënyra se si këto parashtrohen), çfarë është atëherit një pyetje themelore politike? Kjo paraqet pyetjen e pushtetit publik, pyetjen e rregjimit apo kaosit politik, pyetjen e ekzistimit të shtetit (d.m.th. ligjshmërisë dhe të drejtave me rruajtjen e karakterit unitar të shtetit me sajimin e minireformave për tua mbyllur gojën shqiptarëve në Maqedoni, ndodhi ajo që gojën shqiptarëve ua mbyllin vetë shqiptarët. O imzot sa më dogji në shpirt kjo lemeritje, kjo dhimbje që erdhi prej tufanëve shqiptar). Pyetjen të cilën duhet parashtruar, është, se pikësëpari me qeverinë e Georgievskit dhe përkrahjen e presidentit maqedonas Boris Trajkovskit kemi fituar ne shqiptarët si dhuratë të merituar blamazhin - Leviatanin e rri apo Behemontin sllavomaqedonas që edhe matutje ta keqpërdor vullnetin politik të shqiptarëve në Maqedoni. Ata që kësaj nuk do ti besonin, do ti përkujtoja me atë që pati ndodhur gjatë dekadave të fundit me popullin shqiptar në Maqedoni. Dhe kur mundohem ta gjej përgjigjen për këtë, patjetër vij në përfundim, se pala apo asketizmi primitiv sllavomaqedonas e keqpërdori apo e dhunoi kredibilitetin politik të votuesve shqiptar, qeveria dhe presidenti maqedonas prej një perspektive kohore siq shihet pra punuan dhe ende punojnë kundër interesave politike të shqiptarëve në Maqedoni. Parashtrohet edhe pyetja tjetër se kush është naiv ne apo ato? Ne shqiptarët jemi naivë dhe komb i paafirmuar politikisht. Sëbashku e rrëmihëm varrin dhe vetë rramë brenda. Identitetin e kombit shqiptar e coptuan vetë politikanët shqiptar në targot e shpërndara që dikushi tjetër prej kësaj krijon "financimin deficitar për ti eleminuar luftëtarët e lirisë".

Qeveria maqedonase mundohet ujqërit e urët shqiptar ti blen me ndrimet dhe këmbimet e shumta kadrovike, me riorganizimin e ministrive apo zvogëlimin e ministrive shterore si dhe kontrolin e tyre prej saj. Nuk duhet harxhuar asnjë fjalë dhe lirisht duhet theksuar se ndrimet kadrovike si dhe kompenzimet e shumta janë tejet radikale. As nuk dua të them se këto spastrime kishin qenë të organizuara aq mirë dhe në disfavor të shqiptarëve. Dëshiroj që opinionin publik shqiptar në Maqedoni ta informoj se qeveria e rre duke kryer detyra dhe ndryshime revolucionare brenda ministrive të shumta ajo nuk ia mundëson palës shqiptare që të jetë fuqi politike vendimtare. Këtu nuk duhet dyshuar asesi, duhet ditur fort mirë se mbretëron kontinuiteti i politikës së mëparshme shoviniste sllavomaqedonase. Këtu nuk mendoj me kontinuitetin e pushtetit partiak (këtu për të mundet të themi gjithëçka), por me kontinuitetin e praksës së qeverive të mëparshme maqedonase. Georgievski pati plot të drejtë kur theksoi se liberalët dhe demokratët e ngjyrave të ndryshme si dhe socialdemokratët maqedonas po veprojnë ashtu siq vepron tani qeveria e tij. Këtë nuk mundet disi shqiptarët ta pranojnë dhe arsyetojnë. Kjo është një gabim tejet i madh që po e bëjnë subjektet politike në Maqedoni. Identifikohen me metodat dhe strategjitë e veprimit të shovinizmit sllavomaqedonas. Nëse bën diçka, për pasojat e së cilës sjellje apo veprim je i vetëdijshëm, aktivitetin e sjell para pyetjes së dyfishtë. Parafimi i marëveshjes së Ohërit këtë sjellje e vërtetoi plotësisht.

Qeveria e Georgievskit sa i përket këtij problemi pati lëvizur në suazat e farkuara dhe të sendërtuara prej mëparë, prej qeverive të mëparshme maqedonase. Këtë mënyrë të qeverisjes politologu i shquar britanik Davis Merriti e pati përgzuar si diktaturë të ekzekutivës. Subjektet politike shqiptare si dhe UÇK-ja në Maqedoni duhet të korigjojnë politikën dhe strategjinë e tyre ndaj qeverisë dhe institucineve tjera maqedonase. PDSH, PPD kanë vetëm një qëllim që sa ma shumë të fitojnë për harabelët e vet me kuadrimin perfid dhe sukcesiv, në lidhje me këtë vetë lidershipi i këtyre partive imponohet si një kulshedër brenda kthetrave të qeverisë së riorganizuar apo të themi metaforkisht Leviatanit të ri. Mirëpo kjo qeveri nuk u ndal aty ku duhej të ndalej dhe shumë shpejt e tregoi natyrën e saj behemontiane. Por edhe këtu duhet të jemi të drejtë dhe objektiv edhe qeveritë e mëparshme kishin qenë qoshe e Behemontit. Siç thekson politologu gjerman Hamblin Federicu se Diktatura e ekzekutivës nuk kufizohet vetëm në laminë e kuadrave si dhe tek ngritja e segmenteve destruktive të qendrave politike, ngushtë lidhur me klientilizmin, nëpërmjet të cilave qeveria krijon ndikim tek sferat e shoqërisë civile të cilat duhet të jenë pjesa përbërse e një sistemi demokratik autonom. Diktatura e pushtetit ekzekutiv e prek strukturën si dhe veprimin e vetë shtetit. Në sistemin politik që finguron në Maqedoni diktatura e ekzekutivës e deformon shtetin maqedonas, dhe inicon proceset e shpërbërjes së saj. Qeveria nuk është si shteti dhe aq ma pak përfaqësuesja e shtetit (që jemi duke dëgjuar gjatë ngjarjeve të fundit në Maqedoni me reorganizimin e qeverisë së re të zgjëruar - koalicionit të madh si dhe me tregëtinë e politikës së shprazët shtazarake të kuadrove nëpër ministritë e shumta, dhe tani parafimit dhe firmosjes ndoshta në parlamentin sllavomaqedonas të "marëveshjes kapitulluese të liqenit të Ohrit prej palës shqiptare"), paraqet një servis ekzekutiv i pushtetit ligjdhënës. Ndoshta dikushit i cili i ka para syve njerëzit dhe jo institucionet, nuk i shkon për qejfi apo të themi kjo nuk i konvenon asesi, në parlamentin e tillë siq ekziston në Maqedoni, do ta shihte pushtetin suprem. Nëse kjo nuk do të ishte segmenti i pushtetit ligjdhënës kjo nuk do të ekzistonte fare do të fillonte të shpërbëhej sistemi politik maqedonas.

Qeveria e Georgievskit jo vetëm se pati krijuar dhe ekspozuar kushtet e volitshme për krijimin e diktaturës së ekzekutivës ajo pati punuar edhe në dy projektet tjera që potencialisht e sjellin në pyetje pushtetin sovran maqedonas. E para është aq e famëzuar dhe e reinkarnuar bashkangjitja në Evropë, integrimi i shtetit maqedonas me shqiptarët e diksriminuar në Evropën demokratike, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për kalljen e sovranitetit por edhe për një absurditet tjetër politik, se shqiptarët duhet të integrohen me vetë shqiptarët dhe jo me qarqet shoviniste dhe antishqiptare. Njëri prej analistëve politik zviceran Emil Sallisi në gazetën zvicerane NZZ pati theksuar se qeveria maqedonase nuk i respekton parimet e demokracisë ndaj shqiptarëve në Maqedoni. Mosrespektimi i këtyre parimeve themelore demokratike do të krijon rrethanat e shpërthimit të një konflikti të rri në mes shqiptarëve dhe maqedonasëve (edhepse konflikti i deritanishëm po zgjatë afër gjashtë muaj dhe nuk po i shihet fundi). A mundet të ndodh pacifikimi i Maqednisë në rrethanat dhe kushtet e tanishme në Maqedoni parashtron pyetjen Emil Sallisi. Dhe përgjigjet tejet implicite dhe me një ton pesimist: "UÇK-JA NË Maqedoni e zgjoi prej gjumit popullin shqiptar, e ndërgjegjësoi, por se si do të sillet ky popull ndaj tyre nuk mundet parashikuar aq lehtë".

Qëndrimi i tillë na sjell deri tek konkludimi tjetër apo ngjarja tjetër e kësaj lemerie shpirtërore behemontiane për vetë maqedonasit se krerët shqiptarë PDSH,PPD paraqiten si partner të shtetit maqedonas dhe midis tjerash si tradhëtar të interesave politike të kombit shqiptar. Nëse Arbër Xhaferi-Ymer Ymeri edhe ma tutje do të mbeten partner të shtetit sllavomaqedonas nuk do të mundet të flasim për ekzistimin e interesit nacional shqiptar në Maqedoni. Është koha që dyshi Arbër Xhaferi -Ymer Ymeri si dhe profiterët dhe gjakpirësit tjerë të popullit shqiptar në Maqedoni të largohen aq sa ma parë prej sqenës politike. Pjesëmarja e PDSH, PPD në institucionet maqedonase e ka domethënien e një krimi të konsiderueshëm ndaj vetë shqiptarëve, e sjell në pyetje burimin e pashterur të sovranitetit nacional të kombit shqiptar në Maqedoni. Xhaferi dhe Ymeri nuk janë në gjendje ta kuptojnë se përmbajtja e dokumentit që ata parafuan dhe nënshkruan mbart në sqetullat e saja dozën e rre të skllavërimit të shqiptarëve në Maqedoni, pa mos inicuar pyetjen pse ashtu vepruan, pse ashtu veproi edhe lidershipi politik i UÇK-së dhe prej saj lindi një organizatë tjetër në krye me dylberin e Shipkovicës.

Këtu duhet përmendur mundësitë, mënyrat e veprimit si dhe përdorimin e mjeteve demokratike për mirënjohjen e opinionit evropian se pala maqedonase duhet ti legalizon dhe legjitimizon pe për peri kërkesat reale të shqiptarëve në Maqedoni të parashtruara prej UÇK-së. Ekzistojnë kushtet reale për shpërthimin e luftës qytetare në Maqedoni. Për vetë shqiptarët dhe subjektet politike që meren me gjërat reale lufta qytetare vazhdon por me një pretekst tjetër. Kemi indikatorë që flasin qartë se gjatë dhjet viteve të fundit shqiptarët në Maqedoni kemi jetuar në rrethanat e luftës, konkludimin se shqiptarët jemi duke e zhvilluar luftën qytetare për realizimin dhe afirmimin e kombit shqiptar që reflektohet prej shkollimit e deri tek segmentet tjera të nevojshme për jetën dhe ekzistencën politike, këtë luftë qytetare e kuptoj si një paraljamërim i një lufte tjetër hobssiane: shqiptarët kundër shqiptarëve. Ndoshta fjalët e mia dikujt do ti dukeshin tejet metaforike; por historia e re politike e popujve evropian flet qartë se prej metaforave të tilla patën filluar luftrat qytetare. Armët tek kjo kuri nuk e kanë pasur fjalën e parë dhe kryesore. Çfarë mundemi të presim ne shqiptarët prej gojave të qelbosura dhe të mbyllura të qarqeve shoviniste sllavomaqedonase bullgarmadhe dhe tjerëve në Ballkan që janë duke na e shkelur identitetin e kombit shqiptar? Luftra qytetare vlen si një parimus parimi i rrethanave të çrregullta.

Qëndrimi i qeverisë maqedonase i sajuar sipas recetave të partnerëve qeveritar ishte konform apo të themi kompatibil me politikën dhe strategjinë e Arbër Xhaferit-Ymer Ymerit dhe kurri UÇK-së dhe aq ma pak me atë të strategjisë gjithëkombëtare që akoma shtavitet tek pelenat e djepit naimian-nolian-enverist: se me forcat e dikurshme ish komuniste apo forcat e tanishme me orientim socialdemokratik posaçarisht me lidershipin e UT, UÇK-së dhe ma pak me PPD duhet shpalltaruar njëherit e përgjithmonë me ndihmën e partnerëve qeveritar si dhe me nofkullat e demokracisë kundërshtarët politik të vetë elitës qeveritare shqiptare dhe asaj brenda taborit sllavomaqedonas. Elementi kryesor i kësaj politike të atavosur flet qartë se çfarë detyre të rëndësishme është duke kryer "demokrati i bindshëm" Arbër Xhaferi dhe kolegu i tij Ymer Ymeri - poshtërsimin e vlerave kombëtare shqiptare vis-a-vis me ndryshimin e politikës së shtërngimit të dhëmbëve me politikën e fjalëve. Liderët karizmatik veprojnë kundër popullit të vet, veprojnë kundër rinisë shqiptare. Absurditet dhe disproporcionalitet i hatashëm! Votimi i ligjit për arsimim sipëror e bëri hapin praktik dhe konkret tek konsolidimi i rrethanave të çregullta, rrethanave, ku ligjet nuk vlejnë asesi. Necessitas non habet legem. Behemonti maqedonas e ngriti kokën lartë.

Por disa vëzhgues janë skeptikë se marrëveshja nuk do të jetë e mjaftueshme për t'i dhënë fund luftimeve.Perspektiva e marrëveshjes së paqes nuk është e qartë: që ajo të funksionojë, duhet të pasojnë menjëherë disa hapa kritike.E para është çështja e kushteve me të cilat do t'u jepet amnisti guerilasve shqiptarë, dhe pastaj të vijë ajo më rëndësishmja, çarmatimi i tyre.Nëse shenjat e para do të jenë pozitive, gjë që është e dyshimtë, atëhere forcat e NATO-s të drejtuara nga britanikët do të mbërrijnë për të mbledhur armët.Shpresohet që operacioni kryesor i mbledhjes së armëve do të zgjasë vetëm 30 ditë.Por në kohën kur shtëpitë e shqiptarëve janë të dëmtuara nga bombardimet, dhe maqedonasit janë të bindur, edhe pse pa fakte, se NATO po ndihmon guerilasit, perspektiva e paqes duket e zymtë. Marrëveshja pritet të nënshkruhet nga udhëheqësit e katër forcave më të mëdha politike në vend, kryeministri Ljubço Georgievski i VMRO-DPMNE, Branko Cervenkovski i Lidhjes Socialdemokrate, Arbër Xhaferri i Partisë Demokratike Shqiptare dhe Imer Imeri i Partisë për Prosperitet Demokratik, në prani edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Xhorxh Robertson, shefit të Bashkimit Evropian për politikat e jashtme dhe sigurinë, Havier Solana, dhe kreut të radhës të OSBE-së, ministri i jashtëm rumun, Mirçea Xhaona. Mos thuani se nuk patëm shpresë por thuani se qemë skeptik. Andej “Si vis pacem para pacem” të kuptohemi intelegjencë e korumpuar shqiptare!

Tani mbi kokrat tona rrinë pezull në ajër fytyrat e zymta dhe shpirtërat e shitur të deputetëve shqiptar të PDSH,PPD në krye me Arbër Xhaferin-Ymer Ymerin. Këto ditë më ka kapluar friga dhe trishtimi ndoshta kjo nuk do të ndodhte me luftëtarët e lirisë, them ndoshta. Shprehi një pesimizëm të rezervuar se kur dikushi nën presionin e dikujt tjetër i tradhton idealet e veta, jeta në vazhdim mua si analist politik i afirmuar dhe i shkolluar jashtë bërllogut dhe palës uzinare të Maqedonisë më duket e tepërt sikurse do të thoja, ani se qentë lehin dhe karavana vazhdon rrugën përpara. Behemonitin maqedonas kësaj here nuk e mundëm, por e detyruam që të ik dhe të vendoset në qoshen e arkivosur ku ka zërë vend e vërteta shqiptare. Presim se kuri dhe me çfarë fuqie do të na bjer pas kokës. Behemonti për ne shqiptarët nuk është vetëm Arbër Xhaferi,Ymer Ymeri dhe jo vetëm qeveria e Georgievskit. Tejet i rëndësishëm është këtu edhe vetë naiviteti fundamental apo jopjekuria, mosafirmimi politik i kombit shqiptar në përgjithësi. Kombi shqiptar duhet të jetë i vetëdijshëm se pas një epizodi të tillë demokratik gjatë zgjedhjeve të herëpashershme nuk diti ti shpërblen ata njerëz që do të kishin qenë pasqyra e thyer e konstituimit të pushtetit të ri…A është kjo ndoshta një spekulim i ri konstruktiv? Ndoshta. Le ta shohim pra se ku na ka shpjerur barka e Arbër Xhaferit-Ymer Ymerit? Mos e lejojmë veten që dikuri këta përbindsha të përbetuar luftëtarëve të lirisë t'ju thonin Ku na shpori barka e UCK-së? Do të kemi mundësi që ta përjetojmë rastin se ç'farë mundet të ndodh me kërkesat aq të përmendura, të "kënduara", vajtuara, përkundura të elitës politike shqiptare dhe vetë luftëtarëve të lirisë në të ardhmen. Përvojat e deritanishme flasin se "faktori i unifikuar politik shqiptar" do të mbetet i përçarë në mejdanin e politikës të atyreve që kanë rokur pushkën dhe asesi nuk janë duke e marur në pritje tymarin e pushtetit politik. Shumë intelektualë të mirfilltë në diasporën shqiptare këto ditë pyesin vazhdimisht se kur Arbër Xhaferi dhe Ymer Ymeri do të shpallet të shenjtë për punën e bërrë. Gëzohu o popull shqiptar për dhuratat që i ke pranuar prej bijëve dhe bijave ma të mira të tuat?!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
burimuji

Postuar mė 30-1-2003 nė 00:09 Edit Post Reply With Quote
Ja si e sheh D. Pack

Maqedoni/ Delegacioni i PE-së kërkon që zbatimi i marrëveshjes së Ohrit të përfundojë në korrik
"http://www.shekulli.com.al/bota/29janar2003/pack.htm"
Pack: Të zbatohet modeli belg në Maqedoni

Ylber Lili
SHKUP –

Kryesuesja e Parlamentit Evropian Doris Pack gjatë qëndrimit dyditor në Maqedoni, u ka kërkuar zyrtarëve maqedonas të zbatojnë sa më shpejt Marrëveshjen e Ohrit. Përsa i përket përdorimit të gjuhës shqipe në Parlamentin e Maqedonisë, qeveri dhe komisione, Doris Pack u ka sugjeruar politikanëve dhe autoriteteve shtetërore maqedonase të ndjekin modelin belg, ku në institucione përdoren gjuhët pa kufizim. Ajo ka thënë se edhe Marrëveshja e Ohrit nuk ka kufizime të përdorimit të gjuhës. “Për përdorimin e gjuhës, ju sugjeroj që të arrini një marrëveshje që është arritur në Belgjikë”, -ka thënë Pack. Sipas Marrëveshjes së Ohrit, gjuha shqipe duhet të përdoret në të gjitha institucionet në Parlament, qeveri dhe në komisionet parlamentare, pavarësisht se në këto të fundit ka patur edhe bojkote nga ana e maqedonasve për shkak të përdorimit të shqipes.

Më tej kryeparlamentarja evropiane u tha zyrtarëve maqedonas se puna rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, duhet të përfundojë deri në fund të korrikut të këtij viti, me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike, nënshkruese të kësaj marrëveshje, përfshirë këtu edhe Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit. “Ky vit është vendimtar për Maqedoninë në rrugën e saj për të përfunduar tërësisht zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe të përmirësohet situata e sigurisë në vend”, - ka deklaruar Doris Pack në fund të vizitës dyditëshe që bëri në Maqedoni. Ajo shtoi se Maqedonisë patjetër i nevojitet luftë e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar me qëllim që shteti të tërheqë investitorë të huaj.

Evroparlamentarja ka njoftuar se shefi i Komisionit Evropian, Romano Prodi, të martën i ka dërguar letër kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe atij grek Kostas Simitis, ku përcaktohet se nga shtetet e tyre kërkohet ratifikim i Marrëveshjes për Asociim dhe Stabilizim të nënshkruar midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, në prill të vitit 2001. Delegacioni evropian gjatë qëndrimit në Maqedoni është takuar me zyrtarët më të lartë të shtetit, ndërsa është thënë se Maqedonia së shpejti do të ketë statusin e parakandidatit për anëtarësim në BE-në. Nga ana tjetër, qeveria aktuale edhe të hënën nuk ka arritur të caktojë afatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 3-2-2003 nė 15:51 Edit Post Reply With Quote
Pikat e Marveshjes Kornizė nė Ohėr

Përmbajtja e marrëveshjes kornizë

------------------------------------------------------

MARRËVESHJA KORNIZË


Përmbajtja e marrëveshjes kornizë për zgjidhjen e situatës politike e të sigurisë në Maqedoni, që të hënën edhe zyrtarisht, në gjuhën angleze e nënshkruan kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, liderët e LSDM-së Branko Cërvenkovski, të PPD-së Imer Imri dhe PDSH-së Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrime si dëshmitarë zyrtar i vunë edhe lehtësuesit ndërkombëtar në dialog - Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Po e botojmë në tërësi edhe tre aneksët e marrëveshjes: aneksi A - amendamentet kushtetuese, ankeski B - ndryshimet në legjislacion, aneksi C - implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit, për të cilët do të diskutohet dhe fjalën e fundit do ta thotë kuvendi i Maqedonisë.

Pikat në tekstin e ardhshëm i japin kornizën e harmonizuar për sigurimin e ardhmërisë demokracisë në Maqedoni dhe mundësimin e zhvillimit të marrëdhënieve më të afërta dhe më të integruara ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësisë Evroatlantike. Kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

1. Parimet themelore

1.1. Tërësisht dhe pa kusht hudhet poshtë përdorimi i dhunës për realizimin e qëllimeve politike. Vetëm zgjidhjet paqësore politike mund ta garantojnë stabilitetin dhe ardhmërinë demokratike të Maqedonisë.

1.2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë dhe karakteri unitar i shtetit janë të pashkelshëm dhe duhet të rruhen. Nuk ekzistojnë zgjidhje territoriale për çështjet etnike.

1.3. Karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase duhet të rruhet dhe të gjejë shprehjen e vet në jetën publike.

1.4. Një shtet bashkëkohor demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të sigurojë Kushtetutën e tij që tërësisht t'i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe vet të zhvillohen vazhdimisht.

1.5. Zhvillimi i pushtetit vendor është me rëndësi thelbësore për nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në jetën demokratike dhe për përparimin e respektimit të identitetit të bashkësive.

2. Ndërprerja e armiqësive

2.1 Palët e theksojnë rëndësinë e angazhimeve të 5 korrikut 2001. Do të ketë ndërprerje të tërësishme të armiqësive, çarmatimin e tërësishëm vullnetar të grupeve të armatosura etnike shqiptare, dhe shpërndarjen e tyre të tërësishme vullnetare. Ata e pranojnë faktin se për marrjen e Vendimit nga ana e NATO-s që të ndihmojë në këtë kontekst do të nevojitet vendosja e ndërprerjes së përgjithshme, pa kushte dhe të pakufizuar të zjarrit, pëlqimin për zgjidhjen politike të problemeve të këtij vendi, angazhimin e qartë të grupeve të armatosura që vullnetarisht të çarmatosen, dhe pranimin e të gjitha palëve kontraktuese për kushtet dhe kufizimet, në kuadër të të cilëve do të veprojnë forcat e NATO-s.

3. Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

3.1 Do të miratohet Ligji i reviduar i pushtetit lokal, me të cilin do të forcohen autorizimet e përfaqësuesve të zgjedhur vendor dhe dukshëm do të rriten kompetencat e tyre në pajtim me Kushtetutën (sikurse janë ndryshimet në pajtim me Aneksin A) dhe Kartën evropiane të pushtetit lokal, me ç'rast do të shprehet parimi i organizimit vertikal, i cili momentalisht është në fuqi në Bashkimin Evropian. Kompetencat e shtuara, para së gjithash kanë të bëjnë me sferat e shërbimeve publike, urbanistike dhe planifikimin rural, me mbrojtjen e ambientit të jetesës, zhvillimin ekonomik lokal, kulturën, financat lokale, arsimimin, mbrojtjen sociale dhe shëndetësore. Do të miratohet Ligji për financimin e pushtetit vendor me qëllim që të sigurohet sistemi përkatës i financimit, për t'iu mundësuar autoriteteve vendore t'i plotësojnë të gjitha kompetencat e tyre.

3.2 Brenda një viti pas përfundimit të regjistrimit të ri, i cili nën mbikqyrjen ndërkombëtare do të zbatohet deri në mbarim të vitit 2001, do të revidohen kufijtë komunal. Revidimi i kufijve komunal do të zbatohet nga autoritetet lokale dhe nacionale, me pjesëmarrjen ndërkombëtare.

3.3 Me qëllim që të sigurohet se policia është e vetëdijshme dhe përgjegjëse për nevojat dhe interesat e popullatës lokale, kryeshefat lokal të policisë do t'i zgjedhin këshilltarët e komunave nga lista e kandidatëve, të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të njëjtit rregullisht do të komunikojnë me këshillat. Ministria e Punëve të Brendshme do ta mbajë autorizimin për shkarkimin e kryeshefave lokal të policisë në pajtim me ligjin.

4. Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4.1 Tërësisht do të respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë të të gjithë personave para ligjit. Ky parim do të aplikohet sidomos në raport me punësimet në administratën publike dhe në ndërmarrje publike, si dhe te qasja deri te financimi publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.

4.2 Në ligjet me të cilët rregullohen punësimet në administratën publike do të përmbahen masat me të cilat do të sigurohet përfaqësimi i drejtë i bashkësive në të gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe në të gjitha nivelet e punësimit në këto organe, duke respektuar njëkohësisht rregullat e kompetencës dhe integritetit, me të cilët udhëhiqet administrata publike. Autoritetet do të ndërmarrin aktivitet për ta korrigjuar mosekuilibrin ekzistues në përbërjen e administratës publike, sidomos përmes punësimit të pjesëtarëve të bashkësive me përfaqësim të pamjaftueshëm. Një vëmendje e posaçme do t'i kushtohet faktit që të sigurohet sa është e mundshme më shpejtë që shërbimet policore në përgjithësi ta shprehin përbërjen dhe shpërndarjen e popullatës së Maqedonisë, sikurse është theksuar në Aneksin C.

4.3 Për Gjykatën Kushtetuese 1/3 e gjykatësve do të zgjidhet nga kuvendi me shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve që do të përmbajë shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve të cilët pohojnë se i takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Kjo procedurë do të aplikohet edhe gjatë zgjedhjes së Avokatit Popullor dhe tre anëtarëve të këshillit gjyqësor.

5. Procedurat e posaçme kuvendore

5.1 Në nivelin qendror, amendamentet kushtetuese dhe Ligji i Pushtetit Lokal, nuk do të mund të miratohen pa shumicën kualifikuese të 2/3 të votave, në kuadër të asaj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive të cilët nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.

5.2 Për nxjerrjen e ligjeve që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimit, dokumenteve personale dhe përdorimit të simboleve, si dhe të ligjeve për financim lokal, zgjedhjet vendore, për qytetin e Shkupit dhe për kufijtë komunal do të duhet të ekzistojë shumica e votave në kuadër të saj që duhet të ketë shumicën e votave të deputetëve të cilët pohojnë se iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni.

6.Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve

6.1 Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike.

6.2 Financimi nga shteti do të sigurohet për arsimimin sipëror në gjuhët të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës në Maqedoni, e në bazë të marrëveshjeve të posaçme.

6.3 Gjatë regjistrimit në universitetet shtetërore të studentëve të rinjë të cilët iu takojnë bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni do të aplikohet parimi i diskriminimit pozitiv, gjithnjë derisa regjistrimi nuk e shpreh si duhet përbërjen e popullatës në Maqedoni.

6.4 Në tërë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase.

6.5 Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin të paktën 20 për qind e popullatës, poashtu është gjuhë zyrtare, sikurse është arsyetuar këtu. Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare tjetër nga maqedonishtja mund të përdoret në pajtim me ligjin, sikurse është elaboruar më tej në aneksin B. Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit vendor në të cilin të paktën 20 për qind e popullatës flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund të përdorë cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren rajonale të pushtetit qendror, kompetent për këtë komunë; zyra e tillë do të përgjigjet në atë gjuhë në mënyrë plotësuese në maqedonishte. Cilido person mund ta përdor cilëndo gjuhë zyrtare për të komunikuar me zyren kryesore të pushtetit qendror, e cila do t'i përgjigjet në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në maqedonisht.

6.6 Lidhur me pushtetin vendor në komunat ku bashkësia e caktuar përbën të paktën 20 për qind e popullatës së komunës, gjuha e asaj bashkësie do të përdoret si gjuhë zyrtare, në mënyrë plotësuese maqedonishtja. Në raport me gjuhët, të cilët flasin të paktën 20 për qind të popullës së komunës autoritetit lokale në mënyrë demokratike do të vendosin për përdorimin e saj në organet publike.

6.7 Në procedurat penale dhe qytetare gjyqësore të cilitdo nivel, personi i akuzuar ose cilado palë do të ketë të drejtë të përkthimit në shpenzim të shtetit të të gjitha procedurave, si dhe të dokumenteve në pajtim me dokumentet përkatëse të Këshillit të Evropës.

6.8 Cilat do dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga maqedonishtja poashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase në pajtim me ligjin.

7. Shprehja e identitetit

7.1 Lidhur me simbolet, pranë simbolit të Republikës së Maqedonisë, autoritetet vendore do ta kenë lirinë që në anën e parë të objekteve publike vendore të vendosin simbolet me të cilët shënohet identiteti i bashkësisë e cila është në shumicë në komunë, me respektimin e rregullave dhe zbatimeve ndërkombëtare.

8. Implementimi

8.1 Amendamentet kushtetuese të propozuara në Aneksin A, menjëherë do të prezentohen para kuvendit. Palët do t'i ndërmarrin të gjitha masat për ta siguruar miratimin e këtyre amendamenteve në periudhën prej 45 ditë pas nënshkrimit të kësaj Marrëveshje Kornizë.

8.2 Miratimi i ndryshimeve në legjislacion, të përcaktuara në Aneksin B, do të jenë në pajtim me dinamikën e theksuar atje.

8.3 Palët i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, që sa më shpejt ta thirrin konferencën e donatorëve në të cilën sidomos do të bisedohet për ndihmën makrofinanciare; përkrahjen e financimit të masave që do të ndërmerren për nevojat e implementimit të kësaj marrëveshje kornizë, duke përfshirë edhe masat e forcimit të pushtetit vendor; dhe revitalizimin dhe ndërtimin e rajoneve të goditura nga luftimet.

9.Anekset

Anekset vijuese janë pjesë përbërëse e kësaj Marrëveshje Kornizë.
A.Amendamentet kushtetuese
B.Ndryshimet në legjislacion
C.Implementimi dhe masat e ndërtimit të besimit

10. Dispozitat përfundimtare

MARRËVESHJA KORNIZË (1, 2), Aneksi "A"

Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë.

Preambula e tashme të zëvendësohet bazuar në konceptin e të drejatave individuale dhe të shoqërisë civile siç pason më poshtë:

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe ardhmërinë e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe me përkushtim ndaj angazhimit dhe luftës së tyre për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, por edhe përgjegjës para brezave që vijnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjithë asaj që është e vlefshme për trashëgiminë dhe begatinë kulturore dhe për bashkëjetesën në Maqedoni, të barabartë në të drejtat por edhe obligimet e tyre ndaj të mirës së përbashkët - Republikës së Maqedonisë - në pajtim me traditat e Republikës së Krushevës dhe vendimet e KAÇKM-së, dhe në Referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, kanë vendosur që ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që të aplikohet dhe të forcohet sundimi i së drejtës, që të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të sigurohet paqeja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale e kolektive, përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur lirisht e në zgjedhje demokratike, të cilët miratojnë. . .

Neni 7

(1) Në mbarë Republikën e Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare gjuhë zyrtare është gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Cilado gjuhë tjetër të cilën e flasin sëpaku 20% të popullatës, gjithashtu është gjuhë zyrtare, si dhe shkrimi i saj, ashtu siç është përcaktuar më poshtë.

(3)Cilëtdo dokumente personale të qytetarëve që flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, gjithashtu do të lëshohen në atë gjuhë, në mënyrë plotësuese edhe në gjuhën maqedonase, në përputhje me ligjin.

(4) Cilido person që jeton në njësinë e pushtetit lokal në të cilën së paku 20% e popullatës e flasin gjuhën zyrtare të ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare për komunikim me zyrat rajonale të pushtetit qendror, kompetente për atë komunë; Zyra e tillë do t'i përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase. Cilido person mund të shfrytëzojë cilëndo gjuhë zyrtare që të komunikojë me pushtetin qendror, i cili do të përgjigjet në atë gjuhë dhe në mënyrë plotësuese në gjuhën maqedonase.

(5) Në organet e Republikës së Maqedonisë, cilado gjuhë zyrtare e ndryshme me gjuhën maqedonase, mund të përdoret në përputhje me ligjin.

(6) Në njësitë e pushtetit lokal ku së paku 20% të popullatës flasin gjuhën e caktuar, ajo gjuhë dhe shkrimi i saj do të përdoren si gjuhë zyrtare dhe në mënyrë plotësuese do të përdoret edhe gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj. Sa u përket gjuhëve në të cilat flasin më pak se 20% e popullatës në njësitë e pushtetit lokal, pushteti lokal do të vendosë për përdorimin e tyre në organet publike.

Neni 8

(1) Vlerat themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqedonisë janë:

- Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të qytetarëve të njohura sipas të drejtës ndërkombëtare dhe të përcaktuara me Kushtetutë;

- Përfaqësimi proporcional i personave që u takojnë të gjitha bashkësive në organet publike, në të gjitha nivelet dhe në objekte të tjera të jetës publike;

Neni 19

(1) Garantohet liria e besimit.

(2) Garantohet shprehja e besimit të lirë dhe publik, individual apo në bashkësi dhe shprehja tjetër e besimit fetar.

(3) Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkësia Islame në Maqedoni, Kisha katolike dhe bashkësitë e tjera fetare dhe grupet religjioze janë të lira që të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bëmirëse e sociale, sipas procedurës së paraparë me ligj.

Neni 48

(1) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë që lirisht dhe publikisht të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin dhe veçantitë e bashkësive të tyre, dhe të përdorin simbolet e bashkësive të tyre.

(2) Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit të tyre etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.

(3) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucionet e tyre kulturore-artistike, shkencore e arsimore, si dhe shoqatat e veta shkencore e të tjera,në mënyrë që të shprehin, të kultivojnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre.

(4) Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë për mësim në gjuhën e tyre në shkollat fillore dhe të mesme, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në një gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.

Neni 56

(2) Republika garanton mbrojtjen, përparimin dhe begatimin e thesarit historik dhe artistik të Maqedonisë dhe të të gjitha bashkësive që jetojnë në Maqedoni, por edhe të të mirave që e përbëjnë atë, pavarësisht regjimit të tyre juridik.

Me ligj rregullohen edhe mënyra dhe kushtet sipas të cilave të mira të caktuara e me interes për Republikën,mund të lihen për shfrytëzim.

Neni 69

(2)Me ligje me të cilat drejtëpërsëdrejti kanë të bëjnë me kulturën, përdorimin e gjuhëve, arsimin, dokumentet personale dhe shfrytëzimin e simboleve, Kuvendi sjell vendime shumicën e votave të deputetëve që janë të pranishëm, në kuadër të së cilës duhet të jenë të pranishme edhe votat e shumicës së deputetëve që deklarohen se i përkasin bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni. Në rast të kontestit, në kuadër të Kuvendit, kjo do të zgjidhet në Komitetin për marrëdhënie midis bashkësive.

Neni 77

(1) Kuvendi zgjedh Avokatin Popullor me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, në kuadër të së cilës duhet të jenë edhe shumica e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësive që nuk janë shumicë e popullatës në Maqedoni.

(2) Avokati Popullor mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato u shkilen nga organet e administratës shtetërore dhe nga organet e organizatat e tjera që kanë kompetenca publike. Avokati Popullor vëmendje të posaçme do t'i përkushtojë mbrojtjes së parimeve të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit proporcional të bashkësive në të gjitha nivelet e organeve publike dhe në fushat e tjera të jetës publike.

Neni 78

(1) Kuvendi do të themelojë Komitetin për Marrëdhënie midis Bashkësive.

(2) Komitetin e përbëjnë nga 7 anëtarë nga rradhët e maqedonasve dhe të shqiptarëve dhe 5 anëtarë që janë nga një nga rradhët e turqve, vllehëve, romëve dhe të dy bashkësive të tjera. Secili nga këta pesë anëtarë të fundit do të jenë nga bashkësi të ndryshme; Nëse në Parlament janë të përfaqësur më pak se 5 bashkësi të tjera, Avokati Popullor, në konsultim me liderët e bashkësive relevante, do të propozojë vetë anëtarët e tjerë jashtë përbërjes së Parlamentit.

(3) Kuvendi zgjedh anëtarët e Komitetit

(4) Komiteti shqyrton çështjet e marrëdhënieve midis bashkësive në Republikë dhe sjell mendime e propozime për zgjidhjen e tyre.

(5) Kuvendi është i obliguar që të shqyrtojë mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe të marrë vendime lidhur me to.

(6) Në rast të kontestit midis deputetëve të Kuvendit lidhur me zbatimin e procedurës për votim të përcaktuar me nenin 69 (2), Komiteti me shumicë votash do të vendos se a do të zbatohet procedura.

Neni 84

Kryetari i Republikës së Maqedonisë i propozon anëtarët e Këshillit për Marrëdhënie ndërnacionale;

Neni 86

(1) Kryetari i Republikës është edhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë.

(2) Këshilli i Sigurisë i Republikës përbëhet nga kryetari i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Qeverisë, ministrat që udhëheqin organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtjes, e të punëve të jashtme dhe tre anëtarë të tjerë të cilët i emëron kryetari i Republikës. Me rastin e emërimit të tre anëtarëve, kryetari do të sigurojë që Këshilli i Sigurimit si tërësi të përmbajë në mënyrë të drejtë dhe të shprehë edhe përbërjen e popullatës së Maqedonisë.

(3) Këshilli shqyrton çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.

Neni 104

(1) Këshillin Gjyqësor republikan e përbëjnë 7 anëtarë.

(2) Kuvendi zgjedh anëtarët e Këshillit. Tre anëtarë do të jenë të zgjedhur me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, nga të cilët duhet të ketë shumicë votash edhe të numrit të përgjithshëm të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë që nuk është popullatë shumicë në Maqedoni.

Neni 109

(1) Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë e përbëjnë 9 gjykatës.

(2) Kuvendi 6 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i zgjedh me shumicën e votave të nurmit të përgjithshëm të deputetëve. Kuvendi zgjedh edhe tre gjykatës me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.

Neni 114

Pushteti lokla rregullohet me ligjin i cili sillet me shumicën e votave prej dy të tretave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve që deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni. Ligjet për financimin lokal, për zgjedhjet lokale, për kufijtë komunal dhe për qytetin e Shkupit, sillen me shumicë të votave të deputetëve të pranishëm, ku duhet të jetë edhe shumica e votave të deputetëve të pranishëm të cilët deklarohen se i takojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.

Neni 115

(1) Në njësitë e pushtetit lokal, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe përmes përfaqësuesve marrin pjesë në vendosjen për çështjet me rëndësi lokale dhe veçmas për fushat e shërbimeve publike, të urbanizmit dhe të planifikimit rural, të zhvillimit ekonomik lokal, me financat lokale, veprimtaritë kulturore, kulturën, sportin, mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, arsimin, mbrojtjen shëndetësore dhe fushat e tjera të përcaktuara me ligj.

Neni 131

(1) Vendimin për t'u hyrë ndryshimeve në Kushtetutë e merr Kuvendi me shumicën prej dy të tretave të votave e prej numrit të përgjitshëm të deputetëve.

(2) Projektin për ndryshimin e Kushtetutës e përcakton Kuvendi me shumicën e votave të numrit të përgjitshëm të deputetëve dhe atë e vë në dikskutim publik.

(3) Vendimin për ndryshimin e Kushtetutës e sjell Kuvendi me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve.

(4) Për vendimin për ndryshim të Preambulës, të neneve për administratën lokale, të nenit 131, cilado dispozitë që ka të bëjë me të drejtat e pjesëtarëve të bashkësive etnike, duke përfshirë këtu nenet 7, 8, 9, 19, 48, 56, 69, 77, 86, 104 dhe 109 si dhe për vendimet për plotësime të cilësdo dispozitë të re që ka të bëjë me materien e atyre dispozitave dhe të atyre neneve, do të jetë e nevojshme që të votohet me shumicën prej dy të tretave të votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të jetë edhe shumica e votava të numrit të përgjitshëm të deputetëve që pohojnë që i takoojnë bashkësisë e cila nuk është shumicë e popullatës në Maqedoni.

(5) Ndryshimin e Kushtetutës e shpall Kuvendi.

Ndryshime në legjislacion

Palët do të ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që të sigurojnë miratimin e ndryshimeve të lartëpërmendura edhe në legjislaturë edhe atë në brenda periudhave të caktura kohore.

1. Ligji për pushtetin lokal

Kuvendi në afat prej 45 ditësh nga nënshkrimi i marrëveshjes kornizë do ta miratojë ligjin e reviduar për pushtetin lokal. Ndryshimi i këtij ligji në asnjë aspekt nuk do të jetë më i pavolitshëm për njësitë e pushtetit lokal dhe autonominë e tyre, në krahasim me propozim-ligjin e propozuar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë në mars të vitit 2001. Ligji do të përfshijë kompetencat lidhur me çështjet e përmendura në pjesën 3. 1. Të marrëveshjes kornizë, si dhe kompetencat plotësuese të pavarura të njësive të pushtetit lokal dhe do të jetë në përputhje në pjesën 6.6. Të marrëveshjes kornizë. Krahas kësaj, ligji do të parasheh edhe atë se cilado procedurë standarde apo procedurë shtetërore të aplikuara me cilindo ligj tjetër që ka të bëjë edhe me fushat në të cilat komunat kanë kompetencat e tyre të pavarura, do të përkufizohen në ato të cilat nuk do të mund të jenë efikase sa i përket aplikimit në nivel lokal; ligjet e tilla do ta përparojnë edhe më tutje ekzekutimin e pavarur të kompetencave të komunave.

2. Ligji për financim lokal

Kuvendi deri në fund të mandatit të kësaj përbërjeje parlamentare do të miratojë Ligjin për financim të pushtetit lokal që të sigurohet se njësitë e pushtetit lokal kanë resurse të mjaftueshme për kryerjen e detyrave të tyre, sipas ligjit të ndryshuar për pushtetin lokal. Ligji veçmas do të parasheh edhe këto:

-do t'u mundësojë dhe do t'i ngarkojë me përgjegjësi njësitë e pushtetit lokal që të grumbullojnë shuma të konsiderueshëm të të ardhurave dhe të tatimeve;
-do të mundësojë transferin e një pjese të tatimeve të grumbullura nga administrata qendrore në administratën lokale të cilat korrespondojnë me funskionet e pushtetit lokal duke patur parasysh grumbullimin e tatimeve në territorin e tyre;
- dhe do të sigurojë autonominë dhe përgjegjësinë buxhetore të njësive të pushtetit lokal në fushat e kompetencave të tyre.

3. Ligji për kufijtë e komunave

Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do të miratojë Ligjin për kufijt e komunave, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe udhëzimet relevante të dhëna me Ligjin për pushtetin lokal.

4. Ligjet që kanë të bëjnë me policinë e vendosur nëpër komuna

Para përfundimit të mandatit të përbërjes së Kuvendit të tanishëm, Kuvendi do të miratojë edhe këto dispozita;
- se secili kryeshef lokal i policisë është zgjedhur nga Këshilli i komunës së caktuar nga lista që nuk përmban më pak se tre kandidatë të propozuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ndër të cilët njëri kandidat duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në atë komunë. Në rast se këshilli i komunës nuk e zgjedh asnjërin nga kandidatët e propozuar brenda afatit prej 15 ditëve MPB-ja do të propozojë listën e dytë që nuk përmban më pak se tre kandidatë të rinjë, ndër të cilët madje njëri prej tyre duhet t'i përket bashkësisë që është shumicë në komunë. Nëse këshilli i komunës sërish nuk zgjedh cilindo nga kandidatët e propozuar në afat prej 15 ditëve atëherë MPB-ja, në konsultim me Qeverinë do ta zgjedh kryesdhefin lokal të policisë nga kandidatët e dy listave të propozuara nga MPB-ja dhe nga kandidatët plotësues të propozuar nga këshilli i komunës.
- Që secili kryeshef lokal i policisë duhet ta informojë rregullisht edhe me kërkesë këshillin e komunës së caktuar.
- se këshilli i komunës mund t'iu jap rekomandime kryshefit lokal të policisë në fushat që kanë të bëjnë në sigurinë publike dhe në sigurinë e trafikut
- se këshilli i komunës mund të miratojë raport vjetor lidhur me sigurinë publike, i cili do t'i dorëzohet MPB-së dhe avokatit popullor (ombudsmanit)

5. Ligjet për nëpunësit shtetëror dhe administratën publike

Kuvendi para se të përfundojë mandatin e tanishëm parlamentar do të miratojë ndryshimet në ligjet për nëpunësit shetëror dhe administratën publike në mënyrë që të sigurohet përfaqësim i barabrtë i bashkësive në përputhje me pjesën 4. 2 të marrëveshjes kornizë.

6. Ligji për njësitë zgjedhore

Kuvendi deri në fund të vitit 2002 do ta miratojë ligjin për njësitë zgjedhore, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe parimet e paraparë në ligjet për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

7. Rregullat për Kuvendin

Kuvendi para përfundimit të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të ndryshojë Rregulloren që të mundësojë përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me pjesën 6.5 të Marrëveshjes kornizë, paragrafi 8 i mëposhtëm dhe amandamentet relevante në Kushtetutë të paraparë me Aneksin A.

8. Ligjet që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhëve

Kuvendi deri në përfundim të mandatit të kësaj përbërje parlamentare do të miratojë legjislaturën e re që rregullon përdorimin e gjuhëve në organet e Republikës së Maqedonisë. Kjo legjislaturë duhet të sigurojë këto:
- që në mbldhjet plenare edhe në punët e organeve të Kuvendit, deputetët të mund të flasin në gjuhët e përmendura në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç shtë ndryshuar në pajtim me Aneksin A);
- ligjet do të shpallen në gjuhët e përmendura të nenit 7, alineja 1 dhe 2 e Kushtetutës (ashtu siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A)
-të gjithë nëpunësit publikë emrin e tyre mund ta shkruajnë me shkrimet e cilësdo gjuhë të përmendur në nenin 7, alineja 1 dhe 2 të Kushtetutës (ashti siç është ndryshuar në pajtim me Aneksin A) dhe cilindo dokument zyrtar.

Kuvendi deri në fund të mandatit të përbërjes së tanishëm parlamentare duhet të ndryshojë legjislaturën për lëshimin e dokumentëve personale. Deri në fund të përbërjes së tanishme parlamentare, Kuvendi duhet të ndryshojë të gjitha ligjet relevante me qëllim që dispozitat për përdorimin e gjuhëve të jenë në përputhje të plotë me pjesën 6 të marrëveshjes kornizë.

9. Ligji për Prokurorin Publik

-Kuvendi deri në fund të vitit 2002 duhet ta ndryshojë ligjin për Prokurorin Publik si dhe ligje të tjera relevante në mënyrë që të sigurojë:
- se Prokurori Publik do të ndërmerr veprime për mbrojtje të parimeve të mosdiskriminimit dhe të përfaqësimit të drejtë të bashkësive në organet publike në të gjitha nivelet dhe në fushat e tjera të jetës publike dhe se ka resurse e personel adekuat në shërbimin e tij që do t'i siguronin kryerjen e funksioneve të tij;
- se Prokurori Publik do të foromojë zyre të decentralizuar;
- se Kuvendi veçmas do ta votojë buxhetin për Prokurorin Publik;
- se Prokurori Publik do të dal me raport vjetor para Kuvendit dhe aty ku mendohet se është e përshtatshme, ndërsa me kërkesë mund të jap raporte edhe para këshillave të komunave ku janë formuar zyre të decentralizuara; dhe
- se autorizimet e Prokurorit Publik shtrihen në mënyrë që:
- t'i mundësohen qasje dhe mundësi që të kontrollojë të gjitha dokumentet zyrtare dhe nga kjo nënkuptohet se Prokurori Publik dhe personeli i tij nuk do të zbulojnë informatat sekrete;
- që t'i mundësohet Prokurorit Publik të suspendojë ekzekutimin në akte juridike të vendimeve të sjellura nga ana e gjykatave kompetente, nëse ai përcakton se aktet e tilla mund të krijojnë dëme të papërmirësueshme për të drejtat e personit të interesuar; dhe
- Prokurorit Publik i jepet e drejta që para Gjykatës Kushtetuese të kontestojë pajtueshmërinë për ligjet kushtetuese.

10. Ligjet e tjera

Kuvendi do të ligjësojë të gjitha dispozitat ligjore që mund të jenë të domosdoshme për t'i dhënë efekt të plotë marrëveshjes kornizë dhe do të ndryshojë ose suprimojë të gjitha dispozitat që nuk janë në pajtim me marrëveshjen kornizë.

MARRËVESHJA KORNIZË (4) ANEKSI "C"

IMPLEMENTIMI DHE MASAT PËR NDËRTIM TË MIRËBESIMIT

1. Mbështetja ndërkombëtare

1. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të lehtësojë, që të mbikqyrë dhe të ndihmoj implementimin e dispozitave të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj dhe kërkojnë që përpjekjet e tilla të koordinohen nga BE-ja, në bashkëpunim me Këshillim për Stabilizim dhe Asocim.

2. Regjistrimi dhe zgjedhjet

3. 1. Palët konfirmojnë kërkesën për mbikqyrje ndërkombëtare nga Këshilli Evropian dhe Komisioni Evropian të regjistrimit që duhet të mbahet në tetor të vitit 2001.

3. 2. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen deri më 27 janar të vitit 2002. Organizmat ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe OSBE-në do të ftohen që t'i mbikqyrin këto zgjedhje.

3. Kthimi i refugjatëve, ripërtritja dhe rindërtimi

4. 1. Të gjitha palët do të punojnë për kthim në shtëpitë e veta të të gjithë refugjatëve, të cilët janë qytetarë të Maqedonisë ose kanë qëndrim të ligjshëm në Maqedoni, si dhe të gjithë personave të zhvendosur në afat sa më të shkurtër kohor dhe i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçmas UNHCR-së që të ndihmojë në këto përpjekje.

4. 2. Qeveria, me pjesëmarrje të palëve, 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë do ta përcaktojë planin askional për ripërtritjen dhe rindërtimin e rajoneve të goditura nga armiqësitë. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në formulimin dhe implementimin e këtij plani.

3. 3. Palët i bëjnë thirrje Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore, që pasi Kuvendi t'i miratojë amandamentet kushtetuese, të përmendura në Aneksin A, dhe ligjin e ndryshuar për pushtetin lokal, të konvokojnë sa më shpejtë një konferencë donatorësh ndërkombëtare për mbështetje të financimit të masave të duhet të ndërmerren për implementim të marrëveshjes kornizë dhe të anekseve të saj, duke përfshirë këtu edhe masat për forcimin e pushtetit lokal dhe reformat në shërbimet policore, për të mbështetur ndihmën makrofinanciare për Republikën e Maqedonisë dhe për të mbështetur masat për ripërtritje dhe rindërtim të përcaktuara me planin askional nga pika 3. 2.

4 Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar
4. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në procesin e forcimit të pushtetit lokal. Bashkësia ndërkombëtare veçmas duhet të ndihmojë në përgatitjen e ndryshimeve të domosdoshme ligjore që kanë të bëjnë me mekanizmat e financimit, me qëllim të forcimit të bazës financiare të komunave dhe të krijimit të aftësive për menaxhment financiar si dhe për ndryshimet në ligjin për kufijtë e komunave.

5 Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi proporcional

5. 1. Duke marrë parasysh veç të tjerash edhe rekomandimet e komisionit tanimë të formuar qeveritar, palët do të ndërmarrin aktivitete konkrete për shtimin e përfaqësimit të pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë shumicë në Maqedoni në administratën shtetërore, në ushtri dhe në ndërmarrjet publiek si dhe në përmirësimin e pjesëmarrjes së tyre në financimin publik për zhvillimin e aktiviteteve afariste.

5. 2. Palët obligohen të sigurojnë se deri në vitin 2004 shërbimet policore përgjithësisht do të shprehin përbërjen e përkatësisë së popullatës në Maqedoni. Si hap fillestar për arritjen e kësaj, palët obligohen të sigurojnë se 500 policë të rinjë nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni do të angazhohen dhe aftësohen deri në korrik të vitit 2002 dhe se këta policë do të caktohen të punojnë në rajonet ku punojnë bashkësitë e tyre. Palët gjithashtu obligohen se edhe 500 policë të tjerë të tillë do të angazhohen dhe aftësohen deri në korrik të vitit 2003 dhe se ata policë do të caktohen të punojnë sipas pëparësisë së nevojshme në rajonet e tërë Maqedonisë ku jetojnë bashkësitë e tilla. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesë dhe ndohmojë implementimin e këtyre obligimeve, veçmas përmes verifikimit dhe selektimit të kandidatëve por edhe aftësimit të tyre. Palët i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që t'i dërgojnë sa më shpejtë që të jetë e mundshme një ekip ekspertësh me qëllim që të vlerësojnë sa më mirë realizimin e këtyre qëllimeve.

5. 3. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së, BE-së dhe SHBA-ve që të shtojnë aftësimin dhe programet për ndihmë të policisë, duke përfshirë edhe:
- aftësimin profesional, aftësimin për të drejtat e njëriut dhe aftësimeve të tjera;
- ndihmën teknike për reformat në polici, duke përfshirë edhe ndihmën për verifikim, seleksionim dhe përparim të proceseve;
- zhvillimin e kodeksit të sjelljes së policisë;
- bashkëpunimin në pikëpamje të planifikimit të tranzicionit për angazhim dhe caktim të policëve nga bashkësitë që nuk janë shumicë në Maqedoni., dhe
- caktimin sa ma të shpejtë të vëzhguesve dhe të këshilltarëve policorë ndërkombëtarë për fushat më të ndieshme përmes aranzhmaneve adekuate, bashkë me pushtetin relevant.

5. 4. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojnë në aftësimin e komandantëve, gjykatësve dhe të prokurorëve, pjesëtarë të bashkësive që nuk paraqesin popullatën shumicë në Maqedoni, me qëllim që të shtohet pjesëmarrja e tyre në sistemin gjyqësor.

6 Kultura, arsimi dhe përdorimi i gjuhëve

6. 1. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OSBE-në që të shtojë ndihmat për projektet nga fusha e mediave, me qëllim të përforcimit të mëtejshëm të mediave elektronike, radio e TV dhe të mediave të shkruara, duke përfshirë edhe mediat në gjuhën shqipe dhe mediat shumëkombëshe. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë programet për aftësim profesinal për mediat e pjesëtarëve të bashkësive që nuk janë popullatë shumicë në Maqedoni. Palët gjithashtu i bëjnë thirrje OSBE-së që të vazhdojë përpjekjet në projektet e destinuara për përmirësim të marrëdhënieve ndëretnike.

6. 2. Palët i bëjnë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të sigurojë ndihma për implementimin e Marrëveshjes Kornizë në fushën e arsimit sipëror

10.1 Kjo marrëveshje hyn në fuqi me nënshkrimin e saj.

10.2 Verzioni në gjuhën angleze i kësaj marrëveshje është verzioni i vetëm autentik.

10.3 Kjo marrëveshje u zhvillua nën patronatin e kryetarit Boris Trajkovski.

Nënshkruar në Shkup - Maqedoni, më 13 gusht 2001 në gjuhën angleze.

Pasojnë nënshkrimet e:
Boris Trajkovski - kryetar i Republikës së Maqedonisë
Lubço Georgievski - kryetar i qeverisë së RM dhe kryetar i VMRO-DPMNE
Arbën Xhaferi - kryetar i PDSH-së
Branko Cërvenkovski - kryetar i LSDM-së
Imer Imeri - kryetar i PPD-së

Dëshmitarë:
Fransoa Leotar - përfaqësues i posaçëm i BE
Xhejms Perdju - përfaqësues i posaçëm i SHBA
___________________________




[Edituar më 3-2-2003 nga Tali]





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 4-2-2003 nė 13:26 Edit Post Reply With Quote
DEMOKRATĖT SIPAS DIKTATIT APO TĖ DIKTUAR - APO SI T’JUA TREGOJMĖ RRUGĖN E ZOTIT KASNECĖVE SHQIPTARĖ

Prof. dr. NEHAT SADIKU


Kur tek interpretimi dhe kuptimi i hapësirës politike në Maqedoni, të parimeve si dhe ligjësive të saja vepruese ndryshon shumëçka, këtë duhet përshëndetur si një shkallë të re të zhvillimit të mendimit kognitiv. Në gjuhën politologjike kjo nënkupton, se autori i këtij artikulli pati ardhur deri tek njohja “...për iluzionet e idealizmit politik dhe defetizmit shpirtëror të atyre që mundohen ta uzurpojnë dhe kolonizojnë sferën publike – sferën e politikës duke i keqpërdorur vlerat themelore demokratike”, që në sferën e një gazetarie të zhvilluar dhe kredibile vlen si një argumentim i dobët për platonistët e fundit tek të dyja komunitetet etnike në Maqedoni, që akoma i besojnë tezës, pa marrë parasyshë atë që ndodhi në Maqedoni, bota përreth nesh vlen si një ambient, ku duhet ti përshtatemi realitetit të ri, por në politikë edhe mëtutje duhet ta vazhdojnë karrierën politike “shpirtërat e korrumpuar dhe të degjeneruar prej vetë pushtetit politik”.

Vetitë themelore të politikanëve “të vjetër” dhe “të rinj shqiptarë” në Maqedoni janë këto: mungesë e përgjegjësisë së përgjithshme, mungesë sensibiliteti, mungesë dhimbsurie minimale për popullin shqiptar, aplikimi i vlerave siç janë tallja, kapriçio, batutat banale, ironizimi dhe ironia pa vend, provokimet e shëmtuara, prodhimi i sajesave dhe konditave të një spastrimi hesapesh me anë të ndeshjeve vëllavrasëse për motive dhe profit politik; mungesë serioziteti; mungesë e një sensi autokritik; ndotja e fjalorit politik me salca, tallje, shakara si dhe mungesa e një koncepti shqiptar; zgjidhja e problemeve në mënyrë romantike; aplikimi i strategjisë ku sajohen interesat e çastit; ngritja e flamurit kombëtar në mënyrë të verbërt; aplikimi i logjikës për mosndërhyrje, si dhe vazhdimi i thellimit të krizës së besimit te njerëzit (ku si prodhues të kësaj gjendje paraqiten vetë politikanët shurdharakë të dyja komuniteteve etnike).

Nënkryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, simbol i kriminalitetit politik, social dhe ekonomik tek shqiptaret e Maqedonise.
Prandaj kjo tregon që sidoqoftë, në ndërgjegjen e popullit shqiptar, në shtresimet e ndërgjegjes së tij ka filluar të zërë vend ideja e (mos)respektimit të institucioneve dhe populli shqiptar me plotë të drejtë dhe për shumë arsye, më tepër se kurrë kërkon të ketë shtet serioz, institucional, republikan të vërtetë dhe jo shtet me dokrra dhe me parulla shterpë siç qe Maqedonia gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit. Ideja evropiane shqiptare në Maqedoni duhet të jetë forcimi i sovranitetit shqiptar, sepse jeta e sotme në familjen evropiane, është garancia më e mirë në familjen evropiane dhe aleancën atlantike mundësisht është garancia më e mirë për sovranitetin. Janë të njohura rastet kur politikanët shqiptarë në Maqedoni, në Kosovë dhe Shqipëri disa herë ngrenë flamurin e sovranitetit, sa herë u interesonte të bëjnë gjëra jashtë kontrollit ndërkombëtar. Ne shqiptarët e Maqedonisë kemi përvojë të hidhur, ç'do të thotë ngritja e këtij flamuri në mënyrë të verbër disa herë. Kush do ta bart përgjegjësinë për ngritjen dhe uljen e flamurit herë pas here. Politikanët nuk merren me gjëra të kota, por politikanët merren me gjëra eo ipso luksoze. Pa CONSENSUS gjithëshqiptar (brenda dhe jashtë atdheut), perspektiva jonë në kuptimin e përgjithshëm (në përthithjen e "aditivave" të pluralizimit deokratik) të zhvillimit politiko-shoqëror, do të jetë e zymtë. Fatkeqësisht më së miri këtë sjellje të papërgjegjëshme e tregon ndërgjegjja e kalbur e "ELITAVE politike dhe intelektuale shqiptare". Kjo është "deviza kryesore" e "patriotizmit" dhe e "patriotëve", e "pedagogëve" të "politikës", të "shkencës", të "kulturës" dhe të "traditës së ndritshme" shqiptare: " Ata që marrin vesh në shkencë, në politikë dhe në çështjet vitale kombëtare, të izolohen, të mbahen në distancë..., se po qe se inkuadrohen në rrjedhat politiko-arsimore e shkencore, do t’na i prishin kurthat dhe planet mediokre grupore-klanore të nahijeve e mahallave të ndryshme...” “Biznisi” i çdo intelektuali të vërtetë shqiptar duhet të jetë mbrojtja dhe afirmimi i interesit kombëtar dhe shtetror shqiptar. Mundet të shtojmë, vetëm atë se akoma mbetet në lojë ideja politike e definuar si “Shqipëria etnike e coptuar në provincat e saja” në vend të “Shqipërisë etnike të bashkuar” – shtetit të përbashkët shqiptar. Kjo lojë do të luhet edhe gjatë këtij shekulli, për këtë nuk duhet dyshuar asesi.

Dyftyrësia politike e fshehur pas skizofrenisë politike

Në Maqedoni ka një skizofreni politike, një dyfytyrësi politike. Paradoksi rrinë fshehur tek këto të fundit – d.m.th. tek politikanët, që mundohen ta demonizojnë konkurrencën, e vendosin në sferën e së keqes, por nga ana tjetër dualizmin apo defenstracionin politik e shfrytëzojnë, për t’ia ngritur çmimin ofertës së tyre politike, që sipas kritereve të shkencës politike nuk mundet të vlejë si një ofertë politike por “si një tendencë për tu kthyer në politikë dhe për ta vazhduar kursin e vjetër të koalicionit që nuk posedon as strategji e as program politik se si duhet zgjidhur ÇËSHTJEN SHQIPTARE në Maqedoni”.

Asesi nuk janë duke e kuptuar – apo thënë ndryshe nuk duan ta kuptojnë, se po i shkaktojnë fatkeqësi popullit shqiptar dhe nuk duhet ta teprojnë atë që thotë populli, për zullumin e tyre duhet të mbartin përgjegjësinë. Nuk duhet ta teprojnë sepse populli shqiptar nuk meriton më vuajtje të tjera, njerëzit kanë shumë halle, shumë probleme, kanë shumë varfëri dhe nuk duhet të shtohet fatkeqësia e tyre. Kam frikën që lexuesit pas këtyre fjalive hyrëse mos të ma zenin për të madhe se dijë gjërat ti parashtroj vetëm në aspektin e nivelizimit abstrakt, ku argumentet e parashtruara rrinë të strehuara pas fjalëve boshe. Për ti ikur këtij moskuptimi do të mundohem, që në vazhdim gjërat ti trajtojë prej një “këndvështrimi të ri” – apo të shprehemi metaforikisht prej një “perspektive” që është e mveshur prej formës dhe përmbajtjes, apo prej mesazhit, që e bartin elitat politike në Maqedoni të zhytura në llomin e varfërisë, nihilizmit shpirtëror dhe kriminalizimit të të gjitha segmenteve shoqëroro-politike.

Fillimi i ndërtimit të një realiteti të ri

Parashtrohet pyetja, se si do të mundeshim t'i interpretonim rrethanat politike në Maqedoni, që janë të reflektuara në tri nivele: e para, tek ndeshja horizontale e pozitës dhe opozitës, e dyta, tek fushëbeteja e tranzicionit vertikal të spektrit politik kontinuiteti dhe diskontinuiteti politik dhe e treta, tek konflikti potencial ndërmjet komunitetit etnik shqiptar dhe atij maqedonas për zvarritjen e ndryshimeve dhe aplikimin e filozofisë politike për fillimin e ndërtimit të një realiteti të ri. (A concept for new reality - Koncepti për realitetin e ri).

Pa mos u zhytur thellë tek ujërat e turbulluara të kundërshtive përmbajtësore të partive politike, që tani për tani e përbëjnë koalicionin qeveritar apo pozitën politike, si dhe partive që veten e kanë shpallur si opozitë, nuk do të mundeshim të konstatonim, se ç’ka është duke ndodhur në realitet në Maqedoni me ata, që e kanë ndotur ambientin politik. Në rastin tjetër na interesojnë edhe dallimet reale ndërmjet dy blloqeve politike në Maqedoni (asaj shqiptare dhe maqedonase) – apo të ashtuquajturave “parti të kontinuitetit”, nga njëra anë, dhe të ashtuqujaturave “parti të reja”, nga ana tjetër. E kam vërejtur, që në këtë lëmi të nocioneve gjithëçka është bërë me qëllim si e pakuptimtë, për t'i interpretuar dukuritë sipas logjikës së pushtetmbajtësve, kjo vlen si një lëmi tejet arkaike, sepse asesi nuk i përgjigjet pozitës reale si dhe raportit ndërmjet forcave politike. Për hir të kësaj, në vazhdim, do të flasim për të majtën, si dhe të djathtën (që gjinden në tranzicion), ku do t'i përdorim si sinonim subjektet e reja politike dhe ato të vjetra apo të modernizuara.

Dyshi i ri i demagogëve shqiptar: Ali Ahmeti dhe Arbër Xhaferi

Si pikënisje për këtë artikull tejet polemizues, do ta parashtroja tezën e politologut austriak Joseph Marko prej Fakultetit Juridik të Karl Franzens Universität Graz, Austri, i cili e thekson: “... për ekzistimin e ndonjëfarë opozite të vërtetë në Maqedoni asesi nuk mundet të diskutohet.” Kjo tezë e parashtruar vlente si tejet provokative gjatë zgjatjes së konfliktit ndëretnik në Maqedoni, por njëherit duhet ta vlerësojmë si një pikënisje ideale, për t'i ofruar përgjegjet konkrete për shumë pyetje të parashtruara prej një vegimi tejet kritik apo prej një distance kritike ndaj të gjithë subjekteve politike në Maqedoni. Qëllimi im është, që në këtë artikull ti sqarojë disa synime, ku si pika referenciale i marr në shqyrtim përvojat e mia personale që më patën sjellur deri tek konstatimi, se autonomia e plotë individuale si dhe distanca kritike ndaj të gjitha proceseve për analistin politik, vlejnë si një imperativ kategorik ti tij. Vetëm në këtë mënyrë mundet garantuar realizimin e lirisë së shtypit apo fjalës së shkruar.

A është opozita në realitet aq apatike dhe e dobësuar, që mundet të flasim për “mosekzistimin” e saj në Maqedoni?

Me zhvillimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoni para katër vitesh, erdhi deri tek kalimi i pushtetit politik në duart e të ashtuquajturëve “demokratë sipas diktatit apo demokratë të diktuar” si në spektrin politik maqedonas dhe atë shqiptar. Se si do të zhvillohen zgjedhjet e reja parlamentare në Maqedoni, gjatë këtij viti, rrallë kushi mundet gjërat t'i parashikon. Por tani për tani elitat politike janë duke zhvilluar një luftë totale mediale, ku qeveria aktuale akuzohet për shumë gjëra të pahirta – por duhet të jemi të drejtë – sepse edhe vetë qeveria mbart përgjegjësinë për shumë procese regresive që e kanë kapluar shtetin dhe shoqërinë, por kjo qeveri mundohet, që me malverzimet dhe keqpërdorimet e shumëta ta përdhunon opinionin publik duke i fashizuar edhe mediat apo fjalën e shkruar sipas recetave që kanë potenciale terapike tek relaksimi i ndjenjave të pritjes të shtetasëve të këtij shteti. Lindja e “baronëve politik” si lider të vërtetë për frymën dhe dinamikën e kohës së duhur

Gjatë këtyre katër viteve prej stomakut të mpirë të këtyre partive politike patën lindur “baronat” apo “ideologët joformal” (këto terme i pati përdorur Hanah Arendt tek përshkrimi i saj i autoriteteve të rrejshme dhe të imponuara), që në mënyra të ndryshme ofronin recetat, për atë se si duhet të duket “republika demokratike në shekullin 21 në Maqedoni.” Për fat të keq në taborin politik shqiptar, erdhi deri tek krijimi apo lindja e dyshit politik, që sipas të gjithë kritereve, që duhet t'i ketë lideri politik, dyshi Xhaferi -Thaçi nuk i përmbushin 95 % të këtyre kritereve për të qenë lidera politik, apo për t'i shitur mend popullit shqiptar. Pse? Dyshi i lartëpërmendur, kurrë nuk kanë qenë të formuar apo socializuar si intelektualë, i kanë të mbaruara shkollat e mesme dhe studimet kurrë nuk i kanë përfunduar për shumë shkaqe. Me fjalë tjera, bëhet fjalë për politikanët e deprivuar apo të hendikeposur. Se çfarë roli dhe ndikimi negativ kanë njerëzit e hendikeposur në sferën politike nuk duhet theksuar fare. Kur në politikë bjen prej qiellit, njeriu i cili nuk është formuar apo edukuar deri në fund, sipas analistëve politik, si dhe psikoanalistëve, njerëzit e këtillë tentojnë me sjelljet e tyre të deformojnë çështjet publike apo interesin nacional të popullit shqiptar në Maqedoni.

Dyshi i lartëpërmendur është bërë simbol dhe sinonim i asaj se në ç’mënyrë mundet kriminalizuar politikën për mbushjen e xhepave privatë. E pakuptimtë më duket që Xhaferi mundohet me tezat e tija të kalbura në esencë, t'i imponohet opinionit publik në Maqedoni si një lider politik, si një ideolog, si një intelektual që din të veprojë në të gjitha kahjet dhe për të gjitha rastet si një “organ formal“ apo të themi si një “institucion” ku farkohen dhe bashkëdyzohen telat e akorduara të çiftelisë, duke përdorur fjalorin e regjimeve totalitare të shekullit XX-të. Dyshi Xhaferi -Thaçi kurrë nuk kanë qenë të formuar si politikanë, ideologë dhe intelektualë. Shpeshherë kam pasur rastin ta vërej se në ç’mënyrë demagogjike mundohet Xhaferi shqiptarëve t’ua sqarojë, se partia e tij qe e detyruar të mbetet në pushtet aq gjatë sa dëshironte kreu i saj. Xhaferin dhe partinë e tij “demokratike” asesi nuk mundet fajësuar, se gjatë konfliktit ndëretnik në Maqedoni me pjesëmarjen e saj në qeveri pati zhvilluar krimin ndaj vetë popullit shqiptar. Çfarë paradoksi është ky?

Si mundet sqaruar sjelljen e Xhaferit-Thaçit që veten e quajnë “demokratë”, por në të njëjtën kohë bashkëpunojnë me kreun e partisë që gjendet në pushtet, i cili pati zhvilluar dhunë dhe terrorizim shtetror ndaj popullit shqiptar në Maqedoni. Është i kuptueshëm edhe fakti se, pse Xhaferi dhe satelitët e tij nuk e favorizojnë opsionin për të qenë në opozitë, sepse Xhaferi dhe miqët e tij akoma nuk e kanë kuptuar se nuk mundet aq lehtë të përdhunohet demokracia dhe vlerat e saja. Është koha që Xhaferi dhe “djali i tij” Menduh Thaçi të shkonin tek pop Stefani t'i merrnin hajmalitë, ku ai do t’ua rekomandonte se në ç’mënyrë do të kishte qenë më mirë për to që të largoheshin prej politikës. Se në ç’mënyrë do ta pranon Xhaferi-Thaçi këtë konstatim timin nuk varet prej tyre, por prej qasjes libidinale të largimit prej pushtetit politik duke mos gabuar fare se tezën që e pati parashtruar tek takimet e mia të shumta z. mr.Mirie Rushanin (ambasadore aktuale në Romë), “...se dyshi paraqet partinë e pafatë, skemën piramidale ku intelektualët e vërtetë janë larguar qysh moti prej kësaj partie. Kur të bjen njëri, bjen edhe tjetri.” Janë qëndrimet e koleges dhe mikes së tyre mr.Mirie Rushanit, vlerësimi i saj për këta shpirtëra të degjeneruar. Dyshi fortë mirë e ka kuptuar se pushteti politik është i ëmbël si mjalta, por e kanë harruar se grimcat më të imta të kësaj mjalte mundet të të mbysin nëse nuk i gëlltit me shije dhe lezet të duhur – për ta përjetuar ëmbëlsinë e mjaltit. Xhaferi dhe Thaçi nuk janë asgjë tjetër përpos “demokratëve të formuar sipas diktatit apo demokratë të diktuar” dhe jo sipas bindjes apo filozofisë së tyre jetësore, apo edhe aq më pak asaj politike. Edhe në rradhët e PPD-së mundet të hasim në njerëzit e këtij soji. Çfarë duhet bërë që këta njerëz do t, i bindnim që të largohen prej politikës, sa më parë, aq më mirë.

Formimi i një korelacioni të ri me përmbajtje të vjetër

Në horizontin e politikës shqiptare në Maqedoni, vjen duke u formuar edhe një korelacion tejet interesant ndërmjet tri partive politike shqiptare si dhe ish lidershipit politik dhe ushtarak të UÇK-së – Këshilli i posaformuar për nga aspekti formal i organizimit, për nga aspekti i jashtëm, pritet që të veprojë si një “asociacion i interesave të ndryshme” profileve të ndryshme, ku dashur pa dashur tek agjendat e këtij këshilli, do të sillen dhe mbështillen me celofan problemet e përditshme, me të cilat ballafaqohen aktorët që e përbëjnë këtë këshill si dhe thellimi apo tkurrja e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike shqiptare në Maqedoni. Edhepse Ali Ahmeti e thekson se ky Këshill do të vendosë për shumë gjëra me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë, por kjo nuk është asesi e vërtetë. Në Kosovë elita politike shqiptare me plot qejf e përdor termin “bashkëqeverisje”. Në Maqedoni elita politike ka filluar të aplikojë termet “koordinim”, “bashkim” dhe “bashkëpunim”. Ofrojmë disa prej argumenteve për tezën e parashtruar të Ali Ahmetit, duke e vlerësuar si jovalide tek veprimi i këshillit të posaformuar:

E para, vendosja e këtij këshilli në qendër të ngjarjeve në hapsirën politike shqiptare, duke mos pasur strategjinë e sajuar dhe bazën intelektuale tek kategorizimi i objektivave se cilat janë prioritare dhe ato të tjerat, sjellja si dhe përbërja strukturale e këtij këshilli nuk ofron apo garanton sjelljen e vendimeve cilësore dhe me karakter kombëtar.

E dyta, pa marrë parasyshë se gjatë zgjedhjeve që pritet të zhvillohen gjatë këtij viti, se sa vota do të fitojnë shqiptarët apo secila për veten prej subjekteve politike shqiptare, nuk do të ndikon tek avansimi i çështjes së pazgjedhur shqiptare në Maqedoni, por do të vjen deri tek rrotimi i njerëzve tek vendet që më parë i patën mbajtur nën kontroll të tjerët.

E treta, këshillit të posaformuar i mungon strategjia e sajuar në bazat e arritjes së një konsenzusi politiko-shoqëror të të gjitha segmenteve të shoqërisë shqiptare në Maqedoni si dhe diasporës shqiptare.

E katërta, nuk është fare për tu çuditur, nëse ky këshill do të shndërrohet në një “arkë e privatizuar prej strukturave kriminele të partive politike, posaçarisht prej PDSH-së, më konkretisht prej Thaçit”, i cili i ka lidhjet tejet të konsoliduara me shërbimet sekrete maqedonase – duke e transformuar këshillin si pjesë e orbitës ku gravitojnë dhe sillen si duan vetë njerëzit e dyshimtë dhe me bagazh të vjetër përvojash të spiunimit dhe veprimit kundër interesit shqiptar.

E pesta, këshilli i posaformuar akoma nuk posedon rradhitjen e ideve dhe vlerave për të cilat duhet të veprojë. Mundet të ndodhë që ky këshill ti merr përmasat e një “institucioni që nuk i përfillë kërkesat politike si dhe propozimet që vijnë prej jashtë”, duke u bërë pengesë për afirmimin e vlerave të pluralizmit politik si dhe zhvillimit të ofertave politike, si dhe degjenerimit të konkurencës politike, dhe

E gjashta, këtij këshilli nuk i mbetet dot hapsirë veprimi që vendimet e sjellura të implementohen në praktikë, pa marrë parasyshë raportin e definuar të marrdhënies së këtij këshilli ndaj elitës politike maqedonase. Se sa i sukseshëm do të jetë ky këshill, varet edhe prej raportit që do ta ndërtojë elita politike maqedonase ndaj lidershipit dhe kërkesave të këtij këshilli. Ky këshill zanafillën e vet e ka prej dokumentit të nënshkruar në Prizren ndërmjet tre “kuaziliderëve shqiptarë.” Marrëveshja e Prizrenit dukshëm e degjeneroi çështjen shqiptare në Maqedoni. Sipas kritereve të analizës politike, kjo marrëveshje qe jovalide për nga përmbajtja dhe reflektimi i realitetit politik. Marrëveshja e Ohrit ia veëndoi kapakun vorbës së thyer shqiptare – degjeneroi pozitën, domethënien, statusin juridiko-politik të popullit shqiptar në Maqedoni.

Si parim kryesor në shkencën politike vlen, që njeriu marrëveshjet duhet të di t'i lexojë, nëse janë të shkruara apo të përgatitura në gjuhët e huaja ti përkthejë vetë apo të posedojë me njerëz ekspertë përreth vetes që duhet bërë atë që pritet të nënshkruhet, ta analizojë dhe bëjë kategorizimin e përmbajtes së tyre, duke i transmetuar në realitetin politik apo tek raporti i komuniteteve etnike që u gjetën në konflikt.

Plagiati i punës intelektuale si një gjë normale tek mediat shqiptare

E gjithë kjo nënkupton atë që ka të bëjë me posedimin e të dhënave si dhe të jesh i informuar ashtu si duhet. Tashmë është bërë e ditur se liderët politik shqiptarë e nënshkruan Marrëveshjen e Ohrit, pa mos e lexuar fare apo pa mos u njoftuar me përmbajtjen e saj. Për së pari herë prej gjuhës anglishte, për mediat shqiptare si dhe opinionin e këtushëm si në Maqedoni ashtu dhe diasporë, tek lobet dhe masoneritë e ndryshme, këtë përkthim e bënë ekspertët e Forumit politik shqiptar për Maqedoni. Me një gjë të këtillë politikanët shqiptarë nuk kanë qenë të informuar kurrë. Mediat shqiptare edhe kësaj here u treguan si “specialistë të ngutshëm për vjedhjen si dhe plagiatin e punës së bërë prej intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë prej Maqedonisë”, duke e botuar Marrëveshjen e përkthyer dhe duke mos i sjellur emërat e autorëve që e bënë përkthimin e këtij dokumenti. E njëjta gjë ngjau edhe me Marrëveshjen e Rambujesë. Turp i turpit! Ta shkelish punën dhe nderin e intelektualëve shqiptarë më duket një sjellje tejet e papërgjegjshme që duhet kritikuar publikisht dhe ndjekur me anë të ligjit penalisht. Kjo është një formë morie dhe e krimit ndaj të drejtave dhe punës intelektuale dhe vetë intelektualëve shqiptarë në Maqedoni dhe diasporë.

Hapja e “çekmexhes” ku populli shqiptar i rruan vlerat kombëtare

Tani vijmë deri tek pjesa kryesore e korelacionit të parashtruar më lartë ndërmjet tri partive politike ( PDSH-së, PPD-së dhe PDK-së) si dhe ish lidershipit politik dhe ushtarak të UÇK-së, tek ato tri parti politike që gjatë zgjatjes së konfliktit etnik në Maqedoni patën luajtur rolet e tyre të ndryshme. Disa prej tyre e përkrahën “luftën çlirimtare”, disa prej tyre u munduan ta sabotonin, disa prej tyre praktikonin metodat tjera të dyshimta, duke e praktikuar miton dhe korrupcionin apo blerjen e “luftëtarëve të lirisë” që të heqin dorë prej luftës dhe për një gjest të këtillë u ofrohen para të majme prej kusarit politik Menduh Thaçi dhe emisarëve të tij. Por mos të harrojmë se pas shpinës së “kalgjoshit shqiptar qëndronin strukturat e shërbimit sekret sllavomaqedonas”. Por kjo s’është me rëndësi. Çdo kush do të përgjigjet për veprat e veta që ka bërë, duke e përkrahur apo duke e penguar “luftën çlirimtare në Maqedoni”. Të shumtë janë “kuaziintelektualët shqiptarë në Maqedoni” që akoma mundohen ta propagandojnë tezën: se Ali Ahmeti e fitoi luftën. (dr. Teuta Arifi dhe të tjerët!) – por dihet pse këta “pseudointelektualë e theksojnë se Ali Ahmeti e fitoi luftën”.

Nëse do ta përdornim gjuhën arkaike të “çekmexhes ku populli shqiptar i ruan vlerat kombëtare”, këtu do të flisnim me plot zë dhe do të thonim: statusi juridiko-politik i popullit shqiptar akoma mbetet i pazgjedhur në Maqedoni! Këtu bëhet fjalë për këtë tezë, që rrjedh prej asaj që theksuam më lartë: se a do të vjen deri tek interiorizimi i këtij qëndrimi tek “elita politike shqiptare” nuk varet prej “këshillave dhe kuaziliderëve apo politikanëve analfabetë, por varet prej asaj se çka do të thotë elita intelektuale shqiptare në Maqedoni dhe në ç’mënyrë do ta implementon strategjinë e sajuar për zgjidhjen e këtij problemi kardinal”. Akoma elita intelektuale shqiptare në Maqedoni nuk ka arritur ta definon strategjinë e veprimit në drejtim të saj, se si duhet vepruar që gjërat të korigjohen në esencë. Njohësit e mirë të proceseve politike në Maqedoni kanë ardhur deri tek konstatimi se: Shqiptarët e Maqedonisë janë humbës të përjetshëm me ndryshimet e fundit kozmetike në Maqedoni.

Forumi politik shqiptar për Maqedoni ofron zgjidhjen reale të statusit juridiko-politik të shqiptarëve në Maqedoni

Forumi politik shqiptar për Maqedoni ofron zgjidhjen reale të statusit juridiko-politik të shqiptarëve në Maqedon,i në saje të strategjisë së përpiluar dhe ofron modelin konkret se si të zgjidhet kjo çështje. Teza themelore e këtij Forumi është:

e para, njohja e së drejtës shtetformuese të popullit shqiptar në Maqedoni në aspektin juridik dhe politik;

e dyta, aplikimi i parimeve themelore të modelit konsociativ të demokracisë – d.m.th. praktimi i federalizmit konsociativ – federalizimi i Maqedonisë;

e treta, ridefinimi i konceptit të shtetit në Maqedoni, dhe,

e katërta, Marrëveshja e Ohrit për Forumin politik është jovalide për nga përmbajtja, sepse në mënyrë të një kushtëzimi të tejdukshëm e favorizon modelin unitar të rregullimit të shtetit, marrdhënieve si dhe strukturave të saja – kjo është në kundërshtim me teorinë politike të shoqërisë plurale dhe vetë realitetit politik në terren.

Dalëngadalë, por me plot sukses, elita intelektuale shqiptare në Maqedoni si dhe elita intelektuale në diasporë, vijnë duke e kuptuar se akoma duhet thelluar debatin për ridefinimin e statusit juridiko-politik të shqiptarëve në Maqedoni. Prej këtu fillon sfera e vetëdijes së rrënjosur shqiptare që akoma është duke u përdhunuar prej bashtakëve dhe kuaziliderëve të ndryshëm:

e para, shqiptarët për nga natyra e tyre fisnike nuk i mbajnë dot pas qafe kapitulantët, tradhëtarët dhe parazitët e kombit,

e dyta, roli i Forumit politik shqiptar për Maqedoni prej “elitës politike shqiptare” në përjashtim të PDK-së, si dhe me vlerësimin negativ të rolit të saj prej vetë Ali Ahmetit, nuk kontribuon dukshëm tek veprimi i sukseshëm i këshillit të posaformuar ku akoma shqiptarët në Maqedoni gjinden para dilemave të mëdha, sidomos gjeneratat e reja që tek ata ndihet një revoltë tejet e madhe dhe energji tejet negative.

Forumi politik shqiptar për Maqedoni duke i marrë parasyshë zhvillimin e shumë proceseve politike me karakter regresiv në Maqedoni, ka vendosur një pjesë të aktivitetit të vet ta bart në terren. Tani për tani ka hasur në mirëkuptim edhe tek lidershipi i PDK-së dhe njëherit e kanë thelluar bashkëpunimin e tyre në shumë lëmi. Këshilli, si dhe përbërja e tij, duhet ta kuptojnë se Forumi politik shqiptar për Maqedoni e ka bonusin e vet tejet të madh tek qendrat e ndryshme të vendosjes në Perëndim, duke e marrë parasyshë angazhimin e shteteve evropiane dhe sidomos kërkesën urgjente të Stejt Departmentit amerikan dhe disa qarqeve proshqiptare në politikën e lartë zyrtare të SHBA-ve, për mospërzierjen e këtij Këshilli tek problemet interne ne Maqedoni. Por e kemi luajtur rolin e një organi pragmatik, këshilldhënës, si hartues dhe sajues i ekspertizave të ndryshme për qeveritë e huaja me njohjen reale të pozitës dhe mundësive qe ka populli shqiptar në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri.

Libidoja fatale e Ali Ahmetit, si një lider i traumatizaur - “socialdemokrat” pa ofertë politike

Sipas libidos së Ali Ahmetit, sipas të cilit këshilli i formuar pritet, që ta determinon hapësirën politike gjatë viteve të ardhshëme, kjo mundet të zgjatë vetëm disa vite sepse Ali Ahmeti nuk ka ofertë konkrete politike për shumë probleme me të cilat ballafaqohet populli shqiptar në Maqedoni, si dhe tezës së parashtruar të politologut austriak Joseph Marko prej Fakultetit Juridik të Karl Franzens Universität Graz Austri i cili e thekson: “... për ekzistimin e ndonjifarë opozite të vërtetë në Maqedoni asesi nuk mundet të diskutohet.” Deri tek i njëjti konstatim ka ardhur edhe mr.Rufi Osmani njëri prej analistëve më në zë jashtë Maqedonisë ku e thekson: “...se z.Ali Ahmeti nuk posedon me një ofertë politike dhe strategji të përpiluar se si do të duhej të silleshin dhe vepronin shqiptarët në Maqedoni.” (Political Life, 2002, ”FYR of Macedonia a breakable peace, challenges and alternatives of stabilization and integration,” ALBANIAN ATLANTIC ASSOCIATION Project program of the seventh International Conference of AAA, Theme: Boundary Understanding Primary for Stability in the Region 25.01.2002 dhe i ribotuar në SP me datë 21.01.2002).

Mbetet në lojë lidhshmëria logjike: Ali Ahmeti është i frustruar për shkak të shumë gjërave, dhe për shkak të rolit leviatanitiv të PDSH-së së Xhaferit, që mundohet të gëlltitë gjithëçka, e gjithë ajo që i del para rrugës, por duke mos e humbur apetitin e vet për tu ushqyer edhe me kufoma njerëzish! Elita intelektuale shqiptare, e dëshpruar se çështja shqiptare akoma mbetet e pazgjidhur, si dhe pala maqedonase se opozita mundohet të vjen në pushtet. Tek të dyja këto raste na paraqitet skena e mjeruar ku demokratët sipas diktatit apo demokratët e diktuar, kanë formuar një gjendje pritjeje, ku asesi nuk mundet të rindërtohet baraspeshimi i cunguar politik për shkak të dy çështjeve irelevante për ndryshimin e kahjeve të proceseve politike: sa ma shumë dhunë do të aplikohet në politikë prej subjekteve të (de)legjitimuara politike shqiptare dhe maqedonase, aq ma shumë komuniteti ndërkombëtar, do ti sankcionon elitat politike me sjelljet e tyre të papërgjegjshme dhe endacake.

Çfarë pritet që të ndodhë, nëse vjen deri tek prishja e një baraspeshimi të këtillë të brishtë edhe në kuptimin formal të fjalës? (Teza e parashtruar më lartë e Jospeh Markos se në Maqedoni opozita politike nuk ekziston fare është e pranueshme de facto, sepse de iure kemi të bëjmë me opozitën në paralment (e kam fjalën për PSDM dhe disa parti tjera më të vogëla). “Shlyerja” formale e opozitës politike nënkupton heshtjen e përjetëshme tek pranimi i vendimeve ligjëdhënëse, thjeshtë thënë në Maqedoni askush nuk dëshiron të jetë në opozitë, sepse të gjithëve ju duket pushteti politik i lezetshëm që sjell profit, askush nuk merret me atë që opozita politike duhet ta luan, rolin e subjektit politik që merret me përgaditjen e zgjedhjeve alternative. Edhe me rastin e formimit të këshillit të subjekteve politike shqiptare është duke u përsëritur i njëjti skenar apo jo?

“Busulla orientuese” e Forumit politik shqiptar për Maqedoni

Forumi politik shqiptar e ka kuptuar fare mirë "busullën orientuese" të trojkës Xhaferi-Ymeri-Ahmeti, mirëpo, pavarësisht nga etiketimet e tyre, ne jemi të pathyeshëm dhe "nuk ndjejmë për ta fare". Kushdo qofshin ata, që i cenojnë dhe i nëpërkëmbin të drejtat legjitime dhe interesat vitale të kombit shqiptar, ne e kemi për detyrë që, siç thotë në një tregim të vetin shkrimtari shqiptar MITRUSH KUTELI: "T'jua tregoj rrugën e Zotit".

Opinionit publik shqiptar ia k(am)emi vënë në dijeni (e kemi informuar) edhe më parë se unë personalisht si dhe intelektualët tjerë që mblidhen përreth FPSHM si në diasporë ashtu edhe në Maqedoni - si njeri i (të) pendës dhe profesor i një univerziteti të huaj- i univerziteteteve të huaja nuk jam (jemi), as që do të jem(i) ndonjëherë ithtarë i(të) parapaguar i (të) ndonjë politike ditore, apo ndonjë grupi me karakter primitiv-provinicial, që vepron ditë e natë kundër interesave të përgjithshme të kombit shqiptar. Elita intelektuale shqiptare në Maqedoni dhe më gjërë e dinë fortë mirë se ne kemi shumë armiq (intelektual mediokra...) përbrenda, por ne në saje të angazhimit tonë të ndërgjegjshëm, parimor dhe objektiv, së bashku do ta fitojmë luftën kundër tyre, qofshin ata ymera, xhafera ose ahmeta etj.

Si përfundim do të theksoja: ndoshta bazat themelore vlerësonjëse, ku gjatë dhjetë viteve të fundit partitë politike si dhe tanimë ish-lidershipi politik dhe ushtarak e degjeneruan çështjen e popullit shqiptar, e fashizuan identitetin politik të popullit shqiptar dhe duhet ta dijnë se janë po ata njerëz që rrinë ulur në arkadat e kalbura të këshillit të posaformuar dhe bartin përgjegjësinë për devalvimin e çështjes shqiptare në shumë aspekte të ndryshme – atë juridike dhe politike. Ne tjerët vazhdojmë me aktivitetin tonë kombëtar për ridefinimin e padrejtësive që vazhdojnë t'i bëhen popullit shqiptar edhe prej vetë këtij këshilli dhe logjikës së tij komuniste të formimit të komisioneve dhe emërimit të komisionarëve, që gjërat i trajtojnë në mënyrë të njëanshme duke mos përfillur parimet profesionale dhe ekspertizat që duhet bërë për këto probleme kardinale. Nuk duhet assesi dyshuar tek konstatimi: se popullit shqiptar i shkaktohen akoma fatkeqësitë edhe prej prrallaxhinjëve të rinj që mundohen të zbresin në skenën politike. Sapere aude, zotërinj shqiptarë?

Logjika e formimit të këshillave dhe subordinimi apo nënshtrimi i të padëgjuarëve

Këshilli Koordinues i Shqiptarëve në Maqedoni ka mbajtur takimin e tij të parë punues, duke u përqëndruar në situatën e pasluftës dhe ka miratuar disa “mesazhe dhe vendime të rëndësishme.” Këshilli Koordinues mori vendim për formimin e tri grupeve punuese:

1. Grupit Punues për Çështjen e Arsimit Sipëror, 2. Grupit Punues për krijimin e mirëbesimit dhe integrimit të shqiptarëve në ushtri dhe 3. Grupit Punues për krijimin e mirëbesimit dhe integrimit të shqiptarëve në polici.

Në takimin punues po ashtu është marrë vendim që me Grupin Punues për Çështjen e Arsimit Sipëror të udhëheqë Fazli Veliu, thuhet në kumtesën e Këshillit Koordinues. Fazli Veliu do të duhet ta kupton fare mirë tezën e rektorit të UT prof.dr. Fadil Sulejmanit, i cili për magazinin e dyjavshëm që botohet në Shkup, GLOBI, me datë 31 janar, deklaroi në intervistën e tijë: “S’kemi problem me botën demokratike dhe progresive, por me qeverinë primitive të sllavëve maqedonas, si dhe me disa politikanë shqiptarë, që asisitojnë aty, dhe që e mohojnë edhe më tej realitetin objektiv të UT-së”. Përfaqësuesit e Këshillit Koordinues, duke e analizuar gjendjen në tërësi, e vlerësuan lartë angazhimin e faktorit shqiptar drejt stabilizimit të gjendjes dhe përmbushjes së detyrimeve, si dhe ndihmën korrekte të faktorit ndërkombëtar në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Komisionin për Çështje Ushtarake dhe Integrime Evroatlantike dhe Komisionin për Çështje të Policisë, do t’i udhëheqin gjithashtu nga zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Thuhet se edhe këta emra do të dihen përmes shpalljes zyrtare të një kumtese të Këshillit, që pritet të bëhet sot (e enjte, viti 2002).

Vlerësohet veçmas formimi i Komisionit të Arsimit, që do të merret me zgjidhjen më të shpejtë të çështjes së zyrtarizimit të Universitetit të Tetovës, por edhe i Komisionit për çështje ushtarake, që do të ndihmojë në integrimin dhe integrimin e risocializimin e ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe formimi i Komisionit për çështje të policisë, sidomos për shkak të mosmarrëveshjeve partiake që linden këtu në mes PDSH-së dhe PPD-së me fillimin e kurseve për policë shqiptarë, një herë të organizuara nga Ambasada Amerikane në Shkup dhe të ndihmuara me mjete financiare e me ekspertë trajnues të policëve nga SHBA, ndërsa tani të organizuara dhe të ndihmuara materalisht e me ekspertë nga OSBE-ja.

Këshilli që duhet mosmarveshjeve partiake t’ju ap fund, por si?

Mosmarrëveshjet partiake në këtë fushë shkuan deri në atë masë sa që dukej se këtu po formoheshin polici partiake të PPD-së dhe të PDSH-së, pasi që të rinjtë shqiptarë për t'u pranuar në këto kurse duhej të antarësoheshin së pari në këto parti, të merrnin librezat e tyre dhe pastaj të fitonin të drejtën për konkurim në kurset policore. Për pranim të kuadrove në to kanë vendosur Muhamed Halili, zëvendësministër i Jashtëm i Maqedonisë nga PPD-ja dhe Refet Elmazi, zëvendësministër i Brendëshëm i Maqedonisë nga PDSH-ja. Të mirën e të gjithë kësaj, analistë të këtushëm, sidomos shqiptarë, e shohin në faktin se për përfshirjen e të rinjve në kursin e ardhshëm të policisë, që do të fillojë në muajin qershor të këtij viti, në organizim po të OSBE-së, do të vendosë Këshilli Koordinues, respektivisht Komisioni i tij për çështje të policisë dhe jo zyrtarët partiakë të PPD-së dhe të PDSH-së, siç ishte praktikë e deritashme.

Elita politike shqiptare në Maqedoni duhet ta kupton se tek elita intelektuale shqiptare brenda dhe jashtë Maqedonisë ekzistojnë rrezistuesit e përjetshëm për çështjen kombëtare, se ky rrezistim sa kohë do të zgjasë që intelektualët e mirëfilltë shqiptarë t'i shndërron si shtetas lojal ndaj Maqedonisë, do të varet prej zgjidhjes reale të statusit juridiko-politik të shqiptarëve në Maqedoni. ÇËSHTJA SHQIPTARE në Maqedoni akoma mbetet si një çështje e pazgjidhur (kupto e degjeneruar në të gjitha aspektet e saja): juridike dhe politike. Në horizont të këtij rrezistimi intelektual duken dy gjëra të mundshme dhe reale: federalizimi i Maqedonisë apo zhbërja e saj dhe bashkimi i trojeve etnike shqiptare me Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo për tu realizar do të ketë nevojë edhe për disa gjenerata. Apo, apo. Stabiliteti dhe paqja do të varen prej ridefinimit të statusit juridiko-politik të popullit shqiptar në Maqedoni. Logjika ta shpëtojmë veten e ka humbur sensin e saj qysh moti! Paqja që blehet me kushtëzime dhe dredhina nuk është paqë. Aprovonja ligjin për amnesti pastaj i fitoni paratë. Ikje prej parimit themelor të politikës apo, apo!

Armiku i armikut tim është armiku im

Tek shtetet që ballafaqohen me fazat postkonfliktuale shpeshherë ndodhë që të aplikohet logjika e sintagmës për lëvizjet “çlirimtare”: “Armiku i armikut tim është armiku im”. Pas përfundimit të konfliktit ndërmjet dy komuniteteve etnike, dashur pa dashur vazhdon edhe procesi i konsolidimit të “fitonjësve” dhe “pastrimi(izolimi) i të padëgjueshmëve” dhe angazhimi maksimal për neutralizimin apo eliminimin në çdo aspekt të kundërshtarëve politik apo të bashkëluftëtarëve të deridjeshëm – vetëm e vetëm për një shkak: sepse ata mendojnë dhe veprojnë ndryshe – dhe nuk mendojnë dhe veprojnë ashtu si duan të tjerët. Këtë skenar e patën përjetuar shqiptarët e Kosovës. Kujt i konvenon ky skenar i zi tek populli shqiptar në Maqedoni? Pse mundohet elita maqedonase t'i jetëson këto elemente makabre të këtij skenari kundërshqiptar, kundër interesit nacional shqiptar me asistimin e vetë shqiptarëve dhe sjelljes arogante të komunitetit ndërkombëtar? Politika e gabuar e komunitetit ndërkombëtar ndaj pozitës juridiko-politike të popullit shqiptar në Maqedoni, si dhe raporti i ndërtuar ndaj guerilës shqiptare që i priu z.Ali Ahmeti, tek elita politike maqedonase dhe tek disa qeveri të shteteve evropiane inicoi sindromën me përmbajtje dualiste, e cila është sajuar sipas formulës: “...nën kontroll i kemi futur këta që i prinë luftës, por edhe ata që mbeten jashtë kontrollit të neutralizohen dhe të futen nën kontroll me ndihmën e këtyre të parëve.”

Izolimi i kuptuar si neutralizim apo “luftë e shenjtë për fotelet”

Ambasadori amerikan në Shkup Lorens Batler u bëri thirrje personave shkaktarë për incidentin e të hënës në Reçicë të Tetovës që të kthehen në shtëpitë e tyre. Por ai tërhoqi vëmendjen se këta persona mund të shkaktojnë edhe incidente të tjera. "Unë dhe bashkësia ndërkombëtare kemi një mesazh për komunitetin shqiptar dhe maqedonas që duhet t'ua përcjellin njerëzve që shkaktuan incidentin t'u thonë të këthehen në shtëpitë e veta. Persona që shkaktuan këtë incident janë të izoluar dhe nuk kanë punë këtu.” Praktikimi i vlerave dhe recetave të dyshimta prej komunitetit ndërkombëtar me asistencën e sllavomaqedonasëve, si dhe vetë z.Ali Ahmetin, trason dhe aplikon dordullimën e formulës: nën kontroll dhe jashtë kontrollit edhe vetë intelektualët shqiptarë, sa më shpejt aq më mirë për ne. Por si të arrihet një gjë e këtillë? Me një luftë vëllavrasëse? Me pjesët e deprivuara skajimore të konstrukteve mentale të të bastarduarëve? Këtë obligim apo “detyrë kaq të thjeshtë” komuniteti ndërkombëtar ia ka besuar z.Ali Ahmetit dhe pajdashëve të tij. Në mes tyre ekziston një marrëveshje tejet “luksoze” dhe e padefinuar, e sajuar dhe tani e implementuar sipas kësaj logjike: ne juve u ofrojmë koncesione të duhura falimentuese politike – amnestimin, mundësinë për tu bërë mbret i shqiptarëve – por me një kusht, që ndër shqiptarët të mos kemi më me promovuesit e dhunës – por promovuesit e paqës dhe stabilitetit politik.

Përkëdhelja e qenies shpirtërore shqiptare prej z.Ali Ahmeti

Në politikë duhet të ketë vend edhe për njërin, edhe për opsionin tjetër. Është e faktit se rrugën që e ka zgjedhur z.Ali Ahmeti për ta trasuar dhe përkëdhelur qenien e frymës shpirtërore shqiptare, nuk lejon dhe nuk ofron hapësirë për ta kuptuar manovrimin e tij “se ata që nuk sillen si ne dhe që nuk mendojnë si ne, do t'i detyrojmë me dhunë ta thejnë qafën prej Maqedonisë”. Kjo ngjarje (lufta vëllavrasëse në Reçicë të Vogël), flet qartë për atë që ndodhi dhe e demanton kategorikisht filozofinë politike komplotiste të xhaferistëve, thaçistëve dhe ahmetistëve se nuk mundet asesi të pritet të ekzistojë homogjeniteti politik tek shqiptarët e Maqedonisë. Z.Ali Ahmeti si dhe ithtarët e tij s’kanë nevojë për të kërkuar shpjegim për motivet, arsyet dhe implikimet e mundshme nga përleshjet, pohojnë burime mirë të informuara, jo në Maqedoni por tek shërbimet sekrete të shteteve fqinje. Në kontaktet me përfaqësuesit e NATO-s dhe të OSBE-së, z.Ahmeti ka premtuar se do të ballafaqohet me këto grupe, duke iu përgjigjur kërkesës kryesore të diplomatëve – që situata të qetësohet. Ai nuk ka saktësuar, se si do ta bëjë këtë, por siç shpjegojnë burime anonime, ka premtuar se do t`i dëbojë jashtë vendit. Dhe, përderisa përfaqësuesit ndërkombëtarë premtojnë se do të bëjnë gjithçka që incidenti të mbetet i izoluar dhe se edhe më tutje e nxisin zbatimin e Marrëveshjes kornizë, një pjesë e mediumeve maqedonase në përleshjet e Reçicës së Vogël vërejnë paralajmërime për fillimin e ofensivës pranverore, ndërsa motivet, përveçse në dallimet politike dhe kundërshtimin e Marrëveshjes kornizë nga ana e AKSH-së, i shikojnë edhe në faktorët kriminogjenë dhe në interesat e biznesit. Assesi nuk duhet dyshuar se nëse z.Ali Ahmeti dëshiron të jetë dhe të bëhet lider i shqiptarëve të Maqedonisë, duhet të sillet sipas filozofemit politik dualist të sllavomaqedonasëve dhe komunitetit ndërkjombëtar (qarqeve antishqiptare në Ballkan). Ujku edhe mëtutje mbetet i urët dhe cjapi i tërë!



Qëndrimi i Forumit politik shqiptar për Maqedoni


Prej shumë intelektualëve të mirëfilltë shqiptarë dhe prej vetë Forumit Politik shqiptar për Maqedoni, Këshilli koordinues trajtohet si një organ gjysëmlegal. Ngjarjet e fundit flasin qartë se erdhi deri tek “përdhunimi, vrasja dhe varrosja simbolike e legjitimitetit të KK tek vreshtat e Reçicës së Vogël”. Qenia substancialo-politike shqiptare në Maqedoni ka të bëjë, apo posedon me vlerësimet, apo osionet e ndryshme se si duhet të zhvillohen në të ardhmen proceset politike. Prej këtij konstatimi rrjedh, se të gjithë shqiptarët nuk munden të bëhen pjesë e njëmendimsisë së re defekte dhe të imponuar me dhunë si nga baronët e brendshëm, ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Shqiptarët kanë të drejtë të mendojnë ndryshe, kanë nevojë urgjente për më shumë liri veprimi dhe hapësirë të aplikimit praktik të demokracisë. Prej kësaj poashtu vijon se një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar në Maqedoni nuk e njohin Marrëveshjen e turpshme të Ohrit dhe tani forcat progresive politike shqiptare në Maqedoni dhe diasporë, janë duke ridefinuar pozitat dhe mundësitë e veprimit kundër këtij dokumenti fallso dhe kundër liderëve të imponuar dhe tradhëtarëve të interesit/interasave nacionale të kombit shqiptar. Këtu bëhet fjalë për proceset politike dhe për ardhmërinë e popullit shqiptar, dhe jo për përdhunimin e çështjes së pazgjedhur shqiptare në Maqedoni me ndihmën e vetë shqiptarëve. Kjo shihet qartë edhe prej përfaqësuesëve ndërkombëtarë, që nuk qenë të disponuar që t`i komentojnë motivet për përleshjen, por supozojnë se ajo me siguri ka të bëjë me përpjekjet e mëdha të z.Ali Ahmetit që t`i “mënjanojë grupet ekstreme”, të cilat i kundërvihen marrëveshjes paqësore. Shërbimet sekrete perëndimore e bëjnë të njohur “...që z.Ahmeti, disa orë para përleshjeve në Reçicë të Vogël, ka qenë në lokalitet tjetër,” dhe supozojnë “...se atentati mbi z.Ahmetin, siç spekulojnë disa mediume, nuk ka qenë motiv i përleshjeve.” Prapavijë kriminale në tërë rastin, vërejnë edhe një pjesë e partive maqedonase. Në mediat maqedonase më shpesh si motive të mundshme përmenden mospajtimi politik ndërmjet UÇK-së dhe AKSH-së, por edhe interesa kriminale dhe të biznesit. Këto konstatime janë pjesërisht të sakta. Aty ku pala kundërshtare e kriminalizon jetën politike, aty më pas vijojnë diskreditimet e ngjyrave të ndryshme. Edhe kësaj here u sakrifikuan shqiptarët dhe naiviteti i tyre politik. Z.Ali Ahmeti u shndërrua si një peng i hijes politike shqiptare të degjeneruar në të gjitha polet e saja të shëndritshme prej dritës neonike të armiqëve tanë shekullorë.



Përfshirja e shqiptarëve të “manipuluar” në skenarët e strukturave sekrete antishqiptare



Këshilli Koordinues i subjekteve politike të shqiptarëve të Maqedonisë thekson se ata që shkaktuan incidentin e armatosur ditë më parë në Reçicë të Vogël afër, Tetovës, janë persona të manipuluar të përfshirë në skenarët e strukturave sekrete antishqiptare. Në një komunikatë të këtij Këshlli theksohet se ky sulm pati për qëllim që ta pamundësojë funksionimin e Këshillit politik dhe i bëhet thirrje popullit shqiptar që të jetë vigjilent dhe të mos bjerë viktimë e skenarëve të tillë. Këshilli i ka shfaqur besnikërinë ndaj Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe konstaton se do të angazhohet vendosmërisht në zbatimin e saj. Z.Ali Ahmeti, aktualisht kryetar i Këshillit Koordinues të partive politike shqiptare në Maqedoni, citohet të ketë thënë se Armata Kombëtare Shqiptare realisht nuk ekziston. Në një intervistë për të përditshmen "Veçer" të Shkupit, Ali Ahmeti thotë se ka lexuar kumtesat e Armatës Kombëtare Shqiptare porse nga ato gjëra asgjë nuk është e saktë. Ai ka theksuar se incidenti në Reçicë të Vogël të Tetovës është stërmadhuar nga mjetet e informimit. Por vijnë deri tek konstatimi i ofruar në pjatën e argjendtë prej vetë armiqëve tanë dhe konstatojnë se: Përfshirja e shqiptarëve të “manipuluar” në skenarët e strukturave sekrete antishqiptare. Po si ndodhi kjo pyesin njerëzit e rëndomtë në pazarin e grave të Tetovës!



Duhet të ketë progres tek implementimi i Marëveshjes së paqës porosit z.Xhaferi



"Mundësia që situata të përshkallëzohet pas incidentit në Reçiçën e Vogël varet nga progresi i implementimin të Marrëveshjes së Paqes. Nëse do të ketë devijime në këtë drejtim atëherë do të humbasë besimi". Kështu është shprehur lideri i partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Arben Xhaferri. Sipas tij ofensiva e pranverës u bë publike nga mediat dhe "na është imponuar një skemë, kështu disa njerëz po përpiqen ta shpjegojnë në këtë mënyrë". Z.Xhaferri kërkoi argumente ca më të thjeshta për të shpjeguar situatën e vështirë nëpër të cilën kalon vendi: "Ka dilema të mëdha në disa çështje, siç është implementimi i Marrëveshjes së Paqes, nëse do të bëhet me vështirësi apo do të lindin probleme". Ai shpjegoi se, "disa opsione politike dolën në pah, jo vetëm duke destabilizuar vendin por edhe komunitetet e tjera etnike jashtë kufijve". Ndërsa, përsa i përket çështjes se cilat nga strukturat lajmëruan eliminimin fizik të Ali Ahmetit, Xhaferri u shpreh i bindur se "askush nuk kërkon të eliminojë Ahmetin. PDSH asnjëherë nuk ka kërkuar këshillën e tij ndërsa ka marrë vendime. Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me të por vendimet i kemi marrë brenda partisë". Sipas tij është "shumë e lehtë të eliminosh një politikan por kjo nuk është e rëndësishme. Ka të bëjë me forcën për të shkaktuar incidente dhe jo me një politikë të caktuar të shqiptarëve në Maqedoni”.



Përleshjet intensive të ndodhura mbrëmë pas mesnate në qendër të Tetovës konfirmohen edhe burime diplomatike si dhe policore, të cilat shtojnë se si pasojë janë dëmtuar disa vetura dhe xhama reklamuese të ndërtesave përreth. Të njëjtat burime, nuk ishin në gjendje të konfirmojnë nëse gjatë përleshjeve ka persona të vdekur apo të plagosur. Kishte përleshje të ashpra në qendër të Tetovës, armë automatike dhe mortaja janë përdorur gjatë sulmeve. Nuk ka raporte për viktima ose të lënduar, por siç duket përleshja ka shkaktuar dëme materiale, tha një përfaqësues i lartë i OSBE-së, icili preferoi të mbetej anonim. Sipas dëshmitarëve okularë, grupi i armatosur që ndodhej në një furgon në lëvizje ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të restorantit Dora që gjendet përballë ndërtesës së selisë së vetadministratës lokale, në qendër të Tetovës. Të njëjtat burime shtuan se sulmit iu përgjigjën personat që ishin brenda restorantit, i cili është pronë e nënkryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), MenduhThaçi. Restoranti Dora në Tetovë njihet edhe si një vend ku shpeshherë tubohen përfaqësuesit e PDSH-së (në pushtet). Burime policore bënë të ditur mëngjesin e sotëm se në këto përleshje ishin përfshirë grupe të armatosura shqiptarësh, pa dhënë ndonjë hollësi tjetër në lidhje me këtë. Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni pranon se sulmi i kryer mbrëmë është i mirëorganizuar dhe ka karakter politik dhe anti-shqiptar. Nëpërmjet një deklarate të cilë si referohet agjencia maqedonase MIA, PDSH ka deklaruar se "këto sulme kriminale kanë si qëllim të pengojnë procesin e faktorit politik shqiptar për të eleminuar nga skena politike promovuesit e dobishëm duke shpërndarë një virus mes shqiptarësh duke ndaluar bashkëpunimin konstruktiv mes politikanëve shqiptarë dhe zyrtarëve ndërkombëtare". Partia Demokratike Shqiptare lajmëroi se në orën 00.45 në persona të paidentifikuar kanë qëlluar me mortaja, armë të llojeve të ndryshme të cilët sulmuan godinën e kësaj partie në Tetovë. Sulmi më i rëndë mbi presidentin maqedonas, pas atij për ndërlidhjet e ish bashkëpunëtorit të tij, Fërçkovski, me atentatin e 3 tetorit të vitit 1995 në Shkup mbi kryetarin e atëhershëm Gligorov, është ai i të enjtës me akuzat e ministrit të brendshëm Boshkovski në llogari të Trajkovskit për keqpërdorim të ndihmave ndërkombëtare për Maqedoninë në kohën e krizës së refugjatëve kosovarë në Maqedoni.Analistë të këtushëm, që e kanë parasysh edhe një kumtesë të lëshuar të mërkurën nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup në të cilën thuhet se, "Qeveria e SHBA-së mbështetë politikën e presidentit Trajkovski në luftën kundër korrupcionit", theksojnë se akuzat e reja në VMRO-DPMNE janë vetëm një fushatë ndërpartiake e garës për pushtet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Maqedoni, ndërsa qëllim është rrëzimi nga pushteti i Trajkovskit me ndonjë impiçment apo votim mosbesimi në Parlament, që me Kushtetutë nuk mund të realizohet, pos nëse nuk bëhet ndonjë grushtet, që mund të jetë i mundshëm në Maqedoni.Tërthorazi me këtë akuzohet edhe PDSH, që ka qenë drejpërsëdrejti e angazhuar në ato projekte të ndihmave ndërkombëtare për Maqedoninë, që atëbotë udhëhiqeshin nga Trajkovski, atëherë zëvendësministër i Jashtëm, por edhe disa ministra e zëvendësministra të PDSH-së, që atëbotë ishin anëtarë të grupit qeveritar maqedonas të Krizës.Trajkovski të enjtën ka deklaruar se ai gjithë dokumentacionin për ndihmat humanitare e ka dorëzuar dhe ai është i arkivuar në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë, por është shumë indikative se deklarata e Boshkovskit doli vetëm disa orë para tentimatentatit mbi Menduh Thaçin dhe Selinë alternative të PDSH-së, kurse edhe Thaçi para do kohe, sipas mediave maqedonase patë deklaruar se pasi ka zgjedhje tani në një procedurë të tillë mund të hyjë edhe Trajkovski.Në vitin 2000, kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoni dhe kur u zgjodh Trajkovski, votat vendimtare për zgjedhjen e tij u siguruan nga shqiptarët përmes PDSH-së. Nënkryetari i Partisë Demokratike Shgiptare, Menduh Thaçi, duke komentuar incidentin e pardjeshëm kur u sulmua restorani i tij në Tetovë, në një intervistë dhënë televizionit shtetëror ka akuzuar strukturat policore maqedonase për sajimin e akteve të dhunës dhe për atentat kundër tij. Sipas tij ky sulm ka dy qëllime largimin e Shtabit të partisë, përkatësisht të shtëpisë së tij nga zona të cilën maqedonasit e konsiderojnë për tyre.



Duhet të ketë progres tek implementimi i Marëveshjes së paqës porosit z.Xhaferi. Por duhet të ketë progres edhe tek sjellja politike e politikanëve shqiptar, që tani për tani janë bërë pengu i hijes së vete dhe akuzimeve të AKSH-së që do ti likuidojë fizikisht duke i etiketuar si tradhëtar të popullit shqiptar në Maqedoni. A ekziston AKSH apo jo? Kjo nuk është aq me rëndësi. A është AKSH çështje interneti apo jo. Fike dritën dhe shko bjer more i ngratë, se shkuam kot për mend!





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 7-2-2003 nė 21:45 Edit Post Reply With Quote
Universiteti i Tetovės ndodhet nė udhėkryqin ekzistencial,bashkqeverisja racionale arsimore dhe poli

Mr.Rufi Osmani,Gostivar

Në vigjilje të hapjes së dialogut në mes të përfaqësueseve të Universitetit të Tetovës,Qeveris së Maqedonisë dhe faktorit ndërkombëtar për përmbylljen pozitive të çështjes së hapur të UT/së autori nëpëmjet kësaj analize pretendon të kontrubuoj në pregatitjen e një strategjie funksionale të faktorit arsimor dhe atij politikë shqiptar me qëllim të menaxhimit të përbashkët të kësaj çështje me interes kombëtar.



Pse bashkëmenaxhim arsimor dhe politikë për çështjen e UT/së?

Post festum duhet të konstatohet me korektësi se Universiteti i Tetovës u themelua nga një strukturë vizionare e intelegjencis shqiptare në Maqedoni me objektiv të zgjedhi përmbajtësisht çështjen e arsimit sipëror në gjuhën shqipe.Në rrugëtimin e deritashëm UT/ja evidentoi të arritura të konsiderueshme arsimore përkundër problemeve të shumta me të cilat u ballafaqua nga qeverit e spektrit alternativ politikë maqedono-shqiptarë.Universiteti i Tetovës edhepse realizoi misionin e vet arsimor për fat të keq nuk realizoi objektivin e vet që të tranformohet në Universitet publik në kuadër të sistemit arsimor të Maqedonis,shkaqet dhe arsyet i janë të njohura opinionit më të gjërë.Qeverit e deritashme të proviniencave të ndryshme ideologjike pa përjashtim patën një qasje nihiliste dhe mohuese ndaj UT duke e trajtuar si një ,,krijesë infromale,, pa ofruar asnjëherë alternativat e mundshme të legalizimit juridik të këtij institucioni.

Menaxhmenti i brendshëm në Universitetin e Tetovës në periudhën e identifikuar me rektorit Fadil Sulejmani pati një qasje konfliktuoze-konkuruese në raport me qeverit e deritashme duke u prirë nga oparimet e menaxhmentit absolutist se,,ose do të zyrtarizohemi në pajtim me aktin e themelimit ose nuk do të pranojm alternativa të tjera,, për tejkalimin e kësaj çëshje të hapur shumë më tepër politike dhe juridike.Kohrat për dy qasjet stereotipe më lart të përmendura si të Qeveris së RM dhe të Menaxhmentit të brendshëm të UT definitivisht kan përfunduar.Momenti i pikrishëm kërkon një qasje tjetër fare dhe nënkupton një bashkëpunim konstruktiv të të dy palëve në koordinim me faktorin ndërkombëtar me objektiv transformimin përfundimtar të UT/së në një institucion publik legal në në kuadër të sistemit arsimor venodr.



Sa korrespondojn platformat menaxheriale të rektorit Ramiz Abdyli dhe kryeministrit aktual në lëmin e arsimit sipëror ?

Programi qeveritar i miratuat gjatë zgjedhjes së qeveris së koalicionit aktual në pikën 3 të Platformës qeveritare për vitet 2002-2006 parashikon të përparohet sistemi i arsimimit nëpërmjet harmonizimit të bazës ligjore në arsim me dispozitat e Marrëveshje Kornizë dhe Krijimin e kushteve për akreditimin e universiteteve private të cilat i plotësojn kushtet.

Programi qeveritar në fjalë nuk përmend fare çështjen e Universitetit të Tetovës si një çështje të hapur dhe problemore që kërkon zgjedhje por adreson problemet në këtë sferë në Marrëveshjen kornizë me preferencë të veçant për përkrahjen e universiteteve private si ardhmëri e arsimimit universitar në gjuhë alternative.

Kryeministri aktual Branko Crvenkoski në dy intervistat e tij në vigjilje të vitit të ri 2003 për gazetat Fakti dhe Dnevnik pranon që kjo çështje ka qen çështje debati ndërmjet parterëve të koalicionit mirëpo i njejti rekomandon mbylljen e kësaj çështje në kuadër të ligjit ekzistues të arsimit sipëror nëpërmjet akreditimit të UT/së si universitet privat.

Një qëndrim i kësaj natyre i kryeminsitrit aktual maqedonas nuk korrespondon me një dispozit të veçant të Marrëveshjes Kornizë tashmë të inkorporuar në kushtetutën aktuale të Maqedonisë.Më saktësisht thënë bëhet fjalë për formulimin se ,, pjestarët e bashkësis etnike që janë mbi 20% kan të drejt në arsim sipëror në gjuhën amëtare të financuar nga shteti nëpërmjet marrëveshjeve të veçanta,,.Formulimi në fjalë në interpretimin e lirë të ekspertëve shqiptarë të drejtësis lejon mundësin e financimit të një universiteti publik në gjuhën shqipe.Nga prezentimi i platformës qeveritare dhe në veçanti qëndrimit të kreut aktual qeveritar alternativa e zyrtarizimit të UT/së ekziston por mohohet financimi publik-buxhetor i tij.

Rektori i ri i UT/së prof.dr.Ramiz Abdyli në platformën e vet zgjedhore angazhohet për legalizimin publik të Universitetit të Tetovës,për reforma të brendshme arsimore,organizative,financiare dhe kuadrovike me objektiv përmbushjen sa më cilësore të kritereve shkencoro-arsimore për legalizimin e UT/së.

Analiza kritike e platformës së rektorit Abdyli nuk jep përgjigje në dilemën se cilët faktorë politikë vendor dhe ndërkombëtar gjegjësisht se cilët bartës të institucioneve politike dhe arsimore qeveritare dhe ndërkombëtare qëndrojn në rolin e garantues ose premtuesit për realizimin e platformës zgjedhore të Rektorit Abdyli të miratuar edhe nga organet më të larta të UT/së.

Pëfaqësuesit e BDI/së në lidhje me çështjen e zyrtarizimit të UT/së kan prezentuar qëndrime jo të harmonizuara në veçanti nëse analizohen deklaratat publike të z.Ali Ahmetit,ministrit për arsim Azis Pollozhani dhe disa funksionerve të tjerë të këtij subjekti.

Përderisa përfaqësuesit e këasj partie në kohë të fundit në mediat shqiptare edhe shprehin angazhim konkret për tejkalimin konstruktivë të çështjes së UT/së ,të njejtit në mediat sllavomaqedonase dhe në institucionet publike nuk e diskutojn fare këtë çështje.Dy shembuj të fundit në këtë drejtim janë përvjetori i 9/të i UT/së në të cilin manifestim munguan përfaqësuesit e BDI/së dhe takimi i ministrit Pollozhani me Rektorët e Universiteteve të vendit,takim në të cilin mungoi Rektori Abdyli.

Analiza krahasimore e të dy platformave në fjalë nxjer në pahë jokompatibilitetin përmbajtësor në mes të synimit-kërkesës për legalizim publik të UT/së të ripërësëritur edhe nga rektori i ri i UT/së dhe ofertës së reduktuar kryeministrore për legalizim privat nën supozimin e plotësimit të të gjitha kritereve dhe standardeve të parapara për akreditim të institucionev arsimore konform ligjit në fuqi.

Në këtë kuadër plotësimi i kritereve dhe standandardeve të mirëfillta universitare do të jet një pengesë ndoshta e papërballuaeshme për një numër të konsideruershëm të fakulteteve ekzistues të UT/së duke pasur parasysh gjendjen ekzistuese në aspket të kuadrove të angazhauara,planprogrameve mësimore,literaturës që shfrytëzohet dhe kushteve haspinore në të cilat zhvillohet aktualisht procesi mësimorë.

Në këtë kuadër autori është i detyruar të prezentoj mbresat personale që i ka nga takimet e shumta me përfaqësues të korrit diplomatik të akredituar në Maqedoni,të gjithë pa përjashtim janë në një konfuzion të plotë për këtë çështje dhe nuk ofrojn përkrahje serioze për legalizimin e UT/së konform platformës së Rektorit Abdyli.



Dilema e papërgjigjur është se a duhet Universitetit të Tetovës ti konkuron UEJL në kërkimin e fondeve buxhetore?

Në një pronocim të tij të fundit rektori i UEJL dr.Alajdin Abazi shprehimisht deklaron,,Nëse kuadrot që UEJL do ti prodhon do ti duhet administratës publike në Maqedoni atëherë UEJL ka të drejtë të pretendon në parat publike,,.

Në këtë fazë delikate kur çështja e hapur e UT/së duhet të shtrohet në tavolinën e bisedimeve një kërkesë e kësaj natyre e z.Alajdin Abazi si menaxher i një institucioni që ka përkrahjen e ndërkombëtarëve drejtpërdrejtë dobëson shanset e UT/së për të siguruar financim nga Buxheti i shtetit.

Prononcimet e kryeministrit aktual të Maqedonisë si dhe prononcimet e rektorit të UEJL nxjerin në pahë se problemi kryesor i legalizimit të ardhëshëm të UT/së identifikohet me mungesën e parave publike si pasojë e kolapsit ekonomiko-fiskal të shtetit dhe jo me kornizën aktuale juridike pas inkorporimit të marrëveshjes së Ohrit në kushtetutën aktuale të Maqedonisë.

Harmonizimi i qëndrimeve i të dy rektorëve të Universiteteve me seli në Tetovë në qëndrimin që UT/ja duhet të ket përparësi të padiskutueshme në kërkesën e parave publike do të ishte një kontribut i çmueshëm intelektual që do të ndihmonte procesin e legalizimit të UT/së duke evituar konkurimin e dëmshëm në këtë fazë nga ana e UEJL.



Rektori i ri do të ballafaqohet me shumë sfida jo vetëm karshi pushtetit politikë por edhe me struturat dhe organet e brendshme në UT

Rektori i ri nga platforma e vet zgjedhore në veçanti do të duhet me prioritet të inicon dhe mundësisht realizon reformat e brendshme me synim të:

-konsolidimit dhe menaxhimit racional të mjeteve financiare të UT/së si pasojë e deficiteve të theksuara financiare të arkës universitare ,

-konsolidimit kuadrovik të personelit mësimor-shkencor si pasojë e përjashtimit të shumë profesorëve nga ish rektori Sulejmani për motive revanshiste,

-konsolidimin dhe ringritjen e diciplinës mësimore dhe përmirësimin e kushteve mësimore pasiqë të njejtat kan procesin e tatëpjetës permanente në vazhdimësi,

-propozon shpalljen e zgjedhjeve të pjesëshme ose të plota për organet e UT/së duke pasur parasysh kontestimet e mandateve të organeve në fjalë,

-të rishqyrton aktet normative për paga dhe kompenzime të tjera të profesorëve dhe administratës me synim shpërblimin meritor dhe motivimin më të madhë të personelit mësimorë si parakusht për ngritjen e cilësis mësimore dhe ndërprerejn e trendit të ikjes së kuadrove më të mira në universitetin alternativë të Shtulit,

-themelon një trup këshilldhënës i cili do ta ndihmon gjatë menaxhimit të funksionit të Rektorit për çëshjte me rëndësi.

Në këtë drejtim duhet të vëhet në pahë fakti se me aktin e zgjedhjes së prof.dr. Ramiz Abdylit në postin e Rektorit,Senati dhe Këshilli i UT/së një pjesë të konsiderueshme të kompetencave të funksionit të Rektorit ia bartën Senatit dhe Këshillit të UT/së.

Autori nuk dëshiron të konstatoj se një bartje e kompetencave e kësaj natyre është bërë me prapavijë dhe me qëllim që Rektori i ri të jet para aktit të kryer dhe i kontrolluar tërësisht nga bartësit e organeve në fjalë.

Nëse,,një çveshje e qëllimt e kompetencave të rektorit,, është bërë me parapavijë atëherë edhe skenaristët e kësaj regjie normative duhet ta dijn se ,,çdo tentim rikthimi jodemokratik dhe antistatutor i tyre ,,në pozicionet e vjetra menaxheriale dhe vendosëse nuk do të lejohet nga studentët dhe profesorët e këtij institucioni.

Një shkurtim përmbajtësor i kompetencave të funksionit të rektorit duhet të kompenzohet nga ana e Rektorit të ri nëpërmjet hapjes së debatit demokratik për alternativat e mundshme të legalizimit të UT/së jo vetëm në organet e UT/së por edhe me profesorët dhe në veçanti me studentët e këtij institucioni fati profesonal dhe jetësor i të cilëve në fund të fundit është në pikëpyetje.



BDI duhet të jet bartëse e koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta me oragnet e UT/së në raport me qeverin me qëllim legalizimin e UT/së

Bashkimi Demokratik për Integrim duhet nëpërmjet ministrit të saj për Arsim të inicon me prioritet ndryshimin e ligjit për arsim sipëror dhe harmonizimin e ligjit në fjalë me dispozitat e kushtetutës aktuale në lëmin e arsimit sipëror.

BDI në bashkëveprim me Rektorin Abduli duhet të inicon formimin e ekipeve të përbashkëta në nivel të ekspertëve në mes të UT/së dhe BDI/së me qëllim tejkalimin e mospajtimeve eventuale konceptuale dhe harmonizimin e qëndrimit të përbashkët për këtë çështje si para faktorit maqedonas ashtu edhe atij ndërkombëtar.

Duhet të konstatohet me objektivitet se përderisa Rektori i ri duhet të realizon reformat e mbrendshme në UT realizimi i reformave në fjalë nuk përbën garancion se UT/ja do të legalizohet nga organet gjegjëse shtetërore.BDI e ka përgjegjësin kryesore për krijimin e hapsirës juridike dhe ndërtimin e klimës politike tek partnerët e koalicionit qeveritar dhe tek faktori ndërkombëtarët për legalizimin e UT/së.

Në veçanti vlen të përmendet me këtë rast se BDI nuk duhet të përsëris gabimin e bërë nga kryetari i komisionit për çështje arsimore z.Fazli Veliu gjatë krijimit dhe përkrahjes së të ashtuquajturit,,Këshillë të dekanëve,, me seli në hotel Maqedonia.



Këshilli në fjalë si trup joformal dëmtoi rëndë procesin mësimor-shkencorë sepse ishte alibi e rektorit të mëparshëm z. Sulejmani që të bën diferencimin dhe përjashtimin nga puna të një numri të konsiderueshëm të profesorëve që kishin mendime alternative për menaxhimin e brendshëm dhe zyrtarizimin e UT/së dhe të cilët ishin kryesisht të manipuluar nga udhëheqësi i komisionit në fjalë.

Faza akuale e transformimit të brendshëm të UT/së kërkon që BDI të përkrahi Rektorin aktual të UT/së jo vetëm nëpërmjet deklarimeve verbale të përfaqësueseve të sajë politik dhe qeveritar por kjo përkrahje duhet të jet konkrete,institucionale dhe të filloj menjëherë.



Përfundimi

100 ditë e para qeverisëse të BDI/së tashmë përfundojn.Shpresat dhe pritjet e shqiptarëve në raport me BDI kan filluar të zbehen.Kjo parti duhet të bën ndryshimin e progamit të sajë arsimor dhe UT/në nuk duhet ta llogaris vetëm si pjesë e historis shqiptare në Maqedoni por edhe si pjesë e ardhmëris arsimore të shqiptarëve në Maqedoni.

Alternativa e legalizimit të UT/së do të duhet ketë të kërkohet duke pasur parasysh këto kritere dhe synime :

A/Duke u bazuar në aktin e themelimit të UT/së si akt me vlerë historike, arsimore dhe autoktone shqiptare dhe si pozicion fillestar i negociatave,

B/Në harmoni me kërkesat e tregun ekonomik dhe institucional të punës,

C/Detyrimisht të financohet nga financat publike-buxheti qendror,

D/Zgjedhja përfundimtare të jet kompatibile me përmbajtjen e EUJL sepse të dy institucionet i dedikohen arsimimit të popullsis së njejtë dhe do të evitohej hiperprodhimi i kuadrove të cilët nuk do të kishin mundësi punësimi,

E/Në harmoni përmbajtsore me reformat e Bolojnës sepse të njejtat vetëm formalisht janë duke u zbatuar në UT,

F/Në harmoni me Universitetet tjera në Maqedonis sepse vetëm në këtë mënyrë validiteti i të diplomuarëve në UT do të kishte verifikim shtetëror.

Përfundimi i negociatave do të duhej të përfundon në fund të këtij viti akademik me synim që vitin i ri akademik UT/ja ta starton me status legal sistemor.

Pranimi i postit të rektorit nga ana e prof.dr. Ramiz Abdyli në një situat me shumë dilema dhe sfida të rrezikshme si mbrenda UT/së ashtu edhe në raport me faktorin politik vendor dhe ate ndërkombëtar duhet të interpretohet si një kontribut i lart arsimor dhe kombëtar që meriton respekt dhe përkrahje të parezervë.

Rektori i UT/së prof. Dr. Ramiz Abdyli duhet përkrahur në misionit e tij për legalizimin e arsyeshëm të këtij institucioni, në të kundërtën dështimi i tij do të jet dështim i tërë intelegjencis dhe në veçanti i politikës aktuale shqiptare dhe mandatit të saj demokratik dhe kryengritës.

Pengesa formale e deridjeshme e identifikuar nga vendorët dhe ndërkombëtarët dhe e personifikuar në personalitetin e ish rektorit të UT/së z.Sulejmani tashmë nuk ekziston.

Alternativa e vazhdimit të punës së mëtejme të UT/së si institucion me statusin e deritashëm jolegal e propaganduar nga disa qarqe të menaxhmentit të vjetër mbrenda UT/së do të kishte si pasojë improvozimin dhe margjinalizimin e mëtejm të procesit mësimor-shkencorë krahas keqpërdorimit dhe manipulimit të këtij institucioni për qëllime konjukturale politike ose për gjenerimin e destabilizimeve të reja.

Në këtë kuadër vlen të përmendet se ekziston një spektër i gjërë i subjekteve formale dhe informale të cilat punojn intenzivisht si brenda ashtu edhe jashtë këtij institucioni që radikalizimin e arsyeshëm të studentëve të UT/së ta kanalizojn për realizimin e synimeve dhe objektivave të veta destabilizuese.

Autori synon që,,marsi i sërishëm,, të vjen me shpresë për zyrtarizimin përfundimtar të Universitetin të Tetovës si një kontribut i rëndësishëm për rikthimim në normalitetin arsimor dhe orientimin e potencialeve dhe angazhimeve të spektrit civil intelektuale dhe atij publik-politikë drejt sfidave të shumta të pafilluara të zbatimit të reformave të tranzicionit në shoqërin shqiptare në Maqedoni si parakusht për realizimin e aspiratave integruese dhe civilizuese Euro-atlantike.



Më 21.01.20003 në Gostivar
______________________________





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 9-2-2003 nė 19:03 Edit Post Reply With Quote
IN VERITAS

Mr.Ali PAJAZITI

Shoqëria pa filozof(i))

ǒtragjedi është për një etnos në të cilin s’njihet hermeneutika e Hermesi, s’diskutohet për postulatet e filozofisë kantiane, për Prologomena-n, për Averroes-in, për Heidegger-in, fenomenologjinë huserliane, për shkollën e Frankfurtit... për e për...


Mendimtari është njeri që shoqërinë e vë në lëvizje, atë e mban brenda një dinamizmi të paprerë, që mundohet ta shohë edhe të padukshmen, atë pas perdes, që mundohet ta kapë edhe të pakapshpmen, të flasë në mënyrë kuptimplote edhe kur heshtë, që përmes dy fjalëve e thotë atë që thuhet në një vëllim të tërë, që nuk është snob por zë i kohës... Një kategori e njerëzve të rrethit të lartë shoqëror (sipas Platonit kategori e prijësve shoqërorë), një kategori e ithtarëve të idealizimeve janë filozofët, të cilët duke e kërkuar të vërtetën i japin vulën epokës në të cilën jetojnë, që mendimin e lidhin me jetën dhe ekzistencën. I famshmi Descartes është shprehur kështu: Cogito, ergo sum! (Mendoj, pra ekzistoj!) Ky urtar i shquar në mënyrë implicite ka pohuar se ai që nuk mendon, që nuk përpiqet t’i njohë gjërat, që nuk mundohet të hyjë në botën e ideve s’ekziston fare, është i vdekur.

Për fat të keq, mund të themi se në mjedisin shqiptar është bërë normale gjendja pa filozof e pa filozofi të mirëfilltë. Është rëndë për t’u thënë por është realitet se nuk njohim asnjë filozof shqiptar që në mënyrë sistematike merret me urtësinë, që bën filozofi, që merret me çështjet sublime të harkut filozofik. Ta themi të drejtën, në këtë kategori (pra atë të filozofëve) s’mund t’i fusim as njerëzit tanë të letrave, autorët e prozës dhe poezisë - për të cilët kemi respekt të veçantë dhe me ëndje i lexojmë - që në aureolën e tyre krijuese shfaqin një imagjinatë të bujshme, por jo filozofi në plotkuptimin e fjalës.
Më kaplon një ndenjë e pezmit për fatin tonë gjithshqiptar kur mendoj rreth faktit se jemi ngushtuar tepër dhe jemi bërë shoqëri e hulumtuesve të gjuhës, kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Dikush do të pohojë se “ai që s’e njeh vetveten s’mund të ecë përpara, ai që s’e respekton vetevetn s’është askushi”. Po, e pranoj, por vërtitja vetëm në oborrin e kombëtarës, kufizimi vetëm në gjeografinë tonë është nonsens dhe absurd, është një cirruculum vitiotus (qark i mbyllur).

Duhet qenë më i hapur ndaj botës.

S’është thënë kot “vetëm uji që lëviz është i pijshëm”. Para do ditësh duke lexuar një revistë kroate prestigjioze (Globus) rastisa në një kolumnë të saj për botimet e reja dhe në të më ra në sy titulli “Kontributi kroat ndaj egjiptologjisë”. Bëhej fjalë për veprën Egjipti i vjetër të Igor Uraniq-it, drejtor i departamentit për egjiptologji në Muzeumin Arkeologjik të Zagrebit. ǒka interesante në këtë të dhënë - do të pyes dikush? Është me rëndësi puna e shpërndarë në fusha të ndryshme të jetës, kahëzimi i veprimtarisë intelektuale në shumësi lëmenjsh diturorë, është me rëndësi fakti se drita e njerëzve të urtë ka bërë që një shoqëri të dijë të ballafaqohet me diversitetin e vlerave.
Ndonjëherë e arsyetoj veten duke thënë se “filozofët lindin”, ata vijnë nga bota e numenit, nuk janë të botës së fenomeneve, por mbifenomenë, nuk kultivohen. Po prap më ngacmon diç dhe them, atëherë vallë mos jemi të predeterminuar të mos kemi filozof? S’është e vërtetë – them - filozofët janë gatuarje e talentit të dhënë nga Perëndia dhe stërhollim mendimesh e ndjenjash në hapësirë dhe kohë, janë aliazh i dhuntisë dhe i përpjekjes.
Gjithherë e kam pëlqyer idenë e Th. Carlyle-it se historinë e bëjnë njerëzit e mëdhenj, heronjtë e kohës, ata që e tejkalojnë vijën e anemisë jetësore, që gjenerojnë vlera të cilat i regjistrojnë shekujt. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe filozofët, që krijojnë e thyejnë legjenda e mite, që e mësojnë popullin të mos bishtërojë e as të kapërdijnë gjëra të gatshme, që dinë të gjykojnë edhe për gjërat më delikate sine ira et studio (pa urrejtje e anim), që dinë t’i zgjidhin problemet e kohës sipas një logjike briliante, që dinë t’i japin mend popullatës edhe në çastet më kritike, që kanë guximin t’i thuan ndal vëllavrasjeve mizore për hiçgjë, që me këshillëurtësi i bëhen barrierë pazarit të trupave femërorë që rrënojnë familje të tëra, që kataklizmën nuk e vërejnë vetëm nga prizmi i sipërfaqësores, që haptazi shprehin largpamësinë se shoqëria e korruptuar s’ka ardhmëri, që me ëndje e
pinë kupën e hidhur të ekskomunikimit për hir të të qenët in veritas...

Njeriu i madh-filozof di të krijojë një korelacion të shëndoshë mes politikës, ekonomisë, religjionit, psikologjisë, sociologjisë, historisë, antropologjisë, nuk është i skajshëm në bindjet e veta, që s’i mbyll sytë para të vërtetës, i përgatit “asistentët e ardhmërisë së kombit” të përvëluar nga ëndrrat pasojë e premtimeve të Elbasanit të filleve të
demokracisë për “ngrënie me lugë floriri”, që di me mjeshtëri t’i hapë shtigje popullit që përballet me probleme të identitetit të vet kulturor, të ardhmërisë politike, të konversionit masiv në grekëri, të çështjes së universit të diturisë, të arsyes funksionale... ǒtragjedi është për një etnos në të cilin s’njihet hermeneutika e Hermesi, s’diskutohet për
postulatet e filozofisë kantiane, për Prologomena-n, për Averroes-in, për Heidegger-in, fenomenologjinë huserliane, për shkollën e Frankfurtit... për e për...

Sa i kënaqur do të isha sikur dikush të më demantonte dhe të më tregonte se
prapseprapë kemi filozof(ë)!
Ndoshta ky shkrim bën pjesë në kategorinë atyre që janë të padobishme, por i fortrespektuari Ismet Ozel më ka pushtuar me vargjet në vijim dhe më ka mësuar për eliksirin e dobisë në padobishmëri:

Sa një dru që s'jep fruta
të padobishme le t'jenë këto shkrime të mia.
Askush duke synuar frutat e tij
le t'mos ketë shkas të gjuajë gurë degëve.
Këto shkrime le të jenë të padobishme
sa një dru shumëdegësh, shumë i shtrembër.
Atëherë marangozët s'do ta shohin të vlerë ta presin e gdhendin.
Sa një dru trungbosh, vrimëgjerë, i parrëshirë le të jenë të padobishme këto shkrime të mia.
"Nuk vlen për djegie ky dru,"-le të thonë,
le të mos e djegin.
Prapë të padobishme le të jenë!
Si një dru, le të jenë këto shkrime të mia:
Që rrënjët i ka në tokë.

(Marë nga LOBI)





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 13-2-2003 nė 15:58 Edit Post Reply With Quote
Koment:Marketingu politik i Arbėr Xhaferit!!!

PARTIA
DEMOKRATIKE
SHQIPTARE

Maqedoni 91220, Tetovë, Sheshi “M.Tito”; tel/fax:++389 (0) 94 332 571; tel/fax:++389 (0) 94 333 581

KRYETARIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
Z. Boris TRAJKOVSKI
I nderuar z. Kryetar

E mora ftesën Tuaj që të marr pjesë në takimin e nëshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit. Duke respektuar punën që bëni dhe institucionin që e kryesoni e pashë të udhës që t' Ju informoj me shkrim për vendimin e PDSH-së dhe timin për të mos marrë pjesë në këto takime derisa disa çështje nuk ndërrohen esencialisht:

1. Paqja në Maqedoni u rivendos me mund të madh dhe angazhim të shumë faktorëve relevantë, të brendshëm e të jashtëm në vijë të ruajtjes së integritetit dhe të unitetit të shtetit si dhe të avancimit të arsyeshëm të të drejtave të shqiptarëve dhe të tjerëve, duke zbutur në këtë mënyrë konceptin etnocentrik të shtetit. Kjo paqe e mundimshme u rivendos pasi që u arritën dy marrëveshje, ajo politike e Ohrit dhe ajo ushtarake për amnesti, çarmatosje dhe shuarje të strukturave të UÇK-së. Në këtë të dytën ishit të angazhuar personalisht Ju. Me këtë rast marr lirinë t'Ju përkujtoj se ditën e ratifikimit të Marrëveshjes së Ohrit në rezidencën Tuaj, në prezencën e Lordit Robertson u pajtuam për formulën" amnestohen të gjithë ushtarët e UÇK-së, pos ata që do të ndiqen (eventualisht) nga Tribunali i Hagës". Ju sugjeroj ta rilexoni Deklaratën që e nënshkruat atë ditë. Pas kësaj Deklarate, garancive që dhatë u bë e mundshme çarmatosja dhe shpërbërja e UÇK-së si dhe rivendosja e paqes që ende është në fuqi. Por, çka ndodhi pastaj? UÇK-ja e mbajti fjalën, por institucionet maqedonase nuk e respektuan Deklaratën e presidentit të shtetit. Filluan të hartohen lista për ngritje të aktakuzave, të cilat qarkullonin në çdo stacion të policisë dhe çdo pikë kufitare. U bënë edhe arrestimet e para që përshpejtuan procesin e nxjerrjes së ligjit për amnesti me shpresë se ligji do t' i pengojë këto tendenca hakmarrëse. Ju u obliguat me Deklaratë, shteti maqedonas u obligua me ligj, por arrestimet dhe listat e Shindlerit maqedonas nuk u ndalën. Dikush burgosej, dikush lirohej nga intervenimet politike dhe askush nuk kishte të qartë a vlen a s' vlen amnestia, për cilin vlen e për cilin jo, derisa në fund të këtij konfuzioni, voluntarizmi nuk u shqiptua dënimi i parë: ish- ushtari i UÇK-së, Krenar OSMANI u dënua me 6 vjet burg. Nuk jam i indinjuar nga maskat që ranë, por jam shumë i brengosur nga rreziku real i rrënimit të paqes që me aq mund e vendosëm. Unë isha nga ata që e ndërtoja paqen dhe kam të drejtë morale t' Ju ndërgjegjësoj për pasojat rrënuese të heshtjes suaj aktive dhe, mbase pjesëmarrjes suaj pasive në këtë proces. Sëkëndejmi derisa presidenti i shtetit nuk rikonfirmon atë që e ka nënshkruar, derisa institucionet maqedonase nuk do t' i respektojnë obligimet e marra nga presidenti i shtetit lidhur me amnestinë që u verifikua edhe me ligj, pra derisa nuk lirohen të gjithë ushtarët e UÇK-së duke ua kompensuar të gjitha dëmet, derisa nuk tërhiqen të gjitha aktakuzat dhe listat që qarkullojnë nëpër stacione të policisë dhe pika kufitare, PDSH-ja nuk sheh dobi më të marrë pjesë në këto takime që në esencë legjitimojnë shkarjen nga fryma politike që e solli paqen;

2. Marrëveshjet politike sipas definicionit përfundojnë atëherë kur nënshkruhen. Pas kësaj ato bëhen obliguese për shtetin që merr përgjegjësinë që sa më shpejtë dhe sa më drejt t'i zbatojë ato. Takimet e tilla te Ju e hapin shtegun për një tendencë rinegociatash të vazhdueshme. Duke mos mohuar mundësinë për rinegociatë, Ju bëj me dije se në këto takime synohet që të legjitimohet shkarja nga fryma e Marrëveshjes së Ohrit dhe vonesat e paarsyeshme në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit;

3. Lista e të ftuarve sugjeron idenë se po instalohet një kabinet i zgjeruar qeveritar ku ne prej politikanit reduktohemi në anëtarë të kabinetit të z. Cërvenkovski, duke iu nënshtruar kështu botëkuptimeve dhe ritmeve të tij;

4. Materialet që i keni bashkangjitur ftesës suaj nuk janë nxitës, nuk ofrojnë motive për një debat politik, por më shumë për një debat ekspertësh. Nuk shoh të dobishme që të marrim kompetenca të ekspertëve dhe kështu pa vetëdije të shndërohemi në anëtarë të kabinetit qeveritar që as për së afërmi nuk e dëshirojmë;

I nderuar z. kryetar ,Ju konfirmoj edhe një herë që jam shumë i interesuar të marr pjesë në takim ku do të rikonfirmohej fryma e dy marrëveshjeve që e sollën paqen në Maqedoni, por nuk mund t'i lejoj vetes që të bëj hap më tutje kur pasivisht ose brutalisht nëpërkëmben obligimet e marra.

Shpresoj se e keni të qartë se angazhimi im për paqe është më i fuqishëm se sa tolerimi juaj i shkeljeve të marrëveshjeve që në esencë e rrënojnë paqen.





Tetovë, 12.02.2003
Me respekt,
Arben Xhaferi





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 13-2-2003 nė 18:02 Edit Post Reply With Quote
TAKTIZIMET E CRVENKOVSKIT STRATEGJIA SLLAVE !

Crvenkovski erdhi në pushtet duke fituar zgjedhjet e Nëntorit 2002,me koalicionin së bashku ai fitoji shumicën absolute në parlamentin e IRJM dhe si I tillë I takoji mandati I Kryeministrit gjëgjësisht formimi I qeverisë se re maqedonase.Crvenkovski daljen e tij të pare jashtë shtetit e kishte në Serbi ku u takua me kryeministrin Serb Xhinxhiç.Çka u tha në atë takim askush nuk e di,sepse ky takim ishte kryekëput sllav?!Crvenkovski me daljen e fundit përpara gazetarëve të marten më 11.02.2003 hoqi maskën e tij definitivisht duke luajtuar me emocionet e shqiptarëve.

Shkruan:Alistar Ramadani


Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të disa ngjarjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët ë Europën Juglindore.Marim të drejtën të flasim në lidhje me ngjarjet në IRJM dhe ate në Kosovën Lindore.

Siç e dime kryeministri I ri I IRJM që fitoji zgjedhjet e nëntorit 2002 premtoji shumë në relaksimin e mardhënieve ndëretnike në IRJM edhe ate duke u bazuar në marveshjen e Ohrit dhe implementimin e saj.Maraveshja e Ohrit parasheh të drejtat e barabarat mes shqiptarëve dhe maqedonasve,por në praktikë kjo shumë pak vërehet,bile bile sabotohet.Këtu kemi parasysh prolongimin e pakuptimt të implementimit të marveshjes së Ohrit,si dhe një sërë aktivitetesh politike në IRJM që kanë karakter sekondar aktualisht.
Strategjia dhe taktika sllave aktualisht është që shqiptarët të pranojnë çka ju rreferohet dhe të heqin dorë nga disa pika të marveshjes së Ohrit,gjithnjë duke ju rreferuar ngjarjeve aktuale ndërkombëtare ku SHBA-të dhe Europa kanë ra në një letargji politike që nuk mbahet mend prej formimit të Aliencës Veriatlantike NATO-s.Këtë si duket don me çdo kusht të shfrytëzon kryeministri aktual I IRJM duke dhënë deklarata të pa krypura në lidhje me marveshjen e Ohrit.Ai përmend ballinën e Pasaportës së re të Maqedonisë,ku do të shkruhet në gjuhën sllave(qirilicë)dhe anglisht frengjisht gjermanisht.Por shqip kategorikisht mohohet.Crvenkovski është kategorik që në ballinën e pasaportës së re të Maqedonisë nuk do të ketë shqip!

Pse vjen deri këtu?Si vjen kjo?

Nëse shohim të kaluarën e afërt,do të konsatojmë që në Beograd gjatë qëndrimit të tij,Crvenkovski është marë vesht me homologun e tij Serb që të zhdukin « terrorstët » duke i luftuar edhe fizikisht nëse kërkohet nevoja.Mund të paramendojmë se për cilët « terroristë » e kishin fjalën « zotërit » e lartëpërmendur.Një varg ngjarjesh brutaliteti në Kosovën Lindore pasuan pas këtij takimi.Në Preshevë dhe Bujanoc u burgosën 17 ish luftëtarë të UÇPBM-ës,dhe kontrollet rigoroze në rajon dhe kufij.Në IRJM letra e fundit e z.Arben Xhaferi drejtuar Presidentit të Republikës Trajkovski tregon qartë se diçka nuk është në rregull !Në letër në mes tjerash thuhet se z.Xhaferi nuk do të mer pjesë në takimet me Presidentin e Republikës nëse institucionet e shtetit kanë vënë kontroll rigoroz në kufij,aeroporte,si dhe hyrje daljet e qytetve duke kontrolluar gjithçka që është shqiptare.Me këtë rrast z.Xhaferi përmend burgosjen dhe dënimin me 6 vjet burg të Granit Osmanit ish-pjestar i UÇKës.
Përkundrejt marveshjes së Ohrit dhe amnestisë për ish UÇK-ën,në letrën e Xhaferit thuhet se kjo nuk po rrespektohet dhe se egziston rrezik real që paqa të rënohet.Këto fakte që flasin kundër shqiptarëve tregojnë që shqiptarët megjithate duhet të ulen së bashku.Këto klithma të bashkimit në qëndrime dhe vendime janë me dekada e dakada të vjetra që u bëhen shqiptarëve rrespektivisht liderëve të tyre.Këto klithma asnjëherë nuk janë përfillur nga liderët e tyre !!!Deri sa zotëri Xhaferi(me të drejtë)vë në dukje brengosjen e tij për nipin e tij Granit Osmanin,kur kishte pushtetin shumë dukuri negative në disfavor të shqiptarëve i kalonte në heshtje,ose tentonte t’ju tregon konotacion pozitiv.A vlen të përmendim që ishte pikërisht PDSH që klasifikoji UÇK-ën në IRJM si banda të cilat duhet eliminuar sa më shpejtë ?A duhet të përmendim që në qeverinë e kriminelit Georgjievski mernin pjesë edhe njerëzit e zotit Xhaferi duke mos bërë asgjë për ndalimin e bobardimeve që bënin kriminelët sllav ndaj popullatës civile në fshatra të ndryshme shqiptare.Viktimat i dimë .Xhaferi ka të drejtë për brengosje,por jo ndaj shtetit fantom të IRJM sepse ky shtet për shqiptarët asnjëherë nuk është treguar i kujdesshëm,përkundrazi,gjitha të këqijat që ju vinë shqiptarëve ju vinë nga pushtetarët maqedonas të ndihmuar edhe nga shqiptarët.E kur do të mbushen mend shqiptarët ?-shtrohet pytja !

Në letrën e tij të fundit nga z.Rufi Osmani në lidhje me UT,shohim brengosje shumë të arrsyeshme nga ana e autorit,sepse të gjitha partitë politike(pa përjashtim) shqiptare në kurriz të UT bënin marketing politik,jo do të bëjmë këtë jo do të bëjmë atë !!!Asgjë nuk bënë,asgjë !UT edhe më tej mbetet Univerzitet fantom për sllavët sepse as që e kanë ndër mend të njohin këtë Univerzitet si zyrtar dhe të financohet nga shteti.Përkundrazi,një fjali e shkurtër e kryeministrit aktual në lidhje me UT kur thotë se ska asgjë kundër që ky Univerzitet të quhet PRIVAT,tregon qartë se as qeveria aktuale nuk do të zgjedh këtë problem ndoshta kyç për shqiptarët e IRJM.Mos të harojmë se të gjitha pakënaqësitë që kanë filluar për shqiptarët në IRJM fillojnë prej UT.Gjenerator i problemeve për autorin e këtyre rreshtave tek shqiptarët e IRJM është UT dhe moszgjidhja e saj ashtu siç e kërkojnë shqiptarët.

Partia shqiptare në pushtet BDI tepër është duke u treguar e dëgjueshme(e them kushtimisht) ndaj disa deklaratave të cilat tregojnë qartë kursin politik të partnerëve të tyre të koalicionit.Kursi politik i qeveritarëve sllav duhet ndalur,dhe nuk duhet të lejohet që të shfrytëzohen aktuelitetet politike ndërkombëtare për qëllime të fëlliqura.Sllavët asnjëherë nuk kanë treguar gatishmëri për koncenzus.Ata do të mundohen gjithmonë të luftojnë deri në momentin e fundit që shqiptarët mos të gëzojnë të njejtat të drejta që i gëzojnë ato vetë.Sllavë gjithmonë do të tentojnë që të jenë patronë të shqiptarëve për deri sa nuk ju del gjumi këtyre të dytëve.Sllavët gjithmonë kur do t’i përmendin shqiptarët atyre do t’u a shtojnë edhe turqit,romët(maxhupët),serbet,boshnjakët për qëllimet e tyre politike,duke aluduar që ne IRJM nuk kanë probleme vetëm shqiptarët !!Duke i dhënë një kahje tjetër probleimit shqiptar që kanë me sllavët,me një fjalë duke e gjeralizuar situatën,por asnjëherë duke folur realisht kontestin sllavo-shqiptar.

Në fund do tëthemi edhe këtë :Shqiptarët le të flasin për vete dhe mos t’i gjeneralizojnë sutuatat politike.Duhet thënë qartë që në IRJM ka një problem të madh e ai është BARAZIA E PLOTË NË MES SHQIPTARËVE DHE MAQEDONASVE.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 16-2-2003 nė 12:35 Edit Post Reply With Quote
Qeveria:1oo ditė si 10

Nuk di pse, por duke përkujtuar zgjedhjen e Qeverisë së Branko Cërvenkovskit dhe gjithë atë që bëri ajo gjatë 100 ditëve të para të punës së saj, përnjëherë më ra ndër mend fjala e urtë se dita shihet që në mëngjes. Por, duke i shikuar nga kjo distancë negociatat e gjata koalicionuese që i paraprinë formimit të kësaj Qeverie, nuk mund t'i shmangem bindjes se Qeveria e re është së tepërmi, shumë, shumë e ngadalshme dhe aspak efikase

Iso RUSI


Kur më 31 tetor të 2002-tës, saktësisht 45 ditë pas zgjedhjeve, erdhi koha që në Parlament të zgjidhej Qeveria e re, shumica mendonin se ekipi i ri i Branko Cërvenkovskit do të fillon menjëherë t'i zgjidhë problemet e grumbulluara. Dukej se jo vetëm pjesa maqedonase e opinionit e kishte gëlltitë relativisht lehtë kafshatën e hidhur – pjesëmarrjen e BDI-së në Qeverinë e re – por se edhe partnerët e rinjë të koalicionit kishin patur kohë të mjaftueshme që të merren vesh për prioritetet dhe mënyrën me të cilën do të vepronin , që ato prioritete edhe t'i realizonin. Fatkeqësisht, nuk mund t'i shmangemi bindjes se, partritë që e përbëjnë Qeverinë, apo më saktësisht - pjesa maqedonase dhe ajo shqiptare e Qeverisë, nuk i shfrytëzuan si duhet ato 45 ditë.


Çfarë premtoi Cërvenkovski?


Në ekspoznë e tij të mandatorit, kryeministri Cërvenkovski , duke shfrytëzuar stilin jokonvencional të tij, praktikisht nuk tha dhe shumë. Në pika të shkurtëra, na e pasqyroi pamjen e zezë për gjendjen në shtet që e kishin hasur fitimtarët e zgjedhjeve parlamentare - varfëri e madhe (gjysëm milioni njerëz të varfër), papunësi e madhe ( 374 000 ose gati një e pesta e popullatës të papunë), greva, protesta në rrugë, bllokime të rrugëve, "një e treta e vendit në të cilën nuk rekomandohet të shkohet pas rënies së muzgut të parë", vend në të cilin fëmijët vdesin duke luajtur basket dhe ku fëmijë tjerë, në vend që të shjkojnë në shkollë, shëtisin rrugëve dhe rrahin pleq"... Duke u përgjigjur në pyetjen që e shtroi vetë


("Cili është sot problemi më i madh i Maqedonisë?") Cërvenkovski e përcaktoi saktë edhe përgjigjen e tij – marrëdhëniet ndëretnike. Gjë kjo që nuk ishte dhe aq e vështirë, duke patur parasyshë gjithë atë që ndodhi në RSFJ-në e dikurshme, por edhe në Maqedoninë e vitit 2001.


Duke patur parasyshë mu atë që ndodhi në Maqedoni, kryeministri i ri vlerësoi se Marrëveshja e Ohrit e ndryshoi Maqedoninë, se ajo si letër nuk është vetvetiu garancë për paqe dhe stabilitet, por se "është një shansë e madhe", shfrytëzimi i së cilës varet nga vetë ne.E kundërta, ka ekstreme që do të dijnë ta shfrytëzojnë. Mu për këtë ai dhe deklaroi se zbatimi i plotë i Marrëveshjes, fjalë për fjalë dhe prejse për presje, as më shumë dhe as më pak, është prioriteti më i lartë i Qeverisë së re.


Si një ndër parakushtet themelore për realizimin e këtij prioriteti u theksua koalicioni me BDI-në, si parti e cila edhe pse doli nga UÇK-ja, me të cilën luftuan forcat maqedone të sigurisë, fitoi mbështetjen e 140 mijë votuesëve shqiptarë. Dhe, si parti që fitoi mbështetjen më të madhe nga shqiptarët e Maqedonisë, mund të ishte dhe garanca më e madhe se bashkarisht mund të zbatohej Marrëveshja Kornizë.


Ai me atë rast përmedni dhe disa parime: " Për dallim i deritashmi, ky koalicion nuk do të funksionojë sipas parimit të ndarjes së fushave të ndikimit dhe të përgjegjësisë, por sipas parimit të ndarjes së përgjegjësisë në të gjitha fushat e vendosej", se nuk do të ketë substituim të institucioneve shtetërore nga individët dhe partitë,, se përgjegjësinë për respektim të Kushtetutës dhe për zbatim të ligjeve do ta mbajnë institucionet e shtetit.


E dyta, sipas Cërvenkovskit, " Maqedonia nuk bëhet shtet", nëse nuk i qëron hesapet me kriminalitetin dhe korrupcionin.


Në fushën ekonomike dhe sociale mandatori Cërvenkovski paralajmëroi Strategjinë kombëtare për mposhtje të papunësisë dhe për zvogëlim të varfërisë (gjatë një qind ditëve të para), pastaj parneritet social me sindikatën, fillim të negociatave me FMN-në dhe Bankën Botërore dhe lidhje të marrëveshjeve, strategji për optimalizim të sektorit publik ( pa afat)...


Dhe , gjithësesi, në planin e politikës së jashtme u theksua përcaktimi i përhershëm e i qartë – integrimi evroatlantik.


Çfarë realizoi Qeveria?


Me një fjalë - pak Dhe këtë konstatim nuk do ta argumentonim vetëm me ate se, për shembull, nuk është gati Strategjia kombëtare për mposhtjen e papunësisë dhe për zvogëlimin varfërisë.


Puna vetëm sa ka filluar në planin e betejës kundër kriminalitetit, korrupcionit dhe krimit të organizuar. Në njërën anë MPB e fillon aksionin , në anën tjetër ringjallet Komisioni Shtetëror kundër Korrupcionit. Qeveria e përparshme gati deri në fund vodhi ashiqare, kështu që mbetet e hapur çështja se sa është rezultat i aftësisë së organeve shtetërore e sa i dëshmive të mbetura, burgosja e disa anëtarëve të VMRO-DPMNE-së.


Dhe me këto, duket se nuk është bërë jo vetëm gjithë ajo që ka mund të bëhet, por edhe se nuk ka garanca që punët do të përfundohen. Aksioni i MPB-së në mënyrë plotësuese hasi në një bllokim të qetë të prokurorisë dhe të jurisprudencës, ndërsa Qeveria pa menduar fare , me një shkas tjetër , hyri në një luftë të hapur me Këshillin Gjyqësor.


Komisioni Shtëtëror kundër Korrupcionit që në fillim të veprimit të tij hasi në ndërskëmzën parë – mosdorëzimin e e fletanketave nga gjithë ata që janë të obliguar me ligj që ta paraqesin pasurinë e tyre. Të mos flasim për zgjidhjet kuadrovike neonepostiste të liberaldemokratëve , për shembull, në këshillat drejtuese të ndërmarrjeve publike.


Problem më vete, të cilit nuk i dihet fundi, është gjendja në terren.Krijohet përshtypja se shteti nuk e kontrollon territorin jo vetëm në pjesën perëndimore, por edhe në pjesën më të madhe të territorit të vet. Viti i ri filloi me përplot vrasje, grabitje ...


Negociatat të cilat ministri i financave Petar Goshev i zhvilloi me FMN-në u bënë disi paralelisht me realizimin marrëveshjes sociale mes Qeverisë dhe Sindikatës. I qartë ishte dhe kuti i dyfishtë: Kryeministri blenë paqen socilae me lëshime që i bënë Sindikatës, ministri merr përsipër obligimet ndaj FMN-së, që premtimet ndaj sindikatës i bëjnë të parealizueshme.


Marrëdhënie të paqarta koaliconuese


Një gjë tjetër brengosë edhe më shumë.
Piksëpari ajo e cila sipas kryeministrit, ka dhe peshën më të madhe – marrdhëniet ndëretnike.


Përmirësim të tyre më afatgjatë, bashkëjetesë, mirëbesim e të ngjashme, thejshtë nuk do të ketë nëse nuk ka ndërtim të shoqërisë mbi baza tjetërfare, që janë përmednur dhe në Marrëveshjen Kornizë.


Plani i Qeverisë për implementimin e Marrëveshjes Kornizë është larg garancave se do të realizohet fjalë për fjalë dhe presje për presje. Dhe aq më pak se do të realizohet me kohë.


Për problemet e përditshme , siç janë Shemshova apo Kumanova sot, ose problemi me Universitetin e Tetovës nesër, që nuk janë konkretizuar si probleme as në Marrëveshjen Kornizë apo në Planin për implementimin e saj, por që janë pjesë përbërëse e këtij realiteti, bile as të mos flasim.


Partnerët e koalicionit, më saktësisht LSDM dhe PLD në njërën anë dhe BDI në anën tjetër janë të pasinqertë, ose nuk janë marrë vesh si duhet. Ndoshta tingëllon paksa ashpër, por nuk mund të shpjegohet ndryshe mungesa e një Paltforme të qartë koalicionuese të arritur me marrëveshje. Në njërën anë zhvillohen negociata të pafundme e të mundimshme për ndarjen e vendeve të "eshalonit të njëqindtë", e njëkohësisht në mënyrë kontradiktore deklarohen rreth zgjidhjes për "luanët".


Koha, në kombinim me marrëdhnëiet e paqarta koalicionuese, po punon kundër koalicionit si tërësi dhe ngadalë, por në mënyrë të sigurt po i shkatërron edhe partnerët koalicionuesë në veçanti. Fatkeqsisht kjo Qeveri po ballafaqohet me një mungesë të madhe të kohës dhe me rrezikun që shumë shpejt ta paguaj çmimin jo vetëm të gabimeve të veta, por edhe të asaj që nuk e kanë bërë paraardhësit e saj.


------------------------------------------------------------------
Çfarë tha Branko Cërvenkovski më 31.10.2002


I shtroi vetëvetes pyetje kryeministri i ri dhe i bëri të ditura marrëdhëniet ndëretnike. Pa tolerancë dhe besim ndëretnik s`ka paqe të përhershme dhe stabilitet politik, ndërsa pa to s`ka asgjë. "Ndërsa si do të ndërtoni paqe dhe bashkëjetesë nëse së pari nuk e mposhtni kriminalitetin dhe korrupsionin?"


Saktësisht 45 ditë pas ditës së zgjedhjeve, kryetari i LSDM-së, si parti udhëheqëse në koalicionin fitimtar, si mandator u paraqit për herë të parë para deputetëve të përbërjes së re të Kuvendit të RM-së me ekspozen e tij. Fjalimin e mandatorit e plotësuan nëntë faqet e "Programit për punën e Qeverisë në Qeverinë e RM-së gjatë viteve 2002-2006".


Çfarë tha atëherë Cërvenkovski?


Së pari ia parashtroi vetes pyetjet: "Me të vërtetë cili është problemi ynë më i madh në këtë moment? Cili është prioriteti ynë më i madh? Diçka prej ku doemos duhet të fillohet dhe pa tejkalimin e të cilës s`ka përparim, s`ka ardhmëri?". Dhe si përgjigje të mundshme i potencoi: varfërinë e madhe dhe papunësinë (500 mijë njerëz gjenden nën pragun e varfërisë, 374.000 të papunë), grevat, protestat e rrugëve, bllokadat e rrugëve, stabiliteti i domosdoshëm si parakusht për reformat e domosdoshme dhe integrimet evroatlantike, restaurimi i kapaciteteve të vjetra dhe nevoja për investime të freskëta në "një vend në të cilin për çdo ditë shtihet" dhe "në të cilin në një të tretën e territorit nuk rekomandohet që të udhëtohet nëpër terr"...


Duke e ndjekur stilin e këtillë të fjalimit Cërvenkovski përmes pyetjes "nëse është i mundshëm përparimi dhe prosperiteti ekonomik në një shtet ku paqja është në këmbë të qelqta, ku sundon jostabilitet dhe pasiguri?" - dhe marrëveshja logjike se pa "paqe dhe stabilitet s`ka asgjë - as demokraci, as shtet juridik, as ekonomi të suksesshme" - si përgjigje e vërtetë ndaj pyetjes se cila është esenca e problemit i bëri të ditura marrëdhëniet ndëretnike.


Por, në mënyrë plotësuese i shtroi edhe pyetje vetes: ”E si të ndërtoni paqe dhe bashkëjetesë nëse së pari nuk e mposhtni kriminalitetin dhe korrupsionin? Vallë jeni aq naivë që të konsideroni se nëntoka, pa marrë parasysh ngjyrat etnike do t`ju lejojë që aq lehtë t`ua merrni atë që qytetarët e ndershëm e quajnë kaos, e për ta paraqet tokë e premtuar, shtet pa rend dhe rregullim, pa ligj dhe sistem të vlerave morale? Vallë nuk po shikoni se të gjithë kriminelët në këtë shtet, duke filluar prej dilerëve të drogës, makrove dhe huliganëve rrugorë, e deri te mjeshtrit e privatizimeve kriminale, zotërit e kanaleve kontrabanduese dhe politikanët e korruptuar gjatë këtyre dy viteve u vetëshpallën heronj dhe patriotë nacionalë, çlirimtarë dhe mbrojtës, pa marrë parasysh nëse thirren në kauzën nacionale maqedonase dhe shqiptare?".


Pastaj i bëri të ditura prioritetet e Qeverisë së re:- "Zbatimi i tërësishëm dhe me kohë i obligimeve të Marrëveshjes kornizë për këtë Qeveri do të jetë një prej prioriteteve më të mëdha. Qëndrojmë pas secilës fjalë dhe presjeje. Do të zbatojmë gjithçka ashtu siç është kontraktuar. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak".
- "Madje edhe po qe se e në mënyrë ideale t`i vendosim marrëdhëniet ndëretnike, madje edhe po qe se gjejmë çelësin për të gjitha problemet e vështira në shtet, nëse nuk i vendosim kriminalitetin dhe korrupsionin nën kontroll, nëse nuk i barazojmë me korniza të durueshme - nga Maqedonia shtet nuk bëhet".
- "Qeveria e RM-së veçmë gjatë njëqind ditëve të para të formimit të saj, në bashkëpunim me ekspertë të brendshëm dhe ndërkombëtarë, do të hartojë Strategji nacionale për mposhtjen e papunësisë dhe të varfërisë".
- "Qeveria e RM-së do të hartojë strategji për optimalizimin e sektorit publik".
- "Qeveria do të udhëheq politikë të partneritetit social me sindikatet për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve".
- "Qeveria e RM-së do t`i përtërijë negociatat e ndërprera dhe do të vendosë aranzhman me FNM-në dhe Bankën Botërore".
- "Përcaktimi i Qeverisë së ardhshme për integrimin e RM-së në UE dhe aleancën e NATO-s është rrënjësor, ndërsa puna në këtë drejtim është prioriteti më i madh".


------------------------------------------------------------
Programi për punën e Qeverisë së RM-së gjatë viteve 2002-2006

Si shtesë të fajlimit të tij mandatori Branko Cërvenkovski anëtarëve të Parlamentit ua ofroi edhe nëntë faqe "detyra dhe qëllime prioritare të Qeverisë së RM-së" .Është vërejtje kur bëhet fjalë për tekstin për të cilin më shumë në mënyrë taksative janë numëruar prioritet, parimet dhe angazhimet parimore të Qeverisë së ardhshme, dhe informata shtesë "se menjëherë pas konstituimit (Qeveria) do t`i qaset hartimit të programit qeveritar të përpunuar në hollësi, me afate për realizimin e projekteve të caktuara ligjore dhe të tjera, i cili do t`i jepet në shqyrtim Parlamentit dhe mbarë opinionit".


Materiali i cili atëherë iu shpërnda të zgjedhurve të popullit më shumë i ngjan kompilimit të "detyrave dhe qëllimeve" të përgjithshme të resoreve qeveritare, më saktësisht të pjesëve të mbledhura të cilat i kanë shkruar ministrat e ardhshëm "kryesorë" për resoret e veta.


Por, edhe pse siç duket nuk është pikëpamje precize e mandatorit dhe strategji më së paku e kontraktuar e përbashkët e partnerëve të koalicionit, ky material megjithatë i bën të ditura prioritetet qeveritare, nënkuptohet ashtu siç i shikon ajo.


Ne me këtë rast vendosëm që t`i botojmë vetëm "detyrat prioritare" të cilat gjenden ne faqen e parë të materialit, ashtu siç janë dhënë, pa kurrfarë intervenimi:


- kthim të paqes në vend dhe sigurisë së çdo qytetari dhe pronës në secilën pjesë të territorit të Maqedonisë;
- vendosja e sistemit të sundimit të së drejtës, respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë në çdo pjesë të territorit të Maqedonisë dhe ndërtim i Maqedonisë si shtet juridik;
- krijimi i kushteve të ballafaqim me krizën e thellë ekonomike në vend dhe hapja e mundësive të reja për prosperitet ekonomik të Maqedonisë dhe të secilit qytetar të saj;
- krijimi i supozimeve për realizimin e anëtarësimit të plotëfuqishëm të Maqedonisë në NATO dhe në Unionin Evropian;
- implementim i tërësishëm dhe konsekuent i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit;
- kthimin e personave të shpërngulur me dhunë prej shtëpive të tyre dhe përtëritje urgjente e vatrave të tyre familjare dhe kapaciteteve ekonomike të shkatërruara gjatë konfliktit luftarak të vitit të kaluar;
- kthimin e besimit ndërmjet qytetarëve të përkatësive të ndryshme etnike, dhe eliminim të ndjenjës eventuale të diskriminimit, frikës dhe mosbesimit;
- mbrojtje e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe barabarësisë së qytetarëve të garantuar me Kushtetutë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare ose ideologjike;
- përforcim i autoritetit dhe kompetencës së institucioneve të sistemit përmes zgjedhjes së personaliteteve kompetente dhe përgjegjëse të cilat me aftësinë, ndërshmërinë dhe autoritetin e tyre, do të jenë garanci personale për kredibilitetin e ministrive dhe institucioneve në krye të të cilave gjenden dhe për realizimin e suksesshëm të obligimeve të marra nga ana e Qeverisë në sferën e kompetencës së tyre.

http://www.lobi.com.mk/default.asp?pBroj=104&stID=3140

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 20-2-2003 nė 16:18 Edit Post Reply With Quote
Llogaria e parė (periodike) politike

Dr. Abdylmenaf BEXHETI


Vetëm pak ditë pasi kaluan njëqind ditët e para të garniturës së re qeveritare, filluan të ,,përpilohen,, dhe të jepen llogaritë e para me rezultate të ndryshme, varësisht se kush i bën vlerësimet. Pozita qeveritare thotë se rezultatet janë pozitive, kurse opozita i vlerëson si shumë negative. Llogaritë politike nuk kanë fare analogji me llogaritë financiare të subjekteve afariste, të cilat, edhe pse shpesh të frizuara, megjithatë kur duhet të vlerësohen drejt, ekzistojnë kritere dhe rregulla precize për t'u konstatuar rezultati i drejtë. Në dallim nga kjo, në politikë është krejt ndryshe, sepse ndodh që opozita ju kritikon për shpenzimin e rezervave devizore prej 100 milionë $, kurse pozita i përgjigjet se nuk kemi shpenzuar 100, por vetëm 50 milionë $ dhe kjo është ,,sukses,, pozitiv sipas tyre!


Është e vërtetë se politika, përveç tjerash, është edhe kompromis i së mundshmes, por ne u shndërruam në shtet tipik politik, me popull skajshmërisht të politizuar, me institucione ekstreme politike, me kushte jetike tejet politike, dhe nëse mund të thuhet, edhe e drejta për të jetuar u bë politike. Tanimë definitivisht politika është bërë sinonim për jetë të mirë, por parazite. Me të filluan të merren edhe ato njerëz (sepse ka edhe përjashtime-por këtu flasim për ,,rregullat,,) të cilët nuk dinë dhe nuk janë të aftë të punojnë asnjë punë tjetër. Sot, fatkeqësisht, politikan dhe funksionar i lartë shtetëror dhe partiak mund të bëhet edhe ai person i cili nuk ka vlera dhe aftësi (shpesh është edhe me antivlera), bile edhe vetëm me një shkollë të mesme-ndoshta trevjeçare, sepse statusi i ,,studentit të përjetshëm,, ose i absolventit paraqesin kriter të lartë. Katër-pesë vitet e fundit u humb tërësisht sistemi i vlerave dhe i kritereve ose filtret e sotisfikuara profesionale, kompetente, morale, etj. Kuptohet gjithmonë ka dështime, por ato duhet të jenë incidentale dhe jo të shndërrohen në rregulla. Sipas ,,standardeve dhe rregullave,, vijuese ekzistojnë kritere të caktuara të cilat duhet të plotësohen sot, që të jeni i akceptuar nga garnitura qeverisëse, e ato kryesisht janë: partizimi, paratë, partneriteti familjar ose fisnor dhe poltronizmi. Sikur këtë ta shprehë një matematikan, atëherë ai do të krijonte një model matematiko-statistikor përmes një ekuacioni, edhe me elemente tjera, por që do të ishte i barabartë së paku me 4P. Kuptohet nga këto katër kushte së paku duhet dy t'i plotësoni, pa ndonjë radhitje prioritare, por kjo varet nga preferenca dhe apetitet, por ndoshta edhe nga deficiti i ,,bossit,, partiak.


Shkrimi nuk ka për qëllim që të zhvlerësojë dikë, por ideja është që duke i shqyrtuar kriteret, standardet dhe vlerat t'i vlerësojmë rezultatet, sepse këto të fundit janë pasojë e të parëve dhe të gjithë së bashku krijojnë fenomenin e sistemit të vlerave në një shoqëri, sepse dialektikisht janë të lidhura në sistemin shkak-pasojë, si një sistem i ,,enëve të mbyllura,, mes vete.


Në një opinion të ngjashëm, vetëm sapo kishin kaluar tri javët e para të qeverisë së re, pata vlerësuar se nëse dita shihet prej mëngjesi, ajo s’do të jetë e mirë. Fatkeqësisht, kjo pas 110 ditëve vërtetohet në përmasa të mëdha.


Qeveria pikërisht në ditën e njëqind (vetëm sikur të ishte kështu e saktë edhe në veprimet tjera) ia arrin që të miratojë Programin aksional të realizimit të Marrëveshjes-kornizë të Ohrit, që duhej të bëhej javët e para, sepse kjo paraqet vetëm një radhitje periodike me bartësit e aktiviteteve për projektet ligjore dhe normative që janë të numëruara në anekset e Marrëveshjes, bile kryeministri ishte edhe gjentil pasi konkludoi se dikasterët që do të arrijnë para afateve të caktuara t'i përgatitin projektet ligjore nuk duhet të presin skadimin e afateve të parapara, por ato të dorëzohen në miratim edhe para kohe, konkluzion që të detyron apriori të dyshosh në komoditetin e afateve të parashtruara, ashtu siç ishte edhe starti i tyre. Ndoshta kryeministri edhe ka të drejtë të bëhet gjentil duke e marrë parasysh kapacitetin e shpejtësisë së mundshme të anëtarëve të kabinetit të tij, sepse nuk mundet një ,,fiqo,, të garojë me ,,ferrari,, ose edhe ai e ka tanimë të njohur moton e BDI-së ,,shpejtojmë ngadalë,,! Kuptohet, e gjithë kjo është politikë. Dy muaj të plotë u humbën në lojë politike të LSDM-së rreth ,,zgjidhjes së sëmurë,, të spikerit të Parlamentit për maqedonasit po qe se ndihmës i tij do të zgjidhej deputeti Hysni Shaqiri dhe më në fund rezultati mbeti 2:0 për LSDM, sepse edhe fituan në kohë, për t'i neglizhuar gjërat, edhe u bë zgjidhja që ata e preferonin! Në anën tjetër, si ,,kompromis i madh,, dhe ,,sakrificë maqedonase,, konsiderohet përshëndetja e ndonjë funksionari të lartë të shtetit me z.Ali Ahmeti (që realisht paraqet nder për ata e jo e kundërta), dhe të gjitha këto ,,llogari,, përdoren si alibi për të arsyetuar neglizhencën e tyre. Kjo nuk është aspak naive nga ana e tyre, si dhe nuk është e rastit. Akoma priten ,,margaritarët,, politikë rreth përdorimit të gjuhës shqipe në trupat dhe komisionet e Parlamentit, përdorimi i gjuhës shqipe në ballinën e pasaportës (ashtu si edhe u premtua nga vetë z.Ahmeti), pastaj rezultatet e ,,frizuara,, nga regjistrimi i popullatës, zgjidhja e statusit të UT-së, (sh)transformimi i ,,luajve,, nga kopshti zoologjik në njësitë formale, përfaqësimi proporcional dhe adekuat i shqiptarëve në administratën shtetrore dhe publike, shpërqendrimi i pushtetit qendror (i cili gjithnjë e më tepër zhagitet), kurse për çështjet ekonomike e sociale nuk ngel vend për t'u diskutuar, si rritja e punësimit, zvogëlimi i varfërisë (një nga ministrat e BDI-së do ta ,,shkulë,, atë që do t'ia kishte lakmi edhe vetë Jefry Sax), zvogëlimi i tatimeve dhe i shpenzimeve publike, tërheqja e investimeve të huaja, etj. mbetën vetëm politikë klasike-blerje kohë për të qeverisur dhe … e gjithë kjo paraqet ,,P-në,, e parë.


Paratë paraqesin ,,P-në,, e dytë, e cila është parakusht edhe i së parës. Kuptohet se u trashëgua një gjendje deficiti dhe humbje të mëdha faktike dhe të fshehura, e cila situatë njohësit e mirë të rrethanave nuk i ka befasuar fare duke pasur parasysh se prej kujt trashëgohet pushteti, por është e çuditshme si i befasoi edhe ata që thyen këmbët për ta marrë këtë pushtet, e posaçërisht LSDM-ja, ndoshta kanë ëndërruar ,,mjalt e qumësht,, por sidoqoftë nuk ia vlen të ,,piskasin,, dhe të arsyetohen me paraprakët. Prandaj, dalin demante si ai i BPM për rezervat devizore që u tha më lart. Nuk u deshën 110 ditë që të konstatohen situatat dhe tani të arsyetohen se arka sociale është e zbrazët dhe duhet reviduar ndihmat sociale, kur dihet qartë në kë aludohet këtu, pasi që këtë dikaster 10 vite e kanë qeverisur shqiptarët.


Deficiti buxhetor, deficitet tjera të fondeve jashtëbuxhetore, si edhe humbjet e agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike janë tejet të larta, por të gjitha ishin paralajmëruar nga kompetentët për gjendjen socio-ekonomike të vendit (shih vetëm ciklin e tryezës së rrumbullakët ,,Manipulimi me parametrat ekonomikë,, i organizuar nga Fondacioni Soros, pikërisht në prag të zgjedhjeve). Prandaj duhet përveshur krahët dhe këmbët dhe të gjenden zgjidhje, sepse nuk do ta arsyetojmë veten me piskama. Para zgjedhjeve na premtuan ulje të tatimeve dhe shpenzimeve publike, kurse menjëherë pas tyre paralajmërohet rritja e tatimeve, bile ç'është më e keqja e atij tatimi që direkt atakon shtresat më të varfra vetëm për shkak të forcës së tij fiskale-TVSH-në. Nëse vrojtohen edhe sipërfaqësisht vetëm shpenzimet publike buxhetore, do të vërehet një dyfyshim i tyre për vetëm 10 vite-në 1992 ato ishin vetëm 1 miliardë DM, kurse sot, përsëri 1 miliardë, por euro, në kushte kur BPV akoma është rreth 20 % më i ulët se ai i para 10 viteve. Situatë tipike paradoksale. Kuptohet kjo nuk është situatë e krijuar brenda tre muajsh, por fenomeni i shpenzimeve publike vazhdon të rritet, prandaj tërheqim vërejtjen për trendin. Ky është edhe fenomen tipik shkencor, pasi që është vërtetuar se niveli njëherë i rritur i shpenzimeve publike dhe buxhetore vështirë zvogëlohet, pasi konsiderohet si e ,,drejtë e trashëguar,, prandaj sot funksionarët e lartë partiakë dhe publikë voziten me vetura shtetërore edhe në uikendet private dhe arsyetimi i tyre do të jetë ,,jeep-i i Telekomit është pesë vjet i vjetër!,, (siç deklaron kryetari i Këshillit drejtues-z.Davitkovski), ose deputeti shqiptar vozitet me veturë dhe shofer të administratës shtetërore, sepse kështu pushtetmbajtësit ekzekutivë do të sigurojnë simpati dhe mbështetje tek ato ligjëvënës! Prandaj ,,P-ja,, e dytë është edhe më rëndësishme se e para.


,,P-ja,, e tretë-partneriteti fisnor dhe familjar në politikë njihet edhe si nepotizëm, kohëve të fundit shumë mirë trajtohet prej mediave, por fatkeqësisht vetëm atyre maqedonase. Nepotizmi vazhdon edhe më tutje, edhe pse me dinamikë më të zvogëluar, prandaj nga ky vështrim mund të konsiderohen rezultatet pozitive (në stilin e mbretit dhe kunxhit në kufomat!).


,,P-ja,, e katër-poltroniteti gjithnjë e më tepër bëhet rregull e sjelljes së ,,boss-ave,, partiakë dhe ç’është më e çuditshme, me proporcion të zhdrejtë me nivelin e funksionit partiak-sa më funksioni i ulët partiak, nevoja për poltronizëm është gjithnjë e më e madhe, bile edhe më e madhe se e vetë liderit partiak. Sot është shumë më e rëndësishme të kesh përkrahjen e ,,boss-it,, partiak nga lagjja jote sesa nga lideri i partisë. Mjerë ata që janë nipër të liderit, sepse mund të dënoheni edhe për gjenocid ndaj popullit tuaj!


Sinonimi modern i poltronitetit është kameleonizmi-ndërrimi i ngjyrave, në këto raste partiake, pavarësisht nga programi politik i partisë që i ke takuar (edhe pse te shqiptarët këtu nuk ka shumë dallime), pavarësisht nga ajo se gjatë zgjedhjeve të fundit ke qenë kundër asaj partie, bile në shumë raste edhe i propozuar dhe kandiduar nga partia tjetër. Është me rëndësi të jesh "i aftë" të përshtatesh, të imponohesh, bile edhe të trajnosh ,,luftë bërrylash,, dhe e gjithë kjo është e barabartë me ekuacionin: karakter me ,,fytyrë lakre dhe kurriz gome,, d.m.th. sistem lakre-nxirre një fletë, del tjetra, në shikim të parë më e pastër, por shumë më e idhët (këtë edhe personalisht e di se gjatë kohë kam kultivuar lakrat e njohura të Reçicës). Në funksion të kësaj janë krijuar qendra të vendosjes bile edhe jashtë atyre partiake, me çmime dhe kushte të ndryshme. Në Tetovë flitet për do qendra të vendosjes ,,tek fotografi,, për të fotografuar ,,përshtatshmërinë,, tuaj, ose një qendër tjetër farmaceutike për të caktuar ,,terapinë,, tuaj të nevojshme. Për në Shkup, edhe të mos flasim, mund të bëhesh ministër i BDI-së edhe pse ke paraduar në krye të kolonës me flamur të bardhë për paqen kundër luftës së UÇK-së-paraardhësit të BDI-së, në kohën kur ajo luftonte në Sharr, Karadak dhe Lubeten. Sipas ,,P-së,, së fundit rezultatet janë më të larta se sa që priteshin, pasi që partia shqiptare në pushtet paralajmëronte se nuk do të bëjë dallime sipas ngjyrave partiake por sipas aftësive profesionale, kompetente dhe vlerave tjera, por në vend të aspekteve profesionale, i respektuan aspektet e poltronizmit. Ndoshta kanë të drejtë, edhe kjo e fundit është me ,,P,,. Prandaj edhe rezultatet e pritura janë pasojë e kësaj që u tha më lart, edhe në formë satirike, por herën tjetër edhe në mënyrë numerike.

http://www.lobi.com.mk/default.asp?pBroj=105&stID=3198

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 25-2-2003 nė 17:00 Edit Post Reply With Quote
IRJM nė EU?!!

Ministrja e punëve të jashtme e IRJM znj.Ilinka Mitreva dje udhëtoji për në Bruksel ku u takua me disa diplomatë të lartë Europjan.Në mes tjerash me z.Robertson ,si dhe z.Kris Paten (Kryetar i komisionit Europjan për punë të jashtme).

Pas takimit znj.Mitreva bëri të ditur që IRJM do të bëj kërkesën zyrtare për kandidim të IRJM në EU kah fundi i këtij viti!

Habitemi që aq optimistë janë sllavët e IRJM sa i përket çështjes së anëtarsimit në EU kur që në këtë Republike reformat kanë ngecur dukshëm,dhe aty ku bëhen reformat ndodhin mito dhe koruptimet!!!Duke shpallur luftë korupcionit,qeveria aktuale në të vërtetë mbulon me mjeshtri korupcionin dhe hajdutërinë kur kishte pushtetin gjatë viteve 1992-1998!Që atëherë ndodhën shumë humbje me peshë të lartë në të holla.Në pyetje janë disa miljona dollarë.Ku tretën ato të holla do të pyesim edhe sot?Por përgjigje nuk ka!

Sot,kjo qeveri duke luftuar korupcionin vetë koruptohet!Mjafton të shohim se sa njerëz "u detyruan" të lëshojnë vendet e tyre të punës(në mesin e tyre shumë shqiptarë).Në vend të tyre janë punësuar njerëz të dëgjueshëm partiak!!!Dhe në këtë mënyrë tenton IRJM të anëtarësohet në Europë!!

Implementimi i marveshjes së Ohrit aty këtu përmendet gojarisht,dhe të gjithë janë dakord që ajo zhagitet(pra edhe qeveritarët dekordohen),por kur vie puna tek puna konkrete dhe sjellja e ligjeve në Parlament,ajo edhe më tutje vazhdon avazin e vjetër!Me siguri që kalkulohet shumë sepse në dokumentet zyrtare do të shkruajë shqip(?!),si dhe një sërë ligjesh tjera që dukshëm "do të përmisonte" situatën aktuale tek shqiptarët.

Harojnë qeveritarët e rinj se ka një çështje madhore me të cilën duhet të miren!Ajo është UT,e cila është kancer për sllavët,por që nuk duhej të ishte.Znj. Pak para pak kohësh kishte deklaruar:"Për Maqedoninë,formula më e mirë është Belgjika.Maqedonia duhet të funksionoj siç funksionon Blegjika"

A e kuptojnë sllavët këtë?

Nuk më besohet!Simbas mendimit tim,shqiptarët do të gabojnë shumë nëse përkrahin aderimin e IRJM në EU me kushtet aktuale.Kushtet aktuale janë në disfavor të shqiptarëve.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 26-2-2003 nė 16:25 Edit Post Reply With Quote
E treta-e vėrteta ose...

Me instalimin e PDSH-së në pushtetitn ekzekutiv projekti i UT-së nisi të merrte një dimension tjetërfare nga ai burimor. Marrëveshja e Ohrit çështjen e UT-së nuk e definoi. Për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë që ishin të inkuadruar në bisedime, duke përfshirë edhe faktorët ndërkomëtarë të cilët kanë premtuar se kjo çështje duhet të zgjidhet në favor të shqiptarëve. Në hyrje të pallatit të UT-së qëndrojnë emrat e katër studentëve të këtij instuticioni që ranë dëshmorë për arsimim, gjuhë, liri e barazi të shqiptarëve. Dy partitë politike shqiptare, PPD-ja dhe PDSH-ja, të cilat deklarativisht u angazhuan për zyrtarizimin e UT-së, nuk e përmbushën këtë obligim


Ishte befasi e këndshme për shumë shqiptarë që nga viset e ndryshme të Maqedonisë më 17 dhjetor të vitit 1994 ia mësynë Tetovës. Erdhën ata për të marrë pjesë në shpalljen e aktit të themelimit të Universitetit të Tetovës. Dhe të gjithë mbetën tepër të kënaqur, edhe pse nuk morën pjesë në këtë akt. Një natë më parë rreth orës 20 redaksia ime kërkoi që urgjentisht të verifikoj lajmin se akti i themelimit është bërë po atë mbrëmje. S'e kisha të vështirë këtë punë, meqë isha plotësisht i njoftuar për rrjedhën e ngjarjes. "Flaka e vëllazërimit" (sot "Flaka") lajmin për nënshkrim e aktit të themelimit të UT-së e botoi në tërë faqen e vet të parë. Asaj nate në disa restorante të Tetovës festohej. Festonin ata që kishin nënshkruar aktin e themelimit, por edhe të tjerët. Tetovarët shpejt e kuptuan këtë lajm të gëzueshëm, ndërsa të tjerët të nesërmen kur e lexuan në gazetë. U bënë shumë muhabete e polemika rreth asaj se kush atë natë e nënshkroi këtë dokument, ku u nënshkrua, kush ishte iniciator i saj dhe shumë pyetje të tjera të cilat gjatë këtyre viteve partitë politike tentuan t'i shfrytzojnë për vete për të shtuar ndikimin partiak në popullatë. Por, kjo i takon historikut të UT-së, i cili deri më sot për shumëçka është begatuar dhe do të mbetet në analet e tij si dokument me peshë të lartë. Vetëm disa ditë më vonë Partia për Prosperitet Demokratik bëri koalicion qeveritar me LSDM-në dhe Partinë Liberal Demokrate të Andovit, e cila abstenoi nga votimi për shkak të qëndrimit të PPD-së ndaj Universitetit të Tetovës në themelim. Kaluan vetëm dy muaj nga kjo ditë kur në këtë universitet u mbajt ligjërata e parë, ndërsa një ditë më vonë në fshatin Reçicë nga intervenimi i policisë u vra Abdylselam Emini. Po atë natë u arrestuan disa figura shqiptare që drejtpërdrejt ishin të angazhuar në punën e UT-së.


Rektori Fadil Sulejmani, kryetari i Senatit Milaim Fejziu, Arben Rusi, Musli Halimi e Nevzat Halili ndërkohë vuajtën dënime me burg për shkak të aktiviteteve të ndryshme. Disa aktivistë të PPDSH-së së atëhershme ata madje në burg i përcollën me këngë e tupana (në shenjë përkrahjeje). Ministri i atëherëshëm i Punëve të Brendshme, Lubomir Fërçkovski, tha se "lindi një foshnje e vdekur", ndërsa deputeti Xheladin Murati pati deklaruar se "foshnja e lindur" duhet të kultivohet.


UT-ja, projekt gjithëpopullor


U hapën shumë shtëpi e objekte të tjera për mbajtjen e ligjëratave të para. Popullata shqiptare filloi ta hap qesen e vet. Gratë nga qafa i hoqën pesëlirshet e nusërisë. Pleqtë paratë e destinuara për haxhillëk i derdhën në arkat e UT-së. Kështu ishte nisma e misionit më të lartë të intelektualëve shqiptarë për themelimin e vatrës më të lartë të dijes. UT-ja u bë projekt gjithëpopullor. Ndërkohë, kur në mjediset tona ende nuk dihej për rrjetin kompjuterik "internet", një djalosh tetovar me studim në SHBA-Robert Nesimi e hapi faqen e UT-së në internet, e cila për pak kohë u vizitua nga shumë shfrytëzues anekënd botës.


Dëshirën dhe nevojën për të ligjëruar në këtë universitet e shfaqën shumë profesorë nga vise të ndryshme shqiptare. Pati edhe të atillë që për hesape të ndryshme politike dhe personale nuk treguan gatishmëri për ligjërim, por edhe të atillë që u deklaruan se do të punojnë edhe pa kompensim.


Ashtu si ngritej UT-ja, tensionohej edhe politika e subjekteve politike shqiptare, duke dashur që çdonjëra të marrë primatin për kontributin që ka dhënë. Po këtij teli fatkeqësisht filluan t'i bien edhe disa udhëheqës të universitetit. Pak më fitimtarë nga e gjithë kjo doli struktura politike e PPDSH-së, e cila dalëngadalë u paraqit si mbrojtëse e denjë e këtij instuticioni, duke anatemuar PPD-në si bashkëpunëtore të qeverisë që nuk lejon zyrtarizimin e Universitetit. Udhëheqja e Universitetit, në krye me rektorin Sulejmani, thuajse u mishërua me këtë parti politike, deklaratat e së cilës ishin tepër joshëse për udhëheqjen e UT-së. Dhe, kështu, dalëngadalë filloi edhe diferencimi kadrovik, viktimë e të cilit i pari ra ish-deputeti i PPD-së, Sejfedin Haruni me largimin nga Senati i UT-së.


Koha e bën të veten, radhët e UT-së ditë për ditë ngjesheshin me studentë dhe profesorë të lëmenjve të ndryshëm që dijen e vetë nuk nguruan ta vënë në shërbim të të mirës të shqiptarëve. U bënë edhe zgjedhjet lokale dhe partitë shqiptare nuk u ndalën duke trumpetuar se janë ato që do ta zyrtarizojnë UT-në. E gjithë kjo, megjithatë, më mirë dhe me sukses doli për PPDSH-në.


Problemet subjektive të UT-së - enigmë


Si çdo instuticion në themelim që ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme, edhe UT-ja nuk mundi t'u bëj ballë problemeve objektive dhe subjektive. Përderisa ato objektive ishin të kuptueshme dhe tejkaloheshin me shumë vështirsi dhe në hapa, problemet e natyrës subjektive megjithatë mbeteshin paksa enigmatike. Megjithatë, punët fatkeqësisht filluan të shpërthejnë kur katër figurat më të rëndësishme të UT-së: Fadil Sulejmani, Milaim Fejziu, Agni Dika dhe Murtezan Ismaili u konfrontuan dhe u akuzuan për çështje të cilat hidhnin dyshim në sinqeritetin dhe ndershmërinë e punës që e kryejnë. U tha se prorektorët Dika e Ismaili janë sjellë me papërgjegjësi dhe kanë abuzuar mjete materiale. Këta dy, si edhe shumë profesorë të tjerë, u detyruan të largohen nga UT-ja. Ashtu siç kalonte koha, në heshtje, me motive dhe arsyetime të ndryshme filloi edhe diferencimi i kuadrove të tjera universitare dhe zëvendësimi i tyre me të atillë që kishin njohuri dhe bagazh modest shkencor. Kësisoj disa kuadro largoheshin e të tjerët vinin dhe të gjithë heshtazi këto gjëra i pranonin si normale, duke u arsyetuar me nevojën e zhvillimit të institucionit dhe mbështejtjes verbale që kërkohej prej të gjithëve që ligjëronin aty. Nuk është i vogël numri i atyre që sot nuk gjenden në këtë instuticion. Flitet për shifër prej mbi 100 profesorëve.


Ndodhën zgjedhjet parlamentare të vitit 1998 dhe platforma e përbashkët e partive politike shqiptare. Ishte Universiteti i Tetovës një nga çështjet themelore që pritej bashkërisht ta zgjidhnin këto parti. Por nga kjo nuk doli gjë, sepse partitë shqiptare nuk ishin bashkërisht në udhëheqjen e pushtetit ekzekutiv. UT-ja mbeti vetëm si projekt deklarativ parazgjedhor. PDSH-ja që formoi qeverinë me "partnerin strategjik" këtë çështje as që e diskutoi gjatë bisedimeve për koalicion. Nga ky moment fillon edhe luhatja e udhëheqjes së UT-së ndaj PDSH, largimi i padiktueshëm nga ajo dhe afrimi me PPD-në. Nuk kishte rast që politikanët shqiptarë në takime të ndyshme me ndërkombëtarët, por edhe në deklarimet për opinion, të mos e theksojnë çështjen e zyrtarizimit të UT-së. Megjithatë, ky aktivitet deklarativ nuk ishte i mjaftueshëm sepse nuk shihej asgjë konkrete.


UT-ja vazhdonte me zgjerimin e vet edhe me fakultetet të reja për të cilat thuhej se nuk ka kushte. Kuadrot vinin e shkonin, por pse shkonte dikush, pse vinte tjetri, për të shkuar më vonë, mbetet në njohuri të përgjegjësve të UT-së dhe enigmë për të gjithë qytetarët që këtë instuticion e kanë mbështetur dhe e mbështesin në forma dhe mënyra të ndryshme, sipas mundësive dhe afiniteteve. Përkujdesja për ardhmërinë e UT-së gjithnjë u është lënë strukturave udhëheqëse të këtij institucioni. Ndërkaq nga qytetarët është kërkuar mbështetja materiale dhe morale, kurse nga partitë politike angazhimi institucional politik për zyrtarizim, gjë që ata gjithmonë zëshëm janë zotuar se do ta bëjnë.


Udhëheqja e UT-së lirohet nga "kuadrot e PDSH-së"

Projekti i universitetit i cili në fillim fuqimisht u mbështet nga PPDSH-ja dhe Partia Demokratike Popullore, me instalimin e këtyre në pushtetitn ekzekutiv të Republikës së Maqedonisë nisi të marrë një dimension tjetërfare nga ai burimor. Në vitin 2000 qeveria e "partnerëve strategjikë" propozoi zgjidhjen solomone për këtë instuticion më të lartë të shqiptarëve, duke u angazhuar për themelimin e një universiteti tjetër, me "kritere dhe standarde evropiane" si zëvendësim për "kotecat e pulave", që në përdorim popullor u quajt Universiteti i Shtulit. Këto "kurse dhe seminare për çinovnikë e administratorë" nuk mund të zëvendësojnë Universitetin e Tetovës, ishte mendim i thuajse mbarë popullatës shqiptare në Maqedoni. Këto mendime e vlerësime nuk mundën ta ndalin Parlamentin e Maqedonisë, i cili në korrik të këtij viti (2000) miratoi Ligjin e arsimit sipëror, me të cilën gjë u dha sinjal për hapjen e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, për të cilin me të madhe u angazhua PDSH-ja. PPD-ja i mbeti besnik qëndrimit fillestar për zyrtarizimin e UT-së si zgjidhje e vetme dhe më e preferueshme për arsimin sipëror të shqiptarëve. E indinjuar nga qëndrimi i PDSH-së dhe zgjidhja që u propozua, udhëheqja e UT-së e mori mbështetjen e PPD-së dhe shoqatave e asociacioneve të tjera shqiptare për të kundërshtuar zgjidhjen. U organizuan protesta në të gjitha vendbanimet më të mëdha shqiptare. Por Qeveria vazhdoi me punën e vet rreth hapjes së UEJL-it. Në këtë projekt u përfshinë mjaft kuadro të mëhershme të UT-së, me në krye Alajdin Abazin e Murtezan Ismailin. E mllefosur nga "tradhtia" dhe puna pas shpine e disa kuadrove partiake të PDSH-së, udhëheqja e UT-së ata i largoi nga procesi mësimor. Por kontingjenti i larguar nuk e pati vështirë që shumë shpejt të përfshihet në procesin arsimor në UEJL. Rrugën e tyre, me arsyetime të ndryshme, shumë shpejt e ndoqën edhe mjaft kuadro të tjera të UT-së, përfshi këtu edhe individë që, më parë, për asnjë çast nuk ndaheshin nga Fadil Sulejmani, madje edhe llogariteshin si beniaminë të tij. Në UEJL strehim gjeti edhe një numër i kuadrove që, edhe pse kishin mundësi dhe ofertë, nuk ishin të përfshirë në UT. Të ardhurat në UEJL natyrisht janë shumë më të larta në krahasim me UT-në, andaj edhe kjo është një nga motivacionet e disa kuadrove.


I ngushtuar nga dalja e Alternativës Demokratike nga Qeveria, Lubço Georgievski u përpoq të krijojë një shumicë më stabile parlamentare duke i ofruar PPD-së pjesëmarrje në pushtet. Megjithatë, hesapi i tij hasi në gozhdë me të lexuar tekstin e platformës për bisedime, ku dy pikat e para bënin fjalë për zyrtarizimin e UT-së. Ishte hera e parë që ai zyrtarisht duhej të bisedonte për këtë çështje. Ishte hera e parë që shqiptarët para organeve zyrtare dilnin me kërkesë formale për zyrtarizimin e UT-së. Gatishmëria e tij e shprehur për takimin që vet e caktoi me përfaqësuesit e UT-së u zhduk si flluskë sapuni nga "ndërhyrjet e krerëve të PDSH". Në pamundësi që të bindë udhëheqjen e PPD-së për të hequr dorë nga UT-ja, Georgievski lojalitetin ndaj Qeverisë filloi ta kërkojë në kontaktet individuale me deputetë të kësaj partie. Është kjo kohë kur udhëheqja e UT-së shpresat për mbështetje institucionale-politike i kishte të drejtuara vetëm nga PPD-ja, ndërsa qëndrimi ndaj PDSH-së ishte skajshmërisht negativ.


Koha e bëri të veten dhe në skenë doli Ushtria Çlirimtare Kombëtare, në të cilën popullata shqiptare i mbështeti shpresat se mbi të gjitha është ajo që do ta kurorëzojë kërkesën e shqiptarëve për universitet publik në gjuhën shqipe. Rrjedha e ngjarjeve të vitit 2001 solli deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila megjithatë çështjen e UT-së nuk e definoi. Për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë ata që drejtpërdrejt ishin të inkuadruar në bisedimet e Ohrit, duke përfshirë edhe faktorët ndërkomëtarë të cilët kanë premtuar se kjo çështje gjithsesi do të kihet parasysh dhe se duhet të zgjidhet në favor të shqiptarëve. Nuk është e panjohur se një numër i konsiderueshëm i të rinjve shqiptarë radhëve të UÇK-së iu bashkangjit pikërisht për shkak të pakënaqësisë me statusin e UT-së. Në hyrje të pallatit të UT-së tashmë qëndrojnë emrat e katër studentëve të këtij instuticioni që ranë dëshmorë për arsimim, gjuhë, liri e barazi të shqiptarëve.


Ndërkohë në skenën politike të Maqedonisë u paraqit Bashkimi Demokratik për Integrim, si subjekt politik i dalë nga gjiri i UÇK-së. Përfaqësuesit e BDI-së fuqimisht u angazhuan për zgjidhjen e statusit të UT-së, duke formuar një grup special për këtë çështje i cili në lëvizje i vuri disa mekanizma me anë të cilëve u krijuan kushte për të bërë ndërrime në kreun e UT-së. E gjithë kjo përfundoi me një konkurs për rektor të ri të UT-së dhe zgjedhjen e dr.Ramiz Abdylit për rektor. Por, paraprakisht rektori i mëparshëm kishte bërë ndryshime në statutin e Universitetit, me anë të cilit, siç thotë rektori aktual, "statuti i UT-së zvogëlon kompetencat e rektorit dhe zmadhon njëkohësisht kompetencat e bordit të UT-së; kjo në një farë mënyre, për të mbajtur nën kontroll rektorin e UT-së". E në krye të bordit gjendet ish -rektori Sulejmani. Rektori i ri postin e ka pranuar më një nëntor të vitit të kaluar, por që në fillim është ballafaquar me probleme të natyrave të ndryshme, posaçërisht të atyre organizative-kadrovike, sepse është ndeshur me një gjendje kur në shumë fakultete ka kuadro të cilat në këto vende kanë ardhur si pasojë e largimit të shumë profesorëve nga procesi arsimor për shkak të konfrontimeve që këta i kanë pasur me rektorin Fadil Sulejmani. "Këshilli i dekanëve është krijuar pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur me rektorin e mëprashëm lidhur me obcionet dhe pikëpamjet, më duket, për modalitete për legalizimin e UT-së. Nuk jam i njohur hollësisht për to, por ato mosmarrëveshje dhe fërkime kanë rezultuar me pezullimin nga puna të gjithë atyre kuadrove që e kanë kundërshtuar një obcion apo mendim tjetër të vetëm alternativ", ka deklaruar në dhjetor të vitit të kaluar rektori Ramiz Abdyli.


BDI-ja kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve


Në zgjedhjet e vitit të kaluar ish-rektori Sulejmani u kandidua për deputet në listën e Partisë Demokratike Kombëtare, ndërsa katër partitë politike shqiptare lidhur me çështjen e UT-së u shprehën: “PDK-ja ndaj UT-së sillet si me simbolin e përpjekjes dhe sakrificës më sublime kombëtare për arsimim, dije dhe përparim”, për PPD-në “UT-ja mbetet çështja më e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë dhe çështje që duhet të zgjidhet”. PDSH-ja “ofron që çështjen e Universitetit të Tetovës ta zgjidhim duke e inkorporuar atë në Universitetin e Evropës Juglindore”, ndërsa BDI-ja “do të angazhohet për zgjidhje të çështjes së UT-së me përdorim të financave shtetërore…. dhe do të kërkojë angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë për të ndihmuar çështjen e akreditimit dhe reformimit të UT-së”.


Aktualisht procesi edukativo-arsimor në UT zhvillohet normalisht si viteve të kaluara, duke u ballafaquar me të gjitha problemet që këtë institucion e kanë ndjekur që nga themelimi. Dy partitë politike shqiptare, PPD-ja dhe PDSH-ja, të cilat deklarativisht u angazhuan për zyrtarizimin e UT-së, nuk e përmbushën këtë obligim. PPD-ja, megjithatë, kurrë nuk hoqi dorë nga kjo detyrë, ndryshe nga PDSH-ja e cila u angazhua për një zgjidhje gjysmake.

Shqiptarët gjithmonë kanë menduar se do të ishte më lehtë nëse në krye të Ministrisë së Arsimit qëndron një shqiptar. Bashkimi Demokratik për Integrim në krye të Ministrisë së Arsimit vendosi një kuadër të vet. Ajo është një parti e cila doli nga UÇK-ja dhe anëtarët e saj, por edhe të gjithë shqiptarët, shpresojnë se më në fund zyrtarizimi i Universitetit të Tetovës do të bëhet realitet jo për shkak se Ministri i Arsimit është shqiptar, por për shkak se atë e kërkon nevoja dhe realiteti. Për këtë janë të vetëdijshëm që të gjithë shqiptarët, por do të jetë e nevojshme që të binden edhe subjektet politike maqedonase. Si ministri Pollozhani, ashtu edhe njerëzit e BDI-së kanë pikëpamjet dhe strategjinë e vet të përcaktuar, nëse dëshirojnë që të dalin të suksesshëm në politikë. Nuk janë të rralla edhe mendimet se pa UT-në ardhmëria e Maqedonisë nuk mund të jetë me perspektivë, e kjo është sinjali i mjaftueshëm për qeveritarët aktualë dhe të kaluar.


Është e pamohueshme se deri më tani kanë munguar aktivitetet konkrete dhe gatishmëria e subjekteve politike shqiptare për t'iu qasur me seriozitet dhe me këmbëngulësi zgjidhjes së kësaj çështjeje. Dy partitë që deri më tani ishin pjesëmarrëse në Qeveri nuk arritën që ta zgjidhin këtë. Partia e tretë-BDI-ja, e cila nuk u ngrit në subjekt politik në kurriz të UT-së, i ka të gjitha gjasat që me një angazhim të mirëfilltë t'i dalë në krye kësaj dëshire të madhe të shqiptarëve për zyrtarizimin e UT-së. Fjala popullore thotë: e treta-e vërteta. Dhashtë Zoti që puna të dalë kështu. - Mahi Nesimi

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 26-2-2003 nė 16:35 Edit Post Reply With Quote
Pėrderisa nė vend tė zgjidhjeve tė pėrhershme gjejmė zgjidhje tė pėrkohshme

Përderisa populli hesht, ndërsa politikanët “bëjnë qejf”, Maqedonia do të jetë shtet i përkohshëm.- Pasaportë e përkohshme pa stemë, flamur i ndërruar për shkak të qejfit të fqinjit, Kushtetutë e ndërruar para shënjestrës së kallashnikovit, emër i cili thotë se vendi është ish... Në vend të zgjidhjeve të përhershme, problemet vetëm arnohen. A do të thotë kjo se Maqedonia nuk është shtet, por vetëm model për mbijetim të përkohshëm? Problemi aktual me krijimin e pasaportës dygjuhëshe edhe një herë e konfirmon këtë tezë


Gordana S. ICEVSKA


Modus vivendi. Ose mënyrë e të jetuarit. Kështu një ekspert autoritativ ndërkombëtar e përshkruajti Maqedoninë. Pasi që ky vlerësim i tij ngreu pluhur në opinionin ndërkombëtar, ai shpjegoi se ka ndodhur që të jetë interpretuar në mënyrë joadekuate. Por a është kjo pikërisht ashtu, nëse merret parasysh se eksperti nuk është krejtësisht i rastësishëm. Ai konsiderohet si njohës i shkëlqyer i Ballkanit dhe i vendeve në tranzicion, është i njohur në mbarë botën, është i pranishëm në një numër të madh konferencash ndërkombëtare, është profesor në Institutin e Vjenës për studime ndërkombëtare ekonomike ...


Vlerësimin e këtillë ai me siguri jorastësisht e dha në kohën para fillimit të luftës në vend. Rastësia e vetme është ajo që babai i ekspertit është kryetari i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë.


Pasi që mediumet dhe politikanët në Maqedoni e sulmuan Vlladimir Gligorovin, djalin e ish-kryetarit Kiro Gligorov, ai dha shpjegim plotësues se çfarë ka dashur të thotë me terminin modus vivendi. Por, kjo nuk e ndryshoi esencën e vlerësimit të tij.


“Thash se veçmë 10 vite ekziston brengosje për stabilitetin politik të Maqedonisë në kuptim të asaj nëse është ai vetëm modus vivendi, më saktësisht situatë e një krijese jostabile ose më pak stabile përkundër asaj që do të duhej të jetë, shtet stabil juridik”, deklaroi profesori Vlladimir Gligorov në maj të vitit 2000. Ky ishte sqarimi i tij ndaj analizës së Ist Vest Institutit nga Nju-Jorku, të cilën ai e përpunoi dhe e prezantoi në Forumin e shtatë ekonomik ballkanik në vitin 2000. Pas kësaj deklarate të tij për hapjen e çështjes së mbijetesës së vendit, Maqedonisë i ndodhi luftë. Por, edhe kur kaloi lufta, çështjet e hapura vazhduan të zgjidhen vetëm sa për t`u hequr qafe. Praktika tregon se në Maqedoni nuk ekziston plan strategjik për zhvillim ose zgjidhje afatgjate të cilitdo problem. Kjo është kështu gati se në të gjitha fushat. Me rëndësi është që në këtë moment të hiqet qafe problemi dhe të heshtet puna. Nëse nga ana tjetër sërish paraqitet problemi – sërish prej fillimit, sërish do të kërkojmë zgjidhje.


Pasaporta pa stemë = pasaporta të përkohshme


Dëshmi e fundit për modelin e këtillë të veprimit është puna e kompetentëve rreth ligjit me të cilin duhet të përcaktohet se si do të duket pasaporta. Miratimi i Ligjit për dokumenta udhëtimi është obligim nga Marrëveshja kornizë që Maqedonia doemos do të duhet ta plotësojë. Qeveria paraprake nuk arriti të kontraktojë se si do të duken pasaportat e ri. Autoritetet e reja shprehen se pasaporta e re do të “zgjidhet” deri në qershor të këtij viti.


Theksi kryesor në zgjidhjen e problemit “pasaportat” tani është vendosur në gjuhët që duhet të paraqiten në dokumentin e udhëtimit. Janë duke u zhvilluar debata se ku të paraqitet gjuha shqipe – në faqen e parë, të tretë ose të pestë. Pas kësaj, me siguri do të pasojnë debate për madhësinë e shkronjave me të cilat do të jetë i shkruar teksti, që në fund politikanët të hidhërohen rreth fontit që do ta përdorin në shtypjen e pasaportave. Dhe kur përfundimisht të gjitha dallimet “politike” do të tejkalohen, pasaporta do të fillojë të shtypet. Nënkuptohet, pasi që paraprakisht do të zgjidhet problemi edhe më i madh “politik” – kush do ta shtypë pasaportën. Por, edhe krahas gjithë kësaj pune të politikanëve, edhe kjo pasaportë do të jetë e përkohshme. Pasi që përderisa të gjithë janë përqendruar në gjuhët, askujt nuk i kujtohet se pasaporta nuk ka stemë. Më saktësisht, se Maqedonia s`ka stemë shtetërore. Por, pasi që problemi me stemën është problem shumë më i rëndë “politik”, ai do të lihet për në të ardhmen. Ndërsa, sërish do të duhej që ndonjë ndërmarrje të përfitojë nga shtypja. Tani për tani do të kënaqemi me një zgjidhje të përkohshme – pasaporta të cilat “flasin” disa gjuhë, por janë të një shteti me stemë të paidentifikuar shtetërore.


Edhe pasaporta maqedonase do të vazhdojë të jetojë në formën e përkohshme. Me rëndësi është që ta heqim qafe problemin me qëllim që momentalisht të na lehtësohet jetesa, më saktësisht qeverisja.


Pa emër, stemë dhe ligje


Shembujt për gjetjen e zgjidhjeve të përkohshme për problemet që e kanë munduar Maqedoninë janë të shumtë. Zgjidhjet e përkohshme kanë qenë të pranishme edhe për problemet e vogla edhe për problemet e mëdha.


Problemi më evident dhe më i ndieshëm është emri. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë u promovua si e përkohshme. Zgjidhja e përkohshme vazhdon të jetojë gati se një dekadë. Tani për tani në horizont nuk duket asnjë emër tjetër. IRJM-në e dinë të gjithë.


Maqedonia dëshmoi se ka edhe Kushtetutë me karakter kalimtar. Në esencë nuk ka asgjë të tmerrshme nëse në Kushtetutën hekurosen gjërat, por te ne kjo u bë nën presionin e armëve. Dhe tani Maqedonia fitoi një Kushtetutë e cila i kënaq dëshirat e të gjithë atyre që jetojnë në vend. Por nuk është identifikuar se deri kur kjo zgjidhje do t`i kënaq dëshirat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Përderisa dikush sërish nuk shtie?


Test i madh për mbijetimin e Maqedonisë ishte edhe lufta. Maqedonia e mbijetoi luftën, por nga ajo doli si shtet me parime krejtësisht të ndryshme se më parë – dygjuhësi, me Kushtetutë të re, me praktikë se para armës heshtin ligjet dhe drejtësia.


Edhe një shembull për përkohshmërinë e shtetit është edhe afati i shkurtë i kohëzgjatjes së simbolit shtetëror – flamurit. Pas insistimit të Greqisë, Maqedonia “fitoi” një flamur të ri. Por, me siguri edhe kjo është një zgjidhje e përkohshme, nëse merret parasysh se partitë e shqiptarëve nuk e njohin këtë flamur si të vetin. Ata në mënyrë permanente deklarojnë se shtetit i nevojiten simbole të reja.


Zgjidhje të përkohshme në Maqedoni ka pasur edhe në shumë sfera tjera. Kështu Maqedonia është vend me rregullativë të ndryshueshme dhe fleksibile. Shumë ligje janë fshirë me lehtësim të paparë. Shembuj të tillë janë të a.q. Ligji i Brankos për punësim, Ligji për përdorimin e flamujve...


Dëshmi për përkohshmërinë e ekzistimit të shtetit është edhe vendosja e praktikës së mosrespektimit të ligjeve. Kjo e bën të pasigurtë jetën e qytetarëve. Ata disa herë u grabitën nga bankat. Moti kanë hequr dorë nga kërkimi i të drejtave të tyre në gjyq pasi që e dinë se atje nuk fiton drejtësia. Mbretëron arma, në vend të ligjit, për çka flet edhe statistika – numër i rritur i vrasjeve dhe të shtënave nëpër rrugë ...


Teza se Maqedonia është vetëm formë e mbijetimit bëhet edhe më e besueshme kur gjithë kësaj do t`i shtohen korrupsioni, varfëria, papunësia, shkatërrimi i vlerave natyrore dhe materiale, lehtësia me të cilin zyrtarët kanë vjedhur dhe vjedhin nga shteti personal...


Të gjitha rrahjet në gjoks dhe patriotizmat e politikanëve janë vetëm fjalë të kota, kur krimet e tyre flasin diçka krejtësisht më ndryshe.


E gjithë kjo dëshmon se Maqedonia tani për tani funksionon sipas parimit – të heshten problemet me qëllim që të qetësohen epshet aktuale, dhe të arrihet ose mbetet më gjatë në pushtet. Cilësia e zgjidhjeve dhe afati i tyre kohëzgjatës janë të parëndësishme. Me rëndësi është që në momentin të harnohen vrimat. Për faktin që me (mos)zgjidhjen e këtillë të problemeve e shkatërrojmë sovranitetin e shtetit, i cili po bëhet hapësirë e pasigurt dhe e pakëndshme për jetesë, askush nuk brengoset. Fitohet përshtypje sikur e vetmja gjë e sigurt është ajo se Maqedonia tani për tani është shtet i përkohshëm.


Koment:E dinë sllavët prandaj flasin kështu,mirë që e din.Por shqiptarët e dinë edhe më mirë.Tali





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 3-3-2003 nė 19:01 Edit Post Reply With Quote
Skėnderbeu nė Dibėr

Busta e Skënderbeur e hequr më 1953 nga regjimi komunist u kthye përsëri në qendër të Dibrës.

Në manifestimin e madhërishëm ku merrnin pjesë shqiptarë nga të gjitha anët e globit,bustin e Skënderbeut prej 3.5 metra e lartë në qendër të Dibrës e përuruan skulptori Muharem Turkeshi si dhe modelari Agim Sela që të dytë nga Dibra por që jetojnë në Tiranë.

Busta është vënë afër përmendorës kur Kosovarët kishin lënë shtëpitë e tyre për të shpëtuar nga gjakatarët sllav dhe ku qëndron kështu:"Dibra është Kosova e vogël,kurse Kosova është plaga e saj"

I dëshirojmë mirëseardhje herojit kombëtar Skënderbeut.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 4-3-2003 nė 10:59 Edit Post Reply With Quote
Universiteti i Tetovės - sinonim i arsimit tė lartė pėr shqiptarėt

Dr. Abdylmenaf BEXHETI:

Procesi i Bolonjës në arsimin e lartë

Shqiptarët definitivisht duhet të marrin hisen e vet edhe në arsimin e lartë, por duhet qasje sistemore dhe menaxhim efikas të situatave e jo me patriotizëm folklorik, i cili shumë na ka kushtuar. Edhe në vetë SWOT-analizën e BE-së, të përpiluar përmes programit PHARE, në një segment thuhet se "ekziston mungesë e profesorëve shqiptarë për shkollat e mesme në Maqedoni", si dhe në raportin e Bankës Botërore theksohet se "përfaqësimi i shqiptarëve në nivelin e lartë të arsimit publik është i pamjaftueshëm". Edhe këto dokumente të rëndësishme duhet shfrytëzuar për ta ballafaquar Qeverinë me argumentet e idhëta për atë. Deri kur do të shërbejë buxheti "multietnik" i Maqedonisë vetëm për financim "monolinguist" të arsimit sipëror? Këto ditë shqyrtohet propozim- Buxheti për vitin 2003. Ku janë amendamentet e deputetëve shqiptarë në kushte kur nuk ka propozuar Qeveria pozicion buxhetor? Mjaft më vetëm me demagogji. Fajtori është në radhët tona


Më se një dekadë arsimi i lartë i shqiptarëve në Maqedoni paraqet sfidë dhe vërvëlitje e të gjitha subjekteve politike, arsimore, intelektuale dhe shoqatave e konferencave të ndryshme në vend dhe regjion. Fatkeqësisht, akoma deri më sot nuk mund të thuhet se ka një qasje të drejtë dhe vizion real për zgjidhjen e statusit të arsimit të lartë të shqiptarëve në Maqedoni. Në të kaluarën atë e kanë penguar gjithnjë e më shumë maqedonasit, kurse sot e më tej si duket më shumë e pengojnë vetë shqiptarët. Ne akoma nuk kemi guximin intelektual dhe vizionin e drejtë për organizimin e arsimit sipëror në bazë të kritereve dhe vlerave që i kërkon koha dhe tregu.


Është e drejtë pse shqiptarët sinonim të arsimit të lartë e kanë Universitetin e Tetovës, pasi që me të lidhet edhe historia dhe sakrificat kombëtare, por nuk guxojmë që të jemi peng i antivlerave dhe të ngulfatemi në qasjen "ose-ose". Pa u futur në historikun e UT-së, në baticat dhe zbaticat e tij, në përkrahësit dhe penguesit, në "atdhetarët dhe tradhtarët", në ata që e penguan dhe e nëpërkëmbën, sepse një ditë historia do ta vlerësojë më drejtë, dëshiroj të shtjelloj një opinion rreth procesit të arsimit të lartë në përgjithësi dhe të shqiptarëve në Maqedoni në veçanti.


Që të mos keqkuptohem, paraprakisht pohoj se nuk jam "avokat" i autorizuar i UT-së, por njëherit mendoj se brenga për UT-në nuk paraqet monopol kombëtar dhe intelektual të vetëm individëve të caktuar të cilët e kanë personifikuar institucionin deri në atë masë sa që janë shndërruar në pengesë kryesore për zgjidhjen e tij. Problemi i UT-së, edhe më herët nuk është menaxhuar drejt dhe aq më pak në mënyrë efikase nga vetë shqiptarët, por definitivisht në dy vitet e fundit është problem brendashqiptar dhe brenda vetë institucionit. Se kjo është kështu tregon edhe fakti se palën maqedonase nuk e shqetëson më problemi i UT-së si më parë, edhe atëher kur për të debatohet në sallën e Universitetit të Shkupit. Në një debat, para ca kohësh, në prezencën e kreut të Universitetit të Shkupit, Manastirit dhe të EJL-Tetovë (fatkeqësisht pa prezencën institucionale të UT-së), në prezencën e dekanëve të të gjitha fakulteteve në Maqedoni, si dhe të kreut të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, në mënyrë direkte dhe indirekte nga përfaqësuesit e UEJL-Tetovë u kërkua zgjidhja definitive e UT-së, si dhe financimi publik i arsimit të lartë shqip në të njëjtën sasi dhe cilësi si të atij maqedonas, me ç'rast nuk u reagua nga auditoriumi maqedonas, ashtu siç jemi mësuar t'i dëgjojmë, në përjashtim incidental të kundërshtarit kujdestar-Cucullovskit. Tani si duket më të "interesuar" janë të tjerët që ta zgjidhim këtë çështje sesa vetë ne shqiptarët. Sikur dëshirojmë të mbajmë vazhdimisht çështje të hapura dhe të padefinuara, të jemi aktualë, të jemi të komplikuar dhe të mbajmë peng edhe dhjetra gjenerata. Edhe vetë ata që ,,mendojnë,, se në stilin partizan dhe me ,,urraaa,, do të legalizohet UT-ja, me vetëm gishtat e deputetëve në Parlament ose Qeveri, e dinë se kjo punë nuk bëhet kështu, por ne nuk e dimë se pse ata vazhdojnë të sillen akoma kështu ndaj kësaj çështjeje të shenjtë? Krerët e UT-së duhet të krijojnë sistem vlerash dhe kriteresh që në çdo moment do të ishte i gatshëm për kërkesë akreditimi dhe evaluimi jo vetëm të brendshëm, por edhe të jashtëm. Akti i financimit publik (ose siç dëshirojnë ta theksojnë disa si shtetëror-i cili në kuptimin klasik edhe nuk ekziston më), paraqet vetëm se pasojë e një sistemi që funksionon legalisht i cili mund të bëhet përmes formave të ndryshme si p.sh. participimi proporcional për kokë studenti përmes ,,vauçer,, - sistemit, që realisht më lehtë mund ta aplikojë ministri i Arsimit, pasi që të përcaktohet interesi publik për drejtime përkatëse, gjithmonë në krahasim me palën maqedonase. Në tryezën e lartpërmendur kjo ,,detyrë shtëpie,, edhe ju dha ministrit të Arsimit, që proporcionalisht të ndajë mjetet buxhetore prej mbi 20 milionë euro të destinuara për arsimin e lartë në Maqedoni, dhe për të cilën po ashtu nuk pati reagime të argumentuara.


Nëse për çështje politike nuk na pranuan deri tani të brendshmit, pse vallë nuk na pranojnë ata që shumë na adhurojnë-ndërkombëtarët? Nuk janë raste të rralla në përvojat e ngjashme në botë kur një shtet nuk lejon bile edhe universitete private, por megjithate ato funksionojnë, siç është rasti me Universitetin Amerikan në Greqi, i cili krijon renome dhe punon vite me radhë por akoma i paakredituar nga qeveria greke sepse nuk ekzistojnë mundësi ligjore për të.


Për këtë fare nuk brengosen amerikanët sepse e njohin ,,mallin e tyre,, dhe akreditimi i institucionit të këtijë universiteti bëhet përmes evaluimit ndërkombëtar në universitetet e SHBA-ve.


Në funksion të golgotës universitare të shqiptarëve në Maqedoni, shpesh, bile edhe me vend e pa vend, përmendet Deklarata e Bolonjës, edhe pa i ditur kriteret, standardet dhe principet e saj. Nënshkruese të Deklaratës së Bolonjës janë 33 shtete dhe njëherit pesë shtete janë aplikante të saj në mes të cilëve edhe Maqedonia. Kjo Deklaratë nuk paraqet vetëm deklaratë politike, por mbi të gjitha paraqet një proces të një programi aksionar, me objektiva të përbashkëta të definuara qartë dhe drejtë me destinim në "stacion të fundit" në vitin 2010. Objektivat kryesorë të këtij procesi gjithaq të komplikuar dhe të gjatë, por me efektivitet të lartë janë:


-krijimi dhe adaptimi i një kornize të përbashkët me një shkallë të caktuar të kompatibilitetit-përmes implementimit të institutit "Shtojca e Diplomës" (Diploma Supplement)
-hyrje në një shkallëzim të sistemit të arsimit të lartë në të gjitha vendet me kohëzgjatje jo më të shkurt se 3 vite (kufizohet minimumi e jo maksimumi) me relevancë për tregun e punës,
-sistemi i kompatibilitetit kreditor si shprehje e sasisë së studimit me mundësi për transfer dhe mobilizim të studentëve-ECTS ("Europian Credit Transfer System"),
-determinimi i nivelit evropian të kualitetit me kritere dhe metoda krahasuese, dhe
-eliminimi i pengesave dhe ngecjeve drejt lëvizshmërisë së lirë të studentëve, profesorëve universitar dhe stafit kërkimor-shkencor e administrativ.


Në vetë tekstin e Deklaratës së nënshkruar thuhet se ajo paraqet ,,një dokument çelës në pikat kyç të zhvillimit të arsimit të lartë,,.


Logjika e këtij dokumenti qëndron në procesin e globalizimit dhe përshtatjen e botës një ,,qyteze të vogel,, ku do aplikohen standarde të dijeve konform kërkesave të tregut. Kjo mund të duket iluzore, ashtu siç para vetëm një dekade dukej shitja e prodhimeve përmes Internetit!


Megjithatë, procesi i Bolonjës në zhvillimin e arsimit të lartë nuk duhet të shihet si një ,,uniformim,, i arsimit të lartë, sepse kjo edhe s'është e mundur, por gjithmonë duhet pasur parasysh specifikat përkatëse vendore, vlerat e ndryshme kulturore, traditat etj. por krejt këto nuk mund të shërbejnë si alibi për të rezistuar këtët proces. Jo rastësisht është lënë një periudhë e tranzicionit jo më pak se 10 vite, e cila realisht edhe mund të zgjatet, meqë dallimet në nivele në start janë shumë të shprehura. Trendi dhe dinamika e implementimit të procesit të Bolonjës nuk nënkupton vetëm periudhë kohore në të cilën do të përgatiten vetëm aspektet formale dhe teknike, por reforma esenciale konform kësaj Deklarate nënkupton një proces të sofistikuar dhe shumëdimensional. Ky proces nënkupton edhe ndryshimin e mënyrës së të menduarit dhe mentalitetin e ,,alamet,, profesorëve universitarë të cilët edhe janë pengesë agresive e këtij procesi, pasi që në qendër të vëmendjes e vënë veten e jo studentin-për të cilin edhe ekzistojnë ata. Një profesor i reformuar i pedagogjisë (edhe pse relativisht i moshuar) me të drejtë thekson se së pari duhet t'i ,,aterojmë,, në tokë alamet profesorët dhe pastaj do të mund t'u futemi reformave. Në këtë drejtim fare më lehtë s'e kanë edhe pala maqedonase e cila gjatë kohë ,,ja ka parë hairin,, sistemit të arsimit të lartë dhe me ,,të drejtë,, kundërshtojnë procesin, por tek ata ekziston një dallim qenësor se ata më shumë e respektojnë autoritetin vendosës se ne që ,,jemi,, të gjithëdijshëm.


Shqiptarët definitivisht duhet të marrin hise e vet edhe në arsimin e lartë, por duhet qasje sistemore dhe menaxhim efikas të situatave e jo me patriotizëm folklorik i cili shumë na ka kushtuar. Edhe në vetë SWOT-analizën e BE-së të përpiluar përmes programit PHARE në një segment thuhet se ,,ekziston mungesë e profesorëve shqiptarë për shkollat e mesme në Maqedoni", si dhe në raportin e Bankës Botërore theksohet se ,,përfaqësimi i shqiptarëve në nivelin e lartë të arsimit publik është i pamjaftueshëm,,.Edhe këto dokumente të rëndësishme duhet shfrytëzuar për ta ballafaquar Qeverinë me argumentet e idhëta për të. Deri kur do të shërbejë buxheti ,,multietnik,, i Maqedonisë vetëm për financim ,,monolinguist,, të arsimit sipëror? Këto ditë shqyrtohet propozim-Buxheti për vitin 2003. Ku janë amendamentet e deputetëve shqiptarë në kushte kur nuk ka propozuar qeveria pozicion buxhetor? Mjaft më vetëm me demagogji. Fajtori është në radhët tona.

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 6-3-2003 nė 20:18 Edit Post Reply With Quote
Pėrsėri tė helmuar!

Shkup - Rreth 9 nxënës shqiptarë të shkollave të mesme të Kumanovës sërish janë të helmuar nga helmi ende i panjohur që në fund të vitit të kaluar helmoi mbi 300 nxënës shqiptar të shkollave të mesme të Kumanovës. Këshilli i prindërve të Kumanovës kërkoi që qeveria sërish të rishqyrtoj helmimet e nxënësve shqiptarë që po ndodhin në shkollat shqipe në Kumanovë. Nxënësit e helmuar janë lëshuar në shërim shtëpiak.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-3-2003 nė 17:51 Edit Post Reply With Quote
Paralajmėrime pėr shtimin e numrit tė policėve nė Tetovė

Tendenca për kontroll më të madh policor pa arsye bindëse


Për gjendjen e tanishme, plani për shtimin e numrit të policëve në rajonin e komunës së Tearcës, paraqet një rritje të madhe të prezencës së policisë, pa përcaktimin e kushteve të caktuara që do të eliminonte të gjitha dyshimet. Në të njëjtën kohë, plani që ende konsiderohet se është në fazën e propozimit, për përforcime të reja policore, sipas përfaqësuesve të bashkësive lokale, paraqet një çështje të pasqaruar nga organet përkatëse

Nexhbedin SHAQIRI

Përpjekjet e policisë për forcimin e kontrollit ka paralajmëruar shtimin e numrit të policëve në rajonin e fshatrave të Tetovës të cilët gjatë vitit 2001 ishin të përfshirë në luftime. Këto fshatra shtrihen kryesisht përgjatë rrugës magjistrale Tetovë – Jazhincë. Në një mbledhje të mbajtur më 28 shkurt në Tetovë, ku kanë marrë pjesë kryetarët e komunës së Tearcës dhe Xhepçishtit, si dhe kryetarët e bashkësive lokale të fshatrave që përbëjnë këto komuna, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë kërkuar nga përfaqësuesit vendorë që të informojnë popullatën se planifikohet rritja e forcave policore në terren. Bëhet fjalë për sjelljen e 100 policëve në Tetovë, nga të cilët afër 60 policë do të vendosen në Tearcë, me arsyetimin për krijimin e kushteve më të favorshme për sigurinë e qytetarëve, për parandalimin e kriminalitetit dhe kontrollimin e komunikacionit. Përfaqësuesit e bashkësive lokale thonë se punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme në takimin e mbajtur shprehën qëndrimin e tyre se policët do të jenë nga qytetet e tjera të Maqedonisë, që do të thotë se ata do të jenë maqedonas, sepse ka mungesë të policëve shqiptarë me përvojnë që ata preferojnë.


Sipas disa burimeve, parashihet të ketë katër rajone patrulluese dhe një punkt policor në manastirin e Leshkës. Zona e parë patrolluese do të përfshijë fshatin Neproshten dhe fshatrat malorë maqedonas Sotolë, Otunjë dhe Jedoarcë. Në zonën e dytë patrolluese do të përfshihet fshati Leshkë, Sllatinë dhe fshatrat malorë maqedonas Varvarë dhe Breznë. Në zonën e tretë të patrullimit do të jetë fshati Tearcë, Përshefcë, Gllogjë dhe fshati Jelloshnik. Ndërsa në zonën e katërt të patrullimit do të jetë fshati Nerasht, Odër, Dobrosht dhe fshati i zbrazur malor Përca.


Në këtë pjesë të rajonit të Tetovës, që përfshin kryesisht fshatrat e komunës së Tearcës, ku parashihet shtimi i numrit të policëve, do të ketë patrullime 24 orë në ditë. Ndërrimet do të bëhen në terren, ndërsa policët do të stacionohen në Kazermën ushtarake të Tetovës. Përfaqësuesit e bashkësive lokale të këtyre fshatrave duhet të marrin qëndrimin e tyre lidhur me paralajmërimet, që ata i konsiderojnë më tepër si propozime për shtimin e numrit të policisë në rajonin e komunës së Tearcës. Në përgjithësi ata vlerësojnë se situata e sigurisë pas përfundimit të krizës së vitit 2001 shkon drejt normalizimit, në përjashtim të disa incidenteve të vogla që nuk ndikojnë në krijimin e situatave të padëshirueshme në përmasa më të mëdha. Në komunën e Tearcës gjithnjë e më shumë po marrin formën e plotë përpjekjet për krijimin e një situate më stabile, duke filluar nga realizimi i planit-pilot në të gjitha fazat e tij dhe krijimi i parakushteve për kthimin e popullatës së zhvendosur. Për gjendjen e tanishme, plani për shtimin e numrit të policëve në rajonin e komunës së Tearcës paraqet një rritje të madhe të prezencës së policisë, pa përcaktimin e kushteve të caktuara që do të eliminonte të gjitha dyshimet. Në të njëjtën kohë, plani që ende konsiderohet se është në fazën e propozimit, për përforcime të reja policore, sipas përfaqësuesve të bashkësive lokale paraqet një çështje të pasqaruar nga organet përkatëse. Për realizimin e këtij objektivi, bashkësitë lokale kryesisht kanë qëndrime të përbashkëta, që bazohen në respektimin e përbërjes nacionale, si dhe angazhimin e policëve lokalë. Arsyetimet që shtrohen nga ana e policisë për t’i dhënë mbështetje një plani të këtillë nga ana e bashkësive lokale, që njëkohësisht paraqet edhe opinionin e popullatës lokale, për nevojën e një sigurie më të madhe dhe parandalimin e veprave kriminale, nuk merren si arsyetime bindëse, për shkak se kjo pjesë e rajonit të Tetovës është njëra ndër zonat ku aktet e ndryshme janë shumë më të vogla sesa në disa rajone tjera.


Bashkësia lokale e fshatit Sllatinë është e interesuar që në gjithë rajonin të ekzistojë rendi dhe qetësia e qytetarëve. Në këtë drejtim, ankesat për incedente të ndryshme, sidomos në rajonin e fshatit maqedonas Leshkë, që si zakonisht paraqiten si vepra të personave të paditur, mendohen si inskenime të rasteve për të paraqitur një arsye më shumë për patrullime të sforcuara të policisë në rajonin ku përfshihet edhe fshati Sllatinë. Bashkësia lokale e fshatit Sllatinë mendon se për krijimin e parakushteve të caktuara për funksionimin e ligjit, duhet të parasheh rritjen e efikasitetit të policisë multietnike, duke respektuar gjithnjë përbërjen nacionale të tyre, sipas kushteve të përcaktuara që nga fillimi i patrullimeve të para të kësaj policie. Kryetari i Bashkësisë lokale të Sllatinës, Gajur Idrizi, thotë se "në fshatin tonë nuk ka pasur incidente të atilla që do të arsyetonin patrullimin e pandërprerë në këtë fshat". Ai thotë se ende nuk ka kushte për stacionimin e policisë në një lokacion të caktuar. Prandaj, Bashkësia lokale duke prezentuar opinionin e popullatës së këtij fshati, nuk mund të pajtohet me patrullimet dhe pozicionimin e policisë në pika të sforcuara që do të riaktualizonin punktet policore.


Kryetari i Bashkësisë lokale të fshatit Tearcë, Jusuf Huseini, thotë se "ne nuk jemi kundër policisë, por nuk mund të pajtohemi me angazhimin e një policie ku ende nuk dihet si do të jetë përbërja nacionale e saj". Tanimë në këtë pjesë të rajonit të Tetovës, pas krizës së kaluar gjithçka duhet të jetë në funksion të mirëkuptimit të ndërsjellë. Prandaj kërkesa jonë, thotë ai, është që nëse bëhet fjalë për shtimin e numrit të policëve në komunën tonë, duhet të kihet parasysh ajo që përbërja nacionale e tyre të jetë në përputhje me përbërjen nacionale të popullsisë së këtij rajoni. Ai thotë se nuk mund të arsyetohen edhe tendencat për angazhimin e policëve me përvojë, për të cilën vlerësohet se nuk ka numër të mjaftueshëm të shqiptarëve. Jusuf Huseini thotë se një zgjidhje për këtë mund të jetë angazhimi i përfaqësuesve të formacionit rezerv nga popullata lokale derisa të dalin kursistët e rinj.


Kryetari i Bashkësisë lokale të fshatit Nerasht, Musa Beqiri, thotë se në komunën e Tearcës kur nuk ka pasur aq policë sa dëshirojnë të sjellin tani. Ai thotë se në njëfarë mënyre është bërë e ditur se bëhet fjalë për policë maqedonas nga qytetet e tjera të Maqedonisë. Ai thotë se për hir të një situate më të sigurt dhe rritjes së mirëkuptimit të ndërsjellë, paralajmërimet për shtimin e numrit të policëve duhet të përfshijnë angazhimin e policëve nga rajoni përkatës, në këtë rast nga rajoni i komunës së Tearcës.


Qëndrimet e bashkësive lokale lidhur me propozimet për shtimin e numrit të policëve do të prezentohen në kuadër të trupit koordinativ që funksionon në kuadër të komunës. Në përgjithësi, nga përfaqësuesit e bashkësive lokale ekziston mendimi se shtimi i numrit të policëve në rajonin e komunës së Tearcës mund të bëhet vetëm pasi të verifikohet qendrimi i popullatës së këtij rajoni, që reflektohet nëpërmjet përfaqësuesve të bashkësive lokale, duke reespektuar kushtet e përcaktuara paraprakisht që kanë të bëjnë me respektimin e përbërjes nacionale në përputhje me përbërjen nacionale të popullsisë, si dhe angazhimin e policëve nga rajoni përkatës.


Në një mbledhje të saj Qeveria e Maqedonisë ka vlerësuar se personat e zhvendosur nga shtëpitë e tyre duhet që t'i lëshojnë qendrat kolektive të strehimit, sepse tani nuk ka arsye që këta persona ende të paraqesin ngarkesë për shtetin. Nëpër qendrat kolektive të strehimit do të vazhdojnë të qëndrojnë vetëm ata të cilët i kanë shtëpitë e djegura, si dhe ata që kanë nxënës të cilët kanë filluar vitin shkollor nëpër shkollat e Shkupit. Pjesa më e madhe e popullatës së zhvendosur është nga fshatrat e komunës së Tearcës. Sipas udhëheqjes komunale, pjesa më e madhe e popullsisë së zhvendosur është kthyer nëpër shtëpitë e tyre, përveç atyre që nuk kanë kushte objektive, për shkak të shtëpive të djegura. Megjithatë, rastet e këtilla konsiderohen më të vogla, në krahasim me ata të cilët i kanë të gjitha kushtet për t'u kthyer. Edhe përkundër vlerësimit të Qeverisë se janë krijuar kushtet e sigurisë për kthimin e popullatës së zhvendosur, ata që janë të evidentuar nëpër qendrat strehimore kanë theksuar se ende nuk ndihen të sigurt. Sipas të dhënave të Komunës së Tearcës, në këtë rajon ka pasur 773 objekte të dëmtuara gjatë kohës së luftës. Deri më tani janë kompletuar afër 600 objekte. Ndërsa 37 objekte tjera, që veç kanë filluar të rinovohen, janë në përfundim e sipër. Nga numri i përgjithshëm kanë mbetur pa u ndërtuar edhe 60 objekte tjera të dëmtuara, të cilat janë kryesisht shtëpi uikendi dhe konsiderohen si objekte që nuk kërkojnë përshtatje urgjente, pasi ato shërbejnë pjesërisht për uikende. Në përgjithësi vlerësohet se janë krijuar të gjitha kushtet për kthimin e popullatës së zhvendosur, në përjashtim të rasteve të rralla.


Popullata maqedonase gjithmonë ka kushtëzuar kthimin e tyre me krijimin e një situate më të sigurt, që nënkupton edhe rritjen e prezencës policore nëpër vendbanimet e tyre. Për të arsyetuar kërkesat e tyre, ata shpesh ankohen për incidente të ndryshme, të cilat në të shumtën e rasteve nuk verifikohen nga patrullat policore. Sipas të dhënave të Komunës së Tearcës, pjesa më e madhe e popullatës së zhvendosur është kthyer nëpër vendbanimet e tyre. Një numër i madh i tyre edhe pasi janë kthyer në shtëpi, mbahen ende të evidentuar nëpër qendrat kolektive të strehimit në Shkup. Edhe përfaqësuesit e bashkësive lokale të fshatit Leshkë dhe Tearcë, Nikolla Bozhinovski dhe Pavle Trajanov, kanë theksuar se deri më tani nuk ka pasur incidente të atilla që do të shtonin ndjenjën e pasigurisë tek banorët maqedonas të këtyre fshatrave. Ata thonë se disa nga personat e zhvendosur nuk kthehen për shkak të disa përparësive që u ofrohen nëpër qendrat kolektive. Ata veçojnë vetëm një numër të vogël të familjeve që i kanë shtëpitë e djegura dhe nuk kanë mundësi që të kthehen. Edhe përkundër vlerësimeve për një situatë stabile, nga faktorë të ndryshëm, banorët maqedonas të këtij rajoni ankohen për mosefikasitetin e policisë multietnike që patrullon nëpër këto vendbanime. Kthimi i popullatës së zhvendosur nga fshatrat që ishin të përfshirë në krizën e vitit 2001, nga përfaqësuesit e bashkësive lokale nuk konsiderohet si një çështje që do të arsyetonte sjelljen e një kontigjenti prej 60 policëve në këtë rajon, në kohën kur nuk jepen sqarime për përbërjen nacionale të tyre dhe kushtet e patrullimit.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-3-2003 nė 18:19 Edit Post Reply With Quote
Skėnderbeu erdhi nė Dibėr me diellin

Tash, në vitin 2003, Gjergj Kastrioti Skënderbeu erdhi si nga legjendat, ku moti kishte zënë vend, dhe i shoqëruar nga një si mister përrallor. Përveç që dukej sikur po e plotësonte besën që ua kishte dhënë shokëve të vet të luftës se do të kthehet një ditë në Dibër për t'ua shtuar namin dhe krenarinë pasardhësve të tyre, askush nga mijëra njerëzit e tubuar në Sheshin e tij nuk dyshonte se atë diell, pothuajse të paparamendueshëm për këtë kohë të vitit, e kishte sjellë vetë ai, Skënderbeu, nga kohët e lavdishme.



Ilir AJDINI


Skënderbeu kësaj radhe erdhi në Dibër një natë, apo në një mëngjes të hershëm, të acarshëm, të fundit të shkurtit. E shoqëronin pak njerëz, të cilët, megjithëse Gjergj Kastrioti kësaj radhe nuk vinte për të bërë ndonjë lufte kundër ndonjë tirani a pushtuesi, porse për të kremtuar një fitore, e sollën atë pak si në heshtje. Nuk kishin frikë se mund t'i bëjë kush gjë. Larg asaj - kush mund ta prekë kryetrimin e një kombi, e aq më pak të kombit shqiptar. E kishin bërë mend vetëm se do të jetë më mirë sikur të shmangen, sa të jetë e mundur, mundësitë që dikush të tentojë ta prekë me gisht. Shqiptarët e këtyrë anëve, të cilët, si në fakt edhe të gjithë vëllezërit e motrat e tyre, e quajnë veten bijtë e Skënderbeut, e kishin marrë lajmin se ai do të vijë dhe kishin bërë marrëveshjen që mirëseardhjen t'ia shprehin më 2 mars në mes të Dibrës kreshnike. Kuptohet, s'ka asnjë dyshim se, po qe nevoja, do të dilnin edhe për t'ia hapur rrugën…


Sidoqoftë, një natë të fundjavës së fundit të shkurtit, shtatorja e Skënderbeut arriti në Dibër me kamion nga Bullgaria, ku kohë më parë u dërgua për t'u veshur me bronz. Kjo ardhje u bë vërtet pa shumë bujë, por gjithsesi me shumë dinjitet dhe shumë gëzim.


Kjo ardhje në Dibër nuk ishte e para. Ai kishte ardhur këtu, në vendin i cili e quan bir të vetin, edhe më herët, para nja 560 vjet. Pra, veçmë i kishte kryer punët që i dhanë namin e kryetrimit, prijësit shqiptar që doli në ballë të mbrojtjes së vlerave të cilat më vonë mbetën një nga themelet e qytetërimit çfarë e kemi sot - si vlerë dhe histori.


Ishte kthyer ai edhe para nja 60 vjet në Dibër dhe kishte qëndruar busti i tij në vendin e njëjtë ku po rikthehej tani për 10 vjet. Por, mjegulla mesjetare e mesit të shekullit 20 e kishte larguar atë në drejtim të panjohur, ndërsa njerëzit që e kishin kryer këtë hajni të turpshme atë natë, kishin qenë aq të çmendur sa kishin menduar se po e hoqën përkrenaren e tij do ta fshijnë Skënderbeun edhe nga kujtesa dibrane.


Tash, në vitin 2003, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu erdhi si nga legjendat, ku moti kishte zënë vend, dhe i shoqëruar nga një si mister përrallor. Përveç që dukej sikur po e plotësonte besën që ua kishte dhënë shkoëve të vet të luftës se do të kthehet një ditë në Dibër për t'ua shtuar namin dhe krenarinë pasardhësve të tyre, askush nga mijëra njerëzit e tubuar në sheshin e tij nuk dyshonte se atë diell, pothuajse të paparamendueshëm për këtë kohë të vitit, e kishte sjellë vetë ai, Skënderbeu, nga kohët e lavdishme.


Një diell i artë që e shoqëronte Gjergj Kastriotin kishte mbuluar atë të diel malet, luginat, liqenin, pastaj u shtri mbi pullazet, sokaqet dhe Sheshin e Dibrës, që t'i bëjë të ndritur edhe të gjithë njerëzit, të madh e të vogël, që kishin dalë për të nderuar prijësin legjendar.


Ai diell më 2 mars me siguri do të dukej në të gjitha trojet shqiptare, sigurisht kishte shkëlqyer fytyrat e të gjithë bashkëkombasve të Gjergj Kastriotit.


Dibranët e kuptonin, si gjithmonë, rëndësinë e kësaj ngjarjeje dhe ishin përgatitur për të pritur, jo vetëm trimin legjendar, por edhe të gjithë ata patriotë dhe dashamirës për të cilët e dinin se do të vijnë që bashkë ta ndajnë gëzimin dhe krenarinë për rikthimin e Skënderbeut.


S'u kishte thënë njeri se vjen kush, por ata thjesht e dinin se do t'i kenë motrat, vëllezërit, miqtë pranë vetes, siç i kishin pasur aty në çdo kuvend që kishin bërë, në gëzim apo pikëllim, në dasëm a në luftë...


Sërish kushtrimi nga Dibra ishte dëgjuar gjithandej dhe miqtë erdhën nga të gjitha viset shqiptare - prej Presheve e deri në Vlorë. Dhe, kuptohet, u pritën siç mund të priten në Dibër dashamirët. Shtatë palë lodra nga shtatë anë të Dibrës që në mesditë paralajmëronin ngjarjen e madhe dhe përshëndesnin miqtë që vinin. Në të tri rrugët në të hyrë në Dibër, nga drejtimet e Strugës, Shkupit dhe Dibrës së Vogël, mysafirët me këngë e valle, me flamujt e Skënderbeut dhe me ëmbëlsira, i prisnin djem e vajza të veshur me rroba kombëtare. Në vetë sheshin e Dibrës, që mban emrin e Skënderbeut, bashkë me të i prisnin gëzimi dhe, mbi të gjitha, krenaria e dibranëve. Kjo krenari, por edhe falënderimi për miqtë që bashkë me Prijësin e madh i nderonin edhe ata, mund të shihej qartë në sytë dhe në buzëqeshjet e çdo dibrani.


"O princ i ndritur Skënderbe, ç'yll mund të dilte dhe të dukej sot me i ndritur e më i shkëlqyer për qytetin tonë dhe për popullin e Dibrës, ç'diell më vezullues e ç'hyjni më mirëdashëse se pamja dhe prania jote plot mirësi. Sot, kur ti sërish hyn në qytetin tonë çdo gjë ndrit e shkëlqen për ne..." - jehonin fjalët e mirëseardhjes përderisa figura e tij rishfaqej prej prapa flamurit kombëtar.


Kurse mua m'u duk sikur e dëgjoja zërin e tij, që vinte nga të shtatë anët e Dibrës dhe përzihej me buçimën e kremtes së madhe.


Unë, thoshte Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, nuk ua solla këtë diell... Atë diell më 2 mars të vitit 2003, Skënderbeu e kishte gjetur në mesin e gjithë shqiptarisë.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 10-3-2003 nė 19:51 Edit Post Reply With Quote
Tė shpėrngulurit maqedonas bėjnė obstruksione

Shkup - Trupi koordinativ i personave të zhvendosur maqedonas të cilët janë të vendosur në qendra kolektive "Stiv Naumov", "Pellagonia" dhe "Fshati olimpik ", kërkojnë nga Qeveria që nga listat për kthim të hiqen personat me gjendje shëndetësore të çrregulluar dhe familjet me fëmijë nga arsimi fillor dhe i mesëm dhe nga fakultetet. Personat e zhvendosur maqedonas që konsiderohen se janë afër 2000 ende bëjnë obstruksione ndaj qeverisë duke theksuar se ende mbeten në qëndrimin për moskthim në shtëpitë e tyre.

Ata kërkojnë që të formohet komision i përbërë nga përfaqësues të personave të zhvendosur dhe nga Qeveria, i cili do ta vërtetojë situatën e vërtetë në terren. Nga ana tjetër mbi 5000 të zhvendosur shqiptarë ende nuk kanë bërë asnjë reagim për fatin e tyre. Sipas disa familjarëve kushtet e rënda për ta asnjëhere nuk publikohen në media dhe se qeveritarët shqiptarë shume pak punojnë për përmisimin e kushteve të tyre.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 12-3-2003 nė 01:33 Edit Post Reply With Quote
Sjellje absurde e policisė maqedone ndaj studentėve tė Shqipėrisė

Ambasada maqedonase, viza të kursyera

Maqedoni, studentët shqiptarë të dhunuar

Rreth 18 studentë ankohen se detyrohen të paguajnë viza hyrëse e dalëse në kufirin Shqipëri-Maqedoni

Ylber Lili/Tetovë

TETOVË - Studentët e Shqipërisë të cilët kanë preferuar të ndjekin studimet universitare në Tetovë ende nuk kanë zgjidhur çështjen e qëndrimit në shtetin fqinj. Janë 18 studentë, të cilët ndjekin studimet universitare në Universitetet e Evropës Juglindore që përballen me probleme të natyrave absurde. Edhe pse ndodhen në semestrin e dytë ata vërdallosen për të gjetur një zgjidhje rreth qëndrimit të tyre në Maqedoni. Të detyruar të paguajnë viza hyresë-dalëse, sa herë shkojnë në shtëpitë e tyre, ata tregojnë peripecitë me të cilat përballen. Ndërsa policia për studentët e Shqipërisë është një tjetër segment dhunues. Policia maqedonase është “vigjelente” ndaj shtetasve të Repuplikës së Shqipërisë, nuk është më rëndësi për ata, nëse je gazetar, student, biznesmen apo punëtor, për të gjithë ka një “rregullore” të pashkruar në asnjë amendament ligjor, por të shpikur nga vetë policia apo thënë ndryshe nga instruksionet që marrin nga Shkupi.

Në radhë të parë, duhet t’i nënshtrohesh një kontrolli të rreptë, duhet t’u përgjigjesh pyetjeve sikur të jesh para ndonjë hetuesi: përse ke ardhur, ku shkon, cili është qëllimi i vizitës, sa para ke me vete etj, një për një të gjithë shtetasit e Shqipërisë janë të detyruar t’u përgjigjen pyetjeve anormale.

Ky episod nuk përfundon këtu: vetëm 5 metra më larg i pret një tjetër sfidë, duhet të përballesh me doganierët, të cilët nuk kërkojnë “shumë”, pyetjet i kanë të kursyera, por duart u lëvizin shpejt. Urdhërojnë të hapen çantat qoftë dhe çantat e dorës të vajzave, ku nuk lënë asgjë pa gërmuar, dhe pasi kontrolli rezulton “ok”, kthehen në vendet e tyre të punës.

Studentët thonë se me të tilla probleme ndeshemi sa herë që shkojmë për pushime në Shqipëri apo anasjelltas.

Kjo është njëra anë e medaljes për studentët, sepse problemi tjetër që akoma nuk ka gjetur zgjidhje është çështja e vendqëndrimit.

Rrëfejnë studentët

“Të pretendosh që të hysh në Maqedoni, duhet të konsiderohet si problem më vete, edhe pse je pajisur me dokumentacion të rregull, në kufi nuk mund të depërtosh kollaj. Duhet të presësh orë të tëra, t’i nënshtrohesh një kontrolli të rreptë pa asnjë motiv, të hapësh çantat, dhe të nxjerrësh gjithçka në ambient të hapur, duhet t’u përgjigjesh pyetjeve, si psh ku shkon, cilat është arsyeja e udhëtimit, apo sa para ke në xhep. Nuk është me rëndësi për policinë maqedonase kur i tregon se je pajisur me vizë të shtetit maqedonas, madje nuk i bën përshtypje kur e sqaron se je student apo studente dhe qëllimi apo arsyeja e vetme e udhëtimit është studimi”. Kështu e paraqet tablonë e saj për “Shekullin” Anisa, studente e administratës së biznesit në vitin e parë në Universitetin e Evropës Juglindore. Problemet rreth zgjidhjes së vendqëndrimit të studentëve të Shqipërisë e kanë zanafillën që në fillimin e vitit akademik, 2002-2003. “Në fillim të vitit shkollor jemi pajisur me viza njëmujore në ambasadën e Maqedonisë në Tiranë që na kushtoi 10 dollarë”, - thotë Blendi, student i Juridikut, nga Tirana duke shtuar se menduam se është një forme e përkohshme e zgjidhjes, pasi mendonim se do të zgjidhej një problem i tillë. Nga tetori deri në janar morëm viza tremujore me shumë kalime, ndërkaq duke u nisur nga fakti se vizat na përfunduan, në momentin kur do të shkonim në Shqipëri, shkuam në drejtorinë e policisë së Tetovës, të cilët na pajisën me karton dhe na sugjeruan që s’do të kishim probleme në kufi. Mirëpo atje ne u ndodhëm para dy alternativave ose të paguanim një gjobë, ose të merrnim vizë dalëse që kushtonte 10 euro. Ne zgjodhëm këtë të fundit”, - thonë ata. Pas pushimeve ne sërish shkuam drejt ambasadës maqedonase në Tiranë, me pretendimin se mund të merrnim viza me afat sa më të gjatë, mirëpo nuk ndodhi kështu,- shprehet Genti nga Korça. Kemi pritur në radhë me orë të tëra për t’u pajisur me viza. Ne kërkuam vizë që të korrespondonte me kohën e studimeve tona në Tetovë, por autoritetet e ambasadës maqedonase na dhanë vetëm 2 muaj me shumë kalime dhe paguam 20 dollarë. Grupi i studentëve nga Shqipëria me të drejtë thotë se është domosdoshmëri që ne të kemi viza studimi dhe jo të trajtohemi në këtë mënyrë si nga ambasada maqedonase, policia e kështu me radhë. Ne jemi studentë -shprehen ata,- dhe habitemi me qëndrimet e deritanishme të autoriteteve maqedonase. Studentët e Shqipërisë të ndodhur në një gjendje të tillë po përpilojnë forma se si mund të zgjidhin statusin e qëndrimit të tyre në Maqedoni. Njëri nga ata për “Shekullin” dje u shpreh: kemi ndërmend të takohemi me rektorin e Universitetit dhe me anë të një kërkese më shkrim do të kërkojmë që të zgjidhet problemi i vizave, gjithashtu, ne nuk do të heshtim para anomalive që na ndodhin në kufi”.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 12-3-2003 nė 20:11 Edit Post Reply With Quote
Studentët e Universitetit të Tetovës kërkojnë largimin e Fadil Sulejmanit dhe kthimin e Ramiz Abdylit

Tetovë, 12 mars - Me moton "Marsi i studentëve", Këshilli organizativ i studentëve të Universitetit të Tetovës sot organizoi një protestë në shenjë revolte për shkak të shkarkimit të rektorit të ri të UT, Ramiz Abdyli. Studentët thanë se janë kundër të gjithë atyre që pengojnë procesin i cili çon drejt legalizimit të këtij universiteti. Studentët brohoritën edhe parulla kundër ish-rektorit Fadil Sulejmani dhe u vunë në mbrojtje të universitetit.
Studentët shtruana edhe disa kërkesa që kanë të bëjnë me largimin me çdo kusht të Fadil Sulejmanit nga UT, kthimin e Ramiz Abdylit në krye të universitetit, duke e mbështetur atë në procesin e filluar për zyrtarizimin e Universitetit të Tetovës.
Prorektori Hysni Hoxha tha para studentëve se këtë protestë e kanë organizuar "armiqtë e këtij universiteti".

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Blerim Vokshi

Postuar mė 12-3-2003 nė 20:17 Edit Post Reply With Quote
Deputetët shqiptarë në parlamentin maqedonas insistuan që mos anashkalohen viktimat shqiptare në konfliktin e kaluar

Shkup, 12 mars - Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë zhvilluan dje në Shkup diskutime të ashpra me tone ofenduese rreth projektligjit për të drejta të veçanta të pjesëtarëve dhe të afërmve të viktimave të konfliktit të vitit 2001. Qeveria maqedonase kishte propozuar që në këtë ligj të përfshihen vetëm familijarët maqedonas, ndërsa deputetët shqiptarë insistuan që mos anashkalohen viktimat shqiptarë në atë konflikt.
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Talat Xhaferi ka kërkuar që në këtë ligj të përfshihen edhe viktimat shqiptare. Ai ka theksuar si absurdin më të madh të këtij ligji sipas të cilit nuk mund të fitojë edhe familja Zyberi nga Sllupçani i Likovës e cila ka humbur 7 anëtarë të saj përfshirë këtu edhe një fëmijë.

View User's Profile E-Mail User View All Posts By User U2U Member
Tali

Postuar mė 14-3-2003 nė 15:18 Edit Post Reply With Quote
PËRSËRI MARVESHJE( !)PAS MARVESHJES SË OHRIT !


Shkruan:Alistar Ramadani


Në mbledhjen e fundit,apo në takimin e fundit të tre liderëve të koalicionit qeveritar në IRJM në mes z.Ali Ahmeti,z.Branko Crvenkovski dhe z.Risto Penov thuhet se « qenkan marur vesht » për përdorimin e gjuhës shqipe në Parlament !

Për përdorimin e gjuhës shqipe në parlamentin maqedonas një herë shqiptarët dhe maqedonasit u morën vesht në Ohër !

Çka janë këto marveshje të përsëritura ?

Njëkohësisht në këtë takim « pune », »qenkan marur vesht » edhe për ballinën a pasaportës së re ku do të mund të shkruhet edhe shqip « nëse bëhet kërkesë individuale e qytaterit » !Simbas kësaj logjike del që qytetari(jo shqiptari)ka të drejtë të bën kërkesën(përveç sllavëve)që në ballinën e pasaportës së re të shkruhet edhe në gjuhën e tij !

A vlen kjo edhe për
turqit,romët,boshnjakët,serbet…?

Po qe se analizojmë këto « dukuri gjeniale » të tre liderëve politik,do të shohim që kësaj rradhe Ali Ahmeti kalkulimin matematikor e ka bërë në mënyrë të shpejtuar,duke mos llogaritur konsekuencat e elektoratit që ia dha votën.Është pikërisht Ali Ahmeti dhe shqiptarët që përsëri vihen në pozitën e të sprovuarve nga ana sllave,në këtë rreth historia po përsëritet, pa marë parasysh marveshjen e Ohrit !

Pala sllave po vazhdon me avazin e vjetër,duke luajtur me emocionet e shqiptarëve,që për fat të keq në këtë lojë protagonisti shqiptar përsëri bien ë grackë të tyre !

Mos vallë duhet të shkruajmë këtu tekstin komplet të Marveshjes së Ohrit ?
A ka nevoj që të përmendim se në Ohër shqiptarët dhe maqedonasit u morën vesht një herë ?!Pse luhet tani me këto lloj « marveshje të reja » ?

Në ballinën e pasaportës duhet të shkruaj shqip edhe ate pa kalkulime se a duhet qytetari (lexo shqiptari)të bëj kërkesën që të shkruhet në gjuhën e tij !Mjafton për autoritetet të dinë se çfar nacinaliteti ka ai qytetar !Pse duheshka tani që shqiptarët të mbushin letra dhe të bëjnë kërkesë që në ballinën e pasaportës të shkruhet edhe në gjuhën e tyre ?Kjo nuk më pëlqen !Këtu pala maqedonase me siguri që ka planet e saja të fshehta për më vonë.Shkurt dhe qartë,pala sllave nuk është duke u treguar korekte në koalicion,dhe bën si konvenon asaj(lexo sllavëve).Kurse pala shqiptare në çdo lëvizje nga pala sllave paraqitet e pafuqishme dhe dakordohet për gjithçka !Kjo më përngjan si dikur që bënin PPD-ja,më vonë PDSH-ja dhe tani BDI !

Nga kjo që përmendëm më lartë paska rezultuar si « marveshje » që në parlament shqiptarët të flasin maqedonisht por sencat parlamentare të transmetohen në kanalin e tretë( !!!),të cilat do të përkthehen në gjuhën shqipe !Kësaj i thonë :Marveshje se jo mahi !Politikë !Po !Politikë !!!

Defenitivisht BDI-ja është duke humbur besimin që ka pasur në elektorat.Kur historia kthehet mbrapa këtu kemi të bëjmë me njerëz të cilët nuk dinë çka duan.Defenitivisht BDI-ja u tregua e paaftë për të udhëhequr popullin shqiptarë në IRJM.Me sllavët deri tani shqiptarët janë treguar të paaftë të bëjnë marveshje të mirëfillta politike.Formohet përshtypja qe në IRJM shqiptarët kanë nevoj për një parti të re politike e cila do të nxjerrë në shesh vlerat e mirëfillta intelektuale shqiptare,vlerat e shëndosha të cilët do të dinë t’i thonë sllavit STOP se prej këtu e tutje nuk pranohet më asgjë e juaja.Ju lutem !Kjo nuk është nacionalizëm,kjo është realitet.Sllavët gjithnjë mendojnë se janë patron të asaj toke,dhe se shqiptarët duhet të jenë menjëherë pas tyre,por kursesi të barabartë.A duhet të komentohet më tutje ?

Me që tema ishte tek pasaporta dhe parlamenti,kësaj rradhe nuk deshëm të hymë në gjygjësi dhe amnestin që miratoji parlamenti maqedonas për ish luftëtarët e UÇK-ës.Mos harojmë që në ndërkohë(prej amnestisë)janë arrestuar 18 pjestarë të ish UÇK-ës.Studentët shqiptarë bëjnë demostrime për lirimin e Granit Osmanit dhe të tjerëve !Si dhe një sërë abuzimesh që qeveria aktuale bën në dëm të bashkjetesës dhe mirëqenies njerzore.





Duaje Shqipërinë ashtu siç më do nënën!(Nëna ime)

View User's Profile Visit User's Homepage View All Posts By User U2U Member
<<  1    2    3    4    5  >>




Powered by XMB 1.8 Partagium Beta Build 20110207PM
Developed By Aventure Media & The XMB Group © 2002
Procesi i kryer nė 0.3328512 sekonda, 49 pyetje