Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

 

Brezat e ardhshėm nuk do ta besojnė ndoshta kėtė ngjarje, por unė, po e shkruej i nxitun nga Konica, qė thotė: “Popujt qė nuk nderojnė kujtimet e shkuara, janė tė dėnuar me vdekje”.


SI I MBYTĖN DY PRIFTNIT?


Mbas vrasjės Don Luigjit, nė vendin e tij u emnue Don Pjetri, i cili ato ditė thonte: “Dukėt se Krishti ka vendosė qė unė tė jem ndėr tė fundit!...” Nė muejin korrik tė vitit 1948, kur po vinte me njė biēikletė pėr nė Shkodėr, ndalohėt nė rrugė dhe pėrcillet nė hetuesinė e Koplikut. Aty, siē mė tregonte njė ish-polic S. N. i Seksionit tė Mbrendshėm, gjenė Don Aleksandrin dhe At Florian Berishėn S.J. qė masakrohen bashkė me shumė malėsorė. Priftnit torturoheshin ma shumė se tė tjerėt, thonte ai. Nuk dinte sėpse, por jepej njė urdhėn: “Hyni nė hu, edhe po ngordhėn mos u frigoni!” Askush nuk e dinte shkakun dhe as nuk guxonte me e kėrkue, mbasi nuk i kushtonte asgja Xhemal Selimit me tė vra me tė. Gropa e zezė ishte e hapun pėr cilindo!
Njėditė kishin shkue herėt nė Seksion Asllan Lici e Palė Mėlyshi. Xhemali po i priste nė zyrė. Mbas njė bisede tė shkurtė, tė tre bashkė kanė dalė e kanė dhanė urdhėn me shkue tek birucat e Don Aleksandrit dhe Don Pjetrit, me i lidhė dhe me i nxjerrė mbas ndėrtesės sė Seksionit. Pėr fat ky nuk e kishte pasė atė rrezik me zbatue atė urdhėn mbasi ishin caktue katėr tė tjerė. I kanė lidhė dhe i kanė nxjerrė nga njė derė anėsore. I kanė ba me ecė pak shpejtė edhe pse ishin mjaft tė lodhun nga vuejtja. Xhemali ka hy nė zyrė, ndėrsa Asllani e Pali kanė urdhnue policėt me shkue tek stallat e kuajve dhe me marrė dy cfurqe tė rinjė dhe tė fortė. Urdhni do tė zbatohej por me mend nuk mund tė gjindej ēka duan me ba xhullinjtė. I sollėn edhe cfurqit. Ka dalė i pari topall nė topall Asllani e mbas tij me kapadaillėk si gjithmonė Pali. Janė drejtue nga priftnit e lidhun tue u thanė: “Ecni, more klysh tė Papės, se tash do t’ju rregullojmė qejfin tuej, ju kujtoni se na mashtroni me ato zhgarravinat tueja...! Pse nuk tregoni me cilėt kriminela jeni tė lidhun dhe u keni ēue bukė ndėr male?” Nuk kanė pritė pėrgjigje por janė drejtue nga njė gropė gjirizi tė nevojtorės sė Seksionit qė ishte gjithmonė e hapun. Kanė urdhnue me afrue priftnit tek gropa. Kėta qė po shihnin nga dritarėt po mendonin se po u bahėj presion me tregue... por, papritmas Asllani i ka vue duert nė gjoks Don Pjetrit dhe Pali, ka kapė pėrkrahut Don Aleksandrin dhe, tue ua sha Zotin me fjalėt ma tė flligta veē kur u kanė dhanė tė shtymen tė dyve e, kanė ra mbrendė nė gropėn e zezė. Kur priftnit kanė marrė me u ēue, xhelatėt i kanė shty me cfurk pėr me i zhytė mbrenda, tue u thanė: “Hee... flisni... ku e keni ate Krishtin tuej... flisni... kėshtu do tė jenė fundi i priftėnve... A po e shihni kund Krishtin tuej, hee pisa pisash...?”
Don Aleksandrit, qė ishte zhytė ma parė sidukėt i ishte marrė fryma dhe nuk po i shihej fėtyra, ndėrsa Don Pjetri ka muejtė me nxjerrė kokėn edhe njėherė, ashtu i nxime si tė ishte i lymė me zift prej pisllėkut, ka mbledhė gjithė forcėn qė i kishte mbetė dhe ka thirrė:
“RRNOFTĖ KRISHTI... TEK AI PO SHKOJ!...”
Mbi brrakėn e gropės sė nevojtorės janė pa vetėm kindat e ndyme tė dy veladonėve. Fėtyrat nuk i ka pa ma kush. Xhullinjtė vazhdonin me i shty me cfurk derisa u zhytėn mbrendė edhe trupat e pajetė tė tyne. Mbas pak minutash priftnit u mbytėn... Ata mendonin se bashkė me trupat e pajetė do tė zhdukėt edhe vepra e tyne....
Edhe pse porosia ishte se kush do tė flasė ashtu do ta pėsojė, ngjarja e dy priftėnve mori dheun. Dihej martirizimi, por diheshin edhe katilėt. Fėtyrat e kėtyne kriminelėve kanė mbetė njėsoj si atė ditė kur janė fotografue si “ēlirimtarė”, mė 29 nandor 1944, tue parakalue nė Fushėn e Ēelės sė qytetit tė Shkodrės.
Shqipnia asht shumė e vogėl pėr krime kaq tė mėdha. Ka vende shumė ma tė mėdha, qė edhe ata kanė vuejt nėn thundrėn gjakatare komuniste, por krimet atje nuk janė kurrė nė pėrmasat tona.
Historia do tė flasė njėditė!
Po, kur? - Atė nuk e di!

Mė tej

 

             

 

 

 

Kuvendi eDSH
Pavaresia
Nėnshkrimet e Peticionit
Pėr Pavarėsinė
Rregullat
Ēfarė ėshtė eDSH
Regjistrimi,rregullat
Chat
Kombi
Kombi Sot
Diaspora Sot
Si vjen Bashkimi ynė
Si mund tė ulet ndikimi grek nė RSH
Historia e Shqipėrisė
Ekonomia
Shoqėria
Arsimi dhe Shkenca
Ēėshtje shoqėrore
Gjuha Shqipe
Arti, Kultura, Letėrsia
Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
e Djathta
E djathta Shqiptare
E djathta nė Botė
Elita
Krimet komuniste nė Shqipėri
Bota
Europa Juglindore
Aktualitete Ndėrkombėtare
Bashkimi Europian
eDSH
Veprimtari dhe Projekte
Vėrejtje dhe Sygjerime
Kuvendi i Moderatorėve
Lidhje
Lidhja Demokratike e Kosovės
Presheva
Barbaria komuniste
e Djathta Shqiptare © 2005
Ndryshuar mė