Nacionalizmi pėrzgjedhės konfliktual shqiptar
- varri i aspiratės kombėtare tė shqiptarėve
nga Skėnder Shkupi
Tipari themelor i ēdo ideje, mentaliteti apo programi
nacionalist, nė tė gjitha kombet e botės, ėshtė, jashtė ēdo dyshimi, pėrpjekja
pėr kohezion, pėr harmoni kombėtare, pėr bashkim e solidaritet tė tė gjithė
individėve qė pėrbėjnė kombin e dhėnė, nė funksion tė arritjes sė njė
pikėsynimi tė caktuar kombėtar afatshkurtėr, afatmesėm apo afatgjatė. Tė gjithė
prijėsat historikė qė arritėn tė venė nė jetė programet ambicioze tė
emancipimit, zhvillimit dhe pėrparimit tė thellė tė kombeve tė tyre, u
mbėshtetėn fuqimisht nė parimin e unitetit tė njė numri sa mė tė madh
bashkėkombasish, edhe nė ato raste kur shumė nga ata bashkėkombas qėndronin tė
tėrhequr e indiferentė kundrejt orvatjeve tė tilla. Atyre iu desh tė shpenzojnė
shumė forca dhe energji pėr ti bindur popujt e tyre se pa unitet, ēdo
ndėrmarrje e pėrmasave tė mėdha, e sidomos ajo mė e madhja, mė e vėshtira, mė e
ndėrlikuara nga tė gjitha pėrpjekjet historike tė popujve zgjidhja e
problemit kombėtar do tė ishte thjesht njė utopi.
Kėtė tė vėrtetė e kuptuan shumė shpejt edhe mendjet mė tė ndritura tė Rilindjes
sonė Kombėtare. Mesazhet qė ata lėshuan qėndrojnė edhe sot si monumente tė
pastra tė atdhedashurisė e tė shqiptarizmės. Kujtohet me nderim tė veēantė
kumti i pavdekshėm i Pashko Vasės :
e mos shikjoni kisha e xhamia,
feja e shqyptarit asht shqyptaria.
Kujtohet me emocion tė thellė apostrofi madhėshtor i Naim Frashėrit :
Ti Shqipėri mė ep nderė,
mė ep emrin shqipėtar
nė njė kohė kur shumė shqiptarė kishin filluar tė josheshin nga konvertimi nė
kombėsi tė popujve pėrreth, pėr shkak tė humbjes sė shpresės se njė ditė do tė
kishte mbi sipėrfaqen e planetit njė Shqipėri tė pavarur.
Kujtohen me ndjenjėn e ngrohtė tė admirimit e tė dashurisė pėr simbolin e
Kombit dy vargjet e para tė Himnit tonė Kombėtar, tė hartuar rreth 100 vjet mė
parė, nga poeti atdhedashės, Asdreni :
Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
me njė dėshirė, me njė qėllim
(Seē ka diē tė veēantė ai cilėsori tepėr i rrallė nė gjuhėn shqipe tė
pėrbashkuar diēka qė tė krijon ndjesinė e dinamizmit, tė lėvizjes, tė njė
bashkimi jo skematik e tė menjėhershėm por qė kėrkon njėfarė kohe, qė nėnkupton
njėfarė pėrpjekjeje pėr tu realizuar, qė bėhet jo pa vėshtirėsi, njė fjalė qė
zor se mund ti gjendet korresponduesja nė gjuhė tė huaja.)
Ishin kėto mesazhe qė pėrgatitėn terrenin shpirtėror tė lėvizjeve historike
antiosmane, Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, kryengritjet e mėdha tė Kosovės tė
viteve 1910 1911 1912, veprimtaritė e ēetave patriotike nė Shqipėrinė e
Jugut e mė nė fund kurorėzimin e atyre pėrpjekjeve tė gjata e tė pėrgjakshme qė
sollėn shpalljen e pavarėsisė mė 28 nėntor 1912.
Pavarėsia gjysmake e Shqipėrisė Perėndimore, e ashtuquajtura Shqipėri
londineze, shėnoi vetėm hapin e parė drejt njė pavarėsie tė plotė tė tė gjitha
territoreve shqiptare tė pushtuara nga fqinjėt ballkanas. Deri nė vitin 1999,
(me njė pėrjashtim tė pjesshėm gjatė viteve 1941-1944 kur njė pjesė e atyre
territoreve kaloi nėn tė njėjtin administrim sikurse Shqipėria e Londrės ), nuk
ndryshoi asgjė nė tablonė e trishtuar tė copėtimit tė Kombit tonė. Ndėrhyrja e
NATO-s nė Kosovė pėrbėn hapin e dytė e mjaft tė rėndėsishėm pėr realizimin e
aspiratės sonė kombėtare zgjidhjen e problemit kombėtar shqiptar. Kosova
shpėtoi nga dominimi serb dhe ndodhet nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė
saj. Nė tė tilla rrethana nė Shqipėri u gjallėruan shumė diskutimet e debatet
pėr njė zgjidhje tė afėrt dhe fatlume tė dramės shqiptare.
Veēse diskutimet shpesh nuk kanė qartėsinė e nevojshme sepse ende nuk ėshtė
arritur nė njė saktėsim tė unifikuar tė termave vijuese qė pėrdoren shpesh nė
media :
Ēėshtė Shqipėria ?
Ēėshtė Shqipėria Etnike ?
Ēėshtė Shqipėria e Madhe ?
Shqipėria ėshtė bashkėsia e territoreve tė Ballkanit Perėndimor qė mė 28 nėntor
1912 populloheshin, nė shumicė dėrrmuese, nga shqiptarė. Sipėrfaqja e kėtyre
territoreve aktualisht arrin nė 65 mijė kilometra katrore dhe popullsia nė
rreth 7 milionė banorė. Shqipėria Etnike ėshtė bashkėsia e territoreve qė nė
pranverė tė vitit 1878 populloheshin, nė shumicė dėrrmuese nga shqiptarė.
Sipėrfaqja e tyre arrin nė 80 mijė kilometra katrore dhe popullsia e sotme nė 8
milionė. Kufijtė e saj janė pėrcaktuar shkencėrisht nga njė sėrė studiuesish
shqiptarė e tė huaj. Shqipėria e Madhe ėshtė njė term spekulativ i krijuar nė
kanceleritė e Beogradit e tė Athinės. Pėrdorimi i kėtij termi, me ose pa
dashje, i sjell dėm ēėshtjes kombėtare tė shqiptarėve. Megjithatė, pėr hir tė
simetrisė, nėse nė Serbi apo Greqi janė tė interesuar tė dinė se ēdo tė thotė
Shqipėri e Madhe dhe pėr ti bindur, gjer nė njėfarė mase, edhe ata shqiptarė
qė kėmbėngulin nė pėrdorimin e atij termi, mund tė shtojmė : Shqipėria e Madhe
ėshtė bashkėsia e tė gjitha territoreve tė pushtuara nė kulmin e fuqisė sė
tyre, nga Gjergj Balsha I, Karamahmut Pashė Bushatliu dhe Ali Pashė Tepelena.
Kėto janė territore me gjerėsi rreth 140 mijė kilometra katrore, qė shtrihen
nga thellėsitė e Bosnjes e deri afėr Athinės. Popullsia i kalon tė 13
milionėt.
Pėrcaktimet e mėsipėrme janė tė domosdoshme pėr tu orientuar drejt nė situatėn
e turbullt tė Ballkanit tė sotėm. Aspirata e bashkimit kombėtar tė shqiptarėve,
(nėse do tė pėrdornim njė frazė tė Enver Hoxhės qė ai e kishte zgjedhur pėr
revolucionin e pėrbotshėm proletar), ėshtė njė ēėshtje e shtruar pėr zgjidhje.
Dhe sado qė ne tė pėrpiqemi ti shmangemi kėtij problemi nėpėrmjet arsyetimit
me koniunkturat, detyrimet juridike apo pėrparėsitė e integrimit nė BE,
ne kurrė nuk do tė arrijmė ti shpėtojmė asaj barre super tė rėndė qė na ka
lėnė mbi kurriz historia. Nuk mund tė ketė njė Ballkan tė bashkuar e paqedashės
me njė Shqipėri tė ndarė. Dhe pa pikė dyshimi, pėr zgjidhjen e problemit, nė
ballė tė kėsaj pėrpjekjeje tė detyruar, ka qenė dhe mbetet nacionalizmi
shqiptar.
Gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore, nė fillimet e Luftės
Nacionalēlirimtare, deviza e bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve nė pėrpjekjet
pėr shpėtim kombėtar e pėr ēlirim nga pushtuesit e rinj e tė vjetėr ka qenė e
mirėnjohura ide e unitetit kombėtar PA DALLIM FEJE, KRAHINE E IDEJE. Njė
parullė tepėr e saktė dhe detyrimisht e domosdoshme pėr ēdo lėvizje ēlirimtare
e nacionaliste. Pak rėndėsi ka fakti qė komunistėt abuzuan me kėtė parullė dhe
ashtu si nė tė gjitha drejtimet e tjera, edhe nė kėtė fushė u treguan hipokritė
e mashtrues. E rėndėsishme ėshtė tė theksohet se nacionalizmi shqiptar nuk ka
si quhet nacionalizėm i mirėfilltė nėse i shmanget, drejtpėrdrejt ose
tėrthoraz, vėnies nė jetė tė parullės sė mėsipėrme.
Evolucioni i komunizmit shqiptar ėshtė mjaft interesant. Nė vitin 1942, nė
fillimet e aksioneve kundėr fashizmit, madje pjesėrisht edhe nė vitin 1945,
pėrkrah partizanėve tė Enver Hoxhės ishte pothuajse e gjithė bota, qė nga
Amerika e deri nė Australi. Pas 36 vjetėsh politike tė madhe nė shėrbim tė
kauzės sė revolucionit dhe kundėr imperializmit, komunistėt shqiptarė mė 1978
u ndodhėn krejt vetėm dhe kundėr tė gjithė botės. Dora dorės qė largoheshin
miqtė e vėllezėrit e shtrenjtė, nė Tiranė bėheshin pėrpjekje pėr tu kapur
diku sepse internacionalizmi proletar e kishte nxjerrė barkėn e komunistėve nė
ishullin e Robinson Kruzosė. U gjet njė liman i harruar e njėherėsh i anatemuar
prej tyre, porta e nacionalizmit, ku tė vetėbraktisurit nga bota e qytetėruar
hynė me vendosmėrinė qė kanė tė gjithė aventurierėt qė i pėrvishen punėve
gjysmake pasi u mungon sinqeriteti dhe pėrkushtimi i mirėfilltė ndaj kauzave
realisht tė mėdha.
Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhės
- Pa dallim feje e krahine por jo ideje -
Fillimet e tij i gjejmė qė nė vitin 1962, kur menjėherė pas prishjes me rusėt,
Shqipėria Socialiste u kujtua qė pėrveē 29 nėntorit tė lavdishėm tė pėrbashkėt
me jugosllavėt, shqiptarėt kishin edhe njė festė tjetėr, 28 nėntorin, ditėn e
pavarėsisė. U bėnė festime tė mėdha nė Vlorė, me rastin e 50 vjetorit tė kėsaj
ngjarjeje, megjithėse gjithmonė hierarkėt komunistė nuk harronin ta quanin atė
ditė si festa Nr. 2 e Republikės Popullore ( e mė vonė edhe Socialiste ) tė
Shqipėrisė. U bėnė pėrpjekje pėr rehabilitimin e disa figurave tė patriotėve tė
Rilindjes por gjithmonė nėn njė filtėr tė rreptė klasor. Tė kamurit, ata qė
kishin toka tė mėdha, ara e kullota, shtėpi e katandi, pasuri tė tundshme e tė
patundshme, sikur vezėn e kuqe tė kishin bėrė, ata mbeteshin tradhtarė e armiq
tė Shqipėrisė. Kėshtu patriotėt kėrkoheshin me kėmbėngulje tė veēantė vetėm nė
shtresat e ulėta e tė varfra tė popullsisė sė qytetit e tė fshatit, madje mė
shumė nė ato tė fshatit se tė qytetit.
Nacionalizmi i Enver Hoxhės ishte i njė lloji tė veēantė : ai ishte njė
nacionalizėm pėrjashtues, pėrzgjedhės dhe konfliktual pasi synonte bashkimin e
atyre qė quheshin ne nė luftė tė papajtueshme me pjesėn tjetėr tė popullsisė
qė quheshin ata. Ky farė nacionalizmi ndofta duhet vėnė nė thonjėza pasi
ishte shumė larg nacionalizmit tė vėrtetė tė rilindasve tanė. Ai ishte utilitar
pasi pėrdorej pėr njė qėllim tė ngushtė tė caktuar : ruajtjen dhe pėrjetėsimin
e Diktaturės komuniste nė Shqipėri. Nacionalizmi klasor i Enver Hoxhės
pėrjashtonte nga platforma e bashkimit kombėtar mė shumė se 2/3 e popullsisė sė
Shqipėrisė Perėndimore, pra rreth 2.5 milionė shqiptarė pa marrė parasysh mbi 3
milionė tė tjerė qė popullonin pjesėt e kolonizuara tė vendit nga shtetet
fqinjė, pėr tė cilėt ekzistonte edhe porosia e thėnė disi nėn zė : rrini mirė
aty ku jeni; domethėnė nga koncepti Shqipėri flakej tutje njė sipėrfaqe prej
afėr 40 mijė kilometra katrore. Ndėrkohė, iu dha njė rėndėsi parėsore binomit
artificial Shqipėri Socializėm. Aq e ndjeshme ishte propaganda e asaj kohe
ndaj cilėsorit socialist saqė pa tė fjala Atdhe as mund tė shkruhej madje
as mund tė mendohej. Vetė nacionalizmi klasor i Enver Hoxhės merrte kuptimin e
plotė nė pretendimin e epėrsisė sė komunizmit shqiptar ndaj atij tė tė gjithė
botės. U bėnė pėrpjekje, ndonėse pa sukses, pėr organizimin e njė
Internacionaleje tė Katėrt apo tė Pestė tė tė gjithė marksistė-leninistėve tė
botės nė Tiranė, plan i dėshtuar ndofta si pasojė e faktit qė kriza ekonomike
po trokiste fort nė derė. Tirana nisi tė pretendonte se ishte qendra e botės.
Mirėpo ky lloj nacionalizmi, sado i mangėt dhe absurd tė dukej, megjithatė
arriti tė mashtrojė mjaft shqiptarė dhe jo-shqiptarė tė cilėt nisėn ta
klasifikojnė Diktatorin e Tiranės si nacionalist tė mirėfilltė. Kjo ngjiste
sidomos te njerėzit me formim modest qė identifikonin regjimin me fasadėn e tij
nacionaliste. Ishte njė fatkeqėsi e jashtėzakonshme pėr idealet e vėrteta tė
nacionalizmit shqiptar ky tjetėrsim qė shiste sapunin pėr djathė. Pati tė rinj
tė arratisur qė nėpėr kanalet televizive tė vendeve fqinjė kėrkonin tė
ndėrronin edhe gjakun e tyre qė tė mos u mbetej asnjė gjurmė nga ADN-ja e
shqiptarit, njė pohim sa i hidhur aq dhe revoltues. Me qenė se radiot dhe
televizioni shqiptar jepnin aq pa kursim kėngė e valle popullore nga krahinat e
vendit sa dėgjuesve e teleshikuesve u kishte ardhur nė majė tė hundės, njerėzit
arritėn, nėpėrmjet njė reagimi spontan, tė urrejnė folklorin e tyre madje dhe
tė armiqėsohen me tė. Nė rrafshin e edukimit atdhetar kjo pėrbėnte njė
katastrofė tė vėrtetė.
Nė analizė tė fundit, e gjithė aventura nacionaliste e Enver Hoxhės injektoi
pikėrisht tė kundėrtėn e asaj qė mund tė prisnin njerėzit tė cilėt u besonin
fasadave. Ajo pruri, nė vitet qė pasuan, ftohjen e opinionit publik shqiptar
ndaj idealeve nacionaliste tė cilat shumė njerėz, me njėfarė mendjelehtėsie, i
konsideronin si reflekse tė propagandės sė urrejtur tė dikurshme. Nė kėtė
kontekst, nė vėshtrimin historik, nacionalizmi klasor i Enver Hoxhės shėnon njė
hap prapa nė udhėn historike tė zgjidhjes sė problemit kombėtar shqiptar. Kjo
pėr arsyen e thjeshtė sepse pėr tė nuk kishte njė problem shqiptar. Pėr tė
kishte njė problem social nė pėrmasa botėrore tė cilin kishin marrė pėrsipėr ta
zgjidhnin komunistėt shqiptarė me Enver Hoxhėn nė krye. Pas fitores ata do tė
bėheshin violina e parė e Europės e ndofta, e botės mbarė.
Vėshtirė tė gjesh nė historinė botėrore njė donkishotizėm politik mė tė
koncentruar se ėndrrat paranojake tė komunistėve tanė.
Mė tej
|