|
|
Nacionalizmi islamik i Abdi Baletės
- Pa dallim krahine e ideje por jo feje
Nė shkurt tė vitit 1991, nė njė seancė plenare tė Kuvendit Popullor ku
diskutohej pėr tė drejtėn ose jo tė pėrfaqėsimit tė organizatės Omonia nė
Parlament, shkėlqeu oratoria e njė ish-diplomati e politikani tė njohur nė
mbrojtje tė interesave kombėtare tė shqiptarėve, z. Abdi Baleta i cili, nė
shtjellimin e tezave tė tij, u bė nismėtar i ringjalljes sė ideve tė
nacionalizmit tė dikurshėm shqiptar. Popullariteti i z. Baleta u rrit shumė
shpejt dhe, pas njė viti, si shqiptarėt ashtu edhe tė huajt e kishin si pikė
referimi tė tė gjithė rrymės nacionaliste shqiptare. Mirėpo dalngadalė, nė
tezat e z. Baleta u shfaqėn kriteret pėrzgjedhėse, dėshira pėr tė bėrė njė
Shqipėri qė mbėshtetej kryesisht tek elementi islamik dhe, nė mos nė armiqėsi,
tė paktėn nė antagonizėm me pjesėn tjetėr jo-islamike tė shqiptarėve.
Boshti kardinal i pikėpamjeve nacionaliste tė z. Baleta ėshtė paralelizmi
ndėrmjet idealeve tė nacionalizmit shqiptar me ato tė islamizmit. Nuk po
analizojmė drejtėsinė ose jo tė pikėpamjeve tė z. Baleta. Mjafton tė nėnvizojmė
se, qė nė themel tė kėsaj filozofie politike, ėshtė shkelur parimi bazė i ēdo
nacionalizmi tė mirėfilltė: gjithėpėrfshirja. Ajo pėrjashton njė numėr
impresionues shqiptarėsh nga vargani i pėrpjekjeve tė mundimshme pėr zgjidhjen
e problemit kombėtar shqiptar.
Po tė llogarisim njė popullsi prej pak mė shumė se 3.2 milionėsh nė Shqipėrinė
Perėndimore, rreth 1.2 milionė janė tė krishterė ndėrsa 2 milionė myslimanė.
Pra me ose pa dashje, 1.2 milionė veta qė flasin shqip flaken tutje, qė nė
hapin e parė, si tė panevojshėm e ndofta tė dėmshėm pėr ēėshtjen e
pėrbashkėt.
Paralelizmi i filozofisė islame me atė tė nacionalizmit shqiptar ėshtė disi i
vėshtirė pėr tu kuptuar nga njė shqiptar i zakonshėm. Fillimisht ai duhet ta
ndiejė tė afėrt dogmėn, shpirtin dhe mentalitetin islamik. Pa kėtė afėri as qė
mund tė flitet pėr njė pajtim ndėrmjet doktrinės fetare islamike dhe filozofisė
sė nacionalizmit shqiptar. Aq mė pak mund tė mendohet qė e para tė zėvendėsojė
tė dytėn nė po atė rol qė luan vetė nacionalizmi shqiptar. Me qenė se nė tė
gjitha vendet e botės, tonin jetės politike, ekonomike, shpirtėrore e kulturore
ia japin metropolet e mėdha, nėse diskutojmė nė rrafshin perspektiv, le tė
marrim parasysh njė tė ri tiranas tė pėrkatėsisė islamike. (Dihet qė, nė fund
tė fundit, e sotmja e Parisit ėshtė e nesėrmja e Montpeliesė). Cilat janė
predispozitat e tij, afiniteti, interesat, preferencat, mentaliteti, dėshirat
dhe aspiratat ?
Tė nisim nga emri. Sot ėshtė e vėshtirė tė gjesh nė Tiranė njė tė ri me emrin
Abdullah, Hajdar, Qeramudin, Shemsedin, Muharrem, madje edhe Skėnder apo Abdi.
Pėr shkak tė njė armiqėsie tė gjatė e artificiale tė komunizmit shqiptar ndaj
Perėndimit, pėr fat tė keq, njerėzit, edhe ata tė besimit islam, si reagim i
heshtur ndaj pėrzgjedhjes absurde tė miqve dhe armiqve nga Diktatura, kaluan nė
ekstremin tjetėr : nė pėrzgjedhjen e emrave disi tė panatyrshėm historikisht
pėr veshin e shqiptarit, tė pėrkatėsisė jo vetėm latine por deri edhe
anglo-saksone (ndėrkohė qė ne kemi pasur njė traditė tė bukur tė vendosjes sė
emrave shqiptarė nė kohėn e Mbretėrisė). Me ose pa dashje ky pėrbėn njė hap
real tė njėfarė largimi tė shqiptarėve tė sotėm nga bota lindore me tė cilėn,
deri 90 vjet pėrpara, bashkėjetonin nė tė njėtin shtet.
Le tė vazhdojmė me hobitė kulturore. A ka ndonjė tiranas tė apasionuar pas njė
kėngėtari iranian, njė shkrimtari afgan apo njė studiuesi a shkencėtari saudit
? Si zor tė gjendet qoftė edhe njė ekzemplar i vetėm. Ndėrkohė nuk ėshtė aspak
nevoja tė shtrojmė tė njėjtėn pyetje pėr amerikanėt, anglezėt, francezėt,
gjermanėt apo italianėt. Nė kuptimin e mėsipėrm, nuk ėshtė propagandė ajo qė
thuhet shpesh se ne shqiptarėt i pėrkasim Perėndimit. Ky ėshtė njė fakt real.
Madje mė shumė se 100 vjet tė shkuara, qė nga Stambolli i largėt, ka qenė njė
rilindas i madh i fesė islame, NaimFrashėri, ai qė ka thėnė se pėr Shqipėrinė
dielli lind andej nga perėndon. Si rrjedhojė ne arrijmė nė pėrfundimin e
rėndėsishėm se islamizmi ėshtė njė veshje qė nuk i pengon aspak shqiptarėt
myslimanė ta ndiejnė veten mė tė afėrt me tė krishterėt e Europės sesa me
islamikėt e largėt tė shkretėtirave tė Azisė.
Tė vijmė nė praktikėn fetare. Sa pėr qind e shqiptarėve tė rinj tiranas
myslimanė i falin tė pesė vaktet dhe venė nė xhami, tė paktėn tė premteve ? Tė
dhėnat qė kam janė tepėr zhgėnjyese pėr ēdo ithtar tė islamizmit klasik qė
kėrkon zbatimin me pėrpikmėri tė tė gjitha kėrkesave detyruese tė konfesionit
islamik. Ata, nėse ekzistojnė, janė nė njė numėr tė papėrfillshėm. Do tė isha i
kėnaqur sikur dikush, diku, tė mė bindte pėr tė kundėrtėn. Por, pėr fat tė keq,
ky ėshtė gjithashtu njė fakt i njohur ndaj tė cilit nuk kemi kurrfarė fuqie pėr
ta zhbėrė. I mirė ose i keq, ky ėshtė realiteti shqiptar.
Tė vijmė nė kushtet e jetės sė pėrditshme. A ėshtė nė gjendje njė vizitor i
huaj qė vjen nė Tiranė dhe hyn nė njė shtėpi qytetare ēfarėdo, tė dallojė nėse
i zoti i shtėpisė ėshtė i krishterė apo muhamedan ? Ėshtė pothuajse e pamundur.
Mjedisi, mobilimi, jetesa, preferencat nė zbukurimet apo ornamentikėn e
pėrdorur, stili dhe shija e tė zotit tė shtėpisė nuk tė japin kurrfarė tė dhėne
se ai i pėrket atij grupit tė vjetėr qė dikur osmanėt e quanin turk apo atij
tjetrit qė i thoshin kaurr. Atėhere, si ėshtė e mundur qė njė tiranas i tillė
tė ketė dobėsi pėr shiltet e gjata tė shtrira pėrdhe, pėr sofrat e shtruara nė
dysheme, pėr tė ngrėnėt e pėrbashkėt nė njė tas me dy gishtat e dorės, pėr
gratė e mbuluara me ferexhe, pėr meloditė e zvargura tė ahengjeve orientale
etj, etj,
Sepse edhe nė shtėpitė e pasura arabe, stili oriental i jetesės ėshtė
dominues. Ndėrkohė ai arab qė e ka ndryshuar atė stil, nuk mund tė pėrmendet si
shembėlltyrė pėr ta hedhur poshtė pėrshkrimin e mėsipėrm sepse ai ka dalė
kundėr tė vetėve dhe ėshtė tradhtar. Nė tė tilla kushte, i riu tiranas i
sotėm, nuk ėshtė aspak i prirur tė ėndėrrojė tė kthehet nė njė besimtar tė
devotshėm oriental. Pra nė jetėn e pėrditshme, pikat e takimit tė shqiptarit tė
rėndomtė me myslimanin e zakonshėm arab, sudanez, iranian apo afgan, janė
inekzistente.
Duke pėrmbledhur sa pėrmendėm mė sipėr arrijmė nė pėrfundimin qė nga 2 milionė
myslimanėt e Shqipėrisė Perėndimore nuk bėhen as 200 mijė ata qė ende e kanė tė
ngulitur fort nė ndėrgjegje pėrkatėsinė e tyre islamike. Atėherė, edhe sikur tė
gjitha arsyetimet e z. Baleta tė ishin tė drejta, a ka mundėsi qė nacionalizmi
shqiptar tė fitojė njė betejė ku 200 mijė shqiptarė tė mirė do tė ndodhen
pėrballė 3 milionė shqiptarėve tė liq ? Dhe nė fund tė fundit, a mund tė
quhet nacionalizėm njė filozofi e tillė qė barazon me Kombin vetėm njė pjesė tė
tij ?
Le tė vijmė nė rrafshin pragmatik. Ēlirimi i Kosovės nga zgjedha serbe nuk u bė
nga forcat e bashkuara tė Iranit, Irakut, Arabisė Saudite, Egjiptit apo
Sudanit. Atė e ēliruan forcat e NATO-s. Nė tė tilla kushte, a ka kuptim njė
aleancė me ata qė, edhe sikur ta kenė dėshirėn pėr tė na ndihmuar, nuk kanė
fuqinė e nevojshme pėr ta realizuar atė ndihmė nė terren ? Ėshtė rasti,
ndėrkaq, tė nėnvizojmė se ndėrmjet shumicės sė vendeve islamike tė botės sė
tretė dhe Jugosllavisė sė dikurshme tė udhėhequr nga Tito, ka pasur lidhje
tepėr tė ngrohta. Nuk ka mundėsi qė tė mos kenė mbetur gjurmė tė asaj dashurie
tė vjetėr nė kujtesėn historike tė vendeve nė fjalė. Me kėtė shpjegohet edhe
indiferentizmi relativ i atyre vendeve gjatė konfliktit tė pėrgjakshėm tė
Bosnjes, popullsia e sė cilės, ndryshe nga shqiptarėt, vetėdeklarohej si komb
mysliman, njė shpikje origjinale dhe antishkencore e kohės sė Jugosllavisė sė
Titos.
Sė fundi, nė rrafshin historik, e vetmja lidhje e shqiptarėve me arabėt ka qenė
fati i pėrbashkėt i tė dyja palėve si koloni tė turqve osmanė, shėrbimi i gjatė
ushtarak i rekrutėve shqiptarė nė shkretėtirat e Jemenit dhe shkrimi arab i
imponuar nėpėrmjet turqve tė cilėt frymėzuan edhe bejtexhinjtė shqiptarė tė
shkruanin vargje sipas modelit arab ose persian.
Marrėdhėniet me Perandorinė Osmane kėrkojnė njė trajtim tė kujdesshėm e tė
veēantė pasi nga fqinjėt tanė ballkanas por edhe nga vetė shqiptarėt ėshtė
spekulluar shumė me to. Ka njė teori qė islamizimi i shqiptarėve i shpėtoi ata
nga rreziku i asimilimit sllav ose grek. Mund tė ketė bazė vėrtetėsie. Mirėpo
duke u mbėshtetur fort nė njė argument tė tillė, ne tėrthoras pranojmė qė
pėrqafimi i fesė sė re nuk u bė nga dashuria qė kishin shqiptarėt pėr tė por
nga nevoja e mbijetesės. Nė ditėt e sotme tabloja ėshtė e pėrmbysur. Pikėrisht
pėrkatėsia islamike e shqiptarėve pėrbėn njėfarė handicap-i, njė pengesė pėr
sigurimin e aleatėve perėndimorė tė fuqishėm, tė aftė pėr tė na ndihmuar nė
realizimin e bashkimit tonė kombėtar. Atėhere ēna sugjeron teoria e
mbijetesės, e aplikuar pėr shekullin XVII, nėse do ti kėrkonim ndihmė pėr
shqiptarėt e shekullit XXI ? Sigurisht qė, nga ana e hartuesve tė saj, nuk mund
tė pėrfytyrohet njė propozim pėr njė konvertim tė ri tė shqiptarėve nė njė fe
perėndimore. Ngjan me njė absurditet. Por njėherėsh, rreshtimi i nacionalizmit
shqiptar nė njė vijė politike, ideologjike dhe shpirtėrore me islamizmin e
Lindjes sė Mesme ėshtė gjithashtu njė non-sens. Njė rreshtim i tillė ka kuptim
vetėm nėse ne jemi tė vendosur ti shėrbejmė nė radhė tė parė islamizmit e
pastaj nacionalizmit shqiptar dhe jo anasjelltas.
Nacionalizmi islamik pėrbėn njė hap tjetėr prapa nė rrugėn e mundimshme tė
arritjes sė njė zgjidhjeje tė ēėshtjes sonė kombėtare.
Mė
tej
|
|
|