Serxhio Bepini
|
Postuar mė 29-6-2007 nė 20:53 |
Leksion i shkurtër për një aktor
të dështuar
Nga Abdi Baleta
Në rastin kur koha, në periudha kritike për Kombin tonë, pjell qenie të tilla si Ismail Kadare apo Zef Bushatër,
për të fyer e denigruar Islamin, ajo nuk harron të lind edhe burra të tjerë, shqiptarë të ndershëm, të
cilët duke patur respekt edhe për Krishtërimin, dinë të mbrojnë me dinjitet e kompetencë Islamin, duke e
konsideruar atë si një nga dhuratat e Zotit të plotfuqishëm në funksion të përsosurisë universale të
njeriut.
Është në interes të Kombit tonë, që të gjejmë pikat që na bashkojnë dhe jo ato që na
ndajnë, e tju referohemi atyre. Janë mjeranë ata individë që duke pranuar rolin e shërbëtorit, e vendosin personin
e tyre në funksionet e antikombëtarit, duke nxitur në këtë mënyrë dasitë fetare.
Kadareja e braktisi Shqipërinë. Shqipëria është mësuar me këto lloj braktisjesh. Por ajo dëshpërohet kur
e përgojojnë veçanërisht bijtë e saj. Përgojimi është sidomos një ves i shpikur nga njerëz të
dobët...
Ndërsa ju Zef, mund të mos ndjeheni mirë në një mjedis kombëtar me 70% muslimanë! Po të jetë kështu,
largohuni edhe ju për në Francë! Në Shqipëri le të mbeten muslimanët dhe të krishterët që e duan
Shqipërinë, duke dashur njëri-tjetrin.
Kam këtu parasysh një këshillë të Muhametit a. s. e cila më obligon dhe më bën tepër të
ndërgjegjshëm në qëndrimin tim ndaj Kombit si dhe ndaj fesë: "Kush nga ju shikon një të keqe, le ta
ndryshojë këtë me dorën e tij, e nëse nuk mundet ta bëjë këtë, atëherë le ta bëjë me
gjuhën e tij, e nëse përsëri nuk mundet, atëherë le ta bëjë me zemrën e tij, por ky është
besimi më i dobët.
Botuar në "Rimëkëmbja" qershor 1996
|
Serxhio Bepini
|
Postuar mė 13-2-2005 nė 20:04 |
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 13-2-2005 nė 02:55 |
Serxho,
prape me mua personalisht?
Nuk merzitem.
Une po deklaroj se sikur fatos nano kurva dhe president te RSH te me bente do te pranoja me mire te vdisja urije.
Kaq sa per krahasime.
Tani per Zefin:
Pse ka nderru te pakten 2 parti?
Sa sukses pati partia me te ne krye?
Pse e "la" postin e kryetarit?
Ti ban c´ka te dush, por Zefi asht ambasador i qeverise se kurves fatos nano.
Kaq mjafton.
Po te them dhe dicka qe koha do ta tregoje:
Sot 5 vjet askush nuk ka per ta njofte se kush asht.
Mu me vjen keq me fole keshtu se katolik asht, por e verteta asht e vertete.
Zefi asht per fatos kurven si gjethja e fikut per lakuriqin.
Marre per te qe e mori kete rol.
NA KATOLIKET nuk kena asnje lidhje e asnje kontakt, pervec armiqesise me komunistat.
MARRE
Ne Shkoder thona:
Mos me ban me fole
|
Serxhio Bepini
|
Postuar mė 12-2-2005 nė 21:58 |
E K S P E R I E N C A T E P U N E S
z.Zef BUSHATI
Pozicioni
AMBASADOR MPJ 10 Maj 2002 vazhdon 2 vite e 8 muaj
Eksperienca pune (me arsim te larte) ne institucionet shteterore te te gjitha niveleve
AKTOR-REGJIZOR TEATRI KOMBETAR 1975 1993 18 vite
PROFESOR AKADEMIA E ARTEVE 1982 1993 11 vite
KESHILLTAR i ZVKRYEMINISTRIT KESHILLI MINISTRAVE 1993 1995 2 vite
KESHILLTAR I KRYEMINISTRIT KESHILLI I MINISTRAVE 1995 1997 3 vite
DEPUTET NE PARLAMENT KUVENDI I SHQIPERISE 1997 2001 4 vite
Eksperienca pune ne poste drejtuese te institucioneve qendrore
KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR KUVENDI I SHQIPERISE 1997 2001 4 vite
Eksperienca pune ne poste drejtuese te institucioneve te tjera shteterore
REGJIZOR TEATRI KOMBETAR 1978 1990 12 vite
Eksperienca pune ne drejtori te mardhenieve me jashte ne institucione qendrore
DREJTUESI I PARTISE DEMOKRISTIANE E MARDHENIET ME JASHTE
1993 2001 8 vite
eksperienca pune ne poste drejtuese ne drejtori te mardhenieve me jashte ne institucionet qendrore
KOMISIONE PARLAMENTARE KUVENDI I SHQIPERIS 1997 2001 4 vite
INTERNACIONALJA KRISTIAN DEMOKRATE
BRUKSEL 1995 2001 6 vite
eksperienca pune ne kuader te shoqerise civile qe kane lidhje me politiken e jashtme
NENKRYETAR I PARTISE REPUBLIKANE PARTIA REPUBLIKANE
1991 1993 2 vite
KRYETAR I PARTISE DEMOKRISTIANE PARTIA DEMOKRISTIANE
1993 2001 8 vite
eksperienca pune ne sherbimin e jashtem
AMBASADOR VATIKAN vazhdon vazhdon 2 vjet e 8 muaj
Anton i kam nxjerre me shume veshtiresi keto te dhene te Zef Bushatit per te treguar ty ne rradhe te pare por edhe te tjereve te cilet e shohin kete
faqe interneti se ti shprehesh gabim per nje intelektual qe i ka dhene dhe po i jep shoqerise Shqiptare.
Natyrisht qe ai nuk krahasohet me mjaft te tjere te cilet kane zene vend ne kete faqe dhe qe padiskutim kane merita dhe vlera te medha por une
personalisht mendoj se sa me e gjate te jete kjo liste aq me shpejt shqiperia dhe shqiptaret do ta ndertojne vendin e tyre dhe do te integrohen ne
europe.
Eshte me mire ti besh pyetjen vehtes :Po une cfare kam bere dhe cfare bej,e me pastaj do ta kesh me te lehte te gjykosh te tjeret.
|
Anton Ashta
|
Postuar mė 11-2-2005 nė 15:05 |
Mire, mire,
po jemi me 2005
Faktet jane keto:
Zef Bushati ka nderru disa parti derisa shkoi tek PDK ( sa nuk e di me saktesi, besoj PD, PR)
Papritur e shet postin e kryetarit me ate te ambasadorit.
Pse?
Kjo me intereson mua e kujdo e jo fjalimet e 1995.
Kush e emeroi Zefin ambasador?
fatos nano
Kush asht shefi i Zefit?
kastriot islami
Cilen politike ndjek Zefi ne Vatikan?
ate te percaktuar nga fatos nano dhe kastirot islami.
Nje djathte nuk i ben keto pune.
Pra Zefi me fjale mund te thote shume, por me pune tregon se as i djathte nuk eshte, jo me te jete tek elita e djathte.
|
Serxhio Bepini
|
Postuar mė 11-2-2005 nė 11:05 |
Atdheu eshte gjeja me e shtrenjte,eshte altari i shpirtit,eshte drita ushqyese,eshte krenaria me e madhe dhe pasuria me e cmuar.Atdheu eshte teresia
jone prej 10 milionesh te nje gjuhe e te nje gjaku.Eshte teresia e tipareve e virtyteve tona shqiptare e kombetere.
FJALA E KRYETARIT TE UNIONIT SHQIPTAR DEMOKRISTIAN ZEF BUSHATI
MBAJTUR NE KONGRESIN E PARE TE UNIONIT (USHDK)
2 dhjetor 1995
Te nderuara Zonja !
Te nderuar Miq dhe te Ftuar !
Te nderuar Zoterinj !
Kongresi i Pare i Unionit Shqiptar Demokristian hapet sot,kur kombi Shqiptar sapo kremtoi nje nga ditet e medha te historise se tij, 28 Nendorin,
diten e shpalljes se pavaresise dhe themelimit te shtetit kombetar Shqiptar,diten e festes sone kombetare.
Ngritja e flamurit kometar ne Vlore perfaqeson fitoren e perbashket te te gjitha trevave shqiptare,te cilat duke marre pjese aktive me pushke e pene
ne levizjen per clirimin kombetar vune gure ne themelet e pavaresise shqiptare e me tej i cimentuan ato themele me gjakun e bijeve me te mire dhe
happen rrugen e formimit te shtetit Shqiptar.
Ngritja e flamurit nga duart e plakut te Vlores Ismail Qemali eshte e lidhur ne menyre te natyrshme dhe eshte kurorezimi i luftes per pavaresi te
Rilindjes Kombetare Shqiptare, gjate se ciles, ndergjegjia kombetare erdhi dhe u zhvillua me tej e u konsolidua jo vetem nepermjet nje pune te dendur
politike e kulturore,atdhetare e patriotike por edhe nepermjet luftes se armatosur qe e kane burimin tek Iliret,tek luftrat e shqiptareve nen
udheheqjen e heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti - Skenderbeu, tek Beslidhja e Lezhes, tek Lidhja Shqiptare e Prizrenit,Lidhja e Pejes,kryengritjeve
ne Kosove,Diber,Lume ne 1910-ten,ne Malesine e mbi Shkodres ne 1911-ten dhe e tere Shqiperise ne 1912-ten.
Vecori dalluese qe i lidh te gjithe luftrat e kryengritjet shqiptare per ceshtjen kombetare eshte se: ato nuk e ndane asnjehere detyren per ruajtjen
,paprekshmerine dhe teresine e trojeve shqiptare me luften per clirim dhe konsolidim te ketyre trojeve ne nje shtet te vetem etnik dhe te lire e
kombetar.
Por fatkeqesisht ndryshe nga te gjitha shtetet e tjera kombetare ballkanike,te cilat pas formimit te tyre i zgjeruan vazhdimisht kufinjte
territoriale,Shqiperia ka qene i vetmi vend territori kombetar i se ciles u rrudhos here pas here.Keshtu qysh prej vitit 1877 e deri ne vitin 1925 me
forcen e armeve,me presione te ndryshme e me pelqimin e fuqive te medha te atyre kohrave jane kryer pese coptime te territorit etnik kombetar
shqiptar.Kjo padrejtesi historike con peshe zemrat e patrioteve dhe i madhi At Gjergj Fishta do te leshonte kushtrimin:
Po,por me ndihme te zotit do ta shohim Shqiperine te lire
Nga Preveza ne leqe te Hotit nga Tivari ne Manastir.
Te nderuar zoterinj !
Jemi mbledhur te gjithe se bashku per te shenuar edhe nje date historike ne faqet e lavdishme te historise sone.Sot ne kete tubim po realizojme nje
kuvend mbare kombetar aq te folur e aq shume te deshiruar sidomos keto vitet e fundit.Te gjithe duhet ta ndjejme lumturine e kesaj dite e askush nuk
duhet te merakoset se ky kuvend mbare kombetar u iniciua e u thirr si bashkim I Shqiptareve Demokristiane.Forca e bashkimit mposht cdo kompleks e te
con drejt triumfit ne ceshtjen kombetare.
Ne vitet e gjate te luftes per komb e shtet Shqiptar,demokracia kristiane ka dhene nje kontribut te cmuar,e fill mbas viteve 30 ishte nje faktor i
rendesishem e i domozdoshem per demokratizimin e shtetit.Me pushke e pene,me dije e kulture,me vullnet e durim eshte mbajtur e gjalle dashurija per
atdhe e per komb shqiptar.
Civilizimi kristian,emancipimi dhe demokracia kristiane nepermjet udheheqesve shpirteror dhe idealisteve te saj bente thirrje: me e dashte gjuhen
shqipe,zakonet dhe doket,me e dashte atdheun e mos me u shit tek i huaji,me e dashte Shqiperine dhe cdo pellembe toke te saj,me luftu e me e mbrojte
Shqiperine si Gjergj Kastrioti e te paret tane,kete amanet me e mbajte e femijeve me ju a lane.
Keto ideale demokristiane nacionaliste do te tronditen me fitoren e komunizmit e ideologjine e saj fill ne fundin e vitit 44.Opozite,desidence,
kundershtar politik.Idealistet e demokracise kristiane ne Shqiperi filluan te protestojne e me pas te organizohen per ta parandaluar perhapjen e
ideollogjise komuniste, ideollogji e cila do ta conte vendin drejt nje katastrofe te vertete.Nje rol te vertete dhe kryesorin do ta luante ne veprimet
antikomuniste organizata Demokristianeqe u formua ne qytetin e Shkodres menjehere ne vitin 1945.Jo vetem ideollogji por edhe me mjete te tjera duhet
luftuar ideeollogjia komuniste.
Menjehere komunistet organizojne sulm dhe godasin grupin e deputeteve dhe te demokristianeve ne Shkoder. Organizata demokristiane me emrin
Bashkimi Shqiptar ne vitin 1945 synonte te grumbullonte elemente antikomuniste te tri besimeve fetare. Kreret e saj ishin Gjon Shllaku, Xhovani
Fausti dhe Daniel Dajani.
Dy famullitaret e kishes katolike te Tiranes Shtjefen Kurti dhe Anton Dukagjini ngriten zerin e organizates Bashkimi Popullor ne misionet e huaja ne
Tirane dhe prane qeverive te shteteve te medha per rrezikun komunist qe I kanosej Shqiperise,popullit Shqiptar dhe ceshtjes sone kombetare.
Per idealistet e demokracise kristiane shqiptare nis nje faqe e dhimbeshme ne historikun e saj.Arrestime,burgime,vrasje,pushkatime.Terrori komunist
nisi I eger ndaj atyre politikaneve te cilet mbas 44-tes nuk morren arratine neper shtetet e huaja por qendruan ne Shqiperi te vendosur,guximtare per
te luftuar kunder ideollogjise komuniste.
Pikerisht ky akt vendosmerie I terboi komunistet te cilet kryen akte kriminale,tortura e krime monstruoze qe synojne zhdukjen e idealeve te
demokracise kristiane nepermjet zhdukjes fizike te atyre qe i mbartin keto ideale.
Do te jete burgu i tmerrshem e famekeq i Spacit qe do te mbaje brenda telave me gjemba nje tjeter organizate demokristiane.
Por era e lirise e vitit 90 do te cele gonxhet e para demokristiane ne Shqiperi te cilet mbasi themeluan partine me emrin Bashkimi Popullorsi
vazhduese e tradites, me 11 Dhjetor 1991 mbas shume kerkesash te perseritura, endrra e idealisteve u be realitet dhe Ministria e Drejtesise miraton
krijimin e Partise Demokristiane te Shqiperise.
Nje lule demokristiane,nje parti qe synonte te jepte kontribut te madh ne fatet e kombit pati celur me pare ne Kosove me 5 Nentor 1990.Shqiptaret e
Kosoves,luftetare trima e te vendosur ne ceshtjen kombetare edhe nje here me themelimin e Partise Shqiptare Demokristiane te Kosoves I dhane mesim e
njekohesisht nje sfide akuzave te paskrupullta te cilat akuzonin shqiptaret e Kosoves si fondamentaliste islamik dhe qe kerkojne te ndertojne nje
shtet islamik ne ballkan.Ata,demokristianet shqiptare te Kosoves I treguan Beogradit,Ballkanit e krejt Europes se Shqiptaret ne te gjithe trevat e
tyre jane Europiane dhe pjese e saj.Cdo synim,cdo akuze eshte e deshtuar,asgje nuk e ndal popullin shqiptar te integrohet ne familjen e madhe
europiane.Endrrra e popullit shqiptar per tu perfshire ne Europe sot eshte prezente tek cdo shqiptar.Kjo eshte nevoje e ngutshme qe kerkon te
realizohet me te gjitha ngarkesat e saj.
Me thirrjen e duam Shqiperine si gjithe Europanisen proceset demokratike ne Shqiperi.SHBA dhe Europa u bene sinonimet e fjales liri. E nje
kontribut jo te vogel nisi te jape edhe demokracia kristiane nepermjet idealisteve te saj ne Kosove dhe Shqiperi.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosoves vlen te krenohet mbasi ne dokumentin e themelimit mban shifren 001,cka do te thote se eshte e para parti
politike e rregjistruar ne Republiken e Kosoves.
Partia Shqiptare Demokristiane eshte forca e dyte politike ne Kosove,eshte parti parlamentare,parti qeveritare dhe me nje shtrirje e antaresi ne te
gjithe territorin e Kosoves.
Partia Demokristiane e Shqiperise ka marre pjese ne zgjedhjet parlamentare te Marsit 92 dhe ne zgjedhjet lokale te korrikut 92,ben pjese ne
qeverisjen lokale me 40 perfaqesues te saj keshilltare.Ne 9-te rrethe te vendit eshte forca e trete politike dhe rradhitet nder 5-8 partite kryesore
te shtetit Shqiptar.
Eshte partia shqiptare demokristiane e Kosoves dhe e Shqiperise te cilat qysh ne prill te vitit 1992 hodhen idete e nje Unioni Shqiptar
Demokristian.Per realizimin e kesaj ideje filluan bisedimet dhe shkembimet e delegacioneve,u hodhen idete mbi projekte programore dhe statutore.
Demokristianet e dhane shembullin e tyre te shkelqyer se si duhet te bashkohen te gjitha partite politike shqiptare ne ceshtjen e madhe te lirise
dhe te bashkimit kombetar do te shkruaje shtypi. Ne kohen kur rreth nesh e gje qe na intereson me shume brenda trojeve tona(gjysma e lire e gjysma
nen thundren e huaj) kemi jo shume raste te degjojme dicka te gezueshme.Partia Shqiptare Demokristiane e Kosoves,Partia Demokristiane e
Shqiperise,Partia Shqiptare Demokristiane e Kroacise dhe deget e Partise Shqiptare Demokristiane ne Zvicer,Gjermani,Austri te perfaqesuara nga
personalitetet me te larta te tyre opinionet atdhetar Shqiptar i sollen nje gezim te padyshimte.Ata tani e tutje duke dhene nje shembull te shkelqyer
se si shqiptaret e ketyre koherave duhet te lene te gjitha merite dhe hasmerite do te funksionojne si Union mbare Shqiptar Demokristian.
Ne Luzern te Zvicres me 17 Qershor 1995 takohen per tu mbledhur ne Hochdorf afer Luzernit e per te nenshkruar aktin themelues te Unionit Shqiptar
Demokristian.
Themelimi i Unionit eshte padyshim nje nga evenimentet me te rendesishme ne historine 5 vjecare pluraliste te hapsires mbareshqiptare.Eshte hera e
pare qe parti politike te te njejtit spekter themeluan nje union politik te perbashket,i cili do te bashkerendoje perpjekjet e secilit subjekt antar
te unionit per formimin e nje strategjie te perbashket politike.Unioni do te jete tribuna ku do te shpalosen me qarte e me fort se kudo opinionet per
zgjidhjen e ceshtjes mbarekombetare shqiptare.Unioni Demokristian Shqiptar si nje forum politik qe perfshin 6 subjekte politike do te jete nje ndihme
e fuqishme per nderkombetarizimin e kesaj ceshtjeje.Partneriteti i fuqishem qe ka ne Europe Unioni Demokristian Shqiptar,eshte padyshim nje garanci
tjeter qe ky forum politik prezanton para popullit dhe opinionit publik per suksesin e perpjekjeve te tij ne te mire te ceshtjes kombetare.
Bashkejetesa e te gjitha partive demokristiane ne nje forum te perbashket politik do tu sherbeje ketyre partive per perfitimin e pervojes se
njera-tjetres dhe si rrjedhoje per forcimin e tyre.
Unioni Demokristian Shqiptar trashegon ate tradite te shkelqyer te kuvendeve shqiptare per ti dale zot atdheut e trojeve tona.Ceshtja kombetare
gjithmone ka ndjere ndihmen e madhe qe i eshte dhene nga organizmat politike qe dolen nga kuvendet e Lezhes 1404,Prizrenit me 1878,Vlores me 1912 e
Lushnjes me 1920.Duke besuar ne vazhdimesine e kesaj tradite,duke besuar ne faktin se sa here qe shqiptaret dhe forcat e tyre politike jane
bashkuar,ato ja kane arritur qellimit te tyre,ne besojme gjithashtu se edhe kuvendi i Luzernit ne Zvicer i 17 Qershorit 1995 do te jape kontributin e
tij ne favor te ceshtjes kombetare.
Me themelimin e Unionit Shqiptar Demokristian ne Luzern te Zvicres u realizua per te paren here ne historine e sotme te Shqiperise bashkpunimi i
shqiptareve,forcave politike demokristiane ne mbare hapsiren shqiptare,me qellimin e larte per te kontribuar ne zgjidhjen e ceshtjes kombetare dhe
forcimit te shtetit demokratik shqiptar.
Themelimin e Unionit Shqiptar Demokristian do ta konsiderojme shenjen e pare, proven e pare te bashkimit te forcave politike te Shqiperise dhe
Kosoves
Unioni Demokristian eshte i hapur per te gjithe ato forca politike shqiptare me orientim demokristian.Zgjerimi i ketij unioni me forca politike te te
njejtit spekter jo vetem qe rrit forcen dhe rendesine e ketij unioni por para se gjithash sherben si konvergues i opcioneve me te mira per
prosperitetin e kombit tone.Kerkesa per ta zgjeruar Unionin Shqipetar me forca te tjera politike shqiptare te te njetit ideal eshte pasqyruar qarte
edhe ne aktin e themelimit te Unionit,ne te cilin thuhet se Partite Shqipetare Demokristiane anetare te unionit nisen Nga aspiratat per te afruar
prane ketij unioni te gjithe ato forca politike,organizata shoqerore e organizma te ndryshme shqipetare qe deshirojne te aderojne ose te bashkepunojne
me te .
Duke u nisur nga ky parim konvergues,do te ishte shume pozitive qe edhe forcat e tjera politike ne te dy anet e kufirit apo deget e tyre ne diaspore
te bashkohen me unione te ngjashme mbi bazen e alternatives se perbashket politike sepse Nga bashkimet politike vecse te mira mund te vijne.Krijimi
i ketyre unioneve do te hapte rrugen per nje bashkerendim me te mire te forcave dhe opinioneve per zgjidhjen e ceshtjes kombetare,mbase per te arritur
edhe ne krijimin e nje organizimi te perbashket mbarekombetare,i cili te mbledhe te gjitha partite politike mbi bazen e platformes se perbashket
kombetare.Keshtu partite shqiptare nuk do te perserisin gabimet e te kaluares,per tu paraqitur perpara faktorit nderkombtar me disa opinione te
ndryshme per ceshtjen shqiptare qe eshte nje dhe e vetme.Nese ne duam mirekuptim nga faktori nderkombetar,zgjidhja qe do ti ofrohet atij nga pala
shqipetare duhet te jete para se gjithash nje e vetme dhe pa ekuivoke,te jete zgjidhje e paraqitur dhe e pranuar nga te gjithe shqiptaret dhe e
perkrahur ligjerisht nga shteti shqiptar.Nga ana e partive shqiptare demokristiane anetare te Unionit,hartimi i nje strategjie te perbashket per
zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare,dalja para botes se qyteteruar me nje kerkese te pranueshme nga te gjithe shqipetaret per zgjidhjen e
problemit tone kombetar,eshte shprehur qarte edhe ne vendimin mbi themelin e Unionit Shqiptar Demokristian qe eshte Forcimi i perpjekjeve te
perbashketa nderpartiake per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes shqiptare kosovare ne vecanti dhe asaj kombetare ne pergjithesi.Nese nga presidenti,
kreu me i larte i shtetit shqipetar vazhdohet te merret perkrahja e nevojshme rreth ceshtjes kombetare, partite politike jane ende larg atyre kushteve
qe kerkohen per hartimin e nje zgjidhje integrale e kompakte te ceshtjes shqipetare.Eshte fakt qe jane partite demokristiane ato qe te parat kaluan
barrieren e kufijve de jure duke institucionalizuar nje Union te perbashket,rendesia e te cilit sa vjen e rritet akoma me shume po te kuptosh rolin
qe po luan ai sot per te kaluar kete pengese e per te hedhur nje hap drejt bashkimit kombetar deri me tani tabu nga te gjitha partite politike.Themi
eshte fakt sepse jane pikerisht keto pati te parat qe ne Europe para partnerit te tyre te natyrshem Unionit Demokristian Europian,do te japin mesazhin
unik e nje zgjidhje te qarte e te qendrueshme qe ofrojne shqipetaret.Jo vetem kaq por Unioni Shqiptar Demokristian ka si detyre ti percjelle
Europes Perendimore mesazhin se Kombi Shqipetar din edhe te bashkohet e si pjese perberese e saj jeton,mendon dhe zhvillohet me parimet demokratike te
saj.Unioni Shqipetar Demokristian do te punoje per ta bindur Europen se proceset demokratike ne Shqiperi jane te pakthyeshme dhe se shqipetaret jane
te vendosur te instalojne ne trojet e tyre nje regjim demokratik sipas standarteve Europiane.Krijimi i imazhit se Shqiperia e shqiptaret jane
europiane jo vetem se gjoegrafikisht jetojne ne Europe por sepse ata kane psikologji dhe kulture europiane dhe jane te vendosur te ndertojne nje
shoqeri sipas moralit kristian europian e ligjeve demokratike Europiane do ti siguroje Shqiperise e popullit shqiptar me shume se deri tani
perkrahjen e Europes,gje kjo qe ka rendesi jetike per Shqiperine e shqiptaret kudo qe jetojne.Unioni nderpartiak ka barren qe i pari te kuptoje
rendesine e vecante qe ka forcimi i shtetit demokratik Shqiptar per zgjidhjen e ceshtjes kombetare.Integrimi i vazhdueshem i shtetit shqiptar ne
strukturat europiane e boterore eshte automatikisht nje kontribut per zgjidhjen e ceshtjes kombetare.
Se pari nje Shqiperi e forte dhe e sukseseshme ne proceset integruese eshte nje Shqiperi e rendesishme dhe imponuese per zgjidhjen e ceshtjes
shqiptare ne keto organizma.
Se dyti integrimi total i Shqiperise sjell me vete nje nderkombetarizim te ceshtjes sone,nje sensibilizim te faktorit nderkombetar aq shume te
rendesishem per zgjidhjen e saj.
Partite Demokristiane antare te Unionit e kane te qarte se zgjidhja e ceshtjes kombetare shqiptare,bashkepunimi i shqiptareve qe banojne ne trojet e
veta ne nje shtet,eshte i lidhur me forcimin e Shqiperise.Kjo do te thote se sa me shume te lulezoje e te forcohet Republika e Shqiperise,aq me e
sigurte dhe me e shpejte eshte zgjidhja e ceshtjes kombetare.Nga ana tjeter zgjidhja e ceshtjes kombetare i sherben drejtpersedrejti forcimit e
perparimit te Republikes se Shqiperise.Ne lidhje me kete,ne vendimin e themelimit te Unionit te gjitha partite demokristiane shqiptare,antare te
unionit deklaruan se ata frymezohen: nga deshira e perbashket e forcimit te vazhdueshem te sistemit demokratik ne Shqiperi dhe e zhvillimit te saj
ekonomiko-shoqeror modern
Te nderuar zoterinj!
Kjo ngjarje e rendesishme qe po perjetojme do te kujtohet si Kuvendi i Luzernit i cili edhe nje here do ti kujtoje popullit shqiptar se coptimi i
Shqiperise do te mbetet nje plage qe na dhemb dhe qe kerkojme te sherohet.
Viti 1913 e coptoi Shqiperine me rende e me egersisht ne te gjithe historine e tij.Per popullin shqipetar ky vit eshte nje gjeme e vertete e madhe qe
pati pasoja tmerresisht negative ekonomike politike dhe shoqerore.Coptimi i Shqiperise me 1913 u kendershtua me force nga i gjithe populli shqiptar
dhe qeveria e tij e dale nga Kuvendi i Vlores me 1912.Nje levizje e fuqishme e armatour per bashkimin e te gjitha trojerve shqiptare ne shtetin e ri e
te pavarur shprehen si brenda Shqiperise se cunguar ashtu edhe ne trevat shqiptare te aneksuara nga te huajt si dhe ne zonat lindore e verilindore
shqiptare te aneksuar nga Serbia.Kjo levizje u shnderrua ne nje lufte te pergjakshme.Si rezultat i shkeputjes nga trungu i Shqiperise i tokave
shqipetare te Kosoves Rrafshit te Dukagjinit dhe viseve te tjera shqipetare ne Maqedoni e Mal te Zi lindi dhe u zhvillua ne gjirin e levizjes
kombetare shqiptare nje rryme politike e vecante qe u quajt irredentiste e cila synonte te bashkonte me shtetin Ame me anen e kryengritjes se
armatosur tokat shqiptare qe padrejtesisht ishin vene nen zgjedhen e huaj.
Ne rrethanat e krijuara me mbarimin e luftes se Pare Boterore zgjidhja e ceshtjes kombetare varej nga dy faktor te rendesishem vendimtare: a) nga
mobilizimi i gjere popullor ne lufte per te mbrojur pavaresine e per te sigurur teresine tokesore te shqiperise dhe b) nga shfrytezimi me mjeshteri i
kontradiktave nderkombetare te asaj kohe. Rimekembja e shtetit kombetar dhe debimi i te huajve nga tokat shqiptare me 1920 ishin pikerisht rezultat i
luftes vetmohuese te armatosur popullore.
Karvani i vuajtjeve do te pershkoje vitet 30 e do te vi ne vitin 44 ku perseri tradhetite kombetare lene jashte trungut kombetar shqiptar Kosoven
dhe viset e tjera shqiptare.Ne kete karvan vuajtjesh do te kaloje populli shqiptar edhe gjate 50 viteve te diktatures komuniste.Ceshtja kombetare
shqipetare u perdor nga rregjimi i Enver Hoxhes me shume per konsum propagandistik dhe asnjehere nuk u trajtua si imperativ i kohes.
Mbas ketij veshtrimi te shkurter historik do te nenvizonim se nuk duhet te harrojme ata qe luftuan e duhet tu themi brezave se Atdheu eshte gjeja me
e shtrenjte,eshte altari i shpirtit,eshte drita ushqyese,eshte krenaria me e madhe dhe pasuria me e cmuar.Atdheu eshte teresia jone prej 10 milionesh
te nje gjuhe e te nje gjaku.Eshte teresia e tipareve e virtyteve tona shqiptare e kombetere.
Unioni Shqipetar Demokristian edhe me tej do te marre pjese aktive ne politiken kombetare duke paraqitur natyrisht obsionet e veta.
Ende Shqiperia eshte ne proceset e konsolidimit por duhet pranuar se ajo cka eshte arritur keto pese vite te demokracise nuk eshte parapare as te
mendohej gjate 50 viteve te diktatures komuniste.Anetaresimi i Shqiperise ne Keshillin e Europes eshte nje eveniment i cili eshte shoqeruar me
antaresimin e Shqiperise ne shume forume e organizma nderkombetare e te gjitha keto arritje ne politiken e jashtme do ti finalizonte antaresimi i
Shqiperise ne NATO.
Gjate ketyre pese viteve te demokracise ceshtja e Kosoves eshte nderkombetarizuar si asnjehere.E ndersa ne planin e politikes se jashtme per Kosoven
jane hedhur hapa te rendesishme ne planin e brendshem vlen te punohet me shume.
Ne simbolin e demokristianeve fjala bashkim lidh dy kokat e shqiponjes. Ne,bashkimin ne rradhe te pare e kerkojme brenda vehtes so jo pak here ne
grindemi edhe me vehten tone,e me pas bashkimin e deshirojme brenda famijles,brenda fisit per te vazhduar me tej me bashkimin brenda qytetit,shtetit e
per te perfunduar me bashkimin kombetar.Por cfare bashkimi kombetar mund te kerkojme ne kur grindemi, fyhemi, shahemi me njeri-tjetrin,kur parti e
organizata perdorin nje gjuhe aspak tolerante me njera-tjetren. Kur do te heqim dore nga vesi me i keq i percmimit,i nenvleftesimit qe shkon deri ne
poshterim e fyerje.Kur do te dime te vleresojme njeri-tjetrin,punen dhe kontributin e gjithsecilit me ndjenjen e respektit e te dashurise e te
paqes.
Sot ceshtja jone kombetare na kerkon te bashkuar.Shqiperia per realizimin e reformes se ndryshimit e zhvillimit na kerkon te mobilizuar totalisht e
bashkerisht.
Meskinitetet,nihilizmat,snobismat le ti perdorim ndaj atyre qe sna kane dashur e sna duan.Perpara se te jesh me Partine Demokratike apo me partine
Socialiste secili prej nesh eshte shqiptar.Te kryejme detyren ndaj Atdheut e kombit.Kjo kerkohet nga ne te gjithe.Mendoj se nuk duhet te kete ish
komunist socialist qe nuk e sheh me syrin kritik 50 vitet qe shkuan,mendoj se nuk duhet te kete ndonje ish-komunist socialist qe nuk eshte dakort me
ndryshimet,me reformen ekonomike,me privatizimin me antaresimin e Shqiperise ne Keshill te Europes e plot arritje te tjera,e mendoj se nuk duhet te
kete ndonje te partise demokratike qe nuk e pranon alternativen socialiste e qe nuk pranon opoziten.Po te ishte e kunderta nuk mund te shpjegohet
fakti qe demokratet e socialistet qeveisin se bashku pushtetin lokal gjysem per gjysem ne te gjithe Shqiperine e jo pak raste i kane ndare pergjysem
edhe bizneset e tyre me njeri tjetrin.
Te edukojme popullin me kulture demokratike e jo me zhargone te rrugeve.
Demokristianet bejne thirrje per te pare me shume drejt se nesermes drejt se ardhmes e per ti kushtuar me pak kohe te kaluares.Brezi i ri dhe femijet
qe po rriten u intereson me shume e nesermja e ne duhet te preokupohemi me shume per te ardhmen e tyre.Paqja sociale do ti vlente me shume brezit te
ri se sa ekseset.
Pushtetin duhet ta meritoje ai subjekt politik qe ben me shume per popullin e Shqiperine e jo ai qe shan me shume.
Dashuria per kombin te zgjeron zemren.Flamuri shqipetar simboli i kombit tone keto pese vite ka fillur te jete prezent ne qytetet tona,ne zyra e
shtepia.Ishim mesuar ta shihnim flamurin vetem ne raste festash dhe filluam te cuditemi kur e pame ne qender te qyteteve qe valevitet cdo dite apo ne
godinat e institucioneve shteterore.Eshte krenari kombetare qe flamuri simbol i kombit te jete prezent prane cdo shqiptari.
Ne te gjithe e dime se cilet jane kufinjte e kombit tone,nje pjese e saj gjysma e territorit nuk eshte e lire.Por eshte absurditet,eshte dhune ti
ndalosh mbajtjen e flamurit nje popullsie.Kjo eshte shkelja me flagrante e te drejtes e cila pason me ndalimin e mesimit ne gjuhen ametare e nje sere
te drejtash qe rrjedhin nga kartat nderkombetare.
Te nderuar zoterinj,
Flasim shume per ceshtjen kombetare.Por mendoj se duhet te ndalemi per te diskutuar e per te vendosur ne parim disa ceshtje.
E para mendoj dhe qe eshte shume e rendesishme,ne,vete duhet te bindemi se Shqiperia eshte nje shtet me kufijte e saj etnik.Ky shtet shqiptar gjysmen
e tij e ka te lire dhe gjysmen e tij e ka te ndare ne pese shtete.
Ne rradhe te pare kete bindje duhet ta kene shqiptaret e Shqiperise te cilet jetojne ne nje shtet te lire.i takon se pari shqiptareve te Shqiperise qe
te kerkojne fort prane te gjitha niveleve dhe organizmave nderkombetare te drejtat tona legjitime,per bashkimin e trojeve shqipetare ne nje shtet te
vetem.i takon Republikes se Shqiperise qe te hyje ne dialog me Beogradin,Shkupin,Athinen apo Podgoricen.Keshtu mendoj eshte te kuptuarit e
shtetitAmedhe detyrat qe ka ai.
Sot ndodhemi perballe nje realiteti.Popullsia shqipetare e Kosoves e pa perkrahur nga shteti shqipetar i diktatures komuniste kerkonte te realizonte
aspiratat,deshirat shekullore,udheheqesit e shqiptareve ne Kosove kerkonin te realizonin vullnetin e popullit per nje Kosove shtet sovran dhe te
pavarur.Ne mbeshtetje te ketij vullneti politik Kuvendi i Kosoves filloi te ndermarre veprime te caktuara.
Nga teoria per formimin e shtetit dihet se nje territor i caktuar qe te pranohet nga dipllomacia boterore duhet te permbushe kritere themelore si : te
kete territorin e vet,te kete shumicen e popullsise autoktone dhe te kete pushtetin legjitim i cili udheheq. Meqenese plotesoheshin keto kritere
udheheqja e Kosoves ndermori veprimet e duhura me 2 Korrok 1990.Delegatet e kuvendit shpallen deklaraten kushtetuese dhe me 7 shtator 1990 shpallen
Republiken e Kosoves.Ne Shqiperi ne kete periudhe sapo kishin nisur levizjet demokratike.Me tej me 22 shtator 1991 ne Kosove u shpall rezoluta per
Republiken e cila me referendum prej 26-30 shtator 1991 mori vullnetin e popullit.Ndersa ne Shiperi po beheshin zgjedhjet e para te lira e demokratike
mbas 50 vitesh diktature komuiste.
Demokracia e viteve 90 e gjeti popullin,kombin shqiptar me dy republika. Republika e Shqiperise dhe Republika e Kosoves si dhe me nje territor e
popullsi shqipetare ne Maqedoni e nje tjeter ne Mal te Zi,tre komuna ne Serbine jugore e me nje popullsi shqiptare Came ne Greqi.10 milion shqiptare
te coptuar e te shperndare.
Edhe pse perballe ketyre fakteve te dhimbshme te cilat ne pamjen e jashtme duken disi te veshtira per tu zgjidhur e per te shkuar drejt realizimit te
deshirave tona.Mendoj se pikerisht situata dramatike kerkon zgjidhjen dhe obligimin e te gjithe politikaneve.Nje tryeze e rrumbullaket e partive
politike me inisiativen direkte te Presidentit te Republikes Berisha dhe udheheqesit te shqiptareve te Kosoves Rugova eshte domosdoshmeri dhe
imperative.Perpara se te merremi me dosjet qe nuk besoj se do te hapen dhe besoj keshtu nga qe une personalisht nuk kam dosje se nuk me ka lidhur
asgje me sigurimin famekeq,le te merremi me probleme madhore sic eshte ceshtja kombetare.Te konsumojne politikanet me pak kohe e energji me ata qe
kane bere e bejne krime me ato le te merren organet e drejtesise dhe ligji.Me shume angazhim politikanet duhet ti kushtojne kombit ceshtjes kombetare
ne proceset e sotme demokratike.
Populli shqiptar dhe ne menyre te vecante brezi i ri eshte shume me teper e interesuar per te ardhmen e tij.
Brezi i ri i Shqiperise demokratike duhet te bindet se jemi ne shqiptaret e Shqiperise qe pergjigjemi drejtpersedrejti per fatin e 10 milion
shqipetareve te kudo ndodhur,ato presin nga ne,nga Shqiperia Ame.Cdo sukses i yni eshte nje fitore per ta.
Te forcojme shtetin shqiptar,kjo eshte sot detyra e jone.
Tja rrisim autoritetin shtetit shqiptar.
Te kerkojme me force realizimin e aspiratave mbare shqiptare.
Rrofte Shqiperia,rrofshin shqiptaret.
ZEF BUSHATI
Marre i plote nga Gazeta Ora e Shqiperise date 7 Dhjetor 2005 Organ i Partise Demokristiane te Shqiperise
|
Valter bejkova
|
Postuar mė 20-10-2004 nė 00:58 |
Se si shkoi puna e atij unioni dihet sepse asgje tjeter nuk shoqeroi shkakun a zgjedhjes se Bushatit.Gjate vizitave ne Kosove kur eshte permendur emri
i Zefit, vetem nenqeshje cinike ka patur.Ky Zefi kalores nuk ka bere asgje per idealet demokristiane dhe per Shqiperine.Vetem xhepin e tij nuk e ka
harruar.......Nuk besoj qe serbet te kene kohe te merren me Bushatet e t'u,sepse perpara tij ka te tjere.Madje Zefi nuk i prish pune
askujt,prandaj Nano e emeroi ambasador.Kush han ne nje sahan me antishqiptare,nuk dallim prej tij.
|
Serxhio Bepini
|
Postuar mė 19-10-2004 nė 21:24 |
N F O R M A C I O N
ATI I SHENJTE PAPA GJON PALI II SHPALL AMBASADORIN E SHQIPERISE NE VATIKAN
KALORES I KLASIT TE PARE TE KRYQIT TE MADH TE URDHERIT TE PIANOS
Me ane te nje dekreti Ati i Shenjte Papa Gjon Pali II ne kuader te 26 vjetorit te zgjedhjes se Tij ne Krye te Kishes Katolike - i akordon Urdherin
Ambasadorit te RSH-se prane Selise se Shenjte,Z. Bushati me kete permbajtje:
Duke pranuar me perzemersi pikpamjet e avancuara, e pasi kemi marre lajmin per meritat e tua te medha ne dobi te kishes, me kenaqesi tregojme deshmine
e konsiderates se dashamiresise sone
Zef Bushatit
te Kombit Shqiptar
te cilin e zgjedhim,e bejme dhe e shpallim KALORES TE KLASIT TE PARE TE KRYQIT TE MADH TE URDHERIT TE PIANOS,
per kete i japim mundesine te mbaje te fiksuara shenjat dalluese te meritave,medaljet ne anen e majte te kraherorit po ashtu dhe te perdore te gjitha
privilegjet e dhena nga ky dinjitet.
Urdheri eshte firmosur nga Sekretari i Shtetit Kardinali Angelo Sodano
Rome ,Shen Pieter me 16 tetor 2004
Urdheri i Pianos ne e Selise se Shenjte vjen mbas Ordine Supremo del Cristo dhe Ordine dello Speron dOro me pas vine edhe urdhera te tjere.
Urdheri Piano eshte shume i rendesishem dhe eshte themeluar nga shenjteria Pio IX me 27 qershor 1847 .Ky urdher mban Kavalieret e klases
pare,dyte,trete dhe katert.
Ambasadorit Bushati iu akordua Urdheri i Kavalierit te Klases se Pare.
Ceremonia e dorezimit u zhvillua sot me date 19 Tetor 2004 diten e 1° vjetorit te Lumturimit te Nene Terezes.
Valter,ky eshte njoftimi i cili u publikua sot nga Televizionet ne Shqiperi.
Po e shoh se edhe ti je nje nga ata qe perpiqesh ti hedhesh balte figures se Zef Bushatit.
Po perdor edhe ti te njejtat akuza qe perdoren ndaj Zef Bushatit kelyshet e qarqeve shoviniste serbomadhe te beogradit,mbas Kongresit te pare te
Unionit Shqiptar demokristian,ku Zef Bushati u zgjodh nga 150 delegatet e diaspores dhe 450 delegatet e ardhur nga Kosova e Shqiperia,Shqiptaret e
Maqedonise,Malit te Zi e nga Presheva e Bujanovci.
Fjala e Zef Bushatit ne kete kongres qe u mbajt me 2 dhjetor 1995 i tronditi spiunet e UDB-se,te cilet menjehere filluan te amplifikojne akuza ndaj
Zef Bushatit.
Do te perpiqem ta gjej fjalimin e tij te botuar ne Gazeten "Ora e Shqiperise" dhe do t'ju a sjell ta lexoni.
Valter edhe ti po e sulmon Zef Bushatin me shpifjet dhe akuzat e Nikolle Lesit
Por ndoshta duhet te mendohemi e te tregohemi te kujdesshem mbasi porosia e kativices mund te kete ardhur deri tek kjo faqe e te djathteve
shqiptare.
po o valter bejkova,
Zef Bushati e ka emrin Zef dhe mbiemrin Bushati dhe besoj se duhet te jete krenar per emrin dhe mbiemrin e tij 100% shqiptar.
|
Valter bejkova
|
Postuar mė 19-10-2004 nė 00:26 |
Jam dakort me deklarimet e Dardanit ne lidhje me Bushatin(Zef).Serxhio mos harro se ky Zefi,mban ende mbi shpatulla,akuzen per shperdorimin e 40 mije
markave te mbledhura nga shqiptaret e diaspores.Akoma dhe sot z.Bushati nuk eshte prononcuar.Per kameleon dihet,sepse ne mengjes lidhte aleance me
Berishen ndersa ne darke Nano e emeronte ambasador.
|
Serxhio Bepini
|
Postuar mė 18-10-2004 nė 22:07 |
Dardan,
se ku i gjen ti argumentat per ta cilesuar Zef Bushatin kameleon,here te djathte dhe here te majte,eshte puna jote.
Por une mund te te deklaroj me bindje se:
Zef Bushati eshte politikani qe gezon nje respekt dhe simpati te vecante ne popull,eshte simboli i politikanit te ndershem,te qete,te drejte dhe i pa
lekundur nga pozicioni i tij politik.
Zef Bushati i perket ne politike pozicionit te qendres se djathte.Kurre gjate ketyre viteve qe nga dhjetori 90 nuk eshte vene re qe Zef Bushati te
shkoje majtas.Nuk ka bere kurre gjate 8 viteve qe drejtoi Partine Demokristiane ndonje kompromis me te majtet.
Zef Bushati i qendroi ne krah Sali Berishes ne vitin 1997 kur shum kush nga PD-ja i ktheu krahet dhe u zhduk nga shqiperia pa lene gjurme.
Zef Bushati nuk beri ate qe beri Prec Zogaj dhe Arben Imami ne 97-ten,po perkundrazi i ndejti ne krahun e djathte Berishes.
Tani Zef Bushati eshte Ambasador ne shtetin me anti komunist te botes.
une kam bindje per aq sa e njoh se mbasi te mbaroje mandatin e dipllomatit dhe po u kthye ne politike Zef Bushati do te qendroje perseri ne krah te
Berishes.
Dardan,ti qe i vendos ato epitete Zef Bushatit duhet te kesh ndonje motiv.
Por mendoj se nxitohesh,
mos u nis nga motive te ngushta dhe aq me keq religjioze,
Zef Bushati ka bere emer ne klasen e politikes shqiptare,Natyrisht jo sa ai i Sali Berishes por pak me shume se i disa te tjereve.
Do ishte e ndershme nga ana e jote te jepje argumenta per fyerjet qe i ben nje personaliteti.
Gjuha qe perdor eshte me mjaft mllef dhe prej saj lexohet mjaft qarte motivi yt religjoz.
Dardan une nuk e di se c'fare moshe ke dhe ku gjindesh por duhet te keshe me teper respekt per emrin "dardan"
|
DARDAN PEJA
|
Postuar mė 13-10-2004 nė 22:39 |
Zef Bushati,individi qe nuk gjen prehje nga te gjitha pikpamjet.Here i djathte,here i majte.Individ pa forme dhe ngjyre,mjafton t'i plotesohen
interesat vetjake dhe cdo gje mjafton.Se kuptoj cfare kerkon ky prototip kameleoni ne kete faqe....!?
|
Serxhio Bepini
|
Postuar mė 13-10-2004 nė 22:20 |
Intervista e botuar ne gazeten e perditshme METROPOL,ne Tirane
Mardheniet Bilaterale dhe Multilaterale me Seline e Shenjte
Interviste me Ambasadorin e Shqiperise ne Vatikan z.Zef Bushati
Pyetje:Zoti Ambasador a mund te na thoni dy fjale se si funksionon Shteti Qytet i Vatikanit?
Si cdo shtet qe ka Teritorin, Flamurin dhe Kushtetuten, por me specifiken se ka pak banore dhe shume besimtare.Funksionimi eshte perfekt dhe shume
kompleks.Kuria Romane permbledh drejtimin qeverises te Selise se Shenjte.
Papa Gjon Pali II-te,me 28 Qershor 1988,riformoi Kurine Romane duke ndare Sekretarine e Shtetit ne dy seksione: Seksioni i Puneve te Pergjithshme
(Sezione per gli Affari Generali ) dhe Seksioni i Mardhenieve me Shtetet,(Sezione per i Rapporti con gli Stati) ku spikat dhe Keshilli i Mardhenieve
Publike te Kishes.Ne kete menyre u sigurua nga njera ane uniteti dhe nga ana tjeter diferencimi specifik i Sekretarise se Shtetit e cila u vendos ne
sherbim te Papes.
Sekretaria e Shtetit eshte e drejtuar nga nje kardinal qe mban titullin e Sekretarit te Shtetit. Bashkpuntori i pare i Papes ne qeverine e Kishes
Universale, Kardinali, Sekretari i Shtetit,mund te konsiderohet eksponenti kryesor ne aktivitetin dipllomatik dhe politik te Selise se Shenjte, duke
perfaqesuar ne rrethana te vecanta vete personin e Sommo Pontifice. Sot Sekretar i Shtetit te Vatikanit eshte Kardinali Angelo Sodano.
Seksioni i Pare, Seksioni i Puneve te Pergjithshme ne bashkpunim te ngushte me Kongregacionin e Ipeshkeve, emron ipeshkevit ne vendet qe kane
mardhenie te ngushta me Seline e Shenjte ose marveshtje te te drejtes nderkombetare. Psh.:Ratifikimi i Ligjit nr.8902 Marreveshtjes ndermjet
Republikes se Shqiperise dhe Selise se Shenjte per Rregullimin e Mardhenieve te ndersjelltame 23 Maj 2002,shpallur me dekretin nr.3371 date
14.06.2002 ne nje nga nenet e tij e obligon Seline e Shente qe perpara se te emeroje nje Ipeshkev ne Shqiperi,duhet qe emrin e tij me pare tja
paraqese Presidentit te Republikes.Ky seksion kryen cdo pune tjeter administrative.Sekretar aktual eshte Mons.Leonardo Sandri.
Periudha mbas vitit 1988 beri qe Seksioni i dyte, pra ai i Mardhenieve me Shtetet te marre formen e plote te nje Ministrie per Pune te Jashtme dhe
Sekretari aktual i ketij seksioni Mons. Giovani Lajolo, te jete plotesisht si nje Minister i Jashtem i Selise se Shenjte.
Selia e Shenjte ka mardhenie dipllomatike me 172 Shtete dhe ben pjese me statusin e antarit apo te vezhguesit ne 43 organizma nderkombetare.Ne
mardheniet Dipllomatike te Selise se Shenjte me shtetet e tjera nuk ka asnje element te karakterit fetar dhe kjo shihet ne mardheniet dipllomatike te
saj me shtete si Turqia, Egjipti, Maroku, Algjeria, Sudani, Pakistani, Iraku, Irani,etj.te cilet kane mardhenie dipllomatike prej shume vitesh me
Vatikanin dhe i kane ambasadat prane Selise se Shenjte disa kateshe dhe me personel te plote.
Pyetje:Dicka rreth mardhenieve te shqiperise ne fushen e dipllomacise
Mardheniet dipllomatike te Shqiperise me Vatikanin jane vendosur me 7 Shtator 1991.Gjate ketyre 13 viteve jane zhvilluar rregullisht vizitat e
drejtuesve te larte te shtetit Shqiptar ne Vatikan ne udience me Papa Gjon Pali II. Keshtu psh.keto vizita filluan me ish presidentin Berisha ne vitin
1993,e me tej vijuan me ish presidentin Mejdani dhe tani me Presidentin Moisiu.Edhe kyeministrat Shqiptare gjate ketyre 11 viteve kane qene te gjithe
ne udience me Papa Gjon Pali II,qe nga ish kryeministri Meksi,Fino,Majko dhe tani me Kryeministrin Nano.
Por mardheniet me Seline e Shenjte sidomos kohet e fundit nuk jane konceptuar vetem me nje vizite te Presidentit apo Kryeministrit ne Vatikan tek Ati
i Shenjte,Papa Gjon Pali II, por si mardhenie te ndersjellta bilaterale dhe multilaterale midis dy shteteve.
Per te ardhur tek keto mardhenie eshte bere nje pune e madhe pergaditore e cila ka nisur qe me hapjen e nje Selie te vecante Ambasade (deri para dy
viteve funksionin e ambasades e kryente nje nga dhomat e nje apartamenti ku banonte ambasadori ),studimi i organizimit dhe i funksionimit te Selise se
Shenjte,Qytetit Shtet te Vatikanit,skedimi i dokumentacionit,etj.pune te cilat kane kerkuar nje kohe te domozdoshme,Ne shtete te tjera ka studiues te
posacem qe merren me vatikanin dhe qe quhen vatikaniste.
Mardheniet dipllomatike me Vatikanin kane shenuar nje zhvillim te ri.Per here te pare Vatikanin e viziton nje minister i Puneve te Jashtme,z.Kastriot
Islami i cili takohet me Sekretarin e Mardhenieve me Shtetet te Selise se Shenjte,Mons.Giovanni Lajojo dhe bisedojne per dy ceshtje me rendesi:
levizjen e lire te shtetasve shqiptare dhe antaresimin e Shqiperise ne BE.Po keshtu me pare do te ishte edhe Sekretari i Pergjithshem i
MPJ-se,z.Roland Bimo qe do te zhvillonte nje takim pune ne Vatikan me ish Sekretarin e Mardhenieve me Shtetet Kardinalin Tauran.Mendoj se ne te
ardhmen kontaktet
Duke pasur parasysh faktin se Selia e Shenjte ka Ambasadoret e saj ne te gjitha shtetet antare te BE-se,si dhe perfaqesuesit e saj ne KE dhe
BE,dipllomacia mund ta thote mjaft mire fjalen e saj.
Mardheniet dipllomatike me Vatikanin vlersohen shume.Psh.shtete si SHBA,Franca,Italia, Gjermania,Rusia,etj.perfaqesohen ne Vatikan me ambasadore te
niveleve shume te larta.Ne biseda mes ambasadoresh shpesh degjon te thuhet se per nje dipllomat kariere, kulmi i karieres eshte ambasador ne
Vatikan.Eshte vertete nje vend ku ka shume hapsira dhe mundesi bashkpunimi.
Pyetje:A mund te na tregoni se ku ndodhen keto hapsira ?
Patjeter,psh:mardheniet ne fushen e shendetesiseSelia e Shenjte,ka bere investime kolosale ne fushen e shendetesise.Jane me mijera spitalet e ngritura
nga Vatikani dhe me qindra mijera poliambulanca ne vende te ndryshme te botes.Vetem ne Shqiperi keto 11 vitet e fundit jane ndertuar rreth 45
ambulanca ne te gjithe vendin dhe po investohet per ngritjen e nje spitali me permasa serioze.Po si jane mardheniet midis institucioneve ? Vatikani ka
ne Kurine e saj nje institucion qe quhet:Pontificio Consiglio per la Pastorale della Salute.Me nje term me prane termave qe perdorin shtetet do te
quhej: Ministria e Shendetesise e Vatikanit.Ky institucion eshte teresisht i organizuar dhe here pas here ndermerr nder te tjera se bashku me nje
tjeter organizem qe quhet: Pontificia Accademia per la Vita,simpoziume shume serioze nderkombetare ne fushen e shendetesise. Ambasada po punon per
vendosjen e mardhenieve institucionale midis dy ministrive,me qellim qe ne te ardhmen te zgjerohet bashkpunimi.Psh:Ne Tirane ka nje qender Spitalore
Universitare Nene Tereza,por edhe Vatikani ka nje qender spitalore Universitare ne Rome qe e ka emrin Gemelli dhe keto dy qendra mund te vendosin
bashkpunim midis tyre.Ky eshte nje shembull por si ky mund te ishin me dhjetra.Tek ne po punohet qe prej 10 viteve edhe per ndertimin e nje spitali
nga ana e Kongregacionit te Bijeve te Zojes se Paperlyer(Congregazione dei Figli dellImmacolata). Por cdo projekt realizohet me lehte jo nepermjet
inisiativave personale por nepermjet rrugeve te nje bashkpunimi midis institucioneve.
Ose mund te tregoj rreth mardhenieve ne fushen e arsimit.Vatikani ka ndertuar 1000 universitete ne vende te ndryshme te botes.Vetem para disa muajve u
inagurua ne nje shtet aziatik universiteti e 1000-jte i Vatikanit.Me gjithe perpjekjet maksimale nuk u arrit qe ky universitet te ndertohej ne
Shqiperi.Institucioni kryesor qe ndjek problemet ne fushen e arsimit eshte:Congregazione per l'Educazione Cattolica (dei Seminari e degli
Istituti di Studi),por edhe mjaft Kongregacione te tjera kane eksperience ne fushen e arsimit dhe investojne per ngritjen e shkollave te mesme apo
universitare.Ne keto universitete gjithshka eshte laike qe nga Rektori e deri tek profesoret qe japin leksione.Edhe tek ne ka 10 vite qe flitet per
ngritjen e nje universiteti katolik por ende mbetet larg puna per realizimin e tij mbasi edhe ketu mungon bashkpunimi institucional.Edhe ne kete fushe
ambasada do te beje perpjekje per vendosjen e bashkpunimit midis dy ministrive per ti ardhur ne ndihme edhe studenteve shqiptare te cilet duan ti
kryejne studimet jashte Shqiperise.Nje pjese e tyre mund te studiojne ne universitetet e Vatikanit.Vetem ne Rome jane rreth 7 universitete ku me
inisiativa personale kane arritur qe te studiojne edhe studente shqiptare.Ambasada po punon per te vendosur kontakte me to dhe per te qene prane tyre
per cdo problem.
Institucione te tjera ku mund te vendoset bashkpunimi jane dhe Pontificio Consiglio delle Comunicazioni Sociali dhe Pontificia Accademia delle Scienze
Sociali
Mardheniet ne fushen e Kultures
Sigurisht qe edhe ne fushen e kultures mund te vendoset nje bashkpunim reciprok.Ministria jone e kultures duke vendosur mardhenie me Ministrine e
Kultures se Vatikanit,Pontificio Consiglio della Cultura, mund te siguroje mjaft bursa per artiste nepermjet Pontificio Istituto di Musica Sacra,
Canto Gregoriano Composizione, Direzione Corale, Musicologia, Organo, Master in Pianoforte, Konservatori i Santa Cecilias eshte me fame boterore.Por
nuk duhet te mungoje dhe bashkpunimi me Libreria Editrice Vaticana apo Biblioteca Apostolica Vaticana per te vijuar me tej me vizitat ne Muzete e
Vatikanit,ku gjenden kryeveprat boterore.
Mardheniet ne fushen e Shkences
Akademia e Shkencave ka si institusion homolog ne Vatikan; Pontificia Accademia delle Scienze, e themeluar ne vitin 1603 dhe me nje pervoje disa
qindra vjecare.Po keshtu edhe Instituti i Arkeologjise mjaft mire mund te bashkpunonte me Pontificia Commissione di Archeologia Sacra.
Ne fushen e emigracionit
Nje vemendje te vecante Selia e Shenjte i kushton edhe punes me emigrantet.Ajo nepermjet institucionit te saj Pastorale per i Migranti e gli
Itineranti ka organizuar nje pune per tu admiruar nepermjet se ciles ka arritur te klasifikoje dhe te evidentoje te gjithe emigrantet ne shtete te
ndryshme.Ambasada ka nisur bashkpunimin me Zyren e Emigranteve te huaj ne Itali,nepermjet te ciles ka filluar te evidentoje emigrantet shqiptare te
italise.Por ky institucion i ka zyrat edhe ne vende te tjera ku banojne shqiptare dhe nepermjet tyre mund te sigurohen evidenca rreth vendndodhjes se
emigranteve tane.Nje bashkpunim me Ministrine e Punes dhe te Emigracionit eshte nje nder detyrat qe ambasada ka projektuar ne ditet qe do te vine.
Dokumentet historike ne Arkiviat Sekrete te Vatikanit
Instituti i Historise dhe Gjuhesise.Muzeu Kombetar,Drejtoria Qendrore e Arkivave te Shtetit
por edhe mjaft studiues te tjere jane te interesuar per te shfletuar dokumenta ne Arkivat Sekrete te Vatikanit.Jo ne pak raste studiues te vecante te
cilet u jane drejtuar ne forme private e personale drejtuesve te arkivave sekrete,kane marre pergjigje negative.Rruga qe te con drejt thellesive te
dokumentave sekrete eshte dhe mbetet ajo institucionale.Per kete qellim ambasada po punon per ngritjen e Institutit te Studimit te Arkivave prane
Selise se Shenjte,per ta bere me te komunikueshme dhe me te mundur prezencen e studiuesve shqiptare ne keto arkiva.Edhe dy studiues shqiptare qe
momentalisht po punojne ne keto arkiva rrugen e realizimit e kane gjetur nepermjet instituteve te kesaj natyre te shteteve te huaja.
Komiteti Shteteror i Kulteve Per te rregulluar mardheniet dhe bashkpunimin me komunitetet fetare eshte ngritur tek ne Komiteti Shteteror i Kulteve.Ne
disa vende ky institucion eshte ngritur ne nivel Ministrie,si psh:Ministria e Kulteve,apo Ministria e Kultures dhe e Kulteve,etj.Ka edhe shtete qe
kete institucion e kane te organizuar ne nivel te nje drejtorie brenda nje ministrie.Une nuk e di se si eshte i organizuar tek ne ky komitet dhe se si
funksionon,nuk di as se cfare kompetencash ka per te nderhyre prane institucioneve te tjera per zgjidhjen e problemeve apo te kerkesave qe kane
institucionet e kulteve ne shqiperi.Por mendoj se kultet (myslimanet,ortodoksit,katoliket) jane nje realitet i cdo shoqerie e natyrisht dhe i
shoqerise shqiptare.Ligji mbi fete do ti sherbente rregullimit me ligj te mardhenieve midis institucioneve te kultit dhe institucioneve
Shteterore,ashtu sic rregullohen nepermjet ligjit edhe shume mardhenie te tjera institucionale te cdo fushe.Me tej vjen bashkpunimi institucional.
E permend kete bashkpunim nepermjet edhe komitetit te kulteve per te shprehur mendimin se jo vetem Selia e Shenjte,por edhe komunitetet e tjera
Myslimane dhe Ortodokse investojne ne fushen e shendetesise,arsimit,etj.
Shteti e populli yne ka shume nevoje per keto investime sidomos ne kete peridhe te zgjatur te tranzicionit.
Intervistoi Sami Neza
|
nji shkodran
|
Postuar mė 2-6-2004 nė 21:32 |
Edhe pse tema asht per Zef Bushatin e ndoshta po dal prej temes, por postimi i masiperm me bani me rijetue kete te diel te vecante.
Atmosfera ishte e mrekullueshme e me sa me thane te pranishmit edhe ne heret e tjera, cdo vit numri i shqiptareve te pranishem rritet e kjo
s'asht pak tue pase parasysh qi shume prej tyne bajne me qindra kilometra rruge.
Uroj qi konsolidimi i kesaj tradite te shoqnohet gradualisht edhe me organizim. Z.Bushati dhe pasuesit e tij shpresoj ta kene parasysh.
|
Serxhio Bepini
|
Postuar mė 2-6-2004 nė 16:59 |
NE VATIKAN, SHQIPTARET NE PELIGRINAZHIN E PERVITSHEM
Ambasada e Shqiperise prane Selise se Shenjte ne Vatikan, ne bashkepunim edhe me shoqata te shqiptareve ne Itali, si dhe me perfaqesues te komunitetit
katolik shqiptar, organizojne cdo vit pelegrinazhin e madh te shqiptareve ne Santuarin e Zojes. Duke qene se tashme eshte bere tradite nga shqiptaret
emigrante ne Itali, te dielen e fundit te muajit maj zhvilluan pelegrinazhin e madh ne Genazzano. Ne kete pelegrinazh, mori pjese Ambasadori i RSH-se
prane Selise se Shenjte Shkelqesia e Tij Zoti Zef Bushati. Ne shenjtoren e kesaj qyteze te vogel ndodhet figura e Zojes se Keshillit te Mire, Zoja e
Shkodres sipas legjendes. Ne realitet dita e festes se Zojes se Keshillit te Mire sipas kalendarit fetar katolik eshte me 26 prill, pra jo rastesisht
Shenjteria e Tij Papa Gjon Pali II zgjodhi daten 25 prill 1993 per te bere viziten e tij historike ne Shqiperi. Papa ne Shqiperi u lut per popullin
shqiptar ne kishen e shenjte ne Shkoder, Zoja e Keshillit te Mire, Mbrojtesja e shqiptareve dhe e Shqiperise. Tradita e shtegtimit te shqiptareve
emigrante ne Itali ne Genezzano u konsolidua me 27 maj 1995 me shtegtimin e madh me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se Zojes se Keshillit te Mire,
pajtore te Shqiperise dhe mbare popullit shqiptar. Shtegtaret ne ate vit i udhehiqte imzot Frano Ilia dhe imzot Robert Ashta, te cilet jane ndare nga
jeta si dhe imzot Rrok Mirdita, imzot Zef Simoni, ish Nunci Apostolik i Selise se Shenjte ne Shqiperi Ivan Dias, dhe mjaft klerike e misionare te
tjere shqiptae. Merrnin pjese ne kete pelegrinazh mjaft shqiptare te ardhur nga diaspora, si arbereshe te udhehequr nga imzot Erkole Lupinaci, ate
Ndue Bellushi dhe meshtare te tjere. Ne kete shtegtim mori pjese dhe Nene Tereza, e cila u lumturua me 19 Tetor 2003. Pas shtegtimit nje grup i madh
perfaqesuesish, rreth 500 vete shkuan e takuan Atin e Shenjte. "...mire se keni ardhe te dashur vellezer shqiptare..." ishin fjalet e
ngrohta te Papa Gjon Palit, i cili u lut dhe ne gjuhen shqipe "..o zoja e keshillit te mire, mbrojtesja e popullit shqiptar lutu per ne.."
dhe perfundoi perseri lutjen ne gjuhen shqipe "..zoti e ruajte atdheun tuaj, zoti e mbrojte popullin shqiptar ne mbare boten...". Keshtu ky
pelegrinazh e mori bekimin dhe shqiptaret emigrante ne Itali cdo te diele te fundit te muajit Maj, shkojne ne Genezzano tek Zoja e Keshillit te Mire
dhe se bashku luten per Shqiperine. Pas meshes u organizua nje piknik i bukur plot kenge dhe humor, plot takime dhe perqafime, plot emocione te bukura
qe nuk harrohen per nje kohe te gjate. Por cila eshte e vecanta e ketij pelegrinazhi? Ne te marrin pjese shqiptaret pa dallim feje dhe krahine dhe te
gjithe mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashi luten per Shqiperine e dashur dhe popullin shqiptar, gezojne se bashku. Ne kete shtegtim te dites se
diel Konferenca Ipeshkvnore Shqiptare dhe Fondacioni Migrantes i Konferences Ipeshkvnore Italiane parashikuan kremtimin solemn te Eukaristise prane
Shenjtores Mariane, udhehequr nga Imzot Angelo Masafra. Pjesemarrja e tij e gjalleroi kete dite kaq festive. Natyrisht ne kete kremtim te pranishmit
paten prane tyre Don Pasquale Ferraron Koordinatorin Kombetar te katolikeve Shqiptare ne Itali, meshtarin e mire dhe te dashur arberesh qe udheton
rrugeve te italise duke perhapur nder shqiptare ndjenjen e dashurise dhe te paqes. Pas meshes tradizionale te mbajtur nga Imzot Masafra ku mori pjese
dhe Ambasadori i RSH-se prane Selise se Shenjte Shkelqesia e Tij Zoti Zef Bushati, pelegrinet e shumte te ardhur nga te gjitha krahinat e italise qe
nga Milano e Torino, nga Bari e Brindisi kaluan se bashku ne nje piknik te bukur ne nje nga ambientet e gjelberuara prane Kishes ne qender te qytetit.
|
Serxhio Bepini
|
Postuar mė 24-5-2004 nė 17:32 |
Christian Democratic Party of Albania
Zef BUSHATI is party leader
EPP + IDC member
Address: Rruga "M.Gjollesha,40/1/7 Tirana,
Tel: (355 4) 2 405 74
Fax: (355 4) 2 330 24
E-mail: pdemokristiane@libero.it
President: Zef BUSHATI
Secretary-General:Genc Rama
International Secretary:Shpresa Proseku
Fax: (355 42) 330.24
|
Serxhio Bepini
|
Postuar mė 24-5-2004 nė 17:09 |
Il 10 maggio il Papa Giovanni Paolo II ha ricevuto S.E. Il Signor Zef Bushati, nuovo Ambasciatore di Albania presso la Santa Sede, il quale ha
presentato le lettere con le quali il Presidente della repubblica di Albania lo accredita quale ambasciatore straordinario e plenipotenziario. Nel suo
discorso, tra laltro, il Papa ha detto: La Chiesa, pur avendo essenzialmente, una missione spirituale, è ben consapevole di dover
intrattenere un dialogo costante con la società, richiamando, come riferimenti di ogni umana attività, gli intramontabili valori etici e
morali. Per costruire un Paese libero ed accogliente, i cristiani intendono continuare a collaborare con le altre Confessioni religiose
tradizionalmente presenti e con le quali già esiste una rispettosa e fruttuosa intesa. Il nuovo ambasciatore, tra laltro, ha detto: La mia
Patria, Santità, è quel piccolo e vicino Paese che, oltre ai martiri, ha dato anche allEuropa, latleta di Cristo, Skanderbeg, e al
mondo intero una Madre Teresa, di cui il popolo albanese attende con orgoglio la beatificazione. Provengo da un Paese che ha offerto un grande
contributo per la difesa della cristianità e che ha sempre sperimentato nella sua storia laiuto della Santa Sede. Il popolo albanese ed il suo
Governo sono decisi, dopo tante tribolazioni, a seguire la parola del Signore, che li guidi ad una nuova era di giustizia, libertà e pace.
Dati biografici
Zef Bushati, è nato l11 ottobre 1953. E sposato e ha due figli. Ha conseguito nel 1975, presso lAccademia delle Belle Arti a Tirana, la
laurea in sceneggiatura e cinematografia. Nel 1979 ha iniziato la carriera di regista di teatro e dal 1982 è docente dellAccademia di Belle
Arti. Ha ricoperto i seguenti incarichi: Consigliere del Consiglio dei Ministri (1993-1995); Consigliere del Primo Ministro (1995-1996); Vice
Presidente del Partito Repubblicano (1991-1994); Presidente del Partito Democristiano (1994-1997); Deputato al Parlamento (1997-2001); Presidente del
Partito Democristiano.
|
|