Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Nacionalizmi gegė i Kastriot Myftarajt 
- Pa dallim feje e ideje por jo krahine - 

Nė dhjetor tė vitit tė kaluar u botua njė libėr polemik i z. Kastriot Myftaraj, me titull “Nacional-islamizmi shqiptar : Baleta & Ferraj” qė pėrbėn njė pėrpjekje pėr ta sulmuar sa mė egėrsisht z. Baleta, ndofta pėr shkaqe jashtė bindjeve apo ideve politike. Pjesa e parė e librit merret me gjithėfarėsoj intimitetesh nga jeta e z. Baleta ku pa dyshim ka edhe shumė fantazi, njė pjesė qė fare pak mund ta interesojė njė lexues serioz. Nė vijim, autori shtron pikėpamjet e tij pėr ecurinė e zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare shqiptare, ku ai, me njė vendosmėri tė palėkundur, pėrjashton nga ky proces tė gjithė popullsinė toske tė Shqipėrisė. Por jo vetėm kaq. Me njė “guxim” shkencor tepėr befasues z. Myftaraj na thotė se urrejtja e toskėve ndaj gegėve, nisur qysh nė shekullin X para erės sė re, e ka bazamentin e saj nė ksenofilitė e ndryshme tė ilirėve dhe epirotasve tė lashtė : tė parėt ishin filoromakė, kurse tė dytėt filogrekė. Pa dashur ta akuzojmė autorin pėr mungesė njohurish historike, mund t’i kujtonim atij se qytetėrimi grek dhe ai romak i mirėfilltė, zanafillėn e kanė nė shekullin VIII para erės sonė. Pra ēdo aludim pėr “ksenofilira”, nė njė kohė mė tė hershme, kur ata popuj ishin pothuajse nė tė njėjtin nivel zhvillimi e kulture, ėshtė alogjik. 
Pėr z. Myftaraj nė Ballkanin Perėndimor jetojnė kėta popuj : serbėt, malazezėt, maqedonasit, gegėt, toskėt, vllehėt dhe grekėt. Njė pėrfundim befasues ky qė ngjan me njė atentat tė mirėfilltė qė i bėhet nacionalizmit shqiptar pikėrisht nė emėr tė tij. Por jo vetėm kaq. Sipas z. Myftaraj, qysh nė lashtėsi toskėt janė pėrpjekur qė me ēdo mėnyrė, me mashtrime, me dredhi madje dhe me luftė tė sundojnė mbi gegėt. Ata e donin, e ėndėrronin, e aspironin me tė gjithė fuqitė e shpirtit tė tyre, sundimin mbi gegėt. Nuk ėshtė e qartė se pėrse ky popull tosk, qė nuk qenka shqiptar, e paska pasur kėtė dėshirė vetėm ndaj gegėve dhe jo ndaj popujve tė tjerė fqinjė si grekėt apo bullgarėt. Nė tė gjitha kombinimet qė bėn gjatė shtjellimit tė ideve tė tij nė atė vėllim me mbi 300 faqe, z. Myftaraj i ka hequr vizė pėrfundimisht 25 mijė kilometrave katrore tė Shqipėrisė sė Jugut, qė nga Shkumbini e deri nė Artė dhe mbi 2.5 milionė shqiptarėve qė banojnė nė ato treva. Pėr tė Shqipėria ėshtė ajo qė mbetet, pra Shkumbin e sipėr ndėrkohė qė vetėm gegėt e kanė kohezionin e nevojshėm pėr tė formuar njė Komb Shqiptar. 
Autori i librit tė lartpėrmendur pėrpiqet t’i veshė njė petk shkencor tezave tė tij. Ai thotė qė ilirėt e Veriut nuk u bashkuan kurrė me ata tė Jugut pėr shkak tė armiqėsisė sė thellė ndėrmjet tyre, armiqėsi qė kishte nisur shumė shekuj mė parė. Nė tė vėrtetė ai ka qenė njė proces historik i cili duhet ta shterrte vetveten brenda njė periudhe tė caktuar, zgjatja e sė cilės varej nga kushtet e caktuara tė epokės. Ilirėt e Veriut pėr njė kohė tė gjatė nuk u bashkuan edhe me njeri tjetrin. Por gjatė mbretėrimit tė Teutės, shteti i Adrianėve u rrit ndjeshėm duke arritur deri poshtė Vjosės. Ilirėt Adrianė nė atė kohė pushtuan edhe Korfuzin. Procesi integrues i tė gjithė ilirėve, tė Veriut e tė Jugut, u ndėrpre nga pushtimi romak. Nga ana tjetėr, fakti qė grekėt, nė kulmin e lulėzimit tė kulturės sė tyre, nuk patėn njė shtet tė bashkuar, nuk dėshmon aspak pėr ndonjė urrejtje shekullore patologjike tė qyteteve-shtete me njeri tjetrin. Nėse do tė ndiqnim linjėn e z. Myftaraj, nė ditėt tona, Peloponezi i spartanėve duhet tė ndahet pėrfundimisht nga Atika e athinasve dhe kjo e fundit nga Thesalia e tebanėve pasi ata patėn luftuar e qenė pėrgjakur pėr qindra vjet me njeri tjetrin. 
Pėr periudhėn e Mesjetės, z. Myftaraj kėmbėngul fort nė antagonizmin fetar tė Despotatit tė Epirit ndaj Principatės sė Arbėrit, pėr tė mbėshtetur teorinė e tij tė vazhdimėsisė sė armiqėsisė shekullore tė toskėve ndaj gegėve. Nė ato periudha, ēdo feudal, kont apo princ angazhohej me interesat e principatės sė tij dhe armiqėsitė qenė ngjarje krejt tė zakonshme. Madje armiqėsitė e princave italianė tė sė njėjtės fe kanė qenė proverbiale dhe ato vazhduan pėr qindra vjet derisa i mposhti lėvizja e madhe pėr bashkim e Garibaldit nė shekullin XIX. Kėshtu qė armiqėsia e njė principate nė Jug tė Shqipėrisė me njė tjetėr nė Veri tė saj nuk pėrbėn argument. 
Periudha e Skėnderbeut zė njė vend tė veēantė nė trajtimin e antagonizmit toskė-gegė tė z. Myftaraj. Ai nėnvizon se e vetmja humbje e Skėnderbeut ndodhi nė Berat. 
Kjo dėshmon, sipas tij, armiqėsinė e thellė tė toskėve ndaj Skėnderbeut. Berati paskėsh qenė epiqendra e kėsaj armiqėsie. Aty ata demonstruan ndarjen e tyre me kryezotin e Gegėve, zotin e Krujės e tė Matit. 
Ėshtė pak tė mos ēuditesh me kėtė lloj arsyetimi. Domethėnė Vaterloja ku u mund Napoleoni nga koalicioni i mbretėrve tė Europės ėshtė pika mė antifranceze nė kontinent (?!) 
Pėrse nuk pėrmendet fakti qė Skėnderbeu u martua me tė bijėn e njė princi tosk ? 
Pėrse nuk kujtohet fakti tjetėr qė Skėnderbeu e quante veten “Princ tė Epirotasve”, duke nėnkuptuar me kėtė term tė gjithė shqiptarėt qė udhėhiqte ai ? Nėse toskėt ishin njė popull tjetėr dhe gjithmonė tė gatshėm pėr tė hyrė nė aleancė, siē thotė autori, me grekėt, vllehėt dhe sllavėt, kundėr gegėve dhe pėr t’i skllavėruar e sunduar ata, si shpjegohet pjesėmarrja masive e princave tė Toskėrisė nė Lidhjen e Lezhės ? Ndonėse antikomunist i vendosur, z. Myftaraj ndjek njė metodologji komuniste : ndėrton njė skemė dhe pas kėsaj kėrkon t’ia pėrshtasė realitetin skemės sė krijuar dhe jo anasjelltas. Ai e ka vendosur : toskėt janė armiq dhe duhen flakur tej. Se ē’do tė bėhet me ta pas kėtij dėbimi, atij nuk i intereson aspak. A ka vallė aleat mė tė fuqishėm pėr Nikolas Gejxhin e Bostonit dhe pėr tė gjithė teoricienėt e Megaliidhesė ? E si mund tė quhet nacionalist modern shqiptar njė njeri qė ia fal gjysmėn e Shqipėrisė grekėve ? 
Pėr periudhėn e sundimit turk, z. Myftaraj akuzon pashallarėt e Jugut si vegla tė Sulltanit ndėrkohė qė Bushatlijtė si kundėrshtarė tė tij. Ai thotė se Ali Pashė Tepelena u ngrit vetėm njė herė kundėr Portės, nė fundin e jetės sė tij, kurse Bushatlinjtė luftuan pėr disa dhjetėra vite me radhė pėr t’u shkėputur nga Turqia. Njė interpretim i dobėt i fakteve reale. 
Ali Pashė Tepelena kishte krijuar njė pavarėsi tė tillė veprimesh nga Porta sa atė e konsideronin si partner deri fuqitė e mėdha. Ai ishte krejt i plotfuqishėm nė pashallėkun e tij. Veprimet e tij drejt pavarėsisė nuk ka arritur t’i kryejė jo vetėm asnjė pasha tjetėr shqiptar por asnjė i dytė nė tė gjithė Perandorinė. Njėkohėsisht ai kreu vepra tė mėdha, pėr aq sa e lejonte koha dhe mjedisi, nė fushėn ekonomike dhe nė atė tė infrastrukturės sė pashallėkut tė Janinės. Ai u angazhua nė luftime kundėr njė pashai tosk, Kurt Pashės sė Beratit e jo kundėr Bushatlinjve siē do ta kėrkonte teoria e z. Kastriot. Ndėrkaq, pa dashur tė biem nė pozitat dėshpėruese tė z. Myftaraj tė ndarjes Veri-Jug, mund t’i kujtojmė atij se tė dėrguarit tė Vjenės qė kėrkoi ta ndihmonte pėr t’u shkėputur pėrfundimisht nga Sulltani, pashai i Shkodrės i preu kokėn dhe ia dėrgoi Stambollit duke u pajtuar pėrfundimisht me tė. 
Z. Myftaraj ėshtė njė admirues i Bismarkut. Ai ēmon shumė “Realpolitikėn” e tij tė cilėn kėrkon ta pėrqasė nė kushtet e Shqipėrisė e tė shqiptarėve. Zbatimi i skemės sė Bismarkut pėr viset e sotme shqiptare ngjan si shumė origjinal :Gegnia ėshtė, sipas tij, Prusia plus afro 300 shtetet gjermane tė pėrēara. Nuk dihet nė fakt se kush ėshtė aktualisht Prusia. I takon tė jetė Kosova, por ajo ėshtė njė protektorat dhe asgjė mė shumė. Principatat duhet tė jenė prefekturat dhe komunat e Republikės sė Shqipėrisė, tė pjesės juglindore tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė Perėndimore, kurse vetė princat duhet tė jenė kryetarėt e komunave nė fjalė. Austria ėshtė Toskėria. Kuptohet Vjena i takon tė jetė Vlora. Se cili ėshtė perandori i Toskėrisė nuk shtjellohet qartė : i bie tė jetė Fatos Nano. Por nuk kuptohet se pse ky perandor nuk qėndron nė Vjenė, domethėnė nė Vlorė, por ėshtė instaluar nė kryeqendrėn e Bavarisė, nė Mynhen, domethėnė nė Tiranė. Megjithatė nuk ka rėndėsi. Skema ėshtė bėrė ose mė mirė ėshtė huazuar dhe pak shqetėsim ndjen pėrdoruesi i saj nėse nuk pėrputhet me realitetet e kohės pasi ai ėshtė nė gjendje qė, nė rast krisjeje, ta pėrputhė atė dhunshėm. 
Bismarku e kuptoi se kush e pengonte bashkimin gjerman – nuk ishin as anglezėt, as francezėt e as rusėt. Ata ishin austriakėt. Dhe sado e paarsyeshme t’i dukej opinionit tė trashė politik gjerman, duke u mbėshtetur nė “Realpolitikėn” e tij, ai i shpalli luftė Austrisė, e theu atė mė 1866 dhe, pas fitores, e bashkoi Gjermaninė duke e lėnė Austrinė jashtė saj si mish i huaj. 
Myftaraj e kuptoi se kush e pengon bashkimin shqiptar – nuk janė as serbėt, as grekėt e as maqedonasit. Ata janė toskėt. Dhe sado e paarsyeshme t’i duket opinionit tė trashė politik shqiptar, duke u mbėshtetur nė “Realpolitikėn” e huazuar, ai do t’i shpallė luftė Toskėrisė, do ta thyejė atė nė vitin 2005 dhe, pas fitores, do ta bashkojė Gegninė duke e lėnė Toskėrinė jashtė saj si mish i huaj. (Vetė autori nuk e pretendon ta kryejė vetėm atė punė pasi ėshtė nė pritje tė daljes nė skenė tė njė Oto fon Bismarku – Gegė. Por nėse nuk del, do s’do, ai do ta realizojė vetė atė detyrė tė lavdishme historike) 
Z. Myftaraj, tė gjithė ofensivėn e tij kundėr toskėve e ka ndėrtuar mbi bazėn e njė platforme qė mund ta quajmė si “solidaritet luftarak katolik antitosk i tė gjithė hapėsirės Gege tė Shqipėrisė”. Kuptohet qė elementin islamik tė Veriut tė Shqipėrisė ai e konsideron pėrkohėsisht si tė tillė. Mirėpo ndofta nga ngutja ose nga mungesa e njė studimi mė tė hollėsishėm tė veprimtarisė sė katolicizmit shqiptar, ai ka harruar qė njė nga figurat mė tė mėdha tė Kombit por edhe tė Katolicizmit nė Shqipėri, At Gjergj Fishta, nė kėngėn kushtrim qė propozonte pėr Himn Kombėtar tė shqiptarėve, kishte tė spikatura dy vargjet qė vijojnė : 

“Bini toskė e bini gegė, si dy rrfe qi shkojnė tuj djegė…”
“Pėr fat tė keq”, mė i madhi i katolikėve tė djeshėm tė Shqipėrisė ka njė opinion diametralisht tė kundėrt me atė tė korifeut tė nacionalizmit gegė tė sotėm.
  

Mė tej

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė